VOAL

VOAL

BBC: Gjashtë fëmijë të vdekur nga sulmi me dron në Afganistan

August 30, 2021

Komentet

Zbulimi arkeologjik që ndryshon historinë e Shëngjergjit, përballë varreve vendbanimi mesjetar (VIDEO)

TIRANE

Një zbulim i bërë pak ditë më parë në fshatin Shënmri, afër Shëngjergjit në periferi të Tiranës ndryshon tërësisht historinë e zonës. Varreza e gjetur rastësisht nga punimet e rrugës, i përket periudhës helenistike dhe asaj arbërore.

Ndërsa hedh dritë mbi dy periudha, rëndësia është e dyfishtë” në një anë vërtetohet që zona është e banuar në periudhën helenistike, e dhënë që del qartë nga këto gërmime dhe e dyta, plotëson hartën vendbanimeve mesjetare, atyre të Arbrit duke konfirmuar vijimësinë e jetës dhe në Mesjetë, përpos Komanit apo Përmetit, edhe në zonën e Shëngjergjit.

Toponime në zonë, si Shën Marku, Shën Martini, Shën Pjetri e Shën Gjini, Bregu i Kishës, Kodra e Kishës, Gradishta apo Gradec që nënkuptojnë qytet a qytezë, që i referohen banimeve. Në periudhën e Arbrit, një varrezë me vendbanimin ishte aq larg sa i lejonte njerëzit e gjallë të shikonin se vrojtonin varrezat. “Pra kodra e varreve ku jemi, duhet të ketë një distancë të konsiderueshme, por që gjithmonë shihet me sy nga banorët. Kjo zonë do të na tregojë lidhjen me prapatokën e Tiranës e më tej”.

Arkeologu që ka ndjekur gërmimet në zonë, Mariglen Meshini, thotë se gjetja është e papritur. “Është i jashtëzakonshëm e identifikohen objekte të kulturës arbërore. Në zonën e Shëngjergjit është hera e parë. Inventari mortor, na jep të dhëna mbi atë kohë. Janë shekujt 7-11 të erës sonë, kultura arbërore që plotëson të dhënat për Arbërit në Mesjetën e hershme. Varreza ka një kohështrirje nga shek 4 para erës sonë deri në shekullin 11 pas erës sonë. Kjo zonë ka qenë e banuar në gjthë këta shekuj. Detyra jonë tani është të gjejmë vendbanimin. Sepse një kompleks funeral shoqërohet me një vendbanim. Po identifikojmë toponime me kisha, fortifikime, e gjetje të kulturës materiale në sipërfaqe. Kodra e varreve ku po bëjmë gërmime, varret e vjetra i ka poshtë, ato më të rejat më lart. Në varësi të periudhës, kanë orientime të ndryshme”, thotë ai.

Nga gjetjet e deritanishme, mund të kuptohet se popullsia që ka jetuar aty ka qenë e një shtrese të pasur. “Varret antike kanë jë material që i përket shtresës së pasur, sepse nuk bëjnë dallim nga gjetjet në qendra të zhvilluara antike si Durrësi, Apolonia, Lisusi antik, etj”, thotë Meshini, ndërsa sqaron e identifikimi si kulturë helenistike, është kufi kohor historik e jo me identitetar apo i lidhur me përkatësinë.

Zona rezulton të ketë pasur lidhje me Durrësin, por do jenë gërmimet në vijim që do të tregojnë më shumë.bw

FT: Po vlerësohet mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO nëse Kievi i dorëzon disa territore Rusisë

Ndërkohë që lufta ka hyrë në ditën e 956, Ukraina dhe aleatët e saj me sa duket po vlerësojnë një kompromis të mundshëm që përfshin ‘hyrjen e Kievit në NATO në këmbim të disa territoreve të pushtuara nga Rusia’.

Kështu raporton Financial Times, e cila shkruan se ‘nuk ka konsensus në Këshillin e BE-së  për një zgjatje kohore në rinovimin e sanksioneve ndaj aseteve të Bankës Qendrore Ruse’.

Marrëveshja është thelbësore për të siguruar që SHBA të marrë pjesë me një shumë prej 20 miliardë dollarësh në huanë për Ukrainën e vendosur në kuadër të G7, por kjo kundërshtohet nga Hungaria.

Gjatë vizitës së tij në Kiev, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte bëri të ditur se ishte pro hyrjes së Ukrainës në Paktin Atlantik.

Ndërkohë Volodymyr Zelensky ka kërkuar dërgimin e armëve me rreze të gjatë: ‘Pa mjete të caktuara dhe mundësinë e përdorimit të tyre, ne nuk mund ta ndalojmë Rusinë’. sn

“Sofra Pukjane” në mbështetje të zhvillimit social-ekonomik të banorëve të Pukës

VOA/Pëllumb Sulo

Në qytetin e Pukës u mbajt “Sofra Pukjane”, një organizim i profesionistëve, biznesmenëve dhe qytetareve pukjanë në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të vendlindjes se tyre, si dhe traditave historike dhe kulturore të kësaj zone. Bashkia e Pukës, me 41 fshatrat e saj, megjithëse me pasuri të shumta natyrore, mbetet një nga zonat më të varfëra në Veri të Shqipërisë. Gjatë 12 viteve të fundit nga Puka janë larguar drejt zonave të tjera të vendit ose ne emigracion thuajse gjysma e banorëve.

Sofra Pukjane bashkoi sot në vendlindjen e tyre shumë prej pukjanëve, të cilët ndër vite u larguan drejt zonave të tjera të vendit apo në emigracion në kërkim të kushteve më të mira të jetesës. Si të gjithë bashkitë e vogla në Veri të Shqipërisë edhe bashkia e Pukës, megjithëse me pasuri të shumta natyrore, me minerale dhe pyje, vazhdon të ketë ritme më të ulëta zhvillimi, krahasuar me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Presidenti i Sofrës Pukjane, Tonin Alia, thotë se kjo është edhe arsyeja që një grup qytetarësh, biznesmenë dhe profesionistë të njohur pukjanë, janë bashkuar në Sofrën Pukjane, një organizim ky që synon mbështetjen e vendlindjes dhe të traditave të pasura të zonës.

“Qëllimi i Sofrës Pukjane është bashkimi i biznesmenëve pukjanë në harmoni me njëri-tjetrin duke grumbulluar disa kontribute dhe për të ndihmuar Pukën dhe pukjanët. Njerëzit kanë lëvizur për të shkuar në vende më të mira, sidomos janë grumbulluar në Tiranë, Lezhë dhe në qytete të tjera, por kanë ikur edhe jashtë vendit, në emigracion. Ne po arrijmë në një fazë që të mundësojmë që njerëzit të kthehen këtu. Kanë filluar ndërtimet e shtëpive turistike, lokaleve dhe shumë veprave që nxisin njerëzit të kthehen dhe të kalojnë një turizëm një ditor e deri një javor”, tregon ai.

Bashkia e Pukës, me 41 fshatrat e saj, sipas Censusit të vitit 2011, kishte rreth 11 mijë e 100 banorë, ndërsa 12 vite më pas, sipas Censusit të fundit të vitit 2023, numri i banorëve thuajse është përgjysmuar duke zbritur në afër 6 mijë e 200.

Për Vera Mollën, drejtuese e fondacionit “Fjala e jetës internacionale”, synimi i tyre është mbështetja për vendlindjen si dhe ruajtja dhe përcjellja e traditave të saj tek brezat më të rinj, duke u përpjekur të lehtësojnë sado pak vështirësitë e jetesës për familjet në nevojë.

“ Fshatrat e Pukës janë shumë të bukura, zonat e thella janë shumë të bukura dhe prodhojnë gjithçka që ka nevojë njeriu të konsumojë, të shikojë me syrin e tij. Por mungon infrastruktura. Njerëzit e kanë kuptuar tashmë se çfarë është biznesi dhe turizmi, kanë tentuar të kthehen, por kemi akoma shumë mungesa për shkakun e infrastrukturës. Njerëzit nuk marrin shërbimet e duhura, prandaj është shumë e nevojshme dora e një Sofre, e shumë njerëzve së bashku, që t’i ndihmojmë”, thotë ai.

Megjithëse të larguar prej vitesh nga vendlindja, disa prej anëtarëve të Sofrës Pukjane kanë investuar vitet e fundit në ringritjen e kullave të tyre të vjetra dhe bujtinave, mbështetur në vlerat e traditës së zonës, duke i vënë në funksion të biznesit dhe turizmit.

Në takimin me kryetarin e Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj, përfaqësuesit e Sofrës Pukjane ofruan mbështetjen e tyre për të investuar jo vetëm në drejtim të nxitjes sëbiznesit vendas, por edhe ruajtjes së vlerave tradicionale të kësaj zone, me kontribut në historinë dhe kulturën kombëtare.

Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj, thotë se kohët e fundit ka patur një qasje shumë negative që ka nxitur largimin e të rinjve dhe të rejave jashtë shtetit.

“Kjo është një klimë që ne nuk do ta mbështesim, por do të krijojmë nundësi duke i hapur dyert. Duke u krijuar kushtet do të afrojmë biznesin privat me qëllim që ai të jetë një themel i fortë për zhvillimin ekonomik të Pukës”, thotë ai.

Pjesë e Sofrës Pukjane u bë edhe panairi “Agro Puka”, që nxit fuqizimin e familjeve përmes shfrytëzimit të frutave të egra të pyllit. Puka është një nga bashkitë e vogla në Veri të Shqipërisë, me një terren të vështirë malor dhe largësi nga qendrat e tjera urbane, një zonë që njihet për traditat e pasura atdhetare dhe kulturore, që meriton më shumë vëmendje, sidomos në drejtim të përmirësimit të jetesës dhe ekonomisë së banorëve.

7 tetori- Alizoti: Shqiptarët të bëjnë atë që bëjnë berlinezët apo parisienët kur dalin në protestë

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti tha se shqiptarët duhet të bëjnë atë që bëjnë berlinezët apo parisienët kur dalin e protestojnë, sa herë mendojnë se iu shkelen të drejtat.

I ftuar në News24, Alizoti tha se Kuvendi i përket qytetarëve që me votat e tyre çojnë deputetët në sallën e Parlamentit.

“Kush ua jep të drejtën këtyre të përjashtojnë deputetët deri në dy muaj? Ne merremi me estetikën, kur këtu nuk funksionon asgjë.

Këtu kanë hallin e estetikës, e gjërave banale, në një kohë kur këtu kemi autokraci. Mua më shqetëson se si do të shkojë kombi shqiptar, jo këto gjërat estetike me sherre në Kuvend, që i kemi parë në plot vende”, tha Alizoti.

Duke folur për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit, Alizoti tha se “kemi liderin e opozitës që qëndron në arrest prej 1 viti, ndërkohë që dënohet një tjetër demokrat, që nuk ka menaxhuar asnjëherë pushtet. Pse nuk ndodh kjo në asnjë vend tjetër të Europës Lindore?”.

“E mbani mend atë këngën “Ju hëngsha zemrën” me të cilën bëri fushatën Edi Rama? Pse kjo është ajo që kanë nevojë shqiptarët. Në një vend ku vrasësit me pagesë janë rrugëve, në një vend ku i pari i Bashkisë akuzohet për miliona pa fund, në një vend ku vidhet me PPP e tendera, ku ish-zv.Kryeministri flet për bëmat e këtij Kryeministri, jepet një dënim i papranueshëm për një djalë opozitar që s’ka bërë kurrë një tender.

Opozita duhet të radikalizohet në qëndrimet e saj, opozita po sfidohet dhe duhet të sfidojë Qeverinë”, tha Alizoti.

Deputeti demokrat tha se e dënon precedenti në rastin e burgosjes së Ervin Salianjit. “PD nuk e ka zgjedhur asnjëherë radikalizimin, ka folur, por nuk ka qenë radikale. Ku e merr kurajon që përjashton deputetët e opozitës, si mund të përjashtohen 24 deputetë, janë mijëra vota që këta deputetë përfaqësojnë”, tha Alizoti.

Ai tha se demokracia jeton nga njerëzit që dalin në rrugë, do thyhen edhe xhama. “Demokracia ruhet nga këta njerëz që dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre”, tha Alizoti. Sipas deputetit, vetëm në diktatura njerëzit nuk dalin dhe nuk kërkojnë të drejtat e tyre.

“Parlamenti është jo funksional. Opozita ka të drejtën e saj të radikalizimit dhe të drejtën e shprehjes së saj. Shumë parlamente, përfshi edhe në ato të vendeve nordike, kemi përplasje”, tha Alizoti. sn

WSJ: Të ndihmuar nga lidhjet politike dhe paratë arabe, plani i çiftit Kushner dhe Trump për resorte ultraluksoze në jugun e Shqipërisë

Të ndihmuar nga lidhjet politike dhe paratë nga shtetet e Gjirit, “superçifti” Jared Kushner dhe Ivanka Trump, planifikon të zhvillojë resorte ultraluksoze në Shqipëri. Kështu e nis Wall Street Journal artikullin e saj dedikuar planeve për investimin në ishullin e Sazanit, i cili planifikohet të kthehet në një “tempull” që do të ofrojë nivelin më të lartë të komoditetit për vizitorët dhe turistët.

Muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, Kushner dhe Ivanka Trump kaluan një javë në jaht me miqtë në plazhet e pacenuara të Adriatikut në Shqipëri.

Ata u ngjitën në shkallët e gurta të një teatri 2200-vjeçar grek, darkuan në një jaht me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ishin aq të “mrekulluar” nga një vizitë në një ishull ushtarak, sa menduan se do të ishte destinacioni i përsosur për një hotel luksoz, tha Kushner.

Udhëtimi la një përshtypje të tillë saqë kur Kushner u takua me Ramën disa muaj më vonë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ai pati një propozim.

Teksa konsumonin një kafe së bashku, Kushner tha se ishte “shumë, shumë i magjepsur nga bukuritë e Shqipërisë”, u shpreh në një intervistë Rama. “Ai më pyeti nëse do të isha komod nëse do ta shqyrtonte atë për investime të mundshme”.

Rama dha bekimin e tij, por edhe më shumë se kaq.

Kushner, 43 vjeç, tani po punon me planet për një zhvillim prej 1 miliard dollarësh për resortet ultraluksoze. Ai po negocion detaje me qeverinë e Ramës për të vendosur vila ekskluzive në Sazan, ishullin ushtarak që ai vizitoi, një bazë ish-sovjetike ku bunkerë dhe tunele të braktisur janë të kudondodhur nëpër kodrat shkëmbore.

Një grup njësish akomoduese luksoze janë planifikuar në një gadishull aty pranë ku lopët dhe delet kullosin pranë plazheve dhe dunave mahnitëse, por që arrihen vetëm përmes një rruge të keqe. Ajo tokë është e mbrojtur ekologjikisht, por një ligj i ri shqiptar lejon ndërtimin e hoteleve, për sa kohë që ato janë të paktën me pesë yje.

Kushti standard për anëtarët e familjeve të kandidatëve që konkurrojnë për poste shtetërore është “të qëndrojnë larg vëmendjes, për të shmangur përfshirjen në marrëveshje të lidhura politikisht që mund të shkaktojnë polemika”.

Por Kushner po shkon drejt tyre.

Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku shërbeu si këshilltar i lartë i vjehrrit të tij, presidentit të atëhershëm Donald Trump, Kushner ka ndërtuar një “perandori” të re biznesi duke u përfshirë në lidhjet gjeopolitike në një nivel që rrallë shihet për një person kaq të afërt me një kandidat kryesor presidencial të SHBA, me investime që arrijnë në miliarda dollarë.

Kushner u mbështet në lidhjet me pasanikët arabë për të mbledhur pjesën më të madhe të parave në fondin e tij privat prej 3.1 miliardë dollarësh nga vendet e Lindjes së Mesme, duke marrë kritika nga anëtarët e të dyja partive në Kongres. Kompania e tij e re, Affinity Partners, është e mbushur me ish-zyrtarë të administratës Trump. Disa janë pretendentë për poste të larta qeveritare nëse Trump fiton këtë nëntor dhe zgjidhet President i SHBA, për herë të dytë.

Në Ballkan, Kushner iu drejtua liderëve të Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar prona të paluajtshme në toka publike pa pasur nevojë të kalonte nëpër ankand konkurrues, duke nxitur kritika nga politikanët opozitarë në të dy shtetet. Në Serbi, ai pritet të ndërtojë një memorial që qeveria thotë se do t’u kushtohej të gjitha viktimave të agresionit të NATO-s – në një vend që aleanca bombardoi në vitin 1999. Kjo ka sjellë debate si nga nacionalistët serbë ashtu edhe nga ish-zyrtarët amerikanë, duke përfshirë gjeneralin Wesley Clark, komandanti ushtarak i NATO-s gjatë luftës në Ballkan (lufta në Kosovë, 1999).

Mbledhja e fondeve të Kushnerit dhe marrëveshjet e pronave të huaja po ngjallin frikën se ai dhe anëtarët e tjerë të familjes Trump mund të përfitojnë duke kultivuar marrëdhënie me liderët botërorë dhe kompanitë që kërkojnë ndikim te një president i mundshëm në të ardhmen.

Marrëveshjet për mbledhjen e fondeve dhe pasuritë e paluajtshme të Kushner “u japin qeverive të huaja rol mbi familjen Trump”, tha senatori Ron Wyden, një demokrat, në një letër të publikuar në 24 shtator dhe drejtuar Affinity.

“Investitorët e Affinity mund të mos motivohen nga konsiderata komerciale, por më tepër nga mundësia për të derdhur paratë e qeverisë së huaj tek anëtarët e familjes së Presidentit Trump, përkatësisht Jared Kushner dhe Ivanka Trump”.

Lidhjet dhe përvoja gjeopolitike e Kushner, beson ai, thjesht ndihmojnë për t’i dhënë kompanisë së tij një avantazh në biznes.

“Unë nuk mendoj se dikush ka thënë ndonjëherë se kam thyer ndonjë rregull ose nuk kam ndjekur ligjet”, tha Kushner në një intervistë muajin e kaluar.

A duhet të kthehet Trump në detyrë, “a shton komplikime kjo?” pyeti ai. “Ndoshta. Ndoshta do të ketë më shumë vëmendje mbi mua sot sesa një vit më parë”. Ai gjithashtu nuk po distancohet nga fushata presidenciale.

Nga zyra e tij në Majami, Kushner luan një rol informal këshillues. Ai thotë se është “aty për të ndihmuar dhe këshilluar plotësisht” Trump dhe ekipin e tij.

Ai gjithashtu pranon telefonata nga senatorët dhe kongresmenët në të dy anët e politikës, tha ai, të gjithë duke kërkuar kontributin e tij për një sërë çështjesh, nga Lindja e Mesme deri tek lundrimi në botën e Trump.

Ai nuk po planifikon të kthehet në qeveri – gruaja e Kushnerit, vajza 42-vjeçare e ish-presidentit, Ivanka Trump, ka thënë të njëjtën gjë – megjithëse disa njerëz që këshillojnë ekipin e fushatës së Trump thanë se janë skeptikë.

“Njerëzit e dinë që unë dua që Trump të ketë sukses, por nuk dua të hyj në qeveri”, tha ai.

Jeta në Miami

Pasi Trump u largua nga detyra, Kushner dhe Ivanka Trump ishin të etur për të filluar kapitullin tjetër.

Çifti dhe tre fëmijët e tyre u larguan shpejt në Miami. Ata morën me qira një apartament prej 7,000 metrash katrorë ndërsa rinovuan një shtëpi prej 24 milionë dollarësh në Indian Creek Island, një fshat ishull ekskluziv në gjirin Biscayne, ku afërsisht 30 shtëpi formojnë një perimetër në formë patkoi rreth një klubi dhe një fushë golfi.

Ivanka Trump zgjodhi një profil më të ulët sesa jeta e saj para 2017-ës. Ajo nuk bën më marrëveshjet e markës ose zhvillimin dhe blerjen e hotelit Trump që i mori shumë kohë. Ajo shpesh pranon takime në tarracën diskrete të Surfside Four Seasons, në shtëpinë e saj dhe në zyrat e Affinity.

Ajo nuk është e përfshirë kryesisht me Affinity-i cili është në pronësi të plotë të Kushner-it-përtej punës në resortin shqiptar. Në fillim të këtij viti ajo u shfaq në Lex Fridman Podcast, ku zbuloi detaje lidhur me resortin e planifikuar për Sazan, ku shfaqeshin struktura të valëzuara betoni që imitojnë formacionet shkëmbore të ishullit.

“Ne jemi në procesin e kryerjes së masterplanit tani,” tha ajo.

Kushner, megjithatë, kërkoi një pozicion më të lartë në biznes sesa roli i tij i mëparshëm në drejtimin e “perandorisë” së pronave të familjes së tij. Menjëherë pas përfundimit të administratës Trump, ai filloi të përdorte fuqinë dhe lidhjet e tij për të afruar investitorët e mundshëm, duke kërkuar miliarda dollarë për një fond të ri të kapitalit privat.

Suksesi në mbledhjen e fondeve

Affinity gjeti suksesin më të madh në mbledhjen e fondeve në Lindjen e Mesme.

Shumica e 3.1 miliardë dollarëve që ajo mblodhi erdhi nga fondet shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Arabinë Saudite. Ai kultivoi marrëdhënie me udhëheqësit e vendeve kur negocioi marrëdhëniet e normalizuara midis Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një shkrirje me sheikhdomet e tjera në 2020.

“Këta janë investitorët më të lakmuar në botë për momentin, kështu që ne ndihemi shumë me fat që i kemi ata”, tha Kushner.

Përdorimi i parave të Gjirit Arab ka gjithashtu përfitimin shtesë, tha ai, për të çuar përpara qëllimet e tij të politikës për rritjen e lidhjeve ekonomike midis atij rajoni dhe Izraelit, ku Affinity ka investuar në dy kompani.

Në fillim, Affinity zgjodhi investime që u shmangën kryesisht nga polemika, duke shkurtuar kontrollet për startup-et dhe kompanitë e teknologjisë si një faqe interneti me reklama të klasifikuara me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një firmë fitnesi gjermane. Është investuar gjithashtu në disa kompani të tregtuara publikisht, si kompania e produkteve të ndërtimit QXO dhe firma e shërbimeve financiare me bazë në Izrael, Phoenix Holdings.

Kushner tha se Affinity deri më tani ka arritur marrëveshje për të shpenzuar rreth gjysmën e kapitalit të fondit. Ajo ka marrë mbi 150 milionë dollarë në tarifat e menaxhimit, sipas letrës së Wyden të shtatorit, me investitorët e saj që paguajnë tarifa të ngjashme me fondet e tjera të mëdha

Rikthimi në “rrënjët e tij”

Në fund të fundit, Kushner iu kthye rrënjëve të tij të pasurive të paluajtshme, por në një vend të papritur: Ballkani Perëndimor.

Këto shtete në Evropën Juglindore zakonisht luftojnë për të tërhequr investime të huaja, dhe investitorët amerikanë të pasurive të paluajtshme në veçanti janë praktikisht inekzistentë. Vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian janë ndër më të varfrat e Evropës.

Investitorët kanë shprehur shqetësimin për korrupsionin në këto vende, një problem i përhershëm që ka nxitur kritika nga shumë administrata amerikane. Apartamentet luksoze përdoren shpesh si mjete për pastrim parash nga blerësit.

Megjithatë, Kushner pa një mundësi për investim. Çmimet e apartamenteve po lulëzojnë në Serbi, ndërkohë që së fundmi turistët kanë vërshuar masivisht në plazhet me kosto të ulët të Shqipërisë.

Affinity synon të krijojë mijëra njësi hotelesh dhe apartamentesh vetëm disa minuta nga një aeroport i ri ndërkombëtar që po ndërtohet pranë qytetit të Vlorës.

Plus, ai kishte një aleat me lidhje nga brenda. Grenell, i cili si i dërguari i Trump për Ballkanin ishte i afërt me presidentin serb, kishte parë prej kohësh objektin me dy ndërtesa, të ndërtesës së shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave në qendrën historike të qytetit të Beogradit, të cilin qeveria ka kërkuar ta rizhvillojë.

Kjo ishte e ndërlikuar. Vendi u bombardua nga NATO në vitin 1999 në mes të një përpjekjeje për t’i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik të presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç në Kosovë. Mbetet një çift ndërtesash pothuajse të kalbura në qendër të qytetit, me armaturë çeliku të përdredhur që del nga një guaskë betoni.

Grenell, i etur për të sjellë investime amerikane në rajon, e thirri Kushnerin disa muaj pasi Trump la detyrën për t’u përpjekur ta shiste atë në faqen e Beogradit.

Në fund të fundit, Grennell fitoi Kushnerin. Kushner dërgoi një punonjës, i cili ishte “i mahnitur” nga gjallëria e Beogradit, tha Kushner, dhe ai u bind më tej pasi foli me investitorin legjendar të Emirateve Mohamed Alabbar, një investitor i madh në Beograd.

Në maj, Serbia tha se ra dakord për një qira afatgjatë për vendin me Kushner, i cili do të zhvillonte një përzierje prej 500 milionë dollarësh të dhomave të hoteleve të nivelit të lartë, apartamenteve dhe shitjeve me pakicë në tre kulla. Si pjesë e marrëveshjes, Kushner do të ndërtonte gjithashtu një kompleks përkujtimor të menaxhuar publikisht, për të cilin qeveria tha në një deklaratë për shtyp do t’i kushtohej viktimave të “agresionit të NATO-s”.

Qeveria serbe tha se marrëveshja do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë investimeve të huaja në vend.

Një Mesdhe i ri

Në të njëjtën kohë që planet e Beogradit po ecnin përpara, Kushner po vështronte bregdetin shqiptar.

Pas pushimeve të tij në jaht në vitin 2021 dhe kafesë së tij në Davos me Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, ai hodhi vështrimin e tij në dy pika ideale. Sazani – një ishull malor 3 milje i gjatë ku një perimetër shkëmbi i bardhë takohet me një det kaltërosh – dhe tokë private në gadishullin e Zvërnecit, një brez mahnitës plazhesh ku dynden flamingot e bardhë.

Kushner parashikon kthimin e të dy vendeve në një parajsë të nivelit të lartë.

Duke punuar me Ivanka Trump për projektin, ai i ka paraqitur plane qeverisë shqiptare për një sërë resortesh dhe vila të shtrira midis dunave dhe pyllit të gadishullit të Zvërnecit. Përfundimisht, ata shpresojnë për mijëra njësi hotelesh dhe apartamentesh, vetëm disa minuta nga një aeroport i ri ndërkombëtar që po ndërtohet pranë qytetit të Vlorës.

Sazani do të ishte më ekskluziv – një grup prej disa qindra vilash të izoluara të përziera në faqet e kodrave, të drejtuara nga marka e lartë e hoteleve Aman.

Ishte ideja e Ivanka Trump për të sjellë Aman në projekt, tha Kushner. Marka menaxhon resorte ultra-ekskluzive me dhoma që kanë tendencë të fillojnë mbi 1000 dollarë në natë. Vlad Doronin, një miliarder me origjinë sovjetike që drejton Aman, fillimisht u befasua nga ideja, por në fund u nënshkrua pasi dërgoi dikë për të vëzhguar vendndodhjen, tha Kushner.

Kushner dhe miqtë e tij do të ndërtonin pronat e tyre në ishull, gjithashtu, tha ai, për të “ndërtuar një komunitet atje”. Një mik i ngushtë, Jeff Zalaznick, i cili drejton Major Food Group nga Miami, planifikon një restorant Carbone në zonë.

Aktualisht qeveria shqiptare po rishikon planet, por Rama ka qenë mbështetës. Ai e quan Kushnerin mik dhe të dy shkëmbejnë mesazhe në WhatsApp.

Muaj pasi Kushner prezantoi zyrtarisht planet, Shqipëria ndryshoi një ligj për të lejuar hotelet në zona të mbrojtura mjedisore, për sa kohë që ato janë pesë yje ose më lart. Qeveria ka thënë se ligji nuk kishte lidhje me Kushnerin dhe kishte për qëllim turizmin në të gjithë vendin, por politikanët e opozitës dhe aktivistët e mjedisit kanë sulmuar legjislacionin dhe pretendojnë se një marrëveshje me Kushnerin ka për qëllim të fitojë favorin e Trump.

Rama tha se negociatat me Kushner nuk kanë të bëjnë fare me lidhjet e Kushnerit me Trump dhe përputhen me vizionin e tij për të ndërtuar bregdetin si një destinacion turistik i nivelit të lartë, duke u përmbajtur mbi tërheqjen masive të tij me të ardhura mesatare.

“Nëse kjo ndodh si siç plani e parashikon”, tha Rama, “do të jetë një xhevahir në kurorën e Mesdheut”. bw

Kurti për koalicionin Guxo dhe Alternativën: Do të jemi bashkë, siç kemi qenë në fushatë e në fitore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së shprehur mirënjohjen e tij për presidenten Osmani, Konjufcën, Gërvallën e Kusari-Lilën.

Ai foli edhe për koalicionin me Guxo dhe Alternativën, duke thënë se janë bashkë, siç kanë qenë në fushatë dhe siç tha ai, në fitore e në qeverisje, përcjell Klankosova.tv.

“Në veçanti dua të shpreh mirënjohjen time sot për këto vite bashkëpunimi me presidentes e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca, me partinë Guxo dhe Alternativën, për Donika Gërvallën dhe Mimoza Kusarin, duke thënë që ne mbështetemi te njëri-tjetri, sepse populli mbështetet në ne, e ne tek ai” .

“Me Guxo dhe Alternativën do të jemi bashkë në koalicion, ashtu siç kemi qenë bashkë në fushatë, bashkë në fitore, bashkë në qeverisje, së bashku sërish në një listë për zgjedhjet e ardhshme, e para qytetarëve jemi, sepse mbetemi ballëhapur e të gëzuar si askush tjetër para nesh, e nuk po mund të them pas nesh, sepse do të fitojmë sërish”, u shpreh tutje Kurti.

Kush tha që po bie shi? – Nga Lutfi Dervishi

Kur qyteti nis i ngjan Venecias, kur rrugët kthehen në lumenj, oborret në pishina dhe dhomat në akuarium, një mendje ta thotë se mund të ketë rënë shi.

Ndërsa shiu ra sot me përmasa biblike, televizionet raportuan për përmbytjet në Bosnjë, Itali, Mal të Zi, SHBA etj.

Përderisa ministrat dhe kryebashkiakët nuk kanë raportuar ndonjë situatë problematike do të thotë se këtu çdo gjë është në rregull.

Nëse qeveria thotë se nuk po bie shi nuk ka pse të biem pre e dezinformimeve të atyre që nuk ua duan të mirën vendin dhe duan të trembin turistët që po vërshojnë nga çdo drejtim.

Edhe nëse këtu bie shi, shiu është më shumë një metaforë sesa një ngjarje e vërtetë meteorologjike.

Është si pyetja e vjetër filozofike: nëse një pemë bie në pyll dhe askush nuk poston për të, a ka rënë vërtet pema?

Mund të përmbytet gjysma e vendit, por përderisa gjysma tjetër është në rregull, duhet të jemi optimistë dhe të shohim gjysmën e gotës së mbushur. .

Sa për njerëzit që sonte po bashkëjetojnë me ujin, u duhet thënë se nuk është ujë i vërtetë, por po përjetojnë një ëndërr të keqe që me siguri do t’u kalojë. Punë ditësh. Dhe nëse kanë nevojë për ngushëllim le të shohin lajmet me përmbytje nga Bosnja dhe telegramet e ngushëllimit që u dërgojmë ne atyre. është koha që t’i kujtojmë fqinjëve dhe botës se nuk rregullohet çatia ditën që bie shi.

Ndërkohë që shohim lajmet me përmbytje nga Ballkani në Europë, duhet të jemi falenderues që këtu nuk ka jo përmbytje, por as shi.

Edhe nëse shihni ndonjë postim me “përmbytje” në rrjetet sociale, me siguri janë sajesa me programet e Inteligjencës Artificiale.

E cilësoi neo-naziste, Giorgia Meloni tërheq padinë për kundër historianit 82-vjeçar, Luciano Canfora

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të tërheqë padinë për shpifje ndaj historianit Luciano Canfora.

 

Historiani 82-vjeçar u dërgua në gjyq prillin e kaluar, pasi kishte quajtur Melonin një “neo-nazist në zemër” gjatë një fjalimi të vitit 2022 në një shkollë të mesme të Italisë së Ulët, ku ai iu referua zhvillimeve në luftën në Ukrainë.

Seanca e parë ndaj tij u caktua më 7 tetor. Mbrojtësi i historianit italian, para se të vendosej referimi për gjykim, kishte theksuar se ky karakterizim është pjesë e së drejtës për të ushtruar kritikë politike, ndërsa Giorgia Meloni kishte kërkuar dëmshpërblim prej 20 mijë eurosh.

Kur u bë e ditur se Canfora u padit, dhjetëra shoqata dhe organizata, por edhe 250 intelektualë nënshkruan një deklaratë mbështetjeje për Canfora, në të cilën theksohet se ky është një ushtrim legjitim i të drejtës për të kritikuar në fushën e politikës dhe se qëllimi i Melonit ishte të dëmtojë të drejtën kushtetuese për mendimin e lirë.sn

“SPAK i sekuestroi telefonin Ilir Prodës para se të merrte detyrën”- BIRN: Nga Oltion Bistri tek ish-drejtorët në qarqe, sa ka depërtuar krimi i organizuar në Policinë shqiptare?

Një numër oficerësh të lartë të Policisë së Shtetit janë arrestuar, akuzuar apo dënuar për përfshirje në rrjetet e krimit të organizuar, pasi një aplikacion telefoni i botës së nëndheshme u hakerua. BIRN analizon se çfarë dihet për të dyshuarit deri më tani.

 

Shqipëria ka tashmë një shef të ri të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së kreut të mëparshëm, Muhamet Rrumbullaku, i cili qëndroi në detyrë për gati dy vjet. Ka qenë një periudhë e vështirë për Policinë e Shtetit, imazhi i së cilës është dëmtuar nga disa oficerë të lartë të arrestuar, akuzuar apo dënuar për krime të rënda, duke përfshirë edhe ndihmesën e rrjeteve të krimit të organizuar për të ekzekutuar rivalët, lejimin e kultivimit të drogës dhe pastrimin e parave. Disa oficerë akuzohet se kanë qenë të përfshirë vetë drejtpërdrejt në prodhimin dhe trafikun e drogës.

Kreu i ri i Policisë, Ilir Proda u përball gjithashtu me probleme, përpara se të merrte detyrën zyrtarisht. Prokurorët e SPAK kanë sekuestruar telefonin e tij bashkë me telefonat e vartësve të tjerë të Prodës si pjesë e një hetimi mbi dekonspirimin e mundshëm të një operacioni kundër një grupi të dhunshëm kriminal. Proda nuk përballet aktualisht me asnjë akuzë dhe rezultatet e hetimit janë të panjohura.

Disa deputetë të opozitës pretendojnë se rrjetet e krimit të organizuar janë në gjendje të ndikojnë tek oficerët e lartë të policisë në zonat e kontrolluara prej tyre, duke u ofruar rryshfete në vlera të mëdha. Në një incident muajin e kaluar, deputeti i opozitës, Gazment Bardhi pretendoi se drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ishte vendosur në këtë detyrë me kërkesë të Pëllumb Gjokës, një figurë lokale e krimit që përballet me akuzë për vrasje. Sulaj i mohon akuzat si shpifje dhe tha se po bënte një kallëzim penal ndaj deputetit Bardhi.

Shkalla në të cilën krimi i organizuar ka depërtuar në Policinë e Shtetit është bërë më i qartë në kohën kur policia franceze fitoi akses në mijëra mesazhe sekrete të dërguara nga kriminelët, duke përdorur telefonët e koduar SKY/ECC. Mesazhet përmbanin informacione për dhjetëra grupe kriminale nga e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë.

Dhjetorin e vitit të kaluar, punonjësve të policisë në Shqipëri iu tha që të plotësonin një pyetësor nëse kishin përdorur apo jo ndonjë telefon të inkriptuar. Askush nuk pranoi që e kishte bërë diçka të tillë. Megjithatë, hetimet e bazuara në mesazhet e SKY/ ECC sollën si rezultat arrestimin e një numri oficerësh të policisë si të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar.

Oficerët e dyshuar të policisë

Oltion Bistri Ish-shefi i Forcës Operacionale, departamentit që ekzekuton urdhër-arrestet, u arrestua në korrik të vitit 2023 me akuzën se kishte rrjedhur informacion sekret në drejtim të rrjeteve të krimit të organizuar në abuzim me detyrën. Si pjesë e operacionit Metamorfoza, prokurorët sekuestruan prona me vlerë 3 milionë euro, përfshirë 22 dyqane, 10 apartamente, një vilë dhe shtatë makina.

Ardrit Hasanbegaj Ish-zv. drejtori i Policisë së Shkodrës është nën akuzë për dhënien e ndihmës ndaj një grupi të krimit të organizuar, ndërsa anëtarë të tij përpiqeshin që të vrisnin rivalët e tyre.

Henerigert Mitri Ish-drejtori i Policisë së Lezhës është nën akuzë për episode të kultivimit në shkallë të gjerë të kanabisit, pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion, lojëra ilegale fati dhe shpërdorim të detyrës.

Altin Morina Një ish-oficer i RENEA-s, Forcës Speciale të Policisë, Morina po përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesmarrje të organizatë kriminale. Çështja kundër tij tregon se ai vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke u ofruar që të zgjidhte problemet e Bamit dhe shokëve të tij me policinë, të tilla si pagesat e rryshfeteve për oficerët e tjerë të policisë. Morina ishte gjithashtu një investitor në parcelat e kanabisit në Fushë-Krujë.

Agustin Çinari Ish-punonjësi i Policisë së Durrësit akuzohet për përdorimin e burimeve shtetërore, përfshirë sistemin TIMS, për të gjurmuar rivalët e gangsterit Franc Çopja, në mënyrë që këta të fundit të vriteshin.

Martin Musaj Një ish-oficer policie në Elbasan dhe zv.drejtor burgu është akuzuar për ndihmën e dhënë nga grupit Çopja në planet e tyre për të vrarë armiqtë. Ai u arrestua në korrik 2024.

Dedan Gjoni Një ish-shef policie në Tiranë dhe Shijak u arrestua në nëntor 2023 dhe akuzohet për dhënie informacioni në funksion të planeve për vrasje. Ai ka gjithashtu akuzë për trafik droge. Gjoni u arrestua së bashku me Erzen Breçanin, një ish-shef policie në Tiranë i përfshirë gjithashtu në sipërmarrje. Breçani akuzohet për veprën e pastrimit të parave.

Dritan Metaj Ish-shefi i policisë së Kurbinit, një rajon në veri të Tiranës, u arrestua në tetor 2023 me akuzën e dhënies së ndihmës ndaj një grupi kriminal për të shmangur arrestimin.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku Të dy ishin pjesë e grupit të sigurisë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas prokurorëve, ata dyshohet se organizuan transportin e një ton kanabisi nga Shqipëria drejt Italisë në vitin 2016.

Oficerë të paidentifikuar Dosjet e Prokurorisë kundër grupeve të krimit të organizuar përmendin një duzinë me raste ku oficerët e policisë bashkëpunojnë me kriminelët, po rata nuk janë identifikuar ende./BIRN

‘Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Veliaj’- Ola Xama vlerësohet me çmim eropian për investigimin ndaj Erion Veliajt

Gazetarja Ola Xama ka fituar çmimin e dytë si artikulli më i mirë në vitin 2023 për shkrimin “Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, thotë SPAK”.

Këtë çmim ajo e mori në ceremoninë EU Investigative Journalism Award.

Xama ka reaguar në rrjetet sociale për vlerësimin me vendin e dytë dhe thotë se puna për këtë artikull i mësoi integritetin dhe qëndresën.

Deklarata e plotë:

Ndihem e nderuar me çmimin e dhënë në ceremoninë EU Investigative Journalism Award, ku artikullit “Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erjon Veliaj, thotë SPAK” iu akordua vendi i dytë si artikulli më i mirë në vitin 2023.

Image

Ky nuk është shkrimi që më ka marrë kohën më të gjatë krahasuar me të tjerë, dhe nuk do ta konsideroja as si më të vështirin sa i takon pjesës teknike: të dhënave, llogaritjeve, intervistave e punës kërkimore. Por puna për këtë artikull më mësoi një tjetër anë shumë të rëndësishme të profesionit tonë: integritetin dhe qëndresën kur synojnë me çdo kusht që të të intimidojnë duke patur si qëllim të ulin peshën dhe rëndësinë e punës së gazetarit.

Kam patur një periudhë të vështirë profesionale dhe personale, sepse në fushatën e madhe të shpifjeve që nisën pas publikimit të shkrimit, nuk isha vetëm unë por dhe familjarë të mi. Ndonjëherë edhe kam menduar se nuk ia vlen të punosh dhe luftosh në këtë vend! Mendime të cilat janë zhdukur menjëherë sapo kolegë, miq e bashkëpunëtorë më kanë thënë se janë me mua, më njohin, e nuk besojnë asnjë fjalë të fabrikimeve të shpërndara.

Ndaj dhe ky çmim për mua është medalja e integritetit që ma dhanë kolegët e mi!

Çmimin e tërhoqi Sandra Bogdani, redaktorja e Birn që jo vetëm punoi me mua në këtë artikull, por më qëndroi pranë sa herë kisha nevojë për tu dëgjuar.

Do të doja të isha vetë në ceremoni, por fizikisht nuk ishte e mundur pasi ndodhem në SHBA me 16 kolegë gazetarë nga e gjithë bota, të cilët më dhuruan duartrokitjet që më munguan nga salla.

Në fund dua të falenderoj të gjithë gazetarët fitues dhe ata që morën pjesë në këtë konkurs, të cilët me punën e tyre kanë ndryshuar për mirë jetën e të gjithëve ne!

Ky çmim është një privilegj!

Dalin prova të reja në aktakuzën ndaj ish-Presidentit Trump për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve

Ish-Presidenti Donald Trump duke folur gjatë një aktiviteti elektoral në Miluoki (1 tetor 2024)

VOA/Marrë nga Associated Press

Sipas dokumentacionit të paraqitur nga prokuroria në gjykatë, ish-Presidenti Donald Trump akuzohet se kishte përgatitur terrenin për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, përpara se të bëheshin zgjedhjet, dhe se “kishte bërë vepra penale” në përpjekjen e tij të pasuksesshme për të qëndruar në pushtet. Gjykata i bëri provat e reja publike të mërkurën, duke ofruar kështu një pamje më të plotë të padisë së ngritur ndaj ish-presidentit.

Dokumentacioni i paraqitur nga prokurori i posaçëm Jack Smith jep një pamje të asaj që synojnë të provojnë prokurorët, në rast se çështja ndaj ish-presidentit Trump do të arrijë deri në gjyq. Këtij procesi i ka paraprirë një hetim disamujor i Kongresit që paraqiti një historik të detajuar të përpjekjeve të ish-Presidentit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Por në dokumentacionin e prokurorisë paraqiten rrëfime të reja nga ndihmësit e tij më të afërt, të cilët paraqesin pamjen e një presidenti “gjithnjë e më të dëshpëruar”, i cili ndërsa po humbiste Shtëpinë e Bardhë, “përdori mashtrimin për të goditur çdo fazë të procesit elektoral”.

Në dokumentacionin e prokurorisë thuhet se ish-Presidenti Trump i tha një ndihmësit “E çfarë pastaj?”, kur u informua se Nënpresidenti Mike Pence ishte dërguar në një vendndodhje të sigurt, pasi turma e dhunshme e mbështetësve të Presidentit Trump sulmoi Kapitolin më 6 janar 2021, në përpjekje për të ndaluar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Detajet nuk kanë rëndësi”, ishte shprehu Presidenti Trump, kur një prej këshilltarëve e informoi se avokati, që po punonte për paditë ligjore, nuk do të ishte në gjendje të provonte akuzat false në gjykatë, thuhet në materialin e prokurorisë.

Ekipi ligjor i ish-Presidentit Trump paraqiti sfida ligjore në muajin e fundit të zgjedhjeve që përfunduan me rezultat të ngushtë, ndërsa demokratët janë përpjekur ta paraqesin refuzimin e tij për të pranuar rezultatin si një element qendror të pretendimit të tyre se ish-presidenti nuk është i përshtatshëm për t’u rizgjedhur. Çështja u rishfaq rishtazi edhe gjatë debatit të kandidatëve për nënpresident, kur kandidati demokrat, guvernatori i Minesotas, Tim Walz, dënoi dhunën në Kapitol, ndërsa kandidati republikan, senatori i Ohajos JD Vance, nuk pranoi të jepte përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet nëse ish-Presidenti Trump i kishte humbur zgjedhjet e vitit 2020.

Padia e prokurorit të posaçëm nuk ishte bërë publike, pasi një vendim i Gjykatës së Lartë u dha imunitet të gjerë presidentëve për veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Vendimi i Gjykatës së Lartë detyroi rishqyrtimin dhe kufizimin e gamës së akuzave që mund të ngrinte prokurori, duke e bërë të pamundur zhvillimin e gjyqit përpara zgjedhjeve presidenciale që mbahen muajin e ardhshëm.

Materiali i paraqitur nga prokurori i posaçëm synon ta bindë gjykatësen Tanya Chutkan se shkeljet në fjalë u bënë në cilësinë private të zotit Trump dhe jo në funksionin e presidentit, duke argumentuar kështu se mund të vazhdohet me shqyrtimin e padisë. Gjykatësja Chutkan lejoi bërjen publike të një versioni të redaktuar të padisë, megjithëse avokatët e zotit Trump argumentuan se ishte i padrejtë publikimi i saj kaq pranë datës së zgjedhjeve.

Gjykatësja Tanya Chutkan

Gjykatësja Tanya Chutkan

Mbetet e paqartë perspektiva e zhvillimit të gjyqit, në veçanti nëse zoti Trump fiton zgjedhjet presidenciale dhe një prokuror i ri i përgjithshëm mund të kërkojë pushimin e çështjes. Materialet e prokurorisë ofrojnë megjithatë një pamje të procesit që mund të ndjekin prokurorët për të thirrur dëshmitarët dhe për të paraqitur provat përpara një jurie të madhe. Është tashmë në dorën e gjykatëses Chutkan për të vendosur nëse veprimet e zotit Trump kanë qenë të natyrës zyrtare, për të cilat ai gëzon imunitet nga hetimi, apo nëse disa prej veprimeve të tij janë, sipas ekipit të prokurorëve, “shkelje private” për të cilat mund të vazhdojë procesi gjyqësor.

“Megjithëse i akuzuari ishte në postin e presidentit gjatë komplotit për të cilin akuzohet, skema e tij ishte në thelb private”, thuhet në materialet e prokurorisë. “Kur i akuzuari humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ai bëri vepra penale në përpjekje për të qëndruar në detyrë”.

Steven Cheung, zëdhënësi i fushatës elektorale të ish-Presidentit Trump, e quajti aktpadinë “të bazuar në falsitete” dhe “antikushtetuese” dhe përsëriti akuzat e bëra shpesh më parë se prokurori i posaçëm Smith dhe demokratët po përdornin politikisht Departamentin e Drejtësisë. Në një postim në rrjetin social Truth Social, ish-Presidenti Trump u shpreh se kjo çështje gjyqësore do të përfundojë me “fitoren e tij të plotë”.

Ish-Presidenti Trump akuzohet se “përgatiti terrenin” për refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve përpara se të mbaronte procesi zgjedhor, duke u thënë ndihmësave të tij se në rast do të dilte herët në avantazh, ai do ta “shpallte fitoren përpara se të numëroheshin votat dhe përpara se të përllogaritej fituesi”.

Prokurorët thonë se menjëherë pas zgjedhjeve, këshilltarët e ish-presidentit u përpoqën të mbjellin kaos për numërimin e votave. Në një rast, një punonjës i ekipit të tij elektoral, i përshkruar në aktpadi si bashkëpunëtor në konspiracion, ishte informuar se rezultatet që favorizonin kandidatin demokrat Joe Biden në një qendër votimi në Miçigan ishin të sakta. Aktpadia thotë se personi ishte përgjigjur: “gjeni një arsye se përse nuk janë të sakta” dhe “më jepni opsione për ta ankimuar” rezultatin.

Prokurori i posaçëm Jack Smith

Prokurori i posaçëm Jack Smith

Prokurorët gjithashtu e akuzojnë ish-Presidenti Trump se vazhdoi të bënte pretendime për manipulim, megjithëse e dinte se ato ishin false. Padia tregon se si ish-presidenti pranoi në komunikime me të tjerë se akuzat për parregullsi zgjedhore të bëra nga avokatja Sidney Powell ishin një “çmenduri” dhe përmendi serialin televiziv fantastiko-shkencor “Star Trek”. Sidoqoftë, pak ditë më vonë, ai mbështeti në rrjetin social Twitter një aktpadi që Sidney Powell po përgatitej të paraqiste.

Për të provuar indiferencën e tij ndaj vërtetësisë së pretendimeve për manipulim zgjedhor, prokurorët përmendin rrëfimin e një punonjësi të Shtëpisë së Bardhë, që pati dëgjuar ish-Presidentin Trump t’i thotë bashkëshortes, vajzës dhe dhëndrit të tij, ndërsa udhëtonin së bashku me helikopterin presidencial se: “Nuk ka rëndësi nëse i ke fituar, apo humbur zgjedhjet. Duhet të vazhdosh luftën deri në fund”.

Aktpadia përmban edhe detaje të bisedave mes Presidentit Trump dhe Nënpresidentit Pence, përfshirë atë gjatë një dreke private në 12 nëntor 2020, gjatë së cilës Nënpresidenti Pence i ofroi “një opsion rrugëdaljeje” ish-Presidentit Trump, duke i thënë: “Mos e prano humbjen, por prano se procesi ka përfunduar”.

Në një tjetër drekë disa ditë më vonë, Nënpresidenti Pence i bëri thirrje Presidentit Trump të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të rikandidojë në vitin 2024.

Sipas padisë, ish-Presidenti Trump iu përgjigj: “Nuk e di. 2024 është shumë larg”.

Prokurorët thonë se deri më 5 dhjetor, ish-presidenti kishte filluar tashmë të mendonte për rolin e Kongresit në këtë proces.

Gjatë një telefonate, “për herë të parë, ai i përmendi Pence-it mundësinë e kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve në Dhomën e Përfaqësuesve”, thuhet në padi.

Por, prokurorët thonë se ish-Presidenti Trump “nuk përfilli” mendimin e nënpresidentit “ashtu siç shpërfilli dhjetëra vendime të gjykatave që refuzuan unanimisht pretendimet e tij dhe të aleatëve të tij dhe se shpërfilli zyrtarët në shtetet në fjalë – përfshirë ata të partisë së tij – të cilët deklaruan publikisht se i humbi zgjedhjet dhe se akuzat e tij specifike për manipulim ishin false”.

Ish-Nënpresidenti Pence i ka paraqitur disa nga ndërveprimet e tij me ish-Presidentin Trump dhe ftohjen që pasoi, në librin e botuar në vitin 2022 “Zoti më Ndihmoftë”. Atij i ishte dërguar gjithashtu një fletëthirrje gjykate për t’u paraqitur përpara një jurie të madhe që po hetonte ish-Presidentin Trump pasi gjykata pati refuzuar pretendimin e tij për imunitet ekzekutiv.

Prokurorët gjithashtu argumentojnë se ish-Presidenti Trump përdori llogarinë e tij në Twitter për të përhapur akuza false për manipulime zgjedhore, duke sulmuar “ata që thonin të vërtetën” për humbjen e tij dhe duke i nxitur mbështetësit që të udhëtonin drejt Uashingtonit, ku më 6 janar 2021 do të bëhej certifikimi i rezultatit zgjedhor.

Prokurorët synojnë të paraqesin si evidencë komunikimet nga telefoni i ish-Presidentit Trump, për të ofruar një pamje të veprimeve të tij pas sulmit ndaj Kapitolit.

Prokurorët thonë se nga mbi 1200 mesazhe në Twitter, që ish-Presidenti Trump postoi gjatë disa javëve të përmbledhura në aktpadi, shumica ishin për zgjedhjet e vitit 2020, ndër to edhe pretendimi se Nënpresidenti Pence mund t’i refuzonte elektorët, megjithëse nënpresidenti i pati thënë ish-Presidentit Trump se nuk e kishte këtë kompetencë.

Prokurorët thonë se “kjo rrjedhë e vazhdueshme dezinformimi” kulmoi me fjalimin e tij përpara Shtëpisë së Bardhë në mëngjesin e 6 janarit 2021, ku ish-Presidenti Trump “përdori këto të pavërteta për të provokuar dhe motivuar turmën e madhe të mbështetësve të tij të zemëruar, që të marshonin drejt Kapitolit dhe të ndërprisnin procesin e certifikimit të zgjedhjeve”, sipas aktpadisë.

“Dëshpërimi i tij personal ishte në kulm” atë mëngjes ndërsa gjendej “pak orë pranë certifikimit që do të përcaktonte fundin”, shkruhet në padinë e prokurorisë.

Washington Post: Deputetët e opozitës vazhdojnë rezistencën, të hënën është thirrur një protestë kombëtare me mosbindje civile

Mediat e mëdha ndërkombëtare i bëjnë jehonë protestës së opozitës në Kuvend.

Gazeta e madhe amerikane ‘Washington Post’ shkruan se vazhdon rezistenca e deputetëve të opozitës, të cilët akuzojnë socialistët e Edi Ramës se kanë uzurpuar çdo pushtet, përfshi edhe gjyqësorin.

“Deputetët shqiptarë të opozitës protestuan të enjten në Parlament, duke djegur figurina dhe duke u përplasur me truprojat, pasi një nga kolegët e tyre u dënua për shpifje dhe u burgos.

Ligjvënësit konservatorë demokratë, të cilët kishin bërë thirrje për bojkot të seancës së së enjtes, u përpoqën të bllokonin kolegët e tyre nga Partia Socialiste në pushtet që të mos hynin në dhomë.

Ata po protestonin për burgosjen e Ervin Salianjit, i cili në vitin 2018 kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm për akuzat për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij që më pas rezultuan të sajuara.

Salianji, i cili filloi të vuante një vit dënim javën e kaluar, ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Demokratët ndërprenë të hënën një seancë parlamentare, duke thënë se dënimi i Salianjit ishte i motivuar politikisht dhe duke bërë thirrje për protesta në kryeqytet, Tiranë, duke filluar nga java e ardhshme. Njëzet e katër demokratë u dënuan për protestën me pezullim nga 10 deri në 60 ditë,” shkruan gazeta.

“Të enjten, demokratët u përleshën me truprojat dhe dogjën katër figurina të socialistëve në pushtet, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas dështimit për të hyrë në sallë, deputetët e opozitës përfunduan protestën e tyre dhe menjëherë pas kësaj, homologët e tyre socialistë përfunduan seancën dhe u larguan.

Opozita ka bërë thirrje për një protestë kombëtare të hënën e ardhshme në Tiranë, duke u bërë thirrje mbështetësve të saj të marrin pjesë në mosbindje civile.

Demokratët kanë akuzuar prej kohësh socialistët e Ramës për uzurpim të pushtetit, përfshirë drejtësinë, dhe kanë organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013,” shkruan gazeta. sn


Send this to a friend