Gazetarja Alba Kepi nga studioja e “Kafe Shqeto” ka komentuar debimin e fundit të emigrantëve dhe azilkërkuesve nga Italia dhe aprovimin nga qeverisë shqiptare për t’i strehuar në kampin e Gjadrit.
Ajo theksoi se, pas deportimit të këtyre individëve nga ujrat ekstraterritoriale të Italisë, ata janë mirëpritur në kampin e Gjadrit pa asnjë kusht minimal për jetesën e tyre.
Kepi e konsideroi këtë situatë si një neglizhencë të rrezikshme, duke përmendur kushte të papranueshme dhe të pasigurta që po përballojnë emigrantët, përfshirë rrezikun e vetëvrasjes dhe mungesën e mbështetjes psikologjike dhe sociale.
Ajo theksoi se kjo është një situatë që kërkon vëmendje urgjente nga shteti shqiptar, për t’u siguruar se të drejtat dhe dinjiteti i këtyre individëve respektohen deri në momentin që ata largohen apo dëbohen ligjërisht.
Alba Kepi:
“Janë pjesë të ndryshimit që ndodhi pak javë më parë, pasi ata nuk kanë mbërritur nga ujrat ekstraterritoriale, por nga territori italian, ku atje kanë marrë urdhëra dërbimi.
Disa prej tyre janë të dënuar për dhunë seksuale, për pedo-pornografi, ka prej tyre që janë persona me rrezik për sigurinë e rendit publik, pra të gjithë këta kanë marrë urdhëra për dëbim nga territori italian, me përjashtim të njërit (nga 41 gjithsej), të cilit kur kanë mbërritur në ditët e para, ky person është evidentuar dhe ka një ngatërresë administrative, pasi nuk kishte marrë urdhër dërbimi, duke mos u pranuar në Gjadër dhe është kthyer menjëherë në Itali.
Gjithashtu, më shqetësuese është se kemi 35 në dy javë, 35 episode të personave që kanë tentuar vetëvrasje, persona që kanë marrë kurim në qytetin e Lezhës dhe ne kemi zero informacion për këto ngjarje, edhe pse jemi shqiptarë dhe jetojmë aty, por vijnë eurodeputetë nga Strasburgu, të cilët kërkojnë të gjejnë e të zbardhin episode të tilla, kaq të hidhura e problematike për personat që kanë tentuar vetëvrasjen, duke u lidhur dhe tek tubat e zjarrfikëses brenda strukturës së Gjadrit.
Madje janë sinjalizuar edhe elemente kritikë, pikërisht mbi projektimin e këtyre qendrave, pasi thuhet se kush ka probleme psiqike dhe kush nuk duron dot të qëndrojë në atë strukturë, mund të kryejë një hap vetëvrasjeje, pasi vetë projekti në atë strukturë e lejon këtë gjë.
Këtu kanë konfiguruar tavanin e dhomave të qendrave, ku kalojnë tubat e sistemit të zjarrfikëses apo sigurisë, të cilët mund të përdoren mjaft lehtë për të kryer hapa të tillë vetëvrasjeje.
Kjo çështje shkon më thellë, duke thënë se janë sinjalizuar se këta emigrantët apo ata azilkërkues janë pasur persona të dëbuar e të rrezikshëm. Mund t’i quajmë si doni, por gjithsesi, këta janë persona që në kushtet ku ndodhen, duhet t’u garantohet dinjiteti dhe liria e tyre deri në momentin që nuk largohen apo dëbohen me urdhër ligjor”.