VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Edhe një herë për aluminin – sqaron Mjekja dhe profesorja e asociuar në Melburn zonja Miranda Shehu Xhilaga

By | December 15, 2016

Komentet

Ja pse mushkonjat përzgjedhin kë pickojnë

Faktorët biologjikë mund ta transformojnë një njeri në shënjestër shumë të lehtë të mushkonjave.

A e keni vënë re që mushkonjat ndonjëherë kanë preferenca? Nuk është imagjinatë, përkundrazi, është e konfirmuar nga specialsitët.

Ekspertët e AgroWeb.org konfirmojnë gjithashtu se disa mushkonjat tërhiqen më shumë ndaj disa njerëzve se ndaj disa të tjerëve për shkak të disa kimikateve që çlirohen në lëkurë.

Faktorët biologjikë mund ta transformojnë një njeri në shënjestër shumë të lehtë të mushkonjave.

Nëse ju bëni pjesë në grupin e njerëzve të parezistueshëm për mushkonjat, atëherë lexoni disa ndër arsyet shumë të thjeshta.

Jeni të djersitur

Nëse jeni kthyer në një tabelë qitjeje për mushkonjat, atëherë më mirë ushtroni aktivitet fizik në ambiente të mbyllura.

Acidi laktik, një nënprodukt që çlirohet nëpërmjet djersës është mjaft ndjellës për mushkonjat, thonë ekspertët. Nëse djersisni shumë, temperatura e trupit luan një rol kryesor.

Mushkonjat e dashurojnë ngrohtësinë dhe fuqizohen nëpërmjet saj, thonë ekspertët.

Keni gjak të grupit 0

Mushkonjat janë insekte tekanjoze. Ato kanë preferenca shumë të qarta dhe një prej tyre ka të bëjë me grupin e gjakut.

Një studim i Journal of Medical Entomology zbuloi se këto insekte gjakpirëse janë të tërhequra fort pas njerëzve, gjaku i të cilëve është në grupin 0.

Organizmi i këtyre njerëzve çliron disa aroma të forta, që shërbejnë si magnet për mushkonjat.

Keni pirë birrë

Nëse pini birrë, përgatituni të pickoheni fort. Një studim zbuloi se meshkujt që pinin birrë ishin tejet tërheqës për mushkonjat.

Një tjetër eksperiment konfirmoi se mushkonjat adhurojnë njerëzit që pijnë alkol.

Keni genet e duhura

Studimet me subjekt binjakët sugjeruan se mekanizmat genetikë ndikojnë nëse ia hidhni paq mushkonjave, ose bini në grackën e tyre.

Shkencëtarët konfirmuan se disa njerëz arrijnë të çlirojnë substanca natyrale kundër mushkonjave ndërsa disa njerëz janë gjenetikisht të predispozuar të jenë të pambrojtur nga mushkonjat.

Jeni shtatzënë

Mushkonjat femra (ato që pickojnë më fort) janë të çmendura pas dioksidit të karbonit. Ato kanë receptorë që i ndihmojnë të dallojnë gazrat në mjedis. Po çfarë lidhje ka kjo me shtatzaninë tuaj?

Një studim i vitit 2002 zbuloi se femrat në fazën e parafundit dhe të fundit të shtatzanisë përthithin 21% më shumë dioksid karboni se femrat jo shtatzënë.

Studiuesit zbuluan që ky ndryshim fiziologjik shpjegon përse femrat shtatzënë, që morën pjesë në studim, u pickuan dy herë më shumë nga mushkonjat, në krahasim me femrat jo shtatzënë.

Por dioksidi i karbonit mund të mos jetë e vetmja arsye se përse femrat shtatzënë çlirojnë aroma më të forta dhe ndjellëse për insektet.

Si t’i mbani mushkonjat larg

Nëse mushkonjat janë të magjepsura prej jush, atëherë ndiqni këshillat e AgroWeb.org.

Mënyra më e thjeshtë, ndonëse pak e parehatshme gjatë ditëve të nxehta është që të vendosni një mburojë në lëkurën tuaj.

Mund të vishini këmisha me mëngë të gjata, dhe pantallona. Një mbrojtje më e mirë është të përdorni locione spërkatëse kundër insekteve edhe mbi rrobat tuaja.

Këto 4 fakte për aneminë duhet t’i dini patjetër

Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të homoglobinës.

Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe Institutit të Statistikave (INSTAT) zbuloi se në dhjetë vjeçarin e fundit prevalenca e anemisë tek fëmijët nga 3 në 59 muajsh është zgjeruar me 17%.

Sipas anketës, një në katër fëmijë të moshës 6-49 muajsh janë anemikë.

Prevalenca e sëmundjes është më e lartë në grupmoshat 6-17 muaj se tek të rriturit nga 18 në 59 vjeç.

4 Fakte Që Duhet T’i Dini Për Aneminë

Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të homoglobinës, një proteinë e pasur me hekur.

Hemoglobina ndihmon në transportin e gjakut të pasur me oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit, ndaj kur ajo nuk mjafton, trupi është i plogësht dhe pa energji.

Anemia Është Shenjë e Një Sëmundjeje Tjetër

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, anemia është rezultat i një sëmundjeje të fshehur që mund të jetë serioze ose jo.

Anemia është si temperatura e cila tregon praninë e një bakteri apo virusi në trup.

Ajo shfaqet në rastet e pamjaftueshmërisë së hekurit, kancerit të zorrës së trashë, shtatzanisë, dhe sëmundjeve celiake.

Simptoma Pica e Anemisë

Një nga simptomat më të pazakonshme të anemisë ndodh tek disa njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje që nxitet nga mungesa e hekurit.

Kjo simptomë quhet pica dhe ka të bëjë me përtypjen dhe gëlltitjen e produkteve të pangrënshme siç janë plastika, kartoni e të tjerë.

Analizat Për Aneminë Janë Analiza Gjaku

Ndryshe nga rasti i kolesterolit dhe tensionit të gjakut, anemia nuk është pjesë e problemeve rutinë, për të cilat mjekët kërkojnë kryerjen e analizave.

Kur njerëzit ankohen për plogështi dhe lodhje, mjekët zakonisht rekomandojnë kryerjen e analizave të gjakut.

Nëse këto tregojnë rënie të nivelit të hemoglobinës, atëherë mjeku do të bëjë një ekzaminim më të thellë të situatës.

Shfaqja e Anemisë

Anemia është një sëmundje që përparon në mënyrë të ngadaltë, e megjithatë në shumicën e rasteve ajo tregon praninë e një një sëmundjeje të fshehur.

Zbulimi i shkakut është kyç për trajtimin e anemisë.

Qytetet Me Prevalencën Më Të Lartë të Anemisë

Qarku i Dibrës shënon nivelin më të lartë të rasteve të anemisë.

44 përqind e fëmijëve të moshës 6-59 muaj në këtë qark janë anemikë.

Qarku i Vlorës renditet i dyti me rreth 35% të fëmijëve të grupmoshës së lartpërmendur që janë anemikë.  Ndiqet nga Qarku i Elbasanit me 28% të fëmijëve dhe Qarku i Gjirokastrës me 28%.

Niveli më i ulët i anemisë besohet të jetë  në Tiranë me 18 % të fëmijëve dhe në qarqet e Lezhës dhe Fierit përkatësisht me nga 20% secila./AgroWeb.org

Ekspozimi i tepërt në diell – Ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që ju duhet

Ekspozimi i tepërt në diell mund të nxisë shfaqjen e perdes së syrit dhe mjegullimin e shikimit.

Ekspozimi në diell na mundëson plotësimin e nevojës për vitaminën D e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin.

Megjithatë kur qëndrojmë në diell për një kohë shumë të gjatë, rreziqet janë të shumta.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për simptomat që manifesohen në organizëm kur e teproni me të qëndruarin në diell.

Djersitje e Mangët

Djersitja është mënyra më e mirë e trupit për të rregulluar temperaturën e brendshme.

Nëse vëreni që trupi juaj nuk ka djersirë dhe se lëkura është e thatë dhe e nxehtë, atëherë me siguri ju keni pësuar një goditje të fortë nga vapa.

Kjo e fundit mund të shkaktojë dëmtim të shumë organeve përfshirë trurin.

Rrudhat

Rrudhat normalisht janë një shenjë e plakjes por edhe shpërbërjes së kolagjenit dhe fibrës si pasojë e rrezeve ultravjollcë.

Kufizoni ekspozimin në diell dhe mos harroni të lyheni gjithmonë me krem mbrojtës.

Perdja e Syrit

Ekspozimi i tepërt në diell mund të nxisë shfaqjen e perdes së syrit dhe mjegullimin e shikimit.

Ekspertët këshillojnë mbajtjen e syzeve mbrojtëse kundër rrezeve ultravjollcë.

Dhimbje Muskulare

Dehidratimi si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell mund të shkaktojë kontraktime të muskujve dhe dhimbje të forta.

Nëse përballeni me ngërce të tilla, zhvendosuni në hije dhe pini sa më shumë lëngje.

Nëse dhimbjet nuk largohen brenda orës kërkoni ndihmë mjekësore.

Marramendje

Marramendja dhe konfuzioni janë shenja të goditjes nga vapa.

Nëse vëreni diçka të tillë mos prisni që simptomat të largohen vetë dhe kërkoni ndihmë mjekësore.

Gjendje Të Fikëti

Nëse ndiheni të këputur, keni marramendje ose ju duket sikur do ju bjerë të fikët nga çasti në çast, atëherë duhet të dini që truri nuk po furnizohet me gjak.

Nxehtësia e madhe ul sasinë e gjakut që rrugëton drejt trurit.

Ekspertët thonë se duhet të hidratoheni menjëherë me lëngje dhe elektrolite.

Si të shmangni rrjepjen e lëkurës pas djegies nga dielli

Nëse ju pini ujë, atëherë lëkura juaj do të jetë e ushqyer dhe do të arrij të mbrojë veten.

Lëkura e njeriut gjithmonë ndërrohet. Por kur ajo dëmtohet si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell, pjesë të mëdha të saj fillojnë e shkëputen nga trupi.

Mënyra më e mirë për të evituar diçka të tillë është që të ruheni nga djegia e diellit.

Por të gjithëve na ndodh që të harrojmë të përdorim kremin mbrojtës apo të shmangim orët e pikut të vapës.

AgroWeb.org ju sjell disa nga metodat që ju ndihmojnë një shërim sa më të shpejtë.

Hidratoni Trupin Tuaj

Hidratimi duhet të kthehet në një rutinë, dhe jo vetëm verës. Nëse ju pini ujë, atëherë lëkura juaj do të jetë e ushqyer dhe do të arrij të mbrojë veten.

Kur ju ekspozoheni ndaj diellit, trupi juaj humbet sasi të konsiderueshme uji, duke tharë lëkurën tuaj, prandaj është e rëndësishme t’i zëvendësoni ato.

Pini ujë, apo dhe çaj jeshil të ftohtë në mënyrë që të fitoni dhe anti-oksidantë.

Përdorni Kompresa Të Ftohta

Nëse digjeni është e rëndësishme që menjëherë pasi ta keni kuptuar që jeni djegur të përdorni kompresa të ftohta.

Vendosini në zonat e dëmtuara për 20-30 minuta çdo 3-4 orë.2

Diçka e tillë do të freskojë lëkurën tuaj, dhe do ta ndihmojë atë të shërohet më shpejtë.

Shmangni Dëmtimin e Mëtejshëm nga Dielli

Nëse vazhdoni të ekspozoheni ndaj diellit edhe pasi jeni djegur është e rrezikshme.

Mjekët këshillojnë që kur digjeni, zona e dëmtuar është akoma dhe më e ndjeshme ndaj rrezeve të këqija të diellit.

Prandaj sugjerohet që të qëndroni në çadër dhe të lyheni më shpesh me krem mbrojtës.

Përdorni Aloe Vera Për Lëkurën e Djegur

Aloe vera funskionon si magji kundër djegies së lëkurës, ndaj dhe këshillohet përdorimi I saj.

Diçka që jo shumë veta e dijnë është se gjethet e bimës para se të përdoren duhet të lihen në një gotë me ujë.

Kështu kur ta përdorni xheli i saj nuk do të ketë më enzimat që shkaktojnë kruarje të lëkurës.

Mjafton që të ndiqni këto hapa dhe të lyeni të gjitha zonat që ju janë djegur nga dielli.

Lëkura juaj nuk do të rripet dhe ju nuk do të keni shenja të shëmtuara në trup, e kështu do ta shijoni më mirë verën.

Si ta rrisni tensionin e ulët me produktin më të thjeshtë që keni në shtëpi

Dhalla e kripur rekomandohet veçanërisht në verë, kur njeriu dehidratohet nga temperaturat e larta.

Vapa është stërmunduese për të gjithë, por veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga zemra ose tensioni i gjakut.

Temperaturat që kapërcejnë 40 gradët rrisin gjasat që njerëzit të drobiten nga vapa, në mos më keq.

Moti i nxehtë është një nga shkaqet më të mëdha të uljes së tensionit të gjakut.

Nxehtësia dhe djersitja ulin sasinë e lëngjeve në organizëm dhe rrjedhimisht volumin e gjakut duke shkaktuar dehidratim.

Kjo shton edhe presionin ndaj zemrës.

Si Të Rrisni Tensionin e Ulët Me Dhallën e Kripur

Mënyra më e mirë për të rritur tensionin që ulet krejt papritur është që të pini një gotë me dhallë të kripur.

Për përgatitjen e dhallës përzieni mirë gjysmë filxhani çaji me kos të bërë në shtëpi dhe një filxhan ujë të pijshëm.

Këtu mund të shtoni deri në një lugë çaji me kripë.

Pasi ta keni përzier mirë në një mikser, shtoni pak akull dhe pijeni menjëherë.

Në 30 minuta, tensioni i gjakut do të rritet dhe në një orë do të kthehet në normalitet.

Kafeja, sipas ekspertëve, nuk përbën metodën më të përshtatshme për rritjen e tensionit të gjakut.

Kjo për arsye se kafeja mund të rrisë rrahjet e zemrës por jo tensionin dhe të dyja këto janë të lidhura fort me njëra tjetrën.

Dhalla e Kripur Burim Elektrolitesh Në Ditët e Nxehta

Dhalla e kripur rekomandohet veçanërisht në verë, kur njeriu dehidratohet nga temperaturat e larta.

Një gotë me dhallë të kripur, jo vetëm që shuan etjen por edhe rikthen balancën e elektroliteve në organizëm që humbasin si pasojë e dehidratimit.

Njeriu humbet elektrolite vazhdimisht gjatë ditës, por në stinën e verës, ato humbasin me një ritëm më të shpejtë.

Dhalla e kripur është shumë e pasur me proteina, kalium dhe kalçium dhe kjo e bën atë një burim të shijshëm e të shpejtë elektrolitesh./AgroWeb.org

A duhet notuar pasi keni ngrënë?

Noti dhe çdo aktivitet tjetër fizik nxit kontraktimet e stomakut

Një nga këshillat më të përsëritura që mbajmë mend që kur kemi mësuar notin është se nuk duhet të lahemi në ujë menjëherë pasi kemi ngrënë.

Këtyre këshillave u jemi bindur me përpikëri pa vënë në mëdyshje bazat shkencore mbi të cilat mbështeten.

Noti Pas Ushqimit, Legjendë Urbane Apo e Vërtetë?

Teoria e pritjes përpara notit në det apo liqen është se kur njeriu ushqehet, një pjesë e gjakut tërhiqet nga krahët dhe këmbët dhe shkon në sistemin tretës për të ndihmuar për tretjen.

Kësisoj në mungesë të gjakut të mjaftueshëm, këmbët dhe duart lodhen më shpejt dhe rrisin rrezikun e mbytjes në ujë.

Kjo teori është  kryesisht e gabuar për arsyet e mëposhtme.

Ekspertët pranojnë se gjatë tretjes, një pjesë e gjakut mblidhet në sistemin tretës, por sasia e gjakut të tërhequr nga gjymtyrët nuk është aq e madhe sa të rrezikojë shëndetin e njeriut apo ta çojë atë drejt mbytjes.

Sipas tyre, organizmi i njeriut është plotësisht në gjendje të kompensojë lëvizshmërinë e gjymtyrëve pas ngrënies.

Kësisoj, pretendimet e lartpërmendura janë të pabaza dhe arrijnë deri aty sa të klasifikohen një legjendë urbane.

A Duhet Të Notojmë Me Stomakun Plot?

Noti me stomakun plot nuk rekomandohet në bazat e parehatisë.

Në rastin më të keq, njeriu që noton me stomakun plot mund të ketë shtrëngime të tij gjatë notit ose të përziera.

Stomakut i duhen disa orë për tu zbrazur.

Noti dhe çdo aktivitet tjetër fizik nxit kontraktimet e stomakut.

Këto të fundit bashkë me frymëmarrjen e rënduar nxisin nxjerrjen e ushqimit nëpërmjet të vjellave.

Por nëse e keni të domosdoshme të laheni pas ushqyerjes, ekspertët këshillojnë që të kaloni disa minuta në fillim duke ndenjur në breg e më pas duke u futur në thellësi.

Ushqimet Më Të Përshtatshme Për Një Not Më Të Lehtë

Nëse noti është aktiviteti juaj kryesor gjatë verës, ekspertët këshillojnë ngrënien e ushqimeve të lehta dhe jo me shumë yndyrë.

Për shembull një panine dhe një frut janë një kombinim i lehtë për stomakun.

Rrushi, kastraveci, shalqiri, pjepri, perimet janë kryesisht të lehta dhe nuk e rëndojnë stomakun.

Pijet alkoolike dhe ato të gazuara shterojnë lëngjet në organizëm dhe nuk duhen konsumuar përpara notit./AgroWeb.org

Aronia – Fruti medicinal më i pasur me antioksidantë – Zgjidhje për diabetin

Kokrrat e freskëta të Aronias përdoren për në pregatitjen e lëngjeve të ndryshmeve, shurupit, reçelit dhe verës.

Aronia është një frut ngjyrë vjollcë, i vogël, por shumë i fuqishëm.

Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton thartësinë e rrushit të verës.

Në ndryshim me frutat e tjerë, kokrrat e Aronias mund të blihen dhe të hahen të freskëta, por edhe në formën e lëngut dhe të ekstraktit.

Ato mund t’i përdorni si në rastin e boronicës, si lëng, me krepa, me tërshërë, në formën e salcës, me kos ose të gjalla.

Bimët e Aronias kanë filluar të mbillen edhe në Shqipëri, pasi kërkesa është në rritje dhe vetë Aronia mbetet një lloj fruti, i cili nuk është kultivuar më parë dhe as nuk gjendet gjerësisht në formë të egër.

Kokrrat e freskëta të Aronias përdoren për në pregatitjen e lëngjeve të ndryshmeve, shurupit, reçelit dhe verës.

Kokrrat e thata të Aronias gjenden në shumë dyqane organike dhe mund t’i kombinoni me ëmbëlsira, musli apo biskota.

Në shumë vende të ndryshme të botës, kokrrat e thata të Aronias përdoren për pregatitjen e çajrave bimorë të pasur me antioksidantë.

Vetitë e Aronia

Burim antioksidantësh

Kokrrat e Aronias kanë burimin më të lartë të antioksidantëve të pranishëm në një frut. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmet e radikaleve të lira.

Duke qenë se Aronia është e pasur me antioksidantë kjo kokërr ka një aftësi marramendëse (më të madhen mes frutave) për përthithjen e oksigjenit dhe për të neutralizuar radikalet e lira.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon enët e gjakut

Kokrrat e Aronias përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke i bërë enët e gjakut më të forta dhe duke zvogëluar rreziqet që vijnë nga sëmundjet e zemrës.

Radikalet e lira janë shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve në organizëm, dhe kokrrat e Aronias parandalojnë formimin e këtyre radikaleve, rrjedhimisht duke shmangur sëmundje si diabeti apo simptoma të tjera kardiovaskulare.

Kokrrat e pjekura të Aronias përmbajnë një sasi të lartë fenolës që disinfektojnë gjakun, ndihmojnë në përshpejtimin e shërimit të plagëve, largojnë toksinat, ulin inflamacionit dhe i bëjnë enët e gjakut më elastike.

Balancon nivelet e tensionit të gjakut

Kokrrat e Aronias mbajnë tensionin e gjakut në nivele normale.

Këto kokrra me pigment të errët, parandalojnë spazmat tek enët e gjakut dhe mbajnë tensionin e gjakut larg zonës së rrezikut.

Lëngu ose çaji i Anorias rekomandohet për njerëzit që kanë problem me tensionin e gjakut dhe qarkullimin e tij.

Parandalon dhe ndihmon në trajtimin e diabetit

Kokrrat e Aronias janë studiuar në lidhje me rolin e tyre në parandalimin e sëmundjes së diabetit.

Një prej studimeve arriti në konkluzionin që konsumimi i këtij fruti nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak, madje e ul atë.

Aronia është plot përfitime për njerëzit që duan të parandalojnë diabetin dhe duan ta mbajnë atë nën kontroll.

Ndikon në sistemin tretës

Kokrrat e Aronias ndihmojnë stomakun të përballet me ulçerën gastrike dhe diarenë. Studiuesit tregojnë që Aronia është një kurë natyrale për problemet me stomakun tek njerëzit.

Kokrra e thatë e Aronias përbën një kurë fantastike jo vetëm për problemet me stomakun, por edhe ato të veshkave.

Luan rol kundër inflamacionit dhe viruseve

Nëse ju konsumoni kokrrat e Aronias në mënyrë të rregullt, atëherë duhet të jeni të bindur që do të mbani larg të ftohtin dhe gripin.

Përbërësit e saj luftojnë bakteret dhe viruset dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mbron sytë

Kokrrat e Aronias luajnë një rol mbrojtës për sytë. Ato përmbajnë sasi të mëdha karoteni që mbron qelizat nga dëmet dhe sytë nga katarakti. Ato janë gijthashtu të pasura me flavonoidë si luteina dhe zeaksanthina.

Mbron shëndetin e traktit urinar

Nëse konsumoni Aronia, atëherë trakti urinar do të jetë i shëndetshëm. Infeksionet urinare janë të zakonta mes njerëzve si rrjedhojë e bakterit Escherichia coli.

Kokrrat e Aronias janë pesë deri në 10 herë më efektive për shkak të dozës së lartë të acidit kuinik që parandalon këto baktere.

Mban peshën nën kontroll

Së fundmi, por jo nga rëndësia, këto kokrra ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të peshës.

Aroniat parandalojnë akumulimin e shëndetit të tepërt në pjesën e barkut.

Për më tepër, Aroniat ndihmojnë në përmirësimin e niveleve të kolesterolit dhe lipideve.

Ato e shtyjnë trupin të prodhojë më shumë kolesterol të mirë.

Çfarë ndodh nëse nuk hani produktet e grurit për një muaj

Nëse hiqni dorë nga produktet e grurit për një muaj do të humbisni të paktën 4 kilogramë nga pesha e tepërt.

Shumë ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme fajësojnë grurin për probleme si : luhatjet e humorit, ekzemën, migrenën, psoriazën, plogështinë dhe problemet me trurin.

Sipas tyre, gruri dhe nënproduktet e industrializuara të tij përmbajnë substanca të cilat edhe pse janë natyrale, ndërpresin dhe ndërhyjnë tek tretja dhe përthithja e ushqyesve të dobishëm.

Përpos të tjerave, këto ushqime ndikojnë në shëndetin e sistemit tretës duke i çelur rrugën shumë problemeve me stomakun dhe tretjen.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë se çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani ushqime prej gruri në një muaj të vetëm.

Humbisni Në Peshë

Nëse hiqni dorë nga produktet e grurit për një muaj do të humbisni të paktën 4 kilogramë nga pesha e tepërt.

Për më tepër, heqja dorë nga këto produkte do të përmirësojë ndjeshëm tretjen.

Ju do të ndiheni më pak të fryrë dhe nuk do të vuani nga konstipacioni apo sindroma e zorrës së acaruar.

Lëkurë Më e Pastër

Heqja dorë nga ushqimet prej gruri ofron një përmirësim dramatik të shëndetit të lëkurës.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga aknet dhe ekzema.

Përmirësimi i shëndetit të lëkurës ndodh për shkak të zvogëlimit të inflamacionit në trup që ndodh pas eliminimit të karbohidrateve që vijnë nga ushqimet prej gruri.

Energji Dhe Humor

Nëse hiqni dorë nga ushqimet e grurit për të paktën një muaj, duhet të përgatiteni që në pesë ditët e para të keni disa simptoma.

Këtu përfshihet: plogështia, dhimbjet e kokës dhe luhatjet e humorit.

Më pas, njeriu arrin të flejë më mirë dhe të ketë nivele të larta energjie.

Njeriu ndihet më energjik për shkak të përmirësimit të komunikimit të brendshëm mes stomakut dhe trurit.

Ekspertët thonë se 90% e serotoninës dhe 50% e dopaminës të çliruar në organizëm e ka pikënisjen nga stomaku.

Serotonina është një hormon përgjegjës për humorin dhe kundër depresionit.

Dopamina është përgjegjëse për vëmendjen dhe motivimin.

Produktet prej gruri kanë aftësinë të dëmtojnë pikat gjeneruese të këtyre hormoneve.

Si ndikon vapa tek veprimi i ilaçeve të tensionit të gjakut

Ekspertët thonë se ka barna të caktuara për tensionin e gjakut që zgjerojnë enët e gjakut.

Njerëzit që marrin medikamente për tensionin e lartë të gjakut rrezikohen më shumë nga vapa se të tjerët.

Ky rrezik është më i lartë në verë për dy arsye:

Medikamentet për tensionin e lartë të gjakut nxisin nxjerrjen nga trupi të lëngjeve.

Vapa bën të njëjtën gjë dhe dehidratimi është i pashmangshëm.

Ekspertët thonë se ka barna të caktuara për tensionin e gjakut që zgjerojnë enët e gjakut.

Edhe vapa bën të njëjtën gjë.

Në këtë pikë, tensioni i gjakut mund të ulet në nivele të rrezikshme.

Si Të Mbroheni Nga Efektet Anësore Të Medikamenteve Dhe Të Vapës

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk duhet të heqin dorë nga ilaçet me kokën e tyre dhe pa u konsultuar me mjekun.

Së dyti, ata duhet të tregojnë kujdes me hidratimin duke pirë shumë lëngje por jo alkol sepse ky i fundit të dehidraton më shumë.

Nëse ndiheni të këputur, gjeni një vend me ajër të kondicionuar ose ambjent të freskët.

Medikamentet Që Ju Bëjnë Më Të Ndjeshëm Ndaj Vapës

Ekspertët kanë identifikuar ilaçet e mëposhtme për efektin që japin në organizëm gjatë ditëve të nxehta.

Marrja e tyre në ditët e nxehta të verës mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj dritës së diellit.

Antidepresantët për shembull,zbusin aftësinë e trupit për të djersitur duke vështirësuar rregullimin e temperaturës së brendshme.

Bëhet fjalë për :

Barnat kundër alergjive (loratadine, promethazine)

Barnat për kontraktimet e muskujve (atropine, scopolamine)

Barnat për sëmundje mendore (thioridazine, chlorpromazine, prochlorperazine)

Barnat qetësues dhe ato kundër dhimbjes ku përfshihet Advili, Ibuprofeni, Voltareni etj.

Barnat për tensionin e lartë të gjakut (mecamylamine, beta blockers)

Barnat për migrenën  (triptanes)

Si Të Dalloni Shenjat e Këputjes Nga Vapa

Nëse vëreni se krejt papritur ju kaplon dhimbja e kokës, rrahjet e zemrës janë të larta, frymëmarrja e rënduar dhe e shpeshtë, ju merren mendtë e ju vjen për të vjellë atëherë duhet të reagoni menjëherë.

Shtrihuni në një vend të freskët dhe shtrëngojini gjunjtë mbi zemër.

Lagni napa me ujë të ftohtë dhe vendosini mbi lëkurë

E fundit por jo për nga rëndësia, pini një gjysëm gote me ujë të kripur ose dhallë të kripur për çdo 15 minuta.

Megjithatë, AgroWeb.org ju këshillon që në rastet kur nuk qetësoheni shpejt dhe gjendja e tillë vijon më gjatë duhet të konsultoheni me mjekun.

Çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Gratë, shëndeti i të cilave depozitohet më shumë në zonën e këmbëve janë 40% më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane Për Zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës.

Në krahasim me indeksin e masës trupore, që merret si njësi matëse dhe tregues i problemeve shëndetësore, forma e trupit është shpalosja më e qartë e depozitave të dhjamit.

Studimi, të cilit i referohet AgroWeb.org, analizoi të dhënat e 2600 grave ishin interesante.

Gratë, trupi i të cilave ka formën e mollës, ishin tre herë më të rrezikuara nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me gratë trupi i të cilave ka formën e dardhës.

Ekspertët paralajmëruan se gratë më të shëndosha në pjesën e sipërme të trupit janë dyfish më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut apo ishemia.

Gratë, shëndeti i të cilave depozitohet më shumë në zonën e këmbëve janë 40% më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Pesha Trupore Nuk Është Tregues i Saktë i Rreziqeve Shëndetësore

Studiuesit arritën në konkluzionin se pesha trupore nuk sinjalizon qartë rreziqet shëndetësore.

Kjo për arsyen se shumë gra me një peshë normale por depozita dhjamore në zona të caktuara të trupit janë më të rrezikuara nga sëmundjet e lartpërmendura.

Me fjalë të tjera, pesha nuk bën ndonjë ndryshim.

Gjithçka vërvitet tek shpërndarja e depozitave të dhjamit dhe forma e trupit.

3 Format Më Të Përhapura Trupore Tek Femrat

Njerëzit janë gjithë kohës në kërkim të formës perfekte të trupit por një gjë e tillë është subjektive, duke qenë se moda e trupit perfekt ndryshon gjithmonë.

Ekspertët kanë identifikuar plot 10 forma të ndryshme trupore tek gratë  dhe vajzat.

Megjithatë, format më të përhapura janë:

Forma e orës së rërës ku masat e ijeve dhe të bustit janë të barabarta dhe këmbët janë në proporcion me pjesën e sipërme të trupit.

Forma e dardhës ka të bëjë me akumulimin e tepërt të dhjamit në zonën e ijeve dhe të kofshëve. Ekspertët thonë se gratë që kanë një trup të tillë jetojnë më gjatë.

Forma e mollës ka të bëjë me akumulimin e depozitave dhjamore në pjesën e belit.

Kjo formë vërehet shumë tek meshkujt por edhe tek gratë. Njerëzit që kanë një formë të tillë trupore janë më të rrezikuar nga kanceri, diabeti i tipit 2, kolesteroli dhe sëmundjet e zemrës.

Këshillat më të mira si të largoni gushën e varur

Frutat dhe perimet kanë shumë pak kalori prandaj janë dhe ushqimet perfekte kur ju duhet të hani nëse doni të bini nga pesha.

Gusha është zona e parë që preket nga mosha dhe shëndeti i tepërt. Ajo përveç se është një shqetësim estetik sjell dhe probleme në shëndet.

AgroWeb.org ju tregon disa këshilla që jut ë mund ta eliminoni gushën e varur për t’u ndjerë mirë me veten.

Vetëm duhet të tregoni durim, pasi nuk është një problem që mund të zhduket krejt papritmas.

Ulni Sasinë e Kalorive Që Konsumoni

Nuk ka rëndësi ku doni që të humbisni peshë, e rëndësishme është që të hiqni kilogramët e tepërt.

Filloni duke e ulur dozën tuaj ditore me 500 kalori, dhe do të shikoni ndryshimet që pas dy javësh.

Hani Më Shumë Fruta dhe Perime

Frutat dhe perimet kanë shumë pak kalori prandaj janë dhe ushqimet perfekte kur ju duhet të hani nëse doni të bini nga pesha.

Filloni duke konsumuar të paktën 5 deri në 9 racione me fruta dhe perime çdo ditë.

Karbohidratet e Shëndetshme Janë Ato Që Ju Duhen

Nëse ju konsumoni produkte integrale, të cilat janë të pasura më shumë në fibra sesa drithërat e rafinuara, trupi juaj do të jetë i lumtur.

Filloni të konsumoni makarona apo bukë integrale, anoni më shumë nga orizi kaf dhe I zi sesa ai I bardhë kur bëni Pazar.

Furnizohuni Me Proteina

Proteinat janë të rëndësishme për çdo dietë, por luajnë rol akoma dhe më të rëndësishëm nëse doni të humbisni peshë.

Filloni të përfshini në vaktet tuaja ushqimet e detit, mishin e pulës, vezët dhe bishtajoret.

Këto produkte ju mbajnë ngopur më gjatë dhe nuk e rëndojnë organizmin tuaj .

Mos Harroni Të Pini Ujë

Hidratimi është gjithmonë I rëndësishëm, si për organet e brendshme dhe për lëkurën tuaj.

Nga ana tjetër uji ndihmon në të gjitha funksionet e trupit tuaj, dhe nëse ju konsumoni sasitë e duhura organet punojnë ashtu siç duhet.

PWr më tepër, lëkura do të rigjenerohet dhe do të fillojë të mblidhet gjithnjë e më shumë.

Synoni të pini të paktën 5-6 gota, më pas vazhdoni duke patur kujdes reagimin e trupit tuaj.

Aktiviteti Fizik, Menduat se Harruam

Si gjithmonë përveç përpjekjeve të brendshme me ushqime, trupi për të ndryshuar ka nevojë dhe për aktivitet fizik.

Mundohuni që të përfshini në rutinën tuaj sikur 20-30 minuta në ditë ushtrime të ndryshme.

Nisni lehtë, në mënyrë që të mos lodheni dhe të dekurajoheni shpejt./AgroWeb.org

Ushqimet më të pasura me kolagjen për rininë e lëkurës dhe organizmit

Rinia e përjetshme mund të nxitet edhe me anë të ushqimeve të mira dhe të shëndetshme.

Siç dihet ushqimet dhe dieta luajnë një rol shumë të rëndësishëm si brenda ashtu edhe jashtë trupit.

Rinia e përjetshme mund të nxitet edhe me anë të ushqimeve të mira dhe të shëndetshme.

Kolagjeni është proteina kryesore që rregullon strukturën e lëkurës duke e mbajtur atë gjithnjë të shëndetshme.

Kjo proteinë ndahet në disa tipe të ndryshme të cilat fillojnë e humbin vetinë e tyre teksa mosha kalon.

Për  ta ndihmuar trupin tuaj ta riprodhojë sa më shumë këtë proteinë dhe për një kohë sa më të gjatë, disa ushqime do t’ju vijnë në ndihmë.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon një listë me ushqimet më të pasura me kolagjen.

Lëngu i kockave

Procesi i zierjes së kockave dhe përdorimi i lëngut të tyre në ushqime apo supa të ndryshme për t’ju dhënë shije është shumë i përdorshëm në kuzhinë.

Lajmi i mirë është që pikërisht ky lëng ndihmon trupin tuaj të riprodhojë sa më shumë kolagjen.

Kjo ndodh sepse kockat janë të pasura më kalcium, magnez, fosfor, kolagjen dhe amino acide të cilat janë të mrekullueshme për trupin.

Mishi i pulës

Mishi i preferuar i të gjithëve, mishi i pulës ndër shumë vlera që i dhuron trupit është i pasur me shumë kolagjen.

Është një nga trajtimet më të mira dhe natyrale që mund t’i dhuroni fytyrës tuaj në mënyrë që të qëndrojë gjithnjë e re.

Studiuesit thonë se mishi i bardhë i pulës ndihmon edhe në rigjenerimin e kockave kundër sëmundjeve si artriti.

Të bardhat e vezëve

Të bardhat e vezëve megjithëse nuk kanë në përbërje material lidhës si mishi, janë të pasura me një amino acid të rëndësishëm që quhet prolinë.

Ky amino acid ndihmon prodhimin e mirë të kolagjenit në trup për një kohë të gjatë.

Agrumet

Kryefjala e të gjithë agrumeve pa dyshim është se janë të pasura me vitaminë C.

Kjo vitaminë luan një rol kryesor në prodhimin e kolagjenit, ndaj mundohuni të fusni në dietën tuaj sa më shumë limonë, portokalle apo qitro.

Hudhra

Përveç shijes së mirë që hudhra i dhuron ushqimeve tuaja, ndihmon shumë edhe lëkurën.

Kjo jo sepse funksionon si antibiotik, por sepse është e pasur me sulfur që parandalon shkatërrimin e kolagjenit.

Gjithsesi nuk është e nevojshme të konsumoni një sasi të madhe, mjafton ta bëni pjesë të dietës tuaj të përditshme edhe në sasi të vogla.

Domatet

Një tjetër burim i mirë i vitaminës C janë edhe domatet e freskëta.

Përveç kësaj, një domate mesatare në përbërjen e saj ka rreth 30% kolagjen.

Ndaj nëse konsumoni dy të tilla në ditë do të merrni një dozë të madhe të proteinës së rinisë.

Perimet jeshile

Spinaqi, lakra, kale apo sallate jeshile janë burime antioksidantësh siç është edhe klorofili.

Sipas ekspertëve pikërisht klorofili ndihmon në prodhimin e kolagjenit në trup në sasi të mëdha me kalimin e moshës.

Ndaj mundohuni të përfshini në dietën tuaj të përditshme shumë nga këto perime jeshile për të përfituar një mori vlerash për organizmin.