VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Deputeti i PD ‘plas bombën’: Kemi 15 spiunë në Kuvend, ja ku fshihen

By | October 5, 2017
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 3 years ago Reply

    Edhe Populli Shqiptar dahsje pa dshje eshte spiun.
    Dulla na e ka futur ne gjak spiunllikun ne Shqiptareve.

Komentet

Media italiane publikon pamjet- Makinat me viktimat e koronavirusit në radhë për në Shqipëri

BARI- Në mediat italiane janë publikuar disa foto nga porti i Barit, ku shihen disa makina funeralësh me shqiptarë që kanë humbur jetë në Itali për shkak të koronavirusit.

Në fotot e publikuara shihet se makinat janë me targa shqiptare, ndërsa nga ajo që shkruan “Antenna Sud” pamjet janë realizuar para dy ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saccente.

“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë

LIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës.

Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit.

Foto: Francesco Saccente” shkruan media italine.

Ndërkohë ende nuk ka një shifër zyrtare se sa shqiptarë janë prekur nga CoVid-19 në Itali dhe sa kanë humbur jetën. Ndërkohë në shtetin fqinj vijon që numri i viktimave të jetë tepër i lartë me mbi 500 në ditë.

Një tjetër vdekje në Infektiv, shkon 23 numri i viktimave Covid

Një paciente 72-vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë dje pasdite në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me COVID19.

E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

E moshuara është viktima e 23 me COVID19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Shqipëri, rritet në 400 numri i rasteve me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) është rritur në 400, me konfirmimin e 17 rasteve të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar të ministrisë thuhet se në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.

“Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 154”, theksohet në njoftim.

Institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Kujtojmë se në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa masat janë shtyrë pa afat. Institucionet kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Nuk ka kurim për COVID-19, mos u gënjeni nga se çfarë thotë interneti Nga Prof. Dr. Kim M. DRASA

Prof. Dr. Kim M. DRASA, MD, PhD.
* Urolog & Sexolog
* President I Shoqates Urologeve & Sexologeve Shqiptare
“MAKSUT DRASA”.
*Ne Urologjine Europiane ka titullin:”Emer I Spikatur ne Fushen e Botimeve Urologjike Europiane.”
(Prof. Francesco Montorsi, Editor-in-Chief, European Urology).
*Antar i vecante i fondacionit: “POST FINASTERIDE SYNDROME FOUNDATION “; Media Awareness Page (PFS-Foundation, New Jersey, USA).
*Antar i vecante Seksologjise Boterore. Website: “ISSM Find a Provider Directory”.
*Titull si “EAU SENIOR Membership.”
*Antar i Shoqates Amerikane te Urologjise (AUA).
*Antar i Shoqates Europiane & Boterore te Sexologjise“ESSM–ISSM”.
*Fitoi Çmimin e Vendit te 1re me Studimin me Titull:”PSA VDIQ, JETE te gjate PSA”(PSA is DEAD, Long Live PSA), (Awarded to Kim M. DRASA, MD, PhD), ne Simpoziumin e 4te Internacional per Kancerin e Prostates & Onkollogjin Urologjike. (Mount Sinai Hospital; 8Nendor2019, Manhatam, New York, USA.)

Mos u gënjeni nga se çfarë thotë interneti

Nga Prof. Dr. Kim M. DRASA

Këtë artikull po e nis me këtë thënie: E keqja në botë vjen pothuajse gjithmonë nga padija, teksa vullneti i mirë, nëse nuk është qartëpamës, mund të bëjë dëme po aq sa ligësia. Njerëzit janë më tepër të mirë se të ligj, por në të vërtetë çështja nuk qëndron aty.

Njerëzit janë më pak apo më shumë të paditur dhe kjo është ajo që quhet VIRTYT ose VES (vesi del vetëm me shpirtin), ndërsa vesi më dëshpërues është ai i padijes, që pandeh se i di të gjitha dhe atëherë i jep vetvetes të drejtën për të vrarë. Shpirti i vrasësit është i verbër dhe as mirësi të vërtetë dhe as dashuri të bukur nuk mund të ketë nëse mungon e gjithë qartëpamësia e mundshme.

  • Dezinformime rreth COVID-19, që aktualisht po përhapen online, duke përfshirë shumë fake kura ose trajtime për sëmundjen.
  • Të paktën 7 kompani janë paralajmëruar nga Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) për produktet e tyre false se gjoja trajtojnë COVID-19.
  • Produktet e cituara në këto shkresa paralajmëruese përfshijnë: çajrat, vajrat thelbësore, tinkturat dhe argjendin koloidal.

Sikundër ankthi për koronavirusin është përhapur me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe vazhdon të rritet, po ashtu edhe lajmet (Fake news) për gjoja kurimin dhe trajtimin e Covid-19, sëmundjeve të shkaktuara nga virusi, po përhapen potencialisht me “shpejtësinë” e dritës. Po përhapen me shpejtësi potenciale.

Kjo është arsyeja që nxiti FDA dhe Komisionin Federal të Tregtisë (FTC), USA, për t’i dërguar shkresa paralajmëruese 7 trusteve (kompanive gjigante), të cilat ishin duke shitur aktualisht “produkte false për COVID-19”, të cilat pretendojnë se parandalojnë ose trajtojnë sëmundjen.

FDA deklaron se “aktualisht nuk ka vaksina dhe ilaçe të aprovuara për të parandaluar ose trajtuar COVID-19”.

MBULIMI I VIJËS SË SHËNDETIT TË KORONAVIRUSIT, HEALTHLINE’S CORONAVIRUS COVERAGE

Njerëzimi qëndron i informuar me updatet tona rreth shpërthimit aktuale të COVID-19. Gjithashtu, vizitoni portalin: “coronavirus hub” për më tepër informacion sesi të përgatitemi, këshillat mbi parandalimin dhe trajtimin si dhe rekomandimet e ekspertëve të vërtetë. (live updates coronavirus hub).

FDA aprovoi kërkesën drejtuar kompanive ku u kërkonte që të tregojnë se produktet e tyre – jo vetëm veprojnë ashtu siç thonë, por gjithashtu janë të detyruara, ligjërisht, të theksojnë që produktet e tyre, të cilat i tregtojnë, janë shëruese. Kjo shkresë përfshin urdhrin që pretendimet e tyre për cilësinë dhe efektet shëruese të produkteve të tyre të jenë të mirëdizenjuara me studime shkencore të besueshme.

Shumica e këtyre kompanive, të cilat u lajmëruan nga FDA, kanë kaluar përmes këtyre procedurave.

Kompanitë, të cilave iu dërgua kjo shkresë janë: Colloidal Vitality LLC, Guru Nanda LLC, Herbal Amy Inc., Quinessence Aromatherapy Ltd, The Jim Bakker Show, Vivify Holistic Clinic dhe Xephyr LLC dba N-Ergetics.

Komisionieri i FDA, Dr. Stephen M. HahnTrusted Source, ka thënë në një lajmërim që agjencitë “konsiderojnë se promovimi dhe shitja e këtyre produkteve COVID-19 false janë si një kërcënim për shëndetin publik”.

FDA do të vazhdojë të monitoroje online burimet për produkte të tjera false, “veçanërisht gjatë një tipari sinjifikant që ka të bëjë me shëndetin publik sikundër është‘Coronavirusi’”.

Shkresat paralajmëruese janë tamam hapi i parë. Agjencia (FDA) thekson se do të marrë hapa shtesë kundër çdolloj kompanie farmaceutike ose jofarmaceutike nëse ato do vazhdojnë të tregtojnë produktet e tyre të pacertifikuara nga FDA.

FTC është gjithashtu duke paralajmëruar konsumatorët nëpërmjet email-eve apo numrave të telefonit në lidhje me COVID-19.

Kjo përfshin edhe email-et që ju vijnë nga: Centers for Disease Control and Prevention (CDC), World Health Organization (WHO) ose nga agjenci të tjera qeveritare.

FAKE PRETENDIME SHËNDETËSORE PËR COVID-19

Fake pretendime shëndetësore që përhapen në internet nuk janë ndonjë gjë e re. Këto mashtrime kanë ekzistuar qëkur ka filluar interneti dhe paturpësisht vazhdojnë edhe në këtë situatë tragjike për njerëzimin.

Timothy Caulfield, një profesor i së drejtës shëndetësore dhe politikës shkencore në Universitetin e Alberta në Edmonton, ka dokumentuar dhe diskretituar këto gënjeshtra që prej shumë vitesh më parë. Aktualisht, profesori është duke trajtuar të gjitha dezinformimet rreth “kurave” për COVID-19, duke shkruar në “Twitter”: “ JO, zbardhues ose urinë lope nuk do të mund t’ju ndihmonin. JO, rregullimi kiropraktit nuk do të mund të ‘rrisë’ sistemin tuaj imunitar. JO, ju nuk keni nevoje për suplemente prej një natyrupathie. Dhe JO të fortë gjoja për të rregulluar funksionin hemopoetik!”

Catherine Troisi, PhD, një epidemiologe në shkollën e shëndetit publik në Austin, thotë qe fake pretendime shëndetësore mund të jene të rrezikshme në shumë situata—si kur person me kancer nuk mund të marrë mjekimin sepse ata janë duke përdorur një variant tjetër, të cilin e kanë lexuar në rrjetet, mediat sociale.

“Por diferenca me COVID-19 është që ka një pjesë të madhe e njerëzve të shqetësuar dhe që u ka humbur shpresa se mund të shërohen, të ndodhur atje jashtë, të cilët mund të jenë të ndjeshëm ndaj këtyre tipeve të fake reklamave dhe për këtë arsye të gabuar, i blejnë dhe i përdorin”, theksoi kjo epidemiologe.

Disa pretendime, si ajo që mos hani akullore, janë pothuaj të habitshme se nuk kanë asnjë bazë reale.

Të tjera, siç është ha sa më shume hudhra, nuk janë vetë të dëmshme, nëse ky mendim nuk ju mban larg këshillave mjekësore, që aktualisht kanë evidencime shkencore që i mbështesin ata që ju këshillojnë shkencërisht. Konkretisht është gabim mendimi se vetëm duke ngrënë hudhra me shumicë, ju nuk keni nevojë për gjëra të tjera, të cilat shkencërisht janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga ky virus.

Por disa produkte mund të jenë të dëmshme, siç janë ato që gabimisht quhen “suplemente minerale të mrekullueshme” ose MMS. Këto përmbajnë chlorine dioxide, i cili është një agjent zbardhues shumë i fuqishëm, i cili mund të shkaktojë efekte anësore serioze siç janë të vjellat dhe diarre të ashpra.

Edhe disa kurime të bëra në shtëpi për të mjekuar COVID-19 mund të jenë, bile edhe vdekjeprurëse.

“The Daily Mail” ka raportuar se të paktën 44 njerëz vdiqën në Iran prej helmimit nga alkooli mbasi kishin pirë me shishe, jo me gota, se kishin menduar se po të pinin alkool me shumicë do të ngadalësonin përhapjen, bile mund të ngordhnin viruset nëse ishin futur në trupin e tyre.

Mënyra më e mirë për të ngadalësuar transmetimin është duke ndjekur hap pas hapi të gjitha këshillat shëndetësore, të cilat ju merrni nga burime të sigurta, siç janë larja shpesh e duarve, evitoni kontakte shumë të afërta me njerëz, të cilët janë të sëmurë, patjetër edhe me ata që mund të përballeni pa dashje, ballë përballë në rrugë ose në supermarket si dhe qëndrimi në shtëpi nëse ju jeni të sëmurë. Dhe pastroni dhe dezinfektoni shpesh pjesët e prekura, tamam ashtu siç duhet.

Disa njerëz në mediat sociale janë duke rekomanduar që ju duhet të përdorni produkte siç është vaji esencial, por këto nuk mund të jenë efektive kundër koronavirusit.

CDC ofron këshilla se cilat janë burimet e besueshme për të hequr qafe koronavirusin me pastrim, duke përfshirë produkte, të cilat janë provuar dhe kështu dihet që janë efektive duke pastruar për të hequr qafe këtë lloj koronavirusi.

PANDEMIA E DEZINFORMACIONEVE

Dr. Scott C. Ratzan, lektor i njohur në CUNY Graduate School të Shëndetit Publik dhe Politikave Shëndetësore, thotë se ne duhet të njohim rolin e qeverisë në mbrojtjen e popullit prej mashtrimeve shëndetësore, nëse ato janë fake trajtime për sëmundjen e Alzheimer ose “kurimet” për këtë koronavirusin e ri.

“U.S. FDA dhe FTC bëjnë një punë të mirë në paralajmërimin e popullit rreth produkteve mashtruese”, thote Ratzan, “akoma ne duhet të jemi të përgatitur ndaj mediave që duhen vënë në majë të gishtit, gjërat që ato reklamojnë para se ato të na dëmtojnë”.

Ai rekomandon që njerëzit të flasin me doktorin e tyre ose me sigurues të tjerë të kujdesit shëndetësor para se të përdorin ndonjë “kurë” për një sëmundje ose keqësim dhe t’i kërkojnë vetes tuaj nëse shërbimi ose produkti mund të bëjë ndonjë dëmtim. Troisi gjithashtu duartroket për përpjekjet e qeverive për të zhdukur pretendimet mashtruese për shërimin e COVID-19 dhe thotë që pronarët e kompanive teknologjikë duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shpërndarjen e dezinformimeve.

Ka të dhëna që këto kompani janë duke shkuar drejt sfidës. Për shembull, po të kërkosh në Google “COVID-19”, tani të shfaqen publikime nga rrjeti kryesor, ndjekur nga linku CDC; WHO ose agjenci të tjera të shëndetit më tepër të njohura.

Por Ratzan lajmëron: “Bile, nëse Amazon, Facebook, Google dhe të tjera janë duke provuar të jenë vigjilente, tregu dhe mundësitë për të ndaluar frikën janë një sfidë.

Troisi rekomandon se populli duhet të kërkojë burime të sigurta mbi informacionin, siç është CDCTrusted Source, WHOTrusted Source ose departamentet shtetërore ose shëndetësore.

“Për të luftuar këtë koronavirus pandemik, neve na duhet shkenca dhe jo frika”, tha ajo. “Për të marrë këtë shkencë këto [websites] bëjnë mirë të ikin, të na lënë rehat e të mos na fusin frikën”.

Troisi shton që më tepër gjithashtu nevojitet për tuberë më të sigurt që këto informacione të besueshme rreth COVID-19 të arrijnë te çdo njeri, duke përfshirë edhe njerëzit që nuk janë të arritshëm nga online.

“Ne thjesht supozojmë se të gjithë janë tru teknik, por që kjo nuk është e vërtetë”, theksoi ajo. “Dhe disa njerëz nuk kanë akses në internet sepse janë të varfër”.

BURIMET E LINJES SHENDETËSORE

A keni ju simptoma të COVID-19? Opsioni juaj për kujdesin

Merrni në telefon personin e kujdesit tuaj shëndetësor dhe diskutoni me atë për simptomat që keni, para se të shkoni për t’u vizituar te qendra shëndetësore ose merrni në celular një nr. urgjence, 127, dhe tregojini që ju mendoni se keni COVID-19. Veproni tamam siç do t’ju këshillojnë.

Fakti që personat asimptomatikë janë një burim potencial infektimi nga COVID-19, duhet patjetër të garantojmë rivlerësimin e dinamikës së transmetimit të shpërthimit aktual. Në këtë kontekst, përcaktimi i COVID-19 edhe në një ngarkesë më të lartë virale në një person në konvaleshencë (Pacienti 1), pra, mbasi ai është shëruar dhe po rigjeneron vetveten, ngjall shqetësimin për derdhjen (nxjerrjen) e zgjatur të COVID-19 edhe pas shërimit te pacientët. Në këta pacientë mbetet të provohet me anë të kulturës virale se a ka akoma virusin në trupin e vet.

Duhet të dini mirë se ekspirimet, teshtitjet dhe kollitjet jo vetëm që përbëhen nga pika mukosalivare (pjesë nga pështyma), të cilat ndjekin trajektoren e emetimeve gjysmëbalistike të distancës me rreze të shkurtër, por më e rëndësishmja, janë bërë kryesisht nga një re e gazit shumëfazor (nga fuqia e ventilatorëve) që ngërthen në ajër ambientin (si në kurthe) dhe mbartin me vete grupe pikash (spërklash) me një vazhdim qëndrimi në ajër dhe kjo kohë varet nga madhësia e këtyre pikave. Sipas meje, kjo është arsyeja më e shpjegueshme që po infektohen kaq shumë mjekë të frontit të parë (ballë përballë me COVID-19). Konkretisht, janë ventilatorët në dhomat e pacientëve. Gjithashtu, kjo shpjegon edhe infektimin e infermierëve dhe të personelit shëndetësor që është në dhomën e pritjes, të rasteve të infektuara. Pra, kjo bën që personat, kur hipin në ashensor, mos ta hapin asnjëherë ventilatorin se para tyre mund të jetë futur ndonjë person i infektuar me COVID-in.

Në Wuhan u pa që koncentrimi më i madh i sasisë së koronavirusit u gjet të ishte tek objektet e tualetit si dhe te dhomat e urgjencës ku qëndronin personat me Covid-19.

Mikrobiota (flora intestinale) në zorrët tona ka shumë rendësi për forcimin e Sistemit tonë imunitar. Pra, sa më natyral ta keni, aq më të mbrojtur jeni nga viruset.

Italianët (Alessandro Manzoni Hospital; Lecce- Itali) kanë zbuluar që COVID-19 mund të eksperimentojë edhe manifestime në lëkurë. Konkretisht, rreth 44% e këtyre rasteve që shfaqin manifestime në lëkurë fillojnë me shpërthime të puçrrave ose njolla, skuqje të lëkurës, urtikarie (teptisje-eruption) në lëkurë si fillim i simptomave të infektimit, ndërsa pjesa tjetër (56%) e pacientëve që preken nga COVID-19, u ndodh të shfaqin manifestime në lëkurë pas shtrimit ne spital.

Vazhdon të vërtetohet se edhe kafshët e tjera mund të kenë COVID-19 se të dielën u konstatua i prekur një tigër, 4 vjeç, në kopshtin zoologjik të Nju Jorkut.

Mesazhi: “Së pari mos bëni dëm. Pra, pse po dëmton veten!!!! sepse dëmton edhe të tjerët”.

KUJDES – RREZIK VDEKJE NGA COVID-19!!!!!!!

Po zbatuat këto porosi, KURRE nuk ju kap COVID-19:

1) Mos dilni pa maska dhe pa doreza dhe kur ktheheni në shtëpi, asnjëherë mos harroni radhën e veprimeve: në fillim hiqni dorezat dhe pastaj maskën.

1)   Pallton o xhupin hiqeni dhe nxirreni në diell

2)   Pastaj lani duart

3)   Lani ambientin ku do të gatuani

4)   Para përdorimit lani çdo gjë që do ushqeheni

5)   Ushqimet që mund të zihen, mos hezitoni, por i zieni; se temperatura mbi 27 gradë celsius e ngordh koronavirusin.

6)   Burrat ta fillojnë ditën duke u përulur para grave, se pa gratë Covid-19 do t’i zhdukte të gjithë meshkujt.

7)   Mos u dorëzoni se edhe disa ditë dhe do fitojmë se Covidi do ikë nga ngrohja e kohës- mbi 30 gradë c.

8)   Dëgjoni vetëm muzikë, muzikë, muzikë. Ata që duan të lexojnë libra, të lexojnë tregime dhe jo romane se lodhet truri; libri lexohet kur je i qetë se nuk kupton asgjë nga ato që lexon;

9) Shumica nuk ka lexuar asnjëherë libra, prandaj muzika është këshillë për popullatën.

10) Lajmet i shikoni vetëm një herë dhe jo e gjithë familja, por vetëm njëri që është më i qetë nga fisi dhe ai të lajmërojë të gjithë fisin; shyqyr celularët nuk i kapka ky mostër; e keqja merret vesh menjëherë; më keq se kaq nuk ka se të ndodhë.

11) Mos harroni distancën (2 metra) se ka edhe persona asimptomakikë, qe janë shumë më të rrezikshëm për të përhapur Covid-19.

12) Mos mendoni se personit që u shërua mund t’i rrini përballë pa u mbrojtur.

13) Simptoma e parë është humbja e nuhatjes dhe pastaj e shijes. Kontrollohuni, mos prisni sa t’ju fillojë kolla dhe temperatura.

14) Covidi-19 futet edhe nga syri nëpërmjet kanalit të lotit kalon në hundë, pastaj në faring dhe futet në bronke (mushkri) dhe për të evituar këtë mbani syze që dhe po harruat dhe çoni gishtat te sytë nuk ju lejojnë syzet të prekni sytë.

15) Personat që mbajnë lente në sy; këto kohë mos t’i përdorin se rrezikohen, por të mbajnë syze optike

16) Covid-19 po përhapet edhe me nxjerrjen e frymës (expirim) dhe të folurit normalisht.

17) Shkencëtarët vërtetuan se ky përhapet edhe me rrugën- aerosole (me ajër); pra, jo vetëm me spërkla, pra:

18) Sars-cov-2 ‘fluturon’, qëndron në ajër (airborn).

19) Në ashensor mos përdorni ventilatorin.

20) Grada e infektimit varet nga sasia e virusit që merr; pra, sa më shumë virus, aq më keq do jesh.

21) Pacientët e infektuar me Covid-19, si manifestim i parë mund të jenë edhe manifestimet në lëkurë, si skuqje; puçrra; urtikarie (edhe pa kruarje).

22) Po zbatuat këshillat e mësipërme, do jeni pothuaj të paprekur nga covid-19 dhe do të dilni pa depresion, nga kjo “luftë”.
Prof. dr. Kim M. Drasa, (MD, PHD), Urolog & seksolog, president i AUSA “Maksut Drasa

Infektologu Tritan Kalo: ME DURIM dhe me më shumë VETNDËRGJEGJËSIM të gjithë NE do t’ia dalim mbanë…..

Mjeku infektolog Tritan Kalo i drejtohet sot publikut shqiptar përmes rrjetit social pas një dite plot sakrifica në frontin e luftës kundër Covid 19:

NUK është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domozdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….

“JAVË të MBARË e të BARDHË ju Bashkëkombasit e mi….6.04.2020….

DUKE u KTHYER në shtëpi pas një ditë pune në VIJËN e PARË të Luftës kundër Sars-Cov2/Covid-19….

Jemi në luftë me një armik të padukshëm, tinzar dhe shumë vrastar në Spitalin Covid-1,

në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT,

NJË EKIP MJAFT I HARMONIZUAR: Mantelbardhësh, Imazheristësh, Farmacistësh, Infermjerësh, Sanitaresh, Barelistësh, Shoferësh, Forcash të Rendit, etj…..

NUK i kemi shkëputur lidhjet për asnjë çast edhe me kolegët tanë të nderuar të Sëmundjeve të Brëndëshme dhe të Shërbimit të Imazherisë në Urgjencën Polivalente, sepse edhe ata përballen dita-ditës me diferencimin e rasteve të prekura prej këtij infeksioni…..

BASHKËPUNIMI është thelbësor në përballje të tilla shumëdimensionale….

Për çdo sekondë Shërbimi i DDD-së në QSUT na gjindet aty,

duke u kujdesur për mirëdezinfektimin e mjediseve tona….

ME DURIM dhe me më shumë VETNDËRGJEGJËSIM të gjithë NE do t’ia dalim mbanë…..

NUK është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domozdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….

DITË më të MIRA do të vinë NËSE do të dimë të mirë-përballemi me këtë ARMIK = Covid-19…..JU DUAM SHUMË!!!

333 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Harta e përhapjes

Ka shkuar në 333 numri i të prekurve me koronavirus në SHQIPERI, me 29 raste te reja. Nderkohe qe mengjesin e sotem ka nderruar jete edhe nje tjeter pacient, duke e cuar keshtu numrin e viktimave ne 18.

Shifrat e reja janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në raportin e sotëm për testimet e reja që janë bërë në 24 orët e fundit.

Harta e perhapjes eshte zgjeruar sot me Tiranen, por edhe shume me Shkodren e cila ka shenuar raste te reja.

Një ditë më parë në vend u raportua se në total kishim të konfirmuar 304 raste.

E PLOTE

Ministria e Shëndetësisë: 29 raste të reja me COVID19, shkon në 333 numri i të prekurve

Ndërron jetë një 67-vjeçar në spitalin Infektiv. Deri tani 99 të shëruar
Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit.
Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 157 raste
– Durrës 33 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 9 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 31 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Tiranë: Bizneset prodhojnë dhe dhurojnë maska kundër COVID-19

Alban Kardashi është drejtuesi i njërit prej bizneseve të Tiranës, që e ka përshtatur prodhimin për nevojat e njerëzve në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.

Ai është artist dhe gjithë jetën është marrë me piktura e korniza, dhe asnjëherë nuke kishte menduar se në repartin e tij do të prodhonte maska mbrojtëse. Njerëzit duhen ndihmuar në këto kohë të rrezikshme, me gjithçka që kemi në dorë, mendoi ai.

“Kërkesa është shumë e madhe. Nuk e di se sa do të vazhdojmë, se sa do të mundemi të vazhdojmë. Kemi kërkesa nga të gjithë spitalet. Deri tani kam patur edhe ndihmën e disa miqve për të blerë materiale” – thotë ai.

Studioja e tij e disajnit dhe dekorit po i përdor të gjitha rezervat materiale dhe financiare për të prodhuar maska mjekësore. Këto maska Albani ua dhuron mjekëve në spitale dhe policëve të shtetit në shërbim.

“Sasitë e para të maskave i dhuruam te Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Pjesën tjetër e dërguam të Spitali i Durrësit. Sot po prodhojmë për Spitalin e Durrësit dhe një sasi më të vogël do t’ia dërgojmë policisë së shtetit . Pastaj e ka radhën Spitali i Shkodrës dhe Spitali “Shefqet Ndroqi”, i cili është Spitali 2 Covid” – thotë ai.

Albani thotë se edhe djemtë që e ndihmojnë në prodhim dhe montim janë vullnetarë, miq të tij që erdhën ta ndihmojnë sapo mësuan dëshirën e mirë për dhurimin e këtyre maskave. Madje ai thotë se në repartin vjen të ndihmojë deri në orët e vona të natës edhe një mjek i urgjencave.

Tashmë nisma e tij është bërë e njohur në kryeqytet. Herë pas here telefoni i tij bie për të kërkuar maska, dhe herë pas here në derën e firmës vijnë edhe qytetarë të thjeshtë që kërkojnë pako me maska, të cilat edhe ata i dhurojnë diku tjetër ku kanë nevojë për to.

“Mësova se Albani ka nisur të prodhojë maska për mjekët dhe erdha të marr disa copë. Nga një anë ky është një kontribut modest imi për Albanin, dhe nga ana tjetër dua t’ua dhuroj këto maska disa miqve të mi doktorë, që t’i ndihmoj sadopak në punë e tyre të vështirë” – thotë qytetari Artan Keçi, i cili këmbënguli gjatë t’i blinte maskat, si shpërblim minimal për sakrificat e djemve në repartin prodhues.

Mjekët që kanë përdorur maskat e para të Albanit i kanë bërë edhe sugjerime për ta përmirësuar këtë produkt artizanal, prodhim dore, të cilin firma po e prodhon vetëm për këto kohë të vështira.

Ata i mësuan si të shkurtojë pak gjatësinë e maskës, si të fiksohet rrethi mbi krye dhe si të gdhendet fortesa plastike mbi ballë, në mënyrë që e gjithë maska të bëhet sa më e volitshme për mjekët dhe të mos i pengojë gjatë punës. Të gjithë bashkë po e përsosin dita ditës këtë prodhim të ri shqiptar.

Porositë dhe nevojat janë të shumta, por Albani vazhdon prodhimin dhe shpërndarjen falas të këtyre maskave, ndonëse kostot janë të konsiderueshme për një biznes të vogël si ky në kryeqytet.

Nisma e tij nuk është e vetmja. Në Tiranë dhe qytete të tjera janë disa biznese të vogla që janë përshtatur për të prodhuar maska për fytyrën, doreza dhe maska për gojën.

Numri I të prekurve nga COVID sa vjen e rritet dhe nevoja për to është përherë e më e madhe.

Shqipëri, rritet në 304 numri i rasteve me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) është rritur në 304, me konfirmimin e 27 rasteve të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar ministria thekson se në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

“Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89”, thuhet në njoftim.

Deri tani në Shqipëri janë konfirmuar 16 persona të vdekur nga COVID-19, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu ka bërë thirrje qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Në vend është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa masat janë shtyrë pa afat. Institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Shqipëri: 18 raste të reja për 24 orë, shkon në 227 numri i të prekurve nga Covid 19

Në total janë konfirmuar 277 të prekur (18 raste të reja brenda 24 orëve), 8 prej të cilëve janë fëmijë. Në komunikimin e përditshëm për mediat, ministria e Shëndetësisë, ka dhënë detaje lidhur me rastin e 78-vjeçarin.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja sqaron se 78-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Mes 96 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 9 kanë qenë për mjekët, të cilët kanë rezultuar fatmirësisht të gjithë negativë.

Në spitali Infektiv janë shtruar 4 pacientë të rinj, duke e çuar në total në 81. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion, bën me dije ministria, janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” është 1 pacient të shtruar, bëhet fjalë për të renë e cila iu ndënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandesitit.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 143 raste
– Durrës 30 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 6 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 10 raste
– Lezhë 6 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

“Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe cdo pyetje për COVID-19 ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

’’Jam arrestuar në Bolonja’, Bylykbashi: Rama nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, në këtë rast humbet fuksionet si kryeministër dhe deputet

Ish- deputeti i PD , Oerd Bylykbashi ka thënë se pas deklaratës së Ramës se ai është arrestuar vite më parë në Bolonja të Italisë, këtë fakt nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.

Sipas Bylykbashit Rama me këtë veprim duhet të humasë funksionet publike si deputet dhe kryeministër pasi ky ligj nuk pezullohet me akt normativ as në kohë lufte apo pandemie.

Bylykbashi kujton se dy deputetë janë larguar nga parlamenti vetëm se nuk kanë deklaruar arrestimin.

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi për një televizion italian se ka qenë arrestuar në Bolonja pasi pa se një polic po tentonte të abuzonte me një grua dhe Rama kishte ndërhyrë por më pas përfundoi nën arrest.

STATUSI I OERD BYLYKBASHIT

Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.

Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia./Express

Shkon në 259 numri i të infektuarve në Shqipëri, 16 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 16 raste të reja më koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri total i të prekurve, që nga nisja e epidemisë, është 259 persona të prekur.

Në krahasim me ditët e tjera, dje dhe sot është shënuar një rritje e numrit të të prekurve.

Rritja e shifrave të të prekurve do të thotë se Shqipëria ka hyrë në muajin e rritjes së kurbës së të prekurve.

Në total janë kryer 1823 testime.

Një e dhënë pozitive është që numri i personave të shëruar është rritur, por shqetësuese është që 7 pacientë janë në trajtim intensiv.

Silva Bino, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik deklaroi se “deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç”.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.  Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67”, tha Silvia Bino.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë                        140 raste

– Durrës                       29 raste

– Lushnje                     4 raste

– Elbasan                      5 raste

– Fier                            23 raste

– Kavajë                       5 raste

– Rrogozhinë               2 raste

– Korçë                         16 raste

– Vlorë                         5 raste

– Shkodër                     8 raste

– Lezhë                        5 raste

– Berat                         1 rast

– Has                            2 raste

– Krujë                         5 raste

–Tropojë                      4 raste

– Pukë                          3 raste

– Mirditë                       2 raste

Shqipëri, 32 mjekë e infermierë me COVID 19

Ilirian Agolli

Në Shqipëri afro 15 përqind e personave që kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid 19 janë pjesë e personelit mjekësor në disa spitale të vendit. Autoritetet bënë të ditur sot se janë 32 mjekë dhe infermier të prekur, nga të cilët 8 prej tyre janë deklaruar tanimë të shëruar, por ata do të duhet të vijojnë me vetkarantinimin për një periudhë 14 ditore. Mes mjekëve të infektuar është Drejtori i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj si dhe Drejtoresha e Operatorit të shërbimit të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami, e cila ndodhet në vetizolim.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se ka ndërruar jetë prej koronavirusit një pacient 79 vjeçar nga Tirana, i shtruar para një jave në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 11, numrin e personave të vdekur në Shqipëri nga COVID-19.

Në Spitalin infektiv janë 74 pacientë të shtruar nga të cilët 7 janë në terapi intensive, prej të cilëve, 4 janë të intubuar. Spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID-19, i cila deri tani ka vetëm një pacient të shtruar.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 11 persona të tjerë të prekur, të cilët u zbuluan nga 90 teste të reja. Në total, numri i të infektuarve u ngjit në 223 raste, nga 1526 teste për raste të dyshuara.Zyrtarët njoftuan për 4 persona të shëruar në 24 orët e fundit dhe gjithsej janë 44 persona janë të shëruar pas dy testeve të njëpasnjëshme të kontrollit.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se qytetet më të prekura janë Tirana, me 124 raste, ose 60 përqind të totalit, e pasuar nga Fieri me 23 raste dhe Durrësi e Korça me nga 14 raste secila. Në total janë 16 qytetet ku janë rregjistruar raste të personave me COVID 19. “Për rastet e zbuluara, po kryhet hetimi epidemiologjik dhe po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit” – tha zonja Fico.

Forcat e rendit dhe ushtrisë vazhdojnë të ndëshkojnë shoferë dhe këmbësorë, që kanë shkelur urdhërin e ndalim qarkullimit.

Policia ka bllokuar disa dhjetëra automjete dhe u ka hequr patentat shoferëve, ndërsa disa dhjetëra këmbësorë I dënuar me gjoba nga 100 deri në 200 dollarë, të cilët qarkullonin pa arsye të ngutshme në rrugë, lulishte e parqe, pasi shkelën urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në zona të gjelbra, në zona urbane dhe mjedise publike të hapura.

Duke filluar nga kjo e hënë, nuk do të lejohet më asnjë këmbësor të dalë për shtëtije, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë. Janë duke u ndëshkuar edhe ato njësi tregtare që nuk mbyllin dyert në oraret e përcaktuara.

Banorët kaluan fundjavën e dytë plotësisht e mbyllur për mbi 40 orë, kur policia ndaloi të gjitha format e qarkullimit në mjedise të hapura dhe nga ky fillim jave qytetarët duhet të marrin leje online për të dalë nga banesa, duke treguar shkaqet dhe adresat e lëvizjeve.