VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Deputeti Beyer: Gjermania e vendosur për Kosovën “pa ndryshime territoriale dhe pa ndryshime të kufijve”

By | September 4, 2019

Komentet

Heqja e vijave të kuqe, kusht për qeverisjen e Kurtit!! – Nga Florim Zeqa

Bazuar në takimet e deritanishme të grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje dhe dallimet në konceptin qeverisës të vendit, pa arritur ende në pikën më të nxehtë të ndarjes së “tortës qeveritare”, atë të postit të kryeministrit dhe ndarjes të posteve ministrore, gjasat janë 50 me 50 që Albin Kurti të bëhet kryeministër i vendit.

Sjellja sabotuese dhe plotë hipokrizi e LDK-së ndaj koalicionit me LVV-në, e ka krijuar një momentum të ri politik, nga i cili duhet të marrin mësim të gjithë.
Sjallja e LDK-së jo si humbëse, por si fituese të zgjedhjeve, thuajse po ia dhuron Albin Kurtit postin e kryeministrit, e detyron LVV-në për heqjen e vijave të kuqe ndaj PDK-së dhe atë për shumë arsye.
Për shkak se LVV-ja konceptet ideologjike i ka më të përafërta me PDK-në sesa me LDK-në, e ka gjysmën e strukturës drejtuese të saj që ishin pjesë drejtuese dhe e pushtetit të PDK-së.
Nëse vërtetë lideri i LVV-së Albin Kurti e sheh si pengesë PDK-në si kapëse të shtetit, disa nga kapësit dhe uzurpatorët e shtetit i ka brenda në strukturën e saj drejtuese, prandaj “vijat e kuqe” me PDK-në mbetën të pakuptimta.
Përtej kësaj, për aq sa PDK-ja që është kapëse faktike e shtetit, edhe LDK-ja ishte në bashkëqeverisje me ta, dhe asgjë nuk e ka lën keq në fushën e punësimeve familjare dhe përfitimit të tenderëve nga PDK-ja.
Albini duhet të jetë i vendosur në ç’kapjen e shtetit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar pavarësisht partnerit qeverisës e jo të veprojë si Ramush Haradinaj, që nga dita e parë e qeverisjes punojë për interesat e tij personale e jo të shtetit.

Kërkesat shantazhuese të LDK-së

Sikurse në secilën garë, edhe në lojën zgjedhore dikush del i parë, dikush i dytë, i tretë e kështu më radhë. Por, ai që del i parë, pavarësisht rezultatit të ngushtë apo të thellë, ai është i parë dhe i takojnë meritat dhe përgjegjësitë.
Kërkesat shantazhuese të LDK-së ndaj VV-së, duke ia ofruar Albin Kurtit pozitën e presidentit dhe të kryeparlamentarit si këmbim për poziten e kryeministrit, përveqse shprehje e mos sinqeritetit dhe pabesisë ndaj vullnetit të qytetarëve të vendit, për qëllim ka thellimin e krizës politike në vend, nga e cila klanorët e Isa Mustafës si humbës serik të pesë palë zgejdhjeve pretendojnë arritjen e dy qëllimeve politike; mbajtjen e primatit në parti dhe kapjen e pushtetit qendror njëkohësisht.
Në rretahanat kur Albin Kurti ndodhet para shantazhit të LDK-së dhe dhe heqjes së vijave të kuqe për PDK-në, si kusht të vetëm për qeverisjen e vendit, Albin Kurti duhet ta mendojë mirë situatën në të cilën ndodhet nëse dëshiron që të mos e humbas rastin historik për t’u bërë kryeministër i vendit.
Nënshtrimi para shantazhit politik do të ishte vetëvrasje politike për të dhe partinë e tij dhe nënçmim për anëtarësinë e saj dhe elektoratin që ia dha besimin me 6 tetor.
Shkuarja e sërishme në zgjedhje nuk është zgjidhja më e mirë për vendin, ku përveq kostos së lartë financiare dhe maltretimit të qytetarëve, do ta kemi sërish të njëjtin rezultat dhe të njëjtat situata paszgjedhore.
Zgjidhja më e mirë për vendin dhe më pragmatike do të ishte heqja e vijave të kuqe për PDK-në.
Pra, heqja e vijave të kuqe për bashkëqeverisje me PDK-në, mbetët sfidë dhe kusht për qeverisjen e Albin Kurtit!

Deformimi i qëllimshëm i procesit zgjedhor

Deformimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, i njërit nga proceset më të rregullta zgjedhore në Kosovën e pas luftës ka filluar me rinumërimin e parë të 314 kutive të votimit nga ana e KQZ-së, i cili vazhdojë me rinumërim e përseritje të rinumërimit të vazhdueshëm e të pandalshëm deri në tendencën për shpalljen si të parregullt të tërë procesit zgjedhor.
KQZ-ja me Valdete Daken në krye, është shndërruar në instrument politik të Hashim Thaçit, e cila për qëllim ka jo transparencn e votës, por deformimin në tërësi dhe përseritjen e procesit zgjedhor.
Fushata e presidentit pranojak Hashim Thaçit kundër Albin Kurtit nuk përfundon më kaq. Abuzimi me liderin e LDK-së, Isa Mustafën në njërën anë për sabotimin e zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër dhe fushata e egër dhe e paparë tek ndërkombëtarët, kundër qeverisë në ardhje dhe Albin Kurtit kryeministër, duke e cilësuar atë bllokues të bisedimeve me Serbinë me qëllim që qeveria e re e Kosovës të izolohet nga ndërkombëtarët dhe primatin e liderit të shtetit në negociata me Serbinë të ja njohin vetëm Hashim Thaçit.
Fushata e hapur dhe fshehtë e Thaçit është një deshmi se Thaçi ka frikë nga Albin Kurti, prandaj po synon që ta bllokoj me të gjitha mjetet zgjedhjen e tij kryeministër, me qëllim që të mbetët edhe më tej fatkor të ndërkombetarët, pas paralajmërimit të Kurtit se ai do ta udhëheq dialogun me Serbinë.
Pas takimit të ditës së hënë mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Paris me ndërmjetësimin e presidentit të Francës, Emanuel Macron, në të cilin është diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi është shprehur për dialog pa kushte dhe është i gatshëm për çdo marrëveshje e cila si rezultat final do të kishte njohjen reciproke mes dy shteteve, por ai me këtë rast e ka akuzuar kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin se kinse po përgatitet për bllokimin e procesit, prandaj nuk do ta ketë përkrahjen ndërkombëtare.
Kjo është loja më e pasinqertë dhe e rrezikshme për Kosovën e Thaçit në prapaskenë, vetëm e vetëm që të ulë imazhin e Kurtit tek ndërkombëtarët dhe ta dëmtojë procesin e rregullt zgjedhor për llogari të PDK-së dhe aleatëve të saj tradicional.

Tradhtia ne prapaskenë

Ngrirja dhe shkrirja e njëanshme e negociatave nga ana e LDK-së, mund të jetë një skenar i paramenduar nga PDK-ja she SHIK-u në pritje për ta kaluar eventualisht pragun edhe koalicioni NISMA –AKR , dhe për ta mashtruar LDK-në me pozitën e kryeministrit, që të ndërtohet koalicioni i treshes LDK-PDK-Nisma dhe përsëri të tradhtohet Vetëvendosje duke mbetur në opozitë së bashku me AAK-në.
Zërat kundërshtues për koalicionin e mundshëm LVV-LDK, janë tregues që Vjosa Osmani, edhe pse më e votuara, është e fundit që vendos në LDK.
Heshtja e Vjoses përballë realitetit të krijuar mund t’i kushtojë asaj me humbje të imazhit dhe kredibilitetit të arritur nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Vjosa Osmani në rrugëtimin e saj të gjatë politik drejt kreut të ekzekutivit duhet të dëshmohet që është produkt i vullnetit të elektoratit e jo produkt i matrapazëve politikë, në të kundërtën e ka të garantuar theqafjen politike bashkë me klanorët e Isa Mustafës në majat e LDK-së.

Kurti: Shqipëria duhej të priste formimin e qeverisë së Kosovës para çdo nisme rajonale

Leonat Shehu

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, tha të mërkurën se është bërë gabim në hapa lidhur me nismën rajonale për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave e quajtur Shengenin Ballkanik ndërsa bëri thirrje për aleanca tjera ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

“Nuk nis me Serbinë kjo punë, nis Kosovë-Shqipëri vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare dhe Shkup zyrtar e Beogradi në fund sepse i tillë çfarë është ai, i papenduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara, në filtrim të vazhdueshëm me Moskën e (Vladimir) Putinit nuk mund të ketë prioritet, rrjedhimisht mendoj se edhe mbledhja e Novi Sad-it dhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa”, tha zoti Kurti.

Ai tha se Shqipëria zyrtare është dashur të presë formimin e qeverisë së re të Kosovës para çdo nisme rajonale.

“Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare një qeveri të re dhe të denjë të Kosovës shumë vite, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri dhe të bashkëpunojmë të gjithë ne. Unë nuk e kuptoj pse kjo nguti, pse ky nxitim me Novi Sad, me Ohër e nesër me Durrës kur jemi në prag të formimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Pra nëse kanë pritur shumë vite është dashur të presin edhe pak javë”, tha zoti Kurti.

Autoritetet në Kosovë kanë refuzuar përfshirjen në nismën e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa e kanë quajtur të pakuptimtë një gjë të tillë përderisa Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Partitë politike madje e kanë quajtur si pëprjekje për ringjallje të ish Jugosllavisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i hodhi poshtë vlerësimet e tilla ndërsa theksoi se Kosova kësaj radhe nuk është penguar nga askush por është vetëpërjashtuar.

Të rezervuar janë shprehur edhe Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina që kanë kërkuar kohë që të vlerësojnë këtë nismë rajonale.

Ndahet nga jeta regjisorja e talentuar Arzana Kraja

Në mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë ka vdekur regjisorja Arzana Kraja.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se angazhimi i regjisores Kraja në fushën kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtzakonshëm. Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë vdekjen e një personi të gjinisë femërore me inicialet A.K, dhe se ka dalë në vendin e ngjarjes pas informatave për një trup të pajetë.

Zyrtarët policorë po ashtu kanë thënë se ky rast po konsiderohet si “vdekje e dyshimtë”, derisa të publikohet raporti i obduksionit.

Kraja njihet për filmat, “Shkurta” dhe “Fusha e mëllenjave”.

Arzana Kraja është vajza e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Komuniteti artistik në Kosovë dhe miq të saj janë shprehur të mërzitur dhe kanë shprehur ngushëllime për regjisoren e ndjerë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Arzana ka kontribuuar shumë në kinematografinë e Kosovës.

“Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trisht për të gjithë ne. Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik dhe kulturor në vendin tonë”, është shprehur presidenti në një postim në Facebook.

Në të njëjtën platformë, kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për ata që kanë njohur regjisoren Kraja. rel

Gana e ka tërhequr njohjen e Kosovës, raporton AFP

Gana e ka tërhequr njohjen e Kosovës, bëri të ditur për agjencinë e lajmeve France-Presse (AFP), ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi të Afrikës Perëndimore.

“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovën si një shtet i pavarur”, i tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ganës, Charles Owiredu, agjencisë AFP.

Arsyet e tërheqjes së njohjes i janë komunikuar edhe Serbisë, tha ai.

“Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar”, thuhet në njoftimin e autoriteteve të Ganës.

“Gana e ka marrë parasysh dialogun midis Serbisë dhe Kosovës që synon zgjidhjen e çështjes”, është thënë në njoftim.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha të hënën se Gana e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një komunikate tha se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me pretendimet e ministrit serb Daçiq për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gana.

“Metodat e mirënjohura dhe të bazuara në shembuj të tjerë që po i përdorë Daçiq me lobuesit e tij me histori të dyshim kriminale, janë në proporcion të zhdrejtë me politiken paqësore rajonale, paqen dhe harmoninë në mes shteteve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.

Në vitin 2018, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja, Selma Frences Mancell, e cila është ambasadore jo-rezidente e Ganas në Kosovë, meqë është e vendosur në Turqi.

Më 23 janar, 2012, Gana e njohu Kosovën si shtet të pavarur. Të njëjtin vit, të dy vendet vendosën edhe marrëdhënie diplomatike.

Pallaska: Edi Rama ia dha Kosovës goditjen më të madhe politike në pesë vitet e fundit

Analisti politik, Dastid Pallaska, në Pressing të T7 ka komentuar iniciativën dhe bashkëpunimin ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për krijimin e një “Mini Schengeni” ballkanik, shkruan Gazeta Express.

Pallaska thotë se Vuçiq po e shfrytëzon Edi Ramën, për ta paraqitur Kosovën si një shtet jo bashkëpunues në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Teksa ka folur për këtë, Pallaska ka përmendur kritikën e Edi Ramës për Kosovën të bërë nga Ohri, ku Rama kishte thënë se Kosova nuk po bashkëpunon për iniciativa që për qëllim kanë bashkëpunimin në mes vendeve të rajonit.

“ Kjo ishte goditja më e madhe politike për Kosovën në pesë vitet e fundit”, ka thënë Pallaska, shkruan Gazeta Express.

Nismën e Ramës me Vuçiqin e kanë kundërshtuar të gjithë krerët e politikës kosovare. Madje kreu i LDK’së, Isa Mustafa, e ka quajtur si një përpjekje për krijimin e një Jugosllavie të re.

Mukwege: Në Kosovë përdhunimet janë përdorur si teknikë e spastrimit etnik

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe për vitin 2018, Dr. Denis Mukwege, tha të hënën se përdhunimet gjatë luftës në Kosovë janë përdorur si teknikë e spastrimit etnik.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Qendrës së Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, organizatë kjo që merret me trajtimin e rasteve të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë.

Mjeku Mukwege, ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij duke ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos. Ai dhe personeli i tij kanë trajtuar mijëra viktima të sulmeve të tilla.

Dr. Mukwege tha se mosndëshikimi i autorëve të dhunës seksuale gjatë luftës dërgon porosi negative për të gjitha viktimat dhe se sipas tij shërimi i viktimave të përdhunimeve do të mund të bëhet vetëm atëherë kur të fillojnë të flasin të gjithë ata që kanë përjetuar një gjë të tillë.

“Heshtja është një armë absolute që lejon vazhdimin e dhunës seksuale, armë që mbron kryesin e aktit. Nëse e lëmë të pa shqetësuar atëherë ai do të vazhdojë dhunën. Faktori i dytë është mosndëshkimi. Njëzet vjet nga lufta në Kosovë, nuk ka pasur dënime në asnjë rast. Ky është një mesazh shumë negativ për viktimat e dhunës seksuale. Drejtësia jo vetëm që luan rolin e ndëshkimit, por gjithashtu luan një rol në parandalimin e gjërave të tilla, që të mos ndodhin përsëri duke ndihmuar viktimën të rimëkëmbet”, tha ai duke nënvizuar se është detyrë e mbarë shoqërisë t’i dilet në ndihmë kësaj kategorie.

“Kudo qe shkojmë do të gjejmë pasojat e njëjta, por në Kosovë përdhunimi është përdor si teknikë e spastrimit etnik ose duke e detyruar popullatën të ikin prej vendit të tyre. Në Siri bëhet shitja e grave dhe është turp i njerëzimit tonë. Përdhunimi i luftës nuk duhet të ngatërrohet me një akt seksual pa pëlqim dhe poshtërue. Përdhunimi është t’i mohohet karakteri njerëzor dhe synon shkatërrimin e gruas. Përgjegjësia jonë e përbashkët ka për qëllim t’i përgjigjet me humanitet kësaj të keqeje”, tha zoti Mukwege.

Drejtoresha e Qendrës së Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se këto njëzet vjet nuk kanë qenë të lehta pasi që sipas saj të mbijetuarat e dhunës seksuale shpesh herë janë gjetur të vetmuara dhe të paragjykuara.

“Në rrethana të tilla të mbijetuarat e dhunës seksuale janë gjetur shpeshherë të vetmuara dhe mund të them në përvojën tonë 20 vjeçare të dëshpëruara, të lënë anash nga familja, shoqëria por edhe institucionet. Shumica e viktimave fatkeqësisht kanë qenë gra dhe vajza, përderisa kishte raporte për të mbijetuar meshkuj të dhunës seksuale”, tha zonja Rushiti.

Ajo tha se edhe pas njëzet vitesh ende nuk dihet saktësisht numri i personave të përdhunuar gjatë luftës në Kosovë

“Bilanci i këtyre krimeve të përdhunimeve të luftës nuk mund të dihet saktësisht por burimet ndërkombëtare thonë se janë rreth 20 mijë veta, fatkeqësisht shumë nga to kanë vdekur, shumë nga ato janë të zhdukura. Fatkeqësisht gratë dhe vajzat kanë qenë shënjestër drejtpërdrejt të dhunës si mjet lufte, luftë e cila për to kurrë nuk do të ketë një fund pasi që gratë e përdhunuara gjatë luftës jo vetëm që janë viktima të dhunës seksuale, por të mbijetuara të torturës por edhe bartëse të kësaj episode të rënd. Ato shpesh janë viktima të paragjykimit dhe të diskriminimit”, tha zonja Rushiti.

Ende nuk dihet numri i saktë, por besohet se mijëra ishin viktima të përdhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Numri i saktë mbase nuk do të mësohet kurrë dhe rrëfimet rreth tyre deri vonë ishin shumë të pakta për shkak të frikës nga stigmatizimi. Deri tash askush nuk është dënuar për këtë krim, ndonëse është i dënueshëm me ligjet vendase e ndërkombëtare.

Kurti i përgjigjet Edi Ramës: Nëse është shtyrë Samiti i Parisit, mund të shtyhej edhe ai i Ohrit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur të gabueshme dhe të pashpjegueshme ngutinë për të mbajtur Samitin e Ohrit, raporton Gazeta Express.

Samiti i Ohrit, apo i quajtur ndryshe Mini Schengeni Ballkanit, ka mbledhur gjatë vikendit treshen politike, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Për këtë takim, në të cilën nuk ka marrë pjesë Kosova ka reaguar sot gjatë ditës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kurti në një intervistë për Report TV ka thënë se vala e dytë e këtyrë iniciativave rajonale nuk është dashur që të mbahet.

“Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, thotë ai.

Kurti ka vlerësuar se një gjë e tillë ishte e gabueshme dhe e pashpjegueshme.

“Pra për mua ishte e gabueshme dhe pashpjegueshme ngutia që medoemos, tani, të mbahet kjo mbledhje në Ohër në kohën kur dihej që Kosova nuk do të marrë pjesë. E dyta, inicativat e këtilla rajonale duhet të llogarisin një gjë thelbësore e ky është reciprociteti i plotë politik, ekonomik dhe tregtar midis Kosovës dhe Serbisë. Pra ccfarëdo inciative në rajon duhet t’i bëjë vendit parimet e reciprocitetit të cilin do ta vendos dhe zbatoj qeveria e re e Republikës së Kosovës dhe unë si kryeministër”, shton i njejti.

I pari i Vetëvendosjes, ka thënë se tashmë janë dakorduar që me Serbinë të kenë reciprocitet, teksa shton se ky është edhe vullnet i popullit.

“Edhe LDK edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, edhe z.Osmani edhe unë, pra gjithsej gati 2/3 e votave shqiptarëve të Kosovës kanë qenë për reciprocitet me Serbinë, ky është vullneti i popullit. Vështirë është të gjendet ndonjë gjë tjetër për të cilën ka vullnet aq të madh politik e popullor sikurse për reciprocitetin me Serbinë. Prandaj inciativa të tilla duhet t’ja bëjnë vendin parimit të reciprocitetit, cili është është kriter i shëndosh në marrëdhëniet e mira fqinjësore e bilaterale në përgjithësi. Dhe e treta, si qeveri e re, si kryeministër i ri, unë do të mbledh qeverinë që të diskutojmë këtë gjë, me ministrat, posaçërisht ata të fushës dhe me shoqatat, asociacionet, organizatat dhe me unionet e ndryshme”, tha ai.

Ndryshe, kundër samitit të Ohrit është shprehur dje edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i qon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.

“Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi”, shkroi ai.

Kosova e gatshme t’i pranojë kosovarët që mund t’i ekstradojë Turqia

Shkëlqim Hysenaj

Institucionet e Kosovës thonë se janë të gatshme që t’i pranojnë kosovarët që kanë qenë të përfshirë në luftën e Sirisë duke luftuar krah grupit militant Shteti Islamik (IS) dhe që mund të jenë të burgosur në Turqi. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, ministri i brendshëm në detyrë i Kosovës, Ekrem Mustafa.

Komentet e ministrit nga Kosova vijnë pas paralajmërimeve të autoriteteve turke se kthimi i xhihadistëve në vendet e tyre do të fillojë nga e hëna.

Megjithëse ministri i brendshëm në detyrë, Ekrem Mustafa, tha se Kosova ka vullnet që t’i pranojë personat që kanë luftuar krah grupit militant Shteti Islamik (IS), aktualisht, Turqia nuk ka dhënë asnjë informacion për ndonjë ekstradim te mundshëm te institucionet e Kosovës.

“Nuk kemi kurrfarë njoftimi nga ta deri me sot. Ne nuk guxojmë t’i lëmë ashtu të lirë sepse ata janë më të rrezikshëm nëse i lëmë rrugëve se sa me i marrë dhe me iu shqiptuar dënimet e merituara”, tha ministri Mustafa.

“Ne jemi në kontakt edhe me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Ambasadën Amerikane, do të thotë, me të gjithë jemi në kontakt për zgjidhjen e këtij problemi por nuk parashihet kurrfarë ekstradimi për momentin. Tash çfarë ndryshon brenda ditës apo brenda natës, normal se edhe Turqia nuk e di përafërsisht se të cilit vend janë”, tha ministri Mustafa.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Koordinatorin Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Fatos Makolli, por ky i fundit nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me ndonjë operacion të riatdhesimit apo ekstradimit të kosovarëve nga Turqia.

Javën e kaluar, ministri i brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, njoftoi se Turqia ka në paraburgim afro 1,200 luftëtarë të huaj të grupit militant Shtetit Islamik (IS) dhe se ka kapur 287 të tjerë në operacionin e saj të fundit në veri të Sirisë.

Turqia fillon ekstradimin e disa xhihadistëve

Të hënën pasdite autoritetet turke thanë se kanë nisur kthimin e xhihadistëve të huaj në vendet e tyre të origjinës. Një amerikan tashmë është dëbuar, ndërsa disa evropianë janë në proces të dëbimit nga Turqia, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme turke, Ismail Catakli.

“Një luftëtar i huaj terrorist nga Shtetet e Bashkuara është dëbuar pasi janë kryer të gjitha procedurat. Planet e udhëtimit për shtatë luftëtarë terroristë me origjinë nga Gjermania kanë përfunduar po ashtu dhe ata do të dëbohen më 14 nëntor”, tha Catakli.

Turqia i ka kritikuar vendet perëndimore që kanë refuzuar t’i riatdhesojnë shtetasit e tyre, që i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, madje duke ua marrë disave edhe shtetësinë.

Zëri i Amerikës: Në Kosovë, sërish rinumërim votash

Të hënën, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, vendosi të anulojë votat e dërguara me postë nga Serbia si dhe të çojë në rinumërim një mijë e 472 vendvotime.

Vendimi pasoi vlerësimin e mbi 100 ankesave që u paraqitën javën e kaluar nga partitë politike pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

“Paneli 53 ankesa i ka pranuar si të bazuara, prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia” thuhet në njoftimin për media të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas rezultateve të shpallura të enjten e kaluar kryeson Lëvizja Vetëvendosje.

Vendimi i sotëm i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pritet ta shtyjë edhe për një kohë certifikimin e këtyre rezultateve, një proces ky që po e presin dy partitë e para për t’i hapur rrugë arritjes së një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Njohës të çështjeve politike në Kosovë në vazhdimësi kanë tërhequr vërejtjen për zvarritje të procesit të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, duke nënvizuar se një zvarritje e tillë mund të sjellë boshllëk institucional në Kosovë.

Rinumërimi i urdhëruar të hënën mund të çojë edhe në ndryshimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe koalicioni NIMSA-AKR-PD shpreson të kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind dhe të jetë pjesë e parlamentit.

Kosovës i duhen institucione të shëndosha!! – Nga Skënder MULLIQI

Frika, mos siguria , mos besimi ne institucione… ishin temat që më së shumti u lakaun në shkrime dhe debate të ndryshme. Qytetaret një kohë kishin frikë të deklaronin së po vjedhën, po kushtëzohen e shumë çka tjetër. Kjo nuk zgjati pak , por që shumë vjet njeriun tonë e përcolli fati i keq . Shumë zgjati që të shkëputemi nga heshtja e cila na kushtoi shumë. Qytetarët nuk pat kush ti mbrojë , së ata që ishin të thirrur për këtë punë, krijuan rehati për vete,për familje dhe për militantë partiakë. Klasës politike i mungojë dija, përgjegjësia dhe morali politik. “Okupuan” çdo sistem të jetës dhe të punës.

Edhe pas 20 vitësh të pluralizmit, nuk kemi shëndetësi si duhet,kemi arsim të nivelit katastrofalë…U bë tashmë e ditur së nuk kemi institucione të shëndosha, dhe së ishte momenti i fundit që të bëhën ndryshime pozitive .Kjo ndodhi më zgjedhjet e radhës të jashtëzakonshme të kushtueshme , e më të cilat tashmë jemi mësuar.Qeveria e re e ka rastin që këto lojëra politike dhe të keqijat e natyrave tjera,të stopohen njeherë e përgjithmonë. Na munguan rezultatet pozitive, na mungojë standardi i nivelit të Evropës, që ka mundur të bëhët. Qytetarët tanë më të drejtë presin politika të mira ekonomike,si dhe hapa konkret për të dalë nga kriza e përgjithshme.

Ka ardhur koha që përditshëmria jonë në punë, dhe në jetë të bëhët shumë më e lumtur, të hapën përspektiva të reja, që të jetojmë këtu , e jo të largohemi nga Kosova.Të krijojmë shoqëri të shëndosh në pikëpamje morale e kombëtare.Të kthehet pasuria shoqërore nga ata që në menyrë të paligjshme e përvetësuan. Të krijojmë sisteme të cilat do të funkcionojnë në mënyre efikase .Të kthehet përgjegjësia për secilin pa marr parasysh pozitën që e ka në shoqëri.Mjaftë u përballëm më afera korruptive .Shumë gjatë kemi mbetur i vetmi shtet në Evropë pa liberalizim vizash… Frika për rë ardhmën, jeta e keqe për shumicën, nuk do të hiqen, nese nuk kthehet besimi i humbur në institucione të shtetit, dhe nese të gjithë keqëbëresit nuk largohen nga vendimarrja…

Projekti Rama-Vuçiç synon zhbërjen e Kosovës, thotë deputeti i LDK-së

Zyrtari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili duke polemizuar me Isa Mustafën tha që s’ka punuar kurrë dhe as s’ka lidhje me Jugosllavinë.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj zyrtarëve të Kosovës pas refuzimit të Presidentit Hashim Thaçi për të shkuar në Ohër ku Rama, Vuçiq, Zaev kanë çuar përpara nismën për lëvizjen e lirë që po quhet minishengen ballkanik.

“Edi Rama nuk ka jetuar në Jugosllavi; por kemi jetuar ne të gjithë. Prandaj bën mirë të rri sepse nuk kupton – nuk di. Nga naiviteti apo apetiti për protagnoziëm, pak ka rëndësi, ai vazhdon të dëmtojë subjektivitetin e Kosovës në çdo iniciativë rajonale të tij”, ka thënë Abdixhiku, i cili është person ii tretë më i votuar në listën zgjedhore të LDK’së në zgjedhejt e 6 tetorit.

Tutje ai i përmend ato që i quan anashkalime të Kosovës nga ana e Ramës gjatë periduhave të ndryshme kohore.

“Kur nënshkruanin marrëveshje për autostradën Nish-Durrës me Aleksandrin, mikun e tij, e anashkalonin të dy Kosovën në tërësi. Thuajse kjo autoudhë nuk kalonte nga ne hiç. Kur flitej për vendosje kufiri shqiptaro-serb dhe me këtë zhbërje të shtetësisë, ai e promovonte këtë ide si alternativë të mirë. Tash, sërish, të dy, ideojnë marrëveshje për krijimin e mini-Jugosllavisë; sërish, por jo për rastësi, pa hesapuar mendimin e Kosovës si shtet në këtë iniciativë”

“Secili naiv pjesëmarrës në këtë rrugëtim, duhet ta kuptojnë se mospjesmarrja e Kosovës në çdo iniciativë është pikërisht çfarë Serbia pretendon tash e sa kohë: mosekzistencën tonë. Për ta s’jemi; por për Shqipërinë duhet të jemi patjetër si mendim e si vendim padallim. Relacionet e Shqipërisë me Serbinë kapërcejnë nëpër Kosovë. Unioni Doganor Ballkanik e mini-Jugosllavia e re janë të vdekura pa lindur hiç” /Express/

NUK U BA NAMI PSE GJYKATA E FTOI KADRI VESELIN..!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Por do te ishte ba nami sikura Gjykata Speciale nuk do ta ftonte Kadri Veselin por edhe Hashim Thaçin sepse keta te dy janë strumbullaret qe sillën rreth mullarit të kësaj gjykate. Këto ditë kur Kryeparlemntari ne detyrë Kadri Veseli dhe Shef i SHIK-ut gjatë dhe pas luftës e mori ftesën për në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë vershuan zerat e këqinjë,zerat shqerres pa asnje efekt se gjaja u bë nami pse e ftuan Kadri Veselin. Vërshuan kritikat edhe ndaj atyre qe e thonin të vërtetën për këtë gjykatë e cila është themeluar me betimin tonë,me insistimin e vetë Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit si dhe me miratimin e dtyrueshëm të Kuvendit të Kosovës,sepse ky Kuvend pas insistimit te Hashimit dhe Kadris as qe do ta miratonte thenelimin e kësaj gjykate.

Pra,aspak nuk është ba nami pse ky njeri u ftua,kjo ka qenë e pritshme së do te ndodhë siq ndodhi dhe siç do te ndodhë edhe me Hashim Thaçin.Do te bëhëj nami sikut të mos ftohëj ky njerias shumë i apostrofuar për dyshime te ndryshme si gjatë dhe pas luftës.

Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë nuk është themeluar për ta njollosë UÇK-në,sepse lufta e UÇK-së është e pastër si loti,UÇK-ja ishte bashkëluftetare se bashku me NATON.Luftën e bënë djemt dhe vajzat tona të devotëshme për lirin e atedheut.Për këtë luftë ranë shumë deshomor të cilet synim e kishin çlirimin e vendit,lirin e pritur me shekuj.Është e pa drjetë dhe injorante te thuhet se ne Hagë po shkojmë ta mbrojmë UÇK-në dhe vlerat e saj.Jo,o mjerana UÇK nuk ka nevojë të mbrohet nepër gjykata,sepse ajo ka bërë luftë të pastër çlirimtare dhe se nuk ka nevojë te mbrohet nga askush.
Por ne Hage po shkojnë te gjithë ata të cilët nuk e bënë luftën,ishin largë luftës,rrinin neper hotele te shtrejta ne Tiran ne Evropë,për te bërë plane për përvetesimine e vlerave te luftës të cilën edhe e bënë.E molën këtë shtet deri në rrenjë për përfitime personale.Ata qe u delnin përpra këtyre komandanteve për ti përfituar vlerat e luftës i ndalnin,i qeronin hesapet me ta.Këta pra nuk kan as fytryë as faqe të thonë se po shkojmë me i mbrojtë vlerat e UÇK-se,ata thirrën atje për të pastruar jo UÇK-në por vehtevehtën e tyre për te bamet e tyre si gjatë luftes edhe pas luftës.

Më shumë të drejtë drejtohën edhe kritika po pse kjo Gjykatë është selektive nuk vlenë edhe për Serbin qe ka bërë krime dhe gjenocidë në Kosovë.Kjo ka ndodhë sepse derisa Komandantet tan te pasluftës merreshin me vetvehtën,ne hajni dhe plaqëkitije te shtetit nuk e panë te arsyeshme bile qe menjhërë pas luftës ta formoi Gjykatën Speciale për denimin e krimeve te luftës dhe te pas luftës,sepse ne Kosovë vlerësohet se pas luftës janë vrar mbi 1850 persona qe rrembeheshin natën por edhe ne pikë te ditës nga maskat. Në formimin e kësaj gjykate insistonte Amerika dhe Evropa qe kjo të ndodhë.Por,si duket këta komandante me nje bagazh te dyshimt kriminel mbi shpinen e tyre nuk kishin as fuqi te ballafaqoheshin mes vedit.Por këtë me plotë mjeshteri dhe sekrtecion e berë Serbia duke ia leshu mjekrrën Kosovës.E angazhoi Din Martin qe të bejë akuza deri te me te neveritshmet për UÇK për Koamnadntet se gjaja shqiptaret kanë ba krime monstruoze gjatë luftës.Hashim Thaçi i cili ne këtë raportë te Din Martit permendet me shum se 3o herë pate premtuar se do ta padis Din Martin,nuk e bëri këtë duke e dijtë se çfarë mize i rrinë pas veshit.

Në fund kjo gjykatë është themeluar nga vetë Institucionet e Kosovës me miratimin edhe te Kuvendit të Kosovës(me insistimin përmanent te Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit) e cila veq është në rrugëtimin e saj,ftesat po vjen njera pas tjetres,se shpejti do të vijnë edhe ftesat për gjykim,ku nuk do te gjykohet UÇK-ja sepse lufta e UÇK-së ëdhtë e pastër si loti e cila e fitoi lirin me sakrifica te medha,por do te gjykohën individet qe e njolluan UÇK-në me veprimet e tyre te turpshme dhe te pa ligjeshme si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës,ata duhet te ndahën nga vlerat e luftës,ata duhet te denohën së i përvehtesuan vlerat e luftës qe nuk ishin pjesetar i sajë por qe ne emer te luftës bënë veprime makabre.