1. Nuk e di
Nuk e di se ç’pëllumb t’u ul mbi qepallë?
Se i mbylle sytë sikur t’i vrau dielli
Unë andej nga ti sytë, të ndjekë me mall
Si peng i një misteri.
I hape qepallat dhe pëllumbi fluturoi
Unë gozhduar.andej nga ti sytë
Po ta them troç,mike moj:
Për ty,m’u mbytën gjemitë.Se është maji dhe përtërihet gjaku
Në maj harron dhe moshën që ke
Është maj, ndaj ka marr revan vargu
Dhe,në këtë mes, nuk ka as qysh dhe as pse?
2. Pak nga pak
Pak nga pak dhe më s’duroj
Pa ju thënë,që unë ju dua!
Në kjo gjë, ju befasoi
Të më falësh,pakëz mua.Se tek ti pashë mirësinë,
Pashë dhe zemrën e brishtë
Pashë tek ti fisnikërinë
Ndaj ju dua, marrëzisht.
Pse çudite? Qe papritur?
Jo,aspak nuk besoj.
Se më foli syri i ndritur,
Kur me timin bisedoi.
Sy më sy, u morën vesh
Të shkëmbejmë “kredencialet”
Mike,moj, ti ke”lincecë”
Sa më shpejtë të”vulosim”mallet.
3. Pa folur
Ne me gojë nuk folëm fare
Njëri-tjetrin “hamë” me sy
Çdo gjë duket ashiqare
Që duhemi unë e ti.Ndaj të putha,pa marrë leje
Ti u drodhe si me turp
Mandej gjaku nëpër deje
Dhe u ngjizëm trup me trup.
Dashuritë nuk duan fjalë
Nuk duan fjalë,por duan “vepra”
Këto vargje shkruaj me mall
Veç për ty, moj e Paemra!
4. Çfarë bën?
-Çfarë bën?- më the. Mos ke lojtur mendësh?
Unë s’dëgjoj,edhe… puth si”përmendësh”
Tanë më s’u ndjeve(duarët m’i vë kular)
Puthjen e pëlqeve dhe bëmë pak”zarar”.
5. Pse?
Pse njeriu mos jetë i lirë?
I lirë që të dashurojë kë të dojë.
Martohet dhe lidhet me “zinxhir”
Sikur “skllavërinë” pranoi,Jo vetëm e pranon këtë”skllavëri”
Dhe rri i prangosur.
Qëllon që bie prapë në dashuri
Por “tjetra” i rri kanosur.
Dhe vuan e heq e psherëtin
Nuk di se nga t’ia mbaj.
E ka pranuar “skllavërinë”
Prangat nuk i këput kollaj.
Pa zë e bluhet vet përbrenda
Shorti që ka nuk i ka asnjë faj
Por moral e ligj nuk njeh zemra
Dhe të dashurarit,lexues,kurrë mos i shaj.
6. Unë e di
Unë e di që do i shani vjershat e mia
Se,sikur bëj apel,që të shkelet morali.
Jo.nuk pyet për moral dashuria.
Mos kujtoni se unë jam djalli.Jo. Mua më rrahin se them të drejtën.
Me vargje mbështes çdo dashuri reciproke
Flas për ata që të “nxehtë” e kanë ndjenjën
Dhe nuk ka vend për ekuivoke.
S’është dashuri ajo e të fuqishmit a pushtetarit
Që përdor dhunë apo ushtron presion.
Unë këndoj për të gjithë të dashuruarit
Qofshin ata dhe në moshë të vonë.
Tiranë, 10 maj 2026