VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dalin emrat – Ja kush janë biznesmenët e arrestuar në Tiranë, skema e mashtrimit

By | September 5, 2019

Komentet

Vijon situata e rënduar nga helmimi në Krujë, 130 qytetarë kanë përfunduar në spital prej mesditës së djeshme

KRUJË

Vijon situata e rënduar nga helmimi nga uji i pijshëm në Krujë.  “BalkanWeb” mëson se nga mesdita e djeshme deri sot në mëngjes kanë qenë rreth 130 persona, që i janë drejtuar spitalit për ndihmë, ku fluksi më i madh ka qenë gjatë darkës.

Aktualisht në spital nuk ka njeri që po merr ndihmë mjekësore për intoksikim alimentar, pra me shqetësimet që kanë shfaq për ujin.

Sipas informacioneve, depozita kryesore është dezinfektuar, është mbushur e derdhur dy herë dhe pritet leja nga ISHP për të nisur furnizimin me ujë të qytetit, pasi duhet të dalin analizat, të cilat me shumë gjasa dalin nesër.

Ndërkohë, ditën e djeshme prokuroria ka zbarkuar te ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente, si dhe janë marrë në pyetje drejtues të këtij institucioni.

Ndërkohë, ende nuk ka përgjegjës për këtë situatë. Disa firma të prodhimit e paketimit të ujit, por edhe biznese lokale, janë sensibilizuar ditën e djeshme dhe kanë dërguar në Krujë rreth 100 tonë ujë të paketuar.

Bizneset lokale e kanë shpërndarë nëpër kopshtet e çerdhet e qytetit, ndërsa firmat e kanë dorëzuar sasinë e ujit në bashki, e cila mbrëmjen e kaluar ka filluar shpërndarjen e tij te familjet në nevojë, si ato me ndihmë ekonomike, pensioniste, invalidë, etj.

Dy autobotë kanë shpërndarë ujë për nevoja personale mbrëmë në disa pika të qytetit.

Ekzekutimi mafioz- Deputeti i Fierit i ‘kyç gojën’ Çuçit: Patrulla e policisë u fsheh kur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ngriti pretendimin se gjatë ekzekutimit të biznesmenit Demir Backa në qytetin e Fierit, në vendin e ngjarjes ka qenë prezente dhe një patrullë policie.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë pasditen e sotme, deputeti theksoi se në qytetin e Fierit përflitet se efektivët janë fshehur në momentin që kanë nisur të dëgjojnë të shtënat.

Baçi pyeti ministrin Bledi Çuçi dhe shefin e ShÇBA-së, të pranishëm në komision, nëse ishin në dijeni të këtij informacioni dhe a kanë nisur një hetim të brendshëm në lidhje me rastin.

Por ai nuk mori një përgjigje nga asnjëri prej tyre, të cilët u fokusuan te rendi ditës në mbledhje dhe nuk pranuan të komentonin më tej.

Luan Baçi: “Duke filluar dhe nga rasti që është prezent dhe ministri dhe drejtuesi i ShÇBA-së. Në lidhje me atë çka nisi zoti Xhaferraj pak më parë, unë duke qenë se jam nga Fieri, mendoj se kam të drejtën për ta shpjeguar më mirë problemin. Rasti i Fierit, në fakt është vrarë një biznesmen. Për hir të së vërtetës ka qenë një orë goxha e populluar dhe pranë një qendre tregtare.

Aty është një vend që ka një shërbim të përhershëm policor. Aty ka qenë një shërbim policor, i cili sipas të gjithë informacioneve nuk ka reaguar. Madje në qytetin e Fierit flitet se ata janë fshehur kur kanë qenë prezentë në një krim makabër. Është bërë bllokimi i vendit të ngjarjes me minuta vonesë dhe thjesht janë bllokuar qytetarët. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme e ka këtë informacion dhe a ka nisur hetimi?”

“Nuk kam koment se nuk lidhet me asnjërën nga çështjet e rendit të ditës”, iu përgjigj ministri Bledi Çuçi po të njëjtës temë të hapur në Komisionin e Sigurisë nga deputeti tjetër i PD-së Ferdinand Xhaferri pak më herë, duke u mbyllur kështu diskutimi për vrasjen e Fierit.

Çani: Mediat amerikane shkruajnë se dosjen e Berishës e ka përgatitur ish-gruaja e Edi Ramës.

Gazetari i njohur, Arjan Çani komentoi për MCNTV zhvillimet e fundit në PD.

Ai u ndal edhe te raportimet e fundit nga mediat e njohura të djathta në SHBA, që theksojnë se vendimi i DASH për Sali Berishën është ndikuar nga lidhjet e ngushta të Antony Blinken me George Soros.

Çani tha se kur thua Soros, dihet që pas tij është Edi Rama.

Më tej, Çani komentoi edhe faktin se mediat amerikane shkruajnë se dosjen e Berishës e ka përgatitur ish-gruaja e Edi Ramës.

Çani tha se Delina Fico është ushtare e Sorosit, por për këto lidhje nuk flitet në Shqipëri.

‘Nuk është më teori konspiracioni, po thamë Soros kemi thënë Rama. Të gjitha sinjalet tregojnë se kjo nuk është në raport për politika e jashtme të SHBA, por është një zyrë që mbulon Shqipërinë ku lobimi ka filluar vite më parë. Të gjitha gjasat të çojnë që Delina Fico është një ushtare për të mbyllur dosjen dhe pas kësaj që i ndodhi Berishës është Rama dhe pas Ramës është Sorosi. Kanë dalë lidhjet e Blinkenit me Sorosin, babain e Blinkenit me babain e Sorosit. Në Shqipëri ka një censurë kjo,’ tha Çani.

Helmimi masiv në Krujë, shkon në 500 numri i të sëmurëve

Mjekët në spitalin e Krujës njoftojnë se situata e pacientëve me probleme të helmimit është përmirësuar.

Sipas mjekëve që nga mesdita e kaluar e deri tani , rreth 150 persona janë paraqitur në spital për mjekim shëndetësor.

Ndërsa në total që nga dita e parë , numri i të prekurve shkoi në rreth 500 qytetarë të cilët kanë shfaqur shenja të helmimit dhe që janë paraqitur në spital.

Ndërkohë nga ana e spitalit është kërkuar jo vetëm nga rojet e sigurisë private, por nga edhe policia e rendit të pengojnë gazetaret që të futen në ambientet e brendshme te spitalit.

Sondazhi: Të rinjtë mbështesin masivisht Berishën

Foltorja e liderit historik demokrat, Sali Berisha, ka zbuluar një fakt shumë interesant: të rinjtë e mbështesin masivisht këtë lëvizje dhe drejtuesin e saj. Fotot dhe videot nga takimet e zhvilluara në qytete, por edhe bisedat e ish-kryeministrit Sali Berisha në zyrën e tij me të rinjtë, e konfirmojnë një fakt të tillë.

Por një sondazh i publikuar në emisionin ‘Opinion’ mbrëmjen e kaluar i ka vënë vulën këtij konstatimi.

Sipas sondazhit të publikuar nga eksperti Blerim Gjeladini, Sali Berisha ka dy herë më shumë pëlqime se Lulzim Basha në median sociale.

“Mbështetur në analizën e 36.708 personave, të cilët janë filtruar më pas në 10.631 persona kualitativë, nga 10 mijë përdorues të Facebook, 36.2% dhanë pëlqimet për zotin Basha dhe 63.7% për zotin Berisha. Janë analizuar 502 mijë reagime tek këta dy kandidatë,” tha Gjeladini.

Duke e ditur se rrjetet sociale përdoren në mënyrë masive nga të rinjtë, e kupton se kjo diferencë është e jashtëzakonshme dhe shumë e rëndësishme.

Vetë Gjeladini ka sqaruar sot se studimi është bazuar në plot 500 mijë reagime të analizuara. Sipas tij, kampionët janë shumë cilësorë.

Lideri historik demokrat ka premtuar se Foltorja jo vetëm do të bashkojë të djathtën, por do i rezervojë një vend shumë të rëndësishëm në PD prurjeve të reja dhe thithjes së të rinjve.

VIDEO/ Shpërthen Tomor Alizoti: PD në krizë. Mosqenia në ‘Foltore’ po na kushton shumë

Një tjetër deputet i Partisë Demokratike del hapur në mbështetje të ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime për Syri Tv dhe Syri.net konfirmojnë se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Alizoti është shprehur se ‘PD ndodhet në krizë‘, ndërsa ka shtuar se ‘mosmarrja pjesë në ‘Foltore” po sjell kosto për të zgjedhurit, pasi anëtarësia demokrate është e revoltuar me ta.

“PD ndodhet në krizë të thellë. Nuk mund të bëjmë sikur s’e shohim. Ne na ka kushtuar mosqenia në Foltore, se demokratët janë të revoltuar me ne. Duhet zgjidhur kjo krizë. Partia po vuan. Pa u zgjidhur kjo krizë çdo diskutim tjetër s’ka vlerë. Në anije ka rënë zjarri. Rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi. Nuk mund të shmangemi të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në ‘Foltore’ e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve”, ka thënë Alizoti.

Pjesë e debatit në mbledhjen e grupit parlamentar është bërë edhe deputeti Flamur Noka, i cili u shkarkua nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë me vendim të Lulzim Bashës.

Syri.net mëson se Noka ka akuzuar Bashën se po ndjek metoda bizantine në PD, ndërsa ka thënë gjithashtu se Basha sulmon vetëm Berishën dhe ‘Foltoren’, por jo Edi Ramën.

“Frëngjia e bunkerit tënd vetëm sulmon Berishën e ‘Foltoren’ dhe jo Ramen. Përjashtimet janë bërë kundër statutit. Nga Demokratike po e kthen në bizantinizëm partinë“, është shprehur Flamur Noka.

Edhe depuytetët e tjerë si Albana Vokshi dhe Tritan Shehu kanë sulmuar Bashën duke i kujtuar se me përjashtimet dhe përndjekjet e deputetëve dhe demokratëve, po e çon PD-në drejt shkatërrimit.

 

Peleshi: Nis puna për “Defender 2023”

Shqipëria ka nisur punën për të pritur sërish një nga stërvitjet më të mëdha “Defender 2023”.

Për këtë u organizua edhe Konferenca koordinuese, ku morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Bajram Begaj, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim si dhe përfaqësues të lartë ushtarakë të SHBA dhe Shqipërisë.

Në fjalën e tij, me këtë rast ministri Peleshi e cilësoi një histori suksesi stërvitjen “Defender 2021”, e cila u zhvillua disa muaj më parë.

“Kjo stërvitje shkon përtej gjithë dimensionit ushtarak dhe konfirmoj përfshirjen dhe gatishmërinë e të gjithë qeverisë për të ndihmuar dhe lehtësuar të gjitha kërkesat specifike dhe të përgjithshme për ekzekutimin e saj të shpejtë. Stërvitje të tilla me shikueshmëri të lartë tregojnë rëndësinë strategjike të Politikës së Zgjeruar të Parandalimit të SHBA-së për NATO-n dhe aleatët dhe partnerët e saj evropianë si  dhe rithekson angazhimin e fortë që Aleanca, dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara, i kushtojnë rajonit tonë. “Defender Europe” për ne, mbetet një mjet i fuqishëm i komunikimit strategjik i paqes, sigurisë, stabilitetit dhe garancisë për qytetarët tanë, vendet e rajonit dhe mbarë Evropën”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes

Teksa siguroi mbështetjen dhe ndihmën maksimale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA për stërvitjen e radhës “Defender 23”, ministri Peleshi tha se Shqipëria konfirmoi gatishmërinë të shërbejë sërish si vend pritës për serinë e Defender.

Ndërsa në fjalën e tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral Bajram Begaj u shpreh i sigurt se “Defender Europe ‘23”, përmes aktiviteteve dhe demonstrimit të aftësive të saj do t’u japë kundërshtarëve një mesazh të qartë dhe të fortë parandalimi dhe mbrojtjeje”.

Eleminimi i biznesmenit në Fier- Familjarët akuza policisë: Ishit aty, nuk bëtë asgjë!

Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Demir Backa, policia nuk ka identifikuar asnjë prej autorëve të ngjarjes, ndërsa nuk ka ende një pistë të qartë hetimi për eliminimin e tij. 57-vjeçari, që njihej ndryshe si Dem ose Agim Backa u vra nga breshëritë e Kallashnikovit me 16 plumba ndërsa ishte në makinën e tij tip “Audi”. Vrasësit iu afruan me makinë dhe qëlluan me breshëri në një kryqëzim të Fierit, duke i shkaktuar vdekjen pak orë më pas.

Makina me të cilin udhëtonin ata, u gjet e djegur në afërsi të Bypass-it të Fierit. Brenda mjetit është gjetur një Kallashnikov dhe një pistoletë, që mendohet se janë përdorur për ekzekutimin e Demir Buckës.

Hetimet janë përqendruar ne te shkuarën e Demir Backës. Raportimet thonë se ai ka pasur një konflikt me një person, i cili ishte subjekt i OFL në Fier, por ende asgjë nuk është saktësuar nga autoritetet.

Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se në atentat kanë marrë pjesë 2 persona. Familjarët e Demir Backës, mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë përplasur me policinë. Të afërmit e viktimës iu janë drejtuar policëve me fjalët: ‘Mos u afroni se do t’ju vras’, ‘S’kemi nevojë për shtet’.

Irritimi i tyre erdhi për faktin se policia ka qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja dhe nuk kanë bërë asgjë për kapjen e autorëve.

Në video dëgjohet zëri i një burri që iu drejtohet policëve me fjalët: “Ishe aty more dhe e vranë”, “Ishe aty, si nuk keni turp”, “Vranë një biznesmen”. Zhdukuni se iu shqeva, zhdukuni se do ju vrasim, ikni se u q***, nuk kemi nevojë për shtetin ne. Ikni bq… erdhi polic te dera jonë do ju vrasim, kush polic vjen në derë të shtëpisë do ju vrasim”.

Një javë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano lëvizi pjesën më të madhe të shefave të policisë në qytetet kryesore të vendit. Drejtori i ri i emëruar në Fier ishte Alfred Çepele.

Policia ka arrestuar 15 persona për ngjarjen, megjithatë ende nuk ka një të dyshuar për ekzekutimin./Lapsi.al

Ish-kryeministri Berisha takim me FRPD Kavajë: Presin ‘Foltoren’ si dritë shprese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me drejtues dhe aktivistë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Kavajë.

Ata i janë bashkuar ish-kryeministrit Berisha në lëvizjen e tij ‘Foltorja’ brenda PD-së.Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Një album me foto nga takimi me drejtues dhe aktivistë të FRPD Kavajë!

Ata presin me padurim si dritë shprese Foltoren.

Këtu më poshtë keni emrat e tyre, ‘Për të rinjtë e FRPD’.

Arnold Kariqi

Ibrahim Skuqi

Florian Merhori

Kejdi Kadiu

Lorela Kollçaku

Muhamed Babamusta

Fatma Babamusta

Edon Shamata

Idina Beçerri

Franci Turra

Fitnete Allajbej

Gevi Madani

Sabina Allajbej

Egli Rrugeja

Klara Rrugeja

Albi Rrugeja

Suejda Arkaxhiu

Muhamet Abrija

Iri Kanapari

Xhorxho Sqapi

Mimi Hyka

Arnel Abrija

Hydajet Hoxha. Rrofte rinia e Kavaja

Akademia Albanologjike refuzon shkrirjen me Akademinë e Shkencave, Përzhita: Bashkëpunojmë për Fjalorin, Enciklopedinë e Historinë

Akademia e Studimeve Albanologjike ka refuzuar shkrirjen ose bashkimin e disa instituteve të saj me Akademinë e Shkencave. Pas propozimit të kryetarit Skënder Gjinushi, rektori Luan Përzhita, në “News 24 ” argumenton arsyet e vendimit.

“Senati akademik e ka quajtur të pamundur, sepse nuk e lejon ana ligjore. Senati mendon që ne duhet t’i mëshojmë forcimit të këtij instuticioni. Akademia e Studimeve Albanologjike ka peshë specifike e duhet të rrijë e unifikuar” tha Përzhita mes të tjerash.
Pas propozimit që dukej se rikthente institutet në Akademinë e Shkencave çka anulonte ndryshimet të vitit 2008, Përzhita, pati takime të nivelit të lartë me presidentin Ilir Meta dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi.

“Kemi biseduar me dy personalitete, me Presidentin e Republikës dhe me ministren e Arsimit, të cilët janë njohur më nga afër me shqetësimet që ne kemi dhe kemi pasur mbështetjen e tyre në rrugën tonë. Së shpejti do të ngrihen grupet e punës për ligjin e shkencës ku do të ristrukturohen institucionet shekncore” , thotë Përzhita.

Ndonëse kalimi i instituteve nga Akademia e Studimeve Albanologjike te ajo e Shkencave refuzohet sepse zhbën ndryshimet e 2008-ës, Përzhita pohon se bashkëpunimet do të vazhdojnë.
“Një pjesë e mrië e studiuesve tanë janë pjesë e projekteve të Akademisë së Shkencave, që ëshët Historia e Shqipërisë, Fjalori i Gjiuhës shqipe dhe enciklopedia e popullit shqiptar”, tregon ai.
Si rektor, Përzhita synon përmirësimin e Akademisë Albanologjike, marrjen në punë të studentëve ekselentë, certifikimin e teksteve shkollore, e përtej ligjit për shkencën më shumë vëmendje për parqet arkeologjike, duke qenë se është arkeolog.

VOA: Zgjerohet debati brenda Partisë Demokratike për statutin dhe kongresin

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, Partia Demokratike e opozitës është përfshirë në një debat të brendshëm lidhur me autoritetin drejtues të partisë më të madhe opozitare.

Partia Demokratike sapo është kthyer brenda institucioneve pas 2 vjet braktisje të parlamentit dhe pushtetit vendor.

6 muaj më parë opozita humbi zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, ndërsa sekretari amerikan Anthony Blinken shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij si të papërshtatshëm për të shkuar në SHBA.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përjashtoi nga grupi parlamentar deputetin Berisha, pasi u shpall non grata nga SHBA.

Por ky i fundit tha se “vendimi personal i kryetarit Basha shkelte rregullat e parties” dhe nisi një tur takimesh në qytete të ndryshme, duke kërkuar “një kongres të jashtëzakonshëm partiak, data e të cilit do të shpallet javën e ardhshme pas mbledhjes së firmave të mjaftueshme” – si u shpreh ai.

Por kryetari Basha deklaroi edhe sot, si shpesh herë së fundi, se ai kongres nuk do të mbahet dhe se Sali Berisha nuk ka nga statuti i partisë ndonjë mbifuqi që të thërrasë forumet e partisë.

“Neni 3 i Statutit të Partisë Demokratike është i qartë sa i takon orientimit euro-atlanetik të Partisë. E përsëris që Kuvend Kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur sa kohë të jem unë kryetar i partisë. Për këtë mandat kam marrë shumicën dërrmuese të votave të anëtarëve të PD-së, dhe objektivi është rrëzimi i regjimit të Edi Ramës dhe ardhja e PD-së në pushtet” – tha zoti Basha.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi deputetin Berisha nga grupi parlamentar i partisë pasi ky i fundit, i shpallur non grata nga SHBA-të, deklaroi se do të vetëmbrohej pa e përfshirë partinë në këtë çështje.

Por ai nisi një seri takimesh në qytete të ndryshme, ku po mbledh firma për t’i kërkuar partisë “të mbledhë Kuvendin e vet për të diskutuar vendimin personal të kryetarit Basha ndaj tij si” shkelje e statutit të partisë”.

Zoti Basha tha se zoti Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjet e tij për ta kthyer partinë në një bunker për hallet e tij personale, por PD, anëtarët e saj dhe qytetarët shqiptarë kanë halle dhe përparësi të tjera.

“Kryetari i partisë, – theksoi ai, – nuk do të thërrasë kongres për të ngritur bunker në shërbim të askujt”.

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, përcaktoi në maj zotin Berisha, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, si individë që nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së ish-kryeministrit Berisha në korrupsion domethënës.

Sekretari Blinken theksoi se zoti Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Partinë Demokratike dhe drejtuesin e saj Basha se, “duke kërkuar vettingun e politikanëve përmes SPAK-ut, ka dëshmuar se ai është skllav i kryeministrit Rama”.

Por zoti Basha theksoi se nisma e opozitës për ndryshime kushtetuese mbi vetingun e pastërtisë së figurës dhe pasurisë së politikanëve u shpall qysh në vitin 2018, kur kërkesën e firmosi edhe zoti Berisha, dhe tani ajo po e kërkon përsëri vetingun, pasi reflektoi në të komentet e Komisionit të Venecias.

“Unë i qëndroj firmës time të vjeshtës 2018. Nëse dikush tjetër i qëndron apo ka ndryshuar mendim, kjo është çështje e çdokujt tjetër” – tha zoti Basha.

Ai theksoi se është i gatshëm që vetingu i politikanëve të nisë prej tij, por nuk mund të kuptonte përfaqësuesit socialistë, që kanë frikë të zbatojnë mbi politikanët atë që e kërkuan dhe po e zbatojnë mbi gjyqtarët.

Krahas vetingut të politikanëve, opozita kërkoi në parlament 3 komisione hetimore për zgjedhjet e përgjithshme, për incenseratorët dhe çështjen Beketi.

Socialistët në shumicë, në mandatin e tretë qeverisës, rrëzuan këtë të fundit dhe u larguan nga komisioni për hetimin e zgjedhjeve, ndërsa kërkesa për hetimin e inceneratorëve pritet të shqyrtohet javën e ardhshme.

Gjinushi paralajmëron: Akademia Albanologjike do të rikthehet me vendim qeverie

TIRANË

Kryetari Skënder Gjinushi është i bindur për bashkimin e instituteve albanologjike me Akademinë e Shkencave, ndonëse, vetëm pak ditë më parë, rektori i studimeve albanologjike,  Luan Përzhita tha se ligji nuk e lejon. Në një intervistë për News24, Gjinushi e quan të dështuar reformën e vitit 2008.

“Meqë e nise me 2008, ajo ka qenë reformë e dështuar, ka qenë zgjidhje artificiale ku gjithë intitutet ikën nga akademia. Kjo jo vetëm dëmton akademinë, sepse ajop ishte qendra kryesore e kordinimit të kërkimit shkencor.

Institutet u çuan që të jenëprnaë universiteteve por nuk u realizua. Pra as formalisht nuk u realizua ajo simbiozë. Mision primar, sui generis, akademia ka zhvillimin e shkencave albanologjike.”-thotë ai.

Ndonëse institutet e Gjuhësisë e Historisë kaluan në një institucion më vete, nën ombrellën e Qendrës së Studimeve Albanologjike duke krijuar një rrugë autonome, për Gjinushin ata duhet të rikthehen.

“Këtu në mënyrë të çuditshme flitet për varësi. Të kesh frikë të jesh pranë është e pakuptueshme domethënë që të ketë një reagim të tillë. Të shkosh nga  një vend në tjetrin nuk  shkrin. Do jetë pranë akademisë së shkencave. Fjala akademi nuk do është më e sajuar siç e kanë tani, sepse është një sajesë” thotë Gjinushi.

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike ka votuar kundër bashkimit të instituteve me Akademinë e Shkencave, por Gjinushi shprehet se kjo nuk varet nga senati

“Ne kemi reformën tonë, e konceptin tonë. Kjo nuk bëhet me pranim, do ti a s’do ti. Nuk ka të bëjë me dëshira personale, është debat konceptual. Nuk e mer vendimin senati. Kush e merr, qeveria. Kanë ikur nga akademia e shekncave me vednim qeverie dhe do të vijnë me bvendim qeverie.”-vijon Gjinushi.

Reforma e 2008-ës, për shumëkënd, e ktheu akademinë e Shkencave në institiucion honorifik. Me përpjekjen për të rimarrë institutet studimore, ajo rimerr studiuesit dhe njëherësh zhbën refgormën e 2008-ës.


Send this to a friend