Protesta e studenteve vijon sot në ditën e saj të tetë. Pas ditësh në rezistencë, studentët do të jenë sërish sot në protestë, të palëkundur në kërkesat e tyre ndaj qeverisë.
Ora 15:10/ Edhe sot qytetar të shumtë, por edhe vet studentët kanë sjellë ushqime në protestë për t’u solidarizuar me studentët. Nga protesta, gazetari i Panorama, raportoi se kanë ardhur ushqime me kartonë, për të pasur për të gjithë.




Ora 14:00/ Pedagogu Edmond Tupja ka shkuar sërish në protestë në krah të studentëve. Edhe pas procedimit ai nuk është ndalur dhe po mbështet sërish protestën e studentëve, gjë që e shprehu dhe në intervistën dhënë për Panorama Online.


Ora 13:28/ Studentët lajmerojnë vatrën e protestës së neserme, në një pikë të vetme protestë. “Nesër të gjithë studentët do të protestojnë para parlamentit, ne nuk do të lejojmë që kazani ashtu si preferon ta thotë dikush, të diskutojë llogje pa vlerë në atë parlament, ne jemi përfaqësuesit më dinjitozë, do të protestojë bashkë, vatra do te jetë nesër një, nesër në të njëjtin vend, jemi në një kauzë, jemi një, vetëm studentë, ne që ëndërrojmë Shqipërinë Evropiane”- njoftojne perfaqesues te protestuesve.
Ora 13:15/ Nisur nga procedimi penal i ndërmarrë nga policia për protestën e djeshme ndaj 25 personave, studentët kërkojnë heqjen e procedimeve penale. “Hiqni procedimet penale për studentët”, kanë bërë thirrje ata. Duke shtuar kështu dhe një pikë tjetër në listën e kërkesave.
Ora 11:55/ Pas shtrirjes së dorës për herë të dytë për dialog, studentët i janë përgjigjur negativisht kërkesës së dialog. “Besimi jonë ka humbur, nuk jemi të bindur për dialog”, u shpreh një prej studentëve që po proteston para kryeministrisë. Por për pyetjes se çfarë do të bëjnë sot, do të vijojnë proteston apo do daljen, studenti u shpreh: Nuk e di, nuk kam informacion për këtë gjë.
Ora 11:15/ Studentët vijojnë të jenë të ndarë në grupe, ata shprehen se nuk duan rrëzimin e qeverisë por plotësimin e kërkesave të tre. “Nuk duam dorëheqjen e ministres. Kushdo që të vijë do bëjë të njëjtën gjë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona”, një prej tyre.
Ora 10:20/ Studentët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, por një pjesë tjetër kanë qëndruar para Kryeministrisë. Ata kanë pasur dhe përplasje mes njëri-tjetrit për të qëndruar para zyrës së Ramës, apo të shkojnë sërish tek ministria ku për 7 ditë ata kanë qëndruar.
Ora 09:30/ Një grup i vogël protestuesish që rezistuan të ftohtit e kanë gdhirë përpara Kryeministrisë, ndërsa pjesa tjetër ka filluar grumbullimin nëpër fakultete.
Pas grumbullimit ata kanë nisur marshimin për të shkuar drejt Ministrisë së Arsimit. Ndërsa një pjesë tjetër po qëndron ende tek Kryeministria.

Ora 07:00/ Permes njoftimeve ne rrjetet sociale, studentet jane lajmeruar se e sotmja do te jete serish dite masive proetste, por kete radhe e heshtur, vetem me vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.
Sipas proetstuesve, vendi do te jete po ai. Ministria e Arsimit, ku do te grumbullohen te gjthe ne oen 10:00. Nderkohe qe me heret, studente do te nisin grumbullimin ne fakultete e tyre, pasi te bojkotojne serish mesimin.


Komentet