VOAL

VOAL

Dyshime mbi veprimet e Rusisë lidhur me furnizimin me gaz të Evropës

December 29, 2021
blank

Komentet

blank

OKB dokumenton vdekjen e 10 mijë civilëve në luftën në Ukrainë: Shifrat reale shumë më të larta

Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport mbi situatën e të drejtave të njeriut në Ukrainë pas nisjes së agresionit rus.

OKB ka dokumentuar vdekjen e 10 mijë civilëve që nga nisja e konfliktit më 24 shkurt.

“Mes tyre 4.731 persona janë vrarë” u tha gazetarëve në Kiev Matilda Bogner, kryetarja e Misionit të Monitorimit të të Drejtave të Njeriut në Ukrainë, ndërsa prezantoi gjetjet e raportit.

Ajo paralajmëroi se numri i viktimave është shumë më i lartë pasi raporti thekson vetëm shifrat që misioni ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur.

“Sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës ka pasur një ndikim shkatërrues në të drejtat e njeriut në të gjithë vendin. Ne dokumentuam shkelje të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar, duke përfshirë krimet e luftës. Këto shkelje nxjerrin në pah numrin e madh të viktimave që konflikti po sjell ditë pas dite”, tha Bogner.

Raporti bazohet në informacionin e mbledhur gjatë 11 vizitave në terren, tre vizitave në vendet e paraburgimit dhe 517 intervistave me viktima dhe dëshmitarë midis 24 shkurtit dhe 15 majit 2022. Provat bazohen gjithashtu nga dokumentet gjyqësore, të dhënat zyrtare dhe burimet e hapura.

Raporti dokumenton shkelje të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjit humanitar “në shkallë të ndryshme, nga të dyja palët”, sipas Bogner.

“Numri i lartë i viktimave civile dhe shkalla e shkatërrimit dhe e dëmtimit të shkaktuar në infrastrukturën civile ngriti shqetësime të mëdha se sulmet e kryera nga Forcat e Armatosura Ruse nuk ishin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ndërsa në një shkallë shumë më të ulët, duket gjithashtu se forcat e armatosura ukrainase nuk respektuan ligjin ndërkombëtar humanitar në pjesët lindore të vendit”, shtoi Bogner.

Raporti gjithashtu ngriti alarmin në lidhje me pretendimet për torturimin e të burgosurve të luftës nga të dyja palët në konflikt, duke përfshirë dëshmitë e 44 të burgosurve të luftës të intervistuar nga misioni i OKB-së.

Bogner theksoi se misioni hasi prova të përdorimit të gjerë të dënimeve jashtëgjyqësore kundër atyre që supozohet se ishin grabitës, hajdutë dhe shkelës të shtetrrethimit në Ukrainë.

“OHCHR ka dokumentuar dhe verifikuar pretendimet për vrasje të paligjshme, duke përfshirë ekzekutime të civilëve në më shumë se 30 vendbanime në rajonet e Kievit, Chernihiv, Kharkiv dhe Sumy, të kryera ndërsa këto territore ishin nën kontrollin e forcave të armatosura ruse.

Vetëm në Bucha, OHCHR dokumentoi vrasjet e paligjshme, duke përfshirë ekzekutimet e përmbledhura, të të paktën 50 civilëve”, nënvizoi raporti, duke shtuar se shkalla e plotë e problemit duhet ende të vlerësohet plotësisht.

Dokumenti i OKB-së përshkruan gjithashtu “shqetësimin për ndalimin arbitrar dhe zhdukjen e detyruar” të përfaqësuesve të autoriteteve lokale, gazetarëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe civilëve të tjerë nga trupat ruse dhe grupet e armatosura të lidhura me to.

OHCHR dokumentoi 248 raste të ndalimit arbitrar, me gjashtë prej të cilave rezultuan me vdekje. bw

blank

Kolumbi, “nuk ka të ardhme pa të vërtetën”

Komisioni i së Vërtetës u drejtua nga prifti jezuit Francisco De Roux

Është dorëzuar raporti për mizoritë e kryera gjatë mbi gjysmë shekulli konflikt të brendshëm mes shtetit dhe guerrilasve

 

VOAL- Komisioni i së Vërtetës i krijuar pas marrëveshjes së paqes midis shtetit dhe guerrilasve të FARC në Kolumbi dha të martën raportin e tij mbi mizoritë e kryera gjatë më shumë se gjysmë shekulli konflikt të brendshëm që shkaktoi 260,000 vdekje dhe 7 milionë persona të zhvendosur brenda vendit. Mbi 14,000 viktima u dëgjuan, jo për të dhënë dënime (detyra e hetimit të krimeve më të rënda i takon organeve të tjera) por për t’i dorëzuar historisë versionin më të vërtetë të asaj që ndodhi, nën sloganin “E ardhmja është e mundur vetëm me të vërtetën”.

“Ne kemi marrë misionin për të rindërtuar atë që ndodhi në këtë konflikt të armatosur që zgjati 60 vjet, për t’i dhënë dinjitet viktimave, për të ndihmuar në përmirësimin e bashkëjetesës në rajonet e prekura”, tha prifti jezuit Francisco De Roux, president i komisionit. Në një teatër në Bogota, ai ia transmetoi dokumentin prej 896 faqesh kreut të zgjedhur të shtetit Gustavo Petro, presidentit të parë të krahut të majtë në historinë e fundit kolumbiane që do të marrë detyrën më 7 gusht. Paraardhësi i tij, Ivan Duque në largim, kundër marrëveshjes së paqes, nuk mori pjesë në këtë ngjarje.

blank

Në Kolumbi, presidenti i parë i majtë në histori

Raporti do të bëhet publik në faza gjatë muajve të ardhshëm. Nëpërmjet historive të ish-luftëtarëve, të burgosurve dhe viktimave, rishikohen krimet e kryera nga të gjithë aktorët e luftës: forcat e armatosura revolucionare, grupet paramilitare të ekstremit të djathtë dhe forcat e sigurisë. Zhdukjet me forcë, vrasjet, përdhunimet, masakrat kanë lënë te kolumbianët “një traumë kolektive të transmetuar brez pas brezi për dekada”. rsi-eb

blank

Kryeministrja e Skocisë propozon datën e referendumit për pavarësi nga Britania e Madhe

RFE/RL

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon tha të martën më 28 qershor se dëshiron që referendum i ri për pavarësinë të mbahet më 19 tetor të vitit 2023.

Në vazhdën e Brexit, Sturgeon, e cila është udhëheqëse e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), thotë se është koha për ta çuar Skocinë përsëri në Bashkimin Evropian si një vend të pavarur.

Kryeministrja skoceze tha se “është gati të negociojë” me qeverinë britanike mbi kushtet e mbajtjes së një referendumi të dytë për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.

Duke nënvizuar se do t’i shkruante të martën kryeministrit Boris Johnson ajo tha: “Unë nuk do të lejoj kurrë që demokracia skoceze të jetë peng i Boris Johnson apo çdokujt kryeministri tjetër britanik.”

“Skocia gjatë brezave ka paguar një çmim për të mos qenë e pavarur. Qeveritë e Britanike për të cilat nuk votojmë, imponojnë politika që ne nuk i mbështesim, shumë shpesh duke na penguar nga përmbushja e potencialit tonë,” i tha Sturgeon parlamentit skocez.

“Konservatorët kanë vetëm gjashtë deputetë në Skoci, që përbën dhjetë për qind të përfaqësimit skocez, dhe megjithatë ata na kanë nxjerrë jashtë BE-së kundër vullnetit tonë,” tha Sturgeon.

Ajo tha se parlamenti i deleguar i vendit mund të ecë përpara me një referendum të ri për pavarësinë pa pëlqimin e qeverisë britanike.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Partia e tij Konservatore, e cila është në opozitë në Skoci, kundërshtojnë çdo votim të tillë. Ata thonë se çështja u zgjidh në vitin 2014-të, kur elektorati skocez votoi me 55 për qind kundër daljes nga Mbretëria e Bashkuar.

blank

“Dhimbje koke” për Putin, raketa e sapoardhur nga SHBA i merr jetën kolonelit të 56-të dhe 40 ushtarëve rusë

Vladimir Putini ka humbur kolonelin e tij të 56-të dhe 40 ushtarë pasi u goditën nga raketat që ushtria ukrainase ka marrë si dhuratë nga SHBA.

Komandanti i parashutistëve, kolonel Andrei Vasilyev, dyshohet se u vra në një sulm të premten mbrëma. Sipas raportimeve një raketë me rreze të mesme HIMARS ishte përgjegjëse për shkatërrimin e konvojit me 40 ushtarë që drejtohej nga koloneli 49-vjeccar.

“Një sulm i veçantë i HIMARS në Izyum, rajoni i Kharkivit goditi një post komandë ruse, duke vrarë ose plagosur mbi 40”, njofton ushtria ukrainase.

Nëse konfirmohet, vdekja e tij do të ishte një nga të parat nga armët e reja me rreze 43 milje dërguar në Ukrainë nga Presidenti Joe Biden.

blank

Vasilyev thuhet se ishte në një post komandimi të avancuar të trupave të sulmit ajror të ushtrisë ruse, por vendndodhja nuk u specifikua. Ai ishte komandant i Regjimentit të 137-të të Gardës Ajrore, me bazë në Ryazan.

I martuar dhe me një vajzë, ai ishte vlerësuar me Urdhrin Rus të Guximit.

blank

Ndërkohë, koloneli i 55-të që vdiq ishte nënkoloneli Sergey Gundorov, 51 vjeç, helikopteri i të cilit u pa duke u rrëzuar në një humnerë pranë Volnovakha në Donbas, pasi u godit me një raketë portative tokë-ajër.

Putin gjithsej ka humbur të paktën 11 gjeneralë. Humbjet e përgjithshme ruse besohet të jenë mbi 30,000.

blank

Krimet e luftës të Rusisë – Rusët goditën me raketa një qendër tregtare në Kremenchuk

“Rusët goditën me raketa një qendër tregtare në Kremenchuk. Në këtë qendër tregtare kishte qindra e qindra civilë.”

Sulmi me raketa që shënjestroi një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk sot, të hënën, vrau të paktën 10 persona dhe plagosi 40 të tjerë. Lajmin e tha guvernatori i rajonit, i vendosur në Ukrainën qendrore, duke specifikuar se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më të rënda. Vetë guvernatori denoncoi “një tjetër krim lufte rus, një akt të qartë dhe cinik terrori kundër popullatës civile.” Inkursioni “godi një vend shumë të frekuentuar pa asnjë lidhje me armiqësitë”, nënvizoi më pas kryetari i bashkisë së këtij qyteti, i cili, para pushtimi, kishte një popullsi prej rreth 220,000 njerëz. Në qendër, siç tregoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kishte më shumë se një mijë civilë. Ndërkohë në zonë vijojnë operacionet e zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit. Në nivel ndërkombëtar, sulmi provokoi, veçanërisht, reagimin dënues të Boris Johnson: sulmi, deklaroi kryeministri britanik, tregon “mizorinë dhe barbarizmin” e Vladimir Putinit. Kreu i Kremlinit, shtoi ai, duhet të kuptojë se sjellja e tij nuk do të arrijë asnjë rezultat tjetër përveçse të forcojë vendosmërinë e Ukrainës dhe atë të çdo vendi të G7-ës për t’u anuar me të për aq kohë sa duhet./RSI

blank

G7 midis luftës dhe efekteve të saj

Foto në grup: duke filluar me Joe Biden në drejtim të akrepave të orës Boris Johnson, kryeministri japonez Fumio Kishida, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz , mikpritës

Në Bavari në tavolinë ideja e sanksioneve ndaj arit rus, por edhe shqetësimet për energjinë dhe ekonominë

 

VOAL- G7 dhe NATO “duhet të qëndrojnë së bashku” tha presidenti amerikan Joe Biden teksa u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz të dielën, në hapjen e samitit të ekonomive kryesore të botës, liderët e të cilëve janë mbledhur në Alpet bavareze. Nga samiti dhe ai i Aleancës Atlantike që do të pasojë në ditët në vijim, Kievi tha se priste premtimin për furnizime të reja me armë dhe sanksione të mëtejshme kundër Rusisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të flasë përmes videokonferencës të hënën.

blank

Olaf Scholz në bisedë me Joe Biden

 

Sinjali i parë u dha nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Japonia, të cilat njoftuan një embargo ndaj importeve të arit rus, një burim kapitali nga i cili Moska mblodhi 15 miliardë euro në vitin 2021. Franca, Gjermania dhe Italia duhet të rrinë së bashku.

Në një konferencë për shtyp në Kështjellën Elmau, vendi i takimit të izoluar nga qindra policë, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha në lidhje me këtë se “sot dhe nesër do të vazhdojmë të flasim për këtë, për të arritur një vendim unanim. Por mbi sanksionet brenda njëzet e shtatë të BE-së mbizotëron nevoja për t’u thelluar. Ato “duhet të kenë ndikim në aftësitë e Rusisë për të bërë luftë, por ne duhet të marrim parasysh edhe interesat tona ekonomike”.

Kujdesi i Michel ka të bëjë veçanërisht me propozimin e SHBA për të vendosur një tavan për naftën, duke pasur parasysh shpërthimin aktual të çmimeve që Rusia po përfiton. Ekziston frika se masa mund të ketë pasoja negative.

Michel tha gjithashtu se ai mbështetej në një marrëveshje që do të lironte eksportet e grurit ukrainas.

blank

Kaq shumë probleme në tapet

Frika për ekonominë

Konflikti dhe pasojat e tij do të mbizotërojnë diskutimet në Gjermani, të cilat janë planifikuar të zgjasin deri të martën. Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson kanë bërë thirrje që “të mos braktiset Ukraina” tani që diskutimet për një armëpushim duken ende të largëta. Në të vërtetë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jason Stoltenberg paralajmëroi se lufta “mund të zgjasë me vite”. Megjithatë, në të njëjtën kohë, retë e zeza po mblidhen mbi të ardhmen e afërt të ekonomive perëndimore dhe joperëndimore, mes kërcënimeve të mungesës së ushqimit, inflacionit galopant dhe krizës energjetike.

Scholz, Biden, presidenti francez Macron dhe Johnson gjithashtu kanë shqetësime në frontin e brendshëm. Popullariteti i të parit po bie te gjermanët, i dyti është i shqetësuar për efektet e ekonomisë në zgjedhjet e ardhshme afatmesme dhe vendimet e Gjykatës së Lartë për të drejtat civile, si aborti. Macron doli i goditur nga zgjedhjet e fundit dhe Johnson paguan çmimin e “Partygate”.

blank

Një aksion i Greenpeace të shtunën në mbrëmje në malet përreth Garmisch

 

Nga ana tjetër, duket se nuk ka shumë hapësirë ​​për çështje të tjera, siç është ajo mjedisore. Mijëra njerëz demonstruan për masat klimatike të shtunën në mbrëmje në Mynih. rsi-eb

blank

Çfarë bisedoi Macron me Putinin, 4 ditë para nisjes së luftës në Ukrainë

Pak ditë para sulmit rus në Ukrainë, tensioni mes Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron është i dukshëm. Këtë e dëshmon transkripti i negociatave mes dy liderëve gjatë një interviste telefonike.

Presidenti francez përpiqet më kot të shtyjë drejt një de-përshkallëzimi dhe i propozon një takim me Biden, homologut të tij rus.

‘Të jem i sinqertë, doja të shkoja të luaja hokej, po flas me ty nga palestra, duhet të filloj disa ushtrime, por fillimisht do të thërras këshilltarët e mi’, është përgjigjja e Putinit.

Katër ditë më vonë, pas kësaj bisede më 24 shkurt, Rusia pushtoi territorin ukrainas.

Telefonata 9-minutëshe/ Transkripti i bisedës telefonike, një nga të shumtat mes Macron dhe Putin para shpërthimit të armiqësive, është pjesë e një dokumentari televiziv që do të transmetohet të enjten e ardhshme në televizionin publik France 2. Bëhet fjalë për një bisedë 9 minutëshe mes dy krerëve të shtetit, e cila u zhvillua më 20 shkurt.

Në qendër të diskutimit janë marrëveshjet e Minskut, të nënshkruara mes Kievit dhe separatistëve prorusë në kryeqytetin e Bjellorusisë, pas pushtimit rus të Krimesë dhe përplasjeve në Donbas. Marrëveshjet e nënshkruara në shtator 2014 dhe shkurt 2015 në prani të përfaqësuesve të OSBE-së, Rusisë dhe disa vendeve perëndimore.

Sulmi ndaj Zelensky-t‘Ti dhe kancelari Scholz më thatë se Zelensky është gati të bëjë një gjest, se ai kishte një projektligj të gatshëm për të zbatuar marrëveshjet e Minskut … në fakt, kolegu ynë i dashur z. Zelensky nuk bën asgjë. Ai të gënjen’,-akuzon Putin.

Sulmi ndaj Macron-‘Ju thatë se duhet të rishikojmë marrëveshjet e Minskut’. Akuzës së Putinit, presidenti francez i përgjigjet: ‘Kurrë nuk e kam thënë Vladimir, kam thënë se duhen zbatuar, se duhen respektuar dhe nuk kam të njëjtin lexim si ju ditëve të fundit’.

‘Nuk na interesojnë propozimet e separatistëve’-​​Më pas diskutimi ndizet mbi ‘separatistët’, të pa legjitimuar nga Macron për të ‘bërë propozime për ligjet e Ukrainës’. Dhe duke lexuar marrëveshjet e Minskut, ai shton dozën: ‘Nuk e di ku e ka mësuar ligjin juristi juaj ekspert’.

Putin ngurtësohet dhe drejton gishtin nga Kievi: ‘Nuk është një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike, ata morën pushtetin me një grusht shteti, kishte njerëz të djegur të gjallë, ishte një gjakderdhje dhe Zelensky është një nga ata që janë përgjegjës’.

Macron në këtë pikë e mbyll fjalimin: ‘Nuk na interesojnë propozimet e separatistëve’. Putini përgjigjet: ‘Më dëgjoni me kujdes. A më dëgjoni? Po jua përsëris, ata që ju i quani separatistë reaguan ndaj propozimeve të autoriteteve ukrainase. Më pas, përgjigjet e tyre nuk u ndoqën’.

‘Faleminderit zoti President’-‘Faleminderit gjithsesi Vladimir, nëse ka diçka më telefono’, rekomandon Macron mbylljen e bisedës. Për të cilën Putini përgjigjet përzemërsisht në frëngjisht: ‘Je vous remercie Monsieur le président’.

syri.net

blank

VIDEO- Kryepatriarkun e Rusisë nuk e mbajnë këmbët, rrëshqitje spektakolare në dysheme pas pagëzimeve me ujë të shenjtë

Patriarku rus Kirill është bërë pjesë e një incidenti të pakëndshëm gjatë një shërbimi në kishën e Novorossiysk.

Kreu i Kishës Ortodokse ruse ka rrëshqitur prej shkallëve, për shkak të dyshemesë së lagur me ujë të shenjtë gjatë pagëzimit.

Në një video që po qarkullon në rrjet mund të shihet Kirill që rrëshqet nga foltorja dhe përplaset në tokë, ndërsa televizoni rus e ndryshon me shpejtësi pamjen, duke shfaqur imazhe jashtë kishës.

Sipas mediave nuk raportohet për ndonjë dëmtim të rëndë të kreut të Kishës Ortodokse Ruse.

“Dyshemeja është e bukur, mund ta shihni veten në pasqyrë, është kaq e shndritshme dhe e lëmuar. Por kur uji bie mbi të, edhe nëse është ujë i shenjtë, janë ligjet e fizikës që mund të rrëshqasësh. Fatkeqësisht, rashë në këtë dysheme të bukur, por me dëshirën e Zotit pa asnjë pasojë”, tha Kirill më vonë gjatë predikimit. bw

blank

Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanadaja dhe Japonia do të ndalojnë importet e arit rus

Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanadaja dhe Japonia do të ndalojnë importet e arit rus në fazën e fundit të përpjekjes për të gjymtuar ekonominë e Rusisë në përgjigje të luftës në Ukrainë, raporton Association Press.

Eksportet e arit ishin me vlerë 15.2 miliardë dollarë në Rusi në vitin 2021 dhe rëndësia e tyre është rritur që nga pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin, pasi oligarkët kanë nxituar të blejnë shufra ari ose argjendi për të shmangur ndikimin e sanksioneve, tha Downing Street.

Zyrtarët besojnë se për shkak se Londra është një qendër kryesore e tregtisë së arit, sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar do të kenë një ndikim të madh në aftësinë e Putinit për të mbledhur fonde për të financuar përpjekjet e tij të luftës.

Ndalimi do të hyjë në fuqi së shpejti dhe do të zbatohet për arin e sapo nxjerrë ose të rafinuar. Ai nuk do të ndikojë në arin me origjinë ruse që është eksportuar më parë nga Rusia , shtoi qeveria britanike. Express

blank

Rusia i premton Bjellorusisë raketa me kapacitet bërthamor

Sistemi raketor, Iskander-M.

RFE/RL

Rusia do t’i dërgojë aleates së saj, Bjellorusisë, sisteme raketore me rreze të shkurtër, por me kapacitet bërthamor, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se sistemet Iskander-M “mund të nisin raketa balistike dhe lundruese, si konvencionale, ashtu edhe të llojit bërthamor”.

Sistemet mund të përshkojnë deri 500 kilometra.

Tensionet në mes të Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar, prej kur Putin ka marrë vendim për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt.

Putin ka bërë disa herë referenca për armët bërthamore prej atëherë.

Disa i kanë interpretuar deklaratat e tij si paralajmërim për shtetet e Perëndimit që të mos përfshihen në luftë.

Duke folur në Shën Petersburg, Putin ka thënë se Rusia do të ndihmojë në modifikim të aeroplanëve luftarakë bjellorusë SU-25, në mënyrë që ata të mund të bartin armë bërthamore.

Putin i ka bërë këto deklarata si përgjigje ndaj kërkesës së liderit autoritar bjellorus, Aleksandr Lukashenka.

Raketat Iskander tashmë janë pozicionuar në Kaliningrad, një enklavë e vogël ruse mes anëtareve të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë.

Të dy liderët kanë diskutuar edhe vendimin e Lituanisë për të parandaluar bartjen e disa mallrave nga dhe drejt Kaliningradit – një hap që ka zemëruar Moskën.

Lukashenka ka thënë se vendimi i Lituanisë “ka qenë një lloj deklarate e luftës” dhe hap “i papranueshëm”.

Çeliku dhe disa mallra ruse janë nën sanksionet e Bashkimit Evropian, të vëna ndaj Rusisë, pas nisjes së luftës.

Lituania ka thënë se masat që ka marrë ajo, prekin vetëm 1 për qind të transitit të mallrave ruse, duke hedhur poshtë deklaratat ruse për “bllokim” të Kaliningradit.

Severodonjecku në duart e Rusisë

Ndërkohë në Kiev është raportuar për disa shpërthime në mëngjesin e së dielës, sipas kryetarit të qytetit, Vitali Klitschko.

“Ambulancat dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar. Në dy ndërtesa është duke vazhduar kërkimi dhe evakuimi”, ka shtuar ai.

Agjencia e lajmeve, AFP ka raportuar se është goditur një kompleks residencial.

Të shtunën, Ukraina ka thënë se forcat ruse kanë “pushtuar plotësisht” qytetin kyç lindor Severodonjeck, pas disa javëve të luftimeve të ashpra.

Marrja e qytetit nënkupton që Rusia tani kontrollon gati gjithë rajonin Luhansk dhe një pjesë të rajonit fqinj, Donjeck – të dyja rajonet njihen si Donbas.

Në adresimin e tij ditor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar për kthim të “të gjitha qyteteve tona” të pushtuara nga Rusia.

Mirëpo ai ka thënë se lufta me Rusinë ka hyrë në një fazë të vështirë emocionale, dhe ai nuk e di edhe sa shpërthime dhe vdekje tjera do të ketë.

Të premten në mbrëmje, Rusia ka nisur një mori raketash me shënjestra në veri dhe perëndim të Ukrainës.

Të paktën tre njerëz janë vrarë dhe më shumë mund të kenë mbetur nën rrënoja në qytezën Sarni, në perëndim të Kievit, ka thënë një zyrtar lokal.

Disa prej raketave janë nisur nga Bjellorusia, ka thënë Ukraina.

Bjellorusia i ka ofruar mbështetje logjistike Rusisë, mirëpo ushtria e saj nuk është përfshirë zyrtarisht në konflikt.

Shërbimi i inteligjencës në Ukrainë ka thënë se sulmet me raketa janë pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të përfshirë Bjellorusinë në luftë.

Marrja e kontrollit të Severodonjeckut nga forcat ushtarake ruse vjen në kohën e një jave të ngjeshur të diplomacisë.

Presidenti amerikan Joe Biden udhëton në Gjermani për Samitin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7), të përcjellë më pas nga bisedimet me NATO-n.

Në muajt e fundit, aleanca perëndimore ka treguar shenja të tendosjes dhe lodhjes, mirëpo të shtunën, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se Ukraina mund të fitojë betejën kundër Rusisë.

“Tani nuk është koha për t’u dorëzuar për çështjen e Ukrainës”, ka thënë ai.

Të shtunën, presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, i cili pritet të marrë pjesë në G7, ka thënë se lideri ukrainas dhe ai rus, duhet të nisin dialogun.

“Lufta duhet të përfundojë dhe zinxhiri i furnizimit me ushqim duhet të riaktivizohet”, ka thënë ai.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.

Më 2021, Rusia dhe Ukraina janë renditur si lidere globale në eksport të elbit, misrit, luleve të verdha për vajra, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit.

Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë. Rusia eksporton 17 për qind të grurit në nivel botëror, ndërsa Ukraina rreth 20 për qind të luleve të verdha për vajra.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

Ky nxitim i frikshëm i Vladimir Putinit duhet marrë seriozisht

Nga Filipp Piatov, BILD

Kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, shumë politikanë gjermanë deklaruan njëzëri: Ne gabuam për Putinin!

Kjo nuk duhet të ndodhë më.

Sado konfuze të tingëllojnë fjalimet e Putinit, sa më absurdë të jenë propaganduesit e tij- ne duhet t’i dëgjojmë me kujdes. Dhe ta marrim seriozisht rrezikun.

Pothuajse çdo ditë, agjitatorët televizivë të Putinit kohët e fundit po bëjnë thirrje për një sulm ndaj Gjermanisë.

Ata pyesin se si është mbrojtja kundërajrore në kryeqytetin gjerman dhe kërkojnë një sulm ushtarak ndaj Republikës Federale.

Luftënxitja e Rusisë kundër Ukrainës dikur dukej po aq e çmendur. Derisa Putini papritmas e vuri në veprim propagandën e tij.

Lufta brutale e Putinit po shpërthen në Ukrainën lindore. Gazetari i BILD, Paul Ronzheimer u qëllua nga trupat ruse në Donbas të mërkurën.

Nëse nuk e ndalojmë forcën ushtarake ruse atje, Putini nuk do ndalet kurrë.

syri.net

blank

Kina e quan krizën në Ukrainë, “një alarm për njerëzimin”

RFE/RL

Konflikti në Ukrainë është “një alarm për njerëzimin”, deklaroi të mërkurën lideri kinez Xi Jinping, ndërsa Kina vazhdon të mbajë një pozicion neutraliteti duke mbështetur aleatin e saj, Rusinë.

Kina ka refuzuar të dënojë luftën e Rusisë në Ukrainë apo edhe t’i referohet asaj si një pushtim të Moskës, ndërkohë që dënon sanksionet e vendosura nga SHBA-ja dhe Evropa ndaj Rusisë dhe akuzon Perëndimin për provokimin e Moskës.

“Kriza në Ukrainë ka dhënë sërish alarmin për njerëzimin. Vendet me siguri do të përfundojnë në vështirësi nëse ata besojnë verbërisht në pozicionet e tyre të forcës, zgjerojnë aleancat ushtarake dhe kërkojnë sigurinë e tyre në kurriz të të tjerëve”, citon agjencia zyrtare e Lajmeve Xinhua mbi fjalimin e Xi.

Xi, i cili nuk propozoi asnjë zgjidhje, foli në hapjen e një forumi virtual të biznesit të vendeve “BRICS” – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Në komente të tjera, Xi tha se vendosja e sanksioneve mund të veprojë si një “bumerang” dhe një “shpatë me dy tehe” dhe se komuniteti global do të vuajë nga “politizimi, mekanizimi dhe armatimi” i tendencave ekonomike globale dhe flukseve financiare.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro mbajti një qendrim të pazakontë diplomatik në fjalimin e tij të shkurtër të regjistruar në forum, duke lartësuar rezultatet e administratës së tij pa përmendur asnjë vend tjetër.

“Konteksti aktual ndërkombëtar është një arsye për shqetësim për shkak të rreziqeve ndaj tregtisë dhe flukseve të investimeve për stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit me energji dhe investimeve,” tha ai. “Përgjigja e Brazilit ndaj këtyre sfidave nuk është të mbyllet në vetvete. Përkundrazi, ne kemi kërkuar të thellojmë integrimin tonë ekonomik.”

Xi tha gjithashtu se Kina do të përpiqet të zvogëlojë dëmet në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar të shkaktuar nga pandemia COVID-19, të cilën ajo e ka përballuar me një politikë të linjës së ashpër të bllokimeve dhe karantinave, pavarësisht nga një numër në rënie të rasteve dhe kostoja ekonomike në rritje.

Politika e jashtme gjithnjë e më bindëse e Kinës dhe nxitja për të dominuar tregjet globale kanë shkaktuar një reagim të ashpër në SHBA, Evropë dhe gjetkë, duke përfshirë thirrjet për të zëvendësuar furnizuesit kinezë dhe për të reduktuar varësinë nga ekonomia kineze.

Xi bëri thirrje që kombet të punojnë së bashku për çështje të tilla, duke thënë se përpjekjet për të “ndërtuar një oborr të vogël me mure të larta” nuk ishin në interesin e askujt.

“Globalizimi ekonomik është një kërkesë objektive për zhvillimin e forcave prodhuese dhe një prirje historike e parezistueshme”, tha Xi.

“Të shkosh prapa në histori dhe të përpiqesh të bllokosh rrugën e njerëzve të tjerë, në fund vetëm do të bllokojë rrugën tënde”, tha ai.


Send this to a friend