VOAL

VOAL

Federata Evropiane e Gazetarëve kërkon siguri për gazetarët në veri të Kosovës

January 4, 2023
blank

Komentet

blank

Përvjetori i intervenimit të NATO-s, ‘ditë e shpresës dhe lirisë’

Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it bëjnë homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s në Kosovë. Prishtinë, 24 mars 2023.

RFE/RL

Në Kosovë është shënuar 24 vjetori i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë) kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s në Kosovë, ku theksoi se NATO-ja “ia pamundësoi regjimit kriminal spastrimin etnik të popullit të Kosovës”.

“Prandaj u jemi përherë mirënjohës. 24 Marsi është dita e kthesës, shpresës dhe lirisë. Do ta përsërisim çdo herë se populli i Kosovës ishte viktimë më 1999, ndërkaq Serbia ishte agresore. Kështu do të jetë gjithnjë në analet e historisë”, citohet të ketë thënë presidentja Osmani në njoftimin për media.

Ajo ka shtuar se vullneti i popullit të Kosovës për liri mori mbështetjen e duhur nga ana e botës perëndimore, e cila siç tha “u vu në anën e duhur të historisë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një fjalimi në Gllogjan, ku u shënua Epopeja e Dukagjinit, tha se drejtësia dhe fisnikëria e popullit të Kosovës “bëri që në mbështetje, në krahun tonë, të fitonim aleatë”.

“Është pikërisht data 24 mars 1999, kur aleanca e NATO-s filloi bombardimet mbi caqet ushtarake dhe policore serbe. Në aspektin politik, Bill Clinton, në atë diplomatik Medeline Olbright, në atë informues James Rubin, në atë ushtarak Wesly Clark. Ishte ky kombinimi që i dha fund pushtimit të Serbisë, ndërsa njerëzve tanë i dha shpresë”, tha Kurti.

Ai theksoi se bombardimet që zgjatën 78 ditë “e ndalën gjenocidin ndaj popullit shqiptar nga regjimi fashist i Milosheviqit”.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nën komandën e gjeneralit Wesley Clark, fushata bombarduese 78 ditore e NATO-s në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dha fund spastrimit etnik dhe gjenocidit mbi shqiptarët në Kosovë.

“E nga qielli i përflakur shkëlqeu liria. 24 vjet më pas, Republika e Kosovës, e ndërtuar mbi themelet e luftës çlirimtare të UÇK-së, martirizimit të popullit tonë dhe ndihmës ushtarake të NATO-s, është shtet demokratik, sovran dhe i pavarur. Shembulli më i mirë në Ballkan, Evropë e më gjerë për jetën e lirë të qytetarëve të barabartë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve pakicë”, ka shkruar Konjufca në rrjetin social Facebook.

Më 24 mars bëhen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.

Marrëveshje u pasua me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kjo Rezolutë, ishte një kompromis i pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës, në Kosovë vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara – UNMIK, e cila administronte fazën transitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.

blank

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës: Fuqia e gazetarëve është e vërteta jo shantazhi e gjobat

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) e mbështet Deklaratën e Këshillit Shqiptar të Medias (KSHM) mbi skandalin e audiopërgjimit ku gazetari shpreh qartë shkelje te rënda të deontologjisë së profesionit.
Kërkojmë që, mbi çka ka ndodhur, të reagojë Urdhëri e shoqatat e gazetarëve Profesionistë në Shqipëri, me masa e akte konkrete.
Misioni i gazetarit është shërbim ndaj publikut dhe fuqia e katërt e një shteti. Por fuqia e gazetarëve është e vërteta jo shantazhi e gjobat.
Kërcënime të tilla bën veç mafia!
E nëse çka dëgjuam në audiopërgjime vërtetohet, kjo merr veç një emër: mafia e medias!
Shantazhi, atje ku sundon mafia, është dukuria që rregullon përditshmërinë dhe perspektivën e xhunglës që ajo ka ndërtuar, në anarshi dhe kaos të plotë, në të gjitha hallkat e jetës në Shqipëri.
Prandaj ne nuk e shikojmë si një rast të shkëputur, por jemi shumë të shqetësuar që kjo dukuri e ka kapluar edhe median. Jemi të shqetësuar edhe nga që rastet nuk hetohen e nuk marrin dënimin e merituar.
Gazetari profesionist nuk ndjehet kurrë i pushtetshëm dhe bën krejt të kundërt e kësaj që dëshmohet në këtë ngjarje.
Si e sheh Komisioni i Medias në Kuvendin Popullor këtë zhvillim? Si e ndjek qeveria dhe zëdhënësit e saj për median zbulimin e kësaj ngjarje në një kohë kur ata janë shumë të ndjeshëm ndaj kritikave dhe lirisë së fjalës dhe asnjëherë nuk ngurojnë të ndëshkojnë me ashpërsi dhe riedukim gazetarët këmbëngulës për të vërtetën në misionin e tyre.
Heshtja e gjatë dhe harresa tregojnë ortakësi dhe shprehin kërcënimin me frikë të këtij pushteti për të patur nënvete një media të ndrojtur.
Një sjellje e tillë njollos punën e çdo gazetari të ndershëm.
blank

Forcat ukrainase zmbrapsën rreth 80 sulme ruse dje

Trupat ukrainase zmbrapsën gjithsej 79 sulme nga forcat ruse dje, thanë forcat e armatosura të Ukrainës në një përditësim.

Në një deklaratë në Facebook , ushtria tha se ata kishin kryer 12 sulme kundër bazave të përkohshme ruse gjatë 24 orëve të fundit dhe kishin shkatërruar një bazë për trupat dhe pajisjet ruse.

Raporti i fundit vjen pasi moti i ashpër i dimrit, i ndjekur nga balta ndërsa toka shkrihet, vazhdon të parandalojë ndryshime të mëdha në fushën e betejës.

Por Ukraina tani ka filluar të marrë armë moderne të cilat mund t’i ndihmojnë në kundërsulmin e tyre të raportuar. syri.net

blank

VOA: Emigracioni i shqiptarëve në Britani, dominon vizitën e kryeministrit Rama në Londër

Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe kryeministri shqiptar Edi Rama në Londër

VOA

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Londër, të enjten, e para vizitë zyrtare e një kreu të qeverisë shqiptare në Downing Street 10, u zhvillua në sfondin e polemikave që prej muajsh vijojnë në Britaninë e Madhe mbi çështjen e emigrantëve që kalojnë ngushticën e La Manshit për të hyrë ilegalisht në Britani. Sipas shifrave të autoriteteve në Londër, shqiptarët, kryesisht burra, përfaqësojnë gati 25 përqind të totalit të emigrantëve që mbërritën në Britani vitin e shkuar, krahas atyre nga Afganistani, Iraku apo Siria.

Retorika e ashpër ndaj emigrantëve dhe veçanërisht identifikimi i shqiptarëve si “kriminelë” nga ana e ministres së Brendshme Suella Braverman, çoi në tensione mes Tiranës dhe Londrës nëntorin e kaluar, me kryeministrin Rama që reagoi ashpër ndaj kategorizimit në grup të shqiptarëve si keqbërës.

Edhe në deklaratat para nisjes së takimit të tij me kryeministrin britanik Rishi Sunak, zoti Rama deklaroi se “ashtu siç, jo të gjithë britanikët janë ‘James Bond’ apo ‘Mr. Bean’, ashtu edhe jo të gjithë shqiptarët janë personazhe që dalin nga “Taken”, tha ai duke kujtuar se janë të shumtë shqiptarët që ndërtojnë, kujdesen, gatuajnë dhe dhe këndojnë, duke sjellë rastin e këngëtares së famshme Dua Lipa.

Për këtë arsye, sipas zotit Rama “duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurt, por edhe i nderuar këtu”, u shpreh ai duke ju drejtuar zotit Sunak, ndërsa shtoi se “mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për t’u luftuar dhe për të fituar këtë betejë”.

Më herët gjatë një interviste për BBC-në zoti Rama kishte deklaruar se “komunitetit tonë i është drejtuar gishti në këtë vend për qëllime të politikës dhe ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike… Ne refuzojmë dhe do të refuzojmë gjithnjë këtë përzierjen e disa kriminelëve me shqiptarët si të tillë, pasi t’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim”.

Dhjetorin e kaluar dy kryeministrat nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku angazhoheshin për goditjen e fenomenit të emigracionit të paligjshëm.

Jam shumë i kënaqur me progresin e bërë në këtë drejtim”, u shpreh kryeministri britanik. Ndërsa zoti Rama nga ana e tij theksoi se “na duhet të bëjmë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale dhe gjithashtu për të shmangur që njerëz të pafajshëm të zihen në grepin e këtyre rrjeteve.”

Në komunikatën e zyrës së kryeministrit Sunak për takimin me zotin Rama vihet në dukje se ata “u angazhuan për thellimin e punës në kuadër të Deklaratës së Përbashkët dhe Task-Forcës për të cilat u ra dakord në dhjetor, për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në adresimin e migracionit të paligjshëm dhe bandave kriminale të trafikimit të njerëzve. Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë, për të frenuar pikësëpari udhëtimin e njerëzve, dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat”.

Sipas komunikatës “dy kryeministrat përshëndetën progresin e deritanishëm, pasi rreth 800 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri që prej muajit dhjetor, veprimet kundër krimit të organizuar dhe udhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar që përcaktojnë Shqipërinë një vend të sigurt”.

Largimi i shqiptarëve të shumtë nga vendi për shkak të pamundësive ekonomike dhe hapësirave për të siguruar një jetesë më të mirë, është po ashtu një temë debate dhe në Shqipëri. Qeveria është gjendur nën akuza të përsëritura se është përgjegjëse për situatën e krijuar, veçanërisht për ikjet e të rinjve.

Kryeministri Rama nga ana e tij është mbrojtur duke argumentuar se kjo është një tendencë e përgjithshme që ka prekur shumë vende.

Në Shqipëri ka vështirësi, sikundër kush mendon se shkon atje dhe e gjen shtruar, thjesht gabon. Por unë kurrë nuk do t’i them një të riu që, shiko ti nuk duhet ta mendosh që të provosh fatin tënd që të kapësh majat e botës. Se kjo është gjëja më e natyrshme. Ama, kurrë po ashtu nuk do t’i them dot një të riu se këtu nuk ka mundësi. Këtu ka mundësi, se po të mos kishte nuk do të kishte plot njerëz që kthehen. Nuk janë aq sa ikin. Jemi akoma në një trend që më shumë ikin se sa kthehen, por jam i sigurt se ky trend do fillojë të ndryshojë”, deklaroi zoti Rama në një takim me të rinjtë nëntorin e vitit të shkuar.

Sipas anketës kombëtare të emigracionit në familje, për vitet 2011-2019, të realizuar nga INSTAT dhe disa organizata ndërkombëtare rreth 50% e afro 177 mijë qytetarëve të larguar, janë të rinj të moshës 15-29 vjeç. Sipas studiuesve të fushës, arsyet kryesore lidhen me varfërinë, mungesën e punësimit dhe të zhvillimit në karierë.

blank

Këshilli Evropian: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve

VOA

Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mirëpritën marrëveshjen e arritur në bisedimet ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër

Të dyja palët u pajtuan të shtunën të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe planin e zbatimit të saj, të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si pjesë integrale e rrugës së tyre evropiane, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me shpejtësi dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në tekstin e përfundimeve të Këshillit Evropian.

Plani evropian për të cilin palët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel ndërsa me 18 mars në Ohër për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Mosnënshkrimi i dokumentit në takimin e Ohrit nxiti mëdyshje nëse marrëveshja mund të trajtohet si ligjërisht e detyrueshme.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thonë se pavarësisht që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga palët, ajo është detyrim ligjor që përfshin edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të arritura në bisedimet ndërmjet palëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “nuk ka bisedime për anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe nuk ka njohje. Çdo gjë tjetër që nënkupton normalizim të vërtetë të marrëdhënieve, pa tensione e pa konflikte, Serbia do ta zbatojë”.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, i cili raportoi në Këshillin Evropian, tha se çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje marrëveshjen, është e kotë.

Marrëveshja është arritur dhe duhet të zbatohet. Nuk ka vend për zgjedhje, duhet të zbatohet në tërësi nga të gjitha palët dhe ne do të vëzhgojmë me kujdes se kush e zbaton dhe kush nuk e zbaton. Dhe do t’i këshilloja (Kosovën dhe Serbinë) që të mos e drejtojnë gishtin ndaj askujt por të kryejnë punën e tyre”, tha zoti Borrell.

Serbia e mbështetur nga Rusia, vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen perëndimore.

Kosova shpalli shtetësinë e saj nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare.

Të premten Kosova shënon përvjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe. Fushata që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 10 mijë veta u vranë, mbi 800 mijë u ndoqën nga Kosova, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur.

Institucionet e Kosovës 24 marsin e vlerësojnë si një ditë me rëndësi vendimtare për historinë e vendit, ndërsa zyrtarët e Beogradit e cilësojnë Serbinë si “viktimë të agresionit të NATO-s”.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ngushëlloi familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve të 90-ta, përfshirë edhe ata që pësuan si rrjedhojë e fushatës ajrore të NATO-s.

Unë ia kam kushtuar jetën diplomacisë – gjetjes së zgjidhjeve diplomatike për problemet në dukje të pazgjidhshme. Gjatë karrierës sime, kam mësuar se ndonjëherë diplomacia dështon. Kur ndodh, rezultatet mund të jenë tragjike. E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, e as nuk duhet ta harrojë”, shkroi ai duke, theksuar se “përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj partneritetit me Serbinë është i palëkundur, siç është edhe angazhimi ynë ndaj diplomacisë”.

Afro katër mijë forca paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja kujdesen aktualisht për sigurinë në Kosovë, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të siguruar një zgjidhje afatgjatë të mosmarrëveshjeve të saj me Serbinë.

blank

VOA: Rinia shqiptare rrezikon gjithçka për një jetë më të mirë në Angli

Marrë nga Associated Press

Djali i Monika Mulajt ishte në vitin e dytë të universitetit për inxhinieri mekanike, kur vendosi të merrte një vendim të guximshëm. Ai u tha prindërve se do të largohej nga Shqipëria për një të ardhme të re në Britani.

“U përpoqëm t’ia plotësojmë të gjitha kërkesat, për libra dhe veshje, ushqim dhe pak argëtim. Por ai ishte ende i pakënaqur,” tha zonja Mulaj, mësuese në shkollën e mesme të qytetit Bajram Curri, një nga rajonet më të varfra të vendit.

Pesë vjet më vonë, djali i saj tashmë 25-vjeçar ka dy punë në Britani dhe nuk i shkon në mendje kthimi në atdheun e tij. “Shqipëria është po bën hapa prapa”, i thotë ai nënës së tij. Mijëra të rinj shqiptarë kanë kaluar Kanalin e Lamanshit në gomone dhe anije të vogla në kërkim të punës në Britaninë e Madhe. Odiseja e tyre pasqyron ekonominë anemike në Shqipëri dhe dëshirën e një brezi të ri për mundësi të reja.

Në vitin 2018, vetëm 300 vetë arritën në Britani përmes Kanalit të Lamanshit. Në vitin 2022 ky numër shkoi në 45000, pjesërisht për shkak të prurjeve nga Shqipëria, vend i cili kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Migrantët e tjerë ishin nga Afganistani, Iraku dhe Siria. Ndryshe nga shumë vende që nxisin migrimin, Shqipëria konsiderohet një vend i sigurtë nga zyrtarët britanikë.

blank

Britania është tërheqëse për shqiptarët sepse ka një ekonomi më të mirë dhe paga më të larta se vendet fqinje të Shqipërisë, Greqia apo Italia. Një tjetër element tërheqës është se shqiptarët kanë të afërm në Mbretërinë e Bashkuar. Qyteti Birmingham është strehë e një komuniteti të madh migrantësh nga Kukësi.

blank

Nënkryetari i bashkisë së Bajram Currit, Abedin Kerrnaja, tha se të rinjtë largohen për shkak të pagave të ulëta dhe vështirësive për të ndërtuar një jetë komode familjare. Dy djemtë e tij ndodhen në Britaninë e Madhe.

Xhemile Tafaj, e cila ka një restorant në një pllajë piktoreske jashtë qytetit, tha se “të rinjtë nuk kanë para për të ndjekur shkollën, nuk kanë punë dhe të ardhura. Situata, thotë ajo, ka bërë që në vend të mbeten vetëm të moshuarit dhe së shpejti shtëpitë do të boshatisen.

blank

Shqipëria Verilindore nuk ofron shumë mundësi punësimi, me përjashtim të qeverive lokale, shkollave, spitaleve dhe disa kafeneve dhe restoranteve.

Petrit Lleshi, i cili ka një motel në Kukës, thotë se ka dy vite që përpiqet të gjejë kamarierë. “Nuk do të fajësoja një 25-vjeçar që largohet, sepse pagat janë të ulta. Ajo që ofron vendi ynë nuk mjafton për të ndërtuar një jetë të mirë”, thotë zoti Lleshi.

blank

Janë të paktë ata që kërkojnë një vizë. akonisht migrantët paguajnë 5000 deri 20000 euro duke vënë në rrezik jetën për t’u futur ilegalisht në Britani. Shumë prej migrantëve marrin borxhe me shpresën për gjetur një punë të sigurtë.

Por realiteti në Britani është ndryshe, ata detyrohen të punojnë në shtëpitë e barit, siç quhet kanabisi, për dy vite për të paguar paratë e marra borxh për të paguar trafikantët, sipas raportimeve të mediave shqiptare.

Por numri i madh i migrantëve shqiptarë që futen ilegalisht në Britani ka shaktuar debate të ashpra kohët e fundit mes udhëheqësve britanikë dhe shqiptarë.

Ministrja e Brendshme britanike Suella Braverman i ka cilësuar ardhjet si “pushtim i brigjeve jugore”. Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama i cilësoi komentet si përpjekje për të mbuluar politikat e dështuara kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Zoti Rama i cili ndodhet sot në Britani për bisedime me kryeministrin Rishi Sunak, i përsëriti kritikat e ashpra ndaj zonjës Braverman në një intervistë me BBC-në.

Disa agjenci po investojnë në programe që synojnë të ofrojnë vende pune për shqiptarët dhe plotësojnë nevojat për punëdhënësit britanikë. Këto vende pune në përgjithësi janë nga distanca.

blank

Elias Mazloum me grupin “Social Development Investments” thotë se emigracioni është “kancer”. “Ne po ofrojmë kimoterapi pas përdorimit të një sasie të madhe morfine për të vonuar imigrimin”, tha ai.

Sipas projektit të tij, 10 kompani në Irlandë do të punësojnë 10 të rinj shqiptarë për të punuar nga distanca me një pagë prej 500 eurosh në muaj në vitin e parë. Gjatë kësaj kohe ata do të trajnohen dhe do të pajisjen me çertifikata nga Instituti Irlandez i Marketingut Dixhital. Më pas ata punësohen nga distanca me një rrogë mujore prej 1000 euro. Synimi është krijimi në rajon i një sistemi punësimi nga distanca.

Një projekt britanik në Kukës mbështet bizneset e vogla dhe të mesme në turizëm dhe bujqësi dhe do të hapë një shkollë profesionale.

Qeveria shqiptare ka ofruar gjithashtu stimuj. Çiftet e reja që hapin një biznes të vogël do të përjashtohen nga taksat deri në tre vjet dhe çiftet që kthehen nga Brtiania do të shpërblehen me 5 mijë euro.

Organizata e zotit Mazloum ka negociuar me kompaninë “Vodafone Albania” për të ofruar falas internet me shpejtësi të lartë për ata që punojnë nga distanca.

blank

Kurti: Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje as vetëadministrim

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë i paraparë në marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur së fundmi, nuk nënkupton vetëadministrim.

Këto deklarata ai i bëri gjatë raportimit të enjten në Kuvendin e Kosovës në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, për të cilën të dyja vendet arritën pajtim më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai iu përgjigj kritikave të opozitës në lidhje me pikën 7 të kësaj marrëveshje që parasheh “sigurimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”

“Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje as vetëadministrim”, tha Kurti duke i kërkuar deputeëtve opozitarë që të mos përdorin “nocione të skajshme”.

Kryeministri Kurti tha para deputetëve se nuk mund t’u shmanget marrëveshjeve Kosovë-Serbi që janë arritur nga qeveritë e kaluara.

Në marrëveshjen e arritur më 18 mars në Ohër, specifikohet se të dyja shtetet duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën.

Kjo përfshin edhe themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, marrëveshja për të cilën u arrit në vitin 2013 dhe u specifikua në vitin 2015.

Kjo marrëveshje që nuk u zbatua asnjëherë deri më tani, ishte kundërshtuar ashpër nga Kurti edhe gjatë kohës sa ishte në opozitë.

“Aleatët tanë na kujtojnë që marrëveshjet janë arritur në mes qeverive të shteteve tona, me detyrime të qëndrueshme edhe kur qeveritë ndryshojnë. Nëse duam të trajtohemi si shtet dhe të njihemi si një i tillë unë nuk mund t’i shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne lidhim”, tha ai.

Tutje, Kurti ritheksoi se do të angazhohet që nuk do të ketë një pushtet ekzekutiv në mes të nivelit qendror e lokal në Kosovë, përmes këtij asociacioni.

“Çdo gjë do ta konsiderojmë nga prizmi i Kushtetutës sonë, i ligjshmërisë sonë”, tha ai.

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt u pajtuan për Marrëveshjen drejt normalizimit, apo që njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Ndërkaq, më 18 mars, palët u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

 

Kurti e quajti këtë marrëveshje “tekstin më të mirë që ka mundur të arrihet tani për tani”.

“Ia vlen mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”, tha ai.

Kurti, megjithatë, tha se nuk pret që rruga përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të jetë e lehtë.

“Do të ketë shumë kurthe e ndërskamca. Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur, përfshirë injorimin haptas të marrëveshjes, anulimin e interpretimin e riinterpretimin e asaj për të cilën tashmë kemi rënë dakord”, tha Kurti.

Opozita me kritika për “transformimin e Kurtit” karshi Asociacionit

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, parti opozitare, e kritikoi Kurtin për zbrapsje nga qëndrimet e tij, sidomos sa i përket Asociacionit.

“Kryeministri i Kosovës me një fjali mbrëmë e ka përmbysur të gjithë jetën e tij politike. Po, ka Asociacion dhe ka pasur Asociacion sa herë që ky ka thënë që nuk ka asociacion”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, me marrëveshjen në Ohër Kurti “ka rrezikuar t’u japë autonomi politike serbëve të Kosovës”.

Edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, e kritikoi Kurtin në lidhje me pranimin e Asociacionit në marrëveshjen e Ohrit, pa i përfillur kushtet e tij që i kishte vënë në fillim të muajit shkurt.

Një ndër kushtet që e përmendura nga Kurti ishte që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale dhe të zbatohet vetëm pas njohjes reciproke.

“Ndiej keqardhje për të mashtruarit, të përdorurit, të shfrytëzuarit dhe mbi të gjitha për humbjen e kohës së Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Në anën tjetër, Besnik Tahiri, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo po ashtu opozitare, tha se me marrëveshjen e Ohrit dialogu dhe diskutimi me Bashkimin Evropian do të vazhdojë me vite.

“Për ne kjo duhet të përdoret si mundësi e forcimit të shtetit të Kosovës, por është edhe një potencial për gabime dhe lëshime”, tha Besnik Tahiri, i cili sugjeroi që në komitetin që monitoron zbatimin e marrëveshjeve të përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rikujtojmë se marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

blank

Kurti për Asociacionin: Nuk mund t’i shmang traktatet ndërkombëtare

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund t’u shmanget marrëveshjeve Kosovë-Serbi që janë arritur nga qeveritë e kaluara.

Kështu deklaroi ai gjatë raportimit të enjten në Kuvendin e Kosovës në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, për të cilën të dyja vendet arritën pajtim më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Brenda kësaj marrëveshjeje specifikohet se të dyja shtetet duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën.

Kjo përfshin edhe themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, marrëveshja për të cilën u arrit në vitin 2013 dhe u specifikua në vitin 2015.

Kjo marrëveshje që nuk u zbatua asnjëherë deri më tani, ishte kundërshtuar ashpër nga Kurti edhe gjatë kohës sa ishte në opozitë.

“Aleatët tanë na kujtojnë që marrëveshjet janë arritur në mes qeverive të shteteve tona, me detyrime të qëndrueshme edhe kur qeveritë ndryshojnë. Nëse duam të trajtohemi si shtet dhe të njihemi si një i tillë unë nuk mund t’i shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne lidhim”, tha ai.

Tutje, Kurti ritheksoi se do të angazhohet që nuk do të ketë një pushtet ekzekutiv në mes të nivelit qendror e lokal në Kosovë, përmes këtij asociacioni.

“Çdo gjë do ta konsiderojmë nga prizmi i Kushtetutës sonë, i ligjshmërisë sonë”, tha ai.

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt u pajtuan për Marrëveshjen drejt normalizimit, apo që njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Ndërkaq, më 18 mars, palët u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

 

Kurti e ka quajtur këtë marrëveshje “tekstin më të mirë që ka mundur të arrihet tani për tani”.

“Ia vlen mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”, tha ai.

Kurti, megjithatë, tha se nuk pret që rruga përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të jetë e lehtë.

“Do të ketë shumë kurthe e ndërskamca. Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur, përfshirë injorimin haptas të marrëveshjes, anulimin e interpretimin e riinterpretimin e asaj për të cilën tashmë kemi rënë dakord”, tha Kurti.

Opozita me kritika për “transformimin e Kurtit” karshi Asociacionit

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, parti opozitare, e kritikoi Kurtin për zbrapsje nga qëndrimet e tij, sidomos sa i përket Asociacionit.

“Kryeministri i Kosovës me një fjali mbrëmë e ka përmbysur të gjithë jetën e tij politike. Po, ka Asociacion dhe ka pasur Asociacion sa herë që ky ka thënë që nuk ka asociacion”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, me marrëveshjen në Ohër Kurti “ka rrezikuar t’u japë autonomi politike serbëve të Kosovës”.

Edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, e kritikoi Kurtin në lidhje me pranimin e Asociacionit në marrëveshjen e Ohrit, pa i përfillur kushtet e tij që i kishte vënë në fillim të muajit shkurt.

Një ndër kushtet që e përmendura nga Kurti ishte që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale dhe të zbatohet vetëm pas njohjes reciproke.

“Ndiej keqardhje për të mashtruarit, të përdorurit, të shfrytëzuarit dhe mbi të gjitha për humbjen e kohës së Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Rikujtojmë se marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

blank

Ukraina do të jetë në gjendje të shkojë në ofensivë në Bahmut shumë shpejt

Shkarkimi i vazhdueshëm i forcave ruse që luftojnë për Bahmut do të lejojë Ukrainën të shkojë në kundërofensivë në qytetin lindor “shumë shpejt”, tha një gjeneral i lartë ukrainas në një postim në Telegram të enjten.

“Rusët po humbasin forca të konsiderueshme [në Bakhmut] dhe po mbarojnë energjitë,” tha gjeneral kolonel Oleksandr Syrskyi, komandant i forcave tokësore të Ukrainës.

“Shumë shpejt, ne do të përfitojmë nga kjo mundësi, siç bëmë në të kaluarën pranë Kyin Kharkiv, Balakliya dhe Kupyansk,” tha ai, duke iu referuar rasteve kur trupat ruse janë tërhequr më parë përballë kundërofensive ukrainase.

Syrskyi tha se forcat ruse – të përbëra kryesisht nga luftëtarë të kompanisë private ushtarake Wagner – vazhdojnë të përpiqen të marrin Bakhmut “me çdo kusht, pavarësisht humbjeve si në fuqi punëtore ashtu edhe në pajisje”.

Komandanti, i cili ka bërë vizita të shpeshta tek ushtarët afër vijës së frontit në dhe rreth Bakhmut, u bëri homazhe edhe ushtarëve ukrainas që mbrojnë qytetin.

“Nën zjarr të vazhdueshëm nga artileria dhe avionët e armikut, ushtarët tanë në front demonstrojnë qëndrueshmëri, guxim dhe trimëri mbinjerëzore,” tha ai.

“Në veçanti, njësitë e Brigadave 93, 10, 57 dhe 5, të cilët tani po mbrojnë atdheun tonë në lindje të vendit.

Disa kontekst: Në një përditësim të mërkurën, ushtria e Ukrainës tha se kapaciteti sulmues i Rusisë po zvogëlohet në dhe rreth Bakhmut, ndërsa forcat e Moskës shpenzojnë një numër të madh trupash duke u përpjekur të kapin qytetin në luftime të ashpra. syri.net

blank

Marrëveshja e Ohrit- Kurti e pranon: Do ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se në planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Kurti tha se si Kosova dhe Serbia konfirmuan detyrimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara.

“Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”.

Më tej Kurti tha se Kosova duhet t’i trajtojë me kujdes marrëveshjet.

 

“Ka shumë marrëveshje, një thes me marrëveshje që duhet ta trajtojmë me kujdes, por natyrisht që edhe kjo çfarë ndodh në nenin 7 i referohet komunitetit serb në Kosovë. Ne kemi qenë kreative dhe të angazhuar për një çështje të vetmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë dhe sidomos sa i përket ofrimit të shërbimeve”, tha Kurti në televizionin publik të Kosovës.bw

blank

Blinken: Zbatimi i marrëveshjes, i hap rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin atë

VOA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken that të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë.

Sekretari Blinken i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Senatores demokrate Jeanne Shaheen lidhur me përpjekjet e tij për t’i bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën.

“Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende”, tha Sekretari Blinken.

Ai e pranoi se njohja nga Serbia është tjetër çështje dhe do të dojë kohë.

“Por nëse ato (vendet) arrijnë në një marrëdhënie të normalizuar, kjo do të kishte një efekt pozitiv dhe besoj se me kalimin e kohës do të arrijmë në atë pikë, por mendoj se për pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, fakti që këto vende (Kosova dhe Serbia) kanë arritur marrëveshjen dhe duke supozuar që do ta zbatojnë, kjo do t’i shtyjë ato drejt njohjes”, tha zoti Blinken.

Sekretari i Shtetit, Blinken tha gjatë seancës se përparimi që është arritur mes Serbisë dhe Kosovës është shpresëdhënës, veçanërisht ai i fundjavës së kaluar për të zbatuar udhërrëfyesin në rrugën drejt normalizimit.

“Besoj se ajo që është e rëndësishme përveç faktit që të dyja vendet kanë rënë dakord në parim që ta bëjnë një gjë të tillë, është që këto angazhime janë pjesë e planeve të të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, prandaj shpresoj që kjo të jetë një nxitje që ato t’i zbatojnë ato”, tha ai.

Senatorja Shaheen, tha se ishte dakord.

“Besoj se është e rëndësishme për njerëzit si në Kosovë edhe Serbi, të shohin disa përfitime në jetën e tyre private nga kjo lloj marrëveshjeje dhe shpresa është që kjo t’i afrojë të dyja vendet me BE-në”, tha ajo.

Zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë “shumë të përfshira në këtë proces”.

“Kam diskutuar si me Kryeministrin (Albin) Kurti, ashtu edhe Presidentin (Aleksandar) Vuçiç në këtë drejtim, kështuqë mendoj se ky është një moment pozitiv”, tha ai.

Senatorja Shaheen tha se Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme është shumë i interesuar për këtë çështje dhe pyeti se si mund të ndihmojë Kongresi në këtë drejtim.

“Besoj se do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme nëse në angazhimet tuaja me ligjvënës të të dyja vendeve për shembull, mbështetja e qartë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për të çuar përpara dhe për të zbatuar këto marrëveshje, mendoj se do të ishte kritike”, tha zoti Blinken.

Ai shtoi se inkurajon me force angazhimin e anëtarëve të Kongresit me parlamentet e dy vendeve, si edhe me vetë udhëheqësit e dy vendeve.

blank

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

RFE/RL

Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim të shtetit.

Këto vlerësime janë bërë një vit pas nisjes së luftës së Rusisë në territorin ukrainas.

Dokumenti, që është përpiluar nga Qeveria ukrainase, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara, parasheh që Kievi të kërkojë “14 miliardë dollarë për rindërtime kritike më 2023”.

Për të përmbushur këto nevoja, Qeverisë ukrainase do t’i duhen 11 miliardë dollarë më shumë sesa që ka paraparë në buxhetin e vitit 2023.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndikuar në zhvendosjen e miliona njerëzve dhe me rritje globale të çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

“Infrastruktura e energjisë, strehimi, infrastruktura kritike, ekonomia dhe deminimi janë prioritetet tona kryesore këtë vit”, ka thënë kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, përmes një deklarate.

Mirëpo Shmygal ka paralajmëruar se “shkalla e dëmeve dhe nevojat për rindërtime, nuk përfshijnë të dhënat për humbje të infrastrukturës, strehimit dhe bizneseve në territoret e pushtuara”.

Ai ka thënë se kur forcat mbrojtëse t’i çlirojnë ato territore, autoritetet do të nisin punën dhe vlerësimet në to.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.


Send this to a friend