Intervistë e Skënder Buçpapajt tek e përjavshmja letrare kulturore ExLibris
Z. Buçpapaj, nuk është mirë që biseda e një poeti me lexuesin e tij të jetë kaq e sofistikuar, pra po mendoj edhe këtë komunikim tonin të parë, për të marrë prej lëndës, subjektit,qëka realizuar te ju njëprofil poetik sa lirik aq edhe epik. Pra, dua tëdi nëkëtëepokëtëteknologjisëçfarëju nuk rrokni dot përballëlexuesit? Për ironi, edhe këto bisedat tonat, të sotmen, me mjete elektronike…
Poezia është arti më i vjetër, i lindur bashkë me njerëzimin, i lindur për ta mbijetuar njerëzimin. Ajo është arti i arteve. Ka bashkëjetuar me të gjitha llojet e tjera të shkrimeve, – diturore, të shenjta, didaskalike etj., – ka ditur të japë dhe të marrë nga kjo bashkëjetesë. Ka bashkëjetuar me të gjitha llojet e arteve, ka ditur të japë dhe të marrë nga kjo bashkëjetesë. Ka bashkëjetuar me të gjitha llojet letrare, ka ditur të japë e të marrë nga kjo bashkëjetesë. Poezia karakterizohet nga ritmet dhe melodia, por qëndron më lart se muzika, sepse kur thuhet se kjo poezi është melodioze, është harmonike etj., thonë për të vetëm diçka të pjesshme. Kur thonë se kjo muzikë është poezi, nuk ka nevojë të thuhet më shumë. Poezia vepron me përfytyrime dhe vizione të larmishme, por qëndron më lart se piktura, sepse kur thuhet se kjo poezi ka shumë kolorit, ka shumë dritë, ka shumë kontraste etj., thonë për të diçka të pjesshme. Kur thonë për një pikturë se kjo është poezi, kanë thënë gjithçka për të. Traktatet shkencore, shkollore, fetare, dolën më vete, u shkëputën vetëm relativisht nga poezia. Muzika, kërcimet, vallet, u shkëputën vetëm sa për të thënë nga poezia. Proza, e shkurtër dhe e gjatë, dramaturgjia, vetëm ndërruan banesë pa ndërruar shtëpi nga poezia. Nëse kjo të çon te relativiteti, atëherë po ju kujtoj se këto kohët e fundit kam lexuar traktatin fizik dhe filozofik “Relativiteti” të Albert Ajnshtajnit. Dhe mund të them se është relativisht shkencë, relativisht filozofi dhe relativisht poezi.
Asnjë shkak, asnjë arsye, pra, nuk ekziston pse poezia ta ndiejë veten ngushtë ndaj epokës së teknologjisë apo përballë lexuesit të epokës së teknologjisë. Është thjesht vetëm çështje se çfarë parapëlqimesh ka poeti në etapa apo në rrethana të caktuara të krijimtarisë së tij, se çfarë ndijimesh triumfojnë ndaj të tjerave në përballje me realitetin në ndryshim të përhershëm. Diçka nga realiteti të cilin sot poeti e abstragon nga poezia e tij, në fakt, nuk e ka përjashtuar, nuk e përjashton nga vëmendja e tij dhe nesër, fare natyrshëm, mund të jetë e do të jetë një tjetër parapëlqim i tij. Dhe këtë e bën brenda individualitetit të tij, vetëm duke pasuruar arsenalin e mjeteve të tij.
Një koleg e krahason poezinë me rakinë që, thotë ai, të deh dhe nuk të lë dhimbje koke. Unë mendoj se ka poezi që të dehin menjëherë dhe dehja prej tyre të lëshon menjëherë. Ka poezi që të dehin ngadalë dhe dehja prej tyre të lëshon ngadalë. Ka poezi që të dehin njëherë e përgjithmonë. Dhe kjo është dehje hyjnore.
Proza lexohet një herë, dy apo tri herë. Ndërsa poezia lexohet me dhjetëra herë. Proza, pas leximit, e ka vendin në raftin e bibliotekës, ndërsa poezia e ka vendin pranë abazhurit. Poezia mësohet përmendsh e tëra. Poezia këndohet. Ta pyesnin për këtë Lasgushin, çfarë do t’ju thoshte.
Para pak kohësh ju u nderuat me çmimin Libri Poetik më i Mirë me motivacion: “Për librin Imgur – simbiozë e imagjinatës poetike dhe perceptimit filozofik, duke sjellë një kostelaciontëgjerënëkozmosin e letrave shqipe.” Çfarë ka ndryshuar në këtë ndjeshmëri tuajën?
Mendoj se është një motivacion shumë i saktë dhe që e karakterizon gjithë krijimtarinë time poetike deri te ky libër. Për më tepër, një motivacion i formuluar nga një juri tejet profesionale me përbërje nga e gjithë hapësira kombëtare dhe nga Diaspora. Unë synoj gjithnjë që çdo libër imi i ri të jetë një kuotë e re në krijimtarinë time, çdo libër i ri të ketë një fizionomi të veçantë brenda krijimtarisë sime, çdo poezi për mua është një vepër brenda veprës poetike. Falë Zotit, përkryerja nuk ekziston askund, aq më tepër në art, në poezi, prandaj, sa më shumë të kërkosh, aq më shumë zgjerohen hapësirat e kërkimit për përkryerje të mëtejshme. Kjo është magjia e artit, që e bën artistin të mos reshtë kurrë së krijuari, deri në pikën e fundit të energjive të tij. “Imgur”, sigurisht, shënon një risi nga shumë pikëpamje në krijimtarinë time.
Çfarëkonstrukti ndërtonvendi te njeriu, në rastin tuaj, lindur në Tropojë. Keni një rrëfim? Çfarë është Tropoja për ju?
Ka pasur, ka dhe do të ketë në këtë botë njerëz me më shumë se një atdhe. Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë në këtë botë njerëz me më shumë se një vendlindje. Njeriu është bërë për të pasur një vendlindje, një nënë, një baba, një Zot! Tropoja, vendlindja ime, është një krahinë me bukuri të veçantë, ndër më unikalet – barabar: të natyrës dhe të njeriut. Është gjithashtu një krahinë me fat të veçantë e ndër më unikalet. Nuk është pushtuar kurrë nga të huajt. Ka pasur inkursione të huaja ushtarake, ka pasur masakra dhe djegie masive të krahinës, por nuk ka pasur pushtime. Me ndarjen e Kosovës nga Shqipëria, Tropoja pësoi ndarjen nga Kosova. Tropoja i kishte të gjitha infrastrukturat – fizike, ekonomike, tregtare, kulturore, familjare me Kosovën. Tropojën ndahej me Dri’ nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Edhe sot e kësaj dite Tropoja e vuan infrastrukturën e paplotë dhe të prapambetur me pjesën tjetër të Shqipërisë. Tropoja, ndër më heroiket dhe vitalet e atdheut dhe kombit tonë, është vatër e papërsëritshme e kulturës – në vijimësi, nga tradicionalja te më modernia. Askush nuk e ka epikën legjendare të Tropojës, askush nuk i ka kërcimet e Tropojës, rrallëkush e ka epikën historike apo lirikën e mrekullueshme të saj.
Nga vitet ’70 Tropoja është në hartën e botës si një Andaluzi tjetër e poezisë. Pas Anton Paplekës, në poezinë shqipe do të vija unë, pastaj Avni Mulaj, Hamit Aliaj dhe një plejadë e tërë poetësh. Në vitet ’70-’80 nga penat e poetëve tropojanë kanë dalë 20-30 libra poetikë.
Dikush ka shkruar se në vitin ’73, kur botuat vëllimin “Zogu i bjeshkës”, thyet kornizat poetike të kohës.
Në fakt, një zë verior në poezi ka diçka homerike, që duket se na rezulton sot më tepër lirik?
“Zogu i bjeshkës” shënoi një prirje të re rishtare në poezinë e kohës. Në fillim të viteve ’70 brezi im i poetëve ishte në krye të një lëvizjeje estetike që shënonte largimin nga fjalori tashmë i shteruar i entuziazmit ndaj industrializimit dhe transformimeve socialiste të poetëve të brezit të viteve ’60, entuziazëm të cilin letërsitë e tjera, në fakt, e kishin tejkaluar në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX. Në këtë lëvizje u përfshinë edhe poetë të brezit të viteve ’60 si dhe krijues të fushave të tjera të arteve dhe letërsisë. Kishte te ne një vetëdije se poezia shqipe, letërsia, artet, duhej të mos ishin më të vonuara ndaj zhvillimeve bashkëkohore. Në Kosovë dhe në trojet tona të tjera shqiptare krijuesit e kishin lirinë estetike për të reflektuar rrymat artistike të kohës. Ata ia kushtonin muzën e tyre rezistencës dhe qëndresës shpirtërore të individit. Lëvizja jonë estetike synonte çlirimin e gjuhës artistike nga dogmat sunduese estetike, përfshirë këtu edhe dogmat gjuhësore. Në këtë kuadër, poezia ime, e cila vinte nga djepi i Eposit Legjendar, sillte lartësitë gjuhësore veriore, në marrëdhëniet e saj me mjediset, atmosferat, fjalorin, mitologjinë, folklorin i cili ishte i paprekur nga muzat që nga kohët e bardëve homerikë.
Lexuesi dëshmoi se ishte i etur për të. Kritika, sado dogmatike, nuk i rezistoi dot. Sado që u trysnua, ajo prirje nuk u ndal. Prej atëherë poezia në Shqipëri do të kishte një dimension të ri të përhershëm, dimensionin verior. “Zogu i bjeshkës”, në poezitë që i shpëtuan censurës, sillte një fjalor poetik krejtësisht të freskët, origjinal, befasues krejtësisht larg skemave dhe shablloneve të deriatëhershme. Nuk kishte sfond, nuk kishte dekor, nuk kishte dukje, gjithçka ishte thelb, ishte brendi, ishte art. Në flatrat e tij “Zogu i bjeshkës” sillte një ortek të bukur verior.
Keni një vëllim poetik “Frika nga Atdheu”. Pse kjo frymë, kjo metaforë, ç’shqetësim estetik e shpirtëror njëkohësisht?
Ishte dhe është diçka e paparë në poezi. Edhe sot e kësaj dite ka ende të habitur, midis tyre ka ende hatërmbetur, ka ende të zemëruar që pyesin, mua dhe më shumë veten e tyre: Pse “Frika nga Atdheu”? Në të vërtetë, nuk është një titull që poeti ia imponon librit, më shumë është një titull që libri ia imponon poetit. Në vëllim është një poezi me këtë titull, një cikël me poezi me këtë titull. Por, përtej poezisë, përtej ciklit, fryma e librit në tërësi përshkohet pikërisht nga kjo metaforë. Po më takonte mua, pra, të shprehja atë që bashkëkohësit e mi përgjatë dhjetëra vjetëve e kishin mbajtur brenda vetes, pa e ditur çfarë i gërryente, çfarë i lëndonte. Atdheu ynë kishte qenë burg për shqiponjat e tij gjatë gjithë diktaturës komuniste. Burg pa dritare. Me fillimin e tranzicionit, duke shikuar pas, panë të gjithë, si gardianët, edhe të ngujuarit, se kush kishte qenë në të vërtetë Atdheu. Më 1990 u hapën për herë të parë dyert e këtij burgu. Në tranzicion, duke shikuar pas dhe rreth e rrotull tyre, të gjithë panë se Atdheu, përveçse burg, ishte ende një çmendinë. Më 1997 dera e vetme e burgut-çmendinë e çmendinës-burg u hap dhe ndodhi ai kaos, valët e të cilit nuk u ndalën brenda vendit apo afër tij, u përhapën anembanë globit. Dhe që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kur u botua, kam thënë se ky libër do të vazhdojë të jetë aktual sa kohë që do të ketë më shumë shqiptarë që duan të rrinë në Atdhe se ata që duan të largohen. Sot kjo dukuri përjeton kulme dhe oguret e shekullit nuk janë të mira. “Frika nga Atdheu” është shkruar me përjetim, me ndjenjë dhe sidomos, me shumë parandjenjë. Prandaj ka pa masë dramacitet, sarkazëm. Prandaj është kundër-rrymë. Në një ribotim të ripunuar të këtij libri, prandaj, poeti do të ngulmojë për t’i thelluar pikërisht këto përmasa.
Tjetër libër, “Vetëm të vdekurit pendohen”, parë si poemë e dhimbjes dhe dramës njerëzore, pse? Çfarë është thelbi i një poeti, çfarë mbetet tek ai, pasi kryen aktin e krijimit? Çfarë force i prin?
Kjo poemë e botuar më 2015 është saga e familjes sime, në kuadrin dhe marrëdhëniet e saj me vendlindjen, me atdheun, me botën, me Universin, me vetë Zotin. Në qendër të saj është Nëna ime. E ndërtuar me katër përgjërata (përkushtime shpirtërore), siç i quaj unë pjesët e saj, poema e forcon ndjeshëm edhe dimensionin epik të poezisë sime në tërësi.
Tagora, Mark Strand, Mahmoud Darwish, Frederiko Garcia Lorka, Yehuda Amichai, Sylvia Plath, Jacques Prevert – njëhartëpoetike qëduket mëshumësi ushtrimi mendjes, kulturës emocionale, përkthimi çfarë është? Pse kjo nevojë përzgjedhjeje, kërkimi?
Poezia bashkëkohore është një peng i hershëm imi dhe i brezit tim. Kur erdha unë dhe të tjerët në poezinë shqipe, le ta kujtojmë, regjimi ndaloi botimin e çdo poeti bashkëkohor. Ishte në prag të qarkullimit një libër i Lorkës, u ndalua dhe nuk u botua kurrë as më vonë. Nuk u botua as Eluari. U ndërprenë Ricosi dhe Uitmani. U ndërpre edhe botimi i poezisë së Kosovës. Poetëve të brezit tim iu lejohej të ndikoheshin vetëm nga poetët tanë të Rilindjes, të Pavarësisë dhe të Realizmit Socialist. Nga Majakovski mund të ndikoheshin. Letërsia e huaj hynte në Shqipëri pothuaj vetëm nëpërmjet botimeve ruse. Poezi të bashkëkohësve të huaj qarkullonin në Shqipëri dorë më dorë, në fletë kopjative, shpesh me fjalë të shuara.
Ishte e lehtë, në ato rrethana, të dalloheshin ndikimet e mundshme nga poetë të huaj që dikush arrinte t’i lexonte. Redaktorët, në atë kohë, nga nuk qëmtonin dhe i akuzonin poetët për “poezi leximesh”. Nga vitet ’80 kam përkthyer poezi nga italishtja. Pastaj edhe nga anglishtja e më vonë nga gjermanishtja. Mendoj se përkthimi dhe botimi i tyre ka rëndësi për të mbushur zbrazëtirën e krijuar në kulturën tonë nga e kaluara. Më herët unë përktheja çfarë të më binte në dorë, pastaj kam qenë gjithnjë e më përzgjedhës. Përkthimin e poezisë unë e shikoj me përgjegjësi të veçantë, si një amanet nga poeti të cilin e përkthej. Duke i lexuar dhe duke i përkthyer, e ndiej veten në shoqëri të poetëve, bashkëbisedojmë a thua se ata janë të pranishëm në tryezën time të punës. E ndiej veten më të plotësuar edhe si poet. Mendoj se çdo poet e ka të domosdoshme të marrë mjeshtëri nga kryemjeshtërit. Dhe çdo kryemjeshtër do të ishte i lumtur për këtë marrëdhënie.
Kujtoj se keni përkthyer poezi edhe nga Alda Merini. Çfarë të ka impresionuar, sepse nuk është në natyrën tuaj poezia e saj kontroverse?
Më ka impresionuar dashuria që kanë italianët për këtë poete, nga më aforistiket e letërsisë së vendit fqinj. Alda Merini, ndoshta më shumë se plot poete të tjera që kam përkthyer, italiane, europiane dhe të tjera, është nga më emancipueset e mendësisë njerëzore për femrën. Ajo është një Sylvia Plath, një Virgjinia Wollf e Italisë, e Europës. Është një poete që nuk është pajtuar me asgjë, nuk është pajtuar as me veten e saj, shpirtin e saj. Natyrë kryengritëse dhe vetëflijuese. E vetmja fushë ku ajo është realizuar, është poezia. Nuk është realizuar as si femër, as si grua, as si e dashur.
Gazeta “Drita” ka qenë e vetmja që prej krijuesve të rinj dhe atyre mepërvojëshihej me adhurim, ju si e mbani mend? Keni qenë edhe redaktor aty… ajo gazetë ka edhe anën e saj të errët.
Gazeta “Drita”, nga viti 1973, kur u godit në kuadrin e Plenumit IV, deri në vitin 1986, kur unë fillova atje si redaktor, kishte ndërruar një mori redaktorësh, disa kryeredaktorë, disa sekretarë kolegjiumesh. Shumica vinin nga “Zëri i popullit”, nga Ministria e Brendshme, nga mediat lokale, nga radhët e mësuesisë, madje edhe nga radhët e klasës punëtore. Krijuesit e mirëfilltë nuk rezistonin dot dhe largoheshin shumë shpejt nga kjo gazetë. Të tjerë bënin skandale dhe i largonin. Kjo gazetë gjatë atyre viteve ishte një hallkë, natyrisht, e rëndësishme e makinerisë së përbindshme të censurës së gjithanshme. Plenumi IV, praktikisht, donte të dërgonte në karantinë jetën e mirëfilltë krijuese në Shqipëri. PPSH-ja merrte vendimin se letërsia dhe artet, nëse do të lejoheshin të zhvilloheshin më shumë, do të bëheshin rrezik ndaj monopolit të saj.
Në gazetën “Drita” të viteve 1986-1991 unë do të isha pjesë e një ekipi tejet elitar krijues dhe botues. Ne bëmë histori jo vetëm për gazetën “Drita”, por për gjithë historinë e shtypit shqiptar, veçanërisht shtypit letrar-artistik. Këtu, veç të tjerash, unë pata shansin personal të botoj shkrimin e parë të mediave të Shqipërisë për Gjergj Fishtën, “Sovrani i letrave tona”, pata këtë shans të botoj krijime të pabotuara më parë në Shqipëri nga ky gjigant. E botova për herë të parë në Shqipëri gjigantin tjetër, Martin Camaj. Botova për herë të parë poezi të Bilal Xhaferrit, nga dorëshkrimet e tij të ruajtura nga një mik i tij i ngushtë në shishe të futura në dhé. Rifillova botimin e plot autorëve të tjerë të ndaluar nga diktatura.
Keni qenë aktiv në fushë të kritikës. Si e shihni këtë sot, çfarë është kritika, ka vështrime të ndryshme për të,nëraport me letërsinë…?!
Kritikën e parë e kam botuar më 1971, për librin “Zëri im” të Anton Paplekës. Prej atëherë kam botuar herë pas here kritika. Kam pasur gjithnjë bindjen se kritikën më të mirë mund ta bëjnë krijuesit e mirëfilltë. Kritikës së asaj kohe i mungonte krejtësisht estetika, ishte kritikë pothuaj tërësisht për përmbajtjen dhe pothuajse aspak për formën. Në vitet ’80 kam shënuar një prirje të re dhe që atëherë kam arritur të dominoj mendimin kritik letrar.
Një këmbë në letërsi, një këmbë në media, ju s’jeni i pari që keni një karrierë të tillë. Nisur nga përvoja juaj personale, pse ka ekzistuar ky fenomen i kalimit nga gazetaria në letërsi?
Shkrimin tim të parë publicistik e kam botuar në vitin 1970. Pastaj kam vazhduar të botoj pothuaj në të gjithë shtypin qendror të kohës. Në fakt, gazetaria tek unë ka qenë në shërbim të poezisë. Një krijues, që të qëndrojë në frontin e krijimit, nëse nuk e ka ndër mend të vetëpërjashtohet nga ky front, e ka të domosdoshme të mos largohet nga vëmendja e lexuesit. Ndërsa botimi i poezive ishte i vështirë dhe i rrezikshëm, më është dashur të merrem edhe me gazetari, publicistikë, dokumentaristikë etj. Rëndësi të veçantë për mua ka që unë i kam lëvruar me sukses të plotë të gjitha fushat e krijimit ku jam përkushtuar. Letrari, në përgjithësi, e ka të pashmangshme të realizohet në tri rrafshe kryesore: atë njerëzor, krijues dhe intelektual. Gazetaria, botimet, më kanë dhënë emër, më kanë dhënë përgjegjësi në raport me publikun, më kanë dhënë mundësi lidhjesh të shumta e të natyrshme me kohën time. Nga mesi i viteve ’80 e deri sot gazetaria u bë për mua profesioni kryesor. Ajo më çoi edhe në përgjegjësi botuese. Isha jashtëzakonisht i suksesshëm në gazetën “Drita”. Kur kalova në Radiotelevizionin Shqiptar, tashmë isha gazetari numër një absolut në Shqipëri. Pata sukses të plotë në drejtimin e RTSH-së, medias më të rëndësishme shqiptare. Po kështu në të përditshmen “Bota sot”, e cila gjatë drejtimit tim për dhjetë vjet, ku Elida kontribuonte si redaktore kolumniste, u bë gazeta më e shitur, më famshme dhe më e suksesshme në historinë e gazetave shqip. Edhe portali elektronik – voal.ch “Zëri i shqiptarëve” (Voice Of Albanians) – që si botues e mbajmë bashkë me Elidën, është më e suksesshmja në mediat e llojit në Diasporën Shqiptare. Bëjmë gazetari të mirëfilltë, që mjerisht mungon në Shqipëri e Kosovë, sepse nuk jemi të varur as nga politika as nga oligarkët.
Marrëdhënia juaj me Kosovën, sëfundi i nderuar me një çmim letrar në Gjakovë për letërsi e publicistikë. Në fakt, edhe përmes kulturës, si e shikoni në raport me Shqipërinë, shpesh krijohet përshtypja se mes nesh ka raporte inferioriteti dhe superioriteti, pse ndodh kjo?
Në Gjakovë m’u dha çmimi jubilar i Mitingut të Poezisë, çmimi më i rëndësishëm i manifestimit, i cili jepet një herë në pesë vjet. Mitingu, të cilin e organizon klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i këtij qyteti, themeluar nga kolosë si Din Mehmeti, Ali Podrimja e të tjerë, ka një traditë disadhjetëravjeçare. Është manifestimi më i rëndësishëm i këtij lloji në gjithë hapësirën shqiptare dhe ndër më të rëndësishmit në Ballkan pas “Kurorës së Artë të Strugës”. Me këtë rast, i shpreh mirënjohjen z. Muharrem Kurti, intelektualit të shquar dhe kryetarit të klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”. Gjakova është qyteti që ia jep emrin malësisë sime. Është qyteti im. Unë kam arritur të përfshij në vëllimin tim të parë “Zogu i bjeshkës” dy poezi për Gjakovën, shkruar në vitin 1971 dhe 1972, besoj, nga më të bukurat që janë shkruar për këtë qytet. Mitingun e Poezisë çdo vit unë e ndiqja nga Radio Gjakova, e cila e pasqyronte gjerësisht, dhe nga Radio Prishtina e Televizioni i Prishtinës. Gjakova është një mall i pashuar në jetën time. Që herët unë ia kam dhënë vetes statusin e njohësit më të mirë të çështjes së Kosovës. Kam arritur të botoj shkrime për figurat dhe ngjarjet historike të Kosovës dhe trojeve tona të tjera në Jugosllavi. Në çdo tavolinë ku kam qenë, me shkrimtarë, artistë, personalitete të kohës i kam promovuar ato, historinë, kulturën, letërsinë, artet shqiptare të atjeshme. Në gazetën “Drita”, kur isha redaktor, arrita të sjell dhe të botoj më shumë se janë botuar gjatë gjithë historisë. Në Republikën e Shqipërisë kishte një mosnjohje të madhe për realitetin e Kosovës dhe trojeve të tjera tona në ish-Jugosllavi. Dhe nuk imagjinohej që atje kishte kulturë, letërsi, arte shqiptare të niveleve europiane. Nga kjo lindte artificialisht në Kosovë inferioriteti ndaj Shqipërisë dhe në Shqipëri superioritet ndaj Kosovës. Ky hendek nuk është kaluar as pas tridhjetë vjetësh rinjohje. Dhe po të vazhdohet me mjetet e deritashme, nuk kalohet kurrë.
Lidhjet me Kosovën dhe trojet tona të tjera në ish-Jugosllavi unë i forcova pasi u njoha dhe krijova miqësi të fortë me Ibrahim Rugovën, Zekirja Canën, Din Mehmetin, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, prof. Mark Krasniqin dhe figura të tjera të shquara shqiptare të asaj hapësire. Radiotelevizioni Shqiptar nën drejtimin tim iu kushtua gjerësisht çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare në trojet tona në ish-Jugosllavi. Si diplomat në Bernë unë isha në lidhje të përditshme me shqiptarët e atyre hapësirave me banim në Zvicër dhe vende të tjera perëndimore. Pasi mora drejtimin e “Bota sot” (e cila arriti tirazhin 200 mijë kopje në ditë), tashmë do të isha i përditshëm në të gjitha familjet shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Kosovën Lindore, Europë, SHBA. Kosova është ideali më i veçantë i jetës sime.
Në vitin ’73, kur ju nisni botimin, sigurisht që nuk mund ta lëmë mënjanë çështjen e censurës apo vetëcensurës. Sa i kontrolluar ka qenë prej jush ky “frymëzim”, pra poezitë?
Pas suksesit të poezisë sime më ’73, vinte mëdyshja: A duhej t’i qëndroja besnik poezisë sime apo duhej të heshtja? A ishte më mirë të shkruaja dhe të mos botoja apo duhej të bëja kompromise me censurën? Sot mund të them se jam nga ata që kam luftuar kundër censurës. Duke qenë poet verior, jam përballur me vështirësitë e panumërta për të afirmuar fjalë, shprehje, sintaksa që nuk i përmbanin fjalorët zyrtarë. Më është dashur të jap llogari për çdo fjalë, për çdo varg që kam botuar. Redaksitë kishin, ndër të tjera, edhe rolin e policisë gjuhësore. Vetë redaktorët ishin të frikësuar, prandaj bëheshin edhe të pabesë. Dhe në botime mungonin vargje, figura të cilat ata i kishin miratuar në prani të poetit. Disa herë më kanë kërcënuar se do të raportonin kundër meje se iu bëj presion redaktorëve për të botuar poezi moderniste. Kulmi ishte kur librit tim poetik më 1986, pa më pyetur dhe pa më lajmëruar mua fare, ia hoqën ballinën dhe titullin shumë muaj pasi libri ishte dërguar në shtypshkronjë dhe ishte gati të vihej në qarkullim. Aq e kishin frikësuar redaksinë e poezisë e shtëpisë botuese “Naim Frashëri”. Në Shqipërinë e asaj kohe, nëse botimi të jepte sukses dhe famë, ishte e rrezikshme të heshtje. Unë jam nga ata poetë që nuk kishte asnjë komoditet për t’i vetëndërprerë botimet. Nuk kisha absolutisht asnjë komoditet për të shkruar në heshtje. Heshtja do të ma vinte vulën e të pakënaqurit ndaj regjimit.
Në rrethana të tilla, kaq izoluese, cilat ishin nxitjet për t’i rezistuar asaj që konsiderohet habitatpërpoezinë: emocionet, mendimi, liria…
E vetmja nxitje në atë kohë ishte shpresa. Ishte guximi për të shpresuar. Unë guxoja të shpresoja shumë se do t’i mbijetoja një absurditeti të tillë.
Ndërsa emri juaj,përveçse nëlibrat poetikë, shihet edhe në studimet, esetë, tekstet shkollore të botuaranëShqipëri, nëKosovë, Mal tëZi e Diasporë. Pse ky angazhim?
Në kushtet tona, ende krijuesi, për më tepër poeti, e ka të theksuar intelektualitetin, pra rolin iluminist ndaj shoqërisë dhe kombit. Unë nuk e kam shmangur veten asnjëherë nga këto detyrime të miat. Lidhur me historinë e përbashkët të letërsisë, mund të them se Kosova i ka ndjekur me vëmendje dhe kompetencë të plotë proceset letrare që nga fjalia e parë e dokumentuar e gjuhës sonë. I ka ndjekur me vëmendje dhe kompetencë të plotë edhe të gjitha proceset letrare të shekullit XX. Tirana ka pasur paragjykime ndaj letërsisë së vjetër shqipe, ka pasur rezerva ndaj disa proceseve para, gjatë dhe pas Rilindjes Shqiptare, dhe mosnjohje me dashje të proceseve letrare në Kosovë dhe në trojet tona të tjera në ish-Jugosllavi. Prandaj vëllezërit tanë nuk gjejnë partnerët e duhur në Tiranë për të hartuar letërsinë, sikurse nuk gjejnë partnerë të përbashkët për asnjë projekt tjetër kulturor kombëtar.
Sot çfarë ka ndryshuar te ju, çfarë është maturuar, pjekur, sidomos në kushtet e ndryshimeve të pas ’90-ës, si e kenipërjetuar lirinë?
Unë kam qenë dhe jam njeri i lirë gjithmonë. Kam pasur gjithmonë filozofinë time të lirisë. Në kohën e diktaturës, jo rrallë njerëzit më pyesnin: Pse je kaq i qetë, Skënder? Këtë pyetje, pa dyshim, ma shtronin në mënyrë të sinqertë njerëz dashamirës të mitë dhe të krijimtarisë sime. Iu përgjigjesha thjesht: Jam i qetë, sepse e njoh jetën time dhe veten time sekondë për sekondë. Më ka ndihmuar fakti se opinioni më gjykonte gjerësisht si njeri të heshtur, të mbyllur në vetvete, që “fjalët i ka me lekë”. Në natyrën time, atëherë dhe gjithnjë është që njerëzit me të cilët unë komunikoj privatisht të jenë tejet të paktë dhe tejet të besueshëm. Në rrethet e ngushta të besueshme unë jam hapur në atë kohë dhe kemi debatuar për tema që edhe sot, deri diku, është tabu të diskutohen. Ata janë në jetë edhe sot e kësaj dite dhe e vërteta është se nuk më kanë treguar askund, për çka jam falënderues përgjithnjë. Me atë qetësi që e kam jetuar diktaturën, me atë qetësi e kam pritur edhe post-diktaturën.
Ju jetoni jashtë Shqipërisë, ndërsa sot poezia shkruhet kudo nga kushdo… sidomos interferimet e teknologjisë, si facebook, blogjet, portalet etj.,përnga dinamika dhe masiviteti, pothuaj e bëjnëtëpamundur komunikimin, krijimin e lexuesittuaj, ju si e përjetoni këtë?
Sfida më e madhe e shkrimeve dhe e komunikimeve në përgjithësi sot janë mediat sociale dhe interneti. Këta janë sot tellallët e modernitetit, lajmëtarët, kumtarët, munxëtarët e modernitetit. Ashtu si dikur ndaj paraardhësve të tyre, arti, artistët, krijuesit, krijimi, dija, dijetarët janë eprorë të padiskutueshëm. Është kundërthënës fakti që ata të cilët nuk kanë pothuaj asgjë për të promovuar, bëjnë zhurmën më të madhe. Si vetëpromovues ia kalojnë çdokujt që ka në të vërtetë se çfarë të promovojë. Mua këta më duken gjinkalla që i bëjnë vetes vapë. Nuk iu kushtoj vëmendje. Dhe habitem kur miq e kolegë krijues të mirëfilltë bëhen promotorë të zhurmës së tyre boshe. Mediat sociale i lehtësojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore, e lehtësojnë pa masë komunikimin, e joshin çdo prirje të çastit, çdo modë të çastit, nëpër to qarkullojnë emra ditorë, moda ditore, prirje ditore, fama ditore, të cilat i japin një dinamikë marramendëse përditshmërisë së miliarda njerëzve, nga i pari tek i fundit i botës. Ato erdhën si sfidë ndaj masmediave, pra mediave masive, siç ishin shtypi i përditshëm dhe periodik, pastaj radiot dhe televizionet, të cilat kishin një publik të gjerë. Publiku i mediave sociale dhe numri i përdoruesve të internetit, falë teknologjisë së celularëve, sot ia kalon në një shumëfishësi të panumërt publikut klasik të masmediave. Prandaj këto (masmediat tradicionale) kanë versionet e tyre të botimeve në internet dhe në mediat sociale, ku mundësohet përditësimi deri në njësitë më të pamatshme të kohës.
Kjo botë komunikimi që ofrojnë teknologjitë bashkëkohore i ngjan një pylli të përbërë nga të gjitha katet e mundshme të bimësisë dhe të kreaturave të tjera. Të gjitha këto kate japin e marrin mes tyre, ngacmohen e ngacmojnë, sulmohen e sulmojnë, ushqehen e ushqejnë. Mediat sociale paraqesin një bashkëjetesë individësh dhe grupimesh që ta kujton më së miri bashkëjetesën e verbër biologjike në natyrë më shumë se bashkëjetesën e vetëdijësuar në shoqëri. Nga kjo xhungël e modernitetit gjithsesi nuk ka pse të mbresohen (impresionohen) krijuesit e mirëfilltë, nga lartësia e tyre, nuk ka pse të druhen, nuk ka pse të pasivizohen as pse të marrin superxhiro. Ndaj tyre bota e mediave sociale mund të jetë vetëm një tundim për më shumë guxim, për më shumë aventurë.
Dhe një pyetje të fundit: redaktorja juaj e parë, kritikja juaj e parë është bashkëshortja, zonja Elida Buçpapaj. Dhe çfarë më tepër?…
Zonja Buçpapaj, bija e poetit të shquar Vehbi Skënderi, redaktorja ime e rreptë, kritikja ime e pagabuar, njëkohësisht frymëzuesja ime, muza ime, është bashkëshorte, nënë, zonjë shtëpie e mrekullueshme. Është poete, përkthyese, publiciste e talentuar. Krah për krah me mua, në frontin e letërsisë, gazetarisë, botimeve, Elida ka rol të padiskutueshëm dhe ka merita të padiskutueshme në të gjitha arritjet e mia që prej kur ne jemi bashkë.
Granit Xhaka ka pranuar publikisht se gjatë pandemisë COVID-19 kishte siguruar një certifikatë vaksinimi, e cila nuk pasqyronte vaksinimin real. Kapiteni i kombëtares së Zvicrës e bëri këtë të ditur të hënën përmes një deklarate në Instagram, duke e cilësuar veprimin e tij si “një gabim”.
“Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë dua të shprehem personalisht”, shkroi Xhaka.
Mesfushori shpjegoi se në atë periudhë kishte pasur dyshime dhe shqetësime të mëdha në lidhje me vaksinën kundër COVID-19.
“Në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i pushtuar nga frika dhe pasiguria”, vijon deklarata.
Xhaka pranoi se, në vend që të kërkonte përgjigje përmes rrugëve zyrtare, kishte zgjedhur të siguronte një certifikatë vaksinimi.
“Sot e shoh qartë se kjo rrugë nuk ishte e duhura. Ishte një gabim. Më vjen keq. Marr përgjegjësinë për këtë vendim, do të përballem me sqarimin e plotë të çështjes dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kompetente”, deklaroi kapiteni zviceran.
Ndërkohë, Prokuroria e Lucernës po heton çështjen dhe Xhaka pritet të merret në pyetje në fillim të tetorit.
Pasojat kanë prekur edhe kombëtaren zvicerane. Federata Zvicerane e Futbollit ka konfirmuar se Xhaka nuk do të bashkohet me grumbullimin dhe do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të Nations League në shtator dhe tetor. sn
VOAL- Siç raportohet nga Blick, zyra e prokurorit të Lucernës ka hapur procedurë penale kundër kapitenit të Zvicrës Granit Xhaka për posedim të mundshëm të një certifikate COVID të lëshuar në mënyrë të parregullt nga një mjek nën hetim në vitin 2023. Autoritetet aktualisht po hetojnë nëse mesfushori mund të ketë qenë i përfshirë në falsifikim dokumentesh, dhe ai tashmë i ka mohuar akuzat përmes zëdhënësit të tij.Nuk është vërtetuar zyrtarisht fajësia, por lojtari do t’i nënshtrohet një seance dëgjimore në fillim të tetorit. rsi
Ka takime që ndodhin rastësisht, por që të shtyjnë të ndalesh e të dëgjosh një histori. Një i tillë ishte edhe takimi im me Arta Kryeziun, në Gjenevë, gjatë veprimtarisë përkujtimore kushtuar viktimave dhe personave të pagjetur të luftës në Kosovë.
Shqiptare e ardhur nga Kosova në Zvicër, ndërmjetëse ndërkulturore dhe aktiviste e palodhur e komunitetit shqiptaro-zviceran, Arta Kryeziu prej më shumë se dy dekadash e ka lidhur jetën e saj në mërgim me angazhimin qytetar, integrimin dhe ruajtjen e kujtesës. Që nga themelimi i shoqatës Jardin des disparus në vitin 2000, ajo ka qenë pjesë e kësaj nisme dhe një zë i pranishëm në veprimtaritë që mbajnë gjallë kujtimin për viktimat dhe personat ende të pagjetur.
Por pas aktivistes dhe ndërmjetëses ndërkulturore qëndron edhe historia e një gruaje kosovare që dikur erdhi si fëmijë në Zvicër, ndërtoi jetën e saj në një vend të ri dhe, njëkohësisht, nuk i shkëputi lidhjet me vendlindjen dhe komunitetin e saj.
Në këtë intervistë me Arta Kryeziun flasim për rrugëtimin e saj nga Kosova në Zvicër, sfidat e emigrimit dhe integrimit, angazhimin në komunitetin shqiptar të Gjenevës, rolin e diasporës dhe, mbi të gjitha, për një plagë që vazhdon të mbetet e hapur: fatin e personave të pagjetur të Kosovës dhe përgjegjësinë tonë për të mos i lënë në harresë.
NM: Kush është Arta Kryeziu dhe si nisi rrugëtimi juaj nga Kosova drejt Zvicrës?
Arta Kryeziu: Jam Arta Kryeziu, nënë e tri vajzave. Me profesion jam punëtore sociale dhe ndërmjetësuese ndërkulturore.
Rrugëtimi im drejt Zvicrës nisi në vitet ’90, kur u detyrova të largohesha nga Prishtina, në një periudhë shumë të vështirë për familjen time dhe për Kosovën. Ishte koha kur prindërit e mi u larguan nga puna, si shumë shqiptarë të tjerë të Kosovës.
Jam rritur në një familje ku atdhedashuria është kultivuar brez pas brezi, ku vlerat, përgjegjësia dhe angazhimi i pakursyer për çështjen kombëtare kanë qenë gjithmonë të pranishme.
Edhe angazhimi im buron pikërisht nga ky edukim dhe nga shembulli që kam pasur në familje. Nga stërgjyshi e deri te babai im i ndjerë, kjo frymë është përcjellë ndër breza dhe ka ndikuar thellësisht në formimin tim.
Besoj se kjo trashëgimi më ka bërë gruan dhe aktivisten që jam sot. Përpiqem që edhe unë ta përcjell këtë frymë te brezat e rinj dhe, në mënyrë të veçantë, te tri vajzat e mia. Dua që ato të shohin tek unë shembullin e një gruaje që, pavarësisht vështirësive dhe pengesave të jetës, nuk është ndalur, por ka vazhduar me përkushtim rrugën dhe vlerat e trashëguara nga të parët e saj.
NM: Si i kujtoni vitet e para në Zvicër dhe cilat ishin sfidat më të mëdha me të cilat u përballët si emigrante kosovare?
Arta Kryeziu : Dy vitet e para në Gjenevë kanë qenë shumë sfiduese për mua. E kisha të vështirë ta pranoja faktin se kishim lënë Prishtinën dhe, mbi të gjitha, gjyshen me të cilën isha jashtëzakonisht e lidhur. Jetoja me shpresën se shumë shpejt do të ktheheshim.
Në fillim madje refuzoja ta mësoja frëngjishten, si një formë mospranimi të realitetit të ri. Por, me përkeqësimin e situatës në Kosovë, kuptova se jeta jonë do të ndërtohej në Gjenevë dhe se gjuha ishte çelësi i integrimit.
Rrugëtimi nuk ishte i lehtë, sepse shpesh jam ndier e konsideruar si e huaj. Megjithatë, duke ruajtur vlerat familjare dhe kombëtare dhe duke përqafuar njëkohësisht vlerat e shoqërisë zvicerane, arrita të ndërtoj identitetin tim mes dy kulturave. Sot, pikërisht ky identitet më bën të ndihem krenare dhe e vlerësuar.
NM: Sot jeni ndërmjetëse ndërkulturore në Gjenevë. Çfarë do të thotë për ju kjo punë dhe sa ju ka ndihmuar përvoja juaj personale si emigrante për t’i kuptuar njerëzit që mbështesni?
Arta Kryeziu: Përvoja ime si emigrante më ka ndihmuar shumë në punën si ndërmjetëse ndërkulturore. Duke qenë se edhe vetë kam kaluar nëpër sfida të ngjashme, e kam më të lehtë t’i kuptoj përjetimet e njerëzve, të krijoj empati dhe të kuptoj kodet e ndryshme kulturore.
Roli im nuk është t’u jap palëve zgjidhjen, por t’i dëgjoj, t’i orientoj dhe t’i shoqëroj drejt një zgjidhjeje që ata vetë e ndërtojnë. Për mua, ndërmjetësimi ndërkulturor kërkon njohjen dhe respektimin e kulturave të ndryshme, por para së gjithash njohjen e thellë të kulturës dhe identitetit tënd
NM: Si e shihni sot integrimin e komunitetit shqiptar në Gjenevë dhe në shoqërinë zvicerane? Çfarë kemi arritur dhe ku mbeten ende sfida?
Arta Kryeziu: Ne shqiptarët po i tejkalojmë gjithnjë e më shumë paragjykimet dhe po integrohemi mirë në shoqërinë zvicerane. Por besoj se integrimi duhet të bëhet me hapa të sigurt, sepse të integrohesh nuk do të thotë të harrosh prejardhjen, kulturën dhe identitetin tënd. Sa më të forta t’i kemi rrënjët, aq më të sigurt ecim përpara.
Një nga sfidat tona kryesore mbetet përcjellja e gjuhës, kulturës dhe vlerave tona te brezat e rinj, pa i penguar ata të ndërtojnë të pavarur jetën e tyre në shoqërinë zvicerane. Duke krijuar mirëkuptim dhe respekt ndërmjet brezave, mund të kemi një integrim të shëndetshëm, pa humbur atë që jemi.
NM: Ju jeni pjesë e shoqatës Jardin des disparus që nga themelimi i saj në vitin 2000. Si nisi ky angazhim dhe çfarë ju ka bërë t’i qëndroni besnike kësaj kauze për më shumë se 25 vjet?
Arta Kryeziu: Angazhimi im në Jardin des disparus – Kopshti i të Zhdukurve nisi përmes babait tim, i cili, së bashku me veprimtarë të tjerë, ishte i përfshirë që nga themelimi i shoqatës. Duke e shoqëruar vazhdimisht në aktivitete, edhe unë u bëra pjesë e saj, fillimisht si anëtare e komitetit dhe më pas edhe si bashkëkryetare.
Ajo që më ka mbajtur të lidhur me këtë kauzë për më shumë se 25 vjet është fakti se fati i shumë personave të zhdukur ende nuk është zbardhur. Familjet kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me më të dashurit e tyre dhe ne kemi përgjegjësi që zëri i tyre të vazhdojë të dëgjohet.
Sot përpiqemi që përmes shoqatës të jemi një urë lidhëse mes Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare. Po punojmë gjithashtu në mbledhjen dhe plotësimin e dokumentacionit për personat e zhdukur, në bashkëpunim me institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës. Për mua, ky angazhim do të vazhdojë për aq kohë sa familjet presin përgjigje.
NM: Çfarë përfaqëson për ju Jardin des disparus dhe çfarë mesazhi përcjell ekzistenca e tij këtu në Gjenevë?
Arta Kryeziu: Jardin des disparus – Kopshti i të Zhdukurve është për mua një vend kujtese, solidariteti dhe shprese. Ai u krijua më 7 tetor 2000 nga familje të personave të zhdukur nga vende të ndryshme të botës. Në inaugurimin e tij u mbollën pesë pemë, nga një për secilin kontinent, me dhe të sjellë nga vende të ndryshme. Mes tyre ishte edhe dheu i sjellë nga Kosova.
Nuk është rastësi që ky vend ndodhet në Meyrin, një komunë ku bashkëjetojnë mbi 140 kombësi dhe ku shumë njerëz kanë gjetur strehim pasi janë detyruar të largohen nga vendet e tyre.
Ky kopsht na kujton se zhdukja me forcë nuk njeh kufij apo kombësi. Ai mban gjallë kujtesën për të zhdukurit dhe përcjell një mesazh të fuqishëm: familjet kanë të drejtë të dinë të vërtetën dhe ne nuk duhet të reshtim së kërkuari zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.
NM: U njohëm pikërisht në një veprimtari kushtuar viktimave dhe personave të pagjetur. Çfarë ndjeni ju personalisht sa herë merrni pjesë në një tubim të tillë?
Arta Kryeziu: Sa herë marr pjesë në një tubim të tillë, ndiej dhimbje, përgjegjësi, por edhe nevojën për të mos heshtur. Çështja e personave tanë të zhdukur duhet të jetë mbi bindjet politike, dallimet dhe egot personale.
Kjo është një kauzë që duhet të na bashkojë. Vetëm duke i bashkuar forcat dhe duke e mbajtur këtë çështje si prioritet të përbashkët, mund ta bëjmë zërin e familjeve më të fuqishëm dhe të kontribuojmë në zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.
NM: Kanë kaluar më shumë se dy dekada nga përfundimi i luftës në Kosovë, ndërsa familje të shumta ende presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre. Çfarë mendoni se u detyrohemi këtyre familjeve?
Arta Kryeziu: Ne që sot gëzojmë lirinë, u detyrohemi dëshmorëve, të zhdukurve dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për vendin tonë.
Familjeve të personave të pagjetur u detyrohemi respekt, solidaritet dhe, mbi të gjitha, përpjekje të pandërprera për të vërtetën dhe drejtësinë. Dhimbja e tyre nuk duhet të harrohet dhe pritja e tyre nuk mund të mbetet pa përgjigje
NM: Si mund ta ruajmë kujtesën për viktimat dhe të pagjeturit pa kultivuar urrejtje, por njëkohësisht pa lejuar që e kaluara të harrohet?
Arta Kryeziu: Besoj se urrejtja ushqehet pikërisht aty ku e vërteta mohohet dhe e kaluara harrohet.
Prandaj, sa më mirë ta njohim dhe ta kujtojmë historinë tonë, edhe kur ajo na rikthen dhimbjen dhe traumat, aq më shumë krijojmë hapësirë për të vërtetën dhe drejtësinë, e jo për urrejtjen.
Të ruash kujtesën nuk do të thotë të kultivosh hakmarrjen. Do të thotë të nderosh viktimat, të kërkosh drejtësi dhe të mos lejosh që ajo që ka ndodhur të mohohet apo të harrohet.
NM: Ju keni qenë vazhdimisht e pranishme në jetën e komunitetit shqiptaro-zviceran. Si ka ndryshuar diaspora shqiptare në Gjenevë gjatë këtyre viteve dhe çfarë roli duhet të ketë ajo sot?
Arta Kryeziu: Kam qenë pjesë e jetës së komunitetit shqiptar në Gjenevë që në moshë të re, fillimisht përkrah prindërve të mi Hevzi dhe Besime Kryeziu dhe më pas përmes shoqatave e organizimeve të ndryshme shqiptare. Përmes tyre, diaspora jonë ka bërë shumë për ruajtjen e kujtesës, promovimin e kulturës, gjuhës dhe identitetit kombëtar.
Sot mendoj se ky aktivitet është zbehur disi. Ndoshta sepse lufta ka përfunduar dhe komuniteti ynë është integruar më shumë në shoqërinë zvicerane. Por nuk duhet të harrojmë se integrimi i mirëfilltë është më i lehtë kur je i rrënjosur dhe në paqe me identitetin tënd.
Sfida jonë më e madhe sot janë brezat e rinj. Duhet t’u përcjellim gjuhën, historinë dhe kulturën tonë, duke i ndihmuar njëkohësisht të jenë pjesë aktive e shoqërisë zvicerane. Për këtë duhet të bashkohemi përtej dallimeve politike apo fetare dhe, mbi të gjitha, ta fuqizojmë shkollën shqipe.
Sepse gjuha është një nga urat më të forta që i lidh fëmijët tanë me rrënjët e tyre.
NM: Çfarë do t’u thoshit të rinjve shqiptarë të lindur apo të rritur në Zvicër, të cilët Kosovën dhe historinë e saj e njohin kryesisht përmes rrëfimeve të prindërve dhe gjyshërve?
Arta Kryeziu: Të rinjve shqiptarë do t’u thosha: “Rrënjësohuni, nëse doni të integroheni mirë.”
Njiheni gjuhën, historinë dhe kulturën tuaj, kultivoni vlerat shqiptare dhe ndërthurini ato me vlerat e shoqërisë zvicerane. Kështu do të ndërtoni një identitet të plotë dhe do të vlerësoheni edhe më shumë në vendin ku jetoni.
Një mesazh kam edhe për gjyshërit: kaloni sa më shumë kohë me nipërit dhe mbesat tuaja. Ju jeni kujtesa, rrëfimi dhe dëshmia e së kaluarës. Përmes dashurisë dhe historive tuaja, ua transmetoni brezave të rinj atë që asnjë libër nuk mund t’ua përcjellë në të njëjtën mënyrë.
Sepse rrënjët ruhen jo vetëm duke treguar se nga vijmë, por duke ua bërë të rinjve ta ndiejnë se asaj historie i përkasin edhe ata.
NM: Pas gjithë këtij rrugëtimi, çfarë është Kosova për Arta Kryeziun sot, çfarë është Zvicra dhe cili është mesazhi që dëshironi t’ua përcillni shqiptarëve të diasporës?
Arta Kryeziu: Pas gjithë këtij rrugëtimi, për mua Kosova janë rrënjët, familja është trungu, ndërsa Zvicra janë degët ku kemi ndërtuar jetën tonë. Shoqatat, komuniteti dhe angazhimi ynë janë gjethet që e mbajnë këtë pemë të gjallë.
Mesazhi im për shqiptarët e diasporës është që të mos i harrojmë kurrë rrënjët tona, por njëkohësisht të japim më të mirën nga vetja në vendin ku jetojmë. Të jemi të bashkuar, sepse vetëm një pemë me rrënjë të forta, trung të qëndrueshëm dhe degë të shëndosha mund të japë fryte.
Le të jemi ne dhe brezat që vijnë frytet e kësaj peme të përbashkët.
Nexhmije Mehmetaj: Faleminderit që ndatë me ne jo vetëm rrugëtimin tuaj personal nga Kosova në Zvicër, por edhe përvojën, angazhimin dhe përkushtimin tuaj shumëvjeçar ndaj komunitetit, ruajtjes së identitetit dhe kujtesës për personat e pagjetur
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me shoqatën zvicerane “Jardin des Disparus”, organizoi një program të veçantë përkujtimor me ekspozitë, diskutime dhe shfaqjen e filmit dokumentar “Ferdonija”. Në qendër të veprimtarisë ishte thirrja për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe e drejta e familjeve për të ditur të vërtetën.
Gjenevë, 30 gusht 2026 – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me shoqatën zvicerane “Jardin des Disparus” (Kopshti i të Zhdukurve), organizoi një sërë aktivitetesh përkujtimore kushtuar viktimave të zhdukjeve me forcë dhe familjeve që prej vitesh vazhdojnë të presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.
Përmes artit, dëshmive dhe diskutimeve, veprimtaria solli në vëmendje jo vetëm plagën ende të hapur të personave të zhdukur në Kosovë, por edhe dimensionin ndërkombëtar të zhdukjeve me forcë dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të përpjekjeve për të vërtetën dhe drejtësinë.
Ekspozita “Ende duke pritur?” hap programin përkujtimor
Programi nisi në orën 11:00, në Ferme de la Golette në Meyrin, me ekspozitën e artistit Artan Korenica, të titulluar “Ende duke pritur?”. Vetë titulli i ekspozitës përcolli një nga mesazhet qendrore të ditës: pritjen e gjatë dhe të dhimbshme të familjeve që ende nuk kanë marrë përgjigje për fatin e të afërmve të tyre.
Në hapje të aktivitetit, fjalën kryesore e mbajti Konsullja e Përgjithshme Floreta Kabashi, e cila rikujtoi se, edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, çështja e personave të zhdukur vazhdon të mbetet një plagë e hapur.
Njëzet e shtatë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999, dhe tërheqjes së forcave serbe, fati i më shumë se 1,500 personave në Kosovë vazhdon të mbetet i pazbardhur, theksoi Kabashi.
Ajo rikujtoi se Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me Rezolutën 65/209 të vitit 2010 dhe shënohet që nga viti 2011.
Ambasadori Mentor Latifi: Për familjet, pritja vazhdon
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, vuri në pah dhimbjen dhe pritjen e familjeve, të cilat edhe pas afro tri dekadash vazhdojnë të kërkojnë përgjigje.
Për familjet, pritja vazhdon, ndërsa për Republikën e Kosovës kjo çështje vazhdon të jetë një kapitull i hapur, u shpreh Latifi.
Ai theksoi se ky kapitull nuk mund të konsiderohet i mbyllur derisa të gjendet edhe personi i fundit, duke nënvizuar përgjegjësinë institucionale dhe njerëzore për vazhdimin e kërkimeve dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
“Jardin des Disparus”, një vend kujtese për familjet nga e gjithë bota
Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit iu kushtua edhe historisë dhe misionit të shoqatës zvicerane “Jardin des Disparus”.
Jenny Bettancourt paraqiti një historik të kësaj nisme, e cila u përurua më 7 tetor 2000 në Parc de la Golette, me mbështetjen e Komunës së Meyrin-it.
“Kopshti i të Zhdukurve” është konceptuar si një hapësirë kujtese kushtuar viktimave të zhdukjeve me forcë në mbarë botën, pavarësisht prejardhjes apo kombësisë së tyre. Ai u ofron familjeve dhe të afërmve një vend simbolik ku mund të kujtojnë të dashurit e tyre, veçanërisht atyre që nuk kanë një varr ku të vendosin një lule apo të bëjnë homazhe.
Në një komunë si Meyrin-i, ku bashkëjetojnë rreth 140 kombësi, kjo hapësirë ka marrë një domethënie të veçantë. Shumë banorë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Afrikën dhe Ballkanin, bartin histori familjare të lidhura me zhdukjet me forcë. Nder ta edhe shqiptarë nga Kosova.
Në vitin 2000 aty u vendos një stelë përkujtimore e projektuar nga Jenny Bettancourt, ndërsa më vonë hapësira u plotësua me skulpturën “Pikëpyetje” të artistes Anne Blanchet – një simbolikë që përkon me pyetjen që mijëra familje në mbarë botën vazhdojnë ta bëjnë: Ku janë të dashurit tanë?
Me një fjalë rasti të pranishmeve iu drejtua edhe Linda Rexhaj Maliqi, në emër të Komunitetit Shqiptar të Gjenevës, duke përcjellë gjithashtu në gjuhën shqipe mesazhin e znj. Bettancourt,
Vlerësohet kontributi i shqiptarëve në Gjenevë
Gjatë aktivitetit u veçua edhe kontributi i Arta Kryeziut, anëtare e “Jardin des Disparus” që nga themelimi i shoqatës. E shkolluar dhe e integruar në Gjenevë, Kryeziu ndër vite ka kontribuar në veprimtarinë e shoqatës, duke ruajtur njëkohësisht lidhjen e saj të fortë me Kosovën.
U vlerësua gjithashtu angazhimi i Xhevrie Osmanit, kryetare e Komunës së Meyrin-it, për kontributin e saj në shoqërinë zvicerane dhe për afërsinë e bashkëpunimin me komunitetin shqiptar.
Tryezë diskutimi për fatin e personave të zhdukur
Programi vazhdoi në orën 18:00 me një tryezë diskutimi, në të cilën morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe të shoqërisë civile. U drejtua nga z. Valon Kurteshi.
Përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Agron Limani dhe Kushtrim Gara, paraqitën një pasqyrë të punës së zhvilluar dhe të përpjekjeve që vazhdojnë për kërkimin, identifikimin dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga lufta në Kosovë.
Ndërkaq, Catherine Haus, drejtuese e shoqatës “Jardin des Disparus”, foli për misionin dhe veprimtarinë e organizatës, si dhe për përpjekjet e saj që çështjen e personave të zhdukur ta adresojë edhe në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Haus foli gjithashtu për kontributin e shqiptarëve në këtë shoqatë dhe për bashkëpunimin e krijuar me Kosovën. Ajo rikujtoi se një delegacion i organizatës ka vizituar Kosovën, ndërsa në kuadër të angazhimit të saj janë shpërndarë edhe formularë për dokumentimin e rasteve të personave të zhdukur, duke respektuar mbrojtjen e të dhënave personale.
Dokumentari “Ferdonija” përmbylli aktivitetin
Në orën 20:00, programi u përmbyll me shfaqjen e filmit dokumentar “Ferdonija”, duke e mbyllur simbolikisht një ditë të mbushur me kujtesë, dëshmi dhe thirrje për drejtësi.
Aktiviteti u mbështet fuqishëm edhe nga Komuniteti Shqiptar i Gjenevës (KSHGJ), i drejtuar nga kryetari Nasuf Nuhiu, duke dëshmuar angazhimin e diasporës shqiptare në ruajtjen e kujtesës dhe në mbështetjen e kauzës së personave të zhdukur.
Veprimtaria e 30 gushtit në Gjenevë përcolli një mesazh të qartë: koha nuk e shuan të drejtën e familjeve për të ditur të vërtetën. Përderisa fati i personave të zhdukur mbetet i pazbardhur, pritja e familjeve vazhdon dhe bashkë me të edhe detyrimi për të kërkuar përgjigje, drejtësi dhe përgjegjësi.
Sepse pas çdo numri qëndron një emër, një familje dhe një histori që ende pret një përgjigje.
Lajmi i mirëpritur se ish-kongresisti i mirënjohur dhe kryetari shumëvjeçar i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, z. Joseph DioGuardi bashkë me zonjën e tij Cloyes DioGuardi do të vizitojnë vendin tonë me ç`rast nga kryeministri Kurti ata do të marrin edhe pasaportën e Republikës së Kosovës, pas shkrimit të publikuar më 11 dhe 22 prill të këtij viti, më frymëzoi edhe më tepër, të përsërisë dhe njëherë publikisht kërkesën time të sinqertë që ky atdhetar i madh dhe kontributdhënës i jashtëzakonshëm i çështjes kombëtare shqiptare, në shenj nderimi ndaj gjithë veprimtarisë së tij shumëvjeçare dhe nevojës imediate që ka aktualisht vendi ynë i brishtë, për emërimin e një personaliteti konsensual për të parin e shtetit, sapo ta marr në dorë pasaportën e Dardanisë, pa humbur asnjë minutë kohë më shumë, veterani i devotshëm i çështjes kombëtare shqiptare z.Josepch DioGuardi të zgjidhet me aklamacion në Kuvend dhe të dekorohet me ceremoni zyrtare në postin e merituar të presidentit të Republikës së Kosovës!
Shqiptaro arbëreshi i shquar Joseph DioGuardi u lind më 20 shtator të vitit 1940 në Bronks të Nju Jorkut dhe erdhi në jetë si fëmijë i një babai shqiptar, familja e të cilit kishte emigruar herët nga Shqipëria në fshatin Greçi afër Napolit që njihet si fshati më i vjetër shqipfolës në Itali, prej nga i ati Joni në vitin 1929 u vendos në Amerikë ku u lind, shkollua dhe më 1962 edhe diplomoi me rezultate të shkëlqyera z.Josepch DioGuardi.
Joseph DioGuardi ishte anëtari i parë shqiptaro-amerikan me të drejtë vote në Kongresin e SHBA-ve, i cili në vitin 1989 themeloi edhe Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civil League), organizatën e parë të këtij lloji në SHBA dhe pa asnjë dyshim, ai vijon të mbetet edhe aktualisht avokati më i mirë i popullit shqiptare të Kosovës në SHBA,
Ndërsa Shirley Cloyes DioGuardi, bashkëshortja e Joseph DioGuardi-t, përveçse dallohet si “Këshilltare për Çështjet e Ballkanit”, ajo e ka ndihmuar dhe vijon ta ndihmojë z.DioGuardi edhe në udhëheqjen e suksesshme të kësaj organizate famëmadhe shqiptare.
Z. DioGuardi me punë të palodhur e angazhim të pareshtur, mbledhjen e vazhdueshme të dëshmive autentike mbi represionin kriminal serb, që asokohe kishte arritur përmasa të tmerrshme dhe ushtrohej në përditshmëri ndaj shqiptarëve të pambrojtur, si dhe organizimin e seancave të veçanta dëgjimore në Kongresin amerikan, arriti përfundimisht ta shfaqte me sukses, të vërtetën reale dhe të krijonte perceptimin e qartë politik, shoqëror e mediatik te opinioni i gjerë amerikan mbi padrejtësitë që kryheshin sistematikisht ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, FYROM, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore.
DioGuardi,që atëherë me shumë punë e përkushtim arriti ta bënte me sukses edhe sensibilizimin e institucioneve më të larta shtetërore amerikane mbi shkeljet drastike të të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve kudo në Ballkan.
Ishte viti 1987 kur Joseph DioGuardi si i pari shqiptaro-amerikan i zgjedhur në Kongresin Amerikan, përmes një Rezolute të sponsorizuar prej tij personalisht në Kongres, arriti të fuste në rendin e ditës, dhe ndikonte në organizimin e seancës së parë të Kongresit të SHBA-ve për Kosovën, ku po ashtu, për herë të parë, u shpalosën edhe në Kongresin amerikan, të gjitha barbaritë serbe të kasapit Millosheviq, që ushtroheshin dhe kryheshin sistematikisht kundër shqiptarëve të pambrojtur, në Kosovën e okupuar prej Serbisë fashiste.
Siç dihet edhe nga historia jonë e afërt,në fundin e shekullit XX e veçanërisht në vitet 1987-1998-1989, çështja shqiptare në Ballkan u përball me sfidat më të mëdha politike, që kishte njohur vendi asokohe, duke quar Kosovën dhe popullin e saj deri buzë greminës ekzistenciale, vënë në pikëpyetje mbijetesën kombëtare dhe rrezikuar humbjen e territoreve edhe të pothuajse gjysmës tjetër të popullit shqiptar, që mbahej ende me forcë nën thundrën e egër të pushtimit serbosllav.
Andaj veçanërisht në ato momente të rënda që kalonte Kosova, ishte fat i madh për shqiptarët, që kishin zërin e tyre në Kongres, një zë i fort dhe kumbues e thellësisht autokton, i burrit më besnik arbëresh që në momentet më të vështira do ti vinte në ndihmë pa kursim Dardanisë së shumëvuajtur për çlirimin, pavarësinë, krijimin e shtetit të lirë të Kosovës, si dhe garantimin e fatit të kombit shqiptar-në shekullin e ri, siç do shprehej edhe vet z. DioGuardi!
Në kohën kur Joseph DioGuardi filloi aktivitetin e tij politik, nga 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, siç dëshmonte ai vet, vetëm 12 përfaqësues dinin fare pak për gjendjen e rëndë që asokohe mbretëronte në Kosovën e pushtuar nga Serbia fashiste.
Dhe siç do ta shpjegonte z.DioGuardi edhe në një intervistë të dhënë në vitin 2000, përveç kongresmenit Tom Lantos, dhe 12-të përfaqësuesit amerikan që dinin pak për Kosovën, asokohe nuk ishin në dijeni se Kosova popullohej nga shumica dërrmuese shqiptare.
Madje as ata 12-të dhe asnjë nga kongresistët tjerë amerikan, ato vite të vështira që kalonin shqiptarët nën okupimin serb, nuk ishin të informuar në detaje për keqtrajtimin e rëndë dhe shtypjen e pashembullt, që ndaj shqiptarëve autokton të Kosovës, ushtroheshin çdo ditë nga Serbia okupatore.
Ishte z.Joesph DioGuardi, ai i cili pikërisht në gjendjen më të trishtueshme të okupimit klasik nëpër të cilën po kalonte Kosova nën robërinë e Serbisë fashiste, i vuri në dijeni Kongresin dhe institucionet tjera shtetërore të SHBA-ve mbi të gjitha sa ndodhnin mbi kurrizin e shqiptarëve të pambrojtur në Kosovën e pushtuar.
Kështu që lajmi në kohët më të vështira të okupimit klasik nga Serbia fashiste, se shqiptarët kishin zërin e tyre autokton në Kongresin amerikan, ishte një rilindje e dytë, veçanërisht për shqiptarët e shumëvuajtur të Kosovës.
Aktiviteti dhe kontributi i pareshtur, i z. DioGuardi, bëri bujë të madhe atëherë e vazhdon të jehojë edhe sot me shumë përkushtim e dinjitet të lart, ndaj të vetmin opsion të padiskutueshëm për tejkalimin e problemit aktual të presidentit në vendin tonë, unë përsëri e shoh zgjedhjen e z.Josepch DioGuardit si personalitetin më të merituar për të parin e shtetit të Kosovës.
DioGuardi është njëri prej politikbërësve më aktiv mbarëshqiptar, që në vazhdimësi ka bërë shumë për çështjen kombëtare, dhe ai edhe sot vijon të mbetet avokati më i mirë i popullit shqiptare të Kosovës në SHBA.
J. Dioguardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi mbeten liderët më të fuqishëm dhe udhëheqësit e lobit më të suksesshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrojtës të flaktë dhe zëdhënës fascinues e të paepur të të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, FYROM, Mal të Zi dhe Çamëri.
Josepch dhe Shirley Cloyes DioGuardi kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm edhe për realizimin e pavarësisë së Kosovës të ardhmen e sigurt të shtetit të lirë- Dardan, si dhe garantimin e fatit të mbarë kombit shqiptar-në shekullin e ri, siç do shprehej edhe vet z. DioGuardi!
Ai duke shërbyer në institucionet politike dhe shtetërore amerikane ka kontribuuar aq shumë për çështjen shqiptare dhe jetësimin e pavarësisë së Kosovës, sa nuk ka edhe një shembull tjetër as të përafërt, në trojet shqiptare dhe jashtë tyre, kudo në botë.
Një personalitet i shquar e me përvojë të bujshme politike dhe një biografi të pastër kombëtare që ishte edhe senator i shtetit të Nju Jorkut, i cili falë mbështetjes së Presidentëve Ronald Reagan, Gerald Ford, Gjorgj Bushit të vjetër etj, arriti të zhvillonte një karrierë të shquar diplomatiko-politike, të cilën e shfrytëzoi me mjeshtri të pashembullt për ti dal zot, në ditët më të vështira, popullit shqiptar dhe çështjes kombëtare.
DioGuardi kontaktoi presidentët amerikanë, sekretarët e tyre të shtetit, anëtarët kryesorë të Kongresit të SHBA-ve, republikanë e demokratë, dhe përfaqësues e udhëheqës të lartë ndërkombëtar kudo në botë, për të mbështetur sa më gjithanshëm shqiptarët nën okupimin serbosllav dhe avancuar fuqimisht çështjen e Kosovës dhe pavarësisë së saj.
Në bashkëpunim të ngushtë me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA-së, Josepch DioGuardi paraqiti dhjetëra rezoluta mbi çështjen kombëtare shqiptare.
Kurse në maj të vitit 1990 bashkë me Tom Lantos-in vizitoi edhe Kosovën duke u bërë dy zyrtarët e parë të lartë amerikanë që në vendin e ngjarjes mësuan situatën tmerruese politike, duke e parë me sytë e vet, nga afër.
Në gusht të vitit 1990, z.DioGuardi ishte bashkë me z. Bob Doll në Kosovë, ndërsa më 1998 bashkë me DANA ROCHBACHER vizituan Kosovën për tu informuar nga dora e parë, mbi krizën e trishtueshme humanitare të shkaktuar nga Serbia në Kosovë, etj,.
Josepch DioGuardi u bë njëri ndër zërat më të fuqishëm pro-shqiptar në Kongresin Amerikan dhe ngriti nivelin e informimit deri në ato përmasa, sa që arriti të garantojë mbështetje gjithnjë e më të madhe edhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e SHBA-ve, të cilët u ngritën në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe mbështetjen me fakte të pavarësisë së Kosovës.
Me prezantimin permanent të rezolutave për Kosovën në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve dhe Kongresin Amerikan, Joseph DioGuardi hapi një etapë të re, të panjohur deri atëherë në historinë e shqiptarëve, për avancimin e çështjes kombëtare dhe çlirimin e Kosovës nga okupimi serb, akte të cilat e bëjnë z. DioGuardi avokatin më të suksesshëm në mbrojtjen publike të çështjes mbarëkombëtare të shqiptarëve dhe shembullin më madhështor pozitiv i cili do të mbahet mend nga historia jonë kombëtare në të gjitha trojeve tona etnike, për të arriturat e shqiptarëve në dy shekujt e fundit.
Kontributi i tij i vazhdueshëm për mese 4 dekada në politikën e SHBA-ve dhe angazhimet e pareshtura në arenën ndërkombëtare, e bëjnë z. DioGuardi personalitet të veçantë dhe kandidat të pakonkurencë për president të Kosovës.
Ai përveç kontributit të jashtëzakonshëm në të gjitha kohët për Kosovën dhe shqiptarët edhe pas emërimit të tij për president të vendit tonë dhe përfaqësimit zyrtar të Republikës së Kosovës, në diplomacinë ndërkombëtare, Joseph DioGuardi do ta gëzojë edhe mbështetjen e plotë amerikane dhe përkrahjen e pakursyer të miqve të shumtë e më të fuqishëm ndërkombëtar të SHBA-ve dhe shteteve më të mëdha të demokracisë botërore.
Kështu që Qeveria dhe institucionet tona shtetërore, në shenj nderimi e respekti dhe meritave të pakontestueshme që ky burrë ka për kontributin madhor të dhënë ndër dekada për Kosovën, përveç pajisjes së z. DioGuardi me pasaportë e të gjitha dokumentet e nevojshme personale duhet ta shpallin zyrtarisht shtetas rezident dhe President të Republikës së Kosovës.
Dhe deputetët e të gjitha partive shqiptare pa dallim, që në seancën e parë konstituive të Kuvendit menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit e zëvendëskryetarëve të Kuvendit, para se të votohet Qeveria, ta votojnë me aklamacion z. Josepch DioGuardi për president të Kosovës, si njeriun më meritor, në mënyrë që nga aktiviteti i tij, shumëvjeçar patriotik, tani ta dëshmojë veten edhe në aktivitet të suksesshëm politik e diplomatik për shqiptarët dhe Kosovën, në SHBA, Evropë e më gjerë, pa kontributin e të cilit, Kosova, me siguri nuk do të ishte kjo që është sot, e ndoshta as vend i lirë dhe shtet i pavarur.
Derisa jemi dëshmitar që zgjedhja e presidentit nga kasta aktuale politike në Kosovë, është kthyer në luftë të hapur ndërpartiake dhe garë intrigash e prapaskenash më obstruktive për futjen e përçarjeve ndërmjet shqiptarëve dhe rrezikimin ekzistencial të shtetit të krijuar me aq shumë gjak e mund, votimi i z.DioGuardi për president, do të rivendoste edhe qëndrueshmërinë e munguar politike, shuan potencialet për destabilizim të vendit dhe shkaktimin e kaosit e përtëritjen e konflikteve të brendshme, si dhe menjanon rikthimin e ndikimit të Serbisë në vendin tonë.
Ndryshe në Kosovë nuk mund të krijohet unitet as të ecet përpara me ata që për më tepër se një vit, luajtën me shtetin, krijuan ngërçe të pareshtura politike dhe shkaktuan bllokada të vazhdueshme institucionale.
Prandaj, u bëj thirrje publike edhe njëherë të gjitha partive shqiptare që ti lënë anash mërit e zënkat politike dhe të mos humbin më shumë kohë me njerëz të konsumuar partiak, të cilët nuk i njeh askush jashtë vendit, kur dihet mirëfilli se shtetit tonë të vogël, e të pa pranuar nga të gjitha vendet e BE-së si shtet i pavarur dhe ende të pa anëtarësuar në OKB e shumë organizata tjera të rëndësishme ndërkombëtare, me mungesë të theksuar të miqve të sinqertë në politikën e jashtme, u duhet një figurë e shquar dhe me përvojë të gjatë e mbështetje të fuqishme të SHBA-ve, si z, DioGuardi, i cili, aktualisht është i pazëvendësueshëm dhe zgjidhja më e mirë për përfaqësimin e shtetit të Kosovës, që do të pranohej brenda e jashtë vendit, ka në krah edhe mbështetjen e SHBA-ve dhe mirëpritet me respekt të madh veçanërisht në arenën ndërkombëtare!
Kështu që zgjedhja e një personaliteti prestigjioz si z.Joseph DioGuardi për president të Kosovës, është pothuajse e domosdoshme, është nevojë e kohës dhe zgjidhja më e mirë e mundshme për vendin tonë të vogël, të cilin besoj se do ta votonin të gjitha partitë politike shqiptare pa përjashtim, përveç dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës “listë serbe” dhe surrogateve të saj, që mjerisht përveçse shfrytëzojnë mospajtimet e partive shqiptare, defilojnë lirshëm dhe manovrojnë me mjeshtri perfide e madje edhe ndikojnë në vendimmarrjet politike të vendit tonë të brishtë.
Vetëm zgjedhja e z. Joseph DioGuardi për president të Kosovës, përfundimisht do ta mënjanonte përsëritjen e ngërçeve të mëtejme politike dhe shkuarjen e serishme në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat u pa për të satën herë, se nuk sjellin zgjidhje , emërim që do ta zgjidhte edhe problemin aktual, do ti shuante tensionet e brendshme politike dhe zbuste insinuatat e stërzgjatura ndërpartiake, pasi që tanimë dihet publikisht se zgjedhjet e reja, mund të prodhojnë rezultat të ngjashëm apo të përafërt të votimeve me ato paraprake dhe vetëm sa do të vijonte riciklimi i krizave, edhe pas përfundimit të cirkut të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Po hyjmë në muajin e tretë të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës. Këto protesta nuk lindën rastësisht dhe as brenda natës. Ato janë produkt i një pakënaqësie të akumuluar prej vitesh, e cila buron nga vështirësitë ekonomike, emigrimi masiv, perceptimi i përhapur për korrupsionin, rritja e kostos së jetesës dhe debatet e vazhdueshme rreth mënyrës së administrimit të pasurive publike.
Çështje si Aeroporti i Vlorës, zhvillimet në Zvërnec dhe projekte të tjera të mëdha kanë ushqyer më tej mosbesimin e një pjese të qytetarëve ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Protestat janë shtrirë në disa qytete të Shqipërisë dhe janë mbështetur edhe nga pjesëtarë të diasporës në Perëndim. Ato tregojnë se pakënaqësia ekziston dhe se një numër qytetarësh kërkojnë më shumë transparencë, llogaridhënie dhe ndryshim në mënyrën e qeverisjes.
Megjithatë, deri tani, këto protesta nuk kanë arritur të krijojnë presionin e nevojshëm politik për të ndryshuar balancat e pushtetit.
Arsyeja kryesore është mungesa e organizimit dhe e një drejtimi të qartë. Historia politike ka dëshmuar se protestat spontane mund të tërheqin vëmendjen, por rrallëherë arrijnë rezultate të qëndrueshme pa një program politik, pa objektiva të përcaktuara dhe pa përfaqësues që marrin përgjegjësi për drejtimin e tyre.
As opozita nuk ka arritur të shndërrohet në një qendër gravitacioni për këtë pakënaqësi.
Ajo duket më shumë si vëzhguese sesa si organizatore, duke krijuar përshtypjen se pret të përfitojë nga dobësimi i qeverisë pa marrë përsipër barrën e udhëheqjes së protestave.
Kjo ka krijuar një boshllëk që protestuesit nuk kanë mundur ta plotësojnë.
Shqipëria ka nevojë për stabilitet politik, por stabiliteti nuk mund të mbështetet vetëm mbi forcën e pushtetit. Ai ndërtohet mbi besimin e qytetarëve tek institucionet, mbi drejtësinë e barabartë për të gjithë, mbi luftën kundër korrupsionit dhe mbi një ekonomi që u jep njerëzve shpresë për të ardhmen. Kur këto elemente dobësohen, pakënaqësia shndërrohet në protestë.
Po aq e rëndësishme është që çdo protestë të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe demokratike. Çdo përshkallëzim i situatës do të dëmtonte, para së gjithash, vetë qytetarët dhe interesat e Shqipërisë. Në një rajon ku sfidat gjeopolitike mbeten të ndjeshme, stabiliteti institucional është një vlerë që duhet ruajtur.
Nëse protestat synojnë të sjellin ndryshim të vërtetë, ato duhet të ofrojnë jo vetëm kundërshtim ndaj qeverisë, por edhe një vizion për të ardhmen. Qytetarët nuk kërkojnë vetëm të dëgjojnë se çfarë nuk shkon; ata duan të dinë edhe se si mund të përmirësohet gjendja.
Për sa kohë që protestat mbeten të fragmentuara, pa drejtim dhe pa një alternativë politike të besueshme, ato do të shërbejnë si shprehje e pakënaqësisë qytetare, por jo si një forcë e aftë për të ndryshuar realisht rrjedhën e zhvillimeve politike në vend.
Gjenevë, vend i humanizmit,
mbrojtëse e të drejtave të njeriut,
strehë e të pastrehëve,
sofër e të uriturve,
shëruese e plagëve të atyre
që lindën të pafat
dhe të cilëve lirinë e tokën
ua rrëmbyen agresorët lakmitarë —
në ndihmë u dole
në orën më të ligë.
Me ta ndave gjithçka që pate.
Gjenevë,
në shtratin tënd
lindi drejtësia
dhe bamirësia.
Zoti t’i fali
bukuritë përrallore:
Lemanin
dhe fushat pjellore.
Me orët e ustave të tu,
planeti mat kohën.
Në pallatet e tua
mbahen kuvendet,
u bëhet thirrje të pashpirtëve
dhe gjakësorëve
të ndalin dhunën
e masakrat
ndaj të pafuqishmëve,
që nuk kërkojnë gjë tjetër,
veçse të jetojnë të lirë
në tokën e tyre.
Me ujin e kristaltë
të lumenjve Ron e Arv,
çdo ditë
shuan etjen e gjallesave
dhe, qetësisht, ujit livadhe e kopshte
që mahnitin
me bukurinë e tyre.
Gjenevë,
me ujëvarën që, pa pushuar, nga agimi në mbrëmje
fërfëllon ujin lart në qiell,
dhe parqet magjike që kundërmojnë erë
të këndshme trëndafilash dhe tulipanësh,
ishe dhe do të mbetesh
simbol i paqes
dhe solidaritetit.
Në nadje, nga ura e Lemanit, hodha mbi ujë tri-katër bozhure e tulipanë, në kujtim të shpirtit tënd të bardhë e të pamëkate.
E nga ballkoni i shtëpisë mbi katërqindvjeçare, nëpërmjet pëllumbave, nisa një letër me kërkimfalje që s’munda të jem në përvjetorin tënd të gjashtë të kalimit në amshim.
Hijet tinëzare e grabitqare të një nate, mbështjellë në pëlhurë të zezë, që ta ndërprenë hapin pa e përfunduar mirë pranverën e njëzeteshtatë, i mallkova me tërë fuqinë e shpirtit.
Të ndoqi fat i njëjtë me nënën, që edhe ajo iku në të njëjtën moshë e në të njëjtën stinë.
Prehu i qetë në gjirin e saj, mallin për të cilën e mbaje në heshtje, sikur ta dije se së shpejti do të jesh tek ajo.
Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, ka arritur edhe një sukses të madh në karrierë. Shaqiri 19-vjeçar është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit në Zvicër. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve të vitit, e njohur ndryshe si nata e 14-të e futbollit zviceran, është mbajtur të hënën mbrëma në stadiumin “Stade de Suisse” në Bernë. Anëtari i Baselit, Shaqiri, vitin e kaluar u shpall lojtari më i mirë i ri i Zvicrës, ndërsa nga ajo kohë ka përparuar edhe më shumë. Ai fitoi në konkurrencë me Gokhan Inlerin dhe Diego Benaglion. Shaqiri është futbollisti i parë shqiptar që shpallet më i miri i vitit në një vend evropian.
“Jam shumë i gëzuar që u shpalla më i miri. Jam ende i ri, 19 vjeç, dhe ky çmim do të thotë shumë për karrierën time. Por, ky nuk do të jetë çmimi i fundit për mua. Unë po punoj shumë që të përparoj edhe më shumë si futbollist. Dua të fitoj shumë tituj e shumë trofe”, ka thënë Shaqiri të martën për gazetën. Futbollisti i lindur në Gjilan thotë se e ka merituar të shpallet më i miri.
“E kam ditur që jam njëri prej tre të nominuarve për çmimin e lojtarit më të mirë. Por që do të fitoja nuk e kam ditur, ani pse gjasat që të shpallesha më i miri i kam pasur reale. Mendoj se jam shpallur më i miri me meritë. Kam pasur një stinor shumë të mirë”, ka shtuar Shaqiri.
Zgjedhja e më të mirëve është bërë përmes votave në sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Zvicrës. Nominimin e më të mirëve e ka bërë një komision prej 80 anëtarëve, që përbëhej nga 40 gazetarë, 20 trajnerë dhe 20 ish-futbollistë të përfaqësueses së Zvicrës.
Shoqata Humanitare Kulturore “Sali Çeku” në Zvicër nga homazhet tradicionale për të përkujtuar qëndresen heroike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovês në vendlindjen e Heroit Sali Çeku në Deçan, sivjet ka nderuar luftën heroike të shqiptarëve në treven e Llapit.
Nën drejtimin e Ekrem Shehollit, nënkryetar i Shoqatës ” Sali Çeku” në Zvicer dhe me ndihmën e Këshillit organizativ në Podujevë, sivjet bënë vizita te shumica e veprimtarëve dhe luftëtarëve për liri e pavarësi në këtë komunë, për të përkujtuar dhe nderuar sakrificën deri në flijim të përsonaliteteve më emblematike që kontribuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Të udhëhequr nga kryetari i Shoqatës në Zvicer Saim Tahiraj bashkë me djemtë nga Deçani e Peja, Dinë Gashin, Muhamet Krasniqin, Rasim Gashin, Halil Shabanajn, e Shaban Morinën, ju bashkuan djemve të Llapit: Ekrem Shehollit, Agron Pajazitit, Ethem Ajetit, Fahrudin Muratit, Islam Visokës, Osman Shehollit, Hamdi Jahës, Zejnë Zejnullahut e Mehmet Breznices dhe tërë ditën me një Program të ngjeshur vizituan vendet e Qëndreses heroike në treven e Llapit.
Vizitën e nisën nga zyra e Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpëtim Bulliqit, pasi kishin ngrënë mëngjesin në resortin e njohur turistik të Llapit, ku u priten në fillim nga Këshilli organizativ me atdhetarët tjerë dhe familjarët e Ali Ajetit, Hakif Zejnullahut e Zahir Pajazitit, të cilët na shoqëruan tërë ditën edhe përkundër një vape të madhe.
Ethem Ajeti edhepse ishte afër të 80 tave, pati vullnetin të qëndrojē me ne deri në darkën lamtumirëse në Orllanin e Zahir Pajazitit në brigjet e Liqenit të Batllavës.
Bashkë me kryetarin e Komunës bënë vizitë në qytetin e Podujevës ku nderuam dy figurat emblematike Dr. Ibrahim Rugovë e Adem Demaqin, pranë shtatoreve që zbukuronin sheshin e qytetit, të mbushur njerëz në këto ditë të pushimeve verore.
Pastaj ndaluan në qytet pranë permendorës së Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve që ranë me te Edmond Hoxhes, Akif Zejnullahut Zahir Pajazitit e Ilir Konushevcit dhe qëndrestarëve të tjerë të shenjëzuar në rrugët e Podujevës.
Derisa kryetari, pas shoqërimit në qytet ju kthy punës dhe veprimtarisë në komunë Shoqata vazhdoi në drejtim të treves së Llapit në pika tjera të shenjëzuara të qëndreses heroike llapjane.
Kryesia e Shoqatës ” Sali Çeku” vizitoi përmendoren e trimave Bahri e Fahri Fazli dhe të qëmdrestarëve të tjerë, për tu ndalur pranë lapidarëve të intelektualëve Enver Maloku e Xhemil Mustafa të vrarë pas lufra nga dora tradhëtare, fatkeqsisht të paidenrifikuar ende.
Një vizitë te të rënët në luftën heroike të organizuar mirë nga Zona operative e UÇK së në Llap, u mahnitën kur hynë në Muzeun e Z.O.LL. i rrallë në Kosovë dhe një dëshmi që Llapi Heroik din t i çmojë dhe nderojë vlerat sublime të luftës heroike. Ky Muze me artefaktet e shumta është një shembull që do të duhej të ndiqej edhe nga zonat tjera në Kosovë. Nga aty në vazhdim vizituan lapidarin e Afrim Zhitisë i njohur për qëndresen heroike në Llap.
Bashkë me Ethem Ajetin e Islam Visokën undaluan edhe vizituan edhe vendin e shenjëzuar ku ka vepruar Çeta e lavdishme e Llapit dhe ka bërë qëndresen e saj heroike për të vazhduar viziten në vendlindjen e Hakif Zejnullahut e për ta përfunduar te Kulla e Zahir Pajazitit në Orllan.
Një ditë e lodhshme përmes vapës por e lavdishme, u njohën për së afërmi me Historinë e lavdishme të Llapit dhe gjografinë e qëndresës.
Ajo që që la mbresa nga kjo vizitë ishte:
– Qëndresa heroike e Llapit
– Fryma përbashkuese e këtyre qëndrestarëve,
– Mikpritja llapjane e njohur për trimëri, burrëri e heroizëm.
Shoqata ” Sali Çeku ” falenderoi për pritjen vëllazërore të llapjanëve dhe për familjarët e Heronjëve e dëshmoreve dhuroi librin ” Sali Çeku – veprimtaria politike dhe ushtarake” të akademikut Frashër Demaj dhe disa Mirënjohje me figurën e Sali Çekut.
Saim Tahiraj duke i falenderuar për pritjen e ngrohtë, i ftoi Llapjanët që të jenë pjesë e këtyre vizitave në Deçan në vitet në vijim.
Shqiptarët banor vendor *autokton* në hapësirat e trojeve të tyre në Gadishillin Ilirik e më gjërë si pasoj e rrjedhave dhe ngjarjeve të zhvilluara historike në kohë dhe hapësirë nga pushtues të ndryshëm, tue fillu nga perandoria Romake, Bizantine, Sllave dhe Perandoria Osmane, janë bërë shumë padrejtësi dhe ndryshime në shumë drejtime si: në gjuhë, kulturë dhe traditë kombëtare…
Si shembull nga shumë shembuj për dëshmi, me këtë rast po e marrim vetem emërtimin e hapësirës gjeografike të Gadishulli Ilirik në të shkuaren e që tani quhet Ballkan.
Ky ndryshim dhe ndryshime tjera në të gjtha drejtimet, janë si pasoj e pushtimeve nga pushtuesit e huaj të sipër përmendur, por në të shumten e rasteve, me gabimet e fajetë edhe të vet shqiptarëve të cilët në të shumten e rasteve kur atdheu ka qenë në rrezik, përgjegjësit, udhëheqësit apo paria e tyre kanë qenë të ndarë e të përçarë e shpeshëherë kanë luftue mes veti në forma e mënyra të ndryshme, tue ua lehtësue veprimet pushtuesëve dhe tue lënë pasoja e dëme për popull e atdhe si në të shkuaren edhe të tashmen e që po dëshmohet me rrjedhatë dhe ngjarjetë nga përditëshmëra në hapësiratë gjeografike ku shqiptarët janë të lirë *apo pushtuar nga vetvetja* me keq qeverisje në shumë drejtime.
Të dhënatë në vijim dëshmojnë se:
Të gjitha luftimet në Ballkan që nga viti 1830 i ka shkaktuar Serbia për pushtime territoriale dhe është shkaktarja e LPB*Luftës së parë Botërore* dhe të gjitha luftërave tjera që nga viti 1913-1940. Serbia me pushtimet që ka ba në trojet historikisht etnike shqiptare, ka ba vrasje, grabitje, dhunime, largimin me dhunë të familjeve shqiptare nga shtëpit dhe vendlindja e tyre, tue përdorur e lloje të ndryshme të keqtrajtimeve, burgosjeve, varrjev, ngulja nëpër hunjë për së gjalli, gjymtime trupore nga më të ndryshmet deri tek rjepja dhe kastrimet, hudhja në zjarr e foshnjeve për së gjalli apo nxjerrja e foshnjeve nga barku i nanës dhe hudhja e foshnjeve të posalinduar në zjarr para syve të nënës gjymtime *masakrime* nga më të ndryshme pa dallim moshe dhe gjinie, shfarosje në masë siç dëshmojnë edhe shumë shembuj e të dhëna tjera nga autori Leo Freundlich dëshmitar i ngjarjeve që i ka paraqitur në librin e tij:”GOLGOTA SHQIPTARE” ku mes tjerash shkruan vetëm në vitin 1913: ”…mijëra e mijëra burra, gra, pleq e fëmijë të vrarë e të torturuar deri në vdekje, fshatra të djegur e të plaçkitur, gra e vajza të përdhunuara, një vend i rrënuar, i plaçkitur i larë në gjak dhe i përdhosur… dhe Evropa hesht!”
Kështu që nga peiudh e vitit 1913 e deri tek fillimi i LDB-rë”Luftës së dytë botërore” Serbia vrau, djegu, gjymtoi* masakroi* e shkretnoi më shumë se gjysmë milioni *500000* shqiptarë.
Pra Serbët janë ata që s’pari e përdoren dhe jetësuan shfarosjen – HOLOKAUSTIN ndaj shqiptqrëve, pastaj këtë veprim të shëmtuar pushteti Gjerman gjatë LDB-re e jetësoi ndaj hebrejve që njihet me emërtimin HOLLOKAUST, dhe lindin dyshime mos gjermanët e moren nga Serbët programin e shfarosjeve në masë ndaj një populli me përkatësi tjetër…
Pikërisht ishin shqiptarët ata të cilët kudo në trojet e tyre etnike, nënë pushtimin Italjan e Gjerman me vetdije, guxim dhe përgjegjësi njerëzore, vetanake, familjare dhe kombëtare, strehuan dhe mbrojten hebrejët nga vdekja e sigurtë që i përcillte kudo e kahdo Gestapoja Gjermane, si kugjindeshin, ku banonin apo strehoheshin.
Shqiptarët i pranuen dhe strehuan hebrejët në familjet e tyre u kujdesen dhe i mbrojten sikur të ishin anëtarë të familjes së tyre. Asnjë se dorzaun sipas kërkesave të regjimit të asaj kohe, i regjistruan me dokumente si anëtarë të familjeve të tyre tue ua ndërruar edhe emratë përkundër të gjitha rreziqeve por me sukse i shpëtuan prej rrezikut me rrezikimin e jetës së tyre dhe anëtarëve të familjes, i ndihmuan me dokumentacione të përcillen në vende ku ata donin të shkonin për sigurin e tyre, sepse vet shqiptaret ishin ata që e kishin provue Hollokaustin nga Serbia në veçanti që nga viti 1913-1940,dhe askush si kishte ndihmuar e strehuar.
Serbia këto veprime i bëri edhe gjatë LDB-re që nihej si LNÇ-re që nga viti 1941-1945 siç është e njohur Masakra e Tivarit ,Lufta e Shaban Polluzhës në Drenicë dhe luftimet tjera ndaj Ballit Kombëtar, për fatin e keq të shqiptarëve këtu fajtor janë edhe udhëheqësia e Shqipërisë me brigadat e tyre partizane u ndihmonin çetnikëve serb me yllin në ball të partizanëve e kokarden çetnike të fshehur në shpirtë dhe i quanin vëllezërit Jugosllav e atdhetarët e Ballit kombëtar i quanin Ballista, renegat e tradhtar të Bashkim Vëllazërimit dhe internacionalizmit Proletar e çfarë jo tjetër…
Serbia vazhdoi jetësimin e planeve dhe programeve për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike të njejtat plane dhe programe edhe pas LDB-re që nga viti 1945 deri në vitin 1999 përmes marrëveshjeve që nga Naçertania e viti 1844 me Elaboratin e Vaso Çubriloviqit të viti 1937 për “Dëbimin e shqiptarëve nga tjojet e vendbanimet e tyre, Elaboratin e Ivo Andriqit shkrimtar me çmimin Nobel për Letërsi me Elaboratin e tij të vitit 1945 po ashtu për dëbimin e shqiptarëve dhe jetësimin e Marrëveshjes Jugosllavo-Turke për ti shpërngulur shqiptarët për në Turqi, tue shti në veprim të ashtuquajturin ”Aksioni i kërkimit të armëve” i viti 1956 ku shqiptarët keqtrajtoheshin dhe vriteshin se nga ata korkoheshin armë që s’i kishin.
Ky plan i udhëhequr nga Aleksandar Rankoviqi Minister i PM*punëve të Brendshme* dhe qëllimi i të cilit ishte që shqiptarët të detyrohen për të shkuar në Turqi si e vetmja mënyrë e shpëtimit dhe kështu arrijten që në Turqi të dërgohen me dhunë mbi 300000 shqiptarë e që propogandonin se me vullnet po shkojnë në Turqi si musliman etj.
Këto plane dhe programe Serbia i vazhdoi dhe i përshtati edhe pas vitit 1981 siç ishte Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve *SANU* Serpska Akademia Nauke i Umetnosti* e filloi për t’i jetësuar në pranveren e viti 1989 kur me dhunë pezulloi apo se pranoi më Autonomin e Kosovës dhe ua ndaloj të gjitha të drejtë shqiptarëve në Kosovë tue vazhdue spastrimin etnik deri në pranveren e viti 1999, kur ndërhyn SHBA-së që udhheqi me Forcat e NATO-së dhe bombardoi caqet ushtarake serbe në Kosovë, Serbi e Mal të Zi dhe detyroi largimin e tyre nga Kosova në qershorin e vitit 1999.
Serbia kishte përgatitur në hollosi jetësimin e spastrimit etnik të Kosovës nga shqiptarët dhe sjelljen e kolonëve serb për rikolonizimin e Kosovës tue larguar me dhunë shqiptarët nga shtëpitë dhe pronat e tyre përmes jetësimit të planit ushtarak i njohur me kodin”PATKOI”udhëhequr e komanduar nga Sllobodan Millosheviqi i njohur si kriminel dhe si kasapi i Ballkanit që i shkaktoi katër luftëra në ish territorin e Jugosllavisë që thirrej në emërin e saj se gjëja po e ruan e kujdeset për territorin dhe hapësiren e saj të bashkuar, por të mbikqyrur e kontrolluar nga vet Serbia.
E sulmoj për ta pushtuar e nënshtruar s’pari Republiken e Sllovenisë por brenda disa javeësh e humbi luften. E sulmoi Kroacin dhe humbi luften nga plani për çlirimin e Kroacis i quajtur .Olluja-Stuhia, sulmoi Bosnjen dhe Hercegovinen ku kreu shfarosjen në masë të boshnjakëve por këtu serbet fituan afër 50% të territorit edhe pse ishin diçka më shumë se 31% serb, dhe vazhdoi me dhunën dhe spastrimin në Kosovë në veçanti gjatë viteve 1998-1999 që u permend sipër.
EUROPA gjatë zhvillimit të këtyre ngjarjeve si zakonisht heshte ose kishte fjalime të përgjithësuara se kërkon paqe e marrëveshje e mirë kuptim, jepte ndonjë kritikë sa për politikbërje, ndërsa Serbia vazhdonte me jetësimin e planeve të saje sepse kishte aleatet e saj në Europë që e përkrahnin në mënyra diplomatike e tinzare herë herë edhe hapur siç e bëjnë edhe sot e kësaj dite edhe pse Serbia shkaktoi katër luftëra në hapësirat e ish Jugosllavisë të cilen vet Serbia e varrosi.
Një nga shumë dëshmit për krimet serbe dhe përkrahjen e disa përkrahësve është edhe dëshmia e datës 3,4 dhe 5 shkurtit e vitit 2000, ku në Mitrovicë gjatë këtyre tri ditëve u vranë mbi 10 civil shqiptarë dhe u dëbuan nga shtëpitë dhe banesat e tyre me dhunë mbi 30000 shqiptarë në pranin dhe mbikqyrjene Kforit Franqez dhe UNMIK-ut që ishin në bashkëpunim me çetnikët serb në Mitrovicë dhe me Serbinë ku e ndanë Mitovicen në Veri dhe Jug e si kufi ishte lumi Iber e që Serbia e kishte qëllimin aty të jetë kufiri tue përvetsue rreth 18% të territorit të Kosovës ku gjinden pasuritë më të mdhaja nëntokësore dhe mbi tokësore.
Këtë e ka dëshmua vet Gjenerali Francez i njësive të Kforit në Mitrovicë se Franca ka qenë e është aleate e Serbisë. Sipas marrëveshjes së tyre formuan 4 komuna në veri të cilat i ka kontrollua s’paku për 25 vjet Serbia me strukturat e saja paralele çetnike serbe të cilatë BE i lejonte dhe heshte si zakonisht dhe kërkonte që këto struktura kriminale të hynë dhe marrin pjesë në institucionet e Kosovës tue fillue nga Kuvendi, policia etj.
Përfaqësuesit e tyre që ende sot e kësaj dite paguhen nga taksapaguesit e Kosovës, punojnë për Serbi e kundër Kosovës dhe praktikisht se njohin pavarësinë e Kosovës. Haptas në Kuvend përfaqësuesit e tyre Republikën e Kosovës e quajn me emërtimin Kosovë e Metohi, mu ashtu siç e quan Serbia çetnike dhe askush nga BE si’jep kurfar vërejtje a të kërkoi përgjegjësi për këto veprime kriminale.
Serbet e këtyre 4 komunave në veri që nga viti 2000-2025, s’kanë paguar rrymen e ujin e shfrytëzuar e të gjitha këto janë paguar nga taksapaguesit e Kosovës, dhe vazhdimisht ankohen sepse kështu i këshillon Serbia, e cila shqiptarët e Kosovës Lindore i mbanë të pushtuar, ua shlyen adresat e vendbanimit dhe ushtron dhunë e diskriminim në të gjith drejtimet për t’i dëbuar nga trojet e tyre.
Prap BE heshtë dhe përkdhel e lëmon Serbinë e ndaj Kosovës vendos kushte e kushtëzime dhe në vazhdimsi kërkon jetësimin e *ZAJEDNICËS * që është kanceri i Republikës së Kosovës si Republika Serpska në Bosnje.
BE në vend që të kërkoi gjykimin e Serbisë për dëmet e shkaktuara Kosovës gjatë luftës,për vrasjet dhe shfarosjet e bëra për të gjitha dhunimet dhe shkatrrimet në faktorin njeri dhe ekonomik, fshehjen e krimeve të kryera dhe mospranimin e fajsisë dhe mosnjohjen e Kosovës si shtet të lirë e të pavarur, ku Serbia në vazhdimsi haptas e kërcënon Kosovën me ripushtim edhe me Kushtetutn e saj Kosovën e ka si pjesë të Serbisë dhe asnjëhere s’i ka vu kushte për ndryshimin e Kushtetutës dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës e lere më për dëmshpërblimet e luftës dhe të pagjeturëve.
Po për të gjitha këto s’janë pa faj e pa mëkate të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë të cilat zyrtarisht që nga 2008 kanë bashkëqeverisur.
Në vend se të bashkëveprojnë në themelimin e institucioneve shtetërore, ku përparësi t’i jipet zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetsis dhe i drejtësisë, ku në çdo institucion ku punohet të ketë përgjegjësi ndaj punës që bëhet si për jetën më të mirë të qytetarëve dhe përgjegjësia e përkushtimi për shtetndërtimin e mirëfillët, ku Drejtësia do vepronte në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa kurrfarë dallimi por me të drejta të barabarta.
Fatkeqsisht ndodhi e kundërta. U zhvillua krimi i organizuar ekonomik dhe politikë, u rrënua arsimi cilësor, shëndetësia në mjerim e Drejtësia askund në veprim, në asnjë drejtim e kundër krimit dhe keqpërdorimit në të gjitha drejtimet hiq se hiq, prandaj aty ku s’vepron Drejtësia, jipet mundësia për zhvillimin e keqpërdorimeve të të gjitha llojeve dhe të gjitha të këqijatë e kanë deren hapur dhe secila zë vendin e vet prandaj jemi këtu ku jemi e si jemi.
Këtë hyrje sipër e bëra, për t’i thënë disa fjalë për ate se çfarë tha gjatë bashkëbisedimit në median serbe Kurir:Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq.
“Nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998″,Kemi pritur 500 vjet të iknin Turqit tani duhet të presim edhe Kforin”,
Gjatë bashkëbisedimit të saj të gjatë, shpalosi tërë urrejtjen ndaj shqiptarëve, që dëshmon se qeveria Serbe e ka të njejtin mendim, plan dhe program, tue filluar nga Aleksandar Vuçiqi i sili në forma e mënyra të ndryshme diplomatike e ka përsëritur shumë here, por Snezhana e tha hapur ate se çfarë mendon e dëshiron për shqiptarët, ishte e drejtëpërdrejt dhe e sinqert e dha me kuptuar se të njejten dëshirë e ka qeveria Serbe me planet dhe programet e KOS, ASHAS, AU dhe kreu i Shtetit Serb gjithsesi.
Snezhana Paunoviq, sipas të dhënave nëse qëndrojn si të vërteta, qenka lindur në Pejë. Por Serbët din me sjellur e pshtjellur për t’i humbur gjurmët e krimit, brenda ditës ndërrojnë fjalët e thëna mendimet e qëndrimet sepse mashtrimi e rrena për ta është pasuri me vëlerë nacionale, ajo u ka ndihmua e shpëtuar shumë herë gjatë historisë për veprimet kriminale të tyre si në të shkuaren po edhe tani, siç e ka thënë e dëshmuer vete edhe ish kryetari i Serbisë, Shkrimtari dhe Akademiku Dobrica Qosiqi.
Shefi saj, apo mentori Aleksandar Vuçiqi, në një emision në TVNë vitin 2013, atëherë zëvendëskryeministër i parë i Serbisë, deklaroi publikisht se nuk kishte prova që sulmin në “Panda” e kishin kryer shqiptarët. Ai kishte paralajmëruar gjithashtu se publiku serb do të “befasohej” nga e vërteta rreth këtij rasti, ku gjashtë *6* të rinjëve serbë u vranö ndërsa 15 persona të tjerë mbetën të plagosur.në lokalin e njohur me emërin PANDA në Pejë, pra kötö akt e kanë kryer vet serbët e jo shqiptarët dhe do të hetohen e zbulohen e kjo s’ka ndodhur qe 27 vite, po s’ka për të ndodhur asnjëherë pa ndonjë detyrim e kushtëzim… spse vet janë ideatorët e këtij plamifikimi dhe jetësimi kriminal.
Foto dëshmi
Por qe afër 28 vite as nuk u hetuan e as nuk u zbuluan dy vrasësit e panjohur deri më tani sepse vet institucionet e asj kohe i kan përgatitur për ta kryer krimin e organizuar ndaj sojit të vet, ku edhe vet Aleksandar Vuçiqi ka pasur pozitë me rëndësi shtetërore aso kohe dhe tani e sa vite është në krye të shtetit serb që e kan bërë këtë skenar për tëua hedhur fajin shqiptarëve për të pasur arsyen e paarsyeshme, për kryerjen e krimeve ndaj popullsisë shqiptare civile të pambrojtur siç edhe kanë vepruar menjëherë pas kryerjes së këtij aksioni të vet planifikuar dhe jetësuar më datën 14. 12.1998 ku mbeten të vrarë gjashtë të rinjë serbë: Ivan Radeviq (25), Ivan Obradoviq (14), Vukota Gvozdenoviq (16), Dragan Trifoviq (17), Svetislav Ristiq (18) dhe Zoran Stanojeviq (17). në lokalin e vogël PANDA në Pejë.
Me që Snezhana Paunoviq e lindur në Pejë që nga viti 1992 është anëtare e Partisë Socialiste të Serbisë e njohur si partia e kryekriminelit Sllobodan Millosheviqit, i parashtrohet kjo pyetje tue u bazuar në qëndrimet edhe thëniet e saja se Millosheviqi se paska bërë pastrimin etnik të Kosovës , por ajo do ta bënte po të ishte në vendin dhe ta kishte fuqin e tij…
Cila ka qenë detyra e saj në rastin PANDA ?
Cilët kanë qenë personat e armatosur serbë që kryen krimin ndaj vet serbëve për t’ua lënë fajin shqiptarëve?
Sa familje shqiptare u dëbuan nga shtëpit e tyre, sa civil u vranë, u keqtrajtuan e u dhunuan sipas këtij plani të shtetit Serb që ti ende mban pozit si ministre dhe kërkon spastrimin etnik në Kosovë?
Kjo po dëshmon se edhe në të shkuarën në kohën e perandorisë Turke Ju serbët si dinak e shprtzi që jeni, keni vepruar për t’i dëbuar shqiptarët nga trojet e tyre etnike me dredhi dhe poshtërsi që vetem Ju dini ti bëni dhe i keni në gjen.
Por ti je treguar shumë e sinqert për ate që ke thënë dhe ate që dëshiron ta bëjsh ndaj shqiptarëve, kjo vërtet duhet vlerësuar pozitivisht. Sepse shefi juaj Aleksandar Vuçiqi si edhe Ivica Dçiqi e iça e viça të tjerë të njejtën gjë e mendojn, planifikojnë dhe përpjeken ta jetësojnë, por se thon haptas, presin kur krijohen kushtet dhe rrethanat për veprim siç ka bër udhëheqësi i tyre shpirtëror Sllobodan Millosheviqi.
Për të vërtetuar thëniet dhe vlerësimet e Akademik Dobrica Qosiqit për Sebët në vijim dy ngjarje si dëshmi:
Gjatë sundimit të Perandoris Osmane, serbët kanë pasur shumë përparësi në lejimin e shkollimit përmes KOS dhe aty kanë marrur e marrin edhe tani mësime për kurthe, ndërskamca, dredhi planifikime dhe mashtrime nga më të ndryshmet, ku serbët kryejn krime e paraqiten si viktima dhe vazhdimisht ankohn se viktima është fajtore dhe se ajo ka kryer krimin ndaj serbëve e jo serbët ndaj viktimes. Ende sot e kësaj dite kështu veprohet dhe në të shumten e rasteve kanë sukses para të huajve dhe diplomacisë botërore.
Në vijim dy dëshmi me rëndësi:
1. Gjatë muajt Ramazan në Prizren natën e katraxhexhave disa ditë para Bajramit, serbët në xhanin e Prizrenit, natën e hudhin kryet e derrit të prem në xhami. Shkojnë e lajmërojnë në organet e shtetit Turk në Prizren se gjëja këtë veprim të shëmtuar e kanë bërë shqiptarët e krishter të besimit katolik. Të njejtin veprim e kanë bërë edhe në xhamin në katunin Smolicë afër Gjakovës, krejt këto sipas këshillave dhe udhëzimeve makabre të KOS.
Të nesërmen pushteti Turkë me zapti e ushtri të asaj kohe me dhunë nxjerr nga shtëpit e tyre të banimit familjet shqiptare të krishtera e të besimit katolik në Prizren e rrethinë dhe i grumbullojn afër kazermes ushtarake në Bazhdarhane, për ti dëbuar për në Jemen në Azi.
Një plakë serbe e shtyrë në moshë me mbiemrin Arsiq me aq sa kanë rrëfyer të vjetrit në Prizren për kët ngjarje të vërtetë, i pyet zaptin turke se përse i keni grumbulluar këta njerëz dhe ku po i dërgoni. Ata i shpjegojn se e kanë hudhur kryet e derrit në xhami natën katraxhexhave në prag të Festës së Bajramit dhe tani po i dërgojn në Azi për Jemen.
Plaka e ndërgjegjëshme dhe e përgjegjëshme u thot a mundem me bisedua unë me oficerin kryesor kam për ti treguar diçka me rëndësi. Pasi e pyesin oficerin pergjegjës ai pranon të ndëgjoi plaken se çfarë ka për ti thënë: Kur plaka e pyet oficerin pse i keni tubuar këto familje shqiptare këtu dhe ku po i dërgoni. Oficeri i sqaron arsyen që tani më u paraqit e shkruar sipër.
Plaka i thot oficerit: ktheni familjet nëpër shtëpit e tyre se këtë veprim se kanë bërë shqiptarët e besimit katolik, por e ka bërë filan serbi me emër e mbiemër që plaka e ka ditur dhe njohur serbin që e ka kryer këtë veprim.Pasi që kjo u vërtetuar nga organet e pushtetit Turk, se veprimin e ka kryer serbi, oficeri jep urdhër për lirimin dhe kthimin e familjeve shqiptare të krishtera të besimit katolik të lirohen dhe kthehen nëpër shtëpitë e tyre.
Rast tjetër, Ju vdes një fëmij i vogël foshnje. Serbët nuk e varrosin por e shtinë në furrë dhe e pjekun, e marrin ashtu të pjekur e mbështjellin ata që janë caktuar për ta dërguar fëmiun e pjekur në Stamboll tek Sulltani, tue u shtirur e paraqitur të lënduar e trishtuar ashtu siç i kishin marrur këshillat e udhëzimet nga përgjegjësit e mësuesit e KOS dhe siç e kanë në gjenë rrenen dhe mashtrimin serbët e krijojn rrëfimin trishtues se shqiptarët ua kanë mbytur fëmiun dhe pjekur në furrë vetem pse janë serb të krishter.
Edhe gjatë viteve 1990 politkanët e organizatës famkeqe në Fushë Kosovë “BOZHUR” që njëri nga më të zëshmit ishte Momqillo Trajkoviq , shpfnin se shqiptarët po bëjnë shtypje, *presion apo siç thonin çdo të dyten fjalë ata *pritisak* ndaj serbëve për t’u shpërngulur nga Kosova e i rëndonin shqiptarët për dhunime që si bënin, shpifnin se si shqiptarët donin ta digjnin një fëmij serb pranë një pompe benzini me benzin, që i praqitnin fotot e fëmiut por askund flakë e zjarrë, i rëndonin shqiptarët për rastin e Gjorgje Martinoviqit i cili vetë shishen e birres e ka futur në anus-prapanicë e cila ju ka thy e është lënduar, por në spital është dëshmuar se këtë e ka ka bërë vet Gjorgje Martinoviqi, e për ti rënduar e burgosur të rinjët shqiptarë për këtë inseknim që vetem serbët i bëjnë e aq më shëmtuar është shkruar libër me mbi 400 faqe për këtë rast në formë romani tue i rëndua e fyer shqiptarët e dënuar pa pasur as faj e as hile siç thuhet në këto veprime të shëmtuara e trilluara serbe vetem e vetm para opinioni të hauj t’i paraqesin shqiptarët dhunues e ndërsa veten si të dhunuar,dëmtuar e si viktimë . U përmenden vetem disa raste nga shumë të tilla.
Dhe si përfundim nga serbët si në të shkarën si tani dhe në të ardhmen në vazhdimsi priten këso veprime ndaj shqiptarëve dhe po sa të ndryshojnë rrethanat politike në dobi të tyre ata planet dhe programet i kanë të gatshme për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptaret siç kanë vepruar qysh se kanë ardhur në Gaishullin Ilirik- Ballkan e deri në ditët e sotme.
Po falë miqëve tanë ndërkombëtarë e në veçanti SHBA-së dhe hebrejëve që se kanë harruar ndihmën e shqiptarëve që i kanë strehuar e ndihmuar gjatë Hollokaustit ata ndihmuan me përkushtim e përgjegjësi në çlirimin e Kosovës në mënyren e tyre të ndershme dhe të përgjegjshme, me ndërhyrjen e bombardimeve të NATO-së dhe luftimeve të UCK-së, ku tani Kosova është e lirë e pavarur në kuptimin teorik, por e pushtuar nga vet shqiptarët s’paku që nga viti 2008 zyrtarisht deri në vitin 2020 ku në forma dhe mënyra të ndryshme kanë ardhur në pozita e pushtet pushta e pushtshtetarë përmes keqpërdorimit të Demokracisë, votimeve dhe votës së qytetarëve e kanë zënë vend në Kuvend e kanë marrë titullin kurvendar në Kuvendin e Kosovës.
Ashtu siç knë marrur votat me dredhi e pandershmëri që është folur e shkruar po ashtu kanë zënë vende dhe pozita e marrur pushtet sipas parimit ti mua e unë ty dhe kështu sjellen e pshtjellen pothuaj se të njejtit dhe spranojn me ndryshue Ligjin zgjedhor se mbesin pa vota shumica e tyre.
Është për keqardhje që Kuvendin e Kosovës si organin më i lartë institucional të vendit, shumica e kurvendarëve me veprimet e tyre të shëmtuara e kanë shëndërruar në institucion më të neveritshmin, ku me fjalimet dhe bashkëbisedimet e tyre të ndërsjellta për pozita dhe pushtet për interese e përfitime materiale sipas përkatësive partiake, kanë dhënë deri më tani shembullin më të shëmtuar të nivelit kulturor e arsimor, me fyerje, shpifje, sharje, kërcënime dhe deri te grushtimet e ndërsjellta, përjashto pakicen, që heshtë e se pyetet për asgjë askush dhe s’ka çfarë të bëjë edhe po deshti të bëjë s’ka as votë e as fuqi.
Një pasqyrë apo shembull i njejt në mos edhe më keq është edhe në Shqipëri po edhe në Maqedoni tek ajo pjesë e shqiptarëve për rolin dhe detyratë e tyre në Kuvend që gjëja përfaqësojnë interesat e votuesëve të tyre se për popull as që bëhet fjalë edhe pse kudo në të gjitha Kuvendet ku flasin kurvendarët shqiptarë, fjalën popull e përdorin aq shpesh por për interesat e veta se interesat e popullit kanë vajtur siç thuhet për lesh..
Shumë shumë bukur Neri.
Urimet më të mira e lart e më lart.
Faleminderit shumë, i dashur Zeqir për urimet dhe vlerësimet!
Të përshëndes pafundësisht!
Të fala
Skënder Buçpapaj
Skënder i dashur, ti dhe Elida jeni poetë e shkrimtarë të shkëlqyer! Ju krijoni me dritën tuaj! Suksese!
Atdhe Geci, falënderimet tona për urimet dhe vlerësimet, mik dhe koleg i dashur!
Të përshëndesim shumë!
Skënder Buçpapaj
Interviste qe “vjen era E VERTETE”…Faleminderit Skender per kete ndjesi te mrekullueshme. Ju pershendes, Mimoza.