Dega Vatra Manhattan zhvilloi një takim me anëtarësinë për të diskutuar situatën aktuale në Federatën Vatra dhe zhvillimet e fundit që lidhen me përpjekjet për organizimin e një kuvendi në kundërshtim me vendimet e gjykatës.
Siç është bërë e qartë edhe në procesin gjyqësor në vazhdim, çdo veprim për organizim kuvendi apo aktivitetesh qeverisëse nën të ashtuquajturën Kushtetutë të vitit 2022 është në kundërshtim me rendin ligjor dhe vendimet e gjykatës.
Megjithatë, disa individë vazhdojnë të veprojnë në kundërshtim me këto vendime, duke rrezikuar përçarjen dhe dëmtimin e mëtejshëm të unitetit dhe integritetit të Vatrës.
Dega Vatra Manhattan mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të ligjit, vendimeve të gjykatës dhe parimeve mbi të cilat është ndërtuar kjo organizatë historike. Në këtë kuadër, ne mbështesim përgatitjen e një procesi të rregullt dhe të ligjshëm për një kuvend gjithëpërfshirës, i cili duhet të zhvillohet vetëm në përputhje me vendimin përfundimtar të gjykatës dhe nën drejtimin e figurave me integritet dhe besueshmëri, si z. Ervin Dine, në rolin e tij si kryetar i Kuvendit.
I bëjmë thirrje të gjitha degëve legjitime të Vatrës që:
të mos bien pre e veprimeve të paligjshme;
të përgatiten për një proces të drejtë dhe transparent në momentin e duhur.
Gjithashtu, inkurajojmë komunikimin dhe koordinimin me Sekretaren e Përgjithshme të Vatrës, znj. Nazo Veliu, për çdo informacion të nevojshëm në lidhje me zhvillimet e mëtejshme.
U bëjmë thirrje të gjithë Vatranëve të tregojnë durim dhe maturi deri në përfundimin e procesit gjyqësor në Gjykatën Supreme të New York-ut.
Vetëm vendimi i gjykatës do të përcaktojë rrugën dhe kohën e kuvendit të ligjshëm — dhe askush tjetër.
Me respekt,
Dega Vatra Manhattan Branch

21q Screenshot