VOAL

VOAL

A duhet vepruar tani për paktin detar me Greqinë? – Nga BEQIR GËRBI*

February 25, 2020

Komentet

Redaktori i njohur i medias amerikane: Edi Rama ka udhëhequr grupe të krimit të organizuar shqiptar

Media e njohur amerikane vijon prej ditësh të publikojë fakte tronditëse të bashkëpunimit të Edi Ramës dhe George Soros në gllabërimin e parave të taksapaguesve amerikanë, fondet e USAID, dhe kapjen e reformës në drejtësi në Shqipëri për llogari të kryeministrit shqiptarë, i cili e përdori drejtësinë për të përndjekur kundërshtarët politikë.

Më poshtë pjesë e tretë e dokumentarit të Ëashington Examiner:

Lee Zeldin (ish-kongresist republikan i Nju Jorkut): A keni pasur ju ose dikush në emrin tuaj ndonjë komunikim me zotin Soros, ose me dikë që vepron në emrin e tij?

Anthony Blinken (Ish-sekretar shteti i SHBA): Nuk kam pasur. Nuk mund të flas për të gjithë Departamentin e Shtetit, por unë nuk kam pasur.

Tiana Loëe Doerscher (gazetare ekonomie e Washington Examiner): Ndonëse Tony Blinken mohoi se kishte kontakt me familjen Soros, anshmëria kundër Berishës u bë e qartë nga zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane që kërkonin të avanconin interesat e familjes Soros dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur.

Qeveria amerikane thotë se, ndërsa ishte ende në FBI, McGonigal punoi me një ish-oficer të inteligjencës shqiptare dhe një shqiptar të punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. Ai kishte një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe bëri që FBI të hetonte një qytetar amerikan që lobonte kundër partisë politike të kryeministrit.

IV. ROLI I RAMËS

John Schindler (Ish-analist i NSA-së dhe oficer i kundërzbulimit): Ndërsa ishte ende një zyrtar në detyrë i FBI-së, McGonigal u afrua me kryeministrin e Shqipërisë dhe qeverinë e tij dhe po jepte premtime që, në këmbim të donacioneve të mëdha në para, nga të cilat Rama, si socialist, përfitoi një pjesë dhe McGonigal një tjetër, ai u garantonte biznesmenëve shqiptarë mbrojtje nga sanksionet. Nëse Departamenti Amerikan i Thesarit vendos sanksione për parregullsi financiare, ai pretendonte se mund t’i shmangte ato. Kjo është një histori e pabesueshme. Një zyrtar i lartë i FBI-së ndodhet në zyrën e Ramës, në kryeministri, duke u ofruar mundësinë që të ndikojë në qeverinë amerikane në këmbim të miliona eurove. Ku përfunduan këto para, askush nuk e di. Departamenti i Drejtësisë nuk e hetoi thellë çështjen. Ata e akuzuan dhe McGonigal-i pranoi se kishte marrë një donacion prej 225,000 dollarësh në para nga një operativ i shërbimeve sekrete shqiptare që punonte me të.

Sali Berisha: Me 15 shkurt, Charles McGonigal duhej të dënohej në një gjykatë të Uashingtonit për çështjen shqiptare…

Tiana Lowe Doerscher: Me 15 shkurt 2024.

Sali Berisha: Për një pagesë të Edi Ramës ndërsa  ishte në detyrë.

Për habinë e madhe të të gjithëve, me 16 shkurt, Anthony Blinken bëri një vizitë të papritur në Tiranë. Ai nuk takoi askënd nga opozita. Ai u shfaq në një konferencë shtypi me Edi Ramën.

Anthony Blinken: Së bashku, edhe kur kohët janë të vështira, edhe kur përballemi me sfida. Dhe kjo është diçka që nuk mund t’ju them sa shumë e vlerësojmë dhe e çmojmë. Është një tribut për këtë vend dhe për miqësinë që kemi. Dhe është një tribut për kryeministrin, i cili është një partner i jashtëzakonshëm për Shtetet e Bashkuara.

Sali Berisha: Të nesërmen, Charles McGonigal u dënua me dy vjet e katër muaj për korrupsion nga Edi Rama dhe për tradhti ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara.

Tiana Lowe Doerscher: Akoma më sistematike janë lidhjet e Ramës me trafikun e drogës në Shqipëri. Saimir Tahiri, ministër i brendshëm nga viti 2013 deri në 2017, dha dorëheqjen për shkak të lidhjeve të tij me trafikun e drogës. Parlamenti i kontrolluar nga socialistët u përpoq të bllokonte arrestimin e Tahirit për trafik droge, por ai u dënua për shpërdorim detyre. Pasardhësi i Tahirit, Fatmir Xhafaj, gjithashtu dha dorëheqjen për shkak të akuzave për përfshirje në trafikun e drogës, pasi vëllai i tij u dënua nga një gjykatë italiane për këtë aktivitet. Dhe Olsi Rama, vëllai më i vogël i kryeministrit, i cili ka punuar për OSF nga viti 1993 deri në 1997, u hetua nga forcat e rendit për lidhjet e tij të ngushta me trafikun e paligjshëm të drogës. Rama pranoi se kishte udhëtuar me makinë me një trafikant të dënuar për shpërndarje kokaine, por SPAK njoftoi në fund të vitit 2024 se hetimet nuk kishin gjetur prova që vërtetonin kriminalitetin e Ramës.

Tom Rogan (Shkrimtar për politikën e jashtme dhe redaktor në Ëashington Examiner): Praktikisht, Edi Rama ka udhëhequr grupe të krimit të organizuar shqiptar, të cilat po përhapen në të gjithë Europën, duke kontrolluar tregtinë jashtëzakonisht fitimprurëse të drogës dhe dhunën që shoqëron këtë aktivitet.

John Schindler (Ish-analist i NSA-së dhe oficer i kundërzbulimit): Disa nga këto lidhen me lidhjen Blinken-Soros. Kjo duhet të jetë një e vërtetë. Mendoj se pjesërisht kjo është një afinitet ideologjik, në kuptimin që ajo që Rama dhe socialistët e tij po bëjnë në Shqipëri, me shumë ndihmë nga Sorosi dhe OSF-ja, është në përputhje me agjendën e Partisë Demokratike të SHBA-së.

Dhe nëse do të spekuloja, do të thosha se Shqipëria është bërë një vend tejet i korruptuar, një narkoshtet, dhe atje derdhen shuma të mëdha parash të paligjshme. Burime të besueshme më thonë se shërbimet sekrete amerikane kanë qenë në dijeni për vite me radhë për përfshirjen personale të Ramës në aspekte të krimit shtetëror, për të mos e quajtur ndryshe. Kjo është raportuar, dhe lidhjet midis liderëve të trafikantëve të drogës së Ekuadorit dhe qeverisë socialiste në Tiranë janë dokumentuar. Shërbimet sekrete amerikane e dinë mirë këtë. Dhe administrata Biden ka treguar qartë se kjo nuk përbën problem për ta.

Tom Rogan (Shkrimtar për politikën e jashtme dhe redaktor në Washington Examiner): Ka raportime për zyrtarë të lidhur me Ramën, zyrtarë shumë të lartë, që kanë takuar anëtarë të kartelit Sinaloa, një organizatë jashtëzakonisht e dhunshme dhe e fuqishme e trafikut të drogës në Meksikë.

Praktikisht, kemi një njeri që administrata Biden e përshkruan si një lider të madh kur në të vërtetë është një bos droge.

Media amerikane: USAID i dha 270 milionë dollarë një OJQ-je të Soros-it, asaj i mjaftuan vetëm 9 mln për të rrënuar demokracinë në Shqipëri

Nga Tiana Lowe Doescher

Fondacionet e familjes Soros mund të kenë krijuar gjykatën kukull në Shqipëri, të cilën kryeministri socialist i vendit e ka përdorur për të burgosur kundërshtarët e tij politikë, por qeveria amerikane ka kaluar gati një dekadë duke financuar këtë shkatërrim të demokracisë tek aleati ynë i NATO-s.

Siç e ilustrojmë në kapitullin e tretë të episodeve ekskluzive të dokumentarëve të Washington Examiner, Si e ndihmoi Biden-i narkoshtetin e preferuar të Sorosit, taksapaguesit janë detyruar të financojnë projekte politike progresive në mbarë planetin përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), deri në momentin kur presidenti Donald Trump shpalli një ngrirje të plotë të kësaj ndihme të huaj, derisa Shtëpia e Bardhë të rishikojë tërësisht buxhetin prej 40 miliardë dollarësh.

I zbuluar për herë të parë nga Reforma Gjyqësore në vitin 2018, fushata Drejtësi për të Gjithë për reformën gjyqësore në Shqipëri u zbatua nga East West Management Institute (EWMI) dhe u financua nga USAID-i. EWMI është vetëm një nga shumë organizatat në rrjetin e OJQ-ve të mbështetura nga Sorosi, por marrëdhënia e saj me USAID-in daton të paktën 30 vite më parë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka derdhur më shumë se një çerek miliard dollarë në EWMI gjatë 15 viteve të fundit, përfshirë 31.2 milionë dollarë në vitin e fundit fiskal. Nga fillimi i vitit fiskal 2025 (tetorin e kaluar) deri në momentin kur Trump ngriu shpenzimet e USAID-it, EWMI kishte marrë gati 10 milionë dollarë nga taksat e amerikanëve.

Projekti Drejtësi për të Gjithë, i cili krijoi gjykatën e korruptuar që është në qendër të persekutimit politik të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, u iniciua me 9 milionë dollarë nga USAID-i për EWMI-n gjatë administratës Obama. Edhe pse disa senatorë republikanë shprehën shqetësimin se projekti “kishte si synim përfundimtar t’i jepte kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor”, USAID-i e mbrojti atë.

“Themelet e forta janë të domosdoshme sepse institucione si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të ndërtohen mbi baza të forta, në mënyrë që sundimi i ligjit të mund të zërë rrënjë,” tha Anne M. Trice, drejtuese e projektit Drejtësi për të Gjithë. “Populli shqiptar ka nevojë për institucione te të cilat mund të mbështetet për të vepruar me integritet.”

Trice merrte një pagë vjetore afërsisht çerek milionë dollarë kur drejtonte projektin në Shqipëri, sipas të dhënave publike, dhe pothuajse të gjitha të ardhurat e raportuara të EWMI-së vinin nga financimi qeveritar. Grantet e USAID-it për EWMI-n që ishin ende në fuqi kur Trump shpalli ngrirjen e shpenzimeve përfshinin një projekt prej 3.5 milionë dollarësh për të “forcuar shoqërinë civile dhe sektorin e medias në Uzbekistan” dhe një projekt prej 6.4 milionë dollarësh për “luftën kundër korrupsionit” në Republikën e Kirgistanit.

Trump mund të ketë qenë i detyruar të ndërmarrë një ngrirje të gjerë të ndihmës së huaj, por nëse vetëm 10 milionë dollarë nga USAID-i për një operacion të mbështetur nga Sorosi ndihmuan në shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri, sa më shumë dëm mund të shkaktojnë 31.2 milionë dollarë çdo vit? Po 40 miliardë dollarët që shpërndahen përmes USAID-it? Për fatin e mirë të aleatëve tanë demokratikë në mbarë botën, Trump refuzoi të priste dhe të shihte çfarë do të ndodhte. / Washington Examiner – Syri.net

Presidentit  Donald Trump i duhet Albin Kurti- Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 

-JO ndonjë A.Vuçiq shqipfolës, që thotë “YES” kapitullimit të Kosovës së pavarur dhe sovrane nën Serbinë kolonialiste dhe gjenocidsle. Ky është problemi më i ndërlikuar, që po pret për zgjidhje nga ana e Presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump. Ndaj, fokusimi ynë Uashington-Prishtinë, duhet të jetë në këtë pikëvështrim, jo në “deklaratat paragjykuese’ qoftë të Grenellit, qoftë të Vuçiqit, qoftë të Edi Ramës, qoftë të kundërshtarëve të tjerë të kryeministrit Albin Kurti.

– Sepse është një nga liderët politikë shtetërorë më të zotë  në Ballkan, që e  kupton thellësish dhe objektivisht se çfarë rëndësie dhe efekti pozitiv ka lidhja e aleancës me Amerikën dhe me partnerët e saj europianoperëndimorë; çfarë rëndësie ekonomike, politike dhe diplomatike paqësore me faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare (OKB-ja, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja, duke dalluar efektin negativ të 5 vendeve të saj, siç janë Spanja, Rumania, Greqia, Qiproja dhe Sllovakia, të cilat nuke njohin pavarësinë e Kosovës, gjë që ky qëndrim  negative, antidemokratik dhe antijuridik ndërkombëtar bie ndesh edhe  me vendimin e 22 vendeve të tjera të BE-së, që së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Prandaj, në këtë rast konkret, JO-ja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj 5 vendeve të thekuara të BE-së nuk do të thotë kurrfarë “antiamerikanizmi”, ose “aniteuropianizmi perëndimor”, por  vrtëm një të vërtetë, që mbështet plotësisht Amerikën dhe 22 shtete të BE-së, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008). Me këtë shembull konkret desha të them se,  secila “JO” e kryemiistrit Albin Kurti në  debatet e tij me faktorët dhe me partnerët ndërkombëtarë, nuk mund të kualifikohet si “antiamerikanizëm”, nëse ato kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe me respektimin e së drejtës së vetëvedsojes (së brendmshme dhe të jashtme) së Republikës së Kosovës në përputhje me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, mbrojtja e  sovranitetit territorial dhe shtetëror  të Kosovës, nuk mund të cilësohet  si “antiamerikanizëm” i kryeministrit Albin Kurti, por si patriotizëm dhe amerikanizëm pozitiv në kuptimin e mbrojtjes së interesave komplementare kosovare-amerikane në të gjitha fushat e bashkëpunimit aleator ndërmjet Kosovës dhe Amerikës.

Si Grenelli, ashtu edhe Trupmi, duhet ta dinë se ANTIAMERIKANË janë të gjithë ata, që e kanë shpifur kryeministrin shqiptar Albin Kurti, i cili ipso fakto është  Henri Kisinxheri  i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008).-Me një fjalë, të gjithë oponentët   e Albin Kurtit, që po e gënjenë Richard Grenellin e të tjerë, se gjoja Albin KUrti “është antiamerikanë”,  në paqe (25 vjet) janë dëshmuar si amriq të Amerikës dhe të Kosovës, sepse gjatë sundimit të tyre në pushtet kanë plaçkitur , e kanë lënë të varfër dhe të pazhvilluar Kosovën, si rrjedhojë e politikës së tyre korrupcioniiste , trafikante, nepotiste dhe oligarkiste etj.

Ndaj, Richrad Grenelli nuk ka arsye, pse t’iu besojë atyre të ashtuquajturve liderë politikë qoftë në Kosovë dhe në Shqipëri, se kinse Kryeministri Albin Kurti, duhet të largohet nga pozita e tij, pse sipas  gënjeshtrave dhe propagandës së tyre për t’u kthyer në pushtet, -Albini “na qenka-antiamerikan” !!!???

 Albini është fati i Kosovës demokratike dhe paqësore dhe, miku më i madh shqiptar i Amerikës !

Prandaj,  në interesin afatgjatë të thellimit të bashkëpunimit   miqësor, politik, ekonomik, ushtarak tregtar etj., nevojitet, që diplomati Richard Grenell të përmbahet nga “deklaratat paragjykuese”  dhe tejet antidiplomatike, duke e paragjykuar kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin si “antiamerikan”  sipas diplomacisë ballkanike antishqiptare !

 

Vështruar në retrosepktivën historike dhe tradicionale, Amerika demokratike mbështet ata liderë politikë të zgjedhur me shumicën e votave të lira legjitime, legale dhe demokratike të zgjedhësve, përkatësisht të popullit, Jo ata “trabantë të pokerit” dhe të “ruletit sovjetik, të cilët qe 30 vjet, Kosovën Veriore  ia kanë bërë “teslim” Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, përkatësisht strukturave të saj paralele shtetërore, të “ngulitura” në sistemin shtetëror të Kosovës sovrane dhe të pavarur, jo më pak se 28 sosh, të cilat para disa ditësh, Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti i mbylli, duke u vënë jashtë ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës (15 qershor 2008).

-Eh, pikërisht ky kryeministër i Qeverisë së Kosovës, që mbron interesat vitale dhe komplementare kombëtare dhe shtetërore amerikane-kosovare, Albin Kurti i nevojitet si krah shumë i fortë Doktrinës së Re të Rendit Ndërkombëtar të Presidentit Realst, Pragmatik, patriot, demorkat, vizionar dhe paqësor, Donald Trump.

Derisa populli me plebishit e voton Albin Kurtin, Richard Grenell nuk ka arsye, pse ta vërë nën asnjë hipotekë, dhe, për më tepër të dyshojë se “Ai është antiamerikan”, ashu siç po e kritikojnë disa profiterë të luftës dhe të paqes (1990-2025).

– Albini nuk është “antiamerikan” , por aseti më kredibil demokratik, i ditur, largpamës, progresiv dhe paqësor i administratës së sotme të Presidentit Donald Trump !

Këtë të vërtetë e them me përgjegjësinë më të lartë, mbase  në hollësi kam njohuri për Platofrmën e tij kombëtare, shtetërore dhe ndërkombëtare, kur është fjala për mbrojtjen e ligjshme, demokratike dhe paqësore të Kosovës së pavarur dhe sovrane, duke falënderuar katërcipërisht angazhimit politik, diplomatik, ushtarak, ekonomik, tregrtar, kulturor, shkencor etj. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1999-2025).

-As unë e as Albin Kurti nuk kemi tjetër alternativë politike për zgjidhjen e çështjes koloniale të Kosovës.-Amerika është shpëtimtarja jonë nga gjenocidi shumëshekullor serb (1876-1999). Ndaj, Amerika është Zoti ynë i Dytë!  Kjo është e vërteta! –Jo çka ka deklaruar Richard Grenell për Albin Kurtin, sepse ajo deklaratë nuk është e saktë, por fatkeqësisht një “dyshim”  krejtësisht i panevojshëm dhe antidiplomatik, i shkaktuar jo nga Grenelli, por nga “suflerët” –oponentë politikë të opozitës së Albin Kurtit. Ndaj, kjo “tezë” e Grenellit për kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është e paqëndrueshme, e njëanshme, subjektive dhe utopike.

 

Sugjerimi im: Presidenti i lartnderuar Donald Trump, ta pranojë Albin Kurtin në “Shtpënë e Bardhë”, është me interes jetik për Uashingtonin dhe Prishtinën zyrtare. Sa më parë, aq më mirë për stabilizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimin e mëtjemë të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

-Sepse Presidenti Trump nuk meriton ndonjë kryeministër të Kosovës, që deri tani (qe 25 vjet) është dëshmuar për vepra penale korruptive, për shkeljen e Kushtetutës, si dhe të ligjeve të tjera në fuqi (17  shkurt 2008-shkurt 2025).

Sa më sipër, Presidentit amerikan Donald Trump i nevojiten kryeministra, ministra dhe ambasadorë nga Kosova, që me sjelljhet dhe me veprat e tyre konkrete kanë dëshmuar se janë aleatë dhe miq të palëkundshëm të Amerikës.

Fundja, Amerika ka nevojë për kryeministra të aftë si Albin Kurti, që i thonë Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, “NO PASARAN”  në Kosovën e pavarur dhe sovrane, sepse këtu në tokënn dhe në shtëpinë stërgjyshore jemi ne-shqiptarët pellazgo-ilirë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe të Adem Jasharit, heroit mbarëkombëtar shqiptar.

Së më lart, gjithashtu, duhet nënvizuar se, as Albin Kurti e as Richard Grenelli nuk janë e keqja e marrëdhënieve miqësore dhe diplomatike  të Amerikës dhe të Kosovës, por Serbia kolonialiste e presidentit Alekasandër Vuçiq dhe e mikut të tij tradicional, Vladimir  Putin, si dhe e disa “bishtave” të tyre rusofilë dhe serbofilë shqipfolës në Ballkan.

Carli i përjetshëm i Prusisë… (Dhe mësymjet për rrëzimin e një teorie të luftës)- Skicë-ese nga REX KASUMAJ

Dimër, 2024

 

 

1.
Edhe sikur gjatë, deri në dremitje mesnate, të përhumbja mbi rreshtat, vështirrë të gjeja fill kaq të denjë për shkrimin tim.

“Nga lufta vijmë, në luftra shkojmë
në zjarr e tym na shkoi kjo jetë
gjithmonë drejt luftrash shtegëtojmë
siç shtegëtojnë drejt dimrit retë”.

Janë vargjet e gjeniut Kadare, që pa fjalë e përskajime të mëdhenj, pikturonte saktë, e hyjnisht bukur, luftën si pjesë e fatit të pazgjedhur të natyrës njerëzore…

2.
Por në esenë e thellë mbi luftën (Libri: “Katër shkrime morale”), frymëzuar nga ndërhyrja ushtarake brito-amerikane në Irak, viti 2003, Umberto Eco tjerrë, ndërkaq, fijet e një shprese që formohet si linja vizatimesh në qelqnajën mjegulluar.

Luftrat moderne, thosh ai, nuk do të zhvillohen më, si dikur, mes dy armatash në fushnajë, pa prekur asnjë jetë përreth. Ndaj njeriu, nga totaliteti i saj dhe mneri bërthamor, ka gjetur alternativën e shkëlqyer: ndërkalesën elegante nga lufta përflakëse, në luftën e ftohtë. Thjeshtë pse ajo efekton poashtu fitimtarë e të humbur.

Rezulton se Carl Klausevitz dhe teoria e tij e pamëshirë paskan ikur, tashmë, matanë agimeve të përgjakura.

Pastaj a nuk do të neutralizojë kjo prurje kohësh ndarjen dramatike, të intelektualëve sidomos, në paqësoristë e belicistë? Sepse nëse të parët bërtisnin se lufta është brutale, të dytët ua kthenin: por dhe tirani Sadam është prototip i mizorisë!

Që këtej pra, historia do duhej të lëshonte armët e dorëzohej. Posi Umberto besonte dhe Francis Fukuyama (“Mbarimi i historisë”, 1992). Madje sihariq do të shpallej gjithandej rruzullit zbulimi i madh, se pikërisht demokracia liberale qenkësh pikëfundmja e historisë.

E s’do kishte më as luftëra e varre, as heronj e të mundur…

Athua? Do t’a sedefëronte atë stolish të bukura koha që vinte?

Demokracia liberale ose, poaq, shantazhi i tmerrit bërthamor, bënin gurthemelin e paqes?

Kronikat politike krejt të vona, provojnë ironikisht të ndryshmën e vizionit solemn të Fukuyamës. Një komb i lirë mbase nuk do të agresojë të tjerë, afër apo larg, por mund të jetë viktimë yshtjeve të huaja imperiale.

Balanci i supozuar i frigës atomike, ndërkaq, mbase ruan ushtritë e mëdha në kazermë, duke shmangur një luftë të madhe të përbotshme…Porse, është sërish poky shantazh që nuk ndalon dot luftrat lokale me cinizmin e lig. Bllokon ndihmën dhe rezistencën e aleancave me justifikimin se, në të kundërt, bien këmbanat e ferrit atomik…

3.
E pra, megjithë pretendimin dëshirak, fjalëftohti Carl Klausevitz, qëndron gjithnjë në majëtempullin e mendimit politik. Madje, korife i pamposhtur i filozofisë së luftës.

Vërtetë, ndonjëherë, ndryshe nga gjenerali prusian, politika e tevonshme rrjedhon të dalë vijim i luftës me mjete të tjera. A nuk është Serbia pasmillosheviqjane dëshmia tipike e shndrresës? Me ndjesinë e humbësit, serbi Vuçiq pohonte: s’do vonojë shumë për t’u parë pjesa e dytë e lojës…Domethënë betejat e reja të pafitueshme për Rajhun serb, aty ku e kishtë lënë pa kryer, idhulli i tij Sllobodan që vdiq në burgjet e Europës.

Mirëpo, prapë, teoria e Klauzevitz-it jeton natyrshëm motin e saj të përtrirë.

Pas 77 vjetësh disfate të ariozofisë, kur gjermanët dhe Europa, lanë pas gjeopolitikën duke braktisur historinë, një mjes të hershëm e të virgjër frori, trupat ruse marshuan në Ukrainë.

Në fakt, gjithçka i ngjante një kinofilmi nga lufta e dytë botërore. Europa jetonte, akoma e dehur, ëndrrën e paqes dhe lumnisë së përjetshme.

Por, papritur, njerëzit u gjendën në qendërzjarrin e luftës. Fërkonin sytë për të parë e lexuar më mirë lajmin e pabesueshëm e fatal.

Veçse ajo kishte ndodhur. Dhe krejt afër kufijëve të lirisë.

Ndaj dhe Ukraina e agresuar vëmendsonte: Klausevitz-i rron. Më i gjallë e prekshëm se kurrë.

4.
Më pat mbetur në kujtesë shumë kohë, një vështrim përspektiv i Thilo Sarrazin-it (“Gjermania po vetëzhbëhet”). Që në hyrje shkruante: ne ende nuk e dimë se ç’luftëra do të bëhen në të ardhmën…

Zbërthimi i thjeshtë i fjalës së tij nuk hidhte dilemën jetike: a do të kishte, por në ç’kohë, ku dhe ç’luftëra do të vinin!

Eh, sikur të jetonte tani Letrari e Dijetari i shquar Umberto, për të ndier në shpirt lodhjen dhe dridhmat vetmitare të Europës.

Dhe, natyrisht, t’i shprehte ndjesë postmortum, Carlit të pafajshëm, dijetar ushtrie dhe etike (1780-1832), nga Breslau i bukur i Prusisë.

Tani na shfaqet prorë si përgamen i lashtë, vargu i tejpamës “nga lufta në luftë vemi ne…” (“Kënga e ushtarëve të vjetër”), derisa, përtej imagjinatës, të popullohet yjësia dhe planeti i kaltër të mbetet vendlindja romantike e njeriut..!
(r. k.)

Në Shpirag doli Noc Rroku – Nga Lutfi Dervishi

Në verën e vitit 2023, nga Vermoshi në Konispol nuk flitej gjë tjetër veç për lajmin e madh: çdo shqiptar do të bëhej sheik. Uau!

Me fjalë që do ta bënte edhe Nostradamusin të skuqej nga zilia, Kryeministri, në gusht të 2023, (pas inspektimit në kantier), deklaroi se nafta e zbuluar në zemrën e Shpiragut nuk ishte thjesht naftë si gjithë të tjerat. Jo! Kjo ishte nafta më e virgjër, më e pastër, më premium se vetë nafta e Arabisë Saudite! Dhe kjo kishte dalë nga laboratorët e Holandës, e testuar, e bekuar dhe e miratuar për t’u derdhur direkt e …në llogaritë bankare të shqiptarëve. Mbetej, vetëm një formalitet, një test i vogël dhe Shqipëria do të ishte zyrtarisht superfuqi… nafte.

Për t’i hedhur sherbet ëndrrës, qeveria paralajmëroi po atë ditë edhe një Fond Sovran. Model norvegjez. Kur bëhet fjalë për pasuri marramendëse, ne nuk mund të krahasohemi me Nigerinë, por me Norvegjinë. E kemi dhe afër, Jo për gjë! Pensionet do të rriteshin, arsimi do të shpërthente në inovacion, shëndetësia do të bëhej si në Vjenë, Shqipëria do të bëhej si Zvicra dhe, madje, do të kishte para për të bërë incinerator në çdo qytet.

Edhe me naftën u përsërit i njëjti film që është parë me dhjetëra herë: premtimet ia lanë vendin…premtimit.

Më 6 shkurt të vitit 2025 (dje), ëndrra u prish. SHELL, kompania që do të na bënte të pasur, tha se shpenzoi 1.1 miliardë Euro pa rezultat.

Në vend të një lumi nafte, Shpiragu rezultoi një vrimë e zezë nga ku mund të nxirret “ari i zi”, por siç thonë durrsakët: “e lirë është kripa në Durrës, por e ha qiraja rrugës.

Fondi Sovran? Edhe pse kaloi në procedurat e famshme të Harvardit dhe u studiua me kujdesin e një studenti një natë para provimit, fondi mbeti një hologram që u zhduk bashkë me shpresat. Iku fondi, po mbeti Sovrani! Në vend të pensioneve më të larta, tani kemi bonusin pranveror.

Dikush mund të thotë zhgënjim. Por është gjetur dhe formula magjike për të menaxhuar zhgënjimin kolektiv. Një premtim i ri i radhës!

Në Shpirag doli Noc Rroku. Por tani shpresat i kemi te hidrogjeni në Bulqizë!

Si përfundim, nuk morëm naftë premium, por ama premtimet ishin dhe do të jenë premium. Lum si ne!sn

Gjermania dhe ekuacionet e komplikuara të Natos dhe BE-së…- Nga AGRON SHABANI

Në pamje të parë, podiumi ose audienca e mendimit ekonomik vizionar, narracionit të shquar politik dhe diplomatik, si dhe ajo e muzikës tradicionale gjermane, nuk kanë shumë dallime nga njëra-tjetra.,do thoshin dikur si me ‘humor të bardhë’ anglezët ose britanikët e mençur dhe intelegjent.
Ndaj, askush nuk mund të qortojë ose paragjykojë hapur fjalimin e mehershëm që Dr.Angela Merkel, ish Kancelarja e hekurt dhe historike e Gjermanisë, e cila embajti dikur në një tendë birrash bavareze gjatë një vizite elektorale në një panair.
Ish Kancelarja gjermane, asokohe i tha audiencës së saj se kriza ekonomike kishte nxjerrë në pah superioritetin e modelit të ruajtjes së vendit të punës, në çdo mënyrë dhe me çdo çmim.
 “Gjermania nuk është si të tjerët ku me miliona njerëz nuk kanë një vend pune dhe as sigurim shëndetësor”, – kishte thënë ajo.
Ndryshe nga kjoi, duke filluar nga Konrad Adenaueri ose Helmut Schmidti dhe deri tek znj. Merkel ose z. Scholz, liderët e zgjuar, kompetent dhe konsekuent të Gjermanisë, e kanë balancuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social etj.
Nëse kriza globale mbërriti në Gjermani, kjo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë. Europa u detyrua të kërkojë rregulla të reja në tregjet financiare dhe ekonomike. Por, Gjermania ishte dhe mbeti një lidere ose kampione e eksportëve të vlerave, mallërave dhe kapitalit.
Ndërkaq, Dr. Friedrich Merz ( nga fraksioni i madh CDU- CSU) si duhet është kandidati me serioz dhe kryesorë për Kanzelar të ri të Gjeermanisë, i pasuar nga figura te njohura dhe karismatike siç janë Dr. Alice Weidel (AfD), Kanzelari aktual, Olaf Scholz, Robert Heabeck (Grüne) dhe të tjerë.  Ndryshe nga kjo, Dr. Merkel (CDU)- është konsideruar si Ikonë ose Patriarke e CDU-së në veçanti, si dhe e politikës gjermane në përgjithësi. Ndaj, zeri, sugjerimet dhe rekomandimet e saj, edhe sot e kesaj dite kane peshe dhe ndikim te madh ne politiken dhe politikeberjen gjermane. Absolutisht po.
Ç’është e vërteta, Dr. Angela Meekel, nuk i sulmoi as qortoi kurrë as rivalët ose oponentët e saj kryesor siç ishin Kancelari i ri, Olaf Scholz ose Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier (SPD) etj.
Ajo madje, nuk i qortoi ose sulmoi kurrë as politikat e rivalëve të saj të majtë, edhe psenë çdo çast ose moment, mund t’i ipte (jepte) fund koalicionit të madh me socialdemokratët e Scholzit ose Steinmeierit, dhe do të formonte një qeveri të re me partitë e ndryshme pro biznesit, karierës, prestigjit ose autoritetit personal, siç ishin Demokratët e Lirë (FDP) etj.
Se këndejmi, nëse votuesit gjerman asokohe ishin të frustruar ose inatosur politikisht, në radhë të parë ishin të frustruar ose inatosur me bankat ose corona virusin (covid 19) dhe jo me politikanët ose politikat e znj. Merkel.

 E gjithë ajo situatë i bën zgjedhjet e ardhshme parlamentare gjermane me të çuditshme, me misterioze dhe enigmatike, por nga ana tjetër me ndikim për fatin ose ardhmerinë e UE-së (BE-së) të lëkundur ose trazuar seriozisht pas ‘brexitit britanik’ si dhe nga pandemia globale (Covid 19), lufta e Ukrainës etj.

Ndonëse, tani pasiqë kriza e kredive dhe lufta e Ukraines, e kanë pushtuar Europën dhe gjithë globin, vëmendja e lidershpit gjerman, sikur është zhvendosur nga menaxhimi i krizës, tek planifikimi i së ardhmes.

Kriza e mesipërme, sikur ka nxjerrur në pah ose sipërfaqe urgjencën e ngritjes së disa çështjeve ose pyetjeve kardinale dhe ekzistenciale: Si për shembull, a është “modeli europian” i bazuar në kufijtë e hapur, tregun e lirë dhe sistemin zemërgjerë  të mirëqenies dhe solidaritetit në një botë të globalizuar?
Gjithashtu kriza ka ngritur edhe disa pyetje të reja si për shembull…:Si mund të përqaset tregu i përbashkët i vlerave, financave ose kapitalit të njohur gjerman me “realitetin e brendshëm”të UE-së, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat nuk shkojnë si duhet.?
 Në çdo debat ose diskutim europian, duhet të dëgjohen përgjigjet e Gjermanisë për këto pyetje kardinale ose esenciale.
Megjithatë, liderët sikur i kanë mbyllur ose spostuar debatet e vërteta deri në ditën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ose qeveritare në Gjermani, si dhe në disa shtete tjera, pas ardhjës së Presidentit Trump ne krye te SHBA-s etj.
Europa ose vet UE-së, sikur ndodhën në një çast ose moment të pazakontë dhe tepër sfidues ose enigmatik.
U mor vesh se zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, pos tjerash, do sjellin turbulenca, sfida, disonanca, mëdyshje, dilema, kolizione ose përplasje ideshe, konceptësh, narrativavash, vizionesh, teorish, idealesh.., si dhe ngritjen e akuzave mes partive dhe lidershipëve të tyre.
Dorën në zemër, ka edhe pak komente, studime, analiza ose shpjegime konkrete që mund të mirëpriten nga analist ose politolog vendor e ndërkombtar, lidhur me zgjedhjet e ardshme parlamentare ose qeveritare në Gjermani. E sidomos mbi fundin e koalicionit qeveritar (SPD-FDP-Ekologjistët) në Gjermani. Të ngjajnë në futurizëm ose kalkulim politik etj.
Ndërkohë që dy partitë më të mëdha (CDU-SPD) edhe pse dikur kanë qenë në koalicion për katër vite radhazi, ato mezi presin të ia dalin dhe të shpëtojnë imazhin ose rejtingun e tyre politik. AfD ndodhet ne rritje enorme ose masive tek populli ose elektorati gjerman.
Edhe rivalët ose kundërkandidatët e njohur për postin e Kancelarit të ri të Gjermanisë, nuk po ia dalin qëllimit  të portretizojnë ose prezantojnë si duhet vetvetën dhe njëri-tjetrin para popullit ose elektoratit gjerman. Në Gjermani, populli ose elektorati janë të kualifikuar, auditorial ose audicional, dhe jo si në disa vende ose shtete tjera.
Sidoqoftë, gjermanët kanë kushte  dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre (e re) prap do i mbron nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër kanë shpëtuar shumë vende pune- nën Qeveritë Merkel dhe Scholz.
U mor vesh se ekziston friika latente ose permanente se problemët e mëdha janë shtyrë me vonë.
 Në Bruksel, zyrtarë të lartë të BE-së kanë frikë se ka probleme në shumë segmente të sistemit bankar ose finansiar europian. Ndaj, askush nuk e di nëse Brukseli zyrtar e ka mbajtur të fshehtë situatën reale.
Politologjia dhe psikologjia politike na ndihmojnë për të zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar me mirë situatën. Është paksa me e lehtë për votuesit ose elektoratin gjerman të dëgjojnë se si krizat ose trazirat financiare kanë ardhur nga “lakmia” jo-gjermane.
 Një dozë e vogël lehtësimi kjo që i bën gjermanët dhe të tjerët të besojnë se me qetësinë dhe urtësinën e tyre tradicionale ose platonike, do e teklalojnë “krizën e përbashkët”. Ndonëse, askush nuk e di me saktësi, nëse Europa (UE) është larguar përfundimisht kriza?  Madje, as frikërat e ndryshme, dilemat dhe dyshimet, akoma nuk janë heçur dhe vërtetuar sa duhet.
Gjermanët do të duhej të ishin të lumtur , gëzuar ose inkurajuar me faktin se kriza dhe recesioni, nuk i kanë kapur ose kapluar si anglezët (britanikët), francezët etj.
 Britania e Madhe si për shembull, liderët e së cilës vazhdimisht janë ankuar për ngecje, disfunksoin dhe një stanjacion kontinental…Megjithatë, kriza e UE-s, është shumë me e thellë se sa ajo që pranohet nga politikanët franko-gjermanë.
 Modeli social i tregut të lirë ende përballet me sfida dhe prova të vështira. Por, gjithashtu duhet njohur, kuptuar dhe pranuar faktet dhe realitetet e njohura në terren.
Kombinimi ose modeli gjerman i pasurisë, disiplinës së pagave dhe sigurisë sociale, së bashku me solidaritetin, dialogun, kompromisin dhe konsenzusin e brendshëm, është gati i pazakontë ose i veçantë.
Ndonëse, është koha e fundit që liderët e Gjermanisë, Francës ose UE-së, të flasin ose diskutojnë për ide, teori, koncepte, ideale, vizione, narrativa dhe formula të reja integrale, solidare dhe unifkuese.
Lufta e njohur në mes Ukrainës dhe Rusisë, kriza mes Kosovës dhe Serbisë, Greqisë dhe Turqisë etj..ndodhën në prag ose para dyerve (portave) të UE-së….)))
Shteti dhe kombi i madh gjerman, në saje të shkëlqimit (brilancës) dhe fuqisë së tyre ekonomike, politike, ushtarake, finansiare, industriale dhe teknologjike, sikur kanë edhe përgjithësi ose obligime të shumëta kontinentale dhe interkontinentale ndaj të tjerëve.
Anglezët (britanikët), francezët, italianët, holandezët, kroatët, austriakët dhe të tjerët gjithashtu.
Ndaj, edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, e dine forte mire se duhet koperuar dhe suportuar me çfarëdo pushteti ose qeverie të re gjermane për të mirën e paqës dhe sigurisë së brendshme dhe asaj të jashtme. Gjermanët janë shteti  dhe populli (kombi) me i madh dhe me i fuqishëm në Europë. Ndërkaq, numri i banorë ose qytetarëveamerikan me origjinë gjermane e tajkolaon shifren e 85 milionëve.
E tërë kjo me qëllim të moralizimit dhe edukimit të shoqërisë së lartë europerëndimore ose kapitaliste në frymën e njohur protestante ose kristianiste, ku njerëzit me veprat, shëmbëlltyren, humanizmin dhe karitativitetin e tyre, gjithëmonë janë pranë Hyjit (Zotit).
P.S.
Dialektik der Auklärung
Edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i njohur intelektual, profesional ose multidimenzional i shtetit dhe kombit te madh gjerman,, burojnë nga edukimi familjar ose strukturalgjenetik, i marrur ose mësuar që në fëmijëri nga mësimet ose leksionet që i marrin gjermanë nepër shkolla, kolegje, univerzitete ose akademi shkencash dhe deri tek mentaliteti shkëlyer industrial dhe ekonomik, si nga filozofia e politikës autoktone ose tipike gjermane nga serializmi i njohur akademiko- iluminist etj. Mbase, në mënyrën me sublime dhe relevante për t’ua bashkëngjitur kërkesave sociale edhe aspiratat  dhe vlerat e njohura e shkencore dhe humaniste.
Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin determinant dhe paradigmatk së bashku me frymën e njohur akademike, mondane, metropolitane, kosmopolitike ose multikulturore të Gjermanisë ku lindën edhe shumë filozof, shkenctarë, shkrimtar, kompozitor ose dietarë të tjerë me famë botërore.
Se këndejmi, ” Ne ketu ne Gjermani nuk mund te jemi te lire kur atje dikund large ne Turqi, Ballkan ose dikund tjeter, njerezit ose popujt e ndryshem vriten dhe nuk jane te lire. ” Do nenvizonte dikur Göetheja ne kuader te “Faustit I”.
Gjithashtu nuk duhet harruar fyaktin se vetëm pak para vdekjës së Hegelit të Madh…në Gjermani, Angli ,Francë etj., do fillohej me botimin ( editimin) e gazetave dhe revistave të ndryshme mujore javore dhe ditore ose perioike… Në Londër do fillonte së botuari “”Daily Courant” në vitin 1712, në Lepzig, gjegjësisht,në Berlin, do themelohën gazetat e njohura si “Teutscher Merkur” dhe “Wohssicher Zeitung”, në Paris “Journal de Paris” dhe kështu me radhë.
 Ndonëse, pa i harruar këtu ndikimët e fuqishme të Akademive të njohura të shkencave dhe artëve të Londrës (1662), Parisit (1666) dhe Berlinit (1700) në ngritjen dhe formimin e mendimit, edukates, kultures, arsimimit dhe vizionëve të njohura shkencore dhe humaniste mbi njeriun, shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme njerëzore dhe qytetare pa dallim.

HAJNI I KARRIERËS (Mbi një revansh të palodhshëm)- Esé nga REX KASUMAJ

Kallnor, 2025

 

1.
Arkmorti i çuditshëm…

Pjesëtarët e fisit afrikan Ga (të Ganës) kanë ca rituale të rrallëparë varrimi. Për ata që iu lënë shënde’në, porosisin arkmortër formash interesante. Trajtë e tyre duhet të pasqyrojë pasionin e të ikurit: piano a çekan, peshk a kitarë…

Porse, në skuta të ndryshme rruzullimi, e në gadishullin ilirik poashtu, ka një si “rend vëllezërie” që, më shumë se vetë ganezët e zinj, do të deshnin një arkë të pangjashme për mbetjet e tyre trupore.

Nuk do të joshen fare nga peshku, çekani apo një piano e përzishme. Të devotshëm e venddashës, ata kallen dhimbjes për një sarg a, madje, sarkofag antik me profilin e Naltmadhnísë së bekuar, monedhës, në çastin triumfal të vjedhjes së saj!

2.
Vezullia që vret…

Fjala karrierë ka hershmëri dhe, natyrisht, shtrat të gjerë ku shfaqet e përkundshme ndër vite.

Karrierat e shquara stolisen me famë e ndere madhnore. Dhe përndrijnë udhët e mugëta të një kombi në dredhnajën e historisë. Fundja, si thoshte Hans Groschoop (“Disidentët”), historia e një populli s’është veçse biografi e njerëzve të tij t’mëdhenj.

Mirëpo ka dhe të tjera më të poshtme. E janë aq Ilumi­nuese, shpirtndjera, shërbestare e dobiprurëse për njeriun. Familje të epërme fisnike, fjala vjen, me traditë shkrimtarësh, mje­kësh, argjendarësh, diplomatësh a kopshta­rësh të vyer…

Veçse, si në çdogjë, arti i karrierës njeh dhe një yll tjetër që hijeson me ansamblin e vet harmonik. Dhe të pafikshëm e ngulmëtar si asnjë tjetër.

Është Hajni i karrierës!

Personazhi më unikal i vrujimeve të arenës sociale.

Vite që këtej, njëj fundvere të bukur e qiellkaltër Prishtine, ndërsa kalonim pranë një shitësi kallinjësh të pjekur misri, miku im i mirë i studimeve (Xani i Skënderajt), thoshte: ore, ne mbase po blejmë kallinjtë e vjedhur të arës sime…Dhe qeshnim. Kishte sens brilant e të natyrshëm humori përherë…

Por, jo!

Nuk bëhet fjalë për hajnitë e imta. Për bracërinë e kudoshtrirë. Për vjedhësit e kopshtijeve ose t’një cope buke a kokrre molle në tezgën e vjeshtës…

Aq më pak për hajninë idealiste. Paradoksale, por hajduti i Schilerit, Karl (von Moor), nga revolta për të ligat e Rendit shoqëror, kishte krijuar një bandë vjedhnore. I vëllai Franz e qortonte. Por një ditë, rreze idealizmi dritëruan sërish dhe ai, pasi braktisi rrugën e gabuar, do t’i kthehej pendestar qytetarisë së fisme. Apo dhe bëma e pasunarit të moshuar hebre, i kapur në aktin e pabesueshëm të vjedhjes së një krodhe të vetme. Përgjues porte ishin stepur. S’kishin fjalë. Ju? Si është e mundur? Përgjigja ishte e habitshme: paratë i ruaj për atdheun tim, Izraelin!

E pra, ndryshe prej tyre, në hapsirën e ngushtë Veriarbnore, hajduti, mjerisht, nuk gëzon virtytin e artë të revoltës. Mandej, vëllai i qëndron vullnetlirshëm në krah dhe asnjë shkëndijë idealizmi s’përvijohet dot në zemrën e tij…Kurse lekët, ndërkaq, nuk i rezervohen me përulje Republikës, por, përkundrazi, i vidhen marrëzisht jetës, akoma të shkurtër, të saj.

Rrjedhimisht, s’ngjan as bracërore, e as idealiste, por Vjedhnajë ordinare që varfëron thellë arkën publike, duke nxírë horizontin e ardhmërisë.

E që, pa u vështruar vëngër nga askush, shpall heshtur etikë të re. Etikën që naltëson vesin e poshtëron virtytin e dalë kohe. E, më pas, fiton lavdinë e, pra, të drejtën e nënkuptuar të saj: Hajninë e karrierës!

Dhe nis nga asgjëja, sepse në vendet ku sistemet ngrihen në agimin herak e bien bashkë me perëndimin e diellit, trashëgimitë janë të lëkundshme. Pronat ikin e firojnë, ndërrojnë pronarë e destinim dhe titullari vështron bestytërisht qiellin dhe pret motin e ri.

Ndaj dhe është i pandalshëm, rrëmues e gjakthithës ditë e natë.

Ti vështron ndonjëherë muzgun, vesën, ndalon një çast trishtimi para gjethit që bie, lexon një poezi të Preverit me treg lulesh e skllevërish, ku zemërthyeri kërkonte dashurinë dhe, i mërzitur që s’e gjente dot, vente në hekurishtë e pranga të rënda për të blinte…

Por hajni i karrierës përvijohet e bën tutje. I ftohtë e kalkulues, ai vjedh vazhdimisht e, ashtu, pa bujë, pa turp, pa drojë e kufi muron karrierë. Karrierën e hajnisë. Duke ardhur nga asgjëja, ai humbet fill e kujtesë dhe prehet në limontinë e dehjes. Të asaj që Niçe e cilësonte dehje primitive. E të tillët janë kudo. Ashtu si trupi brejën, është rendi që i prodhon. Krejt vetishëm, sepse ky është gjen i ndrymë i tij…

Mes tyre, sipas një urdhëri rendesh të nëndheshëm, ekziston një hierarki e përsosur me eprorë, vartës, ekzekutorë, stërvitës, shantazhues, nuhatës, përgjues, lajmtarë, flijimtarë për mirëvajtjen e llojit, kronistë, kërcënues a negociatorë…

Natyrisht, do t’kenë dhe tituj e disiplinë rreptësore. Pikërisht si e do puna e zejes delikate që nuk guxon të gabojë. E, që këtej, laurohen gradash të epërme. Kryemjeshtër. Hajn i dalluar. Rishtar premtues. Urdhër i besni­kërisë. I dorës së pakapshme. I heshtjes. E të tjerë atribute të epërsisë.

Mirëpo, ndryshe nga kombet historikë ku hajni, së paku, me frikën e ndëshkimit i paguan tagrin veprës së bekuar, n’për vende e milje ku përtallet ligji dhe përbuzet demokracia foshnjore, veskeqi i vjedhjes është i pandjekshëm. I lirë dhe krenar!

Pranguar mbetjesh të faktorit otoman dhe verbuar drite të fortë lirie, nyjëtimi lumturak vezullon në rrathët e sipërmë politikë. Dhe është e veçantë frekuencë e tyre: vjedhnaja e karrierës i jep shtysë ngjitjes lartë në shkallare pushteti dhe, si shpërblesë, merr prej tij uratën pjellore.

Tashmë vulëzezshëm dihet se, më këmbëfshehtë e të dyzuar se t’gjithë, janë hajnat e karrierës që pajohen suporesh politike. Dhe lëvaren ngulthi në kupolën e shtetit, kthyer qyshkur në plaçkë tregu të zi.

Tek “Muri” i Sartërit i ati, pas pyetjes së të birit, i shpjegon sesi ai e kishte për detyrë të ishte i pasur!

Mbase dhe ky lloj karrieristi i rryer e pasionant i hajnisë, kështu do t’ua shpjegojë fëmijëve të vet kamjen përrallore. Madje dhe njerëzisë, që si zulutë e Konicës, e shohin por s’e vërejnë, i vjedh por e admirojnë.

Kjo marrëdhënie saturnalesh lulëzon, ngaqë ai pohon dhimbsurisht të hajdutërojë për ta. Për Klanin e rreshtuar pranë Permendarit të gjallë që është besatuar të hedh dorëpistën e tij mbi votën, pasurinë dhe vetë brezin që i përfalet këtij Dhéu!

Kështu, si e parathënë ndodh, pse, thjeshtë, në shoqëritë e posadalë robníe të gjatë sa koha, vepra krimogjene tejshkon pragun privat, të izoluar e kalimtar. Duke poseduar aftësinë varrmihëse, mizori e saj shembë vetë kullën e skrupujve moralë të shekujve. E, në vend të Dlirësisë, legjitimon një kult të ri moti, brezi e kombi mbarë: Kultin e Hajnisë!

3.
Shteti, një kooperativë…

Hajnat e karrierës s’e kanë fare ndjeshmërinë e një arkmorti me piano apo kitarë. Nuk e kujtojnë as vdekjen, atë mësimin e mirë mbi transcendencën dhe përkohshmërinë. Më tepër se ç’mendojnë (kanë, vallë, fare një mendim?), ata ndiejnë instinktivisht vetëm kësobotshëm, sepse ikja matanë i tmerron. Anise familjarët i shijojnë e mburren shesheve, me trishtim e n’brendinë e Unit, pyesin: ku do t’mbeten aherë trofetë e vjedhnajës dhe kënaqësia sublime e rrëmbimit të tyre!?

I trëmben, në fakt, mortit nga Qielli dhe Rivalët dinakë, por pak fare ngujimit pas grilave të terrshëm. Sepse kush mund të verdiktojë këtë gjëmë?

Shteti? Ishin ata vetë! Por tani, kushedi, një Instancë supreme apo Shteg juridik, tashmë është hapur…Dhe, ndaj, nguten me hallakamë të ulen sërish në krye të tij…

Ndaj, gjenden në alarm gatishmërie të parabetejshme përherë. Të organizuar në stilin e kulluar karteljan n’për kthina hajnore, ata, po hetuan goditjen që beh, tërbohen, afrohen, ngjeshin radhët, vëllezërohen mistikisht, armpushojnë mes vete dhe gatisin revanshin e palodhshëm për jetë a vdekje.

E pastaj, gjithë vrull plebsi provincial, mësyjnë bedenat e brishtë të Republikës me gjithçka që njeh formacioni i kooperativës së tyre: shpifëri për punëligat që i ftillojnë vetë, gjuhë e përjargur, vaj e dënesje shtinjake për popullin, refren mashtrimi, betime të harxhuara e fijelidhje fshehatare me qendra të përtejme, ku errësia erëkeqe e origjinës sundon…

E kështu pshtjellshëm e pa fund, derisa të rrëzohen: ose ata, ose liria diellpaktë…

Një ag i turbullt, rëndom, parathotë kthjellim të vonë.

Dhe, mbase, të vështirë…

r.

Gjykata e Hagës vë nën hetim Melonin dhe dy ministra italianë – Nga Alba Kepi

Pas vënies nën hetim nga Prokuroria italiane e Krye Prokurori i Antimafias Francesco Lo Boi, për favorizim e nxitje në rastin e riatdhesimit me një avion shtetëror të Kreut të Policisë Gjyqësore të Tripolit, Gjeneral Almasri i shpallur në kërkim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës, po kjo Gjykatë ka nisur një proces hetimor kundër KM italiane e 2 ministrave të qeverisë së saj.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka hapur një hetim ndaj veprimeve të qeverisë italiane për “pengim të administrimit të drejtësisë në zbatim të nenit 70 të Statutit të Romës” në lidhje me çështjen e gjeneralit libian Almasri.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane.

Në ankesën e mbërritur në Prokurori, e cila ia ka përcjellë atë kancelarisë dhe presidentit të Gjykatës Ndërkombëtare, janë renditur emrat e KM Giorgia Melonit, Carlo Nordio (ministër i drejtësisë) dhe Matteo Piantedosi (ministër i brendshëm).

Dokumenti është nënshkruar nga avokatët e një refugjati sudanez, i cili u ka deklaruar hetuesve ndërkombëtarë për torturat që në vitin 2019, ai dhe gruaja e tij kishin vuajtur nga gjenerali libian, kur të dy ishin të burgosur në Libi.

Ankesa e refugjatit sudanez

Në ankesën prej 23 faqesh, azilkërkuesi, një shtetas sudanez nga Darfuri me status refugjati në Francë, pretendon se ai e gruaja e tij, ai dhe anëtarë të shumtë të  grupimit të emigrantëve ku ai ishte pjesë  kanë qenë viktima të krimeve të shumta dhe të vazhdueshme nga gjenerali libian”.

Kryeministrja dhe ministrat italianë akuzohen për favorizimin e kryerjes së krimeve kundër të drejtave të njeriut në Libi.

Almasri qëndroi në Itali nga 18 deri më 22 janar, u lirua më pas me urdhër të Gjykatës së Apelit rë Romës dhe u kthye në Tripoli me një fluturim të shërbimit sekret italian.

Avokatët e refugjatit kanë informuar se po përgatisin shtesa në denoncimin e parë pas marrjes së konfirmimit të hapjes së çështjes nga prokuroria. sn

“Jetojmë 11 veta në shtëpi, punë nuk ka”- Emigracioni “shuan” Hasin, të rinjtë ikin

– familjet e mbetura jetojnë me borxhe dhe ushqimet i marrin me listë

 

Emisioni investigativ Vetting

Emigracioni shuan qytetet e vogla
Dikur, rrugët e Hasit ishin të gjalla, të mbushura me fëmijë dhe të rinj. Por sot, ato rrugë janë shndërruar në zbrazëti pa fëmijë, pa të rinj…pa jetë. Papunësia e lartë dhe varfëria që dominon këtë qytet kanë bërë që shumë prej tyre të detyrohen të braktisin atdhenë dhe të kërkojnë mundësi në perëndim. Të rinjtë e Hasit i kanë sytë tek emigracioni me destinacion Britaninë. Nuk ka familje që të mos ketë të paktën një anëtar që ka emigruar në Britani. Ky fenomen nuk është thjesht një pasqyrim i mungesës së mundësive vendase, por një dëshmi e tragjedisë që po shuan shpresat e të rinjve për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Në këtë rrugëtim, do të shohim realitetin e hidhur të disa familjeve në Has, të cilat jetojnë me ndihma ekonomike, me borxhe për ushqime dhe shpresojnë vetëm për një mundësi të vogël pune që do të mund t’i nxjerrë nga ky qark i mbyllur i varfërisë. Një luftë për të mbajtur gjallë familjet e tyre, ndërsa shohin se si të rinjtë ikin drejt së panjohurës për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë vendit.

Në Has, shumë familje janë të detyruara të bëjnë sakrifica të mëdha për të mbajtur veten dhe fëmijët e tyre gjallë. Gratë e moshuara, të cilat ndajnë historitë e jetës së tyre të dhimbshme, flasin për mangësinë e thellë që ka mbërthyer çdo aspekt të jetës së tyre

Ato nuk mund të blejnë ushqimet bazë, dhe shpeshherë janë të detyruara të marrin ushqimet me borxhe, duke i shkruar emrin në listën e borxheve pranë dyqanit të lagjes. Në këtë mënyrë, ato janë të detyruara të kërkojnë mësymjen e një shprese që nuk vjen kurrë.

 

 

“Nuk kemi kushte, nuk ka ku shkon më keq, punësim hiç, jemi të gjithë në shtëpi, kushte më të dobëta se kaq nuk ka”.

“Jetojmë me ndihmë ekonomike, 5000 lekë, kemi shkuar 2-3 herë për punë por nuk kemi”.

“Këtu jeton djali vetë i pesetë, djali tjetër është veti i katërt, me një fjalë jemi, 2, 5, 4 i bie 11 veta që jetojmë këtu në kushte të vështira”.

Ky është realiteti i një familje që po përpiqet të mbijetojë, duke pritur që një mundësi të vogël pune të ndihmojë për të kaluar ditën, por që fillimi ditës dihet e mbarimi i saj kalon në kufijte e një ditë të zakonshme sikurse në qytetet e tjera të vendit tonë.

Gruaja e moshuar e përmend shpesh se ushqimet për fatin e keq po konsiderohen luks. Kërkesa për të mbajtur fëmijët e saj të vegjël të ushqyer, e ka tërhequr në një spirale të hidhur borxhesh që nuk ka fund. Papunësia është një fenomen i përhershëm dhe kërkesa për punë ka mbetur një iluzion i largët.

“Ushqimet i blejë me borxhe duke shkruar emrin në listën e dyqanit, jemi pa punë, nuk mundemi t’i blejmë. Punë s’ka, gjë s’ka”, shprehet e moshuara. bw

ZGJEDHJET E 9 SHKURTIT TEST PËR TË ARDHMEN E KOSOVËS!- Nga MILAIM NELA

Duke mos qenë votues dhe shtetas i Kosovës jam kufizuar të përfshihem në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve te 9 shkurtit në Kosovë. Por, si shqiptar, si Dardan në gjak, që Kosovën dhe interesin e saj e ka pasë gjithmonë në zemër nuk mund të rri pa i thënë dy fjalë në prag të këtyre zgjedhjeve.
Është një moment shumë i rëndësishëm për Kosovën sot, jo se zgjedhjet e mëparshme kanë qenë jo pak të rëndësishme por sot kemi disa specifika.
1. Kosova i zhvillon zgjedhjet në një kohë kur sistemi politik botëror është në tronditje të madhe aq sa duket se jemi në kohë ndarëse midis dy epokave.
Është në pikëpyetje jo vetëm fati i shteteve të vogla si Kosova apo edhe Shqipëria por nuk dihet as fati i vendeve shumë më të mëdha se tonat.
Për mua pavarësisht çfarë thuhet është në pikëpyetje edhe fati strukturave të tilla gjigante si NATO apo Bashkimi Europian.
Ajo që ngelet e pandryshuar është supremacia e Shteteve të Bashkuara në botë dhe ambicjet ekspansioniste të Rusisë në Europën Lindore dhe veçanërisht në Gadishullin tonë Ilirik.
Kosova ka qenë pjesë e ligjërimit të zëdhënëses së Kremlinit dhe bosëve të saj edhe në momentet më kritike të luftës Ruso-Ukrainase ligjërim ky që dëshmon interesat e pandryshuara ruse në këtë shtet të vogël!
Duket se bota po futet në një fazë krejt të re të ristrukturimit ekonomik, politik të saj e kjo krejt kuptueshëm duke patur parasysh degradimin e sistemit në të cilin akoma jemi e shpresoj jo për shumë kohë.
Kosovës i duhet të mbijetojë në këto rrethana krejt të reja e të cilat askush nuk i kishte menduar 4 vjet më parë.
Votuesit shqiptar të Kosovës i duhet të zgjedhë njerëzit e duhur që kanë aftësinë dhe besueshmërinë për ta udhëhequr atë në betejën e mbijetës së shtetit të ri deri sa të qetësohen dallgët e mëdha.
2. Në Kosovë për herë të parë zgjedhjet do të menaxhohen nga një Komision i Ri zgjedhor që ka barrën e madhe të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta e të drejta.
Kosova asht shembulli i vetëm i mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta e asnjëherë të kontestueshme në Ballkan.
Kosova asht i vetmi vend që megjithëse asht shteti më i ri në Europë në aspektin e mbajtjes se zgjedhjeve asht realisht Europë e kjo mua si shqiptar më bën ta mbaj kryet lart. Do të doja me gjithë shpirt që ky trend të vazhdonte.
3. Kosova vjen në këto zgjedhje për herë të parë që nga viti 2000 kur një qeveri kompleton një mandat të rregullt.
Kjo qeverisje ndoshta nuk ka qenë ajo që shqiptarët kanë dashur të jetë por besoj unë jo rastësisht ka mbijetuar duke kompletuar një mandat të rregullt.
Qeveria Kurti sigurisht edhe ka bërë gabime por në këto 4 vjet përpos presionit krejt të padrejtë nga ndërkombëtarët për lëshime ndaj Serbisë nuk është përfolur për korrupsion galopant si qeverisjet e kaluara dhe në veriun e Kosovës ka bërë atë që ka qenë jashtë çdo imagjinate jo vetëm për qeveritë parardhëse por edhe për votuesin e zakonshëm.
Tani unë e di që në veri nuk është vendosur demokracia si në Belgjikë por atje bandat nuk dalin më hapur dhe serbët përpos presionit të Beogradit kanë bërë hapa domethënëse të integrimit në shtetin e Kosovës. Bandat kryesore ato që dilnin hapur në rrugë e kudo janë eleminuar.
Shteti paralel në masë të madhe është çmontuar. Një miku im gjatë vizitës time të fundit në Kosovë më tha: tani mund të shkojmë e pimë kafe në çdo cep të Veriut të Kosovës e nuk të trazon njeri. Kjo nuk është pak e kjo meritë i duhet njohur autoriteteve të Kosovës.
Albin Kurtit i duhet njohur merita që nuk u thye para negociatorëve dhe bullizimit të ndërkombëtarëve që qartazi në zemër e veprim kishin interesat e Serbisë.
Ai bëri një premtim për nënshkrimin e një marrëveshje me Serbinë në Ohër që për mua ishte gabim sa kohë që ajo marrëveshje parashikonte asociacionin e komunave me shumicë serbe. Tani nuk është më sekret se autori i këtij shkrimi është kundër çdo lloj asociacioni të çdo lloj forme.
Personalisht pas sulmit të bandave terroriste të shtetit serb në Banjskë jo vetëm qeveria e Kosoves por të gjithë faktorët politikë në Kosovë pavarësisht çfare ishte thënë e premtuar më parë duhet të dilnin me një qëndrim të prerë e të qartë që Kosova NUK do të pranonte më asnjë lloj forme Asociacioni në territorin e saj.
Kjo do të ju jepte edhe nje mesazh të qartë miqëve të Kosovës dhe të gjithë ndërkomtarëve për rrezikun e organizimeve të tilla në Kosovë.
Asociacioni nuk është “Asambli Shota”, por është prerogativë e ndarjes së Kosovës.
Ajo që realisht më ka zhgënjyer në këtë fushatë është mungesa e qartësisë së secilës parti politike rreth dialogut dhe qëndrimit ndaj Asociacionit.
Është shumë e rëndë për mua që 25 vjet pas çlirimit kur akoma Serbia ka varre masive të shqiptarëve brenda territorit të saj të shohim politikanë të Kosovës të thonë pa pikë droje se që ta përmbyllë marrëveshjen me Serbinë Kosova duhet të japë diçka!
Këtë nuk kam arritur ta kuptoj kurrë!
E dyta, asnjë nga liderët e partive të Kosovës apo kandidatët për kryeministër nuk na kanë thënë se deri në çfarë pike shkon dëgjueshmëria e tyre ndaj ndërkombëtarëve dhe veçanërisht ndaj Amerikës!?
A kanë ndonjë vijë të kuqe këta njerëz?
Deri ku shkon kjo jargavitje?
A e kujtojnë këta njerëz kur Amerika e Madhe i kërkonte Dr Rugovës të pranonte autonomi e asgjë më shumë për Kosovën? Çfarë përgjigje ju jepte ai?
Dhe Kosova nuk ishte shtet atëherë!
Sot e keni shtetin e doni të bëni lëshime vetëm për një karrige pushteti!
Ku po shkoni kështu?
Partitë opozitare dhe analistë me shumë gjasa të paguar kanë arritur deri atje sa ta portretizojnë Albin Kurtin si njeri të Serbisë.
Kjo për mua është jo vetëm e papranueshme por në realitet vrasëse për karrierën e tyre. Asnjë shqiptar me mend në krye nuk e beson këtë. Albin Kurti ka qindra difekte por këtë as nuk e beson e as nuk e ha njeri.
Duke qenë se kam miq në Kosovë nga të gjitha partitë kryesore do ti shpreh se ku janë problemet sipas meje te secilës prej tyre.
A) Vetëvendosja duhet të distancohet nga trashëgimia enveriste dhe nga celulat këshilluese të ardhura nga Tirana. Ata nuk i sjellin asnjë të mirë as VV-së e as Kosovës. Kjo është dëshmuar që nga 8 Nentori i vitit 1941.
Hiqni dorë nga internacionalizmi proletar kombëtar e ndërkombetar. Komunizmi dhe majtizmi shqiptar ka qenë kurdoherë vrasës i interesave shqiptare dhe Kosovës në veçanti. Kthejuni fakteve historike të hershme e të vonshme.
B) LDK është partia që ka një histori të lavdishme në trashëgiminë e saj dhe e lidhur me emrin e Ibrahim Rugovës themeluesit të shtetit të Kosovës. Ajo duhet të distancohet prerazi nga Fondacioni Soros dhe çdo element të Fondacionit Për Shoqëri Të Hapur.
Largojuni çfarëdo lidhjeje me këtë fondacion, me rilindjen sorosiane në Tiranë e sidomos me Edi Ramën dhe dishepujt e tij. Si mund të bashkëpunojë LDK e Ibrahim Rugovës me vasalët dhe bashkëpuntorët e Aleksandar Vuçiçit që nuk kanë lënë gur pa luajtur për rrënimin e Kosovës dhe kthimin e saj në Serbi!
C) PDK i ka dhënë shumë shtetndërtimit të Kosovës dhe brenda kësaj partie ka figura të pastra dhe me potencial për ta udhëhequr Kosovën në sfidat e saj por kjo parti e ka jetike tē distancohet njëherë e mirë e të pastrohet nga ‘klani vrasës i ROGNER-it’.
Mbi këtë klan famëkeq pavarësisht se nuk janë hetuar deri më sot rëndojnë krime të tmerrshme të vrasjeve politike si gjatë luftës ashtu edhe pas saj.
Nëse kjo parti nuk pastrohet nga kjo qelbësirë kurrë nuk do të jetë e pranueshme për zgjedhësin e Kosovës.
D) Duke qenë se AAK lidhet vetëm me një emër atë të Ramush Haradinajt dua ti them vetëm dy fjalë Rambos;
Lëre politikën se duket që nuk është specialieti yt e mos e njollos më atë kontribut e sakrificë që ju e familja juaj i ka dhënë Kosovës.
Për fund, sido që të votojë jam i sigurtë që shqiptari i Kosovës do votojê duke ndjekur instiktin e tij të pagabueshëm, instikt që nuk e ka lënë të gabojë asnjëherë qoftë përballë bajonetave të Millosheviçit qoftë sot përballë diplomatëve sharlatanë të Amerikës apo mangupëve mediatike të Kosovës.
Kosova nuk do na zhgënjejë edhe kësaj radhe.
©️Milaim Nela
Londër, 6.02.2025

Tiranët bien… (Mbi tipologjinë e tyre dhe latimet e fundme gjeopolitike në Ballkan)- Nga REX KASUMAJ

Dhjetor, 2024

 

1.
“Figurinat”

Kishin dëgjuar se Zonja e sh’pisë (Nënë, Grua), që ishte larguar para disa vitesh në kërkim të një kuptimi tjetër të jetës, ndodhej Zürich.

Dhe të dy (“Fshehtësia e kartave”, J. Gaarder), kishin marrë udhën e largët nga Arendali norvegjez teposhtë Europës.

Rruga ishte e gjatë dhe bujtinat aq të rralla. Ndaj, i ati, filozof, gjatë ndalesave të mezipritura, i fliste të birit për tema të mëdha universale. Për galaksitë e pafund, jetën e tyre dhe Zotin që përqesh mohimtarët…

Pastaj, fundja, Hans-Thomas, njerëzit s’janë pos një masë lego-figurinash, i thotë ai të birit, në një moment të lodhur reflektimi, diku rrëzë Alpeve zvicerane…

2.
Fille të vjetra

Po përse, vallë, bota dhe njerëzit mbi të, qenkëshin figurina në lojën e madhe?

Sigurisht, nuk do të shestonte teori alternative kozmike. Kishte mëndjen, mbase, tek qarkullimi i tiranive nga koha në kohë, e kështu përgjithmonë… Apo një përqasje të ngjashme të Ecos për fashizmin e përjetshëm!?

Që nga lashtësia pellazge shtegtonte n’për mote fjala Tyranos që përskajonte sundimin absolut. Dhe vetë fjala që vegëzon me njeriun, jep shfaqjen kronike të tiranive, ashtu si ernat, stinët e stuhitë, në historinë njerëzore.

Një i tillë pushtet i pakufizuar nga asgjë e askush, definohej nga Platoni një skllavëri e epërme. Dhe, më vonë, ishte pikërisht kjo mendje e lirë, që i shërbente një tirani tjetër si shkas për t’a nxjerrë sfidantin e madh të tiranisë në treg skllevërish.

Në përceptimet e tij dijetare, ai cilësonte karakteret e tyre si “të paarsye”. Në fakt, sundi i duket legal, por legaliteti i tyre është i paarsyeshëm. E pra, jolegjitim sepse, thjeshtë, legjitimiteti buron vetëm nga një legalitet i arsyeshëm.

Dhe, duke qenë e gjithshtrirë, skllavëria mpínë si vdekje acari dhe robton shpirtërat njerëzorë që t’mos ndiejnë qoftë as vegimin e lirisë…

3.
Llojsi tiranësh

Diktaturat bien, por vijnë sërish, e bien prapë për të ardhur e rënë pambarim…

Trajtë a ngjyrë e saj mund të ndryshojë, por formula funksionale, dogma, instrumentet, ideja mashtruese dhe aparati unikal i dhunës e mortit, janë po ato të përmotshmet.

Mirëpo tipologjia e tyre, ndërkaq, është e ndërllojshme. Këtë (një libër mbi tiranët, historinë e tyre) thotë dhe Waller R. Newell nga Universiteti i Cambridge-it.

Tri llojet e tiranisë që ai tabelon, kërkojnë, prandaj, dhe rezistencë të veçantë për tipet e tyre.

Ndaj të tre, Neroni, Bonaparta dhe Stalini, tok me dishepujt e mëpasmë, u bënë frikshëm vulëvënësit e shekujve të tyre: urrejtje, rrënim dhe vdekje! Por sërish përfaqësonin profile të mëvetsishme tiranie.

Neroni, fjala vjen, i përkiste një tipari më të flashkët sundtarësh që mjaftohen e gëzojnë vetëm pasuri e shkëlqim. Aty, në kohortën e tyre, aderojnë në mënyrën e vet dhe Mobaraku e, sigurisht, Mbreti Faruk (i dinastisë arbnore) të dy nga Egjipti.

Pastaj Bonaparta i llojsisë së dytë, mësynte më larg. Synonte rendvënje në miljeun kaotik të botës. Ndaj, pushteti absolut nuk bënte qëllimin e tij, por i shërbente drejt kauzës së lartë. Ka ngjarë shpesh që ata, pas rrëmujës e përplasjeve civile, të kenë siguruar një qëndrueshmëri të admiruar.

Fronsimi i Putinit që do themelonte pak stabilitet, gazmoi rusët dhe u prit me festë popullore.
Porse ai, pa mundur të ndjekë udhën kineze të kalimsisë së kadiftë në ekonominë e tregut, do të kërkojë taktikë tjetër realizimi: ekspedita ushtarake, luftëra e pushtime jashtë tokave të Rusisë.

Ndërkaq, soji i tretë do të shfaqej si prurje e Revolucionit Francez që do të farkonte tipin e tiranëve miljenarë, e pra, mesianistë të pafundkohshëm. Në filozofinë e kësaj galerie do t’gjenin veten titajt e mnershëm Robespierre, Stalin, Lenin, Hitler, pastaj Mao, pse jo Hoxha, Pol-Pot, Homeini dhe së voni, Al-Bagdadi, prijësi i ideologjisë së zjarrtë IS-siste…

Ndryshe nga të sipërmit, vizioni i tyre programatik ishte, si me thënë, utopia. Një realitet i përsosur imagjinar, që ata rrihnin të sendërtohej me shtypjen dhe forcën verbtane.

E pra, brenda idesë së tyre, kishte një kundërshti në vete, të çuditshme dhe e dënuar nga dialektika e jetës të kalbej në kryeftomën e parë të kohës…

Por ftyra e tiranisë ende sot errëson dritën e iluminimit njerëzor. Të lirisë që, e lindur bashkë me njeriun si përmasë jetike e tij, ndrydhet, venitet e vritet gjithandej.

Kimët (lloji i tretë) e dehur në saturnalet e partishtetit,
mbigjallojnë tutje dhe në dritaren e shpresës nuk duket kurrëfarë shenje, lajmi apo kumti i një agu
të ri.

Por një ditë, afër a larg, paqësisht a përgjakshëm, do të rrokullisen. Ndoshta, si kudo tjetër rruzullimit, për t’u rikthyer në forma e lloje të tjerë.

Përmendar i kësaj përjetësie na erdhi kësokohe dhe në trajtën makabre të thertorës njerëzore, Saidnaja, në Damask: një kazamat i torturës, vrasjes dhe plojës mizore ndaj kundërshtarëve politikë e fetarë.

Apo, siç ka ndodhur tashmë, tiranitë mesianiste transmigrojnë shpesh e paprerë, në tipin e përshtatur motesh nga hiri i zjarrit të shuar. E pra, në pamjen e autokracive që, madje, s’kanë asnjë ideal apo dhe një shkëndijë të marrëzisë utopike. Por vetëm dhunë e hajni, luks e zagari mbi popullin e mposhtur.

Ballkani, një hark i tij më shumë se të tjerë, është dëshmia fatkeqe e kësaj loje ironike të historisë.

Por, ja, kjo është lufta mes të Mirës e të Keqes deri në mbarimin e Kohës…Dhe lufta është në vete një triumf i fisnikërisë mbi baltën e mizorisë…

4.
Saidnaja që flet

Tani matanë fenomenit të tiranisë, Revolucioni i plotngjyrosur në Siri ndikoi shpejtësisht riskicimin e thellë të gjeopolitikës botërore.

Figurat e filozofit nga Arendali, njëmend do të jenë rindarë.

Rusia, Kina e Irani janë sprapsur dhe ngrirë në disfatë. Flota ruse braktis ngadalë bazën mesdhetare Tartus në ujrat e Sirisë…E koha, me gjasë, nuk shenjon ringritjen e tyre në shkallën që, si më parë, të diktonin forcë e vullnet arbitrar në zonat e Levantit e përreth tij.

Çdo humbje e, njëkohësisht (pos Pekinit), përballje me popujt e tyre, bën një plasë që, në kalim kohe, do të ligështojë këmbët tyre.

Fitimtarë të pashpallur të rizgjimit në Sham, janë ndaj, Amerika, Izraeli e Turkia. Interesat e tyre , padyshim, nuk janë unikë, por pikëtakohen në një fill të përbashkët: blloku i tiranive dhe, përtej ende, i aventurës gjakbâmëse për fitore mbi lirinë, do të nisë të prishet si një bimë e pakohshme në dhé e klimë të huaj…

5.
Një trokitje asadiste

A do të ngjizë, që këtej, kjo lëvizje e gjeopolitikës, ftillime të reja në Ballkan?

Një rrezatim i saj është i natyrshëm. Përballë sprovash të mëdha në hemisfera të tjera bote, aleatët e lirisë, mbase, e mendojnë me ngut çastin e pjellor që Gadishulli të paqësohet drejt e përhershëm.

Serbi tiran, Vuçiq, sikur të parandjente një trokitje në portë, shpejtoi të shpallte: unë nuk jam Asad!

Rrallë ndonjëherë ngjashmëria është një afri binjakërore. Por a nuk etnocidonte popuj të tjerë ky Asadi ballkanës si pjesë e establishmentit serb vitesh 90-të? Dhe a nuk i vret për të dytën herë, 30 vjet më pas, në sallonet e Kombeve të bashkuara viktimat e tij? Dhe, prapë, a nuk shtyp, mohon e vret, tani në mënyrë pasive, serbët e vet të pafaj? Dhe, poashtu, a nuk mban Europën nën ethet e mbeturinave të një Rajhu të dështuar serb? Tjetër është vetëm vendjetesa e tyre, por, sërish, a nuk ngjan Ballkani një hije e gjatë muzgu oriental?

Por aleatët e arktrarit të lirisë, Brukseli postborreljan poaq, besohet të kenë optikë e kalendar tjetër…

Vërtet perandoritë (nga Edith Durham) kanë behur e vajtur mbi shpinën e shqiptarit, pa gjurmë, si uji mbi puplat e rosakut, por i gjatë sa amshimi ngjante zgjedhë e tyre. Ashtu si tani gjithnjë në Iliridë, Luginë, Ulqin me vise e në Çamëri, pikërisht në Orën e re libertare të Europës…

Ndaj dhe shqiptarët e të gjitha landeve të tyre, duhet dërguar botës atllantike: njëzëshmëri, qendrestari, maturi e kthjelltësi, më shumë se kurrë.

Latimet e fundme të mozaikut perëndimor të Gadishullit ilirik, mund të jenë përfundimtare.

Është koha e tyre!

R.

Para se të mbyllej, USAID kanalizoi fonde për kauza të lidhura me Sorosin, terroristët dhe Shqipërinë për kapjen e drejtësisë

Përpara se administrata Trump të mbyllte dyert e USAID-it, kjo agjenci rregullisht kanalizonte fonde për kauza të lidhura me perandorinë jofitimprurëse të George Soros-it, terroristët dhe transvestitët.

Agjencia u vu nën shqyrtim nga administrata e re për dështimet e saj në sigurimin e transparencës në financimin e organizatave në mbarë botën dhe për shqetësimet se drejtuesit e saj nuk po i përgjigjeshin drejtimeve të qarta politike nga Departamenti i Shtetit dhe degët ekzekutive më të gjera për të përshtatur programet e saj me politikat e Trump-it dhe interesin kombëtar të SHBA-së.

Në ditët e fundit, administrata Trump identifikoi programe të USAID-it që varionin nga kontraceptivët për Afganistanin deri te programet për diversitetin LGBT në vendet europiane si dëshmi të qartë se ndihma e huaj duhej të ndalej dhe të rishikohej, një detyrë që i ra Departamentit të Shtetit nën udhëheqjen e Rubios.

Prej vitesh, kjo agjenci e zhvillimit ka derdhur para për disa grupe jofitimprurëse që gjithashtu kanë marrë mbështetje të konsiderueshme nga pjesë të perandorisë së George Sorosit. Disa prej tyre ishin vënë më parë nën shqyrtim gjatë administratës Obama për përpjekjet e tyre për “promovimin e demokracisë” dhe reformat gjyqësore në vendet europiane, të cilat kritikët pretendonin se promovonin politika të majta.

Për shembull, të dhënat e shpenzimeve të qeverisë amerikane tregojnë se Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim, i cili mbështetet pjesërisht nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Soros-it, ka marrë më shumë se 260 milionë dollarë ndër vite në grante nga USAID për të promovuar shtetin e së drejtës në Gjeorgji, për të forcuar shoqërinë civile në Ugandë dhe për të avancuar bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

I njëjti grup jofitimprurës u vu nën shqyrtim gjatë administratës Obama pasi organizata Judicial Watch zbuloi dokumente dhe komunikime qeveritare që tregonin se fushata “Drejtësi për të Gjithë” e Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim në Shqipëri kishte marrë 9 milionë dollarë financim nga USAID.

Kjo ndihmë shkaktoi shqetësim te disa senatorë republikanë, të cilët i dërguan një letër Sekretarit të Shtetit të sapoemëruar, Rex Tillerson, në vitin 2017, duke pretenduar se fushata e financuar nga qeveria amerikane ndihmoi në hartimin e një propozimi për reformën gjyqësore në Shqipëri që mund të “jepte kryeministrit dhe qeverisë së majtë kontroll të plotë mbi gjyqësorin.”

Të njëjtët senatorë ngritën shqetësime edhe për një program të ngjashëm të mbështetur nga Sorosi në Maqedoninë fqinje, ku ata thanë se një degë lokale e quajtur Fondacioni Shoqëria e Hapur-Maqedoni kishte marrë mbështetje nga USAID përmes Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur dhe kishte shtyrë përpara “një agjendë progresiste.”

Organizata të tjera të mbështetura nga Soros-i që morën fonde si nga rrjeti i tij i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur ashtu edhe nga USAID përfshijnë Qendrën e Veprimit Kundër Korrupsionit në Ukrainë dhe Transparency International.

Sipas të dhënave të vetë grupit, Qendra e Veprimit Kundër Korrupsionit filloi të merrte fonde nga USAID në të njëjtin vit kur Revolucioni i Majdanit rrëzoi presidentin e zgjedhur pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç. Vetë grupi e ka pranuar se ishte shumë kritik ndaj qeverisë dhe ministrave të Janukoviçit, gjë që përkonte me politikën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së në atë kohë. Gjatë Revolucionit të Majdanit në vitin 2014, ndihmëssekretarja e atëhershme e shtetit, Victoria Nuland, vizitoi Ukrainën dhe u regjistrua në një telefonatë ku diskutonte se si Shtetet e Bashkuara mund të ndikonin në formimin e një qeverie të re në Kiev.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të George Sorosit nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

Pas mbylljes së përkohshme të operacioneve të USAID-it, administrata Trump mbrojti këtë veprim, duke cituar kauza të tjera të majta që kishin marrë grante nga kjo agjenci. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, theksoi disa raste gjatë një konference për shtyp të hënën, duke përfshirë 1.5 milionë dollarë për masa të diversitetit në Serbi, 32,000 dollarë për një “libër komik për transgjinorët” në Peru dhe 70,000 dollarë për një shfaqje muzikore për DEI (Diversitet, Barazi, Përfshirje) në Irlandë.

Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Brian Mast, R-Fla., gjithashtu përmendi shembuj të tjerë të financimeve të USAID-it, duke përfshirë 15 milionë dollarë për kondom të dërguar në Afganistanin e kontrolluar nga Talebanët dhe mbi 3 milionë dollarë për “të qenit LGBTQ në Karaibe.”

Organizata mbikëqyrëse e qeverisë që mbikëqyr agjencinë gjithashtu paralajmëroi drejtuesit e USAID-it në një memo të ashpër në janar se kishin krijuar “cenueshmëri serioze” duke shpërndarë miliarda dollarë të taksapaguesve amerikanë për vende dhe grupe të huaja pa bërë një verifikim të plotë për terroristët. Ky raport i inspektorit të përgjithshëm përcaktoi gjithashtu se grantet e USAID-it nuk po monitoroheshin siç duhet.

Në një shembull të rëndë, një shtetas sirian u akuzua nga Departamenti i Drejtësisë vitin e kaluar për devijimin e më shumë se 9 milionë dollarëve ndihma humanitare të financuara nga USAID-i drejt një grupi terrorist të lidhur me Al-Qaeda-n në Irak.

I dyshuari, Mahmoud Al Hafyan, ishte kreu i një organizate joqeveritare siriane që punësonte 160 individë dhe që kishte marrë 122 milionë dollarë nga USAID midis janarit 2015 dhe nëntorit 2018, sipas Departamentit të Drejtësisë. Këto para ishin destinuar për të paguar ndihmat ushqimore për refugjatët sirianë që iknin nga zonat e konfliktit.

Gjatë kësaj kontrate, Departamenti i Drejtësisë pretendon se Al Hafyan punoi me bashkëpunëtorët e tij për të devijuar “miliona” ndihma ushqimore në tregun e zi drejt Frontit Al-Nusra, një degë lokale e Al-Qaeda-s në Siri, e cila gjithashtu është e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Inspektori i përgjithshëm i USAID paralajmëroi për kufizimet në aftësinë e agjencisë për të monitoruar shpenzimet për programet në mjedise “jo të sigurta,” si zonat e konfliktit në Siri, duke thënë se kjo mund të ndodhë edhe në vende të tjera si Ukraina apo Gaza, në vende ku veprojnë organizata ndërkombëtare ose lokale të ngjashme që janë përfitues të fondeve amerikane.

Në një tjetër rast, ndihmat ushqimore në Etiopi u devijuan drejt ushtrive të luftës në rajonin Tigray. Sipas raportimeve nga Reuters, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, një partner i afërt i USAID-it, ishte në dijeni prej vitesh se ndihmat po vidhnin nga programet e tij, përpara se kjo të zbulohej. Në total, mijëra tonë grurë të financuar nga USAID, të destinuara për të ushqyer të uriturit në mes të konfliktit civil, u devijuan./Jus The News – Syri.net sn


Send this to a friend