VOAL

VOAL

DASH: Shqipëria nuk i përmbush standardet minimale për eleminimin e trafikimit të njerëzve

July 19, 2022

Komentet

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës, shqiptarët në revoltë prej 42 ditësh, nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Ka nisur protesta e 42 në Tiranë. Qytetarët janë organizuar në sheshin “Skënderbej”, dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Më pas pritet marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë.

Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e sotëm do t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze.

Një ditë më parë, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

 

UGSHPD: NJË KRYEMINISTËR QË PO BËN PROVA GJENERALE PËR AKUZËN  (A do të ketë një “The Albanian Files 2.0”?!)

 
Është marketing global për Shqipërinë, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale. Dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare. Është mënyra se si veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës. Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar“, deklaroi Kreu i Ekzekutivit, shkruan ATSH-ja, në ballë të orëve të fundit për “shitjen e biletave”. Jo më pas janë edhe shumë media që japin vlerësime të krahasueshme për përfitimet nga shuma prej 4 milion euro të hedhura nga qeveria duke ju referuar disa deklaratave në rrjetet sociale të Ramës si kryeministër dhe Gonxhes si Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit kur thotë se:- Nëse Tirana arrin të organizojë me sukses këtë event, përfitimi më i madh nuk do të jetë vetëm ai social, argëtues apo ekonomik i një nate. Do të jetë besueshmëria ndërkombëtare që fiton kryeqyteti dhe Shqipëria“, dhe që të dy të ngjajnë me lojtarët e një mega llotarie. 
Të varësuar gërvishtja për të fituar”. Me moton e përditshme të përfitimit po fusim katër që t’i shumëfishojmë(!). 
I nisur edhe nga një influencer që tregonte se mund të nxitoni për blerjen e biletave me 30% ulje, ndoqëm udhëzimin e faqes online (www.yealbania.com) dhe veç shqipes, mundësia në anglisht dhe italisht bëheshin të pa mundëshme për të bërë blerjen e biletave. Ndoshta janë shitur(!) Përllogaritja në “Eagle Stadium” është menduar për 60 mijë dhe në se ndodh do t’ja kalojë tre herë koncertit të Dua Lipa-s në Sheshin Skënderbej 3 vite më parë në kohën e skemave koncertore të Erion Veliaj-t.
Konkurrenca për ta drejtuar jetën e një kryeqyteti është padyshim e madhe.
 
Por le të kthehemi tek ankthi i biletës fituese. Është 120 euro mesatarisht. Ndërsa sipas Ramës dhe Gonxhes thënia se “kemi hedhur 4 që t’i gjenerojmë në 100” dhe “një emër global Shqipërisë”, janë imazhi dhe propaganda bashkë. 
Nga vendi ku Kanye West vjen, luhen llotari që tejkalojnë me raste 1 miliard dollarë. Nuk ka nevojë për shumë marketing pasi gjithsekush e provon fatin dhe ka pika karburanti ku një reklamë e thjeshtë e ndriçuar i tërheq vëmendjen dikujt që do ta blejë një biletë. Të gjithë e duan një fat të tillë, por kryesisht punojnë fort dhe kur duan luajnë, por veç sëmundjes ‘gabelling addiction’ së llotarisë, krahasimi me këmbë në tokë është se “1 në 15,000 ka shansin e keq t’i bjerë rrufeja” (pra shansin që ta fitojë). Jo se duhen blerë 15 mijë bileta njëherësh me idenë se do të fitosh, por për një mega lloto/koncert-global si rasti për ta fituar Rama dhe Gonxhja famën krahasimi tjetër vlen. Ai është 1 në mbi 300 milion sepse kështu thonë zyrat që i organizojnë llotaritë pa ç’ka se qeveritarët tanë kanë sistemin e tyre të llogarive.
Do të mbarojë dhe ky koncert dhe përveç kënaqësisë për shfaqjen tek ata që e shijojnë, për propagandën me siguri dhe imtësi do të kryhen procedurat investigative për shkeljet ligjore dhe transparencën me formulën e njohur “follow the money”. Mbase nuk do të jetë edhe nevoja për të thënë se “Stadiumi Eagle” i sapo ndërtuar sa kushtoi dhe sa afatgjatë do të jetë për evente të ngjashme. Ose se stadiumi që nuk ka të planifikuar një parking për publikun, nuk u mbush edhe pse biletat u ulën me 30% dhe u zhvillua në një orar kur Botërori i Futbollit 2026 kishte ndeshjet Angli-Norvegji dhe Argjentinë-Zvicër. Por edhe për këto parimi “follow the  money” duhet të veprojë në se të vërtetat dhe korrupsionin na duhet ta shohim. 
Pavarësisht këtyre protesta qytetare vazhdon në ditën e 42-të.
Përse i themi këto?
Nuk janë një paragjykime, por janë një realitet nga i cili nuk mund të fshihemi. Sidomos kur vishet me propagandë. Në Shqipëri kjo po shihet çdo ditë dhe mund të vazhdojë nga pangopësia deri në fund ‘të mandatit’, dhe duket mirë se kush po janë prioritetet e qeverisjes.
Në Tiranë po protestohet paqësisht prej 42 ditësh.
Protestohet për korrupsion.
Qeveria nga ana e vet thotë se po ndërton imazhin e turizmit dhe sponsorizon me miliona për imazhin global, në një qeveri që  ka vërtetuar se Shqipëria nuk ka sot një ministër/e ose ministri që të mbulojë R I N I N Ë ,…”*.
Prandaj Rinia shqiptare ndodhet në shesh sepse nuk mund ta shohë të ardhmen e vet në një vend që marketimin global nga ana e pushtetit e ka si një etiketë e çmimit për shitje. 
Kush të dojë le ta shijojë koncertin.
Kush të dojë edhe mund të lodhet nga mënyra se si faktet përplasen duke u bërë të lodhshme nga drejtimet që propaganda dhe ideologjia e pushtetit i orienton, dhe kjo kategori njerëzish bëhen pesimistë dhe heqin dorë nga përpjekjet duke ja lënë fatit zgjidhjen se si mund të veprojnë.
Ka të tjerë që nuk tërhiqen dhe për këtë kanë koncertin e tyre prej 41 ditësh nga dje,… 42 sot dhe më shumë nesër në të 43-ën ditë e me rradhë pa ndërprerë deri në dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.
 Dhe në mbyllje pasi edhe ky shënim nuk ka dashur të  përsërisë se çfarë është thënë për koncertin, as çfarë po ndodh me protestën në ditën e 42-të ka mundësi që të hedhë dy tre pika dyshimi për diskutim nga ana e opinionit publik se:- cila është situata që Shqipëria sot po kalon pa realizuar një dialog dhe transparencë dhe veprim të ligjit përkundrejt një arrogance shtetërore dhe qeverisje të korruptuar?
Së pari, a janë para emergjence?
Së  dyti  , sa u shpenzua për Stadiumin Eagle dhe a u certifikua sipërmarrja ndërtuese?
Së treti, Kush e ka autoritetin e kësaj vendim-marrjeje?
Së  katërti, përse bëhet propagandë?
 
…ka edhe të tjera që mund të konsiderohen “cinike”, por ato nuk mund të krahasohen me prurjet që rinia e protestës i ka dhënë sheshit. Duhet me thënë prit se çdo dëgjohet pasi kryeministri ynë jeton çdo ditë mes gafave dhe skandaleve. Një i tillë veç koncertit të West-it, ishte historia e Rozafës ku thumbonte përshtypjet/review negative të njerëzve të cilët i përqesh me termin ‘O patriota’. 
 Nuk po kuptojmë diçka nga gjakftohtësia e kryeministrit, mos vallë edhe vendin ja zënë shqiptarët atij edhe aty ku jetojnë dhe shprehen për atë se çfarë mendojnë?
Statusi i Ramës ndër të tjera shënonte:-” Uroj që Prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”. Me sa duket kryeministri po përjeton tan ankthin halucinant nga “Legjenda e Rozafës”  dhe i duket se këto statuse po ja prishin natën muret e punëve të mira që kjo qeverisje ka bërë çdo ditë në këto 13-14 vite qeverisje. 
Sa për Rozafën dhe çdo mjedis tjetër që vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj, në qoftë se nuk ka një tendë për hije, një ujë të ftohtë, një tualet për të kryer nevojat personale, një kosh mbeturinash përpos shërbimeve të tjera ku veprojnë bizneset shtetërore dhe private, atëherë përshtypjet në ‘google’ nuk ka pse të riaktivizohen ose të merren si shantazhe për prishjen e imazhit. Madje qeveria e juaj shpesh ka përmendur se “kritikat na bëjë mirë për ta korrigjuar qeverisjen”.
Nuk ka se si që të shkruash për Koncertin e West-it, të flasësh për shantazhin online për Rozafën, të mbledhësh të rinjtë në një logo të improvizuar si RinCamp 2026″ sepse nuk ke më ndjekës, dhe për çudi të gjitha këto në një ditë, kjo vërtetë tregon shqetësimin tuaj për ardhjen e disfatave ndërkombëtare të njëpasnjëshme si edhe me at presionin paqësor të dorëheqjes nga rinia shqiptare kryesisht që mbështetet nga mbarë populli dhe diaspora duke të kërkuar dorëheqjen.
 

Dhe në fund së pesti,  a do të marrë Kanye West “Çelësin e Bashkisë” apo dyshtetësinë e përshpejtuar nga presidenti SHTZ Bajram Begaj?

Nuk është asgjë e keqe sikurse nuk është as edhe tezë konspiracioniste.
Në kërkimin e tyre gazetarët kanë dyshime dhe i parashtrojnë faktet.
 
Sipas fakteve Kanye West i njohur si rapper-i dhe muzikanti i njohur, producent në muzikë dhe me firën e tij të njohur në modelime dhe veshjeve, ka një pasuri rreth 500 milion dollarë përkundrejt 110 mijë eurove që ka deklaruar Rama në 2025 (pa llogaritur të ardhurat nga rroga dhe anëtarëve të tjerë të familjes).
 
Një tjetër pikë e përbashkët e raperit me ftuesin kryeministër janë muzika, veshjet, moda.
Po a kanë ata kohë dhe a do të shkëmbejnë dot eksperienca që të mund të ishin një kureshtje globale nga accaparant?
Na duhen shumë foto për imazhin…dhe jo për lajmin e të vërtetat.
 
Kanye West kandidoi si i pavarur për president në SHBA në vitin 2020. Ai hyri mes Trump dhe Biden dhe u mori vetëm 60 mijë vota luftës mes republikanëve dhe demokratëve. Pra 60,000 aq sa edhe stadiumi i ri i Tiranës “Eagle” (pa parking),  edhe për këtu në politikë mbase kemi një tjetër eksperiencë për të zbuluar.
 
Kanye West, në qoftë se do të kërkoni për ndjeshmërinë e tij ndaj natyrës mjedisit është edhe më interesante. Ka projektuar, por nuk ka realizuar përmasën e një qyteti me 100 mijë banorë si në SHBA edhe në lindjen e Mesme. Prirja mjedisore shkon bashkë me atë arkitektonike dhe njihet si “saving the world through design” ( këndvështrimin rreth saj do ta lemë për një herë tjetër). Nuk paragjykojmë. Nuk ka asgjë të keqe po të kërkosh faktet në gazetari, mbase edhe të kesh dyshime ashtu siç ndodhi me shqiptarët që edhe pse ishin pre 10 ditësh në shesh ata provuan edhe shijen të hidhur nga zhurma e parathënies në “The Albanian Files”, një tjetër kryevepër e kryeministrit. Kjo është një fushë ku ka shumë për të zbuluar. Madje mund të pyeten artisti West dhe kryeministri artist shqiptar Rama më parë se sa ky i fundit të na surprizojë me ndonjë botim të vetin apo si bashkautor në të ardhmen e afërt.
 
“The Albanian Files 2.o”  mund të ketë sepse ky kryeministër nuk e njeh as dialogun dhe as protestën. Një ditë më parë jemi befasuar me thellimin e propagandës “Rilindja 2.0” (!), një takim i Ramës me administratën. Rivitalizim dhe Identitet. Dy nga grepat për ta shtrënguar fort pas pushtetit administratën shtetërore për një punë të siguruar. Kjo është shenja më e rrezikshme dhe alarmante. Një rilindje 2.0 pas 13-14 vitesh në pushtet. 
Kush do të rivitalizohet?
Çfarë identiteti po kërkon ky kryeministër kur natyra po shkretohet dhe gjurma më e madhe që dallon është ‘marka’ e betonit.
 
Kjo është fatkeqësia e qeverisjes së korruptuar që mban pushtetin përmes imazhit propagandistik dhe shtypjes ideologjike të administratës shtetërore.
Projektet me 1 euro për investitorët strategjik, janë tashmë projekte me dyer të hapura dhe tapete të shtruara e për to edhe më rrallë qytetaria dhe shtetasit pyeten.
Pyeten më rrallë ose sepse janë larguar,…ose nuk e gjejnë dot pronën, ose ata që i kanë përfaqësuar dhe i përfaqësojnë në Kuvend nuk po e bëjnë mjaftueshëm punën për zbatimin e ligjit, ushtrimin e drejtësisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës.
 
______
* Shqipëria nuk ka sot një ministër/e ose ministri që të mbulojë R I N I N Ë ,…”*.   https://www.voal.ch/ugshpd-diella-dylli-dhe-kryeministri-ora-e-fundit-e-akademise-politike-socialiste/aktuale/fokus/
 
 
 
11 Korrik 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

DEKLARATË E UGSHPD: Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës solidarizohet me redaksinë e emisionit investigativ “Report” dhe gazetarin italian Sigfrido Ranucci

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës solidarizohet me redaksinë e emisionit investigativ “Report” dhe gazetarin italian Sigfrido Ranucci.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) shpreh solidaritetin e tij të plotë me redaksinë e emisionit investigativ “Report” të Rai 3 dhe gazetarin investigativ Sigfrido Ranucci, pas reagimit të tyre ndaj vendimit të RAI-t për pezullimin e transmetimit të replikave verore të programit.

UGSHPD vlerëson se vendime të tilla që prekin një redaksi investigative me një histori të gjatë pune profesionale duhet të trajtohen me kujdes të madh, duke respektuar pavarësinë editoriale dhe rolin e medias së lirë në një shoqëri demokratike.

Emisioni “Report”, prej vitesh, ka qenë një pikë referimi për gazetarinë investigative në Itali, duke trajtuar çështje të korrupsionit, krimit të organizuar, përdorimit të fondeve publike, konflikteve të interesit dhe çështjeve të tjera me rëndësi të lartë publike.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës vlerëson në mënyrë të veçantë kontributin që emisioni “Report” ka dhënë ndër vite në trajtimin e çështjeve që lidhen me Shqipërinë, shqiptarët dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës thekson se mbështetja ndaj redaksisë së “Report” nuk është vetëm solidaritet me një program televiziv, por është mbështetje për një parim themelor të demokracisë: të drejtën e gazetarit për të hetuar dhe të drejtën e qytetarëve për të njohur të vërtetën.

Atentati me bombë ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, drejtuesit të emisionit “Report”, përbën një nga sulmet më serioze ndaj një gazetari investigativ në Itali. Sulmi ndaj tij ishte një kërcënim ndaj lirisë së medias dhe ndaj të gjithë gazetarëve që punojnë për të nxjerrë në dritë fakte me interes publik.

UGSHPD dënon çdo formë presioni, kërcënimi apo intimidimi ndaj gazetarëve dhe vlerëson se siguria e tyre dhe pavarësia e redaksive investigative janë kushte themelore për funksionimin e demokracisë.

Përmes gazetarisë profesionale investigative, “Report” ka sjellë në vëmendjen e publikut italian dhe shqiptar tema që lidhen me transparencën institucionale, marrëdhëniet politikë–biznes, investimet strategjike, pronat, përdorimin e fondeve publike dhe çështje të tjera me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët

 

Ndër investigimet konkrete të “Report” mbi Shqipërinë renditen:

“Un italiano a Tirana” – 10 maj 2015*, gazetar: Luca Chianca – Rai 3 “Report”

 

Një nga investigimet më të rëndësishme të “Report” mbi Shqipërinë ishte reportazhi *“Un italiano a Tirana”*, i transmetuar më 10 maj 2015.

Investigimi u përqendrua te *Agon Channel*, televizioni i krijuar në Tiranë nga sipërmarrësi italian Francesco Becchetti.

“Report” analizoi investimin e madh në sektorin mediatik shqiptar, burimet financiare të projektit, aktivitetet ekonomike të lidhura me të dhe marrëdhëniet ndërmjet biznesit, medias dhe institucioneve.

Ky investigim hapi debat publik mbi transparencën e investimeve të huaja në Shqipëri dhe mbi mënyrën se si zhvillohen projekte të mëdha ekonomike në një vend në transformim.

 

“La campagna d’Albania” – prill 2024*, gazetar: Giorgio Mottola – Rai 3 “Report”

 

Një prej investigimeve më të rëndësishme të viteve të fundit ishte reportazhi *“La campagna d’Albania”*, i cili trajtoi marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e qendrave të emigrantëve në territorin shqiptar.

Në këtë investigim u analizua konkretisht projekti për ngritjen e kampeve/qendrave të pritjes dhe përpunimit të emigrantëve në *Shëngjin dhe Gjadër*.

“Report” trajtoi mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të këtyre strukturave; kostot financiare të projektit; përdorimin e fondeve publike italiane; përgjegjësitë institucionale të palës italiane dhe shqiptare; aspektet ligjore dhe praktike të transferimit të emigrantëve në territorin shqiptar; ndikimin e projektit mbi Shqipërinë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ky investigim ngriti pyetje mbi transparencën e një marrëveshjeje me rëndësi të madhe politike dhe sociale dhe solli në vëmendjen e publikut nevojën për kontroll demokratik mbi vendimmarrjet shtetërore.

 

Engjëll Agaçi, roli institucional dhe marrëveshja Itali–Shqipëri

 

Në kuadër të investigimit “La campagna d’Albania”, “Report” trajtoi figurën e *Engjëll Agaçit*, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Emisioni analizoi rolin e tij në procesin e marrëveshjes Itali–Shqipëri, si dhe periudhën e tij të mëparshme profesionale si avokat në Itali.

Në material u trajtuan marrëdhënie profesionale dhe kontakte të krijuara gjatë kësaj periudhe, duke ngritur pyetje mbi transparencën që duhet të shoqërojë funksionet e larta publike.

Engjëll Agaçi ka kundërshtuar interpretimet e bëra në investigim dhe ka dhënë sqarimet e tij publike lidhur me këto çështje.

 

Olsi Rama dhe çështja e Xibrakës

 

Në të njëjtin investigim, “Report” trajtoi edhe çështjen e *Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, dhe debatin publik rreth dosjes së njohur si **laboratori i Xibrakës*.

Investigimi analizoi elementë të dosjes së mëparshme hetimore dhe ngriti pyetje mbi rrethana, kontakte dhe lidhje të pretenduara me persona të hetuar në atë çështje.
UGSHPD thekson se pikërisht ky është roli i gazetarisë investigative: të bëjë pyetje, të analizojë dokumente dhe të kërkojë transparencë, ndërsa përgjegjësia përfundimtare për çdo çështje penale i takon institucioneve të drejtësisë.

 

Çështja e pronës në bregdetin e Vlorës dhe transparenca mbi pasuritë strategjike

 

Në kuadër të investigimit “La campagna d’Albania”, “Report” trajtoi edhe një çështje që lidhej me një sipërfaqe prej rreth *30 mijë metrash katrorë tokë në zonën bregdetare të Vlorës*.

Investigimi u përqendrua te dokumentacioni i pronës, aktet e dhurimit, marrëdhëniet mes personave të përfshirë dhe nevoja për transparencë mbi pasuritë me vlerë të lartë në zonat strategjike të Shqipërisë.

Kjo çështje lidhet me një debat më të gjerë në Shqipëri mbi pronat, zhvillimin e territorit, turizmin dhe kontrollin publik mbi pasuritë e rëndësishme kombëtare.

 

Krimi i organizuar shqiptar dhe rrjetet ndërkombëtare*

 

“Report” ka trajtuar gjithashtu fenomenin e krimit të organizuar ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe rrjeteve kriminale që veprojnë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Këto investigime kanë ndihmuar në një debat më të gjerë mbi mënyrën se si funksionojnë organizatat kriminale transnacionale, pastrimin e parave dhe nevojën për bashkëpunim të institucioneve europiane.

UGSHPD thekson se këto tema nuk kanë të bëjnë me një komunitet apo kombësi të tërë, por me individë dhe organizata kriminale që dëmtojnë shoqërinë dhe cenojnë imazhin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë me integritet në Itali dhe Europë.

UGSHPD vlerëson se kontributi i emisionit “Report” tregon rëndësinë e gazetarisë investigative në një shoqëri demokratike.

Investigimet mbi Shqipërinë kanë sjellë në vëmendje çështje që kanë prekur drejtpërdrejt interesin publik shqiptar: transparencën e pushtetit, marrëdhëniet politikë–biznes, menaxhimin e pronave, projektet strategjike dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Mbrojtja e redaksisë së “Report” është mbrojtje e një gazetarie që ka kërkuar përgjigje, ka hapur debate dhe ka kontribuar në të drejtën e qytetarëve për informacion.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës qëndron pranë Sigfrido Ranuccit, redaksisë së “Report” dhe të gjithë gazetarëve investigativë që ushtrojnë profesionin me guxim, pavarësi dhe përgjegjësi publike.

Mbrojtja e gazetarit është mbrojtje e së vërtetës.

Mbrojtja e gazetarisë investigative është mbrojtje e demokracisë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Në mbështetje të gazetarisë së lirë, profesionale dhe të pavarur

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
11.07.2016

Sot dita e 42-të e protestës masive, qytetarët të vendosur në revoltën e tyre kundër qeverisë Rama! Iu bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora

Protesta masive e qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka hyrë sot në ditën e 42-të. Mijëra qytetarë pritet të dalin sërish në bulevardin përpara Kryeministrisë duke bërë thirrje për dorëheqje.

Atyre pritet t’ju bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë treguar një mbështetje të madhe duke protestuar edhe në vendet ku jetojnë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Në këto ditë qëndrimi në shesh, qytetarët kanë artikuluar problemet e ndryshme sociale dhe ekonomike me të cilat përballen përditë.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu që të veprojë edhe drejtësia, ndërsa brohorasin sloganet “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg” etj.

Qeveria Rama është përballur së fundmi edhe me një tjetër skandal pasi dha 4 milionë euro nga fondi i rezervës për koncertin e Kanye West, që mbahet sot. Protestuesit e kanë cilësuar këtë veprim si të turpshëm në një kohë kur vendi ka nevojë për fonde në fusha të ndryshme që prekin njerëzit çdo ditë.

“Edi Rama nën kritika pasi dha miliona për Kanye West!” – Gazeta holandeze: Komuniteti hebraik shqiptar dënon pjesëmarrjen e artistit! Po legjitimohet një figurë antisemite

Një artikull për koncertin e Kanye West në Tiranë dhe financimin e qeverisë prej 4 milionë eurosh ka shkruar edhe media holandeze “De Telegraaf”.


Media prestigjioze shkruan se kryeministri shqiptar është vënë nën kritika për financimin nga paratë publike, duke theksuar se këto vijnë në një kohë kur pozita e tij politike është e rënduar për shkak të protestave kundër tij.

Rama e mbron investimin duke deklaruar se koncerti do t’i japë një nxitje të konsiderueshme turizmit dhe ekonomisë. Kryeministri thotë se pret dhjetëra mijëra vizitorë të huaj dhe miliona euro të ardhura shtesë për hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera lokale.”, thuhet në artikull.

Gazeta vë gjithashtu theksin edhe tek fakti se reperi ka shkaktuar polemika për shkak të qëndrimeve të tij antisemite. Në artikull përmendet kundërshtimi i komunitetit hebraik shqiptar, të cilët thonë se nuk po bëhet vetëm një koncert, por po legjitimohet një figurë me qëndrime antisemire.

“Megjithatë, vendimi çon në një stuhi protestash. Reagimet kritike po bien në mediat sociale, dhe komuniteti hebraik shqiptar gjithashtu dënon mbërritjen e artistit. Sipas organizatës, ky nuk është “vetëm një koncert”, por legjitimimi i një figure që ka përhapur vazhdimisht pikëpamje antisemite.”, thuhet më tej.

Artikulli i medias

Artikulli i plotë:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po përballet me kritika të ashpra pasi qeveria e tij ndau 4 milionë euro fonde publike për një koncert të reperit kontrovers amerikan Kanye ‘Ye’ West.

Performanca do të zhvillohet këtë fundjavë pranë kryeqytetit, Tiranës. Sipas kundërshtarëve, është e papranueshme që paratë e taksapaguesve të përdoren për një artist që ka shkaktuar vazhdimisht polemika vitet e fundit me deklarata antisemite dhe lëvdata për Adolf Hitlerin.

Shqipëria është një nga vendet e pakta evropiane ku West mund të performojë ende këtë verë. Disa vende dhe organizatorë të tjerë më parë kanë anuluar koncertet për shkak të komenteve të tij kontroverse. Sipas qeverisë shqiptare, mbështetja financiare është e nevojshme për ta bërë të mundur një ngjarje për të cilën mijëra bileta ishin shitur tashmë.

Nxitje për ekonominë dhe turizmin

Rama e mbron investimin duke deklaruar se koncerti do t’i japë një nxitje të konsiderueshme turizmit dhe ekonomisë. Kryeministri thotë se pret dhjetëra mijëra vizitorë të huaj dhe miliona euro të ardhura shtesë për hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera lokale.

Megjithatë, vendimi çon në një stuhi protestash. Reagimet kritike po bien në mediat sociale, dhe komuniteti hebraik shqiptar gjithashtu dënon mbërritjen e artistit. Sipas organizatës, ky nuk është “vetëm një koncert”, por legjitimimi i një figure që ka përhapur vazhdimisht pikëpamje antisemite.

Polemika vjen në një kohë të vështirë për Ramën, i cili ka qenë nën presion për javë të tëra për shkak të protestave kundër politikave të tij dhe akuzave se ai u jep shumë përparësi investitorëve të huaj. GSH

Protestuesit marshuan rrugëve të Tiranës: Çohuni nga kafja! Shqipëria kërkon revolucion

Pas fjalimeve para kryeministrisë, mijëra qytetarë marshuan në kryeqytet në ditën e 41-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.

Qytetarët u larguan nga kryeministria për t’u drejtuar Bashkisë së Tiranës, e më tej drejt kryqëzimit të 9-katsheve.

Në ecjen e tyre ata shigjetuan parlamentin e Shqipërisë duke e quajtur në kor “analfabet”. Sakaq, bëm dhe thirrje që qytetarët t’u bashkohen në ecje.

“Poza ndërkombëtare, heshtje për qytetarët”- Pankartat e protestës së 41-të: Kapitulli yt do të mbyllet shumë shpejt

Edhe sot mijëra qytetarë u mblodhën për të vijuar me revoltën e tyre kundër qeverisë Rama.

Teksa shënohet dita e 41-të e rezistencës, protestuesit u mblodhën fillimisht te sheshi Skënderbej për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

Shumë prej tyre kishin marrë edhe pankarta me vete, ku shprehin revoltën e tyre. Në disa prej pankartave, protestuesit i bëjnë thirrje Ramës se përveç kapitujve që po mbyllen në Bruksel për Shqipërinë do mbyllet edhe kapitulli i Ramës.

AACL BOARD OF DIRECTORS’ PUBLIC DECLARATION ON THE SITUATION IN ALBANIA

For more than three decades, the Albanian American Civic League (AACL), under the
leadership of Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi—longtime advocates for the
human and national rights of the Albanian people—has remained steadfast in its
mission to promote democracy, defend human rights, and advance the interests of
Albanians wherever they live.
The AACL firmly stands with leaders and public officials who uphold Albanian national
interests and oppose those whose actions undermine them. Throughout our history, we
have consistently defended the rule of law, freedom of expression, and the right of
citizens to shape the future of their country through peaceful and democratic means.
The Civic League is closely following the ongoing peaceful and patriotic demonstrations
taking place throughout Albania, where citizens are calling for the resignation of Prime
Minister Edi Rama while demanding greater government accountability, transparency,
and democratic reform. These protests are not directed against legitimate American or
other foreign investments.
Based on numerous credible reports, during the past twelve years the government of
Prime Minister Rama has operated a corrupt and non-transparent system that has used
the country’s resources to benefit only certain domestic and international oligarchs. At
the same time, large numbers of Albania’s young people have been forced to leave the
country in search of better opportunities. Furthermore, the government has failed to
defend and advance Albania’s national interests in the region, subordinating elements of
its foreign policy to the interests of the Serbian hegemonic regime led by Aleksandar
Vučić.
For more than a month, the youth and the majority of the people of Albania have made
it clear that Albania is not for sale. They have lost confidence in the current government
and no longer believe that the same officials responsible for the present situation are
capable of delivering meaningful reform. They are calling for the establishment of a
temporary technical government composed of respected, nonpartisan professionals to
lead the country and prepare it for extraordinary elections within one year.
We likewise call on all parties to reject violence and extremism in every form so that this
movement remains what it has been from the beginning: a peaceful and democratic
expression of the people’s will. We also strongly urge the organizers of these protests to
reject and immediately remove any individuals or groups pursuing foreign or extremist
agendas who may attempt to exploit the situation for their own purposes.
Finally, the Albanian American Civic League calls on the international community to
recognize the legitimate concerns of the people of Albania and to support their right to
protest peacefully and seek democratic change through lawful and nonviolent means.

DEKLARATË PUBLIKE E BORDIT DREJTUES TË LIGËS QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE MBI SITUATËN NË SHQIPËRI

Për më shumë se tri dekada, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQShA), nën udhëheqjen e Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi – mbrojtës të kahershëm të të drejtave njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar – ka qëndruar e palëkundur në misionin e saj për të promovuar demokracinë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të avancuar interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë.

LQShA qëndron fuqimisht në mbështetje të udhëheqësve dhe zyrtarëve publikë që mbrojnë interesat kombëtare shqiptare dhe kundërshton ata, veprimet e të cilëve i dëmtojnë këto interesa. Gjatë gjithë historisë sonë, ne kemi mbrojtur vazhdimisht sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre përmes mjeteve paqësore dhe demokratike.

Liga Qytetare po ndjek nga afër demonstratat paqësore dhe patriotike që po zhvillohen në mbarë Shqipërinë, ku qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar njëkohësisht më shumë llogaridhënie qeveritare, transparencë dhe reforma demokratike. Këto protesta nuk janë të drejtuara kundër investimeve legjitime amerikane apo të vendeve të tjera.

Bazuar në shumë raportime të besueshme, gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit qeveria e Kryeministrit Rama ka funksionuar përmes një sistemi të korruptuar dhe jotransparent, i cili ka përdorur burimet e vendit për të përfituar vetëm oligarkë të caktuar vendas dhe ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë, një numër i madh i të rinjve shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi në kërkim të mundësive më të mira. Për më tepër, qeveria ka dështuar të mbrojë dhe të avancojë interesat kombëtare të Shqipërisë në rajon, duke nënshtruar elemente të politikës së saj të jashtme ndaj interesave të regjimit hegjemonist serb të udhëhequr nga Aleksandar Vučić.

Për më shumë se një muaj, rinia dhe shumica e popullit të Shqipërisë e kanë bërë të qartë se Shqipëria nuk është në shitje. Ata kanë humbur besimin te qeveria aktuale dhe nuk besojnë më se të njëjtët zyrtarë përgjegjës për gjendjen e tanishme janë në gjendje të sjellin reforma domethënëse. Ata po kërkojnë krijimin e një qeverie teknike të përkohshme, të përbërë nga profesionistë të respektuar dhe jopartiakë, e cila të udhëheqë vendin dhe ta përgatisë atë për zgjedhje të jashtëzakonshme brenda një viti.

Po ashtu, u bëjmë thirrje të gjitha palëve të refuzojnë dhunën dhe ekstremizmin në çdo formë, në mënyrë që kjo lëvizje të mbetet ajo që ka qenë që nga fillimi: një shprehje paqësore dhe demokratike e vullnetit të popullit. Gjithashtu, u kërkojmë me forcë organizatorëve të këtyre protestave të refuzojnë dhe të largojnë menjëherë çdo individ ose grup që ndjek agjenda të huaja ose ekstremiste dhe që mund të përpiqet të shfrytëzojë situatën për interesat e veta.
Së fundi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të njohë shqetësimet legjitime të popullit të Shqipërisë dhe të mbështesë të drejtën e tij për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të kërkuar ndryshim demokratik përmes mjeteve të ligjshme dhe jodhunshme.

Bordi Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

UGSHPD: VJOSË-NARTA JANË EKOSISTEMI LIGATINOR BREGDETAR, PASURI BOTËRORE

Qëndrimit të kryetarit të GPS Taulant Balla në Strasburg, në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE me pretendimin për të korrigjuar, saktësuar ose njohur Evropën se në legjislacionin shqiptar nuk ekziston togfjalëshi përcaktues Parku i “Vjosë-Nartës”, i duhet dhënë një përgjigje. Me një ironizim të nënkuptuar Balla tregonte se po, ka Park Kombëtar të “Vjosës” dhe  Park të “Nartës”.  Vërtetë një “Dije e thellë” që vjen nga njohja e legjislacionit apo dhe e shkencave të natyrës. Sjellja e Taulant Ballës me këtë argumentim në atë mjedis pluralist politik evropian si Strasburgu tregoi mungesën e etikës dhe u përfaqësua si pjesë injorante e politikës shqiptare që rrjedh nga arroganca. Ajo frymë arrogance që ushtrohet në Kuvendin e Shqipërisë nga mazhoranca socialiste dhe përcillet deri në Strasburg.
Si mund të shkosh vetëm pas dy emrave që na përfaqësoka legjislacioni dhe mbrosh të pambrojtshmen me një naivitet sipëror kur dihet botërisht dhe shkencërisht si Parku i Vjosë Nartës?
Rasti më i mirë ndoshta do të duhej të ishte dhënia fillimisht e një ore mësimi duke e kthyer mbase edhe njëherë Ballën në bankat e shkollës. Cilëndo sistemin 9-vjeçar të sotmin (8-vjeçaren e dikurshme) apo të mesmen. E rëndësishme është që ky kryetar i deputetëve rilindës t’i freskojë pak dijet në lëndët e gjeografisë fizike të Shqipërisë si dhe biologjinë, në qoftë se me google apo “chat-gpt’ nuk ja del dot.
Një pyetje tjetër do të ishte se, kush ua ka marrë këtyre përfaqësuesve të kuvendit mënyrat e mirësjelljes?
Sinqerisht mbetesh i zhgënjyer pasi koncepte si biodiversiteti dhe ekosistemi që janë thelbësore në hartimin e një legjislacioni kur ftohen dhe dëgjohen specialistët e fushës, por në përdorimin dhe në diskutimet e përditshme tek politikanë të tillë dihet dhe është provuar se mendjen dhe shpirtin ata/ato e kanë shitur më parë tek dijet mbi “Zonat Kadastrale” se sa interesat për mbrojtjen e Natyrës. Prandaj Zonat e Mbrojtura Natyrore janë fshirë nga fjalori, përdorimi e ca më shumë nga legjislacioni.
Për këtë rast të parë i pandryshuar nga sa ATSH-ja si mjet i propagandës së qeverisë Rama kërkon të vendosë retorikë politike jo vetëm me kundërshtarët, por edhe kundër ligjeve të natyrës dhe atyre njohurive që kanë formuluar me përpjekje shkencëtarët e huaj dhe ata nga e gjithë bota, gjithkush prej tyre do të mbetej i shokuar për çka deklaron Balla:-“Ekziston Parku Kombëtar i Vjosës dhe Parku i Nartës. Nuk janë një park i vetëm. Parku i Vjosës është zonë e mbrojtur 100 për qind dhe Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka një park të tillë. Në këtë aspekt duhet të mësoni prej nesh, jo të na jepni mësime.”
Pas kësaj arrogance kur thuhet se:-“…
duhet të mësoni prej nesh, jo të na jepni mësime“,  vlerat humbasin dhe harrohen me vitet e qëndrimit në pushtet të socialistëve të cilët me Vjosën janë ndeshur herët, që në vitet e para të qeverisjes 13-14 vite më parë. Me sa duket Balla i ka fshirë nga memoria veprimtaritë ndërgjegjësuese mjedisore si për mbrojtjen e Lumit Vjosa me fqinjët e Jugut, Greqinë dhe 10 vite më parë kur protestat e asaj kohe ndërprenë ndërtimin e digave dhe ndërhyrjeve në shtratin e lumit., por edhe më vonë. Rama dhe Balla nuk duan ta mbajnë mend presionin e qytetarëve atëherë dhe të institucioneve ndërkombëtare, por pragmatizmin për t’i marrë kreditë e zbatuan. Ata ende mbajnë gradat dhe medaljet e krenarisë kur Vjosa u shpall pasuri botërore dhe mbi bazë të saj japin leksione mbi natyrën dhe mjedisin.
Por sa e ndryshon dhe si kuptohet grykëderdhja e Lumit Vjosa në Detin Adriatik kur Vjosën dhe Nartën ata i shohin të ndara.  Një nga organizatat e njohura PPNEA*, është shprehur se dy emrat janë administrativ, por kurrë se si në kuptimin shkencor:-
Në fakt, nuk ka asnjë debat real mes emërtimeve Vjosë–Nartë’ dhe ‘Pishë Poro-Nartë’ ku përfshihet dhe Zvërneci. Kronologjia është e thjeshtë: prej 2004 deri në vitin 2022, zona e mbrojtur njihej zyrtarisht si “Vjosë-Nartë” dhe përfshinte Lagunën e Nartës, Zvërnecin dhe habitatet përreth si një ekosistem i vetëm. Pas një vendimi të qeverisë në vitin 2022, kufijtë dhe emërtimi administrativ u ndryshua dhe u bë ‘Pishë Poro–Nartë’.”*
Pra flasim për habitate dhe një ekosistem që është krijuar prej rrjedhjes qindra mijë vjeçare të Lumit Vjosa që me prurjet e saj ka krijuar dunat e rërës, Lagunën e Nartës dhe të  Peizazhin e Mbrojtur të Zvërnecit.

Një problem i dytë që i duhet vënë në dukje pa ironi Taulant Ballës mbi fjalën në Strasburg është sipas ATSH-s kur ai u bë mbrojtës i një ideje që është luftuar nga qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare si dhe medias që në fillesë. Bëhet fjalë për Aeroportin e Vlorës të cilin Balla nuk e quan një shqetësim mjedisor, por është:-“Kjo luftë për aeroportin e Vlorës nuk ka të bëjë fare me çështjet mjedisore. Ka të bëjë me konkurrencën. Shqipërisë i nevojitet një aeroport në jug dhe si për të mos mjaftuar kjo, Balla u jep leksion evropianëve si të ishte altoparlanti i kryeministrit duke përsëritur se:-Lufta më e madhe për demokracinë është lufta kundër dezinformimit dhe këtë betejë duhet ta zhvillojmë së bashku.
Nga gjithë kjo narrativë e propagandës kupton se, fjalët mjedis, ekologji, ekosistem, biodiversitet, zona të mbrojtura, shpend të rrallë, fond i pasurisë botërore, Pelikan, Flamingo dhe Lumë si ai i protestës qytetare që ka pushtuar sheshet dhe rrugët e Tiranës janë pjesë e shpikjes më të re të armiqve të pushtetit të Rilindjes Socialiste në përgjithësi dhe të Ramës në veçanti për dorëheqje.

Sa për Vjosë-Nartën, zona unike të Peizazhit të Mbrojtur, në Shqipëri  përfaqësojnë një ekosistem ligatinor dhe bregdetar me rëndësi botërore, që aktualisht ndodhet nën kërcënim të rëndë nga ndërtimet e paligjshme dhe shkatërrimi duke e përjashtuar rolin e njeriut si ajo pjesë e ndërgjegjshme e biodiversitetit që bashkëjeton me natyrën, i mbron habitatet dhe pasuron jetën e planetit.

______

* PPNEA Protection and Preservation of Nature in Albania

 
10 Korrik, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Dita e 41-të e protestës qytetare- Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë

Sot mbahet protesta e 41-të qytetare kundër qeverisë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës së vjetër politike. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit do të grumbullohen fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi kryesor.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshim të klasës politike shqiptare. Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit kanë qenë edhe “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësi ndaj figurave kryesore të politikës.

Protesta cilësohet si më e madhe, më jetëgjatë dhe më e qëndrueshme që është zhvilluar në Shqipëri që pas rënies së regjimit komunist.

Tubimi nisi fillimisht si kundërshtim ndaj ndërtimit të një resorti në zonën e Zvernecit, por me kalimin e ditëve është zgjeruar, duke përfshirë edhe kërkesa më të gjera politike dhe sociale. Pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë, të cilën e akuzojnë për korrupsion. bw

“Intelektualët të vijnë në shesh”, Progni: Shteti u merakos për “reviews” në Google, kujtova se arrestuan Ballukun, Agasin apo Karçanajn

Në ditën e 40-të të qëndresës qytetare përpara Kryeministrisë, eksperti i IT-së dhe aktivisti Genti Progni ka mbajtur një fjalim mjaft të ashpër dhe me tone të forta ironie ndaj reagimit të strukturave shtetërore përballë revoltës virtuale të qytetarëve.

Progni ka folur në lidhje me konferencën e fundit të Policisë së Shtetit, e cila sipas tij u mblodh në mënyrë qesharake vetëm sepse protestuesit po u ulin vlerësimet në Google (reviews) disa bizneseve të caktuara.

“Për herë të parë sot u ula në kompjuter të punoja, se kisha me merak review-t e këtyre hajdutëve që kanë vjedhur lekët tona dhe na shesin mend me hotele luksi. Po punoja për ato reviews me nga një yll. Dhe më dërguan mesazh, më thanë ka konferencë drejtori i policisë. Thashë shyqyr u arrestua Balluku, shyqyr kanë kapur Ergys Agasin, Ermal Beqirajn. Thashë shyqyr kanë kapur Ulsi Manjën, shyqyr kapën Mirlinda Karçajan… por çfarë të shihja, patronazhisti ishte merakosur për review në Google! Nuk e ndau, a është e dënueshme me një yll apo me dy yje? Ta dimë sa review t’iu japim”, ironizoi Progni mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të turmës.

Në pjesën e dytë të fjalës së tij, aktivisti ka lëshuar një apel të fortë për të gjithë ata intelektualë apo figura që zgjedhin të flasin nëpër ekrane televizive, duke i ftuar të zbresin në rrugë pranë popullit dhe duke akuzuar hapur pronarë mediash për fshehje taksash dhe tendera korruptivë.

“Kam edhe një sugjerim. I shoh shumë intelektualë që flasin nëpër media, por ne nuk i shohim mediat. I shoh që flasin për kuvende, e takime, por ne nuk i shohim mediat. Hajdeni këtu në sheshin e burrave, t’iu dëgjojë populli. Nëse doni të na përfaqësoni hajdeni këtu”, u shpreh ai. bw


Send this to a friend