Gjashtë vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, qindra banorë të pastrehë janë ende në pritje të banesave të premtuara nga programi i Rindërtimit, i cili sipas ekspertëve është dominuar nga zvarritjet, mungesa e transparencës dhe abuzimet.
Pas gjashtë vitesh pritje, një grup njerëzish u mblodh të enjten para portës së shkollës “Lasgush Poradeci” në Kombinat. Me duart që shtrëngojnë letrat e aplikimeve, nervozë dhe të mbërthyer nga ankthi, ata mbajnë sytë nga zyrtari që lexon emrat një e nga një.
Zëri i tij kumbon mes zhurmës dhe trupave që shtyhen për t’u afruar sa më pranë portës.
Ndërsa lista vazhdon, banorët e Kombinatit qëndrojnë pezull mes frikës dhe shpresës, midis asaj që mund të fitojnë dhe gjithçkaje që kanë humbur gjatë viteve si të pastrehë.
Më 4 dhjetor u hodh shorti i rradhës për 80 banorët që presin të marrin një shtëpi nga programi i Rindërtimit, gjashtë vjet pasi tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkatërroi banesat e tyre.
Qeveria ka shpenzuar mbi 130 miliardë lekë për programin e Rindërtimin dhe pretendon se mbi 90 për qind e projekteve kanë përfunduar, por qindra familje vazhdojnë të mbeten ende mes katër rrugëve. Sipas ekspertëve, ky është rezultati i një procesi të dominuar nga zvarritjet, mungesa e transparencës dhe abuzimet.
Urbanistja Doriana Musai i lidh vonesat me planet e pastudiuara dhe parregullsitë që shoqëruan programin e rindërtimit. Sipas saj, fatkeqësia natyrore u keqpërdor gjithashtu për qëllime të tjera.
“Brenda një periudhë 2-javore, ende pa kallur të vdekurit, filluam të mendojmë se si ta kalojmë këtë moment. Reagimi aq i shpejtë, i pastudiuar solli prodhimin e shumë akteve, dokumenteve dhe VKM-ve, të cilat me kalimin e kohës tani pas gjashtë vitesh kanë rezultuar totalisht fiktive,” tha Musai për BIRN.
“Kemi zona, të cilat u shpallën zona rindërtimi pa pasur lidhje me dëmet e tërmetit. Një prej tyre është lagja e Kombinatit dhe 5 Maji në Tiranë, ku është vënë re që rindërtimi u përdor si justifikim për të prishur ndërtesa dhe për të ndërtuar objekte të reja, të cilat ende sot janë ose të pabanuara ose të pandërtuara,” shtoi ajo.
Në Kombinat, një grup banorësh refuzuan vendimin e autoriteteve shtetërore për prishjen e pallateve të tyre dhe e çuan çështjen në gjykatë. Nga 67 pallate të shpallura të pabanueshme nga institucionet, u shembën vetëm 35 prej tyre. Në 22 raste, qytetarët e fituan betejën me institucionet dhe ndërtesat e tyre nuk u shembën, ndërsa shumica e tyre ende kërkon një zgjidhje.
Edmond Çata, banor i Kombinatit, thotë se të dy kategoritë e banorëve po përballen tashmë me probleme.
“Nëse ti ke një pallat në këmbë dhe qëndrove ose nëse ti pret të marrësh një apartament të ri, nuk është e qartë dhe nuk ka transparencë për mënyrën se si menaxhohen njerëzit e prekur nga tërmeti. Sepse unë di p.sh., që njerëz që banojnë në pallatet që janë në këmbë që nuk ka vendime për prishjen e tyre, janë ftuar për të marrë dhe kanë marrë apartamente në pallatet e reja,” tha ai.
Sipas Çatës, ata që bënë betejën për mosprishjen e pallateve po përballen tashmë me mungesën e shërbimeve, me sipërfaqe të lëna në mëshirë të natyrës dhe me shqetësimin për gjendjen fizike të pallateve.
Në këtë kompleks banesash në Kombinat, shumë prej apartamenteve janë të pabanuara, sepse pallatet janë ende të pakolauduara dhe ka probleme me ujin energjinë dhe kanalizimet. Situata është e ngjashme edhe tek lagja “5 maji”, ku disa prej banorëve nuk kanë pranuar t’i nënshtrohen kushteve të bashkisë për strehimin dhe kanë refuzuar sipërfaqet e ofruara.
“Me kalimin e kohës, disa prej banorëve arritën të marrin një sipërfaqe minimale, pjesa tjetër vërtiten edhe sot që flasim nëpër Tiranë. Kjo sepse e para objektet nuk janë ndërtuar, e dyta sepse nuk ka pasur dakordësi midis pushtetit lokal dhe vetë banorëve përsa i përket sipërfaqes,” theksoi Musai.
Një pjesë e banorëve, sipas saj, janë të pakënaqur me sipërfaqet e marra, pasi kanë pasur godina 3-4 katëshe ku jetonin së bashku tre apo katër kurora.
Eksperti Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, kritikon mungesën e transparencës me programin e Rindërtimit, ndërkohë që thekson se abuzimi me fondet ka lënë të pastrehë një pjesë të konsiderueshme të banorëve.
“U bë në kushtet e mungesës së transparencës, kryesisht në kontrata të negociuara drejtpërdrejt me përfshirjen e kryetarëve të bashkive, me një rol kordinues por pa një letër të shkruar të ministrit përgjegjës për Rindërtimin, por që në thelb çon në devijimin e fondeve publike apo në cënimin e cilësisë së ndërtimit,” tha Preçi për BIRN.
“Disa ndërtime ngjajnë me geto, ngjajnë me Gazën shumë më tepër se sa me banesa të ndërtuara me para publike,” shtoi më tej ai.
Zvarritjet nuk gjendet vetëm në Kombinat apo në Lagjen 5 Maji, por edhe në zonat e tjera të dëmtuara nga tërmeti. Në Bashkinë e Vorës, rreth 160 familje presin ende zgjidhje për banesën e premtuar. Bashkia e Vorës i tha BIRN se ishte në pritje të fondeve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Në Marqinet, vetëm pak kilometra nga Tirana, 70 familje vazhdojnë të jetojnë me qira, ndërsa qeveria ka ndërprerë bonusin prej dy vitesh. 50 familje të tjera presin fondet për ndërtimin e shtëpive private në Vorë, Prezë dhe Bërxullë, si edhe 60 familje të tjera që duhet të strehohen në apartamente, por ato janë ende të papërfunduara.
Në mesin e Durrësit, qytetit më të dëmtuar nga tërmeti, një grup pallatesh të shpallura si të pabanueshme vazhdojnë ende të qëndrojnë në këmbë. Banesat janë të braktisura ose janë kthyer në strehë për aktivitete të paligjshme.
Por edhe në blloqet ku ka përfunduar ndërtimi, ekspertët vërejnë cilësi të dobët dhe probleme të tjera të infrastrukturës.
“Blloqe të vogla banimi në miniature, që më shumë duken si lagje provizore ku njerëzit janë vendosur provizorisht, ku hapësirat nuk kalojën 50 a 60 metra katrorë. Duken më shumë si kabina plazhi se sa si lagje të përhershme,” tha urbanistja Musai, ndërsa theksoi se një pjesë e banorëve nuk pranojnë të jetojnë aty për shkak të shpërnguljes nga territori.
“Në procesin e rindërtimit fondet u devijuan për pasurim të paligjshëm, të dyshuar gjerësisht, të zyrtarëve përgjegjës për ndërtime me cilësi të ulët dhe disa prej tyre të pabanueshme. Për ndërtime që nuk harmonizohen me infrastrukturën, sidomos me rrjetin e kanalizimeve dhe furnizimet me ujë etj, si në rastin e Fushë-Krujës,” tha Preçi.
Gjashtë vite pas tërmetit, Ministria e Infrastrukturës apo institucionet të tjera nuk kanë ende një bilanc të qartë për rindërtimin, pavarësisht miliarda lekëve të shpenzuara./BIRN
















Gjeografia IX dhe kritika dashakeqe e një “profesori” dështak
Ditët e fundit ka qarkulluar në medien e shkruar një i ashtuquajtur “artikull kritik” rreth teksitit Gjeografia IX, shkruar nga Gjovalin Gruda.
Duke u nisur nga titujt bombastik të këtij shkrimi, ne si autorë të tekstit patëm natyrshëm kureshtjen dhe pse jo edhe merakun pët të ditur se ku kishim gabuar kaq shumë, ndonëse kemi një jetë të tërë që merremi me Gjeografinë e Shqipërisë si në universitet, ashtu edhe si autorë tekstesh parauniversitare. Edhe pse artikullshkruesin e njohim prej kohësh vetëm si keqbërës e dështak që gjithë jetën e tij s’ka bërë asgjë me vlerë, po nisur nga cmira e keqe është marrë vetëm me përfoljen e kolegëve të tij me vlerë, përsëri jemi nga ata që i besojmë megjithatë shprehjes se kush punon edhe gabon. Mirpo, sapo filluam të lexojmë artikullin “kritik”, e kuptuam menjëhërë që e gjithë kjo s’kishte të bënte aspak me gabime dhe skandale shkencore, por thjesht me keqdashësinë dhe gjendjen e trishtueshme të profesorit dështak, tashmë në pension, i cili nuk arriti kurrë që të shkruajë qoftë edhe një tekst as për klasat më të ulta të shkollës.
Në këto kushte do ishte kohë e humbur për ne dhe gjithë ata që e njohin që të merreshim me një njeri të tillë dhe të ashtuquajturat shkrime të tij.
Megjithatë, në respekt të lexuesve të medies së shkruar dhe të mësuesve e nxënësve që nuk e njohin artikullshkruesin, por që përdorin tekstet tona e që prej shumë e shumë vitesh na kanë përgëzuar në të katër anët e vendit, po rendisim më poshtë disa sqarime për të shmangur çdo keqkuptim, pa hyrë dhe pa ju lodhur në cikërima kukuvajkash që merret artikullshkruesi.
1. Lidhur me përmbajtjen dhe strukturën e tekstit, artikullshkruesi nuk ka nga ta dijë se nuk ka shkruar ndonjëherë tekst, por për të gjithë autorët dhe mësuesit është e qartë se teksti hartohet mbi bazën e programit që harton dhe miraton Ministria e Arsimit, të cilit secili autor duhet t’i përmbahet dhe ta respektojë patjetër. Këtë kemi bërë edhe ne me tekstin në fjalë dhe po kështu janë të konceptuar edhe dy tekste të tjera të njëjta të autorëve të tjerë, që janë njëkohësisht në përdorim në shkollë. Do ishte mirë që artikullshkruesi t’i kishte shikuar edhe ato, apo nuk i intereson??? Madje në këtë pikë do t’i sygjeronim artikullshkruasit që si “luftarak” që është t’i japi mend edhe Ministrisë së Arsimit.
2. Artikullshkruasi nuk e njeh aspak kurrikulën shkollore dhe s’ka si ta dijë se si vijnë duke u zgjeruar informacionet nga klasat arsimit 9-vjeçar në atë të mesëm, prandaj edhe bën kot rrëmujë edhe gafa elemntare kur shkruan për raportet midis kapitujve e pjesëve të tyre, apo kur krahason tekste të niveleve të ndryshme.
3. Termat e përdorura në tekst janë konformë përmbajtjesë së mësimeve dhe sipas përdorimit të sotëm në gjeografinë perëndimore, e cila ka kohë që i ka lënë termat e vjetra dhe përdor konceptet e reja, që synojnë të evidentojnë vlerat dhe pasuritë natyrore, të cilat janë më të prekshme dhe më të nevojshme për t’i kuptuar nxënësit. Ndërsa termat pasuri minerare dhe ndërtim gjeologjik nuk japin ndonjë gjë të re në krahasim me termat e përdorura në tekst. Përkundrazi evolucioni i truallit e kufizon këtë evolucion vetëm në këtë truall, duke përjashtuar faktin se njëherazi kanë evoluar dhe ndryshuar klima, hidrografia, bota e gjallë etj. Ndaj është përdorur termi “natyra”, që i përfshin të gjitha këto. Po kështu termat gjeografikë “larmi, peizazh, rajon” janë të njohura nga nxënësit, nga programet e gjeografisë të zhvilluara në klasat paraardhëse. Ato përdoren nga gjeografia moderne shkollore dhe nuk janë të vështira për nxënësit.
4. Në lidhje me konceptin “rajon”, ai është i njohur nga nxënësit jo vetëm nga mësimet e para të këtij teksti, por edhe nga gjeografitë e zhvilluara në klasat paraardhëse. I kujtojmë artikullshkruesit se Gjeografia e Shqipërisë dhe e trevave shqiptare zhvillohet si gjeografi rajonale, njësoj si e zhvillojnë gjeografinë e vendit të tyre të gjitha shtetet e zhvilluara në botë. Në këtë kuadër është më se e kuptueshme përdorimi i termit “rajon”. Kjo, jo thjesht për të familjarizuar nxënësin me këtë termë gjeografik, por edhe për të kuptuar të përbashkëtat dhe ndryshimet midis rajoneve gjeografikë. Me sa duket, këtë risi të gjeografisë së sotme, artikullshkruesi nuk e kupton, sepse është ende me konceptin e gjeografisë së Shqipërisë të para viteve ’90, ku zhvilloheshin të ndara gjeografia fizike nga ajo humane. Moskuptimi i kësaj specifike të veçantë të rajoneve të integruar, e çon Grudën të bëjë një “vërëjtje” absurde mbi ndarjen e vendit tonë në katër rajone gjeografike, të cilët kanë mbi 25 vjet që jepen në të gjitha programet dhe tekstet e gjeografisë të botura në keto vite në vendin tonë. Gjatë gjithë kësaj kohe, nuk ka pasur asnjë kontestim për këto rajone. Kur paprimtas, duke mos u mbështetur në asnjë studim, Gruda kujtohet se këto rajone “janë shtrembërim i rajonizimit fizikogjeografik, i krahinave fizikogjeografike”. Që këtej del qartë edhe qëllimi i mbrapshtë i tij.
5. Vërejtja lidhur me me moshën e truallit të trojeve shqiptare, është një shtrembërim dashkaqes i asaj që thuhet shprehimisht në tekst: gjatë evolucionit gjeologjik, pra këtu është fjala vetëm për këtë evolucion dhe jo për moshën e truallit tonë. Dihet se evolucioni gjeologjik i një territori fillon me kohën e dopozitimit të formacioneve më të vjetra, që gjenden në këtë territor. Në vendin tonë formacionet më të vjetra i takojnë paleozoit, i cili, sipas shumë autorëve, fillon rreth 600 milion vjet më parë, kur, në kushte detare, u depozituan terrigjenët që gjenden kryesisht në zonën tektonike të Korabit. Komentet e tjera të artikullshkruasit për këtë problem, ku vetë ai bie në gabime shkencore, janë vetëm fantazi, që tregojnë qëllimin e mbrapshtë të tij.
6. Lidhur me termin “fushëgropë”, që ai e quan të gabuar, duhet theksuar se ky term ka mbi 35 vjet që përdoret në gjeografinë tonë shkollore e shkencore dhe për të nuk ka asnjë diskutim shkencor për ta zëvëndësuar. Ai shpreh qartë dhe saktë morfologjinë e relievit, “një fushë krejt e rrafshtë e rrethuar me male”. Kjo e dallon fushëgropën e Korçës, nga fusha e Myzeqesë apo nga gropat e tjera (Kolonjës, Tropojës etj), fundi i të cilave është i copëtuar nga rrjeti hidrografik, që i përshkon.
7. Është e çudiçme dhe tërrësisht e gabuar vërejtja që kërkon të trajtohen brigjet detare si hidrografi. Dihet se plazhet apo falezat në këto brigje janë forma relievi dhe trajtohen në tipin e relievit bregdetar. E habitshme, si mund të gabojë “profesori” i gjeomorfologjisë për këto koncepte elementare. Për nivelin e nxënësve janë më se mjaftueshme informacionet e dhëna për pasuritë ujore, të vlefshme për të dy detet. Për më tepër nxënësi e siguron vetë informacionin.
8. Shifra prej 40 km2, i takon vetëm liqeneve artificialë të krijuara për ujitje, ndërsa sipërfaqia e liqeneve për hidroenergji është shumë më e madhe. Ndërsa sipërfaqia e lagunës së Nartës është dhënë sipas monografisë Gjeografia fizike e Shqipërisë, botimi i Akademisë së Shkencave (1990).
9. Vërejtja “skandal” mbi vendbashkimin e të Osumit me Devollit “në dalje të Beratit” është e shtrembëruar me qëllim pasi në tekst thuhet ..“në afërsi të Beratit”. Ky pohim synon ta lehtësojë mësimin nga emrat e vendeve të panjohura.
10. Lidhur me statistikat në mësimet rreth popullsisë dhe ekonomisë së Shqipërisë autorët i janë përmbajtur strikt vetëm burimeve zyrtare. N.q.s artikullshkruesi nuk e di, rregjistrimi i fundit i popullsisë është bërë në vitin 2011 dhe të dhënat e tij vlejnë zyrtarisht për treguesit e përgjthshëm demografikë deri në rregjistrimin e ardhshëm, kur do të rishikohen edhe në tekst. Gëzohem që artikullshkruesi paska mësur kohët e fundit italisht dhe shfrytëzoga De Agostini.
11. Artikullshkruesi bën plot formulime të përgjithshme, të pa adresuara dhe të thëna pa asnjë përgjegjesi intelektuale dhe shkencore etj. Janë të shumta përcaktimet kategorike dhe të papërgjegjëshme, si: “të befasojnë mangësitë e pasaktësitë shkencore të shumta”, gabime skandaloze etj, tekst kaq problematik dhe çorientues në procesin e edukimit të dhjetëra mijëra nxënësve në shkencën e gjeografisë”, ku në fakt asnjëra prej tyre nuk qëndron. Madje dashkeqsia e tij arrin kulmin sa merr përsipër që ti jap mend Ministrisë së Arsimit që të heqë tekstin nga qarkullimi…
Në mbyllje të këtij shkrimi do të theksonim se është vërtetë fatkeqësi që ekzistojnë akoma të ashtuquqjtur “profesorë” të tillë, pa anjë kontribut, por që i kanë marrë titujt akademikë me gënjeshtra dhe sot, kur koha i ka nxjerrë jashtë mode, ndotin mjedisin shkollor dhe mediatik. Janë pikërisht këta që i bëjnë studentët dhe në përgjithësi rininë pesimist për të qëndruar në këtë vend.
O Gjivalin shpelkari o monster prehistorike.je prof o zot ti je nje idjot.
Te kane bere padi koleget e tu se te vetem liber e ke plagjiature komplet. Libri gjeomorgologjia e ke vjedhur o hajdut nga 2 autore franceze.
Max derruau Les firmes du reliev terrester.
Dhe nje autor tjeter.
Keto dite une bashke me nje koleg te gjeografisr Andri Hoxha po njoftojme shtepine botuse ne Paris duke i cuar librin qe eshte nje kopje e gjalle e autorit te mesiperm
Gjon do paditesh ne gjykate ske ku vete.
U bie ne qafe kujdo qe te del oara pa te drejte.
Po tani te erdhi dita te japesh llogari o gomar…