VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dhjetë vjet të punës së suksesshme dhe përmbajtësore të SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” në Suedi – Nga XHAVIT ÇITAKU

By | November 22, 2021
blank
1 Comments
  • author avatar
    kadri tarelli 1 week ago Reply

    Ju pershendes te gjithve! Puna dhe krijimtaria juaj ne dobi te artit, kultures dhe trashegimis sone kombetare do te çmohet ne shekuj. Urime, Keshtu te bashkuar qofshim perjete!

Komentet

blank

Italo Sarro, një arbëresh në Kuvendin Albanologjik: Origjina ime? Besoj nga Sharri

Në kuvendin e Studimeve Albanologjike që po mbahet në Tiranë, studiuesi arbëresh, Italo Sarro ka mbajtur një kumtesë që ka të bëjë me emigrimin e shqiptarëve në Itali në shekujt XV-XVII. Duke i ndarë në emigrant që ikën pas pushtimit osman dhe luftëtarë që ikën, ose stradiotët. Përveç Arbëreshëve që u vendosën në jug ku janë edhe sot, ai gjen edhe shqiptarë të vendosur në veri të Italisë që janë me mijëra, që ruajnë edhe sot mbiemra shqiptarë.

Për “News24” foli për origjinën e tij dhe lëvizjet emigruese të shqiptarëve drejt Italisë ne Shekujt 15-18.

“I kam gjetur në formën Radovaniç, por që janë Radovani. Sepse Radovani janë tanët nuk janë të tyret. Në Siçili, Puglia e Bazilikata kam gjetur shumë shqiptarë që kanë ardhur në kohë të ndryshme”.

I pyetur nëse ai ka mundur të gjejë se nga cili qytet shqiptar e ka origjinën familja e tij, Sarro, përgjigjet:

“Kam gjetur mbiemrin tim në 1500-ën. Unë besoj se mbiemri im Sarro, vjen nga Sharrë, sepse shqiptarët kur deklaronin origjinën, jepnin zonën e prejardhjes. Paraardhësi im ishte nga Sharri, që më pas u bë Sarro, e duhet të jetë kështu”.

Kuvendi është organizuar nga Akademia shqiptare e Shkencave, ajo e Kosovës dhe disa universitete. Mbledhja e tij bëhet pas 40 vitesh dhe janë të ftuar rreth 180 studiues që flasin për gjuhësi, histori, antropologji, arkeologji etj.

blank

STOCKHOLM – LIBRA TË RINJ NË SHQIP – Nga Sokol Demaku

Një punë e vyer dhe shumë e mrekullueshme është bërë nga ana e Bibliotekës Botërore në Stockholm në kryeqytetin e Mbretërisë së bashkuar suedeze, fëmijët e kombeve dhe kombësive që jetojnë dhe verpojnë në ketë vend si dhe në vendin fqwinjë Norvegji nga tani ata mund të lexojnë litarturë tåe zgjedhur në gjuhën amtare. E gjithë kjo falë angazhimit dhe punës së palodhur të punonjësve të kësaj bilbioteke të cilët kanë arritur që të sigurojnë tituj të shumtë libri në gjuhë të ndryshme.

Tani në Bibliotekën Botërore në Suedi ka mbi100 libra të rinj për fëmijë dhe adoleshentë në raftin e librave në Shqip. Këtu mund të lexoni për Djalin dhe Tigri, Gjueti diamantësh, Katitizi, Pesha e dashurisë, Valeria-Fakulteti i ëndërrave, Uria, Vajza e keqe, Macoku i lajthitur, Histori e Skënderbeut, Iliada Lufta e Trojës, A di të fishkëllosh Johana, Pippi Corapegjatë, për magjistarët dhe shumë e shumë libra të tjerë në Gjuhën shqipe. Ne përmendem vetem didsa nga mbi 100 titujt që mund ti gjeni neë raftet e kësaj Biblioteke me renome në Mbreterin e  bashkuar të Suedisë.

E gjithë kjo punë madhore është bërë duke ju falenderua bashkëpunimit të Qendres Kuklturore Shqiptare Migjeni në Borås, Bibliotekës Botërore në Stockholm dhe Shtëpisë botuese ”Dituria” nga Tirana në Shqipëri.

Këto libra dhe shumë të tjerë mund t’i gjeni në adresën www.varldensbibliotek.se.

Klikoni në raftin shqip të librave!

A njihni dikë që kërkon libra në shqip? Këshillojeni që të kontaktoj Bibliotekën Botërore në Stockholm!

Biblioteka botërore është gjithmonë e hapur dhe gjithmonë e lirë.

Ju që jeni në Suedi ose Norvegji mund të lexoni dhe dëgjoni sa herë të doni, dhe sa të doni një libër. # shqip #ebooks #ebook #ebooks #ebook #

Biblioteka Botërore #biblioteka ime # gjuha amtare # Biblioteka shumëgjuhëshe, Biblioteka Botërore në Stockholm tër Suedisë.

blank

Dhjetë vjet të punës së suksesshme dhe përmbajtësore të SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” në Suedi – Nga XHAVIT ÇITAKU

Ängelholm, Suedi, 20.11.2021

blank

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi (SHSHASHS) shënoi dhjetëvjetorin e veprimtarisë së saj të begat në fushën e krijimtarisë letrare dhe artisitike. Në këtë ditë të madhe jo vetëm për krijuesit e vyer të kësaj shoqate, morën pjesë një numër i madh edhe i mbështetësve dhe donatarëve që ishin shtyll e fort për mbnarvajtjen dhe aktivitetin përmbjtësor e këtij asosacioni krijues. Në fillim të këtij eventi me një minut heshtje u nderuan anëtarët që tashmë kanë shkuar në amshim.

Libri “ Thesari Kombëtar..” është një eciklopedi për shqiptarët në Suedi

Pas përshëndetjes që ua bëri të pranishmëve nikoqiri i këtij tubimi të rëndësishëm, Rrahman Rrahmani, arkëtar i Kryesisë, fjalën e mori Kryetari i kësaj shoqate Hysen Ibrahimi, i cili ndër të tjera tha se Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi, gjatë një dekade ka botuar njëmbëdhjetë libra të “Thesarit Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi” me mbi shtatë mijë faqe material me vlerë e peshë kombëtare.

blank

Në këta libra  janë përfshi i gjithë aktiviteti i madh, mundi e sakrfica e njerëzve vullnetmirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi. Është fond i gjerë i këtij libri që tashmë janë arkivuar edhe në arkivat shqiptare dhe në institucionet më të larta shtetërore në Kosovë, Shqipëri, Iliridë por edhe në bibliotekat dhe në shkolla suedeze. Më tej ai spikati me konstatimin e shumë njohësve të kohës se ky “Thesar” është një enciklopedi për shqiptarët në Suedi, ndaj në historinë tonë kombëtare vend të rëndësishëm duhet të këtë edhe kjo shoqatë dhe kjo vepër e madhe që do të mbaj gjurmë të një aktviteti të madh të zhvilluar nga bashkatdhetarët tanë në këtë vend të largët. I gjithë aktiviteti i pandërprerë që është zhvilluar me dekada është i bazuar në mijëra dokumente, pastaj janë përfshi të gjitha ndihmat që janë për Kosovën, referime e opinione, intervista, promovime, publikime të mediave, aktivitete e fotografi nga ngjarjet e rëndësishme të shqiptarëve dhe për shqiptarët në mërgatë. Janë organizuar edhe sesione shkencore, në të cilat kanë kontribuar me punimet e tyre intelektual të shquar shqiptar, por edhe të huaj. Libri “Thesari Kombëtar…” do të vazhdoj rrugëtimin e tij edhe me numra të tjerë, duke pasuar në këtë mënyrë fondin librar shqiptar , i cili në të ardhmen do të përkthehet edhe në gjuhë të tjera, posaçërisht në atë suedeze. Në fund Hysen Ibrahimi falenderoj të gjithë anëtarët, mbështetësit dhe donatorët që ndikuan në suksesin e madh që ka arritur  kjo shoqatë tashmë e njohur në të gjitha trojet etnike shqiptare, në mërgatë dhe jo vetëm.

blank

Model më i mirë se si punohet për atdhe dhe si duhet atdheu

Bashkimi i mendjeve të ndritura të shqiptarëve rreth Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi, për dhjetë vjetë pune e aktiviteti ka ndikuar në pasurimin shpirtëror e mendor të mërgatës shqiptare kudo në botë, duke kultivuar kulturën, artin, gjuhën, traditën dhe historinë, si argumenti më i mirë për të vazhduar këtë rrugë të trasuar nga gjeneratat e ardhshme. Kjo shoqatë mbajti në këmbë krenarinë kombëtare dhe vlerat e larta shqiptare. Me punën e juaj të madhe, në të mirë të kombit dhe atdheut, jeni bërë pararojë e mërgatës sonë në Evropë. Për ne jeni modeli më i mirë se si punohet për atdheun dhe si duhet atdhu. Duke iu përgëzuar për këtë përvjetor të veprimtarisë suaj, në radhë të parë kombëtare, në krijimin e unitetit dhe dashurisë ndërmjet mërgimtarëve, në emër të Bibliotekës Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”, në Gjermani, tha kryetari i saj Maxhun Smajli.

Bilanc i pasur veprash atdhetare, social- kulturore, arsimore, artistike dhe të traditës

blank

Ndërkaq, Viron Kona, anëtar nderi i shoqatës, shkrimtar e publicist i shquar nga Shqipëria, tha se 10- vjetori i themelimit të shoqatës sonë është një ngjarje dhe gëzim i madh yni, por edhe për të gjithë bashkëkombësit tanë shqiptarë në Suedi, në Kosovë, Shqipëri, në të gjitha trojet shqiptare dhe në mërgatë. Kjo ngjarje merr edhe më shumë vlerë e shkëlqim, sepse në këtë përvjetor shoqata vjen me një bilanc të pasur  veprash atdhetare, social- kulturore, arsimore, artistike dhe të traditës. Kontributet dhe veprat tuaja kanë emra konmkret, ato janë qindra libra të botuara nga anëtarët, të cilat, të mbledhura bashkë, përbëjnë një buqetë lulesh të freskëta me aromë humanizmi e shqiptarie, ndërkohë që mes tyre lartësohet vepra madhore e shoqatës “ Thesari Kombëtar”, i cili e jep shkëlqim të dukshëm gjerdanit të artë shkrimor të shoqatës. Në këto dhjetë vjet, sjell në kujtesë përvojën e mrekullueshme të krijuar nga ju në dobi të arsimit shqip në Suedi, e materrializuar kjo, veçanërisht në tekstet e shkruara nga ju, ato shkollore, shkencore, artistike, leksografike, vizatimore etj, e ku shfaqet kujdesi dhe veprimtarinë tuaja teorike e praktike për të mbajtur gjallë dhe vazhdimisht të freskët gjuhën e bukur shqipe dhe mësimin e saj nga fëmijët dhe të rinjtë. Më tej ai lartëson veprimtaritë e shoqatës që janë të panumërta, përfshi këtu edhe ato të 100 vjetorit të pavarësisë, ato folklorike dhe etnografike, që kanë burim popullin shqiptar në shekuj, veprimtaritë me karakter shkencor e mëmedhetarë, festivalet e poezisë, ekspozitat figurative, ato të veshjeve, të simboleve kombëtare, konceret me raste festash, vepritaritë e përbashkëta me institucionet suedeze në fusha arsimore e kulturore, atom me karakter integrues e dhjetra të tjera që tregojnë nivelin e lartë, zotësit organizative dhe vizionet e përparuara të anëtarëve të shoqatës sonë. Kombi dhe shoqëria shqiptare, do t’ju jetë vazhdimisht mirënjohës për këto vepra dhe veprimtari të kryera, që kanë në themel atdhedashurinë, vëllazërimin, bashkimin dhe ardhmerinë, përfundoi fjalën e tij Viron Kona.

Qindra libra të botuar në zhanre të ndryshme

Se vërtetë kjo shoqatë ka zhvilluar një aktivitet të pasuer e me përmbajtje tregojnë qindra libra të botuara në zhanre të ndryshme si në fushën letrare e artistike, shkollore, shkencore, leksikografike e vizatimore të shkruara nga anëtarët e saj,, . Një numër i madh i anëtarëve për herë të parë filluan të shkruajnë libra në mërgim, për të cilën gjë ka ndikuar edhe jeta e rëndë mërgimtare. Promovimi i këtij fondi kaq të madh krijimesh, të vlerësuara lartë nga kritika letrare, është bërë në të gjitha trojet shqiptare dhe kuptohet edhe në Suedi. Po ashtu vetëm gjatë këtij eventi u promovuan pesëmbëdhjetë libra nga anëtarët e vyer të kësaj shoqate.

Në këtë manifestim u mbajt edhe një orë letrare në të cilën me poeszitë e tyre u paraqiten, Albina Ibrahimi, Donika Sallahu, Luiza Gashi, Adnan Jetullahu, Fetah Bahtiri, Isuf Bajraktari, Emine Hoti, Hysen Ibrahimi, Selami Çitaku, Fahredin Berisha, Remzi Basha,  Bedri Paci. Një duartrokitje frenetike morën fëmijët Edward Krasniqi, Bertina dhe Lorian Imeri për interpretim të shkëlqyeshëm të recitalit “Në zemrën time”. Të njëjtën përshtypje lanë edhe dy vajzat e reja Albina Ibrahimi dhe Donika Sallahu.

Suksesi i shoqatës i lidhur ngusht me emrin e Kryetarit Hysen Ibrahimi

Osman Ahmetgjekaj, Rexhep Jashari, Avdyl Uka, Isuf Bajraktari, Idriz Gashi, Ramadan Hyseni, Emine Hoti, Afërdita Avdyli, Fetah Bahtiri, Remzi Basha, Adem Ahmeti, Isak Bunjaku, Afërdita Hoti dhe folës të tjerë pasi shprehen fjalë admirimi për punën e madhe që ka zhvilluar Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani”, në suksesin e saj të deritashëm e lidhën me emrin e përveçëm të kryetarit të kësaj shoqate z. Hysen Ibrahimi.

Pjesëmarrësit e këtij manifestimi i argëtuan këngëtarët Afërdita Avdyli, Robert Hoti, Premtim Krasniqi, Astrit Shkupolli, Burhan Beqiri, Elton Krasniqi dhe Selami Çitaku.

Për punën e tyre të pakursyer që dhanë anëtarët, mbështetësit dhe donatorët u ndanë dhjetra dekorata.

blank

Vendosja e përmendores së Skënderbeut në qytetin arbëresh, Meta: Të shërbejë si thirrje për brezat e rinj

Presidenti Ilir Meta, është takuar këtë të diel me komunitetin arbëresh në Contessa Entellina.

Kreu i Shtetit shkruan në “Facebook”, se kjo vizitë përkoi me përfundimin e përmendores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Meta sqaron më tej, se vendosja e kësaj vepre në sheshin kryesor të qytetit, do të shërbejë si një thirrje e përhershme për brezat e rinj, që të mos i harrojnë rrënjët e tyre.

Postimi i Italisë:

Thellësisht i lumtur dhe krenar, që vizita ime në Bashkinë arbëreshe Contessa Entellina, përkoi me përfundimin e përmendores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vepër e skulptorit Vincenzo Muratore.

Vendosja e kësaj vepre në sheshin kryesor të qytetit, do jetë një thirrje e përhershme për të gjithë dhe një mesazh kujtese edhe për brezat e rinj, për të mos i harruar kurrë rrënjët dhe për të bërë gjithçka për ruajtjen e trashëgimisë tonë të vyer historike e kulturore.

Mirënjohje Kryebashkiakut, Leonardo Spera dhe të gjithë komunitetit të dashur arbëresh të Contessa Entellina, që mbajnë gjallë figurën e Skënderbeut, simbolit të identitetit tonë kombëtar, mbrojtësin e vlerave dhe traditave të qytetërimit europian, që frymëzon në çdo kohë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale me popullin dhe Italinë mike.

blank

Meta në Santa Cristina Gela: Përkushtim nga dy vendet për mbrojtjen e trashëgimisë arbëreshe dhe forcimin e lidhjes së të rinjve

Presidenti i Republikës, Iir Meta, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në komunat arbëreshe në Rajonin e Sicilisë, u ndal në Santa Cristina Gela, bashkësinë më të vogël dhe më të re arbëreshe, të themeluar nga banorët e Piana degli Albanesi.

Kreu i Shtetit, pasi u mirëprit ngrohtësisht nga qytetarët dhe autoritetet vendore, që kishin dalë për ta përshëndetur në sheshin qendror të Bashkisë, u takua me Kryebashkiakun, zotin Giuseppe Cangialosi.

Gjatë takimit, Presidenti Meta vuri në dukje se ndihej i privilegjuar të vizitonte këtë bashkësi arbëreshe ku ka pasardhës të familjeve fisnike shqiptare dhe mbartës të identitetit unik arbëresh që kanë ruajtur figurën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kulturën, gjuhën, ritet fetare, veshjet tradicionale dhe zakonet arbëreshe.

“Arbëreshët janë bijtë e Arbërisë dhe pasardhësit e Gjergj Kastriotit dhe ishin nismëtarët e Rilindjes Kombëtare në Shqipëri, me idetë iluministe dhe me pasionin për arsimin dhe kulturën europiane.
Prandaj ju jeni një pasuri e çmuar e trashëgimisë europiane e botërore dhe shërbeni si një urë lidhëse e cila nuk është rrëzuar kurrë midis Shqipërisë dhe Italisë, e miqësisë së ngushtë midis popujve tanë”, theksoi Presidenti Meta.

“Duhet përkushtim nga të gjitha autoritetet e dy vendeve tona për mbrojtjen e gjuhës arbëreshe, gjuhës së Gjergj Kastriotit, e cila rrezikon të asimilohet nëse nuk u mësohet brezave të rinj.
Gjithashtu nevojitet një punë e madhe për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO.
Për më tepër, na duhet përkushtim për edukimin e brezave të rinj me historinë dhe gjuhën e të parëve tanë, dhe në veçanti për ndalimin e shpopullimit, një fenomen tragjik që ka prekur shoqërinë dhe të dyja vendet tona.” –  u shpreh Presidenti Meta.

blank

Shqiptarja Plarenta Deshishku, pjesë e kompanisë “Meta” të Zuckerberg

Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”.

Ajo punon në departamentin e “Global Operations” në “Facebook”.

Deshishku është një profesioniste me origjinë shqiptare dhe jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Dublin, Irlandë.

Ajo është diplomuar për Administrim Biznes dhe Menaxhim të Përgjithshëm në “ESCP Business School”, kurse studimet pasuniversitare i ka ndjekur në “Trinity College Dublin”.

Deshishku, edhe pse në një moshë të re, ka tashmë një karrierë të mbushur me trajnime, specializime dhe eksperienca të ndryshme pune.

Nga muaji korrik 2021 ajo është bërë pjesë e departamentit të “Global Operations” në rrjetin social Facebook, si “Market Specialist”.

Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg vendosi ndryshimin emrin të Facebookut në Meta.

Me këtë fokusi do të drejtohet në mjedisin e ri virtual “Metaverse”, tha themeluesi i Facebook.

Emri Facebook nuk mund të pasqyrojë më të gjithë gamën e produkteve, thotë Mark Zuckerberg. Rrjeti online Facebook do të vazhdojë të quhet i tillë, por kompania mëmë do të drejtohet me emrin Meta.

Me emrin e ri, Zuckerberg dëshiron ta drejtojë fokusin në botën e re virtuale “Metaverse”, në të cilën ai sheh të ardhmen e komunikimit digjital dhe gjithashtu të kompanisë së tij.

Zuckerberg dëshiron ta përdorë atë për të udhëhequr grupin nga hija e platformës së tij origjinale dhe deri tani më të rëndësishme, Facebook. Përveç Facebookut dhe Instagramit, grupi i kompanisë përfshin edhe aplikacionet WhatsApp dhe Messenger.

Këto shërbime individuale do të mbajnë gjithashtu emrat e tyre.

“Ne shihemi sot si një kompani e mediave sociale, por në zemër jemi një kompani që lidh njerëzit”, tha Zuckerberg../ dita

blank

Presidenti Meta merr pjesë në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe në Romë

ITALI

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.

Ai shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen dhe emocionin e veçantë nga predikimi në arbërisht, teksa thekson se është lutur për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe të komunitetit Arbëresh dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike!

Meta Fb Ok
Meta Fb Ok

POSTIMI I PLOTË I PRESIDENTIT META
🇦🇱❤️🇮🇹 I lumtur të merrja pjesë sot në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.
Kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Një traditë e jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare.
Ju bashkova lutjeve të besimtarëve për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, të komunitetit tonë të dashur Arbëresh dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike!

blank

Me votën për Bekim Jasharin Skënderaj do të nderojë mbarë shqiptarinë – Nga Nue Oroshi

Kryetari aktual i Skënderajt dhe kandidati për një mandat të dytë Bekim Jashari është pinjoll i familjes emblematike Jashari nga Prekazi i Skënderajt.Ai është njëri ndër pak burrat e mbijetuar të kësaj familje i cili për një dekadë e gjysmë pati një obligim familjar që ta ringrisë familjen Jashari.

Pas rigjallërimit të kësaj familje atdhetare filloj të mëndoj edhe për rigjallërimin e komunës së tij asaj të Skënderajt.Ai për katër vite me radhë me një përkushtim të madh e udhëheqi Komunën e Skënderajt.Bazuar në Idealizmin dhe atdhetarizmin e të parëve të ti dhe shqiptarëve të tjerë atdhetar dhe për ta ruajtur këtë idealizëm e krijoj listën e ti me emrin “Ideali”.Nuk pranoj të jetë pjesë e asnjë partie politike.Mospranimi që të mos jetë pjesë e asnjë partie politike i jep mundësinë të gjithë anëtarve të partive politike në Skënderaj që votat për kryetar të Komunës ti japin Bekim Jasharit.Gjatë mbajtjës së një sesioni shkencor të Shoqatës “Trojet e Arbrit” u takuam dy herë me Bekim Jasharin.Ai na priti me një përkushtim dhe dashamirësi të madhe.Ishte shumë i urtë dhe shumë i qetë në diskutime.Edhe në sesionin shkencor në Skënderaj që e mbajtëm për Masakrat serbe dhe të tjerëve më një fjalim të shkurtër dhe përmbajtësor u paraqit me një devotshmëri të madhe.

Vota për Bekim Jasharin nuk do ta nderoj vetëm Skënderajn por do ta ndëroj mbarë shqiptarinë.Edhe në botën perëndimore familjet emblematike ruhën dhe ndërohen me përkushtimin më të madh.Shqiptaria tash e ka një pikë emblematike të luftës së fundit.E ajo është Prekazi i Shaban,Hamzë e Adem Jasharit.Në këtë shkrim nuk dua të flas për kundërkandidatin e Bekim Jasharit në Skënderaj për faktin se nuk e njoh dhe nuk ja di cilsitë.Por një gjë duhet ta dinë të gjithë qytetarët e Skënderajt.Me fitorën e Bekim Jasharit nuk humb asnjë qytetar në Skënderaj, pavarsisht se nga cila parti politike vijnë ata.

Forcën politike partitë dhe listat qytetare në Skënderaj le ta masin në luftën e tyre politike për anëtar të Asamblesë së Komunës së Skënderaj,kurse votën për kryetar komune ta orientojnë tek pinjolli i familjes Jashari -Bekim Jashari.Me votën për Bekim Jasharin Skënderaj do ta ndëron mbarë shqiptarinë.

blank

blank

Letër e hapur drejtuar të gjithë shqiptarëve dhe italo-shqiptarëve: Bashkimi jonë të arrijmë qëllimin tonë Pensionin! Nga Dritan Trimçev

Letër e hapur drejtuar të gjithë shqiptarëve dhe italo-shqiptarëve, shoqatave të tyre, grupeve të mediave sociale, organeve të shtypit dhe organizatave politikave të interesuara, kudo që janë.
Bashkimi i të gjithë forcave tona na bën më të fortë që të arrijmë qëllimin tonë PENSIONIN.
Pas 30 vitesh punë në Itali dhe pas disa përpjekjeve te lavdërueshme po “sporadike” të individëve, shoqatave ose grupeve për të kërkuar një zgjidhje të problemit të pensioneve, ne nuk kemi qenë në gjendje të ndërgjegjësojmë politikën italiane, e aq më shume politikën shqiptare, duke mbetur mbrapa në vitin 1991 të shekullit të kaluar.
Në këtë rrugë të vështirë dhe gjithmonë në ngitje, ne duhet të jemi të bashkuar pa lëkundje e dyshime dhe të bindur për të drejtën tonë të mohuar, të bindur se duhet të fitojmë, të bindur se të gjithë duhet të marrim pjesë duke kontribuar, të bindur rëndësinë që ka secili prej nesh, të bindur për bashkëpunim, të bindur se bashkimi do të na bëjë më të dukshëm dhe më të fortë.
Ideja e “punës në grup” është më e nevojshme se kurrë. Italianët në Shqipëri, shqiptarët në Itali, shqiptarët në Greqi dhe në vende të tjera me të drejtën e pensionit të mohuar, duhet të bashkëpunojnë duke ndihmuar njëri-tjetrin me kënaqësi për të organizuar aksione ndërgjegjëzuese dhe për të reklamuar punën e grupeve, shoqatave ose individëve të tjerë në rrjetet e tyre sociale .
Pas çdo veprimi qëndron angazhimi, djersa dhe përpjekja e dikujt që duhet të meritojë respektin maksimal dhe buzëqeshjen e të gjithëve. Së bashku, duhet të jemi krenarë kur ndonjëri prej nesh punon për kauzën tonë, duke argumentuar, korrigjuar gabimet dhe mbështetur përpjekjet.
Ne duhet të jemi krenarë që bashkëpunojmë dhe marrim pjesë në këtë betejë për të drejtën tonë, duke marrë përgjegjësinë për të vepruar.
Vlera e bashkëpunimit është pafundësisht e rëndësishme për arritjen e qëllimit, dhe vetëm duke punuar së bashku mund të sjellim ndryshimin që duam.
Përpara se BASHKU
Lettera aperta indirizzata a tutti gli albanesi e italo-albanesi, loro associazioni, gruppi nei social, organi di stampa e organizzazioni politiche interessate ovunque essi siano.
L’unione di tutti ci permette di diventare più forti e di raggiungere il nostro obiettivo LA PENSIONE.
Dopo 30 anni di lavoro in Italia e dopo svariati tentativi lodevoli ma “sporadici” di persone, associazioni o gruppi per chiedere la soluzione del problema pensioni, non siamo riusciti a sensibilizzare la politica italiana e tanto meno quella albanese rimanendo fermi nell’anno 1991 dello scorso secolo.
In questo percorso tortuoso e sempre in salita dobbiamo essere uniti senza se e senza ma, convinti del nostro diritto negato, convinti che abbiamo tutti da guadagnare, convinti che dobbiamo partecipare tutti, convinti dell’importanza di ognuno di noi, convinti di collaborare, convinti che l’unione ci farà diventare visibili e forti.
L’idea di “lavoro di squadra” è più necessario che mai. Italiani in Albania, albanesi in Italia, albanesi in Grecia e negli altri paesi con il diritto di pensione negato, dovrebbero collaborare aiutandoci a vicenda e senza rancori per organizzare azioni di sensibilizzazione e per pubblicizzare il lavoro degli altri gruppi, associazioni o individui nei relativi social.
Dietro ogni azione c’è l’impegno, il sudore e la fatica di qualcuno che deve meritare il massimo rispetto e il sorriso di tutti. Assieme dobbiamo esseri fieri quando qualcuno di noi lavora per la nostra causa, discutendo, correggendo gli errori e sostenendo gli sforzi.
Dobbiamo essere orgogliosi di collaborare e di partecipare in questa battaglia per il nostro diritto, prendendo la responsabilità di agire.
Il valore della collaborazione è infinitamente importante per raggiungere l’obiettivo, e solo lavorando insieme possiamo portare il cambiamento che vogliamo.
Avanti INSIEME
blank

INTERVISTA – IDRIZ ZEQIRAJ: Kurti trashëgoi ‘tokën e djegur’, komandantët e cubat ua bllokuan armët dhe paratë Ademit dhe Hamzës

blank

 

NGA HAVA ORANA XHUKOLLI

blank

Idriz Zeqiraj publicist dhe veprimtar në Gjermani, në një intervistë për ‘Bota sot’, ka folur rreth qeverisjen aktuale në vend. Ai ka thënë se Kryeministri Albin Kurti ka trashëguar ‘tokën e djegur’. Zeqiraj ka folur po ashtu për qëndrimet e kryeministrit Kurti karshi dialogut dhe Serbisë.

Ai thotë se derisa Serbia dhe zyrtarët e saj e kishin të lehtë të dialogonin me Hashim Thaҫin dhe ekipin e tij, me Kurtin ky dialog është më i vështirë.

Zeqiraj është pyetur edhe për pozitën e ambasadorit në Shqipëri që i është ofruar dhe ai ka përmendur edhe pozitat e tjera që i janë ofruar më parë nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe më pas edhe shteti gjerman.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë, duke thënë se kjo ka ndikuar në zbehjen e ‘shkëlqimit’ të kësaj partie e që rezultatet mund të shfaqen edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen së shpejti.

“Bota sot”: Si e vlerësoni qeverisjen aktuale të Qeverisë Kurti?

Idriz Zeqiraj: Qeveria Kurti erdhi në pushtet, si domosdo e ndryshimit. Opozitarizmi ishte i dhunshëm, hiç i natyrshëm, në kushtet e një demokracie liberale. Por, koha e dëshmoi se kërkesat e LVV ishin të drejta, madje, justifikuan bindshëm dhunën e përdorur nga ajo. Shkurt, LVV ishte e vetme në mbrojtje të Republikës. Qeveria Kurti trashëgoi “tokën e djegur”. “Komandantët” cuba kishin abuzuar e keqpërdorur pasuritë e brezave shqiptarë, jo vetëm kur ishin në krye të pushtetit, por edhe duke qenë në opozitë. Forca e tyre ishin bandat, të krijuara gjatë luftës dhe shumë aktive edhe pas luftës. Qeverisë Kurti, aktualisht, po i mungon ai “ritmi i rrugës”, i manifestuar në opozitarizmin e saj. Në shumësinë e 400 mijë votuesve, gjithsesi, do të sigurohej një ekip prej një duzinë kuadrosh. Megjithatë, pushteti është përqendruar tek kuadrot, relativisht, rinorë, me vullnetin e mirë për punë, por, pa përvojën e nevojshme drejtuese. “Çinovnikët”, aparatçikët burokratë, jo rrallë, kanë përtokur edhe Rusinë e madhe. “Kuadrot” e marrë nga rruga, me nepotizëm e korrupsion, me diploma të blera, por, të punësuar dhe të koracuar me vendime zyrtare, në rrethanat e një drejtësie të rrënuar e të kapur rrast, nga ish-pushtetarët kriminelë e hajna, kanë pykuar spastrimin e një administrate korruptive e sabotuese të reformave, të ndryshimit. Rrjedhimisht, me gjithë angazhimin përkushtues, Qeveria Kurti duhet të lirohet nga disa ligje të trashëguara, të cilat edhe pa komunizmin, në praktikë, e mbrojnë atë. Për këtë e favorizojnë numrat vendim-marrëse, për ta bërë ndryshimin e mirëfilltë.

“Bota sot”: Si po e menaxhon pandeminë kjo qeveri?

Idriz Zeqiraj: Pandemia, kjo e keqe e përbotshme, e ka vënë në sprovë Qeverinë Kurti 2. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili kishte shkëlqyer në menaxhimin e Drejtorisë përkatëse në komunën e Prishtinës, në Qeverinë Kurti 1, duke ditur hallet, mundësitë e kufizuara të Kosovës, për vaksinim e trajtim kurativ, vuri masa të rrepta profilaktike, parandaluese të përhapjes së pandemisë. Opozita e re, e frustruar nga humbja e pushtetit, e çoi Qeverinë Kurti në Gjykatën Kushtetuese. Dhe, ajo, duke qenë e kapur nga presidenti kontravers e lavir, Thaçi, e ndëshkoi me “shkelje të Kushtetutës”, kinse, “për shkelje të drejtave të qytetarëve”! Kështu, frenoi shumë nga masat mbrojtëse. Madje, edhe dënimet e dhëna, për shkelje të rregullave mbrojtëse pandemike, tashmë, opozita, en bloc, zhurmoi skajshëm, për t`i falur qytetarët e gjobitur, për mospërfillje të udhëzimeve zyrtare. Dhe, pasoi virusi “Delta”, me përhapje rapide, pikërisht, në pikun e verës, me praninë enorme të mërgimtarëve. Të mësuar me falje, profilaksia mbrojtëse, u shpërfill nga qytetarët dhe infeksioni masiv shpërtheu pakontrollueshëm, tashmë, pavarësisht moshave, viktimat u shumëfishuan, në krahasim me infeksionin e parë. Pastaj, herë mungesa e vaksinave, herë hezitimi i qytetarëve për vaksinim, nuk u realizua norma e parashikuar vaksinuese. Por, ajo që nuk justifikohet, është skadenca e pakontrolluar e 134 mijë vaksinave – Astra Zeneca. Lënë për të dyshuar administrimi shpërndarës i vaksinave, nga zyrtarë të papërgjegjshëm, në mos edhe sabotues të qëllimshëm! Gjithsesi, për menaxhimin e tërësishëm, përgjegjësia bie mbi krerët drejtues ministrorë.

“Bota sot”: Së fundi, ka ndodhur një vrasje politike në Pejë, a ka ende rrezik për vrasje politike?

 

 

Idriz Zeqiraj: Vërtet, vrasja e dyfishtë në Pejë, ishte domethënëse, sepse bëhej fjalë për dy zyrtarë, madje, njëri kandidat për kryetar të komunës së Pejës, tjetri ish-kandidat për komunën e Deçanit. Këta i përkisnin partisë-bandë të krimit, PDK-së, por, të dy klaneve mafioze brenda saj: i pari, klanit të Hashimit, i përfaqësuar nga Xhavit Haliti, tjetri i Veselit. Punë, paksa e ngatërruar me SHIK dhe pazare të dyshimta. Edhe pse bandat duken se janë pasivizuar, në një masë, megjithatë, PAN-i është përkujdesur ta ruajë këtë infrastrukturë, si emergjencë të krimeve. Dhe, me urdhër, mund të aktivizohen në çdo kohë, sepse krimi i pandëshkuar mund të përsëritet.

“Bota sot”: Është përmendur se jeni emëruar Ambasador në Shqipëri, cila është e vërteta në këtë?

Idriz Zeqiraj: Pas një veprimtarie kombëtare, tej gjysmë-shekullore, është menduar, më në fund, të shpërblehem me postin e ambasadorit. Megjithatë, ne, brezi i ilegales të viteve `60-a, konsiderohet si – brezi i idealeve -, që ka aspiruar vetëm lirinë dhe kurrë postet. Si shtetas shqiptar, më 1992, Partia Demokratike Shqiptare më ofroi kandidimin për deputet dhe fitorja ishte, pothuajse, e garantuar. Katër kandidatura kosovarësh, të gjithë fituan. Atmosfera ishte e tillë. Nuk e pranova. Më 1993 më ofruan postin e Konsullit në Gjermani. Nuk e pranova, sepse në ato vite kishin punë më të vlefshme për Kosovën. Pala gjermane më punësoi përgjegjës në Bibliotekën e Qytetit. Një nëpunësi e preferuar. Por, fund-javët ishin ditë pune. Ndërkohë që ne kishim shumë punë për mbijetesën e Kosovës, begatimin e Fondeve. Braktisja e punës, rezultoi që sot të kem një pension modest, prej 260 euro mujore. Në vitin 2003, personalisht, Presidenti Rugova, më ofroi postin e zëvendës-ministrit të Arsimit. Duke e falënderuar për përkujtesën fisnike, e falënderova, duke shtuar se nuk kam ambicie për çfarëdo pozite qoftë. I gëzohem lirisë së Kosovës. Dhe, kjo është hyjnore. Mbetem në profesionin e gazetarit, për të këshilluar gratis. Dhe, gjithherë, i drejtpërdrejt e faktueshëm, pa u merakosur për opinionin e atyre, të cilët reagojnë me porosi të shefave të tyre. Ajo që bëri përshtypje ishte aprovimi masiv nga opinioni, për kandidaturën time diplomatike dhe kundërshtia e thekshme e gazetarëve dhe analistëve PAN-istë në Prishtinë dhe e social-komunistëve në Tiranë. Ishte një sinkronizim zërash dy palëshe. Gërmuan e rëmuan publicistikën time të begatë, duke e komentuar atë, sipas interesave të tyre në Kosovë dhe Shqipëri: “Idriz Zeqiraj, në shkrimet e tij tendencioze, ka atakuar e sulmuar komandantët kryesorë të UÇK-së, që është sulm edhe ndaj vet UÇK-së”; “ndarjen e Hamzës nga Ademi e konsideron të qëllimshme e politike, gjë që është e turpshme dhe kriminale”; “emërtimi i Aeroportit me emrin “Ademi Jashari”, është i panatyrshëm, ngaqë nuk ka pasur qasje në atë”. Dhe, vazhdojnë: “Ka sulmuar, në vijimësi, kryeministrin Edvin Rama, me shokë. Kush kritikon e shanë Ramën, ka sharë Shqipërinë”; ” zoti Zeqiraj ka akuzuar partinë CSU në Republikën e Bavarisë gjermane, për miqësi me Serbinë, e cila është e vetmja Republikë gjermane, që kushtëzon heqjen e shtetësisë serbe, për ta marrë shtetësinë vendore”. Realisht, më shumë se sa për mua, hallin e kanë ke ministrja Gërvalla dhe këtë nuk e fshehin dot, kur thonë se “po emëron ambasadorë bashkëmendimtarët e saj, si kamikazë në shtetet tjera”! Veprimtarja më e shquar shqiptare, në mbrojtje të luftës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës dhe të UÇK-së, Donikë Gërvalla, ishte ajo që pykoi, në debatet televizive prestigjioze të Evropës, kryeministrat dhe gjeneralët e Millosheviçit, i njeh, “si parën e kuqe” komandantët, në përgjithësi, dhe ata të “Rognerit”, në veçanti. Është e vetma zyrtare e lartë, e cila me kohë “ka vënë pikën mbi -i-” dhe profecia ka rezultuar e saktë, faktike. E vërteta i tmerron ata që e kanë “mizën pas veshit” dhe mbrojtësit e tyre, pjesë e krimit. Disa nga “komandantët” horrakë, kanë abuzuar me Jasharët. Ademin dhe Hamzën i quanin cuba, bashibuzukë. Atyre ua bllokuan armët dhe paratë, të dërguara nga Mërgata. Padyshim, është e qëllimshme dhe thellësisht politike ndarja e Hamzës nga Ademi. Ata ishin vëllezër lindak, shokë armësh, madje, në të gjitha aksionet guerile. Asnjë “pushkë nuk ka shkrepur” Ademi më shumë se sa Hamza. Atëherë pse të ndahen në emërtesa institucionesh, rrugësh, sheshe, shtatore, libra, këngë?! Familja e nderuar Jashari i njeh “komandantët” hileqarë rogneristë, raportet LDK-LPK. Andaj, fajet, tashmë, të bëra qëllimshëm, duhet t`i sheshojë dhe t`i ndreqë, për aq sa është e mundur. Emërtesat komandant, kryekomandant, nuk i bëjnë asnjë nder Adem Jasharit. Sepse ai ishte kryeçetanik në Drenicë. Dhe, kjo është e mjaftueshme, në kushtet e një pushtimi të egër, të një shteti fort të organizuar policor. Kjo emërtesë është lëndore, adekuate, tejet domethënëse dhe tejkalon titujt tjerë, në luftën e hapur, legale. Hamza dhe Ademi janë vrarë para krijimit të Batalioneve dhe Brigadave. Rrjedhimisht, nuk mund të kishte komandantë, por, vetëm kryeqetanikë, të çetave, tashmë, të krijuara dhe aktive.

 

“Bota sot”: Sipas juve, si mund të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale?

 

 

Idriz Zeqiraj: Mbizotëron opinioni se shkëlqimi i LVV, është zbehur, krahasuar me zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit të këtij moti. Arsyeja është premtimi i madh dhe pritshmëria e madhe nga Vetëvendosje. Mërgata, bastion i LVV dikur, kësaj radhe regjistrimet e votimit me postë, kanë pësuar rënie shumëfishore. Diçka ka ndodhur. Një ogur i keq për partinë rinore. Pritej që Qeveria Kurti të jetë eksplicite, e shpejtë, duke pezulluar ngutjen e përmbylljen e disa makro gjykimeve të dyshimta, që ishin grupore penalizuese, me zyrtarë të PAN-it. Por, heshti edhe përgjatë qeverisjes së parë, Kurti 1, edhe tanimë, në qeverisjen Kurti 2.  Për shembull, afera “Pronto”, me incizime të gatshme; falsifikimin e “Dëshmive të Veteranëve”, nga 12.700 të vërtetë, në pritje për ta kapur shifrën 60 mijë veteranë, me shumësi abolute të rrejshëm. Arrestohen bujshëm zyrtarë lokalë e qendrorë dhe lirohen në hetim të lirë! Zhgënjyese e dështuese. Subjektet tjera politike, presin kthimin e elektoratit të humbur, në zgjedhjet paraprake. LDK-e bëri hapa para drejt ndryshimit. Si duket ka vendosur të lirohet nga shantazhi i PDK-së, me dosjet e SHIK-ut të saj. Megjithatë, ka rezistencë të brendshme, sepse klani Mustafa, i anashkaluar, nuk pranon dorëzimin. Kjo u pa nga treshja e deputetëve, që refuzoi zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani. Një marrëveshje e heshtur -Lista GUXO-LDK-, për të mos organizuar partinë e re, funksionoi në heshtje. Vjosa dhe Donika duket se kanë burrërinë e bollshme, edhe pa mustaqe. Edhe PDK-ja po mundohet të shkëputet nga “komandantët”, fort të deskridituar me krime e hajni zyrtare. Partitë familjare, AAK dhe Nisma, janë zgjyrosur fort, me aferat e shpronësimeve dhe të falsifikimit të “Dëshmive të Veteranëve”. Ndërkohë që subjektet politike të opozitës, pretendojnë ruajtjen e komunave, të cilat  kanë qeverisur, LVV lufton për të marrë disa nga komunat e mëdha dhe të mesme. Sidoqoftë, priten ndryshime, qoftë edhe kozmetike, sepse zgjedhjet lokale, në një masë, ndryshojnë nga ato qendrore.

“Bota sot”: U përmend mundësia e shtyrjes të zgjedhjeve dhe pati propozim për shkurtim të fushatës. Sipas jush cili do të ishte opsioni më i duhur?

Idriz Zeqiraj: Si duket LVV nuk ishte e gatshme për zgjedhje, në pritje të përmirësimit të imazhit të dëmtuar, nga trajtimi i lënduar i pandemisë. Por, opozita e bashkuar, do ta shfrytëzojë, pikërisht, këtë përfolje për menaxhim të ngadalshëm, të vonuar. Takimi i presidentes Vjosë Osmani, i bërë me përfaqësues të partive politike, përjashtoi mundësinë e shtyrjes të zgjedhjeve. Presidentja nuk besoj ta shfrytëzojë ndonjërën nga klauzolat, që ia mundëson vendim-marrjen personale. Ajo po shkëlqen në kryerjen e detyrës fisnike, në krye të shtetit, duke demantuar bindshëm panexhirikun e Hashimit, Enver Hoxhajn, se “Vjosa nuk është e denjë për presidente!” Rrenë doli. Në organizimin e zgjedhjeve, Kosova, pavarësisht nga subjektet politike në pushtet, ka krijuar rregull, traditë të mirë të procesit zgjedhor. Kryesisht, djem e vajza, të kursuar për procesin zgjedhor, kanë përkushtimin e duhur, për kryerjen e detyrës së ngarkuar. Që nga hyrja në objektin votues, deri në votim dhe largim, nuk ka asnjë grumbullim apo rrëmujë. Edhe familjarët votojnë, duke respektuar distancën, largësinë e duhur. Përdorimi i maskës, shmangia e dhënies së dorës, është siguri, relativisht, e mjaftueshme. Pas virusit “Delta”, në prag virusi “MU”. Pra,  nuk ka siguri, nëse do të këtë përmirësim apo përkeqësim pandemik. Ndërkohë, opozita humbëse e madhe meritore, për batakçillëqet e saj, kërkon revansh. Lë ta provojë. Propozimi i shkurtimit të fushatës është i mirëpritur. Vërtet, partitë e PAN-it, për ndryshim nga LDK-ja dhe LVV, e kanë filluar fushatën menjëherë pas humbjes, pra, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit! Mendoj se opsioni më i duhur, do të ishte – asnjë ditë fushatë-. Shqiptarët janë të padisiplinuar dhe kurrë nuk zbatojnë udhëzimet zyrtare, për numrin e lejueshëm të njerëzve në grumbullim. Aq më pak, kur masa ndëshkuese ka degraduar, deri në degjenerim, nga kërkesat e opozitës për faljen e dënimeve. Rrjedhimisht, mjetet digjitale masive, janë të bollshme e mjaftuese, për të shpalosur programet zhvillimore të partive politike.

“Bota sot”: Sa punon diplomacia e Kosovës, për arritjen e njohjeve të reja?

Idriz Zeqiraj: Ministria e Punëve të Jashtme, edhe pse duhej të ishte më së paku e politizuar, në fakt, ajo ishte politizuar skajshëm. Kulmi arriti kur vota shitej me postin e diplomatit. Në këtë gjendje e gjeti Ministrinë e Jashtme Donikë Gërvalla. Ishin shkelur të gjitha normat morale e ligjore, në përzgjedhjen e diplomatëve. Kuota partiake përkatëse ishte rritur nga 50%, në 70%. Dështonte të bëhej deputet, shpërblehej me postin e diplomatit! PDK dhe AAK dominonin me punësim në diplomaci.  Nisma për të vënë rregull dhe ligj, nga ministrja Gërvalla, hasi në kundërshti të hapur. Pati ndonjë ambasador që sfidoi shkarkimin: “Nuk e lëshoj zyrën time”! Ministrja Gërvalla, në dy takimet e para ndërkombëtare virtuale, shkëlqeu, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në sinqeritet, si nxënëse e Shkollës gjermane. “Po luftojmë krimin dhe korrupsioni në vendin tonë”, – deklaroi ministrja Gërvalla. Opozita-koti PAN-iste, shpërtheu në akuza: “Pse i tregon botës se ne jemi kriminelë e hajna?!” Sikur bota nuk e ditka këtë, e cila bashkëjeton prej 20 vitësh me ne, në Kosovë! Po kaq e sinqertë dhe dinjitoze ishte ministrja Donikë Gërvalla, kur para ministrave homologë të Evropës, deklaroi se nuk është fajtore Evropa, për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, por, ne që nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë, nuk i kemi plotësuar kushtet e parashtruara nga BE-ja, siç janë ato bazike: luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin galopant. PAN-istët, të mësuar me krime e hajni zyrtare, me gënjeshtra e dallavere, shpërthyen me akuza ndaj ministres Gërvalla, deri në kërkim të shkarkimit të saj! E vërteta është se ajo kishte kritikuar disa komandantë, të cilët hiqen si themelues e drejtues të UÇK-së, por, realisht, nuk janë as themelues dhe as drejtues të saj. Përkundrazi, ata akuzohen për krime politike e hajni zyrtare, për sabotim të luftës. Rrjedhimisht, me gjithë angazhimin enorme të ministres së Jashtme Gërvalla, kryeministrit Kurti, të presidentes Osmani, procesi i njohjeve të reja ka stagnuar. Serbia, e mbështetur fort nga simotra e saj Rusia, vazhdojnë të lobojnë kundër Kosovës dhe njohjeve të reja për atë. Arrestimet e zyrtarëve më të lartë të Kosovës, nën akuzën e rëndë të krimeve të luftës, ka përtokur imazhin e Kosovës. Megjithatë, së fundit, janë dhënë disa shenja pozitive, se mund të pritën njohje nga disa vende të Evropës, të cilat, deri tani, kanë hezituar ta bëjnë këtë, për arsye që, tashmë, dihen.

“Bota sot”: Si e vlerësoni qëndrimin e kryeministrit Kurti karshi Serbisë në dialog?

Idriz Zeqiraj: Dialogu me Serbinë, i filluar tej 10 vitësh më parë, kishte degraduar, me epërsinë absolute serbe. Të paktën, katër zyrtarët e parë të Serbisë, Vuçiq, Bërnabiç, Daçiq, Vulin, e kanë pranuar se e ndjejnë mungesën e Hashim Thaçit dhe të ekipit të tij. “Me Kurtin nuk po arrijmë të merremi vesh, ndërsa me Thaçin ishte i lehtë dialogu”,- tha kryeministrja Bërnabiç. Albin Kurti ka një qasje tjetër në dialogun me Serbinë. Ai kërkon për të qenë të barabartë, si dy shtete të pavarura. Përndryshe, nuk mund të këtë as dialog të mirëfilltë. Në takimet e bëra, Kurti ka qenë i përgatitur, me kërkesat e qarta, të renditura në pika, në numra. Dhe, në përgjithësi, kërkesat e Albinit, janë pëlqyer edhe nga zyrtarët evropianë, të ngarkuar për dialogun dhe më gjerë. Akuzat e opozitës se gjoja Albin Kurti, në takimin e parë, “nuk kërkoi njohjen nga Serbia”, nuk qëndrojnë. Madje, këtë akuzë ia bëri edhe shefja e dialogut Edita Tahiri, e cila ka mashtruar e gënjyer shqiptarët, së bashku me Hashim dallaveren, për 10 vjetë radhazi, se, kinse, po bëjnë “vetëm dialog teknik dhe kurrë politik”! Ndërkohë, dihet botërisht se takimi ka filluar me pyetjen e përsëritur të kryeministrit Kurti: “Kur do ta njohësh Kosovën?” Përgjigja e Vuçiqit ka qenë: “Kurrë”, e përsëritur, gjithashtu. Çuditërisht, shpifjen e eksponentes së PDK-së, Editë Tahiri, e kanë përsëritur opozita, madje, në grup. Ndërkohë, ekipi i Qeverisë Kurti ka qenë korrekt e transparent, në ato pak takime të bëra. Serbët nuk e fshehin se “nuk jemi të barabartë”! Dhe kryeministrja Bërnabiç, në bisedë me Kurtin, në një takim ballkanik, e shprehu këtë epërsi dhe, natyrshëm, mori përgjigjen e prerë nga kryeministri Kurti se “ka perënduar koha e patronazhit të Serbisë mbi Kosovën. Tani e prapa mund të takohemi dhe të dialogojmë vetëm si shtete të barabarta”. Reciprociteti është bazë e dialogimit dhe të veprimit.

“Bota sot”: As këtë muaj nuk do të ketë takim në mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, deri sa është thënë se nuk ka përparim. Si e vlerësoni këtë dhe sa ndikon kjo që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje finale?

Idriz Zeqiraj: Dialogu 10 vjeçarë, Kosovë-Serbi, ka qenë blerje kohe nga Serbia. Është fakt që janë arritur disa marrëveshje, por, pala serbe ka zbatuar vetëm ato që kanë qenë në favor të saj. Kurse shumë marrëveshje kanë mbetur vetëm në letër. Prandaj, Albin Kurti ngulmon në rishikimin e marrëveshjeve paraprake, për të vazhduar me marrëveshjet e reja. Dhe, kjo është e drejtë dhe korrekte, pasi dialogu është bërë me njeriun e shantazhuar, me dosje nga Serbia. Duket se Serbia dëshiron të vazhdojë një dialog, pa vendime serioze. Thjeshtë, për të fituar kohë, ashtu siç ka bërë përgjatë dekadës së shkuar. Andaj, edhe dialogu nuk ka pasur përparim. Por, Qeveria Kurti, për ndryshim nga Thaçi, me shokë, është i pashantazhueshëm dhe nuk pranon të mbahet peng nga pala serbe, siç kanë bërë me dialoguesit paraprakë.  Albin Kurti synon, gjithsesi, një marrëveshje finale, me njohjen reciproke. Dhe, kjo marrëveshje do ta zgjidhte “nyjën gordiane”, që ka pykuar marrëdhëniet fqinjësore, në mes të dy shteteve, me barabarësi të plotë, në të gjitha fushat. Reciprociteti me Serbinë, i paralajmëruar nga Kurti, është një praktikë ndërkombëtare, ku shtetet ndjehen të barabarta, në të gjitha marrëdhëniet në mes tyre. Në takimin e fundit, Kurti-Laiçak, ia bëri të qartë zyrtarit evropian se “Kosova është palë e barabartë me Serbinë e kurrësesi temë”. Kjo devizë pritet ta përshkojë të gjithë dialogun Kosovë-Serbi. Megjithatë, përmbylla e dialogut me një marrëveshje finale, në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk pritet të jetë e afërt. Në vitet `90-a, kur Dr. Rugova krijoi institucionet paralele, përfshi edhe Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës, (FARK) dhe Shërbimin Informativ të Kosovës, dërgoi djemtë e Kosovës, për ushtrime ushtarake në Shqipëri. Tre syrësh: Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, do të organizonin celulat e rezistencës, përkatësisht, në Dukagjin, Drenicë e Llap. Për rrjedhojë, pushtuesi serbo-sllav, do të arrestonte dhe dënonte ushtarakët dhe kuadrot tjerë. Ndërkohë, Dr. Rugovës i vjen një porosi e prerë, nga SHBA dhe shtetet e Quintit: “Luftën me Serbinë nuk duhet ta fillojë Kosova. Atë lë ta bëjë Serbia. Përndryshe, rrugë e mbarë pa ne”! Për çudë, disa matrapazë e halabakë të PAN-it, edhe sot e akuzojnë Rugovën se nuk e donte luftën! Në këtë rrjedhë të ngjarjeve politike, një porosi e madhe vlen edhe për Qeverinë Kurti, me shokë: Kurrë mos i thoni jo dialogut me Serbinë. Kosova nuk guxon të fajësohet për bllokimin e dialogut, pavarësisht provokimeve, në vijimësi, të saj, sepse këtë e dëshiron Serbia. Miqtë tanë ndërkombëtarë, presin konstruktivitet nga udhëheqja e Kosovës dhe assesi bojkot të dialogut. Qeveria Kurti dhe krerët shtetërorë e kuvendorë, janë të dëlirë dhe të  lirë, qoftë nga shantazhi i Serbisë apo i SHIK-ut. Mençurinë dhe guximin e kanë të bollshëm. Ata do të dinë ta mbrojnë tërësinë territoriale të Kosovës tonë. Fillimi është i mbarë. Lë të urojmë për më të mirën!

blank

Shqiptarë që keni të drejtën e votës në Gjermani dilni në votime dhe votoni për CDU-në partinë që e po e mbron çështjen shqiptare në Evropën Juglindore

Të dielen më, 26 shtator 2021 do të mbahen zgjedhjet në Gjermani për në Bundestagun Gjerman.Këto zgjedhje do të japin një Qeveri te re.Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të tregon se a do të vazhdohet me qeverisjen e CDU-së, e cila ishte mjaft frytdhënese në Gjermani apo do të kemi një Qeveri të dobët në mes të SPD – Grüne dhe Die Linke (kuq-kuq-gjelbërt).Meqë rezultati do të jetë shumë i përafërt si asnjëherë me parë ftojmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani e që janë rreth 200.000 (dyqind mijë) me të drejt vote që te dielën të dalin masivisht në votime dhe të votojnë koalicionin CDU-CSU.Vota për CDU do të jetë një votë indirekte që Shqipëria sa ma shpejt te hy në Bashkimin Evropian dhe që Kosova të ketë një mburojë mbrojtese kundër planeve të politikës pansllaviste.Nuk duhet të harrohet fakti që në Berlin kancelarja që vjen nga CDU, dr.Angela Merkel e shpëtoj Kosovën nga coptimi.Pasardhësi i Dr.Angela Merkelit kandidati i CDU-CSU për kancelar Armin Laschet edhe zyrtarisht tek ne të dy e ka konforumar përkrahjen dhe mbështetjen e politikes gjermane per Shqipërinë,Kosovën dhe viset tjera shqiptare.Ju ftojmë që të dielen të dilni masovikisht në votime dhe të votoni per koalicionin CDU-CSU.Kjo do të tregoj se edhe ne shqiptarët në Gjermani jemi faktor politik e jo bishta të komuniteteve të tjera në Gjermani.

Thirrja  për te dalë në votime bëhet nga:

Nue Oroshi asambleist i CDU-së në Kiel dhe udhëheqës i politikave për të huaj në grupin e asambleisteve të CDU-së në Kiel

Besnik Kelmendi asambleist i CDU-së në Essen dhe zyrtar në Minsitrinë e Punëve te Mbrendshme të Nordrhein-Westfalen

 

blank

Ja shqiptarët që garojnë të dielën për në Bundestag, kush është surpriza më e madhe e zgjedhjeve (Rrëfimet për DW)

Gjithsej janë pesë shqiptaro-gjermanë pranë emrit të të cilëve votuesit mund të vënë nga një kryq te fleta e votimit këtë të dielë. Katër prej tyre rrëfejnë për DW për motivet dhe sfidat e tyre në Gjermani.

Këto ditë Kastriot Krasniqi e ka kalendarin plot. Paradite në punë, në një kompani sigurimesh, pasdite në fushatë. 29-vjeçarit të lindur në Kosovë i duhet të sqarojë në këto takime jo vetëm politikën që përfaqëson, por shpesh edhe se si shqiptohet emri që shihet këto ditë në posterat e qarkut Rheinisch-Bergisch. “Unë e them me shumë kënaqësi që jam nga Kosova”, thotë Krasniqi në një intervistë për DW. “Është pjesë e identitetit tim të dyfishtë gjerman dhe kosovar”.

Krasniqi ka ardhur në Gjermani në moshën dyvjeçare. “Ndoshta ka qenë pikërisht përvoja si fëmijë refugjatësh, në vitet ’90, ajo që ma ka rritur ndjeshmërinë për t’u angazhuar kundër padrejtësive”, hamendëson Krasniqi, teksa rrëfen për DW rrugëtimin e tij në partinë socialdemokrate (SPD), ku ka hyrë në moshën 14-vjeçare dhe sot është nënkryetar i degës së qytetit Bergisch Gladbach.

59289838 401
59289838 401

Respekt, ky është slogani me të cilin, kandidati kryesor i kësaj partie, Olaf Scholz, kërkon votën e gjermanëve. Qarku i Krasniqit, i cili ndodhet në landin e kandidatit kryesor të CDU-së, Armin Laschet, është një bastion i CDU-së, prej vitit 1972. Por simpatia për këtë parti vitet e fundit ka rënë. Shanset që Krasniqi të dalë fitues kundrejt rivalit kristdemokrat, një profesor ekonomie që është deputet në Bundestag, nuk janë shumë të mëdha. Por Krasniqi është i qetë: 50 me 50 për qind thotë ai. Nëse Krasniqi do të dalë fitues, ai do të jetë kosovari i parë, madje shqiptari i parë, që hyn në Bundestag si deputet.

“Uau, do guxosh vërtetë?”

Krasniqi është njëri nga gjithsej katër gjermanët me prejardhje shqiptare që DW zbuloi në listën e mbi 6000 kandidaturave për Bundestagun e 20-të. Tre të tjerët kandidojnë nëpërmjet listave. Njëri prej tyre, Kolë Gjoka, kandidon për herë të dytë. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai kishte qenë shqiptari i parë që kishte marrë guximin të ofrohej për të përfaqësuar në Berlin qytetarët e Elmshornit,, qytezës në veri të Gjermanisë, ku ai banon prej 25 vjetësh.

59290126 401
59290126 401

“Uau! vërtet do guxosh?”, ishte reagimi i kolegëve të partisë së tij, Unionit Kristdemokrat, kur ua prezantoi idenë. për herë të parë. Këtë pyetje Kolë Gjoka e kishte dëgjuar edhe një herë tjetër. Vite më parë, kur donte të blinte servisin e automjeteve, që tani i përket atij. I lindur dhe i rritur në Mirditë, shkolluar si ushtarak dhe inxhinier në Tiranë, 51-vjeçari e përshkruan veten si dikush që po pati një ide, nuk e lë pa e realizuar.

Një shenjë për mërgimtarët

Të guxosh të dalësh mbi kolegët e partisë e të garosh kundër tyre, nuk është diçka e lehtë. Por Kolë Gjoka nuk donte të ishte një numër në parti, që vetëm ngre dorën dhe tund kokën, kur të tjerët marrin vendime. Tani ai është kryetar i degës së CDU-së në Elmshorn dhe sërish ka guxuar të kandidojë. Shanset që të fitojë këtë radhë janë edhe më të pakta: Kjo falë rënies që pritet të pësojë CDU-ja pas largimit të kancelares Mekel, por edhe sepse CDU-ja tani ka vendosur kuota për gra, çka e zhvendosi Gjokën në numrin 33 nga 19 që ishte në zgjedhjet e mëparshme.

59290169 401
59290169 401

Gjoka i njeh mirë sfidat që i dalin përpara një mërgimtari: “Kur erdha në vitet ’90 në Gjermani, si refugjat, nuk kishte as skuadra mikpritjeje e as kurse integrimi për azilkërkuesit”, kujton Kolë Gjoka, në një intervistë me DW. Muajt e parë i kalova duke “trokitur derë më derë te sipërmarrjet e qytetit për të kërkuar punë”. Dikur, njëra nga këto porta iu hap, në kompaninë e servisit të makinave, ku pas dy vjetësh, do të bëhej menaxher e më pas pronar. Sipërmarrësi shqiptaro-gjerman, i cili tashmë është emëruar prej Ambasadës së Shqipërisë edhe konsull nderi për Gjermaninë Veriore, angazhohet në mënyrë të veçantë për komunitetin shqiptar edhe nö kryesinë e Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Përfaqësimi më i ulët se realiteti

Integrimi i migrantëve është një temë që në këtë fushatë elektorale është trajtuar shumë pak, megjithëse si çështje nuk është kapërcyer ende. Sipas censusit të vitit 2019, mbi një e katërta e qytetarëve të Gjermanisë kanë një sfond mërgimi. Platforma informative MEDIENDIENST Integration, thotë se migrantët përbëjnë 12 përqind të elektoratit të sotëm. Një përqindje kjo që nuk pasqyrohet në përbërjen e parlamenteve aktuale.

56975201 401
56975201 401

Në Bundestagun e dalë prej vitit 2017 ishin vetëm 8,2 përqind e deputetëve me sfond mërgimi. Madje grupi parlamentar i CDU/CSU-së ku aspironte të merrte pjesë Gjoka kishte pjesëmarrjen më të ulët të migrantëve, me 2,3%. Edhe grupi parlamentar i partisë së djathtë populiste, AfD, Alternativa për Gjermaninë, kishte me 8,7% një përfaqësim mbi mesataren të gjermanëve me sfond mërgimi. Të majtët zënë vendin e parë (18,8%), pasuar nga të Gjelbrit (14,9%) dhe socialdemokratët (9%). Liberalët janë të parafundit me 6,7%.

Gjermanët me sfond mërgimi, jo vetëm që janë më pak të përfaqësuar në parlamente, por edhe pjesëmarrja e tyre në votime është më e ulët (65 përqind në zgjedhjet e vitit 2017), në krahasim me gjermanët pa sfond mërgimi (85,8 për qind). Kjo del në pah nga një studim i Këshillit të Ekspertëve të Fondacioneve Gjermane për Mërgim dhe Integrim. (SVR)

Mungon tradita e angazhimit politik

Por nuk është rastësi që qytetarët me sfond mërgimi nuk përfaqësohen në parlamente. Konkurrenca është shumë e madhe, dhe sa të arrish të fitosh një mandat të drejtpërdrejtë, ose një vend të mirë në listat e landeve, duhet të kesh lënë pas një rrugë të gjatë aktivizimi.

Afërdita Suka e ka bërë këtë rrugë, para se të bëheshe kandidate e drejtpërdrejtë e të gjelbërve për zgjedhjet e landit në Berlin. “Merr kohë derisa të krijosh një rrjet mbështetës, dhe veç kësaj, shumë migrantë nuk kanë aq vetëbesim edhe pse vetë mund të jenë më të aftë se gjermanët. pa sfond mërgimi. Sepse mungojnë shembujt frymëzues, thotë Suka. për DW teksa shpërndan prospektet me fytyrën e saj në ballinë.

59291775 401
59291775 401

Partia e Afërdita Sukës është nga ato që ua hap rrugën migrantëve dhe nuk ngurron tt’i vërë edhe në krye të listës. Për një kohë të gjatë ajo është drejtuar nga një gjerman me prejardhje turke, Cem Özdemir. Një nga përkrahëset më të forta të Afërdita Sukës në këtë fushatë, është ish-ministrja e konsumatorëve në qeverinë e mëparshme të socialdemokratëve dhe të gjelbërve, Renate Künast, e cila kandion në të njëjtën zonë elektorale si Afërdita Suka, por për Parlamentin Federal. “Për mua Afërdita,është Afërdita, që është angazhuar prej vitesh në politikat komunale të të Gjelbërve”, thotë Künast. e cila e ka mbështetur atë edhe me programe mentoriimi. Për këtë angazhim Afërdita Suka u vlerësua në vitin 2015 edhe me çmimin Helene Weber,një shpërblim prej 10000 euro për gratë që angazhohen në politikën komunale. “Por fakti që ajo është nga Kosova, është i dorës së dytë”, thekson deputetja gjermane.

59291787 401
59291787 401

Model për mërgatën shqiptare

Ndryshe e shohin këtë shqiptarët në Berlin. Dr. Sahadete Limani-Beqa, komunikologe dhe menaxhere në klinikën kardiologjike Herzpraxis Berlin Hohenschönhausen, sheh te Afërdita Suka një model për integrimin e shqiptarëve në shoqërinë gjermane. “Ajo na dëshmon se ne mund të jemi jo vetëm zbatues të politikave, por edhe vendimmarrës politikash nëse angazhohemi si qytetarë te këtij vendi.”, thotë Dr. Limani-Beqa për DW. Ajo ka organizuar një sërë aktivitetesh në kuadër të fushatës elektorale të Afërdita Sukës. “Ne e mbështesim Afërditen edhe si një grua dhe nënë, sepse grate nuk jane ende të përfaqësuara si duhet në poste udhëheqëse”, thotë Dr. Limani-Beqa.

59294479 401
59294479 401

Afërdita Suka kandidon në një lagje që nuk është shumë e banuar nga shqiptarët. E prapë ajo u befasua me mbështetjen e madhe që i erdhi nga komuniteti shqipta Afërdita Suka, perveçse ka shanse reale të fitojë në mandat të drejtpërdrejtë, ajo ka shanse shumë të mira të fitojë edhe nëpërmjet listës, ku mban numrin 25.

Elektorat në rritje

Një përkrahje e ngjashme në Hamburg bëri që në zgjedhjet për senatin, në shkurt 2020, gjermano-kosovari me prejardhje shqiptare, Sami Musa, të ngjitej si me katapultë në listën e deputetëve të senatit, ndër të tjera falë votave të elektoratit shqiptar të zonës së Harburgut. Pa të, Musa nuk do të kishte shans të hynte në parlament, sepse ishte i 56-ti në listë. Në shtypin vendor, ngjitja e menjëhershme e Sami Musës, u konsiderua si surpriza më e madhe e zgjedhjeve të landit. Shumë gjermanë me prejardhje shqiptare, asokohe morën pjesë për herë të parë në zgjedhje.

Sipas platformës Mediendienst Integration, elektorati me sfond mërgimi sa vjen e rritet, falë edhe ndryshimi të ligjit të shtetësisë që hyri në fuqi në vitin 2000. Qeveria Federale e atëhershme e përbërë nga socialdemokratët dhe të gjelbrit, vendosi që shtetësia të përcaktohej jo vetëm nga prejardhja e prindërve, por edhe nga vendlindja. Pra, kush do të lindej në Gjermani nga viti 2000 e tutje do të merrte automatikisht edhe shtetësinë gjermane. Brezi i parë i këtyre migrantëve të shkallës së dytë voton këtë herë për herë të parë.

Disa syresh madje kandidojnë.

59292666 401
59292666 401

Dafina Berisha, për shembull, 21 vjeçare nga Hamburgu, me të dy prindërit nga Kosova, tani kandidon për Bundestag, e zgjedhur nga socialistët e rinj. Në vitin 2017, kur ishte ende nxënëse gjimnazi, vendosi të hynte në Partinë Socialdemokrate, për të vendosur një shenjë simbolike edhe kundër hyrjes në Bundestag të partisë së djathtë populiste, Alternativë për Gjermaninë (AfD). AfD-ja kishte arritur të ishte forca e tretë në parlament, duke bërë fushatë kundër refugjatëve të ardhur në vitin 2015 nga lufta e Sirisë.

Dafina Berisha në Hamburg është e nënta në listë, dhe siç i shpjegoi ajo DW, nuk do të jetë e lehtë të hyjë në parlament, sepse Hamburgu përfaqësohet vetëm me gjashtë deputetë në Bundestag. Por kandidaturën e saj ajo e sheh edhe si një ftesë ndaj migrantëve të tjerë, e sidomos atyre shqiptarë, për t’u angazhuar në vendin ku jetojnë. “Shumë shqiptarë me banim në Gjermani janë aktivë në partitë e Kosovës, por unë mendoj, se me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në politikën e këtushme, ata mund të ndikojnë më së miri edhe në të mirë të Kosovës”, thotë studentja e drejtësisë. Prandaj edhe ajo i është drejtuar elektoratit shqiptaro-gjerman me një videoklip në shqip të shpërndarë në media sociale. Mesazhi i saj: “Votoni për socialdemokratët, sepse me ta do të jetë më e lehtë rruga e Kosovës drejt BE-së”.

Pesë emra shqiptarësh garojnë të dielën për të përfaqësuar zonat e tyre elektorale në Berlin, në Bundestag ose në Parlamentin e Berlinit. Naim Krasniqi, i lindur në Kosovë në vitin 1987, me banim në Mynih. është kandidati i pestë. Ai angazhohet për një parti prokristiane që quhet Bündnis C (Aleanca C – Të krishterë për Gjermaninë), një parti e vogël, e krijuar qysh në vitin 1989, por që deri tani nuk e ka kaluar dot pragun e 5 përqindëshit që nevojitet për të hyrë në parlamentet gjermane. Edhe nëse asnjëri prej këtyre pesë emrave nuk do arriië të mbledhë votat e nevojshme për të dalë fitues, një gjë mund të thuhet me siguri: ata kanë hapur një kapitull të ri në historinë e diasporës shqiptare në Gjermani, atë të kalimit nga migranti pasiv në një qytetari që kërkon pjesëmarrje aktive në ligjvënie./DW


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend