VOAL

VOAL

Familja shqiptare që rrezikon dëbimin, francezët u dalin në mbështetje

January 11, 2018

Komentet

Topalli takim me diasporën në Itali: Shqiptarët që votojnë për ndryshimin janë patriotë të vërtetë

Drejtuesja politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli, ka ndarë përmes një postimi në Facebook emocionet dhe frymëzimin nga takimet me diasporën shqiptare në Itali. Ajo e përshkroi entuziazmin dhe pasionin e shqiptarëve për vendlindjen si të zjarrtë dhe frymëzues.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Takimet me shqiptarët në Itali janë gjithmonë të zjarrta dhe frymëzuese,” shkroi Topalli. Sipas saj, diaspora jo vetëm që ruan një lidhje të fortë me atdheun, por edhe shpreh dëshirën për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.

Topalli theksoi rëndësinë e regjistrimit dhe votimit nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. “Shqiptarët që regjistrohen dhe votojnë për ndryshimin janë patriotë të vërtetë, që i tregojnë botës se dashuria për atdheun shkon përtej kufijve,” shtoi ajo.

Në mesazhin e saj, ajo rikujtoi se deri më 4 mars shqiptarët kanë mundësi të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhje, duke theksuar se ky është një moment vendimtar për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë.

 

 

“Regjistrohu, voto, ndrysho. Shqipëria ka nevojë për ty!” ishte thirrja e Topallit, duke apeluar për pjesëmarrje masive të diasporës në zgjedhje. bw

Takimi në Brescia/ Himçi-emigrantëve: Regjistrimi juaj për zgjedhjet e 11 majit, mision hyjnor për Shqipërinë!

Kryetari i PD Elbasan, Bledi Himçi nga Brescia e Italisë në takimin me bashkatdhetarët shqiptarë atje, u ka bërë thirrje të kontribuaojnë në rrëzimin e klikës së Ramës në pushtet, që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përzënë shqiptarët nga vendi.

Gjatë fjalës së tij para diasporës në Brescia, Himçi tha se është shpresëplotë që PD do të bëjë ndryshimin e shumëpritur, falë votës së emigrantëve.

Himçi u bëri thirrje shqiptarëve në Itali të regjistrohen pë rtë votuar në zgjedhjet e 11 majit, pasi ky ëhstë një mission jo vetëm për PD, por për të gjithë Shqipërinë.

Ky takim më bën entuiziast për 11 majin. Puna juaj do e çojë PD në fitoren e sigurtë më 11 maj. S’ka qenë e lehtë, Rama e shpopulloi Shqipërinë. Vendimarrja s’ka qenë e lehtë për ju, sot jemi në një situatë krejt ndryshe, jemi në një situatë ku ju jeni misionarët e angazhimit maksimal për të ftuar miqtë, shokët, të afërm për të qenë pjesë e regjistrimit më 11 maj.

Nëse s’regjistroheni do të humbni shansin për të rrëzuar klikën që ka ndërtuar Rama. Është një mision për ju, duhet ta tregoni veten patriotë që duhet të marrë përsipër jo vetëm familjen e tij por edhe fatine  Shqipërisë. Ky mision ëhstë hyjnor për Shqipërinë e jo vetëm për PD. Jam i sigurtë që këtë lajm do ta përcillni përtej kësaj sallë, Brescias e Italisë. PD do të shkojë drejt fitores së sigurtë.

Veprimtaria shkencore,kulturore dhe  atdhetare e Shoqates “Trojet e Arbrit “në vitin 2024- Nga Nue Oroshi

 

 

(Më rastin e 20 vjetorit të themelimit)

Sa herë që kalojnë vitet çdo shoqatë, apo organizatë serioze e bën analizën dhe dëshminë e punës konkrete për vitin që kalon. Edhe Shoqata “Trojet e Arbrit” me rastin 20 vjetorit  të themelimit të saj ka kryer një seri veprimtarish të ndryshme për vitin 2024.Ku ka vendosur dy buste një në Pejë dhe tjetrën në Krujë,ka mbajtur shumë sesione shkencore dhe akademi promovuese pa harruar edhe botimin e dy veprave enciklopedike.Këto aktivitete nuk i ka kryer vetëm por në çdo qytet ku kemi shkuar kishim edhe një shoqatë vendore që na ka dhënë krahun në aspektin organizativ.Për të informuar lexuesit me aktivitetin e Shoqatës “Trojet e Arbrit” shkrimin e kam ndarë në 14 pika të veçanta që paraqesin punën e kësaj shoqate për vitin 2024:

1). Akademi Solemne për vendosjen e bustit të heroinës Marie Shllaku e organizuar në qytetin e Pejës më datën, 2 prill 2024 bashkë me Qendrën për Hulumtime Shoqërore dhe Historike në Pejë të udhëhequr nga z.Afrim Shabi. Morën pjesë studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare në mesin e të cilëve edhe bashkëvuajtesi nëper burgjet komuniste i heroinës Marie Shllaku atdhetari dhe shkrimtari Shefqet Kelmendi në moshën 94 vjeçare. Në këtë sesion shkencor më fjalën e rastit u paraqitën: Nue Oroshi, Afrim Shabi, Shefqet Kelmendi, Xhenet Syka Kelmendi, Keda Kaceli, vajza e Gjergj Martinit,Mark Berisha,dhe Prel Milani, kurse studiuesit që paraqitën temat për veprimtarinë e heroinës Marie Shllaku ishin: prof.dr.Sabile Basha, prof.dr.Teuta Shala, prof dr.Muhamet Mala, mr.sc.Prend Buzhala, biografi i Marie Shllakut Tomë Mrijaj, dr.sc.Arben Arifaj, dr.sc.Besim Morina. dr.sc.Gjet Ndoj, dr.sc.Rovena Mikeli Vata, mr.sc.Jahja Lluka, dr.sc.Zeqir Kadriu dhe Besim Perjuci. Moderimi u krye nga msc Ermonda Foniqi.

2). Zbulimi i bustit të  heroinës Marie Shllaku më datë , 02.04.2024 vepër e skulptorit Fiqiri Kasa. Financimi u krye nga Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe Qendra për hulumtime Shoqërore dhe Historike në Pejë. Leja u lëshua nga Komuna e Pejës, kurse në zbulimin e bustit morën pjesë shqiptarët nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata. Më nga një fjalë rasti u paraqitën  kryetari i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri, Kryetari i Shoqates “Trojet e Arbrit” Nue Oroshi, si dhe skulptori Fiqiri Kasa.Ndërsa këngen për heroinën Marie Shllakun, Kolë Parubin, At Bernardin Llupin dhe Gjergj Martinin e këndoj këngetari Nikollë Gjini. Falënderojmë të gjithë donatorët që kontribuan në financimin e bustit të Marie Shllakut në Pejë.

3).Promovimi i librave më datën ,04.04.2024 në Shkodër të znj.Bianca Maria Gjomarkaj “Kulla e Rezistencës- Familja Markagjoni një Dinasti Shqiptare ”  dhe Librit “Kapidan Mark Gjon Marku Komandant i përgjithshem i fuqive të armatosuna kombëtare” grup autorësh përgaditur nga Nue Oroshi. Në organizimin e promovimit  të dy librave në Shkodër një kontribut të çmuar dhanë edhe autorja e librit znj.Bianca Maria Gjomarkaj, bijë e Kapidan Ndue Gjon Markagjonit dhe kusheriri i saj Artan Lleshi Gjomarkaj. Në këtë promovim ligjeruan: dr.sc.Besim Morina, Tomë Mrijaj kumtesën e lexoj Ms.sc.Ermonda Foniqi,Bianca Maria Gjomarkj, mr.sc.Nue Oroshi, Artan Lleshi Gjomarkaj.Poemen e Ernest Koliqit për Kapidn Markun e deklamoi Martin Dedaj.Moderimi i këtij promovimi u krye nga Arbresha Berisha.

4).Promovimi i librave më datën, 05.04.2024 në Mirditë-Rreshen, libri i Bianca Maria Gjomarkajt “Kulla e Rezistencës-Familja Markagjoni një Dinasti Shqiptare” dhe librit të “Kapidan Mark Gjon Marku Komandant i përgjithshem i fuqive të armatosuna kombëtare “grup autorësh. Promovimi është mbajtur në pallatin  e Kulturës në Rreshen. , 4yxcvnnn ccfft541wq     Këtë promovim e  organizuan  Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe Bashkia Rreshen,një kontribut të çmuar në këtë promovim e dha edhe autorja e librit Bianca Maria Gjomarkaj, bijë e Kapidan Ndue Gjon Markagjonit dhe kusheriri i saj Artan Lleshi Gjomarkaj. Rreth librave folën  Bianca Maria Gjomarkaj, Avokat Ndre Molla,Tomë Mrijaj kumtesën e ti e lexoj Ermonda Foniqi,Gjon Melyshi, mr.sc.Emrie Krosi, dr.sc. Besim Morina, Artan Lleshi Gjomarkaj dhe Gegë Tuci.Poemën e Kapidan Markut e deklamoj Martin Deda dhe studentja Armanda Veseli,kurse këngën për Kapidan Markun e kënduan këngëtaret mirditor Kolë Zefi, Mark Gjoni dhe grupi i burrave.Moderimi i këtij promovimi u bë nga msc.Ermonda Foniqi.

5).Mbajtja e sesionit shkencor në Podujevë më datën ,09.06.2024.Sesioni shkencor u organizua nga Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe Shoqata “Vendenisi” në Podujevë me kryetar mr.sc.Adem Ajvazi. Tema boshtë e këtij sesioni shkencor ishte:” Rezistenca Shqiptare në Llap dhe në viset e tjera etnike shqiptare gjatë viteve 1912 -1953″. Në këtë sesion shkencor kontribut të çmuar në çështje organizative e dha kryesia e Shoqatës “Vendenisi”, e udhëhequr nga kryetari Adem Ajvazi. Temat e tyre në këtë sesion shkencor i paraqitën: Ma.sc Adem Ajvazi, Dr.sc.Besim Morina, Mr.sc. Kastriot I. Veselaj, Prof Fazli Hajrizi, Mr.sc.Rezehana Hysa, dr. Ismet Potera, Tomë Mrijaj, Prof. Nexhmi  Ganiu, Prof . Sylejman Kadriu, Dr.sc.Qazim Namani, Prof. Dr. Nexhmedin Bardhi, Prof. Dr. Naser Shabani, Mr.sc.Nue Oroshi, Prof.Xhevdet Halimi, Msc. Kristinë Oroshi, Ma.sc. Fahri Uka, Prof .Afrim Azemi, Prof.Raif Muçolli, Ma.sc. Burim Halili, Prof.Rexhep Podvorica, Prof.Ziadin Zeqiri, Prof. Ismajl Revuqi,. Moderimi i këtij sesioni shkencor u krye nga studiuesja Ermonda Foniqi. Dy shoqatat në Llap iu shpërndanë mirënjohje familjeve atdhetare që kanë dhënë heronjët për çlirimin e trojeve etnike shqiptare.

6).Mbajtja e sesionit të veçantë shkencorë më datë, 10.06.2024, me temën boshtë: ” Salih Çekaj luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës”. Sesioni shkencor është mbajtur në Prishtinë dhe u organizua nga Shoqata ” Trojet e Arbrit”, nga Shoqata ” Sali Çekaj”  në Zvicërr, dhe nga Shoqata ” Sali Çekaj”  në Gjermani. Kontribut të çmuar në  organizimin e këtij sesioni shkencor ka dhënë edhe Milazim Maraj bashkëluftëtari më i ngushtë i Sali Çekajt, si dhe udhëheqësit e shoqatave “Sali Çekaj “në Zvicërr dhe në Gjermani, Saim Tahiraj , Abas Fejzullahi dhe Osman Ferizi. Në këtë sesion të veçantë shkencor të parin për heroin Sali Çekaj morën pjesë studiues dhe bashkluftëtarë nga të gjitha viset etnike shqiptare si dhe familja e heroit Salih Çekaj. Studiuesit dhe bashkëluftëtarët e heroit Sali Çekaj që morën pjesë me kumtesat dhe që i dërguan kumtesat për libër  janë: Rrustem Berisha, Xajë Qelaj, Osman Ferizi, Fadil Hadergjonaj,Hysen Çekaj, Eduart  Abazi, Anton Kolaj, Milazim Maraj, Anton Quni, Musë Gjakova, Major Nazif Ramabaja, Hazer Krasniqi, Idriz Zeqiraj, Prof.Dr. Bahri Gashi, Dr.sc.Besnik Raci,dr.sc.Sadik Krasniqi,dr.sc.Besim Morina, Abas Fejzullahi, Saim Tahiraj, msc.Kristinë Oroshi, Xhafer Leci,  Arif Molliqi, Mr.sc. Fadil Geci, Zymer Lulaj, Smajl Çekaj, Hysen Ibrahimi , Dr.Afrim Sylejmani, Naser Vllasi, ma.sc.Ermonda Foniqi,Leonora Berisha, ma.sc.Linditë Hoxha, mr.sc.Flamur Rexhbogaj, mr.sc.Ali Husaj, Abdulla Tafili dhe Mr.sc.Nue Oroshi.

7).Mbajtja e sesonit shkencor në Malishevë më datën, 11.06.2024 me temën bosht:  “Qëndresa e Llapushës dhe trojeve të tjera shqiptare gjatë viteve 1912-1952” .Ky sesion shkencor u organizua së bashku me Shoqatën “Ali Hadri” – Dega në Malishevë ku një kontribut të çmuar në këtë organizim e dhanë: Mr.sc.Lulzim Gega, Cen Desku dhe Ramadan Gashi. Temat e tyre në këtë sesion shkencor i paraqitën studiuesit: Dr.Arben Arifaj, Cen Desku, Dr.Qerim Kastrati, Dr.sc.Mehmet Rukiqi, Mr.sc.Rezehana Hysa, Dr.sc. Asllan Krasniqi, Tomë Mrijaj, Aziz Berisha, Mr.sc.Lulzim Gegaj, Mr.sc.Kastriot I. Veselaj, Dr.sc.Besim Morina, Nexhat Krasniqi, Mr.sc.Nue Oroshi, Ma.sc.Agim Hyseni, Fadil Javori, Ma.sc.Kristinë Oroshi, prof.dr.Zeqir Kadriu, Enver Maloku, Xhemë Elshani, Nikollë Perkaj, Ilir Nika, Bujar Tahiri, Mr.sc.Ajet Leci ,Fetah Bekolli, Jupë Hoti dhe Jusuf Bytyqi.

8) Promovimi i dy librave: “Masakrat dhe krimet serbe-malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912 -1999″(I-II) me gjithsej 1296 faqe,  në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg i mbajtur më, 27 shtator 2024. Në këtë promovim në çështjet organizative një kontribut të çmueshëm e dhanë edhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg znj.Saranda Krasniqi-Osmani dhe komplet stafi i konsullatës. Në këtë akademi rreth librave folën: Konsullja e Përgjithshme e Republikës se Kosovës në Hamburg znj.Saranda Krasniqi-Osmani, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Hamburg z.Kolë Gjoka si dhe intelektualët znj.Sadbere Emshiu dhe z.Avni Bilalli. Në fund një fjalë rasti e mbajti edhe botuesi Nue Oroshi.

9).Foltorja në cermoninë e vendosjes së bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e Krujës  më, 24 nëntor 2024. Kjo cermoni u organizua nga Shoqata “Trojet e Arbrit”, familja Merlika dhe Bashkia e Krujës. Me temat e tyre morën pjesë 9 studiues: Eugjen Merlika, Dr.Qerim Lita studiuesi Gjet Ndoj, Prof. Enriketa Papa, Dr.sc. Rovena Vata, Dr.sc. Besim Morina, Prof. Nevila Nika ,shkrimtari Marcel Hila dhe studiuesi Klajdi Lulollari.Moderimi i foltores është bërë nga gazetarja  dhe shkrimtarja Suadella Balliu.

10).Zbulimi i bustit të Mustafa Krujës në qytetin e Krujës. Morën pjesë mijëra qytetar nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata atdhetare. Busti u zbulua më datën, 24 nëntor 2024. Fjalën e vetme rreth jetës, veprës dhe atdhetarizmit të Mustafa Merlika  Krujës e mbajti Kryetari i Shoqatës “Trojet e Arbrit” Nue Oroshi.

11). Promovimi i dy librave në  Elmshorn, më datën , 30 nëntor 2024, “Masakrat dhe krimet serbe-malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912 -1999” (I-II) me gjithsejt 1296 faqe.Një kontribut të çmuar në këtë organizim e ka dhënë Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Hamburg z.Kolë Gjoka. Rreth librave kanë folur Konsulli i Nderit i Republikes se Shqipërisë në Hamburg z.Kolë Gjoka,Konsullja e Përgjithshme e Republikës se Kosovës në Hamburg Mr.sc.Saranda Krasniqi-Osmani, Mirela Kalaj dhe botuesi Nue Oroshi.

12).Botimi i librit në vitin 2024 me titull: “Kapidan Mark Gjon Marku-Komandant i përgjithshem i fuqive të armatosuna kombtare ” grup autorësh i përgaditur nga Nue Oroshi. Libri ndahët në dy pjesë në studimet e bashkëkohësve, si dhe në autorët e sotshëm. Në pjesën e parë studimët e bashkëkohësve janë mbledhur dhe botuar shkrimët e profesor Ernest Koliqit, Gjon Melyshi, Kapidan Ndue Gjon Marku, Tahir Kolgjini, Rifat Kolgjini, profesor Alush Leshanaku, Ndue Pjeter Gjomarkaj dhe Ndrecë Molla. Kurse tek studiuesit e kohës se sotme  studimet e tyre i kanë botuar:Eugjen Merlika, Bianca Maria Gjomarkaj, Tomë Mrijaj, dr.sc.Besim Morina, Artan Lleshi Gjomarkaj, Ervina Toptani, Nue Oroshi, Av.Ndre Molla, msc.Kristinë Oroshi dhe Beqir Sina. Libri i ka gjithsejt 254 faqe.

13). Botimi i librit : “Ernest Koliqi- Mendjendrituri dhe Dritëdhënesi i kombit shqiptar” i përgaditur nën përkujdesjen e Nue Oroshit.Në këtë libër enciklopedik punimet i botuan studiuesit: Dr.sc.Rovena Mikeli Vata, Mr.sc.Nue Oroshi, Afrim Shabi, Dr.sc.Gjet Ndoj, Eugjen Merlika, Dr.don Lush Gjergji, Arben Kondi, dr.sc.Besim Morina, Fazli Hajrizi, Tomë Mrijaj, Abas Fejzullahi, mr.sc.Ismet Azizi, prof.dr Zeqir Kadriu, prof.Isak Shema,dr.sc.Ragip Gjoshi, mr.sc.Rezehana Hysa, Ali Daci, prof.dr.Besim Muhadri, Petrit Palushi , Ma.sc.Fjolla Gashi-Avdimetaj, Mr.sc.Eugena Gjoka, Mr.sc.Emrie Krosi, Fatmir Minguli, Ma.sc.Ermonda Foniqi, Leonora Berisha,  Mr.sc.Flamur Rexhbogaj, mr.sc.Lindita Hoxha, Ma.sc.Kristinë Oroshi, Bekim Kelmendi, Ms.sc.Jahja Lluka dhe Agim Desku.Libri i ka gjithsej 396 faqe.

14).Përgaditja e kërkesës me rreth 50 faqe si dhe dorëzimi i dosjes për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren, projekt i skulptorit Fiqiri Kasa. Kërkesa është dorëzuar në prill 2024 për herë të dytë,në Komunën e Prizrenit dhe në Ministrinë e Kulturës. Përgaditja e Kërkesës për Monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut në Shkodër dhe dorëzimi i saj në Bashkinë e Shkodrës për herë të dytë në prill të vitit 2024. Si dhe përgaditja e kërkesës dhe dorëzimi saj për bustin e profesor Ymer Berishës në Prishtinë. Kërkesa është dorëzuar në qershor të vitit 2024 në Komunën e Prishtinës.

Dhe krejt në fund e ndjej veten shumë të gëzuar se kjo shoqatë për 20 vite ka arritur të kryej shumë punë, qoftë në aspektin shkencor, atdhetar, botues, vendosjën e busteve dhe monumentëve të ndryshme të nacionalizmës shqiptare. Më një fjalë Shoqata “Trojet e Arbrit” është duke e luajtur rolin e dy akademive shkencore në Shqipëri dhe Kosovë  me projekte kombëtare në shumë aspekte.Nuk duhet harruar asnjëherë puna e dizajnerit të Shoqatës “Trojet e Arbrit “Ma. Art. Adil Beqaj i cili gjatë tërë vitit 2024 tregoj gadishmëri te përhershme për rregullmin e dizajnit.E gjithë kjo punë bëhet nga idealizmi i madh i intelektualëve shqiptarë që rrjedhin nga familjet atdhetare që shekuj me radhë dhanë  mundin, djersën  dhe gjakun për bërjen e Shqipërisë Etnike.

 

 

Shpresë e pashuar për kthim në atdhe- Nga Prof. Lekë Mrijaj

Recension për librin MALL E DASHURI PËR ATDHE, të autorit Florim Zeqa

 

Pasi e lexova librin (në pdf.) me titullin “Mall e Dashuri për Atdhe” të autorit Florim Zeqa,
pashë se libri ishte punuar jashtëzakonisht mirë, me një reflektim dhe përmbledhje tejët
profesionale dhe me një stil të lartë, ku gërshetohej modeli i stilit të shkrimtarit,
atdhetarit, gazetarit e historianit të vlerave shumëdimensionale.
Thënia monumentale qe përmban edhe titullin e librit; “Mall e Dashuri për Atdhe”
përmbledh në mënyrë të thellë ndjenjat më të theksuara të një mërgimtari: Pra, mallin
dhe dashurinë e pashuar për vendin e tij të lindjes. Fjala mall përfaqëson dhimbjen e
largimit, mungesën e vendlindjes dhe familjes, si dhe dëshirën e zjarrtë për t’u rikthyer
në atdhe. Nga ana tjetër, dashuria tregon lidhjen e pazgjidhshme që mërgimtari ruan
me vendin e tij, pavarësisht largësisë dhe viteve të kaluara në dhe të huaj. Ky titull
reflekton përjetimet emocionale të çdo individi që, edhe pse i larguar, e mban
vendlindjen në zemër, duke gjetur forcën dhe frymëzimin për të përballuar çdo sfidë në
emër të dashurisë për atdheun.
Libri i autorit Florim Zeqa, është një përmbledhje e ndjenjave të thella patriotike dhe
përkushtimit ndaj atdheut. Në këtë vepër monografike të skalitur mirë, autori në fjalë
përpiqet të përçojë emocionet dhe përvojat e tij për atdheun përmes një gjuhe të pasur
shqipe dhe përshkrimeve të hollësishme. Ai, në librin e tij trajton temën e dashurisë për
vendlindjen dhe kujtimet e lidhura me të, duke u ndalur në çështjet e identitetit
kombëtar, historisë dhe vuajtjeve të popullit shqiptar në përgjithësi.
Në hyrje të përmbajtjes; largimi i imponuar nga vendlindja, shfaqet si një akt i detyruar
që ndikon thellësisht në shpirtin e mërgimtarit. Ndërsa fraza “Ditën kur u nisa për
mërgim qau edhe moti”, është një metaforë që ilustron dhimbjen e largimit dhe
përshkon tërë veprën me një atmosferë melankolike. Kjo tregon jo vetëm thyerjen
personale të autorit, por gjithashtu e lidh atë me një ndjenjë të përbashkët që ndajnë
shumë shqiptarë të detyruar nga armiku gjakatarë serbian, që të largohen nga
vendlindja gjatë periudhës së represionit politik në Kosovë. Ndjenja e largimit forcohet
më tej me frazën “Thyerja shpirtërore në fillimin e rrugëtimit drejt shpresës së madhe”, e
cila përmbledh ambivalenten e të qenit mes dhimbjes së largimit dhe shpresës për një
jetë më të mirë. Kjo ndarje shpirtërore theksohet edhe më shumë kur autori përmend se
mbetet pranë vendlindjes përmes valëve apo frekuencave të Radio Prishtinës, një
simbol i lidhjes me identitetin dhe kulturën shqiptare.
Pjesa që pason përqendrohet në ndalesat në Treviso dhe Romë të Italisë, ku fillon një
kapitull i vështirë i jetës së mërgimtarit, i mbushur me procedura burokratike dhe sfida të
përditshme për të mbijetuar. Ndërsa reflektimi me titullin “Treni i fundit për shpëtim”
është një metaforë që simbolizon jo vetëm mundësinë për të dalë nga situata e rëndë,
por edhe të gjitha sakrificat e bëra në kërkim të një jete më të mirë. Në këtë fazë, autori
ndeshet me burokracinë italiane dhe ndërmjetësit e punës që abuzojnë me
bashkatdhetarët, një temë e zakonshme për shumë mërgimtarë të asaj periudhe.
Ndërsa fillimi i punës së autorit në ngjyrosje (veriniciatura) shënon një kthesë të
rëndësishme në jetën e tij. Kjo punë, megjithëse e vështirë dhe e thjeshtë, i hapi rrugën
për stabilitet financiar dhe përmirësim të kushteve të jetesës, siç përshkruhet nga
ndryshimi nga “kushtet misterioze të banimit në Treviso” në “kushte luksoze të banimit
në Orsago.” Ky përmirësim është simbol i arritjes së suksesit përmes punës së palodhur
dhe këmbënguljes, duke konfirmuar që “Kur don Zoti me ta dhanë askush nuk mundet
fatin e mirë me ta ndal”.
Përmendja e Caritasit, dhe tempujve sakral fetarë, tregon sesi mërgimtarët kanë gjetur
mbështetje dhe solidaritet nga institucionet fetare dhe organizatat e tjera humanitare.
Në kohëra të vështira, ky solidaritet ka qenë shpesh një shpëtim për shumë shqiptarë
në mërgim, duke i ndihmuar ata të përballen me izolimin dhe sfidat e jetës në një vend
të huaj. Pra, rëndësia e raporteve të mira shoqërore përmendet në disa raste, ku autori
thekson sfidat e ruajtjes së marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunuese me
bashkatdhetarët dhe vendasit. Shoqëria e mërgimit është e përshkruar si një “sfidë e
njerëzimit,” duke theksuar vështirësitë që lindin nga bashkëjetesa mes komuniteteve të
ndryshme dhe luftën për të mbajtur një ndjenjë të përkatësisë dhe mbështetjes në një
mjedis të huaj.
Ndërsa Lufta e Kosovës përbën një moment kthesë të rëndësishme në narrativë, duke
theksuar përjetimet personale dhe largësinë e ndjeshme nga atdheu në kohën më
kritike të kombit. Peripecitë e bashkimit familjar gjatë kohës së luftës shtojnë
dimensionin emocional të veprës, duke treguar dhimbjen e ndarjes dhe përpjekjet e një
familjeje për të qëndruar e bashkuar në një periudhë kaosi dhe pasigurie. Kthimi i tij apo
i autorit në Kosovë pas luftës është një moment reflektimi dhe përjetimi i një ndjenje
triumfi, por gjithashtu edhe i një trishtimi të përzier, ku autori ndihmon refugjatët dhe
merret me çështje pajtimi. Ky veprim përçon mesazhin e solidaritetit dhe të rikthimit te
vlerave njerëzore pas periudhave të dhimbshme historike.
Poezitë e përmendura nga autori Zeqa në fund te këtij libri, si “Ëndrra për atdhe,”
“Monolog me Nënën,” dhe “Vaji i mërgimtarit”, përmbajnë një përmbledhje të ndjenjave
të brendshme të autorit dhe lidhjes së tij me atdheun. Poezitë përfaqësojnë jo vetëm një
formë të shprehjes artistike, por edhe një shprehje të sinqertë të dhimbjes dhe
mallëngjimit që një mërgimtar përjeton për vendin dhe familjen e tij. Ato pasqyrojnë një
gjendje shpirtërore që tejkalon fjalët e zakonshme dhe bëhet një përshkrim poetik i
mallit të pashuar për vendlindjen. Autori përveç përpjekjeve emocionale dhe sfidave të
përditshme, përjeton një rritje të dukshme në suksesin e tij financiar. Kthimi i të hollave
në bankë, marrja e kredive dhe ndërtimi i besueshmërisë së përhershme në shoqërinë
italiane përshkruajnë realizimin e ëndrrave të tij financiare, që shpesh janë një pjesë e
rëndësishme e rrugëtimit të mërgimtarëve. Kjo tregon jo vetëm përmirësimin e kushteve
jetësore, por edhe stabilitetin dhe respektin që ka arritur në komunitetin ku jeton. Kthimi
në vendlindje pas lufte është një moment i mbushur me ndjenja të përziera. Ai e
përjeton vizitën si një rikthim te rrënjët, por ndjen edhe trishtim për ndryshimet që kanë
ndodhur. Megjithatë, ai tregon sesi ndihmoi refugjatët dhe përpiqet të pajtojë një
ngatërresë, duke shfaqur një ndjenjë të fortë të përgjegjësisë sociale dhe humanizmit.
Në tërësi, “Largimi i imponuar nga vendlindja” përshkruan një rrugëtim të gjatë dhe të
mundimshëm të një individi, që përmes përvojave të tij tregon përjetimet e thella të
mërgimit, ndjenjën e dashurisë për atdheun, sfidat e jetës së përditshme dhe suksesin
përmes përpjekjeve personale.
Përmbyllja e librit Mall e Dashuri për Atdhe; i autorit Florim Zeqa, përmbledh ndjenjat
dhe përvojat e një mërgimtari që ka kaluar dekada larg atdheut të tij. Nëpërmjet
rrëfimeve personale, autori sjell në pah sfidat, përpjekjet, dhe sakrificat që një shqiptar i
diasporës përjeton në përballje me mërgimin. Largimi i imponuar nga Kosova për arsye
politike dhe socio-ekonomike përshkruhet si një ndarje e dhimbshme nga familja dhe
vendlindja, duke theksuar mallin e pashuar për atdheun. Pavarësisht vështirësive,
përkushtimi i autorit për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij është
i përshkruar përmes momenteve të triumfit dhe arritjeve të rëndësishme. Gjithashtu,
Florim Zeqa thekson rëndësinë e solidaritetit, besimit dhe lidhjeve shoqërore në
mërgim, duke treguar se përtej largësisë fizike, dashuria për atdheun mbetet një forcë
që i mban gjallë të gjithë mërgimtarët.
Me poezi të ndjera dhe reflektime personale, libri mbyllet duke forcuar mesazhin e
qëndrueshmërisë, sakrificës, dhe shpresës së mërgimtarëve për t’u rikthyer një ditë në
tokën e tyre, duke përmbushur ëndrrën e përbashkët të çdo shqiptari: rikthimin në
atdheun që nuk harrohet kurrë.
Autorit të librit, Florim Zeqa, i urojmë suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij letrare,
publicistikë, gazetari dhe poezi. Puna e tij qëndron si një zë i fuqishëm për përjetimet e
mërgimtarëve dhe dashurinë e pashuar për atdheun, duke ndikuar jo vetëm në botën
letrare, por edhe në ndërgjegjësimin për çështjet që prekin kombin tonë. Le të vazhdojë
të frymëzojë dhe të pasurojë kulturën tonë shqiptare me veprat e tij të ndjera dhe të
thella.

Lekë Mrijaj

Si e njoha Gjergj Prenkoçaj, këtë simbol mirësie -Nga Neki Lulaj Shkrimtar

 

Në foto; Shkrimtari Neki Lulaj dhe aktivisti
Gjergj Prenkoçaj ne konakun e Lulajve në Ulqin

Ka vite që fqinji im Marash Gjolaj dhe bashkëshortja e tij janë  si bashkëfamiljarë të shtëpisë sonë. Ata  shpesh me  kishin rrëfyer për Gjergj Prekoçaj,n (si mikun e Marashit dhe vëllan e Lules)   familjen Prenkoçaj nga fshati Dallashaj të Komunës të Jakovës;si familje me një të kaluar  të përvuajtur historike por  fisnike bujare,trima të pabindur  dhe shumë atdhetare.
Besa më kishin rrëfyer për Gjergjin vëllain e dashur të bashkëshortes së Marashit, si njeri i thjeshtë familjar i shkëlqyer, i cili kujdeset shumë shumë për nënën e tij  të sëmurë qe është në prag të nëntëdhjetave i kujdeseshëm për bashkëshorten e tij dhe për dy djemtë dhe  vajzën.
Gjergji thonë është njeri i pakursyer, veprimtar i madh, punëtor i  palodhur dhe shumë i dhënë pas çështjes së shenjtë kombëtare.
Kisha dëshirë të madhe që ta takoj Gjergjin  veprimtarin e vyer. por  ai është me  qëndrim e banim në Morges,afë Lozanës të Zvicrës.
Unë si një pelegrin, herë në Dardani, herë në Ulqin e herë në Shqipëri. Disi na largohej   mundësia e takimit. Kështu vitet iknin.
Miku im dhe fqinji im i dashur Marashi i kishte folur gjatë e gjërë Gjergjit për mua edhe ai disi më kishte njohur pa u takuar kurrë, por dhe kishte treguar interes dhe dëshirë që një ditë ne të dy të takoheshim ta gjerbonim nga një kafe bashkë me një bisedë të ngrohtë  miqsh mes fjalëve më të ëmbla si mjalti.
Jeta rrjedh si uji i lumit. Nganjëherë si dallgë deti, vitet iknin si retë e dendura pas shiut, si gjethet e vjeshtës pa adresë. Gjergji kishte vendosur që ta bënte një surprizë shekullore. Në qytetin e Jakovë ta ngrinte shtatoren e si bashkëemrit të tij Gjergj Kastriotit. Nëpërmjet porosisë te Marashit muaj më parë isha edhe unë i ftuar që më datën 04. 05. 2024  të jem në Jakovë. Më parë isha njoftuar për punën gandiste dhe qëllimin madhor dhe kombëtar për ngritjen e shtatores. Kjo po bëhej në vigjiljen e 25-vjetorit të ditës së çlirimit të Jakovës kjo ishte një datë madhështore dhe gëzim i dyfishtë.
I thashë vetvetes
-Oh sa  mrekulli! Edhe unë do jem atje. Po vjen figura e madhe historike e legjendare e Gjergj Kastrioti nga Sina e Dibrës në Jakovën historike !
Rrethanat e krijuara nuk te japin leje qe të veprosh i pavarur sa herë të duash. Kështu mungova pa dëshirën time në këtë dasëm të madhe dardane.
E përcolla tërë ceremoninë e asaj ditë nëpërmes ekranit televiziv, po vetveten nuk e dallova askund në atë turmë dasmorësh.
Gjegj Kastrioti arriti në Jakovën e dashur dhe i dha një sharm lirie këtij qyteti kreshnik.
Ca muaj me vonë isha në Ulqin.
Një pasdite isha duke lexuar gazetën javore “Koha”Themelues e se cilës është :Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete,shkencëdhe kulturë.Botues e se cilës është Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.
Pa pritur më cingëron telefoni.


Ne konakun e Lulajve në Ulqin shkrimtari
Neki Lulaj dhe atdhetari Gjergj Prenkoëaj

Në anën tjetër të receptorit më fliste fqinji im Marashi.
Ai më fton për kafe, duke me njoftuar se e ka ca mysafirë ne mesin e tyre edhe  Gjergjin.
Dhe unë pa hezitim i përgjigjem:
-Marash merr gjithë mysafirët. Ti dhe kush është më ty ejani tek unë të gjerbojmë bashkë kafe!
Më përgjigjet:
-Në rregull po vijmë.
Largësia ishte 20 metra diferencë.
Arritën pas pesë minutash dhe zumë vend ne taracën e shtëpisë sime ngase brenda bënte vapë. Pas mirëseardhjes dhe përshëndetjeve të ngrohta, unë i qerasa me nga një raki kumbulle për t’i pritur kafet.
Kështu pa humbur kohë filluam bashkëbisedimin me Gjergjin.
Pa hezitim të dy i thamë njeri tjetrit:
-Jemi njohur me vite, por nuk jemi takuar kurrë!
Jeta e mërgimtarëve i ngjan asaj të shërbimit ushtarak plot mall e plot nostalgji për çdo pëllëmbë të tokës së atdheut.
Në takimin e parë fitova këto përshtypje nga mysafiri im i çmuar.
Ai të jepte të kuptoje se është një burrë me taban kombëtar fjalëpakët.

Një njeri modest, i urtë, atdhetar i devotshëm, bamirës i madh dhe  trim. Një njeri shumë i shoqëruar me një të kaluar si çdo mërgimtar jashtë atdheut, një individ me një diapazon të gjërë të kulturës, me një biografi të pasur të aktiviteteve të tij i njohur me shumë fytyra të artit kulturës dhe politikës por edhe një njeri që nuk kursen asgjë kur është në fjala për çështjen madhore  kombëtare.
Gjergji është një bashkëkombas dhe një individ  i shpërblyer me disa dhjetra Mirënjohje dhe lëvdata nga pala zvicerane njeri që ka zënë disa dhjetra herë  vend meritor ne  faqet e gazetave zvicerane me punën e ndershëm dhe aktivitetet e tija humane.
Mësova shumë gjëra dhe shkëmbyem ide  dhe mendime të mençura me atdhetarin Gjergj Prenkoçaj. të cilit vetëm ngritja e shtatores të Gjergj Kastriotit i ka kushtuar mbi 150 mijë euro.
Nuk donte të lavdërohej sepse ky atdhetarn i devotshëm nuk ishte njeri i lëvdatave, por i punës.
Ai më njohu me ngritjen e shtatores së Nënë Terezës ne Lozanë të Zvicrës. Më tregoi për kontaktet e përhershme që i ka me shoqatat dhe klubet shqiptare nëpër tërë Zvicrën si dhe për kontaktet e vazhdueshme dhe vizitat kohë parakohshme  që kishte bërë te arbëreshët e Italisë.
U dakorduam edhe për projekte të tjera madhore kombëtare që do te bëhen publike kur të realizohen. Kështu me Gjergjin u ndamë atë mbrëmje kur qëndruam bashkë deri në orët e hershme të ditës së nesërme. Pastaj rreth mesditës u shkëputëm për t’u takuar me disa aktivistë të tjerë miq te tij  të cilët kishin ardhur enkas  nga Amerika, Dardania Shqipëria dhe Anglia .Në çastin e ndarjes mes nesh  shkëmbyem libra  disa dhurata. Mes tyre ishin dhe dy  librat e mia të botuar gjatë vitit 2024.
Speyer, dhjetor 2024

Jozefina Topalli ftesë për Diasporën: Regjistrohuni për të votuar, Shqipëria është e jona dhe ne mund ta shpëtojmë e ta zhvillojmë së bashku

Drejtuesja e PD për Diasporën Jozefina Topalli, gjatë një takimi me shqiptarët e Firenzes iu bëri thirrje atyre që të regjistrohen për të votuar.

Topalli tha se Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve dhe mund të shpëtohet duke e zhvilluar.

“Ju që keni zgjedhur të ndërtoni një jetë në një vend të ri, jeni shembulli i asaj që një komb i vogël mund të bëjë nëpër botë. Por a e keni menduar se diaspora nuk është më thjesht një ‘shtyllë mbështetëse’ për Shqipërinë? Ju nuk jeni vetëm ambasadorët tanë. Ju jeni edhe novatorët tanë, lidhja jonë me mundësitë globale, dhe ndoshta… udhërrëfyesit për ndryshimin që ne kërkojmë brenda Shqipërisë”, tha ajo.

Fjala e drejtueses së PD për Diasporën Jozefina Topalli:

“Të dashur bashkëkombës,

Është e pamundur të mos ndjej emocion kur jam përballë jush, sepse historia jonë na tregon se ne, shqiptarët, dimë të qëndrojmë. Edhe larg tokës amë, ju e keni bërë Shqipërinë të ndjehet pranë, me forcën tuaj, me përkushtimin për traditat, por edhe me aftësinë për të shkëlqyer në botë. Sot dua të ndaj me ju jo thjesht një fjalim, por një vizion.”

“Ju që keni zgjedhur të ndërtoni një jetë në një vend të ri, jeni shembulli i asaj që një komb i vogël mund të bëjë nëpër botë. Por a e keni menduar se diaspora nuk është më thjesht një ‘shtyllë mbështetëse’ për Shqipërinë? Ju nuk jeni vetëm ambasadorët tanë. Ju jeni edhe novatorët tanë, lidhja jonë me mundësitë globale, dhe ndoshta… udhërrëfyesit për ndryshimin që ne kërkojmë brenda Shqipërisë.”

“Shqipëria ka kaluar sfida të mëdha. Ju që jeni larg, i shihni shpesh këto sfida me dhimbje dhe me shqetësim. Por si mundemi ta shohim Shqipërinë e nesërme? E shohim si një vend që thërret bijtë e saj të kontribuojnë jo vetëm financiarisht, por edhe me ide, me eksperiencën që keni fituar jashtë? A mundemi të punojmë së bashku për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të përparuar?”

“Shumë njerëz e mendojnë diasporën si një zë që vjen nga larg. Por unë besoj se ju keni forcën për të qenë më shumë se kaq. Ju jeni ata që mund të filloni projekte konkrete – në arsim, në ekonomi, në kulturë. Çdo ide e sjellë këtu nga Firence, nga zemra e artit dhe qytetërimit, mund të bëhet frymëzim për ne që jemi në Shqipëri. Ndryshimi fillon aty ku ne zgjedhim të ndërtojmë ura dhe jo mure.”

“Sot, nuk dua thjesht të flas për atë që është bërë apo që nuk është bërë në Shqipëri. Dua t’ju ftoj të mendoni për atë që mund të bëjmë së bashku. Shqipëria nuk është thjesht një vend. Shqipëria është kujtesa jonë, shpirti ynë, rrënjët tona. Dhe kudo që shkojmë, atë e mbajmë me vete. Bashkimi ynë, vullneti ynë, përpjekjet tona të përbashkëta, janë garancia për një të ardhme më të mirë.”

Ftesë për Diasporën Shqiptare: Regjistrohuni për të Votuar

Të dashur bashkatdhetarë,

Shqipëria ka nevojë për zërin tuaj, për fuqinë tuaj dhe për vendosmërinë tuaj! Zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë një mundësi e artë për të bërë një ndryshim të thellë dhe për të ndaluar zbrazjen e vendit tonë.

Nga 11 janari deri më 11 mars, hapet regjistrimi për votimin nga jashtë. Ky është momenti juaj për të ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e Shqipërisë – një të ardhme ku të rinjtë nuk do të detyrohen të largohen, ku familjet shqiptare mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre në tokën e tyre.

Ju ftoj me  gjithe zemer:

Rregjistrohuni. Përdorni këtë të drejtë që bën zërin tuaj të dëgjohet

Votoni. Vendosni për të ardhmen e Shqipërisë, për të ndalur korrupsionin, për të ndërtuar një shtet që i shërben qytetarëve të tij dhe jo të kundërtën.

Ndryshoni. Me votën tuaj, mund të vendosni bazat e një Shqipërie të drejtë dhe të begatë

Ky është një moment historik që nuk duhet humbur. Shqipëria është e jona, dhe ne mund ta shpëtojmë dhe ta zhvillojmë së bashku.

Tregojmë së bashku se diaspora nuk është larg, por një pjesë jetike e zgjidhjes për të ardhmen e vendit tonë. bw

Festivali ”Sofra poetike ” e QKSH Migjeni në agjenden e Asociacionit të Festivaleve Europiane- Nga Sokol Demaku

 

 

Në kuadër të Festave të fundvitit një dhuratë solide por me shumë vlerë për Kryesinë dhe anëtaret e QKSH Migjeni nga Suedi kur Festivali Ndërkombëtar i poezisë që kjo Qendër me mjaft sukses e organzion këtu e 13 vite me radhë në qytetin e vogël pitoresk dhe insustrial Borås, I cili Festival ka berë jejonë në arenën nderkombetare dhe nga tani ky Festival është radhitur në Kalendarin e Asociacionit Europian të Festivaleve:
festivalfinder.eu
Duhet të themi se Festivali ”Sofra peetike në Borås” që oprganizohet me mjaft sukses dhe rezultate është i pari Festival i ndonjë shoqate apo asociacioni kulturor shqiptare që ka arritë të jetë në agjenden dhe Kalendarin e Asociacionit të Festivaleve Europiane. Kjo është një sukes që e benë madhështor cdo shqiptar dhe një sukses i madh i anëtarëve të QKSH Migjeni në Borås të Suedisë i arritur në vazhden e aktiviteteve dhe prezentimeve kulturore gjatë vitit 2024 renditja e Festivalit të poezisë “Sofra poetike në Borås” në agjenden dhe kalendarin e Asociacionit të Festivaleve Europiane EFA’

https://www.festivalfinder.eu/festivals/international-poetry-festival-sofra-poetike-in-bor%C3%A5s?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR16fv2HcflZwMZNj92z-kug8n-TrVn_zhtJGTV1XXPa57GfobnMJkoDDGA_aem_6SI03pNmgXzCdwZv2Z9rwg

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

 

 

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi libr më i ri i autorit Florim Zeqa, i 9-i më radhë, MALL E DASHURI PËR ATDHE, me rrëfime nga jeta në emigrim.

Një falenderim veçantë për recensentin e librit, poetin dhe shkrimtarin e mirënjohur Prof, Lekë Mrijaj, cili me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë e përgatiti recensionin briliant të librit tim.

Falenderim dhe mirërnjohje për Shtypshkronjen “Libri im”, me Drejtor z. Xhavit Thaqi bashkë me stafin e tij profesional, për përgatitjen e lartë teknike të ballinës dhe nxjerrjen në dritë të librit tim më të ri!

Për lexuesit ky është një margaritar i rrallë dhe i papërseritshëm!

Libri përmban 30 rrëfime autentike dhe 26 fotografi që e dëshmojnë vërtetësinë e tregimeve brenda 118 faqeve të librit monografik.

 

Veprat e deritanishme

 

1.NJOHJA E VONUAR (2017),

2.THIRRJE NGA SHPIRTI (2018),

3.ILUZIONISTËT E SPECIALES (2018),

4.VITET E KRENARISË KOMBËTARE (2021),

5.KATANDISJA E VLERAVE (2021),

6.GLI ANNI DELL’ORGOGLIO NAZIONALE (2022),

7.Zef Tahiri-PLEQNIA TRADITË FAMILJARE (2023),

8.SHPRESË DHE NOSTALGJI (2023).

  1. MALL E DASHURI PËR ATDHE (2024)

 

Lexim të këndshëm nga autori: Florim Zeqa

RITHEMELIMI I NËNDEGËS TË LDK-Së NË NÜRNBERG TË BAVARISË GJERMANE- Reportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ

Kryesia e punës të Kuvendit, kryetari Faruk Tafa falenderon për besimin e dhënë
     Në kuadrin e riorganizimit partiak, në Nürnberg të Bavarisë, u rihap Nëndega e LDK-së. Ky subjekt politik, ka lozur një rol të madh, sidomos në 10-vjeaçrin e viteve `90-a, duke ndihmuar Kosovën për mbijetesën financiare, e deri tek kontributet për luftën e saj për çlirim. Nuk qëndron vlerësimi paushall, se, kinse, organizimi partiak ka dëmtuar Mërgatën. Përkundrazi, mungesa e një Lobi, me mbikqyrjen, monitorimin e shtetit, subjektet politike, kanë kontribuar që mërgimtarët tanë të jenë të organizuar dhe t`i përgjigjen thirrjes të Atdheut financiarisht, si dhe me pjesëmarrjen  fizike në luftën për çlirim. Disa syresh ranë dëshmorë në fushën e nderit, duke bërë detyrën për Atdheun-Kosovë.
     LDK-ja, si lëvizje masive kombëtare, ishte prijetare në fillim-vitet `90-a. Shtriu aktivitetin partiak edhe në Mërgatë, duke themeluar Aktivat e saj në çdo mjedis, qytet e qyteza, ku mërgimtarët ishin me shumësi. Çuditërisht, një urdhër nga Qendra, Prishtina, u dha, pa pyetur dhe pa konsultuar anëtarësinë numerike të LDK-së: “Të shuhen Aktivat dhe të krijohen Nëndegët, vetëm në Bashkësitë lokale!” Këtu filloi devijimi, më saktë, rrënimi i LDK-së, i kësaj krijese zëmadhe të kryetarit Ibrahim Rugova. Zërat mospajtues dhe kundërshtues, në Kosovë dhe Mërgatë, u mbytën, madje lehtësisht, nga kryetari i katapultuar Isa Mustafa, me rrethin e tij vicioz, i cili do të konsolidohej si klan, për t`ia bërë gjëmën LDK-së, duke e zbritur në kuotën fatale 10.5 %! Që nga anëtarësia e deri ke ish-kryetari Fatmir Sejdiu, i cili në Kuvendin zgjedhor të LDK-së, i tërhoqi vërejtjen Lidershipit të atëhershëm, se shuarja e Aktivave është parathënie e zvetnimit, deri në shuarje të partisë të Presidentit Rugova, duke kërkuar të reflektohet, për ta shpëtuar LDK-në. Megjithatë, kryetari Mustafa dhe turma kuvendore, e seleksionuar dhe e përzgjedhur, për t`i shërbyer klanit, cinikisht e përbuzshëm, për të mos thënë rrugaçërisht, shpërfillën thirrjen, sa të arsyeshme, aq edhe fisnike, të ish titullarit të partisë dhe të anëtarësisë dhe të elektoratit – njëherësh!
     Koha dëshmoi se “peshku ishte qëlbur në kokë”. Hashim Thaçi, me SHIK-un e tij kriminal, kishin punuar bollshëm, për ta katapultuar njeriun e tyre në krye të LDK-së. Tandemi Hashimi-Isa, duke mbajtur të shantazhuarit në pushtet, e kontaminuan, deri në kriminalizim, jetën politike në Kosovë. Ndryshimi i shumëpritur u imponua pas humbjes së turpshme, që pësuan PAN-istat, me aleatët e tyre, paterica të krimit dhe të kriminelëve. Braktisja që elektorati, populli u bëri shkaktarëve të përgjakjes dhe kryehajnave të Kosovës, ishte gjyqi unik për falsifikatorët e historisë, për ta përvetësuar luftën faktike të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të popullit të Kosovës.
     Lidërshipi i ri i LDK-së, i kryesuar nga kryetari i vyeshëm, Lumir Abdixhiku, me ekipin e tij, nismoi reformat, duke ngjallë shpresë e besim, se LDK-ja do të vazhdojë të frymojë sërishmi me idealet dhe parimet e shenjta rugoviane. Për ta ripërtrirë organizimin dhe veprimtarinë e tyre të suksesshme, ndër vite dhe dekada, një masë mërgimtarësh vendosen për rithemelimin e Nëndegës të LDK-së në Nürnberg, të Bavarisë gjermane. Nismëtarë u bënë Vëllezërit Tafa, nga Tërstena e Vitisë, me një grup aktivistësh, të prirë nga vëllai i madh, baca Emrush , siç e thërrasim ne. Baca Emrush, me gjithë barrën e viteve, nuk dorëzohet. Ai me vëllezër dhe mërgimtarët tjerë, janë shquar në organizimin e shkollës shqipe; në begatimi e Fondit Shtetëror, të shprehur në 3 %-shin; në të gjitha aksionet e para luftës; si dhe me kontributet financiare për luftën.
Femrat mërgimtare pjesë e Kuvendit zgjedhor në Nürnberg
      Kuvendin themelues e hapi kryetari i Këshillit zgjedhor të Nëndegës, Xhymshit Tafa, i cili në fjalën hapëse përshëndeti ish-kryeministrin Avdullah Hoti, njëherësh anëtar i Kryesisë të LDK-së dhe deputet; kryetaren e Degës të LDK-së të Bajernit. Sarandë Musliun; ish-kryetarin e Degës për Gjermani, Osman Ferizin; nënkryetarin federal të   të Rinisë Paneuropiane, në Gjermani, Christian Hoferer; kryetarët e Nëndegëve të LDK-së, në Bavari; kryetarin e Komisionit të Fondit Shtertëror të 3 %.shit, Pjetër Colin; si dhe të gjithë të pranishmit. Interesimi për themelimin e kësaj Nëndege ishte i një mase të mërgimtarëve, të cilët jetojnë e punojnë në Nürnberg me rrethinë.
     Zotëri Xhymshit Tafa ftoi zonjen Sarandë Musliu, për fjalën e rastit, e cila edhe e udhëhoqi Kuvendin zgjedhor. Në mes tjerash, ajo bëri një ekspoze të veprimtarisë të Degës për Bajern. “Kemi punuar shumë, por jo edhe aq sa duhet. LDK-ja mbanë vulën e paqes dhe të luftës. Shqiptarët e Kosovës shquhen për mënyrën se si kemi arritur ta realizojmë lirinë, në rrethanat e një pushtimi shekullor. Dhe, kjo falë mençurisë të liderit unik Dr. Ibrahim Rugova. Në saje të kësaj trashëgimie, LDK-ja sot vazhdon traditën e organizimit politik, me parësi interesin e shtetit, mbi atë partiak. Para 4 (katër) viteve kemi përjetuar një katars, goditje meritore, përshkak të interesave personale e grupore, para atyre partiake e shtetërore. E pësuam, por, edhe pse me vonesë, u këndellëm dhe nuk u dorëzuam. Dallimet fundamentale me subjektet tjera politike janë se ato e duan, thjeshtë, pushtetin, më parë se sa shtetin. Ndërsa LDK-ja synon pushtetin, për çuarjen përpara të proceseve, për konsolidimin dhe prosperimin e shtetit, si amanet, porosi e themeltarit të shtetit të Kosovës, Presidentit vizionar Ibrahim Rugova”.
     Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, fillimisht, falenderoi organizatorët e këtij Kuvendi zgjedhor, për ftesën e bërë. Ai i përshëndeti me përzemësi të gjithë të pranishmit, duke uruar për mbarësi dhe punë të suksesshme Kuvendit Zgjedhor të Nëndegës të LDK-së, në Nürnberg. Unë ndjehem sa i privilegjuar, aq edhe i gëzuar që sonte jam në mesin tuaj dhe Lidhjes Demokratike i shtohet edhe një Nëndegë, duke e begatuar dhe forcuar atë në procesin e riorganizimit, për t`u përgaditur, për ta marrë përgjegjësinë e qeverisjes, në zgjedhjet e pritshme të shkurtit të afërt. Mërgata është pjesë integrale e Atdheut dhe forcë shtytëse, morale dhe materiale, për zhvillimin e tij. Unë uroj gjithë të mirat për ju mërgimtare dhe mërgimtarë të dashur, me thirrjen që të vazhdoni të jeni pjesëmarrës aktiv, në proceset e konsolidimit dhe të zhvillimit të Kosovës tonë”, – tha, veç tjerash, Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti.
     Folës i radhës ishte Osman Ferizi, luftëtar dhe veprimtar aktiv, i cili pos tjerash, tha se “LDK-ja, me organizimin e ri, duhet t`i kthehet rugovizmit të mirëfilltë, me debatet racionale dhe angazhimet serioze, e hapur ndaj anëtarësisë, simpatizantëve, elektoratit dhe popullit të Kosovës. Distancimi nga e kaluara devijuese e rugovizmit, e cila dëmtoi, madje skajshëm, partinë, dikur krenare, të Ibrahim Rugovës, është i domosdoshëm. Jemi në prag të zgjedhjeve, të mobilizohemi për një fitore të dinjitetshme”.
Pamje kolektive nga Kuvendi zgjedhor i Nëndegës së LDK-së, në Nürnberg 
     Procesi zgjedhor u përshkua në frymë përbashkuese dhe entuziaste. Kuvendi zgjodhi kryetarin dhe Kryesinë e Nëndegës: Faruk Tafa – kryetar, Hamëz Morina – nënkryetar, Shpresa Sahiti, Armend Lulaj, Naim Imeraj, Tafë Povataj, Avdullah Maloku, Qamil Avdijaj, Xhymshit Tafa, Naser Haskaj – anëtarë. Për arsye të pritshmërisë për anëtarësim, plotësimi i Kryesisë do të bëhet në mbledhjen e radhës.
     Kryetari Faruk Tafa, në mes tjerash, tha: “Ju faleminderit për pjesëmarrje të numerike. Ju përshëndes me përzemërsi të gjithëve, në veçanti, mysafirët e nderuar, duke veçuar nënkryetarin e LDK-së, Avdullah Hoti, i ardhur, enkas, nga Kosova dhe të gjithë ju, të tjerëve, të pranishëm në këtë sallë festive. Zotohem para jush, anëtarë dhe simpatizantë, se do të punojmë së bashku, për të mirën e LDK.së dhe të Kosovës. Në emër të Kryesisë të zgjedhur, ju faleminderit të gjithëve, që na besuat dhe votuat, për ta drejtuar Nëndegën e LDK-së, në Nürnberg, me premtimin se besimin tuaj do ta vlerësojmë dhe nuk do t`ju zhgënjejmë. Kryesia e zgjedhur do të punojë si një ansambël unik, kolegjiale, për t`u bërë shembull për të mirë, në të gjitha veprimtaritë, për ta justifikuar besimin tuaj”.
     Baca Emrush, siç e thërrasim ne, është i pari i Vëllezërve Tafa. Familje e madhe edhe në Mërgatë, e shtuar me djemë e nuse, vajza e dhendurë, e cila gërsheton traditën e mirë  shqiptare, me bashkëkohoren emancipuese vendore, ku aktualisht, jetojnë e punojnë, është si një Kosovë në miniaturë. Shtëpia e madhe, e ndarë në kate-banesa, është e bollshme për të gjithë Vëllezërit Tafa. Bizneset i kanë të suksesshme dhe punësojnë me dhjetra mërgimtarë bashkëkombas. Dhe, krahas kontributeve tjera për Atdheun, punësimet e bëra, janë një ndihmë shtesë. Thënë troç, janë familje fisnike, për lakmi.
     Zgjodha për bisedë veteranin veprimtar të hershëm, pjesë e shumë organizimeve në Mërgatë, gjithherë për të mirë të Atdheut, bacën Emrush. – A mos jeni vonuar në riorganizimin partiak, respektivisht, në hapjen e kësaj Nëndege të LDK-së, pas shuarjes të Aktivit, në mjedisin ku jetoni?
“Realisht, edhe pas zvetnimit organizativ të Aktivave, për të mos thënë shuarje e qëllimshme, për çka ka edhe dyshime, ne nuk kemi pauzuar dhe kemi bërë qindra kilometra, në aktivitete të ndyshme të LDK-së, për t`u dëshmuar se nuk dorëzohemi. Më lehtë është ta bëjsh një organizim fillestar, se sa ta riorganizosh atë pas prishjes, sepse humbet besimi, serioziteti i asaj pune. Pas asaj hallakame brenda LDK-së, me rrjedhje të madhe të elektoratit të saj, rimëkëmbja, riorganizimi ishte i vështirë, sidomos, në kushte dhe rrethanat e Mërgatës. Mendoj se jemi në kohën e duhur dhe kemi punuar shumë, për mbushamendjen e komunitetit të këtueshëm, se duhet të riorganizohemi, tashmë, si Nëndegë. Dhe, masoviteti, shumësia e pjesëmarrësve, është dëshmi e suksesit të pritshëm”, na tha veprimtari i vyshëm, me një sinqeritet proverbial, bacë Emrush Tafa.
     Prania e botës femërore, gra dhe vajza, në Kuvendin zgjedhor të Nëndegës, dëshmon për pjesëmarrje politike, emancipuese, përkrah meshkujve. Darka tradiconale e përgaditur nga gratë duar-arta të Nëndegës, për mysafirët numerikë, është dëshmi e respektimit dhe të mirëpritjes tipike shqiptare, edhe në Mërgatën tonë, pothuaj se, milionshe.
     U ndamë nga bashkëpunëtorët dhe miqtë tanë të dashur, me urimin e çiltër: – Paçi mbarësi në punën Tuaj fisnike dhe qofshi gjithherë faqebardhë!

Jozefina Topalli takim me shqiptarë në Venecia: Vota e diasporës, mundësi për të ndikuar në vendimet e mëdha

Jozefina Topalli ka zhvilluar takim me shqiptarë në Venecia.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se vota e diasporës nuk është thjesht një mundësi për të ndikuar në vendimet e mëdha, por një lidhje që e bën çdo shqiptar të ndjejë se zëri i tij ka fuqi, kudo që të jetë.

Topalli ka shtuar se diaspora shqiptare është një pjesë e pandashme e kombit, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ekonomik, social dhe kulturor për vendin.

Postimi: 

Të dashur bashkatdhetarë, motra e vëllezër,
Është një ndjesi e veçantë të jem sot mes jush, në këtë qytet të bukur ku shumë prej jush keni ndërtuar jetën tuaj, larg Shqipërisë, por asnjëherë larg rrënjëve dhe dashurisë për atdheun. Kur ju shikoj këtu, nuk shoh vetëm bashkatdhetarë – shoh histori sakrificash, suksesi dhe një lidhje të pathyeshme me tokën tonë amtare.
Kam dëgjuar shpesh nga njerëz të diasporës një fjali që tingëllon njësoj, qoftë në Venecia, New York, apo Londër: “Shqipëria është gjithmonë në zemrën tonë.”

Por a nuk është e vërtetë që kjo zemër nganjëherë ndien mall dhe dhimbje? Dhimbje për ato rrugë ku jemi rritur, për shtëpitë e dikurshme, për njerëzit që lamë pas. Ju jeni larguar për një jetë më të mirë, për t’i ofruar familjeve tuaja mundësi dhe siguri që, për fat të keq, nuk mund t’i gjeni në Shqipëri.

Megjithatë, kudo që keni shkuar, ju keni qenë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë. Sa herë që dëgjoj për shqiptarë si ju që kanë ndërtuar biznese, kanë ngritur karriera të shkëlqyera, apo kanë dërguar ndihma për familjet në vendlindje, më mbush zemra me krenari. Kengetare, instrumentist apo qindra shqiptarë të tjerë, që shërbejnë si mjekë, inxhinierë, artistë, janë dëshmi e asaj që mund të arrijmë kudo.

Por ndonjëherë, suksesi juaj përzihet me një lloj pasigurie, një pyetje që vazhdon të na ndjekë të gjithëve: A do të mundemi ndonjëherë të bëjmë Shqipërinë të tillë që askush të mos ndihet i detyruar të largohet? A do të vijë dita kur ju do të ndiheni njëlloj të sigurt, ekonomikisht dhe politikisht, në vendin tuaj?

Diaspora shqiptare është një pjesë e pandashme e kombit, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ekonomik, social dhe kulturor për vendin.

Votimi i diasporës nuk është thjesht një mundësi për të ndikuar në vendimet e mëdha; është një lidhje që e bën çdo shqiptar të ndjejë se zëri i tij ka fuqi, kudo që të jete.
Shqiptarët jashtë atdheut tani kane mundësinë të ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet politike , me ndryshimin e qeverise dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Kur emigrantët përfshihen në procesin zgjedhor, politika fillon të marrë më shumë parasysh problematikat dhe mundësitë e diasporës, duke përfshirë kontributet ekonomike që ata sjellin. Shumë prej tyre kanë eksperienca të vyera, ide dhe mjete për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Një votë e dhënë me zgjuarsi nga diaspora mund të mbështesë politika që krijojnë terrene të mira për investime dhe zhvillim ekonomik
Më lejoni ta mbyll me këto fjalë: Shqipëria ka nevojë për ju – jo vetëm për remitancat tuaja, jo vetëm për kontributin tuaj kulturor, por për mendjen, shpirtin dhe përkushtimin tuaj. Bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, një atdhe që meriton krenarinë e secilit shqiptar, kudo që të ndodhet.

Ekonomikisht, vota e emigrantëve nuk është thjesht një e drejtë, por edhe një mundësi e artë për të ndihmuar në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Shqipërisë. Kjo e drejtë mund të sjellë jo vetëm ndikim politik, por edhe një angazhim të thelluar ekonomik që shkon përtej remitancave, duke përfshirë investime, dije dhe energji të reja për zhvillim të qëndrueshëm.

Ju falënderoj nga zemra dhe jam e sigurt që së bashku mund ta realizojmë këtë ëndërr të madhe.
Faleminderit!

bw

Sfida shqiptare- Nga Gun Kessele & Jan Myrdal- Përkthyer nga Sokol Demaku

Fragment nga libri ”Albansk utmaning”, ”Sfida shqiptare” i autorëve suedez Gun Kessele & Jan Myrdal, përkthyer nga Sokol Demaku, u botua ne Stockholm në vitin 1970, ne 210 faqe dhe me foto bardhë e zi e që pritet se shpejti te dali nga shtypi ne gjuhën shqipe

 

Në Dhermi, po pushojmë. Kemi ardhur nga Vlora dhe kemi kaluar malet. Deti Jon është shumë i kaltër dhe uji është i pastër, ndërsa plazhi është shumë i bukur. Më pas, ulemi në verandë dhe pimë verë nga Himara. Do të donim të qëndronim këtu.
– Nuk mundemi. Është e ndaluar.
– Sezoni nuk ka filluar akoma. Ka shumë hapësirë.
– Është e ndaluar, shokë.
– Ka shumë ndalime këtu në Shqipëri.
– Aspak. Dhermi është plazhi i sindikatave. Këtu mund të vijnë vetëm anëtarët e sindikatave. Sepse ky është bregdeti më i mirë në Shqipëri. Asnjë i huaj dhe asnjë burokrat.
– Bëni një përjashtim. Ka shumë vend.
– Nëse bëjmë përjashtim për një, duhet të bëjmë përjashtim për dy.
Nëse bëjmë përjashtim për dy, duhet të bëjmë përjashtim për katër. Nëse bëjmë përjashtim për katër, duhet të bëjmë përjashtim për tetë. Nëse bëjmë përjashtim për tetë, duhet të bëjmë përjashtim për gjashtëmbëdhjetë, dhe pastaj për tridhjetë e dy, dyzet e katër, tetëdhjetë e tetë, njëqind e dyzet e tetë, dyqind e pesëdhjetë e gjashtë, pesëqind e dymbëdhjetë, një mijë e shtatëdhjetë e katër, dy mijë e dyzet e tetë, katër mijë e nëntëdhjetë e gjashtë, tetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e dy, gjashtëmbëdhjetë mijë e treqind e tetëdhjetë e katër, tridhjetë e dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë, gjashtë mijë…
– Unë thjesht po pyesja nëse mund të qëndrojmë këtu gjatë natës.
-Gjashtëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e tridhjetë e gjashtë, njëqind e tridhjetë e një mijë e shtatëdhjetë e dy. Jo, nuk mund të qëndroni këtu. Kemi marrë një vendim të parim për këtë çështje. Ky rregull vlen për të gjithë. Vetëm anëtarët e sindikatave që janë të angazhuar drejtpërdrejt në prodhim mund të qëndrojnë këtu. Ne nuk bëjmë përjashtime për askënd. Një anëtar i komitetit qendror përpiqej të qëndronte një natë këtu, por ne nuk bëmë asnjë përjashtim. Turistët dhe burokratët mund të lahen në Durres ose në Sarandë. Dhermi është për punëtorët.
-Ka mundësi mesatare por asnjë përjashtim dhe njëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e dy përjashtime.
-Nuk ka mundësi mesatare. Shiko shtetet revisioniste.
Shiko si duken plazhet e tyre. Ne kemi mësuar nga zhvillimi i tyre. Kështu nuk do të ndodhë këtu. Ajo fillon me një përjashtim dhe në fund ka vetëm përjashtime dhe asnjë punëtor.
Deti Jon ishte shumë i katër dhe ne pimë verën e shijshme nga Himara, dhe këtu në Dhermi, dikur çekosllovakët kishin kërkuar të ndërtonin një hotel luksoz.
Ata do të sillnin materiale ndërtimi nga Çekosllovakia. Do të kishin pastruese dhe turistë nga Çekosllovakia. Do të shërbenin miellin e vërtetë dhe birrën e vërtetë dhe do të shtriheshin në diellin tonë dhe do të notonin në detin tonë. Por atëherë qeveria jonë tha: Shqipëria nuk është një koloni. Nëse doni të kaloni pushime këtu në vendin tonë, mund të qëndroni. Por nëse doni të krijoni një enklavë të Çekosllovakisë pranë detit, duhet të shkoni në vende të tjera.
Hrushcovi ishte këtu dhe shikoi. Nuk duhet ta shkatërroni peisazhin me industri, tha ai. Ne do të kemi një ndarje socialiste të punës. Ne do të industrializohemi dhe ju do të kultivoni limona. Atëherë do të vijmë të notojmë tek ju. Por atëherë qeveria jonë tha: Shokut, Hrushcov, i than, ne nuk duam të bëhemi një vend pushimesh për funksionarët sovjetikë. Ne do të ndjekim këshillën e shokut Stalin dhe do ta industrializojmë vendin.
CIA dërgoi agjentë këtu. I sollën ata nga Italia dhe i hodhën me parashutë. Por ne i kapëm. Kishin pajisje të shkëlqyera radiografike. Ata do të krijonin një bazë këtu në Shqipëri. Vëllai im ishte në shërbimin e sigurisë atëherë. Ai foli me shokët në komitetin qendror dhe tha që duhet të mund të përfitonim edhe nga CIA. Të gjithë ishin dakord. Ne kishim radion e tyre dhe kodet e tyre dhe gjithçka tjetër. Kështu që informuam CIA-n në Romë se tani po shkonin mirë ngjarjet e rebelimit. Na duhej vetëm më shumë armë. Dhe CIA solli permes ajrit raketa dhe eksplozivë dhe armë të të gjitha llojeve. Dhe sa më shumë ata dërgonin, aq më shumë ne raportonim për sukseset. Dhe CIA vazhdonte të dërgonte ngarkesat me armë, një pas një, dhe sapo ato arrinin, i merrnim ne armët. Ishin vetëm armë. Dhe shumë të lira gjithashtu. Por, në fund, edhe CIA e kuptoi se diçka nuk shkonte. Ata kishin dërgua shumë armë, por nuk kishte ndodhur asgjë në Shqipëri. Atëherë u treguam si i kishim mashtruar. Këtë e dërguam me kodin e tyre të vet. Më pas, bëmë një trokitje: Ha-ha-ha.
Republika Popullore e Shqipërisë është një sfidë. Një sfidë ndaj Uashingtonit, por edhe ndaj Moskës. Një sfidë ndaj Romës, por edhe ndaj Beogradit. Gjeneralët në Athinë dhe Kreml, dhe Pentagoni, liderët komunistë zyrtarë në Paris, shërbimi i shtypit i Vatikanit dhe ish-drejtoresha e Sonderbeauftragte të Jashtme të Hitlerit për Juglindjen, Herman Neubacher, të gjithë ata bashkohen në një dënim të njëzëshëm dhe të njohur thellë të Republikës Popullore të Shqipërisë.
Sfida shqiptare nuk qëndron në faktin që Shqipëria është një fuqi botërore që kërcënon fqinjët e saj me luftë. Shqipëria është një vend i vogël. Është më e vogël se Småland. Ka madhësinë e një dhe një gjysmë Liqeni Ladoga. Është vendi i dytë më i vogël në Evropë. Vetëm Luksemburgu është më i vogël. (Andorra, Monako dhe San Marino nuk janë shtete të vërteta të pavarura). Popullsia është e vogël. Vetëm Islanda dhe Luksemburgu kanë më pak banorë.
Sfida nuk qëndron në faktin që Shqipëria ka pushtuar dhe okupuar vende të huaja, ka dëbuar ose përzënë popullatën origjinale. Lufta e tyre për pavarësinë kombëtare ka qenë e gjatë dhe e vështirë. Kur fuqitë e mëdha të kohës, rreth 60 vjet më parë, e pranuan me ngurrim ekzistencën e Shqipërisë, ata tërhoqën kufijtë në mënyrë që gjysma e popullsisë shqiptare të mbetej jashtë kufijve të vendit.
Vetë ekzistenca e vendit është një sfidë. Me kalimin e kohës, fuqitë e mëdha kanë bërë marrëveshje sekrete për ndarjen e Shqipërisë. Këto diskutime vazhdojnë edhe sot. Kur Hrushcov flirtonte me Athinën, ai përsëriti gjithashtu ofertën e Perandorisë Ruse më 22 nëntor 1914, që Greqia të merrte “pjesën jugore të Shqipërisë”. Fakti që Shqipëria vazhdon të ekzistojë është një sfidë.
Në aeroportin e Romës, udhëtarët nga Tirana regjistrohen me kujdes nga policia sekrete. NATO po zhvillon manovra pranë kufijve të Shqipërisë. Flotat e superfuqive lundrojnë pranë brigjeve shqiptare dhe militaristët sovjetikë kërcënojnë Shqipërinë me luftë. Por ky vend i vogël refuzon të nënshtrohet ndaj fqinjëve të mëdhenj dhe superfuqive të fuqishme. Ai këmbëngul të ruajë pavarësinë e tij kombëtare, pavarësisht vendimeve të marra në Pentagon apo në Kremlin.
Kur Çekosllovakia u pushtua, Shqipëria theksoi se kjo ishte rezultat i marrëveshjes së turpshme midis Kombeve të Bashkuara dhe udhëheqësve të Bashkimit Sovjetik. Tirana e tha hapur atë që të tjerët vetëm e pëshpëritnin: nëse populli i Spanjës do të ngrihej kundër fashizmit, Kombet e Bashkuara do të ndërhynin për ta shtypur atë, ndërsa Bashkimi Sovjetik do t’i dënonte Kombet e Bashkuara me fjalë, por do t’i mbështeste me veprime. Kur ishte fjala për sulmin e Bashkimit Sovjetik ndaj Çekosllovakisë, Tirana paralajmëroi Pentagonin dhe Kremlinin, duke thënë se Shqipëria nuk ishte një fuqi e lehtë që mund të gëlltitej nga ndonjë superfuqi.
Një sulm ndaj Shqipërisë do të përgjigjej me një luftë popullore që nuk do të njihte kufij dhe që në mënyrë të pashmangshme do të çonte në një luftë botërore. Burrat shtetërorë përgjegjës, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Bashkimin Sovjetik, e konsiderojnë këtë të pahijshme dhe nxitje për luftë. Ata, në fund të fundit, kërkojnë vetëm një bashkëjetesë paqësore. Si në Çekosllovaki, ashtu edhe në Spanjë.
Mungesa e mirësjelljes shqiptare nuk kufizohet vetëm te fakti që qeveria e saj është shprehur e gatshme të mbrohet si kundër Pentagonit, ashtu edhe Kremlinit dhe fuqive më të vogla. Edhe në Kombet e Bashkuara, Shqipëria ka treguar një nivel të thellë papajtueshmerie në sesionin e nëntëmbëdhjetë të Asamblesë së Përgjithshme, delegati shqiptar, Halim Budo, ngriti një çështje procedurale. Ai propozoi që të respektoheshin rregullat e statutit.
Nuk është fuqia e ndonjë makinerie të fuqishme ushtarake ajo që i mundëson Shqipërisë të ndjekë këtë politikë. I gjithë populli shqiptar është i armatosur, por flota, aviacioni dhe forcat e blinduara – natyrisht – nuk janë veçanërisht të forta. Udhëheqësit sovjetikë u përpoqën të minonin mbrojtjen e Shqipërisë duke u dhënë oficerëve të tyre urdhërin për të vjedhur tetë nëndetëset shqiptare në maj të vitit 1961. Është e qartë se kjo vjedhje zemëroi shqiptarët, por ajo nuk arriti të dobësonte mbrojtjen e Shqipërisë, e cila mbështetet në faktin që i gjithë populli është i armatosur dhe mund të mbrojë malet e tij.
Nuk është gjithashtu për shkak të ndonjë pasurie në kuptimin ekonomik që Shqipëria është në gjendje të ndjekë një linjë të pavarur. Nuk është si të ishte Shqipëria një republikë tregtare e pasur; një Venedik, një qytet i Hanzeve. Nuk është si për gjashtëmbëdhjetë shekuj më parë kur Durrësi ishte një nga qytetet më të fuqishme tregtare në rajonin e Mesdheut. Gjatë periudhës ndërmjet luftërave, Shqipëria ishte vendi më i varfër në Europë. Ishte një polikoloni italiane. Nuk kishte as treqind teknikanë të diplomuar në shkolla të larta. Biblioteka e saj kombëtare përmbante vetëm 12,000 vëllime. Populli jetonte në varfëri të thellë. Por revolucioni e ka ngritur vendin nga kjo varfëri.
Me bllokada dhe embargo tregtare, si Uashingtoni ashtu edhe Moska kanë kërkuar të urdhërojnë Shqipërinë në bindje dhe nënshtrim të duhur. Kjo nuk ka pasur sukses. Shqipëria nuk është e pasur. Ajo ende është e shënuar nga varfëria e të kaluarës. Por në fshatrat kufitare shqiptare me Greqinë ndriçon drita elektrike në shkolla, industrive të vogla dhe shtëpi, ndërsa fshatrat nga ana tjetër e kufirit janë në errësirë totale. Shqipëria po zhvillohet.
Por sfida shqiptare është më e thellë se kaq. Nuk është vetëm që populli ka arritur dhe ruan pavarësinë e tij kombëtare dhe zhvillon ekonominë e tij. Ky vend i vogël dhe i lodhur malor, që po transformohet në një vend industrial, po realizon këtë transformim me qëllime dhe metoda që janë shpallur utopike dhe ekonomikisht të pamundura nga vendimmarrësit në Stockholm, në Bon, në Beograd, në Uashington, në Moskë dhe në Nju-Delhi.
Ajo që Banka Botërore, EEC dhe Comecon e shpallen të pamundur, po realizohet në Shqipëri. I gjithë vendi po zhvillohet. Zona “të varfra” nuk lejohet të bëhen si ndonjë Norrland apo ndonjë Sicili. Industrializimi realizohet në të njëjtën kohë me luftën kundër burokracisë dhe zvogëlimin e aparatëve administrativë. (Nga viti 1966 deri në 1969, numri i personave të punësuar në organet administrative në nivele të ndryshme u ul me 17% dhe shpenzimet për punën administrative u ulën me 79 milion lekë të rinj, ndërkohë që prodhimi u rrit dhe numri i personave të arsimuar në universitet u rrit ndjeshëm). Shqipëria që ishte një vend agrar i pas zhvilluar, që nuk mund të siguronte ushqim për popullsinë e saj, që eksportohej portokalle dhe importonte marmelatë, që burimet e saj të naftës i kishin të huajt dhe arsimi i saj drejtohej nga të huajt – tani është vetë-përkrahëse me ushqime dhe eksporton produkte industriale. Në vend që të rrisë kultivimin e duhanit dhe të shesë duhan dhe të importojë grurë, po zvogëlohet investimi në kultivimin e duhanit dhe po rritet kultivimi i grurit dhe eksportohen telat e bakrit.
Kjo politikë realizohet në kushte të vështira. Është një vend i vogël dhe i varfër. Ka armiq të fuqishëm përreth. Kina, aleatët e saj, ndodhen nga ana tjetër e globit. Por atje, në bregun perëndimor të gadishullit të Ballkanit, Shqipëria tani paraqet një sfidë ndaj rendit botëror. Ajo nuk e pranon që bota të ndahet mes superfuqive. Ajo nuk pranon zhvillimin që thuhet të jetë i pashmangshëm nga ata që sundojnë në vendet kapitaliste, në vendet e Evropës Lindore dhe në atë që quhet Suedia me ekonomi të përzier.
Është kjo sfidë ndaj rendit botëror të dominuar është e rëndësishme. Nuk është çështja se si e shohin shqiptarët mjekrën apo fundet e shkurtra.
Ne kishim ardhur nga Shkodra dhe ishim rrugës për në Fier, duke qëndruar për një natë në hotel Adriatik në Durrës. Ishte tetë shtatori dhe sezoni turistik po shkonte drejt fundit. Në mbrëmje qëndronim në tarracën jashtë dhomës sonë. Pimë duhan dhe dëgjonim detin.
— Këtu u themelua qyteti Epidamnos dy mijë e pesëqind vjet më parë, tha Gun. Një hinterland pjellor dhe një port i mbrojtur.
Në mes të natës u zgjuam nga zëra me theks skandinav. Tre biznesmenë nga Malmö kishin mbërritur. Tani po qëndronin në tarracë jashtë dritares së dhomës sonë të hotelit. Po pinin verë dhe po bisedonin. Duket se po kalonin shumë mirë. Qeshnin me zë të lartë. Heshtën vetëm rreth orës tre të mëngjesit.
Ne qëndronim shtrirë në errësirë, dhoma mbante aromë deti. Gun tha:
— Dhe ishte kështu këtu, në këtë koloni të largët, ku në fakt filloi Lufta e Peloponezit. Këtë e lexova në historinë shqiptare të Frashërit. Aristokracia u dëbua nga populli. Por si aristokratët ashtu edhe populli ishin pronarë skllevërish dhe e gjithë ajo luftë e madhe u bë një luftë për pushtetin mbi tregjet dhe mbi skllevërit.
Romakët preferuan ta quanin qytetin me emrin e tij të dytë; Dyrrachium. Kjo nuk ishte aspak e çuditshme. Epidamnos tingëllonte tepër si “damnum”; d.m.th. dëm, humbje, disfatë. Dhe në fakt, historia e Durrësit u bë një histori disfatash të vazhdueshme. Lufta për Durrësin nuk përfundoi me Luftën e Peloponezit.
— Këtu, në Durrës, Pompeu triumfoi për herë të fundit ndaj Cezarit, përpara se të marshonte drejt disfatës së tij të madhe në Farsalos. Këtu erdhi Teodoriku — i quajtur i Madh — me gotët e tij lindorë në vitin 481. Këtu erdhën bullgarët. Këtu erdhën normanët — Robert Guiscard e plaçkiti Durrësin në vitin 1082. Këtu erdhën kryqtarët dhe aventurierë të çdo lloji. Venediku e pushtoi Durrësin, e humbi atë dhe e ripushtoi përsëri. Karli i Anzhu-së — vëllai më i vogël i Luigjit të Shenjtë — e mbajti Durrësin të pushtuar kur shpalli Mbretërinë e Arbërisë. Serbët dhe venedikasit luftuan për Durrësin, ndërsa turqit e pushtuan qytetin në vitin 1501.
Nuk ishte rastësi që Durrësi u bë një qytet i shumëpërfolur dhe i lakmuar. Ai ndodhej në rrugën e të gjithë pushtuesve. Nga ky port i favorshëm, eksportoheshin skllevër ilirë, vaj ulliri, grurë, lëkura dhe vajra. Mallrat mund të ndryshonin me kohën, por Durrësi mbeti një qendër e rëndësishme tregtare në Adriatik.
Nga Durrësi, përmes Elbasanit drejt Selanikut, kalonte rruga e madhe ushtarake dhe tregtare që lidhte dy pjesët e Perandorisë Romake; Via Egnatia. Nga Durrësi, rruga bregdetare shkonte drejt veriut përgjatë detit Adriatik dhe drejt jugut, përmes Butrintit, deri poshtë në Athinë.
Në fillim të shekullit XX, Durrësi ishte një qytet i largët provincial me 5,000 banorë, një port i mbushur me baltë dhe me një kështjellë të rrënuar. Ishte qyteti kryesor i sanxhakut të Durrësit, pjesë e vilajetit të Janinës në Shqipërinë Osmane.
Në këtë qytet të vogël, kryepeshkopi katolik romak dhe mitropoliti grek vështronin me xhelozi njëri-tjetrin, ndërsa përfaqësuesit e Austro-Hungarisë dhe Italisë spiunonin kundër njëri-tjetrit. Sepse Rusia dhe Austro-Hungaria kishin lidhur një traktat miqësie për ruajtjen e paqes në gadishullin Ballkanik, ku ekuilibri nuk duhej të trazohej: pjesa lindore e Ballkanit do të ishte në sferën e interesit rus, ndërsa pjesa perëndimore do të ishte nën ndikimin austriak.
Franca dhe Rusia ishin dakorduar që Austro-Hungaria të pengohej të arrinte Selanikun, dhe për këtë arsye Serbisë do t’i jepej Durrësi. Nga ana tjetër, Italia dhe Austro-Hungaria, edhe pse aleate, njihnin se Shqipëria duhej të ishte e pavarur. Italia dhe Rusia ishin bashkuar për të mbajtur Austro-Hungarinë larg Shqipërisë. Ndërkohë, Rusia dhe Anglia diskutonin për portet në Adriatik.
Në vitin 1900, tregtia austriake me Shqipërinë ishte katër herë më e madhe se ajo italiane; por deri në vitin 1907, tregtia italiane me Shqipërinë ishte rritur dhe kishte tejkaluar atë austriake me një milion franga.
Interesi për Durrësin mbeti i pandryshuar, nga ditët e Luftës së Peloponezit deri në Luftërat Ballkanike, dhe më 7 prill — e Premtja e Madhe — të vitit 1939, trupat italiane pushtuan Durrësin pas një beteje të shkurtër.

Zgjedhjet e 11 majit, Topalli apel shqiptarëve në Gjermani: Mos e humbisni mundësinë e ndryshimit

Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD-së për diasporën, gjatë një takimi me shqiptarët në Gjermani, tha se në 11 janar 2025 nis një proces historik për diasporën shqiptare, regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Topalli tha se kjo është një mundësi që nuk duhet ta humbni, një e drejtë që i kemi pritur prej vitesh.

“Mos lejoni që mundësia e ndryshimit të humbasë. Vota juaj është një akt dashurie për atdheun, një shenjë se gjithmonë mund të jemi bashkë për një Shqipëri më të mirë. Shqipëria ka nevojë për ju – sot më shumë se kurrë.

Dilni dhe votoni! Për të ardhmen e vendit që mbani në zemër!”, tha Topalli.

Auto Topalli1734425944

Ajo iu drejtua me një apel shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit. “Vota juaj ka rëndësi dhe është zëri juaj që mund të sjellë një Shqipëri më të drejtë, një Shqipëri ku të gjithë ne besojmë dhe shpresojmë. Ju nuk jeni thjesht spektatorë; ju jeni pjesë e historisë dhe forcës që mund ta çojë përpara vendin tonë”, theksoi Topalli.

“Mos e lini vendimin për të ardhmen në duar të të tjerëve. Niseni këtë rrugëtim duke u regjistruar dhe duke treguar se diaspora shqiptare ka një rol të pashlyeshëm në të ardhmen e Shqipërisë!”, u shpreh Topalli.

Drejtuesja Politike e PD-së për Diasporën ishte në Lörrach, Gjermani, ndërsa prej disa javësh po zhvillon takime në shtete të ndryshme me shqiptarët në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 11 majit 2025.bw


Send this to a friend