Asnjë qytet i Shqipërisë nuk ka pasur aq peshë sa Gjakova në ngjarjen e cila përcaktoi një kthesë afatgjatë në historinë e Shqipërisë, që është themelimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) në nëntor 1941. Në mbledhjen themeluese të partisë morën pjesë 15 përfaqësues nga të tre grupet komuniste që ekzistonin në atë kohë në Shqipëri (nga pesë vetë për çdo grup), Grupi i Korçës, Grupi Komunist i Shkodrës, Grupi i Të Rinjve. Përveç këtyre të pesëmbëdhjetëve në mbledhje ishte i pranishëm edhe Koço Tashko, si i dërguari i mëparshëm i Kominternit, por që i përkiste Grupit të Korçës dhe dy të dërguarit komunistë jugosllavë Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha të cilët kishin ardhur tani me detyrën e arbitrit të plotfuqishëm. Nga të gjashtëmbëdhjetë anëtarët e tre grupeve komuniste të Shqipërisë, të pranishëm në mbledhje, dy qenë sllavë: Vasil Shanto dhe Kristo Themelko. Katër qenë shqiptarë të lindur në Jugosllavi dhe që kishin ardhur në Shqipëri për t’ u shkolluar: Sadik Bekteshi, Ramadan Çitaku, Elham Nimani, Sadik Stavileci. Dy qenë shqiptarë të lindur në trojet shqiptare në Greqi, që kishin ardhur me familjen në qytetin e Korçës: Koçi Xoxe dhe Pilo Peristeri. Nga pesë përfaqësuesit e Grupit Komunist të Korçës, vetëm një kishte lindur në qytetin e Korçës, Sotir Vullkani. Nga ky grup, përveç tre të përmendurve më lart, një ishte gjirokastrit, Enver Hoxha, ndersa tjetri ishte nga fshati Lubonjë i Korçës, Sotir Lubonja. Nga pesë përfaqësuesit e Grupit të Korçës, në qytetin e Shkodrës kishin lindur vetëm dy: sllavi Vasil Shanto dhe Tuk Jakova, shqiptar katolik me origjinë nga Gjakova, çka e tregon dhe mbiemri i tij. Qemal Stafa kishte lindur në Elbasan, në një familje me origjinë gollobordase, Sadik Bekteshi në Vuthaj të Plavës, Kristo Themelko në Vernik te Korçës, në zonën minoritare sllave, që në atë kohë kishte kombësi bullgare, jo maqedone. Nga pesë përfaqësuesit e Grupit të Të Rinjve, tre qenë shqiptarë të Kosovës së sotme: Ramadan Çitaku (Drenicë), Elhami Nimani (Gjakovë), Sadik Stavileci (Gjakovë). Dy të tjerët qenë Anastas Lula nga Kolonja dhe Sadik Premte nga Gjormi i Vlorës. I gjashtëmbëdhjeti, Koço Tashko ishte me origjinë nga Frashëri i Përmetit, por kishte lindur në Egjipt ku kishte emigruar i ati.
Qyteti që kishte më shumë përfaqësues në mbledhje ishte Gjakova, me dy: Elhami Nimani, Sadik Stavileci. Ndonëse edhe qyteti i Shkodrës kishte dy përfaqësues, por njëri prej tyre Vasil Shanto ishte sllav. Gjirokastra kishte një përfaqësues, Korça gjithashtu një. Të tjerët qenë me origjinë fshatare. Duke llogaritur edhe Tuk Jakovën, katolik me origjinë gjakovare, i lindur në Shkodër, del se Gjakova përfaqësohej në mbledhje me tre vetë, duke qenë qyteti prej nga ku kishte më shumë të pranishëm.
Ky përfaqësim nuk ishte rastësor. Nga 200 anëtarët e parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të themeluar në atë kohë, një e treta nuk qenë shqiptarë, por iu përkisnin minoriteteve të vendit, atij serb, grek dhe maqedon (para vitit 1945 quheshin “bullgarë”). Nga pjesa shqiptare e anëtarësisë, 40% qenë gjakovarë, 99% e të cilëve kishin lindur në Gjakovë. Gjakovarët përbënin gjithashtu numrin më të madh të komunistëve të PKSH si komunitet. Në atë kohë në Shqipëri kishte shumë shqiptarë nga Kosova e sotme dhe nga trojet e tjera shqiptare në Jugosllavi të cilët kishin ardhur për studime, për t’ i ikur dhunës serbe etj. Ndër ta kishte shumë gjakovarë. Gjakovarët në atë kohë kanë qënë ndër kuadrot më të rëndësishëm të partisë së re. Më pas për pjesën më të madhe të tyre, historiografia komuniste jugosllave sajoi fabulën kinse ata me nisjen e luftës nacional-çlirimtare në Jugosllavi shkuan të kryejnë veprimtari komuniste në Kosovë, gjë që është pjesërisht e vërtetë. Me pushtimin e Jugosllavisë, ra kufiri ndërshqiptar dhe një pjesë e madhe e trojeve shqiptare të Jugosllavisë iu bashkua shtetit shqiptar, ndër to edhe Gjakova. Kështu që tashmë këta njerëz udhëtonin lirisht në këto territore që në përfundim të luftës do të ndaheshin përsëri nga kufiri shtetëror. Shembull për këtë janë disa komunistë të njohur gjakovarë si Elhami Nimani, Hajdar Dushi dhe Emin Duraku.
Elhami Nimani, i lindur në qytetin e Gjakovës, erdhi në Shqipëri për t’ u shkolluar dhe u bë komunist. Në 1941, pas pushtimit të Jugosllavisë shkoi në Kosovë ku u bë anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Por çuditërisht dërgohet përsëri në Shqipëri për të marrë pjesë në mbledhjen themeluese të PKSH si përfaqësues i Grupit Komunist të Shkodrës?! Në 1942 shkon përsëri në Kosovë ku bëhet komisar politik i Aradhës partizane “Zenel Hajdini”. Më pas arrestohet nga italianët dhe dërgohet në burgun e Tiranës nga ku arratiset në prill 1943 dhe iu bashkohet njësive partizane të Shqipërisë, nga ku më pas kaloi përsëri në Kosovë.
Hajdar Dushi, i lindur në qytetin e Gjakovës, emri i të cilit pas luftës iu dha një gjimnazi në Gjakovë, erdhi në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore, u shkollua, ishte anëtar themelues i PKSH në 1941 dhe nr. dy i saj për Qarkun e Durrësit. Prej vitit 1941 veproi mes Durrësit, Tiranës dhe Gjakovës. Në 1944 u vra nga Gjermanët në Kala të Dodës, në Lumë (brenda kufijve të Shqipërisë së 1913), e megjithatë pas vitit 1945 u shpall Hero i Popujve të Jugosllavisë.
Emin Duraku, i lindur në qytetin e Gjakovës, erdhi në Shqipëri për t’ u shkolluar, dhe në 1942 u largua nga Shqipëria e 1913 për në Kosovë, për të kryer veprimtari komuniste atje, dhe u vra në përpjekje me Policinë. Por atij iu dha titulli i lartë Hero i Popullit në Shqipërinë komuniste për shkak të kontributit të tij në themelimin dhe rritjen e PKSH.
Një pjesë e madhe e komunistëve gjakovarë u përdorën nga udhëheqësia komuniste jugosllave në drejtim të lëvizjes komuniste në Shqipëri, çka kuptohet nga kujtimet e Fadil Hoxhës, Ismet Shaqirit etj.
Historiografia zyrtare komuniste e Shqipërisë nuk i dha kurrë emrat e 200 komunistëve të parë, anëtarëve themelues të PKSH. Arsyeja kryesore nuk ishte se shumë prej tyre u shpallën tradhtarë më pas nga Enver Hoxha, se ky nuk e kishte problem që t’ i përmendte si tradhtarë, madje këtë gjë e bënte me kënaqësi. Arsyeja kryesore ishte se nëse do të publikohej lista me emrat e 200 komunistëve të parë, do të dilte e vërteta se çereku i tyre qenë gjakovarë. Anëtarët themelues të Partisë Komuniste të Shqipërisë nga Gjakova qenë këta:
1)Elhami Nimani, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në Normalen e Elbasanit (shkollë e mesme për mësuesi). Pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të PKSH. Pas luftës mbajti poste të rëndësishme në Kosovë dhe Jugosllavi.
2)Sadik Stavileci, i lindur në qytetin e Gjakovës në 1915, erdhi në Shqipëri për t’ u shkolluar dhe kryeu shkollën e mesme teknike në Tiranë. Pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të PKSH. Anëtar i Komitetit të PKSH për Qarkun e Shkodrës. U vra në Tiranë, në tetor 1942, i rrethuar në një shtëpi që frekuentohej nga komunistët.
3)Tuk Jakova, i lindur në Shkodër në një familje me origjinë nga Gjakova. Pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të PKSH, anëtar i Komitetit Qendror të parë të saj. Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKSH që nga nëntori 1944 deri në 1951. Disa herë ministër deri në dënimin e tij në vitet pesëdhjetë.
4)Hajdar Dushi, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Ai ka qenë sekretar organizativ i Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste të Shqipërisë për Qarkun e Durrësit, domethënë numri dy në hierarkinë partiake në këtë qark pas sekretarit politik. E duhet ditur se në atë kohë Shqipëria kishte dhjetë qarqe. Emrin e tij e mban një gjimnaz në Gjakovë.
5)Emin Duraku, i lindur në qytetin e Gjakovës, nxënës i Gjimnazit të Shkodrës, ishte një nga drejtuesit e Grupit Komunist të Shkodrës. Ai më pas do të bëhej drejtues i Komitetit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Gjakovën dhe do të vdiste nga plagët e marra në një një pritë të italianëve. Në Shqipërinë komuniste iu dha titulli më i lartë, “Hero i Popullit” dhe të barazvlefshmin ia dhanë edhe në Jugosllavi.
6)Ismet Shaqiri, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për t’ u shkolluar. Pas përfundimit të shkollës së mesme punoi në Shqipëri si mësues. Ai ka pasur një rol të madh në kontaktet mes komunistëve jugosllavë të ardhur në Shqipëri si emisarë dhe grupeve komuniste të Shqipërisë. Më pas do të bëhej funksionar i lartë komunist në Kosovë.
7)Veli Deva, i lindur në qytetin e Gjakovës, erdhi në Shqipëri për studime dhe ishte nxënës në gjimnazin e Shkodrës dhe atë të Tiranës. Në 1941 dhe në vitin 1942 ishte një nga drejtuesit e Rinisë Komuniste për Qarkun e Tiranës. Vetë Enver Hoxha e përmend në librin “Titistët” si të tillë. Pas luftës do të bëhej një nga drejtuesit partiakë-shtetërorë të Kosovës.
8)Fadil Halim Hoxha, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për t’ u shkolluar. Në fillim ishte nxënës në Gjimnazin e Shkodrës pastaj në shkollën normale (për mësuesi) në Elbasan. Pas përfundimit të shkollës së mesme punoi në Shqipëri si mësues. Në vitet 1941-42 veproi mes Shqipërisë në kufijtë e 1913 dhe Kosovës, duke përfituar si shumë komunistë të tjerë gjakovarë nga hapja e kufijve pas bashkimit të një pjese të madhe të trojeve shqiptare të Jugosllavisë me shtetin shqiptar. Pas lufte u bë një nga drejtuesit e lartë partiakë-shtetërorë të Kosovës.
9)Xhavid Nimani, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në Normalen e Elbasanit (shkollë e mesme për mësuesi). Punoi në Shqipëri si mësues. Pas luftës do të ishte drejtues i lartë partiak-shtetëror në Kosovë.
10)Xhafer Spahiu, i lindur në qytetin e Gjakovës në 1923 erdhi në Shqipëri me familjen. Ai ka qenë anëtar i Komitetit të PKSH për Qarkun e Tiranës. Pas Luftës së Dytë Botërore mbajti detyra me rëndësi partiako-shtetërore në Shqipëri, si ministër për shkumë kohë, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH si dhe kandidat i Byrosë Politike.
11)Mehmet Hoxha, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, veprimtar komunist, më pas drejtues i lartë partiak-shtetëor në Kosovë.
12)Ymer Pula, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Pas luftës do të mbante poste të larta në Kosovë.
13)Xheladin Hana, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës dhe shkollën normale (për mësuesi) në Elbasan. Pas diplomimit punoi në Shqipëri si mësues. Pas luftës u bë drejtues i lartë në Kosovë.
14)Rexhep Gjiha (Xhiha), i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për t’ u shkolluar, mësoi të drejtojë automjetin dhe u bë shofer autobusi në Shqipëri. Në Shqipëri u bë komunist. Anëtar themelues i PKSH, ai do të ishte korrier mes PKSH dhe PKJ në linjën Tiranë-Gjakovë. Pas luftës do të vinte në Shqipëri si diplomat në ambasadën jugosllave, me ç’ rast u bë i njohur se Enver Hoxha ia përmendi emrin si njeriu që kishte rekrutuar “agjentët” që e kritikuan atë në Konferencën e Partisë për Tiranën në 1956, për shkak se në Shqipëri nuk po gjente jehonë procesi i destalinizimit që kishte nisur në Bashkimin Sovjetik. Arriti deri në postin e zëvendësministrit federal për punë të jashtme (ndihmës i sekretarit federativ për punë të jashtme).
15)Sabrije (Bije) Vokshi, e lindur në qytetin e Gjakovës, komuniste shtëpia e së cilës në Tiranë u përdor për mbajtjen e mbledhjeve të rëndësishme të forumeve të partisë komuniste. Në të njëjtën kohë ishte dhe anëtare e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, organizata e Gjakovës.
16)Qemal Bakija, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës i Gjimnazit të Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Anëtar themelues i PKSH, do të pushkatohej në 1943 në Kosovë.
17)Besim Imami, i lindur në qytetin e Gjakovës. Familja e tij erdhi në Shqipëri dhe u vendos me banim në Tiranë në vitet tridhjetë. Komunist, komisar kompanie në Brigadën II partizane të Shqipërisë, u vra në Brar, në periferi të Tiranës, në janar 1944.
18)Ramiz Treni, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime. Komunist. U pushkatua në 4 shkurt 1944 në Tiranë nga xhandarët kosovarë të Xhaferr Devës, si terrorist, për shkak të atentatit ndaj një shkolle në Tiranë. Në Tiranë një rrugë sot mban emrin e tij.
19)Sadik Pozhegu, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime i ndoqi ato në Korçë, ku u bë komunist. Ai u vra në Kala të Dodës, brenda kufijve të Shqipërisë së 1913, bashkë me Hajdar Dushin.
20)Zekeria Rexha, i lindur në qytetin e Gjakovës në 1910 pati ardhur në Shqipëri për t’ u shkolluar, ku nga shteti shqiptar iu dha bursë për të studiuar në Liceun Kombëtar të Korçës (francez). Pas përfundimit të tij nisi punë në 1932 në Tiranë, në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë. Atje ra në kontakt me rrethin e gjakovarëve komunistë, të tubuar rreth Asim Vokshit. U dërgua nga shteti shqiptar me bursë për të studiuar në Francë. Shteti shqiptar ia ndërpreu bursën për shkak se ra në gjurmë të veprimtarisë së tij komuniste. Deri në 1942 ishte mësues në Gjimnazin shtetëror të Tiranës, e njëkohësisht veprimtar komunist. Ai do të ishte edhe anëtar themelues i PKSH. Në 1942 shkoi në Gjakovë ku u bë organizator komunist, por duke luajtur rolin kinse të intelektualit pa parti. Pas luftës jetoi dhe punoi për një periudhë në Kosovë, porn ë 1958 u rikthye në Shqipëri.
21)Vehbi Lama, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Më pas do të ishte anëtar themelues i PKSH.
22)Fadil Hysen Hoxha, i lindur në qytetin e Gjakovës (nuk duhet ngatërruar me Fadil Hoxhën tjetër, me emër të madh), erdhi në Shqipëri për t’ u shkolluar. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 15 janar 1940, mes emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Më pas do të ishte anëtar themelues i PKSH.
23)Mazllum Këpuska, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Më pas do të ishte anëtar themelues i PKSH.
24)Xhevdet Hamza, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Më pas do të ishte anëtar themelues i PKSH.
25)Qamil Nixha, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Më pas do të ishte anëtar themelues i PKSH.
26)Mehdi Xhara, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Më pas do të ishte anëtar themelues i PKSH.
27)Osman Arifi, nga Vokshi i Gjakovës, i ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 15 janar 1940, mes emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. U pushkatua në Tiranë në 4 shkurt 1944 për pjesëmarrje në atentatin me bomba ndaj një shkolle ku qenë vendosur fëmijët e xhandarëve të ardhur në Tiranë nga Kosova.
28)Hysni Lajçi, i lindur në qytetin e Gjakovës në 1921, emigroi në Shqipëri, ku u bë komunist dhe anëtar themelues i PKSH. Më pas iu bashkua Batalionit partizan “Bajram Curri” që i përkiste Ushtrisë Partizane të Shqipërisë. Në 1942 u bë anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Në 1945 hyri në Milicinë Jugosllave ku arriti gradën kapiten.
29)Qamil Brovina, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në Normalen e Elbasanit, ku u bë komunist. Anëtar themelues i PKSH. Më pas u dërgua në Gjakovë, ku pati detyra drejtuese si komisar politik i Aradhës partizane “Emin Duraku” etj.
30)Fahri Hoxha, i lindur në qytetin e Gjakovës në 1916, erdhi në Shqipëri ku u bë komunist. Në 1942 kaloi në Gjakovë ku pati detyra ilegale si organizator komunist, ndërsa më pas iu bashkua njësive partizane në Kosovë. Në 1943 shkon përsëri me detyra partiake në Tiranë ku arrestohet në Tiranë në 1944 dhe dërgohet si i tillë në Gjakovë, ku varet publikisht së bashku me terroristen sllavo-muslimane Ganimet Tërbeshi.
31)Avdyl Gllava, i lindur në qytetin e Gjakovës, emigroi në Shqipëri ku ishte punëtor dhe u bashkua me lëvizjen komuniste. U arrestua dhe u burgos në Shqipëri nga italianët. Pas kapitullimit të Italisë në shtator 1943 arratiset dhe u bashkohet njësive partizane të Shqipërisë, nga ku shkon me detyra ilegale në Gjakovë.
32)Dërgut Vokshi, i lindur në 1913 në qytetin e Gjakovës, emigroi në Shqipëri me familjen në periudhën mes dy luftrave botërore. Në Shqipëri bëri shkollën e xhandarmërisë dhe punoi si xhandar. Iu bashkua lëvizjes komuniste nën ndikimin e kushëririt të tij, komunistit të njohur Asim Vokshi. Anëtar themelues i PKSH. Më pas shkoi me detyra në Gjakovë ku arrestohet dhe pushkatohet.
33)Ibrahim Vula, i lindur në qytetin e Gjakovës, punëtor shegert që kryente udhëtime në Shqipëri për shkak të profesionit, dhe që i përdorte edhe për veprimtarinë e tij komuniste. Në një rast të tillë arrestohet dhe burgoset në Shqipërinë e kufijve të 1913, në qershor 1943. Më pas arratiset nga burgu dhe iu bashkohet njësive partizane të Shqipërisë, ku qëndroi deri në fund të vitit 1944. Pas luftës shkoi në Gjakovë, ku bëri punë të ndryshme si zyrtar.
34)Hysni Zajmi i lindur në qytetin e Gjakovës në 1916 dhe i ardhur në Shqipëri me familjen. Ai kryeu shkollën normale të Elbasanit, ku u bë komunist. Më pas punoi si mësues në fshatin Kërnajë të Tropojës nga ku shkoi të bashkohej me njësitë partizane të Shqipërisë ku mbajti funksione drejtuese.
35)Tofik Çanga, i lindur në Shkodër në një familje të ardhur nga Gjakova. Anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës dhe më pas anëtar themelues i PKSH. Për shkak të origjinës gjakovare në vitin 1942 u dërgua me shërbim në Gjakovë, ku u bë anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë. U arrestua nga Policia dhe u dënua me vdekje, duke u ekzekutuar me varje në litar në Gjakovë.
36)Tonin Jakova, i lindur në Shkodër nga një familje me origjinë nga Gjakova, mbajti detyra me rëndësi partiake që gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, kur ishte ministër.
37)Hamdi Shehu, tregtar në qytetin e Gjakovës i cili udhëtonte në Shqipëri për tregti. Në këtë cilësi ka bashkëpunuar me Enver Hoxhën në dyqanin “Flora” të këtij të fundit, ku është furnizuar me cigare pasiqë Enver Hoxha kishte licencë nga fabrika “Flora” për shitjen e këtyre cigareve. Së bashku me veprimtarinë e tij tregtare kryente dhe dërgimin e postës sekrete të lëvizjes komuniste. Me pseudonimin “Besniku” ishte anëtar i PKJ dhe i PKSH, dhe ka qenë madje edhe sekretar i Komitetit Lokal të PKJ për Gjakovën.
38)Nafi Damoni (Ballata), i lindur në qytetin e Gjakovës, shkoi në Shqipëri, ku e siguroi jetesën si punëtor por iu bashkua edhe lëvizjes komuniste. Anëtar Themelues i PKSH ishte shumë aktiv në Komitetin Qarkor të Tiranës. Në 1942 shkoi në Gjakovë dhe prej andej në Aradhën partizane “Emin Duraku”. Arrestohet nga italianët dhe dërgohet në burg në Tiranë, prej ku arratiset dhe bashkohet me njësitë partizane të Shqipërisë. Pas luftës jetoi në Tiranë.
39)Xhaferr Vokshi, i lindur në Gjakovë emigroi në Shqipëri me familjen. Vellai i Sabrije Vokshit. Komunist dhe partizan në Shqipëri.
40)Kolë Jakova, i lindur në 1917 në Shkodër në një familje me origjinë nga Gjakova. Anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës qëkurse kryente Gjimnazin e këtij qyteti. Autorësh këngësh partizane komuniste.
41)Ismet Mula, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në Gjimnazin e Shkodrës, ku u bë veprimtar komunist. Anëtar themelues i PKSH.
42)Ali Jaha, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës, ku u bë veprimtar komunist. Anëtar themelues i PKSH.
43)Zeki Shehu, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime u bë komunist. Anëtar themelues i PKSH. Më pas kaloi me mision në Gjakovë, ku iu bashkua PKJ.
44)Myftar Cana, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime u bë komunist dhe më pas shkoi në Gjakovë.
45)Abdurrahman Hajdarpasha, i lindur në qytetin e Gjakovës, i ardhur në Shqipëri për studime, u bë veprimtar komunist. Anëtar themelues i PKSH. Më pas kaloi me mision në Gjakovë, ku iu bashkua PKJ.
46)Shefki Mustafa, i lindur në qytetin e Gjakovës, veprimtar komunist në Shqipëri me origjinë nga Gjakova. Anëtar themelues i PKSH. Më pas kaloi me mision në Gjakovë, ku iu bashkua PKJ.
47)Adem Kabashi, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati i ardhur në Shqipëri ku punoi si nëpunës, u bë veprimtar komunist. Anëtar themelues i PKSH.
48)Shefqet Musliu, i lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës i gjimnazit të Shkodrës ku u bë aktivist komunist dhe më pas anëtar themelues i PKSH.
49)Remzi Dushi, ii lindur në qytetin e Gjakovës, pati ardhur në Shqipëri për studime, u bë aktivist komunist. Anëtar themelues i PKSH.
Kjo listë ndoshta nuk është e plotë. Kërkime të mëtejshme mund të nxjerrin me siguri më tepër emra. Nga të përjashtuarit në gjimnazin e Shkodrës për veprimtari komuniste, në 1940, shumica qenë nxënës gjakovarë. Në 11 janar 1940 Prefektura e Shkodrës i dërgonte një letër Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë, ku thuhej për shtatë nga këtë nxënës që këtu quhen studentë: “Konsullata Jugosllave e këtushme studentat në fjalë nuk i u pranon mbassi nuk i njef për nënshtetas të vet për se thotë gjatë qëndrimit të gjatë të tyne në tokën t’onë nuk janë paraqitun as nji herë për të u shënue në regjistra që ajo Konsullatë mban për nënshtetasit e vet. Mbasi 7 studentat nuk kan ku të shkojnë përveç në Jugosllavi lutemi na njoftoni se si do të veprojmë me ta . Mejtimi i ynë asht me i transferue nga Shkodra.”
Pas kësaj ata u dërguan në burgun e Tiranës, por më pas u liruan dhe bënë punë të ndryshme në Shqipëri, duke vazhduar dhe veprimtarinë komuniste.
Pjesmarrja kaq e lartë e gjakovarëve në themelimin dhe rritjen e Partisë Komuniste të Shqipërisë më ka bërë kureshtar gjithmonë. Që në vitet tetëdhjetë kur ende nuk dija kaq shumë emra gjakovarësh që kishin pasur veprimtari të tillë, megjithatë më bënte përshtypje numri i lartë i tyre, me aq sa dija atëherë. Prandaj, nga të gjithë shqiptarët e Kosovës, kisha më së shumti kureshtje të njihja gjakovarët, për të kuptuar diçka nga mendësia e tyre, si një nga çelësat për të kuptuar këtë mister politik. Nuk e fsheh se përshtypja e pjesëmarrjes kaq të lartë të gjakovarëve në krijimin dhe rritjen e PKSH, ka kushtëzuar njëfarëlloj komunikimin që kam pasur rastin të kem me persona nga Gjakova. Në mendjen time nuk ka ekzistuar kurrë një stereotip përkeqësues i kosovarit, por nuk e fsheh se ka ekzistuar një lloj stereotipi përkeqësues i gjakovarit.
Pse kjo qasje entuziaste e gjakovarëve ndaj komunizmit, në krahasim jo vetëm me shqiptarët e tjerë të Kosovës, por edhe me shqiptarët e tjerë të Shqipërisë, duke përfshirë edhe ata të Jugut të Shqipërisë të cilët nuk kanë pasur një prani kaq të madhe në themelimin dhe rritjen e PKSH? Është e vështirë që të teprohet me rëndësinë që ka pasur në këtë disponim të madh të gjakovarëve ndaj komunizmit tradita gjakovare e homoseksualitetit. Dihet se Kominterni i udhëzoi partitë komuniste që për të rekrutuar sa më shumë njerëz të krijonin mjedis tërheqës për të joshur homoseksualët në lëvizjen komuniste. Kuptohet se një parti komuniste ilegale, duke qenë një organizatë konspirative, krijonte mundësi të mira për homoseksualët që të ushtronin pasionet e tyre në shtëpitë ku strehoheshin komunistët. Curzio Malaparte, në librin e vet me kujtime e përsiatje nga Lufta e Dytë Botërore, “Lëkura” shkruan për praninë e madhe të homoseksualëve në lëvizjen komuniste se shumë komunistë: “ishin dhënë pas pederastisë, duke menduar se ishin dhënë pas komunizmit.”(Curzio Malaparte: “Lëkura”, Shtëpia botuese “OMSCA-1”, Tiranë 2002, f. 144)
Por më duhet të them se Gjakova, ky vend i ekstremeve, ka nxjerrë edhe ekzekutorin më të madh të komunistëve në hapësirën shqiptare, të quajtur Ali Bokshi. Ky ishte një punëtor atdhetar në vendlindjen e tij në Gjakovë, i cili u arratis në Shqipëri pasi vrau spiunin serb Mahmut Polloshka. Në Shqipëri Aliu kryeu shkollën e Xhandarmërisë dhe nisi punë si xhandar. Në vitin 1941, kur Gjakova iu bashkua Shqipërisë shkoi atje me detyra speciale policore për të zbuluar e asgjësuar lëvizjen terroriste komuniste. Ali Bokshi u bë tmerri i komunistëve dhe vrau shumë prej tyre. Komunistët i bënë disa atentate në njërin prej të cilëve u vra në shtator 1943, pikërisht në kohën kur ai do të ngarkohej me detyrën për të udhëhequr një grup special të asgjësimit të komunistëve që do të vepronte në të gjithë hapësirën e shtetit të bashkuar shqiptar, sipas modelit të suksesshëm të tij në Gjakovë./Kastriot Myftaraj
Hajdar Dushi eshte “”Hero I Popullit” ne Shqiperi, ai nuk u vra nga gjermanet por nga shqiptaret ne rrethimin e paprovokuar te Kalase se Dodes te shtatorit 1944 se bashku me Sadik Pozhegun dhe 6 te tjere, ata qe i mbijetuan prites ishin vetem dy: Male Sadiku dhe Osman Perolli.