VOAL

VOAL

FOTOT – Zbulohet gjallesa e frikshme, kapet peshkaqeni gjarpër!

January 10, 2018

Komentet

Papa mbështeti Shtetin Bektashi? Mediat e huaja: Nuk e përmendi…

Kryeministri Edi Rama u bë kohë që nuk e përmend më historinë e shtetit të bektashinjve në Shqipëri.

Megjithatë, një ditë më parë u raportua për një takim të Papa Françeskut në Selinë e Shenjtë me Baba Mondin.

Ky dukej si një takim normal, por në mediat shqiptare u raportua gjerësisht se Papa ka mbështetur krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri.

Gazeta Crux, një media që mbulon në mënyrë të pavarur çështjet e Vatikanit, thotë se një gjë e tillë është raportuar vetëm nga mediat shqiptare.

Sipas saj, Papa nuk e ka thënë në deklaratën e tij një gjë të tillë.

Crux ka pyetur zyrën e shtypit pranë Vatikanit dhe nuk ka marrë akoma një qëndrim. sn

Shtetet e Bashkuara kanë besim se marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas do të fillojë të dielën

VOA Marrë nga Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të enjten se ai ka besim se marrëveshja për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve, e rënë dakord nga Izraeli dhe Hamasi, do të fillojë siç ishte planifikuar të dielën, për t’i dhënë fund 15 muajve të luftimeve, pavarësisht një mosmarrëveshjeje të minutës së fundit ndërmjet palëve ndërluftuese.

“Kam besim dhe pres plotësisht që zbatimi do të fillojë, siç thamë, të dielën”, u tha sekretari Blinken gazetarëve në Uashington në konferencën e tij të lamtumirës për shtypin si kryediplomati amerikan.

Për një kohë të enjten, fillimi i armëpushimit dhe lirimi fillestar i pengjeve u vunë në pikëpyetje pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi militantët për tërheqje nga disa pjesë të marrëveshjes.

Kryeministri Netanyahu tha se kabineti i tij nuk do të mblidhej për të dhënë miratimin e nevojshëm derisa grupi militant të pranojë të gjithë elementët e marrëveshjes.

Nëpërmjet një deklarate, zyra e kryeministrit Netanyahu tha se Hamasi po përpiqej të “siguronte lëshime të minutës së fundit”.

Hamasi është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore.

Armëpushimi me disa faza, që u njoftua të mërkurën pas negociatave për muaj të tërë, do të hyjë në fuqi të dielën nëse marrëveshja miratohet plotësisht.

Ndërkohë sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 72 vetë që kur u njoftua marrëveshja, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në Gazë. Palestinezët atje njoftuan për sulme të ashpra gjatë natës ndërsa banorët po festonin arritjen e marrëveshjes.

Agjencitë e OKB-së thanë se janë gati të dërgojnë ndihma humanitare në rajon. Sipas Kombeve të Bashkuara të paktën 1.9 milionë nga 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës janë zhvendosur dhe 92 për qind e banesave janë shkatërruar.

Presidenti izraelit Isaac Herzog ofroi mbështetjen e tij të fortë për armëpushimin pas shpalljes së marrëveshjes të mërkurën.

Por një nga kundërshtarët kryesorë të marrëveshjes në qeveri, ministri i Financave Bezalel Smotrich, e cilësoi atë “një marrëveshje të keqe dhe të rrezikshme për sigurinë kombëtare të shtetit të Izraelit”.

Izraeli dhe Hamasi nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen

 

VOAL- Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se kishte “arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve” të mbajtur në Rripin e Gazës, duke shtuar se një takim i kabinetit të sigurisë ishte planifikuar për sot, të premten, përpara se qeveria të jepte miratimin e tij përfundimtar marrëveshjen.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu u informua nga ekipi negociator se janë arritur marrëveshje për lirimin e pengjeve”, tha zyra e tij në një deklaratë. Zyra e vetë Netanyahut akuzoi dje Hamasin për kthim prapa në pikat kyçe të marrëveshjes për të zhvatur lëshime të minutës së fundit, gjë që Hamasi e mohoi.

Kryeministria shtoi gjithashtu se familjarët e pengjeve janë njoftuar dhe se po bëhen përgatitjet për mirëpritjen e tyre.

Nëse miratohet nga qeveria izraelite, marrëveshja e armëpushimit do të fillojë të dielën dhe do të përfshijë shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë. Kushtet për një ndërprerje përfundimtare të luftimeve do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme. Marrëveshja u njoftua të mërkurën nga ndërmjetësit Katari dhe Shtetet e Bashkuara.

Demonstrata kundër marrëveshjes

Ndërkohë, protestuesit u përleshën me policinë në Jerusalem gjatë një proteste kundër marrëveshjes së pengjeve, raporton Times of Israel. Sipas njoftimit të policisë, tre protestues janë arrestuar për prishje të rendit publik dhe dëmtim të automjeteve në tranzit gjatë protestës. Njëri nga të arrestuarit dyshohet se ka përdorur sprej piper kundër protestuesve të tjerë.

Kundërshtarët e marrëveshjes argumentojnë “se kushtet e saj mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare të Izraelit duke liruar një numër të konsiderueshëm palestinezësh të dënuar për terrorizëm, duke lënë ende disa pengje në Gaza dhe duke lejuar Hamasin të mbetet operacional”. RSI

Papa Francesku dhe Kryegjyshi botëror Edmond Brahimaj takim në Vatikan, Ati i Shenjtë bekon krijimin e Shtetit Bektashi

Takim Historik i Atit të Shenjrë Papa Francesku me Kryegjyshin Botëror, Shenjtërinë e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Gazetari Ferdinand Samarxhi raporton se Papa Francesku ka dhënë bekimin e tij në lidhje me krijimin e shtetit bektashi.

“Papa Francesku ron dhe bekon krijimin e Shtetit te ri Sovran Bektashi. Ai e konsideroi një Nismë të bukur të cilën e bekoi.
Papa Francesku dhe Kryegjyshi Edmond Brahimaj firmosën bashkërisht dokumentin mbi vëllazërinë njerëzorë të Abu Dhabit”, shprehet Samarxhi. bw

Izraeli thotë se s’do ta aprovojë armëpushimin derisa Hamasi të heqë dorë nga kërkesat e reja

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të enjten se një “krizë e momentit të fundit” me Hamasin është duke e vonuar miratimin e një marrëveshjeje të shumëpritur për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve.

Ndërkohë, bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz të enjten në Gazën e rrënuar nga lufta.

Zyra e Netanyahut tha se kabineti nuk do të takohet për ta miratuar marrëveshjen derisa Hamasi të tërhiqet, pasi e akuzoi grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE se po shkel pjesë të marrëveshjes në përpjekje për të fituar më shumë koncesione.

Izzat al-Rashq – zyrtar i lartë i Hamasit, tha se grupi militant është “i përkushtuar ndaj marrëveshjes për armëpushim, e cila u bë e ditur nga ndërmjetësit”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ndërmjetësi kryesor, Katari, njoftuan të mërkurën për arritjen e marrëveshjes, e cila parasheh lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite në Gazë dhe ndaljen e luftës 15-mujore, që ka trazuar Lindjen e Mesme dhe ka nxitur protesta në gjithë botën.

Më herët, zyra e Netanyahut e akuzoi Hamasin se u tërhoq nga një mirëkuptim i mëparshëm që do t’i mundësonte Izraelit të vendoste se cilët të burgosur të dënuar për vrasje mund të liroheshin në këmbim të pengjeve.

Netanyahu është përballur me trysni të madhe brenda vendit për t’i kthyer në shtëpi dhjetëra pengje që po mbahen në Gazë, por partnerët e ekstremit të djathtë në koalicionin e tij kanë kërcënuar se do ta rrëzojnë qeverinë e tij, nëse ai bën shumë lëshime.

Ndërkohë, bombardimet izraelite gjatë ditës së fundit kanë vrarë së paku 48 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Rreth gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, tha për Associated Press Zaher al-Wahedi, kryetar i departamentit për regjistrim në këtë Ministri.

Çfarë dihet për marrëveshjen e armëpushimit?

Hollësitë e marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por ka një pasqyrë të asaj se si do të duket ajo sipas komenteve të zyrtarëve dhe raportimeve në media bazuar në draftet e rrjedhura të marrëveshjes.

Në fazën e parë do të nisë një armëpushim gjashtëjavor, gjatë të cilit trupat izraelite do të tërhiqen dalëngadalë nga qendra e Gazës.

Gjatë kësaj faze, Hamasi do t’i lirojë 33 pengje – që pritet të jenë kryesisht gra, të moshuar dhe të sëmurë – në këmbim të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.

Disa pengje u liruan në nëntor 2023 në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë. Hamas ende mban 94 pengje, por Izraeli beson se vetëm 60 prej tyre janë ende gjallë.

Palestinezët e zhvendosur si pasojë e luftës do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në fazën e parë të marrëveshjes, ndërsa ndihma humanitare do të fillojë të hyjë në enklavën e drejtuar nga Hamasi. Gati të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës u detyruan t’i braktisnin shtëpitë e tyre gjatë luftës.

Negociatat e mëtejshme për fazën e dytë dhe të tretë të marrëveshjes do të fillojnë në ditën e 16-të të zbatimit të marrëveshjes, dhe analistët thonë se kjo mund të jetë sfida e parë e vërtetë për jetëgjatësinë e armëpushimit.

Faza e dytë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve të mbetura dhe, më e rëndësishmja, përfundimin e luftës. REL

Plan rus për bomba në avionë? Krejt çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Në korrik 2024, një paketë mori flakë papritur në një depo të DHL-së në qytetin lindor gjerman, Lajpcig.

 

Mike Eckel

Akuza ishte po aq e drejtpërdrejtë sa edhe serioze: Rusia po planifikon sulme terrori kundër shënjestrave të paspecifikuara që përdorin aeroplanë, tha kryeministri i Polonisë.

“Nuk do të futem në hollësi. Mundem vetëm ta konfirmoj besueshmërinë e frikës se Rusia po planifikon akte të terrorit ajror, jo vetëm kundër Polonisë, por kundër linjave ajrore në gjithë botën”, tha Donald Tusk në një konferencë për media më 15 janar.

Megjithëse tronditëse, komentet e liderit polak nuk ishin të papritura: ka pasur një numër në rritje të incidenteve të dyshimta, alarmuese dhe të pashpjegueshme në muajt e fundit.

Disa prej incidenteve përfshinin linjat ajrore dhe dyshimet se Rusia po kërkonte të vendoste mjete të fshehta shpërthyese në avionë mallrash, ndërsa disa të tjera përfshinin anije që kanë prishur kabllot nënujore.

*Për të ditur më shumë rreth dyshimeve për sabotim pas dëmtimit të kabllove nënujore shikoni videon nga arkivi, më poshtë:

Ndërkohë, në një numër të madh kryeqytetesh evropiane, është tejet e qartë se kush është fajtori dhe se çfarë po ndodh: Moska po kryen një fushatë të fshehtë kundër Perëndimit.

Serioziteti i këtij problemi u theksua edhe më shumë nga raportimet se zyrtarët e inteligjencës amerikane përgjuan komunikimin e zyrtarëve të inteligjencës së ushtrisë ruse, të cilët po bisedonin për një komplot me bomba dhe se presidenti Joe Biden i kishte urdhëruar dy këshilltarë të lartë të sigurisë kombëtare për t’i paralajmëruar zyrtarët rusë

Moska i ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit për sulme terrori, përfshirë zjarrvënie e qëllimshme, grabitje, helmim dhe sulme ndaj individëve në Perëndim.

Çfarë duhet të dini

Në korrik të vitit të kaluar, një pako e dërguar nga Lituania mori flakë papritur në një depo të kompanisë DHL, në qytetin Lajpcig të Gjermanisë, duke shkaktuar zjarr. Zjarri u shua shpejt, ndërsa dëmet ishin shumë të vogla. Por, ky nuk ishte rasti i vetëm.

Në të njëjtën kohë, 1.300 kilometra më në perëndim, një pajisje e ngjashme ndezëse shpërtheu në një magazinë të DHL-së në Birmingam të Anglisë. Ajo kishte mbërritur me një avion të DHL-së.

Gjithashtu, afërsisht në të njëjtën kohë, një pajisje në një qendër transporti në Jablonov pranë kryeqytetit polak, Varshavë, gjithashtu shpërtheu dhe u përfshi nga zjarri. Zjarrfikësve iu deshën dy orë për ta shuar.

Këto tri zjarre, së bashku, përshkruanin një model të qartë – dikush po vendoste qëllimisht pajisje ndezëse në avionët e mallrave. Kjo i alarmoi agjencitë për zbatimin e ligjit dhe ato të inteligjencës në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Jo vetëm bomba

Pakot ndezëse përkuan me lajmet për një tjetër incident që rriti dyshimet.

Në fillim të vitit 2024, Armin Papperger, drejtori ekzekutiv i gjigantit industrial gjerman, Rheinmetall, ishte në shënjestër të një plani për atentat, sipas Financial Times, CNN dhe New York Times (NYT).

Kjo kompani është ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të predhave të artilerisë dhe tankeve. Më e rëndësishmja, që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, kompania ka zgjeruar ndjeshëm prodhimin e predhave për Ukrainën.

Zyrtarët amerikanë e njoftuan Gjermaninë për komplotin, raportoi NYT, duke bërë që shërbimet gjermane të inteligjencës të ofronin mbrojtje dhe siguri për Pappergerin.

Ka pasur gjithashtu një sërë incidentesh në det – kryesisht në Detin Baltik – në të cilat anije të ndryshme kanë dëmtuar ose këputur kabllo nëdetësore të telekomunikacionit dhe energjisë.

Muajin e kaluar, autoritetet finlandeze ndaluan një cisternë nafte, Eagle S, që po lundronte nga Shën Petersburgu i Rusisë drejt Port Saidit në Egjipt. Autoritetet më pas gjetën se anija kishte tërhequr pas vetes spirancën, duke dëmtuar një kabllo në Gjirin e Finlandës.

Megjithëse anijet e përfshira nuk ishin ruse – ato lundronin me “flamuj” nga vende të ndryshme nga ato të pronësisë – zyrtarët në Finlandë dhe gjetkë i kanë akuzuar ato se i përkisnin “flotës së errët” të Rusisë.

Kjo flotë përbëhet nga anije – disa pa shenja dalluese, shumica e të cilave përdorin flamuj të vendeve të tjera – që Kremlini thuhet se e ka ndërtuar që nga pushtimi i Ukrainës më 2022 si një mënyrë për t’i shmangur sanksionet perëndimore. Sipas hulumtuesve ukrainas, pjesa më e madhe e naftës ruse tani shitet jashtë vendit përmes kësaj flote të errët.

“Flota e errët” gjithashtu mund ta ndihmojë Rusinë për të vëzhguar. Një raport i publikuar pas ndalimit të Eagle S gjeti se ajo ishte e pajisur me “pajisje të veçanta për transmetim dhe marre të informatave, që përdoreshin për ta vëzhguar veprimtarinë detare”.

“Këtë vit ka pasur 500 incidente të dyshimta në Evropë”, tha muajin e kaluar ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, para një takimi të ministrave të NATO-s.

“Rreth 100 prej tyre mund t’i atribuohen sulmeve hibride, spiunazhit dhe operacioneve të ndikimit rus”, shtoi ai.

Çfarë ka ndodhur si pasojë?

Në fillim të këtij muaji, autoritetet finlandeze sekuestruan anijen Eagle S, duke e shpallur atë të papërshtatshme për lundrim. Një tjetër anije në pronësi kineze, Yi Peng 3, u ndalua dhe më pas u inspektua në ujërat ndërkombëtare pranë Danimarkës dhe Suedisë, pas dyshimeve se ajo kishte tërhequr spirancën dhe kishte këputur dy kabllo telekomunikimi. Anija përfundimisht u lirua për të vazhduar lundrimin drejt Egjiptit.

Në tetor, ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme e Polonisë lëshoi një komunikatë për pajisjet e paketave ajrore, duke njoftuar se katër njerëz ishin arrestuar “për pjesëmarrje në një grup ndërkombëtar sabotimi” dhe se po i kërkonte dy të tjerë.

“Qëllimi i grupit ishte gjithashtu testimi i kanalit të transferimit për pako të tilla, të cilat më pas do të dërgoheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada”, tha ajo.

Shenja të një komploti më të gjerë u përmendën gjithashtu nga Thomas Haldenëang, kreu i agjencisë së inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, i cili u tha ligjvënësve se ka pasur rritje të ndjeshme të aktiviteteve të spiunazhit dhe sabotimit rus në Gjermani.

Nëse pakoja e Lajpcigut që mori flakë do të kishte filluar të digjej gjatë fluturimit të avionit, “kjo do të kishte rezultuar në rrëzimin e avionit”, u tha Haldenwang ligjvënësve në shtator.

Cisterna e naftës, Eagle S, u ankorua në Gjirin e Finlandës më 7 janar.

Cisterna e naftës, Eagle S, u ankorua në Gjirin e Finlandës më 7 janar.

Pas muajit gushtit, derisa zyrtarët amerikanë dhe evropianë filluan të punonin me drejtuesit kryesorë të linjave ajrore për të zbatuar procedura të reja kontrolli për fluturimet e avionëve të mallrave, Bideni i urdhëroi dy nga zyrtarët e tij kryesorë të sigurisë – drejtorin e CIA-s William Burns dhe këshilltarin për sigurinë kombëtare Jake Sullivan – që t’i kontaktonin ndihmësit kryesorë të liderit rus Vladimir Putin dhe t’i paralajmëronin ata, sipas NYT.

Agjencitë amerikane të inteligjencës gjithashtu siguruan përgjime të bisedave midis zyrtarëve të lartë të agjencisë ushtarake ruse të inteligjencës, të njohur si GRU, raportoi NYT. Bisedat përshkruanin se si pakot që u ndezën – të cilat përfshinin artikuj të vegjël elektronikë të konsumatorëve – përbënin sprovë për përpjekje të tjera.

Në tetor, kreu i agjencisë kryesore britanike të inteligjencës, MI5, përmendi specifikisht GRU-në, duke thënë se ata ishin në një “mision të qëndrueshëm për të shkaktuar kaos në rrugët britanike dhe evropiane: Ne kemi parë zjarrvënie, sabotime dhe më shumë. Veprime të rrezikshme të kryera me papërgjegjshmëri të madhe”.

Reagimet

Megjithëse të pahollësishme, komentet e Tuskut, të bëra gjatë një konference bashkë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishin tronditëse për shkak të rëndësisë së tyre: kreu i qeverisë bëri akuzë publike dhe shpërthyese, duke e akuzuar pothuajse hapur Moskën për terrorizëm.

Ato gjithashtu pasqyruan komentet e zyrtarëve të tjerë perëndimorë, të cilët kanë thënë se dyshojnë se Rusia po përpiqet të zhvillojë një fushatë të “errët” – që përfshin sabotime, spiunazh, dezinformim – në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut. Qëllimi? Destabilizimi i Perëndimit dhe minimi i mbështetjes së tij për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit të vazhdueshëm rus.

Nga ana e saj, Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur dhe të zëshme çdo përfshirje në pajisjet e avionëve të mallrave, ose në dëmtimet e kabllove nga flota e errët. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i quajti raportet për komplotin e sabotimit ajror si shembull të “një fabrikimi të turbullt”.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve

Palestinezët në pritje të lajmit për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Hamasit dhe Izraelit në Rripin e Gazës, më 15 janar, 2025/Reuters

 

VOA Marrë nga Reuters

Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje për armëpushim në Gazë të mërkurën, sipas një zyrtari pranë bisedimeve, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra vikatima dhe që tronditi Lindjen e Mesme.

Qeveria e Izraelit do të votojë për marrëveshjen ditën e enjte, sipas një zytari qeveritar izraelit.

Marrëveshja, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, parasheh një fazë fillestare të armëpushimit prej gjashtë javësh dhe përfshin një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli, i tha një zyrtar agjencisë së lajmeve Reuters.

Marrëveshja vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje nga Egjipti dhe Katari, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Marrëveshja u arrit në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, që do të mbahen me 20 janar.

Hamasi i tha agjencisë Reuters se delegacioni i tij u ka dorëzuar ndërmjetësve miratimin e grupit militant për marrëveshjen e armëpushimit dhe për kthimin e pengjeve.

Marrëveshja parasheh futjen e 600 kamionëve me ndihma humanitare çdo ditë në Gazë , 50 prej të cilëve me karburant, ndërkohë që gjysma e tyre do të dërgohen në pjesën veriore të Gazës.

Negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes pritet të fillojnë para ditës së 16 të fazës së parë dhe pritet të përfshijnë lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura, si dhe të ushtarëve izraelitë të marrë peng nga Hamasi. Negociatat do të trajtojnë edhe armëpushimin e përhershëm dhe tërheqjen e plotë të ushtarëve izraelitë.

Përfshihet nga flakët një spital ushtarak në qytetin rus Tula, nuk raportohet për viktima

Një zjarr shpërtheu në një spital ushtarak në qytetin rus të Tula , thanë autoritetet lokale.

Guvernatori i Tulës Dmitry Milyaev tha në Telegram se personeli i departamentit rajonal të Ministrisë së Situatave të Emergjencave Ruse u dërgua në vendngjarje për të shuar zjarrin .

“Shkaku paraprak i zjarrit janë instalimet elektrike të gabuara ”, tha Milyaev, duke shtuar se nuk kishte viktima.

Më tej ai tha se të gjithë pacientët në spital janë dërguar në objekte të tjera mjekësore.

Milyaev më vonë raportoi se kërcënimi i përhapjes së zjarrit në ndërtesat ngjitur ishte eliminuar.

Ndërkohë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se në spital ka ndodhur një shembje e pjesshme e çatisë për shkak të zjarrit. sn

Kërcënimet në rritje nga Rusia- NATO plan sekret për t’iu përgjigjur agresionit. Çfarë pritet të vendosë aleanca muajt e ardhshëm

VOA

 

NATO synon të marrë një vendim mbi objektivat e reja për armët dhe numrin e trupave këtë verë, tha një zyrtar i lartë ushtarak të hënën, duke iu referuar ndryshimeve më të mëdha të aleancës që nga Lufta e Ftohtë, pasi ajo po përballet me një kërcënim në rritje nga Rusia.

Aleanca ushtarake dhe politike perëndimore ka qenë nën trysni jo vetëm pas sulmit rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në vitin 2022 dhe thirrjet e Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të rritur nivelin e shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje për objektivat e aftësive të reja disa javë përpara se udhëheqësit e tyre të takohen në Hagë më 24-26 qershor, tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters shefi i Komitetit Ushtarak të aleancës, admirali holandez Rob Bauer.

“Ne synojmë arritjen e një marrëveshjeje përpara samitit në Hagë për t’i dhënë kohë të mjaftueshme udhëheqësve të vendeve të aleancës për zgjidhjen e ndonjë problemi të mbetur”, tha admirali Bauer.

Në vitin 2023, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord për një dokumet prej mijëra faqesh me plane sekrete të mbrojtjes, që detajojnë për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë hapat se si aleanca do t’i përgjigjej një sulmi rus.

Megjithatë, dokumenti nxorri në pah mungesa të konsiderueshme në mbrojtjen ajrore dhe raketat me rreze të gjatë veprimi, numrin e trupave, municionet, vështirësitë logjistike dhe mungesën e komunikimeve të sigurta dixhitale në fushën e betejës.

Këto mangësi fillimisht pritej të diskutoheshin në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në vjeshtën e vitit 2025.

Në takimin e nivelit të lartë në Hagë do të diskutohet gjithashtu për rritjen e objektivit ekzistues të shpenzimeve ushtarake të NATO-s prej 2% të prodhimit të brendshëm bruto, në 3% të paraqitur nga disa ekspertë si një objektiv i ri i mundshëm. Zoti Trump, i cili kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, kohët e fundit kërkoi një objektiv të ri shpenzimesh të mbrojtjes në nivel prej 5%.

Admirali Bauer nuk pranoi të përmendte një shifër konkrete, por tha se ideja për të çuar përpara objektivat e aftësisë së NATO-s ishte “për t’u siguruar që të gjithë të kuptojnë më mirë lidhjen me paratë” pasi nevojat u qartësuan përmes planeve të reja të mbrojtjes.

“Objektivat e reja do të përcaktojnë nevojat për blerje të reja”, tha admirali holandez. “Pra, në thelb kjo do të ndihmojë që njerëzit të kuptojnë pse duhet të kemi shpenzime në nivel më të lartë se 2% të prodhimit të brendshëm bruto”, shtoi ai.

Gjatë Luftës së Ftohtë, aleatët e NATO-s shpenzonin mesatarisht 3%-6% të prodhimit të brendshëm bruto për ushtritë e tyre, sipas admiralit Bauer.

“Nëse do të kishim vazhduar të shpenzonim (si aleancë) në të njëjtin nivel me atë fillimit të viteve 1990, që ishte në një nivel prej 3% të prodhimit të brendshëm bruto, ne deri më tani do të kishim shpenzuar 8.6 trilionë dollarë më shumë”, tha admirali Bauer.

“Ky është në thelb investimi për paqen që ne tani duhet të bëjmë”, shtoi ai

Japonia goditet nga tërmeti 6.8 rihter, epiqendra e lëkundjeve në det – jepet paralajmërimi për cunam

Një tërmet me magnitudë 6.8 rihter goditi bregun juglindor të ishullit japonez Kyushu dhe lëkundjet u ndjenë në disa zona, përfshirë Osakën. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti u regjistrua në orën 21:19 me orën lokale ndërsa epiqendra ishte në një thellësi prej 30 kilometrash nën ujë.

Lëkundjet e forta që pasuan u ndjenë në të gjithë ishullin Kyushu, ishullin Shikoku dhe në një zonë të madhe nga qyteti Hiroshima në Osaka.

Sipas USGS PAGER, 1 022 000 njerëz vlerësohet të kenë ndjerë dridhje të forta, 2 917 000 të moderuara dhe 7 217 000 lëkundje të lehta.

Në të njëjtën kohë, një paralajmërim për cunami deri në një metër u lëshua për bregun lindor të ishullit Kyushu dhe bregun jugor të ishullit Shikoku.

Një paralajmërim për valët e baticës deri në 20 cm ishte dhënë më herët për ishujt Amami, Tokara, Tanegashima, Yakushima dhe disa zona të Honshu.

Zonat E Termetit Ne Japoni
Zonat E Termetit Ne Japoni

Sipas mediave të huaja, nuk ka ende raportime për viktima apo dëme.

Mediat vendase bëjnë të ditur se në përgjithësi, popullsia në këtë rajon banon në struktura që janë rezistente ndaj lëkundjeve të tërmeteve, megjithëse ekzistojnë ndërtime që mund të pësojnë dëmtime. Llojet mbizotëruese të ndërtesave të cenueshme janë strukturat e drurit dhe ndërtimet me muraturë të përforcuar/të kufizuar.

Tërmetet e fundit në këtë zonë kanë shkaktuar rreziqe dytësore siç janë rrëshqitjet e dheut dhe gurëve që mund të kenë shkaktojnë humbje jete.

Rusia: “Ukraina ka sulmuar gazjellësin TurkStream”

Përurimi më 2020 me Vladimir Putin, Rexhep Tajip Erdogan, kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq

Rusia denoncon operacionin e dështuar të Ukrainës kundër të vetmes rrugë të hapur për gazin rus në Evropë

VOAL- Rusia akuzoi Ukrainën të hënën për përpjekje për të kryer një sulm me nëntë drone në një stacion shpërndarjeje të Rrjedhës Turke në rajonin e Krasnodarit. Pas ndërprerjes së fluksit që kalonte përmes Ukrainës, është i vetmi gazsjellës që lejon ende kalimin e gazit rus drejt Evropës përmes Turqisë dhe Ballkanit. Përpjekja dështoi dhe aktiviteti vazhdon rregullisht, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të gjitha pajisjet janë goditur, specifikohet. Nuk ka pasur viktima. Vetëm dëme të vogla u regjistruan për shkak të rënies së fragmenteve të dronit dhe tashmë janë riparuar.

I hapur në vitin 2020, TurkStream përbëhet nga dy tubacione që rrjedhin nga Anapa në Rusi. Me një gjatësi prej 930 kilometrash, ai arrin në Kiyiköy në Türkiye duke kaluar nën Detin e Zi. Është një objekt themelor për furnizimin e Evropës Juglindore dhe Lindore. RSI

Një 2024 rekord për eksportet kineze

Shitjet jashtë shtetit tejkalojnë 25 trilionë juanë, suficiti tregtar zgjerohet përpara mbërritjes së Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë

VOAL- Kina e mbylli vitin 2024 me një suficit tregtar rekord, falë një rritjeje prej 7,1% të eksporteve që tejkaloi 25,000 miliardë juanë (rreth 3,180 miliardë franga me kursin aktual të këmbimit) për herë të parë. Kjo është ajo që del nga të dhënat e publikuara nga doganat e Pekinit, një javë pas kthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, e cila mund të shkaktojë luftën e shpallur tregtare dhe ndoshta edhe perspektiva e detyrimeve të rënda që do të vijnë, ka kontribuar në nxitjen e kërkesës për produkte kineze në ‘pjesën e fundit të vitit (+10,7% shitje në dhjetor). Nga ana tjetër, importet janë rritur gjithashtu, por vetëm me 2.3% në 18,390 miliardë juanë.

Pekini do të publikojë të premten shifrat e produktit të brendshëm bruto për tremujorin e katërt dhe vitin e plotë 2024, gjatë të cilit pritet të arrijë objektivin e rritjes prej 5% (Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte parashikuar 4.8%). Ndër komponentët e ekonomisë kineze, tregtia e jashtme është ajo që vazhdon të tregojë të dhëna inkurajuese, përballë konsumit të brendshëm të ndenjur dhe një sektori të pasurive të paluajtshme në krizë të vazhdueshme. ATS/RSI


Send this to a friend