-1-
Shpëtoje tjetrin, por mos humb veten.
Koha e njeriut ecën përpara, vrapon
rrëmujshëm, herë-herë pendohet hepon më ngadalë
qetohet puhizë,
Njeriu i njeh më mirë kryet e veta
këtu atje bashkë të shpërndara
u flet syve veshëve buzëve
më i kthjellët nër të gjallë
jeton pa gjysm’ shtizë.
Vrapimi njeriut ia çon më përpara
përhera kokën se këmbët, aty ku ai mbërrin
ndin së pari
rrahjet e tëmthit bregdetar ethet e velierës sfinksit
shputa plasaritur
gisht them’ër.
O Jetë, shpëtoje njeriun !
Ai jeton trazirave pisk edhe me plis,
O njeri,
kalofsh burrnisht mes grave,
mes grave turpërohu burrnisht!
Urtë dhe qetë.
U mërzite prej tyre?
Kridhe kokën në në miell ose në det!
Det s’ka askund.?
Një valë ere të fëshfërin në trup.
Qetohu prej saj!
Shpëtoje njeriun nga njeriu i reve,
Zemërimi s’ka skaj!
Ti, o zë,
zë që vjen nga honi : kë thërret? Të rrëzuan ata që s’të deshën
u rrëzove vet?
Si mund të jetë honi?
Mund të zbres njeriu aty
mund të zhytet ?
Honi është i gurtë
por edhe ujor,
honi mund të jetë
i cekët dy gisht, qahet e lutet honi edhe thellomë.
Dy gisht hon Fjala pranë Fjalës,
midis peshkut dhe halës,
perit e gjilpërës,
gjethes dhe degës,
brumit e ëndrrës…
Thellomë honi, aq thellomë,
pëllëmba shuplakë kris mbi çdo të pafajshëm
nga heshtja jonë.
-2-
Koha e njeriut ecën vrapon edhe pas…
në zgjim ëndërr,
hovje e plasë.
Prindërit tanë
në sjellje e në bindje
shumë kohëra morën peng,
brezi i tim biri do ta shpëtojë atdheun
Shpëtoje natyrën nga njeriu, o bletë!
Ta shpëtojmë një pemë
gjersa të zgjohet,
mos ta çukisin sqepat e laraskave roje.
Dallga, kur afrohet tek brigjet ta shpëtojmë nga tymrat,
plehrat dhe shpifjet.
Koka e njeriut sheh edhe tëposhtë,
thonjtë i ka në sy dhe në gjoks.
Ta shpëtojmë njeriun me gurin var në qafë, laku u tij brengë fatziu na ndjek pas.
Mund të na rrëmbejë dufi i tij.
Ta shpëtojmë njeriun nga hija përbri.
Hija e tij jeton gjatë, më gjatë,
frymori ikën, hija
kthehet prapë.
Guri i qafës që bie në humnerë
s’vret një njeri…vret peisazhet
ujëvarat lëndinat- motra me vëllanë diell.
Murrana e njeriut
murrëton prej uje urdhëri,
Kë do vrasin sonte
me plumb, me teh?
Ne jemi këtu, atje – këtu me petka vale
dhe pluhuri
afër plagosemi
edhe ne.
Përlotja fëmijë lind. Vdes prind.
Shpëtoje njeriun nga murrana e njeriut,
mos humb pamjet nga zbrite dhe do
ngjitesh ti përsëri vet i dytë,
Tinëzia të rri afër në krahë, në grykë.
Shpëtoje njeriun, jo hajdutin njeri !
Ah, shpëtoje edhe atë vetëm
një çast nga grabitja e tij.
Përpara se ai të rrëmbej të tjerët… atë e rrëmbejnë lojërat e Fatit, atë e rrëmben terri
këmbëbjerrës
në sy të ditës prapthi.
Përpjetë koha e çdo njeriu
sheh atë që ia hovi vrullin,
sheh atë që e përpiu?!
Shpëtoje fëmijën gjer në sakrificë !
Për hir të tij mund të luash
me zjarrin
ndoshta ti do luash
edhe me të këqinjtë.
Shpëtoji gjithë xixat e mëngjesit
gjithandejmi mbaji ndezur !
Njeri – tjetrin shpëtojmë
edhe kur tretemi
pa u tretur.
O njeri, shpëtoje nga tep’rimet dhe tepricat frymorin plot rreze plot ngrica.
Aty unë gëzohem, aty, më gëzon
edhe trembja !
Njeri,
shpëtoje
njeriun tënd vetes brenda!
Gjithkund
veten mos e humb:!!!