Një punë intensive e disa javëve, që mbrëmë dha frytet e saj në skenë!
E lumtur që muzika shqiptare jehoi në të gjitha anët e teatrit tonë kombëtar!
Përgëzime Abigeila Voshtina për idenë e vënies në skenë të kësaj vepre!
Shumë urime Inva Mula për realizimin e mrekullueshëm të veprës së babait tënd, mikut të familjes sime, artistit tonë të madh, Avni Mula!
Shumë urime mikja ime e dashur, shoqe që në kohën e studimeve tona në Torino, Elda Laro, për zotërimin e të gjithë komponentëve të veprës dhe realizimin e bukur të saj!
Shumë urime Dritan Lumshi për korin dhe punën që keni bërë çdo ditë për këtë vepër!
Shumë urime kolegëve solistë, ata që Karnavalet i sollën të freskëta e aktuale edhe pas 45 vjetësh dhe që me cilësi vokale dhe aktoriale të spikatura, e realizuan veprën më së miri:
Vikena Kamenica, Kreshnik Zhabjaku, Klodjan Kaçani, Ramona Tullumani, Dorina Selimaj, Armando Likaj, Erlind Zeraliu, Shpresa Beka dhe Nina Muho!
Urime koleges sime Ingrid Pulizo për punën e madhe me solistët dhe të gjithë stafit realizues të sektorit të produksionit të Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, prapavijës që asnjëherë nuk duket në skenë, por që meriton duartrokitje të forta për punën e madhe dhe me orë të panumërta që bën përditë!
Urime të gjithëve e suksese gjithmonë!