VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Distria e nis për mrekulli aventurën në “Grand Slam” të Parisit

By | February 9, 2019

Komentet

Së shpejti dasmë! Boksieri shqiptar martohet me modelen

Robin Krasniqi, boksieri i njohur shqiptar prej vitesh tashmë është i lidhur me modelen sexy Heidi Lushtaku, ndërkohë së fundmi ata kanë shprehur dëshirën për ta kaluar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Një dasmë është në horizont dhe dyshja në fjalë ka pohuar se së shpejti do të kurorëzojë dashurinë në martesë. Gjatë një interviste për revistën “Who”, Heidi dhe Robin kanë folur për romancën e tyre disavjeçare dhe për planet që kanë për karrierën dhe lidhjen e tyre. “Për momentin nuk kemi filluar asnjë organizim.

 

I kemi disa ide për vendin dhe dasmën që do jetë moderne, por asgjë nuk është konkrete. Tani jemi shumë të përqendruar për ndeshjen e 11 majit të Robinit. Përgatitjet e Robinit na marrin gjithmonë 3 muaj dhe është një organizim i madh. Familja është e ardhmja e një çifti të lumtur. Të dy ne vijmë nga familje të mëdha”, ka pohuar Heidi. Në vijim, Lushtaku ka deklaruar se edhe ajo, edhe partneri i saj vijnë nga familje të mëdha dhe se qëllimi i tyre është që në një të ardhme të afërt të kenë një familje që gëzon shëndet të plotë dhe që është e lumtur.

Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Premier ligës

Londër

Në përballjen mes Watford dhe Southampton është shënuar goli më i shpejtë në historinë e Premier ligës, raporton Anadolu Agency (AA).

Shane Long solli në avantazh Southampton pas vetëm 7 sekonda.

Lojtarët e Watford të parët filluan nga qendra, por Long me një reagim të shpejtë arriti të bllokon tentimin e lojtarit kundërshtarë dhe me një parabolë të mahnitshme arriti të mashtron portierin.

Nga fillimi i ndeshjes, e deri në shenimin e golit kaluan saktësisht 7 sekonda e 69 të qindëtat.

Rekordi i deritashëm i golit më të shpejtë në historinë e kampionatit anglez ishte goli i Ledley King 9.82 sekonda.

Watford dhe Southampton u takuan në ndeshjen e xhiros të 31-të të Premier ligës.

PAOK fiton kampionatin, tifozët i vënë flakën Selanikut


Skuadra e PAOK është shpallur kampion i Greqisë. Fitore kjo e ardhur  pas 34-vitesh.  PAOK është shpallur fituese një javë përpara përfundimit të kampionatit pasi mposhti Levadiakosin me rezultatin 5-0. Kaq ka mjaftuar që qyteti i Selanikut të shpërthejë në festime. Festa e çmendur ka “shkundur” gjithë qytetin. Me fishekzjarrë, brohorima dhe festë deri në mëngjes, kjo ishte pamja e qytetit grek ditën e djeshme.

Fabio Fognini fiton turneun e Monte Karlos, hyn në histori

VOAL – Fabio Fognini hyn në histori. Numri 1 i tenisit italian fitoi turneun e Montecarlos, duke mundur në finale serbin Dushan Lajovicin me rezultat 6-3, 6-4. Është hera e parë që një italian fiton në finalen e një Masters 1000. Italiani i fundit fitimtar në terrenin monegash ishte Nicola Pietrangeli më 1968, ndërsa finalisti i fundit i turneut ishte trajneri i Fogninit, Corrado Barazzutti, më 1977.

“Faleminderit të gjithëve, kam lindur këtu afër, fitorja e këtij turneu është e jashtëzakonshme për mua: unë ende nuk mund ta besoj.” Kështu tha Fabio Fognini, në fjalimin zyrtar pas ndeshjes në Montecarlo, ndërsa feston triumfin në 1000 Master të Principatës. “Unë falënderoj ekipin tim, familjen, Flavian, që më përkrah dhe mbështet, falënderoj Almën dhe fizioterapistët dhe … nuk di ç’të them më … Në të vërtetë, kam një përkushtim të veçantë për nënën time që feston ditëlindjen”, përfundon ai. ansa

Japonia synon përdorimin e bazës ajrore të SHBA-ve gjatë Olimpiadës 2020

Japonia është në bisedime me Washingtonin për përdorimin e një baze ajrore të SHBA-ve gjatë Lojërave Olimpike dhe Paralimpike 2020 në kryeqytetin Tokio.

Siç raporton media japoneze Mainichi, qeveria japoneze i ka kërkuar Washingtonit të lirojë përkohësisht pistën e bazës ajrore të SHBA-ve për fluturimet komerciale, duke e kthyer atë “në një aeroport me përdorim të dyfishtë civil-ushtarak” për të rritur kapacitetin e trafikut ajror të kryeqytetit në Olimpiadën 2020.

E përditshmja japoneze tha se “SHBA po shqyrton kërkesën”, sipas të cilës ishte viti 2003 kur gjatë samitit japonezo-amerikan Washingtoni kishte pranuar kërkesën e kryeministrit japonez, Junichiro Koizumi, për të ekzaminuar bazën ajrore amerikane Yakota për “përdorimin e mundshëm të dyfishtë civil-ushtarak”.

“Një skicim i studimit të fizibilitetit ishte përcaktuar në muajin maj 2006 në udhërrëfyesin SHBA-Japoni për Implementimin e Rikonstruksionit, por nuk ishte avancuar më tej”, shton e përditshmja japoneze.

E vendosur në Tokion perëndimore, në bazën ajrore Yokota ka një personel prej rreth 14 mijë personash dhe ajo është një bazë e Forcave Ajrore të SHBA-ve dhe Forcave Vetë-Mbrojtëse Ajrore të Japonisë në Fussa, një nga 26 qytetet në zonën Tama të kryeqytetit japonez.

Kur Tokio fillimisht propozoi që Yokota të kthehet përgjithmonë në një aeroport me përdorim të dyfishtë, thotë e përditshmja, “Përgjigja e Washingtonit ishte e matur, sepse masa do të kufizonte fluturimet ushtarake të SHBA-ve”. aa

Eliminimi në Champions, revolucion në Torino, priten ndryshimet!

Eliminimi në Champions League dhe titulli në Serie A i hipotekuar, detyron drejtuesit e Juves të mendojnë që tani për të sezonin e ardhshëm. Pikëpyetja me e madhe ka të bëjë më C.Ronaldon, fenomeni portugez është nënkontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022, nëse nuk largohet në fund të sezonit, e sigurt është se nuk do të qëndrojë deri në fund të kontratës, SHBA mund ti paraqes një ofertë të parezistueshme.

Pikëpyetja tjetër ka të bëjë me të ardhmen e Allegrit, drejtuesit e klubit nxituan për ta konfirmuar në përfundim të sfidës kundër Ajax, por gjërat mund të ndryshojnë shumë deri në fund të sezonit, Conte qëndron pas porte për të shfrytëzuar çdo rast. Një largim i sigurt është ai i mbrojtësit Barzagli, Juve duhet të futet në merkato për ta zëvendësuar. Douglas Costa gjithashtu është me valixhe në duar, braziliani nuk arriti kurrë të përshtatet as në Torino. Gjithashtu statusin si të paprekshëm e ka humbur edhe Miralem Pjanic.

Dybala Allegri

Nuk është aspak e sigurt as e ardhmja e Dybala, nëse Allegri qëndron largimi i tij është thuajse i sigurt. Në hyrje, emri më i rëndësishëm që po qarkullon sëfundmi është ai i Salah. Faraoni egjiptian më sa duket ka prishur marrëdhëniet me Kloop, nëse do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, Juve do të provojë ta bind.

Salah

Mauro Icardi mbetet gjithnjë një temë e hapur, përsakohë Inter nuk e ka blinduar, argjentinasi mbetet një kandidat për sulmin bardhezi. Për mbrojtjen dy kandidatet vijnë nga La Liga. Varane është një emër që josh shumë “Zonjën e Vjetër”, një mbrojtës që i shkon përshtat mënyrës se si Juve luan futboll, në Torino do të ishte i mirëpritur për sa kohë Reali ka vendosu ta nxjerr në shitje, emri tjetër është ai i Umtiti, mbrojtësi i Barcelonës.

Los Angeles Lakers, Magic Johnsoni jep dorëheqje

Kryetari i ekipit të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), Los Angeles Lakers, Magic Johnson njoftoi se ka dhënë dorëheqje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dua të rikthehem sërish në ditët vjetra të qeta. E dua identitetin që e kisha para kësaj pune”, tha në konferencë për shtyp Johnson.

Lakers është duke përjetuar sezonin më të keq të historisë së saj duke mos marrë pjesë në play-off që 6 vite.

Ish-ylli basketbollisti Johnson tha se këtë vendim e ka marrë me vullnetin e lirë, duke shtuar se pronari i klubit Jeanie Buss dhe menaxheri i përgjithshëm Rob Pelinka nuk kanë njohuri për këtë.

Johnson 13 sezone kishte veshur fanellën e Lakers, me të cilat fitoi 5 kampionate. Ai tre herë ishte zgjedhur lojtari më i vlefshëm i NBA, ndërsa që nga viti 2017 ishte në detyrë të kryetarit të Lakers.

“Në Shqipëri kthehem si drejtor”, De Biazi: Ja çfarë fola 5 orë me Dukën…

Sa herë që ai vjen në Shqipëri, nis diskutimi në lidhje me Kombëtaren. Ka ardhur për t’i bërë presion trajnerit?! Ka ardhur që të interferojë në skuadër? Apo ka ardhur që të punojë pas shpinës së ndokujt, teksa takon presidentin Duka? Këto pyetje ngrihen sa herë shfaqet në Tiranë Xhani De Biazi.

 

Ish-trajneri i Kombëtares, i cili shkroi historinë me kuqezinjtë, është shfaqur sërish në kryeqytetin shqiptar, por këtë herë asnjë prej këtyre pyetjeve që ngrenë shpesh për të, nuk qëndron.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, De Biazi tregon se ka rikujtuar çdo vit të qëndrimit të tij në krye të kuqezinjve në një takim të stërzgjatur me Dukën, porse jo për postin e trajnerit.

“Mund të bëj rolin e drejtorit sportiv”, shprehet ndër të tjera shqiptari De Biazi, teksa ka një përgjigje për thuajse gjithçka: Çështja “Durmishaj”, cirkun e thënë nga Panuçi dhe mbi të gjitha, atë që trumbetojnë të gjithë shqiptarët: Shanset për Europianin.

Nëse vjen De Biazi në Shqipëri, çfarë duhet të themi? Çfarë po ndodh?

Nuk po ndodh asgjë. Është një mundësi për t’u rikthyer, për të takuar miq dhe për të parë interesat e mia që i kam ende këtu në Shqipëri. Gjithashtu, për të prezantuar edhe akademinë time të re.

Cili është plani që keni për akademinë?

Plani parësor është për të kërkuar që të rritet gradualisht. Do të kërkoj që të jap eksperiencën time si trajner për djemtë e rinj që duan të kuptojnë si të bëjnë për të shkuar larg.

A do të jetë edhe në Shqipëri kjo akademi?

Po! Besoj që në sezonin e ardhshëm do ta hap edhe në Shqipëri. Në vijim do ta shoh sesi dhe kur… Them po, sepse besoj se djemtë shqiptarë që jetojnë këtu, në Itali apo edhe diku tjetër jashtë vendit, kanë nevojë për mjeshtra të vërtetë.

A është ky drejtimi i radhës në karrierën tuaj që nënkupton edhe se nuk do të riktheheni më në një pankinë për të drejtuar?

Jo, absolutisht që jo sepse kjo është diçka që mund ta bëj me qetësi në muajt kur nuk punoj, kryesisht gjatë verës. Prandaj, për këtë motiv këtë gjë do ta bëj vetëm për dy javë punë, në dy vendndodhje të rëndësishme, por të ndryshme.

Keni takuar Dukën dhe kam informacione se keni qëndruar gjatë bashkë duke drekuar. Mbase 5 orë për 5 vite e gjysmë si trajner këtu…

Kemi ngrënë mirë (qesh…). Po, në fakt kemi kaluar një orë për çdo vit të kohës që kam qenë trajner këtu dhe është kënaqësi të takoj presidentin. Ndihem mirë me të.

DE BIASI NDEROHET ME URDHERIN YLLI ITALISE – /r/n/r/nDE BIASI RECEIVE ITALIA’S STAR ORDER –

Tema e bisedës ka qenë për…

Po ju ndërpres unë para se ta përfundoni. Kemi folur për shumë gjëra. Jo domosdoshmërisht vetëm për futboll. Sigurisht që edhe për këtë gjë kemi biseduar, por ndarazi nga gjithçka tjetër: Nga politika, nga interesat ekonomikë, nga perspektivat e ardhshme të federatës. Apo edhe të projekteve të bukura që kam ndjekur, pasi vizitova edhe punimet në kompleksin ku po ndërtohen zyrat e reja dhe ambientet për Kombëtaren. Me sa pashë punimet, them se federata vazhdon të jetë në rritje.

E takuat Dukën për stolin e Kombëtares?

Jo! Absolutisht, jo. Kemi folur edhe për situatën në Kombëtare në periudhën e fundit dhe për problemet në lidhje me zëvendësimin e Panuçit. Kemi folur për shumë gjëra, por më së shumti si mes 2 miqsh që takohen pas një kohe të gjatë që nuk janë parë.

Çfarë ju tha Duka për shkarkimin e Panuçit?

Sigurisht që i vjen keq. Mirëpo, për sa kohë trajneri nuk do të ndryshonte kurrë, për asnjë motiv në botë, atëherë vjen një situatë në të cilën me shumë gjasa nuk mund të vazhdosh më. Ndaj, nuk di ç’të them. Gjithsesi, nuk dua as që të futem në të tillë diskutime, të cilat janë biseda që u takojnë atyre.

Duka ka thënë se “De Biazi nuk do rikthehet si trajner i Kombëtares”. Nuk jua ofron ai apo nuk do ta pranonit ju?

Jo, jo. Shikoni, unë besoj se ai e di që është shumë shpejt që nga koha kur unë kam ikur nga Shqipëria. Kanë kaluar thuajse një vit e gjysmë që kur kam ikur dhe nuk mendoj se është momenti për të menduar që të rikthehem. Më pas, në rolin e trajnerit, më pak akoma. Unë mund të merrja në konsideratë që të bëja mbase postin e drejtorit teknik të Kombëtares për të kërkuar që të zhvilloj lëvizjen futbollistike nga Kombëtarja e deri te të rinjtë.

Nëse ju thonë: “Shqipëria është si cirk sepse dikush që kërkon të vendosë rregull dhe disiplinë, e pëson shtrenjtë”, si do t’i përgjigjeshit?

Besoj se Kombëtarja shqiptare, në aspektin futbollistik, meqenëse po flasim për këtë, nuk ka nevojë për rregulla të mëdha. Ato që ishin në periudhën time të drejtimit mjaftonin për të çuar përpara një diskutim disipline nga pikëpamja e sjelljes, por ajo që ka rëndësi më shumë sipas meje janë motivimet dhe dëshira për të qenë pjesë e një projekti që duhet të na çojë lart, lart. Në këtë aspekt duhen ide shumë të qarta dhe zgjedhje të goditura në njerëz, përveçse futbollistë.

 

Po flisni në shumë raste “ne”. Tamam si drejtor sportiv…

Jo. Por sepse unë ndihem pjesë e kësaj federate, e këtij vendi. Janë akoma shumë lojtarë që janë djemtë e mi. Dhe në këtë aspekt, kam mbetur ende këtu me zemër.

Emri juaj është lakuar si alternativë për Indinë. Ka diçka?

Ka folur vetëm menaxheri, por së bashku me mua janë edhe dy tre kandidatë të tjerë. Po vlerësojnë kontratën.

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NBA, Houston Rockets thyen rekordin e tresheve

Houston Rockets ka thyer rekordin me 27 trepikësh të shënuar në fitoren kundër Phoenix Suns në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të 14 ndeshjeve të fundit në NBA, Houston Rockets, i radhitur në vendin e tretë në Konferencën Perëndimore, mposhti me rezultatin 149-113 ekipin Phoenix Suns.

Rockets zhvilluan në 27 rekordin e vet prej 26 tresheve të vendosur në dhjetor të vitit 2018.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte James Harden me 30 pikë, 13 kërcime dhe 9 asiste ndërsa pas tij vijuan Clint Capela me 22 pikë dhe 13 kërcime dhe Eric Gordon me 26 pikë.

Harden, i cili këtë sezon kaloi për herë të 56-të barazhin prej 30 pikësh, u bë lojtari i dytë pas Kobe Bryant që arriti këtë sukses në një periudhë prej 30 vitesh.

Tek ekipi kundërshtar, më të mirë ishin Jamal Crawford me 26 pikë dhe gjashtë asiste si dhe Mikal Bridges dhe Dragan Bender me nga 19 pikë.

– Rezultatet e ndeshjeve janë si në vijim:

Toronto Raptors – Miami Heat: 117-109 (në kohën shtesë)

Cleveland Cavaliers – San Antonio Spurs: 90-112

Minnesota Timberwolves – Oklahoma City Thunder: 126-132

Detroit Pistons – Charlotte Hornets: 91-104

Indiana Pacers – Brooklyn Nets: 96-108

Memphis Grizzlies – Dallas Mavericks: 127-129 (në kohë shtesë)

Houston Rockets – Phoenix Suns: 149-113

Milwaukee Bucks – Atlanta Hawks: 115-107

Boston Celtics – Orlando Magic: 108-116

New York Knicks – Washington Wizards: 113-110

Golden State Warriors – Los Angeles Clippers: 131-104

Portland Trail Blazers – Denver Nuggets: 115-108

Sacramento Kings – New Orleans Pelicans: 129-133

Los Angeles Lakers – Utah Jazz: 113-109

Distria Krasniqi e artë në “Antalya Grand Prix”

Foto nga arkivi – Pjesëmarrja e xhudisteve të Kosovës në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, në Brazil.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, në “Antalya Grand Prix 2019”, në Turqi.

23-vjeçarja nga Peja, në finale e mposhti me “ippon” rivalen e saj nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh, në ndeshjen që zgjati më pak se pesë minuta.

Në tri luftërat para finales, Kransniqi mposhti edhe tri kundërshtare të tjera – të gjitha me “ippon”.

Fillimisht, në raundin e dytë Distria Krasniqi mposhti turken Gulkader Senturk. Në çerekfinale ajo mposhti xhudisten serbe, Andrea Stojadinov, ndërsa finalen e arriti pas fitores ndaj korano-jugores Yujeong Kang.

Krenar me suksesin e xhudistes kosovare është shprehur trajneri i saj, Driton Kuka, i cili menjëherë pas triumfit e ka quajtur impresive Krasniqin.

“Disi (Distria) impresive në Grand Prix Antalya 2019. E artë. 700 Pikë Olimpike. Të gjitha fitoret me Ippon,” ka shkuar Kuka në profilin e tij në Facebook.

E para femër, me ngjyrë, myslimane, arbitre në Britaninë e Madhe

“Emri im është Jawaharir Roble. Jam e para para femër, me ngjyrë, myslimane, arbitre në Britaninë e Madhe. Të jesh një grua në futboll, ti tashmë i ke thyer disa rregulla, në kokën e disa djemve. Kur fillova të arbitroj, lojtarët më shikonin të habitur.”Kështu e prezanton veten vajza nga Somalia e apasionuar pas futbollit.

Jawaharir u largua nga vendi i saj i lindjes së bashku me familjen në vitin 2004, për shkak të luftës civile. Ajo erdhi në Britani në moshën 10-vjeçare, e ndërsa betejën më të madhe për të ndjekur futbollin e pati me familjen e saj.

“Familja nuk donte që unë të luaja futboll. Sepse jam vajzë në radhë të parë dhe nuk duhet të isha duke vrapuar. Kur vija në shtëpi fshihja këpucët e futbollit dhe rregulloja rrobat të dukesha normale. Gënjeshtra duhet të mbaronte dhe unë iu thashë: “Do ta marr futbollin seriozisht, dua të bëhem arbitre”.

Ajo është e sigurtë që futbollistet e Anglisë të jenë më të mirat në botë.

Kërcënimi ndaj Agim Canajt, drejtuesit të trembur, heshtin për ngjarjen

Heshtja vret më shumë se vetë ngjarja. Në një kohë kur Vllaznia mund të konsiderohet e “marrë peng”, pasi nuk mund të zhvillojë normalisht punën e saj dhe të përgatitet për ndeshjen e radhës, pasi trajneri dhe drejtuesit e saj kërcënohen vazhdimisht, krerët më të lartë të klubit e bëjnë situatën edhe më dramatike dhe të pashpresë.

 

Në një kohë kur kryebashkiakja e Shkodrës që është njëkohësisht edhe presidente e klubit Vllaznia, Voltana Ademi, të tregonte mbështetje për teknikun dhe t’u jepte besimin sportdashësve të shumtë shkodranë se klubi nuk mund të frikësohet nga këto kërcënime, ka vetëm heshtje.  –

Gazeta “Panorama Sport” ka tentuar gjatë gjithë ditës së djeshme me të gjitha mënyrat për të kontaktuar me drejtuesit e Vllaznisë, në lidhje me skandalin që ndodhi, por askush nuk ka pranuar të komentojë. Vetë trajneri Agim Canaj duket se është shumë i tronditur nga gjithçka i ka ndodhur dhe nuk ka reaguar. Gjithashtu, gazeta ka tentuar të komunikojë me kryebashkiaken Voltana Ademi, por si gjithmonë nuk ka qenë e disponueshme duke mos iu përgjigjur interesimit tonë. As administratori Suad Lici që duket se është frikësuar nga kjo histori, nuk ka folur asnjë fjalë.

Madje, në një komunikim të shkurtër që ka pasur gazeta me të gjatë paradites së djeshme, ka deklaruar se klubi do të dalë me një deklaratë zyrtare. Por, kjo nuk ka ndodhur. Gjatë pasdites së djeshme është përfolur se drejtuesit kanë bërë denoncim në polici në lidhje me këtë çështje, por që nuk ka asnjë konfirmim nga drejtuesit apo organet policore. Situata në skuadrën shkodrane është e rëndë, ndërsa historia përsëritet dhe klubi nuk po gjen qetësi. Pritet që sot të ketë reagim nga klubi që me heshtjen e tij vetëm u jep zemër kërcënuesve, ndërsa lojtarët dhe stafi ndihen gjithmonë e më shumë të frikësuar.