Unë jam po aq i befasuar nga të gjithë shqiptarët nga ky lajm. E kërkoj ndjesën për të gjithë, jo se kemi gabuar me dashje”, tha Rama. Sipas Ramës, Ministria e Mbrojtjes ka dekoruar tortueruesin në bazë të statusit të veteranit, i cili është miratuar si listë e përpiluar nga një Komision i Posaçëm, që është ngritur nga qeveria e Berishës.

Rama akuzoi Berishën se ka mbajtur me pension tortueruesin e At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, duke i dhënë statusin e kategorisë së parë të veteranit. Sipas Ramës, Berisha mbajti me pension edhe Nexhmie Hoxhën.