VOAL- Një dizajn i ri i kombinuar me elementë sigurie më të fundit. Me këto fjalë Zyra Federale e Policisë prezanton kartën e re zvicerane e identitetit, e cila mund të porositet nga 3 marsi i ardhshëm.
Karakteristikat e dokumentit të rinovuar gjenden edhe në pasaportën e re që ka 4 muaj. Kostoja mbetet e pandryshuar, ndërsa të gjitha kartat e identitetit të lëshuara deri tani do të mbeten të vlefshme deri në datën e skadencës.

Elementët e rinj të sigurisë
Për sa i përket sigurisë, disa elementë integrohen brenda materialeve, të tjerë krijohen kur prodhohet letra, ndërsa të tjerë futen gjatë personalizimit të dokumentit.
Kushdo që dëshiron të marrë kartën e re të identitetit mund të rezervojë një takim nga data 3 mars në zyrën e pasaportave kantonale ose në përfaqësinë kompetente të Zvicrës jashtë vendit. rsi-eb