Një poster i Misha Vaciqit në Beograd, udhëheqës i të djathtës serbe. Fotografi nga arkivi.
Milla Gjurgjeviq, Predrag Urosheviq
Organizata ndërkombëtare Aleanca për Paqe dhe Liri (The Alliance for Peace and Freedom – APF), e cila mbledh të djathtët ekstremë, po planifikon një tubim në veri të Kosovës, u konfirmua për Radion Evropa e Lirë.
Siç ka thënë në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, udhëheqësi i lëvizjes me orientim të djathtë “E djathta serbe nga Serbia”, Misha Vaciq, qëllimi i tubimit do të jetë ofrimi i mbështetjes ndërkombëtare për serbët në Kosovë.
“Që ta shohin (serbët) se nuk janë vetëm vëllezërit tanë tradicional – të tipit rusët dhe grekët – por, që ekzistojnë në të gjithë popujt e Evropës njerëz që kanë qëndrim politike se Kosova është Serbi”, tha Vaciq në një deklaratë përmes telefonit.
Aleanca për Paqe dhe Liri (APF) bashkon partitë dhe lëvizjet politike të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën. Anëtarë të Aleancës, ndër të tjerë, janë edhe Partia Forza Nuova nga Italia, Fronti Kombëtar Francez, ndërkaq që bashkëpunon edhe me organizatën greke të ndaluar neo-naziste, Agimi i Artë.
Aleanca, më 26 shtator mbajti konferencën “Kombet e Evropës”, në Hotel Moska në Beograd , në të cilën, sipas një raporti nga faqja e internetit e kësaj organizate, u dëgjuan mesazhe që mohonin pandeminë, por edhe pavarësinë e Kosovës.
Nikoqir i tubimit ishte Misha Vaciq, i cili më parë ka qenë udhëheqës i lëvizjes së krahut të djathtë Nashi 1389 (Tanët 1389), ndërkaq që në vitin 2017 ai e themeloi lëvizjen E djathta Serbe.
Kjo lëvizje, siç thuhet në faqen e saj të internetit, promovon tradicionalizmin, atdhedashurinë, shoqërinë e shëndoshë dhe integrimet euro-aziatike.
Në faqen e internetit të kësaj lëvizjeje gjithashtu përmendet angazhimi për të hyrë në një aleancë ushtarake me forcat e Lindjes, si dhe mohon pavarësinë e Kosovës.
Në tubimin e 26 shtatorit, i cili nuk tërhoqi shumë vëmendjen e mediave, u përmend edhe mundësia që tubimi tjetër të mbahej në veri të Kosovës, ku në shumicë jeton popullata me kombësi serbe.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Vaciq konfirmoi se planifikon që në mes të nëntorit të organizojë në Kosovë një tubim të partive politike të krahut të djathtë, të mbledhura rreth Aleancës për Paqe dhe Liri.
“Ende nuk janë të njohura detajet se ku saktësisht do të mbahet mbledhja, sidomos për shkak të situatës së sigurisë. Nuk është e sigurt nëse ky do të jetë një samit i formatit që u mbajt në Beograd. Plani im është që t’i sjell të gjithë ata politikanë evropianë dhe t’i vizitojnë serbët në barrikada. Por, pasi që barrikada nuk ka, plani është ende duke u pritur”, ka thënë Vaciq.
Siç tha ai, formati i tubimit do të vendoset në përputhje me situatën në terren.
“Çështja është t’i japim popullit serb (në Kosovë) mbështetjen e patriotëve ndërkombëtarë”, u shpreh Vaciq.
Ai nuk pret që për shkak të autoriteteve të Kosovës të ketë ndonjë problem me rastin e organizimit të tubimit të tillë.
I pyetur nëse mendon se do të ketë probleme me autoritetet e Kosovës kur ai të hyjë në vend, Vaciq konsideron që vetëm ai personalisht mund të ketë probleme.
“Mund të jetë problem vetëm për mua, sepse kam pasur një ndalim të hyrjes që kur kam qenë këshilltar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Por, unë nuk e respektoj atë ndalim, sepse nuk i pranoj vendimet e institucioneve të përkohshme, që për mua janë institucione terroriste dhe jo organe e autoritete”, tha Vaciq për Radion Evropa e Lirë.
Ai thekson që nuk pret që të ketë probleme kushdo nga delegatët e huaj gjatë hyrjes në Kosovë.
“Kohë më parë ka qenë në vizitë një ekip i Forza Nuove-s, pasi që Italia është vend që e njeh Kosovën. Mund të ketë probleme me delegatët rusë dhe delegatët nga vendet që nuk e kanë njohur shtetin e rrejshëm të Kosovës”, theksoi Vaciq.
Ai shtoi se anëtarët e Forza Nuove-s kanë shkuar në Kosovë që të dorëzojnë ndihmat “me ushqime dhe para, për serbët më të rrezikuar”, por ai nuk deshi që të japë detaje të tjera lidhur me këtë vizitë.
“I kemi dërguar në veri dhe kanë hyrë pa asnjë problem. Njerëzit tanë është dashur të kenë testet PCR-së (për koronavirus), në mënyrë që të mund të hynin”, tha Vaciq.
Serbia si eksportuese dhe importuese e së djathtës
Tubimi ndërkombëtar i të djathtëve në veri të Kosovës mund të provokojë tensione shtesë, në dritën e ngjarjeve aktuale në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë, Predrag Petroviq, hulumtues në Qendrën për Politikat e Sigurisë në Beograd.
“Në një perspektivë ky është një kërcënim serioz (për sigurinë) sepse bashkimi, zgjerimi i së djathtës në nivel evropian, mund të kontribuojë në rritjen më të madhe të ekstremizmit në skenën politike dhe polarizimin e forcave politike në Evropë”, tha Petroviq.
Sipas tij, një nga qëllimet kryesore të së djathtës, si vendase ashtu edhe evropiane, është vendosja e identitetit të kombit në qendër të politikës.
“E djathta serbe, por unë do të thosha edhe pushteti nga Beogradi, i cili qëndron prapa të djathtës serbe, dëshiron të dërgojë porosi që çështja e Kosovës nuk është vetëm çështje e Kinës dhe Rusisë, të cilat rrinë prapa qëndrimit të Beogradit, por që bëhet fjalë për një çështje më të gjerë – për mbrojtjen e identitetit dhe të Serbisë, por edhe Evropës më gjerë”, theksoi Petroviq.
Kina dhe Rusia, të cilat janë ndër pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, ndërkaq që nga gjithsej 27 anëtarë të BE -së, 22 prej tyre e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Petroviq thekson se Serbia, nga njëra anë është eksportuese e të djathtëve në rajon, por nga ana tjetër, ajo edhe importon të djathtët, në mënyrë që të tregojë se është pjesë e një “rrëfimi më të madh të identitetit”.
“Për Beogradin zyrtar dhe për të djathtën serbe është shumë e rëndësishme që të lidhet me të djathtën euro-perëndimore, që të dëshmojë se ajo për të cilën po lufton e djathta ekstreme në Serbi, nuk është vetëm çështje e Rusisë dhe se Serbia nuk është ‘Rusia e vogël në Ballkan’, por se ajo në të vërtetë është në mbrojtje të Evropës nga pushtimi mysliman në Evropë”, u shpreh Petroviq për Radion Evropa e Lirë.
Se cila do të jetë përgjigja e autoriteteve të Kosovës ndaj tubimit të të djathtëve, sipas Petroviqit, është vështirë që të parashihet.
“Por, përgjigjja e tyre me siguri që do të orientohet në kuptimin të asaj që të tregojnë që politika e Serbisë është anakronike dhe se e gjithë kjo që po ndodh ka ndërlidhje me politikën e Sllobodan Millosheviqit (ish-president i Republikës Federale të Jugosllavisë) të viteve 90, dhe se është vazhdim i një politike nacionaliste që pësoi humbje”, përfundon Petroviq.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjet se a kanë autoritetet e Kosovës informata për tubimin e paralajmëruar dhe cili është qëndrimi i tyre lidhur me këtë çështje. Por, deri në publikimin e këtij teksti, qeveria nuk ka kthyer përgjigje.
Ibishi: Qëllimet e të djathtës serbe, të njëjta me të Beogradit zyrtar
Paralajmërimin e një tubimi në veri të Kosovës të përfaqësuesve të ekstremit të djathtë në kuadër të Aleancës për Paqen dhe Lirinë, njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk e sheh si të shkëputur nga politikat aktuale të Beogradit zyrtar ndaj Kosovës.
Sipas tij, presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, pas incidenteve në veri të Kosovës, që u ndërlidhen me masat e reciprocitetit për targat, kishte paralajmëruar se Serbia do të ndërmarrë masa, pa i specifikuar ato masa.
Tubimi i paralajmëruar, në rast se ai eventualisht mbahet, sipas Ibishit, ka qëllim të dyfishtë.
“Ka qëllim të dyanshëm. Së pari, që ta injorojë sovranitetin e Kosovës, duke i ftuar në tubim në një pjesë të Kosovës ku ka probleme, pra në pjesën veriore dhe kësi soji duke u përpjekur që ta paraqesë Kosovën si pjesë integrale të Serbisë. Çështja tjetër është që shtetin e Kosovës ta paraqesë si një element fetar, pra të ekstremit fetar islamik”, tha Ibishi.
Ibishi tha se marrë parasysh që Aleanca për Paqen dhe Lirinë nuk është në regjistrin e partive politike në bazë të vendimit të Autoritetit për Partitë Politike Evropiane, atëherë veprimi i saj eventual dhe i çfarëdo forme në Kosovë, duhet shihet si jolegal.
“Në aspektin e legalitetit, nuk mund t’i lejohet që të paraqitet në një pjesë të territorit të Kosovës, në rast se nuk e dorëzon një kërkesë për një konferencë apo tubim, si dhe t’i shihet sfondi i saj, se a është e regjistruar, çfarë është programi dhe qëllimet e saja në bashkëpunim me këtë asociacionin simotër në Serbi”, tha Ibishi.
Ai shtoi se programi, qëllimet dhe orientimi i Aleancës për Paqen dhe Lirinë tashmë janë të njohura dhe sipas tij, mbajtja e një tubimi në Kosovë të përfaqësuesve të kësaj organizate, është rrezikshme. Për këtë shkak, sipas tij, autoritetet e Kosovës nuk duhet të lejojnë mbajtjen e këtij tubimi, qoftë edhe për shkak të çështjes së ligjshmërisë së kësaj organizate, qoftë për shkak të programit të saj, si dhe për atë që paraqet në Evropë.
Çfarë është Aleanca për Paqe dhe Liri?
Aleanca për Paqe dhe Lirin (Alliance for Peace and Freedom – APF) u themelua në vitin 2015 dhe bashkon partitë dhe lëvizjet politike të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën. Ajo u regjistrua si një parti politike brenda institucioneve të Bashkimit Evropian (BE) për vetëm shtatë muaj, nga shkurti deri në shtator të vitit 2018.
APF-ja, me vendimin e Autoritetit për Partitë Politike Evropiane dhe fondacionet politike evropiane, që nga 9 shkurti i vitit 2018 u regjistrua në regjistrin e partive politike evropiane.
Nga ky regjistër është larguar me vendimin e të njëjtit organ, më 13 shtator të po atij viti, në të cilin vendim autoritetet i janë referuar, ndër të tjera, Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian.
Siç thuhet në shpjegimin e vendimit, APF-ja nuk e paraqiti brenda afateve të përcaktuara dokumentacionin që do të plotësonte kriteret e regjistrimit.
Ato kritere janë në përmbajtjen e Rregullores 1141/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit. Ajo që APF-ja nuk arriti të përmbushë, ndër të tjera, është se një parti politike ose anëtarët e saj duhet të jenë të pranishëm ose të përfaqësuar në të paktën një të katërtën e shteteve anëtare dhe se partia ose anëtarët e saj duhet të kenë fituar të paktën 3 për qind të votave në së paku një të katërtën e shteteve anëtare, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
APF-ja ka tentuar sërish në vitin 2020 që të regjistrohet si parti politike evropiane, por në nëntor të atij viti, kërkesa e saj për regjistrim u refuzua.
Siç thuhet në faqen e internetit të Parlamentit Evropian, në vitin 2016, ky institucion evropian kreu një hetim nëse APF-ja është në përputhje me parimet themelore mbi të cilat bazohet BE-ja. Por, rezultatet e hetimit nuk janë të qasshme për publikun.
Siç ka shkruar BBC-ja, në maj të vitit 2016, disa eurodeputetë e kanë dënuar faktin që BE-ja ka dhënë grante në vlerë totale prej gati 600,000 euro për bllokun e krahut të djathtë ekstrem, për partinë APF dhe për fondacionin e saj, Europa Terra Nostra.
Siç thuhet në tekstin e botuar nga shërbyesi publik britanik, kritikën e quajnë APF-në si “lëvizje neo-naziste”.
Konkluza e samitit “Kosova është Serbi”
Lideri i së djathtës serbe, Misha Vaciq, i tha Radios Evropa e Lirë se gjatë tri ditëve të samitit në Beograd, të nisur më 26 shtator, u arrit në përfundimin se “Kosova është Serbi dhe se në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocidi”.
Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën për pavarësi, me të cilën e shpalli pavarësinë e vendit.
Zyrtarët në Serbi ende vazhdojnë të refuzojnë të njohin Kosovën si shtet të pavarur, ndërkaq që kjo temë është gjithashtu baza e retorikës së të djathtëve serbë.
Së bashku me Kosovën, Srebrenica është gjithashtu në agjendën e partive dhe grupeve të krahut të djathtë, të cilat e mohojnë gjenocidin.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, me vendimin e shkurtit të viti 2007, konfirmoi se gjenocidi në Srebrenicë ka ndodhur, ndërkaq Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë i dënoi 14 ish-pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë së Republikës Serbe për gjenocid ndaj rreth 8,000 civilëve boshnjakë në zonën e mbrojtur në Srebrenicë dhe rreth saj, në korrik të vitit 1995.
Parullat si “Kosova është Serbi”, deklaratat kundër emigrantëve dhe ato që drejtohen kundër pasaportave COVID, por edhe kundër masave të marra nga qeveritë e BE-së për të frenuar përhapjen e koronavirusit, janë mesazhe të dërguara nga një foltore në Hotel Moska në Beograd, më 26 shtator nga përfaqësuesit e partive evropiane të ekstremit të djathtë.
Aty u përfaqësuan organizatat e djathta dhe lëvizjet politike nga Greqia, Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Rusia, Rumania dhe Serbia.
Siç deklaruan ata, qëllimi është që të ripërtërihet lëvizja pan-evropiane Aleanca për Paqe dhe Liri, e cila mbledh lëvizjet dhe partitë politike të djathta në të gjithë Evropën.
Shkuarja në Kosovë, së bashku, ishte një nga temat në tubim.
“Nuk janë vetëm serbët kundër fuqisë së rreme të Kosovës, por është e gjithë Evropa, e gjithë Evropa nacionaliste, e cila po shkon kundër Kosovës”, tha Roberto Fiore nga organizata e ekstremit të djathtë italian, Forza Nuova (Forca e Re).
Siç ka shkruar gazeta britanike “The Times”, në vitin 1985, ai u dënua në mungesë, si anëtar i grupit terrorist fashist Nuclei Armati Rivoluzionari, ndërkaq që në disa raste ai e përshkroi veten si një neo-fashist.
“Unë mendoj që është shumë mirë ajo që e ka thënë Roberto Fiore, që të gjithë nacionalistët evropianë mund të shkojnë së bashku në Kosovën serbe, që së bashku të ndërmarrim disa aksione”, ka teksuar Vaciq në fjalimin e tij, si nikoqir i tubimit.
“Ajo që ka ndodhur dje dhe tash në Kosovë, po ndodh në Francë… shteti i thellë po përdor migrantët për të shpërbërë dhe shkatërruar të gjitha kombet historike”, ka thënë Yvan Benedetti nga partia franceze e ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar, në krye të së cilës qëndron Marine Le Pen, e cila e bazon politikën e saj, ndër të tjera, në mesazhet kundër migrantëve.
Benedetti gjithashtu ka thënë se të gjithë “duhet të ngrihen dhe të thonë që Kosova është Serbi”.
Në deklaratat e tyre, pjesëmarrësit gjithashtu mohuan gjenocidin në Srebrenicë, gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, në vitet e 90-ta.
I pranishëm në këtë tubim ishte gjithashtu edhe Branislav Puhalo, një ish-pjesëtar i ushtrisë serbe dhe për shumë vite edhe pjesëtar i personelit për siguri të Ratko Mlladiqit. Mlladiq, në Tribunalin e Hagës, u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në vitin 2006, Puhalo si oficer i rangut të lartë në ushtrisë e atëhershme të Serbisë dhe Malit të Zi, u përfshi në hetimin lidhur me ndihmën për të fshehur Ratko Mlladiqin. Megjithatë, hetimi kundër tij dhe katër oficerëve të tjerë të lartë ushtarakë u pezullua shpejt, për shkak të presionit politik nga zyra e kryeministrit të atëhershëm të Serbisë, Vojisllav Koshtunica.
Në tubim u lexua mesazhi njërit prej anëtarëve të Agimit të Artë, organizatë kjo neo-naziste greke, drejtuesi dhe anëtarët e së cilës u dënuan nga një gjykatë e Athinës në tetor të vitit 2020 për udhëheqjen e lëvizjes kriminale.
Pas një gjyqi që zgjati më shumë se pesë vjet, dënimet u shpallën për gjithsej 68 anëtarë të Agimit të Artë, i cili dikur ishte grupim në parlamentin grek.
Forcat serbe të sigurisë duhet të sigurojnë popullin serb
Përfaqësuesit e partive dhe lëvizjeve të krahut të djathtë në Beograd, siç shpjegon Vaciq, u pajtuan që dëshirojnë tërheqjen e përfaqësuesve të ushtrive të tyre nga Kosova.
“Ata, nacionalistët përfaqësues të vendeve të veta, konsiderojnë se ushtritë e tyre nuk e kanë vendin në NATO, nuk duan të jenë pushtues dhe besojnë se forcat serbe të sigurisë duhet të sigurojnë për popullin serb”, tha Vaciq për Radion Evropa e Lirë.
Kush është Misha Vaciq?
Misha Vaciq, që nga fillimi i karrierës së tij, është angazhuar për ideologji të krahut të djathtë ekstrem.
Pas vetes ka disa vendime gjyqësore për vepra që, ndër të tjera, përfshijnë armëmbajtje pa leje dhe kërcënime me dhunë.
Ai u arrestua për herë të parë në shtator të vitit 2009, pas anulimit të Paradës së Krenarisë dhe pasi që Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ndaloi tubimet publike në Beograd, për arsye sigurie, të cilën ndalesë Vaciq nuk e respektoi.
Misha Vaçiq flet me gazetarët gjatë gjykimit ndaj tij në Beograd më 2013.
Për atë arsye, po të njëjtin vit, ai u dënua me 30 ditë burg.
Si zëdhënës i lëvizjes SNP 1389, në korrik të vitit 2013, ai u dënua me një vit burg me kusht, për shkak të përhapjes së ideve diskriminuese, për armëmbajtje pa leje dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave të tij, si dhe për shkak se kërcënoi me dhunë në qoftë se mbahej Parada e Krenarisë.
Gjatë gjykimit, prokuroria theksoi se ishte vërtetuar se Vaciq bëri thirrje për linçim dhe dhunë kundër anëtarëve të popullatës LGBT, ndërsa mbrojtja deklaroi se nuk kishte prova që ai kishte kryer ndonjë vepër penale.
Në shkurt të vitit 2015, Gjykata e Apelit e ndryshoi atë vendim, duke e ulur dënimin për Vaciqin nga një vit në shtatë muaj me kusht.
Në shkurt të vitit 2008, pasi që Kosova shpalli pavarësinë e saj, ai mori pjesë në tubimin “Kosova është Serbi”, kur u dogj Ambasada amerikane në Beograd, në tubimet për të mbështetur të dënuarit e Hagës, Radovan Karaxhiq në vitin 2008, si dhe në shumë manifestime mbështetëse për të akuzuarin e Hagës, Ratko Mlladiq.
Pas kësaj, siç e pati konfirmuar, në vitin 2016, ish -drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, i cili është aktualisht ambasador i Serbisë në Uashington, Vaciqi ishte i angazhuar në atë zyrë.
Duke reaguar ndaj kritikave publike në lidhje me angazhimit të Vaciqit, Gjuriq shpjegoi në vitin 2017 se Vaciqi nuk ishte i punësuar përgjithmonë në atë organ qeveritar, por se ai kishte një kontratë ligjërisht më pak detyruese.
“Misha Vaciq është e punësuar në Zyrën për Kosovën, në bazë të një kontrate për mbështetje në mbledhjen e fondeve dhe organizimin e ndihmës për familjet e rrezikuara në aspektin social në Kosovë, për rinovimin e kishave dhe manastireve, funksionimin e kuzhinave të vogla dhe aktivitete të tjera humanitare në krahinë” pati theksuar Gjuriq për agjencinë Tanjug, në vitin 2016, thuhet në faqen e internetit të portalit Istinomer.
Gjuriq, në një deklaratë më 24 janar të vitit 2017, tha se po atë ditë Zyra e ndërpreu kontratën me Vaciqin.
Dhjetë ditë më herët, më 15 janar, Vaciq ishte në trenin që u nis nga Beogradi për në Mitrovicën e Veriut, i cili u ndal në Rashkë, pranë kufirit serb me Kosovën, me vendim të kryeministrit të atëhershëm, sot presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, dhe që më pas u kthye në Beograd për arsye sigurie.
Siç raportuan mediat asokohe, Vaciq në tren u shpërndau gazetarëve vizitkartat, duke deklaruar se ai ishte këshilltar i Marko Gjuriqit, drejtorit të atëhershëm të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.
Treni nga Rusia, i dekoruar me flamurin serb, që ihte nisur drejt Kosovës.
Vaciq gjithashtu ka lidhje me djathtistin britanik, Jim Dowson, i cili ishte mysafir në një nga takimet themeluese të lëvizjes së tij në janar të vitit 2018, së bashku me intelektualin rus, Leonid Savin, i cili redakton faqen e internetit të Konstantin Malofeyev, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e sanksionuan për shkak të mbështetjes që u kishte dhënë separatistëve pro-rusë në Ukrainë.
Gjithashtu, Millenko Jovanov, një zyrtar i lartë i Partisë Progresive Serbe në pushtet, ishte i pranishëm në takimin themelues të së djathtës serbe.
Një kompani e sanksionuar minerare, e cila më herët ishte në pronësi të ndërmarrjes së një oligarku ukrainas të dyshuar për tradhti dhe që vazhdon të mbetet në duart e familjes së tij, vazhdon të operojë dhe i paguan miliona taksa Moskës, gjeti një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.
Skemat, njësia hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, po ashtu gjeti se miliarderi dhe ish-deputeti Vadym Novynskiy duket se është vendosur në Kroaci, ku ka regjistruar vendbanimin dhe vitin e kaluar ka blerë një pronë të madhe afër Zagrebit.
Novynskiy, 62 vjeç, dyshohet për tradhti për shkak të aktiviteteve të supozuara në emër të Kishës Ortodokse Ruse, e cila mbështet luftën e Moskës kundër Ukrainës, dhe ai u fut në listën e të kërkuarve pasi një gjykatë në Kiev urdhëroi arrestimin e tij në mungesë në vitin 2025.
Vadym Novynsky dhe metropoliti Pavlo.
Një magnat, pasuria e të cilit nga revista Forbes vlerësohet të jetë 1.2 miliard dollarë, Novynskiy zotëron Smart Holding Group, që kishte në pronësi kompaninë minerare Balaklava Mining Management Company, ose BALAKLAVSKOE RU, nga viti 2006 deri në vitin 2014. Ky ishte viti kur Rusia pushtoi dhe mori kontrollin e Gadishullit ukrainas të Krimesë.
Në vitin 2014, pronësia e BALAKLAVSKOE RU kaloi te Kagerol Holdings Limited, një kompani me seli në Qipro, në pronësi të gjysmëvëllait të Novynskiyt, Ashot Malkhasyan.
Në vitin 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare i Ukrainës vendosi sanksione ndaj kompanisë BALAKLAVSKOE RU, e cila është e specializuar në nxjerrjen dhe përpunimin e gurit gëlqeror dhe gipsit. Në janar të vitit 2023, Byroja Shtetërore e Hetimeve e Ukrainës nisi hetim ndaj kompanisë, nën dyshimet për veprimtari subversive, terrorizëm dhe tradhti të lartë.
Sipas hetuesve ukrainas, BALAKLAVSKOE RU ka furnizuar në mënyrë të vazhdueshme kompani shtetërore ruse me materiale dhe ka qenë po ashtu e përfshirë në disa projekte infrastrukturore shtetërore ruse, përfshirë dy aeroporte dhe një autostradë të madhe në Krimenë e pushtuar, si dhe Parkun Patriot, një park me tematikë ushtarake afër Moskës.
Arka e luftës
Të dhënat nga regjistrat rusë, të verifikuara nga Skemat, tregojnë se kjo ndërmarrje ka paguar më shumë se 2 miliardë rubla (26.7 milionë dollarë) taksa nga viti 2022 deri në vitin 2025. Përveç kësaj, dëshmi nga punonjës dhe raportime të mediave lokale tregojnë se pajisje ushtarake ruse janë riparuar në ambientet e kompanisë BALAKLAVSKOE RU gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, që tashmë është në vitin e tij të pestë.
Një gurore e BALAKLAVSKOE RU në Krime. Njësia hulumtuese Skemat gjeti prova se kompania ka paguar taksa ruse dhe në mënyra të tjera ka mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Në vitin 2024, një anëtar i legjislaturës së vendosur nga Rusia në qytetin e Sevastopolit në Gadishullin e Krimesë, nga partia pro-Kremlinit Rusia e Bashkuar, i cili ishte regjistruar për të luftuar kundër Kievit, publikoi një video-mesazh ku shprehu “një falënderim të veçantë… për faktin që ekipi juaj, së bashku me ndërmarrjen tuaj në tërësi, ofron mbështetje aktive për luftëtarët në zonën e ‘operacionit të posaçëm ushtarak’” – term që përdoret nga shteti rus për luftën e tij kundër Ukrainës.
“Nuk ka pasur asnjë rast kur ushtarët nga vijat e frontit, që u janë drejtuar juve, nuk kanë marrë ndihmë”, tha ai.
Sipas YouControl, një platformë ukrainase për monitorimin e të dhënave të korporatave, Malkhasyan lidhet me Smart Holding si pronar i një prej kompanive nën ombrellën e saj. Kërkesat e Skemave për koment nga Malkhasyan, të dërguara me email dhe përmes aplikacioneve të mesazheve, kanë mbetur pa përgjigje.
Skemat i dërgoi po ashtu Novynskiyt një kërkesë për koment lidhur me aktivitetet e biznesit të Malkhasyanit në Krime dhe nëse ai ka ndonjë ndikim mbi to, si dhe për origjinën e fondeve të përdorura për atë që dokumentet zyrtare dhe raportimet mediale tregojnë se ishte blerja e një shtëpie luksoze në Kroaci në vlerë prej 10.5 milionë eurosh ( apo12.3 milionë dollarë).
Përfaqësuesi ligjor i Novynskiyt, avokati spanjoll Gonzalo Boye, në përgjigje të pyetjeve të dërguara nga Skemat, deklaroi se Novynskiy “është një mbështetës i vendosur i Ukrainës” dhe se “ai prej kohësh i është nënshtruar sanksioneve nga Federata Ruse, gjë që në vetvete përjashton çdo pretendim të bazuar për lidhje të tij të supozuara me entitete ruse”.
Megjithatë, në përgjigje të avokatit nuk u ofrua asnjë provë për pretendimin se Novynskiy aktualisht është nën sanksione ruse. Një dokument i Qeverisë ruse tregon se sanksionet ndaj tij janë hequr në vitin 2020 dhe nuk ka asnjë tregues se ndonjë sanksion tjetër është vendosur që atëherë.
Raportet me Rusinë
Novynskiy, i lindur në Rusi dhe që ka marrë shtetësi ukrainase në vitin 2012, u zgjodh deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2019 si anëtar i Platformës së Opozitës – Për Jetën, një parti e madhe proruse që u ndalua pas pushtimit në shkallë të plotë. Në vitin 2023, shteti konfiskoi pasuri në vlerë mbi 10 miliardë hrivnia (228 milionë dollarë), teksa nisi hetime ndaj tij nën dyshimin se ishte “bashkëpunëtor i një shteti agresor”.
Më pas, ai u vu nën dyshim zyrtar për tradhti për rolin e tij të supozuar si “kurator i Kishës Ortodokse Ruse në Ukrainë” dhe për mospagimin e taksave në vlerë prej 4 miliardë hrivnia (91 milionë dollarë). Në vitin 2025, një gjykatë në Kiev urdhëroi arrestimin e tij në mungesë në lidhje me akuzën për tradhti, dhe më pas ai u vendos në listën e të kërkuarve.
Vadym Novynskiy në Cyrih më 2023.
Në fund të marsit të këtij viti, Novynskiy dha një intervistë për COMPACT-TV të Gjermanisë, ku kritikoi Zelenskyn dhe pretendoi se ishte larguar nga Ukraina pasi ishte paralajmëruar se së shpejti do të ndiqej penalisht.
Ai deklaroi se një oficer i shërbimit të sigurisë ukrainase “më paralajmëroi paraprakisht se ishte dhënë urdhri për t’u larguar, sepse Zelensky kërkon çdo ditë që ne t’ju arrestojmë. Prandaj u detyrova që të largohem jashtë vendit”.
Të pyetur për këtë pretendim, nga Zyra e Zelenskyt thanë për Skemat se: “Ne nuk na intereson shumë çfarë thotë ai”, duke e përshkruar Novynskiyn si “një oligark që… u përpoq ta shndërrojë Ukrainën në Rusi, u diskreditua politikisht dhe u largua, dhe tani po fshihet diku jashtë vendit”.
Në intervistën për median në Gjermani, Novynskiy gjithashtu tha se “kushti më i rëndësishëm për sigurinë e Ukrainës janë raportet miqësore me Rusinë. Çdo gjë tjetër është marrëzi. Nëse Ukraina ka raporte fqinjësore, miqësore dhe strategjike me Rusinë, ne gjithmonë do të kemi siguri”.
Largimi nga Ukraina
Sipas burimeve që kanë qasje në informacionin përkatës dhe që folën për Skemat me kusht anonimiteti, Novynskiy u largua nga Ukraina në qershor të vitit 2022 dhe nuk është kthyer më që atëherë në këtë shtet.
Në intervistën për COMPACT-TV, Novynskiy tha se aktualisht jeton në Evropë, pa e përmendur shtetin se ku saktësisht jeton. Duke analizuar pamjet filmike, njësia hulumtuese Skemat arriti në përfundimin se intervista me të është realizuar në Hotel Bellevue në Opatija, Kroaci.
Në shpalljen për pronën në Sambor, ajo u përshkrua si një nga pronat “më të bukura për banim” në Kroaci.
Dokumentet kroate, që i ka analizuar Radio Evropa e Lirë, tregojnë se ai ka regjistruar vendbanimin në një kompleks apartamentesh në Split, Kroaci, ndërsa informacionet në sistemin kroat të regjistrit të tokës dhe kadastrës tregojnë se ai është bërë pronar i një prone prej gati 7 hektarësh në Samobor, afër kryeqytetit kroat, Zagreb.
Prona përfshin një vilë prej mbi 1.400 metrash katrorë dhe një strukturë më të vogël banimi, si dhe vreshta dhe kopshte, një pishinë, një zonë golfi, disa ndërtesa ndihmëse dhe një bodrum për ruajtjen e verës prej 200 metrash katrorë. Media kroate Jutarnji list raportoi në vitin 2025 se Novynskiy e bleu këtë pronë nga një biznesmen lokal për 10.5 milionë euro (12.3 milionë dollarë).
Një njoftim për shitje të pronës i vitit 2023 e përshkruante atë si “një nga ndërtesat më të bukura të banimit në Kroaci”.
PEC press release (French and Spanish after English)
Geneva, May 1, 2026 (PEC) Since January 1, 27 journalists have been killed worldwide, disclosed the Press Emblem Campaign (PEC) on the eve of World Press Freedom Day on 3 May. The global media safety and rights body lamented that the Israeli government alone was responsible for nearly two-thirds of the victims – 16 out of 27.
“Unfortunately, once again this year on World Press Freedom Day, we must note the lack of progress in protecting journalists and combating impunity,” stated PEC President Blaise Lempen in Geneva.
The serious tensions in the Middle East largely explain why the death toll remains high, following record numbers in 2023, 2024, and 2025. Of the 27 victims recorded in the four months since the start of the year, 17 are linked to the conflict in the Middle East, and 16 were killed by Israeli military forces.
Specifically, 9 journalists were killed in Lebanon, 6 in the Gaza Strip, 1 in Iran, and 1 in Syria.
Outside the Middle East, the PEC recorded 2 victims in Mexico, 2 in Venezuela, 1 in Guatemala (5 in Latin America), 1 in Bangladesh, 1 in Somalia, 1 in the Philippines, 1 in Uganda, and 1 in India.
“It is deeply regrettable that a single government – that of the State of Israel, which is in principle a democracy – is responsible for nearly two-thirds of the victims. This demonstrates an unacceptable lack of respect on the part of Israeli forces for civilian lives and media independence, with in some cases a deliberate intent to target journalists, which constitutes a war crime,” stated Blaise Lempen.
The pretexts put forward by Israel – namely, that the targeted journalists, though clearly identified as members of the press, were affiliated with Hamas or Hezbollah – do not justify their killing if these journalists were not acting as combatants. The PEC regrets that there are no investigations and prosecutions against the perpetrators of these war crimes, a situation of impunity that encourages further violations. The PEC also denounces the continued unacceptable restrictions on international media access to the Gaza Strip.
The PEC deplores the international community’s lack of response – beyond purely formal protests – even though States have adopted numerous resolutions in recent years on the safety of journalists aimed at better combating impunity. It is disheartening to note that there is currently no political will on the part of States to strengthen the protection of journalists in war zones and to better enforce international humanitarian law.
The PEC hopes that the 2026 World Press Freedom Day Conference, “Shaping a Future in Peace,” organized by UNESCO on May 4 and 5 in Lusaka, Zambia, will reaffirm the need to effectively combat the erosion of freedom of expression (link to the Day’s concept note and the UNESCO report: https://www.unesco.org/en/articles/world-press-freedom-day-2026-global-conference-shaping-future-peace ). The key would be to restore the conditions for global peace and dialogue.
Journée de la liberté de la presse 2026 – Globalement 27 journalistes tués depuis le 1er janvier
Un seul gouvernement responsable de près des deux tiers des victimes
Genève, 1er mai 2026 (PEC) Depuis le 1er janvier, 27 journalistes ont été tués dans le monde, a révélé la Presse Embleme Campagne (Press Emblem Campaign, PEC) à l’occasion de la Journée mondiale de la liberté de la presse le 3 mai. L’ONG déplore que le gouvernement israélien soit responsable à lui seul de près des deux tiers des victimes, soit 16 sur 27.
«Malheureusement, cette année encore à l’occasion de la Journée mondiale de la liberté de la presse, nous devons constater l’absence de progrès dans la protection des journalistes et la lutte contre l’impunité», a déclaré à Genève le président de la PEC Blaise Lempen.
Les graves tensions au Moyen-orient expliquent pour une large part un bilan qui reste élevé, après les records enregistrés en 2023, 2024 et 2025. Ainsi, sur les 27 victimes recensées en 4 mois depuis le début de l’année, 17 sont liées au conflit au Moyen-Orient et 16 sont le fait des forces militaires israéliennes.
Dans le détail, 9 journalistes ont été tués au Liban, 6 dans la bande de Gaza, un en Iran, un en Syrie.
En dehors du Moyen-Orient, la PEC a recensé 2 victimes au Mexique, 2 au Venezuela, 1 au Guatemala (soit cinq en Amérique latine), 1 Bangladesh, 1 en Somalie, 1 aux Philippines, 1 en Ouganda et 1 en Inde.
«Il est très regrettable qu’un seul gouvernement, celui de l’État hébreu, en principe une démocratie, soit responsable de près des deux tiers des victimes. Cela démontre de la part des forces israéliennes un manque inacceptable de respect de la vie des civils et de l’indépendance des médias, avec dans certains cas une volonté délibérée de cibler des journalistes, ce qui constitue un crime de guerre», a déclaré Blaise Lempen.
Les prétextes avancés par Israël, à savoir que les journalistes visés, pourtant identifiés clairement comme membres de la presse, étaient affiliés au Hamas ou au Hezbollah, ne justifient pas leur élimination, si ces journalistes n’agissaient pas comme combattants. La PEC regrette qu’il n’y ait pas d’enquêtes et de poursuites contre les auteurs de ces crimes de guerre, une impunité qui encourage de nouvelles violations. La PEC dénonce en outre la poursuite des restrictions inacceptables dans l’accès des médias internationaux à la bande de Gaza.
La PEC déplore l’absence de réaction de la communauté internationale, autres que des protestations de pure forme, alors même que les États ont adopté ces dernières années de nombreuses résolutions sur la sécurité des journalistes destinées à mieux lutter contre l’impunité. Il est désolant de constater qu’il n’y a actuellement aucune volonté politique de la part des États pour renforcer la protection des journalistes dans les zones de guerre et mieux faire respecter le droit international humanitaire.
La PEC espère que la Conférence mondiale de la Journée mondiale de la liberté de la presse 2026, «Façonner un avenir en paix », organisée par l’UNESCO les 4 et 5 mai à Lusaka, en Zambie, réaffirmera la nécessité de lutter efficacement contre le recul de la liberté d’expression (lien avec la note conceptuelle de la Journée et le rapport de l’UNESCO : https://www.unesco.org/fr/articles/journee-mondiale-de-la-liberte-de-la-presse-2026-conference-mondiale-faconner-un-avenir-en-paix). L’essentiel serait de rétablir les conditions de la paix mondiale et du dialogue.
Día Mundial de la Libertad de Prensa 2026 – Desde el 1 de enero, 27 periodistas han sido asesinados en todo el mundo. Un solo gobierno es el responsable de casi dos tercios de las víctimas
Ginebra, 1 de mayo de 2026 (PEC).- Desde el 1 de enero, 27 periodistas han sido asesinados en todo el mundo, reveló la Campaña Emblema de la Prensa (Press Emblem Campaign, PEC, por sus siglas en inglés) con motivo del Día Mundial de la Libertad de Prensa, el 3 de mayo. La ONG lamenta que el gobierno israelí sea el único o responsable de casi dos tercios de las víctimas, es decir, 16 de 27.
“Lamentablemente, un año más, en el Día Mundial de la Libertad de Prensa, debemos reconocer la falta de avances en la protección de los periodistas y la lucha contra la impunidad”, declaró el presidente de la PEC, Blaise Lempen, en Ginebra.
Las graves tensiones en Oriente Medio explican en gran medida el elevado número de víctimas mortales, tras los récords registrados en 2023, 2024 y 2025. De las 27 víctimas registradas en los cuatro meses transcurridos desde principios de año, 17 están vinculadas al conflicto en Oriente Medio y 16 se atribuyen a las fuerzas militares israelíes.
En concreto, nueve periodistas fueron asesinados en el Líbano, seis en la Franja de Gaza, uno en Irán, y uno en Siria.
Fuera de Oriente Medio, el PEC registró dos víctimas en México, dos en Venezuela, una en Guatemala (cinco en América latina), una en Bangladés, una en Somalia, una en Filipinas, una en Uganda, y una en la India.
“Es profundamente lamentable que un solo gobierno, el del Estado de Israel, supuestamente una democracia, sea responsable de casi dos tercios de las víctimas. Esto demuestra una inaceptable falta de respeto por la vida civil y la independencia de los medios de comunicación por parte de las fuerzas israelíes con, en algunos casos, una intención deliberada de atacar a periodistas, lo que constituye un crimen de guerra”, declaró Blaise Lempen.
Los pretextos esgrimidos por Israel – a saber, que los periodistas atacados, claramente identificados como miembros de la prensa, estaban afiliados a Hamás o Hezbolá – no justifican su eliminación si estos periodistas no actuaban como combatientes. La PEC lamenta la falta de investigaciones y enjuiciamientos de los autores de estos crímenes de guerra, una impunidad que fomenta nuevas violaciones. La PEC también denuncia las continuas e inaceptables restricciones al acceso de los medios de comunicación internacionales a la Franja de Gaza.
La PEC deplora la falta de respuesta de la comunidad internacional, más allá de las protestas meramente formales, a pesar de que los Estados han adoptado numerosas resoluciones sobre la seguridad de los periodistas en los últimos años, destinadas a combatir mejor la impunidad. Resulta desalentador constatar la actual falta de voluntad política por parte de los Estados para reforzar la protección de los periodistas en zonas de guerra y para hacer cumplir mejor el derecho internacional
humanitario.
La Campaña Emblema de Prensa (PEC) espera que la Conferencia del Día Mundial de la Libertad de Prensa 2026, “Forjando un futuro de paz”, organizada por la UNESCO los días 4 y 5 de mayo en Lusaka, Zambia, reafirme la necesidad de combatir eficazmente la erosión de la libertad de expresión (enlace a la nota conceptual del Día y al informe de la UNESCO: https://www.unesco.org/es/days/press-freedom). La clave reside en restablecer las condiciones para la paz y el diálogo globales.
Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës Dardane,
kësaj toke të djegur ndër shekuj nga pushtuesit grabitçarë e të larë me gjakë brez pas brezi nga të parët tanë e gjerë tek ne, që përjetuam gjenocidin e fundit nga Sërbia!
Kosova sot gjendet para vendimeve të mëdha historike të sukseseve në arenën ndërkombëtare!
Andaj të mos vonohemi që historinë e suksesit të e deshmojmë vetë ne si shoqëri!
Sot kur ju po dëshmoni për 3 palë zgjedhjet e fundit rreshtë, se ju jeni përcaktuar me shumicë të vullnetit dhe votës suaj se dëshironi të zgjedhni udhëheqës të pa korruptuar dhe jo kriminel.
Duke dëshmuar se ju si shoqëri shumicë kishit hequr dorë nga disa të ashtuquajtur ,,politikanë”, e që në shoqërin tuaj kishin kultivuar krimin dhe korrupsionin!
Atëherë diplomacia e kancelarive të botës filloi lëvizjet e tyre favorizuese dhe pozitive ndaj shoqërisë suaj!
1- Liberalizimi i vizave ndaj qytetarëve të Kosovës nga BE-ja dhe disa shtete të botës!
2- Njohëja e Pavarësisë së Kosovës edhe nga disa shtete të botës që për Kosovën çdo njohëje e secilit shtetë është një përforcim i themeleve të shtetit të Kosovës!
3- Heqja e Fusnotës!
4- Rezoluta e Kongresit të SHBA-ve për anëtarësimin të Kosovës në NATO!
5- Sinjale nga BE-ja për njohëjen e Pavarsisë së Kosovës edhe nga 5 shtetet e BE-së që akoma nuk e kishin njohur Kosovën!
Andaj vazhdoni kështu dhe mos lejoni të u mashtrojnë ata që ishin dëshmi e së keqës së Kosovës dhe dëshmitarë të Sërbisë!
Mos lejoni që mentalitetin tuaj të u gllabërojë propaganda e shpifjes, intrigës mashtrimit dhe manipulimit e atyre që nga varfërimi mental i juaj ata mbushin arkat, bëhen skllavo-pronarët e tokës tuaj, vendit tuaj, e fëmijëve tuaj dhe të ardhmës tuaj!
Mos lejoni që e keqja që ju ishit shkëputur të kthehet dhe bëjë hisetarë të tokës suaj armikun tuaj!
Pra vazhdoni duke u dëshmuar shoqërive të civilizuara të demokracive të botës se edhe ju jani si ata, se edhe juve u takon të jeni në bashkësitë e shoqërive të tyre!
Të jeni të bindur dhe pa asnjë dyshimë se ky vazhdimë i juaj do shpejton shumë shpejtë ditën kur ju do jeni aty ku ju takon të jeni të barabartë me bashkësitë e shoqërive të botës!
Ndrësa e ashtuquajtura opozita shqipëfolëse e Kosovës që i shërben interesave të Sërbisë nga PDK-LDK-AAK janë rreshtuar si aleatë të ngushtë të Sërbisë!
E ashtuquajtura opozitë nga PDK-LDK-AAK është e nxënë duke u shtyrë me inatë me popullin dhe duke ju hakëmarrë atyre me zgjedhje të reja përmes mekanizmave të kapura dhe dirigjuara nga ata, se pse votuan në masë masive për aleancën e VV-Guxo-Alternativa-Demokristianët.
Kësaj shkurtë i thonë hakëmarrje për të tentuar që me lodhje të mospranimit të vullnetit të votës shumicë të tyre të zgjedhin shkuarjen në zgjedhje të reja për të i nënshtruar qytetarët shumicë për të hequr dorë nga vullneti i votës së tyre!
Të ashtuquajturët opozitë e Kosovës nga PDK-LDK-AAK sikur janë gjenetikishtë shërbëtorët e Sërbisë, që qëllimi i tyre ka qenë çdo herë që ato krime ekonomike dhe degjenerimesh të shoqërisë shqipëtare kulturore dhe njerëzore, që Sërbisë i ngelën në gjysmë pa plotësuar, amanetin e tyre e kishin marrë këta dhe po plotësonin në mënyrë perfekte, që as sërbët nuk do dinin dhe nuk do mundeshin të i kryenin!
1- Vrasje apo eliminime fizike të kundërshtarëve politik!
2- Kultivimë të çdo llojë krimi dhe korrupsioni të pislliqeve që ka mbi këtë tokë!
3- Falja e tokave të Kosovës copa copa fqinjëve sllavë kush car të i teket për të marrë, vetëm këtyre të mjerëve dhe të vetëquajturit politikanë të huajt të u japin ndonjë ledhatim, kinse njerëz të mirë para popullit të tyre, pasi nuk po mundë që me veprimet e tyre të u dëshmojnë qytetarëve të tyre se ,,janë njerëz të mirë”!
4- Falje dhe amnisti të krimeve dhe gjenocidit të Sërbisë mbi qytetarët e pambrojtur dhe duarthatë të Kosovës, pa pyetur qytetarët e Kosovës!
5- Vrasje gansterësh të përditëshme mes veti dhe përdhunime fëmijësh!
6- Trafikime mallrash, drogash të ndryshme, qenje njerëzore, emigrantësh dhe të prostitucionit…!
7- Bojkotimë dhe bllokimë të evoluimeve dhe përparimeve të ligjeve dhe demokracisë në vendin tonë!
8- Grabitje dhe uzurpime tokash dhe pasurive mbitokësore dhe nëntokësore të këtij vendi!
9- Dëshmitarë të Sërbisë se Kosova dhe qytetarët e Kosovës nuk dinë të rrojnë të pavarur në ligje dhe rregulla të shoqërive të zhvilluara!
Në një nga mjediset e Arkeologjikut, sadopak larg syve të vizitorëve, ka nisur instalimi i mozaikut të njohur me emrin “Bukuroshja e Durrësit”, me moshë mbi 2.300 vjeçare, vendosja e të cilit nuk bënte pjesë në projektin fillestar të muzeut, që u financua nga programi EU4CULTURE i Bashkimit Evropian.
DURRËS- Muzetë e Durrësit, që u përuruan brenda javës së kaluar, ende nuk e kanë marrë formën e tyre të plotë. Pas mbylljes për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe vonesave në restaurimin e Muzeut Arkeologjik dhe atij Etnografik, qyteti përgatitet të mikpresë turistët e sezonit veror në dy institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore.
Në një nga mjediset e Arkeologjikut, sadopak larg syve të vizitorëve, ka nisur instalimi i mozaikut të njohur me emrin “Bukuroshja e Durrësit”, me moshë mbi 2.300 vjeçare, vendosja e të cilit nuk bënte pjesë në projektin fillestar të muzeut, që u financua nga programi EU4CULTURE i Bashkimit Evropian.
“Bukuroshja e Durrësit” qëndroi për 45 vjet në Muzeun Historik Kombëtar të kryeqytetit dhe u zhvendos disa javë më parë drejt qytetit bregdetar nga i njëjti ekip specialistësh që e transferoi atë në Tiranë në vitin 1981.
Për mozaikun e njohur, i cili ka mbërritur në 14 pjesë, u gjet një hapësirë në portën dalëse të muzeut të Durrësit, pa u respektuar linja kronologjike muzeore.
Historia e zbulimit të mozaikut, ende të painstaluar përfundimisht në muze, daton në vitin 1916, kur gjatë Luftës së Parë Botërore forcat xheniere austriake konstatuan shenjat e zajeve shumëngjyrëshe që i japin jetë figurave në dyshemenë e një vendstrehimi në qendër të Durrësit, shumë pranë vendit ku më vonë u ngrit teatri “Aleksandër Moisiu”.
Shënimet e publikuara nga arkeologu austriak Prashniker mundësuan zbulimin përfundimtar të mozaikut nga arkeologu i shquar Vangjel Toçi në vitin 1959.
E përmbytur disa herë nga ujërat, “Bukuroshja e Durrësit”, sipërfaqja e plotë e së cilës arrin në 14 metra katrorë, ka një formë eliptike që përmban figurën qendrore të një gruaje, të rrethuar me motive floreale.
Muzeut Arkeologjik do t’i duhen edhe disa javë për t’u plotësuar me elementin simbolik që njihet me emrin e qytetit të Durrësit, njëkohësisht mozaiku më i hershëm i zbuluar në vendin tonë.
Shumë pranë qendrës historike të qytetit, një institucion tjetër i trashëgimisë kulturore sapo ka hapur dyert.
Muzeu Etnografik i Durrësit, i ndërtuar si banesë qytetare në mesin e shekullit të 19-të dhe i mbështetur në muret fortifikuese mesjetare të qytetit, ka prezantuar për herë të parë 125 vepra të po kaq autorëve italianë.
Punimet, në pjesën dërrmuese, janë tablo që autorët nga vendi fqinj i dhuruan Durrësit në vitin 2006, vetëm pak muaj pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit Ibrahim Kodra.
Në mungesë të një galerie, tablotë e përmasave të ndryshme nuk u paraqitën asnjëherë të gjitha së bashku, por vetëm në një numër mjaft të kufizuar.
Vetëm 20 vjet pas vdekjes së mjeshtrit nga Ishmi, veprave të prezantuara për herë të parë së bashku u mungon gjithashtu katalogu i tablove me biografitë artistike të piktorëve dhe të veprave përkatëse.
Vizitorët nuk kanë asnjë të dhënë për artistët e huaj që vlerësuan dhe nderuan veprën e autorit nga Ishmi, pranë Durrësit.
Njëlloj si katalogu i munguar, mungon në Durrës edhe një galeri me emrin “Ibrahim Kodra”, kërkesë e formuluar për bashkinë nga artistët e vendit fqinj, ku piktori i madh shqiptar zhvilloi të gjithë veprimtarinë e tij mjaft të suksesshme, pa i ndërprerë asnjëherë lidhjet me atdheun e tij.
Muzetë e saporestauruar të Durrësit i kanë të gjitha mundësitë që t’i plotësojnë mungesat dhe t’i japin atij përmasat e vërteta të vazhdimësisë së jetës artistike në qytetin 3.000-vjeçar./BIRN
Mbi një milion turistë vizitojnë çdo vit rajonin e Lombardisë në Itali për të parë Liqenin e Komos dhe vilat e tij mahnitëse. Edhe pse një udhëtim në Itali është gjithmonë ide e mirë, vlen të përmendet se në të gjithë Europën ka dhjetëra peizazhe të tjera liqenore po aq të bukura (dhe shumë më pak të mbushura me turistë).
Një prej tyre është Liqeni i Ohrit, një perlë ende e nënvlerësuar që shtrihet mes dy vendeve po aq të nënvlerësuara: Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky liqen sapo është shpallur vendi më i bukur në Europë nga gazetarët e udhëtimit të Time Out.
Ndërsa Liqeni i Komos tërheq personazhe të famshëm dhe turma turistësh, Liqeni i Ohrit, një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë në Europë, ofron një alternativë më të qetë dhe më të përballueshme, pa bërë kompromis me bukurinë.
Ujëra të kristaltë blu, male mbresëlënëse dhe brigje të mbushura me qytete historike që duken sikur kanë mbetur në një epokë tjetër.
Në anën e Maqedonisë së Veriut, qyteti i Ohrit është atraksioni kryesor, me rrugë me kalldrëm, qindra kisha mesjetare (thuhet se dikur kishte 365 kisha, një për çdo ditë të vitit) dhe çati me tjegulla që zbresin drejt liqenit.
Aty mund të kaloni ditën duke notuar dhe duke eksploruar rrënojat e lashta, ndërsa mbrëmjen duke parë perëndimet e diellit që zhduken pas maleve, pa çmimet e larta të Lombardisë.
Në anën shqiptare, peizazhi është më i egër dhe më i qetë, me fshatra të vegjël e të përgjumur.
Fshati Lin është i njohur për mozaikët e lashtë dhe kampingjet piktoreske buzë ujit, ku mund të rezervoni vende për të pushuar pranë liqenit.
Në listën e Time Out për vendet më të bukura në Europë përfshihen edhe destinacione të tjera si një qytet unik me shtëpi trulli në rajonin e Pulias në Itali, Kopshtet Kew në Londër dhe një kryevepër e Gaudit në Barcelonë.
Këto janë 10 vendet më të bukura në Europë sipas Time Out:
Liqeni i Ohrit, Maqedonia e Veriut
Banjat termale të Saturnias, Toskanë, Itali
Giant’s Causeway, Irlanda e Veriut
Alberobello, Pulia, Itali
Poçitelj, Bosnje dhe Hercegovinë
Fjordet norvegjeze, Norvegji
Kopshtet Kew, Londër, Mbretëria e Bashkuar
Kanali Prinsengracht, Amsterdam, Holandë
Lugina e Moselit, Gjermani
Casa Batlló, Barcelonë, Spanjë/MONITOR
Pavol Szalai, drejtues i redaksisë së BE-Ballkan tek “Reporterët pa Kufij”, ka komentuar lirinë e medias në vendin tonë, ku është ndalur në sulmin e bërë ndaj News24 në gusht të vitit të kaluar.
Ai është shprehur se godinat e “Focus Media Group” u rrethuan nga policia, që bëri më tej edhe sekuestrimin e tyre.
Sipas tij, veprimet e marra nga autoritete nuk duhet të kishin këto përmasa, pasi gjithçka kishte në thelb vetëm një mosmarrëveshje në lidhje me pronësinë e godinës.
“Mund të përmend rastin e vjetshëm të Focus Media Group, të cilët u kapën nga policia u rrethua godina, pajisjet e tyre u sekuestruan nga policia dhe bëhej fjalë për një mosmarrëveshje pronësie. Masat, veprimet e marra nga autoritetet duhet të ishin në proporcion me veprën. Ka edhe raste të tjera të sekuestrimit të pa drejtë të materialeve të hetimit. Së fundmi është një tjetër çështje e madhe që është ndalimi i rrjetit social TikTok vitin e kaluar për 12 muaj me anë të një vendimi të qeverisë dhe tani vetëm para pak javësh doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese që u shpreh se është shprehur liria e shprehjes. E kuptoj që ka pasur nevojë për të mbrojtur fëmijët, por nuk mund të përdorësh çekanin kur bëhet fjalë për të drejtat civile”, tha ai. bw
Ata qe dje e moren pushtetin, nese kan ndonje mekat , është shumë i vogël në krahasim më mëkatët e atyre që për 20 vite ishin ne pushtet, duke u bërë milionerë më pasurinë e popullit.Kriza politike dhe institucionale lidhet kryesisht më atë që këta dëshirojnë më çdo kusht me rrëzuar pushtetit e LVV, të fituar më plebishit, për të ardhur vetë në pushtet.Kjo po bëhët për faktin që mos më lënë pushtetin e ri të konsolidohet më të gjitha organet, së në pyetje është konfiskimi i pasurive të pa ligjshme .Kjo është poenta pse blloku opozitar po vazhdojnë më lojëra politike .Ky bllok nuk po I fsheh apetitet për pushtet , duke lënë krejtësishtë anash interesin e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës!Këto zhvillime të fundit shumë negative politike , që të kemi në pafundësi zgjedhje te reja, e kan pru vendin në një siuatë gadi pa rrugëdalje .Unë I kam bërë kritika edhe Kurtit për ndonjë lëshim politik, por këta , e kan mbushur tashme kupën më marrëzirat e tyre .Fjalimi e kryeministrit , Albin Kurti në Kuvend ku nuk ishte prezent opozita nuk ka të bëjë aspak më fushatë elektorale siq po mendojnë disa, por ka të bëjë më një të vërtetë të madhe , se opozita është ajo që po krijon bllokadë pas bllokade , për të mos lejuar stabilitet politik dhe institucional, më motivacion së në zgjedhjet e ardhshme nacionale që edhe I kërkuan, të dobësohet LVV ,dhe këta të formojnë organët e reja të pushtetit..Për mua janë duke bërë plane pa hanxhinë se siq e tha edhe Kurti, këta janë në rënje e sipër.Diqka tjetër kur jemi këtu.Ka vërejtje pse Albin Kurti nuk e propozojë për kryetare të shtetit edhe për një mandat, Vjosa Osmanin.Po të kishte propozuar për presidente Vjosën, opozitës as që do ti kishte shkuar ndërmend që tia vazhdojnë mandatin .Lojëra ishin ato kur kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e propozojë Vjosa Osmanin për kryetare, e në anën tjetër nuk i tubojë nënshkrimet për ta paraqitur kandidaturën në Kuvendin e Kosovës, kur partia në pushtet e pranojë një gjë të tillë.Po të ishin për interesin qytetarëve dhe për Kosovën, nuk ka qenë fare problem zgjedhja e presidentit.Këta nuk po arrijnë që në zgjedhje të fitojnë , dhe ajo që ju hynë në funksion është mbijetesa politike në kriza të vazhdueshme .Po dëshirojnë pushtet pa vota që nuk ka askund në botën demokratike.Opozita po shërbehët më skenarë politikë duke e dërguar vendin në zgjedhje pas zgjedhjeve, duke mos i llogaritur pasojat që mund të janë fatale për Kosovën .Mund të ndodhë më e keqja që nese vazhdohet më lojëra të tilla , shumë lehtë, mund të vjen në shprehje tërheqja graduale e njohjeve nga shtetet më kualitative në botë , të cilat edhe na ndihmuan që të jemi shtet sovran dhe i pavarur nga Serbia .Kësaj po i kontribuojnë kori i bretkocave të një grupi të analistëve politikë , të cilët dukët se për para e kan shitur prapanicën e vet , se nuk e kan dert fare fatin e Kosovës si shtet dhe të shqiptarëve në Ballkan .Këta kauzianalista po e vërtetojnë përditë këtë më paraqitjet e tyre publike në disa televizione. Janë rrena të kulluara se Kurti na qenka pengesë për avansimin e proceseve.Këta janë ata që pikërishtë po e bëjnë një gjë të tillë, edhe pse po humbën më miliona donacione nga BE-ja.Nese ndodhë që të vijnë neser në pushtet apo më vonë , mëshumë mundësi do ta bëjnë fakt Asociacionin më kompetenca ekzekutive që e kan firmosur vet në Bruksel më Vuqiqin, i cili cenon rëndë shtetësinë e Kosovës .Opozita do ta këtë provën e shpejtë dhe serish do të dalë humbëse e madhe pas 7 qershorit.Paknaqësia e popullit është e madhe dhe e gjatë .Kjo paknaqësi ka arritur kulimin.Ata më 7 qershor do të shënojnë një tjetër autogol , dhe ky rezultat thjesht është i pritshem.Do të konfirmohet edhe një hërë vullneti i popullit duke votuar për LVV.Aleat besnik i opozitës mbetet diletantizmi kronik .Opozita edhe një herë tjetër do të mbytet në paaftësinë për pushtet dhe për përfitime materjale…!
Ndoqa intervistën e Vuçiç dhënë Rory Stuart & Alastair Campbell në Beograd!
Dua të ju kujtoj lexuesve të këtij shkrimi që Alastair Campbell ka qene zëdhënës dhe spin-doktor i Toni Blair kur ky i fundit ka qenë kryeminister, ndërsa tani është këshilltar i jashtëm i Kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Disa përfundime dolën lehtësisht nga intervista;
1 – Ai vazhdon viktimizimin të cilin e ka bërë në vazhdimësi që kur është shfaqur në skenën politike serbe.
2 – Letra e përbashkët e Vuçiç-Rama dërguar Bashkimit Europian tregoi edhe njëherë qëllimin e tij për të pranuar një atashim në BE që merr investime të barabarta por pa të drejte vetoje që arrin dy qëllime;
– a) Shmangien e artikullit 35 të anëtarësimit që fal të drejtën e VETOS në BE në këmbim të mos njohjes së Kosovës!
– b) Përmes këtij blloku lindor të dorës së dytë të BE-se të realizojë atë me të cilin dështuan përmes Ballkanit të Hapur pra Neojugosllavinë e re por kësaj radhe me aminin dhe financimin e Bashkimit Europian.
Vuçiç ashtu siç e dinim na konfirmoi edhe njëherë se Ballkani i Hapur ishte ide e tij.
Qoftë Ballkani i Hapur qoftë NeoJugosllavia e re BE-iste kanë qëllim kryesor absorbimin e Kosovës dhe të gjitha vendeve të Ballkanit përfshirë edhe Shqipërinë brenda Serbisë.
Ajo që është tronditëse dhe duhet të ngrejë alarmin tek çdo shqiptar është se bashkēpunëtor i Vuçiçit në këtë projekt serbomadh e thellesisht antishqiptar është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.
3 – Vuçiç nuk e fshehu synimin e tij për të aplikuar rrokadën “Putin-Medvedev” në Serbi pra për tu bërë kryeministër i Serbisë me një president kukull pas mbarimit të mandatit aktual!
4 – Vuçiçin gjatë gjithë intervistës e shoqeroi dashuria e tij për Edi Ramën emrin e të cilit e përmendi me shumë ndjesi pozitive disa here herë gjatë intervistës së tij.
Ai nuk foli asnjë sekondë për familjen e tij por dukshëm i shkëlqente fytyra kur përmendte emrin e Edi Ramës!
Jo vetëm politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë jua rekomandoj fort këtë intervistë por ajo vlen për të gjithë shqiptarët për të kuptuar se ku është mpleksur kryeministri i Shqipërisë e pse ai e ka bërë lesh e li klasën politike të Kosovës e në veçanti opozitën e saj!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vuri në dukje rëndësinë e respektimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar këtë çështje si element kyç për stabilitetin e brendshëm dhe funksionimin e një shteti demokratik e gjithëpërfshirës.
KROACI- Delegacioni i Partisë Demokratike dhe i Partisë Republikane, kryesuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, zhvilluan një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në kuadër të Forumit të Internacionales Demokratike të Qendrës (IDU), që po mbahet në Zagreb.
Biseda, e cilësuar nga të dyja palët si e hapur dhe konstruktive, u përqendrua në çështje me rëndësi strategjike për të dy vendet dhe për rajonin në tërësi. Palët shprehën bindjen e përbashkët se procesi i integrimit europian mbetet jetik për të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. U theksua nevoja që të dy vendet të përparojnë me ritme të përshpejtuara, nëpërmjet përmbushjes së standardeve europiane dhe forcimit të shtetit të së drejtës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vuri në dukje rëndësinë e respektimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar këtë çështje si element kyç për stabilitetin e brendshëm dhe funksionimin e një shteti demokratik e gjithëpërfshirës. Garantimi i barazisë reale, i përfaqësimit të drejtë dhe i zbatimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese u nënvizua si kusht thelbësor për bashkëjetesë të qëndrueshme dhe besim ndërkombetar mes komuniteteve.
Palët i kushtuan një vëmendje të veçantë thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare. Në qendër të diskutimit u vendos Korridori 8, i konsideruar si një arterje infrastrukturore strategjike për lidhjen e rajonit me tregjet europiane, me potencial të lartë për nxitjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës.
Delegacionet diskutuan gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si energjia, infrastruktura dhe siguria rajonale, si dhe koordinimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare. U theksua se një bashkërendim më i ngushtë mes dy vendeve është i domosdoshëm për përballimin e sfidave të përbashkëta.
Partia Demokratike dhe Partia Republikane rikonfirmuan angazhimin e tyre për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri–Maqedoni e Veriut dhe mbështetjen e çdo iniciative që kontribuon në paqe, stabilitet dhe integrim europian të rajonit./Dosja.al
Përplasja mes Merz dhe Trump duket se po ashpërsohet.
Trump tani kërcënon të reduktojë praninë e trupave amerikane në Gjermani. Një vendim pritet të merret “së shpejti”. Nuk është kërcënimi i parë i Trump.
Sipas presidentit amerikan Donald Trump, SHBA po shqyrtojnë një reduktim të mundshëm të trupave në Gjermani. Një vendim pritet të merret së shpejti, shkroi ai në platformën e tij Truth Social. Njoftimi pason kritikat e ashpra të Trump ndaj kancelarit federal Friedrich Merz, pasi ky i fundit kishte shprehur rezervat e tij për ofensivën amerikane kundër Iranit. “Ai nuk ka asnjë ide se për çfarë po flet!”, shkroi Trump të martën për Merz, duke shtuar se “nuk është çudi që Gjermania po ecën kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe në aspekte të tjera”. Trump e akuzoi kancelarin se pranon që Irani të zotërojë armë bërthamore. Megjithatë, nuk dihet që Merz të ishte shprehur ndonjëherë në këtë mënyrë.
Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane nga mesi i prillit rreth 86 mijë ushtarë janë të dislokuar në Evropë, prej tyre afërsisht 39 mijë në Gjermani. Ky numër ndryshon rregullisht, edhe për shkak të rotacioneve dhe stërvitjeve.
Merz dhe Trump takohen në Shtëpinë e Bardhë, Zyrën Ovale, 3 mars 2026Merz dhe Trump takohen në Shtëpinë e Bardhë, Zyrën Ovale, 3 mars 2026
Marrëdhënia personale Trump-Merz ka arritur në një pikë të ulët? Merz kundërshton: “Marrëdhënia personale mes presidentit amerikan dhe meje – të paktën nga këndvështrimi im – mbetet e mirë dhe e pandryshuar”.Fotografi: Mark Schiefelbein/AP Photo/picture alliance
Merz përpiqet të qetësojë situatën
Deklaratat e fundit të Trump, të lenë të kuptosh, se marrëdhënia personale Trump-Merz ka arritur në një pikë të re të ulët. Megjithatë, kancelari gjerman e kundërshtoi këtë përshtypje të mërkurën. “Marrëdhënia personale mes presidentit amerikan dhe meje – të paktën nga këndvështrimi im – mbetet e mirë dhe e pandryshuar”, tha ai. “Ne vazhdojmë të jemi në komunikim të mirë me njëri‑tjetrin.”
Për muaj të tërë, kancelari federal dhe presidenti amerikan kishin kultivuar një marrëdhënie relativisht të mirë. Së fundmi, megjithatë, Merz ndryshoi tonin dhe kritikoi hapur Uashingtonin. Ai akuzoi qeverinë amerikane se nuk ka një strategji daljeje për luftën me Iranin. Amerikanët, sipas tij, kanë hyrë në këtë luftë “qartazi pa asnjë strategji”, tha Merz gjatë një diskutimi me nxënës në Marsberg, në rajonin Sauerland. Kjo e bën edhe më të vështirë përfundimin e konfliktit. “Sidomos kur iranianët duket se po negociojnë shumë me zgjuarsi – ose po aq me zgjuarsi nuk negociojnë fare”, tha Merz. “Këtu po poshtërohet një komb i tërë nga udhëheqja shtetërore iraniane.”
Trump ka kërcënuar edhe më parë
Gjatë mandatit të parë Donald Trump (2017–2021) kishte paralajmëruar një reduktim të kontingjentit të trupave amerikane në Gjermani. Disa muaj përpara largimit nga Shtëpia e Bardhë, Trump njoftoi se synonte të tërhiqte 12 mijë nga rreth 35 mijë ushtarë amerikanë që ndodheshin atëherë në Gjermani. Disa mijë prej tyre duhej të zhvendoseshin brenda Evropës, të tjerë të ktheheshin në SHBA. Trump e përshkroi atëherë këtë plan si ndëshkim për, sipas tij, shpenzimet shumë të ulëta të Gjermanisë për mbrojtjen. Pasardhësi i tij, Joe Biden, i ndaloi këto plane menjëherë pas marrjes së detyrës. bw
Në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, moderatori Flavio Qarri ndau me publikun një raport alarmant të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku ngrihen shqetësime serioze për kushtet e paraburgimit të ish-Presidentit Ilir Meta në IEVP “Jordan Misja”.
Raporti tronditës i Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) ka zbuluar shkelje serioze dhe trajtim të papranueshëm ndaj ish-Presidentit Ilir Meta në paraburgimin e IEVP “Jordan Misja”, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi respektimin e të drejtave themelore në sistemin penitenciar shqiptar.
Pas një monitorimi të zhvilluar më 10 prill, KShH konstaton se Meta po mbahet në kushte që cilësohen degradues: tualet pa ndriçim funksional, zile emergjence jashtë shërbimit, kufizim i ajrimit nën minimumin ligjor dhe trajtim i diferencuar nga të paraburgosurit e tjerë.
Sipas raportit, Meta ka qëndruar në ajrim vetëm 40 deri në 90 minuta në ditë, ndërkohë që ligji parashikon të paktën dy orë. KShH e konsideron këtë një shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe një cenim të dinjitetit njerëzor.
Situata bëhet edhe më alarmante me pretendimet për kufizime në komunikim: takimet me deputetë dhe bashkëpunëtorë politikë po trajtohen si vizita familjare, duke reduktuar ndjeshëm mundësinë për kontakte me familjarët. Po ashtu, raporti denoncon pengesa ndaj komunikimit me median, ndërhyrje të paligjshme në numrat telefonikë të autorizuar dhe mungesë transparence për masat disiplinore.
KShH evidenton gjithashtu mungesën e bibliotekës, kufizime në aktivitetet sportive dhe probleme të vazhdueshme me higjienën, duke paralajmëruar se kombinimi i këtyre faktorëve mund të përbëjë trajtim degradues sipas standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në dokument theksohet se këto problematika nuk janë thjesht administrative, por prekin drejtpërdrejt standardet ligjore dhe kushtetuese për trajtimin e personave të privuar nga liria.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë ndërhyrje të menjëhershme. syri.net
Komentet