Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
Duhet të them se gjatë këtij botërori shkallët e stadiumeve nuk u mbushën tërësisht nga shikuesit. Dhe kjo sepse futbolli nuk ishte bërë kaq popullor në Itali, një vend ku pjesa dërmuese e popullsisë ishte ende fshatare, sidomos në Italinë e Jugut. Por pas këtij botërori kjo lojë mori përmasa të mëdha dhe e u përhap shumë shpejt në tërë Gadishullin Apenin.
Ndeshjen finale Itali – Çekosllovaki e ndoqi në Stadiumin Kombëtar të Romës edhe vetë Musolini. Ky stadium, i ndërtuar që më 1911, u pagëzua gjatë sundimit të tij me emrin Stadiumi Kombëtar… i Partisë Nacional Fashiste dhe kishte një nxënësi prej 45 mijë shikuesish.
Si$ dëshmonte më pas Zhyl Rimeja, presidenti i FIFA-s, që ndodhej në tribunë pranë Du$en, ai nuk kishte fare haber nga futbolli dhe mbeti i ngrirë gjatë takimit. Por, kur Skiavio shënoi golin e fitores, fytyra e tij u përndrit dhe ai sikur u $lirua nga një barrë e rëndë.
…Italianët kanë epërsi, por golin e parë e shënojnë çekët me anë të Pucit. Mbeten vetëm 21 minuta lojë. Pasi kalon disa $aste nervozizmi, skauadra axurra “galvanizohet” dhe Monti, që katër vjet më parë ka luajtur në Uruguai me fanellën e Argjentinës, pra është italian i natyralizuar, (ashtu si Orsi dhe Guita), ”merret vesh”me Ferrarin dhe “vendimin” që marrin, e vë në jetë Orsi më një goditje të pamëshirshme. Vjen shresa e lojës. Dhe pastaj goli historik i Skiavios që bie i alivanosur për tokë, i mbuluar nga puthjet dhe përqafimet e shokëve.
Italianët janë kampionë të botës.
Finalja Itali- Çekosllovaki 2-1, pas 120 minutash loje.
Italia- Konti, Manxelio, Alemandi, Ferrari I, Monti, Bertolini, Guaita, Meaca, Skiavio, Ferrari, Orsi.
Çekosllovakia- Planiçka, Zeniçek , Ctiroku, Kostalek, Kambal, Junek, Svoboda, Sobotka, Ne-jedli, Puc.
Gjyqtar- Eklind,(Suedi)