VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dick Marty paralajmëron “dëshmi” të reja për krimet e luftës në Kosovë

By | May 12, 2019

Komentet

Çka pas vendimit të kushtetueses!? – Nga Florim Zeqa

 

Shkrimin e sotëm do e filloj me deklaratën e Albin Kurtit pas vendimit të kushtetueses; “Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten,…ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm”.

Arsyeja e të menduarit logjik

Arsyeja e thjeshtë e të menduarit logjik e thotë, nëse LVV-ja dhe Albin Kurti nuk kanë pasur besim në Gjykatën Kushtetuese, atëherë pse e kanë dërguar ankesën e tyre në gjykatë, për t’u tallur me të apo për t’i zgjatur jetën vetes në pushtet!?
Po ashtu logjika e shëndosh e parashtron edhe pyetjen tjetër për VV-në dhe liderin e saj, Albin Kurti, meqë nuk e pranoni vendimin e kushtetueses dhe e konsideroni të padrejtë, pse nuk i drejtoheni sërish Komisionit të Venedikut (Commissione di Venezia) apo “Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit” dhe gjykatave tjera ndërkombëtare për ta kuptuar të vërtetën dhe të drejtën e pakontestuar të organit më të lartë juridik në vend.

Respektimi i verdiktit të kushtetueses, obligim për të gjithë

Pse vendimi i kushtetueses ishte objektiv, e tregon mbështetja në Kushtetutë dhe në realitetin e krijuar pas shkarkimit të ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvend.
Pse vendimi i kushtetueses ishte i drejtë, e tregon kushtetuta dhe sistemi ynë parlamentar, gjegjësisht roli dhe kompetencat e patjetërsuara të Kuvendit në sistemin parlamentar.
Pse vendimi i kushtetueses ishte i paanshëm dhe i guximshëm, e tregon mosnënshtrimi nga shantazhi dhe presioni i kërcënimeve me protesta.
Pse vendimi i kushtetueses ishte profesional, e dëshmon integriteti profesional i gjyqtarëve të kushtetueses, i vlerësuar me nota të larta pozitive nga Komisioni i Venedikut dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar.
Në rrethana normale do të ishin të mjaftueshme thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera mike të Kosovës drejtuar të gjitha institucioneve dhe partive politike që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Edhe pas humbjes së betejes, lufta politike për pushtet vazhdon…

Nëse LVV-ja e ka humbur një betejë, betejën tjetër për ndryshime politike duhet ta provojë në zgjedhjet e radhës (të parakohshme apo të rregullta kurdo që mbahen ato), e jo të kërcënoj stabilitetin e vendit me protesta dhe trazira për realizimin e qëllimeve politike.
Për t’u thirrur në emër të sovranit (popullit) duhet pasur mbështetjen e shumicës së qytetarëve të këtij vendi (mbi 51 %), e jo një shumicë të thjeshtë prej vetëm 26 % të votave të më pak se 45 % e qytetarëve të dalë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Formën e legjitimitetit të plotë ‘Qeveria Kurti’ e mori me bashkimin në koalicion me partinë e dytë, të barasvlefshme me fuqi të votave. Siq dihet rënja e kësaj qeverie erdhi si produkt i mosrespektimit të kësaj baraspeshe dhe balanci politik nga kryeministri Kurti.
Nëse duhet kërkuar shkaktarët për rënjen e ‘Qeverisë Kurti’ apo ‘qeverisë së shpresës’ siq e kemi quajtur dhe trajtuar një kohë të gjatë, atëherë ajo duhet filluar nga Albin Kurti i cili e nënçmoi partnerin e koalicionit deri në poshtërim.

Respektimi i vullnetit të shumicës në kuvend, normë demokratike

Në këto rrethana, ashtu siq e ka konstatuar edhe kushtetuesja, pas mocionit të suksesshëm të (vet) shkarkimit të ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvend, të drejtën e formimit të qeverisë se re, e ka partia apo koalicioni i shumicës në Kuvend e jo pakica si fituese e zgjedhjeve me legjitimitet të cunguar.
E quajta legjitimitet të cunguar, për faktin e thjeshtë, se për t’u thirrur në legjitimitetin qytetar duhet fituar besueshmërinë apsolute të qytetarëve e jo të një shumice të thjeshtë.
Fundja, respektimi i vullnetit të shumicës është rregull i demokracisë parlamentare. Eshtë detyrë e secilit qytetar dhe çdo subjekti politik në këtë vend për ta mbrojtur shtetin nga anarkia, duke respektuar rregullat e demokracisë.
Protestat dhe shprehja e pakënaqësisë janë të lejuara me kushtetutë dhe ligjet që burojnë prej saj, deri në atë masë që nuk cenojnë rendin kushtetues dhe jetën e qytetarëve.
Shtetin e fituar me mund e sakrifica të panumërta, paraprakisht vendimeve të organeve kompetente shtetërore duhet ta ruaj dhe mbrojë secili qytetar i këtij vendi me sjellje civilizuese dhe demokratike.
Republika e Kosovës nuk është pronë e asnjë partie politike dhe politikani, as e Hashim Thaçit dhe as e Isa Mustafës, as e Albin Kurtit dhe as e Ramush Haradinajt, por është pronë e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Andaj, secili prej nesh duhet të vihemi në mbrojtje të shtetit pa pasur nevojë t’i shesim patriotizëm njëri-tjetrin, se kush e don më pak e kush tjetër më shumë Republikën e Kosovës.
Aq më pak, nuk kemi të drejtë t’i vihemi në qafë Gjykatës Kushtetuese për verdiktin e saj të drejtë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjshmërisë në vend.

Janë veprat ato që i bëjnë njerëzit e mëdhenjë, e jo fjalët

Përfundimisht Albin Kurti duhet ta pranojë në mënyrë të civilizuar verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, për arsye se, pas shkarkimit më 25 mars 2020 në Kuvendin e Republikës së, as kushtetuesja dhe askush tjetër nuk mund ta mbajë në pushtet me 29 deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Veprimi më i mençur për Albin Kurtin dhe LVV-në do të ishte që, para largimit nga qeveria, në vend të protestave të kota për mbajtje të pushtetit, të shkojnë në Veri të vendit, dhe në mënyrë simbolike t’i vendosin flamujt Kosovës përkrah flamujve serb ose të paktën, për nder të 4 vjetorit të vendosjes së shtatores së mbretit serb, me ja vënë në dorë Car Lazarit një flamur t’Kosovës, për t’i treguar se jemi shtet apo t’ia vendosin peshkopit serb Sava Janjiq një flamur në derë të Manastirit, për t’ia kujtuar se ndodhet në Kosovë e jo në Serbi!
Kësaj radhe Albin Kurti duhet të reflektojë më shumë se asnjëherë më parë për t’u dëshmuar para qytetarëve të vendit dhe bashkësisë ndërkombëtare si lider i përgjegjshëm dhe pragmatik që respekton ligjet dhe që e don shtetin më shumë se veten e tij.
Pas largimit nga qeveria, Albin Kurti duhet t’i nxjerrë mësimet e duhura nga gabimet e shumta dhe të njëpasnjëshme në qeverisjen e shkurtër, në radhë të parë, sesi duhet përzgjedhur, ruajtur dhe respektuar partnerin qeverisës, për arsye edhe në të ardhmen Albin Kurti do të ketë nevojë për partner qeverisës në koalicion para ose pas zgjedhor, për shkak se në rrethanat e krijuara në Kosovë, do të jetë e pamundur që një subjekt i vetëm politik t’i fitoj mbi 51 % të votave.

Kur “njollat ne biografi” të asgjesojnë publikisht! Nga Av.Denisa Daka

Nje shfaqje unikale e Kryepolicit te Tiranes sot do te mbahet mend gjate ketu!

Kur per here te pare kam pare videon ne te cilen demonstrohej dhuna e pashoq ushtruar kundra nje minoreni, dite te tera kam qene e trazuar…!

Kur kam mesuar se nena e atij djaloshi rriste e vetme ate femije sebashku me dy vocerrake te tjere, jam trazuar disafish me shume….!

Ajo zonje, mijera zonja te tjera, une gjithashtu, kemi pritur pergjate ketyre diteve nje ndjese publike nga uniformat blu paskesaj, dorezimin para drejtesise te personave pergjegjes gjithashtu.

Ndersa nje tjeter shfaqje dhune na u perplas ne fytyre serish sot.

Ne vend te ndjeses nje kryepolic i cili paguhet me taksat tona, kryqezoi, dhunoi e masakroi publikisht sot nje grua-nene, duke e njollosur publikisht ne shkelje te detyres e çdo norme te pranuar, duke e vrare disa here rradhazi para femijeve te saj posaçerisht.

Ne vend te ndjeses nje krypolic sot, justifikoi me te gjitha menyrat dhunen e ushtruar kundra nje minoreni para dhjetra deputeteve, ndersa askush ne ate foltore nuk ia nderpreu fjalen, askush nuk i terhoqi vemendjen per kete shfaqje te paprecedent, askush nuk kerkoi doreheqjen e tij paskesaj.

Ne vend te ndjeses nje kryepolic sot vendosi t’u jape nje mesazh te gjithe qytetareve te ketij vendi, qe denoncimi i dhunes, arbitraritetit, paligjshmerise a shkeljes se te drejtave, do te konsiderohet i papranueshem, ndersa denoncuesit me “njolle ne biografi”, do te perballeshin me nje set demesh paskesaj.

Nuk u gjinden kurre mundesi ne fakt per te suportuar keto gra-nena te cilat rrisin te vetme femijet e tyre, keto gra-nena te cilat per shkak te kushteve a fatit te mbrapshte, u perballen me veshtiresi ekstreme pergjate rritjes se femijeve, duke shitur dhe gjakun e trupit per t’i pare femijet t’u rriten para syve…!

Asnje deputete pergjate 30 viteve nuk propozoi kurre qe ne buxhetin e shtetit te ish nje ze i posaçem per keto gra-nena, te cilet rrisnin te vetme femijet e tyre, ne nderim te jetes e perpjekjeve te tyre titanike, per femijet e tyre posaçerisht.

Nje shoqeri buliste si kjo jona, nuk i perkrahu kurre keto gra-nena, por i shtyu, paragjykoi e dhunoi ne te gjitha format, pa dashur t’u zgjase kurre doren per ndihme!

Uroj fort qe kjo zonje, nene e tre femijeve te mitur, te gjeje nje avokat te mire e t’u tregoje vendin te gjithe atyre qe e trazuan, paragjykuan, dhunuan e masakruan publikisht.

Detyrim per te vegjlit e saj kryesisht e per te gjitha nenat e minorenet qe gjinden te pambrojtur e pa ze ne kete vend.

Ky drejtues policie nuk mund ta mbaje serish kete rrobe veshur…!

 

 

“Neue Zürcher Zeitung”: Kurti synoi t’i japë fund klientelizmit

Gazeta zvicerane thekson se Gjykata Kushtetuese në Kosovë i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi, i cili konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e shtetit.

Në numrin e së shtunës gazeta e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka hapur rrugën për krijimin e qeverisë së re.

Gjykatësit thanë se presidenti Hashim Thaçi nuk e shkeli Kushtetutën kur në fund të prillit me dekret ngarkoi partinë e dytë për themelimin e qeverisë. Partia e Kurtit nuk propozoi një kandidat të ri për kryeministër dhe kërkoi zgjedhje. Në rast zgjedhjesh Kurti ka shanse të mira të rrisë përkrahjen. Pakënaqësia te populli pas rrëzimit të qeverisë ishte e madhe, shkruan gazeta zvicerane. Tani i është hapur rruga LDK-së, partneres së deritanishme të Kurtit, për të themeluar qeverinë.

“Neue Zürcher Zeitung” thekson se konflikti mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi u ashpërsua pasi Thaçi dhe LDK së bashku u angazhuan për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së pandemisë. Në gjendje të jashtëzakonshme Thaçi do të kishte kompetenca shtesë. Gazeta thekson se Thaçi i përket establishmentit që dominon politikën e Kosovës që nga lufta dhe konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e vendit.

Në vendin mbase më të korruptuar të Europës, Albin Kurti synoi t’i jap fund klientelizmit dhe të fillojë reforma të thella.

Suksesi i Kurtit në zgjedhjet e tetorit tregoi se kosovarët janë neveritur me elitat e vjetra. Kurti është politikan karizmatik, i cili demonstron një vetëbesim ndaj fuqive mbrojtëse perëndimore. Në luftën interne për pushtet Washingtoni përkrah hapur Thaçin, të cilit i beson më shumë se Kurtit se do të arrijë një kompromis me Serbinë. Në vitin 2018 Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq hodhën në opinion idenë kontraverse të shkëmbimit të territoreve. Siç zbuloi këtë javë platforma hulumtuese BIRN qeveria e Kosovës pagoi madje një zyrë në Paris për të propaganduar idenë e prekjes së kufijve.

Të mbrohemi nga kori i korbave!! – Nga Skënder MULLIQI

Moti po jetojmë në iluzione së në Kosovë do të bëhët mirë.Moti janë lënë anash proceset demokratike dhe shteti ligjor.Kurrë deri më sot nuk patem qeveri e cila vërtetë paraqiti udhëheqjen e popullit. Patem elita qe i qmontuan kerkesat e popullit.Në Kosovë kemi ardhur në një situatë kur demokracinw e mbetur ta mbrojmë më të gjitha mjetet në disponim.Nese e shikojmë kronologjinë e ngjarjeve në menyrë metaforike e kemi përjashtuar dhe e kemi terrorizuar veten më elita politike të dobëta dhe korruptive .Kjo ishte mos përgjegjësi ndaj të ardhmës tonë , e kemi pasur solucione shumë më të mira. Kemi bërw gabime të mëdha konceptuale , gabime me sinqeritetin tonë të tepruar, karshi atyre që i votuam.Patem ecejake të dobëta të proceseve politike dhe veqmas të atyre ekonomike –sociale.Kosova është futur në apati shoqërore , në laborator eksprimentimi socio-polititik , duke na dërguar kolektivisht në totalitarizëm . Ende qytetarët nuk e kan mësuar mirë se demokracia po zhbëhet .Çdo ditë po ndwgjojmë fjalime retorike tw pushtetmbjatëseve, që nuk kan asgjw të përbashkët më jetën dhe as më prosperitetin e shtetit të Kosovës. Na kan suspenduar nga jeta politike , nga të mirat materjale shoqërore , dhe shumë na kan abrogu edhe nga të drejtat elementare njerëzore.Kjo klasë politike nuk e sheh vetën si shërbyese të popullit .Dhe , shtrohet pyetja ,ku janë gjithë këta intelektualë , njerëz të artit e të kulturës ,që po heshtin e punwt gjithnjë po na keqësohen në çdo aspect? Ka shumë alternativa që ta ngrisin zërin e tyre, e nuk po e bëjnë që dy decenie në përballje më regjimet autokratike. Çka kemi tu thëmi fëmjëve tanë ? Ku kemi qenë dhe çka kemi bërë për gjithë këto vite, që mos të lejojmë të jetojmë më autokratë? Veq nese dëshirojmë më e rrejtë apo mashtruar.Kjo nuk mund të bëhët, sikur nuk mund të ndodhë që të shlyejmë të vertëten e heshtjës , disa të servilitetit dhe poshtërimit nga pushtetet antipopullore .Ishte dashur një vetëdijësim shumë i madh , që rrenat dhe mashtrimet qyqare të këtyre pushteteve të mbesin prapa shpinës tonë. Kjo nuk bëhet pa angazhime në jetën shoqërore e politike, pa ngritje të zërit të arsyes qytetare.Poshtërimi që po ju bëhët shumicës nga elitat banditeske ishte dashur të marrin fund.Intelektualët dhe akademikët më heshtjën e tyre , ju kan mundësuar njerëzve të politikës të “pshurin” mbi ta, si argetim qasti?! Ndoshta unë edhe gabojë, së dikujt mund ti duket së po jeton fort bukur, edhe pse mbi kokë i qendron diktati. Po vdesim nga heshtja? Nuk po pyesni së sa po na kushton kjo heshtje, kur Kosova po shëndrrohet në zhumbuz, mbi bazat kombëtare dhe ideologjike.Largimet masovike nga vendi, diskriminimet , izolimi nga bota demokratike,e shumë probleme të tjera të pazgjidhura.Të gjitha këto probleme natyrisht së kërkojnë njw zgjidhje.E gjithë kjo e keqe po na duket së është okej! Një popull i tërë po grahet si shtaza dhe po burgosët?! Dhe, gjithë këto të zeza po na rrahin prapanicën , shpinën dhe kokën, më mundin dhe më djerësn tonë. Me paratë tona ?! Dhe, cila është alternativa? Të largohemi nga vatrat tona shekullore, apo të shkojmë në “ baushtellat” gjerman.Kjo është e tmershme dhe e pafalshme .Na e kan ndaluar jetën në kohë të pacaktuar.Vëllezër , motra , shokë, kolegë, punëtor… demokracia dhe liria po na shëmbet nën këmb.Po na shëmbin të paditurit ministra , deputet deri në krye te shtetit.Të qendrojmë afër dhe bashkë më popullin…Të mbrohemi nga kori i korbave!!

Pse imitimi i Jugosllavisë së Titos prej Serbisë është i destinuar të dështojë – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Teksa SHBA dhe BE nxisin rifillimin e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës, qeveria serbe po e shfaq veten si fuqinë më të rëndësishme të Ballkanit. Sidoqoftë, nëse Serbia vazhdon të zhvillojë lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën,  imitimi i Jugosllavisë së Titos prej Beogradit është i destinuar  të dështojë.

Që nga rënia (prej pushtetit) e Millosheviçit njëzet vjet më parë, qeveritë pasuese në Beograd janë përpjekur të rrisin rëndësinë e Serbisë duke kopjuar politikën jugosllave të mos rreshtimit. Por, në përpjekjen për të mbajtur në ekuilibër (marrëdhëniet) me SHBA-në, BE-në, Rusinë dhe Kinën, Serbia rrezikon të përkeqësojë marrëdhëniet e saj me secilin prej (këtyre) partnerëve dhe të zhytet në izolim ndërkombëtar.

Të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përveç gjysmës së Bosnje-Hercegovinës, i kanë zgjedhur pa mëdyshje aleancat e tyre gjeopolitike dhe destinacionet kombëtare: NATO dhe BE. Serbia mbetet e mbërthyer në një vorbull të kohës, në të cilën Rusia, Kina, Europa dhe Amerika konsiderohen si ekuivalente dhe zyrtarët qeveritarë janë përpjekur për (të fituar) avantazhe duke i vënë ato kundër njëri-tjetrit.

Kur përballet me shtetet e NATO-s, Serbia i tregon si më të pakta marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe Kinën dhe pretendon se zhvillon më shumë stërvitje ushtarake me Aleancën e Atlantikut të Veriut sesa me forcat ruse. Kur përballet me Moskën, Beogradi thekson se marrëdhëniet e tij me NATO-n si janë thjesht teknike dhe e portretizon Aleancën si agresor dhe Rusinë si një vëlla sllav e ortodoks dhe mbrojtës kombëtar.

Lidhjet me Moskën kanë vijuar të zgjerohen nën presidentin Aleksander Vuçiç, edhe kur përfaqësuesit e qeverisë pretendojnë se këto politika janë trashëguar nga administratat e mëparshme.  Me zyrtarët perëndimorë, Beogradi pretendon se ka frikë të kufizojë lidhjet me Rusinë për shkak të kundërshtimit të brendshëm nga grupet nacionaliste dhe kisha ortodokse, të cilët kërkojnë një aleancë strategjike më të afërt me Rusinë. Në të vërtetë, qeveria e Vuçiçit nuk përballet me asnjë kundërshtim politik të unifikuar a të fuqishëm dhe ka goditur çdo rezistencë ndaj politikave të saj.

Megjithë kundërshtinë e fortë të BE-së, nën (drejtimin e) Vuçiçit, Serbia ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euro-Aziatik të udhëhequr nga Moska. Kështu, ajo i është bashkuar një pjese të vogël të shteteve post-sovjetike që i qëndrojnë besnikë Moskës. Ajo ka refuzuar vazhdimisht t’i bashkohet regjimit të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë për pushtimin dhe copëtimin e Ukrainës nga ana e saj. Dhe ajo ka blerë armatime të rënda nga Moska, përfshirë sistemet anti-avionë, pavarësisht paralajmërimeve për sanksione nga Shtetet e Bashkuara.

Beogradi vazhdon të zgjerojë “qendrën humanitare” në jug të Serbisë me shërbimet e inteligjencës së Rusisë, edhe pse nuk i ka ofruar asaj zyrtarisht statusin diplomatik. Qendra i mundëson inteligjencës ruse mbledhjen (e informcionit) nga të gjithë rajonet e Ballkanit. Në sferën ekonomike, Serbia i përmbahet me besim naftës dhe gazit rus. Pjesa e dytë e gazsjellësit Turk Stream të Gazprom do të kalojë përmes Serbisë, e cila është tashmë e varur nga Moska për gaz natyror dhe shumica e kompanisë së saj më të madhe të naftës, Naftna Industrija Srbije, është në pronësi të Gazprom.

Ashtu si Jugosllavia, Beogradi i manipulon lidhjet e tij me Moskën për të përfituar nga Brukseli dhe Uashingtoni. Duke kërcënuar Perëndimin me një kthesë më gjithëpërfshirëse drejt Lindjes, qeverisja e Vuçiçit kërkon lëshime nga BE dhe më shumë  tolerancë për kontrollin që partia në pushtet ushtron mbi institucionet shtetërore. Ajo gjithashtu kërkon të dobësojë shtetësinë e Kosovës si dhe kërkesat e BE-së për të “normalizuar” marrëdhëniet me Prishtinën.

Ndërsa tensionet mes Kinës dhe SHBA rriten në mënyrë dramatike, Beogradi gjithashtu vazhdon të kërkojë lidhje më të ngushta me Pekinin. Investimet dhe huatë e Kinës për Serbinë i lënë pas ata në të gjitha shtetet e tjera të Ballkanin dhe tashmë i tejkalojnë 9 miliardë dollarë. Kjo e ka rritur ndjeshëm borxhin e Serbisë ndaj Pekinit, e borxhet e larta ndaj kompanive të mbështetura nga shteti kinez shndërrohen në kapitale politike që do të garantojnë se, në arenën ndërkombëtare, Beogradi do ta mbështesë diplomatikisht Kinën.

Nëse qeveria e Vuçiç vazhdon politikën e saj pro-Kinë, edhe teksa tensionet midis SHBA-së dhe Kinës përshkallëzohen, atëherë ai rrezikon të largohet nga administrata Trump, në një kohë kur dëshiron të përdorë Shtëpinë e Bardhë për të eleminuar pavarësinë e Kosovës. Beogradi gjithashtu rrezikon rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, meqë në daljen nga pandemia Brukseli ka të ngjarë të këmbëngulë për kufizim të ndikimit ekonomik të Pekinit në Europë, pasi tashmë e ka shpallur Kinën “rival të sistemit” dhe “konkurrent strategjik”.

Neo-Jugosllavizmi i Serbisë,në fund të fundit, do të dështojë jo vetëm sepse, ndryshe nga Jugosllavia e Titos, nuk është një shtet me rëndësi të madhe apo një lojtar kryesor në skenën ndërkombëtare. Ajo do të dështojë parësisht sepse ndikimet e Rusisë dhe Kinës në mbarë Europën ka të ngjarë, që pas daljes nga pandemia,  të bien. Nëse Serbia zgjedh që të mos rreshtohet me BE-në dhe NATO-n dhe të kualifikohet për anëtarësim në të dy organizatat, ajo do të lihet jashtë në të ftohtë.

Dita71, Albania

SERBIA’S FAILINGNEO-YUGOSLAVISM

Janusz Bugajski, 29 May 2020

As the U.S. and the EU push for restarting talks between Serbia and Kosova, the Serbian government is posing as the most essential power in the Balkans. However,Belgrade’s imitation of Tito’s Yugoslavia is bound tofail if Serbia continues to develop close ties with both Russia and China.

Since the ouster of Milosevic twenty years ago, successive governments in Belgrade have tried to raise Serbia’s stature by replicating the Yugoslav policy of non-alignment. But in trying to balance the U.S., the EU, Russia, and China, Serbia risks aggravating its relations with each partner and sinking into international isolation.

All other countries in the Western Balkans, except half of Bosnia-Herzegovina, have unequivocally chosen their geopolitical alliances and national destinations – NATO and the EU. Serbia remains stuck in a time vortex, in which Russia, China, Europe, and America are viewed as equivalent and government officials have sought advantages by playing them against each other.

When dealing with NATO states, Serbia underplays its relations with Russia and China and asserts that it conducts more military exercises with the North Atlantic Alliance than with Russian forces. When dealing with Moscow,Belgrade plays down its relations with NATO as merely technical and portrays the Alliance as an aggressor and Russia as an Orthodox Slavic brother and national protector.

Connections with Moscow have continued to expand under President Aleksander Vucic even while government representatives claim that these policies were inherited from previous administrations. Belgrade contends among Western officials that it is fearful of curtailing ties with Russia because of domestic opposition from nationalist groups and the Orthodox Church who seek a tighter strategic alliance with Russia. In reality, Vucic’s government faces no unified or strong political opposition and has cracked down on any resistance to its policies.

Under Vucic, Serbia has signed a free trade agreement with the Moscow-led Eurasian Economic Union, despite strong opposition from the EU. It has thereby joined a handful of post-Soviet states that remain loyal to Moscow. It has consistently refused to join the sanctions regime imposed against Russia for its invasion and partition of Ukraine. And it has acquired heavy weapons from Moscow, including anti-aircraft systems, despite warnings of U.S. sanctions.

Belgrade continues to expand the “humanitarian center” in southern Serbia with Russia’s intelligence services even though it has not afforded it formal diplomatic status. The center enables Russian intelligence gathering throughout the Balkan region. In the economic arena, Serbia maintains its reliance on Russian oil and gas. The second leg of Gazprom’s Turk Stream gas pipeline will traversethrough Serbia, which is already dependent on Moscow for natural gas and its biggest oil company, Naftna Industrija Srbije, is majority-owned by Gazprom.

Much like Yugoslavia, Belgrade manipulates its ties with Moscow to gain advantages from Brussels and Washington. By threatening the West with a more comprehensive turn toward the East the Vucic government seeks concessions from the EU and greater tolerance for the control of the ruling party over state institutions. It also seeks to weakenKosova’s statehood and dilute EU demands that it “normalize” relations with Prishtina.

Belgrade also continues to pursue closer ties with Beijing as tensions rise dramatically between China and the U.S. China’s investments and loans to Serbia dwarf all other states in the Balkans andnowexceed $9 billion. This has significantly increased Serbia’s indebtedness to Beijing,in which high debts to Chinese state-supported companies are transformed into political capital that willguarantee Belgrade backs China diplomatically on the international arena.

If the Vucic government continues its pro-China policy, even while tensions between the U.S. and China escalate, then it risks alienating the Trump administration at a time when it wants to leverage the White House to eliminate Kosova’s independence. Belgrade also risks its path toward EU accession, as in the wake of the pandemic Brussels is likely to push for limiting Beijing’s economic influence in Europe, having already declared China a “systemic rival” and “strategic competitor.”

Serbia’s neo-Yugoslavism will ultimately fail not only because it is not a pivotal state, unlike Titoist Yugoslavia, or a major player on the international stage. It will fail primarily because both Russia’s and China’s inroads throughout Europe are likely to decline in the wake of the pandemic. If Serbia chooses not to closely align with the EU and NATO and qualify for membership of both organizations then it will be left out in the cold.

“Do iu heqim qafe”! Zbardhen kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policëve dhe fotot e sherrit te “313”

Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” dosjen e bandës së Avdylajve dhe fotot e tyre te burgu “313”, kur përplasen me policinë.



Në dosjen e siguruar nga gazetarja Lala zbulohen dhe kërcënimet që anëtarët e bandës “Avdylaj” iu drejtojnë policëve. “BalkanWeb” sjell një pjesë të këtyre kërcënimeve me jetë, ku në një moment një anëtar i bandës iu thotë policëve ta mbajnë mend fytyrën e tij, pasi do t’i heqë qafe.

“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policiëve në burgun e sigurusë së lartë.

Një ditë më parë, gazatarja Lala raportoi se drejtori i Burgjeve kishte urdhëruar izolimin në një sektor të posaçëm të anëtarëve të bandës “Avdylaj”, pas sherrit së këtyre të fundit me policinë dhe një shtetas italian.

Nga ana e saj, Gjykata e Tiranës doli pasditen e djeshme kundër vendimit të drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili, për izolimin e Avdylajve, duke e cilësuar këtë një vendim jo të drejtë në përputhje me ligjin.

Vrasja e afro-amerikanit nga dhuna e efektivëve të policisë, reagon Rita Ora: Heshtja është tradhti

Mes artistëve të shumtë që kanë reaguar në lidhje me vrasjen e afro-amerikanit George Floyd nga një officer policie në Mineapolis, është edhe këngëtarja Rita Ora.

Në një postim në ‘Instagram’ ajo citon një thënie të Luther Kingut: Vjen një kohë kur heshtja është tradhti.

Vrasja e Floyd është interpretuar nga vendasit si vrasje për shkaqe racore dhe ka nxitur protesta të dhunshme në rrugët e SHBA për dy ditë me rradhë- protesta që priten të bëhen dhe më të mëdha në ditët në vijim.

Gjergj Kastrioti nuk ishte kryqëtar por konstruktor i Shtetit Arbëror, i cili ngadhënjeu 25 vite mbi Perandorinë Osmane – Nga AZGAN HAKLAJ

Harku i Triumfit, është atje në Lisusin e lashtë ilir.
Besëlidhja e Lezhës, kryefjala e historisë sonë kombëtare është vepër e Gjergj Kastriotit.
Ajo është proludi i epokës së lavdishme të Kombit tonë.
Ky kuvend vendosi me besën e Zotit, fuqinë e mendjes, forcën e shpirtit, tehun e shpatës për të ardhmen.
Gjergj Kastrioti u zgjodh i parë i të barabartëve.
Kush godet simbolet kombëtare kryen tradhëti ndaj Atdheut, milot’ do të kenë fatin e hamzave.
2 Marsi i vitit 1444, dita në të cilën princat arbëror u mblodhën në Lezhë për t’i dhanë jetë aleancës politiko-ushtarake dhe epopesë 25 vjeçare të motit të madh siç e quante me të drejtë De Rada është prologu i lavdisë shqiptare.
Kjo ditë është gurthemeli i identitetit kombëtar dhe shtetëror.
2 Marsi, vetë Besëlidhja e Lezhës, Projekti i saj politik dhe efekti që dha kjo ngjarje e madhe historike në shekujt që pasuan është studiuar përciptazi herë për shkak të motiveve politike dhe ideologjike e në raste të tjera ngase historiografia mesjetare e Shqipërisë  është studiuar më tepër nga studiues të huaj si Jeriçeku, Jorga, Jokli, Shuflaj etj, të cilët me gjithë meritat e tyre nuk janë thelluar sa duhet në
ndriçimin e kësaj ngjarje kaq të madhe të Arbërisë Mesjetare.
Burrat e dheut, princat kryetrima e mendjendritur që u mblodhën me 2 Mars 1444 në Lezhën e lashtë, seli e mbretërve ilirë e kishin lexuar më së miri historinë e paraardhesve tanë, të mbrëterive Ilire dhe të shtetit të Arbërit, Principatës së Balshajve e Mbretërisë Epiriote dhe e kuptuan misionin që shtronte përpara tyre koha dhe historia.
lnstitucioni i besës i ngritur në kult, që nga koha pellazgo-ilire rregullonte marrdhaniet e individëve, gjinisë e të fisit, por pa arritur të shndërrohej në një normë juridiko- politike, si akt përbashkues mbarëkombëtar.
Udhëheqësit e Besëlidhjes së Lezhës e shdërruan Besëlidhjen, këtë kryevepër shqiptare në traktat politiko- ushtarak për t’i shërbyer luftës çlirimtare.
Nëse kryqëzimi i shpatave nga princat shqiptarë në Kuvendin e Lezhës simbolizon besën e lashtë e pagane të shqiptarëve, mbledhja e këtij Kuvendi në Katedralen e Shenkollit simbolizon Besën e Zotit, besëlidhjen mes njeriut dhe Krijuesit.
Ky kryqëzim shpatash deshmon lutjen e kërkesën ndaj Zotit që t’i ndihmojë ata në të drejtën e tyre hyjnore për të jetuar të lirë.
Me arbërorët në mesjetë ndodhi po ai fenomen  që karakterizon cdo popull të lashtë dhe të qytetëruar.
Për gati një shekull beteja me invadarët otomanë arbërorët jo vetëm qendruan fort, por nuk i zhbënë vlerat e tyre morale e qytetare, kujtesën historike, traditat e mënyrën e jetesës, përkundër qëllimeve e strategjisë së armikut e bënë si qëllim të jetës e të vetëekzistencës së tyre Kauzën e Lirisë.
Janë të famshme e profetike fjalët e Gjergj Kastriotit para qytetarëve në Krujë me 28-të nëntor në vitin 1443:
Lirinë nuk ua solla un’.
Atë e gjeta midis jush.
Arbëria Paraosmane ishte një vend i zhvilluar  dhe po trokiste në Epokën e Humanizmit e të Rilindjes, njëherësh me simotrat e saj europiane.
Qytetet arbërore të bregdetit Adriatik, Tivari, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, por dhe Drishti i vogël, krahasoheshin për nga niveli i zhvillimit, vetëqeverisjes dhe statusit politik që gezonin me qytetet italiane.
Statuset e Shkodrës dhe të Drishtit të cilat e panë dritën e botimit në shqip pas më shume se 600 vitesh na tregojnë qartazi se të parët tanë që kanë banuar në këto treva kishin zgjedhë pa mëdyshje modelin perëndimor të legjislacionit e qeverisjes dhe të jetës qytetare përkundër Modelit Bizantin.
Beteja e arbërorëve për liri nuk kishte asnjë shans të kurorëzohej me fitore përballë një supërfuqie ushtarake si Perandoria Otomane, pa krijuar një bashkim politik e ushtarak të principatave shqiptare.
Pa aleatë të fuqishëm europianë.
Pa një projekt madhor, i cili duhej të ishte në thelb europianizues, i qartë në çdo detaj e vizionar për të ardhmen, nuk mund të shpresohej për sukses.
E gjithë kjo ndërmarrje vigane, politike, ushtarake e humaniste, kërkonte më në fund një emblemë të ndritshme, një burr’ shteti e strateg, cilësitë e të cilit të tejkalonin ambiciet separatiste të feudaleve të mesjetës shqiptare, për sundim, lavdi përsonale e pushtet për vehte.
Kuvendi i Lezhës dhe Arbëria patën fatin ta kenë arkitektin e Besëlidhjes së tyre, konstruktorin gjenial të bashkimit e kryengritjes çlirimtare, kryetrimin e betejave, diplomatin brilant e vizionar’ Gjergj Kastriotin.
Historia e thirri Heroin Kombëtar dhe ai u pergjigj rrufeshëm në kohën dhe vendin e duhur.
Besëlidhja e Lezhës ishte preludi i një pregatitje të gjatë e në fshehtesi të plotë i Kryengritjes së Pergjithshme Antiturke.
Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu) e hartoi planin e luftës së paku një dekadë para Kuvendit të Lezhës.
Barleti në kronikat e tij na rrëfen se në Adrianopojë shkonin shpesh të dërguar të princërve arbër’ e i luteshin Gjergj Kastriotit të kthehej dhe t’i udhëhiqte në luftë.
Ai nuk mund të tregonte sekretet dhe ëndrrën e tij nga frika se “E dëgjonin muret”.
Fitoret e hungarezëve kundër Ushtrisë Otomane dhe përpjekjet e Vatikanit për të organizuar një kryqëzatë antiturke ishin faktorët e jashtëm detërminues në mbështetje të luftës për çlirimin e trojeve arbërore.
Besëlidhja e Lezhës opo Konfederata e princërve siç e quan bashkëkohësi i Gjergj Kastriotit dhe biografi i parë i tij Dhimitër Frangu është një rast sui-generis në Historinë e Kombit tonë.
Në Lezhë  u arrit bashkimi i parë politik dhe ushtarak nën autoritetin e një organi të vetëm vendimmarrës të përbërë nga krerët e Lidhjes.
Se dyti Lidhja mori qysh në krye të herës atributet e një qeverie shtetformuese, ku përcaktoheshin qartë elementët themelore të shtetit.
Besëlidhja zgjodhi Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kryetar të saj  Gjergj Kastriotin ( Skenderbeun), sipas parimit princes of partës “I parë i të barabartëve”.
Ajo shpalli mobilizimin ushtarak.
Krijoi arkën e përbashkët për të garantuar financat e luftës dhe ndoqi një politikë të unifikuar e vizionare në marrdhaniet diplomatike ndërkombëtare.
Në zjarrin e luftës e të betejave legjendare lindi Shteti i Përqendruar Arbëresh, pikërisht në kohën kur Ballkani kishte rënë nën robërinë turke.
Shteti i Gjergj Kastriotit, lufta dhe fitoret e arbërorëve u brohoritën dhe fituan simpatinë  jo vetëm të popujve të rënë nën sundimin e Sulltan Muratit e Mehmetit të Dytë;
Venediku, Raguza, Hungaria Mbretëria e Aragonës, Franca, Anglia e Vatikani i panë shqiptaret e Prijësin e tyre si shpëtimtarë të Europës.
Kuvendi i Lezhës dhe mesazhi historik që ai la janë bërë në shekuj burim frymëzimi për shqiptarët, në  betejat e tyre për liri e pavarësi.
Kuvendet e mëdha të shekulit të 16-të, të Dukagjinit e të Kuçit.
 Kuvendi i Arbërit, Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës.
Kuvendi i Verrave të Llukës, kuvendet e Junikut, Ferizajt e Shkupit.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës, Konferenca e Pezës, Konferenca e Bujanit në Tropojë janë monumente historike kombëtare në rrugën e të ardhmes.
UÇK-ja e lavdishme që realizoj ëndrrën shekullore për liri të Kosovës martire u frymëzua nga Epoka e ndritshme e Gjergjit të Madh.
Harku i Triumfit është atje në Lisusin e lashtë Ilir, selinë e mbreterve ilirë e të burrave të rëndë të racës shqiptare, të cilët me 2 mars 1444 vendosën me besën e Zotit, fuqinë e mendjes, forcën e shpirtit dhe tehun e shpatës të ardhmen tonë.
2 Marsi 1444 çeli epokën e lavdishme në historinë e popullit shqiptar.
Kush godet simbolet kombëtare kryen tradhëti ndaj Atdheut.
Milot’ i pret fati i hamzave.

Arrestohet ekipi i CNN ndërsa raportonte për protestat në Minneapolis

Minneapolis

Patrulla Shtetërore në Minnesota arrestoi të premten ekipin televiziv CNN ndërsa po raportonin për protestat e dhunshme në Minneapolis pas vdekjes së George Floyd, si pasojë e brutalitetit policor, transmeton Anadolu Agency (AA).

CNN me qendër në Atlanta tha se ekipi i tij, i cili përfshinte reporterin e CNN Omar Jimenez, u la i lirë të premten në mëngjes.

Ndërsa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë, Jimenez u prangos dhe u ndalua, ndërsa edhe producenti dhe fotoreporteri i CNN gjithashtu u prangos.

Ekipi i komunikimit të CNN më herët u shpreh në Twitter se ekipi i tyre u arrestua “për kryerjen e punëve të tyre, pavarësisht se ishin identifikuar vetë, që paraqet një shkelje të qartë të drejtave të tyre”.

Patrulla e Shtetit e Minnesotas u prononcua në Twitter se gazetarët ishin në mesin e katër personave të arrestuar pasi forcat ishin “duke pastruar rrugët dhe duke rivendosur rendin”. Patrulla tha se ata “u lanë të lirë pasi u konfirmuan se ishin anëtarë të mediave”.

Të enjten vonë në Minneapolis, gjatë protestave të dhunshme iu vu flaka një stacioni policie. Departamenti i Policisë në Minneapolis evakuoi rajonin e 3-të dhe stafin e saj, ndërkaq demonstratat kanë shpërthyer në disa qytete të SHBA-së.

Kosova zhytet ne kaos… Nga Adriatik Riza Dosti

Vendimi arbitrar e skandaloz i sotem i Gjykates Kushtetuese ne Prishtine duket se e ka zhytur perfundimisht Kosoven ne kaosin me te thelle politik, shoqeror, social, moral e ligjor ne keto 20 vite te mevehtesise se saj si Shtet i pavarur…qe pas perfundimit te luftes kunder Serbise …

Duke i hapur driten jeshile Mandatit te Presidentit Thaci dhene LDK se Mustafes …Parti kjo jo fituese ne zgjedhjet e 6 Tetorit te vitit te shkuar …per te formuar Qeverine e re me Avdulla Hotin kryeminister dhe duke injoruar kesisoj vullnetin e popullit te Kosoves i cili ne zgjedhjet e fundit kish nxjerre fituese VV e Albin Kurtit …kjo Gjykate duket se i ka fryre zjarrit te nje vale zemerate popullore qe nje zot e di se c’permasa mund te marre… dhe ka ligjeruar me nje mendjelehtesi te cuditeshme nje precedent teper te rrezikshem me pasoja katastrofale per te nesermen e ketij vendi… te keq qeverisur .

Veprimi e vendimi me dy standarte i Gjykates Kushtetuese te Prishtines per situata te njejta e te mepareshme ne Kosove si dhe venia dore e saj mbi Kushtetute per te perligjur vendimin skandaloz te saj absolutisht qe perben nje precedent teper te rrezikshem e me pasoja te frikeshme e krejtesisht te pa parashikueshme per vendin e popullin.

Deklarata e menjehereshme e drejtuesve kryesore te VV por edhe e vete ish kryeministrit Kurti se ne nuk do ta njohim kete vendim skandaloz qe shkel haptazi Kushtetuten dhe vullnetin e popullit te Kosoves u pasua nga ajo e Vjosa Osmanit e cila tha se ne nuk do pranojme me te qeverisemi ende nga ata qe ja bene gati territoret tona Serbise, nga ata qe mbajne mbi shpine krime lufte e nga te korruptuarit qe e varferuan dhe e izoluan Kosoven…

Nderkohe duket se Anetaret e Gjykates Kushtetuese ju friguan se tepermi nje deklarate publike qe Thaci beri vetem disa ore para marrjes se vendimit nga ana e tyre teksa ai deklaroi se…neqoftese rrezohem une ju siguroj se do t’ju marre te gjitheve edhe ju me vete…[???]…

Gjykoj se ne kete vendim ka ndikuar se tepermi edhe deklarata e djeshme e te derguarit special amerikan per Kosoven dhenderrit te Serbise …Matheu Palmer i cili permes nje gjuhe ”dipllomatike” per asnjanesi, mos nderhyrje, mos berje pale me askend …rikthim te bisedimeve me Serbine…funksionimin normal te qeverise e te shtetit te Kosoves , deshiren per ta pare ate e popullin e saj te ece perpara etj etj dokrra e brockulla te njohura e bajate keto …qe ne rreshtin e pare te deklarates se tij la te kuptohej se nderhyrja, presioni e shantazhi i tij [ qe nje zot e di se si guxon e flet ende kesisoj ne emer te Shtetit e qeverise amerikane]…ishte fare i qarte dhe evident …kur precizonte se ne…duam nje qeveri te re te Kosoves sa me pare te jete e mundur [???]…etj etj etj…pra duke lene qartesisht te nenkuptohej se Zgjedhje te reja nuk do te kete.

Nga ana tjeter frika e Thacit se zgjedhjet e reja do nxirrnin absolutisht fituese VV e cila sipas sondazheve te besueshme ne Kosove ka nje rritje te dukshme ne perqindje te simpatizanteve e perkrahesve te saj te shtuar se tepermi keto 2-3 muajt e fundit si dhe tmerri qe e ka zene vete ate per faktin se Albin Kurti e partia e tij jane te vendosur deri ne fund per ta cuar Hashimin ne bangon e drejtesise…e detyroi mikun e ngushte te Vuçiçit e Putinit por edhe te antishqiptarit te pertej kufirit Rames…te kercenoje hapur e publikisht Anetaret e Gjykates Kushtetuese duke i detyruar te merrnin ne mbremjen e vone te se Enjtes se 28 Majit 2020 kete vendim skandaloz qe e zhyt perfundimisht Kosoven ne nje krize te thelle politike me pasoja te pa parashikueshme…

Duket se as paralajmerimet serioze, me fakte e dokumenta por edhe me ngjarje e emra konkretet se Serbia ne bashkepunim te ngushte me Rusine po pergatisnin nje Grusht Shteti ne Kosove nuk e kane ftilluar akoma seline dipllomatike amerikane ne Prishtine e cila ne vend qe te shqetesohet teper seriozisht per ate c’ka mund te ndodhe neser ne Kosove aq me shume qe ne krye te te dyja shteteve shqiptare qendrojne njerez te tille si Thaci e Rama te njohur tashme boterisht per aferat e tyre te pista e antishqiptare me Serbine e Vucicit .. si dhe me Rusine djallezore te Putinit….ka bere thirrje qe partite politike e populli i Kosoves te njohe e te respektoje vendimin e fundit te Gjykates Kushtetuese qe i jep te drejte Thacit [???]…

Re te zeza daraviten tashme mbi Kosove …nje zot e di se c’eshte kurdisur serisht ne dem te saj e ne kurriz te popullit kosovar…por nje gje dihet fort mire e me siguri absolute …askush nuk do te lejoje me qe dikush te tallet, te injoroje e te shkele me kembe sakrificat extreme te ketij populli per Liri …e askush nuk do te mund te guxoje me te perdhose kesisoj gjakun e Adem Jasharit …dhe luftetareve trima te UCK qe pas me shume se nje shekulli lufterash te pergjakshme me shkjaun e pa bese e gjakatar arriten tu sjellin vendit e popullit te tyre lirine e enderruar nder breza… sigurisht fale edhe mirenjohjes se perjeteshme qe i takon me kete rast mikut te madh te kombit shqiptar …Amerikes …

Ne momentet kulmore e me delikate te historise se saj Kosova kurdohere e ka treguan veten vertet se sa vlen dhe sa Dinjitet ka si vend e si popull …ndoshta ka ardhur tamam Ora e saj serisht e perfundimisht per tu ndare njehere e mire me te keqen !

Une te dua dhe besoj e shpresoj fort tek ty Kosove se je pjese e pandare e gjakut tim …
Ndaj dhe jam i bindur qe ti do ja dalesh qe c’ke me te !

A.R.DOSTI

Lekovo, fshati në Greqi që nuk e ka humbur Gjuhën Shqipe (video)

Shqiptarët autoktonë të një fshati në Greqi pranojnë traditat e tyre shqiptare, gjuhën, muzikën, trashëgiminë brez pas brezi nga të parët e tyre…

Çfarë thonë sot banorët për rrënjët e tyre? Përse heshtet për këtë histori ?

Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit ende “Non Grata” Marin Mema.

Twitter fsheh postimin e Trumpit, thotë se “madhëroi dhunën”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Rrjeti social Twitter ka fshehur një postim të presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se shkel rregullat pasi “madhëron dhunën”.

Postimi nuk është fshirë, por është mbuluar me një paralajmërim dhe mund të shihet duke klikuar mbi të.

Paralajmërimi thotë se “Twitter ka përcaktuar se mund të jetë në interes të publikut që postimi të mbetet i dukshëm”.

Në postimin e tij presidenti tha se ai do të “dërgojë Gardën Kombëtare në Mineapolis”, dhe e pasoi atë me një paralajmërim se “kur të fillojë plaçkitja, të shtënat fillojnë”.

Qyteti i Mineapolisit në SHBA është përfshirë nga protestat e dhunshme, pas vdekjes së një personi me ngjyrë, derisa po arrestohej nga policia.

Masa e Twitter bëhet disa orë pasi presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkon të heqë imunitetin ligjor ndaj rrjeteve sociale si Twitter dhe Facebook për përmbajtjen që ato shpërndajnë.

Trump ka akuzuar rregullisht platformat e mediave sociale për shtypjen ose censurimin e zërave konservatorë.

Ai e ka akuzuar Twitterin për ndërhyrje në zgjedhje, pasi më 27 maj, ky rrjet social, për herë të parë, i etiketoi dy postime të presidentit amerikan, Donald Trump, si “të pabaza” dhe tha se ai po përhap pretendime të rreme. rel