VOAL

VOAL

DEMIR GJERGJI: AJRI QË BËHET FRYMË DHE FRYMA QË SHENJTËROHET NË FJALË DASHURIE (Intervistë)

January 18, 2022

Komentet

” Librat që kam lexuar” në “bibliotekat e vdekura”- Nga Përparim Hysi

Është pak si paradoksale kjo që shkruaj, por është krejtësisht e vërtetë. Kam marrë shkasë nga një thënie me vlerë të POETIT dhe ESEISTIT ARGJENTINAS,JORGE LIUS BORGES(1899-1986) që ka thënë:” Kur vdes një njeri,vdes një bibliotekë”. BORGES i vë pikat mbi i:” Jo kur vdes një i shkolluar,por cilido frymor mbi dhe”. Unë jam goxha i moshuar(mbi tetë dekda) dhe,gjatë jetës,”kam lexuar shumë libra të tilla”. Vërtet ato nuk janë libra si gjithë të tjerat,por vlera e këtyre është tek mesazhi që sjellin. Natyrshëm,që kam filluar që “t’i lexoj” që i ri,por shumë nga autorët i mbaj mend dhe me emër e mbiemër.
*
Ky është xha TRUSHI apo më mirë TRUSHI Jançe dhe dëgjoni “librin” e tij
Unë:-Si ngëdhive xha TRUSHI?
-Miirë të falaminderit” Zotria juaj,mirë jini?
Unë:-Xha Trushi,po si shkon me dynjallëk(për nivelin e jetesë)
AI:- Ah,mor dhaskal, ne kemi “mbretin aaxhami” dhe sa të”rritet mbreti”,populli do vuajë.
Mos kujtoni se kjo bisedë u bë në kohë të mbretërisë,por në vitin 1960 që dihet kush qe”mbreti”.
*
Në vitin 1964,meqë partia e pushteti më kishin me”sy të mirë”,më transferuan 60- km larg në një fshat të Mallakastrës.
NJë mbrëmje shkova në shtëpinë (qe gati dy orë larg nga shkolla) e HAMZO BRAHIMIT.Po ku ka më bujarë se mallakstriotët? Më priti me duar në qafë dhe,tek pinim nga një gotë raki, më tha:- Ore dhaskal si me shkollë që je a të bëj një pyetje? Patjetër,- i thashë.
-Ja,- më tha,- si jemi nga vakti? Pyetja qe e drejtpërdrejtë dhe pa shejtanllëk,por,”si me shkollë që isha”,më zuri”kolla”. Qe burrë i zgjuar, e kuptoi “kollën time të mirë” dhe më tha:- Unë politikën,sado jam pa shkollë, e kuptoj nga fëmijët. Po si nga fëmijët?-pyeta. Ja digjo “Çeçon”këtu. Fëmijët po kërkuan bukë,ka uri. Po qëndruan mbi libra, kemi paqe. Po i ranë njëri-tjetrit me gurë,kemi luftë. Nuk e mbajta të qeshurën dhe i them:-Po hë,or mik, çfarë tregojnë “bathët” e tua?
AI:-Bukën në dorë dhe sa mbarojnë,kthejnë prapë:-Dua bukë. Mbi libra nuk rrinë dhe zënë e grinden duke i rënë njëri-tjetrt me gurë. Pra,kemi “uri” dhe”lufta” ke dera. I dhashë një përqafim këtij “filozofi” që të jepte ujë në bisht të lugës.
*
Mars 1991. Unë isha kandidat për deputet për PD dhe pata një”debat” me DOKTOR BERISHËN. Një debat pak”demokratik”. Sidoqoftë,nuk harroj “librin” që lexova nga AZEM HAJDARI. U ulëm me të për kafe dhe më thotë:- Pse debatova me”daktorin” ? Dhe ia dha të qeshurit. Mbaje mend nga una këtë që po të them:”Daktori është futbollisti që e gjuan topin nga korne dhe vrapon që golin ta bëjë vet.Kushdo tjetër që e bën,është jashtëloje!!!”
Tani qesha unë dhe vazhdoj të qeshë,sa herë e kujtoj.
*
Unë nuk fitova si deputet dhe PD në FIER më caktoi Kryetar të Komitetit Pluralist të zonës 1. Në zyrë me mua,qe sekretarja që përfaqësonte PS. Dera trokiti dhe në zyrë hyri një plak myzeqar,me takijen karakteristike dhe,sa hyri,më tha:-Do e nxjerrësh këtë”cucën” pak nga zyra se kam me tyja një muhabet burrash.
Xhaxha,- i thashë,-kjo”cuca” nuk është”cuca” ime,po përfaqëson PS. Epo,helbete,po do e digjoj rixhan time se ashtu e kam llafën.
Iu luta,ADELINËS(e kujtoj me shumë respekt kuo që të jetë) që doli. Mbetëm vetëm me xhaxhan. Nuk qe”xhaxha”,po usta.
-Hë,-i thashë,pa ma thuaj atë llafin.
Ai,më shkuli një qime nga koka dhe më tha:- Qenke qimeashpër tëpkë si çuni im. Ju,”qimeashpërit” jini punëtorë,por mirrni zjarr si flaka e kashtës. E,ta paçë fjalën, kam ardhur për hallin e djalit. Ky,imi,ka një kokë të madhe,por në MYZEQE thonë:- Mos e bli lopën kokëmadhe,se nuk ka qumësht. Epo e kam djalë dhe nuk e bëj dot hasha. Ky djali im ka dy cuca(si me këmbë në yzengji) dhe siç po vijnë mileti(të bardhë e të zinj) vendosen,mor babaçe,mu aty mbas gradhit tim dhe kam frikën e çunit,se i hanë brirët për”sherr”.Rixhaja ime është:-Nëma me shkresë atë copë që është e lirë aty. Se nga”hyqymeti”(shteti)kam frykë una. Hyqymeti,- vazhdoi xhxhai,- është si bullari.Hovte-hovte i ka të mbyllur sytë si bullari,por,kur i hap, hapu dhe e futu. Këtij “xhaxhai-usta” ia dshashë me”senet” që mos kish”frykë nga bullari.
*
Ky është xha MYRTE BUZI. E kam futur në disa tregime të mia. I shkurtër,me qylaf të bardhë,nga ato me antenë,ësht tipki portreti i MUSA SALARISË. Me origjinë nga fshatrat e TEPELENËS dhe,si tregonte,kanë rënë në MYZEQE që nga koha e TAFIL BUZIT. Këtu,në Mbrostar-Ura të FIERIT kam jetuar 50-vjet me të. Burrë shumë i mençëm dhe ja”librat” që”kam lexuar” prej tij:- Sherri është si zjarri.I fryve,ndizet,nuk i fryve,shuhet.- Qeveria as turp nuk të ka dhe as të ka frikë.- Të keqen pepja tyja:-Me këto buzë që kemi,do puthemi. Për familjen:- Kush ka “pulën”,i ha vezën(aludimi për vajzën në raport me prindrërit) dhe kush ka “gjelin”(djalin) ,i ha gëlasën. Për gruan:-Kalit ia di huqet,kush i hipën sipër.
Siç e shihni,këto janë”bibliotekat e vdekura” dhe autorët e këtyre”lbravE,i kujtoj me mall.

Tiranë,14 nëntor 2025

ORË LETRARE NË ODEN KULLËS SË GECËVE NË LLUKË TË POSHTME TË DEÇANIT- Nga TAHIR BEZHANI

 

Me 15. Nëntor,2025 me iniciativën e aktorëve Rrustem Latifaj, Halil Tetaj, mbështetur nga shkrimtari Adem Lushaj, u mbaj orë letrare në kullën e Rrustem Gecaj, biznesmen i njohur e autoritar i spikatur për çështjen kombëtare shqiptare. Ora letrare ishte pagëzuar nga iniciatorët me emrin “Shkreptima e Maleve”, emër nga një histori e kaluar, ku regjimet e mëhershme nuk kishin lejuar që ta emërtonin me këtë emër vepriminë kulturo-letrarë të letrarëve e artistëve në Komunën e Deçanit. Moderuesi i orës letrare dhe iniciatori kësaj ore, Halil Tetaj, poetëve të pranishëm ua bëri me dije se kjo orë letrare, “Shkreptima e Maleve”, do bëhet e përhershme dhe do mbahet çdo vit kalendarik. Do t’i ideojmë të gjitha format dhe mënyrat organizative, do ketë risi në organizim dhe trajtim, do ketë veprime ndryshe nga manifestime tjera letrare ne Kosovë. Kësaj iniciative të re nga iniciatorët e kësaj ore letrare në kullën e Rrustem Gecit, i duartrokiten gjatë të gjithë poetët-krijuesit e pranishëm në odë.

Kulla e Gecëve të Llukës së Deçanit, mbart mbi shpatullat e saja krenarinë kombëtare shqiptare nëpër shekuj, oda ku fjala ka pasë besë dhe ka zënë vend ndër kuvendarë të fjalës së gdhendur e posaçërisht, kur bëhej fjalë për organizim e kundërvënie të pasioneve të armiqëve barbarë që nuk ishin të pakët në historinë tonë të lavdishme. Mrekullia e këtyre çasteve poetike në kullën e Rrustem Gecit, ishte edhe prania e Harry Bajraktarit, person i shpallur “Nderi kombit” nga presidenti i Shqipërisë, i cili me fjalë të zgjedhura përshëndeti takimin dhe të gjithë poetëve-krijuesve iu uroj suksese në krijimtari dhe iniciativa të reja. Padyshim se pronari i kullës, z. Rrustem Gecaj, ishte në ballë të falënderimeve nga secili poeti i pranishëm, duke treguar dëshirën secili që të bënin fotokujtime me këtë burrë të njohur.
Zotëri Rrustem Gecaj, njëherit i shpallur “ Nderi i kombit” nga presidenti i Shqipërisë, dje për poetë kishte hapur burrërisht, derën, mendjen, zemrën dhe kuletën, dhe për këtë veprim e falënderojmë nga zemra. . Urojmë që Kulla e Gecajve (pronë e Rrustem Gecaj), të jetë tempull i dijës e kulturës së këtij shekulli, duke trashëguar historinë e trimërisë, burrërisë e bujarisë shqiptare ndër shekuj të kaluar.

Kumbimi dhe jehona e fjalës poetike, kishte arrite lartësisë së shpateve të bjeshkëve mbi Deçanin piktoresk. Fjala poetike është zëri i shpirtit njerëzorë që buron nga zemra dhe qesh e qanë gjithmonë fatin njerëzorë nëpër kohë të shkrira e të ngrira. Andaj, me këtë frymë shpirtërore, deklamuar poezitë e tyre shumë poet e poete në oden e kullës së Rrustem Gecaj në Llukë të poshtë të Deçanit.
Lexuan:Ajete Pavataj,Osman Shala, Tahir Bezhani, Rijad Berisha, Naxhije Kastrati, Kumrie A. Shala, Ali Geci, Ajne Iberhysa, Jetmira Avdiaj, Hysen tahuiraj, Mal Haziri, Leonora Lokaj, Alma Hadergjonaj, Ismet Krasniqi-Lala, Xhelal tetaj, Adem Lushaj, Hysen berisha dhe Lumnije Lushaj.

 

Si pikë relaksuese programi organizatorët kishin përfshi grupin e të rinjve valltarë të komunës së Deçanit, të cilët me elegancën e tyre me veshje kombëtare, krijuan atmosferë madhështore në oden e burrave të Rrustem Gecit nga Lluk poshtme. Njëherit,, takimit i dhanë koloritet të veçantë rapsodët Hamez Lokaj, Bekim Vishaj, Zenun Maksutaj, dhe Skender Vishaj.

Në mbarim të programit, pasoi një pushim, (shëtitje), në oborrin e kullës, ku poetët bënë shumë fotokujtime, duke fiksuar pamje të bukura e madhështore të kullës historike. Në fund ,nga pronari i kullës, ishte organizuar një drekë mikpritëse në një lokal në Deçan.

Respekt e falënderime organizatorëve të orës letrare, falënderim i veçantë për pronarin e kullës, z. Rrustem Gecaj.

Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”: MBAHET MITINGU I POEZISË, i 61-TË NË GJAKOVË

E premte me 21 nëntor 2025,
edhe pse këtë vit patëm refuzim të projektit tonë konkurues në institucionin përkatës dhe falë përkrahjes simbolike të Kryetarit të Komunës Z. Gjini, për të mos e këputur Mitingun po e shënojmë.
Kryesia e Klubit letrar ” Gjon Nikollë Kazazi”.

IN MEMORIAM: 5 poezi në shqip dhe greqisht nga ANASTASIA KACALIDHA – Përgatiti për botim PETRO MEJDI

Nga cikli ‘poetë minoritarë’:
Leshnicë, Sarandë — Athinë —
5 poezi në greqisht dhe në shqip .
1.
“Një vazo lulesh “
( prindërve )
2.
” Një lutje Shën Savës ” .
( mbrojtësi i të sëmurëve )
3.
” MAJI IM “
( muaji i lindjes së poetes )
4.
” VITI “
( Viti 2025 ) , një poezi profetike e poetes )
5.
Satirike
***
Në ditën kur poetja do të zbriste në qimiterin e Athinës , në tokën e Atikës , vendit të poetëve antikë, ndeza një qiri tek Ajios Fanurios të Rafinës, në kishëzën e vogël në qëndër të qytetit , në të cilën hyjnë e dalin njerëz në çdo orë të ditës.Më emocionoi ikja e poetes .Ajo e përjetoi sëmundjen dhe dhimbjet me stoicizëm .
Sot , në vend të një buqete lulesh mbi mermerin që mban emrin e saj, kam përkthyer tufë poezish të Anastasisë .
Prolog
Në një ditë vjeshte të vitit 2025 iku Anastasia Kacalidha , iku një shpirt poetik , gjithë nostalgji dhe dashuri për jetën , për vendin ku lindi dhe pati përjetimet e para të jetës , plot mall dhe dashuri për ata që ikën.
Ajo është rritur në një familje ku njerëzit janë rritur me librin në dorë,me këngët e djepit , me legjendat e përrallat , ku i jati , ashtu si bletët , mblidhte nektarin e poezisë orale minoritare të trevave të Leshnicës , ai , babai i saj Grigoris Kacalidhas , mësuesi i apasionuar , mbledhësi i hershëm dhe skurpuloz i thesareve të popullit të vet , i cili , në fëmini u lexonte këngët , përrallat , gonëdhënat , ua lexonte dhe ua këndonnte , i recitonte dhe i rrëfente .Dhe këto i përgatitën ata për udhën e gjatë të krijimit, ato u bënë për ta një shkollë poetike , një ” Poetika ” . Anastasia i shfletonte këto thesare bashkë me të vëllanë e saj më të madh , poetin e shquar Niko Kacalidha, Fletoret e të jatit , fletore që pas vitit 1990 u kthyen në libra,në një kolanë folklorike .Të dy , sipas perceptimit individual të asaj që lexonin , që recitonin, që këndonin , e kanë derdhur këtë frymë poetike, këtë figuracion letrar , leksikun e tyre të veçantë, në poezinë dhe prozën e Nikos dhe vjershërimin e Anastasisë .
Poezia , vjershërimi , i Anastasisë është i thjeshtë , siç janë të thjeshtë njerëzit , siç janë të qarta ujërat e Leshnicës , ajo ngjeu muzën e saj poetike në ato perla popullore , në veçoritë më të arta të poezisë popullore të popullit të vet. Anastasia parapëlqen më shumë vargun tetërrokësh dhe poezinë strofike .
Poezitë që kemi zgjedhur janë të kohëve të fundit të saj , kohë në të cilën poetja jetoi dhe përballoi me stoicizëm , me besim tek perëndia , merrte forcë nga të shënjtët, janë tronditëse lutjet e saj drejtuar zotit dhe shenjtorëve , ” kritikat ” ndaj Vitit 2025, vitit të mbrapshtë dhe të mbramë për të , vit i cili rrëmbën moshën e saj, i hedh mbi shpatulla dhe ikën .
Ajo u këndon kujtimit të prindërve , të cilët , me siguri janë mërzitur kur ajo u shkoi pranë tyre para kohe , i këndon majit , muajit të luleve, të cilin e quan muajin e saj , pasi lindi në muajin e luleve .
Anastasia ka lënë dhe poezi satirike dhe humoristike .Kemi sjellë një të tillë.
Për hir të përkthimit poezitë e Anastasisë i kam lexuar dhe rilexuar, më pëlqyen aq shumë , ndodh që poezia e stilit të saj është e vështirë për ta përkthyer, ndaj dhe përkthimi im nuk më pëlqen në çdo poezi. Megjithatë, ky përkthim ka dy të mira : , poetja përkthehet në një gjuhë tjetër, dhe ka më shumë lexues .
E paharuar qoftë poetja Anastasia Kacalidha !
***
” Një vazo lulesh “
( kujtimit të prindërve )
.
Një vazo lulesh
Lashë mbi mermer
Lexo letrën
Më mungon të them.
.
Sa shumë i doje
trandafila, krina
Për to u kujdese
Hyjnore dashuria .
.
Po të vonoj të vi
se jam larg teje
Nëse do thahet trëndafili
Sa shumë do të mërzitem .
.
Në mëngjeset me vesë
nënë ta ujitësh
Gonxhet ajo të çelë
Mermerin tënd të zbukurojë ….
.
Sa të zbardhë agimi
Thir ti babanë
të zbresë nga lart
Të bisedoni bashkë .
.
I doje trëndafilat nënë
Këput një , merri erë
Bashkë me babanë
Të zini ju kuvend ¹.
.
Mendova nëna ime
Këngë të thur për ty
Sesa të qaj me fjalë
Mbi të ftohtin mermer.
.
Ti vjen pranë meje shpesh
Ngadalë dhe nuk më zgjon
Më thua duke mërmërirur :
Lufto , me dinjtet të rrosh .
.
Njëmbëdhjetë vjet shkuan
Larg nesh dhe ti baba,
Netëve në ëndërr më vjen
Dhe ditën të humbas.
.
Qofshi mirë atje lart
Kujdesu për mamanë
E përjetshme dashuria ime
Në zëmër thellë ju kam .
***
kunvend – në greqishten popullore: kuvendiazo — bisedoj )
–NJË LUTJE SHËN SAVËS¹ -‘
( i shënjti mbrojtës i të sëmurëve )
.
Shën Sava gjithmonë
Tek ty unë lutem
Në çaste të vështira
Dhe kur kam dhimbje.
.
Është e kremtja jote sot
Dita jote është
Për shumë vjet uroj
Emrit tënd të Shenjtë.
.
Shën Sava të kërkoj
Një të mirë vetëm :
Bëhu ti mjek
Të më marrësh çdo dhimbje .
.
Shumë vite uroj
Për emrin tënd të shenjtë …
Mirësisë tënde i përgjërohem
Duarve të tua o i shënjtë!
.
Gjithë botën shëro
Dhe timen dhimbje merr
Vetëm bekimet e tua
Atë mund ta bëjnë .
1: Ajos Savas — Shën Sava , shënjtori mbrojtës i të sëmurëve .
.
–MAJ LULE SHUMË —
(muaji i lindjes së poetes )
.
Maj luleshumë
Maj me lule mbjellë
Dëgjoje zëmërzën time
Dëgjoje se si rreh .
.
Maji im , i shtrenjti ti
Dhe i imi je
Me ti pashë së pari
Dhe diell dhe dritë .
.
Maj lule shumë ngjyrësh
Maj këngë shumë
Ato zbukuruan
Të thjeshtin djepin tim .
.
Ti pashë të parin
Para se emrin të marr
Hodha hapat e parë
Në lëndinat nga ty qëndisur .
.
Maj që më hape
Sytë e jetës
Udhët e saj më tregove
Dhe gjithë monopatet.
.
Ti je i adhuruari im
Dhe dritë e jetës sime
Ndaj të këndoj o Maj
Ti dhe i imi je .
.
Dita e lindjes sime
Më tetëmbëdhjetë maj
Ndaj dhe zëmra ime
Për ty rreh me shend e gaz .
.
— VITI —
(një poezi profetike e poetes për vitin 2025)
.
Vit , që aq shpejt vërtitesh
Keq nuk të vjen ?
Rrëmben moshën tonë mbi supe
Dhe vrapon si erë .
.
Kaq i shpër mos u trego
Ndalo në stacione
Asnjëherë nuk lodhesh ?
Ulu dhe mendo…
.
Vit që sapo nise
I ri je , mëso
Bëhu pakëz më elastik
Me gjithë njerëzit mbi tokë .
.
Ligje të reja kalo
Në parlamentin tënd
Që të rrojnë njerëzit
Deri në pleqëri të thellë .
( 4 janar 2025)
.
Satirike
.
Pa AMKA* të kisha marrë
Dhe pa AFMI *
Ishte jeta jonë
Gjithë ” Jo ” , gjithë ” Mi* “
.
Unë gozhdës , ti patkoit
Nuk përshtateshim
Dhe sahanët shpejt e shpejt
I ndamë më dysh.
.
Mos më dërdëllis prapë
Se shtëpia më vjen rrotull
Se që kur u ndamë zonjë
Më erdhi prapë gëzimi .
.
Mbytur me borxhe tek tatimet
Dhe ma luaje ti zonjë
Jeta jonë ishte për ditë
Një portofol bosh.
.
Unë gozhdës , ti patkoit
Nuk përshtateshim
Sahanët më në fund
I ndamë më dysh .
.
Pa AMKA të kisha marrë
Dhe pa AFMI
Jeta jonë gjithë grindje
Gjithë ” Jo ” dhe gjithë ” Mi”
.
*: kode të tatimores dhe të shërbimit shëndetësor.
*Mi–në greqisht- mos
.
ΓΛΑΣΤΡΑ ΤΡΙΑΝΤΑΦΥΛΛΙΑΣ
=======================
Γλάστρα τριανταφυλλιάς,
σου έφερα στον τάφο.
Διάβασε στο σημείωμα,
μου έλειψες σου γράφω.
.
Ήξερα πως τα λατρεύες,
τρυαντάφυλλα και κρίνα.
Μεγάλη η απασχόληση
κι η αγάπη σου για ‘κείνα.
.
Και αν αργήσω να σε δω,
γιατί είμαι μακριά σου,
αν μαραθεί θα λειπειθώ,
η τριανταφυλλιά σου.
.
Πρωί, πρωί με τη δροσιά,
μάνα να την ποτίζεις.
Μπουμπούκια να κυοφορεί
στον τάφο σου ν’ ανθίζει.
.
Σαν ξεπροβάλλει η αυγή,
φώναζε τον πατέρα,
να κατεβαίνει χαμηλά,
να κάνετε παρέα.
.
Σ’ άρεσαν τα τριαντάφυλλα,
κόβε και μυριζέ τα.
Όταν μαζί με τον μπαμπά,
θα πιάνεται κουβέντα.
.
Προτίμησα μανούλα μου,
τραγούδια να σου γράφω,
παρά να σε μοιρολογώ,
σε μαρμαρένιο τάφο.
.
Έρχεσαι δίπλα μου συχνά,
μόνο που δεν μ’ αγγίζεις,
στ’ αυτή μου λεςψιθυριστά:
Πολέμα για να ζήσεις.
.
Έντεκα χρόνια έκλεισες,
μακριά κι εσύ πατέρα,
τη νύχτα μ’ εμφανίζεσαι,
μου λείπεις την ημέρα.
.
Να ‘στε καλά εκεί ψιλά,
πρόσεχε τη μαμά μου.
Παντοτινές λατρείες μου,
σας έχω στην καρδιά μου .
==========================
–ΠΡΟΣΕΥΧΗ ΣΤΟΝ ΑΓΙΟ ΣΑΒΒΑ —
(προστάτης των καρκινοπαθών)
.
Άγιε μου Σάββα, πάντοτε
εσένα προσκυνάω.
Στα δύσκολα όταν βρεθώ
κι όταν εγώ πονάω.
.
Είναι η γιορτή σου σήμερα,
η μέρα είναι δικιά σου.
Χρόνια πολλά σου εύχομαι,
στο Άγιο όνομά σου.
.
Άγιε μου Σάββα, σου ζητώ
μια χάρη σου και μόνο:
Γίνε γιατρός και πάρε μου
μακριά τον κάθε πόνο.
.
Χρόνια πολλά σου εύχομαι,
στο Άγιο όνομά σου.
Στα χέρια σου αφήνομαι,
στα χέρια τα δικά σου.
.
Όλου του κόσμου γιάτρεψε
και τον δικό μου πόνο.
Στα χέρια σου αφήνομαι,
στα χέρια σου και μόνο.
.
–ΜΑΗ ΜΟΥ–
.
Μάη εσύ ανθόσπαρτε,
τριανταφυλλένιε Μάη,
άκουσε την καρδούλα μου,
άκου τη πως χτυπάει.
.
Δικιέ μου Μάη, ακριβέ,
που είσαι και δικός μου,
σε σένα πρώτο αντίκρισα,
τον ήλιο και το φώς μου.
.
Μάη μου με τα άνθη σου
και τα πολλά τραγούδια,
με τα δικά σου στόλισαν,
την κούνια μου λουλούδια.
.
Εσένα πρώτο αντίκρισα,
πρίν πάρω τ’ όνομά μου,
στο κεντιμένο σου χαλί,
τα πρώτα βήματα μου.
.
Μάη όπου μου άνοιξες
και της ζωής τα μάτια,
τους δρόμους της μου έδειξες
κι όλα τα μονοπάτια.
.
Εσύ είσαι η λατρεία μου
και της ζωής το φώς μου,
γι’ αυτό σου λέω Μάη μου,
πως είσαι και δικός μου.
.
Ημέρα γενέθλίων μου,
η δέκα οχτώ του Μάη,
γι’ αυτό και η καρδούλα μου,
από χαρά χτυπάει.
========
ΧΡΟΝΟΣ
Χρόνε που στροβυλίζεσαι,
φιλότιμο δεν έχεις;
Παίρνεις την ηλικία μας
στην πλάτη σου και τρέχεις.
.
Τόσο σκληρός μη γίνεσαι,
κάνε και κάποιες στάσεις.
Ποτέ σου δεν κουράζεσαι.
Κάτσε να ξαποστάσεις.
.
Χρόνε που μόλις άρχισες,
καινούργιους μάθε τρόπους.
Και γίνου ποιό ελαστικός,
με όλους τους ανθρώπους.
.
Στο κοινοβούλιο πέρασε,
τους νέους σου κανόνες.
Να ζει η ανθρωπότητα,
αιώνια στους αιώνες.
.
Αναστασία Κατσαλίδα
04/01/2025Καλό Σαββατοκύριακο
Σατυρικό
=========
Δίχως ΑΜΚΑ σ’ είχα πάρει,
δίχως ΑΦΙΜΙ.
Κι ήταν η ζωή μας όλη
ένα δεν και ένα μι.
.
Εγώ άσπρο κι εσύ μαύρο,
δεν ταιριάσαμε.
Τα τσανάκια μας στο τέλος,
τα μοιράσομε.
.
Μην ξαναμιλήσεις πάλι
και αρχίσει παραζάλη,
σα χωρίσαμε, κυρά μου,
ξαναήρθε η χαρά μου.
.
Χρώσταγες στην εφορία
και το έπαιζες κυρία.
Κι ήταν η ζωή μας όλη,
ένα άδειο πορτοφόλι.
.
Εγώ μαύρο εσύ άσπρο,
δεν ταιριάσαμε.
Τα τσανάκια μας στο τέλος,
τα μοιράσαμε.
.
Δίχως ΑΜΚΑ σ’ είχα πάρει,
δίχως ΑΦΙΜΙ.
Κι ήταν η ζωή μας όλη
ένα δεν και ένα μι.
.
“Η Διαμαντόπετρα”
Εκδόσεις Κουκκίδα 2018
NIKO KACALIDHA

RREZMË- Cikël poetik nga RUZHDI GOLE

TORBË
.
Të moshuarat ngjiten
ngadalë në kodër
dalëngadalë
.
me gjysmë fryme
fryme të cokët
secila hall.
.
Më pak ato
u besojnë kërcinjve
tremben
mos u rrëshqet
noj popël gjymtyrëve,
.
shkopit të lutjeve i besojnë
shkopi vet i çalë
herë – herë
atyre
s’u bindet
.
do t’i lerë mbëdhe, ngjis tutje?
.
Të moshuarat
pa u ndi
fiken pak nga pak
kodra tëposhtë zbret
gjelbërimin e saj nur,
plot frymë
heshtja mëditëse
afër rrugëmbarë
.
ajo … korbëzeza
hirtë e hijshme
tani për tani
brum jo guvë…
.
Të moshuarat ngadalë
dal’ngadalë ngjiten
përpjetë në kodër
me shkopin e lutjes
dhe torbën e hijes
me hijen pupël
popël…
.
LUHATJE
1.
E qara mbi det … mbi det e qara …
mbi kuvertën e anijes që digjet
digjet nuk shuhet, ani, krejt,
mbi krye i rri e e mbron
një shenjt’ i ri lutur
thirrjeve të para
.
duke shkundur rrufetë.
.
E qara mbi tokë, loton mbi bar,
milingona hypin zbresin
nga shpina e trilleve
të hirnosura
qyshkur
mijëra dashurive
dhe atyre që janë duke ardh’.
2.
Gulçet e qara, gulçet ëmbël, s’klith,
e qara përpëlitet, përtërihet
bisk e qara, dhimbja
degë në lis.
.
Dallga dëshiron t’i afrohet
sa më shpejt gjibregut
bari pupulitës eshtrës
mbin për të mirë
pa të keq,
.
Njeriu dallgon prehur
me milingonat në shpinë
mijëra dashuri mbirë thellë…
.
TJETËR DIHATJE
.
Ç’është ftohja e këmbëve ?
…kacavjerrje …
gjarpër me zile,
pulpat squllin
shputat sikur
pijnë baltë
gjymtyrët
treten
.
të gjitha, dikur, frut i bimëve.
.
Krisja e gishtave ç’është
gishtat si me gunga arre ?
.
Rrëmbehet koka prej duarve
ecjeve rrëmbehen gjymtyrët
(ato ndërruan vend
shpejt përfare.?)
.
Ç’është ftohja e tyre,
dikur gjithçka
frut i bimëve,
.
tani përhitje, shumë ngathët,
.
krisja e ditëve
me thelpinj
ngjarjesh
arrë gungëçarë është
.
ç’është gjarpër?
.
AFËR, PËRQARK
1.
Drurët nuk i mbajnë fatkeqësitë,
fytyra e të ndjerit duket sikur
nga të tijtë ende s’ka ikur
sikur rreth tij fjalosen
akoma t’afërmit
e shtëpisë.
.
Drurët janë t’dhimbsur me të ndjerin
gjethe shkundin mbi fytyrën e tij
perëndim përlotjeje qetëvrapthi,
befas duken sikur mes tyre
ata njihen qyshheri
përqafuar diellorë
sy nër sy prej fari.
.
Jeta të dhembshurit afron
i le pas të ngathëtit.
.
2.
Përhera drithërohemi kur shohim    fytyra të dhembshura tek drurët,
drurët i ndjellin
thellë frymë
të gjelbër
të ndjerit
sakaq,
.
sa të duket sikur heshtja
pendohet, cicëron
edhe në gjumë
mbi të fjeturin
që mund të jetë
secili prej nesh
vonë o tani
afër tutje
përqark…
.
RREZMË
.
Drurët i gjenden
pranë njëri – tjetrit
në cikmë
afrojnë gishtat
i puqin të ngrohen
ujërat e tepërta
thithin
në përmbytje
rrezet
ia shpërndajnë
njëri-tjetrit njësoj
.
asnjëherë nuk grinden
për foletë e pëllumbave.

Përkujtojmë sot në 111-vjetorin e lindjes prozatorin dhe studiuesin e njohur arbëresh Françesko Solano

Përkujtojmë sot në 111-vjetorin e lindjes prozatorin dhe studiuesin e njohur arbëresh Françesko Solano, i njohur në fushën e letrave edhe me pseudonimin Dushko Vetmo.
Ai lindi më 14 nëntor 1914 në komunitetin arbëresh të Frasnitës (Frascineto), të krahinës së Kozencës (Kalabri). Dushko Vetmo është një nga autorët dhe studiuesit kryesorë arbëreshë të gjysmës së dytë të shek. XX, vepra e të cilit ushtroi një ndikim vendimtar në zhvillimet e mëtejshme të albanologjisë në Itali. Ai ishte një nga figurat më të shquara të profesoratit arbëresh të ditëve tona, filolog e gjuhëtar me formim shkencor solid e me horizont të gjerë kulturor. Njëkohësisht ishte poet, shkrimtar dhe dramaturg, njohës i shumë gjuhëve të huaja dhe përkthyes dorëmbarë deri edhe nga kinezishtja, mbrojtës i zjarrtë dhe i paepur i gjuhës shqipe dhe i virtyteve tradicionale të arbëreshëve. U nda nga kjo jetë më 20 mars 1999.
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

‘Nga Epoka e Bronzit te Përralla’, Epidamn Zeqo: Një libër interaktiv për të mësuar dhe gëzuar trashëgiminë kulturore

Ky segment fokusohet tërësisht te libri i Epidamn Zeqos, “Epidamn, legjenda e Durrësit”. Autori shpjegon se si një temë komplekse si historia e qytetit që nga koha e bronzit mund të bëhet e afërt për fëmijët.

Nga studioja e ‘Kafe Shqeto’, Zeqo tha se sekreti qëndron në përdorimin e rrëfimit me rimë, i cili ndihmon në memorizim dhe zhvillim, si dhe në përfshirjen e ilustrimeve cilësore nga Enkeleda Shtërpifti.

Libri nuk është vetëm një lexim pasiv, ai përmban elemente interaktive dhe lojëra që e bëjnë fëmijën pjesë aktive të zbulimit. Zeqo argumenton se historia nuk ka moshë dhe përmes kësaj vepre synon t’u mësojë fëmijëve për trashëgiminë e tyre kulturore në një mënyrë tërheqëse.

Pjesë nga deklarata: 

“Është historia më e hershme e Durrësit, po është rrëfim historik me rimë. Ke 60 ilustrime origjinale nga Enkeleda Shtërpifti që ta sugjeroj, në qoftë se do e shkruash librin për miushin që ke shpikur.

Unë kap tema komplekse. Tema komplekse është historia e Durrësit. Po si ta bësh më të përafërt për fëmijët, për prindërit, për, për gjyshërit apo jo? Dhe kjo është gjithë, gjithë puna. E bën më të prekshme, e bën më të afërt me, aty kam futur edhe një lojë, në qoftë se mund ta shohësh në faqen e dytë.

Është, a i gjen dot objektet brenda në libër? Jo jo, atëherë gjithë prona e kishte mbreti Epidamn.

Vajza ime e ka lexuar këtë libër që në moshën shtatë vjeç. Historia, ne kemi një histori të pasur. Nuk dallohet sot në Shqipërinë e sotme, po historia jonë antike është shumë e pasur, e pasur. Ne ta, ta festojmë, ta këndojmë, ta mësojmë, t’i gëzojmë asaj.

T’i gëzohemi se ka ngelur vetëm në libër, nuk ekziston më në realitet, po të paktën e kemi në libër, të jemi krenarë, të njohim trashëgiminë tonë kulturore, pse jo”.

Më 13 qershor 1936 lindi shkrimtarja e shquar italiane Dacia Maraini

VOAL- Vajza e shkrimtarit dhe antropologut Fosco Maraini, Dacia Maraini (Daça Maraini) lindi në Fiesole më 13 nëntor 1936. Nëna e saj ishte piktorja Topazia Alliata, një grua siciliane nga familja e lashtë Alliata di Salaparuta. Përveçse një shkrimtare e njohur, Maraini ka qenë gjithashtu në lajme për marrëdhënien e saj të gjatë me hyjninë e rradhës të letërsisë italiane të shekullit të njëzetë, Alberto Moravia, me të cilin jetoi nga viti 1962 deri në vitin 1983, duke e shoqëruar atë në udhëtimet e tij nëpër botë.

I etur për t’u larguar nga Italia fashiste, Fosco Maraini kërkoi të transferohej në Japoni, ku jetoi me familjen e tij midis viteve 1938 dhe 1947, duke studiuar Hainu, një popull në rrezik zhdukjeje që jetonte në Hokkaido. Nga viti 1943 deri në vitin 1946, familja Maraini, së bashku me italianë të tjerë, u internua në një kamp përqendrimi për shkak se refuzoi të njihte zyrtarisht qeverinë ushtarake japoneze. Në fakt, kjo qeveri kishte nënshkruar një aleancë me Italinë dhe Gjermaninë në vitin 1943 dhe u kërkoi Marainëve të nënshkruanin besnikërinë e tyre ndaj Republikës së Salò-së, gjë që ata nuk e bënë. Në përmbledhjen e saj të poezive të vitit 1978, “Mangiami Pure”, shkrimtarja rrëfen privimet dhe vuajtjet e tmerrshme që përjetoi gjatë atyre viteve, të cilat për fat të mirë u ndërprenë nga mbërritja e amerikanëve.

Pas kësaj fëmijërie veçanërisht të vështirë, shkrimtarja u zhvendos fillimisht në Bagheria, Siçili, dhe më pas në Romë, duke vazhduar studimet dhe duke ia dalë mbanë me punë të ndryshme: së bashku me të rinj të tjerë, ajo themeloi një revistë letrare, “Tempo di letteratura”, të botuar nga Pironti në Napoli, dhe filloi të kontribuonte në revista të tilla si “Nuovi Argomenti” dhe “Il Mondo”. Gjatë viteve 1960, ajo debutoi me romanin “La vacanza” (1962), por gjithashtu filloi të angazhohej në teatër, duke themeluar, së bashku me shkrimtarë të tjerë, Teatro del Porcospino, i cili interpretoi vetëm vepra të reja italiane, nga Parise te Gadda, nga Tornabuoni te Moravia e kudondodhur. Nga gjysma e dytë e viteve 1960, ajo vetë shkroi shumë drama, duke përfshirë “Maria Stuarda” (e vlerësuar gjerësisht ndërkombëtarisht), “Dialogo di una prostituta con un suo cliente”, “Stravaganza” dhe të fundit “Veronica, meretrice e scrittora” dhe “Camille”.

Në atë vit të trazuar, ndër të tjera, Moravia la gruan e tij, shkrimtaren Elsa Morante, për të.

Në vitin 1970, ajo drejtoi filmin “L’amore coniugale”, me protagonist Tomas Milian, bazuar në romanin me të njëjtin emër të Moravias.

Tre vjet më vonë, në vitin 1973, ajo themeloi “Teatro della Maddalena”, të drejtuar tërësisht nga gra. Pesë vjet më vonë, “Dialogo di una prostituta con un suo cliente” (e përkthyer në anglisht dhe frëngjisht dhe e shfaqur në dymbëdhjetë vende të ndryshme) u shfaq atje. Për Dacia Maraini-n, teatri kishte qenë gjithmonë një vend për të informuar publikun rreth çështjeve specifike sociale dhe politike.

Që nga ato vite e tutje, karriera e saj në prozë dha gjithashtu fryte të konsiderueshme, me romane të botuara në mënyrë mjaft të rregullt. Në rend kronologjik, kujtojmë “Epoka e Sëmundjes”, “Kujtimet e një Hajduti”, “Gruaja në Luftë”, “Isolina” (Çmimi Fregene 1985, ribotuar 1992; përkthyer në pesë gjuhë), “Jeta e Gjatë e Marianna Ucrìa” (1990, Çmimi Campiello 1990; Libri i Vitit 1990; përkthyer në tetëmbëdhjetë gjuhë), e cila u adaptua në filmin me të njëjtin emër nga Roberto Faenza, “Marianna Ucrìa”. Një titull tjetër i viteve 1990 është i rëndësishëm “Zërat” (1994, Çmimi Vitaliano Brancati – Zafferana Etnea 1997; Qyteti i Padovës 1997; Çmimi Ndërkombëtar Flaiano për Fiction 1997; përkthyer në tre gjuhë).

Sa i përket poezisë, përmbledhja e saj e parë me poezi, “Mizoria në ajër të hapur”, daton në vitin 1966. Kjo u pasua nga “Donne mie”, “Eat Me Pure”, “Dimenticato di dimenticare”, “Viaggiando con passo di volpe” (fituesit: Mediterraneo 1992 dhe Cittàe2, dhe 1999, Pendo, dhe Cittàe2.”

Në vitin 1980, në bashkëpunim me Piera Degli Esposti, ajo shkroi “Storia di Piera” (Historia e Pierës) dhe në vitin 1986 “Il bambino Alberto”. Një kontribuese e rregullt në gazeta dhe revista, në vitin 1987 ajo botoi disa nga artikujt e saj në vëllimin “La bionda, la bruna e l’asino” (Bjondia, Bruneja dhe Gomari).

Ende jashtëzakonisht e frytshme, ajo udhëton nëpër botë, duke marrë pjesë në konferenca dhe premiera të shfaqjeve të saj. Aktualisht ajo banon në Romë./Elida Buçpapaj

ZOGU AG- Poezi nga RUZHDI GOLE

Përhera, ditënatë, një zog fluturon
nga Kulla e Sahatit të Tiranës
për në bregdetin port
me sirena në kokë
dhe me postë
të kaltër.
.
Zogu i Agut
më i mjeri dhe më i lumi fat
vëlla i të gjithë fluturakëve
kraharon pari vrullshëm,
sheh mëngjesin ciflos’
pas një kontrabande
me tyta vula frak
sheh mëngjesin
paqtë tek puth
ëndërr buzësh.
.
Zogu frymor lart pikas gjithçka, ulet
i bien pëndët e i drithërojnë sytë,
qielli me nishane mardhet
vojtja ngjethet ujeve
prej çdo drame
.
atdheu im
fal çka s’falet
hajdutët – trima huq.
.
Për be, për be…asnjë re të kaltër
Zogu në qiell më nuk e gjen
krahëlehtë, rëndë – rëndë,
re xhufkazeza therrmë
shpejt i afrohen
ta përpijnë
përzënë.
.
Ku të fshihet Zogu i zogjve
zogu ynë i gjithë Lutjeve
hiç eskortë hiç kobure
hiç helmetë,
.
ata, që e duan kanë ikur
tutje prej k’saj aorte
ata që janë afër
i ledhin pulpat
qytetthit tim
tëndin tonin
çalë – çalë
atlet.
.
A e keni parë Zogun të fluturojë
mbi Amfiteatrin dyrrahas
mbi Torrën veneciane
këtë mëngjes glob,
ende s’e keni
parë të vij
prej asaj
Tirane
.
s’ka shpresë… të shpresojmë ?
.
Sa e gjatë rruga nga Kulla e Sahatit
të mbërri’ në portin Dyrrah-Durrës,
Oooooooo ….
Zogu ende nuk është ngritur
në ajër, sheshi “Skënderbe”
i dhimbsuri jetëpërflakuri
mban në duar zogun
me postë të djegur
(prej çdo gjaksi)
mbuluar
me kurorë
puplash ….shurdhët.
.
Përhera, ditënatë, fluturon Zogu Ag..

Ani, ani vdekja ka nisë me ardhë!- Cikël poetik nga SAMI MULAJ

 

NUK MBAJ MEND

.

Nuk mbaj mend
apo nuk e di,
duket si një gënjeshtër,
apo fsheh një dhimbtë.

.

Kanë kaluar shumë vite,
askush nuk do të besoj,
kujtesa nuk mbron gjithmonë
diçka ka fshirë.

.

Ah, kujtimet ikin,
Edhe ato të mirat…
pa Lamtumirë.

.

2 D

.

Diktatura ka nevojë për të nënshtruarit,
aq shumë i do,
bën sikur i puthë…

Demokracia nuk ka nevojë,
po nuk e deshe,
ajo të përbuzë…

.

NJË KORE BUKE NGA TIRANI

.

Zogj me krahë
pa pupla që njohin
vetëm kafazin…

E rrokin lirinë,
një Alienë e huaj,
e largtë.

.

Të sigurtë,
hapin sqepin për pak kokrra drithë,
ushqehen prej tiranit,
të njohur,
ndër breza,
djalë pas djalit…

 

.

ANI, ANI…VDEKJA KA NISË ME ARDHË

.

Vdekja ka nisë me ardhë…
Kapuçët e gjunjëve me eshtnit e kembëve kanë nisë me u zanë,
rezët e dyerve
kanë ngelë pa vaj,
ditë e natë rrinë tuj cijatë…
E prapë kurr nuk ndalem,
deri në fund kam me ecë.

.

Vdekja ka nisë me ardhë,…Kurrizi nuk është ma drejtë,
mullar bari
njanue prej bore,
hangër fundin
prej dhenëve n’trolli
pa e sos dimri krejt.
E prapë ashtu me kurriz të kthyem
deri në fund nuk do të ndalem,
kam me ecë.

.

Vdekja ka nisë me ardhë…
Gjyksi gjuhet hucla,
kërcet kokrrizi n’shikulla n’bjeshkë,
fryma hyn e del ngadal
pa u ndie
si postagjia nën brrylë t’lokës,
n’margëz t’oxhakit tuj u zhagitë poshtë e përpjetë.
E prapë do të marrë frymë deri në fund,
kurr nuk do të ndalem,
kam me ecë.

Vdekja ka nisë me ardhë…
E kryet ka nisë t’ushtoj,
vegshi me çorbë plancash n’prush tuj u derdhë,
hini e avulli nuk le me i pa veringtë e oxhakit vjerrë.
E prapë kryet do ta çoj deri në fund,
me kryet lart kurr nuk do të ndalem,
kam me ecë.

.

E në fund,
kur trupin tim ta mbulojnë me dhe,
vdekjes do i them kot e ke moj bushtër,
e n’gjuhën time të dytë,
fak ju ( fuck you ).
Mbaje trupin tim ku të duash,
e kur të duash,
në vendlindjen time
shpirti im ka me ecë.

.

VARGJET E MIA SI FËMIJTË E PLEQËVE

.

Vargjet e mia
janë si fëmijtë e pleqeve,
pa i marrë
kush perdore në shkollë,
pa i çue kush në park
a në plazh asnjë dite…

.

Emrin e prindërve
duan ta harrojnë kur prezantohen,
askush nuk u tha djali i bosit,
i presidentit
a vajzë e shefit te policise…

.

Çuditem që disa i duan…
Duke fshire puthjet e pleqeve me dore janë rritë…

.

As dasma nuk bejnë kur martohen,
as ditëlindje nuk festojnë,
pa babë e nanë nuk bëhet vallja,
e paret lumë per orkestren nuk hidhen.

.

Edhe pse fëmijë pleqesh,
pa silikon i kanë faqet e gjinjté….

.

KUAJT E EGËR

.

Në gurrën time të muzës
pi ujë bashkë me kuajt e egër.

.

Vrapojnë
me vargjet e mia
pa shalë e pa fre.

.

Duke ju hedhë kokrra drithi e kripë në rrasa,
pa dashtë i zbusë,
i trembë.

.

E harroj,
nuk mbetën më trime
vargjet e mia.

.

Sepse,
kuajt e egër
nuk janë të egër më.

.

VAJZAT E BUKURA

.

Arti i vërtetë a magji
derdhë në krahët e tyre,
mbi lule e gjethe fluturojnë në ditët plot diell të pranverës.

.

Larg në fluturim
marrin gjithçka me vete, moshën nuk jua njohim, as emrat, as adresën,
…vetëm bukuria e tyre
në sytë tanë mbetet.

.

Nga lart shikojnë gjithë botën,
e ne mbetemi me sy prej tyre gjithë jetën.

.

Vetëm të bukura janë fluturat,
si askush tjetër në botë
ato nuk kanë emër tjetër…

.

TREVARGËSHE

•••
I bukur zog,
degë më degë këndon…
insektin në sqep se lëshon.

•••
Në mëngjes vjeshte
Pika vese mbi gjethe,
lotët e fundit të verës.

.

DASHURIA

E bekoj zotin
që nuk më dha gojë,
me mijëra pyetje që kam
askush nuk do të më dëgjoj…

.

KOHA

Është më e çmuara pasuri,
gjithnjë vjen,
që njeriu të shijoj botën.

.

Shiko, shiko vetëm bukuritë
e mos ke kurr frikë,
se e humbë kohën.

.

TË DUA

.

Të dua ! Të dua !
Të thuash të dua
nuk eshtë gjë e thjeshtë,
e as gjë që vjen
ashtu shpejtë, kaq shpejtë.

.

Ta thuash vazhdimisht, vazhdimisht kurr pa e ndërprerë, bëhet e besueshme, mbetet e vërtetë.

.

Pa menduar kurr se si ndihet tjetri,
midis nesh nuk ka me pas peshore që
mat dashurinë në jetë…?!

E DREJTA E AUTORIT NË SHQIPËRI MIDIS NORMËS LIGJORE DHE DEFORMIMIT PRAKTIK- Nga dr. Mujë Buçpapaj*

E drejta e autorit nuk është luks ligjor, por parakusht për ekzistencën e kulturës kombëtare




1. Kur ligji nuk mbron

Në çdo shoqëri demokratike, e drejta e autorit përbën themelin e marrëdhënies ndërmjet krijuesit dhe publikut. Ajo nuk është vetëm një instrument ekonomik, por një e drejtë morale, që garanton njohjen e autorësisë, integritetin e veprës dhe shpërblimin e drejtë për përdorimin e saj. Në Shqipëri, megjithatë, kjo e drejtë, që në vetvete është shenjë e emancipimit kulturor, është trajtuar më shumë si një formalitet administrativ sesa si një garanci themelore e lirisë krijuese.
Shqipëria zhvilloi bazat e mbrojtjes së të drejtës së autorit qysh nga koha e Monarkisë së Mbretit Zog, ndërsa gjatë periudhës së socializmit ekzistonte një kuadër ligjor i dobët në këtë fushë. Pas viteve 1990, me kalimin nga sistemi komunist në ekonominë e tregut, Shqipëria nisi përpjekjet për të ngritur një kornizë ligjore që njihte pronësinë intelektuale bazuar ne standardet nderkombetare. Ligji i parë për të drejtën e autorit, nr. 7564, datë 19.05.1992, u hartua nën ndikimin e legjislacionit europain me bazë tek Konventës së Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe Artistike (1886) dhe evoluimin e ketij koncepti në vijim, dhe përbënte një hap të rëndësishëm drejt njohjes së së drejtës së krijuesit. Megjithatë, ligji i vitit 1992 mbeti fragmentar, pa mekanizma zbatimi dhe pa infrastrukturën institucionale që kërkon ky sistem.
Në periudhën 2005–2016, Shqipëria ndërmori një proces përafrimi të legjislacionit me acquis communautaire të Bashkimit Europian, duke miratuar një sërë ndryshimesh që kulmuan me Ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura”. Ky ligj u cilësua në atë kohë si më i avancuari në rajon, por në praktikë, rezultatet e tij kanë qenë zhgënjyese. Sot, siç dëshmon edhe emisioni investigativ “Vetting” i News24 dhe raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, administrimi kolektiv i të drejtave të autorit është kthyer në një sistem jo-transparent, me prirje monopolizuese dhe me mungesë të thellë të llogaridhënies.

2. Korniza ligjore dhe institucionale, nga parimi në zbatim

Ligji nr. 35/2016 parashikon një ndarje të qartë midis të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura (të interpretuesve, producentëve, transmetuesve etj.), duke përcaktuar një mekanizëm të veçantë, administrimin kolektiv, për mbledhjen dhe shpërndarjen e të ardhurave që rrjedhin nga përdorimi publik i veprave.
Sipas nenit 133 të ligjit, një Agjenci e Administrimit Kolektiv (AAK) licencohet nga Ministria e Kulturës për të përfaqësuar interesat e një grupi autorësh dhe për të mbledhur në mënyrë të organizuar tarifat nga përdoruesit (radio, televizione, lokale, platforma streaming etj.). Po ky ligj, në nenin 135, përcakton kriteret për licencim, duke përfshirë domosdoshmërinë e bashkëpunimit me agjencitë simotra ndërkombëtare, një element që në praktikë ka prodhuar pengesa serioze për konkurrencën dhe hyrjen në treg të aktorëve të rinj.
Krahas agjencive, në vitin 2016 u ngrit Sporteli Unik për të Drejtat e Autorit (SUADA), si mekanizëm koordinues ndërmjet përdoruesve dhe AAK-ve. SUADA kishte për mision të siguronte unifikimin e pagesave dhe transparencën në mbledhjen e fondeve. Megjithatë, sipas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ky institucion nuk ka arritur të krijojë rrjetin rajonal të planifikuar dhe vuan nga mungesa kronike e fondeve dhe e mbështetjes teknike. Si rrjedhojë, mbikëqyrja e tregut të përdorimit të veprave është pothuajse e pamundur.

3. Problemi i administrimit kolektiv, nga transparenca te deformimi

Në teori, administrimi kolektiv është një nga mekanizmat më të drejtë të ekonomisë së krijimtarisë. Ai synon të garantojë që çdo autor, pavarësisht madhësisë së tregut apo njohjes publike, të përfitojë shpërblimin e merituar për përdorimin e veprave të tij. Por në Shqipëri, ky mekanizëm është kthyer në një “zonë gri” ku mungon transparenca financiare dhe kontrolli institucional.
Raporti i KLSH për vitin 2024, që shqyrtoi veprimtarinë e “Albautorit”, agjencia më e madhe e administrimit kolektiv në vend, evidenton disa shkelje të rënda:
• Shpenzimet administrative tejkalojnë kufirin ligjor prej 30%, duke arritur në 37% të totalit të shpërblimeve;
• Një pjesë e fondeve të mbledhura nuk janë shpërndarë dhe nuk janë depozituar në Fondin Special të Ministrisë së Kulturës, siç kërkon neni 151 i ligjit;
• Shpërndarjet ndaj autorëve bëhen me vonesë, shpesh pas përfundimit të vitit financiar;
• Bilancet dhe raportet nuk publikohen sipas kërkesave të transparencës së nenit 147.
Këto të dhëna përbëjnë jo vetëm shkelje administrative, por edhe cenim të drejtëpërdrejtë të të drejtës ekonomike të autorit, e cila është e garantuar nga neni 57 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga Traktati i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) për të Drejtën e Autorit (1996).

4. Monopolizimi i tregut dhe pengesat për konkurrencë të ndershme

Një nga problemet më serioze që ka prodhuar ligji aktual është monopolizimi faktik i tregut të administrimit kolektiv. Sipas nenit 135, pika 1, për të marrë licencë një organizatë duhet të ketë marrëveshje ndërkombëtare për përfaqësim reciprok me agjencitë simotra. Në një treg të vogël si Shqipëria, ky kriter është bërë pengesë strukturore për hyrjen e subjekteve të reja, pasi bashkëpunimet ndërkombëtare zakonisht lidhen vetëm me agjencitë ekzistuese.
Ky konfigurim ka prodhuar një situatë të ngurtë: Albautor kontrollon pjesën më të madhe të tregut të veprave muzikore dhe letrare, ndërsa AKDIE, FMAA dhe FABER mbulojnë segmente të tjera, por pa burime reale financiare dhe pa aftësi për monitorim të tregut. Kjo mospërputhje ndërmjet përgjegjësive ligjore dhe kapaciteteve faktike e ka zhvendosur thelbin e sistemit nga konkurrenca drejt një monopoli institucional që shpesh operon pa mbikëqyrje reale.

5. Mungesa e transparencës dhe mosllogaridhënia publike

Sipas nenit 148 të ligjit 35/2016, çdo agjenci administrimi kolektiv është e detyruar të publikojë çdo vit në faqen zyrtare raportin e veprimtarisë financiare, metodologjinë e shpërndarjes dhe listën e autorëve përfitues. Megjithatë, këto detyrime zbatohen pjesërisht ose aspak. Rastet e refuzimit për të dhënë informacion publik, si ai i Drejtorit të Albautorit ndaj kërkesës së News24, përbëjnë jo vetëm shkelje ligjore, por edhe tregues të një mentaliteti mbylljeje dhe mungese llogaridhënieje, që bie ndesh me parimet e administrimit të mirë.
Për më tepër, këto struktura shpesh e përdorin termin “konfidencialitet” për të fshehur të dhëna që në fakt janë publike për nga natyra e tyre, si përqindja e shpërndarjeve, totali i të ardhurave, apo përfituesit sipas kategorive. Kjo situatë krijon jo vetëm pasiguri për autorët, por edhe dyshime për keqpërdorim të fondeve që në fakt u përkasin krijuesve.
6. Përdorimi i paautorizuar dhe shkelja e të drejtave morale
Një tjetër dimension i problemit lidhet me cenimin e të drejtave morale të autorëve, të drejtën për autorësi, integritet dhe mbrojtjen nga përdorimi i shtrembëruar i veprës. Shembujt e sjellë nga artistë si Zef Çoba, me këngën “Xhamadani vija-vija”, apo Naim Gjoshi me “Mora fjalë”, tregojnë se veprat përdoren në mënyrë të përsëritur në publik pa leje, shpesh për qëllime komerciale, pa asnjë shpërblim real për autorin. Në këto raste, ligji parashikon ndëshkime civile dhe penale, por mekanizmat e zbatimit janë praktikisht joekzistentë.
Në mungesë të një gjykate të specializuar për pronësinë intelektuale, çështjet e tilla zvarriten për vite të tëra në gjykatat e zakonshme, ndërsa autorët, të pambrojtur financiarisht, heqin dorë nga ndjekja ligjore. Kështu, ligji ekziston vetëm në letër, ndërsa në praktikë mbizotëron një kulturë e mosrespektimit të pronës intelektuale.

7. Roli i shtetit, nga mosveprimi te përgjegjësia institucionale

Përgjegjësia për këtë situatë nuk mund të bjerë vetëm mbi agjencitë kolektive. Ministria e Kulturës, si organ mbikëqyrës, ka detyrimin ligjor të verifikojë zbatimin e kushteve të licencës dhe të vendosë sanksione për shkeljet e përsëritura. Megjithatë, në dymbëdhjetë vitet e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i tërheqjes së licencës, asnjë gjobë serioze dhe asnjë raport i plotë publik mbi auditimet vjetore.
Gjithashtu, Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit, i cili duhet të luajë rolin e një arbitri ndërmjet autorëve, përdoruesve dhe agjencive, ka mbetur një strukturë formale, pa kompetenca ekzekutive dhe pa ndikim real në treg. Që prej vitit 2017, nuk është miratuar asnjë marrëveshje e re gjithëpërfshirëse tarifore, duke e lënë procesin e shpërblimeve në një vakuum normativ që dëmton si autorët, ashtu edhe përdoruesit.

8. Perspektiva e përafrimit europian dhe sfidat e reja

Në kontekstin e integrimit europian, Shqipëria ka bërë hapa të pjesshëm në përafrimin e ligjit me direktivën 2014/26/BE për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe licencimin shumëterritorial të të drejtave muzikore në internet. Por mungon ende zbatimi praktik i standardeve të kësaj direktive, veçanërisht në aspektet e transparencës, qeverisjes së mirë dhe mbrojtjes së anëtarëve të organizatave kolektive.
Po kështu, Shqipëria nuk ka nënshkruar ende Traktatin e Marakeshit (2013), që garanton akses në vepra për personat me aftësi të kufizuara në të parit, dhe as Traktatin e Pekinit (2012), që lidhet me të drejtat e interpretuesve të veprave audiovizuale. Këto mungesa tregojnë se vendi ynë nuk e ka bërë ende pronë të vetën kulturën e mbrojtjes së autorit si pjesë të politikës publike për kulturën dhe dijen.

9. Nevoja për reformë të thellë: drejt një modeli të qëndrueshëm

Nëse duam që sistemi i së drejtës së autorit të funksionojë në mënyrë të drejtë dhe efikase, duhen ndërmarrë disa hapa urgjentë:
1. Rishikimi i ligjit nr. 35/2016, me qëllim heqjen e pengesave për konkurrencë dhe përmirësimin e mekanizmave të transparencës financiare;
2. Krijimi i një regjistri publik elektronik ku çdo agjenci publikon të dhënat financiare dhe shpërndarjet;
3. Forcimi i rolit të Këshillit Kombëtar dhe përfshirja e përfaqësuesve të pavarur të autorëve në proceset vendimmarrëse;
4. Ndërtimi i një sistemi të monitorimit dixhital të përdorimit të veprave (përmes watermarking, tracking audio, etj.);
5. Zbatimi i një politike të re kulturore që e sheh autorin si aktor ekonomik dhe moral të shoqërisë, jo si përfitues rastësor të subvencioneve.

10. Përfundim:

Dinjiteti i autorit si themel i kulturës kombëtare

E drejta e autorit nuk është luks ligjor, por parakusht për ekzistencën e kulturës kombëtare. Një shoqëri që nuk mbron krijuesin e saj, në fakt, mohon vetveten. Për shumë vite, kjo temë ka qenë jashtë vëmendjes publike, e reduktuar në një debat teknik për tarifa dhe licenca. Por në thelb, çështja është morale: a e vlerëson Shqipëria krijimtarinë si pronë të vetën?
Rastet e Naim Gjoshit, Zef Çobës apo qindra autorëve të tjerë që marrin shpërblime simbolike për vepra që i këndohen çdo ditë publikut, janë dëshmi e një deformimi të thellë institucional. Është koha që autoritetet, shoqatat e krijuesve dhe vetë shoqëria civile të kërkojnë një “vetting” të sistemit të së drejtës së autorit, jo për hakmarrje, por për drejtësi.
Sepse vetëm kur djersa e artistit mbrohet nga ligji, kultura bëhet pasuri e përbashkët dhe jo mall që avullon në duart e burokracisë.

Referenca:
1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Neni 57, e drejta për pronësi intelektuale.
2. Ligji nr. 7564, datë 19.05.1992 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura”.
3. Konventa e Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe Artistike, 1886, WIPO.
4. Ligji nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura”, Republikë e Shqipërisë.
5. Directive 2014/26/EU of the European Parliament and of the Council of 26 February 2014 on collective management of copyright and related rights and multi-territorial licensing of rights in musical works for online use in the internal market, OJ L 84, 20.3.2014.
6. Kontrolli i Lartë i Shtetit, Raporti mbi Administrimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit, 2024.
7. KLSH, ibid., shqyrtim i monopolizimit të tregut.
8. Raporte dhe intervista me autorë të muzikës dhe letërsisë shqiptare, News24 dhe Top Channel, 2022–2024.
9. Marrëveshja Ndërkombëtare e Marakeshit për Lehtësimin e Qasjes në Vepra për Personat me Aftësi të Kufizuara, 2013.
10. Traktati i Pekinit mbi të Drejtat e Interpretuesve dhe Producentëve të Veprave Audiovizuale, 2012.

*Ish-drejtor i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura (2012–2014)

ÇASTE, LINJA- Cikël poetik nga RUZHDI GOLE

ÇASTE, LINJA
.
Drurët roje janë, s’janë roje,
degët dashje padashje
era i merr në duar,
.
degët përhapën krahët
sa u përmenda shiun
mbrojnë çka
ne duam.
.
Nuk i fshihet erës asnjëherë
droja, ngrohur më shpejt
nga gjithë ledhatimet,
.
sa përmenda erën
më shumë nisa
të rroja
shi i ngazëllyer
plot farëra vetëtime…
.
GRUA, SI THUA ?
.
Të shenjta ikonat
pafund shenjtëritë
nderohen siç nderohen zonjat
zonjat lozonjare afreske romantikë.
.
Shenjtëritë pafund, ikonat të shenjta
lehtë dalin nga lutjet rrudh e flakë,
lehtë dalin nga ëndrrat
ato nuk kanë prona
.
shëmbëllejnë
me zonjat
.
zonja janë gratë.
.
SI THUA, GRUA?
.
Fshehtas gruas
jo fshehtas
dëshiroj dikë tjetër,
të re të moçme
të zgjuar
sa fëmijtë që lindëm
e i rilindim kur duam
të qeshur sa mua
ndoshta më pak
më tepër.
.
Në ecje dukem
ndihem më i madh
nga një dëshirë tek tjetra,
.
Kodra
dashuria ime cak pa cak
poetesha më e gjelbër
përhera afër meje
.
afër me të gjitha perëndeshat.
.
THIRRNAJA
.
Çast për t’u bashkuar
sa më shpejt linjat
.
njera nga Thethi
thëllim nër duar
tjetra
nga cikmat
e thinjura.
.
Çast për ta parë
më shpejt linjën e këputur
.
nga spitali fatkeq në malin
pa stolira
tek rrëpirat e Kurbneshit
me thembra ngjethur
njeriun e zhdukur.
.
Çast për t’i shpeshtuar
më qartë sinjalet
.
nga thirrnaja e borës
tek Oroshi i rrudhur
rrëzëmali i Kthjellës
tek rrëza e ngjarjeve.
.
Andej nga kam ikur ende qënkam
me brenga të kthjellëta
vështrime të vëngërta.
.
VËNGËRT, KTHJELLËT
.
Në mal gjeta një spirancë …
Mali të ketë zbritur qëmoti në breg
dallga në mal ka hipur zbritur vrap?
.
Spiranca fjetur shpejt
këtu më kahershmi,
dallga kur u ngjit
e mbuloi natë
u mpak mali
kërcyer
epërmi ?
.
Tek kyçi i tim eti e pashë
herët duke lundruar
para se ta gjeja
det malit
këtë spirancë,
.
shpejt ngjitur qëmoti
zbritur ndërkaq.
.
Një spirancë të hershme
kërkoj
jo në det,
matanë malit e maleve
pandehmave e faljeve
në Rekë…
.
SHAKA E VOGËL
.
Nuk po i them asgjë gruas,
.
me një varkë të epërme
sonte vetëm po shkoj
për të peshkuar,
.
nuk ka mbetur më askush
sa mua thinj në moshë
me gjarpër shtëpie
ndër këmbë
endje
brumbujsh në kokë.
.
Gjarpëri i shtëpisë nuk është
helmues as fati kaq shpejt
s’është stërkëmbësh,
.
sonte po iki ca çaste grua
jo me varkë t’epërme
por në një ëndërr.

Send this to a friend