VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Efektet mahnitëse të preshit – Preshi, ja gjithë sëmundjet që kuron

By | February 18, 2017
1 Comments
  • author avatar
    sinan 11 months ago Reply

    Për shiqer shka ka

Komentet

Mjeku onkolog: Vitamina që “tremb” sëmundjet malinje, ushqimet ku gjendet

Disa kërkime pohojnë se nivelet e larta të vitaminës ulin shanset e kancerit, të tjerë thonë se nuk ka dëshmi. E vërteta është shpjeguar nga një onkolog…

Një studim ndërkombëtar i kohëve të fundit i krijuar nga bashkëpunëtorët e hulumtuesve europianë, amerikanë dhe aziatikë, botuar në ‘Journal of the National Cancer Institute’, ka dalë në përfundimin se niveli i lartë i vitaminës D në gjak mbron kundër tumorit më të zakonshëm në Itali, atë të zorrës së trashë-rektumit.

Sipas një studimi tjetër në revistën shkencore ‘Jama Oncology’, plotësimi mujor i dozës së lartë të vitaminës D nuk lidhet me zvogëlimin e incidencës ose vdekshmërisë për lloje të ndryshme të kancerit.

Atëherë, cila është e vërteta?

Dhe pse flitet shpesh për përfitimet e vitaminës D?

Është pyetur Antonio Russo, profesor i onkologjisë mjekësore në Universitetin e Palermos dhe anëtar i bordit drejtues të Shoqatës Italiane të Onkologjisë Mjekësore (Aiom).

Cilat janë përfitimet e vitaminës D për shëndetin tonë?

“Vitamina D është një substancë organike e nevojshme për të gjitha organizmat e kafshëve për funksionimin normal të proceseve vitale, – shpjegon Russo. – Ajo merret nga ushqimi dhe prodhohet kur lëkura është e ekspozuar ndaj dritës së diellit.

Veprimi i vitaminës D është promovimi i përthithjes së kalciumit në nivelin e zorrëve për ta drejtuar atë në funksionet e tij të ndryshme.

Ndër më të njohurat, ne e dimë se nivelet adekuate të vitaminës D janë thelbësore për mirëmbajtjen e mineralizimit të kockave optimale me një rol të pazëvendësueshëm në parandalimin dhe trajtimin e osteoporozës post-menopauze dhe senile.

Vitamina D është gjithashtu e rëndësishme për sistemin imun dhe muskujt, ashtu edhe në shtatzëni si për nënën, edhe për fetusin.

Së fundi, është treguar gjithashtu se mungesa e vitaminës D mund të lidhet me zhvillimin e depresionit, rënien e funksioneve njohëse dhe çrregullimet kardiovaskulare”.

Si e marrim vitaminën D në trupin tonë?

“Vitamina D merret kryesisht me ushqime të tilla si qumësht, djathë, kos, vezë (vezë e verdhë), mëlçi viçi, vaj i mëlçisë së kokës, drithërat e mëngjesit dhe peshku (sardelet, peshk shpatë, ton dhe salmon sidomos), – thotë eksperti.

Ekzistojnë edhe substanca të tjera si curcumin, brassicaceae (lakër), acide yndyrore omega 3 që mund të promovojnë efektet e vitaminës D.

Përveç kësaj, ekspozimi ndaj dritës së diellit është burimi kryesor i prodhimit të vitaminës D, aq shumë sa që ekspozimi ndaj diellit që shkakton një skuqje të lehtë të lëkurës është e barabartë me marrjen gojore të vitaminës D për rreth 10 mijë njësi ndërkombëtare në ditë.

Duhet marrë në konsideratë se kërkesa ditore e vitaminës D për të rriturit llogaritet në rreth 400-800 njësi në ditë dhe se ushqimi në Itali furnizon rreth 300 njësi në ditë”.

Çfarë është shkencërisht e sigurt në lidhje me këtë vitaminë dhe kancerin?

“Lidhja në mes vitaminës D dhe kancerit është studiuar shumë edhe pse pyetja mbetet e diskutueshme dhe e debatuar sot, – përgjigjet Russo.

– Ndërsa disa prova shkencore sugjerojnë se nivelet e larta të vitaminës D mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit (sidomos prostatës, zorrës së trashë dhe gjirit), të dhëna të tjera duket se shkojnë kundër kësaj ideje.

Në fakt, duke lexuar mirë mes linjave, shumë autorë konvergojnë në faktin se efektet e vitaminës D mund të ndryshojnë në varësi të dozës së marrë.

Në veçanti, duket se shumë nga përfitimet e siguruara nga vitamina D do të humbeshin kur merren në doza tepër të larta”.

Si përfundim, çfarë rekomandohet të bëjmë?

“Nivelet e sakta të vitaminës D janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të një individi, si në fëmijëri ashtu edhe në moshë madhore, – thekson Russo.

– Deri më sot, megjithatë, nuk ka asnjë konsensus të vetëm për atë që është formulimi më i mirë për t’u rekomanduar.

Ajo që është e sigurt është se individët me nivele të ulëta të vitaminës D duhet të marrin një shtesë të dobishme për të arritur vlerën e saktë të synuar të rekomanduar për çdo grupmoshë sipas udhëzimeve ndërkombëtare, duke përfshirë zgjedhjen e mjekut të tyre.

Natyrisht, është e këshillueshme që të merrni ushqim të pasur me vitaminë D, si dhe një ekspozim të arsyeshëm ndaj rrezeve të diellit”.

 

Gjiza pa kripë – Kura më e mirë për shëndetin e melçisë dhe organizmit

Proteina shoqërohet me amino acide që e mbajnë trupin të ushqyer dhe të mbrojtur.

Gjiza pa kripë është një nga produktet më të mira, e përdorur si një nga kurat më të mira natyrale që mbron shëndetin e mëlçisë dhe promovon mirëfunksionimin e saj.

Krahas shijes së saj të mirë dhe të butë, gjiza pa kripë rekomandohet të konsumohet për personat që kanë probleme me mëlçinë, ndërsa ndihmon në pastrimin e saj nga helmet dhe toksinat.

Falë përbërësve të saj, gjiza ndihmon në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë tek personat që kanë kaluar Hepatitin A dhe B.

Por krahas shëndetit të mëlçisë, gjiza pa kripë ndihmon në shëndetin e mirë të gjithë organizmit.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org që do t’ju bëjnë ta përfshini gjizën në ushqimet e përditshme.

Vlerat shëndetësore të gjizës

Gjiza është e pasur me proteina, kalçium dhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm.

Gjiza është një ushqim i preferuar i njerëzve që tregojnë kujdes për shëndetin, atyre që vrapojnë, notojnë dhe ngrejnë pesha.

Kjo devotshmëri vjen sepse gjiza përmban sasi të mëdha të proteinës kaseinë dhe nivele tepër të ulëta të yndyrës.

Gratë shtatzënë duhet të konsumojnë gjizë sepse është produkti më i sigurtë mes produkteve të tjera të bylmetit.

Më poshtë do të lexoni për 4 përfitimet që vijnë nga ky produkt bulmeti sipas studimeveku bazohet AgroWeb.org.

Gjiza ndihmon në rënien në peshë

Sportistët dhe dashamirësit e aktivitetit fizik janë të marrosur pas gjizës.

Ajo përmban pak kalori dhe shumë proteina.

Rrjedhimisht, gjiza të ngop më shpejt.

Ajo përmban shumë kalcium që i bën mirë kockave dhe stimulon rënien në peshë.

Gjiza të ngop dhe nuk të rëndon

Proteina kaseinë të cilën e përmendëm më lart ndihmon të shuajë kapriçot e urisë.

Gjiza rekomandohet të konsumohet edhe në mbrëmje ose gjatë natës, kur uria godet papritur.

Ajo është e lehtë dhe nuk rëndon në stomak.

Për më tepër, proteina shoqërohet me amino acide që e mbajnë trupin të ushqyer dhe të mbrojtur.

Burim i kompleksit të vitaminave B

Ekspertët e AgroWeb.org konfirmojnë se gjiza është një burim i shkëlqyer i vitaminave B, të cilat ndihmojnë me shëndetin e zemrës, mëlçisë, tretjen, funksionet e metabolizmit, të trurit e të tjera.

Kur hani gjizë , organizmi furnizohet jo vetëm me vitaminën B12 por edhe me riboflavin, niacinë, acid folik, acid pantotenik dhe thiaminë.

Gjiza është burim probiotikësh

Gjiza është e pasur me baktere të mira për stomakun, të njëjtat që gjenden tek kosi.

Në këtë mënyrë, ajo është një ushqim i shkëlqyer për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen.

Këto vlera janë të mëdha tek një produkt i bërë në shtëpi, ose nga fermerë të besuar.

Vlerat ushqyese të gjizës 

Profili i saj ushqimor është i pasur por në varësi të llojit të qumështit dhe kripës së përdorur.

Në një sasi prej 226 gramë gjizë të prodhuar nga qumësht me pak yndyrë do të gjeni:

163 kalori

28 gramë proteinë

6.1 gramë karbohidrate

2.3 gramë yndyrë

30% të dozës së rekomanduar ditore të fosforit

30% të dozës së rekomanduar të sodiumit

29 % të dozës së rekomanduar të seleniumit

24% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12

22% të dozës së rekomanduar ditore të riboflavinës

14% të dozës së rekomanduar ditore të kalçiumit

7% të dozës së rekomanduar ditore të acidit folik

Ekspertët e AgroËeb.org theksojnë se gjiza përmban sasi të mjaftueshme të vitaminave B1, B3, B6, A por edhe hekur, magnez, zink dhe bakër.

Ajo duhet konsumuar rregullisht, së bashku me ushqime të tjera të shëndetshme.

Kafe pa ngrënë? Gabimi i frikshëm që bëjnë shqiptarët

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara për të nisur ditën çdo mëngjes.

Shqiptarët janë konsumatorë të mëdhenj të kafesë, dhe këtë e tregojnë të dhënat e importit të këtij produkti të çmuar.

Ndërkohë të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një shqiptar tashmë konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit.

Kafeja zakonisht pihet në mëngjes. Ky është rregulli i përgjithshëm dhe i pashkruar.

Ka shumë konsumatorë që e pijnë kafenë me stomakun bosh, gjë që sipas ekspertëve të AgroWeb.org është një gabim i madh.

Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafeje me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm.

Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës.

Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun.

Kafeja është e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje.

Kur këto të fundit nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i çelin rrugën shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Këto probleme janë: irritimi i mukozës në stomak, fryrje, inflamacion të zorrëve madje edhe shtim i qelizave të dëmshme në aparatin tretës.

Për të gjitha këto arsye, ekspertët e AgroWeb.org ngulin këmbë që kafeja nuk duhet pirë me stomakun bosh.

Ata thonë se ngënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme për njeriun dhe organet e trupit.

Për më tepër, ekspertët sqarojnë se kafeja në mëngjes me stomak bosh rrit nivelet e kortizolit me shpejtësi.

Më pas, organizmi ka nevojë për më shumë kohë që të kthehet në gjendjen normale.

Pirja e kafesë përpara mëngjesit rrit nivelet e aciditetit në stomak duke shkaktuar jo vetëm fryrje por shpesh edhe të vjella.

Ekspertët thonë se periudha më e mirë për të pirë kafenë është rreth një orë pas zgjimit.

Gjatë kësaj kohe, ju duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe më pas t’i dorëzoheni kënaqësisë së kafesë.

Megjithatë, nëse ju keni nevojë të pini kafenë përpara se të hani mëngjes, sigurohuni së paku që të shtoni pak qumësht dhe ta shoqëroni me një biskotë, për të zbutur ndikimin e dëmshëm që kafeja ka në stomakun bosh.

Tetë mënyra ideale për përdorimin e kafes për lëkurën dhe flokët

Fërkimi i lëkurës me kafe ndihmon në pastrimin e saj nga qelizat e vdekura dhe zhbllokon poret.

Kafeja është një burim i shkëlqyer ushqyesish dhe antioksidantësh të cilët i bëjnë mirë jo vetëm lëkurës por edhe flokëve.

Kafeja mund të përdoret si eksfoliant, për kurimin e akneve, përmirësimin e gjakut dhe rikthimin në nivele normale të pehashit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për 8 mënyrat e përdorimit të kafesë për lëkurën, skalpin dhe flokët.

Heqja E Qelizave Të Vdekura

Kafeja e bluar mund të përdoret me efikasitet për heqjen e qelizave të vdekura.

Një studim, të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegoi se substancat përbërëse të kafesë rrisin nivelet e kolagjenit dhe pengojnë plakjen e parakohshme të qelizave.

Për përgatitjen e eksfoliantit të kafesë ju mund të përzieni një çerek filxhani çaji me kafe, çerek filxhani me sheqer kaf dhe pak lëng limoni.

Sasia e këtij të fundit është në varësi të trashësisë së eksfoliantit.

Eksfoliantin mund ta përdorni një herë në javë pas larjes së trupit.

Atë duhet ta mbani në lëkurë për disa minuta dhe më pas ta lani trupin.

Kafeja Kundër Syve Të Fryrë

Kafeina stimulon qarkullimin e gjakut dhe zgjeron enët e gjakut.

Një gjë e tillë ndihmon në ngushtimin e poreve të lëkurës dhe ul sasinë e lëngjeve të akumuluara në pjesën poshtë syve.

Ju mund të përdorni kafe të bluar ose lëngun e saj për të fërkuar lehtë pjesën poshtë syve.

Kafeja Kundër Celulitit

Kundër celulitit, ju mund të përdorni kafe pluhur ose të përzier me pak ujë për të fërkuar zonat problematike.

Në këtë mënyrë, ju do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe do të ndihmoni lëkurën të duket më e lëmuar.

Kundër Akneve

Fërkimi i lëkurës me kafe ndihmon në pastrimin e saj nga qelizat e vdekura dhe zhbllokon poret.

Acidi klorogjenik tek kafeja zbut inflamacionin dhe e mbron lëkurën nga disa lloje bakteresh.

Megjithatë AgroWeb.org sugjeron të konsultoheni me dermatologun përpara përdorimit.

Banjë Për Këmbët

Kafeja mund të përdoret edhe për pastrimin e këmbëve, zbutjen dhe qetësimin e tyre.

Kafenë pluhur dhe llumin e saj mund ta hidhni në ujë të ngrohtë në një legen dhe t’i mbani këmbët në të për disa minuta.

Me llumin e kafesë mund të fërkoni këmbët dhe të eliminoni qelizat e vdekura.

Shëndeti I Flokëve

Skalpi dhe flokët kanë një natyrë acidike.

Aciditeti në këtë zonë të trupit matet njësoj si pehashi.

Nëse pehashi i flokut është nën 7.0 atëherë ai konsiderohet acidik.

Pehashi i fibrave të flokut është 3.67 ndërsa ai i skalpit arrin në 5.5.

Përdorimi i produkteve me një vlerë më të lartë pehashi se ai i flokëve mund të shkaktojë dëmtim të tyre.

Pehashi i kafesë arrin në 5.11, ndaj aplikimi i saj në pjesën e skalpit, rikthen ekuilibrat e pehashit në këtë zonë.

Ngjyrosje Të Flokëve

Zieni disa filxhanë me kafe dhe lërini të ftohen në temperaturë ambienti.

Më pas, hidheni kafenë në një enë

Qëndroni përkulur mbi lavaman dhe lagini flokët në mënyrë të njëjtrajtshme me kafenë që keni lënë në legen.

Më pas kapini flokët dhe sipër tyre vendosni kapuçin plastik të dushit.

Maskën e kafesë mund ta mbani për 30 minuta deri në 3 orë.

Më pas shpëlajini flokët dhe do të vëreni se ngjyra e flokut tuaj është më e errët.

Problemet shëndetësore që shkakton dylli i veshit – Kujdesi që duhet të tregoni

Veshi si çdo organ tjetër i trupit kërkon kujdes të rëndësishëm.

Dylli i veshit, sado i pakëndshëm të jetë është një pjesë integrale e shëndetit të organizmit.

Akumulimi i qelizave të lëkurës, vajrave dhe grimcave të tjera e mbron veshin nga bakteret dhe myku.

Për më tepër, dylli e mban veshin të pastër dhe të lëmuar.

Veshi i një njeriu të shëndetshëm vetëpastrohet nga dylli, por tek të moshuarit, dylli i veshit mund të lëjë pasoja serioze shëndetësore.

Sipas ekspertëve, prania e dyllit në vesh është normale dhe e shëndetshme.

Por nëse dylli merr përmasa përtej normales, atëherë situata nuk është e mirë.

Ndikimi I Dyllit Të Veshit Tek Të Moshuarit

Të moshuarit përballen më shumë me akumulimin e tepërt të dyllit të veshit.

Kjo ndodh për arsye të ndryshme.

Së pari, kujdesi dhe higjena personale tek kjo kategori është më e e pakët, gjë që nxit akumulimin e tepërt të dyllit të veshit.

Tek të moshuarit, dylli është i përtharë dhe krijon një lloj tape bllokuese për veshin.

Pasojat E Akumulimit Të Tepërt Të Dyllit Në Vesh

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org paralajmërojnë se akumulimi i tepërt i dyllit në vesh ndikon në cilësinë e dëgjimit dhe shkakton probleme me ekuilibrat.

Njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë marramendje dhe prishje të ekuilibrit.

Kjo ndodh sepse veshi luan një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e njeriut.

Mekanizmat në veshin e brendshëm dërgojnë sinjale tek truri që rregullojnë lëvizjen e trurit.

Nëse të moshuarit preken nga kjo prishje ekuilibrash, ata e kanë më të lehtë të rrëzohen e të pësojnë fraktura të rënda, e më të vështirë të shërohen prej tyre.

Ekspertët shpjegojnë se dylli i tepërt në vesh shkakton edhe humbje të dëgjimit, sklerozë apo rënie të aftësive mendore.

Nga ana tjetër, aparatet e dëgjimit që përdoren nga të moshuarit e përkeqësojnë situatën me dyllin e veshit.

Humbja e dëgjimit si pasojë e dyllit të veshit dhe jo vetëm, ndikon edhe tek humori dhe mund të shkaktojë depresion.

Si Të Zgjidhni Problemin E Dyllit Të Veshit

Sipas këshillave mjekësore, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit nuk duhet të përdorin kunjat e veshit për pastrimin e dyllit.

Ato janë gjëja më e keqe që njeriu mund të fusë në vesh.

Mjekët rekomandojnë ujë të ngrohtë gjatë dushit dhe tharje me peshqir pas tij.

Për njerëzit që vuajnë nga dylli i tepërt, zgjidhja vjen vetëm tek mjeku.

Dridhja e syrit – Arsyet shëndetësore pse ndodh dhe si ta shmangni

Tiku  i syrit mund të zgjasë disa sekonda, por ka raste që zgjat për javë dhe muaj të tërë.

Tiku nervor i syit ka të bëjë me pulsime të shpeshta që prekin njërin sy, të cilat i ka përjetuar shpesh shumica prej nesh.

Dridhja e syrit është shumë e zakonshme.

Ajo shkaktohet nga faktorë të ndryshëm por, sipas të dhënave të AgroWeb.org, tre më të përhapurit janë: stresi, lodhja dhe niveli i lartë i kafeinës.

Tiku  i syrit mund të zgjasë disa sekonda, por ka raste që zgjat për javë dhe muaj të tërë.

Në këtë rast, ai mund të sinjalizojë një problem serioz nervor që prek qepallat.

Problemet serioze mund të identifikohen vetëm nga një mjek okulist.

Si Të Eliminoni Tikun E Syrit

Trajtimi më i mirë kundër dridhjes së syrit nis me pakësimin ose eliminimin e nxitësve të këtij problemi.

Pra, nëse jeni të stresuar, përpiquni të eliminoni stresin.

Kërkoni ndihmë tek miqtë ose kryeni terapi kundër stresit.

AgroWeb.org ju rekomandon të ecni dhe çlodhuni në natyrë.

Nëse kafeja e tepërt ua shkakton dridhjen e syrit, atëherë kufizojeni ose hiqni dorë prej saj.

Duhet të keni parasysh se me kalimin e moshës, organizmi juaj kërkon shumë kohë për të metabolizuar kafeinën.

Për pasojë, mund t’ju duhet të hiqni dorë jo vetëm nga kafeja, por edhe të kufizoni çajrat dhe pijet e gazuara, veçanërisht pasditeve.

Nëse ndiheni gjithmonë të lodhur, atëherë konsultohuni me një mjek.

Çrregullimet me gjumin siç janë pagjumësia apo apnea e gjumit janë shumë të përhapura.

Nëse lodhja juaj është e pashpjegueshme, mund të mësoni se ajo shkaktohet edhe nga hipotiroidizmi.

Shkaktarë Të Tjerë Të Dridhjes Së Syrit

Problemet me ushqyerjen janë gjithashtu një shkak për dridhjen e syrit.

Mungesa e ushqyesve si magnezi mund të shkaktojë spazma të qepallës.

Në raste të tjera, dridhja e syrit shkaktohet edhe nga përtharja e tij, gjë që ndodh kryesisht pas të pesëdhjetave.

Tharja e syrit është e zakonshme tek njerëzit që rrinë gjatë përpara kompjuterit, marrin ilaçe kundër depresionit, mbajnë lente ose pinë shumë kafe dhe alkol.

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë, shpesh përjetojnë raste të dridhjes së syrit që në këtë rast shkaktohet nga lëngëzimi i tepërt i syve, si pasojë e fërkimit./AgroWeb.org

Infeksionet e bajameve – A është zgjidhje heqja e tyre apo veprim i gabuar

Infeksionet e bajameve shoqërohet me vështirësi në gëlltitje, dhimbje, temperaturë dhe enjtje të gjendrave limfatike në zonën e qafës.

Infeksionet e bajameve janë një ndër shqetësimet kryesore të vjeshtës.

Në rastin infeksioneve, bajamet enjten, skuqen dhe vishen me një shtresë të bardhë ose të verdhë.

Infeksionet e bajameve shoqërohet me vështirësi në gëlltitje, dhimbje, temperaturë dhe enjtje të gjendrave limfatike në zonën e qafës.

Probleme të tilla zakonisht shkaktohen si pasojë e infeksioneve bakteriale apo virale.

Çfarë Roli Luajnë Bajamet Në Organizëm?

Bajamet janë pjesë e sistemit limfatik.

Ndonëse të vogla dhe në pamje të parë të padobishme, bajamet luajnë një rol të rëndësishëm në organizëm.

Bajamet mund t’i përshkruajmë si një portier të fytit.

Ato parandalojnë futjen e substancave dhe objekteve të huaja në mushkëri.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ato filtrojnë bakteret dhe viruset dhe mbi të gjitha, prodhojnë rruaza të bardha të gjakut dhe antitrupa.

Kur infeksionet e bajameve bëhen të vazhdueshme, mjekët zakonisht rekomandojnë heqjen e tyre nëpërmjet kirurgjisë.

Ky rekomandim është i nevojshëm kur bajamet transformohen në një vatër kronike infeksioni për organizmin.

Ndërhyrje të tilla rekomandohen pas moshës 3 vjeçare.

Heqja E Bajameve, A Është E Nevojshme?

Heqja e bajameve rekomandohet nëse një fëmijë ka pasur mbi 3 infektime të fytit në vit për të paktën 3 vjet me rradhë.

Një studim britanik, të cilit i referohet AgroWeb.org, analizoi të dhënat shëndetësore të  mbi 1.6 milionë fëmijëve gjatë harkut kohor të 2005-2016.

Të dhënat treguan se për  vetëm 2,000 nga 18,000 fëmijë që kishin kryer ndërhyrje, heqja e bajameve kishte qenë e justifikueshme në bazë të problemeve të përsëritura të fytit.

Pra vetëm 11 përqind e tyre i kishin hequr bajamet për arsye të forta.

BBC raporton se 7 në 8 fëmijë të cilëve u ishin hequr bajamet, ishin prekur nga këto probleme vetëm një herë, dhe heqja ka qenë veprim i panevojshëm.

A Rritet Rreziku I Azmës Me Heqjen E Bajameve?

Një studim danez sugjeron se heqja e bajameve tek fëmijët mund të rrisë numrin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Po ashtu dhe rrezikun e azmës kur ata të rriten.

Ky sugjerim u bazua në të dhënat shëndetësore të mbi 1.2 milionë personave që nga fëmijëra për 30 vjet me rradhë.

Studiuesit vunë re se njerëzit që kishin hequr bajamet kur ishin fëmijë, ishin më të prekur nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes dhe azma./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Tensioni i gjakut nxit humbjen e kujtesës – Çfarë duhet të bëni

Shkaqet që nxisin përkeqësimin e hipertensionit janë të shumëllojshëm.

Tensioni i gjakut duhet të jetë i ulët. Kështu e kërkon shëndeti i trurit dhe zemrës.

Një studim i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org sugjeron se nëse tensioni i gjakut është pak më i lartë se sa duhet, mund të kthehet në një shkaktar të humbjes së kujtesës.

Sipas studimit, nëse tensioni sistolik i gjakut është mbi 13, atëherë kur të arrijë në moshën 50 vjecare, gjasat që njeriu të preket nga skleroza rriten me 50 përqind.

Lajmi i mirë është se ulja e tensionit në nivelet e 12 me 8, që konsiderohet normale, ul rrezikun e humbjes së kujtesës dhe sklerozës me 15 përqind.

Gjetjet e studimit janë të rëndësishme sepse tregojnë se është në dorën e njeriut për të shmangur probleme serioze me trurin në të ardhmen.

Rëndësia E Analizave Mjekësore Për Tensionin E Gjakut

Njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit duhet të bëjnë kontrolle të rregullta mjekësore.

Ata duhet edhe të konsultohen me një mjek që të ulin nivelet e tensionit të gjakut.

AgroWeb.org ju këshillon se ulja e tij është thelbësore për të pakësuar gjasat e shfaqjes së sklerozës, Alzheimerit e sëmundjeve të tjera mendore.

Dëmet Që Shkakton Tensioni I Gjakut Në Tru

Truri është i mbushur me enë të imëta gjaku që transferojnë oksigjenin dhe ushqyesit e nevojshme tek qelizat nervore.

Tensioni i lartë i gjakut shkakton dëme të fortë në këto enë të imëta.

Efektet e dëmshme e të njëpasnjëshme shkaktojnë probleme të mëdha në funksionet e trurit.

Rrjedhimisht, sa më agresiv të jetë trajtimi kundër tensionit të lartë të gjakut, aq më i mbrojtur është truri nga dëmet e pakthyeshme.

Sipas ekspertëve, niveli i përshtatshëm i tensionit që e mbron edhe trurin është 12 me 8.

Mbajtja nën kontroll e tensionit është e rëndësishme.

Pas një moshe të caktuar, ulja e tensionit në nivele normale bëhet e vështirë.

Vështirësitë janë të mëdha pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe barnave.

Luftoni stresin dhe ankthin me Lulen e Sahatit

Lulja e sahatit përdoret gjerësisht kundër acarimeve nervore, ankthit dhe stresit.

Lulja e sahatit është e njohur për vetitë e saj qetësuese.

Kjo lule me emrin botanik Passiflora njihet ndryshe si lulja e pasionit. Në grupin e kësaj luleje, bëjnë pjesë 500 specie të ndryshme të familjes Passiflora.

Ekspertët e AgroWeb.org kanë identifikuar pesë vlera kryesore të lules së sahatit për shëndetin e njeriut.

Më poshtë do të lexoni më shumë për mënyrën e rritjes dhe shfrytëzimit të lules dhe pjesëve të saj – kërcell, gjethe, lule – kundër disa shqetësimeve shëndetsore.

1. Lulja e sahatit ul tensionin e gjakut

Shkencëtarët besojnë se një përbërë kimik i lules së sahatit që quhet acidi edulilik ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Tuli i frutit të lules së sahatit është një kurë e mirë për uljen e tensionit. Ky efekt ndihet pas përdorimit të 8 miligramëve të lules së sahatit për një periudhë pesë ditore.

Rezultatet shkencore kanë treguar se ekstrakti i lules së sahatit rrit nivelet e një enzime të caktuar, që luan rolin e antioksidantit dhe ul nivelet e lipideve të oksiduara që shkaktojnë dëme të shumta, duke akumuluar toksinat e rrezikshme në trup.

2. Për një gjumë më të qetë

Një nga përdorimet më të zakonshme të çajit ose ekstraktit të lules së sahatit në mjekësi është kundër pagjumësisë.

Gjatë studimeve të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumi i dozave të vogla të çajit të lules së sahatit ofron përfitime afatshkurta tek të rriturit që vuajnë nga pagjumësia.

3. Lehtëson dhimbjet

Lule sahati ka një efekt qetësues dhe zbeh kontraktimet. Rrjedhimisht, lulja e sahatit ndihmon në uljen dhe zbutjen e dhimbjeve fizike.

Këtë lule mund ta konsumoni nëse vuani nga dhimbjet menstruale, apo për të ulur dhimbjen e kokës. Lulja e sahatit mundet të ndihmojë edhe në lehtësimin e kontraktimeve të muskujve dhe dhimbjes së dhëmbëve.

4. Ndihmon kundër stresit dhe ankthit

Lulja e sahatit përdoret gjerësisht kundër acarimeve nervore, ankthit dhe stresit.

Në ndryshim nga medikamentet më të përdorura kundër këtyre shqetësimeve, lulja e sahatit nuk ka efekte anësore (trullosje, drobitje), ose nuk lë pasoja në punën tuaj ditën e nesërme.

5. Kundër depresionit

Pjesëmarrësit e një studimi të huaj konsumuan suplementë të lules së sahatit çdo ditë për një periudhë gjashtë mujore. Ata nisën të ndiheshin mirë që në javën e tretë. Shkencëtarët arritën në konkluzionin se lulja e sahatit ofron avantazhe për femrat e prekura nga menopauza.

Megjithatë, mjekët këshillojnë që njerëzit të mos e konsumojnë lulen e sahatit, nëse marrin ilaçe të rekomanduara kundër depresionit apo stresit.

Receta dhe përdorimi i lules së sahatit

Lulen e sahatit mund ta përdorni si tretësirë ose çaj. Zieni në çajnik një gotë me ujë. Merrni një lugë çaji me lule të thatë dhe hidheni në çajnik. Ziejeni për 10 minuta dhe më pas kullojeni. Pijeni sipas dëshirës. Lulen e sahatit mund ta përfshini edhe në vaskë për të pasur një eksperiencë vërtet qetësuese.

Receta e mëposhtme e sugjeruar nga AgroWeb.org për çajin e lules së sahatit, do t’ju vijë në ndihmë dhe do t’ju ofrojë qetësi, duke larguar ankthin.

Çaji me lule sahati dhe kamomil që largon ankthin

1 deri në 1 lugë e gjysmë çaji me kamomil të thatë
1 deri në 1 lugë e gjysmë çaji me lule sahati të thatë
1 lugë çaji me mjaltë të pastër (opsionale)
1 filxhan me ujë

Këtë çaj pijeni sa herë që ndiheni në ankth ose përpara se të shtriheni për të fjetur./AgroWeb.org

Dy llojet e problemeve me tiroiden – Shenjat dalluese dhe gjithçka që duhet të dini

Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3  të cilat shkojnë në gjak.

Tiroidja është një gjëndër e vogël në formën e fluturës që ndodhet poshtë laringut.

Ajo është e lidhur ngushtë me trurin dhe komunikimi kryhet nëpërmjet hormoneve.

Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3  të cilat shkojnë në gjak.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto hormone diktojnë metabolizmin, tretjen, rënien në peshë, plakjen e të tjera.

Tiroidja bashkëpunon ngushtë edhe me mëlçinë.

Nëse kjo e fundit nuk e ndihmon tiroiden për konvertimin e hormoneve, njeriu do të ndihet i sëmurë dhe i plogësht.

Janë dy lloje problemesh: Hipertiroidizmi dhe Hipotiroidizmi.

Ankthi Dhe Pagjumësia Janë Shenjat E Hipertiroidizmit

Pagjumësia dhe ankthi janë disa prej simptomave të hipertiroidizmit.

Hipertiroidizmi ka të bëjë me prodhimin e tepruar të hormoneve nga tiroidja.

Simptoma të tjera të hipertiroidizmit janë plogështia, rënia në peshë, rrahjet e shpeshta të zemrës dhe nervozizmi.

Hipotiroidizmi

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, në rastin e hipotiroidizmit, tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Një gjë e tillë ngadalëson çdo proces në organizëm.

Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë kontrolloni tiroiden.

Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.

Fakte Që Nuk i Dinit Për Tiroiden

Kjo gjëndër mund të përmbajë një sasi vdekjeprurëse hormonesh, të cilat nëse do të çliroheshin menjëherë në organizëm do të të merrnin jetën.

Për fat të mirë, funksionet e tiroides kontrollohen me rreptësi nga sinjale të ndjeshme që lidhin trurin, tiroiden, volumin e gjakut dhe indet e trupit.

Lexoni këtu për ushqimet më të mira për tiroiden. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Si të kuptoni se keni gurë në veshka – Çfarë duhet të bëni

Ndërhyrja kirurgjikale bëhet e nevojshme në rast se gurët kanë arritur një madhësi të caktuar.

Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave.

Prania e tyre mund të ndikojë çdo pjesë të traktit urinar.

Gurët në veshka shkaktojnë një sërë simptomash siç janë: dhimbjet, vështirësia në urinim, të përziera e të vjella.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni përgjigjet e katër pyetjeve të rëndësishme mbi gurët në veshka.

Si Mund Të Dalloni Praninë E Gurëve Në Veshka?

Shenjat treguese të gurëve të mundshëm në veshka mund të përfshijnë:

Ndjesia e djegies gjatë urinimit,

Urinë me njolla gjaku,

Dhimbje abdominale ose në pjesën e sipërme të mesit.

AgroWeb.org ju rekomandon këshillimin me mjekun nëse vëreni këto shenja.

A Mund Të Përdoren Medikamente Kundër Tyre?

Kohët e fundit, industria farmaceutike ka prodhuar medikamente të reja, kryesisht për relaksimin e muskujve dhe eliminimin e dhimbjes.

Këto medikamente mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në largimin e veshkave në mënyrë natyrale.

Mjeku mund t’ju këshillojë edhe medikamente që parandalojnë formimin e mëtejshëm të gurëve.

Lexoni këtu për disa kura natyrale për gurët në veshka.

A Është E Nevojshme Kirurgjia?

Ndërhyrja kirurgjikale bëhet e nevojshme në rast se gurët kanë arritur një madhësi të caktuar. Mjeku e përcakton rrezikun.

Mjekësia moderne ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim dhe shpesh ndërhyrjet e brendshme janë krejt minimale.

Ka procedura siç është litotripsia që zgjast një orë dhe shkrijnë në tërësi prej së jashtmi të gjithë gurët e pranishëm.

Më pas është ureteroskopia, një metodë me endoskop,  e cila thyen gurët me lazer kur ata kanë ngecur brenda fshikëzës urinare.

Një nga metodat e përdorura është gjithashtu lithotripsia perkutane ultrasonike e cila ka të bëjë me një ndërhyrje minimale në pjesën e sipërme të mesit.

Kjo procedurë bëhet teksa pacienti i është nënshtruar anestezisë së përgjithshme.

A Mund Të Parandalohet Rishfaqja e Gurëve

Nëse jeni prekur nga gurët në veshka, gjasat janë të larta që në harkun kohor të 10 viteve, të vuani sërish nga i njëjti problem.

Ekspertët thonë se njeriu duhet të identifikojë faktorët e rrezikut dhe t’i përmbahet një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Lexoni këtu mbi disa këshilla mbi ushqimet dhe kurat natyrale. AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Grupi i gjakut – Ja çfarë tregon për shëndetin – Ushqimet që këshillohen më tepër

Sipas studiuesve, çdo grup gjaku ka nevoja ushqimore specifike.

Studimet e shumta tregojnë se grupi i gjakut luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndet.

Grupet e gjakut janë katër: A, B, AB dhe Zero.

Këto grupe formohen që në fillim të jetës.

Çdo grup gjaku ka karakteristika unike që mund të ndikojnë tek mbipesha dhe predispozita e sëmundjeve.

Sipas studiuesve, çdo grup gjaku ka më tepër nevoja për ushqime specifike të cilat do t’i gjeni të shpjeguara në këtë artikull të AgroWeb.org

Një seri studimesh të fundit sugjeron që lloji i gjakut – A, B, AB ose O arrin të ndikojë në shtimin ose uljen e shanseve për një sërë kushtesh shëndetësore, nga sëmundjet kardiake deri tek problemet e tretjes.

Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se si t’i shpjegojnë lidhjet mes grupit të gjakut dhe sëmundshmërisë, por po i dedikojnë studime të vazhdueshme për të arritur në konkluzione përfundimtare. 

Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit në SHBA, të cilit i referohet AgroWeb.org, personat me grup gjaku zero përballen me rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës, sigurisht pa përfshirë trashëgiminë gjenetike.

Ushqyerja E Duhur Për Çdo Grup Gjaku

Grupi 0

Njerëzit që kanë grupin e gjakut zero kanë më tepër nevojë për një regjim ushqimor më të pasur me proteina.

Ato merren tek mishi pa dhjamë, shpendët, peshku dhe perimet.

Grupi A

Njerëzit që kanë grupin e gjakut A kanë më tepër nevojë për më shumë fruta, perime, fasule dhe drithëra të plota.

Grupi B

Ushqimet që u bëjnë mirë njerëzve me grupin e gjakut B janë barishtet, vezët, mishi pa dhjamë dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë.

Sipas studimeve të linkuara më lart, atyre mund t’i duhet të kufizojnë misrin, thjerrëzat, domatet, kikirikët dhe farat e susamit.

Grupi AB

Ushqimet më tepër të përshtatshme për këtë grup gjaku janë frutat e detit, barishtet dhe produktet e bulmetit.

Njerëzit me këtë grup gjaku mund t’i duhet të kufizojnë kafeinën, alkolin dhe mishrat e përpunuar.

Grupi I Gjakut – Karakteristikat

Njerëzit me grupin e gjakut A kanë tendencën të tresin shumë lehtë karbohidratet dhe nuk e akumulojnë dhjamin në zonën e barkut.

Njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë vështirësi në tretjen e karbohidrateve dhe shëndoshen më shpejt në këtë zonë.

Po ashtu njerëzit me grupin e gjakut A stresohen më lehtë, ndaj duhet të kryejnë aktivitete qetësuese.

Njerëzve me grupin e gjakut B u pëlqejnë sfidat e trupit dhe shpirtit ndaj preferojnë ngjitjet në mal e të tjera./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine