Me rastin e 250 vjetorit të botimit të veprës “Pasuria e Kombeve” nga Adam Smith, Babai i kapitalizmit, ekonomistja dhe ish deputetje e PS Ermelinda Meksi shkruan në rrjetin social si më poshtë:
“Me rastin e 250 vjetorit të botimit të vepres ” Pasuria e Kombeve ” nga Adam Smith, ne artikullin me poshte, Profesori Robert Reich, një nga figurat më të njohura në fushën e politikave publike te Berkeley University kujton sa aktuale mbeten idetë e tij.
Shpesh i referohemi Smithit si simbol i “tregut të lirë”, por në të vërtetë ai ishte një filozof moral që besonte se ekonomia duhet t’i shërbejë mirëqenies së njerëzve, jo vetëm grumbullimit te pasurise.
Edhe sot, sfida mbetet e njëjtë: tregjet funksionojnë më mirë kur ka konkurrencë të ndershme, jo monopole dhe favore për të fuqishmit. Sepse kur interesat e të mëdhenjve ndikojnë politikat e nje vendi atehere dëmtohet shumica.
Mësimi kryesor i kesaj kryevepre te Smithit është i qartë: pasuria e një kombi matet me jetën reale dhe mundësitë e qytetarëve të tij, te cilat gjykohen nga mënyra se si jetojnë të gjithë njerëzit – jo nga sa fitojne oligarkët, një ide kjo shume progresive.
Ata qe harrojne kete mesim te madh te Smith,ndonëse pretendojnë se e adhurojmë, ne fakt e kanë braktisur atë ne se vërtet e kane lexuar Adam Smith.”