VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fevziu dhe oligarkët e Shqipërisë – Nga ERMAL MULOSMANI

By | November 1, 2019

Komentet

Përkufizime mbi Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri ( 1939-1945) – Nga ROMEO GURAKUQI

Sot, në përkujtimin e 17 nëntorit, ditës kur nën armët e “çlirimtarëve” humbën jetën disa dhjetëra qytetarë të pafajshëm të Tiranës, e çmova të nevojshme dhënien e disa përkufizimeve mbi Luftën e Dytë Botërore në trevat shqiptare.


I gjithë harku kohor i viteve (1939-1946) përbën një thyerje dhe një sekuencë historike, të ndarë nga dy pragje fragmentimi politiko-ushtarak, për Europën, Ballkanin dhe Shqipërinë, pas të cilave kemi përmbysje të thella, që shoqërohen me prishje të qëndrueshmërisë pararendëse. Shpjegimi i historisë së LDB në Shqipëri, bazohet mbi faktorët përcaktues funksionalë të një plani shumë më të gjerë. Kjo do të thotë se ngjarjet e luftës nuk mund të shpjegohen si zhvillime të izoluara të brendshme shqiptare, jashtë periudhës europiane të Luftës së Dytë Botërore dhe ndarjes në dy blloqe pas saj, por para së gjithash, si pjesë e një procesi shumë më të shtrirë europian, pjesë e ndryshimeve që ndodhën në Europë në kohën e aventurës fashiste dhe komuniste, që prodhoi Luftën e Dytë Botërore dhe balancën e re të fuqive pas saj.

Parakushtet e pushtimit fashist të Shqipërisë, rrëshqitja dhe përkulja graduale, që pësoi regjimi i Zogut ndaj Italisë fashiste, nuk mund të shërbejnë si shpjegim i plotë pa kuptuar kontekstin e gjerë të marrëdhënieve ndërkombëtare të krijuara në atë kohë në Mesdheun Lindor, ndërmjet Italisë Fashiste dhe Mbretërisë së Bashkuar, paktin mes këtyre dy fuqive dhe pa kuptuar tipet e marrëdhënieve të aleancës dhe xhelozive të krijuara ndërmjet dy fuqive fashiste, me qendër në Romë dhe në Berlin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për strukturën e fitores së partizanëve komunistë, që vendosën diktaturën e tyre të plotë, në harkun kohor të periudhës (17 nëntor 1944 – 11 janar 1946).

Çlirimi i Shqipërisë u bë një simbol për historiografinë komuniste dhe për politikën e PKSH-së. Por kjo ngjarje ka qenë produkt i një numri faktorësh, kryesisht të jashtëm dhe më pak të brendshëm, si: tërheqja e paracaktuar e trupave gjermane, balanca e vendosur ndërmjet fuqive aleate me marrëveshjen e përqindjeve dhe mungesa e një interesi të drejtpërdrejtë britanik dhe amerikan në këtë kohë për këtë vend, indiferencë që dogji mundësinë e një zbarkimi në bregdetin adriatiko-jonian të Shqipërisë; ndikimi i fuqishëm i interesave komuniste jugosllave për kontrollin e Tiranës së pas Luftës së Dytë Botërore për të eliminuar e varrosur çështjen e vështirë nacionale- shqiptare në Serbi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni; raportet e veçanta britaniko-helene, që zhvendosën vëmendjen e Londrës zyrtare në situatën shumë të ndërlikuar të Luftës Civile në atë vend, që u përplas me një forcë të paparë edhe mbi minoritetin shqiptar të Epirit të Jugut, e posaçërisht të Thesprotisë; mosnjohja e Mbretit Zog dhe legitimitetit të kthimit të tij në Shqipëri nga ana e britanikëve, mungesa e një qeverie shqiptare jo komuniste në mërgim dhe përçarja e thellë në planin e brendshëm të forcave politike të Shqipërisë tradicionaliste; mungesa e një orientimi të ftilluar të klasës së vjetër politike në rrethanat shumë të ndërlikuara të tërheqjes gjermane nga Shqipëria dhe Ballkani; demaskimi që pësuan një pjesë e forcave politike shqiptare nga bashkëpunimi me humbësin e luftës, etj.

Diagnoza e strukturave mundëson më pas arritjen e një konkluzioni shumë të rëndësishëm, se Lufta e Dytë Botërore solli një shndërrim afatgjatë strukturor të shtetit shqiptar, të shoqërisë shqiptare, ekonomisë, elitës drejtuese të vendit, solli ndalimin e rrjedhës së zhvillimit përparimtar të shoqërisë dhe çështjes kombëtare, e cila u përfshi në kanalet më antishqiptare të mundshme.

Duke u bazuar në modele të ngjashme, në shpjegimin e LDB në Shqipëri kam mbrojtur tezën se rrjedhojat e Luftë së Dytë Botërore shënuan një thyerje prapësuese në zhvillimin normal të shoqërisë shqiptare në raport me linjat politike, ekonomike, sociale, kulturore të përcaktuara nga etërit e shtetformimit, thyerje që u reflektua dhe u përjetua në komunitetet përbërëse të kombit dhe në qarqet elitare, me pozicionime jo të qëndrueshme.

Këto pozicionime u orientuan në mënyrë të vetvetishme drejt njërit ose më shumë prej këtyre elementeve pesë-valentë, sipas rrethanave personale të gjykimit ose të rastësisë: Akomodim, Bashkëpunim, Rezistencë Nacional-Çlirimtare, Luftë Civile dhe Uzurpim Bolshevik të Pushtetit. Kjo do të thotë që: për të mbijetuar në Shqipërinë e dobët dhe të nënshtruar të asaj kohe, një individ, një grup shoqëror, një fis, një familje, një krahinë e Shqipërisë, do të duhej të përqafonte dhe të rreshtohej në njërin nga qëndrimet e mësipërme, dhe më së shumti, në tre nga ato qëndrime: 1. të Akomodohej në paanësi,2. të bashkohej me Rezistencën, ose 3. të bëhej pjesë e Uzurpatorëve bolshevikë të pushtetit në nëntor 1944.

Kolaboracionizmi më rezulton të ketë qenë një fenomen i reduktuar dhe i kufizuar brenda shoqërisë shqiptare dhe i pangjashëm me modelin më tipik, që u ndesh në rastet e vendeve të tjera të Ballkanit dhe Europës. Kolaboracionizmi ka qenë më së shumti një dorëzim dhe përpjekje për të shmangur përplasjen e pushtimit mbi popullin e një shteti ende të paformësuar. Ndërsa bashkëpunimi i elitave të “Tokave të Lirueme” me pushtuesit, mund të konsiderohet pa mëdyshje, një pozicionim politik i ardhur prej nevojës së ringjalljes kombëtare dhe bashkimit shtetëror në kufijtë etnikë.

Ky impostim teorik dikton periodizimin e madh të ndryshëm të historisë në periudhën nga 7 prilli i vitit 1939 deri me 2 dhjetor të vitit 1945, të periodizimeve të ndërmjetme, dhe shtron nevojën e konceptualizimit të akomodimit, të luftës civile dhe të uzurpimit komunist të pushtetit.

Ky konceptualizim lë tërësisht mënjanë përkufizimet dhe datat e marra si referencë nga historiografia komuniste. Kështu, krahas koncepteve tradicionale të mirënjohura të Rezistencës/Luftës Nacional-Çlirimtare dhe të Kolaboracionizmit është e nevojshme të zhvillohet konceptet e: (a) Akomodimit, për ta diferencuar nga Kolaboracionizmi në përmbajtje; (b) Luftës Civile, që ka bashkëshoqëruar dhe shpeshherë ka mbisunduar mbi Luftën Nacional – Çlirimtare; (c) “Banditizmit Revolucionar”, që shpjegon përzjerjen e elementëve radikalë, injorantë dhe kriminalë në procesin liridashës; (d) Uzurpimit të Pushtetit dhe vendosjes së regjimit të terrorit. Pa i trajtuar këto koncepte, nuk mund të kuptohen proceset, që shoqëruan thyerjen e rrjedhës normale historike të Shqipërisë dhe “Tokave të saj të Lirueme” në vitet e LDB.

Kështu, fenomenet e periudhës Luftës në Shqipëri duhet të analizohen në tre kohë në aspektin politik, institucional, shoqërorë dhe territorial me të cilat u ballafaqua “Shqipëria e Vjetër” dhe “Tokat e Lirueme” në vitin 1941 deri në prill 1945.

  1. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste solli shkatërrimin e strukturës së brendshme konstitucionale, prapësimin e statusit ndërkombëtar të vendit, ndërprerjen e evolucionit të një nacioni me lindje të ndërlikuar shtetërore dhe ngjizje të vështirë identitare, për shkak të veçorive religjioze, trashëgimisë jo të largët otomane, botëkuptimeve të posaçme që kishte bota shqiptare në Gegëni dhe Toskëri, në qytetet kryesore të vendit, të formësuara tashmë si civitas dhe zonave fshatare, fushore dhe malore në jug, në Shqipërinë Malore Lindore, Mirditën e kapedanëve dhe fiset malore të Alpeve: Dukagjin, Malësinë e Madhe dhe Malësinë e Gjakovës. Pavarësisht konservatorizmit dhe autoritarizmit, që kishte mbartur Mbretnia Shqiptare e Mbretit Zog, vendi kishte arritur të ndërtonte bashkësinë shtetërore, kishte sendërtuar një rend juridik, politik, shoqëror, arsimor, kulturor me prirje të qarta europianizuese dhe kishte arritur të formësonte një traditë albanianiste dhe shekullare, që respektonte, përveçse rrethit të ngushtë të Mbretit, edhe një rreth vlerash tradite dhe hierarkinë intelektuale. Pushtimi fashist italian i Shqipërisë shkaktoi një tronditje të këtij tradicioni shtetëror dhe shoqëror, të domosdoshëm për përforcimin e ngjizjes shtetërore dhe nacionale të kombit. Ky moment i veçantë historik, ndau linjën që mbante të bashkuar fijet e zhvillimit, të emancipimit europianizues dhe përparimit, qoftë edhe të ngadalshëm, të kombit shqiptar. Ishte një vazhdimësi e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme, pavarësisht se forcat liberale dhe demokratike, me veshje të qartë perëndimore, synonin një stabilizim më të shpejtë të lirive të plota, të ngjashme me demokracitë perëndimore dhe zhvendosjen nga drejtimi të një kaste me prejardhje otomane, që nuk shqitej lehtësisht nga komanda e punëve shtetërore. Kjo ka qenë pika e fërkimit dhe e opozicionit të tyre ndaj regjimit të Zogut. Zgjedhja që bënë këto forca për heqjen e pengesës së tyre që kishte emrin, Mbreti Zog (të cilin madje nuk e konsideronin legjitim, për shkak të mënyres se si ai e ndërtoi pushtetin mbretëror duke zhvendosur Mbretin Wied), duke iu bashkëngjitur në proces synimeve imperialiste dhe fashiste të Musolinit, shënon një përzgjedhje të gabuar të linjës politike, që i përfshiu ata fillimisht në një njollosje, dhe më pas në një alibi permanente trathëtie, nga ana e komunistëve dhe nga historiografia zyrtare, që ata prodhuan dhe mbajtën në këmbë për një gjysëm shekulli deri sot më 2019. Pushtimi fashist i Shqipërisë e futi vendin në një spirale trazirash, që do të shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme të ardhmen e një kombi të vogël që ishte ende në përforcim strukturor. Pas 6 muaj lufte mes Italisë me Greqinë në territorin shqiptar, në muajin prill 1941 Mbretëria Shqiptare, si vend në kurorën e bashkuar, pësoi një rikompozim territorial shtetëror pas dezintegrimit të Jugosllavisë dhe Greqisë, por qeveria e Tiranës, e dobët në fillesë, e varur nga politika e Romës, nuk arriti dot të ushtrojë një integritet real shtetëror dhe administrativ në këtë pjesë të trojeve shqiptare të ri-integruara në Shqipërinë e Vërtetë. Lufta Italo-Greke, pavarësisht se solli krijimin e Shqipërisë së Madhe, ndryshoi për të keq fatin ushtarak të Italisë dhe çoi në përfundimin tragjik të 8 shtatorit 1943. Edhe rikompozimi i Shqipërisë në kufijtë përgjithësisht nacionalë në prill të vitit 1941 nga ana e fuqive të Bllokut Qendror nuk ka qenë një sipërmarrje e lehtë për strukturën qeverisëse të Tiranës, ende të pakonsoliduara për muaj të tërë të pushtimit italian. Strukturat qeverisë kanë depërtuar më vështirësi, ndërsa ato ushtarake janë mbajtur në këmbë falë ushtrisë italiane dhe forcave nacionaliste- vullnetare, të lidhura mes vetes për arsye fisnore dhe bajraktariste, ndërkohë që proceset e unifikimit ekonomiko-financiar janë shoqëruar me sforcot e veta të mëdha. Pushtimi italian është karakterizuar nga kriza të pandërprera, politike dhe qeverisëse dhe nga rritja e pandalshme e lëvizjes së rezistencës, që ka ardhur jo vetëm nga LNÇ-ja, por edhe nga BK dhe Nacionalistët e tjerë: vëllezërit Kryeziu, Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Mehmet Aliu etj.. Në vitin e fundit të pushtimit kemi një përpjekje të dëshpëruar për korrigjim politikash, për një autonomi më të madhe shtetërore të entitetit shqiptar brenda perandorisë, që shoqërohet edhe me ndërrimin e kavalierëve të politikës italiane në Shqipëri (ardhja në krye të Mëkëmbësisë së Alberto Parianit). Por fati i pushtimit italian të Shqipërisë ishte tanimë i përcaktuar nga ndërhyrja ushtarake perëndimore dhe kapitullimi i 8 shtatorit 1943, ishte rrjedhim logjik i saj. Shqipëria priste fatin e vet.
  2. Periudha e dytë është koha e pushtimit gjerman të Shqipërisë: një rast i veçantë i okupacionit ushtarak dhe i një lirie sjelljeje të organizmave qeveritarë vendas, në të gjitha aspektet, me përjashtim të sigurisë publike, ku detyrat shtetërore ndërthureshin me misionin e një ushtrie të huaj, e cila ishte në një numër krejtësisht të reduktuar krahasuar me ushtrinë pushtuese italiane, të periudhës paraprirëse. Ishte një përpjekje utopike e forcave nacionaliste për rivendosjen e legalitetit konstitucional të 1 shtatorit të vitit 1928, gjegjësisht të Mbretërisë Shqiptare, tashmë me një Regjencë tranzitive në vend të Mbretit, i cili nuk kishte abdikuar; një elitë e re drejtuese, e përzgjedhur me dorën e njohësit më të mirë gjerman të botës shqiptare të kohës (Majorit Shajger), nga pikëpamja e kapaciteteve intelektuale dhe forcës së patriotizmit; në vijim, një elitë, e cila do të shkatërrohej brenda pak muajve, nga pikëpamja e potencialeve shërbenjëse ndaj vendit. Ishte pjesa e fundit e elitës shtetformuese, që ra në kurthin e ngritur nga nazistët në njërën anë dhe komunistët në anën tjetër. Misioni stabilizues i rendit politik, rikthimi i pavarësisë, rikompozimi i elitës drejtuese politike, qetësimi i vendit, mbajtja e Shqipërisë në kufijtë e vet natyralë, rezultoi një operacion politik dhe administrativ i pamundur, deri diku naiv, jo realist, për shkak të rrethanave të startit dhe vijimit të punës rindërtimore, për shkak të një lufte botërore me ekuilibra që ndryshonin jashtë Shqipërisë, për shkak të “kurthit” të krijuar nga nazistët gjermanë dhe komunistët në përplasjen e tyre në vend dhe rajon.

Përpjekja utopike e forcave nacionaliste, në vjeshtën e vitit 1943, për rivendosjen e Legalitetit më datën 1 shtator 1928 rezultoi e pamundur, naive, jo realiste, nën “kurthin” e krijuar edhe nga komunistët shqiptarë, të dirigjuar nga emisarët e Mareshallit Tito dhe Enver Hoxha. Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë solli jo vetëm mbarimin e shpresave të publikut për kthimin e legalitetit konstitucional pararëndës dhe rendit të normalitetit të vendit, por edhe shkatërrimin në mënyrë të pakthyeshme të rendit social, hierarkisë shoqërore, disbalancimin politik ndërkrahinor për shkak të mbivendosjes së dhunshme të brigadave partizane nga Shqipëria e Jugut, në Veri të vendit. Kjo kthesë, solli shkatërrimin e vlerave kulturore, që qendrat urbane të spikatura të Shqipërisë kishin ndërtuar në disa dekada; solli shkatërrimin e Shqipërisë së Veriut dhe kryeqendrave të saj: Shkodra, Tirana, Durrësi, Gjakova, Prizreni dhe zonave të qeverisura me një autonomi të pashpallur, si: Mirdita, Dukagjini, Malësia në përgjithësi. Së bashku me ato u rrënuan në mënyrë të pakthyeshme institucionet e lirisë, të konstitucionalizmit, të pluralizmit politik, e drejta zakonore, institucionet religjioze dhe e gjithë klasa e elitës intelektuale dhe shtresa e mesme e vendit. Ky proces regresist e shndërroi Shqipërinë në një njollë të madhe të varfërisë dhe prapambetjes për 7 dekada me radhë në Europë, produkt i datës simbolike, 29 nëntor 1944, gjegjësisht datë e vendosjes së Diktaturës së Terrorit Komunist. Teorikisht, kjo datë duhej të ishte data simbolike e lirisë për të gjithë shqiptarët dhe e rikompozimit të shtetit, por në të vërtetë, nuk u bë kurrë e tillë. Përndryshe, nëntori 1944 është një muaj i zi i historisë kombëtare, për shkak të masakrave të hapura të “çlirimtarëve”.

Këtu është vendi për të dhënë disa konsiderata për Luftën Civile në vend: Pyetja që shtrohet është: A ishte lufta civile tipari përcaktues i segmentit kohor të periudhës së viteve (1943-1944)?

Sipas mendimit tim, ka qenë tipar i rëndësishëm bashkëshoqërues i luftës çlirimtare në harkun kohor të muajve dhjetor 1943 deri në fund të vitit 1944, d.m.th. gjatë gjithë segmentit kohor të pushtimit gjerman të Shqipërisë, procesit të ballafaqimit të UNÇSH dhe tërheqjes strategjike së trupave gjermane, përmes Shqipërisë nga jugu i Ballkanit drejt tokave të ish- Jugosllavisë. PKSH nën udhëzimin e drejtpëdrejtë të delegatëve komunistë jugosllavë, prishi njësinë përbashkuese dhe gjithpërfshirëse të LNÇ/FNÇ dhe e shndërroi atë, në fund të verës së vitit 1943, në rrethanat e kolapsit italian, nga një organizëm i bashkimit mes shqiptarëve në luftën për përballimin e sfidës së mbijetesës në Luftën e Dytë Botërore, në një organizëm politik e ushtarak të majtizmit ekstrem, që eliminoi njësueshmërinë e krahëve antifashistë të shoqërisë shqiptare.

Rezultati final i Luftës Civile përcaktoi rendin politik, social dhe ekonomik, si edhe mbizotërimin e njëanshëm krahinor në qendrën politikbërëse, që komunistët i vendosën Shqipërisë pas marrjes së pushtetit, pas shtypjes së rezistencës së Shqipërisë së Veriut dhe pas lejimit të kalimit të “Tokave të Lirueme”, në Lindje, Verilindje dhe Veriperëndim, në shtetin jugosllav

III. Periudha e fundit e luftës në Shqipëri fillon nga 17/29 nëntori 1944 dhe vijon deri në “ligjësimin” e Diktaturës së Terrorit Komunist më, 2 dhjetor 1945/11 janar 1946. Vjeshta e vitit 1944 është koha e rënies së përshpejtuar të elitës drejtuese tradicionale të vendit nën goditjen e armëve të UNÇSH-së dhe në rrethanat e precipitimit të kaosit në vend. Periudha pas 17/29 nëntorit të vitit 1944 është koha kur u krye spastrimi i pjesës, joaktive politikisht, të elitës që jetoi mbasi duhej jetuar në kohë, asaj që u akomodua, por edhe asaj që nuk u përzier me asnjërën palë, gjatë ballafaqimit civil. Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë, d.m.th. çlirimi i vendit, rënia e qeverisë së patriotëve të etiketuar si “ tradhtarë” të Tiranës, solli përfundimin e shpresave të publikut për kthimin e legalitetit konstitucional pararëndës nën Mbretin Zog dhe rendit të normalitetit në vend. Ndodhi shkatërrimi në mënyrë të pakthyeshme i rendit social, i hierarkisë shoqërore, disbalancimi politik ndërkrahinor i udhëheqësisë; ndodhi shkatërrimi i menjëhershëm i komuniteteve të lira qytetare dhe së bashku me ato, edhe i vlerave kulturore që qendrat urbane më të spikatura të Shqipërisë kishin ndërtuar me dekada. Ndodhi procesi i shkatërrimit të shoqërisë, i rendit politik tradicional, i instituteve tradicionale të arsimit, të kulturës, të jetës komunitare të popullsisë së Shqipërisë dhe posaçërisht të Shqipërisë së Veriut dhe kryeqendrave të saj: të Shkodrës, Tiranës, Durrësit, Gjakovës dhe Prizrenit. Këto dy qendra të fundit, së bashku me “Tokat e Lirueme” në vitin 1941 iu kaluan sërish Jugosllavisë me ndihmën politike dhe ushtarake, gjegjësisht të PKSH-së dhe Divizioneve V dhe VI të UNÇSH-së. Ndodhi ndërhyrja e armatosura e partizanëve në zonat e papushtuara ndonjëherë, si në Mirditë, në Dukagjin, në Dibër, Malësi, Has, Lumë, Malësi e Gjakovës etj. Së bashku me këtë invadim ndodhi rrënimi në mënyrë të pakthyeshme i institucioneve tradicionale të një shoqërie, që ishte mësuar të ecte me ritme të ngadalta drejt progresit, por edhe i institucioneve të lirisë, të drejtës zakonore, të pluralizmit të shoqërisë, i institucioneve religjioze dhe i gjithë klasës intelektuale dhe të mesme të vendit. Ky proces regresist do ta shndërrojë Shqipërinë në vendin, që në hartën e Europës të prezantohet si një njollë e madhe për shkak të varfërisë ekstreme dhe të prapambetjes për shtatë dekada me radhë.

Ky është leximi im i historisë së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, pas një punë intensive 10-vjeçare, bazuar mbi disa dhjetëra mijëra faqe dokumentacion nga burime të ndryshme arkivore. Dëshmia ime i drejtohet qytetarëve të lirë të këtij vendi, që janë të predispozuar të mësojnë të vërtetën historike të këtij vendi dhe para së gjithash, brezit të ri të Shqipërisë çliruar nga prangat e propagandës neo-komuniste.

Kur ekzekutoheshin intelektualët – Nga BESIM NDREGJONI

Në fund vitit 1944, 75 vite më parë, kur Lufta e Dytë Botërore po shkonte  drejt fundit dhe diktatura naziste po mundej, blloku antifashist botëror po triumfonte mbi këtë diktaturë, që u kishte shkaktuar popujve jetë njerëzish, në Shqipëri forcat komuniste kishin marrë revanshin në emër të luftës për çlirim dhe vrisnin intelektualë të pafajshëm, vetëm se ata kishin mbaruar në Perëndim dhe ishin antikomunistë.

Partia Komuniste nuk mund të pranonte që këta intelektualë, të cilët kishin ndërtuar dhe i kishin shërbyer shtetit shqiptar, t’i kishte nëpërkëmbë me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.

Kush ishin 37 intelektualët!?

Ata ishin deputetë të shtetit shqiptar në vitet 1920-1922, inxhinierë, gazetarë, profesorë, teologë dhe ushtarakë.

Ata ishin në Tiranë në profesionet e tyre, në shërbim të strukturave të shtetit shqiptar dhe jo në shërbim të pushtuesve. Ata nuk ishin pajtuar me pushtuesit. Ata i shërbenin shtetit të tyre.

Ata ishin intelektualë të pavarur, të cilët respektonin mendimin ndryshe dhe filozofia e tyre ishte që Shqipëria të ishte pjesë e bllokut të madh kundra nazizmit. Ata e respektonin filozofinë e demokracisë dhe ishin në luftë kundra diktaturës naziste, por jo për një luftë civile kundra patriotëve që kishin mendim ndryshe dhe nuk ishin dakord me ideologjinë e komunizmit. Këta intelektualë nuk kishin bërë thirrje që të luftoheshin forcat komuniste, por të bashkoheshin me forcat nacionaliste që Shqipëria të ishte pjesë e bllokut antifashist. Vrasja e organizuar nga forcat komuniste ishte një skenar tipik terrorist që të ekzekutoheshin këta intelektualë. Pushkatimet u bënë në vende të caktuara si Hotel BRISTOL, Sharrë, Tufinë, Dajt, Rr. Pisha, Rr. e Dibrës, te Shkolla e Kristoforidhit, Rr. e Kavajës. Brenda periudhës 24 tetor-16 nëntor 1944. Të gjitha ekzekutimet u bënë gjatë natës dhe në mëngjes herët. Disa të tjerë i vranë sapo i nxirrnin nga dera e shtëpisë.

Vërtetimi i këtyre vrasjeve dokumentohet dhe në veprën e diktatorit Enver Hoxha, i cili shkruan: “Kur Qeveria ishte në Berat, më vjen Sejfulla Malishova (anëtar i udhëheqjes komuniste, por me pikëpamje liberale) dhe më thotë: – Shoku Enver, po vriten intelektualë të pafajshëm në Tiranë dhe kjo është terrorizëm. Enveri përgjigjet: – Ata janë borgjezë dhe me pikëpamje perëndimore, nuk i shërbejnë kauzës sonë të proletariatit të komunizmit”. Partizanët po kryejnë detyrën. Njësitet guerile kishin mandatin e komandanteve të tyre për të kryer këto pushkatime. Veçojmë se skenari i ekzekutimit ishte dyplanësh: e para- që intelektualët të mos ishin prezentë në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe forcat komuniste e kishin më të lehtë marrjen e pushtetit. E dyta – me vrasjen e tyre të krijonin terror në popull që të heshtej rreth krimit të tyre. Masakrimi i vlerave intelektuale ishte shumë i madh, demi i pallogaritshëm për një komb. Dhimbja dhe vuajtjet njerëzore janë pjesë e kujtesës historike të popullit shqiptar. Vepra e këtyre martirëve në ditët e sotme nuk duhet lënë në harresë. Ajo do të lartësohet në epokën e rimëkëmbjes së kombit shqiptar.

Vuajmë nga pasojat posttraumatike apo vuajmë sërish faje të reja prej fajtorëve të vjetër….

Shkrimtari dhe mendimtari bashkëkohor italian, Umberto Eco, thotë: “Vetëm e vërteta do të na bëjë njerëz krejtësisht të lirë”. Atëherë, nisur nga ky postulat i Ecos, a mund ta pyes veten çdo shqiptar, në ç’masë e zotëron të vërtetën dhe, varësisht raportit të tij me të vërtetën, sa është i lirë.

Cilësia dhe progresi i individit tonë varet fort nga këmbëngulja e tij për të vendosur një raport sa më realist me të vërtetën- të vërtetën e tij, të shoqërisë ku jeton, të historisë dhe të fatit të kombit që i përket, përndryshe do të kemi një individ të sëmurë, larg mendjes së shëndoshë, të lehtë për t’u manipuluar në çdo kohë, nga çdo lloj demagogësh dhe diktatorësh, sikundër e kemi parë të ndodhë me ne jo pak herë përgjatë historisë sonë.

Shoqëria shqiptare vazhdon të mëkojë shpirtrat e njomë të gjeneratave me ushqimin më pervers të dijeve komuniste nëpër shkolla dhe përsëri ka njohur dështimin e saj në liri. Shoqëria shqiptare ushqehet dhunshëm me një treg të zi informativ, duke stimuluar dhe edukuar pa ndërprerje një ndjeshmëri dhe sensibilitet kriminal, lexuesit dhe shikuesit të saj i tunden parasysh qindra mijëra faqe gazetash dhe ekranesh me ngjyra me portrete gjakatare të diktatorëve, gjeneratat e reja mësohen me përralla detektive për lavdinë e madhe të udhëheqësve komunistë. Por kurrë dhe asnjëherë, në hapësirat e kësaj lirie të fjalës nuk u dëgjuan rënkimet e thella të plagëve tona, kurrë nuk dëgjuan përpëlitjet e shpirtrave të përvuajtur që treteshin, bjerrnin rininë dhe energjitë e tyre në zgavrat më të errëta të burgjeve komuniste. Neve na u dha liria e fjalës, por kjo fjalë deri tash po dëshmon për një deformim të gjithanshëm të njeriut shqiptar. Rrëzimi i komunizmit e gjeti shoqërinë shqiptare pa ndonjë elitë intelektuale, për sa pjesa më e madhe e inteligjencës së saj qenë bërë njësh me ideologjinë sunduese totalitare. Ata që i shërbyen regjimit nuk mund të kishin një ndërgjegje qytetare të pavarur, as mund të ishin të aftë për refleksione të thella, të ishin mësuesit dhe udhëzuesit e drejtë të daljes së shqiptarëve nga qorrsokaku gjysmëshekullor komunist. Inteligjenca shqiptare pas rënies së komunizmit kishte një kod moral të deformuar: kodin e mercenarit. Përveç kësaj, ajo u gjet në një bankrot total shpirtëror, mental, profesional. Në këtë mënyrë, ajo sikundër pritej nuk mund të luante ndonjë rol në shoqëri, përveç rolit që qe mësuar të luajë gjatë komunizmit: të vazhdonte mercenarizmin e vetë. Tashmë në një terren dhe situatë tjetër-mercenarizmi politik nëpër partitë tona postkomuniste. Ata janë sot kasta e shkrirë njësh me pushtetin politik ekonomik kulturor e arsimor. Çdo zhvillim i ri procesual që vjen pozitivisht nga brenda shoqërisë, do të ndeshet pashmangshëm me barrierën e monopoleve të tyre.

Problemi mendojmë se është bërë serioz e konfliktual: çdo përpjekje e intelektualëve të rinj që nuk i lidh gjë me trashëgiminë komuniste, paralizohet nga hierarkia survejuese, që kontrollon të gjitha dyert institucionale. Mirëpo, gjenerata e inteligjencës së re janë anitruptha që i prodhon organizmi social i shoqërisë sonë dhe ata përbejnë të vetmen forcë informale të dekomunistizimit në realitetin e sotëm, anipse shkalla e ndikimit të tyre është sot për sot, siç thashë, e paralizuar. Kësodore nuk habitemi që në shumë sfera të rëndësishme të aktivitetit frymor, shpirtëror, intelektual, ne udhëhiqemi në mos nga komunistët e djeshëm, të paktën qeverisemi nga bijtë e tyre. Një gjë është e qartë dhe e shprehim me bindje të padiskutueshme: në Shqipërinë postkomuniste ka ndodhur dështimi më i hidhur dhe më tragjik: dështimi i misionit antikomunist. Ky ishte i vetmi mision që duhej të përmbushte shoqëria e lirë dhe demokratike shqiptare, por ky mision u sabotua, u tradhtua, u braktis po nga ajo klasë politikanësh, së cilës shtresa e të persekutuarve për gjysmë shekulli, familjet dhe dyert e mëdha, e djathta konservatore tradicionale shqiptare dhe gjithë të rinjtë e paindoktrinuar me komunizëm i besuan, i mbështetën (dhe ende vazhdojnë t’i mbështesin) ndërkaq paradoksalisht, këto shtresa, si më parë gjatë komunizmit, vazhdojnë të jenë shtresa më inferiore, më e prapambetur, më e privuar nga të drejtat dhe shanset e barabarta e mandej më e fyera. Me interesat dhe ndjeshmërinë e tyre luhet vetëm në fushata elektorale, por për fatin, të drejtën dhe detyrimet ndaj tyre, zor se e çan kush kokën. Situata është në një plan krahasimor formal si e djeshmja, kjo klasë ka qenë dje e persekutuar, është përsëri dhe sot e lënë mbas dore. Në diskurset publike apo bisedat e përhershme që përsëriten çdo ditë, është e pashmangshme përballja jonë me historinë, me faktet të veçuara të saj. Por si gjithmonë, raportet tona përballë historisë ndërtohen me një logjikë sipërfaqësore, duke arsyetuar mbi fakte të manipuluara. Armët e propagandës së pandërprerë përgjatë gjithë sferës së aktivitetit njerëzor nën komunizëm kanë qenë të sofistikuara, andaj çrrënjosja e gënjeshtrës është një detyrë shumë e mundimshme, që krahas fakteve të reja, kërkon më së pari një vigjilencë mendore, mendje të esëllt e të hapur. Përndryshe, logjika sipërfaqësore do të prodhojë kurdoherë nervozizëm e moskuptim, se këndejmifundin e dialogut, pa i shkuar së keqes shqiptare në rrënjë, në zanafillë.

Një ndër manipulimet më të rënda e dramatike që ka bërë historiografia komuniste është manipulimi me të ashtuquajturën Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila ka prodhuar kaq shumë ngatërresa, përçarje e gjenocid mes shqiptarëve, saqë efekti i saj zor se do të zhduket për një kohë ende të gjatë. Psikologjikisht kjo është e shpjegueshme: e drejta thuhet në mënyrë nihiliste, është gjithmonë me anën e fitimtare, kurse unë them jo. E drejta është e vetëmjaftueshme dhe nuk mund t’i përkasë asnjërës anë. Komunistët vërtet e “fituan” luftën, por kjo nuk ishte një fitore e popullit shqiptar, as në rrafshin e përmbushjes së idealeve, as në ëndrrën për përparim e prosperitet shoqëror, as në realizimin e tyre etnik. Lufta Nacionalçlirimtare krijoi aq shumë përçarje dhe armiqësira mes klasave, kastave, kulturës, religjioneve, sa pasojat e saj, edhe sot, pas gjashtëdhjetë vitesh, vazhdojnë të përthellojnë natyrën anarkike të tyre. Futja e diskurseve tona në qorrsokak pas viteve nëntëdhjetë ka një origjinë të hershme, që na çon te rrënjët e atij fundamenti të tradhtuar, mbi të cilin u hodhën themelet e ngrehinës sonë shoqërore. Dhe në qoftë se ngrehina hedh shtat, dihet mirë fundamenti i saj i dobët do të rrëzojë, gjer kur ne të shohim veten përposh rrënojave të saj. Ky ka qenë fati i të gjitha shoqërive të keqvendosura, që kanë hedhur shtat mbi truall të gënjeshtërt. Prandaj, kthimi ynë dhe verifikimi i të vërtetave që lidhen me Luftën Nacionalçlirimtare ka qenë një mision i papërmbushur i demokracisë shqiptare. Rishikimi i historisë së Shqipërisë në një masë të madhe është rishikimi i situatës që krijuan komunistët shqiptarë e jugosllavë pas 26 korrikut 1943 në Tapizë, të njohur si marrëveshja e Mukjes. Gjithsesi, pa i gjykuar ashpër të ashtuquajturit dëshmorë të Luftës NCL. Mund të them me bindje se idealet e tyre u manipuluan dhimbshëm dhe se sakrificat e tyre nuk u drejtuan në altarin e shenjtë të interesave kombëtare. Dhe për këtë, para gjyqit të historisë duhet të japin llogari komunistët, qoftë dhe për partizanët e vrarë, të cilët, në vend që të vriteshin si luftëtarë të lirisë kundra okupatorit, u dërguan të vriteshin në një luftë të pamoralshme e civile kundër vëllezërve të një gjaku e të një gjuhe.

Çdo i përndjekur politik, çdo trashëgimtar i të pushkatuarve, i atyre që u sakatuan nga regjimi komunist, ka një thirrje për cilindo që ka tagrin e pushtetit për të bërë të mundur dënimin e krimit komunist dhe dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Kjo thirrje është në të njëjtën kohë një lutje e shenjtë për përfaqësuesit e qeverive të kombeve perëndimore për të dhënë kontributin e tyre maksimal dhe të domosdoshëm në dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare si parakusht për ndërtimin e demokracisë në këtë vend sipas standardeve perëndimore. Ky përkujtim ka një mesazh kombëtar: Dënoni krimet e komunizmit, që shoqëria shqiptare të shkojë drejt pajtimit kombëtar. Le të na udhëheqë thënia e pavdekshme e ish-Presidentit amerikan, ABRAHAM LINKOLN: “JU NUK MUND TË SILLNI PËRPARIMIN, NË QOFTË SE NUK DËNONI KRIMIN”.

Vladan Gjorgjeviqi la bishta prapa – Nga GANI MEHMETAJ

Serbi Vladan Gjorgjeviq në librin e tij “Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha” (të përkthyer e komentuar nga Mustafa Kruja) shpreh urrejtje prej të sëmuri ndaj shqiptarëve në përgjithësi e shqiptarëve katolikë në veçanti. Me 1913 ai e kërkon lejen e Fuqive të Mëdha që ushtria serbe t’i zhduk shqiptarët nga faqja e dheut si “racë inferiore me bisht”.

Piro Prifti një Vladan xhuxh nga krahina shqiptare me kryeqytet Tiranën, e ngushton fokusin e urrejtjes së tij. Ai tërbohet pse “kosovarët” janë kundër bashkimit të Serbisë me Shqipërinë, pse ata nuk e bënë aleatë Serbinë sikurse Enver hoxha dikur, pse e lidhën fatin me Gjermaninë e Italinë,  prandaj nuk i kursen me fyerje, përpjekje për denigrim e shpifje.  Për dallim nga V. Gjorgjeviqi, Piro nuk e thotë kanë bisht a s’kanë bisht shqiptarët e Dardanisë, por për të tjerat nuk i kursen. Gjithashtu nuk e kuptova ç’pati portali “Revista Drini” që ia botoi këtë pamflet antishqiptar, që të rrëqeth.

Në reagimin e parë i shkrova: ” Piro Prifti ke aq shumë pasaktësi, ligësi, dashakeqësi e shpifje në shkrimin tuaj sa me tmerron. Nuk kam lexuar në asnjë shkrim të ndonjë serbi, madje as te Garashanini aq shume gënjeshtra se sa qe shkruani ju për shqiptarët e Dardanisë. Paqja qoftë me juve, Piro.”

Në nderim shtetit dhe kombit që kanë dhënë dhe kontribuuar aq shumë për ne shqiptarët – Nga AGRON SHABANI

Në nderim shtetit dhe kombit që kanë dhënë dhe kontribuuar aq shumë për ne shqiptarët:

Kroatët, kultura dhe historia e tyre

Të shumëta dhe të shumëfishta janë angazhimët dhe kontributët e jashtëzakonshme kolosale dhe titanike të shtetit dhe kombit të dashur kroat për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Sidomos ato të shkencës dhe kulturës së shquar kroate për historinë dhe kulturën shqiptare. Gjithashtu të shumëta dhe të shumëfishta janë lidhjet e ndryshme historike, shpirtërore, kulturore, historike, politike, ushtarake dhe të tjera në mrs shqiptarëve dhe kroatëve të cilat datojnë herët. Që nga etapat ose periudhat e ndryshme të Ilirisë ose Romës së Lashtë-Antike dhe deri me sot.
Se këndejmi që nga Antika e largët dhe deri me sot, në kohërat dhe hapësirat e ndryshme të Dalmacisë, Istrës, Kvarnerit, Neretvës, Banisë, Baranjes, Zagorjes, Mexhimurjes, Sllavonisë, Vojvodinës Perëndimore, Posavinës dhe kështu me radhë, kanë lulëzuar dhe shkëlqyer kultura dhe civilizimi i njohur kroat dhe aty këtu edhe ai ilirë. Sidomos në Dalmaci, Istër, Kvarner ose në Luginën e Neretvës (Mostar, Grude, Çaplin dhe qendra tjera të Herceg Bosnjes) ku thuhet se kanë jetuar dikur fiset e njojura ilire të dalmatëve, istrëve (istrianëve), dokletatëve, adiejve, ditijonëve, desidiatëve, enkelejve etj.
Për me tepër ndërkaq, riviera e njohur e Adriatikut se bashku me klimen, reliefin ose konfiguracionin gjeografik (kujto bukuritë e njohura tokësore ose natyrore të Kroacisë): Si duket kanë ndikur aq shumë në kthjelltësinë e mendjes, respektivisht në shkëlqimin ose brilancën e njohur shkencore, intelektuale dhe kulturore të shumë shumë mendjendriturve, shkenctarëve, eruditëve, intelektualëve ose kulturologëve të shquar kroat që kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarëshme shkencore, intelektuale, fetare dhe kulturore të kontinentit të vjetër evropian dhe shumë më largë.
Ndryshe nga kjo, Kroacia ishte Republika më e pasur dhe më e zhvilluar në domenin (kontekstin) e përgjithshëm shkencor, kulturorë, akademik, industrial dhe ekonomik në ish Jugosllavi. Mbi 4O % të industrisë, teknologjisë dhe “ekonomisë së përbashkët jugosllave” asokohe ndodhësin në Kroaci.
Në Kroaci lindën ose u themeluan dikur edhe Levizjet e njohura liridashëse, patriotike ose independentiste si “Ilirksi Preporod” ( Rilindja Ilire), “Ilirski Pokret” (Levizja Ilire), “Nova Ilirija” (Iliria e Re) dhe levizje të tjera të udhëhequra nga intelektual, kulturolog dhe patriot të shquar krost si Juraj Krizhaniç, Franjo Supilo, Ante Starçeviç dhe të tjerë.
Zagrebi dhe Kroacia dikur në ish Jugosllavi, kanë qenë edhe epiqëndra ose stacioni më i rëndësishëm ose kryesor i lidhjes së shqiptarëve të Kosovës dhe hapësirave tjera shqiptare me Evropën ose Perëndimin. Ndërkohë që shteti dhe populli( kombi) i njohur kroat, ne shqiptarëve gjithëmonë na janë gjendur pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishim nevojë. Në Zagreb jetojnë, punojnë, studiojnë dhe krijojnë edhe shumë shqiptar së bashku me sivëllezërit e tyre kroat.
Sidoqoftë, shteti dhe populli (kombi) sivëlla i Kroacisë, kanë ngritur si të thuash permendore ose lapidar të përhershëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej.

Dhe, Zagrebi, apo metropola e shkëlqyer e Kroacisë:

Me afro 1OOO vite traditë dhe histori të lashtë dhe aq të bujshme urbane, arkitektonike, qytetare ose kulturore, me 35O vite traditë dhe histori të gjatë shkencore, universitare ose akademike si dhe me 1OO1 bukuri dhe atraksione tjera qytetare, kulturore, historike, arkitektonike etj….Zagrebi, kryeqyteti ose metropola e famshme e Kroacisë, floron, shkëlqen ose brilon në emrin, historinë ose vetvetën e tij ekskluzive dhe tepër ekzotike. Zagrebi është aty dhe vetëm ata ku e lanë dikur Ban Jelaçiçi, Mbreti Tomisllav, Dr. Franjo Tuxhmani si dhe shumë e shumë të tjerë para dhe pas tyre.
Aty janë edhe Akademia e Shkencave dhe Artëve të Kroacisë së bashku me Teatrin Nacional të Kroacisë ( Hrvatsko Narodno Kazaliste ose “HNK”), Operan dhe Baletin e njohur të Zagrebit, Rektoratin e njohur të Universitetit të shquar të Zagrebit, Monumentët dhe Muzeumët e shumëta shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, sakrale, fetare, kulturore, historike, shkencore, industriale, teknologjike etj….Katedralja e njohur e Zagrebit, rrugët, stacionet, parqet, avenytë, bulevardet ose sheshët e njohura të Ban Jelaçiçit, Kvaternikut, Mazhuraniçit, Novi Zagrebit etj…Banski Dvori ose rezidencat e njohura shtetrore dhe qeveritare të Kroacisë në Gornji Grad ose Pantovçak, klinikat e njohure univeritare në”Rebro” ose “Shalatë”…. Tempujt, pallatët ose ndërtesat e shkëlqyera në stilin barok, gotik, romanik etj…Baleti i yjeve, ansambli i ngjyrave, orkestra e atyre zërave të njohur mondan ose metropolitan së bashku me simfonië dhe harmoninë e pashoqe në mes modernes dhe klasikës që puçën ose gërshetohen në sfond. Damat (zonjat) ose bukuroshet e njohura të Zagrebit gjithë sharm, elegancë, përformansë dhe delikatesë të lartë ekskluzive dhe tepër ekzotike që të përcjellin ose shoqërojnë në të gjtha portat ose hyrje-daljet e mundshme të Zagrebit….Aromat e këndshme të parfumëve ose desodorantëve…Presidentja e bukur, viskoze dhe ekzotike e Kroacisë dhe Mikesha e Madhe e Kosovës dhe shqiptarëve, Znj.Kolinda Grabar Kitaroviç. Shkèlqimi ose brilanca e saj intelektuale, profesionale, politike ose diplomatike. Feminizmi, akribiteti, luciditeti, subtiliteti, dinjiteti, digniteti dhe eksluziviteti i saj. Dikush do thotë se femrat ose gratë janë shtyllat kryesore të familjes, popullit (kombit),shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare në kuptimin e asaj se ato e lindin, rrisin, përgatisin dhe edukojnë edhe atë “pjesën tjetër” të familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë. Ndërkohë që një femër ose një grua e shkëlqyer me edukatë, kulturë, moral, karakter, disiplinë dhe emancipim të lartë akademik, intelektual dhe politik si Znj.Grabar Kitaroviç, gjithëmonë i kërkon, studion ose hulumton gjasat ose mundësitë e përbashkëta dhe tëbarabarta në të mirën e përgjithshme të kombit dhe atdheut. Gjithnjë fjala mbi Presidenten kroate, Znj. Grabar-Kitaroviç si dhe mbi resursët, mundësitë, kapacitetët dhe potencialet e shumëta njerëzore, natyrore, materiale, kulturore, historike, shkencore, universitare, akademike dhe të Zagrebit dhe Kroacisë.
Në Zagreb, janë edhe Jaruni, Cvjetno Nasleje, SKUC-i ose Savski Mosti etj….Dhe, një kafe metropolitane në “Gradska Kavana” të Zagrebit, një “expresso” ose “machiato” në hotel “Dubrovnik” ose “Neboder”….Një “zagrebaçko pivo” ose “konjak badel” në hotel “Interkontinental” ose “Eksplanade” të Zagrebit….! Një shetitje në Jarun, Sljeme, rreth Lumit Sava, në Gornji Grad ose Maksimir. Zagrebi të ngjanë në një libër ose roman të madh që të magjeps dhe fascinon vazhdimisht me faqet dhe historinë e tij ekskluzive dhe tepër ekzotike ku nuk të mjaftonë vetëm një ditë ose një javë e tërë, për t´i parë, lëxuar ose shfletuar bukuritë ose atraksionet e shumëta të Zagrebit famoz. Po zhurma dhe gjallëria mahnitëse ose hipnotizuese e netëve të gjata të Zagrebit që nuk sosen kurrë! Njerëzit ose qytetarët e Zagrebit të zgjuar herët me diell në sy.
Në Zagreb jetohët në me stil, takt dhe ritëm të njohur mondan dhe metropolitan.

ZEMËRIMI KUNDREJT QEVERIVE BASHKON BOTËN MBARË – Nga JAN BREMMER – E përktheu Eugjen Merlika

 

Nuk ka drejtësi në këtë botë dhe nuk ka asgjë të re në këtë pohim. Risia qëndron në zemërimin popullor kundër padrejtësisë, që ka shpërthyer gjithandej me aq shpejtësi e shpeshtësi sa të krijojë kryengritje që nuk japin shenja qetësimi. Në muajt e fundit kundërshtimet kanë përshkuar një numur të madh Vendesh, si të pasur ashtu edhe të varfër, e të çdo lloj shifre politike, që nga demokracitë e qëndrueshme deri tek regjimet më shtypës.

Arsyeja e zëmërimit është përceptimi i përhapur se politika vazhdon të veprojë gjithmonë e sidoqoftë për interesat e elitave, duke kapërxyer ata të popullit. Në Vendet në zhvillim ndodhin rregullisht shfaqje protestash e me plot arsye. Popullsitë janë të shtrënguara të durojnë vështirësitë e shkaktuara nga paaftësia e qeverive për të siguruar shërbimet më themelore dhe mungesa e institucioneve politike të përparuara lejon që aktorë jo tradicionalë – në më të shumtën e rasteve vetë protestuesit – priren të bëjnë të lëkundet gjilpëra e peshores.

Javët e fundit Egjypti ka parë të rrjeshtohen nëpër rrugë grumbullimet më të mëdha të njerëzve që nga koha e Pranverës arabe, të nxitura nga paditë për korrupsion kundër presidentit Abdel Fattah al-Sisi dhe ushtarakëve, e për më tepër të acaruar nga reformat ekonomike që, nga një anë kanë pakësuar ndihmat e nga tjetra kanë ngritur taksat për më të varfërit e Vendit. Në Liban, një “taksë whatsapp” mbi lidhjet online, ka bërë të shpërthejnë protestat, të cilat shpejt janë kalëruar nga të tjera përshpagime ekonomike e politike, duke detyruar së fundi të japë dorëheqjen kryeministri Saad Hariri. N’Irak kryetari i Këshillit Adel Abdul Mahdi nuk po e kalon shumë më mirë se sa kryeministri libanez: Vendi është bërë tym e flakë nga duart e qytetarëve të dëshpëruar nga niveli i lartë i papunësisë dhe cilësisë shumë të keqe të infrastrukturave e shërbimeve.

Në Ekuador, vendimi i presidentit Lenin Moreno për të hequr ndihmat tradicionale për karburantet shënoi javë protestash mbi të gjithë gamën e kërkesave shoqërore, që e detyruan presidentin të kthehet mbrapsht, një ngjarje që u prit si një fitore nga manifestuesit, por që në të vërtetë përfaqëson një humbje për disiplinën taksore të Vendit.

Historikisht, protestat janë më pak të efektëshme në Vendet më të pasura, jo vetëm pse janë në dorë të lobby-ve, por edhe sepse shtresat e popullsisë më me ndikim mund t’i lejojnë vetes luksin të presin zgjedhjet e ardhëshme, për t’u besuar atyre pakënaqësitë e tyre politike. Megjithatë, gjithënjë e më shpesh, kabinat zgjedhore nuk arrijnë të jenë në gjëndje të shërbejnë si valvola të shfryrjes së dufit të pritjeve të pambajtura parasysh nga politika.

Në Kili shkëndija që i vuri flakën çrregullimeve në njërin ndër Vendet më të pasura e më të qëndrueshme të Amerikës Latine, qe një shtesë prej 3 % të çmimit të biletave të metropolitanës, të vendosur nga Sebastian Pinera. N’atë çast njerëzit u grumbulluan nëpër sheshe për të protestuar edhe kundër pensioneve të pamjaftueshme dhe vlerës së lartë të shërbimeve të bazës, si shëndetësia dhe telefonët. Manifestuesit ndezën edhe zjarre në disa rrugë. Dëshpërimi i shpirtërave arriti kulmin kur qeveria vuri në përdorim ushtrinë me paisje kundër kryengritjes, në një Vend me një histori të gjatë diktature ushtarake mbas shpine si Kili.

Një vit më parë, lëvizjet e jelek verdhëve në Francë arritën të paralizojnë pothuajse krejtësisht Parisin e, megjithëse vala e protestave në një shkallë të gjërë është sosur, reforma e ardhëshme e pensioneve dhe përvjetori i revoltave rrezikojnë të bëjnë të shpërthejë përsëri pakënaqësia. Në Spanjë verdikti i fundit i Gjykatës së lartë për t’u dhënë dënime të gjata me burg drejtuesve katalanë që kishin shpallur referendumin për pavarësinë më 2017 dhe kishin bërë kërkesën për ndarje, ka shkaktuar protesta masive që ndërlikojnë votimet e kësaj fund jave, nga të cilat është frika të mos dalë një fitues i qartë.

Ndërkaq në cepin tjetër të botës, protestat vazhdojnë pa pushim në Hong Kong për të njëzetedytën javë rrjesht, duke mbjellë pështjellim e shqetësim në qëndrat e pushtetit të njërës nga ekonomitë kryesore globale. Nga të gjitha protestat në zhvillim sot, pikërisht ato të Hong Kongut duket se përfaqësojnë rrezikun më të vogël për qeverinë e tyre dhe – tërthoras – për Pekinin, i cili i lejon vetes luksin të presë me qetësi fundin e kundështivet.

Prej këtej vjen pyetja themelore: në këto ditë pakënaqësie të përhapur e zhgënjimi politik, a mbetet ende demokracia forma më e mirë e qeverisjes për të parë në t’ardhmen? Nëse demokracia ka lulëzuar në dhjetëvjeçarët e fundit, kjo ka qënë e mundur në sajë të ndihmesës gjithënjë e më të madhe të  qytetarëve në prodhimtarinë ekonomike (një nga pasojat kryesore të dorës së dytë të globalizimit), që ka ndihmuar dhe zgjeruar pjesëmarrjen e tyre në proçeset politike. Por sot globalizimi është në tërheqje dhe teknologjia ka filluar të zëvendësojë fuqinë puntore e do të vazhdojë t’a bëjë për shumë vite që vijnë.

Është një çështje mbi të cilën duhet të vazhdojmë të pyesim veten, edhe se është ende shumë shpejt për të thënë se ditët më të mira të demokracisë tashmë ndodhen mbrapa shpatullave tona. Dhe globalizimi ka shënuar suksese tepër të rëndësishme për t’a parë të dënuar në një theqafje pa shpresë. Kur mblidhen gjithë këto probleme strukturore në një ekonomi globale në fazë ngadalësimi, bëhet akoma më e vështirë për qeveritë të kënaqë kërkesat e ligjëshme të qytetarëve të tyre për vitet e ardhëshme. Nëse ka diçka që bashkon mbarë botën më 2019, është zemërimi kundër qeverive: kjo duhet t’i bëjë të mendojnë seriozisht sa qeveritë ashtu edhe popujt, që sot ngrihen për t’i kundështuar.

 

“Corriere della Sera”, 10 nëndor 2019        E përktheu Eugjen Merlika

Koha dhe hapësira…. (Algjebra dhe gjeometria e yjeve…) – Nga AGRON SHABANI

 

Koha dhe hapësira janë të sakta, por të pakufijshme ose infinitive. Shkenctarët ose ekspertët e specializuar dhe kompetent në fushat e njohura të astronomisë (astrofizikës), fizikës teorike, fizikës, kimisë ose biologjisë stelare ose astronomike, të sistemëve të ndryshme diellore (stelare) ose intergalaktike dhe kështu me radhë, janë të bindur mbi prezencën ose ekzistencën e jetës dhe civilizimëve të ndryshme intelegjente ose superintelegjente në gjithësinë (universin) ose galaksinë tonë, ku sistemët ose civilizimët e ndryshme jashtëtokësore ose ekzointelegjente, ndoshta mund të jenë një mijë, njëqind mijë ose një milion herë, më të zhvilluara dhe më të avansuara ose sofistikuara, se sa sistemi ose civilizimi intelegjent në globin ose planetin tonë.
Se këndejmi, sipas hipotezave ose teorive të ndryshme të gravitetit (gravitacionit), kuantitetit, magnetitetit, kohezionit, relativitetit, singularitetit etj., “mbretëria e posaçme” e kohës dhe hapësirës në gjithësinë (universin) ose galaksinë tonë, ndodhèt e ngritur ose krijuar dikund para 13. 8 miliard vitève. Ndèrkaq, 2/3 e gjithësisë ose galaksisë tonè thuhet se janë të mbështjellura ose mbuluara nga materia e errët ose materia e zezë të përkthyer në antimaterie e cila siç dihet, akoma është e panjohur ose e pazbuluar (e paeksploruar) për shkencën dhe teknikën.
Kjo lë të nënkuptohen edhe tezat, hipotezat ose teoritë e ndryshme shkencore ose konspirative sipas të të cilave: Jeta e mundshme intelegjente së bashku me zhvillimin, qenien, materien, prezencen ose ekzistencen eventuale tè jetès intelegjente në planetët ose galaksitë tjera, ndoshta janë të ngritura dhe përbëra nga një formë, strukturë (subtancë) dhe materie tjetër, të panjohura deri me sot për shkencën dhe civilizimin tonë. Gjegjësisht, nga antimateria. Alienët ose jashtëtokësorët, ndoshta ecin (vijnë) ose levizin drejt nesh ose planetës sonë me formulat ose shpejtësinë marramendëse të errësirës ose antimateries plus (+) shpejtèsinè e dritès na katror ose kub? Kush e di?!
Shpejtësia e dritës është 299.792.485 km/h, lartësia e dritës është 100 kilometra, dielli është largë nga toka 149.6O milion kilometra, për të arritur në tokë, dritës së diellit i nevojitë afro 8 minuta, 1 vit drite nënkupton 9 bilion ose 9 miliard kilometra.
Toka ose Planeta jonë ndodhët në zonën më të përshtatshme ose habitable të sistemit tonë diellor ku nuk ështe as shumë nxehtë si në Afërditë (Venerë) ku temperaturat arrijnë edhe në 5OO gradë celzius dhe as shumë ftohtë ni në Uran, Neptun, Saturn ose Jupiter. Jupiteri dhe Saturni janë planetët më të mëdha në sistemin tonë diellor të cilët me fuqinë e tyre centrifugale ose gravitative, i mbrojnë Tokën dhe planetët tjera nga sulmet ose goditjet masive të meteroidëve, asteroidëve, kometëve, planetèvve nomade dhe trupave tjera qiellore, interstelare ose galaktike.
Se këndejmi, me qindra mijëra galaksi, me miliarda yje ose sisteme diellore, interstelare ose galaktike, me biliarda planete etj…Ky është kosmosi ose universi për të cilin Nikolla Teslla dikur u shpreh dikur se është i saktë, por i pafund. Për të shtuar se :”një mendim ose studim i thellë shkencorë ose metodologjikë, jo vetëm tokën ose planetin tonë, por mund t’i vëjë në levizje edhe planetët dhe sistemet tjera interstelare ose galaktike.
Ndryshe nga kjo, në pamundësi të vazhdueshme ose sistematike për të parë, kuptuar dhe vështruar së i tërë ky univers i mrekullueshëm dhe i pafund së bashku me jetën tonë në tokë, nuk janë ngritur dhe krijuar rastësisht, na duken argumenti më i fuqishëm dhe kryesorë për të shpresuar dhe besuar se nuk jemi vetëm në gjithësinë ose universin e pafund.
Ndonëse, planetiin tonè sè bashku me yjet dhe galaksitè e panumërta në qiellin ose horizontin (universin) e pafund , sipas teorive ose hipotezave të ndryshme kuantive, konspirative ose hipotetike, ndoshta i mbron nga rrezet gama ose ultraviolete si dhe nga kolizionet ose përplasjet e ndryshme, pikërisht materia e errët ose materia e zezë për shkak të sasisë dhe gravitacionit të saj elektromagnetik etj. Dy të tretat (2/3) e gjithësisë ose universit tonë, ndodhën të përbëra nga materia e errët ose materia e zezë. Aty janë edhe “black hol’s” ose “schwarze lochs” (vrimat e zeza) gjithandej gjithësisë dhe galaksisë sone që vazhdojnë të paraqesin një enigmë ose dilemë të madhe për astrofizikën dhe shkencat tjera në këtë drejtim.
Ndaj, ku dhe kur kanë filluar koha dhe hapësira, gjithashtu ndodhën në agjendën e studimëve, analizave dhe hulumtimëve të njohura shkencore ose metofologjike. Kjo për faktin se pa fillim nuk ka ka fund ose mbarim, pa fund (mbarim) nuk ka fillim, pa shpëbërje, nuk ka ribërje ose përbërje etj.

Pak “fantazi shkencore”!

Alienët ose jashtëtokësorë (ufot) sipas ufologëve ose hulumtuesve të tjerë të sistemëve ose civilizimëve tjera intelegjente ose superintelegjente në galaksinë ose universin tonë, thuhet se atëbotë i kishin detyruar amerikanët t’i ndërprisnin luftërat ose bombardimet e tyre masive në Kore dhe Vietnam për shkak të asaj se disa herë kishin qenë të sulmuar dhe paralajmëruar nga “ufotë” ose “alienët e përsosur” dhe superintelegjent që u kishin shkaktuar humbje dhe avari të thellë marinës detare dhe asaj ajrore të SHBA-s në disa raste! (Thonè kèshtu ufologèt)
Ndërkohë që edhe gjatë etapave ose periudhave të mdryshme fluide dhe dramatike të ish “luftës së ftohtë ” dhe përplasjeve ose konfrontimëve të ndryshke bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit (BRSS-SHBA etj): Roli dhe misioni i “ufove” ose”alienëve” thuhët të këtë qenë krucial ose ambivalent.
Sidoqoftë, për t’i njohur ose kuptuar më mirë procesët ose fenomenët e ndryshme kosmike, planetare, interstelare ose intergalaktive, përveç ligjëve ose teorive të njohura të termodinamikës, akustikës, statikës, magnetikës, fizikës, astrofizikës etj. Duhet njohur, lëxuar, deshifruar (detektuar) dhe kuptuar edhe algjebrën dhe gjeometrinë e yjeve së bashku me renditjen ose konstelacionin e tyre në gjithësinë (hapësirën) ose universin e pafund.
“Bota ose planeti ynë, është Institucion mendorë ose intelegjent i gjithësisë ose universit tonë. “, do thoshte dikur Göetheja.
Ndaj, kush është “gjeniu” ose “arkitekti kryesorë i gjithësisë ose universit tonë? Kjo është dilema.

“Mini Shengeni” ballkanik është dalje në det e Serbisë përmes Shqipërisë – Nga Aurel Dasareti*

 

Sipas Artit Luftarak, qasja më e mirë për veprim në luftën kundër kundërshtarit të dobët (siç është Shqipëria në raport me Serbinë), është të marrësh një shtet paprekur. Për të fituar mbi armikun pa përdorimin e forcës është kulmi i aftësive. Prandaj, nuk befasohem për “Shengenin” e binjakëve serbomëdhenj Rama-Vuçiç.

***

Mënyra se si e shoh unë

Shqiptarët i meritojnë politik-bërësit që i kanë, përndryshe përveç tjerash nuk do të lejonin asnjë këlysh të trajtojë atdheun tonë të përbashkët si me qenë pronë private e tij. Ky gënjeshtar kronik e i pabesë që punon të shtyj Shqipërinë nën Serbo-sllavi, e bën këtë sepse nuk mërzitet për reagimet e plogështa të shqiptarëve servil, apo “idiotë të dobishëm” që në trojet tona të sakatuara i kemi me tepricë.

***

Pushtimi serb i Shqipërisë – zgjati nga nëntori 1912 deri në 25 tetor 1913. Serbia synonte të dilte në det, gjë që e konsideronte si një operacion strategjik. Trupat serbo-çetnike pushtuan të gjitha pjesët veriore të Shqipërisë përveç Shkodrës. Pra, pjesën më të madhe të Shqipërisë kontinentale dhe pjesën më të madhe të bregdetit shqiptar të Adriatikut, duke formuar “Rrethin e Durrësit”.

Të gjitha shtetet fqinje akoma kanë, në një masë më të madhe ose më të vogël, pretendime në zonat me popullsi shqiptarësh autokton. Pretendimet e Serbisë, përveç të ashtuquajturave “Serbia e vjetër” d.m.th. Sanxhaku, Maqedonia, Kosova, përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë së sotme londineze së bashku me bregdetin e saj Adriatik, sidomos portin e Durrësit, që i mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë detare me gjithë botën, fuqizimin masiv të saj. Serbia përherë ka thirrur “të drejtat historike” për të justifikuar këto pretendime.

Planet për dalje në det të Serbisë përmes Shqipërisë kanë qenë të pranishme me shekuj në politikën serbe (dhe nuk do të vdesin kurrë). Argumentet për to u paraqitën nga politikanë, historianë, priftërinj sllavo-ortodoks, ushtarakë dhe intelektualë serbë, me parullën:

“Për t`i krijuar Atdheut tonë (Serbisë) dalje në detin Adriatik!”.

Jovan Cvijic (1865-1927), gjeograf serb. President i Akademisë Mbretërore Serbe dhe Rektori i Universitetit të Beogradit propagandonte se me vendimet e Kongresit të Berlinit, “Serbia është një vend i rrethuar” dhe kinse serbët janë “njerëz të burgosur”, dhe se Serbia patjetër të dalë në det për të fituar pavarësinë. Në ndjekjen e kësaj politike, ai pis-milet në vitet 1912-1913 mbrojti të “drejtën” e Serbisë për okupimin e pjesës veriore të Shqipërisë:

„Për shkak të pavarësisë së saj ekonomike, Serbia duhet (patjetër) të ketë hyrje në detin Adriatik dhe një pjesë të bregdetit Arban (shqiptar): qoftë duke pushtuar territorin qoftë duke fituar të drejta ekonomike dhe komunikuese në atë zonë. Kjo do të thotë, pra, marrjes të një zone që me të vërtetë nga aspekti etnografik është e huaj, por të tillë që patjetër të merret (përvetësohet) për interesa veçanërisht të rëndësishme ekonomike, pikërisht për shkak të nevojës jetësore“.

***

I kuptoj pushtuesit gjakatarë, por jo disa megaloman shakaxhinj shqipfolës, të cilët shprehin një miratim dhe mirënjohje të përzemërta për  “Mini-Shengenin” ballkanik. Që faktikisht do të rezultonte me:

Rilindjen e “Rrethit të Durrësit”, daljen në det të Serbisë. Vetëvrasjen e Albani-së, zhdukjen e Dardanisë dhe gjithë shqiptarisë. 

***

Arti i luftërave

Teoria ushtarake bazohet shkencërisht në mbledhjen dhe analizimin e njohurive për përdorimin e forcës ushtarake për të shpjeguar dhe kuptuar luftën, dhe se si lufta mund të ndihmojë në arritjen e objektivave të përgjithshme politike në një mënyrë efikase dhe të përshtatshme. Teoria ushtarake është një fushë e gjerë studimi që përfshin analizën e luftës, natyrën e luftës, sistemin ushtarak dhe shoqërinë, organizimin, vendosjen, mbështetjen dhe udhëheqjen e forcave të armatosura, strategjinë ushtarake, operacionet dhe taktikat. Teoria ushtarake fiton njohuri dhe mbivendoset me lëndë të tilla si psikologjia e sjelljes, shkenca politike, sociologjia dhe ekonomia.

Filozofi Grek Heraklit (500 vjet p.e.s) deklaroi se lufta është burimi i të gjitha gjërave. Ka të ngjarë që lufta, në një masë më të madhe se çdo faktor tjetër i vetëm, ka ndihmuar në formimin e regjimeve dhe shteteve, ka shkaktuar krijimin dhe shkatërrimin e regjimeve dhe shteteve, dhe ka qenë një nxitje për përparime madhështore teknologjike. Marrja e njohurive në teorinë ushtarake është gjithashtu një burim i rëndësishëm si për të kuptuar historinë, për rritjen dhe rënien e regjimeve dhe shteteve dhe për mënyrën sesi shteti në kohën tonë mund të ruajë më së miri interesat e tij të sigurisë në kohë paqeje.

Përpjekjet e para për të sistematizuar njohuritë e luftës me qëllimin për të fituar atë luftën tjetër, i gjejmë në Kinë, disa qindra vjet para epokës sonë. “Arti i Luftërave”, nga një autor kinez, u përkthye për herë të parë në një gjuhë evropiane në fillim të shekullit të 18-të dhe që prej asaj kohe ka qenë i arritshëm dhe i ndikuar nga mendimtarët ushtarakë. Theksi është vendosur në manovrat e luftës dhe befasi. Shpejtësia është thelbi në të gjitha luftërat. Bëhet fjalë për përfitimin e mungesës së gatishmërisë së armikut, avancimin atje ku ai e pret më pak dhe goditjen, aty ku ai është më pak i përgatitur.

Ideali është fitorja pa gjakderdhje. Qasja më e mirë e veprimit është të marrësh një shtet paprekur. Për të fituar mbi armikun pa përdorimin e forcës është kulmi i aftësive (saktësisht si me zbulimin e “Mini-Shengenit” ballkanik).

Aty gjithashtu theksohet kompleksiteti i luftës (grup sendesh, dukurish të lidhura-përbëra në mënyrë të ndërlikuar) dhe mungesa e parashikueshmërisë për shkak të natyrës së saj të bashkëveprimit midis dy aktorëve. Prandaj arti i luftërave nuk është subjekt i rregullave të sakta.

Në “Artin e Luftës” gjejmë formulimin e parë të parimit të Shërbimit Ushtarak: Një organizatë e ngritur nga qeveria, e financuar dhe e pajisur nga qytetarët. Lidhur ngushtë me shërbimin ushtarak është kërkesa për monopolin e shtetit për luftë dhe dhunë. Luftërat nuk duhet të zhvillohen nga “persona privatë”, nga fisnikët ose nga “kontraktuesit e luftës”. Fitoret eventuale të një lufte duhet të bien mbi shtetin; pra, i takojnë ose i përkasin shtetit e jo individëve (sidomos jo “gjeneralëve” teneqexhinj, samarxhinj me shkollë fillore të Kosovës, që tani thirren për t`u intervistuar në Hagë). Luftërat nuk duhet të jenë në vartësi të logjikës politike të shteteve dhe sistemeve shtetërore, as logjikës komerciale të tregjeve, as trillimeve (tekave), mundësive ose nevojave të individëve.

***

Serbët-rusët kanë blerë tashmë shumë prona të paligjshme, sidomos banesa në bregdetin tonë. Kur prindërit shqipfolës me një çmim prej 300-400 euro i shesin vajzat e tyre si skllevër seksi te pleqtë serb, pse të mos i shesin edhe tokat tona?!

Se kush e si e qysh e sa i mrekullueshëm dhe miqësor ndaj nesh është “populli qiellor” i vetëshpallur serb, dhe çka ishte dhe kush do të jetë “Jugosllavia e Re” e dinë më mirë vetëm shqiptarët e ish Jugosllavisë që 100 vjet u masakruan nga çetnikët.

Akoma nuk kemi mësuar asgjë nga historia, prandaj mund të na përsëritet nëse nuk zgjohemi menjëherë dhe të reagojmë së bashku. Nuk e marrim me seriozitet sepse nuk e kuptojmë ideologjinë e pavdekshme naziste ekspansioniste të Serbisë, domethënë institucionalizimin (“sekret”) të kërkesave për zgjerimin e mëtejshëm të kufirit të shtetit të tyre. Qoftë me “korrigjim të kufirit”…

(1912) Përshëndetje nga bregdeti serb (Durrësi), poster i propagandës serbe.

***

Kriminelët pas timonit – Anija fundoset

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Rrënjët e thella të Prontomafisë – Nga Xhafer Shatri

 

Partia Demokratike, të cilës shumë më tepër i shkon emri Partia e Cubave të Kosovës (PCK), që në themelimin e saj është konceptuar si Organizatë kriminale; qëllimi i së cilës ishte marrja e pushtetit me çdo kusht e pa zgjedhur mjete dhe jo mirëqeverisja e Kosovën, por sundimi i saj.

Praktikat e këtij sundimi tashmë janë të njohura gjithandej dhe të ndëshkuara në zgjedhjet e fundit.

Krahas strukturës organizative legale, pra të dukshsme, PCK e ka prej vitesh edhe një strukturë tjetër të fshehtë, të përbërë nga 150 “poverenikë” të përzgjedhur, të cilët janë të infiltruar në çdo cep, mjedis dhe institucion të Kosovës. Rroga minimale për çdonjërin prej këtyre jeniçerëve është së paku 1000 euro në muaj.

Detyrat e këtij batalioni të fshehtë janë: krijimi i një opinioni të favorshëm për PCP-në, demonizimi i kundërshtarëve politikë dhe sidomos diagnostifikimi i gjendjes në terren. Falë këtij reparti shikist, Kreu i Prontomafisë e dinte prej kohësh se zgjedhjet e 6 tetorit janë fundi i pushtetit të saj.

Për këtë arsye strategjia e Prontomafisë në këto zgjedhje ishte që t’i evitojë me çdo kusht rezultatet katastrofike. Prandaj u përdorën të gjitha format; strajcat me euro, shantazhi, vjedhja etj., për ta evituar zezonën. Rasti i Runikut, ku u vodhën, në pikë të ditës, 400 fletëvotime është vetëm maja e Aisbergut.

Falë kësaj veprimtarie antikushtetuese Partia e Cubave të Kosovës arrijti që të mos lejojë që humbja në zgjedhje të kthehet në përmbysje.

Në këtë vijë ishte keqadministrimi i qëllimshëm i zgjedhjeve, në mënyrë që të relativizohet fitorja bindëse e Lëvizjes Vetëvendosje…

Apo edhe vendimi i sotëm i PZAP-it, i cili ka për qëllim futjen me çdo kusht në Kuvend të bishtave të Prontomafisë dhe pengimin e krijimit të shpejtë e pa kushtëzime të Qeverisë së re.

Fundi i Shtetit! Ku e gjen guximin Ardian Dvorani? – Nga Ermal Mulosmani

 

Dje Presidenti i Republikës dekretoi anëtaren e radhës së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin. Vetëm para dy ditësh Kuvendi miratoi me 105 vota dy anëtare të tjera të saj, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji. Përpara një muaji Presidenti kishte emëruar edhe Besnik Muçin dhe gjithçka në pamje të parë duket në rrjedhën më normale të mundshme, palët që emërojnë anëtarët e Gjykatës së re po shfaqin një vullnet të lavdërueshëm për t’iu përgjigjur në kohë vullnetit ndërkombëtar por edhe opinionit publik për një emërim sa më të shpejtë dhe zhbllokim të punës së Gjykatës themelore në funksionimin normal të shtetit.

Presidenti i Republikës ka konflikt interesi me Gjykatën Kushtetuese, kjo është një gjë fare e qartë. Sapo të ngrihet kjo Gjykatë, çështja më e ndjeshme dhe e shpejtë që do të gjykojë do të jetë: “A e ka shkelur  Kushtetutën e Shqipërisë Presidenti i Republikës  dhe a vlen vendimi i Parlamentit për shkarkimin e tij”. Nisur nga kjo premisë, emërimi i anëtarëve të kësaj Gjykate nga Ilir Meta paraqet konflikt të pastër interesi. Atëherë çfarë bëhet në këto raste? Si t’ia heqim mundësinë Ilir Metës për të emëruar anëtarët e preferuar të Kushtetutës?!

Fare thjesht, duke e shkelur Kushtetutën!

Atij i çojmë dy lista me nga tre kandidatë, secilët nga kandidaturat e dërguara të preferuar të maxhorancës dhe ai të zgjedhë kë të dojë. Ia çojmë të dyja listat së bashku, në të njëjtën ditë dhe presim se çfarë do të bëjë. Kushtetuta thotë krejt të kundërtën:

Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

Në të vërtetë Ilir Meta e emëroi anëtarin e parë të Gjykatës vetëm 6 ditë pasi lista me tre kandidatë i mbërriti në zyrën e tij. Besnik Muçi u emërua me 16 Tetor 2019 ndërkohë që lista mbërriti me 10 Tetor duke përgënjeshtruar kështu opinionin që Presdienti do ta sabotojë emërimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse ai kishte 30 ditë në dispozicion mori vetëm 6 prej tyre.

Tashmë ishte radha e Parlamentit të miratonte anëtarin e radhës. Nëse Parlamenti do të zgjidhte kandidatin e radhës, atëherë, lista që do të mbërrinte te Presdienti do të rishqyrtohej pasi do hiqej anëtari i sapozgjedhur nga Parlamenti. Ky fakt çonte ujë në burimin e Presidentit pasi do të përfshihej në listën e re Marsida Xhaferllari, e renditura e katërta. Atëherë si t’ia bëjmë që të mos e lëmë Presidentin të zgjedhë?

Në këtë moment futet Ardian Dvorani, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi militant që nuk pyet për Kushtetutë. Me dorën e tij ai i dërgon në të njëjtën ditë, pra me 10 Tetor 2016, Presidentit të Republikës, dy lista me nga 3 anëtarë prej nga ky i fundit do të zgjidhte dy anëtarët e tij. Ndërkohë, Parlamentit i dërgon po dy lista me nga tre kandidatë por të distancuar në kohë, me datën 14 Tetor. Pra 4 ditë më vonë. Ishte llogaritur që sapo afati 30 ditor i Presidentit të mbyllet(data 10 Nëntor), Parlamenti mblidhet me urgjencë dhe zgjedh kandidaturat e tij. A thua nuk mund ta bënte këtë punë nga data 14 Tetor deri me 10 Nëntor. Ishte një lojë diabolike!

Presidenti u vu përpara faktit: Nëse do i zgjidhte të dy anëtarët e Gjykatës menjëherë, do i thoshin po vazhdon shkeljet e Kushtetutës, nëse zgjedh vetëm njërin,(siç thotë Kushtetuta), atëherë, me mbarimin e afatit 30 ditor do ia bënin fakt emërimin e Arta Vorpsit që automatikisht merr emërimin nga mosshprehja e Presidentit.

Dhe ashtu u bë. Të nesërmen e mbarimit të afatit të Presdientit u mblodh me urgjencë Parlamenti dhe emëroi jo  një siç thotë Kushtetuta por dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese! Pra e shkeli me të dyja këmbët Kushtetutën, për këtë nuk ka nevojë të jesh jurist ta kuptosh, mjafton të lexosh ligjin kushtetues 76/2016, nenin 179 pika 2 të tij. Kjo shkelje e Kushtetutës u bë me bekimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që vrapuan ta përgëzonin vendimin e Parlamentit.

Është e qartë që vendimi i Parlamentit ishte nxitur nga këto dy institucione madhore për fatet e Shqipërisë. Kushtetuta në këtë rast është një copë letër e panevojshme. Sejmenët e pushtetit në studio televizive filluan të bënin avokatinë e shkeljes së Kushtetutës me po të njëjtin zell që kanë bërë mbrojtjen e saj. Ilir Meta duhej vizatuar si armiku i Gjykatës Kushtetuese, i Reformës në Drejtësi, delja e zezë e Amerikës dhe përparimit të Shqipërisë.

Kjo mënyrë zgjedhjeje, në shkelje të hapur të Kushtetutës, me bekimin e Amerikës dhe Bashkimit Evropian është një paralajmërim i qartë i asaj çfarë do të ndodhë më pas. Sipas gjitha gjasave, Presidenti i Republikës do të shkarkohet nga kjo Gjykatë. Më në fund, Edi Rama do t’i ketë të gjitha pushtetet, pa asnjë kufizim.

Me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, kjo ka rëndësi të thuhet. Pas kësaj jo Astirianët e ngratë por edhe çdo shqiptar duhet të matet mirë kur të flasë për Kryeministrin. Ai është i lidhur me ata lart, ku pyet Ai për ne tokësorët…/ Gazeta Express/

KARSHILLËK (turq.) DËSHMORËSH EDHE NË VITIN 2019 – Nga SAIMIR LOLJA

 

Vetëm dëshmorët që kanë firmën e sllavo-komunizmit janë “dëshmorë të çlirimit”?

Vetëm dëshmorët që kanë firmën e sllavo-komunizmit janë dëshmorët për Shqipërinë?

Për shembull, rreshteri Mujo Ulqinaku dhe shumë të tjerë ushtarë e xhandarë shqiptarë janë vrarë në luftimet kundër ushtrisë italiane më 7-11 Prill 1939. Italianët humbët 80 ushtarë; janë vrarë edhe shqiptarë duke luftuar kundër tyre.

A ka patur dëshmorë të tjerë shqiptarë që janë vrarë duke luftuar pushtuesin gjatë shekullit XX? Sepse ka patur shqiptarë që janë vrarë duke luftuar ushtritë jugosllave apo greke pas vitit 1912 dhe atë italiane në Vlonë më 1920. Edhe francezët, edhe austriakët, edhe serbët, edhe grekët, edhe italianët nuk hynë me lejen shqiptare para dhe gjate Luftës së Parë Botërore.

Po ata shqiptarë që në shekullin XX janë vrarë duke luftuar pushtuesin jugosllav dhe grek në trojet e pushtuara matanë kufijve shtetërorë të tanishëm?

SHENGENI BALLKANIK–KËRCËNIM NDAJ INTERESAVE KOMBËTARE – Nga Frank Shkreli

 

Jemi në vigjilje të 28 Nentorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.  Është kjo ditë e Nëntorit që në të vërtetë bashkon të gjithë shqiptarët pa dallim dhe kryesisht pranohet nga të gjithë si e tillë: një ditë që kujton gëzim kur Shqipëria pas më shumë se 500-vjetësh u bë e pavarur.  Na bën të mendojmë gjithashtu edhe për sfidat aktuale me të cilat përballet sot Shqipëria dhe Shqiptarët dhe më në fund na jep shpresa guximtare se shqiptari do të merret vesh me shqiptarin, me dorë në zemër, dhe në bashkpunim me njëri tjetrin, për përvjetore më të mira të pavarësisë së shqiptarëve në të ardhmen.

 

Nëntori solli pavarësinë për Shqipërinë, por fatkeqsisht Nëntori për Shqiptarët njihet gjithashtu edhe si muaji i datave jo aq të famëshme komuniste: e revolucionit bolshevik rus me 7 nëntor dhe dita e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, me ndihmën e pa kursyer të sllavo-komunistëve jugosllavë, si dhe data të tjera të këtij lloji.  Javën që kaloi, Nentorit iu shtua edhe një datë tjetër që mund të jetë aq fatëkeqe për shqiptarët, një datë që mund të ketë të njëjtat pasoja të dëmshme për Kombin shqiptar, ashtu siç kanë pasur datat e lartpërmendura.  Kryeministri i Shqipërisë, Z. Rama, Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Z. Zaev dhe dhe protagonisti kryesor i i kësaj nisme anti-shqiptare, Presidenti serb, Z. Vuçiq njoftuan të ashtuquajturin shëngen ballkanik, sipas tyre, “për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave,” ndërkohë që Kosova refuzoi të merrte pjesë, duke shkaktuar një përçarje të atyre që, natyrshëm, duhej të ishin interesat e përbashkëta kombëtare të shqiptarëve, pra të Shqipërisë dhe të Kosovës, për një nisëm të tillë.  Në vend që të kemi një integrim më të madh midis shqiptarëve të dy shteteve tona shqiptare, Kryeministri i Shqipërisë duket se preferon një integrim më të madh me sllavët e jugut, me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke mos marrë parasyshë interesat dhe vullentin e Kosovës, në veçanti.

 

Udhëheqsit politikë dhe shoqëria e Kosovës, në përgjithësi, kanë reaguar ashpër ndaj kësaj iniciative të Beogradit dhe janë shprehur kundër, në përmasa dërmuese.  Kombi shqiptar nuk kishte nevojë, për një nismë të tillë e cila shkaktoi një valë tjetër përçarjesh në gjirin e tij, në këtë moment të historisë së vet.  Shqiptarët kanë nevojë për udhëheqës që do të harmonizonin forcat më të shëndosha të Kombit, jo vetëm anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe në diasporë dhe jo për udhëheqës që hapin plagë të reja në vargun e tragjedive të rrethanave tepër të vështira historike për shqiptarët.  Ndërmarrje të tilla siç është “shengeni ballkanik” me miratimin e Beogradit – dhe me mbeshtjen e heshtur të Moskës – nuk bëjnë asgjë tjetër veçse prekin palcin më të brishtë të bërthamës së shqiptarizmit.  Kjo nismë është e ngutëshme dhe në kohë të gabuar, përsa u përket e interesave shqiptare.  Kryeministri shqiptar duhet të heq dorë nga kjo nismë ose të distancohet, ashtu siç bëri edhe Mali i Zi.  Nuk mund të ketë një shëngen të tillë, pa njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe pa pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në një nismë të tillë, megjithse e gjithë kjo ide më duket absurde.  Kjo është një kurthë e Serbisë me qëllim të rritjes së influencës ruse në Ballkanin perëndimor.

 

Zgjidhja e problemeve me të cilat përballen sot shqiptarët dhe fqinjtë e tyre nuk është gjendur kurrë, ekskluzivisht, në Beograd dhe as nuk zgjidhen ato sfida pa pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve në Ballkan!   Mos njohja e Kosovës si shtet nga Serbia, i thotë ndal shengenit ballkanik!   Merru vesh me vëllain tënd më së pari, Z. Kryeministër.  Anulloje ose të pakën shtyje takimin e radhës së trojkës së “shengenit ballkanik” të 21 nëntorit në Durrës.  Sidomos përballë propagandës së përditshme ndërkombëtare serbe kundër Republikës së Kosovës edhe në nivel ndërkombëtar.  Mediat serbe njoftojnë se në takimin e djeshëm në Paris me Presidentin e Francës Macron dhe me Presidentin e Kosovës, Thaçi, Vuçiqi u mburr me fushatën e Serbisë kundër Kosovës duke thënë se edhe 10-shtete të tjera po presin të marrin vendimin për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, si rezultat i fushatës serbe kundër Kosovës.  Ky po kërkon integrim të llojit “shengen” në Ballkan dhe kryeministri Rama i beson këtij?

 

  1. Kryeministër, të lutem mos i shto kalendarit të muajit të Nëntorit edhe një datë tjetër fatzezë për Kombin shqiptar, atë të themelimit të “shengenit ballkanik”, duke ndarë dhe përçarë edhe njëherë shqiptarët. Shqipëria dhe Kosova kërkojnë dhe presin prej teje dhe prej udhëheqësve të tjerë shqiptarë – anë e mbanë trojeve shqiptare — ndihmë për bashkimin e forcave në radhhët e shqiptarëve, e jo për përçarjen e tyre. Është një zë ky i dy shteteve tona që përcjellë porositë e dëshmorve të Kombit të të gjitha kohërave, e sidomos të atyre heronjve të ditëve tona që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.  Si Shqipëria ashtu edhe Kosova, përcjellin sot edhe zërin e të parëve që lanë trashëgimi gjuhën traditat dhe zakonet, në bazë të cilave ruhet emri Shqiptar anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në botë.   Është një zë, që i thotë ndal kësaj nisme — ai i vajit të nënave dhe të motrave të cilave u janë shterrur tanimë lotët duke qajtë mbi mijëra varre të renëve në luftën e fundit në Kosovë dhe gjatë gjithë historisë.

 

Shqipëria dhe Kosova presin prej jush që në vigjilje të Ditës së Pavarsisë së Shqipërisë, t’i drejtoni njëri tjetrit –shqiptari-shqiptarit — në Tiranë dhe në Prishtinë –një ftesë dhe një urim për bashkim dhe jo për përçarje midis shqiptarëve, si më poshtë:

 

“E vërtetë lum vëlla, që atdheu ynë i vogël po vjen duke u përplasur me rryma vigane ngjarjesh që, jo vetëm, veprimtaria jonë e ka shumë zor t’i përballi, por edhe mendja me shumë vështirsi mund t’i kuptojë.  Eja këtu afër meje.  Kemi qëlluar të vegjël e kemi shumë nevojë të grumbullohemi bri për bri, që të mos lejojmë duhin të na përpijë ndër gjiret e veta të furishme.  Vetëm duke rreshtuar dërrasat e krahërorve tanë, mund t’ia ndalojmë hovin shkulmit të rrëmbyeshëm që do të zhgulë me kulm e me themel, jo vetëm trojet shqiptare, por edhe traditat që në to kanë lëshuar rrenjët jetike.  Eja të punojmë e të luftojmë së bashku kundër armikut të përbashkët.  Eja të ngadhnjejmë ose të vdesim së bashku…Premtoftë Perëndia që edhe sot të mblidhen të gjithë krerët e njohur shqiptarë –pa mungesën e asnjërit — me atë zemër e me ato mend që i zbardhën faqet fisit tonë në mbledhjen e Lezhës me 1444, të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878 dhe të Vlorës, më 1912.  Çasti historik sot ka të njëjtën rëndësi.  Paçin edhe krerët e sotëm të fisit, të njëjtën zotësi!” (Autori i panjohur, botuar në “Albanie Libre”.)

 

Ishte kjo thirrja dhe urimi i një autori pa emër, me rastin e Ditës së Pavarësisë në vitin 1950, por aktuale edhe sot, ashtu siç ishte edhe gjatë shekullit të kaluar.  Shpresoj që këtë 28 Nëntor të Pavarësisë së Shqipërisë, përballë sprovave dhe sfidave me të cilat po përballet aktualisht Kombi Shqiptar, që në radhët e udhëheqësve të sotëm shqiptarë, të mbizotërojë ndjenja e thjeshtë e interesit kombëtar, e mjaftueshme për të shpërndarë këto re të zeza që po kërcënojnë horizontin e trojeve shqiptare.  Nuk mund të ketë “shengen ballkanik” pa paqë të vërtetë në Ballkan, sidomos midis shqiptarëve dhe serbëve, pa reciprocitet dhe pa njohje dypalëshe midis Serbisë dhe Kosovës.  Nuk mund të ketë integrim ballkanik me një paqë të brishtë midis dy vendeve, një paqe që vazhdimisht po kërcënohet nga armatimi i Serbisë nga Rusia dhe nga përpjekjet e Moskës për të influencuar politikën dhe ekonominë e vendeve të Ballkanit Perendimor, qoftë edhe nepërmjet “shengenit ballkanik”.  Nuk luhet me interesat kombëtare, në këtë mënyrë!  Vetëm paqa e vërtetë midis dy popujve dhe demokracia, sigurojnë jo vetëm përparimin ekonomik dhe politik kombëtar, por edhe sigurinë rajonale që, eventualisht, edhe mund të çojë në një integrim më të madh, sidomos ekonomik, të vendeve të Ballkanit, por eventualisht, në kuadër të integrimit të vërtetë, politik, ekonomik  dhe ushtarak të tyre, në organizmat euro-atlantike dhe të sigurisë afatgjatë që ofron një integrim i tillë i vërtetë për vendet anëtare.

A po i delegon Shqipëria sovranitet Serbisë? – Nga SHABAN MURATI

Gjëra të çuditshme po ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë. Në datën 10 nëntor presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas minisamitit trepalësh në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe me kryeministrin e Shqipërisë, njoftoi se do të shkonte në Paris dhe do të takonte presidentin francez Makron për t’i kërkuar mbështetje për projektin e tij të “zonës së përbashkët ekonomike ballkaniko-perëndimore” dhe deklaroi tekstualisht: “Me lejen e Ramës dhe të Zaevit, unë do t’i kërkoj Makronit gjërat, që për ata të dy janë të rëndësishme, dhe gjithashtu çfarë është e rëndësishme për mua dhe do t’i kërkoj mbështetje për këtë projekt”.

Është e habitshme në kufijtë e skandalit që kryeministri i Shqipërisë ka ngarkuar dhe i ka dhënë mandat presidentit të Serbisë t’i paraqesë presidentit të Francës çështjet dhe kërkesat e rëndësishme për Shqipërinë. Është e habitëshme për disa arsye:

Së pari, që presidenti i Serbisë do t’i flasë presidentit të Francës në emër të Shqipërisë. Një tagër, që nuk ia ka dhënë as Kushtetuta e Shqipërisë dhe as parlamenti i Shqipërisë.

Së dyti, Shqipëria është shtet i pavarur, që ka marrëdhënie diplomatike me Francën që nga viti 1945, që kanë ambasada në kryeqytetet e tyre respektive dhe që çdo vit shkëmbejnë vizita zyrtarësh të lartë në kryeqytetet përkatëse dhe marrin pjesë në forumet e larta europiane, atlantike e rajonale, ku krerët e shteteve dhe të qeverive kanë rastin të takohen rregullisht çdo vit.

Së treti, Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s, dhe në bazë të nenit 5 të Traktatit themelues të NATO-s të dy shtetet tona janë të detyruar të luftojnë për njeri-tjetrin në rast sulmi nga një palë e tretë, përshembull nga Rusia. Befas Shqipëria, shtet anëtar i NATO-s, për t’i transmetuar presidentit të Francës çështjet e rëndësishme të anëtarit të NATO-s me emrin Shqipëri, i jep mandat presidentit të një shteti si Serbia, e cila e ka të ndaluar me ligj hyrjen në NATO, dhe e cila çdo vit celebron një ditë zyrtare anti NATO.

Së katërti, presidenti i Serbisë me mandatin zyrtar, që i ka dhënë kryeministri i Shqipërisë dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut për t’i përfaqësuar te presidenti francez, përuron dhe sanksionon rolin e tij si lider i bllokut të ri ekonomiko-politik, të sapo krijuar në Novi Sad, me emrin “zona e përbashkët ekonomike ballkaniko-perëndimore”.

Ajo, që është për të vënë duart në kokë, është fakti që presidenti i Serbisë nuk po shkonte për vizitë dypalëshe në Francë, por për të marrë pjesë në “Forumin e Paqes” të organizuar në 11-13 nëntor në Paris, ku është ftuar edhe Shqipëria, dhe merr pjesë presidenti i Republikës, Ilir Meta. Është lehtë të imagjinohet habia e presidentit francez, kur dëgjon që kërkesat e Shqipërisë qeveria e Shqipërisë i ka ngarkuar presidentit të Serbisë t’ia paraqesë atij, në një kohë që në Paris po atë ditë ndodhet presidenti i Shqipërisë.

Na vjen apo nuk na vjen mirë ta pranojmë, Serbia me këtë mandat shqiptar përfaqësimi shfaqet me një rol të ri të protektorit të Shqipërisë, të cilin vetë qeveria shqiptare e ka autorizuar të bëjë tratativa me kryetarë shtetesh të huaja për çështje të rëndësishme të Shqipërisë. Me apo pa dëshirë qeveria e Shqipërisë i ka deleguar Serbisë sovranitet në një fushë jetike dhe për një atribut jetik të shtetit shqiptar, siç është politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pra menjëherë pas minisamitit të dytë në Ohër të bllokut të ri ekonomiko-politik ballkaniko-perëndimor të udhëhequr nga Serbia, shfaqet asimetria e funksionimit të këtij blloku, i cili meqë është nismë dhe projekt i presidentit të Serbisë, do të drejtohet nga Beogradi dhe nga Vuçiçi si lider rajonal. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që kanë pranuar rolin e vasalit, do të kënaqen duke patur nga një aheng diplomatik serb në Durrës apo në Ohër. Burime të MPJ të Shqipërisë thonë se edhe draftet e dokumenteve të minisamiteve i përgatit dhe i paraqet diplomacia serbe. Serbia pritet të udhëheqë bllokun e ri ballkaniko-perëndimor jo vetëm për çështjet e këtij blloku, por edhe në arenën ndërkombëtare, për çështje që u takojnë individualisht dy shteteve të tjera anëtare.

Në këtë mënyrë, menjëherë pas dalldive falso të firmosjes së dokumenteve themeluese të mikrosamitit ballkaniko-perëndimor, Shqipëria po hyn në rrugën e humbjes së sovranitetit. A është ky sinjali i vetëm i rrokullisjes së sovranitetit dhe pavarësisë politike të shtetit? JO.

Në datën 8 gusht 2019 kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç njoftoi se Serbia do të hapë së shpejti një pikëkalim kufitar të integruar me Maqedoninë Veriut, dhe njoftoi gjithashtu se pikëkalime të tilla kufitare të integruara Serbia do të ndërtojë edhe me Shqipërinë dhe me Bosnjë-Hercegovinën. Kam pritur me ankth disa muaj që njëra apo tjetra zyrë e lartë shtetërore në Tiranë të sqaronte apo të përgënjeshtronte njoftimin e kryeministres së Serbisë për ndërtimin e pikëkalimit të përbashkët të integruar kufitar midis Serbisë dhe Shqipërisë. Nuk pipëtiu kush. Kam pyetur autoritete diplomatike shqiptare lidhur me këtë njoftim bombë, por ata nuk kishin asnjë dijeni se çfarë po ndodh në tunelin e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi.

Njoftimin e krijimit të pikës së përbashkët kufitare të integruar midis Serbisë dhe Shqipërisë e dha kryeministrja e Serbisë dhe jo ndonjë tabloid apo portal trotuaresh. Kjo do të thotë që kryeministrja e Serbisë ka dalë me një njoftim zyrtar pasi janë zhvilluar tratativa për çështjen në nivelet më të larta me qeverinë e Shqipërisë. A e din kryeministrja e Serbisë se midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk ka kufij të përbashkët dhe se është absurde të flasësh për pika kalimi të përbashkëta të integruara midis dy shteteve jokufitare? A e din kryeministrja e Serbisë se midis Serbisë dhe Shqipërisë shtrihet një shtet tjetër që quhet Kosovë, dhe i cili ka kufij shtetërorë me Serbinë? Natyrisht i di, por ajo nuk po shprehte opinione për kufijtë, por po jepte njoftimin zyrtar se Serbia do të ndërtojë pikëkalimi të përbashkët të integruar kufitar me Shqipërinë.

Dikush nga nivelet më të larta të Shqipërisë duhet t’i ketë ofruar qeverisë serbe gatishmërinë për të ndërtuar pika kalimi kufitar të integruara midis Shqipërisë dhe Serbisë, përderisa ajo del publikisht dhe e njofton si fakt të kryer se do të ndërtohen, dhe përderisa Tirana zyrtare nuk e përgënjeshtron për muaj me radhë. Nuk përbën habi që kryeministrja nacionaliste e Serbisë nuk i njeh kufijtë shtetërorë të Kosovës me Serbinë dhe as shtetin e pavarur të Kosovës, dhe i ngul kufijtë shtetërorë të Serbisë në kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Çështja qëndron te guximi i saj që të shpallë ndërtimin nga Serbia dhe Shqipëria të pikave të kalimit kufitar të integruara midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe qeveria e Shqipërisë të heshtë dhe as të mos sqarojë popullin dhe kombin se si është e vërteta, pa le më të protestojë, që është një folje që nuk e njohin rajatë. Në mungesë të reagimit të gjatë disamujor të qeverisë së Shqipërisë dhe kur ajo me vetëmohim internacionalist po futet në një bllok ekonomiko-politik të ri ballkaniko-perëndimor nën udhëheqjen e Serbisë, natyrshëm lind dyshimi se cedime të prapaskenshme mund t’i jenë bërë qeverisë serbe lidhur me statusin e kufijve shtetërorë. Nëse marrim të mirëqenë njoftimin e kryeministres serbe, kjo do të thotë që i është deleguar Serbisë e drejta e kufirit shtetëror me Shqipërinë dhe është fshirë kufiri shtetëror i Kosovës me Shqipërinë dhe me Serbinë, dhe është fshirë edhe vetë Kosova si shtet i pavarur.

Nëse i shtohet këtyre provave të dhimbshme edhe mjerimi që Tirana po hyn në një bllok të ri ekonomiko-politik nën udhëheqjen e Serbisë, në një kohë që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe po lufton ta zhbëjë atë, atëherë konturohet një situatë tragjike e humbjes graduale të sovranitetit të shtetit shqiptar dhe të kombit shqiptar. Ndaj veproi me përgjegjësi shtetërore dhe kombëtare Kosova, që refuzoi të bashkohej me këtë bllok serb, që sanksionon statusin e saj kolonial si provincë e Serbisë.

Deri tani të gjitha organizatat rajonale të krijuara në Ballkan pas shembjes së komunizmit, që nga SEECP e deri te “Ballkan 6” e “Procesi i Berlinit”, kanë patur si bosht lidhjen e vendeve të rajonit me integrimin europian dhe anëtarësimin në BE. Blloku i ri i krijuar nga Serbia nuk ka asnjë lidhje me integrimin europian, por është alternativa serbe dhe ruse si kundërvënie ndaj integrimit europian. Është rruga e hegjemonisë serbe në bllokun e ri. Ndaj entuziazmi i presidentit serb shkon në kulme euforike si në 10 nëntor, kur ai shpall që “nuk ka asgjë më të mirë të krijuar në Ballkan në 30 vitet e fundit se sa mini Shengeni”, duke zhvleftësuar me lapsin nacionalist serb si shembjen e komunizmit, ashtu dhe anëtarësimin në BE dhe në NATO të vendeve të rajonit. Qëllimet e këtij blloku të ri ekonomiko-politik të Serbisë i përkufizon saktë presidentja e Këshillit të Dhomave të Tregtisë së Maqedonisë së Veriut, ekspertja e ekonomisë, Danela Arsovska, kur deklaron: ”Nën pretekstin se asosiacioni ekonomik është i rëndësishëm po përkrahet një izolim i ri, ku Beogradi do të udhëheqë Shkupin dhe Tiranën. Për Serbinë ne kemi një pozicion të shkëlqyer gjeostrategjik dhe është e rëndësishme për Serbinë të ketë hyrje në Greqi dhe në portet shqiptare. Projekti është hyrje në një sistem të mbyllur të tre shteteve, në vend që të integrohen në BE. Sikur ne nuk ishim mjaftueshëm të izoluar në një geto të Ballkanit Perëndimor, dhe tani ne do të izolojmë vetveten në një format edhe më të vogël “mini Shengen”. Një mini Shengen për Serbinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë, është një ide që duhet hedhur poshtë para se të lindë”.

Një nga efektet e para të këtij blloku të ri ekonomiko-politik të udhëhequr nga Serbia është humbja graduale e sovranitetit të dy shteteve pjesëmarrëse. Është e kuptueshme për Maqedoninë e Veriut, e cila që në aktin themelor të krijimit të saj në referendumin për pavarësinë në shtator 1991 ka votuar që të bashkohet në të ardhmen me një aleancë të shteteve jugosllave dhe e ka bazën ligjore të bashkimit në një bllok të ri ish-jugosllav të udhëhequr nga Serbia. Por ç’punë ka Shqipëria me një aleancë të shteteve jugosllave apo me “rikrijimin e Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë”, sikurse e ka pohuar vetë presidenti serb Vuçiç në deklaratën e tij të famshme të 6 prillit 2017 në mediat amerikane sapo u zgjodh president? Po qeveria e Shqipërisë çfarë baze ligjore ka që po futet në një bllok ekonomiko-politik të udhëhequr nga Serbia dhe që po i delegon Serbisë sovranitet në politikën e jashtme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë? Ka qenë një kohë që Shqipëria ishte vasale e Serbisë në vitet 1944-1948, siç ka qenë një kohë që ishte vasale e Rusisë në vitet 1948-1961, dhe Tito e Hrushovi flitnin në arenën ndërkombëtare në emër të Shqipërisë.

Tekstet shkollore na thonë se ajo kohë ka perënduar dhe ka mbetur pas krahëve, sepse Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s. Por befas shohim në vitin 2019 që presidenti i Serbisë i deleguar nga qeveria e Shqipërisë do t’i flasë presidentit të Francës në emër të Shqipërisë. Është një situatë tragjike, ku aq shumë përshtaten vargjet e mikut tim të shquar dhe poetit nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë, Xhevahir Spahiu: “Qaj moj Shqipëri, ulëri moj e gjorë!”.