VOAL

VOAL

FOTO-LAJM/ Nis mobilizimi i shqiptarëve të Greqisë për protestën e 7 korrikut

July 6, 2022
blank

Komentet

blank

VOA- Greqia: 61% e të huajve të rregullt në vend janë shqiptarë

Raimond Kola

Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin tha përmes një raporti mbi të huajt e ligjshëm në Greqi se shtetasit shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të të huajve në vend.

Sipas raportit që u referohet të dhënave të muajit gusht të këtij viti, 291.868 emigrantët shqiptarë rezultojnë me leje qëndrimi të vlefshme në Greqi dhe përbëjnë 61,4 % të të huajve të rregullt.

Në këtë numër përfshihen edhe rreth 13.329 shtetas shqiptarë që janë pajisur me kartën speciale të identifikimit “si homogjenë”, pjesëtarë të pakicës greke nga Shqipëria, që jetojnë prej vitesh në Greqi. Ata përbëjnë 67 % të të huajve që janë pajisur me këtë status.

Sipas Minsitrisë greke për Emigracionin dhe Azilin, në të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi të vlefshme ishte dukshëm më i lartë.

Në Gusht të vitit 2021, sipas Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit , 422.954 emigrantë nga Shqipëria rezultonin me leje të vlefshme qëndrimi dhe përbënin 63,07% të të huajve të rregullt në Greqi.

Rënia e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi pas një viti lidhet jo vetëm me procedurat e lëshimit të lejeve të qëndrimit , por edhe me një dinamikë lëvizjeje të shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Greqi drejt vendeve të tjera evropiane.

Shumë shqiptarë që jetonin prej vitesh në Greqi kanë emigruar kohët e fundit drejt vendeve të Evropës veriore dhe drejt Britanisë pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe rritjen e çmimeve.

blank

Shuarja tragjike e ëndërrave të djaloshit entuziast Nga Florim Zeqa 

 

Dren Bajrami 17 vjeçar, djali i ri dhe punëtor, atdhetar dhe energjik, ambicioz dhe entuziast, me ëndërra të bukura për jetën. Ai u nisë shtatë muaj më parë në rrugën e vështirë të emigrimit, i joshur jo nga lakmia por nga mungesa e përspektivës për jetë në atdheun e tij. Dreni kishte vendosur të sakrifikojë veten për t’i sjellë shpresë familjes së tij për jetë dinjitoze në vendlindjen e tij në Kosovë.

 

Vdekje e dyshimtë e të riut entuziast

 

Mirëpo ëndërrat e djaloshit 17 vjeçar, Dren Bajrami nga Pirana e Prizrenit u shuan në mënyrën më tragjike në natën mes të dielës dhe të hënës së 18 dhe 19 shtatorit 2022, i cili supozohet se ra nga dritarja e dhomës së tij, në strehimoren Civiform në Cividale (Udine-Itali), ku ishte i strehuar prej muajsh si minoren i pashoqëruar nga askush!

Si pasojë e rënjes prej lartësisë prej afro pesë metrash, ku pas tre ditësh në gjendje kome (agonie), Dreni vdiq pasditën e së mërkures së 21 shtatorit 2022 në repartin e Terapisë Intensive të spitalit Santa Maria della Misericordia për shkak të plagëve të rënda.

Vlenë për të theksuar se 17-vjeçari Dren Bajrami ishte i lindur në Piranë (Komuna e Prizrenit-Kosovë) më 21 nëntor të vitit 2004, i cili ishte i strehuar pranë Civiform në Cividale nga muaji Shkurt i këtij viti si i mitur i huaj dhe i pashoqëruar, siq i trajtojnë autoritetet italiane të rinjët e strehuar aty.

Kështu për fatin më të keq apo të fatkeqësisë së papritur, Drenit ju shuan ëndërrat rinore para kohe, pasi i mungonte edhe pak kohë për të dalur nga strehimorja dhe për të fituar letrat, përkatësisht lejeqëndrimin me të drejtë shkollimi dhe punësimi në shtetin italian!

Meqenëse rënja e Drenit nga dritarja e dhomës nuk ishte vërejtur nga asnjë dëshmitarë, Kryeprokurori urdhëroi autopsinë, ndërkohë që Prokurori ka hapur hetimet ndaj personave të panjohur për hipotezën e vrasjes së qëllimshme apo nga pakujdesia! Hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët e Compagnia di Cividale për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Sipas njoftimit të mediave italiane, Civiform ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e të riut, viktimë e një aksidenti tragjik në mbrëmjen e së dielës së 18 shtatorit. Struktura Civiform në Cividale konfirmoj se djali kishte mbërritur në Cividale shkurtin e kaluar, duke kërkuar një të ardhme më të mirë për të dhe për familjen e tij. Siq mësohet nga të dhënat e strehimores, Dreni ishte djalë i urtë dhe i sjellshëm me shokët dhe stafin e strehimores. Ai kishte ndjekur disa kurse për mësimin e gjuhës italiane dhe socializimin e parashikuar nga projekti për arsimim dhe integrim në shoqërinë italiane.

Deri në daljen e rezultateve të autopsisë, na mbetet të shpresojmë edhe tek prokurori i rastit për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Drinit, ngase për logjikën e shëndoshë është vështirë e besueshme që një i ri entuziast që e ka dashur aq shumë jetën, familjen dhe atdheun, t’i jepë fund jetës së tij duke u hudhur nga dritarja e dhomës!

 

Mërgimi kjo plagë e vjetër dhe trishtë!

 

Mërgimi kjo plagë e vjetër s’ka të ndalur për shqiptarët, sa vjen e thellohët akoma më shumë. Emigrimi është zgjidhja e fundit në jetën e njeriut. Kur humbën të gjitha shpresat për jetë në vendin amë, kur e vetmja rrugë e shpëtimit mbetët largimi nga vendlindja. Por jo të gjithë edhe e gjejnë shpëtimin në rrugën e pa fundë të mërgimit!

Shuarjën e shpresave dhe ëndërrave, siq e pësoj i riu Dren Bajrami në mënyrë tragjike në vend të huaj, në kërkim të një përspektive për veten dhe familjen në Kosovë është gjëja më e dhimbshme dhe më tragjike që mund të përjetoi njeriu në jetën e tij!

Ishte i kobshëm dhe i trishtë, i rëndë dhe tronditës perjetimi i këtyre ditëve për familjen Bajrami në Kosovë, farefisin e gjerë dhe bashkfshatarët, por tepër i trishtë edhe për bashkatdhetarët në pjesën veriore të Italisë, të cilët janë duke e ndarë dhimbjen dhe duke u solidarizuar në forma të ndryshme me familjen Bajrami, e cila e humbi tragjikisht birin e saj të dashur Drenin 17 vjeçarë.

Dreni iku mbase duke buzëqeshur pa u përshendetur më askënd, as më pridërit dhe as më vëllaun e vetëm, iku si ëngjëll lartë në qiell për të rrezatuar dritë mbi ërrësiren e Kosovës, që bahkëmoshatarët e tij në Kosovë të shijojnë dhe të gëzojnë lumturi në vendin e tyre, në atdheun e tyre të shenjtë.

Vdekja e parakohshme dhe e pa pritur e Drenit në moshën 17 vjeçare na ka tronditur thellë në shpirtë neve mërgimtarëve në pjesën veriore të Italisë dhe më gjerë.

I qoftë i lehtë dheu i tokës Dardane ëngjëllit nga mërgimi, Dren Bajrami!

I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqëve dhe farefisit të gjërë. Vdekja e pa pritur e Drenit na ka prekur thellë në shpirtë e në zemër të gjithëve, andaj duam që dhimbjen ta ndajmë së bashku me ju familje e nderuar Bajrami.

 

Të pikëlluar: bashkatdhetarët në Itali

 

Florim Zeqa

Treviso-Itali,     25.09.2022

blank

Për “Shqiptaren e Parisit”, Solange d’Angély – Nga Andrea Bënja

blank

Andrea Bënja – Toronto

“Nesër do të shkoj ta shoh sërish, atje ku koha duket se ka ndaluar. Po ai mall, po ajo dashuri si dikur me Shqiptaren e Parisit, siç e cilësonin revistat franceze pediatren Solange d’Angély. E di që ajo s’do rreshtë të më pyesë për shqiptarët e saj…”, shkruante Luan Rama, pak muaj më përpara se ajo të largohej nga kjo botë.

Dukej sikur Perëndia e ndalonte apo e vononte largimin e saj, sikur iu kujtonte shqiptarëve se po ndodhte diçka jo e zakonshme, sikur na zgjonte të kuptonin se po largohej Shqiptarja e Parisit, e bija e Robert d’Angély, që bëri aq shumë për kombin tonë, vepra e të cilit doli në dritë vetëm nëpërmjet këmbënguljes së Solange-s, na tregonte se po largohej pediatrja e misionarja më e madhe e dekadave të fundit, ajo që bëri aq shumë për Shqipërinë…

Viti 1971 ishte një vit shumë i gëzuar për familjen tone. Në sajë të komunikimit të Ambasadorit shqiptar intelektual të asaj kohe në Paris, im atë, e motra e tij, familja, u takuan përsëri me të motrën Marigo dhe me të bijën e saj Solange, të cilat erdhën për herë të parë në Shqipëri mbas gjysëm shekulli. Ndryshimi ishte i madh në të gjitha drejtimet, që nga mirmëngjesi i fillimit të ditës, deri tek ajo “bonne nuit” e ëmbël e mbrëmjes. Po jetonim një ëndërr të bukur. Vite të tjerë e sollën Solange-n përsëri në Shqipëri: 1973, 74, 81, 83… dhe ato vite së bashku me emrin Sosola, mbetën të gdhëndur prej dorës së saj, në kitarën time të vjetër, të cilat ia ngrenë vlerën shumë atij instrumenti të hershëm.

Që prej vitit 1924 që ishte martuar, Halla Marigo nuk e kishte patur jetën të lehtë. Ajo si një grua e gëzuar, e bukur dhe me kurajë, që të sillte në mëndje këmbënguljen e forcën e gruas përmetare, kishte punuar fort dhe kishte edukuar pesë femijë mjaft të mirë. Ndërsa Robert, kishte qenë njeri i drejtë, i hapur, i rreptë, i kompletuar, dijetar i madh, një univers i plotë linguistike, historie, etnologjie, culture, që e njihte mirë Jugun e Shqipërisë, Greqisë, Turqisë, Rusisë e përtej. Kishte shkruajtur aq shumë në këto fusha për prejardhjen e shqiptarëve e të gjuhës shqipe, vepra të tilla monumentale që ai i kushtoi tërë jetën, por që në kushtet e asaj kohe mbetën vetëm në dorëshkrime dhe fjetën në heshtje të thellë për tridhjetë vjet.

Vite më vonë, kur Solange vizitoi qendrën e lashtë Pellazge në ishullin e Lemnosit në Greqi, zbuloi Enigmën e të jatit dhe kuptimin e veprës së tij monumentale, detyra e dëshira e saj e vetme u bë sjellja në jetë e vëllimeve të “Enigmës” së Robert d’Angély, gjë që u realizua në Francë, në vitet 1990 e 1991. Tani Robert ishte i qetë në hapësirën qiellore. Vepra e tij në shërbim të njerëzimit e të shqiptarëve ishte realizuar.

Përpara viteve 90, Solange, si një Nënë Terezë, filloi misionin e saj humanitar në ndihmë të Shqipërisë, duke çuar ndihma, veçanërisht në fushën pediatrike në të gjithë vëndin, duke qënë nga të parat që kaloi edhe kufirin e Kosovës. Udhëtimet e saj ishin të panumurt në kuadrin e shoqatës humanitare CEMPEA, që ajo krijoi për fëmijët e Shqipërisë. Solange organizoi “Ditët e para Pediatrike Franko-Shqiptare” në Tiranë në bashkëpunim me pediatrinë shqiptare. Si një grua me një personalitet të besueshëm në shoqërinë franzeze, organizoi pritjen e fëmijëve shqiptarë në spitalin në Paris për kujdes të specializuar, gjë që nuk mund t’u kryhej në ato vite në Shqipëri.

Ajo realizoi mundësi trajnimi të disa pediatërve shqiptarë në Francë në fushat e gjenetikës molekulare, pediatrisë etj. dhe siguroi mbështetjen për ekzaminimin që në paralindje të diagnozës së beta-talasemisë, një sëmundje gjenetike që prekte 10% të popullsisë në Shqipëri, si dhe arriti në bashkëpunim të përurojë të parin laborator të biologjisë molekulare dhe të gjenetikës, brënda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në vitin 2005. Në vitin 2010 për punën e saj të kryer, Franca e nderoi me “Kryqin e Kalorësit të Legjionit të Nderit francez”. Kjo ishte vepra e dytë madhore e Sosolës.

Udhëtimi ynë nëpër Europe në Gusht të vitit 2008, filloi duke fluturuar gjithe natën nga Toronto e na bashkoi me Solange-n në Paris, vazhdoi në Universitetin e Sienës për Jolën e Andrew, vazhdoi në vende të tjerë e përfundoi në Amsterdam tek Albana Shala, që koordinonte me politikanët hollandezë takimin me shumë vlera për agresionin rus në Osetinë e Jugut. Fjetëm disi duke ngrënë mëngjes në tavolinën e Sosolës, në atë shtëpi muzeale me aq shumë antikitete, kryesisht shqiptare, e më pas dolëm të pimë një kafe pariziane, diku aty pranë shtepisë së saj, ku Luiza me Solange-n filluan me zë të ulët këngën tonë të vjetër franceze, që u shoqërua nga të gjithë francezët aty pranë në kafe, mbas prezantimit të bukur e krenar që na bëri Solange ne kushërinjve shqiptarë që vinin nga larg. Kujtim shume i bukur që mbetet, e që na dha një forcë të jashtëzakonshme të bridhnim me Solange-n së bashku si një drenushe, gjithë ditët që ndenjëm në Paris. Kujtime e biseda të dashura, që nuk shlyhen kurrë.

Robert dhe Solange d’Angély, si i jati dhe e bija, në kohë të ndryshme, punuan t’i kthejnë identitetin shqiptarëve, si në kohën e mbylljes së madhe, ashtu edhe në kohën e hapjes ekstreme, si në komunizmin totalitar, ashtu edhe në globalizmin aktual. Vlerën e veprës së tyre e shikon kur njeriu i thjeshtë pyet larg atdheut, këtu në Toronton e largët, nëse e ke lexuar Robert d’Angély dhe më tej të tregon se ç’thotë Roberti për gjuhën shqipe e shqiptarët.

Vlerën e veprës së tyre e kupton kur shikon udhëtimet e panumurt të Solange d’Angély në Shqipëri e Kosovë, kur ndërkohë shqiptarët largoheshin në masë prej vendit të tyre. Shqipëria duhet t’i kthejë mirënjohjen kontributit të tyre. Vitet që do të vijnë, do ta vlerësojnë shumë më tepër veprën e Robert dhe Solange d’Angély.

©Andrea Bënja – Toronto, 16 shtator 2022 / flasshqip.ca

blank

Politika kreative dhe pesha e qeverisjes – Nga Nue Oroshi

Në politikë përveç që duhet të kesh dije dhe durim duhet të kesh edhe zhdervjelltësi më i parashiku paknaqësitë politike të qytetarve në momentet e periudhës kohore të qeverisjes.Shpeshherë të qenurit në opozitë të sjellë një lluksë politike që të besh politikë kreative. E ke luksinë politik se nuk e ke përgjegjesinë direkte që ti sigurosh mbijetesën e qytetarit.Përveç kuptohet si pjesë e legjislativit që duhet të kujdesesh për ligje sa më të mira të shtetit.Ky kreativitet politik shpeshherë e ka ngritë opozitën për faktin se ka folur dhe premtuar shumë dhe e ka pas shumë lehtë të arsyetohet kur ka mbetur në opozitë.Nuk e kemi peshën apo barrën e qeverisjes.Kurse në momentin që partitë vijnë në qeverisje ato do të shikohen si përgjegjëse ashtu edhe qysh janë për shumë mangësi që ka qytetari.Në këtë aspekt në Kosovë është duke u bërë një betejë politike në mes të Qeverisë dhe sindikatave të Arsimit të Republikës së Kosovës.Këto dy taborre të kundërta por që kanë një qëllim të përbashkët ngritjen e mirëqenies financiare të qytetarit të Kosovës janë betonuar të dy palët nga inati i shqiptarit dhe i rrahagjoksis se unë jam unë e kush jam unë.Ky betonim i panevojshëm po e dëmton nxënësin e Kosovës që të shkoj në shkollë dhe të filloj marrjen e dijës nëpër shkolla.Shtrohet pyetja pse nuk ulën SBASHK dhe Qeveria e Kosovës jashtë syrit të qytetarit dhe ti formojnë grupët punuese për arritjen e një marrëveshje të shpejt.Kjo marrëveshje do të bëhet vetëm nëse të dy palët lëshojnë pe. Qeveria e Kosovës nuk duhët të jetë këmbëngulëse për faktin se ato mjete që kërkon SBASHK do të shkojnë tek familjet e Kosovës dhe sado kudo do të ndikojnë në zbutjen e mirëqenies financiare.Kurse në anën tjetër edhe kreu i sindikatës duhet të jetë apolitik dhe mos të mbaj asnjë krahë politikë por ti përfaqësoj interesat e mësimdhënësve në këto momente. Dhe tek e fundit partia në pushtet Vetvendosja është parti e majt politike që këto lloj partish në Evropë shquhën për angazhimin e tyre në çështjet sociale të banimit dhe shëndetësisë për faktin se zakonisht në periudhat kohore kur qeverisin partitë e majta në Evropë ato nuk dinë që ta bëjnë zhvillimin e shtetit përveç që të mbajnë barrën e kujdesit të çështjeve sociale duke mos lëvizur fare nga arritjet që i kanë bërë partitë e qendrave të djathta politike që kanë qenë para tyre në pushtet.Shëmbull konkret është Gjermania që ende pa ardhur në gjysmën e mandatit dy partitë e majta që qeverisin në Gjermani të shoqëruar nga FDP, qytetarët gjerman e kanë një zhgënjim të madh me këtë qeverisje dhe mezi janë duke pritur që të kthehët CDU në qeverisje.Kurse në Kosovë përveç Vetvendosjes në pushtet është edhe një pjesë e LDK-së së ndarë që janë grumbulluar në Listën Guxo. Kjo parti që u themelua para disa ditësh hapin e parë që është dashtë ta marrin është dashur ta bëjnë ndrrimin e emrit të partisë dhe ta caktojnë drejtimin politik se a janë parti e spektirt të djathtë,të qendrës apo parti e spektrit të majt. Në bazë të zgjedhjës se dy kryetarve tregon fakti se kjo parti orientimin politik e ka më tepër nga e majta për faktin se tek Partitë e qendrës se djathtë nuk i kemi dy kryetar. Dy kryetar janë më së shumti tek Partitë e Gjelbërta të Evropës dhe do të ishte më mirë që kjo Listë te emrohët me emrin Partia Ekologjike e Kosovës, apo Partia e Gjelbërt e Kosovës.Sido që të jetë politika kreative apo të qenurit në opozitë ta jep lluksin e kritikës pa pasur përgjegjesi ekzekutive të veprimit, përveç asaj legjislative.Të kritikosh është e lehtë por të Qeverisësh nuk është e lehtë për faktin se nuk ke mundësi ta shtosh buxhetin me automatizëm, e sidomos gjithmonë vështirësi në Qeverisje jo vetëm në Kosovë por edhe në shtetët e perëndimit kanë partitë e majta. Kanë probleme me qeverisje për faktin se nuk dijnë ti bëjnë politikat zhvillimore dhe parashikimet e investimeve për rritjen e kapitalit që do të sjellte edhe rritjën e buxhetit të shtetit.Sido që të jetë tash për më shumë se dy dekada qytetari i Kosovës i ka provuar të qeverisin të gjitha partitë politike aktuale.Shtrohet pyetja a do të kemi në të ardhmën një parti politike që do të din ti zhvilloj politikat zhvillimore të Republikës së Kosovës?Duke njohur mentalitetin politik të këtyre partive që kemi në Kosovë, e them me plot kuptimin e fjalës jo.E them jo se ende partitë tona politike nuk janë demokratizuar mbrenda për mbrenda vetvetës.Demokratizimi i mbrendshëm mund të sjellë edhe mundësinë e krijimit të një programi Qeverisës me ndihmën e eksperteve të fushave të ndryshme.E kjo fatkeqësisht mungon tek partitë tona politike në Kosovë.Deri sa nuk do ta kemi një parti në Qeverisje që do të mendon për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarve do të jetë shumë e vështirë të ecet përpara.
blank

Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar në Greqi, arrestohet autori

Ditën e sotme është gjetur trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topalli i cili rezultonte i zhdukur që prej 28 gushtit.

Sipas mediave greke, një biznesmen 53-vjeçar i cili merrej me hoteleri, është personi i cili mendohet si autori i vrasjes së babait të tre fëmiëjve që jetonte në Rodos prej më shumë se dy dekadash.

Bëhet me dije se ka qenë vetë 53 vjeçari ai që ka kontaktuar policinë dhe ka rrëfyer krimin e bërë së bashku me vendin ku ndodhej trupi i pajetë i shqiptarit.

Biznesmeni shqiptar rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me hotelierin 53-vjeçar nga Kallithea, për t’i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur.

Familja në denoncimin e saj pohoi se Topallin e kishin marrë peng, pasi makina e tij ishte gjetur e braktisur në një zonë, dhe se telefoni nuk i dilte më i hapur.

Autoritetet kanë vënë në pranga 53-vjeçarin, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar krimin e bërë.

blank

Ankesë lidhur me vendimin antikombëtar, antishtetëror dhe denigrues ndaj Heroit më të madh shqiptar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu

Ankesë lidhur me vendimin antikombëtar, antishtetëror dhe denigrues ndaj Heroit më të madh shqiptar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu që ka marrë Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore në Prizren më 21.07.2022 dhe ka ardhur me postë me katër javë vonesë më , 19. 08. 2022
• Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës-Ministrit z.Hajrullah Çeku;
• Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës-Komisionit për refuzimin e kërkesave.
Vendimi i Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore i marrë më datën 21.07.2022 për refuzimin e Kërkesës së Shoqatës “Trojet e Arbrit” na ka shokuar pa mas dhe përveç që e ka denigruar dhe lënduar heroin më të madh shqiptar të të gjitha kohrave Gjergj Kastriotin ka prekur, denigruar dhe lënduar edhe integritetin kombëtar te dhjetë milion shqiptarëve që kanë për heroin tonë Gjergj Kastrioti.Dëshiroj të ju kujtojmë se ky është vendimi i parë për një refuzim të një monumenti të Gjergj Kastriotit në Kosovë,Shqipëri,në të gjitha trojet etnike shqiptare në Evropë dhe Amerikë. Refuzime të tilla do të ishte normale të bëhen nga Beogradi,Stambolla,e Moska por jo nga institucionet e Kosovës që i kemi ndërtuar me mund, sakrificë, gjak dhe përkrahje ndërkombëtare nga shtetet mike të shqiptarëve.Deri sa heroi ynë Gjergj Kastrioti është i vetmi hero shqiptar që njihet ndërkombtarisht dhe ka monumentet dhe bustet nëpër të gjitha vendët e Evropës dhe Amerikës dhe janë shkruar mijëra libra ku bota e njeh kombin shqiptar përmes figurës së Gjergj Kastriotit, në qytetin e Besëlidhjeve Shqiptare në Prizren refuzohët kërkesa e Shoqatës “Trojet e Arbrit” për Muranën.Ky refuzim përveçse i ka lënduar dhjetë milion shqiptar ka ngjallë një reagim që në të ardhmën është vështirë të ndalën shqiptarët nga ky lëndim i madh që i ka shkaktuar Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore duke u ndikuar nga politika neo-otomane dhe ajo pansllaviste.Kërkojmë nga ju që këtë Ankesë të shoqatës “Trojet e Arbrit ” ta shqyrtoni me akullin e ftoftë të mendjës dhe ta refuzoni vendimin e Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore me numër , 196/2 duke i dhënë të drejtë Shoqatës “Trojet e Arbrit”, dhe të fillojmë në mënyrë konkrete me procedurat e ndërtimit.Gjithashtu ju njoftojmë se Shoqata “Trojet e Arbrit” deri sa të merr përgjigje me shkrim nga ju nuk do të dërgoj ankesën në Ambasadën Amerikane, Gjermane, Britanike, Italiane dhe Austriake. Por natyrisht do të fillojmë me përgaditjet konkrete për vëndosjen e Muranës sepse është deshirë dhe vullnet i dhjetë milion shqiptarëve që në Prizren në qytetin e Kastriotëve të vëndoset Murana e Gjergj Kastriotit që do ta zbukuron e madhështon qytetin e Besëlidhjeve shqiptare. Presim që sa më shpejt të na ktheni përgjigje në mënyrë që të qetësohen gjakrat dhe mos të kemi ndonjë përplasje ndërshqiptare që po na shkaktohën nga ndikimi i ish pushtuesve tanë serbeve dhe turqve.Të gjithë ata pjesëtar të pakicave në Kosovë që dëshirojnë të jetojnë në shtetin e Kosovës,ata duhet ta njohin dhe ta pranojnë kulturën, traditën, historinë e popullit shqiptar.Ata duhet ti njohin edhe pranojnë edhe herojt shqiptar, të të gjitha kohrave.Në të kundërten nese nuk ju pëlqen mund të zgjedhin të jetojnë në një shtet tjetër.Koha e pansllavisteve dhe neo-otomaneve ka përfunduarë në trojet shqiptare.Të gjithë ata që mëndojnë që ti kthejnë këto periudha të pushtimeve 600 vjeçare, që na kanë vrarë, masakruar, dëbuar dhe asimiluar, ta dinë se kanë punë me dhjetë milion shqiptarë.
Ne emër të 150 intelektualëve të shoqatës “Trojet e Arbrit” Mr.sc.Nue Oroshi kryetar
blank

Në Prishtinë si maja e lisit del prej kullës Mark Krasniqi – Nga Nue Oroshi

Nue Oroshi, Mark Krasniqi, Muhamet Shatri

Këto ishin vargjet që i këndonin studentët e Universitetit të Prishtinës për profesorin e tyre Akademik Mark Krasniqin.Sot e shtatë vjet më parë u nda nga ne  atdhetari , studiuesi , etnologu ,shkrimtari e politikani Akademik Mark Krasniqi. Akademik Mark Krasniqi një jetë të tërë ia kushtoj shkencës dhe kulturës shqiptare dhe që në moshë të re ra ndesh me politikën shoviniste serbe. Ishte i vetmi i cili i kishte kundërshtuar  Vasa Qubrilloviqit shfarosesit të shqiptarëve i cili kishte bërë projektet për shfarosjen e popullit shqiptar.E Akademik Mark Krasniqi ju patë drejtuar më këto fjalë Qubrilloviqit: Këtë dizertacion të doktoraturës jepja djalit tënd dhe jo mua. Unë nuk shkruaj kundër popullit tim shqiptar.Për këtë edhe ju ndalua doktoratura dhe e mbrojti shumë me pas në Slloveni.Profesor Marku ishte atdhetar por shumë kokëfortë në realizimin e qendrimeve. Shpeshherë më të dhe profesorin Muhamet Shatrin bisedonim për aktivitetët e Shoqatës Trojet e Arbrit se e kishim edhe Kryetar nderi të shoqatës që ishte propozuar nga profesor Muhamet Shatri. Kishte rast që edhe mahitemi kohë pas kohe por me një rast u ndal dhe mi tha këto fjalë: Nue kam shumë deshirë që te nguci si më i riu që je por në gjeneratën tënde asnjë studiues nuk e kemi më aktiv se ti dhe që është duke i dhënë shkencës dhe kulturës shqiptare më tepër se ti. Këto fjalë vërtetë me motivuan që të angazhohem dhe te punoj ma shumë. Mbaj mend një rastë te veçantë kur i bëra një takim një delegacioni të lartë të PSHDK-së në Berlin, që te takoheshin me CDU-në. Derisa zhvillohej takimi profesor Marku duke folur për tolerancën ndërfetare tek shqiptarët i tha politikanit gjerman këto fjalë: Shqiptarët janë shumë tolerant në aspektin fetar.Në një krahinë në Kosovë që quhet Rugovë, janë pesëmbëdhjetë fshatra të besimit islam por që në shenjë nderimi për fenë e të parve të tyre e kanë ndërtuar kishën. Por politikani gjerman më një përvojë të madhe në politikë i tha profesorit: I nderuar profesor Krasniqi po kush lutet në atë kishë? Profesor Marku u zu ngushtë por nuk u dorëzua – ai u përgjigj kështu: arushat e bardha. Dhe në këtë shtatë vjetor të kalimit në amshim të akademik Mark Krasniqit e kujtojmë këtë atdhetar i cili shkoi në botën e amshuar me porosinë: Mos hiqni dorë kurrë nga Bashkimi Kombëtar !

blank

TË ARRITURAT E AMBASADORËVE TË KULTURËS, GJUHËS DHE TRADITËS SHQIPTARE NË SKANDINAVI NUK KANË TË NDALURA

– Sokol Demaku

Siujdhesën Skandinave këto ditë e ka përfshi vala e vapës ku temperatura në termometor sot në Parkun e qytetit Borås në shkallën e termometrit tregonte se temperatura ka arritur në gradën 31 të Celsiusit, por si për cudi të rinj dhe të reja nga kombe dhe kombërsi të ndryshme të cilët jetojnë dhe veprojnbë në këtë qytet madhështor, në qytetin ku ka lindur indsutri e textilit dhe Tregëtia me postë, sot edhe pse e shtunë, ditë pushimi ishte Festë madheshtore e Kulturës në këtë valë vape tropikale, por e përballueshme për aktorët e manifestimit kulturor ”Boråsi im”.
Në mesim e shumë shoqatave pjesemarrëse në manifesitmin kulturor ”Borås im” ishte edhe Ambasadorja e kulturës shqiptare Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në mërgatë me anëtarët e saj të palodhshëm në ruajtjen dhe prezentimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgatë.

Që në fillim, respektivisht nga ora 13:00 të rinj dhe të reja me veshje kombetare shqiptare, prezentuan veshjet tradicionale shqiptare nga krahina të ndryshme të vendlindjes, cka u priten me duartrokitje frenetike nga publiku i prnaishëm në Parkune qytetit Borås. Skena e madhe e Parkut të qytetit jehoi nga vallja shqipe dhe me parë me defilimin e vajzave dhe djemve shqiptar në veshjte tradicionale shqiptare. Ishte kënaqesi e vertetë një prezentim aq dinjitoz i këtyre amatarëve të kësaj Qendre simbol i kulturës dhe traditës shqiptare në Skandinavi.
Qendra Kulkturore Shqiptare ”Migjeni”në këtë event organizua nga ana e Qyeteti Borås u paraqitë me dy grupet e saja aktive në jetën kulturore këtu, me anëtaret e Ansamblit të vallëve nën udhehqjen e Anxhela Zisos pra me revy mode, e pas dreke nga ora 16:00 ishin në poet tashmë të talentuar të varguit në shqip e suedisht nën udhehqjen e poeti dhe gazetarit të talentuar Redaktorit të Radios në shqiup me seli në qytetin Borås, Radi dituria, mjeshtrit të fjalës Bahtir Latifi dhe anëtarëve tjerë poet si Gladiola Jorbus, Vjollca Nord, Adem Pllavci, Anxhela Ziso dhe Sokol Demaku, porzi të cilat u priten me duartrokitje dhe ovacione nga pubkliku i pranishëm në Parkun e qytetit Borås.

Një prezentim i denjë i kulturës, gjuhës, tadites dhe veshjes shqiptare në Festivalin kulturorë “Borås i im” në qytetin Borås të Suedisë nga ana e anëtareve të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në datë 13 gusht 2022
Me të vertetë paskan pasur të drejtë ata që i kanë quajtur këta punëtor të vyer kulturor Ambasador të kulturës shqiptare në botë.
Ju lumtë të gjithëve për një paraqitje madhështore të kulturës shqiptare!

blank

Islami politik, nënshtrimi i politikës dhe heshtja e intelektualëve shqiptarë – Nga Nue Oroshi  

Ka më se paku  njëzet vite që kam qenë ndër të rrallët që me forcën e argumentit shkencor dhe politik e kam ngritur zanin kundër dukurive të këqia në botën shqiptare qoftë ato të islamit politik që fatkeqësisht e ka kapluar politikën shqiptare qoftë kundër orientimit komunisto-pansllavist që e ka dëmtuar deri në palcë kombin shqiptar. Këto dy ideologji politike kanë bashkëpunuar dhe po bashkëpunojnë shumë ngusht me njëra – tjetrën. Këto dy re të zeza që po fluturojnë mbi tokat arbërore janë duke e tymosur me të zi tokën dhe qiellin arbëror.E keqja më e madhe qëndron se në të shumtën e rasteve kemi pasur dhe kemi politikan tradhëtar që për të ruajtur elektoratin politik ata janë në gjëndje që të shtrijnë qafën dhe të pranojnë çdo gjë që i dëmton deri në palcë trojet arbërore.Ata që kanë qenë më herët në politikë dhë në qeverisje përmes shumë shkrimeve dhe analizave politike i kam kritikuar më forcën e argumentit për gabimet me islamin politik dhe nënshtrimin ndaj Turqisë e Serbisë.Me pas është vërtetuar se kritikat kanë qenë konstruktive dhe çdo gjë që  e kam thënë ka dalë e vërtetë.Ndërsa këta të rinjët që sot janë në pushtët në Kosovë nëse i nënshtrohen Islamit Politik ata nuk do të kenë jetëgjatësi politike.E faktët po dëshmojnë se edhe këta të rinjët janë shumë afër që të bijnë komplet nën ndikimin e islamit politik.Shqiptarët historikisht kanë jetuar edhe sot jetojnë bashkë me njëri-tjetrin pavarësisht besimeve fetare që ju takojnë.Por ajo që e ka dëmtuar dhe e dëmton shqiptarin është arabizimi i trojeve shqiptare përmes mijëra milionave euro që po jep Serbia, Rusia, Turqia dhe shtetet Arabe që ti japin një orientim tjetër kombit shqiptar dhe jo ashtu siç është.Dorën në zemër duhet ta pranojmë një fakt se deri diku ja kanë arritur qëllimit që të kenë sukses.Zakonisht sukses kanë pasur tek ato familje që tradicionalisht kanë qenë të lëkundura në aspektin kombëtar. Ato familje herë kanë qenë me turkun, herë me shkaun, herë me komunizmin dhe sot i gjen me islamin politik. Pra, janë shërbetor i të gjitha regjimeve dhe ideologjive  antishqiptare.Dorëzimi i politikanëve të sotshëm islamit politik në Shqipëri ,  Kosovë dhe Maqedoninë shqiptare është një shenjë se këta politikan shumica prej tyre jo të gjithë, rrjedhin nga familje me një identitet të përzier kombëtar dhe janë një lloj përzierje që nuk dihen fare se prej nga rrjedhin, kush janë dhe çfarë përfaqësojnë.Deri sa këtij lloji të politikanëve nuk ju intereson fare çështja kombëtare por janë dashuruar në pushtet dhe janë në gjendje çdo gjë të bëjnë vetëm që ta mbrojnë pushtetin.

Zhgenjimin më të madh e kam me shqiptarët intelektual të besimit islam.Jam i bindur se në të gjitha trojet shqiptare kemi shqiptar atdhetar të besimit islam  intelektual të mirë dhe të mirfilltë që kanë punuar dhe po punojnë që çështja kombëtare të ecë përpara.Më shumë prej tyre ka dy dekada që jam duke punuar bashkë dhe kemi arritur që të qesim në dritë historinë e mohuar të kombit shqiptar.Këta shqiptar të mirë dhe atdhetarë duhet ta ngrisin zërin dhe ti thonë politikës mjaft është mjaft. Orientimi i Shqipërisë dhe Kosovës, është Evropa dhe Amerika.E jo Serbia,Turqia,Rusia e Arabia.Shqiptari i mirë mund të lutët e falët në kishë dhe xhami, por është  gjaku i përbashkët arbëror,që na bashkon dhe këto hijena nuk munden të na ndajnë kurrën e kurrës.Deri sa nje pjesë e intelektualëve që jetojnë në viset etnike shqiptare mund të kenë ndonjë frikë të hakmarrjes siqë është heqja nga puna apo ndonjë frikë tjetër. Por pse frikësohen dhe nuk e ngrisin zërin intelektualët shqiptar në mërgatë?Kanë frikë apo janë antarësuar dhe e kalojnë jetën në ndonjë shoqatë apo klub turko arab dhe janë tjetërsuar komplet. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë dallimin në mes të shtetit laik dhe shtetit që udhëhiqet me sheriati. Shqipëria e Kosova janë shtete laike me kushtetutë ku ju mundësohet të gjithve liria e besimit fetar.Kjo është krejt në rregull.Por shkollat janë institucione shtetrore të të gjithë shqiptarëve pa dallim feje apo ideje.Aty nuk duhet të ngjyrosën me ngjyrime të islamit politik.Të gjithë ata që mendojnë se Kosova duhet të Arabizohet e kanë gabim.Sepse për Arabizimin e Kosovës maksimum mund të jenë 10% shqiptarë dhe jo 95% siç trumbetohet. Kurse 90% e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri janë të orientuar kah Evropa dhe Amerika. ”Shkronja vret e fryma jep jetë ”, thotë një fjalë e vjetër latine.Shqiptarët duhet ta dijnë një gjë.Nëse të vret dikush lypet që të nxirret gjaku.Por nese e vret veten shkon gjak humbur.Nuk duhet te shkojmë gjakhumbur por duhët të lidhim  besën me njëri-tjetrin pa dallim feje apo krahine që Shqiptarinë ta vendosim në rend të parë. Në fund e kam edhe një vërejtje për të gjithë tradhtarët që janë duke shkelur mbi gjakun e heronjve të të gjitha brezave.Keni kujdes se përveç që do t´iu vret gjaku i deshmorëve, heronjve dhe martirve shqiptar që u sakrifikuan nëpër shekuj për një tokë, qiell, diell e shtet shqiptar, do të vjen koha që nuk do ti kullosni kuajt aziatikë e karpatianë nëpër trojet shqiptare se nuk është bërë ujë  gjaku i Gjergj Kastriotit.

blank

POEZIA SHQIPE JEHOI FUQISHËM NË SJUHÄRAD MINIFESTIVALIN E TEKSTIT NË ULRICEHAMN TË SUEDISË – Nga Sokol Demaku

 

Pas pushimeve te sukseshme poetë, shkrimtar anëtar të shoqatës më aktive shqiptare në mërgatë konkretisht me vendqendrim në qytetin e vogël pitoresk të Suedisë, Borås, qytetet me një bagazh të madhe dhe të fort kulturor, me mbi 150 skulptura në gjithë qytetin, me muze me vlera kuklturore konkretisht një nder muzet më bashkëkohor të Textilit sepse ketu së pari lindi industria e textilit, me mbi 20 biblioteka në gjithë qytetin me mbi 150 000 banor, Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me anëtaret e saj është një ndër shoqtatë me aktive në jetën kulturore të qytetit, me prezentimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Skandinavi.
Në organizim të shoqatës suedeze ”Textival” vite me radhë në qytetin e vogël e pitoresk Ulricehamn organizohet Sjuhärad Minifestival i tekstit në të cilin këtë vit ishin të ftuar edhe poetë shqiptar anëtar të QKSH Migjeni nga Borås me poezitë e tyre në shqip dhe suedisht. Duhet përmendur këtu se këta poetë, shkrimtar anëtar të QKSH Migjeni krijimtarin e tyre e bëjnë në gjuhën shqipe por nuk e lënë anash edhe ate në gjuhën e vendit ku jetojnë dhe veprojnë pra në gjuhën suedeze. Pothuajse shumica nga ata kanë të publikuara përmbledhje me poezi edhe në gjuhën suedeze, kjo fal punës së palodhshme të anëtarëve më të vjetër të cilët merren edhe me përkthimin e poezisë dhe prozës nga gjuha shqipe në ate suedeze dhe anasjelltas siq janë Rizah Sheqiri, Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku, e kjo ka vlerë edhe në prezentimin e poezisë shqipe për lexuesin suedez dhe lexuesin shqiptar të poezise dhe poetëve suedez.
Në prezencen e një publiku modest adhurues të poezisë, e në këtë rast një publiku kurioz për gjuhën shqipe sepse duhet të jemi të sinqert vendësit din shumë pak për gjuhën shqipe, poezin shqipe por edhe për kulturën dhe traditën shqipe e në këtë drejtim QKSH Migjeni është avangardë në prezentim për publikun vendës të gjithë këtyre të mirave shpirtërore të shqiptarëve në mërgatë.
U lexuan poezi në shqip, por edhe në suedisht, secili poet u prit dhe përcoll me duartrokitje të gjata nga publiku i pranishëm në lokalin ”Emmas Streetfoos” në qendër të Ulricehamn, në pjesën me të frekventuar të qytetit. Rizah Sheqiri me mjeshtri prej oratori, poeti, moderatori prezentpoj poetet shqiptar: Anxhela Ziso, Vjollca Nord, Gladiola Jorbus dhe Sokol Demaku, foli për poezinë shqipe, prozën, gjuhën dhe kulturën shqiptare, në mënyrë që të pranishmit dhe të interesuarit të marrin sadopak njohuri themelore apo të themi elementare për shqiptarët dhe shqipen. U prezentua edhe libri më i fundit botuar nga anëtar entuziast të QKSH ”Migjeni” në gjuhën suedeze ”Albaner ett urfolk i Europa”, në shiqp ”Shqiptarët një popull i lasht në Europë” për të cilin libër ka një intersim të madh tek lexuesi suedez dhe se mendojnë në QKSH Migjeni se kjo punë e bërë me këtë libër informativ për Shqipërinë, Kosovën vendet tjera në Ballkan ku jetojnë shqiptarët, gjuhën shqipe, historin, turizmin, kulturën, kuzhinën, fenë, qytetet, gjeografin, përsonalite të njohura shqiptare nga koha deri më sot është një realizim madhor i këtyre entuziastëve të gjuhës e kulturës shqiptare në mërgatë, sepse kjo ka qenë dhe është nevojë në mënyrë që vendësit të din më tepër për shqiptarët sot.
Poetë anëtar të QKSH Migjeni, pas oushimeve të suskesshme tani janë aktiv në shumë festivale, prezentime të gjuhës dhe poezise shqipe, ku pothujase siq na thot e reja Anxhela Ziso cdo javë nga tani poetët janë aktiv në prezentimin e peozisë shqipe në Festivale organiziuar nga shoqata suedeze në qytete të ndryshme, kjo na bënë krenar thot kjo sepse jemi pioner të preznetimit të gjuhës dhe poezisë shqipe në Skandinavi dhe të poezisë suedeze në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonin e Veriut në Shkup, përmes projekteve të QKSH Migjeni.

blank

Buzëqeshja e heshtur dhe panteoni qiellor me pamje magjike – Nga Nue Oroshi

Nisja e ecjakëve pranë një bulevardi që i ka mbuluar rrezët e diellit sillet porsi një gjamë e cila e ka kapluar njerëzimin nëpër kriza të ndryshme në botë. Bota asnjëherë nuk ka mundur

 të mbijetoj pa kriza për faktin se njerëzimi gjithmonë e kanë ngrënë njëri- tjetrin qoftë kjo ngrënie fizike apo ngrenie psiqike.Shpeshherë heshtja e buzëqeshjes e ka sjellur njerëzimin në koordinatat e padegjushmërisë që sillën e pshtillën me njëra-tjetrën përmes një lamshi magjik që asnjëherë nuk ju është parë fundi.

Mosgjetja e fundit ka të bëj me pshtjellimin e lamshit dhe mosmundësisë së gjetjes së fijes e cila e kishte bërë zgjidhjen.Problemi qëndron edhe në faktin së sot në botë kemi ma shumë politikanë burreca se sa burra të fjalës që janë të lidhur për panteonin qiellor me pamje fisnike.Fisnikëria sot është një parim jetësor që zbatohet shumë pak dhe ka mbetur dikund i mbyllur në një hapësirë të errët pa derë e pa dritare duke shikuar dikund një dritë në fund të tunelit për të depërtuar tek njerzia e cila e ka ndërprerë fisnikërinë. Nderpreja e fisnikërisë në të shumtën e rasteve ka të bëj edhe në nderprerjen e dhënies së fjalës apo mbajtjes së asaj fjale siç është e njohur në traditën e shqiptarisë dhënie e besës.

Por ti japish besën dikujt do të thotë se të dy palët që japin besën njëri – tjetrit duhet të jenë besatar e jo besëprerë. Besëprerja na ka shkaktuar probleme historike në shqiptarëve.Besëpreret në të shumtën e rasteve nuk e kanë mbajtur fjalën e dhenë dhe e kanë tradhtuar idealin kombëtar. Ata besëprerët idealin kombëtar e kanë zëvënsuar me pasurinë që kanë krijuar duke mosshikuar se ku po i fusin hundët apo sikurse thuhej një fjalë popullore se dallëndyshja duhet pasur kujdes se ku e vendos sqepin gjatë kullosjes, sepse ajo gjatë kullosjes munde ta vendos sqepin edhe në ndonjë bagel të mbetur në ndonjë kullosë. E fatkeqësisht disa politikanë tanë duke mos shikuar se ku po i fusin hundët apo fytyrën e tyre gjatë kullosjes ata kanë ardhur deri aty që e kanë shitur idealin kombëtar për pasuri. Shitja e idealit kombëtar për të krijuarë pasuri apo siç përdoret në zhargonin intelektuale për të krijuar mure dhe beton dhe për ti kënaqur sytë me hotele e toka të ndryshme.

Ky gllabërim apo kjo humbje e ndjenjës kombëtare ku hynë dy parimet kryesore besa dhe fisnikëria kanë shkaktuar një traumë psikologjike tek politikanët tanë dhe një pjesë e popullsisë që janë vegla të këtyre politikaneve duke u përjargur pas pasurisë dhe duke i shkaktuar dëme që vështirë do të përmirësohen shqiptarisë.Shembull konkret janë edhe spiunët që i kanë futur nëpër organizata të ndryshme politike në Evropë dhe Amerikë për ta minuar atdhetarizmen shqiptare.Këta besëprerë janë paraqitur fillimisht si besatar dhe puntor të zellshëm, deri sa i kanë fituar zemrën idealistit.Më pas e kanë filluar rrugën e besëprerjes apo tradhtisë duke e bojkotuar punën nga mbrenda dhe duke i njoftuar punëdhënësit e tyre komunist në ish-Jugosllavi dhe në Shqipërinë komuniste.

Të tillët dhe bijtë e bijat e tyre, i ke sot fatkeqësisht kudo dhe janë pjesë e politikës si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ku edhe sot e kësaj dite po e kryen misionin e tyre antikombëtar dhe kanë kapur çdo pore të jetës shqiptare si në Shqiperi , Kosovë, si në Maqedonin shqiptare.

Nuk është e rastësishme që një besëprerë kishte depërtuar në një organizatë kombëtare dhe e kishte zhdukur edhe një pjesë të dokumentacionit të asaj organizate, apo ndonjë besëprerë tjetër në Amerikë që i kishte marrë dhe dërguar sigurimit shtetëror komunist në Tiranë edhe predikimet e një prifti atdhetar. Besëpreret i ke kudo por fatkeqësisht ata ende nuk e kanë marrë ndëshkimin. Është mirë që të bëhet një listë qoftë edhe e gjatë dhe të shënohen emrat dhe mbiemrat e këtyre besëprereve.Këta besëprerë kishin marrë pjesë edhe direkt në vrasjet e atdhetarëve shqiptar në Evropë e Amerikë duke e luajtur rolin e informatoreve apo duke qenë pjesë e logjistikes në organizimin e atentateve ku kanë mbetur të vrarë atdhetarët shqiptar.

Nuk kanë funksionuar burgjet dhe internimet në ish Jugosllavinë pushtuse, dhe në Shqipërinë komuniste pa përkrahjen e besëprereve që kanë qenë në mbështetje të këtyre dy regjimeve diktatoriale. Nuk ju është kthyer Kosova pas Luftës së Dytë Botërore ish Jugosllavinë pa besëprerje të shqiptarëve.Dhe deri sa forcat atdhetare dhe nacionaliste durojnë këta besëprerje që nuk njohin fisnikëri dhe atdhetari, shqiptaria nuk do të ecë mbarë.Dhe në intervistat e fundit nëpër mediume të ndryshme po dalin edhe fakte të tjera se këta besëprerë apo spiuna shqiptar që kanë punuar për Serbinë paskan qenë thellë të futur edhe nëpër disa organizata tjera pas luftës në Kosovë. Dhe krejt në fund shtrohet një pyetje që don përgjigje.

Ata që i kanë pranuar këta spiun jugosllav dhe e kanë ditur se janë të tillë a duhet të japin përgjigje edhe ata se pse i kanë pranuar duke e ditur qe po i shkaktojnë deme shqiptarisë apo edhe ata dikur kanë qenë bashkëpuntor të tyre.Kjo përzierje e lëmshit don ende kohë për ta gjetur fijen e cila ka për ta bërë një zgjidhje të duhur.Dhe deri sa buzëqeshja hesht panteoni i qiellit shqiptar më një pamje magjike është duke pritur dorën e mjeshtrit atdhetar për ta zgjidhur këtë lëmsh që e kanë krijuar besëprerët bashkëpuntor të pansllavizmit komunist në trojët shqiptare.

blank

Pergamena e djegur dhe Palimpsesti i paprekur – Nga Nue Oroshi

 

Në shkruarjen e historisë por edhe në qortimin për mosshkruarje të saj apo fallsifikim të historisë një rol të madh qoftë në aspektin e ndriçimit qoftë në aspektin e qortimit na japin edhe shkencat ndihmëse të historisë siç janë paleografia, diplomatika, sfragjistika,heraldika, arkivistika dhe shumë të tjera. Këto shkenca ndihmëse na ndimojnë që të plotësojmë mënyrën më të denjë të shkrimit të historisë.Shpeshherë gjatë zhvillimeve të epokave të ndryshme historike janë atakuar këto shkenca ndihmse që ka ardhur deri tek mosshkrimi i drejtë i historisë apo lenja në harresë.Në këtë shkrim do të flas për një periudhë të gjatë  kohore të pushtimit osman.Kjo periudhë kohore është gërshetuar më një qëndresë të paparë të popullit shqiptar duke filluar me Gjergj Kastriotin, e duke vazhduar me Pjetër Bogdanin, me Lidhjën Shqiptare të Prizrenit dhe me vonë luftën për Pavarsinë e Shqiperisë Etnike.Përveç qëndresës kombëtare që nuk u shua asnjëherë nëper periudha të ndryshme historike, dhe luftës për mbrojtjen e Alfabetit të gjuhës shqipe të orientimit Evropian, që u bë nga atdhetarët dhe studiuesit shqiptar, pushtuesit osman na dogjën pergamenën e historisë duke i mbyllur shkollat dhe universitetët mesjetare.Ata nuk na lanë fare që të bëjmë vazhdimin e shkrimeve në formë Palimpsesti për të gërryer dhe gjurmuar historinë tonë shqiptare duke i mohuar çdo gjë që është shqiptare.E vetmja që i shpëtoj mohimit ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit një kushtetut shqiptare e cila u ruajtë më një përkushtim të madh për trembëdhjetë Breza me radhë në Derën Princore të Kapidanëve të Mirditës Mark Gjon Markut, dhe që e mori pastaj At Shtjefën Gjeçovi, ku me një zell të madh dhe një përkushtim të pashoq e Kodifikoj dhe u botua në libër nga miqtë e At Shtjefën Gjeçovit, nga Kuvendi Françeskan që udhëhiqej nga At Gjergj Fishta ku e kishte përgaditur edhe parathënien e Kanunit se bashku me eurditin tjetër Faik Konica. U botua nga miqtë e Gjeçovit sepse kjo vepër dhe shumë vepra të tjera të gërryerjes së tokave shqiptare nga Arkeologu i parë shqiptar At Shtjefën Gjeçovi i kishte penguar Serbisë që të zbulohet palimpsesti i historisë shqiptare, ku edhe e vranë në Zym të Hasit.Ky palimpsest i shpëtuar  në shekuj ishte i vetmi dokument i shqiptarizmës që u ruajt për pesëqind vite të robërisë otomane, në qendrën e Shqiptarizmës në Mirdítë.Të tjerat u dogjën dhe u shkatërruan gjatë shekuj´ve ku filloj edhe asimilimi i popullit Arbëror.Për ata që nuk e dinë Kanuni i Lekë Dukagjinit ishte një Kushtetutë Shqiptare që funksiononte si ligj i Shqiptarisë ku nuk njihte Kanunet turke, siç ishte sheriati.Këtu duhet përjashtuar dokumentet dhe shkrimet tjera për historinë e Arbërisë dhe që ruheshin në arkivat prestigjioze evropiane.Osmanët këtë e bënin me moton: “Arnaut Pis Milet pis milet dili”.Kurse marrëveshja në mes të Perandorisë Osmane dhe Kishës Ortodokse  pas rënies së Konstandinopojës në kthetrat e Perandorisë Osmane,për përhapjën lirshëm të Ortodoksizmit nëpër vendët ku i kishte pushtuar Perandoria Osmane, e dëmtoj në mënyrë te pashembullt Arbërinë etnike.Për faktin se Pergamenët e djegura të historisë tonë u falsifikuan nga Kisha Ortodokse serbe dhe çdo gjë shqiptare u përvetësua nga serbët me bekimin dhe aminin e turqve.Kjo periudhë historike jo vetëm që na i dogji biblotekat dhe universitetët që kishin shqiptarët më herët por edhe na i dogji dokumentët e ata që i shpëtuan djegies u falsifikuan nga serbët.

Bashkëpunimi në mes të turqeve dhe serbëve për masakrimin, dëbimin, shkatërrimin dhe asimilimin e popullit shqiptar vazhdoj edhe më vonë.Vlenë vetëm t´ia leshojmë një sy apo ti bëjmë një gërryerje në formë të Palimpsestit pesë marrveshjeve jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet arbërore ku shihet qartë se është një gjenocid i pandeshkuar i Serbisë dhe Turqisë mbi popullin shqiptar.Edhe sot e kësaj dite bashkëpunimi në mes të Serbisë dhe Turqisë për shkatërrimin e kombit shqiptar është në stadin më të lartë të bashkëpunimit.Ende nuk është shfuqizuar asnjë konventë jugosllave-turke për dëbimin e shqiptarëve.Çdo iniciativë që nisej për një Palimpsest të Historisë Shqiptare për të vëndosur gjërat në vendin e duhur, siç janë gjurmimet arkeologjike apo ndërtimi i kujtesës historike siç është Murana e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren pëngohen në mënyrë te pamëshirshme.

Më këtë shkrim do të njoftoj oponionin gjithshqiptar se Murana e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren nuk është asgjë tjetër përveq një Palimpsest apo gërryerje e Shkronjave të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut dhe kalitje të këtyre shkronjave në gurë,për ta freskuar kujtesën e historisë Arbërore, ku për këtë një ndihmë na jep edhe Heraldika Shqiptare pa lënë anash edhe sfragjistikën dhe kronologjinë historike që do ta ndihmojnë diplomacinë për të argumentuar historinë tonë shqiptare.Për tu arritur kjo është një luftë e pandalshme në mes të forcave atdhetare shqiptare dhe atyre neo-otomane në trojet shqiptare.Lufta në mes të këtyre dy forcave kryqëzon edhe orientimin e shqiptarëve se kah dëshirojnë të shkojnë si komb drejt perëndimit apo drejt lindjës.Pergamena e djegur na obligon ne studiuesve shqiptar që mos ta lëmë Palimpsestin të paprekur por të gërryhet shumë thellë deri në zbulimin e plotë të historisë shqiptare.

 


Send this to a friend