VOAL

VOAL

Ditë zie për Alban Skenderajn, humb njeriun e shtrenjtë

June 25, 2017
blank
4 Comments
  • author avatar
    Faslli 6 years ago Reply

    Ngushëllimet tona më të thella mikut, poetit Qerim Skëderaj dhe djemve të tij.

    Me dhimbje e pikëllim të madh

    Nirvana & Faslli Haliti

  • author avatar
    Anonymous 6 years ago Reply

    Martin ngushellimet e Mia . Te rroni e ta kujtoni

  • author avatar
    Dashamir 6 years ago Reply

    Ngushellime me te sinqerta per humbje e nenes se Albanit.
    Po nuk e kuptoj cfar kan nenat e njerezve te tjere qe vdesin dhe nuk perbejne lajm. Cfar gazetarie eshte kjo qofte edhe nje portal thellesisht privat.?! Diferencimi i njeriut eshte rrazizmi me i poshter.

  • author avatar
    B Dervishaj 6 years ago Reply

    Ngushllime per humbjen e nenen kengeetarit alban skenderjt

Komentet

blank

Gjithmonë i paharruar, i dashur, i vlerësuar – Në kujtim të Nikollë Mark Tomës (Nik-Ulaj), njeriut që rrezatoi mirësi dhe dashuri – Nga FRAN GJOKA 

Në foto: I ndjeri Nikollë Mark Toma (Nik-Ulaj)

Jeta është e ndërtuar e tillë, që ka një fillim dhe një mbarim. Secili në jetën e tij, me mundësitë që krijohen, dëshiron që të bëjë gjëra të mira, që ti shërbejnë ecjes përpara për të mirën e fëmijëve, nipave dhe mbesave, brezave që do të vijnë. Vjen një çast dhe jeta e njeriut ndërpritet, duke lënë pas të dashurit e familjes dhe të njohurit, dhimbje dhe lot, por dhe kujtime të mira dhe të paharruara.
Njerëz të mirë dhe me reputacion shoqërorë po ikin nga kjo botë, ashtu në heshtje, siç qe dhe jeta e tyre. Punuan, u përpoqen, sakrifikuan, vuajtën, por pak fituan, fituan vetëm respektin e njerëzve për veprat e tyre të mira dhe me dinjitet që lanë pas. E kështu jeta ndërpritet e le pas tek njerëzit dhe shoqëria keqardhjen, dhimbjen, lotët dhe së bashku me to edhe kujtimin e mirë në shërbim të njerëzve në nevojë. Këto ditë u nda nga jeta, në moshen 93 – vjecare, burri i njohur i zonës së Balldrenit të Lezhës, njeriu me zë Nikoll Mark Toma (Nik  – Ulaj). Familja e Nikollës pati ardhur në fillim të shekullit të kaluar nga Ducaj i Shkrelit të Malsisë së Madhe. Familja e tij pati emigruar për arsye ekonomike dhe qe vendosur në Ulsirën Perendimore për të ndërtuar më mirë jetën në të ardhmen. Në moshën 16 – vjeçare Nikolla mbetet jetim, por pjestarët e tjerë të familjes së tij, sakrifikuan shumë për ta rritur edukuar me traditat e shkëlqyera të shqiptarit. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi falë interesimit dhe prokurpimit të të afërmve të tij. Në rininë e hershme martohet me Gjysten, bashkëshorten e tij të ardhshme dhe krijon një familje të shëndoshë plot mirkuptim dhe harmoni. Ishin vite intensive dhe të vështira ekonomike, por të 6 fëmijet e tyre u rriten dhe u edukuan nën kujdesin prindëror të nënë Gjystes dhe babait të tyre Nikollë. Ata u rritën dhe u dalluan gjithnjë për zgjuarsi, bujari dhe si familje mjaft punëtore. Fatkeqsisht, bashkëshortja e Nikollës u nda nga jeta 17 vjet më parë. Ajo ishte dhe mbetët në kujtesën e brezave një grua malsore model, për punë, urtësi dhe bujari, që shembull i bashkëshortes së shkelqyer, që mbahet mend për cilësitë e saj të vyera në Balldre e më gjërë. Familja e Nikollës ka jetuar gjithmonë vetëm me djersen e ballit, me forcën e krahut dhe për këtë arsye familja dhe fisi i tij, shihej gjithnjë me atë syrin e mire nga sistemi i asaj kohe, ku dallohej për sjellje shembullore, punë të ndershme, fjalës së matur dhe sofër bujare.
Nikolla qe burrë i pjekur dhe me përvoje jete dhe punë të ndërgjegjshme për t’u patur zili, sepse kishte gjithmonë parasyshë zbatimin me rigorozitet të normave të sakta tradicionale dhe burrërore. Ai njihte këngët folklorike të burrave trima të Malsisë së Madhe, madje edhe i këndonte ato me zërin e tij melodioz dhe plot kolorit, shoqëruar me mjeshtri me lahutën e tij, duke u bërë i njohur në festivale të ndryshme lokale dhe kombëtare, duke u vlerësuar me shumë çmime dhe vlerësime të merituara. Dinte ngjarjet e ndryshme të trimërisë dhe besës, të ndodhura në periudha të ndryshme historike në trevat e Malësisë së Veriut, madje nga ato ngjarje heroike qe frymëzuar dhe pati krijuar këngë duke i intepretuar me shumë pasion në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Kudo që punoi si magazinier në Tale të Lezhës apo në ish – ndërmarrjen ushqimore, si financier pranë pushtetit vëndor, la gjurmë për korrektesë, profesionalizëm dhe përkujdesje të pandërprerë për njerëzit në nevojë. Përgatitej për një mbledhje, takim, bisedë a kuvend burrash me argumentin, fjalën e bukur, gdhëndur në granitin dhe duke e veshur mendimin me normat, dokët dhe zakonet e krahinës. Nikolla në fjalët  e tij bindëse, thërriste gjithmonë për bashkëpunim, unitet e pajtim. Pra ishte njëri i vlerave dhe i kuvendit, i njohur në krahinë për fjalën, mendimin, faktin dhe oratorinë e pasur. Veçohej për punën e tij të palodhur dhe qëndrimin korrekt ndaj porblemeve që ndodhnin shpesh në zonë, problemet sociale duke ndërhyrë plot guxim për zgjidhjen ngatërresave, grindjeve dhe deri tek gjakmarrja, kjo plagë e hershme e shoqërisë shqiptare. Gjykimet e tij kishin vlera dhe fjala e tij kishte peshë, sepse kishte parasysh se gjykimi, fakti, mendimi, oratoria ishin një nga veprimtaritë shoqërore që kishin ekzistuar që në në lashtësi dhe ishin një nga treguesit kryesorë të zhvillimit dhe emancipimit njerëzor. Jo kushdo kishte këtë dhunti pozitive, por Nikolla e pati pjesë të jetës dhe të qënies se tij burrërore.

E kujtojnë sot me nostalgji banorët e bregut te Mates, Zejmenit, Kurbinit, Balldrenit dhe shumë fshatrave të Rrethit të Lezhës. Pati dhe shokë e miq të shumtë, burri i urtë dhe i matur Nikollë, i cili me buzëqeshjen e tij të cilter, me fjalën e tij të mençur, me shikimin e tij të butë e me normat njerëzore strikte të imponohej për ta dashur dhe respektuar në maksimum. Ai nuk pranonte kompromis në dëm të shoqërise dhe miqësise, por ishte gjithmonë i sakët dhe parimorë. Të njejtën gjë po e trashegojnë dhe djemtë e tij, ku me plot gojën do thoja se dhe ata sot po ecin në gjurmët e babait të tyre të dashur, nën ndikimin e vlerave dhe mësimeve të Tij. Në tërë udhëtimin e tij jetësor 93 – vjeçarë Nikollë Toma ka manifestuar dy cilësi kryesore jetësore, që ishin pjesë themelore e karakterit të tij, korrektësia në punë dhe shoqëri dhe ndershmëria në familje dhe komunitet. Mirësia dhe edukata e tij ishin tipare dalluese, që kanë gdhendur në memorien e tyre shumë shokë e miq të dashur dhe të respektuar të tij. Në jetën shoqërore dhe publike ishte dhe mbetët një njeri për t’u admiruar, qyetar dhe atdhetar shqiptar me zemër të madhe. Më ka rastisur shpesh të takohem e të bisedoj me të, kujtoj veçanërisht kur biseda binte te tema e ndryshimimeve në periudhën e tranzicionit të tejzgjatur. Ai ishte gjithnjë i hapur e më vështrimin e ëmbël e gjithë respek, bashkëbisedonte me pasion, logjikë  e argument, për vlera alternative, për ide e mendime të dobishme për demokracine ende të brishte në Shqipëri.
Lumturia e tij nuk kishte cak. Këtë lumturi ja sillte ngrohtësia, respekti dhe njerëzia e nusëve dhe djmve të tij si Toma, Noshi, Rakja, Gjergji, Frani, Pjerini, si dhe respekti dhe dashuria e pafundme që kishte për nipat Ardianin, Dritanin, Benin, mbesat Flora, Natalja, Vjollca dhe Albana, që i deshi, i respektoi dhe i edukoi me ndjenjat më të mira të harmonisë, mirësisë dhe të bashkëpunimit familjar. I deshi shumë të gjithë dhe iku me merakun e madh për ta.
– “E patëm prind, shok dhe edukator”, – thotë i vrarë shpirtërisht i biri, Toma. Nuk do ta shohim më nën qiellin e kësaj bote, por kemi të skalitur porositë, mësimet dhe veprat e tij, për të qënë të ndershëm, punëtorë dhe për të kapërcyer me vullnet vështirësitë familjare që na dalin”. Ndërsa Frani, njeri nga djemtë e tij me lot malli në sy thotë: – “Jemi kurdoherë krenarë për babain tonë”. Për ne vllazërinë ai ka qënë e mbetet burim drite, që na ka ndriçuar që në fëmijërinë tonë të hershme, udhën tonë të jetës e të punës, ndaj mbetët burim frymzimi për ne dhe nipat e mbesat që vijnë pas nesh. Dhe siç duket, do të kalojnë plot vite të tjera dhe emri i të ndjerit Nikollë Toma do të mbetët në kujtesën e brezave, sepse sot është bërë shpirti dhe zemra e kujtdo.  Kur bisedon me njerëz te profesioneve të ndryshme, vë re se e kujtojnë me dhimbje, sepse ai mbante një shtrirje të gjërë miqësie e shoqërie nga të gjitha trevat shqiptare e më gjërë, duke u skalitur me atë portetin e një malësori të vërtetë dhe krenar, që rrezatonte vetëm mirësi dhe frymë atdhedashurie. Kjo u vrejt në përcjelljen dhe lamtumirën e fundit të tij, ku morën pjesë qindra miq, shokë, kolegë, bashkëpunëtorë, por edhe deputetë të parlamentit shqiptar, ish – kryetarë komunash dhe bashkishë, përfaqësues të pushtetit lokal e plot të tjerë. Kishte një veçori të rrallë sa i takon respektit për njerëzit, kërkonte respekt, mirëkuptim dhe bashkëjetesë në mes religjoneve, nuk i dallonte kurrë sipas feve si katolikët e myslimanët i donte me shpirt, hynte e dilte si në shtëpinë e tij, si në ditë të mira ashtu dhe të vështira.
Toleranca dhe bashkëjetesa fetare, ishin për Nikollën tipari dallues që e bënte të rrezatonte mirësi e dashuri tek miqtë e shokët e shumtë të tij, me të cilët punonte e ndante me ta të mirën dhe fatkeqsitë njerëzore. I priste e i pëcillte njerëzit si vellezër dhe shokë në shtëpinë e tij, sepse dashuria dhe respekti i tij për mikun nuk i ka munguar kurrë. Sa punoi e jetoi, kurrë nuk bëri kompromis me karakterin e tij edhe kur ishte përballë përfitimeve të mirave matëriale e famës shoqërore që ai kishte krijuar dhe konsoliduar ndër vite. Asnjëherë nuk diti të diferencojë njerëzit sipas shoqërisë e miqësisë, por gjithmonë ishte pranë tyre me pasionin që i jepte niveli professional, edukimi familjar dhe kultura e tij qytetare. Mbeti deri në frymën e fundit i dashur me të vërtetën dhe i rreptë me padrejtësitë. Jeta bën punën e saj, por ky njëri i ngjan një mali, që sa më shumë ti largohesh, aq më i larte do të duket dhe sa më shumë ti afrohesh jetës dhe kontributit të tij, aq më i madhërishem do të shfaqet. Burri i njohur dhe mençur i zonës së Balldrenit të Lezhës Nikoll Mark Toma (Nik-Ulaj), mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë me lot në sy të afërmit, miqtë, shokët dhe gjithë banorët e zonës. Ai edhe i pajetë, shihte drejt lindjes, por tashmë ka shkuar drejt perendimit, për të mos u kthyer më kurrë, me atë shprehjen e butë të fytyrës, me atë buzëqeshjen e ëmbël që nuk i mungonte kurrë dhe sikur thoshte: ” Diell, lëshoma pak shpresë, vdekjen e prita krenar, sepse bëra çfarë duhej për atdheun, për shoqërinë dhe familjen. Endrra për lumturinë, që pata thurur me krahët e mij dhe familjës sime, u venit brenda qënies sime. Le të jetë e gjallë kjo ëndërr për brezat e ardhshëm…”.
Përjetësisht mirënjoheje kujtimit dhe veprës së tij të ndritur!

blank

Mesazhi i fundit me poetin Hamit Aliaj qe mbeti pa pergjigje…?! Nga Sami Mulaj

Pershendetje Hamit Aliaj!

Desha te trazoj pak diten duke te fute ne skutat e imagjinates…Qe ne vogeli jam i hallakatur nga emertimi Trojet e Kasajve…

Ne se me shtyn diçka ne hulline e lashtesise e te origjines tone ne vendlindje eshte ky truall qe e kemi shkele e deri i hyri traktori ka pas rrenoja edhe me gure.

Nuk jemi as historiane e as hulumtues por duke pare fuqine tuaj gati magjike në vargun Epik desha te afroj diçka qe me ngacmon gjithe jeten…ato troje me afrojne imazhe te Trojes se famshme te Homerit.

Une e kuptoj se per poetin e vertete nuk ka porosi e tema…Por me kupto drejt edhe nje shkendij ndez nje mal…prandaj edhe te shkrova krejt sinqerisht.

Ndoshta Ai Hamit Aliaj qe njohim i ben keto troje me nje fotografi…qe te shohim edhe me larg edhe lashtesine tone.

Te perqafoj e te uroj gjithe te mirat! Merri si nje kafe te mire keto rreshta.

Me shume respekt.
Samiu

Nuk e di a arriti ta lexoje kete mesazh …tani Homeri yne shkoj tek trojet e veta…

Jam i sigurte se do t’me kthej pergjigje…

Sami Mulaj,
New Jersey, USA
Mars 7, 2023.

blank

Nga Sami Milloshi ATDHEU TË KA BORXH TY, HAMIT ALIAJ

 

Sot qe ne pike të mëngjezit kur më ka dalë gjumi në Amerikë ,lexova lajmin e kobshëm për mikun tim, poetin Hamit Aliaj . Prej mikut tim poet po ashtu, Alfons AL Zeneli.

M’u perlotën sytë.

Pastaj e mblodha veten. Por thashë me vete si erdhi kjo punë kështu. Gjithe diten u përpoqa të jap nje shpjegim.

Dhe shpjegimi është ky: kur një njeri të ka hyrë në shpirt është e pamundur të mos e ndjesh humbjen e tij, njësoj si ,larg qoftë, të afermit e tu.

Hamit Aliaj ka hyre në shpirtrat tanë si Një Fishtë Modern. Unë e kam pas të pamundur te mos e lexoj dy ose tre kater herë poezine e tij. PER SHKAK TE BUKURISE.

Ai ua vuri Bjeshkeve Mbiemrin e Tij me nje kurajo të jashtezakonshme sepse e dinte fuqinë e fjalës së tij.

Ai është I atillë kalibri si poet që meriton studime të tilla dinjitoze si ajo e shkrimtarit dhe studiuesit me zë Mehmet Elezi ne librin ” Shkrimtar pa leje”

Hamit Aliaj meriton te studiohet ne shkolla.

I paç shku parajsës o miku im.

Atdheu të ka borxh ty.

Ti i dhe gjithësa kishe !

blank

In Memoriam Hamit Aliaj Lutje në gur

Ah ,sikur të ishim drurë ,
Të bleronim,çdo pranverë,
Të dridheshim nga shpërthimi i gjethit në degë,
Ta ndjenim hënën që ec
trupave tonë në stinën e lëngëzimit,
T’i ndjenim shirat degëve, lot i qiejve pa emër,
Retë të rrëzoheshin e të lulonin mbi ne,
Të flinim jashtë si nomadë të përjetshëm,
Hije t’i bënim udhëtarit të vetmuar,
Pa pyetur as qiellin ,
T’i bënim marrëzitë e verës!

Ta mashtronim plakjen tonë,si drurët e moçëm
Që vishen me gjeth në prill
E duken të rinj

Ah ,sikur te ishim drurë a pemë,
E njêherë në vit ,lulet të shpërthenin brenda nesh ,
T’i bënim pa marrë leje,
Marrëzitë e pranverës..

Të tundonim njeriun në vjeshtë,siç tundojnë frutat mëkatin

E pastaj butë,butë të na kaplonte bora ,si dashuria,
Të mbusheshim me gjurmë zogjsh a egersirash të pyllit,
Ujkun të nxirrnim nga vetja ,a sorkadhen e trembur
Se njeriu asgjë tjetër s’është,
Veç një pyll plot egërsira !

…. i tha vetes njeriu …

blank

In memoriam Hamit Aliaj – Edhe vdekja është nënë

Në këtë jetën e shkurtër
Unë qeshi me vdekjen:
E gënjej, i vë emra si të më teket,
Kurrë nuk këndoj lavde për të
Ajo ka të veten
Kohën e pamatë, unë këtë të matshmen,
Ka kohë të hakmerret për shpërfilljen time
Të paktën me fjalë të hiqem trim
E ta mund tutën, frikërat e mëdha
Me të cilat ajo sundon botën
E të bëjnë të vdesësh përditë përsëgjalli !
Edhe vdekja është nënë :
Nëna e të gjitha frikërave!
Hamit Aliaj
blank

Sami Mulaj: Homeri shqiptar i poezise Hamit Alia u nda nga jeta !

Homeri shqiptar i poezise Hamit Alia u nda nga jeta !
Keto momente me njofton familja e tij!
Shume e rende!
Trishtim I madh!
Por Princi dardan në gjogun e bardhe Te poezise do Te jete i gjalle midis nesh…
I perjetshem Qofte kujtimi i tij!
blank

TOGU I UÇK-së “YLLI 98”

25 vite nga lindja dhe rrita e UÇK-së, togu “Ylli 98” në Kodër të Baranve të gurit, tog ky që lindi më 3 mars 1998.

Më 15 qershor 1998 në shtëpi të familjes së Idriz Baranit, caktuam komandant togu Sadri Barani e zëvendës i tij Shemë Barani.

Togu kishte tri skuadra, kom. i skuadrës së parë ishte Selim Barani, i skuadrës së dytë Shkëlzen Barani, i skuadrës së tretë Tahir Barani.

Në mesin e 26 ushtarëve Baran të gurit ishin edhe një nip nga Peja, një mik nga Qubreli dhe një shok nga Ternavci-Skenderaj.

Halit Barani ishte themelues i togut dhe me pajtimin e këtyre ushtarëve e pagëzoi togun me emrin “Ylli 98”, tog ky i cili luftoi okupatorin pa ndërpre deri më 19 shtator 1999.

Lufta e UÇK-së 1998 / 99 në Kosovë, Baranët e gurit i la me një dëshmor dhe dy viktima, njëri prej tyre ende konsiderohet si i pagjetur (zhdukur).

blank

Enver Hadri (1941- 25 shkurt 1990), Heroi i Kosovës, i dekoruar nga Ibrahim Rugova

Enver Hadri (1941- 25 shkurt 1990) ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës.

Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës në të cilën bashkëvepronin Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrija, Agim Rodoniqi etj..

Organ i kësaj organizate ishte revista Zëri i Kosovës në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes të cilës bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si Unioni Evropian, NATO, etj,. Në Bruksel, në rrugën e Shqipërisë (Rue d’Albanie) ai formoi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Më 25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Sent Zhil (origj. Saint Gilles), Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiq (Veshko)[1], Andria Lakoniq, dhe Darko Ashanin, e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t’ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.

Andria Lakoniç u vra një muaj më vonë nga bashkatentatori i tij V. Vukotiç në një diskotekë (NANA) në Beograd. Darko Ashanin u arrestua në Greqi më 1995, me ç’rast një gjykatë greke urdhëroi ekstradimin e tij në Belgjikë për gjykim, por me ndërhyrjen e Ministrit Grek te Drejtësisë Janis Potakis ai u dërgua në Serbi ku u vra më 1995. Veselin Vukotiq është arrestuar në Spanjë në vitin

2006 dhe ka qenë në burg në Belgjikë deri me 19 dhjetor 2008 kur i është dorëzuar autoriteteve serbe.

Sipas policisë spanjolle, Vukotic, përpos vrasjes së Enver Hadrit ai kishte edhe dokumente paditëse për kryetarin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq në lidhje me vrasje të shumëta. Në vitin 2003, një dëshmitar i mbrojtur në gjykimin e Millosheviqit ka dëshmuar se zotëri Vukotiq ka pranuar vrasjen e Hadrit. Dëshmitari i mbrojtur ka dëshmuar prapa xhamit me ngjyrë duke thënë se: Vukotiq ‘më ka treguar për likuidimin e shqiptarëve në gjithë Evropën. Ai e bërë këtë më urdhrin e shërbimit sekret jugosllav. Të fundit që e ai e ka vrarë ka qenë Hadri.

Dekorimi

Më 2006, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e dekoroi Enver Hadrin me Urdhrin e Artë “Hero i Kosovës”, “për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

 

blank

Pllakë përkujtuese, në Rrugën D’Albanie 23 kane jetuar Faik Konica dhe Enver Hadri Commemorative plaque – Rue d’Albanie 23blank

 

Teuta Hadri: Vrasësit e Enver Hadrit, më në fund, dënohen me burgim të përjetshëm

blank

In Memoriam-Artan Fuga: Dr.Rushen Golemi,një kirurge që nuk i vjen më Shqipërisë,një zonjë e emancipuar,që i tejkalonte të gjitha regjimet ku jetoi !

In Memoriam Dr.Rushen Golemi (16.07.1935-27.2.2018)

Voal.ch me rastin e 5 vjetorit të largimit nga kjo jetë të Dr. Rushen Golemit, një figurë e shkëlqyer e mjekësisë dhe jetës publike shqiptare po sjell një kumt të Akademik Artan Fugës.  Doktoreshë Rushen Golemi njihet si kirurgia e parë femër në Shqipëri.

Postimi i plotë i Artan Fugës

Qani sot shqiptarë sepse nuk e dini çfarë humbët mbrëmë!

Sot unë përulem me dhimbje përpara gruas së madhe shqiptare që shkon në banesën e fundit, dr. prof. Rushen Golemi.

Aq sa e kam njohur, ajo nuk ishte një politikane.

Ishte aq e lartë saqë nuk mund të ishte politikane.

Mjaft ju që politizoni çdo gjë o të mjerë dhe që e masni çdo gjë me kutin tuaj banal!

Edhe ju që nuk dini të bëni asgjë!

Ajo tallej me kotësinë, mediokritetin, mëndjemadhësinë, duke qenë në madhështinë e saj kaq njerëzore, pa ditur të tallej me askënd.

Ajo e pamatshmja që u detyrua të jetonte në kohën e vijës së masave dhe gjente hapësirën të shkëlqente me punën e saj.

Ajo që jetoi në kohën që i pazoti, matrapazi, i pavlerti, burrë a grua qoftë, bën si perëndi!

Ajo që kishte forcën dhe aftësinë ta kthente mbrapsht natyrën kur kjo ishte kundër njeriut!

Dhe kurrë nuk e pashë të lëvdohej.

Rrinte në heshtjen e vet të ndritur!

Ajo sigurisht ka qenë një kirurge që nuk i vjen më Shqipërisë ku fati e hodhi sepse mund të ishte e tillë në çdo vend të Globit.

Por për profesionalizimin e saj nuk mund të flas unë budallai para saj!

Ajo që unë di, kam vrojtuar në dekada, është se ajo ishte një njeri i madh, një zonjë e emancipuar, që i tejkalonte të gjitha rregjimet ku jetoi.

Ajo ishte një humaniste e madhe.

Ajo ishte një shpirt dhe zemër të madhe.

Ajo ishte një mendje e hapur që si lule drejtohej gjithmonë drejt diellit.

Ishte përtej dogmave dhe paragjykimeve.

Femra shqiptare ka te ajo margaritarin për të thënë : Jam bashkëpatriote me Rushen Golemin!

Eleganca e saj shpirtrore dhe fizike, duart e saj magjike, topuzi i flokëve të mbledhur mbi kokë, thjeshtësia e saj prej princeshe, të gjitha, nuk ka fjalë që i përshkruan.

Ju o shqiptarë, nuk e dini se çfarë keni humbur mbrëmë!

E tërhequr në fisnikërinë e saj të mbrame, mos kujtoni se harrohej.

Askush nuk mund ta qajë humbjen e saj, sesa ne, ne që jemi asgjë. Ne që na përbuzin!

Edhe më shumë bota e përtejme merr superioritet ndaj së këtejmës.

Andej plot shpirta të mëdhenj shqiptarë, këtj dominojnë të vegjëlit, jemi ne të kotët, budallenjtë, dhe matrapazët që merremi me e lagu s’e lagu.

Sa jetë kishte ajo në duart e saj, një Zot e di.

Unë e quaja aq të lidhur me jetën që u kishte dhuruar mijra njerëzve, saqë e dija të pavdekshme.

E jo, isha gabuar.

Pse mund të vdiste edhe Rushen Golemi?

Në dreq vaftë vdekja!

Qani sot shqiptarë, se nuk e dini çfarë keni humbur!

blank

Robert Schwartz si fenomen kulturor – Intervistë me Amik Kasoruho Nga Miranda Haxhia

Nuk qenka e thënë ta njohësh personalisht një njeri dhe ta kesh mik, të kesh kërshërinë ta kujtosh dhe të shkruash për të. Në Shqipëri, kur të gjitha dyert dhe dritaret për të parë Perëndimin nuk ekzistonin, Robert Schwartz ishte një dritare e një forme krejt të veçantë, ishte një rrjedhë e një lumi të nëndheshëm kulture, gurgullimën e së cilës e ndjenim, por jo shpesh e shikonim. Data 10 dhjetor nuk është shënuar në asnjë kalendar me ngjyrë të ndryshme nga e zakonshmja, por është ditëlindja e përkthyesit të njohur, një prej kolonave të forta të kulturës shqiptare, e Robert Schwartz. Prej gjashtë vjetësh nuk është më midis nesh, por asnjë nuk e harron emrin dhe punën e tij. Sepse ne nuk duhet të harrojmë, sidomos njerëzit e kulturës!

Përkthyesi i njohur, njeriu që po ta vështrosh në fotografitë e kohës kur ishte gjallë, të krijon ndjesinë e një qielli të dëshiruar, të një lëndine ku ke kujdes se mos dëmton qoftë edhe ndonjë rrugë milingone, nuk jeton më. Por ajo që qëndron mbi të gjitha ndjesitë dhe emocionet krejt të panjohura për një njeri që personalisht nuk e kam njohur, është se me kulturën e tij të përkthimit, me librat që i solli fuqishëm në letërsinë shqipe, Robert Schwartz krijoi opozitën e vërtetë ndaj një kulture të mbarsur me të ashtuquajturën letërsi sipas udhëzimeve të partisë. Letërsia e tij, mënyra se si e solli në gjuhën shqipe na mësoi të dallonim dritaren e vërtetë ku qytetërimi dukej, nga dhjetëra dritaret e sotme, ku qytetërimi vjen i zbërdhulët dhe me lloj-lloj formash dhe përmbytjesh mediokre. Ndaj duhet marrë si model i përkthyesit të talentuar Robert Schwartz. Schwartz ishte europian, kozmopolit, me rrënjë në Vjenë, në Europën Qendrore dhe në Ballkanin Perëndimor, në Shkodër e Tiranë, ishte hebre, po aq sa edhe sarajevas, shqiptar-shkodran, elbasanlli dhe tiranas. I rrallë në sojin e vet-pjesë e disa kulturave njëherësh. Për të kuptuar më mirë kohën e errët për lirinë e mendimit dhe për të kuptuar më mirë mbijetesën e kulturës shqiptare, duhet kujtuar në këtë përvjetor të thjeshtë, pikërisht, domosdoshmërisht, Robert Schwartz. Në këtë përvjetor, portretin e tij si njeri e më tej si intelektual, më mirë se kushdo e ndërton miku i tij, përkthyesi Amik Kasoruho.

Kur jeni njohur me Robert Schwartz dhe si ka vijuar miqësia juaj?

Me Robertin jemi njohur në vitin 1944, në klasën e parë të gjimnazit të Tiranës. Tri gjëra më kanë ndarë prej tij: burgu, largimi nga Shqipëria dhe vdekja e tij. Që të tria, ndarje të hidhura. Mund të duket paradoksale, por ato ndarje na kanë lidhur edhe më ngushtë. E kam pasur pranë, si mund të ketë pranë njeriu shokun, me të cilin ka ndarë halle e shpresa, mall e mëri që e ndjen si pjesë e tij. Mes fotografive të vjetra ruaj njërën që ka një vlerë të veçantë për mua: është fotografia e Robert Schwartz me një kushtim pas saj ku pat shkruar: “Më të dashurit nga të paktët”. Kanë kaluar më se pesëdhjetë vjet nga koha kur është dhuruar kjo fotografi: shumë gjëra kanë ndryshuar. Mbase ndryshimi më i rëndësishëm, të paktën për mua, është se dikur mendimi i vdekjes nuk ishte kaq i ngulmët sa sot. Por kur vdekja vjen pas një jete dinjitoze dhe të dobishme shtyhemi të mendojmë se ajo nuk mund të shuajë vlera të tilla siç janë respekti ndaj vetes dhe të tjerëve, dashuria për të vërtetën, vetëdija për të qenët të lirë brenda nesh, miqësia e dëlirë dhe e painteres, që i duron të gjitha provave të kohës.

Përse ishte kaq i veçantë për ju Robert Schwartz?

Miqësia me një njeri të veçantë përmbyll një të mirë dhe një të keqe: e mira është se ndoshta pa u kujtuar fillojmë e jetojmë në simbiozën me vlerat që nuk i gjen rëndom ndër njerëzit e tjerë; e keqja është se kur ai nuk jeton më, nis e krijohet një përshtypje pafuqie, një ndjesi zbrazëtie, gati-gati një vetëdije e çuditshme se edhe në bëfshim përpara, do të na mungojë siguria që ndjejmë pranë njeriut të veçantë, siguria që rrezatohet nga personaliteti i tij. Jeta pranë njerëzve si ai është e bukur, sepse pranë tyre mund të zbulosh vlera që ndryshe do të mbeteshin të panjohura dhe që i japin vetë jetës një kthesë të vlertë, sepse na edukojnë ndjeshmërinë ndaj së bukurës, dëshirën për ta pasuruar jetën, aftësinë për të dalluar të natyrshmen nga shtirja. Dhe këto krejt natyrshëm, thjesht me shembullin e jetës së tyre.

Miqësia juaj kishte një masë të ndryshme, shpirtin, si vinte kjo ndjesi?

Nuk pat mëtuar kurrë shpërblim për miqësinë që e falte me gjithë zemër, pa rezerva, deri në fund. Të rrethonte me përkujdesje miqësore, nuk e fshihte miqësisë, edhe kur një gjë e tillë shihej me sy të keq, madje edhe asokohe kur miqtë duheshin zgjedhur me biografi të mirë, e përbuzte ligësinë pa u shtirë si hero, por pa u zvarritur në tokë, e shndërronte miqësinë në krenari dhe me këtë krenari pastaj t‘i dilte përpara së keqes. Të gjitha këto kërkonin shpirt të madh. Dhe Berti e kishte.

Si e keni ndjekur ju formimin e tij dhe si përcillej fryma e kulturës mes jush?

Kur në Tiranën e viteve ‘60-‘70, intelektualët e kohës bënin çmos t‘i nxirrnin namin vetes si krijues, Robert Schwartzin e karakterizonte thjeshtësia, dëshira për të mos rënë në sy, në shumë raste të mbyllurit në vetvete në një univers të panjohur për shumicën, por që ai e ruante me xhelozi, sepse ishte bota e tij ajo që ai e kishte krijuar pa zgjatur dorën për të lypur asgjë. Bota e tij: kishte filluar ta ndërtonte atë botë të kulturuar dhe të pasur që në adoleshencën e hertë të tij, atëherë kur shkruante tregime të shkurtra që neve, shokëve të tij, na linin gojëhapur dhe që do të ishin hapat e tij të parë në botën e tij të madhe të letrave. Atë botë, më vonë, e pasuroi me hovet fisnike të një zemre të mbushur me dashuri për jetën. Dhe kurrë me urrejtje për njerëzit. Mbase edhe me ironi. Me ironinë e tij që e përdorte si armë mbrojtjeje dhe jo mësymjeje. Për shumëkënd ai ishte njeri i ndryrë në vetvete, që nuk hapej. Nuk e bënte këtë për mendjemadhësi dhe as për ndjenjë epërsie ndaj të tjerëve. Por ishte i vetëdijshëm se jetonte në një kohë të vështirë dhe të rrezikshme, kur nuk duhej shumë për të paditur po të flisje më tepër seç duhej për Remarque, apo për Zweig-un.

Thonë që hipokrizinë dhe lajkat nuk i afronte? Si “e paguante” dinjitetin i tij?

Nga ç‘pat në jetë Roberti, asgjë nuk e pat lypur dhe asgjë s‘i qe falur. Prandaj edhe ishte krenar: gjithçka e kishte arritur vet. Dhe pat krijuar duke i kushtuar vetëm një pjesë fare të vogël të kohës së krijimit të mirëfilltë, sepse pjesën më të madhe të asaj kohe e pat kaluar si murgjit e Mesjetës, që kopjonin tekstet e lashta: duke përkthyer zëre se pa shpërblim, qindra faqe mbushur me ideologji boshe që nuk thonin asgjë. Xhevahiret e shqipërimeve të tij i ka bërë në kusurin e kohës, duke ia hequr pushimit, apo ëndjeve të pakta, duke punuar në kushte të pamundura. Kur në vitin 2003 iu dha titulli Qytetar Nderi i Tiranës, askush nuk u kujtua se ky njeri i shquar kishte jetuar dhe jetonte me një grua e djalë vetëm në një dhomë e kuzhinë, apo i sëmurë siç ishte, me pesë by-passe dhe me pace-maker në zemër, duhej të ngjiste katër kate shkallë për të shkuar në strehën e tij.

Se mos ishte vetëm kjo padrejtësia që pat përballur Robert Schwartz në jetë. Besoj se në kujtesën e shumicës prej nesh ka për të mbetur fakti se të parët që e çmuan dhe e nderuan Robert Schwartz nuk qenë bashkatdhetarët e tij, por shteti gjerman që e nderoi me Kryqin e Meritës, kur te ne nuk ishte gjetur as edhe një copë letër për t‘i dhënë edhe atij, siç pat ironizuar vet “diçka të merituar”! Të ishte thua, çështje harrese? Robert Schwartz qëndronte shumë më lart se interesi dhe meskiniteti që shpesh vihen në themel të vlerësimeve. Nuk ua kishte nevojën lajkatarëve dhe kur i qëllonte të kalonte mes tyre, kujtonte fjalët e Dantes “non ragionar di lor, ma guarda e passa”

Ju jeni shprehur se ai jetoi idhnak, u shua i malluar: a i përmbaheni fjalës suaj se vlerësimi dhe fama nuk mund të shpaguajnë tërë ato që i mohuan në jetë?

Pati një jetë të pasur si pakkush. Veçse shpirti i madh, i dëlirë dhe krenar, dinte të vuante por jo të lutej. Dhe shkruante “E pra, kam mall që para perëndimit – ta rrok edhe unë, o qoftë dhe për një çast- atë që s‘m‘erdh, atë që më përket!” (Sonetet e rrëfimit, 10 dhjetor 1959). Shqipërimet e tij rrinë për bukuri pranë përkthimeve më të goditura në letërsinë shqiptare: ai qe Mjeshtër i fjalës së shkruar. Pa bujë, pa rrahur gjoksin, pa ndukur njeri nga setra, por duke punuar me ngulm me përkushtim e me dashuri deri ditët e fundit të jetës, ai na dha një varg kryeveprash që tingëllojnë shqip, por edhe aq bukur sa në gjuhët nga janë përkthyer. Jo vetëm sepse këto gjuhë i zotëronte, por sepse e donte jashtë mase gjuhën tonë. E njihte dhe e respektonte. Kujt nuk i vjen ndër mend thirrja e tij e zjarrtë për pastërtinë e gjuhës, në një kohë kur heshtnin institucionet që e kishin për detyrë të ngrinin zërin. Si të mos na ngjethnin katër vargjet e shkruara në vitin 1990, trembëdhjetë vjet para se të vdiste, që mbajnë titullin MBI VARRIN TIM: “Nga dashuritë e tij të mëdha, nga dashuritë e tij të forta; vetëm njërën s‘e harxhoi kot:- atë për gjuhën shqipe”?

Dhe si mund të mos drithërohet njeriu kur lexon vargjet e tij “të rrosh e prapë të jesh i vdekur fare; të ndjesh dhe ndjenjën ta varrosësh thellë…” (“Unë”, 17 prill 1956) vargje që paraqesin kontradiktën më çnjerëzore të një shpirti të ndjeshëm që mbetet gjithsesi i lirë?

A mendoni se për Robert Schwartz do jetë gjithmonë një dritare e çelë?

Mendoj se për njerëz të tillë, dritarja e një vendi që e do kulturën e vërtetë është gjithmonë çelë./ Miranda Haxhia

 

https://alhouseisrael.org/robert-schwartz-si-fenomen-kulturor/?fbclid=IwAR10n6HfMCFH2Izb0IaYdGiJPhvS7ImuP0JMQvAIKvlaXWj5k9FTAF-tL4I

blank

Homazh për arkitektin e famshëm, poetin dhe përkthyesin Petraq Kolevica Nga Dr.Orhan Sakiqi, New York

PETRAQ KOLEVICA, ARITEKTI QË U NDESH MË DIKTATORËT HOXHA DHE SHEHU PËR TA SHKËPUTUR TIRANËN NGA KLASICIZMI RUS

“Fillimi i viteve 1960 e në vijim, në lindje të kontinentit, por edhe në Tiranë, artet i përshkoi një rrymë liberalizmi, largimi nga heroizmi i detyruar dhe jo njerëzor. Kishte ardhur koha për t’u shkëputur nga klasicizmi i tepruar rus, për të kaluar në arkitekturën moderne si simbol i progresit dhe demokracisë. Dhe këtë rrugë mund ta hapnin vetëm të rinjtë si Petraq Kolevica”.

– Ka mbetur epike sfida që ai i bëri diktatorit në përurimin e ekspozitë “30 Vjetori i Clirimit” në dhjetor 1974 kur ai e uroi për ekspozitën por i hoqi vërejtje për bibliotekën e Korcës duke e ngacmuar se aty kishte ndikim nga Todi Lubonja e ku Petraqi tha ; -Jo shoku En… vetëm ai nuk hyn këtu. Petraqi mund të jetë i vetmi arfkitekt në botë me të cilin janë marrë  të gjithë krerët e shtetit- Diktatori, Kryemistri Shehu, zv Kryeministri Koleka e me radhe ministra…

Çdo kush mund të hedhë vështrimin pas dhe shikojë çfarë ka bërë në jetë, sikurse thotë poeti francez  Poul Verlaine:

O ti njeri,dhe ti dhe ti/ Që kaqë ankime pate/ Më thuaj ç’bëre ti/ Në vitet e rinisë sate? (përkthyer nga P. Kolevica).

Dhe Peraqi bëri mjaft në jetë, projektoi, shkroi poezi, përktheu dhe punoi për idealin e demokracisë. Ishte një artist me ndjenja të holla në çdo fushë të artit ku punoi.

Petraq Kolevica, lindi në Korçë më 11. 04. 1934 ku mbaroi shkollën shtatë vjçare dhe gjimnazin.Në vitin 1957 mbaroi Fakultetin e Inxhiniersë së Ndërtimit në U.SH.T.

 

ARKITEKTI

Në shtator 1957 Petraqi fillon punën në Ndërmarjen Projekti. Siç thotë Petraqi në librin ‘Arkitektura dhe Diktatura’ aty pati fatin të njihet dhe të punojë me ajkën e inxhinierëve dhe arkitektëve si Gjadri, Luarasi, Filipeu, Strazimiri Lufi, Haxhi Dauti, Shashaj etj. Aty lexoi me etje çdo gjë që i ra në dorë nga biblioteka ose huazoi nga kolegët. Mes tyre ai pati kohë të piqet si inxinjeir dhë si arkiktekt. Pa dyshim Kolevica është nismëtar i një rryme të re në arkitekturë.

Me përjashtim të disa përpjekjeve të arkitektëve  Butka e Luarasi në mesin e viteve 1930, pas vitit 1944 këtu fillon era e influencës ruse në arkitekturë. Për këtë shkëputje Petraqin e ndihmuan deri diku edhe kushtet. Fillimi i viteve 1960 në lindje të kontinentit por edhe në Tiranë artet i përshkoi një rrymë liberalizmi, largimi nga heroizmi i detyruar dhe jo njerëzor. Kishte ardhur koha për t’u shkëputur nga klasicizmi i tepruar rus, për të kaluar në arkitekturën moderne si simbol i progresit dhe demokracisë. Dhe këtë rrugë mund ta hapnin vetëm të rinjtë si Petraq Kolevica.
Në këto rrethana, në vitin 1960, Petraqit iu dha për projektim ndërtesa pas Bankës Qendrore të Shtetit në Tiranë. Në këtë objekt ai futi elementë të rinj të papërdorur më parë, seksion me katër apartamente, lloxha dhe ballkone për cdo apartament, dritare të mëdha, fasada me rripa granili etj.

Nga ana urbanikstike objekti i përshtatej harkut të rrugës dhe kështu ruante dhë dy selvitë  karakteristike. Këto ranë në ‘sy’ të kryeministrit që e thiri në zyrë të tij dhe i vuri kryqin dritareve të mëdha, me një laps të zi kujton ai. Petraqi shpëtoi aq sa mundi dhe objekti u pëlqye. Sa ishte në Institut, Petraqi u mor shumë me Korçën ku ka mjaft objekte të spikatura. Biblioteka zë një kapitull të vëçantë në librin autobiografik ‘Arkitektura dhe Diktatura ‘ku edhe kopertina është foto e bibliotekës me kryq shuarje.

Në vitin 1966 Petraqi u transferua në ZUP in e Tiranës. Këtu ai projektoi , Agjensinë ajrore në bul. Zog I, banesa për diplomatët në rrugën “Skëndëbej” etj. Këto objekte u dënuan publikisht në një mbledhje më sektorin e ndërtimit në vitin 1975  së bashku me punët e Maks Velos, Mauricio Begës e Sokrat  Moskos. U quajtën nga kryeministri arkitekturë ‘qafleshe’, borgjeze e dekadente. Ndërkohë Petraqi ishte transferuar në minierën e Valiasit, në ndërtimet e depove të qymyrit.

Profesioni im si projektues kishte marrë fund shkruan Kolevica, dhe kjo në moshën 40 vjeçare në majat e krijimtarisë.

Ka mbetur epike sfida që ai i bëri diktatorit në përurimin e ekspozitë “30 Vjetori i Clirimit” në dhjetor 1974 kur ai e uroi për ekspozitën por i hoqi vërejtje për bibliotekën e Korcës duke e ngacmuar se aty kishte ndikim nga Todi Lubonja e ku Petraqi tha ; -Jo shoku En… vetëm ai nuk hyn këtu. Petraqi mund të jetë i vetmi arfkitekt në botë me të cilin janë marrë  të gjithë krerët e shtetit- Diktatori, Kryemistri Shehu, zv Kryeministri Koleka e me radhe ministra…

blank

 

SHKRIMTARI DHE POETI

 

Petraqi ka filluar të shkruajë që në rini. Poezia e parë daton në vitin 1955. Libri i parë me poezi ‘Këngë nga koha e keqe’ u botua në vitin 1993 dhe përmban poezi të shkruara nga vitet 1957-1987. Ai shkruan në parathënien e librit se “Kur i shkruajta nuk shpresonja të arrija t’i shihja  ndonjëherë të botuara. Ato mbetën për vite me rradhë të fshehura”.

Poezitë e shkruara në një hark kohor prej 30 vitesh mëshirojnë shpirtin e trazuar të tij qysh student e deri në baltën e ndërtimit.  Ai i këndoi Fishtës, Nolit, Kutelit e sidomos L. Poradecit me të cilin pati miqësi të herëshme . Ja një strofë: “Se bëre ti Ravvi( Mësues)/ Me poezinë/ Muzikë simfoni/Mbi simfoninë………”Për kohën e keqe shkruar për dëshmorët”/Oh eshtra të dlira/ Ç’u tretët kot për ditë më të mira…../ Për vajzat që shtrojnë pllaka-/Kur të visheni nuse/ Do dukeni si të veja/

Por kuptim plotë ka një profecia e tij për vitet që vinë:

“Kaq na mbytën ligësitë/ Sa kam frikë se një ditë/ Kur dhe ne të shohim dritë…………/ Oh! Kam frikë atë ditë/ Ikjen e gjithë njerëzisë.

Poezia ka qenë strofka e Petraqit mbas ndalimit të krijimtarisë në arkitekturë.

“Eci rrugës calë calë/ Nën sqetull çantën me poezi/ Kërkoj dikë t’i flas një fjalë/ Kërkoj si Diogjeni një njeri/ Se gjej e kthehem cale-calë/Të hyj në qypin tim shtëpi/  Atje do mund të flas një fjalë/ Me ty e ëmbla poezi”.

Do ta përsëris këtë poezi se ma kujton Petraqin kokëulur në rrugët e Tiranës.

Libri ‘Arkitektura dhe Diktatura 1997, është një vëllim autobiografik. Në të autori nëpërmjet jetës së tij, përshkruan gjithë atë që pësoi brezi i tij në atë kohë të mrapshtë të diktaturës.
Libri ‘Kështu ngjitesh te yjet ‘ përshkruan vuajtjet e shumë artistëve vendas e të huaj që krijimtarinë e tyre e ushtruan në varfëri dhe errësirë.

Petraqin e ka tërhequr tema e të vrarëve. Nuk është e rastit që në hyrje të librit ‘Varri i fshehtë’, 2002 është shkuar një citat i A.Sollzhenicin: “Nuk jam fajtor ndaj atyre që u vranë, por e ndjej veten fajtor, sepse nuk kam bërë asgjë për  ta. Ne e kemi për detyrë të punojmë të gjithë për të vrarët”.

Në këtë rroman përshkruhet me emocion fati i inxhinierit Selim Zyma, i cili i kthehet nga Viena ku ishte shkolluar, për të punuar në vendin e tij, pushkatim për ‘sabotim’ deri lënien pa varr. Rrënqethëse  është akti  kur e shoqia austriake, kërkon në breg të lumit kufomën.  Ky moment  përshkruhej nga Petraqi me shumë dhimbje: Ikin qentë që e vranë/ Mblidhen qentë që ta hanë.

 

PËRKTHYESI

 

Petraqi ishte një përkthyes i shkëlqyer. Më 1961, botoi të përkthyer poemën “Demoni” të poetit rus Lermontov. Përktheu nga origjinali gjermanisht poezi të poetëve të famshëm F.Shiler, H.Hajne Breht etj. Veçojmë përkthimin nga Breht të poezisë , ‘Njerëzit  e mëdhenj’.

 

-Njerzit e mëdhenj thonë plot budallallëqe/ Dhe njerzit e tjerë i mbajnë për të marrë/ Por ata s’thonë gjë dhe i lënë të llapin/ Dhe ndërkaq koha shkon pa u parë.

 

DEMOKRATI

Për sa thamë Kolevica nuk mund të rrinte i heshtur në lëvizjen antikomuniste në fund të vitit 1990. Si desident i hershëm, ai ishte nga  përkrahësit  e parë të saj. Qyshnë numrin e parë të gazetës ‘Rilindja Demokratike’ ai ishte anëtar e më vone  Kryetar i Këshillit Botues.

Në mars 1991 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike nga zgjedhjet e para pluralsite të mbajtura me 31 mars 1991.
Petraqi ka qenë gjithashtu Kryetar i parë i Shoqatës së Arkitektëve dhe drejtor i Institutit të Projektimeve në vitin 1992. Në të gjitha detyrat Petraqi shkriu gjithë përvojën e tij, gjithë dashurinë e tij për artin, sidomos për arkiktekturën e munguar. Ai këshillonte: “Arkiktektura është baza e civilizimit.Ajo kërkon kohë që të rritet. Fillon të bëhet arkiktekturë ,vetëm atëherë kur ndërtohet me mend”.

 

KËSHILLAT E PETRAQIT

E kam pyetur mbas viteve 1990, pse nuk rifilloi projektimin. I shmagej kësaj pyetje. Mbase arkitektura ‘Muzika e ngurtë’ do vazhdueshmëri, ashtu si një muzikant që mbetet shumë kohë pa luajtur me instrumentin e tij nuk mund të kthehet  në të njëjtën pikë ku e la e mbase më lart. Por edhe shëndeti nga i cili ka vuajtur ndër vite duhet ta ketë penguar. Duke lexuar më vonë se çfarë ka shkruar, kuptohety që ngushëllimin e ka gjertur te poezia kur shkruan;

Eci rrugës çalë çalë
Nën sqetull çantën me poezi
Atje do mund të flas një fjalë…
Me ty e ëmbla poezi.

Si do që  të jetë Petraqin, sëpari, do ta qujaja arkitekt dhe inxhinier, e më pas poet, shkrimtar dhe përkthyes, kjo mbase nga profesioni ndërtimin e njoh më mire se letërsia , apo se për ne kolegët ai ishte një model. Një gjë është e sigurtë .Ai ishte nismëtari i një rryme të re në arkitekturë dhe kjo nuk ishte rastësi. Kultura e tij e përgjithësjme, ajo inxhinierike e shpirti rrebel e bëri atë që të jetë i  veçantë.

Këshilla e Petraqit për të rinjtë ishte shumë e sinqertë:  “Askush nga ju të mos i hyjë arkiktekturës vetëm si mjet fitimi. Duajeni arkiktekturën si një parim të gjallë, duajeni për hir të saj. Përgatituni t’i jeni besnikë si nënës, mikut vetes tuaj.”
Mjerisht , kjo këshillë dëgjohet pak.

Në janar të këtij viti , para se të vija këtu në Neë York, i bëra telefonin e zakonshëm mikut tim të vjetër Petraq Kolovocës. Mbas vitesh e dekadash që flasim me njëri-tjetrin , në kohë të mirë dhe të këqija, ishte hera e parë që nuk u përgjegj vetë, por infermierja. Gjyshi të bën të fala…..por është pa fuqi……i shin këto fjalët  e fundit të mikut kolegut tim të shtrenjtë. Ndërsa shpirti i tij ka ikur në parajsë, e di që do më mungoi shumë, por jovetëm mua ai do të na mungoi të gjithëve.

N.Y , 15. 02. 2023
++++++

blank

Më 11 Shkurt 2013 u nda nga jeta Prof. Dr. Fadil Sulejmani, Rektori i parë dhe themeluesi i Universitetit të Tetovës

Më 11 shkurt 2013 u nda nga jeta Rektori i parë të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Fadil Sulejmani. Fadil Sulejmani u lind më 5.XII.1940 në katundin Bozovcë të Malësisë së Tetovës. Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe në qytetin e Tetovës, kurse shkollën e mesme e kreu gjithashtu në Tetovë. Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, ndërsa Fakultetin Filozofik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare të magjistraturës i kreu në Beograd, kurse ato të doktoraturës i mbaroi në Universitetin e Prishtinës.

Ka punuar fillimisht arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe, në Obiliq të Prishtinës dhe 2 vjet ka qenë profesor i gjuhës latine në Gjimnazin e Mitrovicës. Në vitin 1971 e filloi punën mësimdhënës i rregullt i lëndëve Morfologji dhe Fonetikë e gjuhës shqipe në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku punoi deri në vitin 1993, kur pushteti serb e pushtoi dhunshëm këtë universitet dhe disa institucione të tjera arsimore e shkencore të Kosovës. Në vitin 1995, Fadil Sulejmani u zgjodh e profesor i rregullt i shkencave të filologjisë në këtë universitet.

Gjatë kohës sa ishte mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, formimin e tij akademik e vijoi me 2 vjet specializim, si bursist i Fondacionit ,,Aleksandër Humbold”, në Bon të Gjermanisë, si dhe 1 vit në Itali, që i mundësuan edhe njohjen e gjuhës gjermane dhe italiane, të cilat i shërbyen më vonë në hulumtimet e tij shkencore. Në vitin 1990, me fillimin e proceseve demokratike, u kthye nga Prishtina në Tetovë, qytetin e tij të lindjes, ku u angazhua së bashku me intelektualë të tjerë dhe ish të burgosur e të përndjekur politik në aksionin e madh popullor për Pajtimin e gjaqeve.

Në vitin 1990, me themelimin e Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni, me seli në Tetovë, Këshilli nismëtar ia besoi detyrën e Kryetarit të kësaj organizate, të cilën e ushtroi deri në muajin gusht të vitit 1991. Në vitin 1991, bashkë me punonjës të tjerë shkencorë, intelektualë dhe përfaqësues të asociacioneve shqiptare në Maqedoni, u angazhua për organizimin e Simpoziumit shkencor ,,Shqiptarët e Maqedonisë”, i cili në aspektin e gjithanshëm shkencor e ndriçoi historinë e shqiptarëve dhe të këtyre trevave etnike nga lashtësia e hershme deri në ditët e sotme. Më 1994, bashkë me intelektualë të tjerë ka qenë njëri ndër nismëtarët e themelimi të Universitetit të Tetovës.

Në Kuvendin themelues të këtij Universiteti, më 4 qershor, u emërua anëtar i Kryesisë së Universitetit, ndërsa më vonë, më 8 janar 1995 u zgjodh Rektor i Universitetit të Tetovës, detyrë që e ushtroi gjatë dy mandateve, deri në vitin 2002. Në ngjarjet më të rëndësishme të fillimit të punës së këtij Universiteti, Prof. dr. Fadil Sulejmani ishte në ballë të këtyre aktiviteteve si, në drejtimin e punës së organeve të përkohshme të Universitetit, në sjelljen e Vendimit për hapjen publike dhe fillimin e punës së Universitetit, më 17 dhjetor 1994; në hapjen publike të vitit akademik 1994/1995, më 15 shkurt 1995, në Reçicë të Vogël; në fillimin e ligjëratave të para, në Poroj dhe Riçicë të Vogël, më 16 dhe 17 shkurt 1995; si dhe në aktivitete të tjera të cilat ia vunë vulën arsimit universitar në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë. Për këto aktivitete, pushteti i asaj kohe në Maqedoni e ndoqi, e maltretoi shumë herë bashkë me familjen e tij dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie, ndërsa dënimin me burg e vuajti në kohëzgjatje prej afër një viti.

Profesor Fadil Sulejmani është nderuar me disa çmime nga Universiteti Shtetëror i Tetovës. Krahas titullit “Rektor Nderi i Universitetit të Tetovës”, akorduar nga Senati i këtij Universiteti, më 25 nëntor 2002, që u pasua edhe me çmimin “Nderi i Universitetit të Tetovës”, më 17 dhjetor 2002. Në 18 vjetorin e themelimit, më 17 dhjetor 2012, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Rektorit të Parë, Prof. dr. Fadil Sulejmanit i ndau titullin: Doktor nderi i shkencave (Doctor honoris causa) i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Profesor Fadil Sulejmani është autor i mbi 10 veprave shkencore dhe më tepër se 200 artikujve të publikuar në periodikë të ndryshëm dhe revista shkencore. Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: ,,E mbsuame e krështerë e Lekë Matrëngës”, një monografi për jetën dhe veprën e këtij autori arbëresh, Prishtinë 1979; ,,Praktikumi i Gjuhës së Sotme Shqipe”, Prishtinë 1981, 1984; ,,Lindja, martesa dhe vdekja në Malësitë e Tetovës”, monografi për ritet familjare në këtë trevë; ,,Njohuri për Gjermaninë dhe popullin e saj”, 1995; ,,Fonetika e gjuhës gjermane”, 1995; ,,Morfologjia e gjuhës gjermane”, 1995; ,,Hapi historik i universitetit tonë”, 1994. etj.

Profesor Fadili ka lënë gati për shtyp disa libra, si: ,,E Folmja e Malësisë së Sharrit”, e cila ka qenë edhe temë e disertacionit të doktoratës së tij; ,,Toponimia e tri malësive të Tetovës”, e cila u botu pas vdekjes së tij, më 2016; ,,Lojërat popullore në Malësitë e Tetovës”; ,,Sintaksa e gjuhës gjermane”, etj. Profesor Fadil Sulejmani ka dhënë kontribut të rëndësishëm në fushën e fonetikës dhe të drejtshkrimit, të gramatikës dhe të leksikologjisë, të dialektologjisë dhe të etnologjisë. Janë me qindra artikuj të publikuar ku i trajtoi këto çështje. Në fushën e dialektologjisë dhe të leksikologjisë mund të përmendim artikujt si: ,,Dukuritë fonetike në të folmen e Malësisë së Sharrit”, ,,Terminologjia bimore dhe shtazore në të folmen e Malësisë së Sharrit të Tetovës”, ,,Leksiku blegtoral nga e folmja e Malësisë së Sharrit të Tetovës”, „Diftongjet dhe togjet zanore në Malësinë e Sharrit të Tetovës“, „Vokalizmi në të folmen e Malësisë së Sharrit të Tetovës“, „Fjalë të bukura nga Malësia e Sharrit të Tetovës“, „Fjalë popullore nga Malësia e Sharrit të Tetovës“, etj.

Në fushën e etnografisë ka botuar shkrime me interes të madh, si: „Disa të dhëna rreth lindjes në Malësinë e Sharrit të Tetovës“, „Besëtytnitë për vdekjen në Malësinë e Tetovës“, „Veçoritë fizike-gjeografike e sociale të Malësisë së Sharrit të Tetovës“, „Lojërat popullore të dasmave në anën e Tetovës“ etj. Prof. dr. Fadil Sulejmani ndërroi jetë në orën 1:20, të ditës së hënë, më 11 shkurt 2013, në Prishtinë, ndërsa u varros po atë ditë, më 11 shkurt, në varrezat e qytetit të Tetovës, me nderime të larta si Rektor i parë i Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Lavdi jetës dhe veprës së profesorit, intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Prof. Dr. Fadil Sulejmani!


Send this to a friend