VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

FOTOT – Amerika furnizon me mjete ushtarake Kosovën

By | December 10, 2018
blank

Komentet

blank

Anketa: Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga një anketë kombëtare me të rinjtë si faktorët kryesorë, që e nxitin rininë të largohen nga vendi. Mbi 70 për qind e të rinjve përcaktojnë papunësinë si problemin e tyre më të madh, ndërsa vështirësia e dytë e tyre është arsimi jocilësor dhe mos-mbështetja institucionale.

blank

Rezultatet e Anketës Kombëtare nga Rrjeti i të Rinjve u publikuan në një forum mbi demokracinë shqiptare, ku morën pjesë studiues, veprimtarë dhe ekspertë të cështjeve sociale.

Mbi 80 për qind e të rinjve pohojnë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur papunësinë e lartë të tyre.

Afro 70 për qind e të anketuarve pohojnë se mungojnë programet mbështetëse për punësim të studentëve me kohë të pjesshme që kanë mbaruar studimet. Kjo sipas tyre shkakton edhe mospunësimin afatgjatë të tyre.

Madje të rinjtë mendojnë se në Shqipëri nuk bëhet një analizë e mirëfilltë e tregut të punës për ta.

Mbi 90 për qind e të rinjve pranojnë se e kanë menduar seriozisht largimin nga Shqipëria për shkollim, punësim dhe jetesë normale.

Papunësia dhe pagat e ulëta janë për pjesën më të madhe të tyre dy faktorët kryesorë që i nxitin të largohen nga vendi.

Afro 65 për qind e të anketuarve pohojnë se si qeverisja qendrore edhe ajo vendore i mban ata jashtë proceseve vendim-marrëse, që provohet edhe nga buxheti i pamjaftueshëm për programet rinore dhe ligjin për rininë.

Partitë politike, sipas pjesës më të madhe të të anketuarve, dëgjojnë zërin formalisht mendimet e të rinjve vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Mbi 90 për qind e tyre pohojnë se kriminaliteti i të rinjve po rritet dhe ky është një problem shumë shqetësues.

Mbi 92 për qind e të rinjve e vlerësojnë nivelin e korrupsionit si të niveleve të larta, kryesisht në administratë publike, ministritë, bashkitë dhe universitetet.

Një problematikë tepër shqetësuese për shëndetin e të rinjve janë edhe stresi dhe depresioni që mbizotëron në afro 90 për qind të të rinjve.

blank

Megjithatë, afro pjesa më e madhe e tyre pohojnë në anketën e Rrjetit të të Rinjve se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit si një rrugë për jetesë më të mirë në atdheun e tyre.
Mbi 58 për qind e të rinjve të anketuar pohuan se do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, sepse besojnë që kjo është një rrugë për të siguruar një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Këtë fushatë zgjedhore partitë politike e kanë mbështetur kryesisht tek premtimet për rininë, ndërsa dita e zgjedhjeve është vetëm një javë larg.

Mbi 60 për qind e tyre pohojnë se cilësia dhe gjendja e arsimit në Shqipëri është keq ose shumë keq.

Më shumë se gjysma e tyre shprehen problematika më e madhe lidhur me arsimimin e tyre është niveli i korrupsionit në universitete.

blank

“IMGUR” – PEIZAZH I NGARKUAR ME SHPIRT – Nga ALI ALIU

Viteve të fundit, sidomos, ato 2018 – 2020, poezia shqipe solli disa nga librat më të artikuluar; – kam parasysh ‘’Kukuta e Sokratit’’, (Sabri Hamiti), ‘’Këngë e Solomonit’’, (Sadik Bejko), “Prill i hidhur”, (Bardhyl Londo), ‘’Rrathët e brendashkruar’’, (Rudolf Marku), “Lirikë me dhimbje”, (Majlinda Rama), “Mështeknaja e babait”, (Lindita Ahmeti), ‘’In Love’’, (Preç Zogaj) dhe “Imgur” i Skënder Bucpapajt.

Libri ‘’Imgur’’ i Skënder Buçpapajt, vjen artikulim i mallit për botëfëmijërinë, për djalërinë; ky bosht tematik shtrihet në hapësirën kryesore të librit voluminoz me rreth 150 faqe, sistemuar brenda 7 cikleve. Ngasja e kësaj ndjenje, mallit për vendlindjen, truallit, sidomos nga distanca kohë-hapësirë, nuk është frymëzim i rrallë në poezi, dhe, edhe në poezinë tonë… Malli është emocion i fuqishëm, sidomos nga largësitë e papërballueshme, si ato të periudhës së Rilindjes në poezinë shqipe.

blank

Te vepra poetike ‘’Imgur’’ e Skënder Buçpapajt, afshi i parë ndjellës i lirikës, lidhet me vetminë e cila vuan një mall që ushqehet, mbahet gjallë që nga fëmijëria, djalëria e memorizuar dhe që artikulohet varg i pakëputur imazhesh, në këtë rast, ngarkuar me emocion dhe refleks bashkë, estetikisht me ngasje të fuqishme sugjestive…; vetmia ngacmon dhe vë në lëvizje tërë këtë univers të palosur, palimpsest, që përcjell varg-pamjet, të cilat vijnë të përtërira udhësh, perspektivash, ngjyrimesh, rrethanash të shumta si përftime riinkarnimi dhe rrezatim kreativ i pandërprerë; imazhet, që iluminojnë hapësirën, gjithë nga pamje të ndryshme, sjellin impulse dekoduese lidhur me kontekste të shumta dhe lëvizëse, identifikime me situata përjetuese. Mes këtij ndërkomunikimi lirik me librin ‘’Imgur’’ të Buçpapajt, universi në të cilin ateron kujtimi i subjektit, rrezaton ndjesi ndjellëse ndaj natyrës, e me këtë rast, ndaj imazheve me bukuri atraktive, ku shquhet bardhësia e ngrohtë-e acartë, dimërore, alpinike; magjia e hapësirës së bardhë pafund që sa sfidon tundime të kundërta, ndjellëse, në vetmi përsiatëse, lëshuar ëndjeve të ekzistencës, pa përjashtuar disponimin melankolik, edhe ashtu ndër më elegantët; herë duke i hapur krahë imazhit ngarkuar përjetime të ndryshme, bosht qendror i poetikës së kësaj poezie, në radhën e përtërimit konstant, vjen ngarkuar edhe me disa sinjale dhe kode të pashfaqura, enigma që përftojnë dritë të pakapshme, një fluid i ndehur së brendshmi dhe perfeksion estetik, me ndjelljen e magjisë për përsiatje; siç ngjan me vargjet e tre cikleve të para të librit ‘’Imgur’’, por që ndjehet gjithandej në këtë libër…

Gjatë procesit të ngjizjes, thurjes dhe rrjedhjes varg të imazheve dhe të substituimit të asociacioneve që nxisin ato, në lirikën ngarkuar mall të këtij poeti, pamjet vijnë plot tensione emocionale, kambana që rrahin larg në kohë, sa nënshtresa mitike, mitizuese; thurje ëndërrore që luhaten krahëve kontenplative… Imazhet e nënqiellit të tillë në lirikën e Buçpapajt, vijnë semantizim i zëshëm me ngjyrim të fuqishëm emocional në radhë të pare dhe, thellësi refleksive, qartësisht të prekshme si përjetim. Duke semantizuar tone, vibrime, duke i ngarkuar me to imazhet, dekor i jashtëm dhe brendshëm, virtytet dhe huqet e tyre, sfidën dhe ndjelljen, joshjen dhe kërcënimin, kureshtjen dhe magjinë ndjellëse ( Nata e shpirtrave…), tërë shumësinë emocionale dhe reflektive, valët e shtimungjeve, iluminimeve të brendshme, poeti mëton, me këtë rast arrin, finalizim estetik të gjendjes shpirtërore dhe kuptimore; dhe rishtazi fillon nga e para, një ecejake, mes udhëkryqeve të pleksura, nisjeve të furishme, buzë caqeve e kurrë të mbërritura, pranë sapo të prekura gjurmët, zërat, pamjet e çdo gjë që digjet të bëhet fjalë, të flasë dhe tretje në hapësirën pafund, të bardhë, të gjelbër; tërë në fluturim përftues, fshikës që zërin e lëshon jehonë të tretur larg në horizont, ndjellës, magjepsës, urtësi ngasëse: – hapësira pafund s’pushtohet dot, sovrani kaq, kështu ka vendosur, kaq përjetësi për mallin; e zëri lirik, poeti nën saçin e mallit, sizif i pashëruar, ia nis udhëtimit që nuk do prajë së ëndërruari…; pa turrje, pa patos romantik, udhëtim spontan, natyrshëm, prandaj plot hijeshi, elegance, gatuar ndjenjë dhe refleks bashkë; ritmi ngakuar tensione i vargut, ka këtë ngjyrim, këtë puls zemre dhe urtie; pa qenë peng personal i zërit, por që ndjek parimin e rreptë estetik, që pas çdo shpërthim emocion malli, ateron në tokën e fortë; sintezë artistike e përbërësve të poetikës me këtë rast, pos e pranishme në vargjet dhe tërësinë e librit, e plotë, e përsosur qëndron edhe në tekstin e poezisë ‘Imgur’, që është edhe titulli i librit…; imazhi që sjell poezia, një sfond me dritë të fuqishme, brenda të cilit kushdo e çdogjë gjakon të shndërrohet në zë, në jehonë, në dekor stampuar, testament në hapësirë me ozon të pastruar qartë, rrjedhë rrëke ritmike, këtu janë përmasa frymëzimi, janë vetëdehje malli e zërit lirik në krahët e këtij bashkëbisedimi…

blank

Poeti Skender Buçpapaj, mesa di, ka 30 vitejeton në Zvicër, dhe në gjirin alpin të lindjes, është vizitor i shpeshtë. Se sa e bën zjarr me flakë në ngjitje këtë ndjenjë dhe sa e kundërta, në zbehje, kjo është për t’u parë. Malli i tij… ndërsa, kthimi i tij është i tjetër cilësie, është strehë mbrojtëse nga tjetërsimi, nga trysnia e përditshmërisë, është mëtim për oksigjen që pastron, ngjashëm me atë të Azem Shkrelit që, sa herë ndjen se i zbehet qëndresa e boshtit kurrizor, ateron majave të Rugovës së tij.

Në rastin e Skënder Buçpapajt, sa më i shpeshtë kthimi fizik, aq më i gjallë e më i etshëm malli që nuk ka kthim; nuk ka kthim të imazheve shtresuar kujtimesh, s’ka kthim të situatave shpirtërore, të sfidave, vatrave pa fund të shtresuara, gëzimeve, lumturimeve, habitjeve, frikërave e magjive; tërë ai univers i pasur, ngarkuar memorie, shndërruar në një hije, boshësi, mbetur shkretë e jetim, mbetur veçse një bosh gërryes, që veç sa ta bën të papërballueshme vetminë; veç sa të ndërmend të braktisurin, të përjashtuarin dhe përjashtuesin që mëton të shuajë etjen nga kroje të shteruara, burime të tharë; zjarr i ndezur-i shuar-i përhershëm i njeriut që poezia, qysh nga fillimet, e ka shndëruar art…

Shpalimin e një bote të shtresuar nga e kaluara e kësaj perspektive, si mozaik kujtimi, poeti Skënder Buçpapajt e sinjalizon që në titullin e librit, ‘’Imgur’’, me gjeturi kreative, që rrezaton shtresime kuptimore, emocionale të pritshme, në vargun e asociacioneve Im’At, Ime Më, Im’ Bir, Vatër, Kullë, Qëndresë,…Përjetësi.

Hapësira, pamja, imazhi është gjuha e parëe kësaj poezie, është shtrati “narrativ” i kësaj lirike; ai lëviz dhe përcjell në ecje asociacione atraktive, bartje emocionesh dhe refleksesh; shtrati-kohë ndërsa qëndron në sfond, gjithë duke e përplotësuar, e përgjallëron vargun zinxhiror të tyre, të imazheve, të ngarkuar mall dhe përsosmëri estetike; është imazh-gjuhë që shtrihet pafund në bardhësinë dimërore të alpeve shqiptare, bujshmëri bari pranveror, gjelbërim pyllor, gjallëri zogjsh e gjë e gjallë, tinguj kumbone që e mbushin hapësirën reflekse të brendshme, zhveshur mallëngjime patetike; mozaik hapësire dhe kohe, ndërlidhur raportesh ekzistenciale, bulëzim refleksesh për kthim të mundshëm, të pamundshëm, njësoj si imazhet e prekshme e të paprekshme, përfundimisht të pakthyeshme…

Kthim-moskthimet e tilla në poezi, në letërsi, janë xehe frymëzimi; ushqejnë ngasje, njësoj si në lashtësi, kohëve kur shtegtim-komunikimi, bëhej këmbë-kaluar ; njësoj hapësira pushtoheshin pa pengesa, përmes imagjinatës, si fluturimet e sotme. Malli për t’u kthyer gjurmëve dhe ëndrrave është i pashuar; është mëtim për të kaluarën, për të pakthyeshmen, mëtim për të qenë prani atje ku s’mundet, prani e asaj që s’është, përjetësia…

Një mëtim për kthim, strehë, vërehet tek një rreth poetësh, të përafërt në brez, si Preç Zogaj te kthimi i mundshëm e i pamundshëm orfeik, Sadik Bejko tek urtia solomoniane, Sabri Hamiti te kupa e Sokratit, Rudolf Marku, te kthim i mundshëm e i pamundshëm në Tiranë, jo shumë larg, kthimi i Azem Shkrelit majave kristalore të Rugovës për strehë mbështetëse e kodeve etike në përpjestim majash alpine, strehë mbrojtëse nga brutaliteti agresiv i përditshmërisë. Poezi që duhet veçuar është poezia ‘Ngujim në Gur’, e cila vjen në përmasat e një poezie antologjike.

NGUJIM NE GUR

Qiejt që lë tek ju ja si ikin me një thikë hëne të ngulur

Në shpinë

Në këtë natë me hënë shpinëkthyer nga unë, po e marr

Veten time dhe po e ngujoj në këtë gur

Veshur dhe mbathur larë dhe krehur me kozmosin tim

Me kozmosin tim që nuk e ndaj me askënd që e ndaj

Veç me veten time

Kjo hapësirë e pafund ishte plot me pritjen time

Kjo hapësirë e pafund është plot me mua

Këtu shoh g jithkënd e g jithçka, këtu më sheh vetëm Zoti

Për trup e për shpirt kjo hapësirë nuk më bie ngushtë as

Unë nuk i bie ngushtë

Qiejt tuaj ikin askush nuk ua heq dot thikën thikën e hënës nga

Shpina

Nuk ia heq dot shpinën e therur të këtyre qiejve këtij

Tehu të zi hëne të zverdhur,

Nuk ia heq dot damarët e prerë të këtyre qiejve këtij

Tehu të verdhë hëne të nxirë

A nuk duket kjo hënë mbi shpinë të këtyre qiejve në ikje

Si një embrion i dështuar hershëm?

A nuk duket kjo hënë mbi shpinë të qiejve në ikje si një

Kërmill mbi shpinë

Guaskash fluturuese?

Kështu pyes unë teksa ngujohem në gurin tim me diell

Dhe hënë të vetën

Që lindi njëherë dhe nuk perëndon kurrë.

Pyes. Kë tjetër?

Pyes veten time.

Melankolia është veshje estetike, me gjetje kreative në tërësinë e universit poetik; peng-ngujuar, i ndërsjelltë, gozhdë malli stampuar në gur. I përjetshëm? Për zërin lirik po, përjetësuar në art; hëna, sa verdhë, sa zi, pleksura e përjashtuar gjithnjë fluturimthi, përftimthi, me gozhdëngulurën në shpinë, – edhe ajo, sado në ikje, s’kalon përtej, në tretje përfundimtare…...

Ta përsërisim edhe njëherë se, imazhi në librin ‘’Imgur’’ shquhet me vezullim të fuqishëm; janë sa të shtresëzuaramemorie, sa të përplotësuara dhe metamorforizuara në ecje, sa në pritje të zërit për takimin e radhës veshur nga e para, ështëfunksion të përhershëm frymëzimi; ambienti që e ka ngjizur dhe prej nga ka hyrë në botë,udhëtim-jete, kurdo e kudo i pandarë; nga shumë perspektiva, situata ekzistenciale, sfida ndaj të cilave përballet poeti udhës, rrahgjetje, rigjetje, veten, unin, kodin identitar; ngasje që shpien tek hapat e parë në jetëbotë; është imazhi i marrë me vete i asaj bote; tek rasti i Buçpapajt ai është zë ndjellës për kthim, për marrje oksigjenipërballim me largësitë, tjetërsimet, brutalitetet, absurditetet; tundime të tilla, të poetëve të shquar, janë të shpeshta në përgjithësi, edhe në poezinë tonë; të ndryshme janë rrugët e thithjes oksigjen, të ndryshme rrethanat ambient dhe kohë; poezia moderne moti e shkarkuar patosit, drejt reflekseve përsiatëse, edhe filozofike; valët e imazheve vijnë ngjyrime dhe ritme në lëvizje, vijnë shtysë vetëdehjeje drejt mëtimeve për prani, për reflektim dy kahjesh, përftim që iluminon dy palët në kryqëzim; sa më ngulmues trazimi drejt ngujimit në gur, drejt përjetësimit, aq më i pakapshëm peizazhi në ikje, aq më e largët jehona, magjia për ta shuar mallin, për ta mëkuar vizionin e zërit që s’pushon së besuari; brenda këtij konteksti trazimi të brendshëm, brenda këtij gjakimi për të mbërritur, për kthim, për zënien e të ikurës dhe, pamundësinë e arritjes në asnjë cak, imazhi në fjalë, ai i mbamendjes, i zgjimit të saj që i bie në gjirin alpin shqiptar, arrin edhe gjuhën universalizuese të artit poetik; sidomos, këtë nuancë poetike e nxit, e mban gjallë prania e nuancës së refleksit, premisat përsiatëse që artikulohen pëshpëritje të brendshme, të pazëshme; është ndjellje e gjithandejshme e lirikës së Skënder Buçpapajt me rastin e këtij libri, që pa ndërhyrje, pa këmbëngulje,e tërheq lexuesin në krahët e një prehje kontenplative; pikërisht, edhe kjo nuancë, ky oksigjen, nga tërësia e përbërësve të poetikës, poezinë e librit e kompleton, e bën plotëni artistike, e rendit ndër veprat përfaqësuese të lirikës bashkëkohore të shqipes.

Skënder Buçpapaj është poet i imazheve të shpirtit; ato kanë ngarkesën e refleksit të jashtëm të botës, të natyrës, të gjithësisë dhe situatat shpirtërore të zërit të vet; ja edhe vargjet medalione edhe të një poezie të shkurtër:

LUGU I GDHEJVE

Këtu përroin mespërmes

Dhe udhët në të dyja anët e përroit

I fsheh bari i ri

Ashtu si bari i vjetër

Këtu qielli i ri ia fsheh tokës

Ashtu si qielli i vjetër

Dhe toka ia fsheh qiellit

Ashtu si toka e vjetër

Lugun e Gdhëjve

Pishat në shpatet anës së Lugut

Re të blugjelbërta

Që turren për në qiell

Dhe nuk i shkëputen kurrë tokës

Vejushet e mia të mbetura shkret

Valltare elegjiake

Ja edhe një nga dritaret e harruara-paharruara ndezur, të “marra” me vete, nga shumë të tilla të Buçpapaj në librin ‘’Imgur’’, përkatësisht të shuara atje ku i ka lënë; Lugun…, kësaj here, mbase edhe në vizitë të vërtetë, përroin mespërmes të tij, mbuluar bari i vjetër nga bari i ri që ia fsheh të shtresuarën qiellit; ky ndërsa, qielli i ri, ia fsheh zjarrin mbuluar në hi. Pompeu… një tjetër imazh i gjetur, përflakës, njësoj si dritarja e ndezur dhe dritarja e shuar, ngarkuar si fijet elektrike ngarkuar sinjale telegrafike ngarkuar tensione; i sillet rrotull Lugut poeti, në kërkim te shtresimeve fshehur, Lugut lënë pa admirimin dikur të djaloshit, lënë shkretë, bonjak, rrethuar mbase rritjesh tjetërsuese, të thata, pa e ndjerë praninë e zërit të dikurshëm, mbetur thjesht në mëshirë të vetvetes; pishat në dy anët e Lugut, me mëtim të përjetshëm drejt qiellit, kurrë të mbërritura, valltare elegjiake…; poezi e shkurtër që sjell imazhe të gjalla, mbresëlënëse që të mbesin gjatë në përfytyrim, si në shumicën e vargjeve të librit, plot elegancë dhe bukuri të papërsëritshme.

Ps. Meqë shkrimin për poezinë e Skënder Buçpapajt po e hedh në kompjuter gjatë ditëve të panairit të librit në Tiranë, 2020, më bëri përshtypje një fenomen gati i shëmtuar: edhe pse të pranishëm me libra, disa nga emrat e përmendura këtu, si edhe disa nga emrat e prozatorëve të shquar të letërsisë kombëtare, juria nuk denjoi asnjërin nga këta! Për bindjen dhe shijen time, ky ishte skandal kulturor; dëshpërim edhe më i madh që mbeti pa reagim adekuat. Nuk, të paktën, nuk u qortua një juri e tillë “kompetente” dhe as shefi i tyre që emëron të tilla juri për të injoruar letërsinë kombëtare, për të cilën, kudo në botë, në radhë të parë atë e kanë si synim të parë, sidomos në panaire librash…

Nëntor 2020

blank

Publikimi i të dhënave personale- Analiza e BIRN: Një databazë që hedh në erë çdo standard të mundshëm zgjedhor

Partisë Socialiste iu deshën katër ditë për të kaluar nga injorimi i lajmit të ekzistencës së databazës si “diçka normale” te mohimi i plotë i asaj që ngjan se është një databazë ku çdo votues shënjohet në veçanti si një objekt gjurmimi, përgjimi dhe sulmi. Ekzistenca e databazës duket se minon premisat për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Republikën e Shqipërisë.

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla e injoroi lajmin e rrjedhjes së një databaze me 910 mijë votues të publikuar nga Lapsi.al si një shpifje, duke pranuar se databaza ekziston, por duke hedhur poshtë sugjerimin se ajo përbëhet nga të dhëna të vjedhura. Në fillim Balla tha se të dhënat janë grumbulluar ‘derë më derë’ dhe janë dhënë vullnetarisht nga vetë qytetarët.

Taulant Ballës iu deshën disa ditë për të kuptuar përmasat e skandalit dhe për të mbërritur të mërkurën te statusi i mohimit të vërtetësisë së databazës. Ai madje deklaroi edhe se ekzistenca e databazës mund të përbëjë një alibi për opozitën për të justifikuar një humbje në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mund të jetë apo mund të mos jetë e vërtetë, por ajo që dallohet është se të drejtat që socialistët i japin vetes për të shënjestruar çdo votues individualisht, duke e markuar atë me një “patronazher” e bën një fitore të tyre të mundshme minimalisht të pandershme.

Databaza, e cila tashmë përbën një sekret që e dinë të gjithë, tregon shumë për mënyrën me të cilën socialistët menaxhojnë zgjedhjet. Ajo që kemi parë në mënyrë fragmentare nga dosjet 184 dhe 339, ku zyrtarët socialistë shënjestrojnë dhe shantazhojnë votuesit një më një, duket se është shtrirë në të gjithë vendin.

Votuesit shënjestrohen një nga një nga zyrtarët e partisë, të armatosur me të dhënat e tyre personale dhe me një profil të gjithësecilit prej tyre, si votues potencialisht të një partie tjetër.

Ajo dukshëm është një databazë ku përfshihen të dhënat që qytetarët kanë dorëzuar në institucione të tjera publike. Në një kolonë gjenden vendet e punës, një e dhënë që qytetarët e depozitojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. A punon votuesi në një kompani publike apo private? Me një kërkim që zgjat më pak se dy sekonda, mund ta gjesh se ku punon gjithësecili. Historia ka treguar se punësimi në Shqipëri është një mekanizëm shantazhi dhe presioni që përdoret nga partitë politike për të detyruar qytetarët të votojnë pavarësisht bindjes së tyre politike. Dhe fakti që një e dhënë e tillë gjendet në databazën e Partisë Socialiste vështirë se sugjeron se socialistët po përpiqen të bindin qytetarët se programi i tyre është më i mirë se sa ai i kundërshtarëve.

Dhe krahas emrave të të të punësuarve në shtet, të ashtuquajturit “patronazhistë” duket se janë kryesisht të punësuar shteti që kanë një jetë të dytë si përgjues të qytetarëve për llogari të Partisë Socialiste.

Në njërën prej kolonave të databazës të emërtuar “koment”, patronazhistët kanë lënë shënime të ndryshme: njëri shkruan se ka kontaktuar një votues dhe ai i ka kushtëzuar votën me një vend pune për gruan (një vepër penale kjo e dyfishtë: nga ana e qytetarit dhe nga ana e patronazherit që nuk e ka denoncuar krimin).

Një tjetër se i ka kërkuar legalizimin e pallatit. Në një tjetër është shënuar: Punon për xxx, eksponent i LSI. Apo akoma më tutje, “përfituese në legalizim”. Dhe akoma më tutje: “nuk ka votuar. As faleminderit nuk tha që mori hipotekën e shtëpisë”. Apo: “babai, anëtar organizate PD”.

Në një rast tjetër, një socialist pyet një punonjës të bashkisë Tiranë për votën dhe shënon në databazë se punonjësi i është përgjigjur se ‘vota është sekrete’. Në një tjetër shkruhet: “Nul votojn jehovaj”, apo “myslimane ekstremist, nuk vijnë te votojnë, nuk ua lejon feja.” Ose: “të pakënaqur”.

Të gjitha të dhënat personale që shkelin sekretin e votës gjenden aty. Njerëzit janë identifikuar nëse kanë votuar këtë apo atë parti më 2013 dhe nëse kanë marrë apo jo pjesë në votime më 2019. Pjesëmarrja ose jo në votimet e vitit 2019, dukshëm shërben si referencë për të vlerësuar qytetarin si votues ose jo të PS. Edhe vëzhgimi i rrjeteve sociale nuk është lënë pas dore, Në një rast, një patronazhist shkruan: “nga hetimi në Facebook, mund të jetë votues i PS.” Ose në një tjetër: “referuar fillimisht si PDIU. Të mbahet në monitorim”.

Patronazherët kanë hyrë deri në të dhënat më private të mundshme të qytetarëve duke u informuar edhe për sherret brenda familjes. Në një votues është shënuar: “djali i xhajës së xxx, por nuk flasin”. Në një tjetër: “mamaja e xxx, punësuar në bashki”. Patronazherët kanë krijuar profil votuesi edhe për të punësuar të tillë sensitivë si ushtarakët apo policët.

Databaza tregon gjithashtu se Partia Socialiste ka marrë nën kontroll segmente të tjera të shtetit dhe se shumë nga institucionet e pavarura janë të kapur nga militantë socialistë. Një drejtor në INSTAT rezulton referues të dhënash personale për partinë.

Në një rast tjetër, një votues i identifikuar si pronar biznesi mban shënimin: “Do kontaktohet për punonjësit”.

Ky mund të jetë përdhunimi më i madh i të dhënave personale në historinë e Shqipërisë, një i tillë që ka gjasa do ta damkosë Partinë Socialiste si një parti që përdori metodat e Sigurimit të Shtetit për të ndikuar vullnetin e votuesve.

Shqiptarët zbuluan nga ky skandal edhe një terminologji të re, të krijuar për përdorim të brendshëm nga Partia Socialiste: Patronazhist/e, një zyrtar partie që përgjon qytetarët dhe di se ku banojnë, ku punojnë dhe nëse janë të sëmurë apo të shëndetshëm.

Standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë përshkruar në dokumentin e Kopenhagës. Ekzistenca e databazës dukshëm dhunon standardet në shumë dimensione. Parimi i fshehtësisë së votës, i cili duhet të garantojë vetë ekzistencën e zgjedhjes me ndërgjegje, është dhunuar nga përpilimi i profileve të secilit prej votuesve duke përdorur të dhëna mbi prejardhjen, punësimin e votuesit apo familjarëve të tij, nëse ka marrë pjesë apo jo në votimet e shkuara dhe se si është deklaruar në të shkuarën. Parimi i ndarjes së shtetit nga partia është cënuar rëndë nga fakti që të dhënat në databazë dukshëm janë rrëmbyer nga institucione të tjera. Dhe parimi i barazisë në garë elektorale është dhunuar nga keqpërdorimi i burimeve publike nga ana e partisë në pushtet.

Kuptohet që ky BIG Brother i madh në variantin shqiptar ka edhe një dozë banaliteti. Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, rezulton si një votues që punon te Këshilli i Ministrave dhe ka për patronazhist Ervis Hushën. Husha vetë ka gjithashtu një patronazhist, i cili nga ana e tij, ka një patronazhist tjetër./BIRN

blank

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet, e në dy vitet e fundit edhe simbolikisht prej pandemisë, kjo dramë vuajtjesh nga më të tmerrshmet që kanë përjetuar njerëzit e kësaj toke.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi), transmeton KosovaPress.

Me datë 27 mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganorë të Morinës hynë 187 refugjatët e parë nga Kosova ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore dhe të plagosur me mjete të forta si: qyta pushke, shkopinj gome etj. U morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefekturës së Kukësit. Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizrenit, Krushë e Madhe dhe Zym. Si fillim këto refugjatë u strehuan në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”.

Deri në orën 24.00 të 27.03.1999 ne Kukës mbërritën 12.721 kosovarë. Ndihmat e para ushqimore erdhën nga Ministria e Bujqësisë ku me datë 27 mars në Kukës, u dërguan kontingjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj) për 2500 persona në muaj.

Me datë 28 mars vazhdoi fluksi i të ardhurve kosovarë, të dëbuar me forcë prej trojeve të tyre nga pushtuesit serbë. Numri i tyre ishte 13.000 banorë. Refugjatët kosovarë kishin hyrë nga pikëkalimi i Morinit ku edhe ishin dhunuar, torturuar, masakruar dhe zhveshur nga policët serbë, duke u marrë paratë, bizhuteritë dhe çdo send me vlerë që ato kishin

Vendstrehimi i tyre përkohshëm ishte Pallati i kulturës “Hasan Prishtina”. Më pas pushteti lokal në Kukës hapi dyert e disa mjediseve shkollore, çerdhesh, kopshtesh, magazinash dhe deposh për strehimin e të dëbuarve. Refugjatët e tjerë u strehuan në familje kuksiane ku edhe u mikpritën nga to. Mesatarisht çdo familje në qytetin e Kukësit kishte rreth 14 kosovarë. Ata flinin në çdo pjesë të shtëpisë.

Në krye të javës mbërriti karvani i dytë i të dëbuarve me rreth 70.000 kosovarë. Nga këto 40.000 u sistemuan pranë familjeve qytetare, 10.000 në mjedise të ndryshme publike të qytetit, 6.000 në komunat Bicaj, Kolsh, Tërthore dhe Shtiqën, 12.000 në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj. Në Kukës mbërritën 16 automjete për të evakuuar një pjesë të kosovarëve në qytete te tjera. Dita-ditës numri i të dëbuarve rritej. Pavarësisht strehimit në shtëpitë e banorëve kuksianë, një numër i madh kosovarësh strehoheshin në kampe

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Në këtë ditë shqiptarë të Kosovës marshojnë nga pikëkalimi i Morinës dhe i afrohen qytetit të Kukësit. Para pandemisë, në Kukës çdo vit organizoheshin veprimtari të ndryshme festive ku artistë nga e gjithë Shqipëria mblidhen në Kukës duke dhënë shfaqje.

Një nga simbolet kryesore të 16 Prillit është edhe Obelisku. Kulla u ndërtua si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar. Ajo është ndërtuar në vendin ku ishin vendosur çadrat qe strehonin popullatën kosovare. Kulla është 23.5m e gjatë dhe është e mbushur me foto të cilat paraqesin ngjarjet e asaj kohe. Kulla është një nga pikat më të vizituara turistike në Kukës. Gjatë datës 16 prill kulla është pika që vizitohet me shpesh.

Ditë më parë, për të kujtuar ditët e shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit u inaugurua monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”.

Monumenti “Muri i Kujtesës” është një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, një vepër kjo artistike-monumentale që shpreh më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur.

blank

Më 16 prill 1999 ra në fushën e betejës heroi Shkëlzen Haradinaj

Sot shënohet 22-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut.

Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.

Rënia e Shkëlzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.

Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptar, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

Në përgjithësi, familja Haradinaj, pjesë e së cilës është edhe Ramush e Daut Haradinaj, kanë dhënë një kontribut të çmuar në luftën për lirinë e vendit.

blank

“Kush shet votën ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes, kush e blen nuk është i denjë”, ambasadorja e SHBA mbështet deklaratën e Ipeshkve

TIRANË

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim mbështet deklaratën e Ipeshkve katolikë për shitblerjen e votës, një çështje e shumëpërfolur dhe e nxehtë në aktualitetin politik. Ambasadorja e SHBA e cilëson deklaratën e tyre një mesazh të fuqishëm.

“Mesazhi i fuqishëm i Ipeshkve katolikë: ‘Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon’, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

blank

blank

Fjalimi i ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

I nderuar, z. President i Këshillit të Sigurimit të KB,
I nderuar, Përfaqësuesi Special, z. TANIN
Të nderuar anëtarë, të nderuar kolegë,

Periudha e raportit aktual të UNMIK-ut përfundoi vetëm një javë para se Kuvendi i ri të zgjidhte qeverinë e re e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve historike.

Për herë të parë, në vendet e Ballkanit deri tani, shumica e popullit votoi për t’u çliruar nga korrupsioni dhe krimi.

Republika e Kosovës po hyn në një epokë të re. Ne jemi në një rrugëtim për të përmbushur vullnetin dhe kërkesën e popullit tonë; përkatësisht ta bëjmë vendin tonë të ri anëtar të plotë dhe të respektuar të familjes së kombeve, ku zotëron sundimi i ligjit, demokracia dhe mundësia e barabartë për të gjithë.

Si Ministre e Jashtme dhe Zëvendës Kryeministre e Republikës së Kosovës, shfrytëzoj rastin, që t’ju drejtohem me shumë sinqeritet.
Do t’i referohem detajeve të raportit pak më pas, por si fillim ështe e rëndësishme të kuptojmë cilësitë e reja të kësaj qeverie dhe qasjen e saj.

Është e qartë se Kosova, si gjithë vendet e tjera, ende po lufton me pandeminë. Këtu do të doja të falenderoja miqtë dhe partnerët tanë, që po na ndihmojnë për të siguruar vaksinat për Kosovën.
Por, në të njëjtën kohë jemi duke përgatitur masat vënë në jetë këtë epokë të re. Kemi të bëjmë me një gamë të gjerë të çështjeve, lënien prapa të një epoke të korruptuar dhe transformimin në një shtet me sundim të vërtetë të ligjit.
Çështjet e ngutshme fillojnë me reformat në drejtësi dhe vazhdojnë me investimet si dhe krijimin e vendeve të punës – investimet e huaja dhe sundimin e ligjit në vend të korrupsionit; të gjitha këto në një vend me popullsi të re, vitale dhe me vështrim nga Evropa.
Për shumë vite kemi luftuar për këto ndryshime, brenda partive, në OJQ ose si qytetarë.
Tani njerëzit na kanë besuar këtë ndryshim historik, dhe ne jemi të përkushtuar që ta vëmë në jetë.

Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO – gjë që mund ta kuptoni fare thjesht edhe nga flamujt, që gjenden prapa meje. Për shumë ky është gëzim i madh, e për disa shqetësim.
Ne po mundohemi gjithashtu, që në një moment të caktuar në të ardhmen, të bëhemi edhe anëtarë të Kombeve të Bashkuara.

Ne po i shtrijmë dorën të gjithëve me mirëbesim, pasi të gjithë jemi të lidhur së bashku në një fat të përbashkët në planetin tonë të vogël dhe të brishtë.

Me trashëgiminë tonë kulturore prej më shumë se 3000-vjeçare, së bashku me Grekët jemi një nga dy kulturat më të lashta në Evropë.

Vendi ynë i vogël, por shumë i veçantë, nuk ka frikë. Përkundrazi, jemi të gatshëm që të hyjmë në diskutime substanciale dhe serioze edhe me ata që janë përgjegjës për shumicën e konflikteve në dekadat e fundit, e edhe për gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë.

Në këtë qeveri të re të Republikës së Kosovës do të gjeni njerëz të guximshëm, mendjehapur dhe me përvojë ndërkombëtare, të cilët nuk i shmangen as edhe trajtimit të çështjeve të dhimbshme për të gjetur një zgjidhje.
Ne jemi të hapur, jemi krenarë dhe nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush.

Ne jemi pro pajtimit, megjithëse kemi shumë njerëz, që kanë histori të tmerrshme me Serbinë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës është gjykuar si student në një gjykim, që ishte shfaqje politike e orkestruar nga regjimi autoritar serb dhe më pas është keqtrajtuar rëndë në burg për më shumë se dy vite.

Nënkryetarja e sapo zgjedhur e Kuvendit të Kosovës i ka mbijetuar, kur ishte vetëm 13 vjeçare, masakrës së të forcave serbe kundër civilëve, ku nëna e saj, gjyshja, dy vëllezërit më të vegjël dhe të afërmit e tjerë të familjes kishin mbetur të vrarë. Ajo vajzë e pafajshme ishte gjetur me 16 plagë dhe mezi mbijetoi.

Një nga anëtarët e rinj të kuvendit tonë, me më së shumti vota nga populli, është përdhunuar nga ushtarët serbë kur ishte vetëm 16 vjeçe. Ajo mori guximin që të tejkalojë barrën e dhimbshme të të folurit në publik për këto krime. Ajo u jep zë të gjithë 20,000 viktimave të përdhunimit dhe admirohet gjerësisht për bartjen e kësaj barre. Deri më tani, asnjë nga përdhunuesit serbë nuk është mbajtur përgjegjës për të gjitha këto raste.

Raporti aktual i UNMIK-ut, diku nga fundi, prek një temë e cila renditet në mesin e pesë prioriteteve kryesore në vendin tonë.

Të gjithë këtu kanë një nënë – kolegu im amerikan, homologu im serb, kolegu im norvegjez, homologu im rus, pra të gjithë. Unë jam vetë nënë dhe atë nënë krenare.
Nuk ka asgjë, në kuptimin e plotë të fjalës, asgjë mbi këtë tokë, që është më e dhimbshme, më e tmerrshme dhe më e papërballueshme sesa humbja e fëmijës.
Unë do t’ju ftoja të lexoni dhe të dëgjoni grupin e nënave, që quhet “Nënat e Gjakovës”.
Këto gra të guximshme, që kanë humbur fëmijët e tyre të pafajshëm nga një fushatë e pamëshirshme dhe vrasëse e regjimit serb, janë tejet të pikëlluara dhe kanë dhimbje. Megjithatë, që prej shumë vitesh, ato qëndrojnë kokëlartë dhe nuk dorëzohen.
Vazhdimisht ato kërkojnë vetëm t`ju tregohet se ku janë fëmijët e tyre, e asgjë më shumë. Ato janë të vetëdijshme se duhet të presin edhe më të keqen.
Nuk do të duhej të kthehej në problem, që t’ju tregohet këtyre nënave se ku janë varrosur fëmijët e tyre pasi ishin vrarë.
Prandaj pyetja jonë është: Pse Serbia duket e paaftë të tregojë ndjeshmëri ndaj këtyre nënave, që kërkojnë trupat e fëmijëve të tyre?

Është e rëndësishme të theksohet: Këtu nuk po flasim për ngjarje të shekullit të 19-të.
Nuk po flasim për krimet brutale, të egra dhe të papërshkrueshme të kryera gjatë Luftës së Parë botërore ose Luftës së Dytë botërore në Ballkan, Evropë dhe në shumë vende të tjera të globit.
Këtu po flasim për një kujtesë të gjallë. Viktimat, që kanë mbijetuar, shumica janë ende gjallë.
Gjithashtu, shumica e atyre që kanë kryer këto krime të papërshkrueshme, të cilët shkaktuan më shumë se 15,000 vdekje për vetëm disa muaj në vendin tonë të vogël, janë ende gjallë. Ata e shijojnë jetën e tyre në Serbi dhe gjetiu, e shpesh madje përgëzohen për këto masakra.

Për ta vendosur këtë dimension në perspektivë, imagjinoni këto shifra për vendet tuaja.
Këto viktima do të ishin më shumë se 1,2 milion rusë të vrarë në Rusi në vetëm një vit. Do të thoshte 2,6 milion Amerikanë të vrarë në Amerikë brenda një viti. Do të thotë më shumë se 11,6 milion kinezë të vrarë në Kinë në vetëm një vit.

Bota është duke e parë që vetëm disa nga këta kriminelë lufte po gjykohen dhe në shumicën e rasteve në gjykime që më shumë janë shfaqje ku ata pastrohen nga çfarëdolloj faji.
Serbia i bën të gjitha këto. Ajo madje nuk pranon, që krimet më të mëdha kundër njerëzimit në tokën evropiane, pas Gjermanisë naziste, janë kryer në emër të Serbisë së Madhe në dekadat e fundit.
Udhëheqësit serbë madje i lavdërojnë kriminelët e luftës dhe akoma refuzojnë të bashkëpunojnë plotësisht me institucionet ndërkombëtare të Kombeve të bashkuara – madje, kriminelë të dyshuar të luftës, ulen në parlamentin e tyre.

Të gjitha këto shkelje eklatante të normave më themelore të Kombeve të Bashkuara – dhe për më tepër: të njerëzimit – nuk janë diçka ku mund të thuash: ”Thjesht kapërcejini”.
Këtu kemi të bëjmë me vlerat themelore të njerëzimit, kemi të bëjmë me vendin tonë i cili kurrë, asnjëherë, nuk do të jetë nën kontrollin dhe komandën e atyre që i kanë kryer këto masakra dhe që nuk i pranojnë këto.
Serbia duhet ta dijë dhe të pranojë se do t’i duhet të paguajë çmimin e mizorive të saj vrastare.
Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, të çlirohet nga rrënjët e saj gjenocidale dhe të përpiqet të bëhet një vend evropian, me të vërtetë i civilizuar.

Serbia ishte mbyllur në të kaluarën – në një të kaluar të errët. Ishte mendësia mesjetare, duke qëndruar në errësirë ​​dhe në të kaluarën, brenda elitave serbe, që edhe e ka shtyrë Serbinë drejt racizmit, dhe në fund fashizmit dhe gjenocidit në vitet 1990.
Vetëm 80 vjet më parë, Gjermania naziste kishte filluar bombardimin e Beogradit dhe kishte bërë gjenocid ndaj serbëve, hebrenjve dhe të tjerëve, përfshirë këtu edhe popullin shqiptar, që u ngrit kundër fashizmit.
Më lejoni të pyes sinqerisht: Çfarë është ajo që i shtyn viktimat e gjenocidit dhe fashizmit, që edhe vetë të bëjnë gjenocid, të përfundojnë në fashizëm dhe nåe fund të mos përballen me përgjegjësitë pas kësaj?

Ne jemi të bindur: Sapo Serbia të njohë faktet dhe nëse adreson historinë e saj të rrezikshme të agresionit dhe destabilizimit të rajonit, nëse ndërpret ndërhyrjet agresive në vendet e saj fqinje, nga Bosnja në Mal të Zi e në Kosovë, ajo ka potencialin të normalizojë sjelljen e saj dhe të bëhet një vend normal, të cilin fqinjët e saj nuk do të kenë nevojë ta konsiderojnë si bombë të kurdisur. Sapo Serbia ta arrijë këtë, ajo do të shndërrohet, nga të qenit kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon, në një partner ndoshta të ndërlikuar, por jo më të rrezikshëm.

Ne, si vend fqinj, jemi të interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne jemi të interesuar për një Serbi me mendësi evropiane, jo të prapambetur. Ne jemi të interesuar për një dialog të hapur për të kaluarën tonë të përbashkët dhe shpresojmë edhe për të ardhmen tonë të përbashkët.

Zonja dhe zotërinj, ne jemi një vend i vogël, por shumë i veçantë. Ne jemi të vegjël, por qëndrojmë kokëlartë. Ne kemi shumë miq të besueshëm dhe jemi vetë të besueshëm.

Babai im, një disident, një intelektual, një shkrimtar, një muzikant dhe një gazetar, është vrarë nga regjimi i Beogradit, madje edhe në tokë të huaj, në Gjermani, ku ne kishim ikur nga brutaliteti i atij regjimi të Beogradit.
Unë u them fëmijëve të mi se nuk ka të bëjë me serbët në përgjithësi, dhe se duhet bërë dallimi.
Por, mbi të gjitha, Serbia duhet ta bëjë këtë dallim. Ajo duhet të identifikojë kriminelët e luftës, t’i sjellë para drejtësisë, të bashkëpunojë med Kombet e Bashkuara dhe me ne për të gjetur varrezat masive të atyre që akoma janë të pagjetur, të luftojë fashizmin në Serbi, të ndërpresë lojrat, të vijë në tavolinën e bisedimeve dhe të flasë me seriozitet.
Vetëm atëherë do të mund të gjejmë një zgjidhje historike, jo vetëm për problemet tona bilaterale, por me qëllim të një pajtimi të përgjithshëm në Ballkan.

Bota e di, madje shumica e kundërshtarëve dinë: Pavarësia e Republikës së Kosovës është një punë e mbaruar.
Sa më parë që Serbia ta pranjë realitetin, aq më shpejt mund të kalojë nga e kaluara e errët në një të ardhme të ndritur.Ne nga ana jonë qëndrojmë të hapur, pavarësisht të gjitha dëmeve që Serbia i ka shkaktuar popullit tonë, për të zgjatur dorën, për të biseduar dhe për të njohur njëri-tjetrin.
Le të fillojmë një epokë të re.
13 prill 2021

blank

Osmani, Kurti e Konjufca me deklaratë të përbashkët pas takimit me shoqatën “Thirrjet e Nënave”

Nënat e personave të pagjetur nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, janë takuar me liderët e tri institucioneve kyçe të Kosovës, të cilët garantuan se do të punojnë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Presidentja Osmani tha se të pagjeturit janë plagë e përbashkët, duke premtuar gjetjen e tyre.

“Për institucionet e reja gjetja e më të dashurve tuaj – vajzave dhe djemve të cilët tashmë janë të të gjithë Kosovës, është prioritet. Përkushtohemi dhe ju premtojmë se do të punojmë pandërprerë që t´i gjejmë ata sa më parë të jetë e mundur”, ka theksuar Osmani.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se do ta sigurojnë drejtësinë e vonuar së bashku.

“Ashtu si deri me tani, ne të gjithë e ndajmë dhimbjen me ju. Ju keni dhënë më të dashurit tuaj dhe keni bërë sakrificën më sublime që ne sot të jemi të lirë. Andaj, do të punojmë së bashku për të siguruar drejtësinë e vonuar”, ka theksuar Kryetari Konjufca.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti premtoi angazhim maksimal për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Dhimbja dhe ankthi që ju përjetoni janë të pakrahasueshme. Ne do të punojmë vazhdimisht për të garantuar të drejtën tuaj për të ditur për fatin e më të dashurve tu”, është shprehur Kryeministri Kurti.

“Të tre liderët institucionalë, garantuan se do të vazhdojnë të jenë pranë nënave dhe familjarëve të personave të pagjetur dhe se prioritet i tyre do të jetë zbardhja e fatit të tyre si një parakusht për sigurimin e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Ndërkaq, Nusrete Kumnova nga kjo shoqatë shprehi shpresën dhe pritjet që kanë nga institucionet e vendit që të punohet në zbardhjen e qindra të zhdukurve nga lufta në Kosovë.

“Të gjithë i kemi shpresat dhe pritjet e mëdha dhe po presim me padurim që të punohet e të veprohet prej së vërteti për të adresuar nevojat dhe kërkesat e nënave dhe familjareve të personave të zhdukur”, ka thënë Kumnova.

blank

Zoti President i Republikës, Gëzim Peshkëpisë duhet t’i ktheni përgjigje! – Nga Elida Buçpapaj –

Facebook-u më kujtoi një statusin tim të botuar më 15 prill 2013.

Pragfushata e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

Deri atëherë LSI kishte bashkëqeverisur me PD.

Por pikërisht më 1 prill, në ditën e rrenave, Ilir Meta u divorcua me Berishën dhe bashkë me Edi Ramën nënshkruan marrëveshjen e turpit për të hyrë në Aleancë bashkëqeverisëse.

Të mos harrojmë se në janarin e 2011 Edi Rama me në krye Tom Doshin udhëhoqi protestatat e 21 janarit që shkaktuan 4 viktima dhe që kishin si casus belli Ilir Metën.

Në respekt të koherencës sime si gazetare po e sjell statusin e 15 prillit 2013 jo në mënyrë integrale: “Ilir Meta thotë se duhet rotacion, që shqip do të thotë që ai nuk duhet të rikthehet në qeverisje! Sepse Sali Berisha nuk mund ta çbëjë çiftëzimin katërvjeçar që pati me Ilir Metën. Sali Berishës i duhet të paguajë për gabimet e tij. Ndërsa PS po çiftëzohet aktualisht me bishtdredhësin që e kishte dëbuar si të padenjë nga shtëpia! Kjo vetëm demokraci nuk është! Në këto kushte, një pol i tretë i kishte fituar zgjedhjet e 23 qershorit.”

Kanë kaluar 8 vjet e në Shqipëri nuk ka as pol të tretë, se LSI shkon si patericë herë me PD e herë me PS. Në Shqipëri nuk kemi ende as Vjosë, as Donikë dhe as Albin.

Jemi përsëri në muajin prill, pas tetë vjetësh dhe Shqipëria ka 30 vjet në një gjendje stanjacioni. A kanë sy kryepolitikanët shqiptarë për të parë gërmadhën e shtetit dhe eleminimin e sistemit demokratik përmes akrobacive të tyre për pushtet!

Nuk jam gjykatëse dhe shkruaj nga pozitat e një gazetareje që ka ndjekur prej tri dekadash zhvillimet politike shqiptare, jam dëshmitare e papërgjegjshmërisë të klasës politike, e cila hyri në politikë me plaçkat e trupit si i gjithë populli dhe, tre dekada më vonë, e ka lënë popullin të zhveshur e të rreckosur dhe shtetin shqiptar të shpartalluar me themel, me kryerrëmimtarin sulltanin Edi Rama, largimi i të cilit është emergjencë kombëtare, çka e bën të detyrueshëm rotacionin.

Presidenti Ilir Meta në kontakt me mediat denoncon diktaturën e sulltanit me shallvare e atlete dhe bën apel në mënyrë implicite për rotacion!

Sot Ilir Meta në prillin e 2021 kërkon rotacion për të hequr Edi Ramën .

Rotacion për të bashkëqeverisur me Edi Ramën kërkonte Ilir Meta në prillin e 2013.

Po cilin Ilir Meta të besojmë?

Ndërkohë që Shqipëria duhet të ndryshojë.

Ndryshim o sot o kurrë që do të thotë largimi i Edi Ramës është imperativ për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Një nga figurat më emblematike të elitës së pavarur shqiptare, diplomati dhe studiuesi i shquar Shaban Murati ka kohë që ka vënë alarmin se në Shqipëri “po glorifikohen anëtarët e Byrosë Politike dhe të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Sekretarët e Parë të Partisë së Punës nëpër rrethe, kryetarët e degëve të punëve të brendshme, gjeneralët e ushtrisë së atëhershme, kryeministrat dhe ministrat e qeverisë komuniste, shumë rrugë mbajnë emrat e tyre, madje disave u kanë ngritur edhe buste dhe fëmijtë e tyre janë bërë sot ministra si baballarët. Dhe që ikonografia të jetë sa më autentike: kushurijtë e Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Sulo Gradecit, etj. janë sot gurutë e partive kryesore politike shqiptare.”

Në këtë situatë dramatike, kur kryeministri ka kapur çdo qelizë të shtetit, Presidenti i Republikës është përpjekur që të mbajë qendrime konform kushtetutshmërisë. Ilir Meta po ashtu ka kundërshtuar korrigjimin e ndryshimeve kushtetuese që u bënë në Kodin zgjedhor në prill të vitit 2008 nga Sali Berisha dhe Edi Rama që i vunë minat votës të lirë, parimit check and balance duke institucionalizuar klientelizmin dhe Njëshin ose kultin e individit përmes deputetëve të listave, që nga shërbëtorë të popullit janë kthyer në profiterë të paskrupuj dhe skllevër të kryetarëve të partive.

Dhe pikërisht në kulmin e fushatës zgjedhore, kur shqiptarëve u duhet mbushur mendja që votojnë për ndryshimin, Presidenti i Republikës Ilir Meta, që në publik i bën opozitë diktatorit Edi Rama, kryen një veprim që shkon plotësisht në favor të Edi Ramës! Presidenti Ilir Meta provokon gjithë shtresën e të përndjekurve politikë por edhe çdo shqiptar me ndërgjegje të pastër duke i dhënë dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Mehdi Bushatit, ish eksponent i Sigurimit të Shtetit, i denoncuar nga ish të burgosurit për egërsitë e tij gjatë diktaturës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Gëzim Peshkëpisë, Antar i Bordit te Institutit studimit te krimeve te komunizmit, një monument i gjallë i vuajtjeve të regjimit totalitarist, që i ka provuar tmerret e diktaturës që fëmijë, i biri i Manush Peshkëpisë, i pushkatuar nga regjimi diktatorial, vetë i burgosur politik, i cili me një letër publike i drejtohet Presidentit të Republikës Ilir Meta duke i bërë apel që ta anullojë dekretin:

“Zoti President, Mora vesh per dhenien nga ana tuaj te dekorates se larte “Kaloresi i urdherit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” kriminelit Mehdi Bushati.Turp ! Kete dekorate te larte te shtetit shqiptar e kam mbajtur me krenari e nderim me nje kornize ne studion time te varur ne mur ketu ne Gjermani. Them “e kam mbajtur” sepse nuk e mbaj me. Ate e hoqa dhe do ua kthej fizikisht ne çastin me te pare te mundshem. Te dy dekoratat jane ekuivalente, por ndryshimi qendron tek mbajtesit e tyre.Njera i akordohet nje familje te persekutuar keq nga regjimi komunist, ndersa tjetra nje persekutori sadist…Zoti President është në nderin tuaj ta anulloni këtë dekoratë. Bëjeni që mos t’jua mallkojnë Dorën me të cilën firmosët”.

Letra e Gëzim Peshkëpisë drejtuar Presidentit të Republikës është publikuar më 5 prill dhe deri tani ka mbetur pa përgjigje.

Poeti gjerman Heinrich Heine me rrënjë hebreje një shekull përpara se botën ta pushtonte terrori i kuq dhe terrori i zi shkruante: “Komunizmi zotëron një gjuhë të cilën çdo popull mund ta kuptojë – elementet e tij janë uria, zilia dhe vdekja.”

Edhe në dramën e tij “Almansor” shkruar më 1821, Heinrich Heine parashikoi në mënyrë profetike Holokaustin “Das war ein Vorspiel nur, dort wo man Bucher verbrennt man auch am Ende Menschen” që shqipërohet se “atje ku ata djegin libra, në fund të fundit do të djegin edhe njerëz ”.

Mbi njëqind vjet më vonë, në maj të 1933 në Opernplatz të Berlinit aktivistët e partisë naziste do të digjinin  mijra e mijra libra, duke përfshirë mdis tyre edhe veprat e Heinrich Heine-s, veprim mizor që  t’ju paraprinte krematoriumeve.

E solla Heinen si shembull për t’i kujtuar Presidentit të Republikës se Shqipëria është vendi që nuk e ka vënë ende shenjën e barazimit midis krimeve të nazizmit me krimet e komunizmit dhe nderimi me dekorata ish eksponentëve të sistemit totalitarist që u kanë shkaktuar dhimbje viktimave të diktaturës është antikushtetues për një sistem demokratik.

blank

Vjosa Osmani flet për mediat irlandeze: Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin ndaj shqiptarëve

Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid dhe dëshiron që udhëheqësit e tyre të vuajnë dënimet për krimet e kryera gjatë luftës 1998-99 si dhe shtypjen sistematike të shqiptarëve të Kosovës që i parapriu asaj, ka thënë presidentja e re e vendit.

Në një artikull të gazetës irlandeze, Irishtimes, presidentja Vjosa Osmani thotë se drejtësia për 13 mijë personat e vrarë në konflikt, një milion të zhvendosur ose dëbuar dhe 1,600 që ende janë zhdukur, duhet të jetë themeli për një marrëveshje rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e cila është një kusht për të dyja vendet ballkanike për t’u anëtarësuar përfundimisht në Bashkimin Evropian.

Avokatja e arsimuar në SHBA gjithashtu akuzon homologun e saj në Beograd, Aleksandër Vuçiq, për ndarjen e mendimit ekspansionist të Sllobodan Milosheviqit, udhëheqësit nacionalist serb, lufta e të cilit ishte katalizator për luftërat që shkatërruan Jugosllavinë në vitet 1990, dhe të cilin ai shërbeu si ministër i informacionit.

Qëndrimi i Osmanit do të ngjall hakmarrje në Serbi, por ajo thotë se Kosova është e gatshme të presë vite nëse është e nevojshme për një marrëveshje “cilësore” që siguron njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi pa ndonjë ndryshim në kufijtë e saj aktual, transmeton Telegrafi.

“Detyra jonë kryesore është të flasim në emër të viktimave dhe familjeve të tyre. Pra, personat e zhdukur janë përparësia jonë numër një”, thotë Osmani, e cila si adoleshente udhëtoi qindra kilometra me kolegët kosovarë për të kërkuar sigurinë nga një shtypje brutale serbe.

“Gjithashtu dëmshpërblimet e luftës për të gjithë shkatërrimet që shkaktoi Serbia në Kosovë, dhe jo vetëm gjatë luftës, por që nga viti 1989, kur Millosheviqi erdhi në pushtet dhe udhëhoqi një sistem të ngjashëm me aparteidin në vendin tonë”, thotë ajo. “Dhe së fundmi drejtësia, e cila është një parakusht për paqen”, tha Osmani

Parlamenti i Kosovës zgjodhi 38-vjeçaren si presidente javën e kaluar, me mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, Vetëvendosje.

Aleanca e tyre në zgjedhjet kombëtare të shkurtit dhe përqendrimi në “punë dhe drejtësi” për 1.8 milion banorët e Kosovës i siguruan një fitore të madhe gjersa Osmani mori besimin e 300 mijë votuesve duke konfirmuar statusin e saj si politikanja më e votuar e shtetit.

Ajo thotë se udhëheqësit e Kosovës tani po analizojnë historinë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja me Serbinë, në mënyrë që të përgatisin negociatat e ardhshme drejt përmirësimit të jetës së njerëzve të Kosovës dhe sigurimit të “komponentit kryesor” – njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë dhe kufijve të tyre aktualë.

“Nuk ka asnjë çmim dhe asnjë presion që do të na bëjë të heqim dorë ose të dorëzohemi në lidhje me ato parime … Ne do të ulemi në atë tryezë [me Serbinë] pikërisht në mënyrë që të mund të shohim në sytë e tyre, në mënyrë që ata të kërkoni falje për krimet e kryera”, thotë ajo.

Ajo është e bindur se ato krime, të cilat ajo i përshkruan si “përtej imagjinatës njerëzore”, përbëjnë jo vetëm spastrim etnik, por edhe gjenocid “Vullneti dhe qëllimi i Serbisë për shfarosjen, për të shkatërruar një popull bazuar në kombësinë e tyre, ishte i qartë”.

“Kështu që ne do të përgatitemi si një vend për një rast gjenocidi kundër Serbisë sa më shpejt që të jemi gati për atë, ligjërisht dhe sa i përket provave … Dëshmitarët, shumica e tyre janë ende gjallë, dhe provat janë atje dhe është e qartë”, tha ajo.

Osmani nuk tregon se cila gjykatë mund të shqyrtojë një rast të tillë dhe ekspertët ligjorë vërejnë vështirësinë e të provuarit se një shtet ka kryer gjenocid.

Një gjykatë ndërkombëtare dënoi zyrtarët ushtarakë dhe politikë serbë të Bosnjës për kryerjen e gjenocidit kundër myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995, por gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara vendosi që ndërsa Serbia kishte dështuar në detyrën e saj për të parandaluar gjenocidin atje, ajo nuk ishte drejtpërdrejt përgjegjëse për masakrën .

Përkujtimi zyrtar i Serbisë i luftës së Kosovës përqendrohet në viktimat serbe të bombardimeve të NATO-s që detyruan Millosheviçin të përfundonte shtypjen e shqiptarëve në qershor të 1999 dhe la Kosovën nën administrimin e Kombeve të Bashkuara deri sa të shpallte pavarësinë në vitin 2008.

Gjykatat serbe nuk kanë filluar një gjykim të ri të rëndësishëm në lidhje me konfliktin në Kosovë për disa vjet, çështjet ekzistuese janë përshkuar nga vonesa të gjata, dhe serbët e dënuar për krime lufte nga gjykatat ndërkombëtare janë mirëpritur në shtëpi si heronj.

“Pra, kur të vijë koha që delegacioni i Kosovës të ulet me presidentin e Serbisë, pyetja jonë e parë do të jetë: ku janë të dashurit tanë?” Osmani thotë për 1,600 persona që ende janë të zhdukur nga lufta e Kosovës.

Vuçiq ka pranuar se ka bërë gabime në të kaluarën pa denoncuar qartë Millosheviqin dhe ëndrrën e tij për “Serbinë e Madhe”. Në vitin 2018, ai tha se Millosheviqi “ishte një udhëheqës i shkëlqyer serb qëllimet e të cilit ishin sigurisht të mira, por rezultatet tona ishin shumë të dobëta”.

Vuçiq dhe presidenti i mëparshëm i Kosovës, Hashim Thaçi, u raportua gjerësisht se kishin biseduar për “shkëmbim territoresh” si pjesë e një marrëveshje Serbi-Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve se ndryshimi i kufijve në Ballkan mund të ndezë dhunën. Thaçi, i cili ishte një udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani po pret gjykimin në një gjykatë për krime lufte në Hagë.

Osmani thotë se shkëmbimi i territorit është i pamundur dhe beson se Vuçiq, “nuk ka për të provuar se është shkëputur nga mendja e kaluar e Millosheviqit”.

“Unë mendoj se ai po ndjek një strategji të ngjashme përmes mjeteve të ndryshme; padyshim jo përmes luftës dhe shkatërrimit dhe dhunës, por përmes një strategjie tjetër, e cila ende synon të kapë më shumë territore dhe nuk interesohet vërtet për fatin e njerëzve”, shtoi ajo.

Një takim i parë me Vuçiqin mund të jetë larg, dhe Osmani thotë se përparësia e saj aktuale është të sigurojë vaksina kundër COVID-19 për një vend që ka marrë vetëm 24 mijë doza.

“Mesazhi që unë po u përcjell të gjithë partnerëve ndërkombëtarë është se ne nuk mund të përqendrohemi – dhe as ata nuk duhet – në dialogun [Kosovë-Serbi] ndërsa njerëzit po vdesin. Na duhen vaksinat tani, jo dialogu”, përfundoi Osmani.

blank

Ambasadorja amerikane Yuri Kim: Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e ftuar në emisionin “Përballë”, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, se nëse duan të votojnë ndryshimin 25 prilli është momenti.

Ajo tha se nëse shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament, duhet t’i ndëshkojnë me votë në 25 prill.

“Votuesit shqiptarë janë shpresa e parë më e mirë. Kjo është baza e çdo demokracie, votuesit. Ndaj mendoj që njerëzit i kanë bombarduar të besojnë se nuk kanë pushtet. Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet.
Ky është pushteti juaj. Vota jote është pushteti yt. Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht.
Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti”, u shpreh Yuri Kim.

blank

25 PRILL 2021: VOTONI PER “RILINDJEN TIME!” (Nga një foto në tjetrën) – Nga Fritz RADOVANI

blank

E  ARDHMJA…

blank

NA PERKET “NEVE”…

blank

POROSI E GJARPNIT

  1. ALIA:“E ardhmja i perket bijve tanë. Edhe gjak do bëjmë !”

blank

blank

 

 

  “Prisni, prisni, ende nuk keni parë gjë !” “Rilindasi”Edvin Rama

 

KUSH  GUXON  E…

blank

blank

 

 

“E,  NUK  VOTON  PER  NEVE ?!..”

blank


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend