VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Deklaratë e Degës së Vatrës në Manhattan: Vatra dhe Gazeta Dielli mos fli gjumë, sot jo nesër! Të qendrosh në heshtje je bashkëfajtor!!

By | November 30, 2021
blank

Komentet

blank

Asdreni erdhi më një këmishë të shkyer nga Drenica në Amerikë, sot është kthyer në Kosovë me kompaninë e tij…! – Nga Skënder Karaçica

Ngjyra jete
Forcat ushtarako-policore dhe paramilitare të Serbisë,Asdren Karaçica nga Gllogovci i Drenicës e kishin dëbuar më familje nga shtëpia dhe më qindra të tjerë shqiptarë të kësaj ane i dërguan në kampin e refugjatëve në Stankovec të RMV-së.Pas shtatë javësh në këtë kampë të refugjatëve,Asdreni më 24 qershor 1999 niset bashkë me familjen për Amerikë për të gjetur strehim sipas programit në qytetin mikpritës të Çikagos.
 
Dhe,këtu,për Asdrenin nis udha e jetës,së pari në shkollën fillore dhe në gjimnaz për të vazhduar më tej në synimet e tij që të bëhej biznesmen i jetës ekonomike në tempullin e dijes…E kishte lënë Drenicën e djegur nga dora vrastare serbe dhe,tërë kohën kishte një ëndërr se si të ndihmojë Kosovën,siç e kishte dëgjuar shpesh herë babain e tij duke thënë:Nuk kemi tjetër atdhe pos tokës së shqiptarizmës,
për plisat dhe lisat e Drenicës…!
 
Nëpër vite dhe rritja e shtatit të Asdren Karaçica,një ditë ëndrrat e tij nisën të bëhen pjesë e jetës së tij.Kishte nis punën në kompanitë më të njohura të biznesit ndërkombëtar dhe brenda rrafshit ekonomik në shtetin e Amerikës për të marrë të mbarën duke themeluar kompaninë e tij,,Trucking Group USA,,në Çikago dhe,natyrisht synimet i kishte që,projektin e tij të biznesit të zbret në Prishtinë.
 
Në Prishtinë kompania e Asdren Karaçica e ka nis punën dhe u ka afruar punë në selinë në Çikago dhe Prishtinë më se pesëdhjetë të rinjve shqiptarë dhe amerikanë.Në zyrën e njësisë së biznesit,të rinjët dhe të rejat e Kosovës të shkolluar në Universitetin,,Hasan Prishtina,,dhe në Kolegjët tjera,kanë marrë punë dhe me të ardhurat e mira matriale ia kanë nisur të marrin frymë në udhët e jetës dhe të përspektivës…
 
Kompania e Asdren Karaçica nga Çikago dhe që ka zbritur  edhe në Prishtinë,në fund të vitit 2021 mori një nismë humanitare për të ndihmuar fëmijët më sëmundjen e kancerit.Tërë ekipi i kompanisë në Prishtinë për nismën grumbulluan pesë mijë euro dhe i dëguan përmes aksionit ATG:,,Care for Kosovo Kids,,në Klinikën Pediatrike të QKUK-së në Prishtinë dhe kanë ndarë dhurata për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë për shërim nga sëmundja e kancerit.Pos kësaj,kompania e Asdrenit ka menduar që të ndihmojë edhe në furnizimin me barna për fëmijët e sëmuar,që,në programin e tyre ata kishin një dëshirë,fëmijët e kësaj klinike ti shohin të buzëqeshur për shërim dhe rrita e mbarë e tyre.Në këtë nismë duhet përmendur angazhimin e Patrycja Deszcz,e cila ishte në krah të stafit në zyrën e kompanisë nga Çikago të hapur edhe në Prishtinë.
 
Për fund,duhet theksuar se ëndrra e Asdren Karaçica u bë pjesë e jetës së tij dhe,synimet e tij janë të zgjerojë fushën e biznesit në relacionet Amerikë-Kosovë dhe sa më shumë të rinj shqiptarë të punësuar,ndonëse kahet e zhvillimit  ekonomik të shtetit të Kosovës,janë parakushtet që brezi i ri dhe i shkolluar të qëndrojë më të dy këmbët në tokën e vet shqiptare dhe,mos të lejojmë që,në shekullin e ri,shqiptarët të mbesin të varfër dhe duke kërkuar punë e mirëqenie  nëpër meridianët e botës.Për diasporën shqiptare nëpër botë,Asdren Karaçica e ka një porosi:
Mos të merren më ,,politikë,,dhe shteti i Kosovës nuk duhet që të shtrëngojë diasporën me ,,politikën e ditës,,
dhe tash e tutje ,,vota,,më e mirë për shtetin (tonë)të Kosovës është të kthehemi në tokën tonë me ato pak investime dhe,një ditë Kosova duhet të marrë primatin e shtetit më ekonomi stabile dhe të zhvilluar në parametrat e ndarjes ndërkombëtare të punës.
 
Skënder Karaçica
blank blank blank
blank

Udhët e jetës dhe Tempulli i dijes për brezat…! – Nga Skënder Karaçica

Në vend të urimit
Po atëherë kur u hapën shkollat e arsimit shqip në Kosovë,atëherë janë mbyllur burgjet për shqiptarët.Po në këtë rrjedhë,në udhët e jetës dhe Tempulli i dijes,u bë për brezat e rinj shqiptarë,projekti kombëtar se si duhet të bëhet Atdheu…!
Në këtë udhë të dijes,profesor Ragip Gjoshi,mori me vete tokën e bekuar të Kosovës dhe,në shkollën fillore ,,Luigj Gurakuqi,,në Sankovc të Drenicës dhe në Katedrën  e Universitetit,,Ukshin Hoti,,në Prizren,mbolli kopshtin me lulet e kombit,librat dhe kërkimet shkencore të gjuhës e të kulturës shqiptare…!
Vitet erdhën me shënjën dalluese,kur e kur,puna arsimore dhe si pedagog u vendosën gjurmët e kohës për orët mësimore,studentët dhe projektet kërkimore-shkencore…!
Vitet erdhën për profesor Ragip Gjoshi dhe,asnjë herë i plakur para dijes,studentëve,librave dhe para universitetit,që të vendos  gurët në themelet e Panteonit të dijes për kombin dhe shtetin e Kosovës…!
Vitet erdhën,profesor Ragip Gjoshi!E gëzofshi aktin ligjor të pensionit dhe sipas të drejtës së punës e të djersës,të gëzoni me shëndet pagën e pensionit…!
Vitet erdhën,puna dhe analet e historisë së arsimit shqip në Kosovë do të shënojnë në kronikat e kohës,ata gurë që i keni vënë në Panteonin e dijes dhe të dritës për kombin dhe për shtetin e Kosovës…!
Me fat koha e pensionit,profesor Ragip Gjoshi!
Përgëzime nga Amerika,
Prof.Skënder Karaçica,

Çikago(SHBA).

blank

Akademiku i shquar Ali Hadri nderohet në New York

ALI HADRI NDEROHET NË NEW YORK

Bronx, New York, 28 Nëntor

Figura e shquar kombëtare e shkencore, Ali Hadri, u nderua në New York nga kryetari i Bashkisë Bronx, z. Ruben Diaz Jr në shënimin e Ditës së Flamurit.

Proklamaten e Nderit e pranoi zonja e Akademik Ali Hadrit, Nazmije Hadri, e cila shprehi mirënjohjen e saj për këtë vlerësim të lartë. Ajo tregoi sesi misioni jetësor i akademik Ali Hadrit ishte Pavarësia e Kosovës.

Znj. Hadri u foli të pranishmëve për kontributin e Akademik Hadrit në fushën e arsimit dhe synimin që ai kishte të krijohen kuadro që do të punojnë për realizimin e projektit të Kosovës së Pavarur.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zëvendës guvernatorja e shtetit te New York-ut, Kathy Hochul, senatorja e Shtetit të New York-ut, Alessandra Biaggi dhe asamblisti Stephen B. Kaufman.

 

blank

 

blank

Ali Hadri është historian i shquar, akademik shqiptar. Lindi në mars të vitit 1928 në Lushnjë të Shqipërisë.

Biografia

Më 26 dhjetor 1970, ai mbrojti me sukses doktoraturën në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Kjo datë ka një rëndësi të veçantë për arsimin dhe shkencën shqiptare sepse në këtë kohë u krye doktorata e parë e mbrojtur në Universitetin e Prishtinës.

Mjafton ky fakt për të vënë në pah rëndësinë e punës profesionale, edukative dhe shkencore të Ali Hadrit, i cili në Kosovë tashmë çmohet me plot të drejtë si themeltar i shkollës sonë të historiografisë kombëtare. Ali Hadri ishte drejtori i parë i Institutit të Historisë së Kosovës, ku punoi derisa organet e pushtetit të atëhershëm e shkarkuan nga detyra, për shkak të mbështetjes së kërkesave të studentëve në demonstratat e vitit 1981, të cilat i mbrojti me përkushtim, me forcën e argumentit dhe me guximin e një atdhetari të rrallë.

 

blank

Ju Evi Kokalari u bete Shprese…koha për një organizim të ri të shqiptaro-amerikaneve per nje konservatorizem te fuqishem Nga Sami Mulaj

Evi Kokalari! Per pak muaj bere emer…

Shume njihen shpejt… Edhe harrohen shpejt si bryma…

Eshte momenti kritik per Shqiperine dhe shqiptaret.

Konservatorizmi ne Shqiperi eshte rrenuar gati plotesisht nga infrastrukura e SorosKomunisteve te rinj e te vjeter…

Edhe ne Kosove, edhe ne Shqiperi Binomi i mbajtjes gjalle te Konservatorizmit Rugova Berisha eshte ne konflikt te ashper me politiken zyrtare alla Beograd, Stamboll e Moske…

Miqte e Shqiperise ne Washingtonin politik ose kane vdekur, ose jane menjanuar…Lobi Serb eshte fuqizuar dhe ndikimi Ruso-Kinez eshte kembekryq ne Ballkan.

Prandaj kjo situate qe populli yne e perjeton me vuajtjet e perditshme do Lider…

Ju Evi Kokalari u bete Shprese…

Keni mundesi, mendoj te beni diçka..ose atje ne Tirane, ose edhe ketu…

Faktori shqiptar ne Amerike po te respektohet eshte gati…

Strukturat e vjetra te organizatave a shoqatave jane bere “qoka” te turpshne dhe bajate…

Aty nuk e gjejne vehten shqiptaro-amerikanet.

Prandaj me pervojen e organizimit te Foltores ne New Jerse-yt, pa vonuar duhet nise organizimi

i Ri i shqiptaro-amerikaneve per nje konservatorizem te fuqishem ne politiken shqiptare..

blank

Luigj Çekaj Si Shenjt i Poezisë – Nga Keze Kozeta Zylo

 

Shqipëri!

Të gjithë jetën time unë kam vuajtur bashkë me ty.

E megjithatë po të kem mundësi të shpëtoja a të

kthehesha në dragua,

E deklaroj solemnisht se unë qysh tani,

Do të hyja i gjallë në gurin e themeleve të pavdekshme të tua.

 

 

Në Qëndrën “Nënë Tereza” në Kishën Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale të Nju Jorkut u promovuan librat e poetit penëndritur Luigj Çekaj, pas vdekjes.  Kjo veprimtari u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me president shkrimtarin Adnan Memeti dhe kryetar z.Mhill Velaj.

Gjithmonë kur ndodhem pranë kësaj qendre të thjeshtë si vetë emrin që mban të shenjtores shqiptare Nënë Tereza përjetoj emocione dhe kënaqësi të papërshkrueshme, ngase aty vlerësohen njerëz të penës, të artit, atdhetarë të elitës së Kombit si pak vjet më parë me At Gjergj Fishtën ku kishja nderin të ishja moderatore e atij aktiviteti shumë të rëndësishëm.

Ja kështu ndodhi dhe me të dielën e dytë të Janarit 2022 ku shkrimtarët së bashku me familjen e nderuar të poetit, bashkëshorten e tij fisnike Violeta Çekaj, vajzat e bukura dhe të mençura Enkolana, Justina qe siç i quan ai janë dy trëndafila drite në ballkon, çdo natë, si dhe djali i tij Terensi organizuan përkujtimoren në nderim të poetit Çekaj pas vdekjes.

Aktivitetin e moderoi z.Mhill Velaj i cili e hapi duke ftuar pjesëmarrësit të mbanin një minutë heshtje në përkujtim të poetit Çekaj.  Në panelin e aktivitetit z.Velaj ftoi shkrimtarë, kritikë dhe gazetarë të zinin vendet si: Adnan Mehmeti, Fran Shkreli, Dalip Greca, Kozeta Zylo dhe Pal Ndrecaj.

Shpesh më dukej sikur ishja nën urën e dhimbjeve të emigrantëve që lëkundet në Oqean midis Shqipërisë dhe Amerikës.  Sidoqoftë vetëtima zhuritëse e mohimit nën diktaturë nuk mundi dot t’ju zhveshë poeteve fisnikërinë edhe pse mbi shpinë të tyre rëndon pesha e vuajtjeve dhe e mundimeve si guri i Sifizit.

Të ftuar nga shoqata dhe familja e tij si dhe e nderuar të mbaja kumtesë, ne kishim pasur fatin ta kishim mik të dy me Qemalin dhe t’i lexojmë me endje poezitë e tij ne botën e lirë, por mjerisht jo në kohën e akullt, kur dritën e mbyllnin nën gur morti…

Cuditërisht sa herë shikoja portretin e Nënë Terezës në atë sallë aq të ngrohtë dhe modeste, përpara më dilte nënëmira e poetit.  Pena e tij pikon mall dhe dashuri për vendin e tij, nënën e shtrenjtë që i puth ballin fisnik kur takohet me të dhe ja si shkruan: “Kur ti erdhe nga Shqipëria/ Besoja se as vdekjet nuk do të mund të na ndanin më/ si as distancat/ Ndërsa pranë teje kam celuloren me dyqind fotografi/ Një dosje dhimbjesh në ermrin tim/ Që më kujton prangat/ si dhe tre a katër stilokalema”…

Është dashuri hyjnore e birit për nënën që qan dhe e puth, dhe dy pikëlzat e lotit të tij varen si rruaza argjendi në qafën e bukur dhe të rrudhosur të nënës halleshumë.

Me të drejtë shkrimtari Memeti tha se: ai la një pasuri të madhe për shoqatën, letërsinë dhe Kombin.  Ai kishte një shqipe të kulluar dhe tejet artistike, duhet kujtuar se z.Luigj Çekaj ka qenë që në themelimin e shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikanë si dhe sekretar i shoqatës  do të pohonte shkrimtari Velaj. Shkrimtari dhe kritiku Pal Ndrecaj do të thoshte në diskutimin e tij se poezia e Luigj Çekaj është një poezi moderne.

Dom Pjetër Popaj famulltari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” e bekoi këtë veprimtari letrare dhe tha për poetin Çekaj se ai ishte një besimtar i devotshëm dhe plot kulturë, e donte artin dhe poezinë, ndërkohe ka punuar për revistën Kuvendi si organ i Kishës Katolike shqiptare.

  1. Pashko Camaj n/kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra” në emër të saj dhe kryetarit z.Elmi Berisha i dorëzoi bashkëshortes së tij znj.Violeta dhe familjarëve cmimin e mirënjohjes për një bashkëpunim të ngushtë me Diellin dhe Vatrën me rastin e 110 vjetorit të themelimit të saj. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe arteve në New York Prof.Skënder Kodra i ka propozuar Bashkisë së Shkodrës për ta bërë qytetar nderi.

Z.Fran Shkreli ish drejtori i Zërit të Amerikës e vlerësoi lart poetin Luigj Çekaj dhe tha se ndër vite ka qenë redaktor i revistës “Jeta Katolike Shqiptare”.  Poeti Cekaj është me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe të mbi-Shkodrës nga fshati Bzhetë, nga rrjedh edhe familja ime. “Në Shkrel, te shtëpia e prindërve të mi”, është një ndër poezitë e Luigjit, dedikuar vendlindjes si në vargjet:  Atje ku/ Te muri, në vend të lahutës/ bimë vjerrëse varen/ Atje ku piqej buka, tani zogu ndjen uri.

Kur Luigji ka qenë në moshën 3 vjeçare, në vitin 1953, babai i tij Kolë Çekaj, për t’i shpëtuar dënimit të sigurt me vdekje nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, ishte arratisur në Jugosllavi, dhe qëndroi për një kohë, edhe në shtëpinë e familjes time në fshatin Amull. Kur i ati i Luigjit, vendoset në Amerikë, Luigjin e vogël, në moshën 2-3 vjeçare e njollosin me damkën e armikut.

Z.Dalip Greca ish editori i gazetes “Dielli” në fjalën e tij midis të tjerash tha se kam qenë i privilegjuar që për 23 vite të takohesha të shtunave dhe të diskutonim për letërsinë, artin, historinë.  Sot shikoj fëmijët e tij të rritur dhe bashkëshorten e tij Violetën që na priste me bujari dhe fisnikëri në shtëpinë e tyre.  Ai pohoi se vetëm me dy vëllime poetike të poetit do të ishin të denja për cdo antologji, por poeti Çekaj vazhdoi më tej duke na dhuruar vepra të tjera shumë të arrira.  Z.Greca tha se ishte një mjeshtër i përpunimit të fjalës së bukur artistike.

DjaliiI tij Terensi lexoi poezinë “Amaneti i gjyshes sime”, ndërsja e bija e tij Enkolana lexoi poezinë kushtuar bashkëshortetes së tij Violetës.

Në emër të familjes përshëndeti vëllai i Luigjit John Çekaj i cili falënderoi të gjithë të pranishmit që nderonin veprën e vëllait të tij dhe tha se ndihej krenar për një vella poet, atdhetar dhe njeri si Luigj Çekaj.

Shumë emocionante ishte dhe punimi artistik, portreti në pikturë i poetit Luigj Çekaj realizuar mjeshtërisht nga artisti Astrit Tota.  Ai përmes emocioneve tha se e kam sjellë ashtu sic ishte të gjallë në Bronx, duke ecur, menduar dhe krijuar.

Në pamundësi për të ardhur përshëndetje erdhen nga Dr.Gjeke Marinaj shkrimtar i kalibrit botëror, Mark Shkreli kryredaktor i reveistës Kuvendi, Niko Spathari shkrimtar dhe studjues i mirënjohur, shkrimtarja Dr. Yllka Filipi si dhe studiuesja e letërsisë, Dr. Arjeta Ferlushkaj.

Për të pranishmit familja shtroi një kokteil në perkujtim të të dashurit të tyre të paharruar Luigj Cekaj.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me themelues dhe producent Qemal Zylo si dhe nga TV “Kultura Shqiptare” me themelues dhe producent z.Adem Belliu.

Ne atë të diel te ndritshme Poeti Çekaj dukej gati një shenjt, ecte dhe vetëm ecte duke predikuar fjalën më hyjnore në botë, fjalën shqipe.  Dhe fjala e tij e bukur do të jetojë përjetësisht në veprat që na la.

 

9 Janar, 2022

Bronx, New York

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

PELLUMB MATRAKU !!! Nga Sami Mulaj

Dhe Hijeshia Fisnike e Politikes ?!

Nje emer Qiellor qe zbriti nje dite perpara 8 Janarit ne Tiranen politike te çartjes dhe kaloj si meteor alien….

Pellumb Matraku, nje roje e godines se Partise Demokratike, iku nga Bunkeri politik I Bashes, kur pa arme e njerez qe hynin e dilnin ne shtepine e tij politike, por dhe ne vendin e tij te punes, ani pse me ate pune mbante familjen dhe femijte?!

Dhe pse iku Pellumb Matraku ?!

Qe te mos jetonte jeten e tij me turp gjithe jeten ?!

Nje roje e thjeshte, e do jeten vetem me nder…

E humb punen dhe e ben me te veshtire jeten vetem per nder… E do jeten e ndershme?!

Ai iku nga godina ?!

Dha nje mesim te madh… njerezit e thjeshte, e duan jeten me nder…

Por, bosat e tij e te politikes e duan jeten e shemtuar dhe me turp ?!

Erdhi si nje meteor alien ne politiken shthurur te Tiranes dhe iku…

Politikanet nuk njohin nderin, nuk njohin humbjen me dinjitet, nuk njohin doreheqjen…

blank

Prof. Skënder Karaçica, nga Amerika, e kundërshton Begjet Pacollin për ,,Ballkanin e hapur,,

 
Për nismën që doli nga sheshet e Beogradit,,Ballkani i hapur,,që për fatin jo të mirë,i doli në krah kryeministri shqiptar Edi Rama,duke e lënë pas shpine rrjedhën e shtetndërtimit të Kosovës dhe raportet hiq të mira lidhur me njohjen në mes të këtyre vendeve sovrane.Këtë nismë nuk e përkrahen shtetet tjera të Ballkanit pos Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,ndërkaq kjo nismë i ka mbetur e varur si ,,mirënjohje ,,(sic!)Serbisë që,po synon të bëhet faktor dhe bartës i relacioneve ndërkombëtare për rajonin e trazuar me shekuj nga skenarët e njohur të këtij shteti agresor për popujt jo serb.
 
Me këtë reagim e nis shkrimin nga Amerika,prof.Skënder Karaçica,veprimtar dhe drejtor ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago,duke e kundërshtuar deklaratën e Begjet Pacollit:
,,Kosova duhet të bëhet pjesë,,Ballkani i hapur,,.
 
Pa njohjen e Kosovës,shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës nga regjimi i Serbisë,thuhet në reagimin e prof.Karaçica nga Amerika,nuk i duhet Kosovës ,,Ballkan  i hapur,,.Tregu i hapur dhe i lirë në nismat e reja ballkanike,na duhën atëherë  kur shteti i Kosovës,do të jetë i barabartë me kodin e vet të shtetësisë dhe e njohur nga Serbia,me shenjën e paqes në Ballkan dhe pjesë e BE-së,kështu i drejtohet Prof.Karaçica nga Amerika,
Begjet Pacollit.
 
Një çështje e ditës,thuhet në reagimin e prof.Karaçicës nga Amerika dhe kundërshtimi i tij ndaj deklaratës  së Pacollit(AKR)për ,,Ballkanin e hapur,,nuk duhet lejuar,që përmes nismës nga sheshi i Beogradit,shteti i Serbisë të faktorizohet si bartës i balancimit politik dhe ekonomik në rajon për të hedhur ë hapin në relacionet ndërkombëtare.
 
Shteti i Serbisë,i thotë prof.Karaçica në kundrështimin e deklaratës së Begjet Pacollit,duhet të paguajë dëmin e luftës deri në shkallë të gjenocidit për popujt jo serb dhe,në veçanti për popullin shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës(1990-1999).
 
Deklaratat e -ish zyrtarëve dhe të udhëheqjes  të partive politike në Kosovë,sa herë që duhet dhënë deklaratë në relacionet me regjimin e Serbisë në Beograd,duhet të jenë në frymën e unifikimit konstantë të institucioneve shtetërore të Kosovës,thuhet në reagimin e prof.Karaçica nga Amerika,duke e kundërshtuar deklaratën  e Begjet Pacollit,tashti në aktivitetin  e tij të orientuar të biznesit e më pak të politikës.
blank

Në vend të urimit – Atdhe me fat Motmoti i Ri 2022! – Nga Skënder Karaçica

Tablo nga Adem Kastrati
Populli shqiptar në Tokën e bekuar,
Atdhe qeshu sonte!
Atdhe këndo sonte!
Atdhe vallëzo sonte
Atdhe nesër me diellin!
Atdhe lule e kombit!
Atdhe për shumë vjet
Me fat Motmoti i Ri 2022!
Çikago,31 dhjetor 2021
 Skënder Karaçica
Executive Director
blank
Tablo nga Abdurrahim Buza
blank

VIDEO – Një tjetër Vit i Rëndësishëm Historik për Shqiptarët në Uster – Nga ARDIAN MURRAJ

 

Përmes një urimi të postuar të Vitit të Ri 2022, Kisha Ortodokse Shqiptare Uster ka sjellë në vëmendje bashkëpunimin e madh me Muzeun Historik të Qytetit dhe Studentët e Universitetit Politeknik (WPI) mbi shqiptaro-amerikanët e Usterit.

Materialet që mund të ndiqen janë tani për tani në gjuhën angleze dhe përbëjnë një përpjekje të madhe pune që do të shtrihet në vite dhe që fatmirsisht zhvillohen në prag të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 300 vjetorit të  themelimit të Usterit si qytet. Vendi që zenë Shqiptarët në këtë qytet çdo vit bëhet i kosiderueshëm.

Mes dokumentave dhe arkivës që është formuar jemi në gjendje të dallojmë rritjen dhe t’i shtojmë vlera kësaj rritjeje.

Gëzuar Vitin e Ri 2022. Shëndet dhe mbarësi në Jetën tuaj. Falenderojmë VOAL për mështetjen dhe pasqyrimet e vazhdueshme të bashkësisë shqiptaro-amerikane në Uster dhe më gjerë.

 

Link Muzeu Historik Uster

https://storymaps.arcgis.com/stories/a1f4666080a94bc0bee56c3b28f3590c?fbclid=IwAR0CNpt1mnccdvH7gO6vlAomr_XdO8qmbVkYCCq805V1wEv9UjL8bD8cBUQ

Universiteti Politeknik Uster (WPI)

https://albanianamericanhistoryworc.org/s/albam/page/welcome

 

blank

PAGJUMSIA ! Nga Ymer Bala

Bana viziten e radhes tek doktori te cilin e kam edhe mjek edhe mik.
Asht nji djale me origjine indiane , simpatik , dhe shume i zoti ne profesion.
– He, si ndjehesh mor artist?
– Kam fillue me u plake, vende-vende , mor doktor.
Kam problem pagjumsine.
Ai buzeqeshi e tha:
– A vazhdon te tymosish duhan?
– Po, mor doktor…nuk mundem ne kete moshe me e lane!
– A shikon deri ne oret e vona TV ?
– Po, mor doktor…deri mbas mesnate.
– Po ne facebook , a je aktiv ?
– Po,mor doktor…sa here qe me del gjumi naten, fille e ne te.
Ai vuni buzen ne gaz e tha:
– Duhet ta reduktosh ne maksimum facebook-un dhe ekranin e TV-se.
– Mos, mor doktor! Ma mire me thuej ‘mos ha buke’ se sa te rri pa facebook.
Ai prap qeshi e tha :
– Ju shqiptaret keni humor. Kjo asht gja e mire sepse lufton stressin.
Une te keshilloj qe , fillimisht , ta reduktosh pimjen e duhanit ne maksimum deri sa ta ndalosh ate krejte.
Te keshilloj qe cdo nate reth ores 10-te te biesh me fjete.
Une mund te te jap edhe ilace per pagjumsine por te keshilloj qe para se te marresh hapa qetesues, veteqetsoje vehten…banu mjek i vetvetes.
Lene duhanin, kufizoje facebook-un dhe TV-ne dhe merru me aktivitet fizik tashti qe je ne pension.
He , si thue ?
– Ah, mor mik…cka kisha dashte njitash me e ndeze nji cigare !
Ai qeshi aq fort sa fille erdhi infermjerja sepse u ba kurioze.
Doktori ia spjegoi shkakun e te qeshunes se tij dhe qeshen te dy, ne duet!
Une, mbasi e piva cigaren me “mend”, i thashe:
– Ti e ke per te miren time dhe une te jam shume mirenjohes.
Andej kah anet tona kemi nji shprehje:
“ E vetmja menyre me e mbajte fjalen asht: mos me e dhane kurr ate (fjalen) ! “
Doktori buzeqeshi.
PS. Une vizitohem tek doktori nji here ne 6 muej kur nuk kam ndonji problem emergjent.
Lus Zotin qe mbas 6-te muejsh, kur te shkoj per viziten e radhes, t’i baj nji surprize te madhe doktorit tim simpatik.
Kaq, miqt’ e mi te dashtun.
Tashti po e ndezi nji cigare e Zoti e bafte mire.
Ma merr mendja se kam mjaft miq e shoke ne rethanat e mia.
“DOKTOR” BALA , ju ban te fala !
blank

Deputetet e popullit më të ardhurat mujore me ,,standard,, të Evropës(!) – Nga Skënder Karaçica

Këndi:Parlamenti i Kosovës

– Rroga e deputetit të popullit 1.547 euro,ndërsa për pjesëmarrje në
mbledhjet parlamentare e merrë (bakshishin) e ditës 240 euro,
ndërsa për punën në komisione160 euro(sic!)

Deputetet e popullit të zgjedhur me votën e lirë për parlamentin e Republikës së Kosovës,tash për tash,janë njerëzit më të priveligjuar dhe me fat në kohën e ritmit të varfërisë së shtetit tonë.Në dritën e lajmit se deputetet e jetës parlamentare në Kosovë,kanë shkallë të lartë të të ardhurave tregojnë se,ata për veti kanë krijuar ,,kritere,me ligjet aktuale të standardit të zhvillimit ,,ekonomik,,dhe të ardhurat mujore të tyre janë me (standarde)të Evropës(!).

Rroga e deputetit të parlamentit të Kosovës është 1.547 euro,
ndërsa për pjesëmarrje në mbledhjet parlamentare e merr(bakshishin) e ditës 240 euro,kurse puna nëpër komisionet parlamentare 160 euro(!).Në këtë rrjedhë,privilegjet e deputetëve nuk mbarojnë vetëm në këtë listë të gjatë të privilegjeve për kuletën e tyre.Për deputetet ka ende (bakshishe)për udhëtimet në vendin e punës dhe të tjera…!

Në rrethanat aktuale,sovrani i votës së lirë do duhej që të kërkojë llogoridhënie nga Kuvendi i Kosovës se si ka ardhur rritja e rrogës së deputetit dhe privelegjet   tjera matriale,do të thoshim,me standarde të Evropës?Kujtojmë se kjo është barrë e rëndë për buxhetin e varfër të shtetit të Kosovës dhe,sipas ligjeve të kaheve të zhvillimit ekonomik të njohura në botë,rroga e të punësuarve në organet e shtetit rritën dhe marrin përmasën sipas shkallës së zhvillimit ekonomik e jo me vendime politike të ditës…!Deputetet e popullit në parlamentin e Kosovës duhet të zbresin në shkallë normale të ardhurat mujore dhe (privilegjet)duhet shlyer nga regjistri si ato të punës së komisioneve brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës,ndonëse e tërë kolovajza e rrogës së deputetëve ka marrë kahjen në rolin,, kush nuk është për veti nuk është për të tjerët,,(sic!).

Në këtë rrjedhë si e shpjegojnë ekonomistët dhe njohësit e financave rritjen e rrogës për deputetët e popullit në këtë shkallë me standarde të Evropës,kur dihet e vërteta shkalla e zhvillimit dhe e varfërisë,që merrë frymë ngadale shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj.Çka është tepër,është tepër në këtë kohë të rëndë për kahet dhe standardi me shenjën e varfërisë dhe të ardhurat në kursin më të ulët në rajon për të punësuarit,përveç deputetëve të popullit.

Për tërë kolovajzën e rrogës së lartë të deputetëve të popullit që nuk po e ndajnë fatin me ligjet ekonomike me popullin e tij dhe për votën e lirë,do të duhej të hapet debati parlamentar:A është vërtetë rroga e madhe dhe privilegjet që i kanë deputete e parlamentit  të Kosovës në kohën e trendit të zhvillimit ekonomik me një shkallë të ulët,që,përqindja e saj rritët sipas disa koficiontëve të politikës së ditës(!).

Deputetet e popullit në parlamentin e Kosovës,duhet të ndajnë fatin me popullin e tij.

Çikago,23 dhjetor 2021

blank

Duhet hequr dorë nga udhëtimi për në Beograd! – Nga Skënder Karaçica

Në vend të debatit

Kjo që i ka ndodhur drejtorit të TV Klan Kosova,Adriatik Kelmendi në Beograd, kur e kur, ai ishte ftuar në një tubim ndërkombëtar të rajonit,tregon qartë se regjimi i Serbisë nuk ka ndryshuar skenarët kundër shqiptarëve dhe Kosovës…!

Vetë fakti se zyrtarët e BIA-së shërbimit sekret të Serbisë,nuk kishin harruar metodat denigruese dhe antishqiptare të kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviq,kur e kur regjimi tij i pati vënë në shënjestër popullin shqiptar të Kosovës nën mbikqyrjen e shërbimeve sekrete ushtarako-policore dhe këso kohe me shërbimin e A.Vuçiq me BIA në Beograd(!).

Për shkak të skenarëve policorë,do të ishte mirë, që, tërë qytetarët e Kosovës përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës,të heqin dorë nga udhëtimi dhe pjesëmarrja në çfarëdo tubimi ndërkombëtar dhe rajonal të Ballkanit,ndonëse shqiptarët nuk janë të dëshiruar të shihen në Beograd(!).

Çikago,22 dhjetor 2021


blank
blank
Send this to a friend