VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dy Artistë shqiptarë pjesë e kastit të Traviatës me të cilën Opera e Triestes e hap sezonin

By | June 18, 2021
blank

Komentet

blank

“Përkthimi më i mirë”, Visar Zhiti rrëmben çmimin e parë në konkursin “Vexhi Buharaja 2021”

Shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti është nderuar në Berat me Çmimin e Parë Letrar Kombëtar “Vexhi Buharaja 2021”. Dorëzimi i çmimit u organizuar në Bibliotekën “Vexhi Buharaja” të qyetit, me pjesëmarrjen e miqve, shkrimtarëve, artistëve, lexuesve, përfaqësuesve të bashkisë Berat dhe të afërmve të shkrimtarit. Visar Zhiti, shkrimtari i përndjekur në periudhën e regjimit komunist e rrëmbeu çmimin e parë, për përkthimin më të mirë.Takimi për dorëzimin e çmimit është organizuar në formën e diskutimeve vlerësuese për veprat dhe poezinë e shkrimtarit.

Pedagogu Namir Lapardhaja ka theksuar në fjalën e tij se, e gjithë krijimtaria poetike e Zhitit është një përpjekje e vazhdueshme për të dëshmuar dhe për të qëndruar “njeri” në një kohë aspak njerëzore. “Diktatura, edhe pse synonte ta tjetërsonte shpirtërisht njeriun,ishte e paaftë për ta realizuar një gjë të tillë tek Visari. Ai u keqëtrajtua fizikisht por shpirti i tij ngeli i paprekur,ashtu siç i ngeli edhe mendja e kthjellët. Nuk ishte e lehtë të dilje i freskët mendërisht nga muret e errëta të minierave,nga ngricat e qelive apo dhuna psikologjike e birucave dhe në këtë kuptim sfida e poetit ishte e dyfishtë pasi ai ishte i aftë që mirazhet ti kthente në vargje. Poezia u bë shkak për dënimin e tij fizik por njëkohësisht ishte edhe shpëtimi i shpirtit të tij. Visar Zhiti futet tek ata që hakmarrjen e zgjidhin duke shkruar dhe duke dëshmuar”- ka thënë Lapardhaja.

Studiuesi dhe shkrimtari beratas Yzedin Hima ka theksuar se,edhe në çastet më të vështira por edhe në çastet më të mira Visar Zhitin e gjen në strehëzën e tij të ngrohtë që është gjuha. Në tekstet poetike të Visar Zhitit-ka pohuar Hima-figura e femrës ishte si ai ylli polar që e udhëhoqi drejt lirisë, përmes vuajtjeve mbinjerëzore të burgut.

Pas dorëzimit të çmimit të parë “Vexhi Buharaja”, shkrimtari Visar Zhiti ka falenderuar bashkinë e Beratit për vlerësimin,duke theksuar se,Berati është një metropol i historisë dhe shpirtit të kombit.Duke folur për Beratin dhe historinë e tij, Zhiti është ndalur në përpjekjet e banorëve të këtij qyteti për të ruajtur ndër shekuj vlerat e këtij qyteti siç ishin Kodikët dhe në sakrificat e beratasve gjatë strehimit të hebrenjve në Shqipëri.

Visar Zhiti lindi në Durrës, në 2 dhjetor 1952.Pas përfundimit të studimeve të larta pedagogjike në Shkodër,ai u emërua mësues në Kukës. Në 1973 përgatiti për përmbledhje poetike me titull “Rapsodia e jetës së trëdafilave” por kjo përmbledhje u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike që nxinte realitetin socialist dhe për këtë arsye ai u arrestua në vitin 1979 dhe u dënua me 13-vite burg,që fillimisht i kreu në burgun e Tiranës e më vonë u transferua në burgun famëkeq të Spaçit.

Visar Zhiti u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe pas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991,ai arriti të shkojë në Itali ku punoi në Milano deri në vitin 1992 dhe më pas u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kthimit të tij në Shqipëri, Zhiti punoi si gazetar,më pas në shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar, në vitin 1996 u zgjodh deputet dhe në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.

blank

Pjetër Gjokë Dreshaj “Përmes vitesh…” – Nga Tomë Mrijaj, New York  

 

blank

Botimi i çdo libri në gjuhën shqipe, është një moment gëzimi i mirëseardhur për lexuesit. Nga shfletimi i tij njihemi me detaje të përmbajtjes së veprës. Vetë titulli sinjifikativ: “Përmes vitesh…” (botuar nga Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja “Fiorentia”, Shkodër, 2020), me autor publiçistin dhe atdhetarin e palodhur Pjetër Gjokë Dreshaj, është një risi për lexuesit shqiptarë të trojeve tona dhe më së shumti në diasporë, ku ky libër është përhapur më së shumti.

Vepra e re, ndahet në pjesë ose kapituj, të cilat dora-dorës zbulojnë dhe pasurojnë krijimtarinë e gjerë artistike të shkrimtarit dhe studiuesit produktiv Pjetër Gjokë Dreshaj.

Në pjesën e parë të librit, autori Dreshaj, duke njohur me hollësi historinë, kulturën, zakonet, traditat, figurat e shquara historike dhe patriotike të malësorëve tanë ndër shekuj, ka trajtuar mjeshtërisht figurat e shquara të kombit shqiptar në disiplina dhe këndvështrime të ndryshme, duke i përmbledhur ato në kapitullin e rëndsishëm: “Studime dhe ese”.

Kështu autori, librin e vet e fillon me përshkrimin dinjitoz të poetit malësor Nikollë Ivanaj, të cilin esencialisht e ka zbërthyer me detaje dhe dinjitet professional, veprimtarinë krijuese artistike dhe poetike të tij, gjatë harkut kohor të viteve 1879-1950.

Në faqet e librit, gjatë analizës së temës së parë: “Veprimtaria poetike e Nikollë Ivanajt 1879-1950” (fq.7-18), hulumtuesi i palodhur dhe skrupuloz Pjetër Gjokë Dreshaj, na jep detajet origjinale të figurës së Nikollë Ivanajt, në fillim të shekullit XX, kur vëllezërit studente Marashi dhe Martini, gjatë vitëve 1920-1923, në Univeristetin e Romës pas mbrojtjes së doktoraturës së tyre, me mallin e zhuritur për vendlindjen kthehen në tokat shqiptare, për të kontribuar për kombin dhe popullin shqiptar. Ata ishin djemtë e axhës së Nikollë Ivanajt.

Ai i shikonte me admirim dy vëllezërit e axhës së tij dhe ëndrronte të behej sikurse ata, duke studiuar në universitetet prestigjioze të Europës Perëndimore. Këtë rrugë të jetës dhe shpresës, për një jetë dhe kulturë përparimtare europiane dhe botërore, do t’a kishin të gjithë pjesëtarët e fisit të madh Ivanajt dhe vetë Nikolla, që ëndrronte të bëhej si ata.

Nikolla vijoi studimet universitare në gjuhën serbe në Universitetin e famshëm të Beogradit, i cili, shquhej asokohe në të gjithë vendet e Europës Perëndimore. Ai gjatë jetës së tij të pasur atdhetare dhe intelektuale, nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet e mira më intelektualët e shquar shqiptarë, si: liberatorin e famshëm patriot Luigj Gurakuqin, At Gjergj Fishtën, Hilë Mosin, Risto Siliçin, Pashko Vasën, etj.

Ai si intelektual i formuar në mënyrë solide dhe më një kulturë kualitative përëndimore bashkëpunoi shumë me shtytin dhe revistat e kohës, si: “Shpresa e Shqipnisë”, “Lidhja kombëtare”, Kalendarin “Dija” në Vjenë dhe në të përkohshmen “Java” në qytetin e lashtë kulturëdashës Shkodër.

Nga hulimtimet e studiuesit të palodhur Nikollë Ivanaj, mësojmë se ai arrin të botoj të gjithë ciklin e plotë të poezive të tij nëpër revista dhe gazeta e i përmbledh 70 poezitë në një libër me titull: “Lulet e pasosme”.

Studiuesi ynë Dreshaj, i bën një analizë të plotë tematikës së vjershave apo poezive me frymë atdhetare dhe patrotiotike të intelektualit të shquar Nikollë Ivanajt, studim të cilin ai e përfundoi për botim në dhjetor të vitit 2009 në Tuz të Malësisë. Ky botim, për herë të parë botohet në librin: “Përmes vitesh…”, 11 vjet më vonë në qytetin e Shkodrës.

Ne temën e dytë shkrimore, me titull: “Në vend të hyrjes”, autori Dreshaj, bën një përshkrim profesional të dy vëllezërve Ivanaj, Martinit dhe Mirash Ivanajt, duke i përshkruar ata me detaje interesante jetësore dhe intelektuale. Duke i ndjekur ata hap mbas hapi, Dreshaj na shpalos dy pendat dhe figurat e shquara të botës shqiptare, që për shumë dekada ishin lënë në harresë në trojet shqiptare dhe nga akademitë e shkencave shtetërore në Kosovë dhe Shqipëri.

Sa më shumë kohë kalon, aq me shumë rritet madhështia e tyre, si pasojë e burimeve të reja historike, që po dalin fatmirësisht çdo ditë në dritë, çka në këtë rast plotësojnë në mënyrë të plotë konturet e portreteve të tyre patriotike dhe intelektuale, në shërbim të kombit shqiptar për disa dekada me radhë.

Në vazhdim, do të theksoj një aftësi të rrallë të autorit Dreshaj, në mënyrën e krijimit të frazave brenda paragrafit. Nga botimet e librave me profile të ndryshme, natyrshëm ne njohim sot teorinë e përhapur të krahasimit si formën artistike të të shprehurit, por nuk kemi mundësi të gjejmë në një mënyrë një krahasim epiko-artistik, studimor, analitik, një sintezë shumë domethënëse, sikurse tek penda skalitëse e poetit, publiçistit dhe studiuesit Pjetër Gjokë Dreshaj, i cili, na shpaloset me një përvojë dhe larmi fjalish vlerësuese shumë të goditura, ku me pak fjalë ai thotë shumë mendime preçize, në formë sintezash esenciale të koncentruara.

Duke u munduar të rri brenda kornizave të një reçensioni, do të veçoj, pa zgjatje, se ky libër ka dhe vlera historike për gjeneratat e reja, të cilët do të kenë një pasqyrë të veçantë për t’u njohur me atë periudhë kohore, me vijimsinë e brengave dhe problemeve të trevave shqiptare ndër shekuj.

Mesazhi i veprës është i qartë, sepse qysh në titull ai u tregon lexuesve: “Përmes vitesh…”, se për të realizuar këtë libër të larmishëm, i është dashur shumë kohë, mund dhe hulumtime të gjata në kohë, duke hyrë thellë në kalendat e historisë dhe shfletuar faqet e zverdha të dokumenteve historike dhe letrare, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë të mbuluar nga pluhuri i harresës, sepse për një arsye apo tjetër ata janë lenë pas dore.

Vetë datat, muajt dhe vitet, kur janë botuar këto punime hulumtuese shumëvjeçare të autorit Dreshaj, tregojnë se sa shumë kohë dhe mund i është dashur atij të zbardh fakte, data dhe jetë njerëzish shumë të rëndsishëm të Malësisë,  duke shkruar kësisoj vit mbas viti antologjinë e figurave dhe jetën e tyre atdhetare dhe intelektuale me pendë në dorë në dobi të popullit dhe kombit shqiptar.

Në kuadrin e 40-vjetorit të përkujtimit të Besëlidhjes së Malësisë, studiuesi Dreshaj, merr pjesë në Akademinë solemne të organizuar në Tuz, duke mbajtur një ligjeratë shkencore historike, në përkujtim me nderim dhe respekt të të gjithë burrave të ndershëm dhe të mençur të trevave të tij kreshnike, të cilët si vizionarë të vertetë i kontribuan këtij vendimi të drejtë historik asokohe.

Studimi i tij me titull: “Besëlidhja një vazhdim i denjë i vlerave civilizuese” (fq. 26-35), rrok një temë brilante, ku Dreshaj shpalos para auditorit vlerat e kësaj date të madhe historike për Malësinë zëmadhe, por edhe më gjërë. Kontributet e mëdha të malësorëve ndër shekuj, janë shumë dimensionale dhe sikurse thotë Dreshaj, nuk është e mundur për atë që me një kumtesë të shkurtër restrospektive apo sinjifikative në këtë rast përkujtimi të përfshihen efektet e saj historike, juridike, sociologjike, sociale, dokësore etj.

Për më tej, Dreshaj analizon Kanunin e Lekë Dukagjinit, vlerat e tij për perdorim të përditshëm nga malësorët e tij, të cilët përbënin asokohe kodin juridik të funksionimit të “shtetit” në Malësi.

Studiuesi Pjetër Gjokë Dreshaj, në intepretimin e tij analitik, shkruan: “Versioni i mëvonshëm i Kanunit për 24 orë ndiqte për gjak meshkujt e shtëpisë së dorasit deri në ferishte në djep, kushërinjt e nipat e afërm, edhe pse të ndarë me zjarr.

Në Malësinë e Madhe, për fat të keq binin në gjak të gjithë ata që vinin rubën e zezë (që mbanin zi) për njeri-tjetrin. Ky Kanun vlente edhe për Dukagjinin (Shalë e Shosh).

Padyshim se edhe interpretimet e improvizuara të Kanunit linin shumë dilema, meqenëse nenet e tij përcilleshin, të shumtën e rasteve, me gojë, brez pas brezi, sepse në atë kohë kishte shumë pak njerëz të shkolluar, sidomos ndër fshatra.” (fq. 28)

Me shumë endje në fletët mbresëlënëse në vijim, lexuesi mund të lexoj një recension kritik me vlerësime pozitive mbi një libri me poezi me titull: “Biseda” (Razgovor, 2002), botuar në gjuhën malazeze, me autor aktorin e mirënjohur Zef Ujk Gali, ku nxjerr në pah mjeshtërisht trajtimin e ngjarjeve të ndryshme historike, të cilat poeti Gali, sipas shkrimtarit të kulturuar Dreshaj, në biseda gërshetohen me elementë të shumtë lirikë “kështu që libri na del  si një poemë e shkruar në dialog-dialog i imagjinuar. Përsonazhet e poemës janë Unë dhe Ai, ndonëse për lexuesin është e qartë se kemi të bëjmë me pyetjet që poeti ia shtron vetvetës dhe në të cilat përgjigjet autori, përmes plakut të urtë – përsonazhi Ai.” (fq. 36)

Hulumtuesi Pjetër Gjokë Dreshaj, bën pjesë në plejadën e intelektualëve të shquar të Malësisë, i cili, me pend të spikatur ka skalitur historinë dhe figurat e shquara të trevave kreshnike të malësorëve tanë trima ndër shekuj.

Ai ishte një burrë i urtë, sikurse qindra dhe mijëra të tjerë, që përbëjnë tabanin e traditës atdhetare të malësorëve, duke sendërtuar potencialin e vet intelektual. Dreshaj, ishte i heshtur dhe shumë i kulturuar, duke na dhuruar vit mbas viti portrete figurash historike deri në ditët tona.

Publiçisti Dreshaj, një skicë të shkurtër, por me vlera shumë domethënëse ka hartuar për Gjon Tomë Berishaj, që ishte një veteran i arsimit të Malësisë së Tuzit, i cili, ka vijuar të botojë herë pas here mbresat, kujtimet dhe përjetimet e veta, duke botuar kështu edhe librin e katërt të tij. Ai i ka pasqyruar edhe më shumë këto vlera të thesarit të kulturës së popullit dhe krahinës së tij të pasur, me këto ngjarje të rëndsishme historike. Skica e publiçistit Dreshaj, dallohet për cilësinë e trajtimit të figurës së veteranit të arsimit shqip në Tuz, aktivitetin e tij të pasur në fushën e kulturës së trevës kreshnike.

Reçensioni ose vlerësimi letrat për librin e Gjonit, është në vazhdën e qindra shkrimeve kritike publiçistike bashkëkohore, që studiuesi Pjetër ka bërë për të gjithë ata patriotë, intelektualë dhe letrarë apo studiues të ndryshëm të Malësisë dje dhe sot. Ai i njihte ato figura me detaje dhe është një gjendje në çdo kohë dhe situatë t’i përshkruaj ato dhe vlerat e tyre intelektuale dhe atdhetare ndër vite.

Një njeri i thjeshtë e i kujdeshëm, gjatë analizës së punës shumëvjeçare intelektuale të Pjetër Gjokë Dreshaj, sheh se ai në fakt është brenda çdo shkrimi apo përshkrimi historik dhe publiçistik, që ka bërë për figurat e shquara të Malësisë, sepse ka po të njëjtat tradita dhe karakterstika, nivel kulture dhe atdhedashurie, sikurse ato figura krenare të Malësisë ndër shekuj. Pra, mendoj se Pjetri është pjesë e lavdishme e historisë së Malësisë kreshnike me tradita.

Autori Dreshaj, në librin e tij shkruan edhe për kujtimet e hidhura dhe krenare, gjatë hartimit me mjeshtëri të parathënies së librit të autorit nga Malësia, Nikë Gjetit. Ai e zbërthen me shumë kujdes të gjithë aktivitetin e tij dhe librin, që ai ka shkruar me subjekt interesant për Malësinë dhe malësorët shqiptarë.

Ajo që i tërheq më shumë lexuesit sot, është puna krijuese dhe intelektuale e studiuesit dhe publiçistit Pjetër Gjokë Dreshaj, e cila është e përmbledhur për fat të mirë në disa libra të tij, që mbetën një pasuri e madhe kulturore dhe historike, për të gjithë Malësinë dhe popullin e tij kreshnik.

Dreshaj, gjithashtu ka lënë emër të mirë edhe me kumtesat e tij, që janë një fryt i punës së madhe dhe të pandreprerë në hulumtimin e historisë dhe figurave krenare kombëtare dje dhe sot në Malësi.

I palodhur Dreshaj mbeti edhe në hulumtimin e vijueshëm të arsimit në Tuz, fjalimeve të cilat janë pritur shumë mirë nga pjesëmarrësit në tubimet dhe përvjetoret e ndryshme. Përkujtimi i Ditës së Mësuesit, është në një farë mënyrë edhe përkujtimi i historisë së kulturës dhe arsimit në trevën e Tuzit dhe në tërësi në të gjithë Malësinë shqiptare brenda shtetit të Malit të Zi. Nga ana e tjetër, ajo është historia e plejadës së shquar të mësuesve, që brez mbas brezi nxorën nga klasat e tyre nxënës të ditur dhe atdhetarë të devotshëm të trojeve shqiptare dhe Malësisë.

Por ajo që e dallon studiuesin Dreshaj, është se gama e temave dhe kumtesave të tij historike, është shumë e gjërë dhe përfshin shpesh edhe të gjithë trojet etnike shqiptare dhe në veçanti ai ndalet më shumë me pendën e tij në historinë e lavdishme të arsimit shqip në Shqipëri, duke bërë përshkrimin e ngjarjeve dhe detajeve të paharruar të figurave, datave, gjatë periudhës së Rizgjimit të Ndërgjegjës Kombëtare Shqiptare, që ndryshe në histori njihet edhe si Rilindja Kombëtare Shqiptare.

Në një punim të tij historiko-shkencorë, mbajtur në takimin me mësuesit, me rastin e ditës së 8 marsit 2010, në Qendrën e Kulturës në Tuz, ndër të tjera shkruan:

Në vitet e pushtimit osman, mësimi i gjuhës shqipe bëhej fshehurazi në disa shkolla fetare në Stubëll (1854), Himarë (1627), Kurbin të Krujës (1632), Korçë (1637), Pllanë (1639), Bilisht (1639), Dhërmi (1660), Janjevë (1663), në Voskopojë, në medreset e Bushatllinjve në Shkodër etj.

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për nevoja të shkollave shqipe u botuan abetaret e Naum Veliqiharxhit (1844-1845), të Konstandin Kristoforidhit (1867-1868) etj., dhe të Boriçit (1869). Më pas Alfabetarja e Stambollit, që u botua me 1879 në 20 mijë kopje, shpërndahet gratis, duke favorizuar alfabetin latin si më të përshtatshmin për shkrimin e gjuhës shqipe. Po ashtu në vitin 1879, themelohet në Stamboll “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”, në krye të së cilës u zgjodh Sami Frashëri.

…Gjatë Luftës së Parë Botërore, themelohet “Drejtoria e Përgjthshme e Arsimit” me qendër në Shkodër, me degët e veta në Tiranë dhe Berat.

Është me rëndsi të theksohet se veprimtaria e kësaj drejtorie shtrihet edhe në Kosovë, por edhe në trojet e tjera në Mal të Zi. Kjo drejtori themeloi Komisinë Letrare dhe botoi një numër të madh tekstesh për shkollat fillore…

…Pas Luftës së Dytë Botërore, arsimi në shtetin amë, por edhe në Kosovë zhvillohet me intensitet të përshpejtuar. Kjo vijimësi mbahet edhe në trevat e tjera të banuara me shqiptarë, siç ndodhi edhe në shtetin e Malit të Zi, ku në vitin shkollor 1945-1946 u hap një numër i konsideruar shkollash fillore 4-vjeçare për mësimin në gjuhën shqipe, të cilat nëper qendra, u rriten me sukses  në shkolla 7-vjeçare e më vonë edhe në shkolla 8-vjeçare….

Megjithatë vetëm falë Normales së Gjakovës, ku fillimisht me shkollimin 2-vjeçar e më vonë në atë 4-vjeçar, u diplomuan mësuesit e parë edhe nga Mali i Zi, shkollat shqipe fitojnë kuadrot e kualifikuar për zhvillimin e proçesit edukativo-mësimor në shkolla (fq. 61, 62, 63)

Një kapitull interesant dhe me vlera informuese dhe edukative, është bota e magjishme e poezisë, ku Dreshaj spikat me përkthimet e tij të mrekullueshme nga gjuha malazeze në gjuhën shqipe si dhe anasjelltas nga gjuha shqipe në atë malazeze, të disa nga poetët më të shquar të botës letrare shqiptare dhe sllave. Ajo që spikat në këtë libër janë poezitë “Kulla e shpresës sime”, cikël me poezi nga intelektualët e shquar, vëllezërit Mirash dhe Martin Ivanaj.

Studiuesi dhe përkthyesi i shquar nga Malësia publiçisti Pjetër Gjokë Dreshaj, ka përkthyer në gjuhën malazeze poezi nga shkrimtarët e shquar shqiptarë, të vargut brilant poetik, si: Lasgush Poradeci, Zef Zorba, Ismail Kadare, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu. Ai ka përkthyer gjithashtu nga gjuha cilirike sllave (malazeze) në gjuhën shqipe autorët e shquar poet sllav, si Risto Ratkoviq dhe Vitomir Nikoliq.

Kapitulli i fundit i librit të ri “Permes vitesh…”, me autor studiuesin dhe publiçistin e mirënjohur Pjetër Gjokë Dreshaj, përfshin edhe 5 artikuj publiçistikë të shkruar nga studiues dhe gazetarë të ndryshëm në gazeta dhe revista, sikurse edhe në shumë website të botës shqiptare në trojet etnike.

Të tilla, janë shkrimet e qëlluara profesionale, me analiza kumptimplote dhe interesante, që bëjnë vlerësime pozitive kritike dhe letrare mbi autorin Dreshaj, të cilat janë botuara në kohë të ndryshme dhe mbajnë nënshkrimin e autorëve nga trojet e ndryshme etnike shqiptare dhe diaspora, si: Gjekë Gjonaj (Një veteran shqiptar i arsimit shqiptar në Mal të Zi), Nikollë Gj. Lulgjuraj (Shtesë e propozimit për dhënien e Çmimit të Komunës Urbane të Tuzit” për vitin 2015, Profesorit Pjetër Dreshaj), Dhimitrov Popoviq (Sa bukur është kur “Hapim dritaren”… Disa shënime rreth Kompletit të tekstit mësimor Letërsia VIII, për shkollat fillore 9-vjeçare të autorit Pjetër Dreshaj), Nikolla Perkoviq (Pjetër Dreshaj, mësues nga Malësia në pension, fitues i Çmimit të komunës “Qytetar Nderi i Tuzit”, për veprimtari jetësore) dhe Dalip Greca (Pjetër Dreshaj, një jetë e përkushtuar për arsimin dhe letërsinë shqiptare).

Autori Pjetër Gjokë Dreshaj, lë një thesar në lëmin jetike, për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Këtu del se temat, janë të pasura me të dhëna të dala nga zemra e studiuesit dhe për këtë ato janë të lexuara me ëndje nga lexues të shumtë.

blank

Vështrim libri: ”Lotët e Poseidonit” i Sejdi Berishës, libër emblematik në poezinë shqipe – Nga TAHIR BEZHANI

REFLEKSIONI I DHIMBJES DHE DASHURISË THËNË  ME FORCEN E ZEMRËS, PREZANTON  MADHËSHTINË E  INDIVIDUALITETIT KRIJUES TË SEJDI BERISHËS.

 

Sejdi Berisha: “Lotët e Posedionit”,poezi, botoi “Club Kultura”-Pejë,2021

“ Kur vdesin njerëz, e di ku janë

Por nuk e di ku shkojnë”

(Sejdi Berisha)

 

 

 

 

Kur lexuesi ka para vetes cilëndo vepër të poetit Sejdi Berisha, besoj se është i vetëdijshëm për figurën  madhore e emblematike të një krijuesi me përmasa gjithëkombëtare, i cili, deri me tani, letërsisë sonë ia ka dhuruar  mbi dyzet tituj librash, në të gjitha gjinitë letrare: poezi, prozë, publicistikë, dramë, eseistikë, kritikë letrare etj, ku penda e tij, përherë është pritur e adhuruar nga lexues shqipfolës kudo në hapësirën tonë gjeografike.Pos krijimtarisë, z.Sejdi Berisha, gjatë karrierës së tij të gjatë, ka qenë i përzgjedhuri i shumë krijuesve të rinj letrar si redaktor apo recensent librash, ku vetëdijshëm e ballëlartës, ka afirmuar penda të reja e cilësore kudo në hapësirat tona. Për çiltërsinë e tij redaktuese dhe recensat,kurrë nuk i kanë munguar falënderimet nga autorët të rinj.

Poeti Berisha, falë cilësisë së vargut, është i  përkthyer edhe në disa gjuhë si në greqisht ,anglisht etj. Komunikimi edhe në gjuhët tjera të botës, na bind akoma më tepër për vlerën e këtij poeti brilant.

Vepra më e re poetike e z. Sejdi Berisha,”Lotët e Poseidonit”,botuar para ca kohësh, ka gjetur shtrirje te masat e gjëra lexuesish kudo dhe se avancimet krijuese e cilësore në artin poetik të pendës së Berishës, na bëjnë krenarë që në mesin tonë kemi një poet me një potencial të pashtershëm krijues, anise në moshë të shtyrë, tani duket në pikën e zenitit krijues.Emërtimi i veprës poetike” Lotët e Posedionit” nga autori Berisha, bart një simbolikë domethënëse në brendinë e kuptimit, për faktin se Berisha, jo rastësisht rikthehet në mitin grek,pikërisht Posedionit,Zotit të detit,tredhëmbëshit, duke aluduar në një mbinjeri analogjik, që ka zotësinë e ndalimit të këqijave ndaj njerëzimit, e këtij populli. Këtë mund ta bëjë vetëm një Posedion i mitologjisë greke,sipas veprën e z. Sejdi Berisha. Një sinjifikativë e kohës….

 

blank

 

Duke lexuar poezitë nga libri më i ri ,”Lotët e Poseidonit”,të z, Berisha, që në fillim, ndeshemi me “aortën e zemrës së rebeluar” ku rebelimi poetik përplaset valëve të lumit për të thënë  fjalët që fshehen thellë në pellgun e zemrës së njeriut poet ,ku dhimbja, dashuria, liria, harta gjeografike,  varret,lotët, bukuritë e natyrës,  burojnë nga madhështia e shpirtit te begatuar me plot fisnikëri njerëzore e krijuese. Shprushja nëpër kohë apo zierja në tema të tilla madhore, e bëjnë poetin pjesë të pandashme njerëzore, të dashur, të adhuruar dhe të kërkuar përherë, në secilën kohë….

 

 

Duke filluar që nga poema “Peja, dhembja dhe krenaria ime….”në faqen e parë të librit në fjalë,lexuesi has në një kronikan poetik, ku penda e tij hallakat çdo gjymtyrë të jetës së njeriut brenda këtij qytetit historik e krenarë, duke ia përshkruar (në vargje) të gjitha plagët, vuajtjet, varret, lotët,  qëndresën, përjetimet dhe tmerret që falë jeta, por edhe  krenarinë e vlera tjera të pasosura. Duke u ndier i magjepsur dhe emocionalisht i ndikuar nga vlerat e qytetit ku u rrit dhe u afirmua si njeri e krijues, duke ndier dashurinë ndaj Pejës së dashur, poeti Berisha, na shkruan vargje skajshmërisht të ndjeshme :

“Pejë/Nata në ty është e gjatë/e Dita shumë e shkurtër/Se ti nuk e duron gjumin e parehatshëm/Por nuk e duron as heshtjen/Kurrë nuk ke qenë memece….”

Poeti Berisha ka dëshmuar gjithmonë vetën e tij si pjesë e pandashme e momenteve të rënda kur qytetarët janë goditur nga ndonjë e pamirë e cilësdo natyre. Lëngata e stërzgjatur pandemie,  korona virusi 19,i cili mori shumë jetë në tërë botën, por  edhe në vendin tonë, duke sjellë një trishtim e frikë për jetën,duke u izoluar  dhunshëm gjithë njerëzit e botës,poeti i përjetimeve të thella,shkruan:

“Qetësohu të lutem e ta bëjmë lumturinë e re” shkruan: ” …Por unë dhe Ti/Ta bëjmë lumturinë e re/Qetësohu të lutem/Se nuk ka as arkivole për të vdekur/As gurra për lotët e pashterur….”

Sa e thellë është ndjeshmëria e poetit Berisha, çfarë peshe bart brenda shpirtit njerëzor e njerëzores si tërësi,në këto vargje emblematike për kohën. Penda e poetit kurdoherë është  vërejtur e ngjyer në dhimbjen e njeriut, të popullit që i takon. Dhe, kjo është një nga vlerat fondamentale për një krijues bashkohorë  i cili synon të mbërrijë majat e lartësive në art. Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë, thotë Tolstoi i madh. Si rrjedhim apo botëkuptimi kësaj fraze të cekur, nuk mund të ikim një karakteristike me elemente migjeniane që z. Berisha e ndjen dhe e thekson fuqishëm në poezitë e tij brenda këtij libri e jo vetëm. Duke u ndjerë i uritur me të uriturin, duke derdhë lotin për lotin e dhimbjes, vetëm sa bëhet madhështor e i ngjizur në shpirtin njerëzor,duke u ndier pjesë e secilës brengosje, por edhe secilit gëzim në raste gëzimesh. Zaten kjo është “barra” që poetët e mbajnë  në kurrizin e intelektit krijues. I tillë reflektohet poeti Berisha edhe tek poezia “Fytyra e saj i ngjante një qershize….”.Lexojmë:

” Janë këto vargje/Jo se i desha unë/Por m’u imponuan në këtë shekull mjeran/Një vajzë filiz/Me rroba zdralë/Edhe të leckosura/Përskaj qebaptores kaloi/Në xhame hante mish dhe qebapë /Që piqeshin në skarë/ Nuk ia ç’kapa shikimin/Se më dhëmbë diçka…”

Mendoj se filozofia dhe pesha poetike e vargut berishian, duke ndier e përjetuar aspekte migjeniane edhe në këtë fillim shekulli, merr dimensionin e një krijuesi të  përmasës elitare në shkallë vendi e jo vetëm.  Me  preferenca të tilla poetike, duke përfshi tërësinë e librit, me një përkushtim të thellë emocional, poeti është pjesë e pandashme e popullit të tij,  duke u thërrmuar thërrmimeve të përbashkëta, kudo e kurdoherë, si mishi me ashtin. Këtë mënyrë të përjetuarit të gjërave në hapësirën shoqërore, do e quaj si një a version psikologjik, i cili z. Berisha e përcjellë në gjithë krijimtarinë letrare, si në prozë e poezi.

Vetëm të kujtojmë romanin autobiografik, “Njeriu pa vendlindje”, nga i cili kuptojmë  gjithëpeshën e jetës së një njeriu,suptilitetin e tij shpirtëror, krijues e njerëzor…

 

 

VETMIA SI REFLEKSION POETIK E FIKLOZOFIK  NE POEZINË E SEJDI BERISHËS.

  • Ose si do të interpretohet nga lexuesi fenomeni i vetmisë apo i heshtjes në poezinë e Sejdi Berishës?….

 

blank

                   SEJDI BERISHA

Vetmia si konotacion në vargun poetik, te secili poet ka kuptimin e  veçantë. Mendoj se edhe tek poezia e poetit Sejdi Berisha, vetmia ka kuptimin shumëdimensional, ku brendësia shpirtërore e autorit shpesh gjendet në “ngushticën” e një intimiteti personal, shtrënguar në rrethana të rënduara të durimit apo mos durimit, për të shprehur apo heshtur ndaj një ngjarje apo fenomeni. Mendoj se edhe poeti Sejdi  Berisha,i gjendur shpesh në rrethana të këtyre “ngushticave” të jetës, mik i bëhet vetmia, me të cilën dialogon:

” nëse dikush troket/Me sytë e kujtimeve/ Mos e hap derën/ Derisa pritja të bëhet qelës….”

Pra,vërejmë një situatë të dukshme psikologjike e imagjinatave të poetit kur durimi dëshiron hapësirë veprimi, e do kohën….(Poezia “Mos e hap atë derë….”).

Jo gjithmonë, poeti nuk gjendet i vetmuar në heshtje e pa derdalje . Berisha nuk është poet që i “shërben” pesimizmit, por ka një tharm brenda si revoltë që thërret lirinë, dashurinë, mirësinë në shërbim të njerëzores. Këtë e kuptojmë më së miri tek poezia ”Nganjëherë…(ose unë e vetëmia)”,ku lexojmë:

”Muzgu ma zë frymën/Si fjala që nuk kapërdihet/E nata fle mbi mua/Me atë dihatjen e tokës ”, pastaj; ” Në ag/lind diçka si shpresë/por që e thërret vetminë /Si i robëruari i lirisë.

I tër opusi  poetik i z. Sejdi Berisha,  shprehur në disa vepra, fjala vetmi fërkohet kudo si sintagmë domethënëse për rastet dhe momentet  gjithëpërfshirëse, e posaçërisht  therë anemiken shoqërore-politike, nga e cila mbarten fajet kryesore deri tek klasa e ulët e shtresës njerëzore, ku poeti Berisha përherë është pjesë e pandashme e saj. Kjo trajtesë(vetmia) nuk është vetëm tek libri “ Lotët e Posedionit”,kur e dimë se poeti ka një libër  me titull” Kaq shumë vetmi” ,botuar ne vitin 2007. Aty e lexojmë Berishen  akoma më të përfshirë në situata  vetmie e dhimbje të paparë,si arsye e  daljes nga një luftë e përgjakshme, nga një rrugëtim nga skëterra deri te liria.

Në poezinë “Vetëm e pa shokë” nga libri “Kaq shumë vetmi” padyshim se vërehet dhimbja për njerëzit që kanë humbur jetë, andaj i  përdëllesur ç’ fryhet në vargje:” Ecën,ecën…./Unë vetëm e pa shokë/Sa lumturi /Kam shumë miq/Një ordi”. Ka momente kur poetit i vjen frymëzimi si ngërç,atëherë plas vargu plot  dhimbje në vetmi.  Në poezinë “Nuk e di pse kështu,”(“Kaq shumë vemi”), takojmë frekuencën e tensionit të lartë kur poeti shtrydhë lëngun e shpirtit me tërë fuqinë e mendjes. Lexojmë këtë mrekulli:” Ka kohë/Që nuk kam shkruar/ Asnjë  fjalë/Posa mbështes në letër/Më digjet mendimi/Flakë bëhet letra/ Atëherë udhëtimi çmendet”

Janë këto vargje emblematike të kësaj natyre në poezinë e poetit Sejdi Berisha, të cilat për lexuesin e mirëfilltë janë perla poetike.Si për kujtesë, dua të ceki se pejsazhi-natyra, bukuritë  e vendit,  bjeshkët, lumenjtë, arat e të bukës, livadhet, reliefët malore etj. Këto përmbajnë ciklin e posaçëm të artit berishian, i cili si një rilindas i mrekulluar, krijon dashuri për atdheun, në vend të ikjes..

Poezia e z. Sejdi Berisha, mbetet  një rrugëtim i hapur studimi për gjeneratat e reja, nga lexues të devotshëm të artit poetik, të cilët mund të gjejnë kurdoherë atë vargun emblematik për të cilin mund të thuhen e të shkruhen edhe libra. Tek e fundit, kënaqësia e leximit të vargut berishian, mbetet gjithmonë kënaqësi në shpirte e zemër, kujtesë e artit poetik.

Gjakovë,gusht,202

blank

BIBLIOTEKA SHEFQET MUSARAJ!? – Nga GËZIM ZILJA

Smokthinë, Matogjin, 1943, një darkë në shtëpinë e Qemal Xhelos. Nga e majta në të djathtë Shefqet Musaraj, Zejnel Avdurrahmani, pushkatuar, Abdul Kuçi pushkatuar, Qemal Musaraj vdekur në burg.

Biblioteka e Vlorës ka ndërruar disa herë vend. Tani ndodhet diku aty afër qendrës në një ndërtesë modeste. Gjatë egzistencës ka pësuar dy humbje të mëdha. E para është vjedhja, plaçkitja, hedhja në plehra e bibiotekës së Eqerem Bej Vlorës pas ardhjes në fuqi të komunistëve, një pasuri e pazëvendësueshme me vlera të pallogaritshme kombëtare. Hera e dytë është sërish vjedhja, djegia, grisja, e hedhja trotuareve e rrugëve të Vlorës të qindra librave, gjatë muajit mars të vitit 1997, nga turmat e vulgut vlonjat e më gjerë, të drejtuara nga disa intelektualë e politikanë antishqiptarë. Ishin ata që nën maskën e fjalës popull, drejtuan turmat e papërgjegjshme në djegjen e plaçkitjen e institucioneve shtetërore si shkolla, gjykata, bashki, komisariate, muze, biblioteka deri kopshtet e fëmijeve, duke gjunjëzuar shtetin e kryer porositë e segmenteve të huaja ekstremiste antishqiptare. Biblioteka, që nga koha e diktaturës dhe deri sot mban emrin Shefqet Musaraj (1914-1986) anëtar i Partisë Komuniste, që në themelimin e saj dhe shkrimtar i realizmit socialist. Gjatë luftës, ka mbajtur pseudonimet Shkrimtari dhe Çeçua. Nga dokumenatat e arkivit të shtetit (AQSH F 22/ap. V. 1943, D 3/1, f.1-3. Fondi 14 në AQSH. ) del se veprimtaria e tij kryesore ka qenë informimi mbi gjendjen në qytetin e Vlorës dhe Tiranës për vitet 1943-1944, mbi lëvizjet e krerëve të Ballit Kombëtar, formacioneve të tyre luftarake, demaskimi i gjithë organizatave të tjera si Balli, Legaliteti apo Partia Social-Demokrate, duke i shpallur armiq të partisë. Pjesa më e madhe e letrave që gjenden në Arkivin Qendror i drejtohen personalisht shokut Taras, alias Enver Hoxha. Në to përmenden Gjon Markagjoni, Fiqiri Dineja, Abaz Kupi, Xhafer Deva, Abaz Ermenji, Fasli Frashëri, Ismail Tatzati, Ali Këlcyra, Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja, Skënder Muço, …. Dosti, Xhaf Bali etj. Shefqeti merrte dhe dërgonte informacion, duke gënjyer e justifikuar çdo veprim të Partisë Komuniste edhe në rastet, kur ai vet ishte i qartë se vrasjet kryheshin për terror, asgjësimin e kundërshtarëve politikë, që shpesh ishin njerëz të thjeshtë, që nuk ishin dakord me vijën e Partisë Komuniste dhe ndërhyrjen e komunistëve jugosllavë. Në mënyrë të veçantë ai informonte çdo veprimtari të Balli Kombëtar, duke i cilësuar ata në bazë të direktivav të Partisë Komuniste armiq, që duheshin luftuar e asgjësuar me çdo kusht. Edhe kur faktet ishin ne favor të krerëve të Ballit, Shefqet Musaraj me porosi të partisë propagandonte të kundërtën. Ja si informon ai Tarasin për vrasjen e Zejnel Avdurrahmanit në Kaninë. Fillimisht në letrën e tij ai flet mirë për të, si një njeri të ndershëm, i pangatërruar, që shikonte punën e vete pasi ai e njihte mirë. Ai i shkruan Tarasit “…: Në qoftë se Zejnel Abdurrahmani është ekzekutuar vetëm si “spiun”, unë deklaroj me sinqeritetin e një komunisti se Zejnel Abdurrahmanin s’ka njeri që ta njohë për të këtillë….”. Por më tej sapo informohet se Zejnel Avdurrahmanin e ka vrarë partia ai shton: “Partia lëshoi komunikatë: Dora a drejtësisë ekzekutoi Zejnel Abdurrahmanin, spiun, provokator i njohur prej popullit. Dhe kështu vendimi u muar, Zejnel Abdurrahmani u vra,. Nashti s’na mbetet veçse të bëjmë tonën: Dy duar për një kokë janë…” Shikoni me vëmendje foton ne fund, që është bërë në Smokthinë, Matogjin në vitin 1943, në shtëpinë e Qemal Xhelo Musarajt, djalë xhaxhai i Shefqetit, pas një darke shtruar për miqtë. Fati i tyre ishte i ndryshëm megjithëse ishin miq e kushërinjë. Shefqetin kur e lajmëruan, se Zejnel Avdurrahmanin ishte vrarë nga Partia Komuniste mbajti anën e partisë. Avdul Kuçi një personalitet i kohës, jurist, deputet, në Luftën e Vlorës më 1920 hartoi tekstin e Ultimatumit drejtuar gjeneral Piaçentinit, dhe u caktua prokuror nga Komiteti i Luftës. Më 10 maj 1945, me vendim nr. 12, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi me vdekje si «kriminel lufte» dhe konfiskimin e pasurisë. U pushkatua më 1945.

Qemal Musarajit, djali xhaxhait të Shefqetit, si fshatar i pasur dhe përkrahës i Ballit Kombëtar komunistët i dogjën shtëpinë qysh në vitin 1943. Në vitin 1945 i sekuestruan gjithë pasurinë dhe e burgosën duke lënë rrugëve gruan dhe dy fëmijë të mitur. Ja një pjesë e letrës, dërguar gruas së vet, që mban datën (janë katër të tilla) 14 maj 1952.
“…Letrën e prillit a e kini marrë apo jo? Ushqimet i kam ngrënë me kohë, i dava me Namikun. Brenda halleve tuaja më ndihmoni edhe mua me pak të holla dhe ndonjë send për të ngrënë. Më dërgoni ndonjë çikë gjizë mase u jep njeri…. (Arkivi MPB Dosja 516, fletë 42.) . I sëmurë, i uritur, pa ndihmë mjeksore, i torturuar fizikisht e shpirtërisht Qemal Xhelo Musaraj dha shpirt në moshën 45 vjeçare, më 18 tetor të vitit 1952, në burgun famëkeq të Burrelit. Ndërkaq Shefqet Musaraj si besnik i partisë komuniste ngjiste shkallët e karrierës. Në vitin 1945 sipas modelit stalinist sovjetik u formua Lidhja e Shkrimtarëve. Qëllimi i saj ishte që gjithë krijimtaria letrare por edhe ajo që studiohej në shkolla të vihej në shërbim të ideologjisë komuniste. Tashmë do zotëronin parullat: E jap jetën për partinë,partia mbi të gjitha, e di partia, me partinë në ballë, plumbin ballit armiqve të partisë etj etj. Në letërsinë e re, të ashtuquajtur e realizmit socialist personazh kryesor ishte komunisti, sekretari i partisë, hetuesi, sigurimsi që lufton e sakrifikohet në emër të ndërtimit të një bote të re, në luftë me armiqtë e brendshëm e të jashtëm. Me porosi të partisë më 1947 Lidhja organizoi Konferencën e Tretë të Shkrimtarëve. Qëllimi ishte të shkarkohej Prof. Sejfulla Malëshova si Kryetar i Lidhjes dhe në krye të vendoseshin njerëzit e partisë. Dhe ashtu ndodhi. Kryetar u zgjodh Dhimitër Shuteriqi, sekretar Fatmir Gjata (autor i romanit famëkeq “Këneta”) dhe Sekretar i Përgjithshëm Shefqet Musaraj. Dr Ymer Dishnica dhe Prof Skënder Luarasi u përjashtuan nga Lidhja. Më vonë Shefqet Musaraj do të zgjidhej dhe Kryetar i Lidhjes dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në gjithë gjuetinë e shtrigave, që u organizua nga partia dhe sigurimi i shtetit kundër shkrimtarëve përparimtarë do të ishte aprovimi ose firma e Shefqet Musarajt. Së bashku me Fatmir Gjatën, e të tjerë do të ishte nga njerëzit kryesorë të mënjanimit, përjashtimit, burgosjes ose hedhjes baltë mbi Branko Merxhanin, Nebil, Çikën, Petro Markon, Mitrush Kutelin, Lasgush Poradecin, Ali Asllanin, Musine Kokalarin e mjaft të tjerëve. Ashtu si në kohën e luftës kur i burgoseshin e vriteshin shokët e miqtë e tij e nuk tha një fjalë për t’i mbrojtur, ashtu veproi edhe pas luftës. Kur burgosej Petro Marko, dënoheshin e ndaloheshin të shkruanin Mitrushi, Lasgushi, Musineja e Ali Asllani ai mbajti anën e partisë e për këtë u shpërblye me poste e dekorata. Si shkrimtar ai sot hyn në të harruarit.. Ai është autor i disa romaneve pa vlerë, që shtrembëronin të vërtetën e luftës antifashiste, glorifikonin figurën e Enver Hoxhës dhe rolin e Partisë Komuniste dhe i thurrnin hymne luftës së klasave. Asnjë vepër e tij e realizmit socialist nuk është në qarkullim sot.Madje ai u akuzua rëndë nga kundërshtarët e tij pas luftës, si shërbëtor i fashizmit nga i cili mori dhe një shpërblim të konsiderueshëm në para, dhe vjedhës i dorëshkrimeve të studiuesit e historianit Ilo Mitkë Qafëzezit, të cilat i paraqiste si të vetat. Dhe për ta mbyllur kur Ali Asllani, Poeti i Madh Shqiptar bënte lutje pas lutje për tu pranuar në Lidhjen e Shkrimtarëve, e më vonë t’i caktonin një pension pleqërie, Shefqeti i përgjigjej që ke biografi të keqe e ajo të pengon. Pyetja ime është: Ç’domethënie ka sot emri i Shefqet Musarajt për bibliotekën e qytetit të Vlorës? P.S Çfarë kam shkruar më sipër është e dokumentuar dhe mund të jap fakte e sqarime të mëtejshme por kam shkruar aq sa lejohet në një artikull gazete (ose f.b) për të mos lodhur lexuesin.
blank

(Video) Rocketman, Elton John në duet me Due Lipa, Mbretëreshën e Future Nostalgia – Remix – “Cold Heart”

Dua Lipa thotë se është një “Nder absolut” të jesh në duet Elton John!

“Ne rezonuam krejtësisht”, thotë ajo, Mbretëresha e Future Nostalgia, Dua Lipa.

“Ajo më ka dhënë kaq shumë energji. Ajo është një artiste dhe person me të vërtetë i mrekullueshëm, absolutisht i mbushur me kreativitet dhe ide,” thotë Elton John për Dua Lipa!

Rocketman* dhe Dua Lipa kanë bashkëpunuar për herë të parë kanë krijuar një lidhje perfekte midis tyre!

Elton John dhe Dua Lipa publikuan kësaj të premte që shkoi këngën e tyre “Cold Heart” (PNAU Remix), me një video muzikore shoqëruese të Premten.

“Të dy ngjitëm menjëherë kur u takuan virtualisht, tha Dua Lipa. “Elton është një artist kaq frymëzues dhe gjithashtu ka sensin aq të hatashëm të humorit – një kombinim perfekt. Ka qenë një nder dhe privilegj absolut të bashkëpunosh në këtë udhë me të,” tha Lipa në një njoftim për shtyp. “Më pëlqeu të isha pjesë e një eksperience kaq krijuese dhe të gëzueshme. Mezi pres të dëgjoj kudo këtë verë hitin tonë,” vazhdoi ajo.

 

*Filmi i titulluar Rocketman, me regji të Dexter Fletcher, dalë në sallat e kinemasë më 2019,  i kushtohet jetës të Elton John. Rolin kryesor e luan Taron Egerton. Filmi fitoi Oskar për këngën më të mirë. Future Nostalgia është titulli i albimit të Dua Lipas. Albumi doli në marsin e 2020 dhe në çmimet  Grammy Award triumfoi si albumi më i mirë pop vokal.

 

 

blank

LIBËR I VEÇANTË, PËR NJË GRUA TË VEÇANTË – Nga Adil FETAHU, Prishtinë

 

 

(Dr. Domenika Gjekmarkaj-Kapllaj: GRUAJA FISNIKE – Sabrie Lushaj, Tiranë, 2021) 

 

 

 

Pak ditë më parë, doli nga shtypi libri i doktoreshës familjare, drejtoreshës së Qendrës Shendetësore në Shëngjin, dr. Domenika Gjekmarkaj – Kapllaj, titulluar: Gruaja fisnike, Sabrie Lushaj. Ky liber është i veçantë nga shumë aspekte. I kushtohet një personaliteti jopublik, krejtësisht privat, por të veçantë për karakterin, cilësitë dhe virtytet e saj fisnike: si bashkëshorte, si nënë, si gjyshe,  si punëtore, si zonjë shtëpie, si nje shtyllë e familjes, si mikpritëse e dalluar. E veçanta tjetër e librit është se ky është libri i parë i autores dr. Domenika, e cila përkundër angazhimeve të mëdha në profesion dhe në udhëheqjen e institucionit shëndetësor,  pati vullnet dhe gjeti kohë për të shkruar për mikën e saj, Sabrien.

Në hapje të librit, autorja ka shkruar: “Një libër … për një njeri. Jeni të falënderuar që po e këndoni këtë libër. Është një libër për një njeri të thjeshtë. Ama, për një njeri`. 

Hyrjen e librit e titullon: “Po flas për Sabrien… dhe shton si nëntitull: “Me Sabrien dhe me ju, të nderuar lexues”.  Si “enterfil” fjalës së hyrjes, autorja jep një pasazh emocionues, në të cilin thotë: “Më beso mikja ime Sabrie Lushaj, errësira që na ke lënë pas është shumë e madhe. Kam ardhur disa herë pranë teje, aty në Tiranë ku prehesh e qetë, sikundër jo rrallë jam mbyllur edhe në zyrën time, duke derdhur pika loti përballë portretit tënd, duke lutur Zotin që pika e derdhur e lotit të bëhet dritë aty ku ti prehesh. Emocionet, kujtimet e përmallshme që le pas me ikjen tënde nga kjo botë për një botë tjetër të RE, më nxitën të shkruaj (këtë) libër për ty (edhe) si sprovë e parë në jetën time”. Dhe më tutje vazhdon me “Parathënien” e gjatë të librit, prej faqe 7 – 19, në të cilën radhitë vlerësimet e saj për personazhin së cilës ia kushton librin. Edhe “Parathënia” përshkohet, përveçse me fjalët më të zgjedhura për vlerësimin e personalitetit të të ndjerës Sabrie, edhe me shumë emocione, dhe kjo tregon se vërtetë autorja e ka dashur me zemër Sabrie Lushajn. – “Të shkruash diçka për një njeri që e ke dashur dhe të ka dashur shumë, është e dhimbshme. Kështu po e ndjej unë, ndoshta nga që jam mjeke dhe jo edhe aq shkrimtare”, -thotë dr. Domenika.

Autorja thotë se me të ndjerën Sabrie është shoqëruar dhe është bërë mike e ngushtë, qyshse çifti Zeqir e Sabrie Lushaj ishin këthyer nga Amerika, nga fundi i majit të vitit 2014 dhe ishin vendosur në shtëpinë e tyre te pushimit në Shëngjin. Në Amerikë çifti Lushaj ka jetuar e punuar 17 vjet, dhe janë këthyer me shtetësinë dhe pensionin e fituar me punë atje, ku kanë krijuar rrethin e gjërë të miqëve, nga radhët e migrantëve shqiptarë, por edhe të tjerë, dhe me kolegë të punës. Para se të emigronin për Amerikë,  pas shpërnguljes nga Grija e Tropojës ne vitet `70, Sabrieja ka punuar 16 vjet në ndërmarrjen “Albturizmi” në Tiranë. Ajo, si në familje e farefis, si në punë e në shoqëri, ka lënë përshtypjet më të mira si grua model në jetën familjare dhe punëtore e vyeshme dhe e respektuar në punë.

Për ta vërtetuar autoritetin e fituar të asaj zonje të veçantë, autorja në Parathënien e librit jep një “insert” nga dita e përcjelljes nga Shëngjini për ta vorrosur në Tiranë. Duke parë gjithë atë turmë  njerëzish që po e përcillnin, në kohë pandemie kur tubimet ishin reduktuar në minimum, një banor i Shëngjinit (M.Gj.), kishte thënë: “A po e shihni, nuk paska nevojë të jesh i madh, more, as ministër as deputet, që të jesh shumë i/e nderuar…, dhe kishte folur me zë: “Udha e mbarë Sabrie”, dhe i kishin rrjedhur lotët për faqe, që janë raste të rralla të qesin lot burrat e malësisë.

Në vazhdim të Parathënies, autorja përmend edhe shumë takime e vizita të paharruara  dhe plane për vizita tjera  të përbashkëta në Tropojë, Valbonë e vise tjera të cilat i donte me zemër e ndjera.

Autorja e librit, dr. Domenika, si mjeke familjare dhe si mike,  i kishte ndejtur pranë afër tre muaj sa ishte Sabrija e sëmurë, në Shëngjin, në Lezhë dhe në Tiranë. Kur e shihnin personeli mjeksëor i Spitalit të Kardiologjisë, në Tiranë, se sa njerëz interesoshehin për gjendjen shëndetësore të Sabries dhe sa vinin për ta vizituar në spital,  çuditeshin me gjithë ato interesime e ato vizita.  Një ditë shefi i pavjionit të reanimacionit, i kishte thënë Sabries, duke qeshur:

Po çka bëhet kështu me ty moj Sabrie Lushaj? Dhe Sabrija, duke qeshur e kishte pyet:

Pse doktor, çfarë ka ndodhur..?

Po tanë Tirana është çuar në këmbë për ty moj Sabrie.

Në vazhdim të Parathënies, autorja tregon se si i lindi ideja për të shkruar librin. Duke parë qindra njerëz që kishin marrë pjesë në përcjelljen e fundit, qindra të tjerë vizitorë për ngushëllime, me ditë, me javë e me muaj, dhe  duke lexuar nga mediat letra, telegrame ngushëllimi dhe shkrime që vinin në adresë të Zeqirit, me vlerësime e nderime për bashkëshorten e tij të ndjerë,- autorja kishte biseduar me Zeqir Lushajn dhe i kishte shprehë mendimin dhe dëshirën për ta bënrë një libër kushtuar Sabries së ndjerë, në të cilën do të përfshinte edhe ato letra e ngushëllime që ishin botuar deri atëherë. Dhe, siç e thotë vetë autorja, librin “e kanë shkruar” miqtë e shumtë të çiftit  Zeqir e Sabrie Lushaj, nga  shumica e shteteve dhe qyteteve të vendit, të Kosovës, të Amerikës, Italisë, Zvicrës, Gjermanisë e deri në Zelandën e Re dhe në Australinë e largët.  Në ato letra, emaila, mesazhe shprehin dhimbjen, ngushellimet dhe vlerësimet per Sabrien. Dhe për t’i bërë nderë personazhit që i kushtohet,  ky libër nuk do të shitet, por do t’iu jepet dhuratë rrethit të gjërë të familjes, farefisit, miqve, kolegëve e shokëve të shumtë të çiftit Lushaj, dhe të vet autores, gjithandej ku gjenden ata.

Në fund të Parathënies, autorja që ështe mjeke familjare, ka dhënë një pasqyrë për gjendjen shëndetësore të të ndjeres Sabrie në këto gjashtë vjetët pas kthimit nga Amerika, e që asnjëherë nuk ka pasur shqetësime as ankime, derisa i është  paraqitur tinëzisht sëmurja të cilën nuk arritën ta mposhtin, me gjithë kujdesin dhe angazhimin e përkushtuar të  personelit mjekësor, duke filluar nga vet autorja e deri te ai i Spitalit  “Nenë Tereza” e “Shefqet Ndroqi”,  në Tiranë. Por, Sabrieja gjatë tërë kohës ka qëndruar e fortë dhe nuk i është dorëzuar sëmundjes për asnjë çast, deri në frymën e fundit. – Qëndroi dhe shkoi pa bërë as ah, as oh, dhe pa një pikë loti as fytyre të mërrolur; e priti vdekjen trimërisht, si një burrneshë e vërtetë. Edhe natën e fundit të jetës, doli vet në ballkon të shtëpisë dhe piu kafe me ne. Hallall të qoftë 1000 herë shërbimi e çfarë mundëm të bëjmë për lehtësimin e dhimbjeve tua, o Sabrie Lushaj. Qofsh e Xhenetit dhe paç me vete Dritën e Perëndisë”, -e përfundon autorja Parathënien e librit, duke shtuar: “Edhe njëherë pra, jeni të falënderuar që po e këndoni këtë libër, për një njeri të thjeshtë, ama, për një njeri”!

Mesazhe ngushëllimi e vlerësimi, emocione…

Në raste të dhembjes për njerëzit e zemrës, fjalët ngushëllluese, kur janë të sinqerta, janë ilaçi më i mirë. Në librin Gruaja fisnike – Sabrie Lushaj, janë përfshirë mbi 110 mesazhe ngushëllimi të miqve të shumtë të familjes Lushaj, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Amerika, Italia, Zvicra, Gjermania, Norvegjia, Zelanda e Re e deri te Australia e largët. Të gjitha mesazhet janë të përshkuara me ndjenjen e dhembjes dhe me vlerësimet më të mira për personalitetin e të ndjerës. Në ato mesazhe do të gjeni cilsime, vlerësime e mbiemra simbolizues e portretzues, siç e kanë njohur të ndjerën. “Dua ta falënderoj zonjën Sabrije se na nderoi sa herë na erdhi në shtëpinë tonë  me hijen e saj fisnike, me virtytet e  larta të malësores, do ta kemi gjithë jetën tonë prezente në kujtimet, në zemrat dhe në mendjet tona”, -shkruan Aleks Kapllaj, gazetar nga Lezha, që jeton e punon në Itali.  Disa mesazhe janë edhe mjaft emocinuese.  Në mesazhin e gjeneralit Halit Miftar Gjeci, nga Tirana, që ia dërgoi Zeqirit në tremujorin e shkuarjes së Sabries në amshim, mes shumë vlerësimeve, në post scriptum shton: “M’u ba shumë gjatë pa ardhë, po a’e din pse? Druaj se kur të zbres në at’oborr, më lëshojnë të dy këmbët!”

Në ato mesazhe të shumta ka kujtime, vlerësime, ngushëllime, këshilla si ta përballojë dhembjën dhe vetminë bashkëshorti i të ndjerës, Zeqir Lushaj.

Në këtë libër do të gjeni edhe një tufë poezish të Zeqir Lushajt (6 vjersha, si dhuratë për gruan, Sabrien, në 60-vjetorin e lindjes). Prej tyre, për këtë shkrim po shkëpusim poezinë e titulluar: Gruaja…, botuar në vitin 2008, kushtuar zonjës Sabrije me rastin e 40-vjetorit të martesës:

 

“Mbas 40 vjetësh martesë,

4 dekada, luftë-ndryshim!

Gjithsesi, gruaja ime, Sabrina*),

(Jo thjeshtë, për kortezi)

E meriton një falënderim.

…!

Të mos shohim aq shumë nga gruaja,

Që të të ndihmojë (kushedi në jetë),

Ka bërë boll, kur nuk bahet pengesë,

…E meriton emrin: – grua e vërtetë!”.

 

( *) Në Amerkë, emri Sabrina është shumë i përhapur ndër femra. Kështu po e thërrasin të gjithë edhe gruan time Sabrien, sqaron Zeqiri). 

 

Nga letërshkëmbimi ngushëllues dërguar Zeqir Lushajt me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij Sabries, një poezi të gjatë, prej 11 strofa, mjaft emocionuese, kushtuar të ndjerës Sabrie,  titulluar: “Motër-mirës Sabrie Lushaj”e kishte shkruar (dhe botuar në disa organe shtypi) poetja Sadete Hakiu, nga Isniqi (shih faqe 138-140). Do të gjeni në këtë libër edhe poezinë prej 14 strofash, të mësuesit veteran  Xheladin Gjonaj nga Geghyseni, Tropojë.

Po cilat nga letër-ngushëllimet të dallosh, do t’iu hijsh në hak të tjerëve, sepse të gjitha burojnë nga zemra, nga nderimi e respekti për të ndjerën dhe nga dhembja për Zeqirin, që mbeti pa gjysmën e vet më të mirë, pas më se gjysëmshekulli jete të harmonishme. Një letër e z.Hysen Berisha nga Norvegjia, botuar në “Zemra Shqiptre” dhe në VOAL, e që është përfshirë në këtë libër (fq.147-152), evokon  kujtime nga takimet e tij në Familjen Lushaj dhe komenton vlerësimet, flet në superlativ për këtë familje, ndërsa zonjën e shtëpisë (tashmë e ndjerë) Sabrien e quan bujare me tapi. Në një shkrim tjetër të gjatë, botuar në VOAL (Zvicër) dhe në Limit.al (Tiranë), me rastin e 6-mujorit të ndarjes nga jeta të Sabrie Lushajt, shkrimtari Bardh Nëngurra nga Istogu, që jeton në Norvegji, tregon në hollësi njohjen me familjen Lushaj, se gjashtë vjet rresht, gjatë pushimeve  nga disa ditë e netë ka qenë mysafir në shtëpinë e tyre, vizitat dhe shetitjet e përbashkëta nëpër Shqipëri. Bardhi tregon nga një bisedë telefonike me Zeqirin, të cilin e ka pyetur: “A po merzitesh”, Zeqiri i është përgjigjur: “Ah more kusheriri im, 52 vjet e 4 ditë jetë  i kam bërë me te e kurrë nuk mu ka skuqë fytyra shkaku i Sabries” (fq.190).

Janë këto dromca jete, kujtime, nderime e vlerësime për të ndjerën Sabrie Lushaj, keqardhje e dhembje për bashkëshortin e saj, Zeqirin. Në poezinë e saj kushtuar motërmirës Sabrie Lushaj, poetja Sadete Hakiu nga Isniqi, në një strofë të poezisë së saj “e qorton Sabrijen”, kur i thotë:

 

“Do t’i them dy fjalë…:                                Aaah moj motra ime,

-Sabrie, nuk bëre mirë,                               Mendjen me ta mbushë,

Që të vetmuar ke lënë,                                Mbi pesë dekada jetë,

Bacën tonë Zeqir.                                         Me të nuk më ndau kush”…

 

Profesor Kolë Tahiri nga Brukseli, në një mesazh ngushllëmi që i dërgon Zeqirit me rastin e gjashtëmujorit të ndarjes nga jeta të Sabrie Lushajt, ndër të tjera shkruan: “I dashur Zeqir, uroj që pishtari i kujtimit për njerin tënd aq të shtrenjtë, Sabrien, si në këtë 6-muor, të mos shuhet asnjëherë. Njerëzit e mirë si Ajo, jetojnë dy jetë. Vazhdojnë të ruhën në kujtimet tona, në trashëgiminë e lënë. Ajo ka lënë gjurmë në gjithçka pati prekur me dorë. Sabrija jeton në shpirtin dhe në mendjen e atyre që e patën fatin ta njohin. E kjo nuk është pak?!…

Sa të drejtë paskan pasur të partë tanë, të cilët nuk dorëzohehin kollaj, ngritnin kokën lart, përfshiheshin në punë dhe hidhnin vështrimin përpara. Me konsideratë i kujtoj ata pleqtë tanë, të cilët edhe në raste të fatkeqësive, uleshin këmbkryq, ndiznin çibukët dhe u hapnin rrugën “derteve filozofike” për jetën. A gjendet kund burrë Malësie i cili mund ta mohojë Ty, Zeqir, genin e atyre kreshnikëve?!… Në një mesazh tjetër, profesor Kola, që është profesor i psikologjisë, me përvojë të gjatë, i sugjeron Zeqirit këshilla se si ta largojë dhembjen, që “nga mendja dhe shpirti” ta kalojë te muskujt, të lëvizë, të hecë, të bëjë ushtrime e punë fizike, shëtitje, vizita e udhëtime të gjata, që ta mposhtë vetminë.

Për të ndjerën Sabrie Lushaj, mesazhe ngushëllimi, dhe vlerësime kanë dhënë edhe kolegët e punës në Amerikë. Kubanezi Julio Soto, nga Klifsaj Park i NJ, shkruan fjalët më të mira për Sabrijen: “Ishte një gru e shkëlqyer, ishte një zonjë e shkëqyer”, -thotë ndër të tjera z. Soto (fq.208).

Dhe kështu, duke kaluar pa përmendur shumë emra e pa komentuar shumë mesazhe të miqve të Familjes Lushaj, vijmë te fundi i librit të dr. Domenika Gjekmarkaj-Kapllaj: GRUAJA FISNIKE –  Sabrie Lushaj.

Nga fundi i librit, Familja Lushaj falënderon me radhë: spitalet dhe mjekët, duke filluar nga Qendra Shëndetësore në Shëngjin, veçmas drejtoreshen Dr Domenika Gjekmarkaj-Kapllaj, pastaj spitalet në Tiranë: “Nëna Terezë”, Sanatoriumin Sauk; pastaj shtypin  dhe mediat e tjera brenda e jashtë Shqipërisë (duke i  përmendur të gjitha me radhë(), të cilat i dhanë aq hapësirë dhe vlerësime zonjës Sabrie; të gjithë atyre miqve e dashamirëve që në çfarëdo mënyre dërguan mesazhe ngushëlluese, komente e vlerësime, por i flënderon apriori edhe lexuesit e këtij libri të cilin e ka bërë Dr Domenika, me aq zell e pasion. Zoti ju nderoftë të gjithëve e ua kthefshim për gezime!, -përfundon falënderimin e vet Familja Lushaj.

Në faqe 214-226,  është një album i vogël, me 12 foto, nga jeta e Sabrie Lushajt. Ndërsa në mbyllje të librrit (fq.230),  do të lexoni këtë përmbyllje, të cilën autorja e ka  titulluar: SOT E MBRAPA…

“Sot e mbrpa, Sabrie, ne që na deshe e të deshëm aq shumë, edhe për Ty, do ta kujtojmë (edhe) me shpesh një varg aq të ndjeshëm e njerëezor të poezisë së poetit të madh Dritëro Agolli: 

“Në raft të librave do të më gjesh!”. 

Pushofsh në paqen e përjetshme, o Mike fisnike, o e dashur Sabrie Lushaj! 

Amin!”. 

(Ndërsa unë që shkrova këta rreshta modest për librin, e lus Zotin e Mardhërishëm që shpirtin e të ndjerës Sabrie Lushaj ta meshirojë dhe shpërblejë me Xhenet, kurse autoren  Dr Domenika Gjekmarkaj-Kapllaj, e falënderoj për këtë libër kaq të mirë që na ka dhuruar, në kujtim të GRUAS FISNIKE – Sabrie Lushaj).

 

-Nga Prishtina, Vere 2021- 

blank

Shënime për romanin “Frika e Fluturimit” të shkrimtares amerikane Erika Jong – Nga IRENA DONO

Po vë këtu disa shënime për librin “Frika e Fluturimit”, një roman i shkrimtares amerikane Erika Jong, libër të cilin e kam përkthyer shtatë vite më parë. E kam për zemër këtë autore dhe këtë e tregon edhe numri jo i vogël i poezive, që kam sjellë në shqip nga krijimtaria e saj.
Erika Jong, shkrimtare amerikane me origjinë hebreje, e shkroi këtë libër dhe e botoi kur ishte njëzet e nëntë vjeç. Ishte romani i saj i parë pas botimit të dy librave me poezi erotike. Qysh atëherë e deri më sot ajo ka botuar mbi njëzet libra dhe ka marrë shumë çmime.
Frika e Fluturimit është historia e Izadora Uingut, një nga antiheroinat më zbavitëse dhe prekëse që mund të gjenden në romane. Romani ka në qendër aventurat dhe fantazitë seksuale të kësaj vajze njëzet e nëntë vjeçare, e cila përshkruhet nga autorja si e egër dhe inteligjente, neurotike dhe e paqëndrueshme, e çiltër dhe e hapur të rrëfejë mëkatet e saj deri në detajet më të imta dhe skutat më të fshehta ku fshihen ndjenjat dhe mendimet e gruas. Ajo gërmon dhe gërmon, aty ku pena e shkrimtarëve të tjerë nuk guxon të hyjë, bashkon realitetin me fantazinë, e le fantazinë të ndërhyjë nganjëherë brutalisht në realitetin jetësor duke mos vënë madje kufi ndarës. Ajo bën një përmbledhje të lidhjeve të saj dashurore dhe seksuale duke i përshkruar në një mënyrë që tregon se ajo nuk është aspak krenare për veten. Ajo e fshikullon veten orë e çast që vepron ashtu, por është e sigurt që thotë të vërtetën dhe nuk fshihet pas artificeve letrare. Dhe kjo e bën heroinën më të besueshme dhe më njerëzore. Ndoshta nga standartet e një pjese të shoqërisë ajo mund të quhet “putanë”, “e shthurur”. Por, prapëseprapë, ajo është aq njerëzore dhe e vërtetë! Ajo nuk shtiret, i thotë hapur ato që mendon dhe lufton të gjejë vendin e saj në jetë. Çfarë mendon dhe çfarë do ajo? Kjo ndryshon nga kapitulli në kapitull dhe madje nga një faqe në tjetrën. Aty dëshiron të rrijë me njerëz të tjerë, pastaj do të rrijë vetëm, kërkon më pas të ndërmarrë risqe që do ta ndryshojnë jetën e saj, do të jetë e sigurt, do të jetë e pavarur, por do të jetë nganjëherë edhe shtëpiake e devotshme. Ky duket se është edhe një nga mesazhet kyçe të Erika Jongut në këtë roman: ndjenjat e tërheqjes dhe dëshira janë nga natyra e tyre në një gjendje konstante fluksi. Të përpiqesh të diagnostikosh Izadorën, ta analizosh atë, ta kategorizosh atë, do të ishte e kotë. Jongu ironizon me gjithë psikiatrit që përpiqen ta bëjnë këtë dhe madje e quan se edhe teoritë e Frojdit janë gjysmake dhe të thjeshtëzuara. Në një nga kapitujt e romanit Erika Jong thotë se: “Gjërat për gratë janë të vështira, sepse atyre u duhet gjithnjë që ta përshtatin veten me teoritë e krijuara nga burrat për gratë”. Izadora është thjesht Izadora, nuk e gjen si personazh askund gjetkë. Erika Jong na jep një karakterizim të thukët të saj, përthithës dhe mbresëlënës. Është përshkrimi që bën një grua për gruan. Lexuesi e njeh më mirë heroinën kur mbërrin në gjysmë të librit, atëherë kur fillojnë dilemat dhe vartësitë e saj. Ajo është konfuze, kërkon për diçka më të mirë në jetë, shpalos ambicjen e saj për t’u bërë shkrimtare, por ka frikë nga gjithçka në jetë, madje tmerrohet edhe të dërgojë shkrimet e saj te botuesit. Rrëfimi i Izadorës rrjedh energjitikisht, çka ajo mendon dhe dëshiron është më e rëndësishme nga ajo çka bën. Në fillim filozofimet e Erika Jongut duken didaktike, por shpejt lexuesi e kupton se ato janë një atribut thelbësor i mënyrës së të shkruarit së saj. Dhe në përsiatjet e personazhit gjejmë plot sentenca filozofike interesante që kanë vlerë universale.
“Frika e Fluturimit” është një roman që fokusohet në temën e zbulimit të vetes, e kërkimit brenda vetes, gjë që kalon përmes një lufte të brendshme dhe analizash të forta. Erika Jong e paraqet jetën e Izadorës duke e kaluar në sitën e psikanalizës. Qëllimi i Izadorës është të zbulojë kuptimin e inteligjencës së saj dhe eksperiencave si grua. Brenda këtij konteksti Jongu injekton atë që mund të vlerësohet si stimul për rrugën e ndjekur nga Izadora në zbulimin e vetes. Izadora ka frikë nga fluturimi, ka frikë se humb kontrollin dhe e le timonin e jetës së saj të drejtohet nga të tjerët. Por nga fundi i romanit protagonistja reflekton mbi jetën dhe historitë e shkuara dhe ndjenjat e revoltës, shtypjes, zemërimit dhe pikëpamjet e saj feministe bashkohen dhe u paraprijnë ndryshimeve substanciale në jetën e saj. Frika e fluturimit është një metaforë për të gjitha frikërat që ka njeriu gjatë rritjes dhe moshimit.
Sado që Erika Jong është një feministe e thekur dhe i shpalos idetë dhe filozofinë e saj feministe në shumë penelata të hedhura aty-këtu, prapëseprapë romani të bën të mendosh se, megjithëse ekziston lufta midis sekseve, feminizmi nuk është zgjidhja për atë që ndihet e tradhtuar, e mashtruar ose inferiore ndaj seksit të kundërt. Në fund të fundit të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin për t’ia dalë mbanë në jetë.
Dhe përtej mesazheve që përcjell ky libër, nuk mund të mos ve në dukje humorin, me të cilin mbështillen ngjarjet, përshkrimet e situatave dhe sidomos lëvizjet e personazhit kryesor, Izadorës, te të cilat seriozja, naivja dhe komikja shkrihen në një. Kjo e bën romanin zbavitës, madje edhe në përshkrime nganjëherë të vrazhda, të thëna shqeto të jetës, edhe në gjëra të rënda, serioze që duken sikur “zbuten” nga ngjyrimi me këto nota komike.
Duke shkuar më tej në analizën e romanit, vërej se ky nuk është një roman tipik klasik, ka thyerje e përthyerje që kalojnë nga situatat përshkruese, të cilat kanë ngjyresën dhe forcën e një proze të mirëfilltë në dialogje nganjëherë të zvargura psikanalitike, të cilat bëhen të lodhshme për lexuesin, apo kthehen në banalitete dhe teprime. Këtu proza bëhet e rëndomtë, nuk e ka tharmin e tregimtarisë së mirë dhe i largohet humorit. Por, megjithatë, të le pa mend inteligjenca, kultura e gjerë e shkrimtares, leximet e saj të pafundme dhe deduksionet logjike që ajo nxjerr nga veprat e shkrimtarëve të shquar që ka lexuar.
Erika Jong është një romanciere, poete dhe eseiste që e ka shkrirë talentin e saj për t’i pajisur gratë me një zë të fuqishëm, racional në kalitjen e vetëdijes femininiste të grave. Siç thotë shkrimtarja, “në kohën që u botua romani nuk kishte pasur ende një libër që të thoshte se gratë janë romantike, gratë janë intelektuale, gratë janë seksuale, të gjitha këto të sjella së bashku”. “Frika e Fluturimit” ishte libri që i përmblodhi këto”. Botimi i tij më 1973 përfaqëson një moment vendimtar jo vetëm për prozën e grave, por për tërë lëvizjen liberale të grave dhe pati një ndikim të madh në terrenin nacional dhe internacional për pavarësinë dhe seksualitetin femëror. Libri sfidoi të menduarit konvencional për gratë, martesën dhe botën femërore.
Shumë gjëra kanë ndryshuar qysh atëherë në botën e grave. Këtë e pranon edhe E. Jong në intervista të viteve të fundit. Megjithatë ajo ngul këmbë se feminizëm do të thotë sot që gratë të përdorin të gjitha dhuntitë e tyre, talentet e tyre dhe të mos gjykohen në mënyrë të pjesëshme. Shkurt, feminizëm do të thotë që gratë të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe të jenë të plotësuara si qenie njerëzore. Ajo nënvizon faktin se ky libër i dha asaj një platformë për të folur kudo për feminizmin. Ajo dëshiron t’i ndihmojë gratë e reja të kuptojnë se duhet të kontrollojnë trupin e tyre, shëndetin e tyre dhe ky është një nga mesazhet që përcjell edhe protagonistja e romanit.
“Frika e Fluturimit” është quajtur si një vepër përfaqësuese që i dha hov valës së dytë të lëvizjes feministe të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. U quajt një vepër kontroversiale për ndershmërinë me të cilën autorja flet për dilemat ekzistenciale dhe ndjenjat e brendshme seksuale të gruas. Kritikët e konsiderojnë romanin si një mbështetje të fuqishme për principet feministe. Askurrë më parë nuk ishte shkruar kështu për jetën e grave, psikologjinë dhe seksualitetin. Erika Jong ishte një pioniere për këtë.
blank

POETI QË SFIDON MOSHËN – Nga Bashkim SALIASI

Dhunë e dru fukarait,

I përulur ndaj ustait,

Lepe peqe maskarait,

Tungjatjeta i thotë fajit.

-Je i lodhur, mos përto! – merr nga bibloteka librin “Koha në vargje” dhe lodhja do të largohet si me magji.

Në këtë vëllim poetik do ndiesh relaks, sepse të duket vetja sikur je ti një nga personazhet e shumë poezive të poetit Kadri Tarelli.

Librin ma ka dhuruar, më 14 gusht, 2020. E kam lexuar dhe rilexuar, por sot erdhi momenti të hedh në lerër disa refleksione të mia. Shprehja  popullore thotë: “Po nuk erdhi vetvetiu, s’ka ç’i bënë bojaxhiu”. ”Koha në vargje” ka 110 faqe dhe është shtypur në shtypshkronjën “Mileniumi i ri”. Libri ka redaktor Sejdo Harkën, korrektore letrare Merita Kuçi (Thartori), konsulent: Delo Isufi dhe Sokol Demaku,kurse përpunimi grafik i realizuar nga Ilmi Shahu.

Libri hapet me një vlerësim të shkrimtarit Viron Kona,i cili mes të tjerash shkruan: “Shkrimet e Kadriut kanë ardhur vazhdimisht si një rrjedhë e natyrshme dhe pa sforcime, profesionalisht të realizuara. Ai ka formuar emrin ngadalë dhe saktësisht, ashtu si skulptori gdhend mermerin, pa u ngutur dhe gjithnjë me qëllim të lartë në mendje dhe në zemër, që shkrimet të përcellin vlera dhe mesazhe, ku lexuesit të gjejnë tema që i interesojnë, që prekin “telat” dhe të vënë në mendime”.

Duket qartë gjatë gjithë leximit të librit se, Tarelli, si shkrimtar, publicist dhe poet, është në rrugën të mbarë, ai e ka gjetur shtegun për t’i dalë malit tej e tej, duke sjellë vlera për shoqërinë. Gjatë leximit shfaqen njëra pas tjerës poezi që shprehin episode dhe ngjarje, impresione prekëse dhe meditime, që, kur i lexon përveç mesazheve mbresëlënëse, të krijojnë edhe një mendim e qetësi shpirtërore, të nevojshme për kohët e trazuara që jetojmë.

Subjektin dhe tharmin e poezive autori i gjenë në lumin e jetës. Pasi i përpunon në imagjinatën e  tij krijuese, ai i lëmon dhe i rrëfen me vargje të bukur, plot mendim e  figuracion. Kadriu nuk shkruan duke parë nga qielli, por ai pasqyron artistikisht atë që sheh dhe përjeton, që ka mbirë në shpirtine  tij nga përvoja jetësore dhe që ka lënë tek ai gjurmë të thella. Ndërkohë që duhet të pohoj se, te ky autor, është tërheqëse edhe mënyra e ndërtimit artistik të vargjeve, ritmi dhe rima që ai përdor. Ato bëjnë që ta shijosh edhe më mirë dhe më saktë mendimin poetik të autorit dhe bukurinë artistike. E ka shprehur saktë dhe realisht mendimin e tij shkrimtari Shpend Topollaj, kur, në parathënien e librit, shkruan: -“Por kur ndodh që boton për herë të parë  poezi, një burrë që i ka kaluar të shtatëdhjetat, si miku ynë Kadri Tarelli, mësues i nderuar dhe tani pensionist mjaftë i respektuar, ndodh që edhe çuditemi. Po ja që nuk ka për t’u çuditur sepse poeti Kadri Tarelli e ndërton vargun me një metaforë rrjedhëse dhe me ngjyrime mbresëlënëse: “I them vetes, mor i ngratë/ Ç’trazon prushin nën hi?/ Nuk del gjeth nga dru  thatë,/ të vjen keq, që s’je i ri?!”  Kadriu jo vetëm që i përmbahet rregullave gjuhësore në ndërtimin e vargut, por ai di të ruajë edhe ngjyrimet e larmishme, gjallërinë e fjalës.

Në poezit e tij, ky autor përcjellë ndjenja të bukura, dashuri dhe mirësi, ndaj ato lexohen shpejt, madje të bëjnë që t`i rilexosh siç ndodhi me mua, duke më lënë ca ndjenja dhe mendime të vyera për jetën dhe njerëzit e mirë, punëtorë, që nuk e ndajnë fjalën nga veprat.Teksa mes tyre ai i jep mesazhe edhe të dashuruarëve, që jetën ta  jetojnë me të mirat dhe të këqiat, duke vënë në themel dashurinë e vërtetë: “Gonxhe trëndafili,/ Hiqi ato gjemba!/ Unë jam bandilli,/ Hapu, të hyj brenda”.  Brendia e poezive të z.Tarelli  përmban kohën që kalojmë e që po jetojmë, por herë – herë ai i kthehet edhe mendimit retrospektiv, duke sjellë edhe momente dhe përjetime nga e kaluara, nga jeta e tij si mësues, por edhe si krijues, tashmë i spikatur. Në shpirtin poetik të Kadri Tarellit ndiejmë freskinë e pyllit, shijojmë ujinë e ftohtë kristal të burimeve, mrekullohemi nga plazhet e bregdeteve të Jonit dhe Adriatikut, por ndjejmë edhe joshjen e këngës së bilbilit, aromën e këndshme të trëndelinës dhe çajit të malit Moravë. Sikurse, i këndon jetës, poeti, zhvillon artistikisht edhe kritikën për njerëzit e paformuar, që po tjetërsojnë gjuhën shqipe, duke futur “çiban”, si në medjen e shkruar apo literaturën e botuar.  Ai bën apel që mos harrojmë mundin dhe sakrificat e rilindësve tanë, që punuan dhe luftuan në kushte të vështira për ruajtur të pastër  gjuhën shqipe: “Poeti, vargun ka pasuri,/ I urti, fjalën me porosi;/ Atdheu, kombi, ka liri,/Kur gjuhën e gjejmë, unë e ti”.

Poezitë e këtij vëllimi pasqyrojnë një botë të gjallë ndjenjash dhe emocionesh, ato shprehin jetën e përditshme. Ajo që dallon brendinë e poezive është edhe dashuria për jetën, por edhe sarkazma që ai përdor për personazhe që abuzojnë me besimin që iu jep populli. Ndërkaq ai zgjedh fjalën e duhur poetike, e lëmon dhe  e përpunon me dashuri, duke e pasuruar me ngjyrime jete dhe ndjenjash, duke theksuar mesazhet dhe vlerat e tyre.

“Koha në vargje”, shfaq poezi origjinale, me fjalë të menduara mirë dhe të gdhendura, me figura stilistike të gjetura dhe tërheqëse. Në poezinë e titulluar: “-Po na ikin shokët”, shfaqet dashuria për njeriun dhe jetën, por ama poeti pranon evolucionin. Mesazhi që ai përcjell është se, jeta duhet jetuar me të mirat dhe të këqijat e saj: “Nuk çuditem që s’mbajmë radhë./S’kemi ç’bëjmë, keq na vjen./Jeta qenka shkallë-shkallë,/S’di kë le, kë e rrëmben!”

Me këtë libër poetik poeti Tarelli na tregon se e ka rritur pjekurinë poetike.Me shpërthimet e tij, herë spontae dhe herë të menduara thellë, ai i jep vlera poezisë. Sarkazma që ai përdor në poezinë: “Nusja, vjerra dhe mullizhiu”, tregon se ai është kurdoherë pranë halleve të popullit dhe jeton midis tyre: “-Ç’ke kështu moj nuse, nuk të shikoj mirë,/ në gushë e në faqe, kush të paska nxirë?./ Herë tjetër nuse, më lërë, po shkoj unë./ si ti do vuaj, ta ndreq këtë punë…” Nëpërmjet këtyre vargjeve, poeti jep mesazhin e harmonisë dhe zgjidhjen e konflikteve që janë bërë bartëse për shoqërin tonë në këto tridhjet vite. Me sytë tanë po shikojmë e dëgjojmë në emisionin “Me Zemër të hapur”, ku djali vret babanë, nusja nuk shkon me vjerrën, shokët ndërmjet tyre, kërcasin kallashët dhe përfundojnë në humbje jete, etj.

Bukur tingëllon poezia: “Veç një orë bëhu poete”, ku z. Tarelli me një ndjenjë solidariteti godet pseudoshkrimtarët, që thurrin vargje – bejte dhe i marrin të mirëqena si poezi: “Var stoli ca lojëra çupe,/ me kursim sa për lezet./ Bëhesh verë, derdhur kupe,/Që të pi veç një poet”. Teksa me satirë të spikatur ai godet me vargje veset e atyre që fitojnë një karrige dhe harrojnë se ajo karrige është e popullit për t’i shërbyer dhe jo për ta zhvatur: “Thjeshtësia, te thjeshtësia,/ Bën fole dhe dashuria,/nuk ka strehë ligësia”.

Në poezitë e Tarellit dallohet çiltërsia e fjalës, ndjenja humane e dashurisë për njerëzit. Ai bënë zgjedhjen e fjalës së duhur, njësoj si bujku që seleksionon farën e mirë për të marrë bimë të shëndetshme. Poezitë janë njëra më e bukur se tjetra, teksa nuk mungon humori fshikullues, brendia e larmishme, ku spikatin ndjenjat e atdhedashurisë dhe të lirisë, si vlera të larta njerëzore.

blank

Prej 1 Gushti në Teatrin e Durrësit startojnë për dhjetë ditë rresht koncertet e Edicionit X të Bienales Netët e Muzikës Klasike

Sonte në orën 20:00 fillojnë koncertet e Bienales Netët e Muzikës Klasike.
Muzika? Një nga majat e gjithë kohëve: Stabat Mater-Pergolesi.
Pikturat e Rilindjes italiane, Caravaggio dhe dy zëra të mrekullueshëm shqiptarë që duket sikur kanë dalë nga Ikonat e Onufrit, Kaltrina Miftari dhe Safet Berisha do të shoqërohen nga harqet e solistëve të festivalit.
Të gjitha këto, në sallën e Teatrit A. Moisiu ku, ambienti shumë i freskët dhe trokitja e kupave të venës ofruar nga Kantina Kardinal do ta bëjnë këtë mbrëmje të mbahet mend gjatë.
Hyrja sonte është me bileta por pa kosto, pra dhuratë për të gjithë artdashësit.
———

Bienale Netet e Muzikes Klasike

Edicioni X
Nën drejtimin e Florian Vlashit
Në Kopështet Sekrete të Muzikës
Durrës
1 – 10 gusht 2021
————

Vepra e jashtëzakonshme dhe enigmatike ” í “ 1505 e Hieronymus Bosch (El Bosco) është origjina e titullit të Edicionit të X të Bienales Netët e Muzikës Klasike, Durrës 2021.

Madje edhe struktura e festivalit, e njëjta si përherë në Netët e tij sipas epokave muzikore, është e organizuar mbi tre pjesët e Triptikut të El Bosco-s:

I Kopshti i Edenit; II Kopshti i Kënaqësive; III Ferri Muzikor.

Është fillimi dhe fundi njerëzor, që nga Parajsa tek Ferri; kurrë një vepër arti ka mundur të përfshijë brënda saj një dimension të tillë.

Mbi bazën e numrit të përkryer 3 (Fillimi dhe Fundi) si dhe atij biblik 7 (Netë) është ndërtuar kjo shëtitje “Në kopshtet sekrete të Muzikës dhe Pikturës” ku sekreteve u afrohesh vetëm kur botën e shikon dhe e dëgjon me ndihmën e dy arteve që njeriu krijoi përpara Fjalës: Muzikën dhe Pikturên.

Gjatë Netëve të Bienales sonë, në harmoni mes muzikës dhe projeksioneve të pikturave, tingujt e Kukuzelit, Bach, Pergolesi, Beethovenit, Granados, Strauss, Schoenberg etj. do te shkrihen me kryeveprat botërore të El Bosco, Onufri, Caravaggio, Goya, Dalí, Klimt…

Në edicionin e parë të Bienales 2003, koncertet u zhvilluan në tre vënde: në Muzeun Arkeologjik, në Teatrin Aleksandër Moisiu dhe në fabrikën e braktisur të Nerofumos.

Kanë kaluar 18 vite dhe ato tre Netë me muzikë – mes antikitetit, fjalës dhe pikturës – kanë qenë korrespondenca sekrete e gjithë koncerteve tona deri më tani.

Ky fill lidhës apo fuzion i arteve është firma e fshehtë e Bienales së Durrësit. Sepse, jo një vepër, as vetëm një koncert, madje as edhe vetëm një edicion, por në të gjitha Bienalet durrsake së bashku, jemi përpjekur që të tingëllojnë si vazhdimësi e një koncerti pa limit, një ”” – Vepër Arti total.

A nuk është dhe historia e Durresit tonë, me shkëlqimin dhe dramat 3000 vjeçare, një vepër arti e pambarim, ku në kopshtet e tij herë shfaqet parajsa e herë mëkati?

(Florian Vlashi)
blank

blank

blank

blank

blank

 

——————–

blank

blank

Piktori i njohur Avni Delvina na sjell versionin e tij të autoportretit të Van Gogh dhe portretit të Giocondes tiranase

“Dy kryevepra boterore, si autoportreti i Vincent van Gogh-ut dhe i Giocondes se Leonardo da Vincit, ne nje nderthurrje social-politike ndermjet Muzeut D’Orsay dhe Muzeut te Luvrit.”, shkruan piktori i njohur në diçiturën për veprën e tij.

 

blank

 

 

blank

Edicioni i X i Bienales Netët e Muzikës Klasike, Durrës 2021 – Në kopshtet sekrete të muzikës dhe pikturës Nga Florian Vlashi

Vepra e jashtëzakonshme dhe enigmatike ” í “ 1505 e Hieronymus Bosch (El Bosco) është origjina e titullit të Edicionit të X të Bienales Netët e Muzikës Klasike, Durrës 2021.

Madje edhe struktura e festivalit, e njëjta si përherë në Netët e tij sipas epokave muzikore, është e organizuar mbi tre pjesët e Triptikut të El Bosco-s:

I Kopshti i Edenit; II Kopshti i Kënaqësive; III Ferri Muzikor.

Është fillimi dhe fundi njerëzor, që nga Parajsa tek Ferri; kurrë një vepër arti ka mundur të përfshijë brënda saj një dimension të tillë.

Mbi bazën e numrit të përkryer 3 (Fillimi dhe Fundi) si dhe atij biblik 7 (Netë) është ndërtuar kjo shëtitje “Në kopshtet sekrete të Muzikës dhe Pikturës” ku sekreteve u afrohesh vetëm kur botën e shikon dhe e dëgjon me ndihmën e dy arteve që njeriu krijoi përpara Fjalës: Muzikën dhe Pikturên.

Gjatë Netëve të Bienales sonë, në harmoni mes muzikës dhe projeksioneve të pikturave, tingujt e Kukuzelit, Bach, Pergolesi, Beethovenit, Granados, Strauss, Schoenberg etj. do te shkrihen me kryeveprat botërore të El Bosco, Onufri, Caravaggio, Goya, Dalí, Klimt…

Në edicionin e parë të Bienales 2003, koncertet u zhvilluan në tre vënde: në Muzeun Arkeologjik, në Teatrin Aleksandër Moisiu dhe në fabrikën e braktisur të Nerofumos.

Kanë kaluar 18 vite dhe ato tre Netë me muzikë – mes antikitetit, fjalës dhe pikturës – kanë qenë korrespondenca sekrete e gjithë koncerteve tona deri më tani.

Ky fill lidhës apo fuzion i arteve është firma e fshehtë e Bienales së Durrësit. Sepse, jo një vepër, as vetëm një koncert, madje as edhe vetëm një edicion, por në të gjitha Bienalet durrsake së bashku, jemi përpjekur që të tingëllojnë si vazhdimësi e një koncerti pa limit, një ”” – Vepër Arti total.

A nuk është dhe historia e Durresit tonë, me shkëlqimin dhe dramat 3000 vjeçare, një vepër arti e pambarim, ku në kopshtet e tij herë shfaqet parajsa e herë mëkati?

Florian Vlashi

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
blank

Ekskluzivisht për voal.ch Sopranoja me famë botërore Inva Mula mikpritësja e Festivalit MIK 2021 që mbahet Korçë nga sot 22-25 Korrik

Një udhëtim promovues i Shqipërisë përmes muzikës.

Sopranoja me famë botërore Inva Mula mikpritësja dhe organizatorja e Festivalit MIK 2021 që mbahet Korçë nga sot 22-25 Korrik.

Ky aktivitet i bukur  që tashmë mban firmën dhe kujdesin e profilit të saj të lartë.

————

Freskia e muzikës së bukur është gjithmonë një ide e mirë për të sjellë njerëzit së bashku në verë, veçanërisht në Shqipërinë Juglindore, ndoshta zona më e freskët për momentin.

Festivali MIK ka edicionin e tij të katërt këtë vit dhe do të mbahet në rajonin e Korçës për katër netë, nga 22 korriku deri më 25 korrik 2021.

Inva Mula, sopranoja me famë botërore dhe grupi i saj i artistëve të zgjedhur, do të udhëtojë jo vetëm në Korçë, por edhe në rrethinat.

Ekskluzivisht për voal.ch sopranoja me famë botërore me plot emocion tregon se Edicioni i katërt i MIK do të jetë i mbushur me plot art dhe befasi të bukura artistike.

Inva Mula tregon se çdo natë ka dy koncerte të mëdha dhe se sipari i sivjetëm i MIK hapet me koncertin që do të jepet në Teatrin Zako Çajupi me një trio nga Deutsche Opera, me muzikën gjermane dhe me këtë rast, që koinçidoi, ne do të bëjmë një homazh për humbjet e jetës që ka patur Gjermania këtyre ditëve prej katastrofës ujore, ndërsa në darkë në Pazarin e Korçës do të ketë shfaqje nga një grup kuban i jashtëzakonshëm.

“Në ditën e dytë do të ketë shfaqje me grupin Pax Dei junior që drejtohet nga Mjeshtrja Zana Turku. Koncerti do të mbahet në oborrin e Kishës në Rehovë, pra jashtë qytetit të Korçës, duke ndjekur gjurmët e trashëgimisë kulturore  edhe në rrethin e Korçës për të promovuar turizmin e kësaj krahine kaq të pasur me histori dhe vlera, ndërsa në mbremje do të ketë koncert përpara Katedrales ortodokse nga një ansambli grek simfonik Ribetiko, që do të interpretojë muzikë greke të viteve ’50.

E shtuna do të fillojë me një recital në piano të Ardita Bufaj që do të mbahet tek Hani i Pazarit, duke u shfaqur në ekran fragmente nga kinematografia shqiptare, kjo në homazh të filmit shqip, si një rifreskim i memories, që i dedikohet brezit të ri, më së shumti janë fragmente filmash për fëmijë, shumë të bukura të shoqëruara me pjesë të autorëve të mirënjohur shqiptar si Peçi, Haig Zaharian, Aleksandër Lalo, Robert Radoja etj. Ndërsa mbrëmja i dedikohet grupit Grupit Joni Peçi & Friends tek Pazari i Vjetër, gjithë eleganca, stili dhe kostumografia e Joni Peçit që vjen për herë të parë. Këtu kemi ftuar dy këngëtarë, Alban Ramosaj që fitoi Këngën Magjike edhe këngëtaren Anxhela Peristeri që na përfaqësoi sivjet në Eurovizion.” “Në këtë mbrëmje do të këndoj edhe unë, thotën sopranoja e famshme, “por do të jetë suprizë për t’ dhënë vend të parë të ftuarve”.

Pra voal.ch e boton së pari këtë lajm, pasi pjesmarrja në koncert e Inva Mulës nuk është e njohur në program. “Ndërsa dita e fundit e MIK, i kushtohet shpirtit, vendeve të bukura të kultit, si trashëgimi kulturore. Edhe sivjet ia kemi kushtuar Prespës në një koncert që do të ketë të ftuar gjithë trupin diplomatik. Në ishullin i Maligradit do të japë koncert a acapella grupi Zana me pesë artiste nga Kosova, po ashtu do të ketë shëtitje buzë liqeni, vizitë në shteëpinë e shkrimtarit Sterjo Spasse, ndërsa koncerti i mbylljes do të performohet nga violinisti Olen Cesarisi  me muzikë të zgjedhur nga bota”, shprehet Inva Mula ekskulzivisht për voal.ch

Ndërsa në konferencën për shtyp artistja e shquar Inva Mula, vuri në dukje se ky edicion i MIK është shumë i rëndësishëm, pasi vjen pas pandemisë dhe si dritë shprese.

 

blank

 

 

blank

 

blank

 

 

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend