Ambasadori amerikan Lu ka luajtur me faktin se ai di mirë shqip dhe këtë e ka shfrytëzuar që po në këtë gjuhë t’ua shpjegojë gjyqtarëve të korruptuar, se cili është koncepti i tij për korrupsionin. Duke iu drejtuar me gisht, pikërisht atyre që Lu i cilësoi si të korruptuar, ambasadori amerikan tha:
“…për gjyqtarët e korruptuar: Ma merr mendja se shumë prej jush nuk do ta identifikonin veten si gjyqtarë të korruptuar. Më lejoni t’jua them këtë në shqip, për të qenë i qartë. Prova ime për korrupsionin është e thjeshtë: nëse keni marrë ndonjëherë para ose favore në shkëmbim të një vendimi gjykate, jeni një gjyqtar i korruptuar… Së dyti, për gjyqtarët e ndershëm: kini besim, ndryshimi po vjen. E di që është e vështirë të jesh një gjyqtar i ndershëm. Nuk punon për shumë para dhe ka trysni nga çdo drejtim për të marrë vendime të rëndësishme për të gjitha arsyet e gabuara. Gjyqtarët e ndershëm, si ju, meritojnë të punojnë në një sistem që shpërblen integritetin. Ju meritoni të promovoheni në bazë të meritës dhe të përvojës.”
“Nëse uli dorën dhe shihni kyçin e dorës dhe nëse mbani në dorë një orë më të shtrenjtë se makina ime, atëherë jeni gjyqtarë të korruptuar. Nëse jeni i tillë, duhet ta lini këtë profesion menjëherë, pasi mund të futeni në burg.”, tha Lu.
“Në emisionin Portokalli thanë se unë duhet të flas më shumë në gjuhën angleze, kështu që sot do vazhdoj në gjuhën angleze’,- kështu e nisi fjalën e tij Ambasadori Donald Lu, në Konferencën Vjetore të Gjykatësve.
Sipas ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, “kjo nuk është një reformë kundër gjyqtarëve, përkundrazi, është dizenjuar për të kthyer sërish besimin dhe dinjitetin e atyre që e bëjnë punën me përkushtim dhe në mënyrë të ndërgjegjshme. Për ti dhënë fund një herë e mirë disave që po shkatërrojnë themelet e demokracisë në Shqipëri”.














Komentet