VOAL

VOAL

Dialog me Gjergj Kastriotin – Nga Nue Oroshi

July 17, 2017

Komentet

Të ndalohet regresi politik  më zgjedhje të jashtëzakonshme- Nga Skënder MULLIQI

Koment
Nuk ka nevojë për dije dhe menquri këtu!Gjithëqka është e çartë si drita e diellit, se maratona e mos konstituimit të organeve të shtetit, fshehë luftën e hapuar të opozitës që më çdo kusht më ardhë në pushtet.Kjo zhagitje dhe mos votimi i Albulena Haxhiut, ka për qëllim thyrjen politike të LVV si fituese e zgjedhjeve, dhe pas kësaj për të vepruar më obstrukcione që LVV mos ta formon Qeverinë e re më ndonjë koalicion.Zatën nuk po dëshirojnë të bëjnë kolacion më LVV , për tju dhënë mundësia që ata të jenë bartësitë e pushtetit.Këta po pinë ujë nga i njejti burim, kërcëjnë me të njejtën muzikë dhe këndojnë të njëjtat këngë.Gjithëqka është e qartë është lënë anash  veq lufta për pushtet jo.Nuk po e kujtojnë dhe as nuk po e kuptojnë  se ne këmi Kosovën primare!Po dëshirohët që gjithqka të futët nën kontroll, duke indokrinuar njerëzit përmes mjeteve të tyre të informacionit.Asgjë e re nën diell.Është interesante se si nuk  po pushon budallallëku njerëzor,  edhe 25  vjet me vonë! Të gjithë bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë, sikur kjo plagë e keqe politike   nuk ka të ndaluar. Kosova ka  nevojë më shumë së kurrë të eliminojë  fenomenet malinje dhe të rrezikshme?Kemi arritur në fund të këtyre tensioneve përverse politike por edhe ideologjike, duke apstrahuar madhorën siq është shteti dhe kombi.Thjesht këta kuvendarë po nxitohen nga braktisja për të formuar organet e reja , në vend që të jetë e kundërta.Disa institucione si Akedenmia jonë duhet të zgjohet nga gjumi i rëndë dimëror , kur dihet së akademikët janë truri i një kombi.Këta akademikët tanë veq thirrjës , më ndonjë përjashtim të vogël, nuk po iu ndëgjohet  kurrë zëri.Edhe intelektualët e të gjitha profileve duhet të jenë  më angazhues në situaten e krizave politike dhe krizave të tjera të vendit!Duhet më në fund të thonë atë që është e dhënë në natyrën e krijimit të njeriut dhe më në fund ta hedhin këtë erë të keqe në margjinat e shoqërisë.Kuvendarëve të kësaj legjislature nuk po iu vjen fare keq se njerëzit po jetojnë në një krizë politike dhe kriza tjera në të gjitha nivelet. Kuptimi i demokracisë është qeverisja e besuar më të mirëve midis nesh bazuar në besim. Ne  kemi  njerëz më logjikë të  sundimtarëve totalitarë .Kështu siq po veprohet në Kuvend, sigurishtë së nuk është në të mirën e popullit dhe të shtetit të ri të Kosovës.Moti  po punojnë kunder njeri-tjetrit , duke u shëndrruar në armiq , e jo se janë vëllëzër të një gjaku.Kudo që të kthehesh dhe të vëzhgosh situatën, gjithçka reduktohet në prodhimin e antagonizmave dhe kaosit.Mjaftë më më njerëz të pa ide të cilët manipulojnë masat.Popullit nuk iu duhet gënjshtra në vend të vërtetës, intoleranca politike në vend të tolerancës.Ne duhet medeomos të ndalojmë këtë regres, më zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale.

‘Odeon’ – E vërteta e restaurimeve në Spaç, Fatos Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu i Spaçit përballë kamerës së emisionit “Odeon”, lidhur me ndërhyrjet që po kryhen për realizimin e një filmi artistik mbi Revoltën e vitit 1973. I pranishëm fizikisht në vendin ku ai vetë ka vuajtur dënimin, Lubonja denoncoi çfarë ai e quajti “improvizim pa projekt”, i cili po dëmton kujtesën historike të vendit dhe vetë autenticitetin e objektit. Në deklaratën e tij, Lubonja shprehet:

“Filmi pretendon se i duhet skena dhe i duhet skenografia e vitit ’73 dhe nisur me këtë ide kanë bërë disa ndërhyrje për të ndryshuar dhe ndoshta për ta bërë si në vitin ’73. Mirëpo kjo ka shumë probleme. Nëse ti do ta bësh siç ka qenë në vitin ’73 duhet të shkatërrosh shumëçka sepse për shembull këtu janë dy pallate siç e shikoni dhe në vitin 73 ai pallati i kuq që është atje nuk ka qenë. Po si, do ta prishim pallatin e kuq dhe ta kthejmë tek viti 1973? Po ashtu duhet të tregojnë atë muzeun që kanë parashikuar në hyrje dhe këtu të ndjesh atmosferën. Të flasin këto rrënojat që s’duhet të ishin të tilla, flasin për këto 35, për pandjeshmërinë. Është dhe kjo pjesë e historisë.”

Më tej ai shton se ndërhyrjet që po kryhen për skenografinë e filmit janë në thelb kundërvënie ndaj historisë reale të vendit:

“Mjafton të shohim atë që ishte e bardhë e suvatuar dhe pastaj meqë u ngrit zëri filluam ta bëjmë si të vjetër, tregon hipokrizinë e kësaj narrative sepse që të jemi realist. Nëse ti do ta bësh filmin siç ka qenë në atë kohë ti këtë ndërtesë do ta bësh goxha të mirë.”

Ai kritikon edhe vetë institucionet përgjegjëse, duke përfshirë edhe Ministrinë e Kulturës dhe ministrin Blendi Gonxhe, për mungesë transparence dhe mungesë plani:

“Unë kam debatuar dhe personalisht me ata që kanë bërë këtë deklaratë (Ministrin Gonxhe). Ata nuk janë të sinqertë sepse nëse është një projekt muze, ata duhet ta kishin bërë të gjithë projektin. I gjithë projekti duhet të bëhej. Sa kushtojnë të gjitha dhe pastaj me faza. Vet fakti që një herë e bën me suva të bardhë e pastaj e bën një herë dritare e pastaj nga dritare e bën derë atë, tregon se ata nuk kishin as projektin se çfarë do bëjnë.”
“Për mua kanë qenë improvizim apo çfarë ka imagjinuar regjisori dhe hajd ti lyejmë ato këtej këtu. Duan të justifikojnë filmin sipas meje dhe prishjen që po bëjnë me muzeun, ndërkohë që projektin e muzeut e para si vizion e kanë të qartë që duhet të jetë vizion arkeologjik që kanë thënë italianët, që të ruhen, të konservohen dhe këtu çfarë ka ndodhur? Nëse ti do ruash e do konservosh, gjëja e parë që do të bësh është të forcosh çatitë e ndërtesave që të mos shemben nga uji…”

 

Lufta në Lindjen e Mesme – Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

Lufta e nisur nga Izraeli kundër Iranit mund të hyjë në një fazë edhe më kritike, me një rrezik të madh për zgjerim të konfliktit. Shteti hebre ka nisur një fushatë ushtarake që mbështetet ekskluzivisht në aviacion për të detyruar Teheranin të tërhiqet.

I vetmi precedent është ofensiva e NATO-s që detyroi Serbinë të tërhiqej nga Kosova në vitin 1999: Aleancës i nevojiten 78 ditë bombardimesh, ndonëse kishte trefishin e avionëve dhe baza shumë më afër. Izraeli, ndërkohë, ndodhet mbi 1500 kilometra larg Republikës Islamike, një vend shumë më i madh dhe më i armatosur se Serbia.

Lodhja e avionëve dhe ekuipazheve në një operacion të tillë është e jashtëzakonshme, çdo mision zgjat mesatarisht pesë orë dhe kërkon disa furnizime në ajër, çka ndikon drejtpërdrejt në operacionin “Lion Rising”, i cili nuk mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm për shumë kohë. Ky kufizim mund të kapërcehet vetëm me ndërhyrjen amerikane, qoftë përmes mbështetjes logjistike me cisterna dhe radarë ajrorë, qoftë me pjesëmarrje direkte në sulme, një skenar që, sipas burimeve si Axios, është bërë tashmë i mundshëm.

Këto të dhëna mund të jenë një mënyrë për të ushtruar presion mbi hierarkinë e teokracisë shiite, ashtu siç bënë dje në mënyrë shumë më të dhunshme avionët F-35 izraelitë, të cilët shkrumbuan tre rafineritë më të rëndësishme të naftës, duke konkretizuar kërcënimin për të shkatërruar burimin e vetëm ekonomik të Iranit.

Po këtë mesazh e përcollën edhe me shkatërrimin e banesave të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei dhe me përpjekjet për të çuar përpara “dekapitimin” e regjimit, që nisi në agimin e dy ditëve më parë me eliminimin e trembëdhjetë figurave kyçe: një ndjekje në rritje, por gjithnjë e më e vështirë.

A do të mjaftojnë këto iniciativa për t’i dhënë goditjen përfundimtare ajatollahëve? Për momentin duket se jo. Gjatë 36 orëve të para, forcat izraelite (IDF) bombarduan 400 objektiva në 150 pika të ndryshme të vendit dhe dhjetëra të tjera janë goditur pas perëndimit të diellit dje: arsenale, baza dhe infrastrukturë të forcave të armatosura, Gardës së Revolucionit dhe programit bërthamor, të gjitha janë kthyer në hi.

Është një plagë e madhe për sistemin e pushtetit të ajatollahëve, por deri më tani nuk ka ndaluar kundërpërgjigjen ndaj Tel Avivit, e cila është zhvilluar me rreth 250 raketa balistike. Irani me siguri ka edhe më shumë, por ka vështirësi për t’i koordinuar lëshimet: oficerët e Pasdaran të ngarkuar me këtë përgjegjësi janë vrarë gjatë shkatërrimit të një qendre nëntokësore dhe dronët izraelitë patrullojnë pa pushim rrugët për të lokalizuar kamionët që transportojnë raketat.

Për këtë arsye, iranianët kanë arritur të lëshojnë maksimumi 100 raketa për çdo valë sulmi, pak, sepse sa më i madh numri i raketave, aq më i madh shansi për të depërtuar në kupolën mbrojtëse të shtetit hebre.

Faza e ardhshme e konfliktit do të karakterizohet nga përpjekjet për të neutralizuar këto raketa përpara se bateritë e pakta Arrow 3, të vetmet që mund t’i rrëzojnë që në distancë të largët nga qytetet izraelite, të shterojnë municionin. Amerikanët po zhvendosin anije të tjera të pajisura me armë që mund të ndërpresin raketat, për të përforcuar mburojën mbi Tel Avivin.

Askush nuk e di me saktësi se sa raketa të tjera do të arrijnë të lëshojnë iranianët; por dihet me siguri që ata disponojnë edhe koka lufte kimike: përdorimi i tyre deri tani ka qenë i përjashtuar, por sot ajatollahët luftojnë për mbijetesën e regjimit dhe mund të reagojnë në mënyrë shkatërrimtare, përndryshe rrezikojnë të humbasin çdo kredibilitet të brendshëm dhe të hapin rrugën për një kryengritje popullore.

Gardianët e Revolucionit kanë ende karta të tjera për të luajtur. Deri tani kanë përdorur shumë pak dronë dhe asnjë raketë cruise: armë më pak të sakta, por vdekjeprurëse, të cilat i kanë shpërndarë edhe tek milicitë shiite irakiane. Autoritetet në Bagdad po përpiqen me çdo kusht të frenojnë përfshirjen e këtyre grupeve në konflikt, por për Teheranin është e rëndësishme të hapë një front të ri, që do ta detyronte Izraelin të largojë avionët nga territori i vet.

Ajatollahët mund të lëvizin gjithashtu flotën e anijeve sulmuese dhe dronëve detarë për të bllokuar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit: një veprim që do të shkaktonte rritje të çmimit të naftës, por që mund të nxiste edhe ndërhyrjen amerikane dhe evropiane për mbrojtjen e trafikut tregtar. Një tjetër opsion është goditja e anijeve transportuese që furnizojnë Izraelin me mallra përmes porteve të Emirateve, rrugë e krijuar pas bllokimit të Detit të Kuq nga Houthit jemenas: nxënësit e Pasdaran që sot po japin mësim vetë mësuesve./La Repubblica sn

Evropa dhe yjet tona të pashuar të artit! Nga Jorgji Kote

Në këtë shkrim dua të pasqyroj një shqetësim qytetar me frymë europiane, ca më tepër tani kur po përshpejtojmë të realizojmë objektivin e anëtarësimit në BE në vitin 2030.

Me këtë rast rikujtojmë faktin e njohur që nëse ka diçka që mund t’i japim me shumicë dhe cilësi elitare BE-së dhe të konkurojmë me dinjitet atje, këto janë traditat tona të pasura dhe të larmishme në art, kulturë, muzikë dhe letërsi, me emra të mëdhenj dhe të paharruar të formatit ndërkombëtar.

Mirëpo pavarësisht nga disa përpjekje, sidomos nga media, rrjetet sociale dhe disa arritje, këtu çalojmë jo pak si shtet, qeveri dhe shoqëri. Sepse shoqëria, institucionet kulturore në nivel kombëtar dhe vendor dhe media televizive nuk po bëjnë sa duhet për të evokuar këto tradita dhe protagonistët e tyre, sidomos yjet e pashuar të muzikës, këngës, valles, të teatrit dhe të humorit ndër shekuj, dekada dhe vite.

Kush jeton jashtë vendit ose ndjek programet televizive atje ndjen dhe ndihet i keqardhur kur sheh dallimin e madh me vendet europiane dhe në këtë fushë.

Kështu, krahas dhe bashkë me bashkitë, komunat dhe institucionet kulturore dhe artistike, televizionet kombëtare, publike dhe private franceze, gjermane, italiane, britanike, etj japin rubrika të posaçme ku evokohen emrat e mëdhenj dhe tingëllues të artit dhe muzikës; dhe kjo nuk bëhet jo vetëm në rastet e përvjetorëve të lindjes, vdekjes apo dhe koncerteve të tyre të famshme, por vazhdimisht, madje në programe dhe rubrika të rregulla javore, të moderuara nga yjet e gazetarisë atje.

Këto rubrika dhe emisione janë nga më të ndjekurat, sidomos nga rinia dhe deri te fëmijtë; ato shquhen nga prania e gjerë e familjarëve, fëmijve, miqve dhe fansave të artistëve të mëdhenj të muzikës, teatrit dhe humorit që përkujtohen; me kujtime dhe episode tejet interesante, duke i thurur homazhe personaliteteve të shquara që kanë mbajtur gjallë dhe në humor publikun për dekada me radhë.

Me atë rast, krahas kujtimeve mbi jetën e tyre, pse jo dhe me dritëhijet e veta, dhe interpretimeve të tyre virtuoze emblematike, artistët më të rinj luajnë dhe përsëritin pjesët e tyre në formë homazhi.

Mesazhi madhor që jepet me këtë rast është se këta artistë të mëdhenj, ndonëse kanë dekada që nuk janë fizikisht mes nesh, janë të gjallë si pjesë përbërëse e historisë, kujtesës dhe trashëgimisë kulturore dhe artistike të njehsuar me pjesët e pavdekshme që kanë interpretuar në skenat botërore.

Për ta ka gjithashtu shkrime, libra, monografi të shumta, promovimi i të cilave kthehet në ngjarje dhe festa të vërteta për të gjithë.

E pra, pikërisht në këtë drejtim, pa mohuar disa veprimtari mbresëlënëse, sidomos nga ana e Akademisë së Shkencave tejet aktive në këtë fushë dhe disa bashkive, sërish jemi prapa në këtë drejtim. Një nga shkaqet që ky aspekt i rëndësishëm historik dhe kulturor lihet pas dore vjen nga pretendimi se nuk ka interes publik!

Në fakt, kjo pengesë, e cila e ka burimin te mangësitë e lartpërmendura mund të kapërcehet pa shumë vështirësi duke e vlerësuar më shumë dhe më seriozisht këtë aspekt me veprimtari dhe emisione cilësore televizive; duke i institucionalizuar këto lloj veprimtarish dhe ciklesh, me siguri dhe interesi publik i dëmtuar rëndë nga lloj lloj emisionesh televizive superkomerciale dhe anti-vlerë do të ringjallet, duke siguruar pse jo rekord klikimesh, siç ndodh kudo në Europë.

Dhe kjo jo thjesht dhe vetëm për nostalgji me të kaluarën, por që t’i shërbejë rritjes së ndërgjegjësimit dhe shtimit të dijeve për historikun dhe traditat e shkëlqyera të artit dhe kulturës sonë, pse jo dhe në vitet e diktaturës, kur artistët tanë të mrekullueshëm na lehtësonin hallet dhe dertet me interpretimet e tyre emblematike.

Magjia e tyre dërgonte pa pushim rreze diellore pranverore në zemrat tona. Kjo dhe si detyrim moral, si borxh i pashlyeshëm që ua kemi artistëve të mrekullueshëm që materialisht nuk fituan asgjë megjithë famën e tyre, por fituan admirimin dhe respektin e popullit dhe Atdheut.

Shpesh, deri përpara viteve 90, kur isha me kolegë jashtë vendit por dhe tani, në biseda apo dhe intervista me të huajt, pyetjes se si e kemi përballuar shtypjen dhe super stresin e diktaturës, i jam përgjigjur pikërisht me faktin se peshën e vuajtjeve dhe të mungesës së lirisë krahas të tjerash, na e lehtësonin shumë me perlat e tyre mjeshtrat, këngëtarët dhe aktorëve tanë, të cilët kanë kohë që kanë hyrë në legjendë.

Dhe kjo ndodhte kudo, në shtëpi, në shkollë, jashtë saj dhe në stërvitjet ushtarake apo aksionet e rinisë, kudo ku ndodheshim. Dhe të huajt që na dëgjonin na jepnin të drejtë.

Bindesh dhe më shumë për këtë dukuri kur dëgjon dhe shijon perlat e panumurta të këngëve tona, popullore dhe të muzikës së lehtë, vallet e mahnitshme, pjesët teatrale dhe të humorit, romanet dhe botimet, pikturat dhe skulpturat me jehonë kudo! Me mijra komente lexon për to dhe në videot e shumta që bëhen virale!

Dihet se gjatë periudhës së viteve 1945 – 1975 në shumicën dërmuese të familjeve tona nuk kishte televizor, por vetëm radio të vogla të varura në mur, ndërsa në plazh të famshmet radio portative “ Iliria “.

Ndaj, kur vinte emisioni i orës 18:10 me këngë popullore apo emisioni aq shumë i dashur “ Sipas kërkesave të Muzikës “ në orën 21:00 ne vraponim me veshët e mbërthyer tek radio, duke dëgjuar këngën e preferuar.

Po kështu ndodhte me emisionin “ Teatri në Mikrofon “ ditën e mërkurë, Teatrin e Estradës « Variete » dhe plot të tjera.

Lista këtu është aq e gjatë, aq sa po hyre rrezik nuk del dot më prej andej; ndaj për të ilustruar shqetësimin e lartpërmendur po ndalemi vetëm në disa nga artistët tanë më emblematikë që nuk i kemi më mes nesh.

E kush e dëgjoi dhe nuk u mahnit me artistë të tillë të paarritshëm si mbretëresha e muzikës populllore të Shqipërisë së Mesme, Fitnete Rexha. Me këngët e saj të trimërisë dhe lirike, me shpirtin me të cilin i këndonte, me zërin plot vibracione, entusiazmin e saj dhe interpretimin e lirshëm unikal në skenë me defin e saj emblematik!

I ndjeri Agim Krajka dikur e ilustronte forcën e saj magnetike kur tregonte kur ai fliste, gjyshja i thoshte « shëëët, po këndon Fitnete Rexha!»

Ajo më ka lënë nga afër mbresa të thella 38 vjet më parë në një takim në Zall – Bastar me rastin e muajit të letërsisë dhe arteve në tetor 1977. Fshatarët e varfër të atyre anëve « ishin shkulur » duke udhëtuar gjatë me këmbë megjithë motin e keq për të parë e dëgjuar « mbretëreshën » e tyre të këngës. Nuk donin t’ia dinin për asgjë, boll të dëgjonin zërin e saj legjendar.

I shihja se megjithë lodhjen dhe mundimet e jetës, sytë u shkëlqenin nga gëzimi dhe emocionet e tyre, brohorisnin, qeshnin dhe qanin, i luteshin të këndonte prapë, prapë, ajo nuk ua prishte por ata doin prapë…..

Fitnetja e paharuar që shoqëronte një shkrimtar e nuk kishte ardhur për koncert u premtoi me shumë mirësjellje dhe pendesë se do të vinte apostafat një ditë tjetër të këndonte për ta.

Gjatë kthimit në fshat, më tregonin se ishin më të lumturit në botë, se kishin dëgjuar nga afër Fitneten e tyre të zemrës !

Ndaj e besova të ndjerin Agim Doçi i cili tregonte se kur shkoi Ansambli ynë i Këngëve dhe Valleve Popullore në Gjakovë në vitin 1971, mikpritësit pyetën për Fitneten. Dikush u tha me shaka se ajo nuk kishte ardhur.

« Aha, atëhere kot keni ardhur » – u thanë Gjakovarët, pa Fitneten më mirë kthehuni nga keni ardhur» ! Por u gëzuan pa masë kur e panë Mbretërshën e tyre të këngës! Atë ditë gjatë koncertit, kur ajo këndonte « Bubullin te shkëmbi i Kavajës » stadiumi u ndez flakë.

Po ashtu kolegu i saj i ndjerë, bilbili i këngës shkodrane, Xhevdet Hafizi. Sa më shumë t’i dëgjosh këngët e tij me atë lirizëm dhe aromë karakteristike shkodrane, aq më shumë të shijojnë dhe të pushtojnë mendjen dhe shpirtin.

Për tekstet fisnike, që evokojnë respektin dhe dashurinë e vërtetë ndaj pranverës, gëzimit, femrës, finesën, embëlsinë, butësinë të cilët kulmojnë në duetin e tij të paharruar me mbretëreshën tjetër të këngës shkodrane, Luçie Miloti dhe Naile Hoxha, dueti më i bukur i të gjithë kohrave, i papërsëritshëm nga asnjë tjetër.

Pastaj, zëri i tij i veçantë, plot finese, timbri i embël, i brishtë, shqiptimi i bukur, mjaltëzimi i fjalëve të bukura, temperamenti, melodia, buzëqeshja dhe deri te veshja e tij e spikatur artistike.

U bënë 18 vjet që ai u shua, por na ka marrë shumë malli të shohim të paktën një emision televiziv kushtuar atij emrit dhe artisti të madh dhe fisnik. Ashtu si dhe për Bik Ndojën, Shyqyri Alushin, për Meliha Dodën me trion emblematike karakteristike vlonjate, Anita Take&Agim Prodanin dhe të tjerë që janë në panteonin e artit shqiptar.

Malli na ka marrë të shohim të tilla emisione homazh dhe veprimtari për artistët e mrekullueshëm të Asamblit tonë të Këngëve dhe Valleve Popullore me valltarët e tij solistët e paarritshëm, të ndjerët Besim Zekthi, Liliana Cingu dhe Rexhep Çeliku.

Sa shumë mund të flitet dhe shkruhet për ta, jetën e tyre dinjitoze, mjeshtërinë e tyre të rrallë dhe pastaj kjo të ilustrohet me vallet kreshnike ku ata derdhën dhe shkrinë gjithë talentin e tyre!

Por dhe për solistët e Teatrit të Operas dhe Baletit, të cilët e livruan dhe zbukuruan dhe më shumë këngën tonë popullore, të mëdhenjtë dhe të pavdekshmit Mentor Xhemali, Gaqo Çako, Ibrahim Tukiçi, Ramiz Kovaçi…

Duke shkuar në jug, si dhe shumë të tjerë, më ka frymëzuar qysh në rini, këtu e 50 vjet më parë, Lefter Çipa, legjendë e gjallë e fjalës dhe këngës labe, hartuesi i qindra këngëve, njera më e bukur se tjetra.

Njeriu që asnjëherë nuk e la Labërinë, por u ngul aty, me « rrënjë e me degë », i “ dehur “ pas madhështisë dhe bukurisë së saj epike.

Kështu mund të flitet shumë për poetët e tekstve të mrekullueshme të këngëve tona që na mungojnë shumë, të ndjerët Agim Doçi, Arben Duka, Hysni Miloshi, Jorgo Papingji dhe të tjerë.

Po sa shumë mund të flitet për skenën e muzikës së lehtë, ku vezulloi me gjithë talentin dhe shkëlqimin e saj vezullues “urragani” i muzikës së lehtë shqiptare, Vaçe Zela »

Sado është shkruar dhe folur për Zërin e Kombit prapë është shumë pak kur vjen fjala te talenti i saj i jashtëzakonshëm, zëri me atë rregjistër të pafund, dhe intepretimin me shpirt të çdo « hiti » muzikor, nga kënga e Gjyshes, Sot jam 20 vjeç, një vit më parë jam martuar, Djaloshi dhe shiu, Vajzat tona ilegale, Rrjedh në këngë e ligjërime, te Valsi i Lumturisë dhe plot të tjera.

Në nëntor 1972, në Durrës, gjatë Kongresit të Rinisë, në Hotel Adriatik u entusiazmuan kur pas një ndërprerje të aktivitetit muzikor për shkak të një problemi shëndetësor, Vaçja u shfaq papritur ashtu thjesht dhe pa bujë në sallonin e madh, mes admirimit të mbi 30 delegacioneve të huaja të rinisë.

Kur e dëgjuan që interpretoi siç dinte vetëm Vaçja këngë italiane dhe spanjolle, brohoritje pa pushim. Kështu mund të flitet për Qemal Kërtushën me zërin dhe butësinë e tij karakteristike, për Tonin Tërshanën që drithëroi skenën me « Të dua o Det » dhe « Erdh pranvera », të cilat janë moderne dhe habitem përse nuk transmetohen.

Deri te emblematiku Sherif Merdani që u burgos vetëm e vetëm, siç e thotë dhe kënga me të cilën ai fitoi në Festivalin e Këngës në vitin 1992 « Se kënduan let it be »
Po Francesk Radi, ”veshoja” i paharuar, ndër njerëzit, të rinjtë dhe këngëtarët më mondanë dhe fisnike, që këndoi ”Adresën”, ”Biçikleta” dhe me ” Alo, alo babi” që këndoi më 1992 me Mariza Ikonomin dhe plot të tjera; këngë që mishëronin dashurinë dhe lumturinë e vërtetë e jo komerciale por me ndjenja dhe gëzimin që të jepte qoftë dhe një shtrëngim duarsh me vajzën e bukur që ishte adresa e lumturisë! Dhe prapë shumë shumë pak dëgjojmë dhe shohim për të !
Shumë prej këtyre këngëve si dhe « Fqinja e bukur » u kompozuan nga ish-studenti i anglishtes, njeri prej kompozitorëve më të rinj e të talentuar të viteve 70, të paharruarit Kastriot Gjini.

Sa herë afronte Viti i Ri, të gjithë do t’i shihje të rinjtë dhe të rejat duke kënduar këngën e dashur në atë kohë “ Kartolina “ .

Vdekja e rrëmbeu Kastriotin shumë të ri e bashkë me të kushedi dhe sa e sa perla të tjera muzikore për rininë e asaj kohe! Ndaj dhe sot atë dhe këngë të tjera të asaj kohe, i këndojmë gjithë qejf, sepse janë bërë pjesë e jetës, shpirtit dhe kujtesës sonë.
Të njëjtat ndjenja nostalgjie, homazhi dhe mirënjohje shijojmë dhe kur futemi në portat e teatrit tonë dramatik dhe të humorit me artistët e tij të mëdhenj.

Duke filluar nga Aleksander Moisi, padyshim ndër më të mëdhenjtë e botës në vitet 20 – 30 të shekullit të kaluar; mirëpo 90 vjetori i vdekjes së tij të parakohshme në prill kaloi pa asnjë gjurmë, vetëm me një premtim gjithsesi të dobishëm të Kryetares së Kuvendit, Zonjës Spiropali në takimin në Kavajë me ish Presidentin Moisiu, i cili ka bërë aq shumë jo thejsht për një prej të parëve të tij të mëdhenj, por për vendin dhe trashëgiminë tonë kulturore.

Edhe Ambasadat tona në Berlin dhe në Vjenë, ku Moisiu ushtroi veprimtarinë e tij më të madhe mund të kishin bërë diçka. Sipas Rϋdiger Schaper, gazetar i spikatur i « Tagesspiegel », i cili në vitin 2002 botoi librin prestigjioz mbi jetën dhe veprimtarinë e shquar teatrale të Mosiut, i përkthyer dhe në shqip disa vite më pa thotë se në Burg Theatër ku Moisiu u njoh si aktor ka 14 thasë me dokumenta mbi jetën e tij të cilat mund të ishn objekt studimi.

Schaperi është mik i vendit tonë, në vitin 2002 – 2003 Ambasada jonë në Berlin ku isha diplomat, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës në Tiranë organizuan 2 – 3 vizita të tij në Shqipëri, ku e priti dhe Presidenti i atëhershëm, Alfred Moisiu, etj.

Në heshtje kaloi çuditërisht dhe 60- Vjetori i shuarjes së Fan Nolit, përkthyesi, famulltari, historiani, oratori, kompozitori dhe gjeniu i letrave shqipe, ish ministri i jashtëm dhe Kryeministër, themeluesi legjendar i Kishës autoqefale shqiptare!

E habitshme! Por sa shumë mund dhe duhet të flitet për pasardhësit e Moisiut, « gjeneralët » e teatrit tonë, të paharuarit Kadri Roshi , Naim Frashëri, Violeta Manushi, Pjetër Gjoka, Ndrek Luca, Sandër Prosi, Prokop Mima, Lazër Filipi Margarita Xhepa, Sulejman Pitarka, Agim Qirjaqi, Bujar Lako, Roland Trebicka, Anastas Kristofori dhe të tjerë personalitete me përmasa të jashtëzakonshme të teatrit dhe filmit modern shqiptar, me shfaqjet e tyre të mrekullueshme!

Me pjesët që skalitën gjithë mjeshtëri dhe ndjenjë ata janë bërë pjesë e pandarë e historisë dhe e vetë qënies sone shpirtërore. Të njëjtën gjë mund të themi për kolegët e tyre të shquar të humorit, të Estradës së Tiranës me Skënder Sollakun, mikun e parë të fëmijve në vitet 60, Arben Shakën, atë të Fierit Fuat Boçin, Estrada e Shkodrës me të papërsëritshmit e humorit tonë, Tano Banushi, Zef Deda, Gjosho Vasia, Paulin Preka, Gëzim Krujën, ajo e Durrësit me Ramazan Ngjalën, Spiro Stratin dhe unikalin Fadil Hasën ;

Me aq shumë skeçe dhe humor të bollshëm dhe të shëndetshëm, që hynë natyrshëm në fjalorin e përditshëm dhe kanë mbetur të gjalla edhe sot.
Ja pse evokimi, transmetimi i krijimeve të tyre emblematike dhe bisedat homazh me familjarë, kolegë, miq dhe shokë të yjeve tona të pashuar të artit, kulturës, muzikës dhe letërsisë përbën një detyrim moral dhe kulturor si shqiptar ashtu dhe me vlera te mëdha europiane.

Le ta mbyllim këtë shkrim homazh me falenderime për artistët tanë më të rinj që në shumë raste dhe sidomos në « duetet e pamundura » i evokojnë aq bukur dhe i thurin homazh frymës, shpirtit, talentit, dhe mjeshtërisë së papërsëritshme të yjeve tona të pashuar të artit dhe kulturës! bw

Lufta Izrael-Iran – ‘Armik i egër i kombit iranian’/ Berisha: Regjimi obskurantist i Ajetullahëve drejt fundit të merituar

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me anë të një shënimi në Facebook në lidhje me sulmet izraelite në Iran.

Për kryedemokratin, ‘diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar!’

Shënimi i kreut të PD, Sali Berisha:

Diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar!

Të dashur miq, goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, asgjësimi i elitës terroriste të Gardës dhe të ushtrisë së Ajetullahëve, sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit.

Partia Demokratike beson se fundi sa më i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, armik i egër i kombit iranian dhe lirive të tij, shënon çlirimin e këtij kombi të madh dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme. sn

Analisti rus Maksim Samorukov në Public Square: Çfarë dëshiron Putini

Në episodin më të fundit të podcastit Public Square, Ditmir Bushati mirëpriti për herë të parë një studiues rus – Maksim Samorukov nga Carnegie Russia and Eurasia, me qendër në Berlin – për të diskutuar perspektivën e Rusisë mbi luftën në Ukrainë dhe raportet e saj me Perëndimin, Kinën dhe Indinë.

Sipas Samorukovit, Vladimir Putin e sheh luftën në Ukrainë si një përballje ekzistenciale, ku fitorja është thelbësore për të ruajtur statusin e Rusisë si fuqi globale. Ndërsa për shoqërinë ruse, një “fitore” do të mjaftonte edhe me ruajtjen e territoreve të aneksuara, për Putinin synimi përfshin edhe instalimin e një regjimi pro-rus në Kiev dhe konfirmimin e dominimit rus në hapësirën post-sovjetike.

 

Samorukov thekson se përpjekja e administratës Trump për të ndarë Rusinë nga Kina nuk është realiste, pasi lidhjet dypalëshe janë bërë shumë të thella dhe të ndërlidhura, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe politik. Pavarësisht sanksioneve perëndimore, Samorukov theksoi se ekonomia ruse ka qëndruar më mirë nga sa pritej, falë tregtisë me Kinën, Indinë dhe vendet e Jugut Global, si dhe rritjes së shpenzimeve shtetërore për sektorin ushtarak. Kjo ka ndikuar në një stabilitet të brendshëm dhe mbështetje relative të shoqërisë ruse për luftën, pavarësisht lodhjes nga konflikti.

Duke folur për të ardhmen pas dhjetë vitesh, Samorukov parashikoi një Rusi të margjinalizuar, gjithnjë e më e varur nga Kina, me sfida të thella demografike, sociale dhe ekonomike. Ndërkohë që regjimi rus mund të ketë fitore të përkohshme, ai beson se çmimi që do të paguajë në aspektin afatgjatë do të jetë i lartë.

Në një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj BE-së, Samorukov u shpreh i habitur me qasjen pasive të vendeve europiane përballë konflikteve të ngrira në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se historia e luftës në Ukrainë tregon se konflikte të tilla mund të shpërthejnë papritur. Ai theksoi se për Kremlinin, përballja me Perëndimin është kthyer në një nevojë ekzistenciale që mban të gjallë legjitimitetin e brendshëm të regjimit.

Biseda solli një analizë të thelluar mbi motivet politike, ushtarake dhe historike të Rusisë dhe ndikimin që kjo luftë ka në arkitekturën e sigurisë europiane. bw

Çfarë të mendojmë për atë që po ndodh me Iranin dhe Izraelin- Nga Thomas L. Friedman – New York Times

 

Sulmi në shkallë të plotë i Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit të premten duhet të shtohet në listën e luftërave vendimtare dhe që ndryshuan lojën në Lindjen e Mesme që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe që njihen thjesht me datat e tyre, 1956, 1967, 1973, 1982, 2023, dhe tani 2025.

Është ende shumë herët, dhe rezultatet e mundshme janë aq të shumta, për të thënë se si do të ndryshojë loja e shteteve në Lindjen e Mesme nga konflikti mes Izraelit dhe Iranit në vitin 2025. Gjithçka që mund të them për momentin është se si skenari më optimist (që ky zhvillim vendos në lëvizje një varg efekti domino, që përfundon me rrëzimin e regjimit iranian dhe zëvendësimin e tij me një regjim më të ndershëm, laik dhe konsensual), ashtu edhe skenari më i keq (që e vë gjithë rajonin në flakë dhe përfshin edhe Shtetet e Bashkuara) janë të dyja mbi tryezë.

Midis këtyre dy ekstremeve ekziston ende një mundësi e ndërmjetme, një zgjidhje e negociuar, por jo për shumë kohë. Presidenti Trump e ka shfrytëzuar në mënyrë të zgjuar sulmin izraelit për t’u drejtuar iranianëve me një mesazh: “Unë jam ende i gatshëm të negocioj një përfundim paqësor për programin tuaj bërthamor dhe do të ishte mirë të nxitoni, sepse miku im Bibi është I Ç-M-E-N-D-U-R. Po pres telefonatën tuaj.”

Duke qenë se mundësitë janë kaq të ndryshme dhe të pasigurta, gjëja më e dobishme që mund të ofroj për ata që po e ndjekin këtë nga shtëpia janë disa nga faktorët kyç që do të ndjek për të kuptuar se cili nga këta skenarë, ose ndonjë tjetër i paparashikueshëm, do të bëhet më i mundshmi.

Së pari: Ajo që e bën këtë konflikt Iran-Izrael kaq të thellë është zotimi i Izraelit për të vazhduar luftën këtë herë deri sa të eliminojë aftësinë e Iranit për të prodhuar armë bërthamore, në çfarëdo mënyre.

Irani e ftoi këtë përballje, duke përshpejtuar me shpejtësi pasurimin e uraniumit afër nivelit të armëve. Madje kishte filluar t’i fshihte këto përpjekje në një mënyrë aq agresive, saqë edhe Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike deklaroi të enjten se Irani nuk po i përmbushte detyrimet e tij për mospërhapjen bërthamore, hera e parë që agjencia e ka thënë këtë në 20 vjetët e fundit. Izraeli ka qenë disa herë gati ta sulmojë programin bërthamor iranian në 15 vitet e fundit, por çdo herë është ndalur në çastet e fundit, ose për shkak të presionit amerikan, ose për shkak të dyshimeve brenda vetë ushtrisë izraelite, prandaj nuk mund të ekzagjerohet rëndësia e asaj që po ndodh sot.

Së dyti: Pyetja e madhe teknike që kam është nëse bombardimi izraelit i objekteve iraniane për pasurimin e uraniumit, si Natanzi (që ndodhet thellë nëntokë), shkaktoi mjaftueshëm tronditje goditëse për të dëmtuar centrifugat që përdoren për pasurimin e uraniumit, dhe për të kapërcyer sistemet e tyre amortizuese, në mënyrë që t’i bëjë të papërdorshme të paktën për njëfarë kohe. Minimalisht, duhet supozuar që sulmi izraelit ka bombarduar hyrjet e objekteve nëntokësore për të ngadalësuar punën atje. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se Izraeli ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Natanz, qendra më e madhe e pasurimit të Iranit, por nuk është ende e qartë se si (dhe nëse) është prekur objekti tjetër në Fordow.

Nëse Izraeli arrin të dëmtojë projektin bërthamor iranian aq sa të detyrojë një ndalesë të përkohshme të operacioneve të pasurimit, kjo padyshim do të përbënte një fitore të rëndësishme ushtarake për Izraelin, duke e justifikuar operacionin.

Së treti: Ajo që më intereson po aq shumë është ndikimi që ky konflikt mund të ketë në rajon, veçanërisht në ndikimin e gjatë dhe të dëmshëm të Iranit në Irak, Liban, Siri dhe Jemen, ku Teherani ka ushqyer dhe armatosur milici lokale për të kontrolluar në mënyrë të tërthortë ato vende dhe për të siguruar që ato të mos afrohen kurrë me qeveri pro-perëndimore dhe konsensuale.

Heqja e “dorës së vdekur” të Iranit nga qafa e këtyre regjimeve, që nisi me vendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të goditur drejtuesit e milicisë së Hezbollahut, tashmë ka dhënë frytet e para në Liban dhe Siri, ku liderë të rinj, pluralistë, kanë ardhur në pushtet. Fatkeqësisht, ata janë ende në gjendje të brishtë, por ekziston një shpresë, edhe në Irak, që më parë nuk ekzistonte. Shkëputja e tyre nga ndikimi i Iranit është pritur gjerësisht me pozitivitet nga popullsia e këtyre vendeve.

Së katërti: Një nga gjërat që më ka habitur gjithmonë te Netanyahu është zgjuarsia e tij strategjike si aktor në nivel rajonal, dhe paaftësia e tij strategjike si lojtar lokal përballë palestinezëve. Kjo sepse, si lojtar rajonal, mendja e tij është kryesisht e liruar nga kufizimet ideologjike dhe politike. Por si lojtar lokal, për shembull në Gaza, vendimmarrja e tij ndikohet jo vetëm prej tyre, por edhe dominohet prej nevojave për mbijetesë politike personale, angazhimit ideologjik për të mos lejuar krijimin e një shteti palestinez në asnjë rrethanë, dhe varësisë nga e djathta ekstreme në Izrael për të qëndruar në pushtet. Për pasojë, ai e ka futur ushtrinë izraelite në rërat thithëse të Gazës, një katastrofë morale, ekonomike dhe strategjike, pa asnjë plan për të dalë që andej.

Së pesti: Nëse po e pyesni veten si mund të ndikojë ky konflikt në kursimet tuaja të pensionit, gjëja për të ndjekur me më shumë vëmendje është nëse Irani do të përpiqet të destabilizojë administratën Trump duke ndërmarrë veprime që e çojnë qëllimisht çmimin e naftës në stratosferë, dhe krijojnë inflacion në Perëndim. Për shembull, Irani mund të fundosë disa cisterna nafte ose gazi në Ngushticën e Hormuzit, ose ta mbushë atë me mina detare, duke bllokuar eksportet e naftës dhe gazit. Vetëm mundësia e kësaj po i çon tashmë çmimet e naftës lart.

Së gjashti: Si ka mundësi që inteligjenca izraelite për Iranin është aq e saktë sa arriti të identifikojë me saktësi vendndodhjet dhe të eliminojë dy udhëheqësit më të lartë ushtarakë iranianë, për të mos përmendur edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë? Natyrisht, Mossadi dhe njësia kibernetike e inteligjencës ushtarake izraelite, Njësia 8200, janë shumë të afta në atë që bëjnë. Por, nëse doni të dini sekretin e tyre të vërtetë, shikoni serialin “Tehran” në Apple TV+. Ai paraqet në mënyrë fiktive punën e një agjenteje të Mossadit në Teheran. Ajo që mësoni nga ky serial, dhe që është gjithashtu e vërtetë në jetën reale, është se sa shumë zyrtarë iranianë janë të gatshëm të punojnë për Izraelin për shkak të urrejtjes që kanë ndaj regjimit të tyre.

Ky realitet e bën relativisht të lehtë për Izraelin të rekrutojë agjentë në nivelet më të larta të qeverisë dhe ushtrisë iraniane.

Ky realitet nuk sjell vetëm përfitime të drejtpërdrejta si objektivat e sakta të goditura në sulmin e së premtes, por edhe një përparësi dytësore për Izraelin: Sa herë që liderët ushtarakë dhe politikë të Iranit mblidhen për të planifikuar operacione kundër Izraelit, secili prej tyre duhet të pyesë veten nëse personi që ka pranë është një agjent izraelit. Kjo ngadalëson seriozisht planifikimin dhe inovacionin.

Shtojini kësaj edhe faktin që udhëheqësi suprem i Iranit sapo pa dy gjeneralët e tij më të lartë të ekzekutuar, shefin e shtabit të forcave të armatosura dhe komandantin e Gardës Revolucionare. Ai padyshim e kupton që Izraeli mund ta eliminojë edhe atë. Prandaj duhet supozuar se ai është strehuar thellë në një bunker diku, gjë që ngadalëson gjithashtu marrjen e vendimeve.

Së shtati: Nëse Izraeli dështon në këtë përpjekje, dhe me “dështim” nënkuptoj që regjimi iranian plagoset por sërish arrin të rindërtojë aftësinë për të ndërtuar një armë bërthamore dhe të kontrollojë kryeqytete arabe, kjo mund të çojë në një luftë konsumimi mes dy ushtrive më të fuqishme në rajon. Kjo do ta bënte rajonin më të paqëndrueshëm se kurrë më parë, duke përkeqësuar krizën e naftës dhe ndoshta duke e shtyrë Iranin të hakmerret dhe të sulmojë regjime arabe pro-amerikane apo forca amerikane në rajon. Në këtë rast, administrata Trump nuk do të kishte zgjedhje tjetër përveçse të ndërhynte, ndoshta me synimin jo vetëm për ta përfunduar luftën, por edhe për ta përmbysur regjimin iranian. Pastaj askush nuk e di çfarë mund të ndodhë.

Së fundi: Ndryshe nga Gaza, Izraeli është përpjekur me çdo mënyrë të shmangë vrasjen e një numri të madh qytetarësh iranianë, sepse në fund të fundit, Izraeli dëshiron që ata ta shfryjnë zemërimin e tyre kundër regjimit që ka shpërdoruar kaq shumë burime për ndërtimin e një arme bërthamore, dhe jo kundër Izraelit.

Duke folur në anglisht në një video pak pas sulmit, Netanyahu iu drejtua drejtpërdrejt popullit iranian: “Ne nuk ju urrejmë. Ju nuk jeni armiqtë tanë. Ne kemi një armik të përbashkët: një regjim tiranik që ju shtyp. Prej gati 50 vjetësh, ky regjim ju ka vjedhur mundësinë për një jetë të mirë.”

Iranianët nuk do të frymëzohen nga Netanyahu, por nuk ka dyshim që ky ishte një regjim tashmë i papëlqyer dhe askush nuk mund të parashikojë se çfarë mund të ndodhë tani që është poshtëruar ushtarakisht nga Izraeli. Vetëm tre vjet më parë, regjimi klerikal i Iranit arrestoi mbi 20,000 njerëz dhe vrau mbi 500 të tjerë, përfshirë disa të ekzekutuar, në përpjekje për të shtypur një kryengritje popullore që shpërtheu pasi “policia e moralit” ndaloi një vajzë 22-vjeçare, Mahsa Amini, sepse nuk e kishte mbuluar plotësisht flokët sipas ligjit për shaminë e detyrueshme. Ajo vdiq në paraburgim.

Duke parë përpara, dy nga mësimet më të rëndësishme që mund të nxirren nga historia janë: Regjime si ai i Iranit duken të fuqishme, derisa nuk janë më, kështu që mund të bien shumë shpejt. Dhe në Lindjen e Mesme, e kundërta e autokracisë nuk është domosdoshmërisht demokracia. Mund të jetë edhe një kaos i zgjatur. Prandaj, sado që do të doja ta shihja këtë qeveri të përmbyset, duhet të kemi kujdes nga shtyllat që po rrëzohen./NYT – Syri.net

‘Kjo luftë nuk është si të tjerat, çdo 10- 15 minuta raketat na kalojnë sipër kokës!’ Dëshmia e shqiptares nga Izraeli

Kjo luftë nuk është si luftrat e tjera. Çdo 10- 15 minuta raketat kalojnë mbi shtëpitë tona’ Kjo është dëshmia e shqiptares Jeta Gani, e cila jeton me familjen e saj në qytetin Azhdod  në jug të Izraelit.

Në një intervistë ekskluzive për Syri Tv, Jeta Gani tregon se mbrëmja e djeshme kur Irani sulmoi Izraelin ka qenë një ndër netët më të vështira.

“Më e sigurtë jam në banesën time se kam dhomën e izolimit.

I gjithë Izraeli është në luftë. Mbrëmë kemi pasur një natë shumë të vështirë.  Nuk janë vetëm sulmet por dëgjojmë aeroplanët tanë që nisen drejt Iranit. Jemi në luftë.. Zhurma e aeroplanëve e bombave.. Jemi të frikësuar se ka pasur raketa që nuk janë kapur në ajër dhe kanë shkaktuar dëmtime. Jemi në tension se mund të na bjerë raketa në shtëpi

Çdo çerek ore jemi të bombarduar. Gjatë gjithë natës kemi qenë në dhomat e izolimit. Sirenat binin.. Kjo luftë nuk është si luftrat e tjera. Nuk e dimë çfarë pamje do të marrë kjo luftë. Askush nuk e dinte që Izraeli do të sulmonte Iranin, as nuk dimë sa do të zgjasë kjo luftë.”

Të largohem?

Janë mësuar të jetojnë ndërsa dëgjojnë tronditjet e shkaktuara nga shpërthimet e bombave apo dhe zhurma në ajër kur kapen raketat nga kupola e hekurt, por kjo luftë është ndryshe.  Ata që jetojnë në Izrael kanë frikë dhe ankt

“Ne jemi mësuar në luftë. Ajo nuk na largon nga Izraeli,por Irani nuk është Hezbollah. Është shtet që ka pikësynim që të zhdukë Izraelin.

E enjta e premtja e shtuna janë lënë pushim në Izrael. Do  të qëndrojmë në shtëpi. Shtëpia është vendi më i sigurtë se janë dhomat e sigurisë. Dëgjojmë sirenat. Njoftohemi përmes celularit kur duhet të hyjmë sa duhet të qëndrojmë tek këto dhoma, e kur të dalim nga ato. Na sugjerojnë të qëndrojmë afër.

Edhe dhëndrat i kemi të organizuar në luftë. Por edhe po të duam të largohem s’kam si të largohem”

Tmerri i natës

Për gazetaren e Syri Tv, Eneida Ndoci, Jeta Gani tregoi tmerrin që prëjetuan mbrëmjen e djeshme (13 qershor 2025), kur Irani u kundërpërgjigj Izraelit pasi ky i fundit kishte ndërmarrë dy valë sulmesh për të shkatërruar objektet bërthamore të Teheranit.

“Çdo 10- 15 minuta raketat balistike kalojnë mbi shtëpitë tona.. Bombardimi është 100 raketa njëkohësisht që shpërndahen në të gjithë Izraelin. Gjatë gjithë natës bombardimet kanë qenë në zonat civile.

Ndryshe nga Izraeli që gjuan me saktësi, për Iranin nuk ka rëndësi se ku bien.  Raketat na kalojnë sipër kokës.

Kur një raketë balistike bie, mund të prishë 4 – 5 shtëpia njëherësh .. bën një shkatërrim shumë të madh.. mbrëmë ka shkatërruar atje ku ka civilë, jo zona ushtarake. Bombat janë shumë të forta.. Shpërthimet janë shënuar në Tel Aviv dhe qytetin Risholecion . Atje janë shkatërruar shtëpia,  vila.

Izraelitët janë mësuar të jetojnë mes zhurmave të bombave por nuk fshehin frikën që u ka shkaktuar kjo luftë me Iranin.

Kur plas një bombë ajo trondit dhe shumë qytete të tjera, se ka një forcë kaq të madhe saqë xhamat tunden ..

Ne jemi mësuar me luftë. Edhe nëse izraeli bombardon në Gaza. Tundet e gjithë shtëpia  ndërsa ti duhet të vijosh të jetosh dhe motivosh. Çdo gjë është e mbyllur. Është një luftë kaq e vështirë dhe e tensionuar sepse gjithmonë kemi diçka të re, nuk dimë vazhdimin” rrëfeu shqiptarja Jeta Gani në intervistën për Syri Tv.

Izraeli dhe Irani sulme të ndërsjellta me raketa, DW: Lindja e Mesme, më shumë se një fuçi baruti

Ta quash Lindjen e Mesme si fuçi baruti, duket se është pak. Pikërisht në këtë rajon Izraeli nën kryeministrin Benjamin Netanjahu hodhi tani një shkëndijë shpërthyese. Me sulmin në shkallë të gjerë ndaj 100 objektivave nëIran, të justifikuar si “goditje parandaluese” kundër zhvillimit të mundshëm të armës bërthamore iraniane. Sulmet e Izraelit, edhe ndaj zonave të banuara në Teheran, sipas kryeministrit Netanjahu do të vazhdojne edhe për disa ditë.

Vështirë të parashikohen pasojat
Pasojat në rajon dhe më tej janë të paparashikueshme. Disa zhvillime megjithatë po konturohen qysh tani: Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja të nisura në Oman për programin bërthamor iranian u anuluan nga pala iraniane. Sulmi i Izraelit pasoi dy ditë përpara raundit të ardhshëm të bisedimeve.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i pati kërkuar qeverisë së Izraelit që të mos i pengojë bisedimet me ndonjë sulm. E pikërisht përpara se raketat izraelite të godisnin Teheranin, Trump postoi njoftimin, se ka shpresë për vazhdimin e bisedimeve. Që Netanjahu nuk i konsideron bisedimet për programin bërthamor, për këtë flet edhe vrasja gjatë sulmeve e Ali Shamchani. Shamchani ishte angazhuar prej udhëheqësit fetar Ali Chamenei si drejtues i komitetit për bisedimet më SHBA-në mbi programin bërthamor.

A mund të sulmojë Irani objektiva të SHBA-së?
Ndër çështjet e hapura është nëse Irani në goditjet e hakmarrjes do të shënjestrojë edhe objektiva të SHBA-së. SHBA konsiderohet mbështetësja më e rëndësishme ushtarake e Izraelit, që i mundëson të tilla sulme në shkallë të gjerë. Teherani vazhdimisht ka kërcënuar në të shkuarën me sulme hakmarrjeje ndaj bazave të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Si rrjedhojë SHBA që përpara disa ditësh nisi me evakuimin e personelit dhe pjestarëve të familjeve të trupave të SHBA-së, që nuk janë të domosdoshëm në këto baza. Objektiva të mundshme ka shumë: Mes Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe SHBA-ja ka tetë baza të përhershme dhe disa baza mobile ushtarake, në të cilat janë të dislokuara rreth 50.000 ushtarë.

Në të vërtetë Irani nuk ka interes në një konfrontim ushtarak me SHBA-në, por nëse Teherani do të kundërgodasë, kjo varet se si dhe nëse administrata e SHBA-së do të distancohet nga sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm Marco Rubio në një postim përbetohet, se SHBA në asnjë lloj mënyre nuk janë pjesëmarrëse në veprimet e Izraelit. Ai jep edhe paraljamërimin, që në asnjë mënyrë të mos shënjestrohen objketiva të SHBA-së.

Në Lindjen e Mesme në përgjithësi nervoziteti është i lartë. Vendet e rajonit e kanë kritikuar ashpër sulmin e Izraelit – edhe Arabia Saudite, që deri vonë ishte një kundërshtare e prerë e Iranit.

Akordi Abraham i vendosur gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trumpit për afrimin ndërmjet Izraelit dhe botës arabe – tani është ngrirë. Përpjekjet për afrim pësuan një praprktheu gjatë luftimeve të Izraelit në Gaza.

Arabia Saudite dhe Irani ndërkohë pas armiqësive të ashpra prej vitesh kishin filluar të afroheshin me ndërmjetësimin e Kinës. Marrëdhëniet e të dy vendeve ishin intensifikuar, madje të dy vendet synonin bashkëpunimin ushtarak dhe pritej të organizohej edhe një stërvitje e përbashkët. Si shenjë e fundit e afrimit shërbeu edhe vizita e ministrit saudit të Mbrojtjes Khalid bin Salman në Teheran. Atje vëllai i Mohammed bin Salman pati edhe një takim me udhëheqësin fetar.

Arabia-Saudite dhe të tjera vende të rajonit në asnjë mënyrë nuk duan të përfshihen në konflikrin ndërmjet Izraelit dhe Iranit, aq më pak nëse në të është involvuar edhe SHBA-ja. Irani në sfondin e një kundërshtari superior mund të ndjekë edhe kursin e një lufte asimetrike. Ndër veprime të tilla bën pjesë edhe prishja e nxjerrjes dhe transportit të naftës. Më 2019 sulmet me dron të milicëve jemenitë Huthi ndërprenë gjysmën e nxjerrjeve të naftës të sauditëve. Edhe në vitet që pasuan impiantet saudite të naftës vazhdimisht kanë qenë në shënjestër të sulmeve nga Jemeni. Ndaj nuk është habi, që në valën e sulmeve izralite janë rritur në masë çmimet e naftës.

Eshtë e paqartë, nëse Izraeli me sulmin e nisur do t’ia arrijë qëllimit të shpallur zyrtarisht, për të penguar ndërtimin e bombës atomike iraniane. Deri tani shumica e ekspertëve dyshojnë, që programi bërthamor iranian mund të shkatërrohet ushtarakisht. Sulmet madje mund të kenë efektin e kundërt, që pikërisht tani ta nxisin Iranin të konstruktojë bombën atomike. Por një veprim i tillë do të çonte në një garë armatimi atomik në Lindjen e Mesme. E për një gjë të tillë askush nuk mund të ketë interes./DW

 

Kush tha se në “Olimp  ose Pantheon Perënditë kanë etje dhe uri”….?!- Nga AGRON SHABANI

Është e habitshme dhe befasuese se gati asnjë formë shkencore, akademike, pedagogike, letrare, kulturore, informative, politike, diplomatike etj…. Asnjë mënyrë e të folurit, shkruarit, menduarit dhe logjikuarit konform me kohën dhe botën moderne ose bashkohore në jcilat jetojmë, nuk njihen dhe s´reflektohen fare në botën e sotme shqiptare! E sidomos në Kosovë.
E tash, njeriu ose lexuesi i nderuar mund të shtrojë pyetjen: Vallë janë shqiptarët e Kosovës pengje dhe viktima të mosnjohjes dhe mospërkujdesjës së vazhdueshme (optimale ose maksimale) -ndaj vetvetës së tyre, si dhe të potencialeve, kapacitetëve ose mundësive të tyre objektive dhe subjektive (lexo: interspekcioni, intereflesioni ose njohja dhe përkujdesja e vazhdushme ndaj vetvetës), të indolencës, mediokritetit, animozitetit, amnezionit, mungesës së hetueshme të intelegjencës së jashtme dhe të brendshme shpirtërore ose emocionale, disonancës kognitive,  sinergisë së tepruar emocionale dhe kognitive, apo….?!
 Mos të flasim këtu mbi nivelin e ultë (minus xero), apo  mungesën e hetushme të narrativit, kualitetit dhe kreativitetit kulturor, informativ, politik dhe diplomatik në Kosovë!
Ndonëse, peronalisht nuk japi fare rëndësi këtij “fenomen”i dhe as që besoj se në Kosovë ekziston, apo mund të ekzistojë diçk e tillë. Jo çfare. E sidomos vlerat, parimet, premisat dhe postulimet e njohura akademike,  kulturore, intelektuale, profesionale, intelegjente etj.
Nuk e kupton dot se si ata që i thonë vetes analist, publicist, kulturolog, historian, politikan të ndryshëm ose diplomat, nuk lexojnë fare, nuk dijnë të flasin dhe shkruajnë si duhet shqip etj…( parafrazimi ose preludimi i Anton Pashkut)
Sëpakut të mësohen të mendojnë dhe logjikojnë normalisht ose racionalisht….Në menyrë  shkencore, akademike, kulturore,, kritike, normale dhe racionale….Por merret me gjëra koti që nuk varen fare prej tyre.
Të mësuarit e shkruarit të një eseje ose tregimi të vetëm mbi edukatën, kulturën, politikën ose diplomacinë, është shumë më i levërditshem dhe konvertibil, se sa debati monoton, tragjikomik, reaksionar dhe anakronik pro & contra Hashim Thaçit  Kadri Veselit apo dikujt tjetër nga “krahu i luftës”!.
Hashim Thaci,j, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Albin Kurti  etj…për Kosovën dhe shqiptarët nuk janë çështje jete a vdekjeje! E sidomos per popullin (kombin) dhe shtetin e Kosoves.
Natyrisht se pa ndryshuar esencialisht (substancialist) punët në Kosovë dhe Shqipëri, në trurin shqiptar, në mendimet, veprimet dhe reagimet e tij, vështirë se mund të ndryshojë diçka për të mirë tek shqiptarët.
Nuk bëhen dot edukata, kultura, informimi, historia, politika ose diplomacia me njerëz pa kualifiim, pa edukatë, pa kulturë dhe pa histori.
Nga rrushi bëhet vera, por nga vëra nuk bëhet rrushi.
Intelektuali politik ose politikani intelektual, krijuesi, artisti, gazetari, analisti, publicisti,  pedagogu ose kulturologu, duhet të jenë kretativ, inovativ, komunikativ (komunikologjik), lukrativ, integral, kompetitiv, kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, kognitiv, koniuktiv, koherent, transparent, konvencional, kredibil, të besueshëm, të ndërgjegjshëm, racional, koperativ, analogjik, intelegjent etj. Dhe, jo ireverzibil, inkompaktibil, komplotist, dinastik, servil, vasal, poltron, epigon, kameleon, shpifës, linçues, përsekutues, demonizues, satanizues, stigmatizues ose linçues të dikujt tjetër në rivalitete të ndryshme ose polaritet.
Në të kundërten, luftërat ose konfliktët e ndryshme, mund t’ i përmysin ose ndryshojnë ligjet, mbretëritë (perandoritë), sistemët ose regjimët e ndryshme borxheze, skllavopronare, feudaliste, pushtuese, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, autoritare, totalitariste, imperialiste, kolojialiste etj., por jo edhe vlerat, parimet, premisat dhe postulimet e njohura shkencore, kulturore, njerëzore (qytetare) dhe humaniste.
Nga ajo që mund të shihet, vërehet, lexëohet ose kuptohet nga largësitë ose distancat e ndryshme: Në Kosovën e pasluftës, pos tjerash ka megashkatërrim ose shkatërrim enorme vlerash të përgjithshme.
Luftëra infernale dhe cikliko-enciklike në mes vlerave dhe antivlerave.
U mor vesh se edhe pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptët, narrativat, idealet, vizionet  dhe formulat e ndryshme mbi lirinë, drejtësine dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.
Një digresion filozofik:
Përse dhe ndaj kujt reagonte ose protestonte dikur Shopenhaueri? Patjetër sikur shtrohet pyetja.
Schopenhauri, thuhet se reagonte ose protestonte kryesisht ndaj Hegelit dhe përpjekjes së tij madhështore ose metaestetike për të rihyjnëzuar dhe reinkarnuar botën dhe natyrën tonë me ndihmën e shqisës së gjashtë, intelegjencës së brendshme shpirtërore dhe emocionale, si dhe sensit etik ose filozofik të historisë.
Ndoshta pa dashur t´i  “përdhoste, stigmatizonte dhe demonizonte” këtu botën,  etën, dhe natyrën, siç kishin bërë dikur me herët në Antikë disa filozof kulminant.
Filozofia e Hegelit është një filozofi e frymës, idesë, idealit, vizionit, narracionit, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, e lirisë, e vlerave të njohura hyjnore dhe universale të jetës së njeriut në tokë.
Ajo është  një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit të antropomorfizuar ose antropologjizuar në ide dhe teori të larta shkencore ose humaniste.
Ndaj, për të shmangur dualizmin e njohur në mes shpirtit dhe natyrës, të subjektit nga objekti, natyra shkrihet në shpirtë, objekti në subjekt dhe kështu me radhë.
E sidomos aty ku natyra identifikohet me procesin praktik dhe teorik të dëshirave, pritjeve, orekseve dhe ngashërrimeve të përbashkëta, të kënaqësive e dhimbjeve’ të ndryshme objektive dhe subjektive etj.
Në këtë ‘ritual’ ose ‘celebrimë të përbashkët’ të shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi “fenomenologjitë” e ndryshme të shpirtit dhe natyrës.Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia, respektivisht gjenealogjia e natyrës.
Filozofia idealiste ose filozofia hegeliane, lëvizë ose penetron nga ilegjimiteti i deduksionit (të çështjes ose materies në vetvete) duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë dhe induksionit, që është një ligj i parimit të arsyes subjektive në objektivitet dhe racionalitet e kështu me radhë.
Shopenhaueri ndërkaq, sikur bën të kundërtën: Kthehet tek Kanti, për t’u hedhur më pas tek maksima ose formula e tij e shquar e “Vullneti për të jetuar” (Wille zum Leben).
Kështu që fenomeni interferon dhe integrohet në vullnetin për të jetuar, që është edhe thelbi i botës.
Për Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë holistike, transcendentale, metafizike dhe primatologjike.
Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, “veritates aeternae” (të vërtetat e përjetshme).
Për më tepër ndërkaq, Schopenhaueri e pranon edhe tutelen e filozofisë fetare, duke u shprehur më pas se “parimi i ndërgjegjës dhe arsyes, nuk është primar ose prijetar i çdo gjëje, dhe se bota e natyra nuk janë ngritur ose projektuar vetëm si pasojë e tyre dhe në përputhje me to. Jo”
Ai me anë të një analizë të shkëlqyer, ose tepër sublime dhe brilante, në menyrë lucide dhe akribike, tregon dhe sqaron se si vullneti për të jetuar mishërohet tek të gjitha qeniet njerëzore (qytetare), kulturore ose politike, dhe lëvizë ose penetron tek të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme ose maratonike për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, për arritjen e përhershme të caqëve ose qëllimëve të reja individuale dhe kolektive.
Është pra një “stuhi e brendshme interpersonale dhe interaktive që nuk pushon asnjëherë”, ku qeniet njerëzore, apo sociokulturore, sociopolitike dhe socioekonomike, janë në kaos dhe anarki, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të vetvetës dhe nevojave të jetës karieriste etj., të shkëputur nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia dhe nga mërzia tek nevojat e reja, pa arritur ndonjëherë një qëllim të limituar, final ose përfundimtar, kur  vullneti  per te sunduar dche dominuar, na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë.
Ndarja dhe thellimi i dy sferave filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, sunduar ose dominuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën. E sidomos kur vullneti bëhet pavetëdije individuale dhe kolektive.
Deskriptimi i botës, jetës dhe natyrës, sipas Shopenhauerit, është qëllimi kryesor i filozofisë.
Por, Schopenhaueri gjithashtu e kundërshtonte ‘panteizmin’ e Spinozës ose “pandiabolizmin” e tij.
Ndaj, pavarësisht të qënit të tij si “ateist i parë i sinqertë dhe i palëkundur”, gjegjësisht si “profet i madh” i Anti-Zotit ose Anti-Krishtit: Fridrih Niçe është pikërishtë ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin, rrebelimin dhe skandalizimin e hyjnores ose profetikës. Si autor dhe protagonist i madh jo vetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së njohur njerëzore dhe natyrore, Fridrih Niçeja është “mbinjeriu”, apo ai që e dominon unin e xhindosur; iracional dhe diabolik.
Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhën poligon ose ‘arenë e gladiatorëve” të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist, anarkoliberalist dhe anarkoteorik, të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetësh ose simbolësh imagjinare, fiktive, instiktive etj.., lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin e trazuar, sentimentet dhe ëndërrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar nè Kosovë.
E sidomos atëherë kur në emër të empatisë, simpatisë dhe një idolatrie inflatore dhe inflamatore ndaj Edvin Ramës, Lulëzim Bashës,, Enver Hoxhes, etj…, përbuzën, shpërfillën, injorohën,  shpifen, stigmatizohen, demonizohen (satanizohen) dhe nënçmohen Sali berisha, Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi.. së bashku me kauzalitetin shtetror, nacional, historik, politik, ushtarak (luftarak), çlirimtar ose patriotik te kombit dhe atdheut tonë.
Sipas Pièrrè Cstarèsit dhe Miguel Abensourit, vetëm komunitetët ose “shoqëritë primitive, paranormale dhe parapolitike, mund të kenë natyrë dhe karakter bashkimi, organizmi ose mbijetese latente ose permanente me anë të një “barazie, drejtësie ose ligjshmërie natyrore ose ordinare, si dhe në bazë të një ‘kontrate’ të pashkruar parashoqërore, asociale, apolitike, parapolitike etj.
Kush i tha dhe kush e detyroi dikur fshatarin (katundarin) nga Broja e Drenices, Hashim Thacin me iu bashkuar  “korit” ose “koncertit te madh” te britmave dhe ulurimave te ndryshme “senzacionale” ose “bombastike” te “djalit nga asfallti”, apo “qytetarit te larte” nga blloku proletar, komunist dhe internacionalist -Edvin Rama dhe tufes (kopese) se tij agjituese dhe propagandistike kunder Sali Berishes, Ibrahim Rugoves etj…?! A e dinte Hashim Thaci dhe kampi (blloku) i tij se Edvin Rama dhe “piktoret” e tij, e kane lyer dhe “zbukuar” Tiranen e re proletare dhe internacionaliste mer tyrli fare ngjyrash te kuqe, roze dhe te tjera “sexy” sipas shijes dhe deshirave te Goran Bregovicit, Bjello Dugmes ose Riblja Corbes!?
1. Platoni: Platoni atëbotë (në Antikë) deshironte të sillte rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin, mendimet, veprimet dhe reagimet tona…
 Ai vurin në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre “ideve” që i mendon masa ose turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën “doxa”, dhe ne do e quajmë “gjykim i shëndoshë” ose “racional” i cili sipas Platonit dhe Aristotelit, si dhe shumë filozofëve të tjerë, sikur janë  “bërë shoshë”e hi e pluhur prej gabimëve ose mendimëve të ndryshme iracionale dhe negative ndaj grupit, personit ose individit.
Me ç’rast, idetë ose teoritë e njohura racionale, elitare, shkencore ose metodologjike mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, famën, karierën, profesionin, botën, jetën, natyrën, kulturën, nderin, moralin apo mirësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë logjikës e as aryes.
Kjo për faktin se njerëzit kaerierist, ambicioz, supersticioz, kompleksivë ose malicioz, udhëhiqen ose stimulohen shpesh, apo vazhdimisht nga instinktet, emocionet dhe pasionet e çastit ose momentit.  Mbase, nga fobia, paranoja dhe sinergia e tepruar emocionale. Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në mendime dhe vendime iracionale ose negative mbi bazën e asgjësë për asgjë.
Kjo sipas Diegmund Freudit, të ngjason në ngarendjen e tufës së harlisur të mushkave ose gomarëve pas një gurupi kuajsh me të egër me sy të lidhur (mbyllur).
Ndaj, mëqe fjala mbi Platonin, ai parasegjithash dëshironte që ne të hyjmë në marrëdhënie ose raporte tè ndryshme në një mënyrë sa më pak “luftarake” dhe krenare me njëri tjetrin. Duke pranuar gjithashtu se nuk jemi të plotë ose të kompletuar pa ndihmën, përvojën dhe këshillat e të tjerëve.
 Kjo sipas tij, do thotë se ne duhet pë përpiçëmi dhe përkushtohemi për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër sa me të mirë, duke i përballuar dhe duruar edhe “stuhitë” e pashmangshme që i sjellin këto ndryshime.
Në anë tjetër ndërkaq, nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve të dikujt tjetër për të na përmirësuar ose korigjuar.
Të gjithë neve na pëlqejnë gjërat e bukura, të famshme, të dashura, të çmuara ose me vlera të larta,. Nuk janë pa rëndësi primare ato gjëra se çfarë lloji shtëpie apo pallati keni, çfarë fame, kariere, pozite, statusi, funksioni dhe profesioni keni, çfarë talenti, arti ose skulpturash keni përreth vetës, çfarë edukate, kulture ose arsimimi keni, çfarë femre ose gruaje keni pranë vetës etj.
Askush para Platonit s´e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë gjërat e bukura dhe të famshme?
 Ai gjeti tek to një arsye interesante, duke pohuar ose konstatuar se ne shohim tek to një pjesë të mirësisë dhe lumturisë sonë objektive dhe subjektive. Bukuria, fama, kariera, pasuria, edukata dhe kultura, mund të na i zbusin dhe edukojnë mendjet, zemrat dhe shpirtërat tonë, thoshte Platoni.
Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale.
Në librin e tij, “Republika”: Platoni identifikon një numër ndryshimësh që duhen bërë, duke u shprehur se: ne kemi nevojë për politikan dhe heronj të rinjë, ne kemi nevojë për autocensurën, etikën, moralin dhe disiplinën, ne kemi nevojë për edukatën, kulturën, emancipimin dhe arsimin e mirë dhe cilësor, theksonte asokohe ai cili ishte i shqetësuar për mendimin dhe konceptin e gabuar të lirisë.
Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionbërësit dhe opinionshitësit më të këqinjë…
Nocione të çmendura fetare, kulturore, politike dhe ushtarake, në dukje të ëmbla, por të rrezikshme, reaksionare dhe anakronike se ide dhe teori që thithën entuziazmmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike, si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ose katastrofal ndaj Spartës etj.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar dhe vetmuar, është një gjë shumë e keqe, e rrezikshme dhe ndjellakeqe, mendonte Platoni.
 Kështu që ai kërkonte kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publikë dhe predikruesve të rrezikshëm dogmatik, demagog dhe hipokrit.
Ai gjithashtu besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën.
Gjëja kryesore që ne duhet t’i mësojmë dhe ushtrojmë, nuk janë  vetëm matematika, retorika ose oratoria patetike, apo drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por si të jemi të mirë, normal dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë, qetësinë dhe lumturinë.
Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet. Athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më shumë, pos asaj se si të jetonin, punonin dhe vdisnin si njerëz.
Idetë e Platonit mbeten thellësisht sfiduese, provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon ato është ambicia dhe idealizmi i tyre.
Platoni donte ose deshironte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën dhe vetvetën tonë… Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë.
Para se t’i ndryshoni të tjerët, duhet ndryshuar ose përmirësuar egon, antiegon, superegon, libidon ose vetvetën tuaj objektive dhe subjektive, thoshte Platoni.
2. Aristoteli….
 Aristoteli ishte mendimtari dhe filozofi më i madh dhe më i shquar në Antikë dhe njeri prej filozofëve më të mëdhenj të njerëzimit ose civilizimit tonë.
 Aristoteli u bë i shquar ( i famshëm) dhe i pavdekshëm me veprat e tij në fushën e politikës, metafizikës, skolastikës, retorikës, logjikës, psikologjisë etj.
Tek vepra e tij ” Politika”, Aristoteli trajton çështjet, aspektët dhe pikëpamjet e njohura mbi shtetin dhe familjen. .
Ai mbështet formën e regjimit aristokratik dhe jo format e metodat e njohura demokratike  si ato në “shtetin” (“polisin”) e Athinës, që Aristoteli do i quante formë të keqia të qeverisjes.
 Ai ka shkruar kushtetutat e158 vendeve, midis të cilave edhe ato të Epidamnit (Epidariumit), Apolonisë dhe molosëve, por që kanë humbur, përveç asaj të Athinës që ka mbijetuar deri me sot.
Ai është autor i veprës “Mbi historinë e kafshëve”,  “Mbi mrekullitë e dëgjuara” dhe kështu me radhë.
Gjithashtu Aristoteli na mëson mbi “njeriun si kafshë politike (zoon politicon),si “qenie të logjikshme” (homo sapiente), mbi “Etikën e Nikomahut” etj.
Ndërkohë që Aristoteli u shqua edhe për kritikën e tij subjektive ndaj idealizmit objektiv të Platonit ish-mësuesit të tij.
Aristoteli ishte pra një filozof materialisto-idealist, sepse  e pranonte idenë e materies jashtë ndërgjegjes dhe logjikës së njeriut dhe e merrte atë si një lëndë dytësore ose sporadike ku mund të ndërtohen dhe ndryshohen  gjërat. Dhe,  kjo sipas Aristotelit bëhet e mundur vetëm me anë të logjikës dhe intelektit të njohur njerëzor i cili është burimi dhe fillimi i çdo gjëje që lëvizë duke u transformuar në formë evolutive ose empirike.  Qëllim i gjithçkaje ose çdo gjëje që ekziston.
 Aftësia dhe madhështia jonë si krijesa njerëzore ose qenie intelegjente, nuk mbështetët në ribërjen e tokës ose planetës sonë sipas mitit të njohur të epokës nukleare ose atomike, por në ringjalljen ose ribërjen e jetës, shpirtit, intelektit dhe vetvetës sonë sipas mësimëve ose predikimëve të njohura të Platonit, Aristotelit etj.
Ndryshe nga kjo, Aristoteli i cili lindi në vitn 384-para Krishtit, ishte me origjinë ilire ose jogreke, si i biri (djali) i Nikomahut (Nikomanit) që ishte pedagog dhe mjek personal i mbretit të Maqedonisë, Amintit dhe një intelektual i respektuar në kohën dhe vendin e tij: I inspiruar nga nderi, morali ose etika e babait dhe birit (djalit) të tij, Nikomanit (Nikomahut), dikur me vonë shkroi veprën e njohur “Etika e Nikomahut (Nikomanit)” etj. Ndonëse, i inspiruar dhe stimuluar edhe nga humanizmi, solidariteti dhe etika e njohur e popullit grek…Sigurisht.
Ndërkaq, dikur me vonë, mbreti Filip i Maqedonisë, do e luste Aristotelin për t’ia mësuar, edukuar dhe përgatitur të birin ose djalin e tij, Aleksandrin (Lekën) e Madh, i cili asokohe ishte 13 vjeçarë.
 Kështu që Aristoteli kthehët në Maqedoni me lutjen ose kërkesën paraprake të mbretit Filip…ku fillon me mësimët, edukatën, kulturën dhe përgatitjet e përgjithshme intelektuale, politike dhe ushtarake (luftarake) të Aleksandrit (Lekës) të Madh, i cili falë përvojave, aftësive ose shkathtësive të mësuara nga Aristoteli, dikur me vonë do bëhej komandanti dhe strategu më i madh ushtarak dhe politik i kohës ose epokës së tij.
Aristoteli i cili në moshën 18 vjeçare i kishte ndjekur studimët në Akademinë e lartëpërmendur të Platonit në Athinë, ku kishte punuar edhe si pedagog ose profesor: Me rastin e vdekjës së mësuesit ose pedagogut të tij të dashur dhe të çmuar-Platonit, të cilin Aristoteli e kishte idhull ose idol jete, ai do largohëj përfundimisht nga Akademia e Athinës e cila kishte rënë në duart e Speusipit, një kundërshtari të njohur të Platonit dhe Aristotelit.
Ndërkohë që Aristoteli, dikund në vitin 335-para Krishtit, ishte kthyer prap në Athinë, ku e kishte ngritur ose themeluar edhe liceun, respektivisht shkollën politike “Stoa” së bashku me shumë shkolla ose akademi të tjera ku studiohëshin dhe ligjërohëshin filozofia, politika, etika, retorika, oratoria, skolastika dhe disciplina tjera shkencore ose akademike.
Aristoteli, pos tjerash njihet edhe si arkitekti ose instruktori i parë i bashkëpunimit, konvergjencës ose komunikimit të njohur në mes kulturës greke ose europerëndimore me kulturat dhe civilizimët lindore ose orijentale të Babilonisë, Egjiptit, Asirisë, Mesopotamisë, Medisë (Persisë) etj.
Ndonëse, pas vdekjës së papritur të Aleksandrit (Lekës) të Madh në vitin 323-para Krishtit, në Athinë kishin filluar levizjet ose manifestimët e ndryshme antiilire ose antimaqedone, të cilat nuk e kishin kursyer as Aristotelin etj. Nejse!
 Mëqe, sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut: Atëherë do theksuar në rolin e njohur të intelektit ose intelegjencës  se njeriut, e cila etimologjinën ose origjinën e vet e ka nga latinishtja “volere” që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual,  profesional dhe intelegjent për t’i njohur, studiuar, analizuar dhe kuptuar gjërat ose obligimet e njohura shkencore ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, diolomatike dhe të tjera.
 Në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, drejtshkrimore ose kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj.
Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomacia, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni,  inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe të tjera.
Përderisa, fjala, termi ose nocioni ‘politikë’ ose ‘politika’: origjinën ose etimologjinë e tyre e kanë nga greiqishtja që do thotë aftësi ose afinitet i njohur shkencor, intelektual dhe profesional për të udhëhequr ose drejtuar me shtetin, popullin (kombin), pushtetin ose organizatat e caktuara shoqërore, qytetare ose politike etj.
Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke ‘tä politika’ ( pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe ‘hè politik’ (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur).
 Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme (‘tä politka’ dhe ‘hè politik’a) -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik “politikos” ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe “politiès” (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).
Ndërkaq, me kalimin e kohës, termi ose nocioni ‘politik’ ose ‘politika’ në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumëta ekskursive dhe diskursive.
Se këndejmi, ndarja (divorci) ose diferencimi i ‘anës politike’ nga ‘sfera’ e interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike dhe të tjera, pos tjerash, e kanë sjellur ndryshimin ose transofmimin e shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare nga fazat e hershme të organizmit ordinar ose parapolitik në fazat e reja të organizmit shtetror, qytetar, kulturor, politik, diplomatik etj.
Ndonëse, gjithënjë sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.
Vendin e Shkollës (Akademisë) së njohur të Platonit dhe Aristotelit, e zuri “Stoa” një shkollë e njohur politike, sipas tër së cilës: “aktivitetèt e njohura njerèzore, qytetare ose politike, duhej ngritur dhe rregulluar sipas kulturës, edukatës, arsimimit, emancipimit, nderit, moraliit, virtytit, idealit, si dhe të vullnetit hyjnor ose profetik.
3. Të gjithë shqiptarët janë të interesuar fort dhe maksimalisht për lirimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve nga Den Haga, por, jo edhe për himnizimin, mitizimin, glorifikiim ose imponimin e tyre si “profet” ose “shpëtimtar i Kosovës” nga ana e disave që nuk i besojnë as vëtvetës..
Sipas Friedrich Nietzches: “Nuk është dyshimi, por është siguria e plotë në mediokritetin, paditurinë, naivitetin ose budallallëkun tënd ajo që të çmend, dhe të bën qesharak ose tragjikomik para të tjerëve.
 Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ndonjëherë në kulturën, informimin, politikën dhe diplomacinë e Kosovës.
Nuk është aspak e lehtë të jetosh dikund në mes krimit, denimit, manipulimit, shantazhit, komplotit, kërrcnimit dhe fasadës.
Po të mos ishte gjithëmonë Serbia si”fajtore kujdestare” për gjithëçka ose çdo gjë që ka ndodhur e nuk ka ndodhur në Kosovë, dhe sikur të publikohëshin hapur ose botërisht (publikisht) emrat, mbiemrat dhe adresat e deshmitarëve të rrejshëm kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Pjetër Shalës dhe çlirimtarëve të tjerë shqiptar në Den Hagë: Opinioni i brendshëm shqiptar ose kosovar së bashku me opinionin e jashtëm ndërkombtar: Do kishin parë dhe vërtetuar se shumica absolute e deshmitarëve të mbrojtur kundër UÇK-së, janë shqiptar shpirtëshitur, faqezi i kokëbosh, e jo serb!
Arsyeja e kontraditore e kësaj  ideje dhe teorie paradoksale,  reaksionare dhe anakronike, kujtoj se qëndron tek një koncept ose definicion i gabuar dhe tepër i reduktuar, redaktuar ose modest i kauzalitetit dhe kulturës çlirimtare, shtetrore, nacionale ose patriotike që e redukton atë në reflektim periodik, koniuktural, nomenklatural ose ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep të drejtë impulsit të kundërt të veprimit dhe reagimit që përmban ideologjia dhe kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), çlirimtare, patrotike, historike, materialiste, idealiste, dialektike etj.
Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare, feudaliiste, imperiale ose kolonialiste, e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit.
Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për t´u imponuar dhe transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale dhe politike.
Kjo për faktin se gjykimi i shëndoshë dhe racional siç u tha me herët, janë “bërë shoshë” ose hi e pluhur në politikën dhe diplomacinë shqiptare, e sidomos në atë kosovare.
E sidomos atëherë kur merren vendime, gjykime ose aksione të rënda ose drakonike mbi bazën e asgjësë për asgjë!
Ky zatën është kërrcnimi ose rreziku kryesor për Kosovën dhe shqiptarët.
Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë atyre shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionar, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, kulturës, informimit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës, të cilët “vëjnë dorën në brez ose revole”, apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, satanizojnë dhe kriminalizojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe mbiemrin e ndonjë lideri, politikani ose intelektuali të lartë dhe intelegjent.
U morr vesh se Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e larta shtetrore, nacionale, parlamentare, politike ose ushtaraje (luftarake) me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake. Sigurisht se jo.
Por, Kosovës i kanë munguar gjithëmonë intelektualët e lartë kulturor, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombtarizojnë vlerat epokale dhe monumetale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s.
Kjo ka ndodhë (ndodhur), sepase akteret ose protagonistët e njohur të elitës së lartë shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur, ose kanë emigruar dikund në qeveri, parlament ose partitë politike.
Ndër­kaq, edhe më i çuditshëm është fakti se një pjesë e popullit ose opinionit kosovar, akoma iu besojnë rrenave (gënjeshtrave), shpifjeve, spekulimëve dhe maipulimëve të përditshme “senzacionale” ose “bombastike” të skribomanëve, mediokritëve, demagogëve dhe hipokritëve të ndryshëm stupid, nebuloz, mizantrop, paranoid, skizofren, oligofren, analfabet ose komplotist.
Ndaj, kush tha se ne” Olimp ose Pantheon, Zoterat (Perënditë)” akoma kanë etje dhe uri të madhe?!
Unë, nuk thashë, do thoshte (ndosha) Ramush Haradinaj:
Në Olimp ose Pantheon, kurrë nuk ka zhurmë as tollovi.
U mor vesh se në shtetët ose shoqëritë e ndryshme fraxhile, poroze, inkompakte, heterogjene, tranzitore, post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj…e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë propagandistike”, apo e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, agjituese, propagandistike etj. Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.
Në Kosovë) ku ajo ose ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Duket se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë fenomen diskursiv.
Ndaj, për të mos i cekur të gjitha shpifjet, kurthat, intrigat, dredhitë, spekulimët, manipulimet, shantazhet, komplotet, insinuatat ose inskenimet tashme të njohura paradoksale, reaksionare, anakronike, violente, infantile dhe psikopatologjike të “watch dogsëve”, “analistëve”, opinionistëve” ose “hulumtuesve” të ndryshëm mediokrit, analfabet, stupid, nebuloz ose karaxhoz, të portaleve, apo shtypit të verdhë ose bulevardesk në Kosovë dhe diasporë që vazhdojnë të lehin ose ulurojnë përditë herë kundër njërit krah dhe herë kundër krahut tjetër, me porosi ose qëllime të ndryshme komplotiste, konspirative dhe dekonspirativiste nga brenda dhe jashtë Kosovës, për t’i fshehur (si dhelpërat) gjurmët e krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit të lartë ose galopant në Kosovë.
Shtoja këtu edhe “fenomenin” e “popullit të ri kosovar” të “dalur ose lindur nga lufta dhe revolucioni” si “komuna” e Parisit etj.
 “Miqtë e mi, qeni nuk e ha qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit’, as gjarpëri nuk e sulmon gjarprin; ka paqë mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm “kafshët e larta” njerëzore, politike ose ushtarake, nuk gjejnë dot paqë dhe qetësi me njëri tjetrin.” (Erasimo Roterdamski)
Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s’i njohin ato.”( George Wilhelm Friedrich Hegel)
Duke iu referuar ideve dhe teorive të njohura shkencore, elitare ose liberaliste të Adam Smitit, Davide Ricardos, Richard Codbenit, Hienrich Grossmanit dhe të tjerëve: Armiqtë ose kundërshtarë me të rrezikshëm ose kryesor të shtetëve ose shoqërive të ndryshme njerëzore, qytetare ose politike gjithandej globit: Pos personave ose individëve të ndryshëm asocial, apolitik, demagog, hipokrit, introvert, mediokrit, stupi, nebuloz, karaxhoz, violent, infantil ose psikopatologjik, janë edhe qarqët ose forcat e ndryshme asociale, parazite, kleptokratike (kleptomanike) ose joproduktive.
Kështu që sot nuk është kurrfarë rastësie ose zbulimi i posaçëm shkencor ose politik, nëse edhe personat e ndryshëm primitiv, provincialist, kreten, skizofren, idiopat, psikopat, maniak, dubioz, ireverzibil, radikal, shovenist, ksenofob, racist, kriptoklerikalist, ekscentrik , egocentrik dhe të tjerë, të paraqitën ose prezantohen si njerëz të ditur, të mençur, human, karitativ, të kulturuar, lukrativ, inovativ, kontemplativ, komplementar, suplementar, komprehensiv, kreativ, integral etj.
Ndërkohë që janë kallpi, plehu ose kërmat e shtetit dhe shoqërisë:
Mos harroni se shqiptarët janë i vetmi popull në Europë që tubohen ose bëhen bashkë për Pashkë, Krishtlindje dhe Bajram: Ndërkaq, gjatë tërë vitit punojnë kundër njeri tjetrit.
Shqiptarët janë i vetmi popull në Europë ose planet, që i shajnë, përqeshin, injorojnë, demonizojnë, satanizojnë, spiunojnë, linçojnë, kriminalizojnë dhe mohojnë figurat monumentale ose emblematike, si dhe trimat dhe heronjt e tyre shtetror dhe nacional si Gjergj Kastrioti, Shën Tereza etj….Plus trimat ose heronjt (çlirimtarët) e UÇK-së.
ASH

“Prova të reja sugjerojnë se agjenti i FBI-së ishte spiun i huaj”- Media amerikane: Departamenti i Drejtësisë në SHBA rihap çështjen ndaj McGonigal

 

McGonigal ishte pjesë e operacionit të “kundërzbulimit” të FBI-së, të quajtur “CROSSFIRE HURRICANE” dhe të udhëhequr nga shefi i tij, Peter Strzok, kundër Donald Trump dhe mbështetësve të tij në vitin 2016.

12 Qershor 2025, 21:11Nga J. Michael Waller

 

charles mc gonigal

SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur një çështje ndaj një ish-agjenti të lartë të FBI-së. Charles McGonigal ishte Agjent Special i Përgjegjshëm për Kundërzbulimin në zyrën në terren në Nju Jork. Ai u largua nga FBI-ja në vitin 2018, u bashkua me fondin masiv të menaxhimit të aseteve Brookfield si nënkryetar për sigurinë globale dhe u arrestua dhe u dënua në vitin 2023.

Por jo për spiunazh. McGonigal shpejt u deklarua fajtor për krime të lidhura me korrupsionin. Ai po vuan një dënim prej gjashtë vjetësh e gjysmë në burg federal. Ndjekja penale dhe pranimi i tij duken të rregullta.

McGonigal ishte pjesë e operacionit të “kundërzbulimit” të FBI-së, të quajtur “CROSSFIRE HURRICANE” dhe të udhëhequr nga shefi i tij, Peter Strzok, kundër Donald Trump dhe mbështetësve të tij në vitin 2016. Si ish-drejtues i lartë i spiunëve në zyrën më të madhe në terren të Byrosë, McGonigal mezi e mbrojti veten nga akuzat që lidheshin me pranimin e paligjshëm të parave nga biznesmenë shqiptarë të lidhur me shërbimin e inteligjencës së atij vendi të vogël dhe për lidhje me një oligark rus të sanksionuar.

Ai mori një dënim të lehtë dhe një gjobë prej 40,000 dollarësh. Por diçka nuk shkon. Për shërbimet e inteligjencës ruse ose kineze, dikush në pozicionin e McGonigal do të ishte një shenjë dalluese e inteligjencës, njeriu përgjegjës për ndjekjen e tyre.

Dikush me jetë të dyfishtë dhe stilin e jetesës të tepruar përbën një objektiv të përshtatshëm. Është tepër e besueshme të mendosh se inteligjenca shqiptare arriti të rekrutonte McGonigal në vend të njerëzve të Putinit.

Më 30 prill, Prokurori i atëhershëm i SHBA-së për Distriktin e Kolumbias, Ed Martin, e riktheu vëmendjen te McGonigal. Në një letër drejtuar avokatit të McGonigal, Martin vuri në dukje dënimet e ish-punonjësit të FBI-së për “falsifikim të të dhënave, dhënie deklaratash të rreme, konspiracion për të shkelur sanksionet e SHBA-së dhe konspiracion për të kryer pastrim parash”.

Martin nuk ishte i qartë në lidhje me interesin e ri. “Zyrës sime i është vënë në dijeni informacioni që kërkon që ne të intervistojmë z. McGonigal”, shkroi ai, pa dhënë detaje specifike. Me sa duket, Departamenti i Drejtësisë po ndjek më shumë sesa thjesht detaje të vogla në lidhjet e McGonigal me shqiptarët apo oligarkët rusë.

Puna e kundërshtimit të shërbimeve të huaja të inteligjencës, kundërzbulimi, nuk kuptohet mirë, madje as në qeveri. Hetimi i spiunëve të huaj mund të tingëllojë joshës, por është një punë e vështirë dhe e mbushur me vështirësi.  Pjesa më e vështirë mund të jetë hetimi i bashkëqytetarëve amerikanë të dyshuar legjitimisht për spiunazh, dhe më pas ndërtimi i çështjeve penale kundër tyre me prova që Departamenti i Drejtësisë mund t’i paraqesë një gjyqtari dhe jurie pa kompromentuar burimet dhe metodat e kundërzbulimit.

Drejtësia është e pakapshme. Shumë spiunë ia dalin mbanë sepse provat legjitime janë të papranueshme. Të tjerë nuk gjykohen kurrë. Disa akuzohen për diçka tjetër, si korrupsioni. A ishte McGonigal një spiun i huaj brenda FBI-së? Nuk e dimë. Por administrata Trump duket se dyshon se ishte.

Ish-agjentët e lartë të FBI-së mund të kërkojnë paga të larta në sektorin privat. Brookfield, një kompani menaxhimi asetesh me vlerë trilion dollarë, punësoi McGonigal si Zëvendëspresident të Lartë për Sigurinë Globale. McGonigal punonte atje kur Mark Carney erdhi si drejtues ekzekutiv në vitin 2020 dhe u bë kryetar në vitin 2022. Burimet pohojnë se McGonigal u mbajt për t’u marrë në pyetje ndërsa kthehej nga Amerika e Jugut për punë në Brookfield. Brookfield, zakonisht i zëshëm në njoftimet për shtyp, nuk bëri asnjë koment publik kur McGonigal u largua nga kompania ose u arrestua nga FBI-ja.

A e përdori McGonigal postin e tij të lartë të sigurisë në Brookfield për të kryer spiunazh? A urdhëroi Kryetari i Brookfield, Carney, tani Kryeministër i Kanadasë, një vlerësim në të gjithë kompaninë e infiltrimit të inteligjencës së huaj? Këto pyetje mbeten ende të përgjigjura.

Ja një e dhënë: Brenda pak ditësh nga letra e prokurorit amerikan Martin drejtuar avokatit të McGonigal, McGonigal kërkoi një urdhër për ndalimin e publikimit të fjalëve kundër ish-të dashurës së tij, Allison Guerriero, e cila ka pretenduar publikisht se ka prova se ai ishte spiun. Divizioni i Kundërzbulimit, të paktën gjatë dekadës së fundit, ka qenë një nga komponentët më të politizuar të FBI-së. A nuk donte FBI-ja nën drejtimin e Christopher Wray-t të hetonte njeriun e saj, McGonigal, si një spiun të mundshëm rus, sepse kjo do të reflektonte keq në byro? Me sa duket, po.

A mund të jenë duke u mbuluar të tjerët në byro për të mbrojtur McGonigalin, ose për të shmangur krimin më të shëmtuar nga të gjithë – që është ta bëjnë byronë të duket keq? FBI-ja ka një histori të gjatë për diçka të tillë. Letra e Martinit drejtuar avokatit të McGonigal, e kombinuar me udhëheqjen e re të FBI-së të Kash Patel dhe Dan Bongino, të cilët premtojnë të pastrojnë situatën, mund të zbulojnë më shumë rreth depërtimit rus në FBI./ The Federalist

  • 1. Do të konfirmojë rezultatet aktuale, bien akuzat e PD
  • 2. ⁠Do t’i heqë një mandat PS, po nuk konfirmon akuzat e PD
  • 3. Do demaskojë “farsën elektorale” që pretendon PD

Pratik Joshi, një programist nga India kishte gjashtë vjet që jetonte në Londër- Nga Ruben Avxhiu

Pratik Joshi, një programist nga India kishte gjashtë vjet që jetonte në Londër. Kishte punuar shumë që të realizonte ëndrrën e tij, të sillte aty edhe gruan dhe tre fëmijët e vegjël që kishin mbetur pas në Indi.
Pas shumë vitesh, më në fund, dokumentet ishin plotësuar, leja ishte dhënë, ëndrra po realizohej.
Pardje, gruaja e tij Dr. Komi Vyas, një mjeke e njohur në Udaipur, dha dorëheqjen nga puna. Valixhet ishin bërë gati, u kishin thënë mirupafshim njerëzve të dashur.
Sot, në mëngjes, familja prej pesë vetësh plot shpresa dhe padurim u ngjitën në avionin “Air India” për Fluturimin Nr. 171 drejt Londrës. Bënë edhe një fotografi “selfi” vetes përpara nisjes dhe ua dërguan të afërmve. Një jetë e re po fillonte për ta.
Por fati është mizor. Brenda pak minutash gjithshka kishte marrë fund. Avioni u ul pa u ngritur mirë dhe shpërtheu në zjarr pas kontaktit me tokën. 241 vetë humëbn jetën përfshi edhe kjo familje. Aksidentet ajrore të këtyre përmasave janë bërë shumë të rralla, por ato ndodhin gjithësesi. Çdo humbje jete në aksident është tragjike. Është akoma më prekëse kur ndodh si në këtë rast, në prag të plotësimit të një ëndrre pas shumë mund e sakrificash.

Send this to a friend