VOAL

VOAL

Çitaku në Këshillin e Sigurimit: UNMIK të largohet, nga 2009’ta ka shpenzuar kot 400 milionë dollarë

August 16, 2017

Komentet

UGSHPD: SPAK TË THËRRASË ME URGJENCË KRYEMINISTRIN (Të barabartë përpara ligjit)

UGSHPD (Unioni I Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e protestës në Shqipëri. Ai ka mbështetur kërkesat e drejta që janë parashtruar në këto zhvillime gati pesë mujore që kanë të bëjnë me keq qeverisjen, mosfunksionimin e parlamentit, cenimin e sigurisë kombëtare, shitjen dhe dhënien për përdorim pronave publike klientëve të kryeministrit, kontrollin propagandistik dhe censurimin e informacionit përmes medias, moslejimin dhe ushtrimin e lirisë dhe të drejtave themelore të qytetarëve deri tek vota e lirë dhe mes shumë të tjerave ndarjen përfundimtare të shoqërisë shqiptare në dy familje kundër njëra-tjetrës, atë të “Shqipërisë së shqiptarëve që janë pjesë e Evropës” dhe “Familjen e narkotrafikut në pushtet” që po përdor dhunën verbale dhe fizike mbi popullsinë, Familjet Shqiptare.

Pa humbur kohë në dobi të parandalimit të kaosit dhe acarimit të situatës për shkak të emergjencës dhe afrimit të mbajtjes së një proteste masive të përgjithshme të paralajmëruar nga Lëvizja Studentore në Ditën e 12-të saj (24 Tetor 2026), që i shtohet si qëndresë protestës paqësore 135 ditore të njohur “Revolucioni i Flamingove” dhe që e ka forcuar kërkesën kryesore dorëheqjen e kryeministrit(!), bëjmë të ditur se mekanizmi ligjor i nevojshëm është ushtrimi i ligjit. Neni 84 në Kodin e Procedurës Penale shpjegon se çfarë është  Kanosja  (Kërcënimi) dhe masa e dënimit.
Në Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, ai trajtohet kryesisht nën dispozitat e kanosjes dhe përndjekjes: [1, 2]

1. Kanosja (Neni 84)Përkufizimi: Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi.
Lloji i veprës: Përbën kundërvajtje penale.
Dënimi: Dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit. [1]
2. Kanosja për hakmarrje ose gjakmarrje (Neni 83/a)
Përkufizimi: Kanosja serioze për hakmarrje ose gjakmarrje që i bëhet një personi ose të mituri për t’u ngujuar.
Dënimi: Dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. [1]
3. Kanosja me motive racizmi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik (Neni 84/a)
Përkufizimi: Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë përmes sistemeve kompjuterike, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, race apo feje.
Dënimi: Dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. [1]
4. Përndjekja (Neni 121/a)
Përkufizimi: Kërcënimi ose ngacmimi i një personi me anë të veprimeve të përsëritura, me qëllim për t’i shkaktuar gjendje të rëndë ankthi/frike për sigurinë vetjake (ose të një të afërmi/lidhje shpirtërore), apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e jetesës. [1]
Dënimi: Dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet. [1]
Rrethana rënduese: Dënimi rritet nëse vepra kryhet nga ish-bashkëshorti/ish-bashkëjetuesi (+1/3 e dënimit), ose ndaj të miturve, grave shtatzëna apo personave të pazotë për mbrojtje (deri në +1/2 e dënimit).

Janë të shkruara.

Le të mbajmë mend mend se pas gjithë retorikës e demagogjisë me daljen e sotme në tërësinë e përmbajtjes që ka pikërisht ky nen, kryeministri ka depozituar dëshminë dhe ka kallxuar veten kur thotë se :-“… ka një orë për të folur për të gjitha, ora për të folur ishte kjo. Nesër do t’ju ekspozojmë të tjera gjëra për të ndarë me të gjithë bindje Të rrënjosur tek informacioni, të rrënjosur tek funksionimi i institucioneve. Bindje se askush nuk do të mbetet pa u ekspozuar. Shumë faleminderit.” (Minuta 23-25 e depozitës).

Është rasti që drejtësia të veprojë si një institucion i pavarur dhe me integritet.

Dhuna e ushtruar, e dokumentuar kryesisht nga persona të paidentifikuar në rradhët e policisë të kujton “Los Collectivos” (Venezuelë prej 1960- ndalimin e Maduros), të narko regjimit në Venezuelë me shtrirje të krimit në politikë dhe qeverisje, në territor dhe pushtet lokal si dhe në dëmtimin e veprimtarive të organizimeve joqeveritare në veprimtarinë civile.

Ky parashtrim kërkon ndërgjegjësim dhe veprim për t’u parandaluar pasojat e papritura mbi protestuesit në ditët që vijnë pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit.

UGSHPD herë pas here* në qëndrimet e veta ka analizuar dhe argumentuar rrënimin gradual të demokracisë dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e kryeministrit dhe kryetarit të elitës së Rilindjes Socialiste (gabimisht në emër të PS).
Koha që drejtësia të veprojë për mbrojtjen e jetës dhe paqes sociale.
_________

*https://www.voal.ch/ugshpd-presioni-perpara-krimit-elektoral-hakmarrja-e-rames-sheshi-skenderbej-perjeton-disa-ore-nenshtrim-kolektiv/aktuale/fokus/

*https://www.voal.ch/ugshpd-rama-ka-konsumuar-cdo-akt-kunder-opozites-neser-nje-diktator/aktuale/fokus/
*https://www.voal.ch/ugshpd-a-do-te-kemi-ne-5-10-vitet-e-ardheshme-nje-shtatore-te-rames-ne-sheshe-pas-piramides-edhe-froni-virtual/aktuale/fokus/

* https://www.voal.ch/ugshpd-rama-veliaj-krize-e-rrezikshme-ne-shperthim/aktuale/fokus/

23 Tetor, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Protestat e studentëve, Marjana Koçeku për CNN International: Institucionet shqiptare t’u përgjigjen kërkesave legjitime të të rinjve

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, ishte e ftuar në CNN International, në një intervistë me Christiane Amanpour, një prej figurave më të njohura dhe më me ndikim të gazetarisë ndërkombëtare, dhe Catherine Bennhold, gazetare e prestigjiozes The New York Times.

Intervista, e zhvilluar në kuadër të programit të njohur ndërkombëtar të Amanpour, trajtoi valën e protestave studentore dhe të të rinjve, duke i kushtuar vëmendje edhe zhvillimeve të fundit në Shqipëri.

Koçeku solli në vëmendjen e publikut ndërkombëtar protestat që po zhvillohen në vend, kërkesat e të rinjve dhe domosdoshmërinë që institucionet shqiptare t’u përgjigjen me seriozitet shqetësimeve të tyre.

Deputetja e pavarur, e cila u largua nga Partia Socialiste gjatë verës së këtij viti për t’iu bashkuar protestave qytetare, shpjegoi edhe arsyet e vendimit të saj politik, duke theksuar se mbështetja për protestuesit buron nga bindja se përmes këtij angazhimi mund të kontribuojë në mënyrë më të ndershme dhe më të drejtpërdrejtë.

Koçeku mbrojti legjitimitetin e kërkesave të protestuesve dhe theksoi se ato meritojnë vëmendjen e plotë të qeverisë, si dhe llogaridhënie institucionale.

Pjesëmarrja e Marjana Koçekut në një intervistë të drejtuar nga Christiane Amanpour në CNN International përbën një moment të rëndësishëm të pasqyrimit ndërkombëtar të zhvillimeve në Shqipëri, duke sjellë qëndrimet e një deputeteje të pavarur shqiptare dhe zërin e protestave të të rinjve përpara një audience globale.

Intervista e vendos situatën në Shqipëri në kontekstin më të gjerë të mobilizimit të brezit të ri dhe të sfidave me të cilat përballen qeveritë për t’iu përgjigjur kërkesave për ndryshim, përfaqësim dhe përgjegjshmëri demokratike.

E pyetur nga Christiane Amanpour mbi zhvillimet politike dhe protestat studentore në Serbi, Koçeku u shpreh se një fitore e listës së studentëve përballë presidentit Aleksandar Vuçiç do të përbënte një fitore jo vetëm për të rinjtë serbë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. bw

Eurodeputetja Anna Strolenberg përgënjeshtron paralajmërimet e Ramës për protestuesit: Nuk ju ndalohet hyrja në BE! Është e rreme!

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar ndaj paralajmërimeve që, sipas saj, u janë bërë qytetarëve shqiptarë lidhur me pjesëmarrjen në protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi publik, Strolenberg ka hedhur poshtë pretendimin se qytetarëve që marrin pjesë në protesta mund t’u ndalohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë informacion si të pavërtetë.

  • foto galeri

Eurodeputetja theksoi se ishte informuar për paralajmërime që i atribuohen kryeministrit Rama, sipas të cilave pjesëmarrja në protesta mund të sillte pasoja për lëvizjen e qytetarëve drejt BE-së.

“Më është thënë se shqiptarët po paralajmërohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do t’u refuzohet hyrja në BE. Ky pretendim është i RREMË!”, deklaroi Strolenberg.

Ajo u bëri thirrje shqiptarëve që të mos ndikohen nga paralajmërime të tilla dhe të mos heqin dorë nga ushtrimi i së drejtës së tyre për tubim paqësor.

“Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t’ju dekurajojnë nga ushtrimi i së drejtës suaj për tubim paqësor. E di që këto janë kohë të vështira dhe shqetësuese. Ruani veten!”, përfundoi eurodeputetja. bw

Thirrje kundër Ramës dhe qeverisë- Mjekët dhe Studentët e Mjekësisë zhvendosen përballë Kryeministrisë

TIRANË- Studentët e Mjekësisë dhe Mjekët janë zhvendosur përballë Kryeministrisë, me thirrjet kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kabinetit të drejtuar prej tij.

Të rinjtë dhe qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre dhe kërkojnë ndryshime gjatë revoltës së tyre.

Pjesëmarrja e mjekëve dhe studentëve të Mjekësisë i shtohet zërave që po kërkojnë të dëgjohen nga institucionet, në një klimë protestash dhe tensionesh politike./Dosja.al 

Kongresmeni amerikan Mike Lawler kundër Ramës për protestat: Të ndalet përdorimi i forcës ndaj qytetarëve

Kongresmeni amerikan Mike Lawler ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin e shqiptarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan për gjendjen e demokracisë në vend. Ai i bëb thirrje qeverisë shqiptare të ndalë përdorimin e forcës ndaj protestuesve.

Në reagim të tij në rrjetin social ‘X’, Lawler thekson se ka marrë shqetësime nga zgjedhësit shqiptaro-amerikanë të distriktit NY-17, të cilët janë të alarmuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe pasojat që ato mund të kenë për të ardhmen demokratike të vendit.

Në mesazhin e tij, kongresmeni amerikan i bën thirrje drejtpërdrejt qeverisë shqiptare që të ulë menjëherë tensionet dhe t’i japë fund përdorimit të forcës ndaj protestuesve paqësorë.

Sipas tij, ky standard duhet të zbatohet nga çdo qeveri, veçanërisht nga vendet demokratike dhe aleatët e NATO-s.

Reagimi i kongresmenit Mike Lawler:

Kam dëgjuar nga zgjedhësit e mi shqiptaro-amerikanë në distriktin NY-17, të cilët janë thellësisht të shqetësuar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri dhe për atë që kjo do të thotë për të ardhmen e demokracisë në vend.

Unë qëndroj në krah të zgjedhësve të mi dhe të popullit shqiptar.

Çdo qeveri, veçanërisht qeveritë e vendeve demokratike dhe aleatët e NATO-s, duhet të respektojë të drejtën e qytetarëve të saj për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre.

I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë menjëherë tensionet dhe t’i japë fund përdorimit të forcës kundër protestuesve paqësorë. sn

 

 

 

Revolta e të rinjve kundër Ramës- Pedagogët sërish protestojnë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve

Pedagogët vazhdojnë të mbështesin studentët në protestën e tyre, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe shpërndarjen e Parlamentit.

Edhe sot në orën 10:00 sërish pedagogët do të mblidhen përpara Universitetit Polteknik, nga ku do te marshojnë drejt kryeministrisë.

Pedagogët kanë njoftuar për bojkot mësimor, deri ne plotesimin e kerkesave të studentëve.

Nje dite me parë njëri prej pedagogëve, Aleksandër Biberaj, i kërkoi Presidentit të vendit, Bajram Begajt, të shpërndajë Parlamentin, pasi sipas tij, ky institucion nuk përfaqëson më interesin e tyre.

“Do t’i bëja thirrje Presidentit të Republikës që të shohë mundësinë që të shkrijë këtë Parlament, se nuk po e kryen misionin e vet. Pasuritë e shqiptarëve kanë përfunduar në xhepat e hajdutëve. Unë kam qenë deputet vetë. Kur deputeti shkon aty, bën një betim, por këta janë njerëz pa karakter. I bëj thirrje Presidentit që të shkrijë këtë Parlament!”, tha ai.

Protesta u zvillua në të njëtën kohë që po zhvillohej seanca plenare. Parlamenti mbylli punimet me urgjencë, pas tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve të PD dhe PS, ndërsa qytetarët qëndruan tek hyrjet e Kuvendit. Pas disa orësh protestë përpara Kuvendit, të rinj, pedagogë dhe qytetarë marshuan drejt Rrugës së Elbasanit. Marshimi u zhvillua paqësisht, ndërsa pjesëmarrësit lëshuan thirrje kundër qeverisë. Protestuesit u zhvendosën nga Parlamenti para Kryeministrisë, ndërsa shprehen të vendosur për të vazhduar kauzën e tyre. Panorama

UGSHPD: DIALOGU APO VAKIA (Gurosja në Tiranë dhe Questions or no Questions (?!) në Mal të Zi)

Kur shumë opinione nisën të reagonin me vendosjen e karrigeve me mbi shënimin ‘dialog’ nga ana e kryeministrit në trotuarin e bulevardit poshtë zyrës së tij, Besa, Pasqyra e Flamingove, Prania Besnike e të tjera manovra të çastit e humbën kuptimin në publik përveç parlamentit ku bëhen ligje të njëanshme. Ky mosfunksionim shtoi  përshkallëzimin e protestës studentore dhe tronditi seriozisht situatën në gjithë vendin duke e bërë më të theksuar kërkesën për dorëheqjen.

Por asgjë nuk mbetet pa u shpikur kur vjen fjala për të mbrojtur pushtetin.

Një tjetër pasqyrë ose mungesa e vendosjes për herë të tretë të karrigeve-dialog nga ana e kryeministrit u shpërngul në Miloçer të Malit të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit mbi bashkëpunimin ekonomik, sigurinë rajonale dhe integrimin evropian me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky “pushim” nuk ndikoi në situatën e rënduar brenda parlamentit dhe protestat në rrugë ku Sindikata e punonjësve të Universiteteve i është bashkuar protestave studentore në ditën e dhjetë të tyre nën masa të rrepta dhe ushtrim dhune nga forcat e policisë te urdhëruara nga kryeministri.

Ky është një agresion i gjerë policor jo vetëm si shprehje e forcës dhe e dhunës kundrejt brezit të ri e qytetarëve protestues për lëndimet shoqërimet dhe trjajtimet në burgje e spitale, por është më tej një fyerje e gjithë frymës së ëndrrës evropiane që popullsia shqiptare në mbi 90% të saj aspiron. Pushteti dhe politika ndërkohë propagandojnë dhe përvetësojnë pasurite kombetare.

Pikërisht për këto kushte kjo revoltë “ngriti edhe gurët” për të shprehur urrejtjen dhe mposhtur pabarazinë dhe u ndesh me armatimin dhe jo profesionalizmin policor. Ujë hedhës, plumba gome, gaz lotsjellës, shkopinj gome, automjete që me shpejtësi ndiqnin njerëz në sheshe dhe rrugica, policë që ‘trembnin” duke rrahur mburojat plastike me shkopinjtë e gomës arrestime, shoqërime dhe shtrime në spitalin e traumës, pasqyrim mediatik vendor dhe ndërkombëtar si dhe rrjetet sociale e gjithë kjo revoltë e mijëra qytetarëve shqiptarë në dhjete ditë që nuk i ndahen kërkesës për dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit i cili jeton ne planet e sulmit nga armiq te bashkuar kundër tij në një ‘luftë hibride’.

Me këto arritjet kryeministri e përfaqëson ndërkombëtarisht vendin dhe nuk ka se ç’të thotë.*

Besim-i…… u thye

Empati-a…. u bë moskokëçarje

Shërbim-i…. kryhet me ujë, gaz lotsjellës, shkop dhe plumba gome

Angazhim-i…patronazhim dhe policim i plotë i shtetit kundër qytetarit dhe çdo biznesi

_________

*Mbyllje-Depresion-Izolim

(Prezantuesja e fton në ceremoninë e hapjes)

Edi Rama… Kryeministër

KM- Çfarë duhet të bëj?
A duhet të këndoj ndonjë këngë, apo thjesht të them sa i lumtur jam që ndodhem në  të bukurin  Malin e Zi,  vendi i vetëm ku mund të kesh një helikopter mbi kokë në çdo moment? Gjithashtu, është mirë që jam këtu për t’iu bashkuar sërish Procesit të Berlinit, një ritual i përvitshëm që këtë herë zhvillohet në këtë vend të mrekullueshëm.
Çfarë tjetër duhet të them?
Jam këtu dhe i lumtur që do të vazhdoj takimet me miqtë që më presin.
A ka pyetje, apo jo?
Në rregull.
Mirë.
Faleminderit shumë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

22 Tetor, 2026

 

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka zbërthyer krahasimin dhe shifrat e Ramës për bilancin e lëndimeve nga protestat studentore në Shqipëri dhe vendet e BE.

Në një tabelë Rama tregonte se në Be në protesta ka më shumë të lënduar protestues se sa policë, ndërkohë që ndodh e kundërta në protestat e studentëve këto ditë në vendin tonë, ku sipas statistikave të Ramës ka më shumë policë të dëmtuar sesa protestues.

Megjithatë Koçeku shkruan se këto shifra janë dhënë pa ndonjë kontekst dhe se protestat për të cilat jep shifra Rama nga vendet e BE janë të viteve 2010-2019 pa ndonjë specifikë me studentët ashtu siç po ndodh në vendin tonë.

Reagimi i Marjana Koçekut:

Kryeministri, në samitin e sotëm në Mal të Zi, nuk dha fakte kur foli për protestën e studentëve. Por u dha municion militantëve të tij.
Shikojeni tabelën e tij. I krahason protestat e sotme me ngjarje të viteve 2010–2019 në Europë, pa kontekst, pa periudha të sakta, pa thanë çka ka ndodhë realisht. Tu sjellë shifra të së kaluemes sikur të ishin të ngjarjeve të fundit.
Nji numër pa kontekst nuk ka si me qenë argument, por spekulim.
Studentët nuk kërkojnë shumë. Thjesht kërkojnë nji qeveri që nuk i gënjen. Nji qeveri që nuk i rrah. Nji qeveri që paratë e dijes nuk i çon për me shpërblye ata që i rrahin.
Nji qeveri demokratike i jep llogari rinisë. Nuk e mbulon dhunën me statistika.

Panorama

“Qeveria na la pa mbrojtje” Dhoma Amerikane e Tregtisë: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar! Institucionet të garantojnë sigurinë publike dhe mbrojtjen e pronës private

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka reaguar përmes një deklarate lidhur me situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit, duke ngritur shqetësimin për dëmtimin e bizneseve, ndërprerjen e aktivitetit ekonomik dhe mungesën e mbrojtjes së nevojshme për sipërmarrjet.

Në reagimin e saj, AmCham thekson se komuniteti i biznesit po përballet me humbje financiare dhe pasiguri, ndërsa u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të garantojnë sigurinë publike dhe mbrojtjen e pronës private.

Sipas Dhomës Amerikane, situata e krijuar nuk mund të shihet e shkëputur nga problematikat e ngritura prej vitesh nga sipërmarrjet, të cilat, sipas saj, nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga politikëbërësit.

Sipas informacioneve të përcjella nga anëtarët e saj, një numër sipërmarrjesh po përballen me dëmtime të pronës dhe ndërprerje të aktivitetit, duke pësuar pasoja ekonomike.

AmCham nënvizon se pasojat nuk kufizohen vetëm te pronarët e bizneseve, por prekin edhe punonjësit dhe familjet që varen nga të ardhurat e tyre.

Dhoma i kërkon shtetit të garantojë kushtet e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit ekonomik dhe të sigurojë mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës private.

Në deklaratë, Dhoma Amerikane e Tregtisë rikujton se prej vitesh ka bashkëpunuar me institucionet publike, duke paraqitur rekomandime dhe propozime për ndryshime në projektligje që prekin mjedisin e biznesit.

“Pavarësisht këtyre përpjekjeve të vazhdueshme, shumë prej shqetësimeve dhe rekomandimeve të anëtarëve tanë nuk kanë marrë vëmendjen dhe konsideratën e duhur”, thuhet në deklaratë.

Sipas AmCham, problematikat e evidentuara prej kohësh vijojnë të ndikojnë në klimën e biznesit në Shqipëri.

Në këtë kuadër, Dhoma i referohet edhe Indeksit të Biznesit të AmCham, i cili ka identifikuar si shqetësime për sipërmarrjet korrupsionin, monopolet, konkurrencën e pandershme, burokracinë dhe informalitetin.

Në përfundim të reagimit, AmCham paralajmëron se përshkallëzimi i tensioneve dhe mungesa e sigurisë mund të kenë pasoja afatgjata për ekonominë shqiptare.

Dhoma u bën thirrje qeverisë dhe aktorëve politikë të punojnë për uljen e tensioneve dhe garantimin e rendit publik, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së njerëzve, bizneseve dhe pronës.

Sipas saj, pasiguria mund të dëmtojë besimin e investitorëve vendas dhe të huaj, duke ndikuar në vendimet për të investuar, për të zgjeruar aktivitetin apo për të mbajtur kapitalet në Shqipëri.

Reagimi i Dhomës Amerikane e vendos edhe një herë në qendër të debatit klimën e biznesit, sigurinë e sipërmarrjeve dhe përgjegjësinë e institucioneve për të krijuar kushte të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik të vendit. bw

Revolta studentore: IDC-CDI thirrje Ramës: Hetim për dhunën policore, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira

Internacionalja Demokristiane e Qendrës (IDC-CDI) ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e protestave studentore në Shqipëri dhe ka dënuar çdo formë dhune ndaj gazetarëve, studentëve, grave dhe të miturve.

Në reagimin e saj në Facebook, organizata ndërkombëtare thekson se asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin pa dallim të forcës dhe kërkon që përgjegjësit për abuzimet të mbahen para ligjit.

IDC-CDI i bën thirrje autoriteteve shqiptare të angazhohen në një dialog të vërtetë demokratik për krijimin e një qeverie përmes procedurave kushtetuese, me mandat të kufizuar për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Organizata nënvizon se Shqipëria meriton institucione llogaridhënëse dhe se të rinjtë shqiptarë duhet të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

Reagimi i plotë:

Internacionalja Demokristiane e Qendrës (IDC-CDI)

Shpreh shqetësimin e saj të thellë për përshkallëzimin e protestave të udhëhequra nga studentët në Shqipëri më 13 dhe 14 tetor. Ne kundërshtojmë çdo formë dhune ndaj gazetarëve, studentëve, grave dhe të miturve. Mbështesim të gjitha palët e përfshira në protesta, përfshirë partinë tonë anëtare, Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD), me kusht që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin pa dallim të forcës. Internacionalja Demokristiane e Qendrës u bën thirrje autoriteteve që të vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës për abuzimet. Shqipëria meriton një qeveri demokratike dhe institucione llogaridhënëse, që garantojnë stabilitetin social dhe ekonomik.

Rikonfirmojmë se liria e shprehjes dhe pjesëmarrja politike janë liri themelore demokratike, të cilat duhet të respektohen dhe të mbrohen plotësisht.

U bëjmë thirrje autoriteteve të angazhohen në një dialog të vërtetë demokratik për krijimin e një qeverie përmes procedurave kushtetuese, me një mandat të kufizuar për të përgatitur zgjedhje të lira dhe demokratike.

Gjithashtu, rikonfirmojmë angazhimin e IDC-CDI për të mbështetur popullin shqiptar në përpjekjet e tij për demokraci, së bashku me të rinjtë shqiptarë, të cilët meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre.

sn

Rinia kundër Edi Ramës- Në Tiranë të gjithë studentët kanë bojkotuar auditorët

Tashmë në ditën e 10 të protestës së rinisë studentore është shtuar bojkoti i të rinjve në auditore.

Revolta e rinisë kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe diktaturës ës tij të drogës dhe vjedhjeve.

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

Bojkot plotësisht

Fakulteti i Bujqësisë

Bojkot plotësisht

Fakulteti i Ekonomisë

Bojkot plotësisht

Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Shkencave Natyore

Bojkot i pjesshëm, vetëm një minorancë studentësh janë paraqitur në auditor.

Reporterët pa Kufij (RSF): Shqipëria po digjet dhe po u shkakton një barrë të rëndë gazetarëve

Shqipëria po digjet dhe po u shkakton një barrë të rëndë gazetarëve. Të paktën 12 gazetarë dhe punonjës të medias u sulmuan fizikisht ndërsa mbulonin protestat në Shqipëri midis 13 dhe 19 tetorit. Në përgjithësi, Reporterët pa Kufij (RSF) kanë dokumentuar 28 raportime për dhunë, frikësim dhe përpjekje për të penguar raportimin e lajmeve që prekin të paktën 23 profesionistë të medias.

.

Shumica e këtyre episodeve përfshinin oficerë policie. RSF dënon dhunën dhe bën thirrje për sanksione kundër atyre që janë përgjegjës, zbatimin e masave ekzistuese për të mbrojtur sigurinë e gazetarëve dhe shqyrtim parlamentar të reagimit të autoriteteve.

.

Edhe pse situata rreth protestave studentore është e tensionuar, gazetarët duhet të jenë në gjendje të dokumentojnë sjelljen e policisë pa u rrahur, shtyrë, ndaluar ose penguar ndryshe nga filmimi. Nëse profesionistët e medias respektojnë udhëzimet legjitime të policisë, oficerët e policisë duhet të garantojnë të drejtën e tyre po aq legjitime për të raportuar. Autoritetet duhet të zbatojnë udhëzimet ekzistuese për sigurinë e gazetarëve dhe të sanksionojnë çdo sjellje agresive nga oficerët e policisë dhe protestuesit.

.

Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama të ndalojë frikësimin e medias për raportimin e protestave, që është puna e tyre. I bëjmë thirrje parlamentit shqiptar të shqyrtojë sjelljen e dhunshme të policisë dhe BE-së të vlerësojë se si po zbatohen në praktikë angazhimet e vendit kandidat për lirinë e medias.

.

Lexoni një përshkrim të detajuar të dhunës :

Pavol Szalai, Drejtor i Byrosë së RSF-së në Pragë

.

Vetëm më 18 tetor, të paktën tetë punonjës të medias raportuan abuzime nga policia. Sipas Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), policia ndaloi me forcë fotoreporterin Hameraldi Agolli, i cili kontribuon në AP, teksa ishte duke punuar, ndërsa gazetari i News24, Renaldo Salianji u godit fizikisht nga policia. Taulant Kopliku i tha SYRI TV se një oficer i ka goditur në shpatull dhe i ka sekuestruar telefonin, i cili është kthyer me pamjet e fshira. Ndërkohë, SYRI TV raportoi se dy gazetarë të saj u sulmuan nga forcat e rendit në incidente të veçanta: Marshi Korreshi u godit me helmetë në shpinë dhe u shty ndërsa raportonte drejtpërdrejt për zjarrin në Komisariatin nr.3 dhe Elkier Bushkolaj u plagos në këmbë nga një predhë gome e policisë. Gazetari Juljan Hoxha dhe fotoreporteri Felix Bilani mësohet se janë goditur në këmbë nga efektivët e policisë, të cilët i kanë shtyrë me helmeta gazetarët për t’i larguar nga kryeministria. AGSH njoftoi gjithashtu se gazetarja e Klan News, Glidona Daci është goditur me gurë në një incident që i atribuohet punonjësve të policisë.

.

Reuters raportoi se dy nga gazetarët e saj u goditën nga fishekë gome ndërsa mbulonin përleshjet në Tiranë më 17 tetor. Fotoreporteri i pavarur zviceran Raimond Lueppken raportoi se po të njëjtën ditë ai po filmonte burra të veshur me të zeza në qytetin bregdetar të Durrësit, kur dy burra të tjerë me rroba civile iu afruan dhe i kërkuan që të fshinte regjistrimin, gjë që ai nuk pranoi ta bënte. Sipas informacioneve të RSF-së, grupi që ai kishte filmuar kishte veshur jelekë me shenja policie. Ai dyshoi se dy burrat ishin të lidhur me atë grup, por identiteti i tyre dhe statusi policor nuk u konfirmua.

.

Një nga rastet më brutale ka ndodhur në fillim të protestave, më 13 tetor. Izmir Akulli, kryeredaktor i gazetës online Dosja.al, u dërgua në spital pasi disa oficerë policie e goditën me shqelma dhe grusht pranë Bankës së Shqipërisë teksa ai po filmonte bashkëveprimin e tyre me një student. Sipas rrëfimit të tij të publikuar, dhuna vazhdoi edhe pasi ai u identifikua si gazetar.

.

Përpjekjet për të penguar raportimin e lajmeve vazhdojnë, pasi në mbrëmjen e 19 tetorit, policia pengoi gazetarin e News24, Osman Stafa dhe punonjës të tjerë të medias, të ndiqnin dhe filmonin ndalimet e policisë në rrugët anësore të Rrugës së Dibrës në Tiranë, sipas News24.

.

Angazhimet e sigurisë duhet të zbatohen

.

Sipas një deklarate nga Rrjeti SafeJournalists lëshuar më 18 tetor, Agjencia Shqiptare e Mbikëqyrjes së Policisë filloi shqyrtimin e sjelljes së pahijshme të dyshuar dhe shtatë oficerë janë pezulluar. Mbetet e paqartë nëse ato masa kanë të bëjnë me rastet që përfshijnë gazetarë.

.

Në një letër të hapur të bashkë-nënshkruar nga RSF më 14 tetor, organizatat e lirisë së medias dhe të shoqërisë civile kërkuan zbatimin e plotë të Udhëzimeve për Sigurinë e Gazetarëve të miratuar nga policia e shtetit në maj 2025, për hetime të pavarura në lidhje me dhunën dhe pengimin e dyshuar nga organet e mbikëqyrjes së policisë dhe për një seancë të dedikuar parlamentare për këtë çështje. Megjithatë, incidente të tjera u raportuan pas atij apeli.

.

Shqipëria renditet e 83-ta nga 180 vende dhe territore në RSF


Send this to a friend