Kitara që legjenda Kurt Cobain luajti në videoklipin e Nirvana-s “Smells Like Teen Spirit”, mbi 30 vjet më parë, ka dalë në ankand.

Kompania ”Julien’s Auction” do të shesë kitarën e majtë ”Fender Mustang”, të vitit 1969, në një ankand në “Hard Rock Cafe” të Nju Jorkut nga 20-22 maj.

“Unë jam mëngjarash dhe nuk është shumë e lehtë të gjesh kitara majtas cilësore me çmime të arsyeshme”, kishte thënë Cobain në një intervistë të fundit me ”Guitar World” në 1991.

“Por, nga të gjitha kitarat në mbarë botën, ‘Fender Mustang’ është kitara ime më e preferuar. Unë kam vetëm dy në pronësi”, kishte thënë ai.

Shtëpia e ankandeve me bazë në Beverly Hills shpreson se instrumenti në ngjyrë blu do të arrinte vlerën e 800 000 dollarëve. bw