VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

E KAPITUR – Poezi nga ANNA AKHMATOVA – Përktheu FASLLI HALITI

By | June 23, 2019

Komentet

FLATRAT E ROGANËS – Poezi nga ATDHE GECI

Poezia botën  ma  jep të kthjellët

midis  nesh  fryn frymë tokësore

Roganën unë e kam  në kraharor

Gjuhën e natyrës së  saj e kuptoj

 

Zemër, duhet  të dashurojmë më

shumë, më  shumë, -gjithë  jetën

kjo lulearkë në kodrat e Roganës

të gjitha  netët i ka  të  mbushura

 

Un´ njoh fshatin tim 30 mijëvjeç

dhe  fshatarët  e  mi  të  paleolitit

jemi të njëjtë  me  stërgjyshërit e

lashtë, me udhëtarët e kohës sonë

 

Jam rritur i pakufizuar  me  ajrin,

Jam rritur i  pakufizuar me stinët

e sotmja më ikën në  të  kaluarën

e ardhmja pret retë e mendimeve!

 

I njoh fshatarët e mi mijëvjeçarë

ata  i  ndjejnë  luhatjet  e erërave

dhe udhët e ngushta  të kalimeve

Rogana  nuk  është vetëm natyrë,

por, univers, histori,  art  e letësi.

 

2

—————————————-

 

Poezia botën  ma  jep të kthjellët

me bashkëfshatarët unë takohem

sa herë përmallohem  për Gurin

e Këngës, e kitaren e të dehurve!

 

Rogana e ka të bimur veten e saj

prejardhjen  pellazgo – shqiptare

Rogana ma jep botën të kthjellët

mua më pëlqen erotika në grurë!

 

Kam shumë kujtime  për fshatin

kur dimri e bën natyrën me borë

unë shumë motive  i vëj në letër

me shiun e borën flas si me miq!

 

Në Roganë fshihen  dy  kisha të

antikitetit të hershëm, këmbanat

e tyre s´dëgjohen, janë nën tokë,

brenda është  edhe  një nënqytet…

 

Në  antikë  Rogana  jonë  quhej,

Kryenjeri  ose ( Kryet e njeriut )

Rogana pellazgo-dardane është

e  pasur  me  dashuri  të  paparë!…

 

3

—————————————-

 

Roganën time  të  dashur  e  njoh,

e njoh nga stinët e jeta e  hallisur

Pasionin  për  poezinë  e  kam  të

lindur nga  nëna, e  guximin  nga

babi  dhe  bashkëfashatarët  e mi.

 

Rogana njeh Himnin e Çamërisë,

vulën kozmike  të  gjakut  të vet

gjakun e të rënëve të saj  për liri!

Roganajtë e ditur  e  thonë  qartë

as pluhuri në ajër s´ fle pa atdhe!

 

Njerëz të vendlindjes, pritni  pak

e vërteta do të kthehet në shtëpi!…

kënaqësia  këtu  s´ lavdërohet aq

as  liria  e  artistëve   në  formim

 

Ira, në  kraharor e kam një lumë,

një lum të papërmbajur dallgësh.

historia  këtej  është  dy  tehëshe

me  diell  dhe  natyrë  gjelbërore

 

Roganë, s´është lehtë t´i shkruaj

të tëra këngët  që i ndjejë për ty,

rendjet  në livadhe i kam kujtim

eh si ndjeshim ngjitjeve  Brijës!…

OPTIKË KRITIKE PËR DRAMËN “IZRAELITË & FILISTINË” TË NOLIT – Nga MEXHIT PRENÇI

 

_ Përparësia e Dialogut & Forcës

sipas rrethrasjeve (rrettanave) _

1

Drama “ Izraelitë dhe Filistinë “ e Nolit, u botua më 1907 në Boston Mass nga Tipografia  Kombi. Në fund të tekstit të dramës lexohet:  “Shkruar n’Athinë në vjeshtë I të motit 1902”. Nga Pasthënie  librit veçojmë:  “Ata kuptojnë do ta marrin  menjëherë vesh që “ Izraelitë dhe Filistinë “, s’është dramë, por vetëm një sqelet drame, e cila duhej zgjeruar dhe endur më shumë.Tërë libra s’është veç pak vija të parregullshme dhe pa formë të fundme, përmbi të cilat ishte për të vijosur një pikturë të madhe. Duke pritur një kohë të përtejshme dhe një ndodhje të mendjes dhe të shpirtit që ta ndreqja e ta zgjeronja shkuan pesë vjet pothua. Ishte me të vërtetë një mëkatë që kurrë do mos ia ndjeja vetes sime që e nxora në shesh këtë foshnjë drame pa shpërngij”

2

Një pohim i tillë ia rrit vlerat intelektuale dhe morale  Nolit. Jo kushdo e njeh vetveten, jo kushdo është i sinqertë me veten dhe të tjerët, perveç njerëzve të ditur, të emancipuar e qytetëruar  dhe me integritet. Le të shërbejë si model njohja e vetvetes nga Noli, për shkrimtarë, dramaturgët, artistët, e veçanërisht për politikanët e froneve të larta, të cilët nga mosnjohja e vetvtes së vërtetë, kalojnë në deliromani e në të njetën kohë bien në kurthin e madhështisë së  marrëzsë.

3.

Noli e shkroi “Izraelitë e Filistinë” kur ishte njëzet vjeç. Ideja për të shkruar këtë dramë, nuk lindi si një shqetësim poetik i dramaturgu por si një mendim politik dhe filozofik  i patriotit. Ai thotë:  “Ata që do të vënë re rrethrasjet  që më shtrënguan ta bëj këtë gjë, në mos ndjefshin auktor, patriotin e tyre që ndodhet në Amerikë do ta ndjejnë”. Ishte pikërisht patrioti që nxiti dramaturgun, të hedh në letër ide e mendime të rëndësishme politike, filozofike dhe atdhetare  që t’i fliste kohës me gjuhën e artit dramatic, e cila komunikon me publikun estetikisht dhe mendërsiht.

4

Shoqërinë shqiptare në fillim të shekullit XX e shqetësonte çeshtja kombëtare për  t’u  çliruar nga zgjedha pesëqindvjeçare  e Perandorsë Osmane, për të fituar pavarësinë me çdo mjet. Lëvizja kombëtare  dialogonte e debatone për dy alternativa: atë të dhunës  & për  udhën paqësore. Noli iu referua një historie të vjetër fetare, të luftrave midis izraelitëve dhe filistinëve, e cila jepte mundësira të shumta që, duke i  shndërruar idetë fetare, patriotike dhe filozofike në art, t’u fliste bashkëkohësve në momentin e duhur historik. Mirëpo Noli i  hyri me passion punës krijuese  në rrafshin e dra,aturgjisë dramaturgjisë, pa ditur not, sipas parimit se noti mësohet duke notuar, por provat i bëri në ujë të cekët. Nolin e mençur e rrëmbeu pasioni i patriotit dhe ndikimi i veprave të shekspirit  (përkthyer me mjeshtëri që krarahasohet vetëm me vet, punën krijuese e nisi  pa e mësuar mirë mjeshtërinë  dhe gjuhën e artit dramatik.

5

Duke u mbështetur te mendimi i Sami Frashërit, se shqiptarët për të fituar lirinë, kishin në dorë edhe të drejtën edhe forcën, Noli në veprën e tij i jep përparësi të drejtës & arsyes. Vetëm kur këto refuzohen, forca del në plan të parë.   Këtë e shpreh në mënyrën e vet edhe edhe Profesor Vehbi Bala në parathënien e librit:  ”Mësimi që nxirret nga disfata e Samsonit  tregon sa i rëndësishëm është përdorimi i forcës në gjendjen që ndodhej Shqipëria për t’u çliruar nga pushtuesit: por që të   ngadhënjejë e vërteta dhe  e drejta, duhet të bëhet punë bindëse, para se të përdoret. Forca”.

6

Kështu ndodhi edhe me Serbinë e Millosheviçit. SHBA dhe bota e qytetëruar, bënë të gjitha përpjekjet, ndoqën të gjitha rrugët që çeshtja kosovare të zgjidhej me dialog, me udhë paqësore të cilën e refuzoi tirani Millosheviç, Si sadist e demon bëri  genocid të tmershëm mbi kosovarët. Në këtë rrethanë tragjike SHBA & Europa për të mbrojtur të drejtat e kosovës aplikuan alternativën  e forcës dhe i dha mësimin e madh historik Serbisë tiranike e në të njejtën kohë edhe kumtin diktaturave të egra që skllavërojne & mjerojnë edhe popullin e vet, se nëse dështon dialogu si alternativa më e mirë, në plan të parë  del alternativa e forcës siç thoshte Sami Frashëri.

7

Këto ide  shndërrohen në art në dramën “Izraelitë dhe Filistinë“ si nëpërmjet veprimeve  të personazheve, por sidomos të  linjës së Samsonit dhe bëmave të tij,

të cilin e konsideroj edhe si zëdhënës të autori. Kjo për faktin se ai bart idenë themelore të dramës, në raportin e të drejtës e arsyes me forcën, që jepen në situata të ndryshme e të larmishme, sipas rrethanave.

***

Në fillim Samsoni është për udhën paqësore, por pasi i ngrenë kurthin, pasi i presin mjekrën tek e cila qëndronte tërë forca e tij, pasi i nxjerrin dhe sytë, ai pëson zhgënjim e madh… Qorton veten dhe i jep të drejtë Rabinit:”Unë më s’shikoj, po dëgjoj të qeshurit e tyre që më qeth zemrën dhe i jap të drejtë Rabinit me gjithë shpirt: Ah, sa të drejtë kish! Lipsej të veja me ushtri izraelitësh dhe ta digjnja, ta dërrmoja gjithë këtë botë të kalbur e të gënjeshtërme”.

8

Në skenat e mëpastajshme, kur i vjen fuqia, sapo i rritet mjekra, Samsoni rifiton fuqi mbinjerzore,  e tund tempullin e Boallit dhe e shkatërron. Filistinët mbeten nën gërmadha, ndërsa  Samsoni  vetësakrifikohet, sepse u zhgënjye nga vetvetja ngaqë i  besoi forcës së arsyes me ata që s’kishin arsye, mbivlersoi vetveten, nënvleftësoi kundërshtarin, i cili duke përdorur dinakërinë,  pabesinë e futi në kurth  duke e joshur me kënaqësitë  e  dashurisë  sa e bënë të  braktisë detyrën.

Parë nga kjo pikeveshtrimi akti i vetvrasjes ishte zhgënjim  ndaj vetvetes, hakmarrje ndaj grackës së filistinëve, sakrificë për të vërtetën, Perëndinë dhe për Izraelitët.

***

Samsoni është figurë komplekse,  bartëse e ideve substanciale  të dramës. Kjo. do kërkonte  që autori të futej e të  depërtonte në mendjen & botën e përbrendhsme te figurës, nëpër labirinthet e shpirtit dhe të fshehtat e zemrës e t’i shpaloste ato me mjeshtëri të lartë që figura të ngrihej në nivelin e ideve që bart.

9

Dramën “Izraelitë dhe Filistine” e përshkon edhe ideja e luftës për të vërtetën, kundër gënjeshtrës,  nënshtrimit ndaj arit, të vesit mbi virtytin, të pasionit të dashurisë e lajkave të bukurisë së gruas  si mjeshtre e  kurtheve e  grackave ku bie Samsoni.

Namik Resuli  do të thoshte:  “…i magjepsur nga bukuria dhe lajkat e Dalilies bie vetë në grackë  dhe i harron fare qëllimet e mira të misionit që iu ngarkua nga të parët e Izraelit. I rrëfen Dalilës se fuqia e tij e jashtzakonshme qëndron te flokët.Me të dëgjuar këtë  rrjedhin filistenjtë, i presin leshrat, e vërbojnë dhe e venë në pranga.”.

Ndërsa Martin Camaj në shqyrtimin analitik që i bën  dramës shkruan: “ Sikur del nga këto pak krahasime që po rrjeshtoj më poshtë, popullit të zgjedhur (izraelit) i kundërvihet Bota pagane e mbrapsht dhe amorale (filistine);- ndjekim mandej kontrastet e tjera gjithashtu binare: e Vërteta &  Gënjeshtra; fuqia fizike e morale e një vetje, pra e Samsonit – fuqia tërësore e forcës armike. Sistemi binar si tezë dhe antitezë shtrihet edhe në sintetizimin e tipareve dalluese te vetjet: Ahazi (mohues i fesë)- Samsoni që flijohet për fenë dhe Izraelitët; Rahilë-Dalilë e para në përfytyrimin e dashurisë së pastër familjare, e dyta të dashurisë së shfrenueshme, të lirë dhe jo të pastër.”

10

Dramën “Izraelitë e Filistinë” e përshkon edhe skematizmi që shfaqet jo vetëm në strukturën e dramës por edhe te persobazhet e saj. Që në aktin e parë ku veprimi zhvillohet në Synagonj, filistinët paraqiten personazhe negativ, ndërsa izrealitët pozitiv, Rabini e Samsoni si heronj. Madje nuk shquaj ndonjë  proces psikologjik ne dialogët dhe debatet e personazheve, në disa skena. Autori nuk ka mundur të futet në  botën e brendshme komplekse të  tyre, e të jap dilemat, qëndrimet e  ndryshme, veprimet psikofizine në situate e rrethana të caktuara  ku monologu e dialogu me vetjen  do të gjente format e  shprehjes  artistiko-skenike.  Citoj nga teksti: Një filistin i thotë turmës:”Të fala shumë ju dërgon Mbreti ynë. Për paqe vijmë, jo për luftë. Që të mos derdhen gjakrat më kot, herdhmë t’ju lutemi, të na dërgoni më të ndriçuarit  e popullit izraelit, se jemi gati të adhurojmë Perëndinë tuaj kur të na bindni se  është perëndi e vërtetë”. Rabini pa e analizuar këtë, në mënyrë kategorike thotë: ”Hapni sytë, izraelitë, filistini flet me dhelpëri”. Po kështu edhe filistinët, pa asnjë proces arsyetimi i flasin prerë Rabinit: Me dhelpëri?…, Pusho ti”!  No oomment.

11

Në aktin e dytë,  skematizmi shfaqet në  skenat  I, III, IV, VI, VII, ndërsa në   Skena II Samson – Dalilë, ku ngjarjet  zhvillohen te filistinët në shtëpi të saj, për çudi skematizmi braktiset, spikat mjeshtëria dramaturgjike. Është ndër skenat me vlera të konsiderueshme të dramës. Dialogët midis tyre mishërojnë dhe shprehin  artistikisht idenë e gëzimit të jetës në botën e vërtetë, të cilën Samsoni e shikon edhe përtej vdekjes fizike, ndërsa Dalila në këtë botë. Ajo i thotë Samsonit: ”Pse të çuditem me natyrën?.. Të filozofis?..Shikoj natyrën që të puth më nxehtë buzën tënde, që të dashuroj më fellë, ashtu po, pra po, nuk ndryshe. Dua të ndritoj dielli që të më japë zjarr syve të sharmojë shtazat e egra; e dua natën që të m’fshehnjë nga bota ëndrrat e ëmbla me të hertit e saj të vulpcetimit. Ardh vera? Ardhi për mua. Ku është i dashuri im t’i dërgoj njëmijë të puthura…”.

Pas këtij monologu  të gjatë që vazhdon, Samsoni menjëherë e shtrëgon me mall Dalilën, ajo e puth dhe pëshpërit me vehte: ”Gjëmbi i parë”.

12

Te Dalila shohim  procesin mjeshtëror të mashtrimit  ndaj Samsonit  Ai jepet pas dashurisë, e shtrëngon Dalilën, por në të njëjtën kohë shfaqet tek ai dilema për të Vërtetën dhe Gënjeshtrën që jepen në këtë monolog:  “Perëndia ma dha shpirtin si udhëheqës të rrojtjes së vërtetë dhe zemrën si rrufjane të gënjeshtërmes. Në vafshim pas zemrës, prishemi: në vafshim pas shpirtit devierim udhën e qëllimit të rrojtjes. Cili ka të drejtë? Asnjë. Më i lumtur është ai që s’merr vesh nga kjo dilemë e frikshme.” .(Dalila s’ka asnjë dilemë) “htrohu në pëlqit tim – i thotë – pra,  guxo të thuash se dashuria është dilemë. Nuk, këtë dilemë e ka ay që s’ka ide të qëruar për veten e tij… Sot ca pak shpirt, nesër ca pak zemër, pasnesër ca pak gjumë, domethënë rehat  për të dyja”.

13

Në përgjithësi në këtë skenë ka një procedim të rrjedhshëm, e luftë të brendëshme të personazheve, të cilët realizojnë  me art veprimet psikofizike, sipas veçorive individuale të karakterit dhe qëllimeve të tyre duke aktruar bukur.Te Dalila shquaj dinakërinë, mashtrimin, pabesinë & lojrat mjeshtrore të dashurisë gënjeshtare. Ndërsa te Samsoni pasioni mbyt arsyen, sa e çon të bjerë në kurthin e sirenës, dashurisë. Vetëm në një situatë dyshuese ai braktis vetveten, bie në krahët e dilemës dhe nuk i jep të drejtë as atij që shkon pas shpirtit, as tjetrit që shkon pas zemrës. Dalila orientohet më mirë, ndonëse qëllimi i saj është i keq, ajo thotë një të vërtetë që ka përmasa universale, ndonëse mund të mos pranohet prej të gjithëve. Ajo pranon edhe shpirtin edhe zemrën edhe të Vërtetën edhe Gënjeshtrën, pak nga njëra, pak nga tjetra. Megjithatë të dy si Samsoni ashtu edhe Dalila janë personazhe  kompleks..

14

Në aktin e tretë struktura dramaturgjike është formësuar me profesionalizëm. Ngjarjet zhvillohen në Tempullin e Boallit dhe Molohut, mbushur me statuja nga të gjitha anët, Filistinët festojnë fitoren. Në Sqenën I,  kemi një hapsirë skenike funksionale, që mundëson lëvizjet skenike të prersonazheve, kur drama do vihet në skenën e teatrit Në tekstin e dramaës dialogu i personazheve është ekspresiv  me gjuhë të pastër e kolor, ndërsa Kryeprifti monologon me racionalitet me një gjuhë dramatike që ka forcë shprehëse. Në Sqenë  II dhe III, dialogu bëhet më ekspresiv, më dinamik, struktura e skenave ka një frymmarrje më të gjerë, madje dhe veprimi i personazheve dhe bota e tyre e trazuar jepet disi më e plotë dhe emocionale.

Samsoni, këtu, flet me një gjuhë që buron nga zhgënjimi, ku krahas dëshpërimit qëndron protesta, përballë humbjes; zemërimi, kundrejt gjymtimit, urrejtja përballë pabesisë dhe padrejtësisë,  forca shkatërruese e të gjithëve dhe e vetvetes.

 

15

Kur mbaron së lexuari dramën “Izraelitë e filistinë të Nolit, të mbetet në mendje Samsoni që luftonte për të vërtetën, për Perëndinë, për jetën e përtejme, për lumturinë, paçka se gëzimet në këtë botë i quan gënjeshtër. Po ky Samson është  viktimë e vetvetes, bi në një vetëkurth me dashje, sepse ai nuk i zuri veshët përpara kurthit të sirenës së dashurisë së Dalilës. Theksojmë se zemra fitoi mbi shpirtin, pasioni mbi detyrën që sollën katastrofën e tij. Për këtë ai përdor armën e tmerrshme të hakmarrjes, përmbys tempullin e arit dhe të dashurisë, përmbys gjithshka, filistinët dhe veten.

16

Drama mbyllet me këngën e Dalilës:

”Në botë sejcili që hin/ dëbiret,dëbiret shkretë/ Fuqia e shpirtit i shkrin/ dhe dashja e mirë humbet”, që më tepër është në rolin e korit se të personazhit që përfaqëson. Këtu absolutizohet shpirti, ndërsa të tjerat humbasin dëbieren”.

 

KONKLUZË

 

Nga drama “Izraelitë dhe Filistinë” nxirren shumë mësime, po do të theksoj njërin prej tyre, i cili sipas meje ka vlera të gjithëkohëshme edhe per kohen e realitetin tonë sot.  Autori ka një koncept realist, të drejtë dhe  universal . Sipas rrethanave vlerësohet me parësi udha paqësore me dialog të arsyeshëm e bindës, ndërsa udha e forcës, e dhunës, të  përdoret  në situatën kur refuzohet e para. Kjo është vlerë sipërore e mesazhit të dramës, ndonëse artistikisht nuk ka shkëlqimin e artë të ideve sepse autori si dramaturg ishte minor përballë intelektualit, dijetarit dhe patriotit  të madh NOLI.

BILBILI DHE TRËNDAFILI – Tregim nga OSCAR WILDE – Përktheu FASLLI HALITI

 

Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde (16 tetor 1854 – 30 nëntor 1900) ishte një poet dhe dramaturg irlandez. Pasi shkruajti në forma të ndryshme përgjatë viteve 1880, në fillim të viteve 1890 e panë atë të bëhej një nga dramaturgët më të njohur në Londër.

 

 

 

BILBILI  DHE TRËNDAFILI

 

«Ka thënë se do të kërcente me mua, nëse unë do t’i sjellja trëndafilat e saj të kuq”, ofshante studenti i ri; “Por në gjithë kopshtin tim nuk ka asnjë trëndafil të vetëm të kuq”.

Nga foleja e tij në lisin e Holmës, bilbili e dëgjoi, shikoi jashtë përmes gjethe dhe u fut e u  zhyt në mendime.

«As edhe një trëndafil të kuq s’ka në gjithë kopshtin tim!», Thirri ai dhe sytë e tij të bukur u mbushën me lot. «Ah, nga sa  gjëra kaq të vogla varet lumyuria! Kam lexuar gjithçka që kanë shkruar urtanët dhe jam mjeshtër i të gjitha sekreteve të filozofisë, por për shkak të mungesës së një trëndafili të kuq jeta ime u bë e mjerë ”.

“Këtu më në fund është një dashnor i vërtetë”, tha bilbili. “Natën pas nate unë këndova për të, megjithëse nuk e njihja atë: natë pas nate u tregova historinë e tij yjeve, dhe tani e shoh atë. Flokët e tij janë aq të errëta sa një lule dhjamë, dhe buzët e tij janë aq të kuqe sa dëshira e tij u ngrit; por pasioni e bëri fytyrën e tij të zbehtë si fildishi, dhe dhimbja ngjiti një vulë në ballin e tij ”.

“Princi do të japë një valle nesër natën,” murmuriti studenti i ri, “dhe dashuria ime do të jetë në mesin e të ftuarve. Nëse i sjell asaj një trëndafil të kuq ajo do të kërcejë me mua deri në agim. Nëse i sjell asaj një trëndafil të kuq, unë do ta mbaj në krahët e mi, dhe ajo do të mbështesë kokën mbi shpatullën time, dhe do ta mbaj dorën mes minave. Por në kopshtin tim nuk ka një trëndafil të kuq, kështu që unë do të ulem vetëm, dhe ajo do të më kalojë pranë. Ai nuk do të ketë vëmendje për mua dhe zemra ime do të prishet “.

“Ky është me të vërtetë një dashnor i sinqertë”, tha bilebili. “Ajo që unë këndoj, ai vuan: çfarë është një gëzim për mua, për të është dhimbje. Padyshim që dashuria është një gjë e mrekullueshme. Shtë më e çmuar se smerald, dhe më e shtrenjtë se gjobat e opalit. Perlat dhe shegët nuk mund t’i blejnë, as nuk pritet të shiten. Ajo nuk mund të blihet nga tregtarët, dhe as nuk mund të peshohet nga guaska për ar “.

“Muzikantët do të ulen në galerinë e tyre,” tha studenti i ri, “dhe ata do të interpretojnë vargjet e tyre, dhe dashuria ime do të kërcejë në tingullin e harpës dhe violinës. Ajo do të kërcejë aq lehtë, sa këmbët e saj nuk do të prekin dyshemenë, dhe oborret me rrobat e tyre të ndritshme do të mblidhen rreth saj. Por ai nuk do të kërcejë me mua, sepse unë nuk kam një trëndafil të kuq për t’i dhënë asaj “; dhe ra përmbys mbi bar, varrosi fytyrën në duar dhe qau.

“Pse po qan?”, Pyeti hardhucë ​​jeshile, ndërsa vraponte përpara tij me bishtin e ngritur.

“Po, pse?”, Pyeti një flutur, i cili po fluturonte rreth një rreze dielli.

“Po, pse?” Një pëshpëritje i pëshpëriti fqinjit, zëri i saj i ulët dhe i butë.

“Ai qan për një trëndafil të kuq”, tha bilebili.

“Për një trëndafil të kuq!” Ata bërtitën; “Whatfarë gjë qesharake!” Dhe hardhucë ​​e vogël, e cila ishte mjaft cinike, qeshi.

Por bilbili përfshiu sekretin e dhimbjes së studentit: ai u ul në heshtje në lisin dhe mendoi për misterin e Dashurisë.

Papritur ai përhap krahët e tij kafe për të fluturuar, dhe u pezull në ajër. Ai kaloi nëpër kori si një hije dhe si një hije lundroi nëpër kopsht.

Në qendër të zonës së lëndinë kishte një kopsht të bukur trëndafilash dhe, kur e pa, ai fluturoi mbi të dhe gjeti një degë.

“Më jep një trëndafil të kuq”, bërtiti ai, “dhe unë do t’ju këndoj këngën time më të ëmbël”.

Por bima tundi kokën.

“Trëndafilët e mi janë të bardha”, u përgjigj ai; “E bardhë si shkuma e detit dhe më e bardhë se bora në male. Por shkoni tek vëllai im, i cili rritet përreth plumbit të vjetër dhe mbase ai do t’ju japë atë që dëshironi “.

Kështu, bilbili fluturoi mbi kopshtin e trëndafilave që rritej përreth diellit të vjetër.

“Më jep një trëndafil të kuq”, bërtiti ai, “dhe unë do t’ju këndoj këngën time më të ëmbël”.

Por bima tundi kokën.

“Trëndafilët e mi janë të verdhë”, u përgjigj ai; “E verdhë si flokët e sirenë që ulen në një fron qelibar, dhe më shumë të verdhë se narcisi që lulëzon në livadh para se kositësi të vijë me kosën e tij. Por shkoni tek vëllai im që rritet nën dritaren e studentit, dhe mbase ai do t’ju japë atë që dëshironi “.

Kështu, bilbili fluturoi mbi kopshtin e trëndafilit që u rrit nën dritaren e studentit.

“Më jep një trëndafil të kuq”, bërtiti ai, “dhe unë do t’ju këndoj këngën time më të ëmbël”.

Por bima tundi kokën.

“Trëndafilët e mi janë të kuq”, u përgjigj ai, “po aq të kuq sa këmbët e pëllumbit dhe më të kuq se tifozët e mëdhenj të koraleve që nuk bëjnë asgjë tjetër përveç se gëlojnë në shpellat e oqeanit. Por dimri më ka ngrirë venat, acari më ka prerë sythat dhe stuhia ka shkatërruar degët e mia dhe nuk do të kem trëndafila për të gjithë këtë vit “.

“Gjithçka që dua është një trëndafil i kuq”, thirri bilbili, “vetëm një trëndafil i kuq! A ka ndonjë mënyrë që ai mund ta ketë? ”

“Ka një mënyrë”, u përgjigj bima; “Por është aq e tmerrshme sa nuk guxoj t’ju them”.

“Më thuaj”, tha bilbili, “Unë nuk kam frikë”.

“Nëse doni një trëndafil të kuq”, tha bima, “është e nevojshme  të krijojeni atë nga muzika e dritës së hënës dhe njolloseni me gjakun e zemrës suaj. Ju duhet të këndoni për mua duke shtypur gjoksin tuaj kundër një gjembi. Ju duhet të këndoni për mua tërë natën, dhe gjemba duhet të shpojë zemrën tuaj dhe gjaku që ju mban gjallë duhet të rrjedhë në venat e mia dhe të bëhet i imi “.

“Vdekja është një çmim i lartë për të paguar një trëndafil të kuq”, bërtiti bishtaleci, “dhe jeta është shumë e dashur për të gjithë. Shtë e këndshme të ulesh në gjelbërimin e pyllit dhe të shikosh diellin në karrocën e tij të artë dhe hënën në karrocën e saj të perlave. Aroma e murrizit është e ëmbël, dhe lulet e ziles që fshihen në luginë janë të ëmbla, dhe këneta që fryn në kodër. E megjithatë dashuria vlen më shumë se jeta, dhe cila është zemra e një zogu në krahasim me zemrën e një njeriu? “.

Kështu ajo hapi krahët e saj kafe për fluturim dhe u tund në ajër. Ai fluturoi mbi kopsht si një hije dhe si një hije lundroi nëpër korije.

Studenti i ri ishte akoma i shtrirë në bar, ku e kishte lënë, dhe lotët nuk ishin tharë në sytë e tij të bukur.

“Gëzohu!” – thirri bilbili, “Ji i lumtur; ju do të keni trëndafilin tuaj të kuq. Do ta krijoj nga muzika në dritën e hënës dhe do ta ngjyros atë me gjakun e zemrës time. E vetmja gjë që unë kërkoj prej jush është që ju jeni një dashnor i vërtetë, sepse Dashuria është më e mençur se Filozofia, megjithëse është e mençur, dhe më e fuqishme se Forca, edhe pse është e fuqishme. Krahët e tij janë me flakë dhe trupi i tij është ngjyrosur si zjarri. Buzët e tij janë aq të ëmbla sa mjalti dhe fryma e tij është si temjan.

Studenti shikoi nga bari, dhe dëgjoi, por nuk kuptoi se çfarë po i thoshte ajo biletë, sepse ai dinte vetëm ato që shkruheshin në libra.

Por lisi e kuptoi dhe u ndje i trishtuar, sepse ishte shumë i dashur për bilbilin e vogël që kishte ndërtuar folenë në degët e tij.

“Më këndo një këngë të fundit”, pëshpëriti ajo; “Do të ndihem shumë i vetmuar kur të keni ikur”.

Kështu, bilbili këndoi për lisin, dhe zëri i tij ishte si uji i zjarrtë që gëlonte nga një vazo e argjend.

Kur mbaroi së kënduari, studenti u ngrit dhe mori një fletore dhe laps nga xhepi.

«Ai ka një formë të tijën», i tha vetes, ndërsa po largohej nëpër korije, «e cila nuk mund të mohohet; po provon diçka? Kam frikë jo. Në realitet, është si shumica e artistëve: gjithë stil, pa sinqeritet. Ai nuk do ta sakrifikonte veten për të tjerët. Thjesht mendoni për muzikën, dhe të gjithë e dinë që artet janë egoiste. Sidoqoftë, duhet pranuar që ka disa nota të bukura në zërin e tij. Ç’keqardhje që nuk të thonë asgjë, ose që nuk kanë asnjë dobishmëri». Dhe ai shkoi në dhomën e tij, u shtri në shtratin e tij të vogël dhe filloi të mendojë për të dashurën e tij; dhe, pas ca kohe, ai ra ne gjumë.

Dhe kur hëna ndriçonte në qiell, bilbili fluturoi drejt kopshtit të trëndafilit dhe përkuli gjoksin mbi gjemb. Gjatë gjithë natës ai këndoi me gjoksin mbi gjemb, dhe hëna e ftohtë kristal u përkul dhe dëgjoi. Ai këndoi gjithë natën, gjembi depërtonte gjithnjë e më thellë në gjoks, dhe gjallëria e tij pakësohej gjithnjë e më shumë.

Filloi të këndonte për lindjen e dashurisë në zemrat e një djali dhe të një vajze. Dhe në degën më të lartë të rrënjës së trëndafilit çeli një gonxhe e mrekullueshme, petale pas petaleje, si  dhe kënga e ndjekur nga kënga. E tillë ishte, në fillim, si mjegulla që

mbizotëron – e zbehtë si këmbët e mëngjesit – dhe e argjendtë si krahët e aurorës. Si hija e një trëndafili në një pasqyrë argjendi, si hija e një trëndafili në një pellg uji, kështu ishte trëndafili që lulëzoi në degën më të lartë të rrënjës së trëndafilit.

Por bima i bërtiti bilbilit që të mbështetej  më fort mbi gjemb. “Mbështetu më fort, bilbil i vogël,” thirri ai, “ose do të vijë dita para se trëndafili të mbarojë”.

Kështu, bilbili mbështetet  më fort mbi gjemb  dhe kënga e tij u rrit më shumë sepse këndonte për lindjen e pasionit në shpirtin e një burri dhe të një gruaje.

Dhe një përskuqje delikate spikati mes gjetheve të trëndafilit, si pëskuqja në fytyrën e dhëndrit kur puth buzët e nuses.

Por gjembi nuk kishte arritur akoma në zemrën e tij dhe kështu zemra e trëndafilit mbeste e bardhë, sepse vetëm gjaku i zemrës së një bilbili mund ta bëjë të purpurt. zemrën e një trëndafili.

Por rrënja e trëndafilit i bërtiti bilbilit që të mbështetej më fort mbi gjemb. «Mbështetu më fort, bilbil i vogël», «thirri trëndafili, «ose do të vijë dita para se trëndafili të mbarojë.

Kështu, bilbili mbështetej më fort mbi gjemba, dhe gjembi i preku zemrën dhe një një therje e fort dhimbjeje e shpoi atë. E hidhur e hidhur ishte dhimbja dhe përherë e më egër ngrihej kënga e tij, pasi ai këndonte i këndonte Dashurisë që përsoset nga Vdekja, e Dashurisë që nuk vdes në varr.

Dhe trëndafili i mrekullueshëm u bë i purpurt, si trëndafili i qiellit të Lindjes. Vjollcë ishte rripi i petaleve, dhe pëlhura e kuqe si një rubin ishte zemra.+++++++++

Por zëri i bilbilit u dobësua, krahët e tij të vegjël filluan të rrahin dhe i ra një perde mbi sy. Përherë më e dobët bëhej kënga e tij  po dobësohej dhe u ndjeu veten që po fikej.

Pastaj shpërtheu në një triumf të fundit muzike. Hëna e bardha e dëgjoi, harroi agimin dhe qëndroi lart në qiell. Trëndafili i kuq e dëgjoi, u drodh i gjithi në ekstaz dhe hapi petalet e tij në ajrin e ftohtë  të mëngjesit. Jehona e çoi në shpellën vjollcë midis kodrave dhe zgjoi barinjtë nga ëndrrat e tyre. Lundroi  përmes kallamave të lumit, të cilët bartën mesazhin e tij në det.

«Shikoni, shikoni!» – bërtiti rrënja e tëndafit,  «trëndafili mbaruar tani», por bilbili nuk u përgjigj, sepse  sepse ishte shtrirë i vdekur në barin e gjatë, me gjembin në zemër.

Dhe në mesditë studenti hapi dritaren dhe shikoi jashtë.

«Po ç’fat i mrekullueshëm!»  thirri; «Këtu është një trëndafil i kuq! Nuk kam parë kurrë një trëndafil të tillë gjatë gjithë jetës  sime. Është  kaq shumë dhe bukur sa jam i sigurisht që ka një emër të pafund në latinisht»;  u përkul dhe këputi.

Pastaj vuri kapelën në kokë  dhe ia krisi vrapit deri në shtëpinë e profesorit me trëndafilin në dorë.

E bija e profesorit ishte ulur në  pragun derës duke mbështjellë mëndafshin blu në një çikrik, dhe qenushi i saj ishte strukur te këmbët e saj.

«Ju thatë se do të kërcenit me mua, po t’ju kisha sjell një trëndafil të kuq»,  thirri studenti.  mund të bëni kishit më shumë një trëndafil të kuq», studentë të Bërtiti. «Ja ku e ke trëndafilin më të kuq në botë. A do të viny sonte në pranë zemrës, dhe ndërsa ne do të vallëzojmë së bashku unë do t;ju them sa shumë ju dua”.

Por vajza vrenjti ballin.

“Kam frikë se nuk do të intonohet me fustanin tim», u përgjigj ajo; «Dhe veç kësaj, nipi i Chamberlanit më ka dërguar disa bizhuteritë të vërteta, dhe të gjithë e dinë se se bizhuteritë kushtojnë shumë më tepër sesa lulet».

“Fjala ime, jeni shumë mosmirënjohëse», tha studenti me zemërim; dhe ai hodhi trëndafilin në rrugë, nga e cila ra në një kanal  mbeturinash dhe një karrocë i hipi sipër.

« Mosmirënjohës !», tha vajza. «Dini një gjë? Jeni shumë i pasjellshëm; dhe, në fund të fundit, kush jeni ju? Vetëm një student. Unë nuk besoj që ju të keni tokëza argjendi në këpucë si nipi i Ciamberlainit »; u çua nga karrigia dhe hyri në shtëpi.

«Ç’gjë e marrë është është dashuria», tha studenti ndërsa po largohej. “Nuk ka gjysmën e dobisë së logjikës, sepse nuk vërteton asgjë, dhe tregon përherë për gjëra që nuk do të ndodhin, duke na  bërë të besojmë gjëra jo të vërteta. Në realitet, është mjaft pak praktike dhe në kohë si kjo, të jesh praktik është gjithçka. Do të kthehem në filzofi dhe do të studioj metafizikë ».

Kështu u kthye në dhomën e vet, nxori një libër të madh të  pluhurosur dhe filloi të lexojë.

 

 

 

Përkthimi i Faslli Haliti

Mos vallë kemi humbur forcën njerëzore, mos vallë për këtë ka marrë Nobelin?! Nga Natasha Pustina

Duke lexuar Mëngjarashen

Disa mendime personale per Nobelistin e ketij viti

Ndoshta do te kalonte pa u ndjere,ose me vrejtje te vecanta, qe behen nga specialiste,ose dashamires te shijeve te ndryshme letrare,po te mos ishte shkrimtari aq i diskutuar, Peter Handke,qe e mori kete cmim per letersine e vitit2019.

Nuk marr persiper te gjykoj irritimin njerezor te grupeve dhe shoqatave mbare europiane,qe tashme jane publikuar gjeresisht,por desha te beja te njohur disa ide te mijat ,per letersine;

– Zakonisht nje liber , proze a poezi qofte,e vleresoj nga emocionet apo ndjesite qe me jep,nga njohurite qe fitoj prej tij,stili dhe personazhet qe paraqiten,ngjarjet dhe mesazhet qe percjell,mardheniet dialoguese te mencura dhe lakonike,analiza dhe finesa e situatave shoqerore qe krijohen,e mbi te gjitha stili kolorit modern pa sterhollime ,i vertete pa zbukurime.

E mora ne dore me kuriozitet librin “Mengjarashja,, dhe u perpoqa te provoja ndonje ndjesi te forte, ( Per autorin ,te them te drejten nuk kisha degjuar,lexova veten mbasi fitoi çmimin Nobel) duke pritur me durim,zhvillimin e librit.

Diku, ne googles, kisha lexuar – Pa koke dhe bisht, mu duk nje shprehje shume e goditur,kjo ishte edhe ndjesia qe mu krijua mua.

Shume mundim per te bere nje lidhje ,nje teme, e te gjeja se ç’donte te thoshte autori ne te.

Me ngjalli vetem nje peshtjellim qe nuk gjeja prehje; ç’kerkonte kjo grua nga jeta, qe mezi i mesuam edhe emrin (Mariane) , me lirine e saj , qe nuk dinte ç’ta bente, te jetonte vetem me femijen e saj ,qe edhe atij , nuk i dha as fare gjalleri apo gezim.

Ne çdo veprim te tyre nene e bir,kishte nje apati,qe te bente ti shkundje,

Kjo ishte linja qe pershkonte gjithe librin.

Burri i saj qe kish munguar per nje kohe te gjate,kthehet nga jasht shtetit ,pa ndonje emocion e mbas nje deklarate , – Une atje, kam menduar per ty dhe Stefanin (djali 8 vjec), dhe per here te pare, mbas shume kohesh, m’u krijua ndjesia qe i perkasim me te vertete njeri tjetrit.

Mbas kesaj ,gruaja u kthjellua dhe i kerkoi te largohej,e ai pa iu dridhur qerpiku , u largua sikur te mos kish bere ate deklarate etj.etj.

Edhe tentativa e saj per te vazhduar punen ,atje ku e kish lene, ishte jashtezakonisht apatike,qendronte kohe te tera para makines se shkrimit si e varur ne te.

Motivet ne liber jane nga me te ndryshmet,eshte bere edhe film qe u diskutua dhe u quajt i trajtuar krejt ndryshe!……

Nuk e kuptoj vleren dhe idene e ketij libri.

Mos valle kemi humbur forcen njerezore, mos valle per kete ka marre Cmimin Nobel?…..

Historia e panjohur e Pano Taçit- Nga poezia që i “dhuroi” 24 vjet burg, te gruaja që e braktisi dhe “çmimet” me të dënuarit…

Dashnor Kaloçi/ Kjo eshte historia e panjohur e poetit të njohur Pano Taçi, i cili kaloi mbi dy dekada të jetës së tij në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pas viteve ’90-të u bë i famshëm për librat e tij me poezi erotike, që më së shumti i këndonin dhimbjes së një jete plot peripeci dhe privacione.

Disa nga të pathënat të jetës së tij që nga fëmijria kur ishte Debatikas, mosha 12 vjeçare kur ai u njoh me Lasgush Poradecin që i botoi dhe poezinë e pare, tre arrestimet dhe dënimet, shokët dhe bashkëvuajtësit në kampe dhe burgje, poezia që i ndryshoi rrjedhën e jetës, çmimi “Naim Frashëri” që fitoi në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë, “çmimi” tjetër në burg ku në “juri” ishin disa nga personalitetet më të spikatura të artit, kulturës, politikës dhe letrave shqipe të periudhës së Monarkisë dhe më pas , si dhe botimi i librave të parë të tij pas viteve ’90-të, për të cilat ai do të shprehej: “Rinia ime e pakonsumuar në këtë moshë të kaluar, brengat e dhembjet e një jete të trazuar janë prushi ku piqet nektari i poezisë që më del nga shpirti dhe hedh në letër, e ku, pa këto trazira në një jetë të qetë do të isha i vdekur”.

 

Ndërsa librat dhe vëllimet poetike të Pano Taçit tashmë janë mjaft të njohura, pasi mbas viteve ’90-të ai pati një famë të madhe edhe për shkak të poezisë erotike që lëvroi me sukses si askush tjetër, historia e jetës së tij pothuaj është fare e panjohur. Ndaj në këto pak rradhë, po mundohemi të japim disa copëza nga jeta e tij, të cilat na i tregonte vite të shkuara kur bashkë me Tos Baxhakun e ndjerë, herë pas here i bënim shoqëri tek lokali i “Fidelit”, ku ai kalonte pjesën më të madhe të kohës dhe ne jo pak. I përkulur mbi copat e letrës ku hidhte vargje që më pas do të mbushnin libra të tërë, qëndronte me orë të tëra i zhytur në mendime duke tymosur me llullën e tij që s’e hiqte kurrë nga goja, dhe duke kthyer ndonjë gotë konjak “Skënderbeu” me akull. Nga tavolina ku rrinte gjithnjë i vetëm dhe ku nuk e shqetësonte askush, mund të lëvizte vetëm kur i thonim: “Xha Pano, po të kërkon Xhevo (Xhevahir Spahiu), miku i ngushtë i tij, apo kur dilte për të parë motorrin “Vespa”, që e parkonte ndonjëherë fare pranë “Fidelit” dhe kthehej përsëri brenda për të vazhduar ritualin e tij. Hedhjen e vargjeve mbi copa letre, që kur kënaqej me to, herë herë na thërriste dhe na i lexonte, apo më saktë na i recitonte me sytë që i gëzonin si një fëmijë i lumtur….!

Fëmijria e Panos nga Gjirokastra në Tiranë

I lindur në qytetin e gurtë të Gjirokastrës në vitin 1929, Pano Taçi do të largohej që i vogël nga familja e tij për t’u rritur nga Thoma Papapano, ose siç njihej ndryshe në qytetin e tij, si Basho Thomai, i cili për shumë vite do të ishte kujdestari i Panos së vogël. Në shkollën “Koto Hoxhi” të qytetit të Gjirokstrës ai do të kryente  mësimet e para të shkollës  fillore së bashku me dy nga shokët e tij ndonëse më të vegjël se ai,  Agim Shehun e Ismail Kadarenë. Në fillimet e luftës italo-greke në vitin 1940, Pano Taçi detyrohet të lërë qytetin e lindjes nga reperkursionet që pritej të kishte nga grekët si familje nacionaliste, ku gjyshi i tij Pano Taçi (nga i cili ka trashëguar edhe emrin Pano), prifti nacionalist, ishte armik i betuar i tyre. Me ardhjen e Basho Thomait në Tiranë erdhi dhe Pano i vogël, i cili ndonëse kishte të gjithë familjen e tij  këtu, ai nuk do t’i ndahej Bashos, që frekuentonte asokohe ambientet më intelektuale të kryeqytetit. Kështu, diku nga fundi i vitit 1941, Basho Thomai së bashku me Panon 12 vjeçar, shkuan në kafe “Kursal”-in e famshëm që asokohe frekuentohej nga shumë personalitete të kulturës dhe politikës, që ishin edhe elita e vëndit. Aty për herë të parë Pano do të takohej me Lasgush Poradecin, për të cilin ai kishte lexuar nëpër libra dhe kishte ngelur i mahnitur nga poezitë e tij të cilat Pano i dinte përmendësh dhe shpesh duke u munduar të shkruante vetë si ai. Bashkë me Lasgushin e madh në atë tavolinë ishte edhe Eqerem Çabej e Dr. Kërçiku, të cilët sapo e panë Bashon Thomanë e ftuan në tavolinë. ”Lasgushi ishte një burrë  shumë simpatik dhe i veshur bukur me kostum të zi dhe me papion”, kujtonte Pano atë takim, që në jetën e tij do të ishte një pikë kthese, duke ju kushtuar tërësisht poezisë nga e cila do të kishte një jetë të trazuar dhe plot peripeci. “Lasgushi më kërkoi që unë t’i recitoja disa nga vargjet e mia”, kujtonte Pano dhe me këmbënguljen e Çabejt, ai mundi t’i recitojë një vjershë, ashtu krejt i skuqur nga turpi. Lasgushi këtë vjershë që më tepër ishte si gjëagjëzë do ta mbante mend dhe do ta botonte në gazetën ”Bleta”, e cila do të ishte dhe e para herë që Pano Taçi do të lexonte emrin e tij në gazetë, poshtë poezisë së tij.

Pano, një nga themeluesit e “Debatikut”

Me ardhjen në Tiranë, Pano do të njihej me disa bashkëmoshatarë të tij, si: Selman Vaqari, Musa Anadolli, Shefqet Çela, Gëzim Erebara, etj., të cilët do të ishin dhe themeluesit e organizatës së “Debatiku”-t. Lidhur me këtë Pano tregonte se në vitin 1941, aty nga muaji maj, ai bashkë me shokët e tij kanë hequr nga zyrat e Fashios flamurin italian dhe kanë lënë vetëm atë shqiptar, gjë për të cilën ai kujtonte se ka qenë aksioni i parë i kësaj organizate. Në qershorin e vitit 1944, babai i Panos, Koço Taçi, kryen një aksion për rrëmbimin e arshivës së Ministrisë së Brendëshme, ku pasi spiunohet, kapet dhe torturohet. I frikësuar nga kjo, Pano detyrohet dhe del partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, duke bërë pjesë në një skuadër zbuluese të shtabit të Brigadës dhe në rradhët e saj Pano do të merrte pjesë në të gjitha luftimet deri në çlirimin e qytetit të Shkodrës.

Poezia që e dërgoi Panon në burg

Pas mbarimit të Luftës, me fillimin e mësimeve në Tiranë, Pano nuk do të hiqte dorë nga poezitë që i kishte aq për zemër. Kështu në bangat e shkollës ai do të shkruante një poezi të cilën ja kushtonte një shoqeje të klasës që ishte mjaft simpatike. Poezia që Pano shkroi, do të denoncohej nga Byroja e Rinsë së shkollës si një poezi dekadente dhe u vendos për përjashtimin e tij nga shkolla. Pano qeshte kur e kujtonte këtë ndodhi që i ndërroi atij “kursin” dhe gjithë rrjedhën e jetës. Motivacioni i përjashtimit të tij ishte “Poezi dekadente dhe dashuri borgjeze”. Kjo ndodhi për arsyen se vajza të cilës i kushtohej poezia, ishte e bija e një ushtaraku madhor. Pasi u përjashtua nga shkolla, Pano shkoi në qytetin e tij të lindjes, në Gjirokastër, ku mendonte se mund të vazhdonte mesimet e ndërprera dhe se nuk do të merrej vesh përjashtimi i tij. Por gaboi, sepse shkolla ishte njohur me masën e marrë ndaj tij. I mërrzitur Pano i shprehet një shoku të tij:  “Po nuk më lanë të vazhdoj shkollën, do të arratisem për në Greqi dhe prej andej për në Amerikë tek gjyshi, që punon bashkë me Fan Nolin”. Por këto fjalë të thënë me naivitetin e një adoleshenti, rezultuan fatale, pasi shoku  i tij shpejt e shpejt bëri denoncim dhe Pano arrestohet e sillet në Tiranë, ku dënohet me 18 muaj burg, të cilat i vuajti po në Tiranë. Pas lirimit nga burgu, ai internohet në Savër të Lushnjës, ku asokohe ndodheshin shumë nga familjet që ishin shpallur “armike” të regjimit komunist.

Në internim njihet me Sejfulla Malëshovën

Gjatë periudhës së internimit, Pano njihet dhe krijon shoqëri të ngushtë me Zenel Prodanin (ish-prefekt në kohën e Zogut) dhe duke përfituar nga një porosi që Lasgushi, tashmë miku i Panos, i kishte dhënë kryetarit të Degës së Brendëshme të Lushnjës, Nuçi Tira, “që ta kishte pak kujdes atë”, duke shfrytëzuar kohën në mes të apelit të mëngjesit dhe të darkës, Pano shkonte në Fier dhe takohej me Sejfulla Malëshovën. “Në atë kohë Sejfullai vazhdonte të përkthente poetin e madh rus Nekrasovin, me poemën ‘Mëmë Rusi”, kujtonte Pano me nostalgji Lame Kodrën, dhe disa nga vargjet e tij të famshme, si: ”Pse e dua Shqipërine / Për një stan në Trebeshin / Për një lule në lëndinë”.

Kthimi në Tiranë dhe burgu për here të dytë

Pasi mbaroi katër vitet e internimit në fushat e Myzeqesë, Pano rikthehet në Tiranë dhe çdo mbasdite ai shkonte dhe takonte Lasgushin tek kafe “Flora”, ku ai pinte kafen rregullisht me miqtë e tij. Në vitin 1960, Pano njihet dhe martohet me një vajzë me origjinë greke, familja e së cilës kishte ardhur nga Greqia në vitin 1949 dhe në atë kohë banonin në Lushnjë. Nga kjo martesë erdhi në jetë një djalë, të cilin Pano e la vetëm gjashtë muajsh, pasi ai u dënua përsri dhe djalin mundi ta shohë vetëm pas 27 vitesh! Pas kthimit nga internimi në Tiranë, Pano kishte zënë një shoqëri të ngushtë me Jorgo Bllacin dhe Bajram Hysenin, edhe këta letrarë të njohur. Të tre ishin të pakënaqur nga regjimi komunist dhe shpesh në bisedat e ndryshme që bënin, ata diskutonin edhe për mungesën e fjalës së lire, etj., rezerva që ata kishin. Ndërkaq një i katert u shtua në shoqërinë e tyre me “porosi”, i cili një ditë të bukur denoncoi qëndrimet e tyre , dhe ata u arrestuan e u dënuan të tre me nga 5 vite burg. Këtë dënim Pano e vuajti në kampe-burgjet e Rubikut, Laçit, Fushë-Krujës dhe Elbasanit, ku asokohe ndërtoheshin objektet industriale si fabrika dhe uzina. Në vitin 1968 ai përfundon dënimin dhe u stabilizua në punë si montator në vepra të ndryshme industriale që ndërtoheshin asokohe në disa rrethe të vëndit.

Pano fiton çmimin e pare në poezi

Edhe pse me një jetë të vështirë në kampe dhe burgje, Pano vazhdoi pasionin e tij të të shkruarit poezi, ku miqtë e tij me sakrifica ia botonin, edhe pse herë pas here kishin probleme, pasi në adresë të redaksive dërgoheshin letra ku vinin në pah biografinë e tij. Nga ajo periudhë kohe Pano kujtonte një konkurs që zhvilloi Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi”, në Tiranë, ku morën pjesë letrarë të njohur dhe Pano fitoi çmimin e parë, me poezinë ”Ballada e gjahtarit”. Po kështu me ndihmën e Vath Koreshit, Pano arrin të botojë te “Zëri i Popullit”, një cikël me poezi për Kosovën, për të cilat Koreshi u kritikua “përse ishin botuar poezitë e një reaksionari”. Në vitin 1962, Aleks Çaçi i botoi Panos një poezi tek gazeta “Drita” të titulluar “Balona”, por edhe në këtë rast Aleksit ju krijuan probleme. Miku i ngushtë i Panos, Kin Dushi, për të cilin ai thoshtë se ishte një njeri me zemër të madhe dhe shpirt liberal, arrin t’i botojë një cikël me poezi tek revista “Ylli”, por duke vendosur vetëm inicialet dhe jo emrin e autorit. Në korrik 1964, Panos iu botuan disa poezi si: ”Shoku zot”, “Gjoni”, ”Një varr që mban dy varre” (kushtuar Liri Gegës, që u pushkatua shtatëzan),  poezi të cilat më pas iu përdorën në hetuesi dhe u quajtën si “dekadente që evokonin thirrje për kryengritje” dhe për këtë, Pano u dënua përsëri.

15 vite burg, poezia “mikja” e pandarë e Panos 

Pas daljes nga burgu, në vitin 1974, Pano shkon vetë vullnetarisht në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, ”për të rregulluar biografinë”, me shpresë se do të harrohej e shkuara e tij. Por ai nuk do të gjente qetësi, përkundrazi situata u bë më e rëndë. Pas një muaji në Elbasan, Panon e arrestuan në sy të punëtorëve duke e akuzuar si: “punëtor me pamje dhe mendime borgjezi”, dhe ai u dënua me 15 vite burg. Pas kësaj, nga presioni, gruaja bëri divorcin me të duke e ndarë me gjyq dhe ai nuk e pa më kurrë atë. Ndërkaq gjatë vuajtjes së dënimit në burgje, Pano nuk rreshti së shkruari poezi. Ai kujtonte se edhe në burgje zhvilloheshin konkurse, ku në një prej të cilave ai morri çmimin e pare dhe në atë konkurs morën pjesë personalitete të tilla si: Mirash Ivanaj, Astrit Delvina, Fiqiri Llagami, Kudret Kokoshi, Fejzi Dika, Lazër Radi etj. Juria e këtij konkursi ku Pano u vlersua dhe mori çmimin e pare, ishte nga bashkëvuajtësit e tij, personalitete nga më të spikatura në kohën e tyre, nga arti, kultura, politika etj, si: Gjergj Bubani, Mihal Zallari, Anton Frashëri, Et’hem Haxhiademi, Ali Cungu. Shpërblim i këtij çmimi nuk ishte vetëm moral por edhe material, ku Pano “fitoi” 10 paketa cigare, një pako kafe dhe një kg. sheqer. Pano kujtonte se një nga miqtë e tij dikur, kishte qene dhe Martin Camaj, edhe ky i ridënuar si pjesëmarrës në kryengritjen e Postribës, që pas burgut mundi të arratisej nga Shqipëria dhe bëri emër të madh në Perëndim, si poet, prozator, studjues, etj.

Pano Taçi ose “blerimi i thinjur”

I gjithë shpirti rinor poetik që Panos ju ndrydh burgjeve në rininë e tij të herëshme, duket sikur për kompesim i’u kthye në vitet e pleqërisë, ku ai botoi librin e tij të parë në vitin 1994 të titulluar, ”Blerim i Thinjur”. Librin e tij të dytë ai e botoi në vitin 1997, me titullin “Dhe vdekja do paguar”, për të cilin midis të tjerash, poeti Xhevair Spahiu ka shkruar: “Gjëndje dhe gjetje të mirfillta poetike shumë pikëllim dhe pak shpresë: hove të fundme dashurore në pleqëri të thellë, ja ç’na kumton me një thjeshtësi prekëse, poeti Pano Taçi, të cilit si burgu dhe pasburgu, ia mpakën por s’ia plakën dot shpirtin rebel dhe ndjeshmërinë thuajse serembiane. Humbellat e dhembjeve dhe ritmi i valëve të një jete të trazuar të pikin në zemër dhe të bëjnë të mendosh se njeriu nuk është një ishull i vetmuar, fati i tij është pjesë e fatit të të gjithëve”. Ndërsa lidhur me këtë, vetë Pano, do të shkruante: “Rinia ime e pakonsumuar në këtë moshë të kaluar, brengat e dhembjet e një jete të trazuar janë prushi ku piqet nektari i poezisë që më del nga shpirti dhe hedh në letër, e ku, pa këto trazira në një jetë të qetë do të isha i vdekur”./Memorie.al

Pesë etyde nga VIRON KONA

 

Gri

 

Njerëzia largohen nga qyteti i shkatërruar ku t`mundin,

“Bukuroshja  e Durrësit” i sheh me dëshpërim dhe habi,

Në një mal rënojash valvitet një flamur n`gjysmë shtize,

Një endacak ushqen një tufë pëllumbash me duart e tij.

 

Sprovë

 

Kohë provimi për njeriun janë këto ditë,

Për shpirtin,zemrën dhe karakterin e tij,

Disa zgjatin krahët, ndihmojnë fatkeqët,

Të tjerë u kthejnë shpinën, “c`est la vie!”

 

Fëmijët

 

Fëmijët  e vegjël s`dinë, s`kuptojnë,

Se ç`po ndodh sot te ne në Shqipëri,

Na shohin me sy pyetës e t`habitur:

Pse i shtrëngojmë aq fortë në gji!?

 

 

Pasiguri

 

Përpiqemi të fshehim gjendjen e panikut,

Toka jonë e dashur ka filluar të kolovitet,

Sytë dhe rrahjet e zemrave na tradhtojnë,

Dit` të trishta,drithëruese,pasiguria rritet.

 

Propoganda bën çmos të na jap pak forcë,

Të na shtojë guximin,besimin, optimizmin,

Fjalët tingëllojnë si t`daulles që është bosh,

Si zjarr i shuar tërësisht në palcë të dimrit.

 

Miza mburravece

 

Kalorësi fshikullon dendur dhe ajri përreth dridhet,

Kali nxjerrë shkumë,karroca me shpejtësi fluturon,

“Ehe, jam unë, që po e tërheq kaq shpejt karrocën!”

Mburret një mizë kali, që në kokën e tij po qëndron!

O e martë mos ardhsh kurrë! – Poezi nga NEKI LULAJ

Mbrëmja priste gaz te oxhaku
Po fati vjen dhe nën rrogoz
Pesë minuta larg konakut

Mbi asfalt gjaku pikon

 

O, ç ’të goditi  rrugë e qelqit

Telefoni sjell cingërimë të  çjerrë

Si farmak ajo vesë  e mëngjesit

Mos na ardhsh, o ditë e zezë

 

Thërrmoj  grushtat prej shtangimit

Më erdhi pranë  tmerri dhe dhimbja

Ah, që s’isha pranë lëngimit.

Kur kishte ikur vetëdija

 

Në damarë rridhte morfina

Nëpër gojë   nuk kishte fjalë

Po më zgjohej dashuria

Po më kthehej jetë e gjatë.

 

Për ty, Lale, bëja roje

Dorë e ftohtë, zemër e mpirë
Ngrihu zemër presin shoqe

Presin djemtë me fëmijë.

 

Kthena prapë lumturinë

Na kthe vitet tërë jetë

Ti na mbolle krenarinë

Në një det që po buçet,

 

Ti qëndrove në shtrëngata

Ishe mbete veç  fatbardhë

Le të ikë në hone nata

Se të duam bash në ballë

..

Speyer, Nëntor  2019

INDIVIDI DHE ATDHEU – Poezi nga ATDHE GECI

Liri, ne ende jemi  në  të mbjellat e farave
Liri, ne ende s´jemi në stinën e të korrave!
( a. g. )
Jetën që po jetojmë duhet ta themi të tërën
atdheu ynë Iliria, është e plagosur në qenie
ndarja vendit  po godet me ndarje të reja
me pika gjaku  i  kemi  pragjet  e  shtëpive
ngritu atdheu im, ti e di kush ty të mbron!
Gjuhë, liri, atdhe, flamur, u kam të shenjtë
këto vargje  i kam himn në të tëra krijimet
por ajo që mua më sjellë  frymëzim  është
muza, hapësirat  e  panjohura të së vërtetës
e vërteta e vogël më e vogël se atomet dhe
futonet, grimcat më voglane të qenies sime
Udhët e heshtjes janë  gropa  katakombesh
stuhi të ashpra erërash  pa emër e mbiemër
himn kthesash nëpër  trazira  të  ndjeshme!
Gjuhë, liri, atdhe, flamur, ju kam të shenjtë
njerëzit e sotëm  jemi vonë në disa procese
ndriçuesit e qenies janë  tjetër  lloj i muzës
poezia tek unë më vjen prej së brendëshmi
trokitjet e saj  janë  tinguj, melodi, frymim
me poezinë  jam  afër  dhe larg, jemi qenie
Njeri, liri në mua quaj atë që mund ta kem,
atë që mund ta preki, ta ndiej, dhe ta shijoj
dua të jetoj si notat, si  tingujt, si  meloditë
liria në mua nuk vjen nga besimet, por nga
kultura e vetëdijës, dhe aftësia sa krijojë!
Liri, ende jemi në të mbjellat  e  farërave
Liri, ne ende s´jemi n´stinën e të korrave!…

 

Atdhe Geci – Dhjetor, 2019

LIDHJA E ÇAMO ARVANITËVE – Poezi nga ATDHE GECI

 

Çamëri, lirinë kërkoje tek vetja e jote;
bjeri idesë, Greqinë flake nga Çamëria
Erakthyer e Epirit pellazgjik, përgjigju;
krijo lidhjen midis çamëve dhe arvanitëve
se Lidhja midis Çamëve dhe Arvanitëve
është çelësi i zgjidhjes sonë me Greqinë!…

MIKRO ESE ME ATOME LETRARE DHE KITARA SERENATASH – Nga THANI NAQO

Aha, miku im, kur ishim letrarë, me mustaqe të porsadirsura, çeç na dukej vetja… D.m. th. pandehnim se ishim ndryshe nga të tjerët, por edhe të tjerët ishin ndryshe nga njëri tjetri, paçka se duartrokisnim të njëjtat parulla… Por ja u shemb kloni, u hapën kufijtë, dikush ia krisi vrapit, ku sytë këmbët dhe dikush nuk pati dëshirë e as guxim të përballet me të panjohurën. Disa, nga ata që ikën e nga ata që mbetën, hoqën dorë nga barazitizmi sepse iu shkrep të bëheshin të pasur ose të vdekur. Të tjerë, nga armata e ëndërrimtarëve, zgjodhën rrugën qiellore, për të pushtuar një ngastër të kaltër, paçka se shpresonin për rrugën e zgjedhur, të shenjtën, letraren, dhe mbetën xhepshpuar. Mirëpo, këta të fundit, ku edhe unë fus veten në listën e tyre, në sajë të fitores për Fjalën e Lirë, e në sajë të germave prej ajri, u shtuam në Progresion Gjeometrik. Kush më shumë e kush më pak, ca me foto e ca me të shkruara, kemi çapëlyer zemrën dhe rrëfehemi para Altarit të Letërsisë dhe të Arteve. Rrëfehen pa drotje intimitetet e gjer në ëndrrat, asi lloj intimitetesh dhe ëndrrash që çlirojnë zemrën e ngjeshur paq me padrejtësira dhe dëshira të prangosura. Ama, miku im, pavarësisht nga sa rendita më lart, sikush ka krijuar orbitën e tij… Rrotullohemi rreth vetes!…Njëlloj dhe unë, njëlloj e ti, e mijra, në mos miliona të tjerë që shkruajnë. Bota Letrare miku im, nuk habitet pas neve, sido që të rrotullohemi; në daç edhe si fugë, apo, fundja edhe të digjemi, si meteorë, do ngushëllohemi se mjafton që lamë një vijë disa sekondëshe, vijë të zjarrtë, në orbitën tonë dhe pastaj le të digjemi e të kthehemi në pluhur kozmik. Prandaj Bota Letrare na duket sa e thjeshtë por dhe shumë nazike dhe e ndërlikuar. Dhe e tillë është, herë e thjeshtë e herë e ndërlikuar, dhe kjo e dyta, sidomos në koncepte, përjetime, pandehma, shije estetike, që sjellin entusiasiazëm por dhe ankime, e të dyja këto, në raport me të tjerët; nuk perceptojmë e as mendojmë njëlloj. Herë e përqafojmë dhe e puthim dhe e ledhatojmë Botën Letrare, si të dashurën, dhe herë me dhimbje poetike ankohemi e quravitemi e vajtojmë që na ka inat, e nuk na përqafon. Atëherë, ajo, Bota, por dhe ajo letrarja, na duken pengore, pengore nga ato që u venë mëzave për të mësuar revanin …
Revani, thonë xhambazët, nuk trashëgohet, por veterinerët thonë se ka përjashtime…
Ose, po e them troç, siç e pohon troç Bernard Shou, irlandezi:
“Shpesh artistëve u bëhet se u kanë drejtuar grykën e topit, ndërsa në të vërtetë po i shohin me dylbi kureshtje.”
Paranojat dhe pandehmat pesimiste janë thyesa të vështira, më të vështira se Binomi i Njutonit…Thonë dhe unë e besoj, miku im, se Bota Letrare e Përtejme ndodhet diku, në mes të PARAJSËS ku ka më shumë dritë se atje ku shkojnë shumica. Atje do jemi, ti e unë, së bashku me emërvegjlit e emërmëdhenjtë, të bardhë, të zinj e të verdhë. Mos mendo se Atomet Letrare janë me përmasa dhe veçori të njëjta…Ama, që të bëhesh Atom Letrar nuk është e kollajtë dhe as e pakët!…
Të uroj shëndet, miku im, uroj edhe muzë poetike! Nga pranvera që vjen, më paralajmëron Horoskopi i Serenatave, do mblidhem me miqtë e zemrës dhe do këpusim telat e kitarave!
7 Dhjetor, 2019

“Populli i sëmurë”… (Prehja që do vijë?!) – Esé nga REX KASUMAJ

Berlin, vjeshtë 2019

 

1.
Ditë e bukur nëntori e vitit 1968. Vjeshta shpaloste bujarisht bukurinë e verdhë. Ar mbi gjithçka. Dhe mbi epokën e ringjalljes.

Për fatin e saj dhe fatkeqësinë e kancelarit, rojat e Berlinit, nuk e njihnin. Po, po. Ishte ajo e askush tjetër. Dama e flokëkrehur kujdesshëm, kishte thërritur edhe më parë nga tribuna e vizitorëve në një seancë Bundestagu në Bon. Me patos. Kurajo civile. E frymë të re që shenjëzonte brezin pasnacist.

Ishte kjo (sipas Jan Demas) 29 vjeçarja Beate Klarsfeld. Kongresi i CDU-së mbyllte punimet. Kancelari federal Kiesinnger kuvendonte lirshëm me të ftuar e admirues. Figurë markante. I qeshur. Plot entusiazëm. Pa përtesë e krejt mirësjellshëm, shpërndante autogramet e shumta.

Në një çast shpërqëndrimi, afrohet anësh një vajzë e vetmuar. Kancelari vonohet. Një përjetësi, gati si në ëndrrat e liga kur nuk mund parandalosh asgjë. Si t’a ndjente praninë, kthehet papritur dhe të dy gjenden përballë. Në vend të përshëndetjes, zonjusha symprehtë i jep atij një shpullë ftyrës, duke brohoritur tri herë: “Nacist”!

Një ditë më pas, ajo mori një vit burgim dhe 50 buqeta lulesh.

2.
Kohë tjetër. Vitet e parë të shekullit të ri. Gebëllsi i Sllobodanit, Vuçiq, për të betonuar vazhdimsinë, fronsohet pushtetshëm në Belgrad.

I përfalet demiurgut shpirtëror. Me idhujtari. Koherencë doktrine. Ishte prijës i madh, thoshte pranë Ujmanit shqiptar. Liqenit, në syprinën e të cilit, hëna kish pasqyruar tmerrin e krimit përbindshor serbian kundër tyre.

Frymëzuar nga skena gjermane, ngrejmë tani në amfiteatrin virtual shfaqjen e pamundshme në Pallatin e Dedinjes në Belgrad. Event salloni. Pjesëmarrës e ndjekës rrethojnë trashëgimtarin e burgtarit që ngrysi jetën qelive të Hagës. Ngadalë, pa e vërejtur askush, as syri zhbirues i sigurimsave, përvidhet një vajzë e bukur, simbol i një brezi dhe kulture të re postfashiste. Dhe ndërsa Presidenti pret t’i kërkojë autogramin e ëndërruar, gjithçka përmbyset. Humb shkëlqimin. Zymtohet. Prishet eleganca. Hallakaten rojat. Ai merr prej saj t’papriturën: një shuplakë ftyrës. Dhe tri herë atë thirrjen e prerë revoltuese: fashist!

Kjo mrekulli, ndërkaq, nuk është shënuar në asnjë kronikë. Sepse, thjeshtë, s’ka ndodhur kurrë. E largët apo e mosqenshme është ende, a, mbase, përgjithmonë.

3.
Një “popull i sëmurë”? Kështu, në fakt, e shihte popullin e tij Friedrich Wilhelm Foersters në messhekullin e ikur. E trondiste ideja se të jesh gjerman qenkësh shéjtnia më e epërme e Universit të paanë. Ndaj librat e tij do hynin frikshëm në “Listës së zezë”. Dhe, si pasojë, do bëheshin pjesë e ritualit të egër: djegies së tyre. Ndërkohë që Europa kish rënë në heshtje, orgjia s’ndalonte dot. E poshtëruar nga Lufta e parë, Gjermania kërkonte shpagim: rend bote, madje religjion të ri që mohonte vetë Selinë e shenjtë. Führeri kishte përkryer teorinë e mbiracës. Mirëpo, për çudi, ishte një sëmundje që nuk ligështonte. Lloji i saj i rrallë, do t’a bënte atë më fuqimadhen e kohës.

Veçse ky popull, kur murtaja do shporrej, gjeti formulën e përtëritjes. Do mposhtte lëngatën mortore me një Komision të veçantë denacistifikimi e karatsis kolektiv, për t’u bërë amzë përlindëse e Shtëpisë së hirshme Europë.

4.
Ndryshe prej tij, serbi, ky hipokondriak kolektiv, e do sëmundjen e vet që transmetohet nga koha në kohë. Trajtën vendore të delirit hegjemonial. Përherë. Qysh në motet e dyndjes këndej, në Gadishullin ilirik. Ajo i dhuron kuptim ekzistencës së tij. E bën të lumtur. Ndjehet vetja nën krusmën e saj, të rrallëngjashme në botë. Dhe kjo është, me gjasë, arsyeja që nuk lypë kurë asnjëherë e askund.

Si për të provuar këtë, një letrar mediokër serb, P. Sariq, rreth 30 vjet më parë, titullonte romanin e tij “Sundimtari vjen nesër”. Sikur desh të thoshte figurshëm e krejt fluturak “I Kryesëmuri vjen nesër”. Dhe vinte, vërtetë, si njëri prej saturnalesh tyre të përgjakura…

Ndonëse e pakuptimtë për qytetninë libertare, ajo ngjan të ketë një shpjegim. “Sëmundja” e dashur do dëshmohej dobiprurëse ndër vite. Meqë e mpakte dhe veniste, i siguronte atij keqardhjen a mëshirën e kancelerive të mëdha. A nuk e cilësonte Serbinë frëngu Zhorzh Klemanso “ngordhësirë të aleatëve”? E tillë, ajo përfitonte prej Madhnisë së saj territore, resurse, hapsirë jetike…

Rasha e vogël ngjitej lartë tek pragu i Vjenës dhe zbriste poshtë tek portë e Selanikut. Meskiniteti i saj, i veçantë, i fshehtë e i pambarimtë, vente përtej fantazisë së korifenjve mes Rinit e Spresë. Në “Listën e zezë”, për dallim pre tyre, hynin tashmë jo vetëm librat, ikonat, figurat, simbolet e huaja. Ishte vetë qenja, lashtësia dhe gjeni shqiptar që i zinte udhën për dalje nga burgu gjeopolitik i Jovan Cvijiqit. Adriatiku fanitej si makth netëve të pagjumë…

5.
Së fundmi, kur aleatët e mëdhenj, kësaj here dalzotës të shqiptarëve, riskiconin gjeografinë, “i Sëmuri” copërisht do merrte veten. Jugun shtrëngohej t’ia kthente të zott, por ajo ende bën vaj. Lëngata e mundon, e shkrin, e moleps fare. Dhe s’do e nuk arrin t’a kurojë kurrësesi. Janë njëshbërë në kalvarin e zgjebosur që drynohet me veprën dhe kujtesën gjenocidale.

Po shpresa nuk është shuar. Një ditë do i këputen dhe ato mbetjet e huaja gjymtyrore që nuk funksionojnë në trupin e tij. E vetëm atëherë, duke u kthyer në natyrshmërinë e atij rripi të mjaftë toke caktuar nga Qielli, serbi do gjejë, mbase, prehjen e vonë…

R. K.

Murtaja – Tregim nga GANI MEHMETAJ

Dikush tha se ka rënë murtaja. Tmerri ma akulloi zemrën. E dija ç’është murtaja. Kisha lexuar sa shumë na kishte gjymtuar. “Murtaja po bën kërdinë”, tha ai që e lëshoi lajmin tronditës, “vetëm se ne nuk kemi sy ta shohim e shqisa ta ndiejmë”. Njerëzit u mpinë. Murtaja në shekullin XXI? pyetën njerëzit të çoroditur, duke shikuar përreth. “Bota ka shkuar në Hënë, bëhen gati të zbresin në Marsin e zjarrtë a të akullt, asnjëherë nuk i dihet në ç’gjendje është, kurse ju thoni gjëra të frikshme që i kemi kaluar para shumë shekujsh”, ia ktheu njëri nga turma me flokë të thinjur. Turma u mblodh në shesh. “Murtaja ka rënë shumë më parë, por ju e ngatërroni kohën”, vërejti Thinjoshi. “Jo, e ke gabim”, ia ktheu tjetri me zemërim, “sëmundja që s’guxoj t’ia përmend emrin po përhapet në tërë hapësirën tonë dhe në të gjitha shtresat. Sëmundja e dikurshme ishte lule e dritë krahasuar me këtë të sotmen”, iu drejtua ai, i sigurt në ato që thoshte. “Murtaja e dikurshme së pari e godiste trupin derisa e moliste, pastaj përfundonte me ankthe e vuajtje, por mendja ishte e kthjellët. Sëmundja e sotme e bën çorbë trurin, pastaj i atrofon gjymtyrët, i tëhuajëson njerëzit, i bën të pavullnetshëm si delet“, e ngriti zërin burri i moshës së mesme, me sy të mprehtë e zë të butë, por mbizotërues. Ai kishte fytyrë të zbehtë e flokë të kuqërremta.    

“Na i ruaj Zot mendtë e kresë”, tha dikush nga turma, ndërsa folësi vazhdoi: “Dikur i sulmonte shtresat e varfra, e pësonte aksidentalisht edhe ndonjë aristokrat, por sot është ndryshe, sëmundja po i infekton të gjitha shtresat pa dallim moshe, gjinie e gjendje sociale, pa i mëshiruar fëmijët a të  moshuarit. Por ka nga ata që e përsërisin si përralla për gomarin që kur e hante ujku thoshte: bane Zot ëndërr! Prandaj askush nuk e dha kushtrimin kur nisën të lëviznin mikrobet shfarosëse ditën me diell, kur ende mund t’i dilnin ndesh dhe ta bënim të pazonjën për të bërë dëme. Disa shpresonin me zemërkeqësi që t’u binte të pabuksave, për cilët thoshin ata, nuk e dinë si do ta kalojnë dimrin, kështu që sëmundja do t’ua lehtësonte vuajtjet”. Ai e përmendi madje Darvinin dhe mbijetesën e më të fortit, që e vunë në veprim ata që e lejuan murtajën. Pati që kundërshtuan me zemërim me një “uaaa!” “Para Zotit të gjithë janë të barabartë”, mos blasfemoni, tha një burrë në moshë të shtyrë.

   Nga dëshira e seleksionimit, folësi besonte se dikush nuk i ndërmori masat mbrojtëse, nuk iu kundërvu së keqes, nuk e dha kushtrimin. Shpresonte se murtaja do ta merrte tagrin e vet, do t’i dërgonte përtej ku bren miza hekur, ata që nuk dinin pse jetonin, ku shkonin, dhe kush ishin: ata që u brohorisnin profetëve të rremë. Shpresonin se të mbijetuarit do ta gjenin veten dhe do të bëheshin më të fortë. Kështu donin të besonin përderisa murtaja dalëngadalë pushtonte lagje e qytete. Njerëzit shihnin pa e prishur gjakun dhe pa e dhënë kushtrimin. “Ne ia hapëm dyert”, tha ai. “Prisnim se e mira që nisi të vinte nga të gjitha anët do të vazhdonte pa hile. Edhe murtajën e futëm brenda. Në atë eufori pakkush e ndiente tmerrim që po depërtonte. Në varfërinë e tyre le të ushqehen me diçka: pilafë, gurabije, idhuj të rremë, premtime për parajsën, babëzinë për pasuri e gra të përdala. Le ta plotësojnë boshllëkun që ua mbërtheu shpirtin, e vlerësoi dikush me djallëzi. Pas euforisë së parë nisi t’u mungonte vetja, nuk u mjaftonte liria, s’kishin identitet, u firoi dinjiteti e integriteti. Zhgani nisen të kapeshin pas diçkaje që s’ishte e tyre, që dikur u erdhi me hekur e me zjarr. Ata e kërkonin shpëtimtarin që ua përkëdhelte ëndrrat për kamje e parajsë pa e  lëvizur majën e gishtit të këmbës. Vesi e krimi, u bënë hon që kapërdinin njerëzit, një herë në kënaqësinë mëkatare të mishit, pastaj në mëkatin e krimit. Dikur në kulmin e arrogancës e të përbuzjes, derisa panë se i kishin duart me gjak, prapë nga frika e ndëshkimit, e drejtonin gishtin tutje, duke e  hequr përgjegjësinë nga vetja. Çdo gjë nisi si në rrëfimet biblike  me shembullin e qyteteve të vesit e krimit: Sodomen e Gomorën, ndërsa u shtri në qytete e katunde të sapoçliruara, ku njerëzit nuk e merrnin veten ç’po ndodhte. Ata me mendje të kthjellët e identitet të qëndrueshëm, përpiqeshin t’i shmangeshin vesit, t’i iknin krimit, të jetonin me nder, por ishte vështirë: vesi, krimi e shthurja u bënë model jetese, brezat e rinj të hutuar s’dinin nga të shkonin. Këshillat e prindërve u dukeshin frenuese, me ndalesa e privime, ndërsa modelet e reja thoshin “bëje këtë dhe mos ngurro në asgjë!” Të rinjve sapo e fillonin punën e parë në profesion, i mësonin si të vidhnin, në vend se të zbatonin ligjin, u tregonin si mund t’u shmangeshin ndalesave të ligjit. Gratë e reja ende pa e shijuar nektarin e martesës i tundonte djalli të tradhtonin, burrat shihnin të babëzitur gra tjera, ndërsa nuk ua plotësonin dëshirat grave që i kishin pranë. Të vidhje e të vrisje nuk ishte krim, ishte mënyrë jetese. Të zhvatje shtetin ishte patriotizëm! Nxirrte kokën ndonjë zë rebel, i cili në mënyrë profetike ua thoshte gjërat, i paralajmëronte për pasojat, ua përmendte murtajën, por ose e vrisnin, ose ia shuanin zërin, jo rrallë e tallnin, e quanin të qulltë, të pazotë të bënte si ata, prandaj ishte kundër tyre. E përsërisnin deri në monotoni se kush nuk është me ta, është kundër tyre”.  Flokëkuqi pushoi. Pastaj si kishin cytur vazhdoi:

   “Vesi do t’ua hajë trupin, Sodoma do t’ua çrregullojë shpirtin, Gomora është vendi që do t’ua shthurë familjen, dyfytyrësia do t’u fundosë në hon të pafund”. Turma e kishte qarkuar, njerëzit e shihnin me dyshim. Disa i shmangeshin, nuk donin ta besonin, nuk donin ta dëgjonin, u dukej më i lehtë vesi se sa virtyti, e donin mashtrimin më shumë se ndershmërinë, më lehtë e pranonin gënjeshtrën se sa të vërtetën.

   Unë shihja dhe dëgjoja. Në mesin e turmës nisën të më përftonin pamjet e parashikuesve të së ardhmes nëpër lagjet e varfra, me mjekra zgjyrë, që lëvrinin si urithët nga lagjja në lagje, nga katundi në katund. Dilnin edhe në ekrane në vend të yjeve të filmit, shanin e mallkonin, qanin e qeshnin si palaço cirku. Me kujtohej se si zhgani i hutuar i ndiqte prapa, shtrëngonin dhëmbët duke e kërcënuar armikun që e shihnin kudo.  Dikur lëshuan rrënjë si në rrëfimet biblike: ata po e zvetënonin gjuhën, po e sillnin një frymë shkretane që ta thante shpirtin. Zhgani shihnin me frikë. Disa kërkonin sqarime, por askush nuk i ndihmonte, i shtynin të futeshin në shtjellën e së keqes. Parashikuesit e apokalipsit, të padije e të pa soj, çirreshin se po u shkuan prapa do t’ua sjellin parajsën mbi tokë, do t’ua siguronin haremin në qiell, bota jonë do të jetë ndryshe. Dikush ia krisi gazit me marrëzitë e këtyre profetëve të rremë, por dolën disa që e zhdëpën në dru sa e bënë për spital. Të tjerët u zbythen, nisën të mësoheshin me të keqen, nuk u bënte përshtypje nëse natës i thoshin ditë e ditës natë, mjaftonte ata të mos e pësonin, u mësuan me britma çjerrëse.

 Nga imagjinata më shkëputi zëri që e mbizotëronte turmën: “murtaja po bën kërdinë, shpirtrat po vdesin, kurmi i tyre endet me pamje të çoroditur, të përhumbur e të pacak, duken si somnambulë. Murtaja ua mori shpirtin dhe ua la trupin,  ç’u duhet trupi pa shpirt, ç’u duhet pasuria pa qetësinë shpirtërore, ç’u duhet jeta pa liri. Po vdesim në këmbë, nuk jemi vetja, jemi dikush tjetër që është futur në trupin tonë, e ka dëbuar shpirtin tonë dhe udhëheq me ne, ashtu si do ai e jo ashtu si duam ne”. Turma u trazua, murmurima e përshkoi Sheshin, dyndja e valëzoi turmën. Dikush mësyu folësin, me një gur a gjësend të fortë, nuk e pamë me saktësi as atëherë dhe as më vonë nuk e sqaruam. Pamë gjakun në ballin e folësit, sulmuesi u përzije me turmën, dy të tjerë iu afruan për ta mëkuar, por një sy i stërvitur pa se ata ia mbërthyen duart, ia lidhën me spango plastike të fortë, mund të bëja be se gjymtyrët ia mbanin shtrëngueshëm, saqë ai lëshoi një klithmë të çjerrë. Turma e trazuar nuk e dëgjoi klithmën dhe as nuk pa se si e tërhiqnin  pavullnetshëm folësin që e shqetësoi turmën.

   Disa ditë askush nuk doli në shesh. Fytyra të zymta hafijesh endeshin trotuareve. Njerëzit të frikësuar shihnin nga qelqet e dritareve të apartamenteve dhe e mbyllnin shpejt perden që të mos i shihnin ata përposh. Qeveria të nesërmen në mbrëmje dha një komunikatë të thatë:  “Një i rebeluar, emri i të cilit nuk u mor vesh,  e trazoi turmën me gjepura që s’t’i kapte mendja. Ai foli me gjuhën e armikut. Turma e dëboi, madje dikush e goditi me gurë. Mësuam se nga dëshpërimi ai bëri vetëvrasje, u hodh nga dritarja”. Folësi i televizionit që e lexonte komunikatën qeveritare fliste me zemërim. “Murtajë nuk ka në vendin tonë. Murtaja është shpikje e armikut”, zgurdulloi sytë folësi i televizionit, “armiku mund të shpifë gjëra të tilla, ndërsa armiku e di vendosmërinë tonë”.

   Folësi që e trazoi turmën nuk u përmend më. Dikur e harruan edhe murtajën. Flisnin për të si për një sëmundje që kishte ngjarë shumë më parë, në kohën e Pjetër Bogdanit a të Pjetër Budit, nuk e dinin me saktësi. Njerëzit me një ngërdheshje në fytyrë e lëvizje të somnambulit endeshin rrugëve si të mos qenë të kësaj bote.

   Murtaja ua kishte marrë shpirtin, por ua kishte lënë trupin që u tundej me lëvizje të kushtëzuara.