VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

(Foto) Senatori Republikan Marty Golden nderon Princin Leka II me Proklamatën e New Yorkut

By | May 8, 2017
blank
1 Comments
  • author avatar
    Ded Kol Miri 4 years ago Reply

    Jete te gjate
    Prince Leka

    Nsltemadhni

    Me respekt
    Nga
    Ded Kol Miri

Komentet

blank

Një e mbijetuar nga kanceri i gjirit tregon historinë e saj

Vetëm dy muaj pasi kishte bërë një mamografi që doli rezultate normale, Brikela Rada diktoi një gjendër në gjirin e majtë dhe e kuptoi që diçka nuk shkonte.

“Mbas dy muajsh duke bërë dush e ndjeva që diçka nuk shkonte në anën e majtë. Me thënë të drejtën u ftoha nga koka deri tek këmba. Nuk dija kujt t’i thoja përpara. I thashë bashkëshortit. Vajza më e madhe më mungonte se nuk ishte aty. Lajmërova shoqet e mia, lajmërova njerëzit e mi, pa ditur asgjë por diçka e ndjeva se ishte një gjendër goxha e madhe”, thotë ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Pas disa vizitash dhe biopsisë, në mars 2017 ajo u diagnostikua me kancer gjiri, lloji më i përhapur i kancerit për gratë në gjithë botën.

Më pas Brikela, që banon në Staten Island të Nju Jorkut, mori një lajm tjetër sfidues. Kanceri që e kishte prekur ishte më agresivi, ai me tre receptorë negative, që nuk mund të trajtohet me terapi hormonale dhe ka prirjen të rritet dhe të përhapet më shpejt. Ishte në fazën e dytë, të tretë.

“Të them të drejtën, rasti i dytë që unë shpërtheva në lot, sepse nuk jam njeri që qaj kollaj, sa vajza e madhe u habit dhe tha ‘mami, mami OK, OK mos u shqetëso. Shtangu sepse nuk me kishte parë ndonjëherë një reagim të tillë nga unë”, thotë ajo.

Pas tronditjes së parë, Brikela që vetë thotë se gjithmonë ka qenë natyrë e prirur nga optimizmi dhe pozitiviteti, vendosi se mënyra e vetme për të reaguar ishte të luftonte sepse sipas saj nuk kishte “kthim prapa”.

“Edhe pse kisha mbështetjen e bashkëshortit, vajzave, shoqeve, njerëzve të mi, patjetër duhet ta luftoja vetë këtë, se ishte e pamundur… po të mos isha unë vetë ajo luftëtarja, nuk më ndihmonte dot asnjeri për këtë pjesë”, thotë nëna e dy vajzave.

Beteja e saj kundër kancerit zgjati për katër vjet, pasi iu rikthye dy herë.

“Do ta luftoja prapë. Nuk kisha zgjidhje tjetër”, thotë ajo.

Në një betejë që nuk është vetëm fizike, por edhe emocionale dhe psikologjike, dhe me një trajtim që sjell edhe ndryshime të mëdha nga ana fizike, Brikela thotë se që në fillim vendosi të mos mbante parruke, por vetëm vinte shami shumë ngjyrëshe, të lidhura bukur.

“Doja ta shihja veten time para pasqyrës ashtu siç isha”, thotë ajo.

Ajo gjithashtu vazhdoi një jetë sa më normale që mundej, dhe mes seancave të kimioterapisë dhe rrezatimit vazhdonte të shkonte në punë dhe të kishte një jetë sociale.

Mesazhi i saj për gratë dhe vajzat që përballen me këtë sëmundje, në këtë muaj ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjrit, është që t’i japin kurajo vetes.

“Unë këtë ia dedikoj vetes sime, falë temperamentit tim, karakterit tim. Patjetër edhe shoqërisë dhe njerëzve sepse siç thashë unë jam familje e madhe dhe kam njerëz të mrekullueshëm që më rrethojnë”, thotë ajo.

Por përveç kësaj ajo këshillon kontrolle të rregullta nga vetë gratë

“Patjetër kontrolle tek mjeku, sepse vetëm nëpërmjet kontrollit ne mund të mposhtim gjithmonë, sidomos këtë lloj sëmundjeje që ka marrë përmasa të mëdha”, thotë ajo.

Prej një viti e gjysëm ajo nuk ka më kancer.

Kanceri i gjirit në shifra

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2020, u diagnostikuan 2.3 milionë gra me kancer gjiri në shkallë globale. 685 mijë gra vdiqën prej kësaj sëmundjeje.

Në Shtetet e Bashkuara, një ndër tetë gra do të preken nga kanceri i gjirit.

Në Shqipëri, identifikohen mesatarisht 700 raste në vit me kancer gjiri, ndërsa në Kosovë këtë vit nga janari deri në tetor janë regjistruar rreth 300.

Falë parandalimit dhe kurave, vdekshmëria nga kjo sëmundje ka rënë ndjeshëm./Zëri i Amerikës

blank

SHBA – Në librin ,,Historia  Botërore Moderne,, hidhet dritë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë – Nga Skënder Karaçica

Në shkollat e mesme amerikane në këtë vit shkollor, brezi i ri do mësoi përmes librit ,,Historia Botërore Moderne,, përmes 1200 njësive mësimore për historinë e popujve në planet dhe pjesën e Ballkanit të trazuar në shekullin e kalaur.
Libri me temat bosht të historisë botërore moderne,ka hedh dritë për luftën e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar dhe regjimi i kriminelit serb dhe të regjimit antishqiptar të Slobodan Millosheviq,i cili përmes makinerisë ushtarako-policore ka kryer gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe popullit boshnjak në Bosne.
Ketë libër të historisë për shkollat e mesme amerikane me 768 faqe dhe me burime të bollshme shkencore-kërkimore nga rrafshet e historisë së popujve të botës,e kanë përgtitur në mënyrë ekipore dymbëdhejtë profesorët e shkollave të mesme të lëndës së historisë.Për librin në fjalë duhet të theksojmë si model e përgatitjes së librit të historeisë me autorë të brendshëm të shkollave të mesme,që tregon qartë se përgtitja për botim e librit bëhet nga profesorët e lëndës së historisë dhe në rrjedhë brenda shkollave.
Do të ishte mirë që ky model i përgatitjes së librit mësimor për shkollat e mesme në  Kosovë të bëhet pjesë e programit,kur e kur librin do të përgatinin vetë profesorët e lëndëve mësimore (historisë) nga profesorët e shkollave dhe në mënyrë ekipore.Kjo nismë dhe modeli amerikan për botimin e librit mësimor,i propozojmë MASHT-së në Prishtinë,që në të ardhmen vetë profesorët e lëndëve mësimore të botojnë librat mësimor për shkollën e mesme.
Për fund dhe në këtë rrjedhë,do të ishte mirë që në të ardhmen në frymën e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve Kosovë-Amerikë dhe të miqësisë së përjetshme,të nis projekti i përbashkët i programit mësimor të shkollave të mesme dhe universitare.
Për historinë e dhimbshme të Kosovës,komuniteti global thotë  në faqet e librit të historisë amerikane ,,Kurrë më,,!që hedh dritë dhe nis mesazhin e qartë,që në Ballkan mos të përseritet historia  e përgjakur në mes popujve dhe të popullit shqiptar.
blank
blank

(Video) Eri Pasko, presidentja e “Albanian Heritage Tampa Bay Fondation” në Florida

E ftuar sot në mëngjes në emisionin”Boeing 104.6″ në Premium Channel dhe Radio Travel ishte dhe Eri Pasko, shqiptarja që jeton në Florida dhe që aktualisht është aktiviste dhe president e “Albania Heritage Tampa Bay Foundation.

blank

“Jam shumë e përfshirë në pjesën komunitare me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Florida” u sh preh Eri në fillim të bisedës.

Aktualisht ajo është shumë e përfshirë në koordinimin e komunitetit shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për Erin jeta në Florida është shumë e mirë sa i takon stilit të jetësës dhe punës, pa harruar që kënaqësinë më të madhe e merr nga puna me komunitetin shqiptar.”

Eri Pasko një profil i bukur i komunitetit shqiptaro-amerikan në Tampa Bay Florida.

 

blank

A E SHPËTON KUVENDI KOMBËTAR PARTINË DEMOKRATIKE? Nga Agustin M. Mirakaj

Qëndrestarët për liri, votë të lirë dhe demokraci do të mbeten të pathyeshëm përgjithmonë ndaj pazarxhinjve të lirisë dhe vlerave tona të përbashkëta.

Çdo demokrat distancohet sot nga autoritarizmi dhe njëanshmëria e kundraligjshme e kryeademokratit Basha në përfaqësimin e vlerave dhe në opozitarizmin e tij.

Në tetë vite opozitë Basha na ka sjellur nga njëra humbje në tjetrën, ndaj sot, më shumë se kurrë nevojitet mbledhja e Kuvendit Kombëtar që të marrë vendim për vazhdimin në serinë e humbjeve apo rifillimin e ri të një opozite reale dhe pastrimin e Partisë Demokratike nga humbësit e njëpasnjëshëm, pazarxhinjtë dhe minuesit e vendimmarrjes demokratike në PD.

Duke parë nga afër se çfarë po ndodh mund të them me besim të plotë se Partia Demokratike është drejt shkatërrimit nëse nuk u kthehet forumeve të partisë për të marrë vendime që përcaktojnë të ardhmen e partisë demokratike.

Gjendja politike, sociale dhe ekonomike në Shqipëri është alarmante. Demokracia në pushtet dhe në opozitë, është marrë peng.

Sot Partia Demokratike është përpara një kolapsi ku forca të errëta duan ta shkatërrojnë atë.

Dhe kjo nuk është e rastësishme sepse partia punes, pra neokomunistët rilindas, në bashkëpumin me të infiltruarit e vet po bëjnë të pamundurën për asgjësimin e opozitës shqiptare.

A do e lejoni ju këtë që të ndodhë? Unë besoj se jo, sepse forca jonë është më e madhe sepse populli është me ne.

PD sot është kthyer në një çetë servilësh dhe të paaftësh që i servilosen kryetarit pë të mbajtur pozitat në seli dhe popullin fatkeqësisht në opozitë pa një perspektivë konkrete.

Urgjenca e mbledhjes se Kuvendit Kombëtar është shpëtimi i Partisë Demokratike nga pazaret me neokomunistët në pushtet, me autoritarizmin në opozitë.

Çdo vendimmarrje duhet të burojë nga Kuvendi Kombëtar ku çdo demokrat duhet ta thotë fjalën e tij. Ky Kuvend është bashkësi e qindra e mijërave mendime, kontribute dhe vlera,

për të çuar përpara Partinë Demokratike. Kuvendi Kombëtar do të ndajë një herë e përgjithmonë se demokratët do të shkojnë me Berishën dhe të drejtën e tij që përfaqëson elektoratin dhe demokratët e vërtetë, apo me Bashën për të qëndruar në opozitë përjetë.

blank

Në kujtim të Artistet Anita Bitri, vajzës të saj Sibora dhe Nënë Hazbijes Nga Keze Kozeta Zylo

Më 19 Tetor 2004 u nda tragjikisht nga jeta Artistja e njohur Anita Bitri, vajza e saj Sibora dhe Nënë Hazbija
(Mbresa dhe kujtime nga një tragjedi në Amerikë që mori jetën e tri hyjneshave shqiptare)
Ndonëse kanë kaluar 17 vjet që nga ikja tragjike e artistes së madhe shqiptare Anita Bitrit, përsëri Diaspora, gjithë dashamirësit e Anitës dhe artdashësit e kujtojnë me dhimbje tragjedinë që ndodhi në qytetin ku jetoi në Staten Island, në New York. Ishte një ngjarje tejet e dhimbshme ku u trondit çdo qënie njërezore që e dëgjoi në te gjitha lajmet në mediet amerikane dhe shqiptare, ngase humbën tri jetë njerëzish. Ishin tri gjenerata: Anita, e bija Sibora dhe nëna e saj Hazbija.
Ato u mbytën nga gazi, monoksidi i karbonit.
blank
Kujtoj në 10 –Vjetorin e ikjes së tyre bashkësia shqiptare e udhëhequr nga Pastori amerikan Steve Galegor dha një përshpirtje në gjuhën shqipe në përkujtim të Anitës, bijës dhe nënës së saj, në 10 vjetorin e tragjedisë së humbjes së jetës së tyre. Pastori amerikan Galegor, i cili të befason me të folurën e bukur të gjuhës shqipe tha se edhe pse nuk kam qenë atë ditë në koncertin e lamtumirës, pasi ishja me shërbim në Tiranë, e përjetova me dhimbje të madhe humbjen e tri krijesave të Zotit që u ndanë nga ne para kohe. Gjithmonë do t’i kujtojmë me dhimbje e dashuri Anitën, Siborën dhe nënë Hazbijen të cilat humbën jetën tragjikisht në mjediset e shtëpisë së tyre në Staten Island në New York tha pastori amerikan Steve Galegor në përshpirtje.
Në këtë përshpirtje ishte dhe vëllai i Anitës, Arben Bitri.
blank
Në intervisten që dha për TV Alba Life në New York, ai kujtoi me dhimbje dhe lot në sy tragjedinë e tmerrshme që i ndodhi familjes së tij. Ai vazhdoi se sonte ndodhemi pikërisht në këtë vend të shenjtë në Kishën First Evangelical Free Church në Brooklyn, ku dhjetë vjet më parë të gjithë artistët e Komunitetit, Diaspora, artdashësit e shumtë, së bashku me Qemal Zylon si organizator kryesor në bashkëpunim të ngushtë me artistin e shquar Frederik Ndocin dhe orkestrën e mirënjohur “Alba” të udhëhequr nga kitaristi i talentuar Edi Xhani, organizuan një koncert lamtumire në nderim të artistes vlonjate mbarë kombëtare Anita Bitrit. Ai shprehu mirënjohjen e pakufishme në emër të gjithë familjes së tij për nderimin e veprës që i bën Anitës dhe tha se do të punojë së bashku me artistët për të realizuar një dokumentar që trashëgimia e vyer e saj t’u ngelet brezave. Ndërkohë Qemal Zylo kujtoi të gjithë bashkëpunëtorët, veçanërisht Frederik Ndocin, Edi Xhanin, ambasadorët e kulturës shqiptare Merita Halilin dhe Raif Hysenin, Vait Hajdarin, Sokol Asllanin dhe Maksim Vathin, artistët e shumtë, dashamirësit, mediat si Adem Belliun për kulturën shqiptare, Dalip Grecën për gazetën “Illyria”, të cilët u ndodhën pranë në vendin e ngjarjes pasi e dëgjuan gjëmën që ndodhi, ngjarje që u publikua në mediet e shumta. Ai shprehu dhe mirënjohjen për të gjithë amerikanët dhe bordin e kishës First Evangelical Free Church, pasi si i punësuar aty për vite me radhë, kujtoi ditën që kjo kishë hapi të gjitha dyertë për të organizuar koncertin e lamtumirës. Ajo që do të më ngelet gjatë në kujtesë vazhdoi ai është se në vendin që u organizua koncerti i lamtumirës, ishte planifikuar me kohë të organizohej ceremonia e një dasme amerikane, por kur bordit i paraqita se me shqiptarët duam të organizojmë një koncert lamtumire për artisten e shquar shqiptare, familjarët dhe Bordi me zemërgjerësinë më të madhe pranuan të shkonin në katin e nëndheshëm, përdhes, (basement siç e quajnë amerikanët) dhe na lejuan që ne t’i bënim nderimet e duhura tri gjeneratave që humbën jetën tragjikisht.
Çdo njeri mbart kujtimet e tij në atë ngjarje tragjike, dhe ne kësi rastesh është e vështirë të ngjesh fjalë ngushëlluese. Personalisht kurre s’do ta harroj telefonatën në kolegj në Brooklyn të Frederik Ndocit i cili me një zë vajtues më dha i pari lajmin e kobshëm për tri gjeneratat të mbytura nga monksidi i karbonit. Tepër e rëndë ishte për vellain e Anitës, Benin jo vetëm tragjedia, por edhe sepse ai se kishte takuar kurrë Siborën, për shkak dokumentesh, një ëngjëll që premtonte shumë për të ardhmen, por mjerisht ai erdhi për të përcjellë trupat në Atdhe, në Vlorë. Beni kishte dëgjuar vetëm zërin e saj qindra herë në telefon, dhe shprehjen aq të bukur të mbesës së tij Siborës duke i thënë në anglisht: “I love you Daja”!
Arti i Anitës, këngët e saj, violina e bukur, tekstet muzikore që krijonte, i përkasin fondit të artë të muzikës shqiptare. Nga të gjithë folësit atë ditë ajo u pagëzua si Pop Star i muzikës shqiptare, por mjerisht shpesh herë na duhen histori të dhimbshme si tek kalaja e Rozafës, që të dalin në pah madhështia dhe gjenialiteti i popullit tonë. Nga shpirti atë ditë në ceremoni nga skena i dhashë lamtumirën me këtë poezi: Kjo vdekja e zezë/ muret i çanë/ për tri hyjneshat që vdekjen panë/. Tmerruar nga lajmi rrugën mora/ kalova me drita të kuqe vetëtimë/ në cep të rrugës frymën ndalova/ ngriva statujë kur pashë shtëpinë/. Zemra më rrihte si e zënë në faj/ si labe e qava: e mjera e mjera/ ndenja gjatë, por porta s’u hap/ ndeza qiririn dhe e vura tek dera/. Vitet do të ikin dhe shpejt do të kalojnë/ loti i mërgimtarit do të ngelet në derë/ Orkestra “Alba” shpesh do të ekzekutojë/ këngët e tua në tastierë/. More helmin në zemër, ike larg Anita/ ndoshta të gjeje qetësinë/ bashkë me violinën si shelg lotues, le dhe këngën/ dhe me zërin tënd pavdeksinë!
Duke përfunduar në vesh ende kam zërin e vogëlushes, zërin e një ëngjëlli Siborës e cila i këndon mamit të saj si: “Jam e bekuar si ty, kënga ime le të jehojë, për mamin le ta dëgjojnë…”
Kënga dhe Zëri i Anitës kur këndon me të bijën e saj Siborën në duet duket sikur vazhdon të mbush qiellin si cicërima zogjsh, si zëra në përjetësi!
blank
19 Tetor, 2021
New York
blank

Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasadori i Kombit në ditën e parë për vitin akademik 2021-2022 në Queens – Nga Keze Kozeta Zylo

Ndonëse shtatori ka qenë traditë për ditën e parë të shkollave shqiptare në viten e ri mësimor, pandemia botërore vuri shumë kushte dhe pengesa në këtë drejtim.  Sidoqoftë Shkolla Shqipe “Alba Life” e sfidoi me kulturë dhe profesionalizëm pandeminë duke qenë e para në Diasporë për të filluar programin në platformën mësimore në Online.  Shkolla Shqipe “Alba Life” pasi filloi vitin akademik 2021-2022 në lagjet e Nju Jorkut si në Staten Island, Bronx, Brooklyn, Online, e rihapi dhe në Queens në mjediset e shkollës publike amerikane PS:88 në Ridgewood.

Bordi i shkollës në bashkëpunim me mësueset Enriketa Bilali, Vjosa Elezaj Morina si dhe asistenten Eriola Shahaj, punuan fort për të filluar mësimin shqip për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në Diasporë. Më duhet të vecoj dhe të falënderoj mësuese Enriketën që së bashku me z.Zylo punuan me dokumentacionin për të marrë me qira mjediset në shkollën publike amerikane, ndonëse me një qira të shtrenjtë.  Dita e shtunë ishte një dite e dielltë që të lëbyrte sytë, të ngrohte shpirtin dhe zemrën saqë dukej sikur Perëndia e kishte sjellë këtë te ditë të magjishme në ditën e parë të mësimit shqip.  Edhe mundet, i besoj shpeshherë mistikes.  Oborri i shkollës cicërrinte nga zërat gazmorë të fëmijëve dhe ata mezi prisnin të ngjiteshin në klasat e tyre.  Mësueset i kishin marrë të vendosur në rresht dhe ashtu të bukur dhe të lumtur u shfaqën para klasës.  Në dërrasë ishte shkruajtur urimi: “Mire së erdhët nxënes te dashur për të mësuar Shqip!”

Drejtori dhe themeluesi i Shkollës Shqipe z.Qemal Zylo i përshëndeti prindërit, nxënësit dhe mësuesit për ditën e parë të mësimit për vitin akademik 2021-2022 dhe iu ka uruar vit të mbarë.  Ai iu tha prindërve për sigurimin e kushteve organizative për mësimdhënie dhe fazave të mësimit si dhe përzgjedhja e formave mësimore didaktike, te punës, lojës, ushtrimit ose përsëritjes.  Z.Zylo falënderoi me plot mirënjohje dhe respekt mësueset e reja si Enriketën, Vjosën dhe Eriolën qe i janë afruar programit serioz të Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila ka si qëllim mësimin shqip, si një mision kombëtar.

Z.Zylo iu shperndau librat e abetares dhe fletoret e punës për këtë vit, libra që i kemi sjellë vetë me valixhe nga Atdheu ose me postë, pasi librat nga Shtëpia botuese e Diasporës me drejtore znj.Mimoza Hysa nuk kanë ardhur akoma në Amerikë, edhe pse kërkesa e z.Zylo ka qenë konstante e vazhdueshme dhe në kohën e duhur.  Kritikën ia ka përcjellë direkt gjatë intervistës zonjës Hysa në RTSH e cila ishte jashtë loje duke thënë me eufori se kemi shpërndarë libra në gjithë diasporën, ndërkohë asnjë libër s’kemi marrë për këtë vit në Amerikë.  Burokracia dhe vonesa e librave na pengon në mbarëvajtjen e mësimit dhe e bën më të lodhshme punën e mësueseve patriote, si dhe largon prindër të ndryshëm.

Të tria mësueset me plot emocion përshëndetën nxënësit e tyre të dashur dhe premtuan se do të punojnë me plot përkushtim dhe dashuri për t’ju mësuar atyre gjuhën mjaltë të shqipes.  Mësuese Enriketa kishte përgatitur skeda në shqip për nxënësit dhe ajo më kryesorja ishte me Flamurin dhe shqiponjën për t’ju mësuar atyre simbolet kombëtare.  Prindërit thanë fjalë miradie për Shkollën Shqipe “Alba Life” dhe ishin shumë të kënaqur që do t’i sillnin fëmijet e tyre pranë kësaj shkolle.  Ajo që më bën gjithmonë përshtypje është se të gjithë prindërit kur flasin kanë një emërues të përbashkët: t’ju mësojmë shqip dhe i shpëtojmë femijët nga qëndrimi i gjatë ulur mbi Ipade…

Gjate intervistës me disa nxënës që dinin të flisnin relativisht shqip më thanë se e kishin ëndërr të mësonin të flisnin shqip pasi shumë gjyshër të tyre nuk dinin anglisht dhe ndiheshin shumë keq që nuk kuptonin përkëdhelitë e tyre.  I dëgjoja dhe i pyesja me shumë vëmendje, fjalët e tyre kanë një jetë që më magjepsin.

Alba Life me një përvojë të suksesshme në mësimdhënie ka arritur t’i përdorë me efikasitet strukturimin e mësimit si fillimin e një ore mësimore, zhvillimin, mbështetjen, përdorimi i mjeteve dhe burimeve mësimore, në media mësimore .

Jam e sigurtë se këto mësuese shumica të licensuara nga shteti amë do të punojnë me profesionalizëm ashtu si deri tani me teknikat mësimore, metodat didaktike që do t’i pasqyrojnë me metodat të mësimdhënies që çojnë domosdoshmërisht në zhvillimin mendor për t’i bërë ata më konfident për të folur gjuhën e nënës, Gjuhën tonë Shqipe.

Dita e parë e shkollës për vitin akademik 2021 2022 do të ngelet e paharruar në kujtesën e nxënësve vecanërisht për të tria mësueset e reja si dhe nxënësit e rinj që u ulën për herë të pare në bangat e shkollës shqipe.

Pas mësimit u ulëm me me mesuese Vjollcën e cila ushtron mësimin në Online dhe me të tria koleget e punës  për të pirë një kafe dhe për të biseduar rreth programit, punëve të ndryshme që do të kemi për vitin akademik 2021-2022.

Dita e parë ishte e bukur, dhe siç thonë të moçmit fillimi i mbare është gjysma e punës.

 

16 tetor, 2021

Queens, New York

blank

blank

blank

 

 

blank

blank

blank

Një princ shqiptar Zigfrid-Tafaj në skenën e New Roshell-it në New York – Nga Keze Kozeta Zylo

Ta kalosh të shtunën me gjuhën shqipe dhe në mbrëmje të kurorëzohet me një shfaqje klasike baleti është një punë-pushim nga më të këndshmet që mund të ndjej personalisht dhe me familjen.

Në skenën kryesore të Bibliotekës Publike New Rochelle u shfaq baleti “Liqeni i Mjellmave” me koreografi nga Chiara Ajkun, muzikë nga P.I. Çajkovski me solistët kryesor balerinin shqiptar Klevis Tafaj dhe Momoko Burbine nga trupa e Teatrit dhe e Baletit Ajkun.

Me duhet te shtoj se kjo biblioteke e njohur i ka hapur dyert për herë të pare, më 1894 dhe ja sot në vitin 2021 në skenën kryesore të saj shfaqet madhërisht nje princ shqiptar me emrin Klevis Tafaj.

Salla e mbushur plot e përplot mirëpriste të dilnin në skenë balerinët e Teatrit “Ajkuna”.  Midis artadashësve në sallë ishin nxënës dhe anëtarë të stafit nga Shkolla Shqipe “Alba Life” si dhe nga shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. me kryetar z.Mark Qehaja të cilët kishin ardhur enkas për të duartrokitur bashkatdhetarin e tyre artistin Tafaj.

Dalja në skenë e balerinit Tafaj që luante rolin e princit Zigfrid dhe të partneres së tij bukuroshes Momoko Burbine në rolin e Odetës ishte shumë emocionuese dhe hipnotizuese pasi është është një nga kryeveprat e baletit dhe konsiderohet si më i miri nga kritika e të gjitha kohërave.

Balerini Tafaj luante në formën më të rreptë te artit, duke qenë atletik dhe fleksibël në levizjet klasike.

Princi shqipar Tafaj u shfaq virtuoz duke sjellë dhe kombinuar stilin tradicional rus, romantizmin e kohës, marathonomakun e skenave, por me nje teknikë të përsosur vallëzimi që janë në një harmoni të përsosur me ekspresivitein e mimikës së fytyrës.  Princi dhe Mjellma kishin bërë një trajnim të jashtëzakonshëm sipas bisedës me Klevisin, pa u ndalur çdo ditë dhe me kohë të tejzgjatur.  Princi dhe Mjellma Odeta udhëhiqnin mjeshtërisht trupën e tyre nëpërmjet imagjinatës, pasionit, intepretimit dhe dukej sikur dhe zemra e tyre regëtinte për së jashtmi mbi gjoks. Mënyra e faljes nga Princi për Odetën e cila ishte nën kurthin e të qenit mjellmë ishte kulmi i pjesës së dramës, ku skena merrte ngjyra drite dhe errësire dhe e bënte atë të sillte emocione të fuqishme në audiencë që nuk rreshtëte së duartrokituri, për performancën e një niveli shumë të lartë.  Kompozitori i famshëm P.I. Çajkovski nëpërmjet muzikës sjellë në dëgjimin e artdashësve skenën me tregimin në kërkim të dashurisë së vërtete si dhe luftën e ethshme midis tradhtise dhe dashurisë.  Çdo shtet e ka merituar në se ka pasur një trup baleti për të luajtur këtë balet klasik dhe të dashur të të gjitha kohërave.  Me mjaft elegancë, bukuri dhe klas është sjellë dhe në Shqipëri ku ndërmjet tyre ka luajtur profesionalisht dhe mjeshtërisht ikona e baletit Ilir Kerni në rolin e princit me emrin Zigfrid.

Të dy artistët sipas intervistave të tyre përfshi dhe Klevis Tafaj pohojnë se janë përgatitur në shkollën prestigjiozë në Konservatorin Kombëtar të Baletit të Shqipërisë.

  1. Tafaj u diplomua në krye të klasës së tij në Konservatorin Kombëtar të Baletit të Shqipërisë me një ofertë punësimi nga Baleti dhe Opera Kombëtare (Tiranë, Shqipëri) ku u promovua Solist vitin e ardhshëm (2013).

Shkolla e baletit në Shqiperi i ka bërë të konkurrojne me dinjitet në botë. Me krenari Klevis Tafaj pohon se për herë të parë para ekranit në Amerikë e ka sjelle TV “Alba Life” si dhe intervista me shkrim dhënë për gazetën  “Illyria” dhe Dielli, New York.

Kaluam një mbrëmje artistike me princin shqiptar balerinin Klevis Tafaj në rolin e Zigrfrid princit të Liqenit të Mjellmave i cili luajti mjeshtërisht dhe u shfaq në skenë dinjitoz si epitomi i elegancës, bukurisë dhe ekuilibrit ndaj dhe u duartrokit gjatë nga të gjithë artdashësit.

Te uroj te pushtosh skenat e famshme në Broadway Klevis Tafaj duke qenë gjithmonë një princ shqiptar i baletit!

 

16 Tetor, 2021

New Rochelle, New York

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

BE E KA HUMBUR UDHËN NË KOSOVË – Nga Skënder Karaçica

E kohës

BE tash sa vjet po kërkon nga vendet e Ballkanit Përendimor dhe Kosova,që të përmbushin pikën e referimit të programit për zgjerim se pa e përmbyll luftën kundër krimit ekonomik,të korruspsionit dhe të vijave të krimit,nuk ka vend debati për këto vende dhe hapja e udhës për ne BE!

BE u pati afruar ketë program vendeve të Ballkanit Përendimor dhe Kosovës,tashti me rastin e luftimit të krimit në ekonomi dhe të korupsionit me mjetet ligjore të shtetit,BE dhe zyrtarët e saj si të përgjumur dalin në Bruksel dhe japin (d)eklarata zyrtare se aksioni i qeverisë Kurti në Prishtinë qenka (lexo:i njëanshëm dhe i pakordinuar mirë)?!

BE harron se Mitrovica e Veriut është pjesë e pandarë e shtetit të Kosovës dhe,pakica serbe është e instrumentalizuar nga qarqet zyrtare të Beogradit,kur e kur në pjesën veriore krimi ekonomik dhe të gjitha vijat tjera devijuese mund të shihen në pikë të ditës,ndonëse e kanë mbeshtetjen e presidentit Aleksandër Vuçiç.

BE duhet të përkrah aksionin ligjor të shtetit të Kosovës e jo të manipuloj me ,,politikën e ditës,,(sic!)në Mitrovicën e Veriut,që është bër pika e zezë e krimit ekonomik dhe të fushave tjera të sigurisë!

Çikago,14 tetor 2021

blank

Institucionet e Kosovës duhet të ngrenë padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiç – Nga Nue Oroshi

Krimineli Aleksandër Vuçiç njihet qartë se është pasardhësi politik i kriminelit Millosheviç.Ai ka qenë edhe ministër në Qeverinë e Millosheviçit si dhe udhëheqës i Partisë Radikale Serbe të kriminelit Sheshel.Institucionet e drejtësisë në Kosovë së bashku me avokatët e juristet vendor dhe ndërkombëtar të shteteve mike të shqiptarëve duhet sa më shpejt të ngrisin një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiç.Pas ngritjes së padisë atij duhet ti ndalohet pjesëmarrja në bisedime për çështjen e Kosovës.Vuçiç është i frymëzuar nga politika e dy kriminelve serb Sheshel dhe Millosheviç dhe nuk ka se si të veproj ndryshe.Atij më një urdhër ekzekutiv dy shtetet shqiptare ai i Shqipërisë si dhe ai i Kosovës, duhet ti bëjnë ndalesa  që të hyjnë në këto shtete dhe pas ngritjes së padisë të shpallët urdhër arresti ku nëse tenton të hyj në shtetët tona duhet urgjentisht të arrestohet dhe të burgosët për pjesëmarrje në krime në Kosovë në vitin 1998-1999.

Politika shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet të tregohet e gatshme që të përballet me politikën serbe në Ballkan.Ata politikan që nuk janë në gjendje që ti përballojnë presioneve dhe kërcënimeve serbe duhet të largohen nga pozicionet që kanë.Kurse opozita duhet renditur politikën bashkë me pozitën kur është çështja e mbrojtjes së shtetit.Një thirrje të veçantë e kam për juristët e shumtë në Kosovë dhe Shqipëri.Merrni shembull nga avokati Bajram Kelmendi i cili ishte i pari që e paditi në gjykatat ndërkombëtare kriminelin Millosheviç edhe pse e pësoj me jetë ku u vra nga urdhëri i këtij krimineli se bashku me dy djemtë.Ju e keni më lehtë që të shkruani një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiç,ku sa po kalon koha po e tregon qartë se nuk mundët që ti ikë gjenit kriminal të projekteve qubrolloviçiane,rankoviçjane,millosheviçjane.Shqiptari mos fleni po zgjohuni!Idealizmi dhe atdhetarizmi shqiptar duhet të  ekzistojnë nëpër të gjitha periudhat historike.

blank

Lëvizja e Mosinkuardimit ka shkuar në muzeun e historisë, çfarë po kërkon diplomacia e nëntokës serbe në Beograd…? – Nga Skënder Karaçica

Këndi i diplomacisë
Lëvizja e Mosikuadrimit e themeluar nga treshja Tito-Nehru.Naseri kishte për qëllim të bëj hesapet e ballansimit në mes të dy krahëve të Përendimit dhe të Lindjes.
Kjo Lëvizja sivjet mbush 60-vjetorin e themelimit dhe qarqet e diplomacisë së nëntokës në Beograd,nuk e harruan këtë pjesë të historisë të botës së ,,mosinkuadrimit,,kur e kur edhe ish-Jugosllavia  e luante lojën e strucit në këtë rrafsh të politikës dhe të diplomacisë ndërkombëtare.
Në këtë përvjetor,Serbia i hapi analet e ,,historisë,,dhe bëri zhurmë të diplomacisë duke i ftuar ish-përfaqësuesit e këtyre shteteve në taborrin e Lëvizjes…për të kujtuar kohën e kësaj historie,që,sipas analeve të historisë,ajo tashmë ka shkuar në muzeun e kohës dhe,gati-gati e ka mbuluar pluhuri i harresës…(sic!).
Pas shpërberjes së ish-Jugosllavisë në vitet e nëntëdhejta të shekullit të kaluar,tashti Serbisë dhe Beogradit nuk e ka të drejtën për të ,,trashëguar,,historinë e Lëvizjes së Mosikuadrimit…!
Çikago,11 tetor 2021
blank

“KURRSESI NUK DUHET HARRUAR SE BARKU NGA AI DOLI ENDE NUK ESHTE SHTERPEZUAR” Nga Rafaela Prifti

 

Vështirë të gjesh një tjetër vepër arti që e paraqet më lakuriq gangsterizmin politik të Trumpit se Arturo Ui. Skena dhe personazhe të dramës janë ilustrime bashkëshoqëruese të daljes së Trumpizmit në horizontin politik amerikan dhe ngritjes furishme të kultit të tij të individit te masat. Përpara se të provoj të shtjelloj mendimet e mia për paralelizmat e tyre, do paraqes shkurt historinë e dramës si edhe përshtypjet nga shfaqja Arturo Ui e realizuar në Teatrin Kombëtar në Shqipëri në vitin 1971.

Titulli i plotë Arturo Ui Historia e Një Karriere që Mund të Frenohej e përcjell idenë më urgjente të veprës së Bertold Breht-it. Ishte viti 1941 kur dramaturgu gjerman u largua në azil duke sinjalizuar se ethet nacionaliste që po mundësonin konsolidimin e Hitlerit në politikën gjermane do të kishin pasoja katastrofale për gjithë kontinentin dhe botën. Gjatë qëndrimit në Helsinki, pritje të merrte vizën nga ambasada e Shteteve të Bashkuara, Breht-i e shkruajti dramën duke vendosur në qendër historinë e një gangsteri Çikago i cili arrin të shtjerë në dorë sektorin e tregtisë së zarzavateve. E konceptuar për amerikanët, drama është alegori satirike e ngritjes së nazistëve në pushtet. Çdo personazh dhe skenë ka një paralele me ngjarje historike të lidhura me krijimin e nazizmit në Gjermani. Për t’i vizualizuar ato, Brehti jep udhëzime të detajuara të skenave që shoqërohen me foto-projeksione ose kuadro filmike të periudhës së Republikës së Veimarit dhe Gjermanisë naziste. Në fillim të viteve ‘30 gjendja e rënduar ekonomike së bashku me mungesën e stabilitetit politik kishin pjekur kushtet për konsolidimin e krahut nazist nën drejtimin e Hitlerit. Ndër faktorët më efektivë të propagandës hitleriane ishte nxitja e paragjykimeve dhe manipulimi i pakënaqësive ekzistuese të shoqërisë. Në të vërtetë, farat e një miti të rrezikshëm ishin mbjellë shumë më herët. Në përfundim të luftës së dytë botërore, gjeneralët dhe trupat gjermane nisën të pretendonin se ata nuk kishin pësuar humbje ushtarake por në fakt ishin tradhëtuar nga politikanët mjeran. Për ta vendosur këtë periudhë kontekstin e kohës, historiani Xhefri Magargee komenton se nëse do zgjidhej një sllogan për fushatën zgjedhore të Hitlerit, ai do ishte Ta Bëjmë Gjermaninë të Lavdishme Përsëri!”

Iu drejtova kineastit Stiven Luka me idenë për ta pyetur rreth jehonës së veprës së Brehtit sot. Si artist, ai e vlerëson rezonancën e dramës dhe jehonën e saj në sferën e artit si edhe në jetë. Stiven Luka shpreh mendimin se meqënëse fillimisht Brehti e shkruajti dramën në gjuhën gjermane duke inkuadruar motive nga Shekspiri dhe nga filmat me gangsterë Hollivudit dhe e përktheu anglisht më pas, vepra arrin të ketë një efekt distancues. “Në këtë mënyrë, Brehtit nuk i duhet ta përmend emrin e Hitlerit. Por përmes imazheve dhe referencave të dramës krijohet karikatura e tij, varësi të vendit dhe kohës e bën Arturo Ui-n të jetë kopja e pjellës që krijon banditizmi në pushtet. Me fjalë tjera vepra flet për çdo kohë dhe për të gjitha kohërat. sepse është konceptuar të na japë një mësim, të cilin ne jemi të paaftë ta kapim,” thotë Luka.

Paralajmërimi i Brehtit për regjimet fashiste që po ngjizen edhe sot në botë shprehet në titullin e plotë që të nxit të pyetesh: A është e frenueshme karriera e një njeriu si Arturo Ui? Si mund të frenohen Arturo Ui-të e rinj që nga Trumpi deri te Edi Rama?

Unë e kam parë dramën Arturo Ui një kohë dhe vend tjetër. Ia vlen të diskutohet si temë më vete fakti që një vepër që synon të zgjoj njerëzimin ndaj rreziqeve të sistemeve totalitare u realizua në një vend komunist si Shqipëria në vitin 1971. Mund të them se vitet e adoleshencës duhet ta kem parë teatrin në ekranin e televizorit shqiptar me dhjetra herë. Pirro Mani dhe Agim Qirjaqi, dy regjizorët e dramës, përkatësisht i skenës dhe i xhirimit televiziv, kanë ndërruar jetë. Pirro Mani, emër shumë i respektuar dhe veteran i Teatrit Kombëtar shqiptar, u përcoll me nderime në maj të këtij viti në Nju Jork. Agim Qirjaqi, artist dhe regjizor i talentuar, vdiq në Shqipëri në vitin 2010. Ndonëse drama zgjaste dy orë e gjysmë e xhiruar në bardhezi, ajo të ngërthente me tensionin e brendshëm dhe zgjidhjet skenike, shoqërimet e ethshme muzikore mes akteve dhe efektet zanore të krakëllitjeve të automatikut, ndërsa në fund të akteve parakalonin imazhe filmike të Hitlerit dhe aleatëve të tij nazist. Më mahniste loja e aktorëve profesionistë dhe gjithë trupa e talentuar e Teatrit Kombëtar shqiptar. Disa nga batutat plot sarkazëm dhe ironi të personazheve si Xhivola, Roma, Giri, i dija përmendësh por në fund më ngjethte zëri drithërues i aktores brilante Margarita Xhepa. Ajo del këmbëzbathur në skenë pasi gagsterët e Ui-së ia kanë vrarë bashkëshortin dhe thërret për ndihmë: “Ata po na shfarosin…. Po unë e di kush është. Është ai, Arturo Ui. Oh, ti morr i morrave, më i poshtri horr i horrave.”

Në të vërtetë epilogu i dramës i kërkon audiencës të thellohet te mesazhi i veprës që përcillet nëpërmjet historisë fiktive të një gangsteri të viteve ‘30-të i cili në sajë të bashkëpunëtorëve të tij dhe mbështetjes nga politikanë të korruptuar arriti të uzurpojë Trustin e Lulelakrës. I tillë është plaku i virtytshëm “i ndershmi Dogsboru” tek i cili etika dhe reputacioni nuk arrijnë të konkurojnë me interesat personale. “Akaparimii plakut Dogsboru është vetëm fillimi për Arturo Ui-në. Ai manipulon me radhë nëpunës e zyrtarë, dikastere dhe institucione dikur të respektueshme si gjykatat dhe mediat për t’i kthyer ato në vegla shërbestare të ambicjeve tij për pushtet.

Historia e Një Karriere që Mund të Frenohej jep paralajmërin e Breht-it për regjimet fashiste dhe totalitare që e ka zanafillën tek korrupsioni moral e politik i shoqërisë, Kështu i hapet rruga makinacioneve që sjellin në fuqi diktatorë. Disa nga kritikët e veprës kanë vënë në dukje praninë e moralizimeve por shumë të tjerë kanë vlerësuar arritjen e një balance të matur midis temës së errët dhe mjeshtërisë artit skenik. Një prej rezonancave të personazhit Ui me Trumpin janë kundërshtitë e karakterit; nga njëra anë pompoz dhe i përfshirë nga ndjenja e vetë-madhështisë dhe nga ana tjetër, një fëmi i llastuar dhe tekanjoz. Paralelet janë të bollshme dhe të kudogjendshme në vepër. Një prej tyre mjafton për të ilustruar një situatë sa të njohur aq edhe konkrete. Ui insiston se tregëtarët dhe tregëtia e zarzavateve është në rrezik dhe se ai është i vetmi shpëmtimtar i tyre kur faktikisht përbërësi kryesor i skemës së tij është mbajtja nën panik dhe frikë e gjithë shitësve të qytetit nga bashkëpunëtorët e Arturos. Formula e preferuar e Trumpit për kriza që i shkaktonte vetë si për shembull pezullimi i punës së gjithë qeverisë për të bërë presion për financimin e murit me Meksikën, ishte: “Unë jam i vetmi që mund t’ju shpëtoj!”

Në skenën e fundit, banda e Ui-së arrin të zgjerojë territorin e vet dhe të hyjë në Cicero. fjalimin e tij, Ui i falenderon tregtarët e mbledhur në shesh që sipas tij e kanë ftuar në Cicero, ngaqë janë të shqetësuar për qetësinë publike. Dhe pa humbur kohë ju kërkon të votojnë për të ‘mbrojtur’ qytetin e tyre ashtu si Çikagon. Kur dikush nga shitësit pyet nëse kanë leje të largohen, gangsterët e Ui-së thonë se secili është i lirë të veprojë sipas dëshirës. Mirëpo të kërcënuar nga armët, tregëtarët votojnë për Arturo Ui-në pasi kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe janë njoftuar se ai që u largua pa votuar kishte pësuar aksident dhe ishte vrarë. E shoqja e tij, e cila ka qenë dëshmitare e vrasjes, është personazh i skalitur në kujtesën time, nga interpretimi i aktores Margarita Xhepa. Fjalët e saj rezonojnë si alarm për Trumpizmin: “Unë e di se kush është. Është ai, Arturo Ui. Oh ti morr i morrave, më i poshtri horr i horrave. A dëgjuat? Është Arturo Ui…me shokë. Janë Arturo Ui-të. Kush do ta frenojë këtë kolerë?Epilogu i dramës shpreh idenë se nuk duhet bërë sehir por duhet vepruar….dhe se “kurrsesi nuk duhet harruar se barku nga ai doli ende nuk është shterpëzuar!” Ashtu si tetëdhjetë vjet përpara kur u shkrua drama, një zë dëshpërues pyet sot: Kush do t’i frenojë Arturot e kohës sonë?

blank

British Columbia – Një mbrëmje me Maestro Bujar Llapaj

Shoqata Shqiptare “Eaglesland” në provincën e British Columbia, ka publikuar më 12 Tetor 2021 njoftimin e mëposhtëm në faqen e saj në rrjetin social Facebook:

Përshendetje miq,

Urojmë që të jeni mirë ju dhe familjet tuaja!

Shoqata Shqiptare në British Columbia “Eaglesland” do të organizojë më datën 23 Tetor, një takim virtual me titull: “Një mbrëmje me Maestro Bujar Lllapaj”.

Maestro Bujar Llapaj është anëtar i komunitetit shqiptar në British Columbia dhe një nga emrat më të njohur të dirigjimit të muzikës klasike. Ky takim zhvillohet për të njohur komunitetin në British Columbia, por dhe miqtë nga provincat e tjera të Kanadasë apo dhe nga vendet e tjera të botës, me jetën, veprimtarinë dhe kontributin e Maestro Bujar Llapaj në fushën e muzikës që ai e dashuron dhe i është përkushtuar gjithë jetën.

Zoom link per takimin është:

Join Zoom Meeting

https://us02web.zoom.us/j/81765465506

Meeting ID: 817 6546 5506

Passcode: 990551

Orari: 7 pm

Dita: e Shtunë, 23 tetor 2021

Moderator i takimit do të jetë një tjetër anëtar i njohur i komunitetit shqiptar në British Columbia dhe mik i vjetër i Maestro Llapaj, shkrimtari i njohur z. Vangjush Saro.

Maestro Bujar Llapaj ka studiuar në Akademinë e Arteve në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Conservatoire National de Rueil Malmaison në Francë, ku ai ka fituar Medaljen e artë në dirigjim.

Një figure dominuese në muziken klasike në Ballkan, Maestro Llapaj ka qenë Drejtori Artistik i Teatrit Shqiptar të Operas dhe Baletit. Ai është themeluesi, dirigjenti dhe Drejtori Artistik i Orkestrës së Re Filarmonike. Gjithashtu, Maestro Llapaj ka qene drejtues i Departamentit të Kantos dhe Dirigjimit në Akademinë e Arteve në Tiranë. Maestro Llapaj ka dirigjuar koncerte në Paris, Romë, Athinë, Israel, Prishtinë, Shkup, etj.

Në vitin 2007, Maestro Llapaj u zgjodh si Dirigjenti Kryesor i West Coast Symphony Orchestra ne Vancouver dhe në vitin 2021 ai emërohet edhe Drejtor i Muzikes dhe Dirigjent i Ambleside Orchestra ne North Vancouver. Maestro Llapaj vazhdimisht është i ftuar si dirigjent në koncerte, në vende të ndryshme të Botës.

Gjate karrierëss së tij të suksesshme artistike, Maestro Llapaj është nderuar me shume çmime, ndër të cilët përmendim çmimet e para në festivalet muzikore në Shqiperi në vitet 1985, 1986, 1987 dhe President’s Award për kontributin e tij në muzikë dhe kulturë.

Mirëupafshim, ditën e Shtune më 23 Tetor, ora 7 pm.

Kryesia e Shoqatës Shqiptare “Eaglesland” në British Columbia


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend