VOAL

VOAL

Distria Krasniqi e nis vitin mbarë me medalje të artë

January 28, 2022
blank

Komentet

blank

Boksierja Donjeta Sadiku u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Donjeta Sadiku ndihet krenare që ia mundësoi Kosovës medaljen e parë të Botërorit në boks në epokën e re.

Boksierja kosovare u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, i cili po mbahet në Stamboll, me ç’rast edhe e siguroi të paktën medaljen e bronztë.

Ajo ia doli ta mposht në çerekfinale garuesen nga Taipei, Wu Shih Yi dhe me këtë rast i siguroi medalje vendit të saj.

22 vjeçarja thotë se me këtë rast u shpërblyen mundi dhe sakrifica e madhe të bëra ndër vite, shkruan “Gazeta Express”.

“Kjo është ajo për të cilën jemi përgatitur në vitet e fundit, të marrim medalje në një garë të madhe siç është Kampionati Botëror i Boksit për femra. Ky është një moment më shumë se emocionues për mua, suksesi i punës sime të madhe. Mezi pres të paraqitem në gjysmëfinale”, ka thënë boksieria nga Gollaku për uebfaqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Boksit – IBA.

Donjeta kishte fituar medalje edhe në Kampionat Botëror dhe Evropian për të reja, por kjo ishte medalja e parë për Kosovën për seniorë.

Ndërkohë, IBA në shkrimin e saj ka potencuar se Donjeta Sadiku e ka bërë krenar vendin e saj me suksesin që e arriti në Turqi.

Boksieria kosovare do të garojë sot nga ora 18:00 në kërkim të finales së Botërorit.

Nëse e fiton meçin e sontëm ndaj amerikanes Rashida Ellis, Sadiku do ta sigurojë të paktën medaljen e argjendtë si finaliste, ndërsa më pas do ta kërkojë edhe të artën.

blank

“Izolim, izolim total”, Klitscho apel të fortë: Fshijeni Rusinë nga aktivitetet sportive

“CIO duhet ti bëj bllok skuadra ruse, tani. Lufta po vijon, Rusia nuk duhet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, ata nuk duhet të marrin pjesë në asnjë eveniment sportiv pasi kjo luftë përfaqëson Rusinë” .

Ky apel vjen nga kampionati i botës për peshat e rënda, Wladimir Klitschko, vëllai i kryetarit të bashkisë Kiev, Vitali:

“Aksionet flasin më fort se çdo fjalë. Izolim, ky izolim flet më shumë se sa çdo frazë tjetër. Izolimi do të jetë i dhimbshëm për atletët, për ekonominë, do të jetë i dhimbshëm për këdo që është i përfshirë me Rusinë”, u shpreh ndër të tjera Wladimir Klitscho në intervistën e tij për Fox Nation.
(BalkanWeb)

blank

Shevchenko: Kam menduar shumë herë t’i bashkohem luftës në Ukrainë

Andriy Shevchenko ka një lidhje të ngushtë me vendin e tij. Edhe pse shumë vite larg vendit të tij, në fillim si futbollist dhe më tej si trajner, kokën e ka pas në Ukrainë.

Ish-ylli i ekipit të Milan dhe fituesi i topit të artë, ishte një nga të parët që tregoi mbështetjen e tij për Ukrainën, pas nisjes së agresionit rus.

Së fundmi ai i befasoi të gjithë kur deklaroi se ka menduar shumë herë që të bashkohet në luftime.

“E kam menduar shumë herë, por ndoshta nuk ishte zgjidhja më e mirë. Zgjidhja më e mirë është që të përdorë lidhjet e mia, të flas për luftën, të kontribuoj me ndihma humanitare, të ndihmoj refugjatët, të krijojë programe mbështetjeje dhe të flas me organizatat bamirëse. Dhe është kjo ajo që kam bërë gjatë dy muajve të fundit”, shprehet Shevcenko.

Është ky rrëfimi i bërë nga Shevchenko, në një intervistë për televizionin Ladbible Tv. gsh

blank

Sot i jepet lamtumira legjendës së boksit, Xhevdet Peci

Shteti i Kosovës dhe krejt shqiptarët do ta nderojnë sot veprën e legjendës së boksit, Xhevdet Peci, i cili ndërroi jetë ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për nder të tij dhe në kujtim të ish-boksierit të madh shqiptar, sot po mbahen homazhe në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ndërsa në mbrëmje do të mbahet edhe një akademi përkujtimore për ta kujtuar karrierën e Pecit.

Ndërsa, në orën 16:30 do të bëhet edhe varrimi i të ndjerit në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës.

Xhevdet Peci ndërroi jetë në SHBA të hënën në moshën 67 vjeçare, shkruan “Gazeta Express”.

Ai njihet si “Grushti i hekurt”, ndërsa konsiderohet si njëri prej sportistëve më të mëdhenj që i ka pasur Kosova ndonjëherë.

Ka qenë kampion i ish-Jugosllavisë dhe kampion ballkanik, duke e çuar shumë lart klubin e boksit Prishtina në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Sportistët dhe Federatat sportive i shprehën ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, ndërsa atë e kujtoi edhe kryeministri Albin Kurti.

Xhevdet Peci është një legjendë dhe emri i tij nuk do të vdesë kurrë.

blank

Homazhe dhe mbledhje përkujtimore për ta nderuar dhe për ta kujtuar Xhevdet Pecin

Ministria e Sportit njofton se nesër do të mbahen homazhet dhe mbledhja përkujtimore për ta nderuar figurën e ish-boksierit kosovar, Xhevdet Peci, i cili ndërroi jetë të hënën.

Siç njofton MKRS-ja, homazhet do të mbahen nesër në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, prej orës 9:00 deri në 12:00.

Ndërsa, varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, nesër, nga ora 19:30, do të mbahet mbledhje përkujtimore për ta kujtuar legjendën e boksit në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

blank

Xhevdet Peci ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 67 vjeçare.

Ai njihej si “Grushti i hekurt”, ndërsa konsiderohet si njëri prej sportistëve më të mëdhenj që i ka pasur Kosova ndonjëherë.

Ka qenë kampion i ish-Jugosllavisë dhe kampion ballkanik, duke e çuar shumë lart klubin e boksit Prishtina në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Sportistët dhe Federatat sportive i shprehën ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, ndërsa atë e kujtoi edhe kryeministri Albin Kurti.

Xhevdet Peci është një legjendë dhe emri i tij nuk do të vdesë kurrë.

blank

Në kujtim të Xhevdet Pecit, kampionit tonë të boksit – Nga Albin Kurti

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Xhevdet Pecit, boksierit të shquar të Kosovës gjatë viteve ’70-të dhe fillimviteve ’80-të. Ngushëllime familjes Peci, miqve të tij dhe të gjithë kolegëve boksierë të Xhevdetit, të gjeneratës së artë të KB “Prishtinës”.
Qysh kur isha fëmijë, para ndeshjeve të futbollit në stadiumin e kryeqytetit të KF “Prishtina” të dielave pasdite, shkonim në Pallatin e Rinisë për t’i parë boksierët e KB “Prishtina”. Bashkë me Lah Nimanin, Nazif Gashin, Aziz Salihun, Naser Bajramin, Mehmet Bogujevcin, Fatmir Makollin dhe boksierë të tjerë, ishte edhe Xhevdet Peci. Me stilin e tij të shpejtë të të boksuarit në ring, Xhevdet Peci i fitoi simpatitë dhe zemrat e mijëra dashamirësve të sportit, mes tyre edhe timen si një fëmijë entuziast për boksierin Xhevdet Peci, që 5 vite rresht askush nuk arriti ta mposhte.
I lindur më 17 prill 1955 në fshatin Zhazhë të Mitrovicës, Xhevdet Peci do të bëhej një nga sportistët më të trofeshëm në boksin e Kosovës dhe të Ballkanit. Xhevdet Peci ishte i mirënjohur për grushtet e tij të forta dhe goditjet e parezistueshme, me të cilët nokautonte kundërshtarët pa konsumuar të gjitha raundet. Ai arriti të shpallej katër herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencë individuale dhe pesë herë në konkurrencë ekipore si dhe dy herë kampion ballkanik. Me karrierën e tij të pasur, boksieri Xhevdet Peci ka hyrë në historinë e boksit dhe të sporteve në Kosovë, ku ai do të kujtohet për trofetë e fituar, kontributin për zhvillimin e boksit në Kosovë, për grushtet nokautuese të tij, madje edhe për “nokautimin” e referit që i bëri padrejtësi.
I fuqishëm qoftë kujtimi për Xhevdet Pecin, ashtu siç qe jeta e tij prej boksieri!
blank
blank
blank

VIDEO- ”Jam krenar dhe i priviligjuar”, Shehi: Merita e titullit i takon djemve

Një sezon në limitet e perfeksionit. Kjo ishte ajo që pamë këtë sezon te Tirana. Bardhebluve nuk u desh të prisnin fundin e edicionit për të fituar titullin, por diçka të tilla e bënë që sonte, madje ndaj një rivali si Partizani. Tifozët, stafi, drejtuesit dhe lojtarët, të gjithë janë të lumtur. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi tha pas ndeshjes:

”Festa e lojtarëve? U bë bluza e tretë që më laget. Kujtova se mbaruam punë, por jo. Mendoj që gjithë merita i shkon këtyre çunave. Që nga 5 korriku kanë qenë të palodhur. Më kanë nderuar shumë. Sepse gjatë kampionatit kemi ndryshuar edhe skemat. Jam shumë krenar që fitoj titullin me këta lojtarë, është privilegj i madh që drejtoj këta futbollistë. Këto tre ndeshjet e fundit nuk kemi qenë aty ku duhet. Kjo për shkak të shumë faktorëve. Donim sot të ishim protagonist, përballë një rivali historik. Skuadra edhe pse pëso gol vazhdoi të luante me të njëjtin ritëm. Kur një skaudër është në disavantazh do forcë karakteri. Para ndeshjes nuk pashë atë parrullën “No Totre, no party”. Mendova ta shkruaja vetë, por në pjesën e dytë tifozët e vendosën. Dihet çfarë niveli ka ai. Titulli i parë me Skënderbeun apo titulli i parë me Tiranën? Padyshim titulli me Tiranën, sepse këtu jam trajner dhe përgjegjësia është e gjitha e imja”- Tha ai. bw

blank

Presidenti Halili i emocionuar: Janë lot gëzimi, falenderoj të gjithë, do të marrim leje për të festuar në…

Tirana kurorëzoi një sezon fantastik. Bardheblutë fituan titullin e 26-të në historinë e tyre dhe këtë e bënë në sytë e Partizanit. Ekipi i Shehit fitoi 1-2 derbin ndaj të kuqve në Elbasan Arena, duke siguruar edhe matematikisht vendin e parë deri në fund të kampionatit. Presidenti i Tiranës, Refik Halili u shpreh i lumtur për mediat.

“Janë lot gëzimi. Fituam titullin sot. Jemi të gjithë të lumtur, edhe familja ime. Falenderoj edhe bashkëshorten time që nuk ka ardhur kurrë në stadium. I shtojmë edhe një trofe klubit tonë, që është më i madhi në Shqipëri. Kjo ndeshje na shijoi shumë, sepse luajtëm me rivalin tonë të përhershëm. Ka një lu.ftë sportive për 90 minuta dhe pastaj jemi shokë. Falenderoj Shehin, që ka qenë një prind i dytë. Falenderoj Osmanin që ka gjetur lojtarët. Falenderoj tifozët, që edhe pse jemi në kohë krize e gjejnë mundësinë dhe vijnë na mbështesin. Ne shpresojmë që në vitet e ardhshme, të jemi një skuadër e kujdesshme. Jemi lehtësuar shumë nga ato të shkuara, që nuk dua ti kujtoj. Kemi edhe pak punë ti dërgojmë 0-0 (borxhet). Festën do ta bëjmë në Sheshin Skënderbej, ku besoj do të kemi një leje nga bashkia. Do të bëjmë një festë madhështore, sic i takon këtij grupi” – tha ai. bw

blank

VIDEO- Tifozët e Partizanit hedhin stola dhe sende drejt policisë, përdoret edhe gazi lotsjellës

Duket se tifozët e Partizanit duket se nuk e kanë pranuar dot humbjen në derbi përballë Tiranës, gjë që shpalli matematikisht kampion ekipin bardheblu.

Pas sfidës, tifozeria e kuqe duket se ka sulmuar policinë me stolat e stadium it dhe me sende të tjera.

Për të qetësuar gjendjen, policia ka përdorur gazin lotsjellës, për të mos nxehur më shumë gjakrat mes dy tifozerive. BW

blank

Derbi me aromë titulli, festë bardheblu, Tirana thyen Partizanin dhe shijon titullin e 26-të në histori, “skenar” perfekt

3 javë përpara fundit, pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar, në derbin e kryeqytetit, Tirana thyen rivalët e përjetshëm dhe feston matematikisht titullin kampion. Bardheblutë i bëjnë një mbyllje fantastike këtij sezoni ku dominuan çdo rival, në çdo formë. Tifozët festojnë me të drejtë titullin e 26-të në histori, për më tepër kundër Partizanit, pasi i thyen edhe në derbin e katërt sezonal me rezultatin 2-1.

Feston dhe Orges Shehi, titullin e tij të parë në karrierë si trajner. Sfida nisi “zjarr’ me të kuqtë që ishin më kërkues, por Tedi Cara shpërdoroi një rast të pastër që në minutën e 7-të. Në të 20-tën, Xhuljano Skuka, ylli i ri i Partizanit, realizojë një gol fantastik, një koordinim perfekt, një gol me roveshatë që solli festë te tifozët e kuq, e shijoi në maksimum edhe trajneri Mehmeti.

Tirana përjetoi “makthet” e 3 sfidave të fundit, por për të “zgjuar” ambientin bardheblu mendoi “bomberi” i tyre, Taulant Seferi. Sulmuesi i dha fund “letargjisë” në derbi, kontroll dhe finalizim plot klas në minutën e 27-të duke rikthyer baraspeshën në “Elbasan Arena”.

Skuka sërish në limitet e pjesës së parë, solli pështjellim në zonën e Bekaj por gardiani bardheblu u tregua reflektiv dukë shmangur një rast të rrezikshëm. Të shtyrë nga ethet e titullit, Tirana e nis pjesën e dytë në mënyrë fatastike. Me topin e parë në këmbë, Totre realizon një perlë, një super gol nga distanca që përmbys rezultatin dhe afron bardheblutë me titullin kampion.

Skuka kalon këdo që i del përpara, në ndërhyrjen e dytë të Hoxhallari rrëzohet në zonë, gjyqtari Hamiti fillimisht akordon penallti por më pas me ndihmën e VAR anulon gjithçka, duke sjell ndërprerjen e derbit për pak minuta. Partizani nuk kishte forcë e as fat të rikthehej sërish në lojë, të paktën të shtynte festën e Tiranës, por ishte e shkruar që rivalët e tyre të përjetshëm të festonin titullin kampion pikërisht në derbi, një “skenar” perfekt që e bën edhe më të bukur këtë titull të 26-të në histori.

 

(BalkanWeb)

blank

Një fitore në derbi me vlerë 1 milion euro, ja shumat marramendëse që siguroi Tirana nga titulli kampion

Tirana është shpallur këtë të shtunë kampione për herë të 26 në historinë e saj duke fituar derbin ndaj Partizanit. Një fitore që i dha fund edhe pritjes së sigurisë matematikore të triumfit që zgjaste prej disa javësh për bardheblutë, të cilët kanë mundur të hapin shampanjën e festës.

Një fitore edhe për klubin i cili është shpërblyer për punën dhe investimin që ka bërë me fitime marramendëse, pasi kjo fitore në derbin që vulosi kampionatin, ka siguruar rreth 1 milionë euro në arkat e kryeqytetasve.

Titulli kampion do të sjellë në arkat bardheblu 100 milionë lekë (të vjetra) si çmim i vendosur nga FSHF për skuadrën fituese. Çmim të cilit i shtohen edhe 150 milionë lekë (të vjetra) nga Bashkia e Tiranës, e cila ka gjetur kështu mënyrën për të incentivuar klubet sportive që të sjellin trofe në kryeqytet.

Pastaj vijnë paratë e garantuara nga Europa dhe nuk janë pak. Në rastin më të keq, nëse Tirana eliminohet direkt nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës, do të përfitonte 810 mijë euro nga UEFA. Me kalimin e vetëm një turi, në cilindo prej këtyre turneve, shifra do të kalonte menjëherë 1 milionë eurot/ PANORAMASPORT.

blank

Kush është shqiptari që shpalosi flamurin kuq e zi në Santiago Bernabeu

Dje skuadra e Real Madridit bëri përmbysjen e madhe ndaj futbollistëve të Pep Guardiolës. Madrilenët e Ançelotit kanë prishur ëndrrat e Guardiolës, duke fituar 3-1 pas kohës shtesë ndaj Mançester Sitit (ndeshja e parë 4-3 për Sitin).

Një kualifikim drithërues, që ka edhe fatin brenda, por Reali tregoi se është i pavdekshëm dhe një ekspert Championsi. “Qytetarët” e humbën finalen në 2 minuta, pasi kryesonin 0-1 deri në minutën e 89-të.

blank

Tifozi3

Në fushën e “Santiago Bernabeut” është shpalosur edhe flamuri shqiptar. Një tifoz shqiptar u ka shpëtuar rojeve të sigurisë dhe ka vrapuar në tapetin e gjelbër për të takuar idhullin e tij, Karim Benzema, me flamurin kuqezi në dorë.

blank

Tifozi1 1

Pas pak sekondash ai u shoqërua jashtë nga stjuardët e stadiumit. Flamuri shqiptar i ka sjellë fat sulmuesit francez, pasi më pas shënoi golin e kualifikimit.

Mediat raportojnë se i riu që u fut në fushë është një shqiptar nga Shkupi i cili quhet Agim, jeton në Frankfurt të Gjermanisë dhe menaxhon një klub nate shumë të njohur. Duket se ai është një tifoz i madrilenëve, dhe për këtë shkak ka marrë përsipër rrezikun për t’u ndëshkuar, duke u futur në fushë me flamurin kuqezi.


Send this to a friend