Një grup qytetarësh kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë para kryesisë së Kuvendit, ku do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Rregullores për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon autorizimin për arrestim.
Me sloganin “Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”, qytetarët do të mblidhen në orën 10:00 për të kërkuar që Këshilli i Mandateve të marrë vendimin për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut.
Opozita nga ana e saj ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se ka shkelur Rregulloren e Kuvendit me urdhër politik të Ramës dhe ka penguar drejtësinë.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese përfundoi të enjten shqyrtimin e çështjes për ligjshmërinë e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” në disa procedura tenderimi me vlerë qindra-milionë euro. Panorama