U mbyt gjemia
me soroistë,
ca Ps-istë,
ca Pd-istë.
.
Shoqëri e hapur
more vëlla,
të mbushen xhepat
plot me para
.
Ca ish kalecë,
ca me kolltuqe,
t’i flakim tutje
Teserat e kuqe.
.
Shoqëri e hapur
de more de,
si lum ty popull
mezi na ke.
.
Ti djegim teserat:
Poshtë diktatori!
Enver kopili
në qafë na mori.
.
Na thau barkun
mbylli kufijtë,
me dhunë na bëri
Socialistë
.
Shoqëri e hapur
Ku paske qenë…
me puthadorë
e transgjinorë
.
Të kapim çastin
të bejmë shtet
ca si juristë,
ca deputetë.
.
Të gjithë bashkuar
për rreth dollarit
Poshtë diktatori
Rroftë Soros djali.
.
Na fal të lutem
ti Amerikë
Dje ne të shanim
sot jemi miq.
.
Na doli punë
e madhe shumë
nëpër avjone
dhe simpoziume.
.
Nëpër avjonë
e nëpër botë.
Dje xhepa shkundur
sot xhepa plot.
.
Ah! Enver Hoxha
na mbylle brenda.
Shoqeri e hapur
sot ç’ ma ka enda.
.
Të bën me pare
të bën njeri
të ben me miq
dhe shoqëri
.
Na iku Sorosi
O zot! ç’na gjeti!
Sikur mbi koke
na ra termeti.
.
Erdhi prap Trampi
Do behet gjema.
Do kthehen prap
Babai dhe nena
.
Po ku te shkojme?
Dridhem nga frika
se s’na pret me
as Amerika
.
Te ndrojme ngjyre
shpejt,sa me pare,
ta shajme sorosin
me rrenje e fare.
.
Ti themi Trampit
me lot ne sy
Na mori ne qafe
Ai faqezi
.
Ah! Kohe e arte
me plot lezete,
shishe shampanje
neper davete.
.
Dhe me Saliun
te bejme paqe
Te mos i themi
me,”je non grata”
.
Te ulim hunden,
te mbyllim gojen
te ndrojme gunen,
te ndrojme lojen.
.
Ta shajme Sorosin
ne te paret,
t’i hapim gropen
t’i bejme varrin.
.
Te jemi ne
te paret , prore,
ne cdo beteje
me luge ne dore.
.
Te shkojme prap
pas berihait
Te presim zgjedhjet
e 11 majit.
.