VOAL

VOAL

Francesco Totti fitues i çmimit special të presidentit të UEFA-s

June 13, 2017

Komentet

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT- PËR TË DYTËN HERË, URUGUAI KAMPION I BOTËS- Nga SKIFTER KËLLIÇI, Boston, (SHBA)

 

 

(BRAZIL,1950)

 

Në minutën e 69-të të finales Brazil-Uruguai , të zhvilluar në stadiumin gjigand “Marakana” të Rio De Zhaneiros,  Mikuesi goditi  traun e portës braziliane dhe pesë minuta më pas Skiafino ftoi Gixhan, i cili, i kërrsur,  si një kalë gërmuq i legjendave, pasi çarmatosi mbrojtësin e majtë, Bigode , shënoi golin e dytë.

…Gjigandi “Marakana” hesht, tkurret,  akullohet. Futbollistët në fushë janë të $oroditur dhe porta uruguajane u tretet   sysh. Ndeshja ka mbaruar dhe hallku në shkallët e stadiumit nuk u beson syve. Për më tepër, ka nga ta që në çaste haluçinimi, pandehin se futbollistët do të reshtohen përsëri në fushë, për të filluar… pjesën e tretë!..

Por kur Zhyl Rimeja, presidenti i FIFA-s, u dhuron uruguajanëve kupën, gjithçka bëhet e e qartë.
Klithma brengosëse, deri në lotëri të paprashme… Për më keq, 56 infarkte  në stadium në ato minuta. Rasti më patetik është ai i mbrojtësit brazilian, Danilo, që kërkon të vrasë veten. Por arrijnë ta shpëtojnë. Por jo 50 të tjerë që gjejnë mënyra të tjera që  t’i japin  përgjithmonë  lamtumirën kësaj bote.  Dhe jo nga skamja, mjerimi që mbështjell  Brazilin…Por  nga një humbje në fushën e futbollit. Dashuri verbuese deri në fanatizëm të skajshëm…

Mijëra sy nguliten mërishëm mbi urugujanin Gixha,  që është shkaktari i kësaj llahtare. Po të mos ishte policia, vështirë se do te mbetej gjallë, bash si gjyqtari belg Langenus pas finales Uruguai-Argjentinë në Botërorin 1930. Por ai për nafakën e tij qe veshur me zhaketë dhe kilota. Kurse Gixha me fanellë e të mbathura sportive.  Sidoqoftë,  ai arrin gjallë me  në atdhe. Dhe  pritet si hero. Ashtu si uruguajani tjetër,  Skiafino, që kujton:

”Shikoja nga fusha mijëra e mijëra që qanin me kuje në shkallët e stadiumit. Ata nga hidhërimi, kurse ne në vetevete nga gëzimi, duke menduar për famljet tona”.

Brazili është në zi. Uruguai, kur nuk e priste- kampion i botës për të dytën dhe të fundit  deri tani.

Të  dyja skuadrat luajtën në këtë finale historike më këta futbollistë:

 

Uruguai:

 

Maspoli, M.Gonzales, Tehera ,Gambeta,Varela, Andrade,Gixha,Perez,Miguez, Skiafino, Moran;

 

Brazili:

Barbosa, Augusto, Juvena, Bauer, Danilo, Bigode, Friaka, Zizinjo, Ademir , Zahir, Kiko

Gjyqtar- Reader,(Angli)

 

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT – ITALIA PËR TË DYTËN HERË KAMPIONE E BOTËS- Nga SKIFTER KËLLIÇI

 

 

(FRANCË, 1938)

 

 

(Boston, SHBA )

 

 

Finalja  e këtij  botërori Hungari-Itali u  zhvillua në stadiumin ”Kolomb” të Parisit. Nga shikuesit në fushë u prit me brohoritje ardhja e presidentit të Republikës franceze, Lebrun. Ndonëse nuk e njihte  futbollin, ai kishte dëshirë që të nderonte organizatorët e botërorit dhe veçanërisht presidentin e FIFA-s Zhyl Rime, edhe ai francez.

Presidenti, me t’u ulur pranë  Rimesë, dukë hedhur  sytë  nga futbollistët që po bënin nxemjen , pyeti me naivitet: ”Cilët janë fracezët në fushë?”.

Merret me mend hutimi i presidentit të FIFA-s, i cili arriti për çudi ta nxirte nga ky telash   veten dhe presidentin e Republikës franceze që kishte bërë këtë goxha gafë, duke i dhënë këtë përgjigje të mençur:

”Francezët, shkëlqesi, përfaqësohen në fushë…nga gjyqtari”. Duke shqiptuar këto fjalë, tregoi në në fushë gjyqtarin Kapdëvil, që për fatin e tij të mirë  ishte francez.
“Futbollin e kuptoj pak,- shpjegoi pas ndeshjes presidenti francez,- por pashë që italianët  zhvilluan një ndeshje  të bukur..”

Ndeshja u fitua nga skuadra “axurra” me rezultatin  3-1 dhe kështu ata  për të dytën herë u bënë kampionë të botës.

Ata patën në finale këtë përërje:

 

Oliveri, Foni, Rava, Serantoni, Andreolo, Lokateli, Biavati, Meaca, Piola, Ferrari, Kolausi.

 

Hungaria:

Sabo, Polgar, Biro, Salai, Suks ,Lazar, Sas, Vinceze, Saroshi, Zengeler, Titkos

 

Gjyqtar-Kapdëvil, (Francë)

 

Golëshënuesi më i mirë:

Leonidas, (Brazil),8 gola.

 

Nga galeria e yjeve:

 

Piola, (Olivieri, (Itali), Sharoshi, (Hungari), Leonidas, (Brazil), Foni, (Itali), Guaia, (Brazil).

Kapiteni i ekipit italian Giuseppe Meazza

VËSHTRIM MBI BOTERORËT E FUTBOLLIT- ITALIANËT, KAMPIONË TË BOTËS (ITALI, 1934)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

 

Boston ,(SHBA)

 

Duhet të them se gjatë këtij botërori shkallët e stadiumeve nuk u mbushën tërësisht nga shikuesit. Dhe kjo sepse futbolli  nuk ishte bërë kaq popullor në Itali, një vend ku pjesa dërmuese e popullsisë ishte ende fshatare, sidomos në Italinë e Jugut. Por pas këtij botërori kjo lojë mori përmasa të mëdha  dhe e u përhap shumë shpejt në tërë Gadishullin Apenin.

Ndeshjen finale Itali – Çekosllovaki e ndoqi në Stadiumin Kombëtar të Romës    edhe vetë Musolini. Ky stadium, i ndërtuar që më 1911, u pagëzua gjatë sundimit të tij me emrin  Stadiumi Kombëtar… i Partisë Nacional Fashiste dhe kishte një nxënësi prej 45 mijë  shikuesish.

Si$ dëshmonte më pas Zhyl Rimeja,  presidenti i FIFA-s, që ndodhej në tribunë  pranë Du$en, ai nuk kishte fare haber nga futbolli dhe mbeti i ngrirë gjatë takimit. Por, kur Skiavio shënoi golin e fitores, fytyra e tij u përndrit  dhe ai sikur u $lirua nga një barrë e rëndë.

…Italianët kanë epërsi, por golin e parë e shënojnë çekët me anë të Pucit. Mbeten vetëm 21 minuta lojë. Pasi kalon disa $aste nervozizmi, skauadra axurra “galvanizohet” dhe Monti, që katër vjet më parë ka luajtur në Uruguai me fanellën e Argjentinës, pra është italian i natyralizuar, (ashtu si Orsi dhe  Guita), ”merret vesh”me Ferrarin dhe “vendimin” që marrin,  e  vë në jetë Orsi më një goditje të pamëshirshme. Vjen shresa e lojës. Dhe pastaj goli historik i Skiavios që  bie i alivanosur për tokë, i mbuluar nga puthjet dhe përqafimet e shokëve.

Italianët janë kampionë të botës.

Finalja Itali- Çekosllovaki 2-1, pas 120 minutash loje.

Italia- Konti, Manxelio, Alemandi, Ferrari I, Monti, Bertolini, Guaita, Meaca, Skiavio, Ferrari, Orsi.

Çekosllovakia- Planiçka, Zeniçek , Ctiroku, Kostalek, Kambal, Junek, Svoboda, Sobotka, Ne-jedli, Puc.

Gjyqtar- Eklind,(Suedi)

 

 

VËSHTRIM MBI  BOTËRORET E FUTBOLLIT (1930-2026) URUGUAI, KAMPIONI I PARË I BOTËS- Nga Skifter Këlliçi

 

Duke filluar nga sot, do të botojmë ciklin  “Vështrim mbi   botëroët e të futbolli”,  (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv,  Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit  Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i  Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17  Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumntarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik  ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë   futbollin gjatë Luftës Nac.#l.

 

URUGUAI, KAMPIONI I PARË I BOTËS

 

(URUGUAI, 1930)

 

 Vërtet Uruguai nuk ishte veçse një pikë e vogël në globin tokësor. Por, ama, ishte dy herë fitues i medaljeve të arta të futbollit në olimpiadat e Anversës dhe Parisit më 1924 dhe 1928  dhe  më 1930 kremtonte 100- vjetorin e Pavarësisë. Ndërtonte  edhe stadiumin të quajtur enkas “Sentemario” (Njëqindëshi), me nxënësi prej… 90 mijë shikuesish dhe bashkë me stadiumin tjetër të Montevideos, ”Park Central”, bëhej arena e 18 ndeshjeve të Botërorit të Parë të Futbollit..

Për më tepër,  Uruguai dëshmoi se përsëri meritonte të mbante në dorë skeptrin e sovranit të futbollin të tërë planetin tonë,  sidoqë midis 13 skuadrave, prej të cilave nga kontinenti plak ishin Belgjika, Franca, si  dhe  dy skuadrat ballkanike, Rumania dhe Jugosllavia, që përmenda më sipër. Boshllëkun e plotësonin një elitë skuadrash jugamerikane- Argjentina, Brazili, Kili, Meksika, Bolivia, Peruja…Pra, gjithsej 13 skuadra. Numër ters? Por jo për disa: Këto ishin Argjentina me SHBA-në  dhe Uruguai me  Jugosllavinë, që arritën në gjysmëfinale. Argjentinasit, sikur të luanin tenis,  shpejt e shpejt “lanë  hesapet” me kundërshtarët me të njetin rezultat tenistik, 6-1 dhe kryqëzuan shpata në finale me Uruguain.

Duhet thënë se  se botërori , që nisi me… dëborë , meqë në hemisferin jugor ku shtrihet Uruguai në atë periudhë  bën dimër, për të përfunduar në një ditë pranverore në takimin final.

Urugajanët dëshmuan  traditën: u shtuan dy medaljeve olimpike dhe medaljet e kampionëve të botës. Argjentina, sidoqë udhëhoqi 2-1, kapitulloi pas tre golave të Seas, Iriartes dhe Kastros.

Argjentinasve u hipën xhindët në kokë. Pas humbjes në finalen e Olimpiadës së Amsterdamit më 1928, (2-1), dilnin  përsëri kokulur nga stadiumi “Sentenario”. Zemërimi  arriti deri në Buenos Aires, ku turma tifozësh kërkuan  t’i vënë flakën ambasadës uruguajane. Dhe kjo, sepse argjentinasit ngulnin  këmbë se në shkallët  e “Sentenarios” ishte krijuar një gjendje e nderë që i kishte $oroditur  paraardhësit e Maradonës deri në atë farë feje, saqë kishin humbur… torruan, dhe, si pasojë, edhe ndeshjen, se, sikur ajo  të ishte luajtur në kushte normale… ta shihnin ata uruguajënët mendjemëdhenj se $’do t’u punonim, se,  $’t’i bësh atij gjyqtarit … dhe kësisoj   “fitorja na shkau nga duart”, e bla, bla, bla të tjera.

Kësaj zallalamahie i shpëtoi  për mrekulli pikërisht gjyqtari belg, Langenus,. Gjatë takimit  me vërshëllimat e tij, ai jo rrallë  ndëshkoi futbollistët e famshëm argjentinas, Andrade dhe Monti, pa marrë me mend se $’telashe do t’i sillte vetes.

Në fakt ishte gjyqtar me përvojë, që kishte  nisur të gjykonte që më 1912, duke pasur rival të rreptë vetëm anglezin Stenli Rouz, i cili më pas do të bëhej  presidenti i FIFA-s, dhe Marrasin, që edhe ai dotë bëhej më pas  presidenti i Federcalcio-s italiane.

Langenusi kishte  gjykuar në shumë fusha “të nxehta”  të Evropës, por jo si në Montevideo. Për të mos prishur qejfm, ai  vendosi me urtësi që në pjesën e parë loja të luhej me topin uruguajan dhe në pjesën e dytë me topin argjentinas, thua se topat të kishin  fuqi $udibërëse.

Por  jo gjithçka shkoi vaj…

Kështu, me të mbaruar ndeshja, ashtu siç ishte  i veshur ne xhaketë kadifeje, në xhepin e sipërm të së cilës kishte  varur bilbilin, me killota, këmishë të bardhë dhe kravatë, çuditërisht rregullorja e atëhershme e futbollit e lejonte këtë… luks, doli  nga një derë e fshehtë e stadiumit, iu turr një makine, e cila e përcolli drejt e në port, ku e priste  anija shpëtimtarte  nga çdo sulm i tifozëve argjentinas që donin  ta shqyenin.

Sidoqoftë, kujtimi i finales së Botërorit të Parë, në Montevideo, do ta bënte Langenusin  të ndjehej krenar, derisa të mbyllte  sytë më 1952, pasi kishte   gjykuar 84 takime ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ndeshje të botërorëve, më 1934 në Itali dhe më 1938 në Francë.

Po të kthehemi edhe një herë te ndeshja Uruguai-Argjentinë…

“Debatet  që qarkullonin vetëm në rrethe të mbyllura sportive,- u frynë e morën përpjesëtime të mëdha. Nuk mbeti prapa edhe shtypi. Ato  pastaj u kthyen në  sharje dhe fyeje. Si pasojë, marrëdhëniët “diplomatike” midis dy fedaratave përkatëse të futbollit u ndërprenë me afat të pacaktuar.

Megjithtatë,  fakti mbetet fakt: Uruguai i vockël, i njohur për kopetë e bagëtive,  që zinte një rrip tokë në juglindje të Amerikës së Jugut,  me një populllsi e cila  mezi kapërcente dy milionët, ishte tashmë “Meka e futbollit botëror”.

 

Gjysmëfinalet:

Argjentina-SHBA 6-1;

Urugui-Jugosllavi 6-1.

 

Finale:

Uruguai-Argjentinë 4-2;

Gjyqtar- Langenus, (Belgjikë)

 

Emrat  e kampionëve të parë të botës:

 

Balestro, Andrade, Fernandes,Pestido, Nazaci, Maskeeroni, Dorado,Skaron,Kastro,Sea, Iriatre, u shënua në librin e artë të botërorëve te futbollit.

 

Nënkampionët:

Botaso , Dela,Tore, Paternoster, Evaristo, Monti, Juares,Peusele, Varalo, Stabile, Ferreira, Evaristo.

 

Golshënuesi më i mirë:

Stabile, (Argjentinë), 8 gola.

 

Nga galeria e yjeve:

Stabile, (Argjentinë), Nazazi, (Uruguai), Maskeroni, (Uruguai), Monti, (Argjentinë), Skarone , (Uruguai)

 

Ndeshje- 18;

 

Gola- 70, (3.89 për ndeshje);

Shikues- 590.549,( 32.808 për ndeshje).

 

Të gjithë sytë e tifozëve në Mynih! Rezervohet spektakël i jashtëzakonshëm mes Bajernit dhe PSG-së, kush do të shkojë në finalen e madhe të Championsit

Në mbrëmje në orën 21:00 të gjithë sytë e botës do të jenë më “Allianz Arena”.

 

Bajerni i Mynihut pret në ndeshjen e kthimit PSG-në teksa ndeshja e parë në “Parc de Princes” u mbyll me shifrat 4-5. Dueli i një jave më parë dhuroi emocione të jashtëzakonshme, gola, luftë, spektakël, ritëm, çdo gjë të bukur që mund të prodhohet për 90 minuta.

Por sot është mbrëmja e së vërtetës ku vetëm njëra prej tyre do të fluturojë drejt Budapestit ku do të përballet me Arsenalin në 30 maj. Gjithçka është e hapur mes dy gjigandeve të Europës dhe sonte pritet një tjetër finale e parakohshme si ajo e javës së kaluar.

NDESHJA E SOTME

BAJERN MYNIH-PSG (4-5)

PANORAMASPORT.AL

Nga lotët te duartrokitjet, e ngritën në krahë si hero! Më pas festa me yllin botëror të muzikës, Anis Mehmeti rrëfen: Sikur ta dinit çfarë kam kaluar…

Dita e shtunë ka qenë shumë e veçantë për Anis Mehmetin, pasi futbollisti i Kombëtares shqiptare më në fund ia doli në objektivin e tij për të siguruar ngjitjen me skuadrën e Ipsuiç në Premier Ligë pikërisht në javën e fundit të kampionatit.


 

Mehmeti ishte protagonist te një nga golat e fitores ndaj QPR që siguruan ngjitjen matematikisht në elitë dhe festa pas atij suksesi ishte legjitime për të dhe gjithë ekipin. Tifozët hynë në fushë dhe mbajtën në krahë lojtarët si heronj.

Festa nuk mbaroi aty, pasi në dhomat e zhveshjeve i priste një tjetër surprizë. Mes futbollistëve dhe stafit u shfaq këngëtari me famë botërore, Ed Sheran, i cili është tifoz i zjarrtë i Ipsuiç dhe dy vite më parë bleu aksione të klubit duke u bërë një prej pronarëve të tij. Ai ka festuar me ekipin dhe bashkë me ta këndoi një prej këngëve të tij të famshme. “The A Team”, që ia kishte kushtuar pikërisht klubit të zemrës.

Sot, Mehmeti ka postuar në rrjete sociale momente nga kjo ditë e paharrueshme për të, me një mesazh shuam domethënës. “Sikur ta dinit rrugëtimin”, shkruante futbollisti, duke treguar se nuk ka qenë e thjeshtë për të arritur deri në këtë pikë në karrierën e tij. gsh

sdfsdfdssdd

Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez realizon golin e 970 në karrierë

Kristiano Ronaldo vazhdon të lërë gjurmë në futbollin e luajtur, duke arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij. Sulmuesi portugez shënoi golin e 970-të, teksa dha një kontribut të çmuar në fitoren e Al Nassr ndaj Al Ahli.

 

Goli vendimtar erdhi në minutën e 76-të, kur CR7 realizoi për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij në një përballje të vështirë.

Ky moment rezultoi kyç për rrjedhën e ndeshjes. Në minutën e 90-të, Koman shënoi golin e dytë për Al Nassr, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë gol, Ronaldo i afrohet edhe më shumë një tjetër objektivi të rëndësishëm në karrierë. Ai ndodhet vetëm 30 gola larg shifrës së 1000 golave zyrtarë, një arritje që konsiderohet historike në futboll.

Pavarësisht skepticizmit që ka shoqëruar deklaratat e tij për këtë objektiv, performancat e fundit tregojnë se sulmuesi vijon të jetë në nivele të larta konkurruese. Arritja e këtij rekordi mbetet një nga synimet kryesore të tij në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

Sfida e shekullit për një boksier shqiptar, Kristian Prenga vendoset përballë Antoni Xhoshua

Kristian Prenga do të vendoset përballë Antoni Xhoshua. Kjo do të jetë sfida e jetës për boksierin shqiptar, ndërsa në ring po rikthehet Xhoshua.

Çdo gjë është programuar më 25 korrik në Riad. Ky është rikthimi për Xhoshuan, i cili u përfshi në një aksident ku mbetën të vrarë dy shokë.

Ora për sfidën mes dy boksierëve mbetet për t’u zyrtarizuar. Kjo ndeshje po pritet me mjaft interes, ndërsa mundësi e artë për Prengën.

View this post on Instagram

A post shared by @anthonyjoshua

PANORAMASPORT.AL

Al Nassr kërkon rekorde: Cristiano Ronaldo do të luajë me djalin e tij në ekipin e parë

Ideja sensacionale e Al Nassr: të ngrejë Cristiano Junior në ligën më të lartë, në mënyrë që ai të mund të luajë përkrah babait të tij, Ronaldos. Vendimi përfundimtar do të merret në fund të sezonit.

ARABIA SAUDITE – Al Nassr po e shqyrton seriozisht promovimin e Cristiano Junior në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm, duke hapur mundësinë historike për ta parë 15-vjeçarin (ai mbush 16 vjeç në qershor) në fushë së bashku me babain e tij Cristiano Ronaldo në ligën e parë saudite.

Sipas thashethemeve nga alweeam.com, drejtuesit e klubit të Riadit do të marrin vendimin përfundimtar në fund të sezonit, në varësi të një vlerësimi teknik të aftësisë së talentit të ri për të kontribuar në projektin sportiv të Gialloblù.

Me CR7 ende nën kontratë për një vit tjetër dhe të vendosur për të kthyer 76 pikët e tij kryesore në ligë në një Scudetto, promovimi i djalit të tij në radhët profesionale do të përfaqësonte një arritje të paprecedentë në marketing dhe teknikë në historinë e futbollit global.

Qëllimi i klubit është të maksimizojë performancën e të gjithë familjes Ronaldo, duke përmbushur dëshirën e legjendës portugeze për ta përcjellë trashëgiminë e tij direkt në fushë para se të tërhiqet.

B.T (Dosja.al)

VIDEO- Mesi mbetet i shtangur, adoleshenti Mehmeti i shënon gol Inter Majamit dhe i heq nga duart fitoren në shtëpi

Adoleshenti shqiptar Adri Mehmeti, vazhdon të lërë gjurmën e tij në MLS dhe në natën e të shtunës, futbollisti 17-vjeçar ka dhënë provën e radhës në ndeshjen që Nju Jork Red Bulls kanë luajtur në fushën e Inter Majemit.

 

Mehmeti, si zakonisht titullar, zhvilloi një ndeshje të mirë në mesfushë, por u bë protagonist i mirëfilltë i kësaj sfide në minutën e 77 të saj, kur pas një goditje dënimi u tregua i aftë që të çonte topin në rrjetë, për të barazuar shifrat në 2-2.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i parë në MLS për djaloshin shqiptar i cili ka lënë përfaqësueset e moshave kuqezi dhe për momentin përfaqëson SHBA-në. Një gol i cili la të shtangur edhe Lionel Mesin, pasi për të dytën ndeshje radhazi, Inter Majemi nuk ia doli që t’i gëzohej fitores së parë në stadiumin e ri, pasi disa ditë më parë atë kënaqësi ia hoqi edhe Austin i Myrto Uzunit.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

Ekrem Idrizi, Arben Hoti, Rrahman Osmani

Gati tri vjet pasi e fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, Kosova ende nuk ka filluar mirë t’i kryejë punët rreth infrastrukturës sportive për organizimin e garave, mbase duke e vënë në pikëpyetje mbajtjen e tyre.

Lojërat Mesdhetare janë ngjarje me sporte të llojllojshme që zhvillohen çdo katër vjet dhe cilësohen si më të rëndësishmet pas Lojërave Olimpike.

Kosova do të jetë organizatore e tyre për herë të parë – nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030 – në atë që do të ishte ngjarja më e madhe sportive e zhvilluar në vend deri më tani.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është një nga qendrat kryesore multifunksionale, ku parashihet të zhvillohen sporte në ambient të mbyllur, në Lojërat Mesdhetare 2030. Shteti ka ndarë 50 milionë për rindërtimin e tij.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është një nga qendrat kryesore multifunksionale, ku parashihet të zhvillohen sporte në ambient të mbyllur, në Lojërat Mesdhetare 2030. Shteti ka ndarë 50 milionë për rindërtimin e tij.

Shqipëria është zotuar se do ta ndihmojë duke ia ofruar bregdetin e vet për garat në sportin e lundrimit.

Megjithatë, jo gjithçka po shkon sipas planit për organizatorët, pasi punët në ndërtimin e objektit kryesor dhe rinovimin e njërit prej më të rëndësishmeve as që kanë nisur bile: stadiumi kombëtar – ku duhet të bëhet ceremonia e hapjes dhe mbylljes së lojërave – dhe fshati mesdhetar, një kompleks i domosdoshëm për akomodimin e rreth 5.000 atletëve nga rreth 26 vende pjesëmarrëse.

Brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, i hapur për herë të parë më 1977. Pallati duhet t'i nënshtrohet një rinovim të plotë, përfshirë sallën e madhe, sallën e djegur në vitin 2000, dhe hapësirat e tjera.

Brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, i hapur për herë të parë më 1977. Pallati duhet t’i nënshtrohet një rinovim të plotë, përfshirë sallën e madhe, sallën e djegur në vitin 2000, dhe hapësirat e tjera.

Kosova duhet ta ketë të gatshme infrastrukturën sportive përafërsisht deri në viti 2028 – para se ajo të testohet dhe të pranohet nga federatat ndërkombëtare – dhe Qeveria i ka ndarë 250 milionë euro në një projektligj për lojërat, i cili duhet të miratohet nga Kuvendi.

Ministria e Sportit dhe Rinisë e Kosovës, së bashku me komunën e Prishtinës dhe me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) janë përgjegjës për organizimin e këtyre lojërave.

Gjendja brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku parashihet të zhvillohen sporte të ndryshme, si hendbolli, futsalli, gjimnastika etj, në Lojërat Mesdhetare 2030.

Gjendja brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku parashihet të zhvillohen sporte të ndryshme, si hendbolli, futsalli, gjimnastika etj, në Lojërat Mesdhetare 2030.

Zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi, e pranon për Radion Evropa e Lirë (REL) se Kosova ka ngelur mbrapa në përgatitje.

“Sigurisht se jemi prapa me infrastrukturën dhe çdo ditë që kalon është në disfavorin tonë”, thekson Krasniqi.

Ndërtimi i një stadiumi kombëtar është temë e kamotshme në vend, por edhe pse tani më i domosdoshëm së kurrë më parë, për ndërtimin e tij nuk ndarë as toka e as paratë.

Punimet në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë, i ndërtuar në vitet '70, po shkojnë me ritëm të ngadalshëm. Ky stadium pritet t'i ketë rreth 18 mijë ulëse, pamjaftueshëm për t'i plotësuar kushtet për ceremoninë hapëse dhe mbyllëse të Lojërave Mesdhetare.

Punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, i ndërtuar në vitet ’70, po shkojnë me ritëm të ngadalshëm. Ky stadium pritet t’i ketë rreth 18 mijë ulëse, pamjaftueshëm për t’i plotësuar kushtet për ceremoninë hapëse dhe mbyllëse të Lojërave Mesdhetare.

“Madje, ngecjen më të madhe e kemi në ndërtimin e stadiumit kombëtar. Edhe pse futbolli është zëvendësuar me futsallin, stadiumi kombëtar na duhet për ceremoninë hapëse dhe mbyllëse, pasi për shkak të rregullave të ICMG-së dhe madhështisë që kanë këto lojëra, stadiumi duhet të jetë me kapacitet prej 25-30 mijë ulëse”, nënvizon Krasniqi.

Kosova, sipas Krasniqit, nuk ka tani për tani ndonjë alternativë tjetër nëse nuk do ta ketë të gatshëm një stadium me kaq ulëse në kohë.

Një koridor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, i mbushur me ujë teksa vonesat në rinovimin e tij për Lojërat Mesdhetare 2030 vazhdojnë.

Një koridor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, i mbushur me ujë teksa vonesat në rinovimin e tij për Lojërat Mesdhetare 2030 vazhdojnë.

Megjithatë, Fidan Shatri nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, e mohon se vendi ka ngecur në përgatitje, duke nënvizuar se “nuk mund të themi që jemi vonë, sepse shumica e objekteve sportive janë të planifikuara për renovim dhe përshtatje, e jo për ndërtim nga fillimi, çka e bën procesin më të menaxhueshëm në aspektin kohor”.

Sa i përket fshatit mesdhetar, janë përmendur dy projekte, një nga Ministria dhe një nga komuna e Prishtinës.

Pamje nga lart të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, pranë së cilës do të ndërtohet një palestër dhe qendër e re multifunksionale për Lojërat Mesdhetare 2030.

Pamje nga lart të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, pranë së cilës do të ndërtohet një palestër dhe qendër e re multifunksionale për Lojërat Mesdhetare 2030.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tetorin e kaluar e paraqiti një projekt duke e quajtur “fshati olimpik” duke treguar se ishin ndarë 60 hektarësh tokë në Bernicë në periferi të kryeqytetit. Megjithatë, ndërtimi nuk ka nisur.

Por, Ministria është duke punuar për ta përgatitur fshatin mesdhetar në qendër të kryeqytetit, në Qendrën e Studentëve.

Projekti përfshin konviktet, palestrën 1 Tetori, menzën e studentëve, qendrën e shërbimeve shëndetësore dhe ndërtesat tjera përcjellëse. Gjithashtu përfshihen edhe sallat e edukatës fizike të 12 shkollave të kryeqytetit.

Mjete të punës shihen pranë Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, ku pritet të zhvillohen garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare 2030. Shteti ndau 5.7 milionë euro për punët shtesë në të.

Mjete të punës shihen pranë Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, ku pritet të zhvillohen garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare 2030. Shteti ndau 5.7 milionë euro për punët shtesë në të.

Shatri thotë për REL-in se lidhur me fshatin mesdhetar, në pjesën e dytë të këtij viti pritet të procedohet me projektin zbatues, ndërsa në pjesën e parë të vitit 2027 është planifikuar të fillojnë punimet për renovimin dhe ndërtimin e Qendrës së Studentëve, bashkë me palestrën 1 Tetori.

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) i ka bërë trysni Kosovës t’i përveshë mëngët për t’i kryer përgatitjet në kohë.

Gjatë një vizite në Prishtinë në fund të shkurtit, sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippoussis, u takua me ministrin e ri të Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, si dhe anëtarët të KOK-ut, të cilëve u kërkoi t’i përshpejtojnë punimet.

Pishina e mbyllur olimpike duke u ndërtuar në Podujevë për garat e notit në Lojërat Mesdhetare 2030.

Pishina e mbyllur olimpike duke u ndërtuar në Podujevë për garat e notit në Lojërat Mesdhetare 2030.

Krasniqi nënvizon se ICMG-ja është duke i vëzhguar punimet dhe vazhdimisht dhe se Komiteti i përkohshëm Organizativ i Kosovës (OCMG) është “vazhdimisht në koordinim dhe bashkëpunim me të”.

“OCMG, të cilit i prinë presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ku anëtarë janë edhe përfaqësues të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, si dhe komunës së Prishtinës, janë duke vazhduar punën në përgatitjen sa më të mirë të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe momentalisht jemi në prag të finalizimit të përzgjedhjes së logos”, shton ai.

Pamje nga pishina gjysmolimpike në Podujevë.

Pamje nga pishina gjysmolimpike në Podujevë.

Shatri, i cili është ushtrues i detyrës së drejtorit në Agjencinë e Sportit në Ministrinë e Sportit, thotë se pritjet janë që projektet të përfundojnë në pjesën e dytë të vitit 2029, periudhë në të cilën është paraparë edhe testimi i infrastrukturës.

Pamje nga lart e ndërtesës së pishinës së mbyllur gjysmolimpike në Podujevë, për ndërtimin e së cilës u ndanë 4 milionë euro.

Pamje nga lart e ndërtesës së pishinës së mbyllur gjysmolimpike në Podujevë, për ndërtimin e së cilës u ndanë 4 milionë euro.

Ndërkohë, në shumë objekte të tjera, punimet janë duke vazhduar, edhe pse në faza fillestare.

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, i cili është olimpik dhe për përdorim të shumëfishtë, po rindërtohet, por përfundimi i punimeve duket larg.

Në këtë stadium, i cili ishte hapur në vitin 1979, u zhvillua edhe ndeshja e parë ndërkombëtare e kombëtares së Kosovës në futboll e njohur nga FIFA në vitin 2014, para se asaj të bëhej anëtare e saj dy vjet më vonë.

Pamje pranë stadiumit "Adem Jashari", rindërtimi i të cilit u bë sagë në vend pasi ka dështuar të kryhet për më shumë se 10 vjet.

Pamje pranë stadiumit “Adem Jashari”, rindërtimi i të cilit u bë sagë në vend pasi ka dështuar të kryhet për më shumë se 10 vjet.

Në këtë stadium, i vetmi që parashikohet të përdoret për Lojërat Mesdhetare, duket të mbahen garat e atletikës.

Ndërkohë, përveç stadiumit në Mitrovicë, shteti synon rindërtimin e stadiumeve edhe në qytetet e tjera të mëdha, si Gjakovë, Gjilan dhe Pejë.

Megjithatë, për shkak se futbolli u hoq nga kalendari i garave për Lojërat e ardhshme Mesdhetare, këto stadiume nuk do të përdoren gjatë lojërave.

Stadiumi i Pejës, i njohur si stadiumi "Shahin Haxhiislami", duke kështu sot. Ky stadium ishte ndërtuar në vitin 1938. Rindërtimi në të nisi më 2024.

Stadiumi i Pejës, i njohur si stadiumi “Shahin Haxhiislami”, duke kështu sot. Ky stadium ishte ndërtuar në vitin 1938. Rindërtimi në të nisi më 2024.

Kjo ua ka lehtësuar punën organizatorëve, duke parë se punimet në rindërtimin e tyre nuk kanë shënuar përparim.

Por, rindërtimi sa më parë i stadiumit në Gjilan, për shembull, është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e futbollit.

Kështu duket stadiumi i Gjilanit i fotografuar në prill nga kameramani i REL-it, Arben Hoti.

Kështu duket stadiumi i Gjilanit i fotografuar në prill nga kameramani i REL-it, Arben Hoti.

Ky qytet në juglindje të vendit, ndër më të mëdhenjtë në Kosovë, ka dy klube që bëjnë gara në Superligë, garën elitare në vend: Gjilanin dhe Dritën, kjo e dyta kampione në fuqi.

Këto dy klube detyrohn të lujnë në një fushë alternative me bar artificial dhe pa tribuna për shikues.

Punimet brenda "Stadiumit të Qytetit" në Gjilan në prill. Ky stadium ishte hapur më 1967. Ai u rinovua dy herë, por kurrë s'i arriti standardet e nevojshme. Tani synon të jetë stadium i kategorisë së katërt të UEFA-s.

Punimet brenda “Stadiumit të Qytetit” në Gjilan në prill. Ky stadium ishte hapur më 1967. Ai u rinovua dy herë, por kurrë s’i arriti standardet e nevojshme. Tani synon të jetë stadium i kategorisë së katërt të UEFA-s.

Ndërkohë, kur iu pranua kandidatura në shtator 2023, synimi i Kosovës ishte që krahas përmirësimit të infrastrukturës për shumë sporte, të nxiste edhe turistë në vend përmes organizimit të lojërave të vitit 2030.

ICMG-ja i cilëson Lojërat Mesdhetare si ngjarjen më të rëndësishme që përfshin shumë lloje sportesh pas Lojërave Olimpike.

Për një vend që nuk ka qenë mikpritës i ndonjë organizimi të madh sportiv, organizimi i Lojërave Mesdhetare shihet si një arritje e madhe për Kosovën.

Në Lojërat Mesdhetare 2030 pritet të marrin pjesë 26 vende nga tri kontinente, ndërsa programi sportiv përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e rreth pesë mijë sportistëve.

Se a do t’i ketë kryer Kosova punët para vitit 2029 dhe se a do ta kalojë testin infrastruktura e saj sportive për organizimin e lojërave, mbetet të shihet.

Superkompjuteri OPTA zbulon favoritët, ja kombëtaret më të kuotuara për të fituar Botërorin

Kanë mbetur vetëm 70 ditë për Meksikën dhe Afrikën e Jugut për të nisur topin në spektaklin më të madh në botën e sportit. Dhe tani që dihet se cilat skuadra kanë mundur të blejnë biletën për ngjarjen e madhe, superkompjuteri Opta ka shpërndarë fatin.

 

Dhe duket se, nëse do të varej nga teknologjia, Spanja nuk duhet të shkonte aspak keq. ‘La Roja’, pavarësisht se humbi vendin numër një në renditjen e FIFA-s në ndeshjen kundër Egjiptit në favor të Francës, është ende favoriti kryesor për të ngritur titullin në USA me një shans 15.83%. Pas tyre në këtë listë janë francezët.

“Roosters” kanë një shans 12.77% për të qenë kampionë bote në atë që do të ishte finalja e tyre e tretë radhazi. Anglia dhe Argjentina ndjekin francezët, të dyja me më shumë se 10%. Kampionët në fuqi nuk fillojnë si favoritë për të rivërtetuar kurorën që fituan në Katar 2022. Duke plotësuar këtë top 5, Portugalia e Kristianos, të cilës Opta i jep një shans 6.92% për të ngritur Kupën e tij të parë të Botës.

Brazili dhe Gjermania bien nga pesë të parët, duke qenë respektivisht i gjashti dhe i shtati. Një Kupë Bote me 48 skuadra. Dhe, për këtë arsye, grupe me një mori opsionesh. Superkompjuteri i Opta gjithashtu ka vendosur. Në varësi të teknologjisë, të parës në secilin grup do të ishte, Meksika, Zvicra, Brazili, USA, Gjermania, Holanda, Belgjika, Spanja, Franca, Argjentina, Portugalia dhe Anglia.

Duhet mbajtur mend se, edhe në këtë edicion, kalojnë tetë skuadrat më të mira të vendit të tretë. Shanset për të përfunduar i treti sipas Opta. Dhe kjo është ajo që thotë Opta për të tretën, Koreja e Jugut, Irani, Australia, Austria, Bregu i Fildishtë, Suedia, Gana dhe Katari do të ishin të fundit që do t’i bashkoheshin partisë së raundeve eliminatore.

PANORAMASPORT.AL


Send this to a friend