VOAL – Ata që janë më të sukseshmit në jetë, nuk janë ata që kanë veti të jashtëzakonshme, por ata që janë të vendosur. Sepse pikërisht vendosmëria, të krijon mundësi për të arritur çdo gjë në jetë. Dhe ka mënyra shumë të thjeshta që të rrisin forcën e vullnetit.
Me forcën e vullnetit në fillim arrin objektiva të vogla, të përditëshme, por përmes vullnetit realizon edhe ëndërrat më të bukura, që kërkojnë punë dhe angazhime të mëdha, dhe që janë të vëshira por që me disiplinë shkohet deri në finalizimin e tyre.
Vullneti fillon e kalitet me gjërat e thjeshta siç janë, forma fizike, mos kalimi i kufijve i buxhetit që të jep familja të shpenzosh me shoqërinë, heqja dorë nga duhani, heqja dorë nga pija, të bësh jogging të paktën një herë në javë, të heqësh dorë nga tentacionet, të mos i përgjigjesh ashpër nënës tënde, të cilat kur i realizon tregojnë se je duke e rritur forcën e vullnetit dhe të autodisiplinës.
Por si arrihet rritja e forcës të vullnetit dhe e autodisiplinës ?
1.Forca e vullnetit arrihet duke e ushtruar atë, ashtu sikur trajnohemi. Duke i vënë vetes objektiva dhe duke i realizuar ato.
a.duke thënë se nuk do të luaj video-lojra dhe duke e realizuar këtë
b.duke thënë se do të fle në një orë të caktuar dhe duke e realizuar këtë
c.duke realizuar atë që e thua me gojë, pak e nga pak, step by step
- Lajmi i dytë i mire është se arritja e rritjes të vullnetit është i realizueshëm dhe nuk është privilegj vetëm i njerëzve me veti të jashtëzakonshme, pra nëse i vendos vetes detyra ato arrihen dhe ky është një lajm shumë i mirë për cilindo që është në krizë dhe kujton se vullnetin e ka humbur dhe nuk e gjen më.
DEKALOGU QË RRIT DHE FORCON VULLNETIN
1.SI TA TRANSFORMOSH NJË VENDIM TË VËSHTIRË NË DIÇKA TË ZAKONSHME
Rregulla themelore, që quhet edhe – regulli i rregullave, dmth rregulli kryesor dhe bazë – sepse prej kësaj lindin edhe gjithë të tjerë -t është që ta transformosh një vendim të vështirë në një gjë shumë të zakonshme. Për shemull nëse ti thua se nuk mund të flesh vetëm në orën 1 të natës, atëhere ti me forcën e vullnetit të caktosh një objektiv dhe ta përmbushësh atë, dmth nëse thua se do të flesh në orën 23 :00 të natës ti duhet që ta kthesh këtë në një rit të zakonshëm të jetës tënde.
Kur merr një vendim, duhet ta respektosh pa tjetër. Kur vetë personat janë të angazhuar në një projekt preçiz, duke e ditur se çfarë do të bëjnë, se si do ta bëjnë, kur dhe ku do ta bëjnë, ata kanë një probabilitet tre herë më të madh për ta realizuar projektin e tyre. Me terma praktikë, do të thotë se nëse projekton se do të shkosh të hënën në orën 18 :00 të bësh jogging dhe të mërkurën në orën 19 :00 të bësh yoga, probabiliteti i suksesit është tri herë më i madh nëse thua se unë do të bëj ushtrime fizike çdo ditë. Ose mundësia për të realizuar projektin e shkollës është tre herë më e madhe kur thua se do të studioj çdo ditë nga ora 14 :00 deri në orën 16 :00 në vend të projektit kur thua se do të mësoj çdo ditë. Natyrisht e thëna duhet të realizohet me vepër. Sepse kështu kalitet vullneti.
Shumë e rëndësishme është të krijosh një listë motivacionesh shumë të forta që të çojnë në realizimin e objektivit. Dhe është e rëndësishme ta lexosh këtë listë motivimi çdo mëngjes dhe sa herë që të kap tentativa që ta braktisësh objektivin ose kur ndihesh vullnetdobët. Sa herë ndihesh pa vullnet lexoje listën që të motivon për të arritur objektivin që i ke vendosur vetes.
Të gjesh motivacionin e duhur nganjëherë është e vështirë, por është themelore, që të kesh diçka ose dikë që të ndihmon t’i kalosh momentet e vështira e që të jep këshilla, me kusht që ti duhet ta dëgjosh këshilluesin, qoftë familjar apo shok a mik.. Një listë motivacionesh të ndihmon shumë, për disa si ndihmë mjafton një këngë që e ka për zemër, apo fraza e një libri apo e një filmi. Simboli i motivacionit duhet të jetë gjithmonë me ty, dhe duhet të të udhëheqë ty që të shkosh gjithmonë përpara. Kështu ti e forcon vullnetin çdo ditë. Deri sa bëhesh një njeri i fortë.
Dhe kjo arrihet ! Prandaj vendosi vetes objektiv !
- NIS ME GJËRA TË THJESHTA
Ti duhet të zhvillosh një projekt që të çon në realizimin e objektivit, dmth qëllimit tënd. Kjo është rregulla e dytë. Pra objektivat nuk duhet të jenë të parealizueshëm, duhet të jenë se pari të mundshëm për t’u arritur, prandaj fillohet me gjëra të vogla dhe konkrete që ti me pak vullnet arrin t’i realizosh, e kështu për çdo ditë arrin një fitore të vogël, e cila duke u mbledhur për çdo ditë bëhet një fitore e madhe. Pra fillo me gjëra të vogla e konkrete çdo ditë ose krijo një listë javore. Të nisësh me gjëra të lehta do të thotë që të ndryshosh elementët e jetës tënde me rradhë dhe me siguri. Dhe do të shohësh se me çdo element që do të ndryshosh çdo herë e nga një ti si me pazzle do të arrish atë që do. Për shembull, është më lehtë të thuash se « nesër nuk do të ha sanduiç për mëngjes » se sa t’i thuash vetes se ti për gjithë muajin nuk do të hash asnjë lloj ëmbëlsire. Edhe kjo arrihet natyrisht, dhe kështu arrihet deri tek vullneti i fortë.
- PRIORITET E TUA
Kjo është rregulla e tretë. Forca e vullnetit është një burim i limituar kështu që duhet përdorur në mënyrë të mënçur. Duhet ta dini se sforcimi i tepërt i shteron të gjitha forcat, duke të bërë që ti të biesh në tentacione të tjera që janë totalisht jashtë objektivit tënd. Dhe këtu kemi dështim. Prandaj duhet të caktosh prioritetet e tua përmes të cilave ti do të arrish objektivin tënd. Tek objektivi nuk shkohet menjëherë, por duke shmangur ato gjëra që qartësisht nuk të lejojnë të shkosh tek ai. Për shembull nëse ti thua se do të zgjohesh në orën 7:00 të mëngjezit dhe rri deri në orën 24:00 zgjuar apo jashtë shtëpisë, atëhere ti nuk e realizon dot objektivin tënd dhe nuk arrin të zgjohesh në orën 7:00, dhe nëse ti bën përpjekje edhe zgjohesh në orën 7:00, këto përpjekje janë sforcim dhe ndikojnë në shterrjen e forcave, pra ti e dëmton veten dhe nuk e arrin objektivin tënd.
- OBJEKTIVI ARRIHET DUKE I PËRKUSHTUAR KOHËN E DUHUR
Vendosja e kohës që te duhet të arrish objektivin eshtë rregulla e katërt. Është shumë e domosdoshme dhe duhet patjetër që ti të caktosh një kohë të caktuar, gjysmë ore, një orë, dy orë që ti dedikohesh për çdo ditë realizimit të objektivit tënd, që ti duhet t’i dedikohesh ekskluzivisht, duke mos të shqetësuar dhe duke të tërhequr vemendjen dhe të të ndërpresë askush, asnjë telefonatë, e.mail, whatsapp, Facebook etj.etj.
- ETAPAT E NDËRMJETME
Çdo rezultat i arritur është frut i hapave të vogla të përditëshme, por ku asnjë ditë nuk mund të harrosh „hapin e vogël“ dhe të thuash „do ta le për nesër“ – sepse kështu dështon. Për te shkuar tek objektivi ti nuk mund t’i arrish menjëherë të gjitha, prandaj duhet të vendosësh etapa për secilën arritje që do të të çojë tek realizimi i objektivit. Kështu, do të shmanget ndjenja e të qënit i frustruar, dhe përkundrazi do të kesh kënaqësi personale, duke parë se je i aftë të arrish objektivat e tua dhe kështu do të rritet besimi tek vetja. Fjalëmbajtja të ndihmon për këtë gjë. Nëse thua se do ta bësh këtë gjë, duhet ta mbash fjalën. Në fillim do të realizosh premtime të vogla, por që në fakt janë realizime të mëdha sepse të ndihmojnë qëllimin final.
Le të marrim një shembull banal, ata që janë në diatë dhe peshohen çdo ditë, arrijnë të humbin më tepër peshë, se ata që peshohen një herë në javë. Sepse rrisin aftësinë e autokontrollit.
Një kusht i domosdoshëm, nuk duhet të mendosh kurrë, se „tani, iku, mori fund dhe nuk e arrij dot objektivin“. Never give up! Mos u dorëzo kurrë! Duhet të jesh koshent për dëmin që i ke shkaktuar vetes, duhet të jesh koshent për realitetin dhe se ky realitet nuk fshihet nëse ti e heq nga mendja, por ky realitet kthehet në objektivin që ti kërkon të realizosh vetëm duke u përpjekur çdo ditë. Nuk të duhet të lëvizësh një mal apo një det, duhet të kalitësh vullnetin tënd, dhe është objektivi më i arritshëm në botë, nëse ti provon ta bësh.
- HAPËSIRË VETËM PËR MIQ TË MIRË, LARG TEJE PESIMISTËT DHE NGATËRRESTARËT
Përfshirja e miqve, familjarëve, komunikimi me ta për arritjen e objektivit të ndihmon që t’i respektosh objektivat e përditëshme që janë pjesë e objektivit kryesor. Që të jep mundësi t’u thuash se „unë bëra ashtu sikur ju thashë“. Dhe ta mbani vath në vesh se ndryshimi pozitiv është ngjitës: nëse ju bëni diçka të mirë dhe pozitive, pozitiviteti është ngjitës edhe për miqtë e shokët tuaj. Le të marrim një shembull të rëndomtë: nëse ju dobësoheni, të njëjtën gjë do të bëjnë edhe miqtë tuaj. Nëse ju hiqni dorë nga duhani të njëjtën gjë bëjnë edhe miqtë tuaj, nëse ju ktheheni herët në shtëpi në mbrëmje, kështu bëjnë edhe miqtë tuaj.
Qendroni sa më larg mendimeve të këqia që e dobësojnë vullnetin tuaj. Ju bëheni peng i mendimeve të këqia dhe kur harroni objektivin tuaj kryesor. Mendimeve të këqia dhe frenuese u ikni dhe kur përqendroheni tek diçka pozitive që funksionon, kjo ju largon nga mendimet frenuese, kjo ju shpëton edhe nga rezultatet negative. Kërkoni që të fitoni, se sa të friksoheni nga humbja. Mos e mendoni humbjen. Prandaj kur fitoni step by step, pak e nga pak, fitorja e objektivit tuaj është e sigurt. Edhe fitoret e vogla, ato të ndërmjetmet janë në shërbim të objektivit tuaj!
Mos komuniko me njerëz që të thonë „kjo gjë nuk bëhet“, „kjo gjë nuk arrihet“, „e pamundur“, „e parealizueshme“. Larg këtyre njerëzve. Këta njerëz nuk e meritojnë asnjë hapësirë të jetës tënde. Harro se çfarë ata të thonë dhe më e mira e të mirave harroji ata vetë. Mos ua trego objektivat e tua këtyre lloj njerëzve. Ndërsa nga ana tjetër dëgjo ata që ta japin këshilla pozitive dhe të mira dhe që të kanë mbështetur e mbështesin. Këtë gjë ti je i aftë ta bësh. E para që të mbështet është familja. Edhe miqtë po ashtu. Ata më të mirët. Qendro sa më afër miqve dhe sa më larg atyre që janë ngatërrestarë, pesimistëve apo atyre që fusin hundët në jetën tënde e të provokojnë. Sepse ata ta marrin gjënë më të bukur që ti ke në duar, kohën tënde për ta përdorur për të mirën tënde. Atyre jepu vetëm diçka me bollëk: indiferencën.
- PËRSËRIT PA FUND SE DO TË NDRYSHOSH
Për të ndryshuar zakonet, është e rëndësishme të përsëritësh një mënyrë deri sa të të bëhet një zakon. A e dini se fruta duhet të haet të paktën gjysmë ore përpara drekës apo darkës. Ju e dini këtë gjë por nuk e bëni. Atëhere propozoini vetes që të hani nga një mollë ose frut tjetër të paktën një orë përpara vakteve dhe kështu veproni për të paktën 60 ditë dhe do ta shikoni se kjo mënyrë sjellje do të bëhet automatikisht një zakoni juaj i ri, dhe nuk do të keni nevojë më të sforcoheni.
- PUSHIMI I LUFTËTARIT
Si çdo ushtrim force, pas çdo impenjimi, pune, angazhimi, edhe forca e vullnetit tendoset dhe lodhet. Imagjinojeni forcën e vullnetit si një muskul të trajnuar që ka nevojë për pauza dhe pushime me qëllim që të rikuperohet. Që të vetëkontrollohesh të kesh autokontroll, kjo kërkon domodoshmerisht forcë mendore dhe shoqërohet me një konsum të bollshëm energjish që harxhohet. Prandaj është e domosdoshme që të pushosh dhe për momente kënaqësie.
- MEDALIA MEDALIA!
Kur fikson objektiva dhe i realizon etapa pas etapash ke të drejtën edhe të një kompensimi. Prandaj duhet një bilancim i drejtë midis detyrave dhe kënaqësive. Por në fillm detyrat dhe pas realizmit të tyre vijnë edhe kënaqësitë. Prandaj peshorja e drejtëpeshuar do të ishte shumë e rëndësishme për të realizuar objektivat. Nëse peshorja anon nga kënaqësitë, dmth objektivi nuk realizohet në kohën e duhur ose nuk realizohet dot më kurrë.
- KËSHILLAT E FUNDIT
a.Mos u përhumb në mendime, mos e fut veten në situata pa zgjidhje, as mos teorizo shumë, përpiqu që rrugën për tek objektivi ta bësh sa më të lehtë dhe sa më të thjeshtë, kështu objektivi arrihet shumë më lehtë.
b.Ushqimi :stërmundimet e vullnetit provokojnë një rënie të sheqerit në gjak dhe kjo rënie shkakton reduktimin e autokontrollit. Prandaj është e nevojshme që gjatë angazhimeve të hash mjaftueshëm dhe në mënyrë të rregullt me qëllim që të jesh i përqendruar. Më mirë ushqime integrale, fruta, perime e zarzavate.
c.Meditimi: të praktikosh ndonjë formë meditimi e forcon autokontrollin.
d.Të vesh rregull: mbi tavolinën e punës, në shtëpi, nëpër dollapë, raftet e librave, rregulli i jashtëm e bën më të lehtë autokontrollin. Të vesh në rregull sendet jashtë ndikon që të vesh në rregull edhe brënda teje. E njëjta gjë vlen edhe për për punën apo shkollën, organizimi i fajleve në komputer.
e.Fillon nga starti – Ëndërrat që ti i mban me veten tënde, edhe kur duken fantastike apo absurde, mund të realizohen. Por natyrisht ato nuk realizohen nëse ti nuk vepron. Për t’ja filluar për së mbari, duhet të filloni nga numri 1, pra nga starti, jo nga mesi i rrugës. Kur fillon një gjë duhet ta nisësh nga pika e nisjes për të shkuar në finish, që është edhe arritja e objektivit.

SHTIMI I FORCËS SË VULLNETIT DUKE NDRYSHUAR PERCEPTIMIN E SJELLJES SE SI NE DUAM TË VEPROJMË
Disa mendojnë ndërkaq se të vendosësh për të bërë diçka të cilën nuk e dëshiron duke përdorur forcën e vullnetit, është e gabuar. Pse? Sepse në tërheqjen e litarit mes vullnetit dhe sjelljes (që në të vërtetë nuk duam ta ndryshojmë) triumfon kjo e fundit. Të kërkosh të ndryshosh drejtimin pa ia dalë dot kësaj, krijon raskapitje dhe çoroditje. Për të bërë diçka të vështirë por shumë të dëshiruar nga ne, në vend që t’i besojmë forcës së vullnetit, është më e dobishme të të ndryshojmë percpetimin e sjelljes të cilën duam ta ndryshojmë në mënyrë që duam ta ndryshojmë në mënyrë që ta bëjmë të papëlqyeshme më mirë se sa ta bëjmë të pëlqyeshme. Kështu do të largohemi nga sjellja e mëparshme në mënyrë automatike, pa krijuar konflikte brenda nesh. Ka disiplina si PNL (programimi neurolinguistik) që na mësojnë, mes shumë gjërave të tjera, edhe për të ndryshuar percpetimin e gjërave.
STËRVITJA E FORCËS SË VULLNETIT ME ANË TË TEKNIKËS SË MËNGJËR
Ndryshime të vogla në rutinën tonë të përditshme mund të shtojnë gradualisht forcën tonë të vullnetit. Atëherë në mëngjes zgjohu shpejt, laji dhëmbët me furçën në dorën e majtë (në qoftë se je sallaks me të djathtën). Zëvendësoji gjestin e parë që bën në mëngjes (të ndezësh kompjuterin, të hapësh telefonin e tjerë) me një veprim më të shëndetshëm.
Nëse ke tundimin për të kontrolluar postën elektronike o Facebookun, lërë për pak më vonë. Rregulloje shtratin. Në përgjithësi, mësohu të bësh atë që nuk e ke bërë, vetëm ngaqë vendos ta bësh ashtu.
Imponimi i forcës së vullnetit tënd në këto veprime të vogla na lejon të realizojmë një ndikim pozitiv njërin pas tjetrit në një mënyrë që çdo arritje të pasohet nga një objektiv më i rëndësishëm.
AUTOKONTROLLI DHE TEKNIKA E HESHTJES
Teknika e dytë është teknika e heshtjes. Për këtë flet edhe libri i Robin Sharma : « Murgu që shiti Ferrarin e tij ». Kjo teknikë konsiston në heshtjen e plotë gjatë një ditë të plotë, pra që të mos flasësh një ditë të gjithë, veç mund t’u përgjigjesh pyetjeve direkte. Duke heshtur një ditë, nuk bën gjë tjetër veç i krijon mundësi vetes tënde që të vendosë të bëjë atë që koshienca ia dikton se duhet ta bëjë. Sa më tepër që t’i të kesh kontroll vullnetin tënd, aq më tepër t’i do ta rritësh forcën e vullnetit. Mos lejo të kushtëzohesh prej jashtë, nga rastësia apo që të tjerët të vendosin për ty, se çfarë duhet që të bësh. Merri ti në vetën të parë vendimet që dëshiron të marrësh dhe respektoji ato përmes forcës të vullnetit.
Dhe në finish do të shohësh se ke fituar ti!

/Pëktheu dhe përgatiti për botim: Elida Buçpapaj
Komentet