VOAL

VOAL

Fotogaleri: Njihuni me 10 monedha Ilire

November 8, 2016

Komentet

FOTOT- Gjeopolitika globale, Fatmir Mediu merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Napoli. Takime me figura të rëndësishme evropiane

 

Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë (ECR), e cila u mbajt në qytetin e Napolit.

Konferenca  kishte në fokus gjeopolitikën globale dhe rëndësinë strategjike të rajonit të Mesdheut në zhvillimet aktuale ndërkombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Fatmir Mediu shkruan se në këtë ngjarje me rëndësi të veçantë, pati mundësinë të diskutojë mbi sfidat dhe zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare, si dhe rolin që luan Ballkani dhe Shqipëria në kuadër të këtyre zhvillimeve.

“Ballkani përfaqëson një zonë strategjike në kuadër të sigurisë europiane dhe bashkëpunimit transatlantik. Shqipëria duhet të forcojë pozicionin e saj si një faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon,”  shkruan Mediu.

 

Gjatë qëndrimit në Napoli, Mediu zhvilloi takime dhe shkëmbeu mendime me figura të rëndësishme të politikës italiane, europiane dhe amerikane, si Lucio Ciriani, Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin në qeverinë italiane, Mateusz Moraëiecki, Kryetar i ECR dhe ish-Kryeministër i Polonisë,  Roberts Zīle, Nënkryetar i Parlamentit Europian, Carlo Fidanza, Nënkryetar i Grupit të Konservatorëve Europianë, Antonio Giordano, Sekretar i Përgjithshëm i ECR, Caush Ahra, ish-zyrtar i lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së në Administratën Trump, ekspert për çështjet e sigurisë dhe ekonomisë.

Konferenca e ECR në Napoli shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe ndërtimin e bashkëpunimit mes vendeve europiane dhe partnerëve ndërkombëtarë, në funksion të forcimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal. BW

FOTOT- Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuar nga banorët! Detajet

Një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët në mesnatë.

Siç shihet nga pamjet i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit.

Image

 

 

Nga flakët raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërsa mësohet se zjarri është shuar pas ndërhyrjes së banorëve të zonës.

Image

Image

Ende s’ka një njoftim nga policia lidhur me djegien e restoranit në pronësi të shtetasit me iniciale P. Gj., në fshatin turistik.

Image

Image

SN

FOTOT- Berisha në Krujë, artizanët e veshin me xhamadan dhe qeleshe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë në pazarin historik të Krujës, ku është pritur me ngrohtësi nga artizanët vendas.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në një moment simbolik, ata i dhuruan dhe i veshën Berishës një xhamadan dhe një qeleshe, pjesë të trashëgimisë së pasur të veshjeve tradicionale shqiptare.

“Do të duhej të hiqja xhaketën të bëhej më mirë kjo punë, por s’ka gjë”, u shpreh Berisha me humor, ndërsa ndodhej mes qytetarëve dhe artizanëve të zonës.

Pas kësaj, ai vendosi të heqë xhaketën dhe të vijojë takimin i veshur me kostumin popullor, duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve. bw

FOTOT- Ngjashmëri e frikshme mes aktores turke dhe Angelina Jolie! Kush është Deniz Durmaz që ngatërrohet me yllin e Hollywoodit

Aktorja turke, Deniz Durmaz, numëron mbi 371 mijë ndjekës në Instagram. Shumë e krahasojnë atë me yllin e Hollywoodit, Angelina Jolie, për shkak të pamjes së saj.


Pothuajse nën çdo video dhe foto, ndjekësit lënë komente si “Mendova se kjo ishte Angelina Jolie” dhe “hej Angelina”.

Kush është Deniz Durmaz?

Deniz Durmaz ka lindur më 20 mars 1996 në Ankara.

Ajo ka luajtur në shumë telenovela turke. Ajo njihet më së shumti për rolin e Selmës në serialin “Alin Yazim”.

Gjithashtu luajti në serialet “Karagul”, “Adini Sen Koy”, “Ikisini de Sevdim” dhe “Sampiyon”.

Përveç aktrimit, ajo është bërë edhe një influencuese e famshme në Turqi. Ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj, këshilla të kuzhinës dhe grimit. gsh

    

Foto Histori: Shoqëria “Rozafat”, Shkodër, korrik 1921

1. Kel Naraçi, 2. Zef Kurti, 3. Tefë Naraçi, 4. Kel Marubi ( i pari djathtas ulur) 5. Kel Kadarja, 6. Shuk Gurakuqi (qender ulur), 7. Lazer Gurakuqi (djathtas ne kembe),

FOTOGALERI- Greva e përgjithshme mbyll dyer gjithandej Serbisë

Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme.

Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.

Image

Studentët duke protestuar në Beograd në ditën e grevës së përgjithshme, ku shumë biznese mbyllën dyert.

Image

Studentët kanë bllokuar më shumë se 60 fakultete dhe dy seli universitetesh, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave, të shkaktuar nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad që ndodhi më 1 nëntor 2024.

Image

Ashtu si ditët e mëparshme, në Beograd, por edhe në mbarë Serbinë, u mbajt aksioni “15 minuta heshtje” në nderim të të vrarëve nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të rindërtuar në Novi Sad më 1 nëntor 2024.

Image

Pjesëmarrësit e grevës së përgjithshme duke protestuar në qendër të Beogradit. Studentët u bënë thirrje qytetarëve që më 24 janar të mos shkojnë në punë dhe të mos marrin pjesë në asnjë blerje dhe transaksion tjetër financiar.

Image

Pjesëmarrësit e grevës së përgjithshme teksa protestojnë në qendër të Beogradit.

Disa nga pankartat në protestë gjatë grevës së përgjithshme në Beograd.

Image

Pamje nga lart pjesëmarrësve të grevës së përgjithshme në lagjen Beogradi i Ri.

Image

Më shumë se 200 biznese kanë konfirmuar më herët se nuk do të punojnë në shenjë solidarizimi me studentët.

Image

Disa biznese vendosën shenja me një dorë të kuqe – një simbol i protestës që filloi pas shembjes së strehës në Novi Sad – që simbolizon mesazhin “Duart e tua janë të përgjakura”, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave.

Image

Shumë bare, dyqane, librari e kinema në Beograd dhe më gjerë janë mbyllur.

Image

Një nga libraritë e mbyllura në Beograd.

Image

Një mesazh në derën e mbyllur të një ëmbëltoreje në Beograd./ REL

Inaugurimi i Presidentit Trump përmes fotove

 

Presidenti Donald Trump u betua për një mandat të dytë më 20 janar, duke u bërë presidenti i 47-të i vendit katër vjet pasi ai la detyrën si i 45-ti.

Në fjalimin e tij inaugurues, Trump u zotua të ndryshojë atë që ai e quajti “rënia e Amerikës”.

Trump foli me një ton kritik ndaj paraardhësit të tij, pa e përmendur atë, por gjithashtu u zotua për “unitet” për të ecur përpara.

Në fjalimin e tij, Trump konfirmoi planet e tij për të nënshkruar një sërë urdhrash ekzekutivë në ditën e parë, duke përfshirë shpalljen e një emergjence kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë, mbylljen e “hyrjes së paligjshme” dhe fillimin “procesin e kthimit të miliona e miliona kriminelëve ne vendet nga kane ardhur.”

Ceremonia e inaugurimit u zhvendos në ambiente të mbyllura mes temperaturave të ftohta në kryeqytetin e vendit, duke u zhvilluar në Capitol Rotunda dhe jo në pjesën e jashtme perëndimore të ndërtesës së Kapitolit.

Në përfundim të ceremonisë, anëtarët e klerit ndërfetar, duke përfshirë Atin Frank Mann nga Bruklini, Nju Jork, dhanë një bekim.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

bw

 

Një shekull i inaugurimeve presidenciale amerikane

Fotografitë nga arkivi tregojnë madhështinë dhe ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit.

Image

1 Autokolona e presidentit Calvin Coolidge (pa kapele në ulësen e pasme të makinës) pas inaugurimit të tij të dytë më 4 mars 1925. Kjo ceremoni ishte e para që u transmetua në nivel kombëtar në radio, duke ua mundësuar rreth 23 milionë amerikanëve të ndiqnin fjalimin e presidentit.

Image

2 Turmat e njerëzve të mbledhur në lëndinë dhe çatinë e Kapitolit, për të dëgjuar fjalimin e inaugurimit të presidentit Herbert Hoover më 4 mars 1929. Data e inaugurimeve fillimisht ishte caktuar për 4 mars, por në përpjekje për të reduktuar periudhën midis administratave (periudha e zgjedhjes së presidentit dhe inaugurimit të tij), me një amendament kushtetues më 1933 inaugurimet e ardhshme do të mbaheshin më 20 janar.

Image

3 Presidenti i sapoinauguruar Franklin Delano Roosevelt (në mes me kravatë me vija) teksa mbërrin në Shtëpinë e Bardhë me bashkëshorten e tij, Eleanor dhe djalin James më 4 mars 1933. Presidenti shërbeu për katër mandate të paprecedentë në detyrë, nga 1933 deri më 1945. Një amendament kushtetues i vitit 1951 ua kufizoi presidentëve të shërbejnë në më shumë se dy mandate.

Image

4 Presidenti Harry S. Truman duke mbajtur fjalimin e tij inaugurues nga Kapitoli më 20 janar 1949. Fjalimi hapi mandatin e vetëm të plotë të Trumanit si president. Ai shërbeu si nënkryetar nën udhëheqjen e Rooseveltit dhe filloi mandatin e parë të shkurtuar si shef i shtetit pas vdekjes së Rooseveltit në prill 1945.

Image

5 Kauboji Montie Montana i bën të qeshin të ftuarit teksa e mbante një lak që ia vendosi presidentit Dwight D. Eisenhower gjatë paradës së inaugurimit si president më 20 janar 1953. Eisenhower shërbeu dy mandate të plota në detyrë.

Image

6 Autokolona për presidentin John F. Kennedy (pa kapelë në makinë) duke kaluar në bulevardin Pensilvania pas inaugurimit të tij më 20 janar 1961. Kennedy u vra në nëntor të vitit 1963.

Image

7 Lyndon B. Johnson duke bërë betimin si presidenti i 36-të i vendit në Kapitol më 20 janar 1965. Inaugurimi ishte i dyti i tij, pasi mori Presidencën pas vrasjes së Kennedyt.

Image

8 Presidenti që sapo u inaugurua Richard Nixon (majtas) dhe familja e tij përshëndesin familjen e presidentit në largim Johnson më 20 janar 1969. Nixon u zgjodh dy herë president, por dha dorëheqje për shkak të skandalit Watergate gjatë mandatit të tij të dytë.

Image

9 Gerald R. Ford duke u betuar si presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara brenda Shtëpisë së Bardhë, ndërsa bahskëshortja e tij, Betty, shikon. Inaugurimi u bë më 9 gusht 1974, ditën e dorëheqjes së presidentit Nixon.

Image

10 Një pjesëtar i patinazhit në paradën e inaugurimit përshëndet me dorë presidentin Jimmy Carter pas ceremonisë së betimit të tij më 20 janar 1977.

Image

11 Presidenti Ronald Reagan dhe zonja e parë Nancy, përshëndesin nga limuzina e tyre gjatë paradës së inaugurimit më 20 janar 1981. Reagan shërbeu dy mandate të plota në detyrë.

Image

12 Presidenti George Bush (djathtas), dhe zonja e parë, Barbara Bush, përshëndesin me dorë turmën përgjatë bulevardit Pensilvania. Presidenti i 41-të u betua më 20 janar 1989.

Image

13 Bill Clinton duke u betuar për detyrën së bashku me bashkëshorten e tij, Hillary, dhe vajzën, Chelsea, më 20 janar 1993. Clinton ka shërbyer për dy mandate në detyrë. Presidentët e ardhshëm duhet të betohen se do të “ekzekutojnë me besnikëri detyrën e presidentit” dhe “të ruajnë dhe mbrojnë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Image

14 Presidenti George W. Bush me bashkëshorten Laura (në të majtë) në shkallët e Kapitolit me zëvendëspresidentin Dick Cheney dhe bashkëshorten e tij, Lynne (djathtas), pas inaugurimit të tyre më 20 janar 2001. Bush shërbeu gjatë dy mandateve si president.
15 Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe ish-presidenti George W. Bush largohen nga ceremonia e inaugurimit pasi Obama u betua si presidenti i 44-të, në Frontin Perëndimor të Kapitolit më 20 janar 2009. Obama shërbeu dy mandate të plota.

Image

16 Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë, Melania Trump, marrin pjesë në paradën e inaugurimit përgjatë bulevardit Pensilvania, më 20 janar 2017.

Image

17 Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përshëndet me dorë pranë zonjës së parë, Jill Biden, teksa ata qëndrojnë në portën veriore të Shtëpisë së Bardhë pas inaugurimit të tij më 20 janar 2021.
/(Përgatiti: Syzanë Paçarizi – rel)

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit! Si u përfshi nga flakët katedralja 860-vjeçare në Paris, 5 vite më parë

Pas një zjarri shkatërrues në prill 2019, Katedralja Notre-Dame në Paris ka vendosur të rihapë dyert e saj për publikun më 7 dhjetor, duke shënuar një rast të rëndësishëm për Francën dhe botën.

Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi kryeveprën sor, për të parë brendësinë e sapo restauruar.

gettyimages-2186757698

Notre-Dame de Paris, një mrekulli arkitekturore gotike, ka qëndruar si një simbol i besimit dhe i artit që kur filloi ndërtimi i saj në 1163.

Zjarri i 15 prillit 2019 përpiu çatinë dhe majën e Notre-Dame, ndërsa shkaku mbetet i paqartë.

2024-11-29T050100Z_534261539_RC2SEBAJLWJJ_RTRMADP_5_FRANCE-NOTREDAME-1024x683

Mundësitë përfshijnë një defekt elektrik ose një cigare të ndezur.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin kambanoret dhe fasadën, por dëmi i madh kërkonte një përpjekje masive globale për mbledhjen e fondeve.

Mbi 840 milionë euro janë dhuruar, duke tejkaluar nevojat për restaurim.

Gjatë pesë viteve të fundit, mijëra zejtarë të aftë kanë rindërtuar me përpikëri çatinë dhe majën e katedrales, kanë restauruar gurët dhe pikturat e saj të nxira dhe kanë rinovuar mobiljet.

gettyimages-1137665167-20241127215042517

Ceremonitë e rihapjes

Rihapja do të fillojë të shtunën e ardhshme me një fjalim të presidentit Macron, e ndjekur nga një ceremoni në dyert e katedrales nga Kryepeshkopi Laurent Ulrich.

Brenda do të këndohen psalme të lashta dhe organi historik i katedrales do të rezonojë edhe një herë pasi të bekohet.

Mesha do të fillojë më 8 dhjetor, duke filluar një seri tetë-ditore shërbimesh falënderimi kushtuar donatorëve, zjarrfikësve dhe artizanëve që kontribuan në restaurimin.

Qasja e publikut fillimisht do të jetë e kufizuar, me vizitorët që u kërkohet të rezervojnë biletat në internet ose të qëndrojnë në radhë në vend.

Nga dhjetori, vizitorët do të mund të rezervojnë online falas biletat e së njëjtës ditë ose të ditës së ardhshme, ndërsa turnetë në grup do të fillojnë pas Vitit të Ri. GSH

gettyimages-1137422990gettyimages-1137428364gettyimages-1137665167-20241127215042517gettyimages-1137478783gettyimages-1137551534ap19107654622626

112 vite shtet- Ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin Skënderbej (FOTOT)

Mbahet në Tiranë ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin Skënderbej.

Kjo ceremoni është organizuar në disa qytete të Shqipërisë si Vlorë e Shkodër.

Në Paradën e Shqiptarëve në Tiranë morën pjesë sot mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet.

“Parada kuqezi” nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe po përshkon bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohet ngritja e flamurit shqiptar.

 

 

E kthyer tashmë në një traditë në New York, shqiptarët nga e gjithë bota të veshur kuq e zi dhe me veshje popullore mbushën sot rrugët e Tiranës. Nën ritmin e muzikës shqiptare pjesëmarrësit krijuan një atmosferë festive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Të pranishëm në paradë janë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Pjesë e paradës janë përfaqësues nga 150 qytete, delegacione nga bashki dhe komuna shqiptare, bashkë me ansamblet e tyre. bw

FOTOT- “Parada e Shqiptarëve” në Tiranë, mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet parakalojnë në bulevard

Në Paradën e Shqiptarëve në Tiranë po marrin pjesë sot mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, në kuadër të 112-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Parada kuqezi” nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe po përshkon bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohet ngritja e flamurit shqiptar.

E kthyer tashmë në një traditë në New York, shqiptarët nga e gjithë bota të veshur kuq e zi dhe me veshje popullore mbushën sot rrugët e Tiranës. Nën ritmin e muzikës shqiptare pjesëmarrësit krijuan një atmosferë festive.

Të pranishëm në paradë janë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Pjesë e paradës janë përfaqësues nga 150 qytete, delegacione nga bashki dhe komuna shqiptare, bashkë me ansamblet e tyre.

Në të dy anët e bulevardit janë edhe qytetarë të shumtë për të ndjekur nga afër paradën. Parada u organizua nga bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Albanian Roots”

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

FOTOT- Momentet pikante, çfarë nuk u pa nga protesta 3-orëshe e opozitës

Opozita zhvilloi pasditen e së martës një protestë, e shpërndarë të 5 pikat kyçe të kryeqytetit, ndërsa nuk munguan përplasjet, tensionet, por edhe përdorimi i forcës nga ana e Policisë për të larguar protestuesit nga akset rrugore të bllokuara.

Tensionet dhe përplasjet më të forta ndodhën para Bashkisë së Tiranës dhe te sheshi wilson, dy nga 5 pikat ku mbështetësit e opozitës u grumbulluan për të bllokuar akset rrugore.

Policia hodhi ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, fillimisht te Bashkia e Tiranës, dhe më pas te sheshi Wilson. Te ky i fundit u përdor edhe sasia më e madhe e ujit ndaj protestuesve, por njëherazi edhe qëndresa më e fortë e disa prej deputetëve dhe drejtuesve të partive opozitare, që për disa minuta arritën të bllokonin automjetin që hidhte ujin me presion.

Fotot e siguruara nga LSA tregojnë momentet më pikante nga protesta. Në pamjet e mëposhtme shihen disa nga tentativat e deputetëve, por edhe qytetarëve, për të bllokuar policinë në ndërhyrjet e saj për të zhbllokuar rrugën.

Gjatë protestës pati disa denoncime lidhur me goditjet ndaj deputetëve, ku në të paktën dy raste, Petrit Vasili dhe Bledion Nallbati, pohuan se ishin goditur apo dëmtuar nga policia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

 

 


Send this to a friend