VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Me fund të trishtueshëm përpjekja e shqiptares në SHBA, e deportojnë pa u ndarë as me familjen (fotot)

By | May 18, 2018

Komentet

Prodhimet e Krushës së Rahovecit në tavolinën e biznesit në Çikago


Zv.ministri për punë të jashtme në qeverinë e Kosovës,Besnik Fahredin Hoti i shoqëruar nga Daniel Shure dhe MIchael Schmitt(Oda Ekonomike Amerikë-Izrael)si dhe përfaqësuesit e (SHSHA-SHGSHA)Mamut Skenderi,Skënder Karaçica,Lirie Mehmeti dhe Ria Ismajli,vizituan disa nga qendrat kryesore të biznesit ndërkombëtar dhe zyrën e Kryebashkiakut Rahm Emanuel në Çikago.

Ministrin Hoti e priti Tom Bartkoski,drejtor i zhvillimit në botën e biznesit ndërkombëtar në Çikago dhe shpalosën një varg projektesh nga fusha ndërkombëtare e biznesit dhe të politikave të investimeve ndërkombëtare.Në këtë takim të ngrohtë e miqësor,zv.ministri Hoti për Tom Bartkoski prezentoj disa nga prodhimet e Kooperativës Bujqësore Krusha të Rahovecit,që janë kryesisht prodhime të grave shqiptare të kësaj ane që regjimi serb në vitin 1998-1999,pati vrarë e masakruar më se 200 burra,gra e fëmijë për të lënë në duart e këtyre nënave afro 500 jetimë dhe ekonominë e shkatërruar.

Prodhimet e Ajvarit  nga 12 llojet e varieteteve të specave të Krushës së Rahovecit u pritën mirë nga të pranishmit në Zyrën e Qendrës Ndërkombëtare të Biznesit në Çikago.Me këtë rast u tha se plasimi i këtyre prodhimeve shtëpiake të grave që rrisin fëmijët e tyre jetimë të plasohen në tregun e gjerë në Amerikë dhe në botë,u tha ndër të tjera në Qendrën për Biznes Ndërkombëtar në Çikago.

Në agjendën e ngjeshur të zv. ministrit Besnik Hoti vazhdoi në vizitën e tij në 1871-Qendra e Çikagos për Tekonologji dhe Sipërmarrje për të parë nga afër procest e zhvillimit të përvojave dhe të inovacioneve të reja shkencore dhe të dijes në fushën e të bërit biznes me kritere moderne ndërkombëtare që tash e sa vjet kjo qendër ka bërë një përvojë në rrugëtimin e saj me kahe të reja të hulumtimeve me njerëzit të bashkuar në zyrat e saj në Çikago.

Zv.ministri Hoti me shoqëruesit vizitoi zyrën e kryebashkiakut Rahm Emanuel në Çikago dhe u prit nga Lisa Kohnke,drejtoreshë e partneritetit strategjik dhe zyra e punëve ndërkombëtare dhe u informua për kahet e shtetndërtimit të Kosovës dhe miqësia e përjetshme e popullit shqiptar në hapësirën etnike në Ballkan.

Në të gjitha këto takime zyrtare në Çikago,
zv.ministri për punë të jashtme Besnik Fahredin Hoti për miqtë tanë amerikanë ua dorëzoi hartën e shtetit të Kosovës me kristalet e Trepçës dhe hartën turistike,,Visit Kosovo,, të përgatitur nga Ministria për Tregëti dhe Industri në qeverinë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës i bënë ftesë zyrtare Odës Ekonomike Amerikë-Izrael si bartëse e këtyre aktiviteve në fushën ekonomike dhe të investimeve që me bizneset dhe kompanitë në Çikago të vizitojnë në një të ardhme të afërt Republikën e Kosovës,thuhet në agjendën e vizitës së zv.ministrit  të jashtëm Besnik F.Hoti

Për fund duhet theksuar se në Çikago erdhën dy përfaqësuesit e rinj zv.ministri Besnik Hoti dhe Prof.Faton Bislimi që siç thanë me buzë në gazë,,pozitë-opizitë,,saherë që vjen në plan të parë shteti i Kosovës nuk bisedohet se cilës parti politike i takon.Në të vërtetë,ky ishte një mesazh i mirë i vlerave të demokracisë dhe kombëtare në vizitën e suksesshme në Çikago për kahet e reja të shtetndërtimit të Kosovës.

Skënder Karaçica

Me fund të trishtueshëm përpjekja e shqiptares në SHBA, e deportojnë pa u ndarë as me familjen (fotot)

Është deportuar në Shqipëri pa i dhënë as mundësinë për t’i thënë lamtumirë tre fëmijëve të saj apo bashkëshortit, shqiptarja Cile Precetaj, e cila jetonte prej 18 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu thonë anëtarët e familjes së saj, shkruajnë mediat e huaja këtë të premte.

 

Ndërsa një zëdhënës për Emigracionin dhe cështjet doganore në SHBA tha se ICE njoftoi anëtarët e familjes për largimin e shqiptares dhe u tha familjarëve të saj të bënin gati çantat dhe valixhet e saj 10 ditë më parë, bashkëshorti i shqiptares tha se nuk e dinte që gruaja e tij ishte deportuar deri të enjten, kur ajo e telefonoi nga Gjermania për t’i thënë se ishte rrugës për në Shqipëri me dy agjentë të ICE.

“Fëmijët e mi janë shkatërruar. Ata nuk mund të ndalojnë së qari”, tha burri i shqiptares për Free Press të enjten në mëngjes. “Fëmijët e mi janë traumatizuar. …”

Zëdhënësi i ICE Khallid ëalls tha të enjten se familja u njoftua “disa ditë përpara largimit të saj që do të ndodhte shpejt” dhe se ata morën bagazhet dhe gjërat e tjera të saj personale.

Por familja pohon se asnjëherë nuk u është dhënë një datë deportimi, as ndonjë informacion përfundimtar në lidhje me nëse do të deportohet apo kur do të ndodhë.

E gjithë kjo ndodhi, tha burri, pas 10 ditëve që ai ishte telefonuar nga ICE që i kishte thënë atij të bënte gati valixhen e gruas së tij dhe ta çonte atë në selinë e ICE në Detroit.

Historia e saj bëri bujë të madhe dhe tërhoqi vëmendjen mediatike. Cile Precetaj ka jetuar në SHBA për shumë vite, ku dhe ka krijuar familjen me bashkëshortin Peter Gojcevis, të cilët kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Mëngjesin e së enjtes (26 Prill), ajo zbuloi se po përballet me një çështje deportimi nga vendi për shkak të mungesës së dokumenteve. Sapo mësoi këtë lajm, Cile Precetaj u dërgua në spital në gjendje të rënduar ankthi.

“Ajo mendonte se pësoi atak në zemër dhe qëndroi në spital për 2-3 orë“, thotë bashkëshorti i saj.

PANORAMA

Kapidani Nikollë Gjomarku (1927-2018) – Një jetë e perkushtuar për Mirditën dhe atdhedashurinë – Nga Tomë Mrijaj

Pema gjenealogjike e parë e familjes së madhe dhe e mirënjohur shumë shekullore e Gjormakajve, sipas burimeve të saktë arkivore historike vjen nga Pal Dukagjini.

Maria Greco, një gazetare italiane do të magjepsej nga historia e familjes së Gjomarkajve. Në një nga artikujt e saj më të spikatur është dhe historia e familjes ndër më të njohurat në Shqipëri.

Gjomarkajt deri në 7 prill 1939, me ardhjen e komunizmit kanë qenë udheheqësit e Mirditës”, e fillon ajo artikullin e saj.

Fillimi i sovranitetit të Gjomarkut, i përket shekujve të mëparshëm, sepse ato janë pasardhësit e Lekë Dukagjinit. Princërit e Dukagjinit ishin një nga familjet më të vjetra dhe fisnike shqiptare.

Principata e tyre u konfigurua veçanërisht në fundin e shekullit XII, sepse ato kishin një origjinë më të lashtë. Trashëgimia më e madhe, që i ka lënë Dukagjini popullit të tij është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Nga shumë këndvështrime kanuni, që është një e drejtë zakonore e vjetër ruhet si një vlerë e pallogaritshme.

Armiq të mëdhenj ndaj turqve, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit këto të fundit pushtuan Shqipërinë dhe një pjesë të territorit të Dukagjinit ndaj ato u shtrënguan në Mirditë, që për sa i përket relievit mund të konfigurohet si një vend i ashpër me male.

Në Mirditë, Gjomarkajt vazhduan luftën e tyre antiosmane, krenar për fenë e tyre katolike derisa e detyruan Perandorinë Otomane (turke) të merret vesh me këtë krahinë krejt ndryshe nga krahinat e tjera të Shqiperisë.

Në shekullin XV dhe XVI, feja e krishterë u ruajt e paprekur vetëm në Mirditë, me të gjitha vlerat e dashurisë dhe humanizmit.

Për të mbrojtur katoliçizmin dhe pavarësinë, mirditorët jetuan gjithmonë mes luftrash dhe gjakut, ku Gjomarkajt ishin të gatshëm gjithmonë të mbronin Atdheun e tyre ndaj armiqve të kombit. Kur kërkohej ndihma e tyre, në bashkimin e trojeve shqiptare ato vraponin të jepnin ndihmën e tyre si në vitet 1444, 1878-1912, 1920, 1944-1990.

Gjatë gjithë shekujve ata duruan burgun, sfiduan vdekjen në mijëra luftëra, etj., duke lënë përjetësisht në histori emrin e tyre heroik.

Të tillë Kapidan mund të përmendim disa, si: Gjon Marku I, Lleshi i Zi, Bib Doda, Preng Bib Doda, Marka Gjoni,  Gjoni i Markagjonit, Dr. Mark Gjomarku (Ministër i Brendshëm i Shqipërisë), juristi Ndue Gjomarku kryetar i Blokut Indipend, oficer Llesh Gjomarku, i perskutuari politik Dedë Gjomarku (1944-1990), i cili, provoi të gjithë burgjet dhe kampet e internimit në kohën e komunizmit në Shqipëri, Nikollë Gjomarku, i arratisur nga Shqipëria në kohën e komunizmit të zi, i cili, ndërroi jetë sot, i rrethuar nga familja në shtëpinë e tij në New York.

Në Orosh të Mirditës, para 91 vjetëve, do të lind në vitin 1927 Nikollë Gjonmarku, që i shton gëzimin prindërve të vet, sepse ishte djali më i vogël mbas 4 djemëve të tjerë. Kjo familje e madhe oroshase, do të ketë 10 fëmijë, pesë djem dhe pesë vajza.

Aty lindën fëmijët njëri mbas tjetrit, duke filluar me Markun, që është fëmija i parë dhe më pas u lind Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda, Nikolla dhe motrat: Dava, Gjela, Marta, Dila dhe Bardha.

Kapidani Nikollë Gjon Marku, nga nëna ishte nipi i Bajraktarit të Kurbinit i Gjok Pjetër Pervizi, një përsonalitet i njohur asokohe për besë, burrëri, zakone e tradita të hershme dhe bashkëkohore shqiptare.

Nikolla, mësimet e para i mbaroj në Orosh të Mirditës. Kur komunizmi pushton Shqipërinë Nikolla ishte në moshën 17-vjeçare. Ai në këtë moshë fillon të provoi mbi kurriz vuajtjet e rregjimit komunist.

Nikolla, së bashku me me antarë të tjerë të familjes me gratëdhe fëmijë internohet në kampin e punës së deyrueshme në Berat.

Ai më vonë transferohet në kampet e tjera të punës, si: Uznovë, Kuçovë, Shijak, Valias. Sikur të mos mjaftonin këto vuajtje, Nikolla provon sërisht vuajte të reja në kampet famkeqe të internimit në Tepelenë dhe Turan, në rrethin e Gramshit në Elbasan.

Atje puna ishe shumë e rëndë, sikurse më thoshte shpesh Nikolla, gjatë takimeve që kemi pasur sëbashku në New York.

Ai ndër të tjera tregonte edhe detaje vuajtjesh, ku midis të cilave ishte ushqimi dhe përbuzja e madhe, që komunizmi kishte për të gjithë kundërshtarët politik antikomunist.

Ai thoshte se çdo ditë kampi i punës së detyrueshme na jepte 800 gram bukë në ditë, s’do të dilte as për të ushqyer zogun e shkretë… Kushtet e banimit ishin shumë të tmerrshme, me lagështi, baltë, dërrasa të kalbura etj.

Nikolla tregonte, se në prill të vitit 1945, të gjithë familjen tonë na mbyllën në shtëpinë e Guljem Lukës, përballë shtëpisë sonë (Gjonit të Markgjonit), në të cilin ishte vendosur komanda e Sigurimit të Shtetit, ndërsa shtëpia e shkodranit Guljem Lukës ishte një burg i vërtetë, me mure të larta rrethuese dhe roje të shumta policie.

Në qershor të vitit 1945, të gjithë familjen e Kapidanit, sëbashku me familje të tjera të grumbulluara nga katundet e thella të Veriut të Shqipërisë, i internojnë në Kampin famkeq të Beratit.

Nikolla, tek më tregonte për vuajtjet në kampet e internimit, ai thotë një detaj shumë delikat, për gjyshen e vet në moshën 85-vjeçare. Nikolla tregon, se: “As pushtuesit e huej nuk janë sjell me ne sikurse komunizmi. Gjyshja e jonë ka kalue nji kalvar të papërshkruem në komunizëm… Ma në fund ajo ndërroi jetë në kampin e internimit në vitin 1947…”

Vdekjet vijnë njera mbas tjetrës. Kështu në kampin e Savër të Luhnjës, vdes nëna e Nikollës, gruaja e Gjon Marka Gjonit. Sërisht aty vdes edhe kunata Martja, gruaja e vëllait Dr. Mark Gjon Markut ish Ministrit të Brendshëm… Ky kamp famkeq, ka ekzistuar deri në rrëzimin e komunizmit.

Në pranverë të vitit 1949, ose më saktë në maj të atij viti, Nikolla së bashku me nëntë shokë dibranë then perden e hekurt dhe arratisen nga kampi i Turanit.

Largimi nga vendi nuk ishte i lehtë. Në ato çaste ata u përlasën direkt me forcat e ndjekjes së Sigurimit, ku fatkeqsisht kapen tre prej tyre, ndërsa Nikolla me gjashtë shokë bashkëvuajtës të tjerë kalon kufirin dhe hyn në territorin e ish Jugosllavisë, në pjesën e Maqedonisë.

Në atë kohë kujtonte Nikolla, shefi i UDB-së së ish Jugollavisë për zonën e Dibrës së Madhe ishte Mustafa Lleshi, një i afërm i kupolës komuniste Haxhi Lleshit Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë Komuniste, i cili, urdhëron menjëherë policinë jugosllave për t’i rikthyer në Shqipëri.

Për të fat mirë asokohe Nikollën dhe gjashtë vetë të tjerë nuk i dorëzuan tek forcat e Sigurimit shqipar të Enver Hoxhës, por i kanë futur brenda territorit të Shqipërisë në Dibër, ku aty ata janë strehuar në famijet bujare dibrane. Pas disa kohe të qëndrimit nëpër miq e dashmirë ata u arratisën sërisht në ish Jugosllavi.

Kësaj here ata kishin fat, sepse shefi i UDB-së ishte një qytetar maqedonas, i cili, i mori në dorëzim. Nikolla ato ditë u arratis sërisht së bashku me Abdullah Kaloshin, Jonuz Ndreun dhe Xhelal Dinen, të cilët mbas shumë peripecish u vendosën në New York të SHBA-së.

Nikolla, qëndroi për shtatë vjet në ish Jugosllavi. Ai gëzoi respekt nga të gjithë nacionalistët e njohur shqiparë, të cilët ishin në dijeni për sakrificat e shumta të Derës së Gjomarkut kundër komunizmit të zi.

Në nëntor të vitit 1956, ai u lejua të kalonte në Itali, ku u bashkua me babain Gjonin dhe vëllain Ndue Gjomarkun.

Nikolla u martua në vitin 1963 dhe ka dy djem dhe një vajzë: Mark Gjomarkaj, Aleksander Gjomarkaj dhe Anna Maria Gjomarkaj.

Me ardhjen në New York, sëbashku me vëllain e tij Ndue Gjon Markun, që ishte kryetar i Bllokut Indipendent, Nikolla zhvilloi një veprimtari të dendur atdhetare në media dhe më së shumti dejtoi revistën nacionaliste: “Lajmtari i të Merguemit”.

Pushoft në lumnin e pasosun!

Telegram ngushllimi i Shoqatës se Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” me rastin e kalimit në amshim të Kapidan Nikollë Gjomarkajt

E nderuar familje Gjomarkaj

Te nderuar shqiptarë kudo që jeni

Me rastin e kalimitë në amshim të kapidan Nikollë Gjomarkajt djalit më të vogël të kapidan Gjon Marka Gjoni,idealistit që e theu perdën e hekurt komuniste ne Shqipëri dhe ju bashku babait dhe vellait në Itali e më pasë ne Amerik, drejtuesit per një kohë të gjatë të organit të Blokut Kombtar Indipendent  Kapidan Nikollë Gjomarkajt ju shprehim ngushllime te sinqerta me fjalën tradicionale Mirditore Zoti ju laft shnosh.

Kur komunizmi e pushton Shqipërinë Nikolla ishte në moshën 17-vjeçare. Ai në këtë moshë fillon të provoi mbi kurriz vuajtjet e regjimit komunist.Nikolla, së bashku me antarë të tjerë të familjes me gratëdhe fëmijë internohet në kampin e punës së deyrueshme në Berat. Ai më vonë transferohet në kampet e tjera të punës, si: Uznovë, Kuçovë, Shijak, Valias. Sikur të mos mjaftonin këto vuajtje, Nikolla provon sërish vuajte të reja në kampet famkeqe të internimit në Tepelenë dhe Turan, në rrethin e Gramshit në Elbasan. Ne këto kampe famkeqe te komunizmit që ishinë kampe shfarosëse kapidan Nikoll Gjomarkajt i vdes lokja, nëna, dhe gruaja e vëllait kapidan Mark Gjon Markut, por aji gjen forc dhe arratiset nga ferri komunistë ku pasë shume peripecive te kaluara dhe veshtirsive të shumta mbërrin në Itali dhe i bashkohet aktivitetit kombtar të Blokut Kombtarë Indipendent që udhehiqet nga vëllai i ti i dytë Kapidan Ndue Gjon Marku, ku një rolë aktiv me këshilla dhe sugjerime e kishte edhe babai i ti kapidan Gjon Marka Gjoni.

Gjatë gjithë aktivitetit të Blokutë Kombtarë Indipendent kapidan Nikoll Gjomarku e udheheqi pjesën më të ndishme të saj revistën politike Lajmtari i të Merguemit që ishte organ i Blokut Kombtarë Indipendent.

Në kët revist që u botua disa vite aty u paraqitën përveq aktivitete të Blokut Kombtarë Indipendent edhe analiza politike, të periudhës kohore, lufta e pakompromisë kundër komunizmitë dhe sjelljen e demokracisë në Shqipëri,hapatë që do ti merrnin partit politike në Shqipëri pasë qlirimitë të Shqipëris, bashkpunimi në mesë të organizatave atdhetare shqiptare në mërgim dhe shumë materiale të tjera.E nderuara familje Gjomarkaj kudo që jeni bëhuni të fortë për humbjen e Kapidan Nikoll Gjomarkajt, këti pinjolli me të rijë të kapidan Gjon Marka Gjonit i cili shkoi pasë traditës shekullore te kapidanëve te Mirditës duke vazhduarë gjatë gjithe jetës aktivitetin kombtarë pa pushuarë asnjëher.

 

Ne emër të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë Trojet e Arbrit pritni ngushllimet tona te sinqerta dhe vellazerore dhe besojm që shpirti i kapidan Nikoll Gjomarkajt tju bashkohet shpirtrave të vëllezërve dhe babait të tij që punuan dhe luftuan për një Shqipëri të shqiptarëve.

Zoti ju laftë shendosh!

Në emër të Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” Nue Oroshi Kryetar

Për të afërmit e viktimave të komunizmit, plagët mbeten të hapura (video)

Pothuajse tre dekada pas rënies së komunizmit në Shqipëri, shumë bij dhe familjarë të të përndjekurve politikë, thonë se drejtësia për ta nuk është vënë në vend që nga mospërballja e vendit me krimet e asaj kohe e deri tek mosgjetja e eshtrave të të dashurve të tyre të ekzekutuar. Në Nju Jork, një organizatë shqiptaro-amerikane e gruas dhe aktivistë të tjerë, shfaqën një dokumentar së fundmi me këtë temë dhe nderuan sakrificat e familjeve që vuajtën pasojat e regjimit komunist.

“Kena vujt, kena heq shumë, shumë keq. S’di se ça me thanë, s’di”, thotë Katerina Cima.

Pasi i kishin ekzekutuar të atin, baba i gjashtë fëmijëve, nëna e saj, ishte detyruar ta dërgonte atë dhe një vëlla në jetimore në Shkodër, pasi nuk i ushqente dot me bukë. Ngaqë nuk e shihnin shpesh të ëmën ndonjëherë nuk e njihnin.

“Nuk ishim në gjendje me e njoftë, veç ia bajshim njani-tjetrit: He, a ashtë nana jonë kjo, a ashtë nana jonë kjo? Po mor më thoshte (vëllai) dhe shkoshim e takoshim”, thoshte ajo.

Zonja Cima ishte vetëm një nga familjarët të-ish të përndjekurve në Shqipëri të pranishëm në aktivitetin e mbajtur në Producer Club Theaters.

Presidentja e shoqatës së gruas “Hope & Peace”, Mimoza Dajçi, që vetë vjen nga një familje e tillë, thotë se mbrëmja e mbajtur në ditën kur në Amerikë është festa e nënave, ishte një homazh, një buqetë me lule…

“…për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat shqiptare, që kanë humbur jetën nga torturat komuniste në Shqipëri, nga makineria serbe në Kosovë dhe të gjitha gratë dhe femrat në botë që kanë humbur jetën dhe janë keqtrajtuar nga komunizmi në Evropën Lindore dhe atë Qendrore.”

Zonja Dajçi, është një nga protagonistet e dokumentarit “Të zhdukur në Shqipëri: Familjet ende në kërkim të përgjigjeve”, prodhuar nga BBC Alba, një kanal televiziv në gjuhën galike, në bashkëpronësinë e BBC-së.

Xhaxhai i saj, Rasim Dajçi u ekzekuta në Prizren në vitin 1945.

“E kam një obligim të tim eti dhe të timit personal për të gjetur eshtrat e xhaxhait tim të zhdukur dhe të vrarë nga komunizmi me në krye Shefqet Peçin, sepse kjo ishte një masakër vëllavrasëse direkt me urdhër të Enver Hoxhës që u bë në Prizren në 1945 ku u pushkatuan gati 15 ushtarakë të lartë”.

Beqir Sina, bashkëorganizator i aktivitetit, i cili vetë ka lindur në internim, thotë se Shqipëria është ende larg demokracisë për arsye se korrupsioni, kriminaliteti dhe harresa e asaj që kaloi vendi, ka ndikuar shumë në këto 28 vjet.

“Ne duhet t’ia kuptojmë secilit atë çfarë ka kaluar për 45 vjet për arsye se nuk vuajti vetëm një shtresë, ose ajo shtresë që vuajti specifikisht dhe politikisht atë periudhë. E vuajti i gjithë populli shqiptar kur flasim për një periudhë 45 vjeçare, një izolim total dhe një varfëri të tejskajshme prej 45 vjetësh”.

Ashtu si zoti Sina, edhe zonja Dajçi shprehet me shqetësim për shfaqjet e nostalgjisë për komunizmin në Shqipëri dhe thotë se kjo ishte një nga shtysat kryesore për aktivitetin.

“Vërtet dhuna nuk është e hijshme por problemi është që distancimi nga e kaluara komuniste duhet të bëhet nga të gjithë, duhet të ketë pendesë, duhet të ketë falje dhe ligji duhet të zbatohet që figurat e diktatorit Hoxha të mos ekspozohen më në mënyrë të atillë që të provokojnë njerëzit që kanë vuajtur nga ai regjim.”

Disa prej atyre të vuajturve ishin pikërisht në atë sallë.

“Nuk mjaftuan vuajtjet e Spaçit (ndalon sepse ngashërehet) …Më arrestuan tre muaj para se të lindte djali. E lashë gruan shtatzënë në shtëpi. E gjeta djalin … pesë vjeç. Më falni se kam emocione…”, thotë Gëzim Vojka që ka vuajtur në burgun e Spaçit dhe e quan atë që nodhi një hakmarrje primitive.

“Ata u munduan të na zhduknin deri në gen po them që ne jetuam, po si jetuam”, thotë Suzana Matja, familja e së cilët u internua, pasi iu ekzekutua babai.

“Të keqen, të gjithë torturën e morëm me vete dhe ata njerëzit e mi sot, dy motra dhe një vëlla më kanë vdekur në një moshë që nuk ishin për të vdekur nga torturat që iu bënë atje dhe gjëja më e shpifur që mund të ishte: Vinin mbi 30 vetë të degës dhe bënin apelin në orën 2 të natës kur binte një shi i madh edhe me fëmijët me vete, i mbanim në gji se nuk të linin as çadrën. Këto janë gjëra shumë të zbukuruara se ka të tjera shumë të këqija”, thotë ajo.

“Hajdutëria ka tre forma: Të jesh hajdut parash, dihet. Të jesh hajdut pronash dihet, ama hajdut që të vjedhin jetën, kjo është e pafalshme. Na është vjedhur jeta”, thotë Flora Selfo, ish e përndjekur.

Në dokumentar, kryeministri Edi Rama e pranon se është e vështirë të përballesh me çrrënjosjen e pasojave të komunizmit dhe thotë se njohja më e mirë është përmes muzeumeve, ku të rinjtë të njihen me të kaluarën.

“Unë nuk u besoj shumë memorialeve dhe monumenteve”, thotë ai në dokumentar.

Por për pjesëmarrësit në aktivitet dhe të intervistuarit në dokumentar, të afërmit e disa prej të paktën 6 mijë personave që u ekzekutuan ose vdiqën nga torturat gjatë komunizmit, harresa është e pamundur. Ndërsa vazhdojnë të përpiqen për zbardhjen e fatit të të dashurve të tyre, ata duan të paktën të ketë një memorial ku të shprehin homazhet e tyre dhe të vënë një tufë lule.

Çikago do të ndihmojë ekonominë e Kosovës – Nga Skënder Karaçica

Çikago do të ndihmojë ekonominë e Kosovës


Ka kohë që Oda Ekonomike Amerikë-Izrael në Çikago ka shprehur gadishmërinë që të ndihmojë kahet e zhvillimit ekonomik dhe të politikave të investimeve në ekonominë e shtetit të ri të Kosovës,kështu është shprehur këshilltari i lartë i këtij institucioni Daniel Shure.

Për të vazhduar aktivitetin aty ku nisi me Konferencën Ekonomike për Investime në Kosovë që u mbajt në vitin 2015 në Çikago me delegacionin shtetërorë me ish-presidenten Atifete Jahjaga(të enjten,më 17 maj 2018)vjen për vizitë zyrtare zv/ministri për punë të jashtme në qeverinë
e Kosovës,Besnik Fahredin Hoti.

Në agjendën zyrtare të Odës Ekonomike Amerikë-Izrael thuhet se zv/ministri Hoti do të vizitojë zyrën e Kryebashkiakut Rahm Emanuel në Çikago dhe Departamentin e Tregëtisë për marrëdhënie ekonomike të biznesit në botë për temën aktuale  për mundësitë e biznesit dhe të investimeve në relacionet Kosovë-Çikago,thuhet ndër të tjera në agjendën e Daniel Shure.

Ndërkaq,në programin e kësaj vizite të zv/ministrit të jashtëm Hoti thuhet se qeveria e Kosovës do të afrojë 5 projekte kapitale të zhvillimit ekonomik  që presin ardhjen e investimeve nga jashtë dhe sidomos nga Amerika,vendi mik i përjetshëm i shtetit të Kosovës.

Sipas programit të vizitës së zv/ministrit Hoti në Çikago,qeveria e Kosovës i bënë ftesë Odës Ekonomike Amerikë-Izrael që në një kohë të duhur të vizitojë Kosovën dhe nga afër të njihet me resurset natyrore e njerëzore si dhe me ligjet për politikat e investimeve që garanton dhe siguron mirëvajtjen e tyre shteti i Kosovës.

Zv/ministrin e jashtëm Hoti në vizitën e tij në Çikago do të shoqërojnë të dyja shoqatat (SHSHA-SHGSHA)si dhe Faton Bislimi,anëtar i bordit të LQSHA-së dhe këshilltar i kryetarit të komunës në Gjilan.

Skënder Karaçica

Në vend të lajmit – Në Çikago nuk takova kurrë asnjë slloven! – Nga Skënder Karaçica

 

Në Amerikë thonë se jetojnë 190 popujt dhe gjuhë të ndryshme nga mbarë bota.Në këtë vend të lirë jetojnë edhe shqiptarët nga treva etnike,që pa drejtësisë historike dhe varfëria i solli këndej detit (term i De Radës)në Amerikën e largët.

Në Çikago në tiparet e vlerave universale të demokracisë dhe të lirive njerëzore,na dalin para syve mbishkrimet e bizneseve në shkruara (pos gjuhës angleze) edhe në shumë gjuhë të botës dhe në gjuhën shqipe!

Kjo është Amerika e njerëzve të lirë dhe të barabartë para kodeve të ligjeve të Kushtetutës!

Për shtetin e Sllovenisë kaherë është thënë se ata kanë projektin kombëtar për kombin dhe shtetin e vet.Pas shpërbërjes se ish-Jugosllavisë ky shtet e mori udhën e drejtë drejtë BE-së dhe në NATO dhe e sotmja dhe e ardhmja e sigurt në fushën e zhvillimit ekonomik,themeli i fortë për mirëqenien e popullit sllovenë.

Në Çikago në bashkësinë e qytetit më të zhvilluar në Amerikë dhe në botë,kam parë shumë popuj me ritet e tyre kombëtare e gjuhësore,por nuk takova kurrë asnjë slloven!Kjo për faktin se shteti i Sllovenisë me kohë e ka rregulluar kur e kur  kahet e zhvillimit të shtetit të vet kombëtar,prandaj popullit sllovenë nuk i duhet valixhja e mërgimit…!

Kosova me resurset e veta natyrore e njerëzore,sipas mendimit të profesorit dhe ekonomisitit të njohur dr.Ismet Gusija,ka të gjitha mundësitë të mbajë në mirëqenie 10 milionë shqiptarë!

Në shekullin e ri,populli shqiptar Jo i varfër…!

Çikago,12 maj 2018

Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” SHBA – Kerkese Presidentit te Republikes Z. Ilir Meta!

12 Maj, 2018

 

Me rastin e dites se Nenave Amerikane, Mother’ Day, organizata jone e gruas me qender ne SHBA, uron te gjitha nenat shqiptare, amerikane dhe te gjitha nenat ne bote.
Urime Festen!
Happy Mother’ Day!
Shendet, suksese, paqe e lumturi ne familje!
Me shume barazi gjinore e te drejta legjislative!
Me kete rast i drejtohemi Presidentit Ilir Meta, qe edhe ne Shqiperi, te njihet e diela e dyte e muajit maj, si dite e Nenave.
8 marsi eshte dite e gruas. Dita e Nenave i mungon Shqiperise!
Vendet qe e festojne ne te njejten dite Festen e Nenave jane SHBA dhe Australia.
Shpresojme qe Shqiperia te renditet si vendi i trete ne bote qe e njeh zyrtarisht kete date.

Organizata “Hope & Peace” SHBA

Vatra organizon një Mbrëmje madhështore Gala me rastin e 106 vjetorit! Bileta hyrëse 100 $!

Vatra organizon më 1 Qershor një Mbrëmje madhështore Gala me rastin e 106 vjetorit të themelimit të saj!

Në Mbrëmjen gala janë të ftuar këngëtarë të njohur si Gëzim Nika, Frederik ndoci, MIra Konçi, Albërie Hadërgjonaj etj.

Ftesa nuk është vetëm shqiptarët e New York-t me rrethina, por gjithë shqiptarët e Amerikës.

Pagesa për hyrjen është 100 $ ku përfshihen darka komplete dhe bari i hapur!

Vatra, organizata panshqiptare është themeluar më 28 April 1912 nga Faik Konica dhe Fan Noli. Në takimin e formimit të pranishëm ishin Faik Konitza, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi. Vatra është simbol

Federata pan-shqiptare e Amerikës Vatra mbushi 106 vjeç.

Faik Konica, një nga themeluesit kryesorë të saj, mendonte se shqiptarëve u duhej shumë punë për të arritur atje ku donin, dhe për këtë arsye me 1912, propozoi që shoqata e re të quhej, Parmenda, simbol i punës dhe ndryshimit. Vatrani veteran Uran Kostreci, ish i përndjekur politik, shkrimtar e poet thotë se me këtë ide Konica ishte vertetë largpamës e idealist. Por kur pa se shumë vetë nuk e pëlqyen këtë emër, Konica dhe Noli zgjodhën emrin Vatra, edhe ky një tjetër koncept largpamës, sepse për të arritur qëllimet e tyre atdhetare, shqiptarët duhet të ishin të organizuar, prandaj u duhej bashkim. Dhe Vatra është simbol i bashkimit dhe mirëkuptimit.

Distancim Publik! – Nga Mimoza Dajçi

Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane “Hope & Peace” me Qendër në SHBA, distancohet plotësisht nga deklarata publike e gazetares së PPSH, Genta Kaloçi, për ndarjen nga jeta të djalit të shkrimtares Zj. Flutura Açka.

Historikisht shqiptari e ka vizituar apo ngushëlluar edhe hasmin në fatkeqësi familjare, por qëndrimi tepër mallkues i shoqes Kaloçi në rastin konkret, na tregon të kundërtën, është tepër i ulët e jashtë traditës shqiptare.

Me këtë rast ngushëllojmë Zj. Flutura Açka për dhimbjen e madhe që i është shkaktuar nga humbja e jetës së djalit të saj të vetëm, dhe jemi tepër të indinjuara kur mësuam se një femër, motër, nënë, apo çfarë do qoftë kjo Kaloçi, të prezantojë vetë – veten në media me një vrerë të tillë të akumuluar, ku përfshin komplet shtresën ish të burgosur e të persekutuar politike te Shqipërisë. Mendojmë se vepra të tilla, qoftë edhe shprehi, janë shembuj të kanibalizmit, aspak humane e të rrezikshme për njerëzimin.

Kjo vepër e saj e pa kontrollluar mirë, tregon mos pendesë për krimet e së shkuarës mbi popullin tonë të pafajshëm nga rregjimi komunist, mos falje, e qarravitje për diktaturën më të egër në Europë.

Zoti ja faltë mëkatet!

10 Maj 2018, SHBA

Tri pamje kontradiktore të ministrit të Diasporës – Nga Taulant Dedja

Që prej 18 prillit 2018, Shqipëria ka një ligj për diasporën. Sipas këtij ligji, janë mbi 9 organe përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën, mes të cilave edhe një ministër shteti i posaçëm, aktualisht Pandeli Majko. Përmbajtja e ligjit dhe vetë nocioni diasporë, meritojnë një analizë të veçantë, çka e tejkalon synimin dhe objektin e reagimit tim.

Këto radhë fokusohen vetëm tek titullari i ngarkuar me misionin e institucionalizimit të marrëdhënieve me diasporën, të cilin e kemi parë kohët e fundit të udhëtojë andej-këtej oqeanit në eksplorim të diasporës dhe në takime me diasporën. Shumë mirë ka vepruar ministri, sepse kjo është një nga detyrat e tij.

Zhvendosja masive e grupeve me origjinë etnike të njëjtë, është tendencë e vjetër dhe aktualisht më shumë se 3% e popullsisë në botë, jeton larg vendeve të origjinës. Nga kjo tendencë nuk kane bërë dhe nuk bëjnë përjashtim as shqiptarët, të cilët, nga dita në ditë, po shtojnë shifrat a përqindjet e asaj që quhet diasporë.  Arsyet e krijimeve të diasporave kanë qenë kryesisht ekonomike e politike. Më vonë edhe psikologjike e sociale për ata që janë ndjerë të alienuar apo të pavlerësuar në vendin e tyre dhe e kanë braktisur atë për një fillim të ri.

Tashmë, nga politika u mendua që përmes një ligji, diaspora shqiptare të llogaritet jo vetëm për aktivitete kulturore e artistike apo mediatike, por edhe për qëllime bashkëpunimi ekonomik apo më tej, elektorale. Madje-madje, u fol nga ministri i Diasporës edhe për shtetasit shqiptarë të dënuar jashtë atdheut, në tryezën e rrumbullakët me temë, “Mbi të drejtat dhe liritë e shtetasve shqiptarë të privuar nga liria jashtë vendit”. Ky debat u organizua më nismë të ministrit Majko në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, nën kujdesin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mos gaboj, edhe me mbështetjen e OSBE.

Një parantezë. Kjo temë është shumë e rëndësishme dhe shumë e ndjeshme për ata qe e vuajnë drejtpërdrejtë. Ajo duhet trajtuar me shumë përkushtim nga institucionet përgjegjëse, sepse shteti duhet t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve të vet në çdo cep të globit, edhe në kushtet e privimit të lirisë.

Por, duke lexuar me kujdes fjalimin e para disa ditëve të Z. Majko, mu krijua përshtypja që ministri i Diasporës u shfaq në disa pamje të ndryshme, kontradiktore për mendimin tim. Një herë u shpreh sikur të ishte kryeministri Rama, duke vënë në shënjestër administratën me deklarimin se ajo: “është ende e përgjumur në marrëdhënie me diasporën. Një̈ pjesë e saj vepron mbi parimin se detyrimet e saj të shërbimeve me qytetarët, kufizohen mbi taksapaguesit që jetojnë̈ në territorin e vendit”. Po nga i merr direktivat kjo administratë lind pyetja? Përgjigjen duhet ta dijë më mirë ministri.

Më tej, ministri i Diasporës veshi kostumin e ministrit të Drejtësisë kur dha informacionin se: “shtetasit shqiptarë të privuar nga liria jashtë vendit nuk janë pak, veçanërisht në vendet fqinjë ku edhe përqendrohen komunitetet më të mëdha shqiptare. Mendohet se më shumë të dënuar apo të paraburgosur shqiptarë ka jashtë vendit, se sa brenda tij. Sipas statistikave, në Greqi janë rreth 1655 shtetas shqiptarë të dënuar apo paraburgosur, në Itali rreth 1600 shtetas shqiptarë të burgosur, nga të cilët 100 në paraburgim. Në Gjermani janë 768 shtetas shqiptarë të burgosur, në Britani 750 vetë, në Holandë 92 vetë, ndërsa në Austri rezultojnë 52 shtetas shqiptarë të burgosur ose në paraburgim. Këto statistika i përkasin llogaritjeve deri në shtator 2017.”

Në pamjen e tretë, Z. Majko u shfaq si ministër i Jashtëm kur deklaroi se: “krijimi i “liaison officer” për këtë qëllim, është, gjithashtu, një faktor i rëndësishëm që do të shërbejë si pikë kontakti për personat e privuar nga liria jashtë vendit. Vendosja e tyre, fillimisht në Itali dhe Greqi, do të jetë një model fillestar për të verifikuar funksionimin e tyre. Aktualisht, e gjithë ngarkesa aktuale e kësaj çështjeje e zhvendos të gjithë barrën e saj tek ambasadat tona jashtë vendit. Kam pasur në një rast një perceptim të gabuar për profesionalizmin e drejtueses së një konsullate shqiptare në një vend fqinj. Mu desh ta rishikoja opinionin tim për të, që në momentin që ajo më tregoi se në çantën e saj të punës kishte lista të sakta të të burgosurve shqiptarë, të cilat i rifreskonte rregullisht. Jashtë perceptimit tim për të, kjo grua shkonte rregullisht e vizitonte burgjet që mbulonte sektori i saj i përgjegjësisë. Ajo bënte çfarë kishte mundësi duke ofruar ndihmë, e sidomos seriozitetin e pranisë së shtetit shqiptar në trajtimin e shtetasve tanë jashtë vendit.  Duhet pranuar, se në psiqikën tonë administrative për diplomatët e aftë, është fiksuar formati i diplomatit të “luftës së ftohtë”. Si mund të jetë një diplomat “i aftë” për forcimin e marrëdhënieve në një shtet kur është i “pamundur” të vendosë marrëdhënie me komunitetin e shqiptarëve që jeton aty?”

Ja pra një diplomate jo e përgjumur, e cila paska ndikuar në ndryshimin e opinionit të ministrit … Personalisht njoh diplomatë shqiptarë brilantë e të përkushtuar, që nuk kanë asnjë lidhje me formatin e diplomatit te “luftës së ftohtë”. Ambasadori shqiptar në Kanada, në këndvështrimin tim është model në marrëdhëniet me komunitetin shqiptaro-kanadez. Nuk e di nga e ka krijuar këtë bindje ministri në lidhje me psiqikën tonë administrative për diplomatët e aftë. Kam punuar dikur pranë ish-kryeministrit sot ministër i Diasporës, kam përfaqësuar Shqipërinë për rreth 12 vjet në Këshillin e Europës apo OSBE, por sinqerisht nuk kam në kujtesë një shije të tillë të ngjashme më atë të ministrit.

Konkluzioni? Shumë pak si ministër Diaspore u shfaq Pandeli Majko. Kjo ndoshta për shumë arsye. Ndoshta, sepse tek një ish-kryeministër, natyrshëm shfaqen reminishencat e pozicionit te dikurshëm. Ndoshta, sepse organet përbërëse në funksion të pozicionit të tij nuk janë krijuar ende. Ndoshta, sepse ai është në pritje të zbatimit të kërkesës së ngutshme pa arsye nga ana e tij, drejtuar ambasadave për të përzgjedhur me urgjencë dhe pa shumë transparencë anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës me 13 vetë. Ndoshta, sepse ende nuk ka asnjë akt nen-ligjor për detajimin e procedurave të bashkëpunimit mes shtetit dhe organizmave ekzistuese të Diasporës anë e mbanë botës dhe qendrave kulturore me drejtues diplomatë që mendohet të krijohen. Ndoshta, sepse ende është në dilemën që përfshirja e supozuar e Diasporës në zgjedhje mund të krijojë një sherrnajë e përçarje të panevojshme. Te paktën kam parasysh Kanadanë, i cili është ndofta i vetmi vend ku nuk ka organizime të shqiptarëve sipas përkatësive politike apo degë të partive politike …

Gjithsesi përpjekjet e ministrit për të bërë diçka për diasporën janë të lavdërueshme. Por, në rastin konkret, para se të deklarojë shifra në tryeza, ai duhet të qartësojë mirë nëse këta të dënuar janë apo jo të gjithë pjesë e diasporës. Dihet që ka edhe anëtarë të diasporës që vuajnë dënimin në vendet ku jetojnë. Ata janë me dokumente të rregullta, shumica me dy shtetësi, dhe si të tillë, gëzojnë të drejtat si gjithë qytetarët e tjerë në atë vend. Këta syresh, për shkak të marrëdhënieve të rregullta ligjore me shtetin ku paguajnë taksa, e kanë më të lehtë të gjejnë ndihmë në vendin pritës, se sa nga vendi i origjinës dhe madje as nuk e kërkojnë fare këtë ndihmë.

Por edhe sikur të duan t’i drejtohen shtetit të origjinës, ata do kontaktojnë ambasadën, e cila është nën varësinë e Ministrisë së Jashtme dhe ka eksperiencën e mjaftueshme për t’i dhënë drejtim çështjeve ligjore. Dhe jo vetëm eksperiencën, por edhe tagrin ligjor, pasi neni 6, pika 2/ç i Ligjit 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm Diplomatik të Republikës së Shqipërisë” parashikon se: “Shërbimi i Jashtëm, nëpërmjet veprimtarisë së tij mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve shqiptarë, si dhe të drejtat kombëtare të popullsisë shqiptare që jeton jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë”.

Pra, ligjërisht, ministri i Diasporës duket se iu mbivendos pa qenë nevoja dhe pa ia kërkuar askush, Ministrisë së Jashtme dhe më pas asaj të Drejtësisë kur doli publikisht e mbajti fjalim për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve shqiptarë të privuar nga liria jashtë atdheut (se shqiptarëve që kanë vetëm shtetësinë e vendit ku jetojnë, p.sh. në Gjermani apo Austri, nuk ka asnjë shans t’u afrohet ministri i Diasporës për mbrojtje).

Ky veprim madje mund të krijojë dhe pritshmëri të gabuara nga ana e familjarëve apo hallexhinjve, të afërmit e të cilëve vuajnë veçanërisht në burgjet e Greqisë, të njohura për keqtrajtim të shqiptarëve. Në vend të adresohen atje ku duhet që në fillim, ata mund të humbin kohë duke menduar gabimisht se për këtë problem ka tagër ligjor edhe ministri i Diasporës.

Nuk është keq të mbrosh e të flasësh për të drejtat, por kjo të mos bëhet në hava. Për mendimin tim, ministri Majko duhet t’i përmbahet objektit të ligjit për diasporën sipas të cilit në nenin 1 thuhet se: “Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për: a) kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën; b) mënyrën e mbajtjes, të forcimit dhe realizimit të lidhjeve të diasporës me vendin e origjinës; c) krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës; ç) dhënien e çmimeve kombëtare në fushën e marrëdhënieve ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës; d) ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet shtetërore në vendin e origjinës”.

Deri tani nuk është krijuar Agjencia Kombëtare e Diasporës, nuk është krijuar as Këshilli Koordinativ për Diasporën, as qendrat kulturore si e parashikon ligji. Dhe kuptohet ky është vetëm fillimi. Gjërat duan kohën përkatëse dhe buxhetin përkatës. Pra, mbetet që ministri i Diasporës, deri sa të krijojë organet përgjegjëse për përmbushjen e këtyre rregullave, më mirë të mendohet se sa të deklarohet, më mirë të fillojë të hartojë strategjitë e praktikat më të mira të bashkëpunimit me Diasporën me dobi të ndërsjella si për vendin ashtu edhe për komunitetin, se sa të bëjë deklarata patetike të panevojshme apo të nënshkruajë memorandume me OJQ pa histori veprimtarie konkrete … Diaspora nuk ka nevojë për PPP…

Këtë i kërkon edhe ligji 16/2018 neni 5, kur e vesh ministrin me kompetencat përkatëse, specifikisht: a) i propozon Këshillit të Ministrave nxjerrjen e akteve rregulluese dhe marrjen e masave të tjera të nevojshme për realizimin e politikës shtetërore për marrëdhëniet me diasporën; b) mbikëqyr dhe koordinon zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Marrëdhëniet me Diasporën; c) mban dhe monitoron marrëdhëniet me diasporën; ç) krijon dhe përditëson në mënyrë sistematike të dhëna për organizimin e saj në forume; d) bashkëpunon me ministritë përgjegjëse, sipas fushave të veprimtarisë, për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në vendet ku jeton diaspora; dh) i propozon kryeministrit dhënien e çmimeve për kontribute të veçanta në ruajtjen e forcimin e lidhjeve ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës, si dhe për kontribute të veçanta në promovimin e Shqipërisë në botë; e) krijon marrëdhënie dhe promovon aktivitete përafruese e lidhëse me ambasadat përkatëse në shtete ku jeton diaspora”.

Deri tani, kabineti i ministrit të Diasporës, jo për mungesë vullneti nga ana e titullarit, duke mos ushtruar këto kompetenca, në variantin më të mirë, ngjan si një drejtori e Ministrisë së Jashtme që i “gëzohet” udhëtimeve jashtë shtetit dhe mbushjes së sallave të projekteve që u kanë mbetur stok organizatave ndërkombëtare apo në disa raste takimeve me individë që nuk jetojnë dot pa koleksionuar e publikuar në rrjete sociale fotografi me ministra e deputetë.

Me dashamirësi i kujtoj ministrit që shumica dërrmuese e diasporës, të paktën ajo pjesë që njoh unë, modestisht është e heshtur dhe shkëlqen shpesh me punë pa pasur nevojë për reklamë apo dekorata e çmime. Madje shumica dërrmuese e saj ende ka alergji nga organizimet që shpesh vuajnë nga reminishencat e kohës së komunizmit.

Pra, si konkluzion i parë, pas një analize të shpejtë të shfaqjes 3 mujore të Ministrit në rolin e tij, unë personalisht mendoj që me këtë profil publik apo me shfaqje deklarative dhe patetike (nuk dua të besoj me qëllime elektorale) nuk fitohet besimi i diasporës dhe as krijohet autoriteti i duhur për të pasur peshë në vende ku jetojnë e punojnë qindra mijëra shqiptarë, në shumë raste me dy shtetësi.

Prandaj që të duket sa më i suksesshëm ky institucion, ministri duhet të ushtrojë kompetencat që ia ka atribuuar ligji, pa shkelur në territore që nuk i zotëron si për nga kapacitetet institucionale e buxhetore, ashtu edhe nga kompetencat.

Territori i ministrit të Diasporës në radhë të parë është identiteti ynë kulturor dhe gjuhësor dhe ndërtimi i urave të besimit të ndërsjellë. Ministri nuk duhet të harrojë kurrë një gjë shumë esenciale: Ngjyra e vetme e diasporës është ngjyra e flamurit dhe e kombit shqiptar!

Fytyra fashiste e Serbisë – Nga Skënder Karaçica

 

Është e ndershme të thuhet:
Shqiptaro-Amerikanë, Shqiptaro-Kanadezë, Shqiptaro-Austriakë, Shqiptaro-Anglezë, Shqiptaro-Suedezë, Shqiptaro-Kroat!

Por nuk është e ndershme dhe nuk bënë asesi të thuhet:
,,Shqiptaro-Serb,,(sic!).

Pas Luftës së Dytë Botërore, një nga udhëheqësit politik të Serbisë, Koço Popoviq thoshte se ,,shqiptarët mund të quhen jugosllavë, por asnjëherë nuk mund të quhen serbë!

Shkas i këtij shkrimi u bë rasti i sotëm, kur e kur në kufi me Republikën e Kosovës(Merdare) forcat policore me fytyrë fashiste ua ndalën udhën sportistëve tanë (karatistëve)që të marrin pjesë në Olimpiadën Sportive të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës.

Prof.dr.Neol Malcolm thotë se KOSOVA ligjërisht kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë (cituar si fusnotë) nga libri i tij ,,KOSOVA-Një Histori e Shkurtër,,Prishtinë,2001.

Atëherë,e kohës :Kosova dhe Serbia(shqiptarët dhe serbët)janë ndarë njëherë e përgjithmonë në vitin historik për kohën 1999!

KOSOVA shtet i pavarur e ka Udhën e vet: Sportistët tanë po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare të sportit! Me krenari sot e nesër po mbajnë uniformën sportive të Republikës së Kosovës!

E paçi me fat udhën sportive, karatistët e Kosovës!

Çikago,9 maj 2018