Lajmi se në magazinën e një drejtori burgu në Shqipëri është zbuluar një plantacion gjigant kanabisi po bën xhiron e botës.
Shumë media të mëdha në Gjermani kanë raportuar për këtë ngjarje.
Mes tyre është edhe gazeta e rëndësishme Sueddeutsche Zeitung.
Ajo raporton se për ironi, magazina ku u gjet plantacioni është e një drejtori burgu, i cili ka mohuar akuzat.
“Policia shqiptare ka sekuestruar rreth 4,000 bimë kanabisi në një magazinë në rajonin e Elbasanit në qendër të vendit. Ndërtesa i përket ironikisht një drejtori burgu, i cili është pezulluar nga posti i tij në pritje të hetimit në vazhdim.
Mediat lokale raportojnë se ai është vetëdorëzuar më vonë në polici.
Ai i ka mohuar çdo pjesëmarrje dhe thotë se nuk e ka vizituar magazinën prej kohësh.
Deklaratat e tij nuk mund të provohen në mënyrë të pavarur.
Autoritetet kanë ndaluar ndërkohë një tjetër të dyshuar.
Hetimet vazhdojnë,” raporton media gjermane.